Universiteti “Luigj Gurakuqi” i Bagdadit
Jemi deklaruar botërisht se nuk kemi asnjë paragjykim, prandaj do themi që në fillim të shkrimit se edhe nëse vetëm një përqind e këtyre fakteve nuk janë “Fiks fare” të sakta, në po këtë gazetë botojmë të plotë reagimin e drejtuesve të Universitetit të Shkodrës. Pranimi i së vërtetës nuk ka pse të jetë i vështirë, në një kohë që jemi në vëmendjen e politikës amerikane. Në qoftë se vendosja e emrit të politikanit dhe figurës së shquar shqiptare Luigj Gurakuqi, Universitetit të vetëm të Veriut të Shqipërisë, edhe pse jo zyrtarisht dhe haptas, para disa viteve hapi mjaft polemika, sot jemi në një politikë krejt ndryshe. Sigurisht që për figurën e Gurakuqit të madh nuk ka thuajse asnjë kontestim të qëndrueshëm dheshkaku i vetëm duket se është përkatësia fetare. Duhet pranuar se me ridimensionimin e historisë shqiptare, mjaft figura u vlerësuan, duke u dhënë emrin e tyre institucioneve apo shesheve të Shqipërisë. Megjithatë, edhe pse jo haptas, është ruajtur njëfarë ekuilibri i duhur në përkatësinë fetare. Ndërkohë që u mendua për të vdekurit, të cilët gjithsesi nuk prishin dhe shumë punë, për të gjallët është krejt ndryshe. Indjeri Kolec Pepa, shkrimtar e humorist i përmasave, si një bletë punëtore, hulumtoi dhe vërtetoi se barazia dhe respekti aq i dëshiruar në mes dy komuniteteve kryesore në kohën e komunizmit, nuk kishte ekzistuar. Edhe zëvendëskryeredaktori i “Shqipëria Etnike”, Vasel Gilaj, me një hulumtim të saktë të tijin, konstatoi se në Bashkinë e Koplikut, komuniteti katolik kishte vetëm një person në tërë administratën. Botoi tërë emrat gazetari, megjithëse pati shumë kërcënata nga antiamerikanët e pro Bin Ladenët, siç ka patur ditët e fundit redaksia e gazetës sonë përmes telefonatave, numrat e të cilave ua kemi kaluar organeve më të larta dhe shërbimeve të specializuara. Në rastin e Universitetit të Shkodrës, fenomeni është katastrofik. Nuk është nevoja për analizë, vetëm të sjellësh emrat, ku duhet nënvizuar se është fjala për “zgjedhje” dhe në këtë fjalë nuk bëhet shaka. 1- Mahir Hoti, Raktor, flitet se është edhe Haxhi 2- Artan Haxhi, zv/Rektor Dekanët janë: 1- Petrit Kotrri, Fakulteti i Shkencave Shoqërore 2- Gëzim Dibra, Fakulteti i Shkencave të Edukimit 3- Fatbardh Sokoli, Fakulteti i Shkencave Natyrore 4- Ilir Berhani, Fakulteti i Shkencave të Drejtësisë 5- Sadije Bushati, Fakulteti i Shkencave Ekonomike 6- Refik Kadija, Fakulteti i Shkencave të Gjuhëve të Huaja Për të qenë si gjithmonë tepër të saktë, katër janë të zgjedhur dhe dy janë të emëruar. Po Senati i këtij universiteti si paraqitet? Prapë ne sjellim vetëm emrat që mendojmë se janë fakte. Senati përbëhet nga: 1- Mahir Hoti, kryetar 2- Artan Haxhi, nënkryetar 3- Fatbardh Sokoli, nënkryetar 4- Adem Bekteshi 5- Enver Hoxhaj 6- Vehbi Hoti 7- Fatmir Vadahi 8- Petrit Kotrri 9- Ilir Berhani 10- Refik Kadija 11- Gilman Bakalli 12- Arjeta Troshani 13- Fatbardh Sheqi, student, 35-vjeç i Partisë Republikane 14- Blendi Gerdeci, student 15- Muhamet Trepçi, administratë 16- Rifat Talani 17- Tomorr Osmani, i dalë në pension me kohë 18- Tonin Shkupa 19- Simon Lufi Në faktultetet e juridikut dhe të gjuhëve të huaja shefat e departamenteve janë emëruar nga Mahiri. Sekretaria mësimore nga gjashtë vetë, vetëm një është katolik. Nuk jemi të saktë, këtu i ka bërë mrekullitë Mahiri apo kryesekretari, Skënder Bilali. Kryetarë i degës ekonomike është Fatbardh Durraj, ndërsa përgjegjës i degës së furnizimit Indrit Huti. Ky i fundit thuhet të jetë kushëri i parë i gruas së rektorit, siç flitet se zyrën e ka shndërruar në faltore. Kryetar i degës së personelit është zotëri Fahri Bushati, për të cilin gojët e këqia thonë e larg qoftë të jetë i paspecializuar, siç edhe thuhet që merr në punë pastruese, roje e ku dimë ne, sipas shijeve… Virtyt Bushati vjen nga një derë e madhe e Shkodrës, si përgjegjës i qendrës së informacionit, ndërsa teknikat e mësimdhënies i drejton Muhameti. Në qendrën e kulturës dhe shtypshkrimit është Ritvan Dibra, ndërkohë që dega e marrdhënieve me jashtë drejtohet nga Tonin Gjuraj. Vini re, pra dega e marrdhënieve me jashtë. Sekretare e albanologjisë është kunata e zëvendësministrit të arsimit, Sokol Axhemit, ndërkohë që shtatë pedagogë të jashtëm janë të po atij besimi. Nepotizmi është syprina e fundi i gjithçkaje. Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë në punë farefis i gruas së rektorit, pa përmendur pastaj laborantë, shoferë, roje, pastruese etj. Mësuesi i popullit, i nderuari Faik Luli thotë se “Toleranca është qytetërim, emancipim, ajo nënkupton nderim e vlerësim për tjetrin”. Do e pyesnim Faikun, a janë të vërteta tërë këto që thamë. Nëse po, jepeni një mendim në këtë gazetë të pavarur, vërtetë pa paragjykime fetare. Nëse jo, jepeni sërish një mendim të vyer, alla amerikançe, pasi ne bashkë me këto fakte edhe mendimin tuaj të respektuar do ia përcjellim Komunitetit Europian dhe Ambasadët Amerikane në Tiranë. Gjithsesi, faktet e mësipërme nuk kanë nevojë për shumë koment, bile nuk duan shumë mend dhe besojmë se ndryshe nga shkrimet filozofike, janë të kuptueshme edhe për drejtuesit e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Këtu na duket se bëhet fjalë për institucionin e vetëm akademik në Veriun e Shqipërisë, ku edhe komuniteti katolik është më i përqendruar, madje edhe shumë i zgjuar e i mençur. Ne sërish sugjerojmë që dikush të mësojë të lexojë, se faktet janë këto zotërinj, se të njëjtat raporte janë edhe në institucione të tjera, ku toleranca është po kaq e dukshme, ku përbërja e popullsisë nuk përfaqësohet duke hapur rrugë jo dhe aq perëndimore, duke shtrënguar gjithçka deri në infinit. Për hir të së vërtetës, ne do thonim që ka ardhur koha që ky universitet, pasi Shkodra ka mundësi për punë të mira, ose të bëjë ndryshime logjike, ose t’i ndërrohet emri institucionit, pasi është vetëm emri Luigj Gurakuqi kopertura e vetme që fatkeqësisht përbën diskriminim. Editorial nga: Albert Vataj, Sokol Pepushaj
Kohë krimesh Siç kemi publikuar edhe në editorialin e këtij numri, shumë kërcënata ka patur gazeta jonë këto ditë nga grupe terroriste dhe vetëm vizita e Ambasadorit Amerikan James Jeffrey, para një jave në Shkodër e uli tempin e kërcënimeve. Por kur kërcënohen me jetë gazetarët, sa siguri kanë njerëzit e thjeshtë, ata që aspirojnë për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri demokratike, pro-perëndimore? Objekt i këtij shkrimi është demokrati Paulin Shqaud dhe familja e tij. Paulini, njëri ndër pjesëmarrësit në rrëzimin e busteve të Stalinit dhe Enverit më 14 janar dhe 13 dhjetor 1990, njëri ndër veprimtarët e Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, njëri ndër pjesëmarrësit në varrimin e liderit të Dhjetorit Azem Hajdarit më 14 shtator 1998, njëri ndër veprimtarët e shquar demokratë, shumë herë është vënë në shënjestër të komunistëve deri për t’u eleminuar fizikisht. Janë bërë tentativa për t’i grabitur dy fëmijët Armando e Amarildo, ndërsa ditët e fundit i kanë vënë tritol në shtëpi për ta zhdukur. Kjo duket se ngjet tashti që po afrojnë zgjedhjet për pushtetin lokal. Gjithsesi, Paulin Shqau nuk ka qëlluar në shtëpi, ndërsa gruan, Marjana, e dy fëmijët kishte ca muaj që i kishte larguar nga Shqipëria për të siguruar jetën vërtetë të rrezikuar. Ngjarje të tilla po i japin Shqipërisë pamjen e Siçilisë së viteve 1960. Vasel Gilaj
Në shkollën “Mahmut Lekiq” të Tuzit ne mësojmë gjuhën tonë Këto fjalë na i tha me buzë në gaz, plot qetësi z. Pjetër Ivezaj, drejtor i shkollës 8-vjeçare më të madhe të Malësisë. Jemi në Malësi, jetojmë në shtetin malazez, por gjuhën, zakonet, traditat, këngët e vallet i kemi shqip, i trashëgojmë e s’i harrojmë kurrë. E ndërtuar shumë vite më parë, mbi themelet e një simotre tjetër, që në vitin 1885 nga Turqit, sot kjo shkollë mban në gjirin e saj 1050 nxënës, 67 mësues e 48 klasa paradreke e mbasdreke. Në ndihmë të mësimdhënies shërbejnë mjaft klasa kabinete, të pajisura me mjetet e domosdoshme: pajisje, harta, globe etj., etj. Dallohet veçanërisht kabineti i informatikës ku shërbejnë 12 kompjutera, ndoshta një ndër më të mirët në Mal të Zi. Ajo që të bën përshtypje është komunikimi i lirshëm shqip i nxënësve me mësuesit. Kënaqesh tek sheh e dëgjon tek flitet për Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), Nënë Terezën, At Gjergj Fishtën, vëllezërit Frashëri, etj. Vetëm lënda e gjuhës së huaj dhe ajo e muzikës janë në gjuhën malazeze. Është një ndërtesë disi e amortizuar, por këto kohët e fundit komuna ka gjetur një shesh të ri, mjaft të mirë për ndërtimin e një shkolle të re, ku do të mësojnë rreth 1500 nxënës, shumë më tepër funksionale, e me të gjitha parametrat kohorë të mësimdhënies. Krahas të gjitha klasave-kabinete do të ketë dhe kënde sportive mjaft të mira, gjë që sot lë shumë për të dëshiruar. Krahas shqipes, si gjuhë e parë, mësohet edhe gjuha serbe dheajo angleze. Janë të shumtë mësuesit që impenjohen për një ecuri sa më të mirë të programit mësimor ku dallohen veçanërisht emrat e Islam Dreshajt, Luigj Lejçaj, Elez Gjokaj, Kolë Gjonaj, Zade Gjokaj etj. -Hapja e kufinjve, zhvillimet demokratike në dy vendet, kanë dhënë fryte cilësore në bashkëpunimin reciprok, – thekson drejtori Ivezaj, – gjë që ne e kemi ëndërruar për vite e vite të tëra. Vendi amë tashmë është më pranë se kurrë. Na vjen shumë mirë që shtetet dhe ministritë përkatëse këtej dhe andej po na ndihmojnë çdo ditë si koncepte dhe ide, por nga vendi amë, Shqipëria, ndihma duhet të jetë më e madhe për sigurimin e teksteve në shqip. Në një vizitë të paradokohëshme, Ministri i Jashtëm shqiptar, z. Ilir Meta, na premtoi një gjë të tillë dhe shpresojmë ta bëjë realitet në shtator. Po kështu edhe rektorati i Universitetit të Shkodrës. -Së shpejti, ndërtimi i shkollës së re do të mbledhë thuajse të gjithë fëmijët e zonës përreth Tuzit, Sukrruqes, Dreshajt, Vuksanlekajt, Mileshit, Kçevës, Lekajt, etj. E kemi për detyrë të flasim e të qeshim e të problemojmë vëllazërisht me njëri-tjetrin, sepse mësojmë gjuhën tonë, – përfundon me falenderimet më të mira për “Shqipërinë Etnike”, drejtori Ivezaj. Bujar Ferhati
Pse e braktisi Eduard Krasniqi Kosovën? Atje në Kosovë mëson për ngjarje nga më rrënqethëset. Lufta ende ka lënë të hapura shumë plagë. Në janar të vitit 2002, një plakë, nëna e Eduard Krasniqit, e quajtur Nazire Krasniqi, nga mërzia për djalin, pasi ai kishte ikur pa adresë nga Kosova që në shkurt të vitit 2001, vret veten. Po ngjarja është vërtetë interesante. Mehmet Krasniqi, rreth 50 vjeç, babai i Eduardit, mendohet të jetë vrarë gjatë luftës në Kosovë nga ushtarë të UÇK-së. I biri e kish kërkuar disa kohë, por nuk e kishte gjetur, madje as kufomën. Eduardi ishte djalë i ri, i datëlindjes 14. 05. 1984, siç edhe shihet në këtë foto që me zor e siguruam, ndaj axha ose mixha, siç i thonë kosovarët, i quajturi Tahir Krasniqi, me datën 6. 01. 2002 vret Vesel Demirin 39 vjeç dhe Sulejman Troshin 47 vjeç, pasi sipas informatave të tij ata ishin vrasësit e vëllait, Mehmet Krasniqi. Kështu Tahir Krasniqi largohet nga Kosova, por edhe nipi i tij Eduard Krasniqi detyrohet të qëndrojë larg, dikur larg, në Perëndim. Ai aso kohe si i ri nuk kish pranuar të marrë pushkën, të rreshtohet si ushtar i UÇK-së, çka bëri që ta etiketojnë spiun të serbëve, çka bën që edhe sot ta ketë jetën të rrezikuar. Gjithsesi, burimet tona thonë se ky djalosh provoi e kaloi disa atentate deri sa arriti të largohet, ndoshta për të mos e parë kurrë më Kosovën, Prishtinën, ndoshta as varrin e nënës së vet që e rriti e edukoi me aq mund. Vëzhgues
KANTONET NUK JANE UTOPI, POR RRUGA DREJT PROSPERITETIT Ti kthehesh nje teme tashme te trajtuar, sigurisht qe nuk eshte e thjeshte. Shqetesimi se cfare do te sjellesh te re ne gjykimin e nje fenomeni, te ndjek qe ne fillim te hedhjes se rreshtave te shkrimit ne leter. Megjithate, nevoja per te dialoguer, per te dhene ide edhe mendime qofte edhe ne distance me te tjeret, te jep shtytje per t’iu rikthyer temes se KANTONEVE. Pavaresisht tentatives per te decentralizuar pushtet permes krijimit artificial te 12 njesive te medha administrative, Qarqeve, aktualisht fati I qytetarit shqiptar varet direkt nga qeveria shqiptare, e cila ndodhet ne zemer te Shqiperise, Tirane, dhe ka nje pamje mjaft te mjegulluar te realitetit ne nje pjese shume te madhe te vendit. Qarku, si nje njesi qe u lind per te marre pushtet, mbeshtetur ne Karten e Autoriteteve Vendore, e nenshkruar nga vendi yne, thjesht mbeti nje “mish I huaj” pas asnje fare competence nderlidhese apo kordinuese ne mes qendres dhe komunitetit perkates. Pervec punesimit te nje numri te madh njerezish ne rang qarku, te cilet vetem thjeshte moren nje page “te majme” per 3 vjet, mbyllja e mandatit qeverises te Qarkut, tregon se ky institucion nuk ka asnje competence dhe nuk do ti jepet deri sa te vijoje trajtimi politik I marredhenieve ne mes qendrorit dhe vendorit. Perfundimisht, duhet pranuar se teoria e decentralizimit permes Qarqeve, eshte e deshtuar dhe nuk mund te lulezoje ne te ardhmen. Sigurisht, nuk pretentodjme te paraqesim me fakte arsyet, te cilat qytetaret e nje Qarku, por edhe vete drejtuesit, I pranojne. Po a duhet te kete nje decetralizim dhe delegim te kompetencavbe tek organet e zgjedhura direkt nga komunitetet? Pa me te voglin dyshim, pergjigja eshte PO! Mbase decentralizimi eshte I pamundur nese do te duhet te perqendrohen kompetenca ne 12 njesi te medha (qarqe), por eshte shume me I lehte decentralizimi nese do te behet ne baze krahinash, te cilat kane ne perberje zona me te njejten origjine, perkatesi aktuale, interesa etj. Ketu vetiu, del ne skene termi aq I frikshem per disa: KANTONE. Sigurisht, mund te gjendet nje term me shqiptar, edhe pse dikur ne kohen e pushtimit turk kishte edhe termin VILAJET. Duke u nisur nga iniciativat e fundit, ku haptas po flitet per nje Kosove dhe nje pjese te Maqedonise qe tenton afrimin me trungun ame nga ku u shkeputen padrejtesisht ne vitin 1913, ideja behet me e pranueshme dhe me thjeshte e realizueshme. Megjithate, edhe ne kushtet aktuale te vendit, zgjidhja eshte mese e pranueshme. Per te cuar me tej idene e deputetit Ferid Hoti per zonat e lira, nje decentralizim total I pushtetit ne favor te atij vendor te zgjedhur direkt nga komunitetet, do te sillte vecse prosperitet te Shqiperise. Nese do te kerkonim shembuj, pasi shqiptaret po ndertojne nje demokraci, elementet e se ciles nuk mund te shpiken por huazohen, eshte Zvicra. Shume personalitete, vendas dhe te huaj, kane bere paralelizma ne mes dy vendeve, ndoshta duke vleresuar me shume Shqiperine. Por a shfrytezohen realisht resurset e zonave te vecanta te vendit tone dhe a shkojne perfitimet ne favor te komuniteteve qe shtrihen ne keto zona? Pavaresisht se dikush mund te me quaj lokalist, ndoshta edhe me ndonje emer me te rende, mbeshtes idene se zona te vecanta te vendit, punojne per te tjera. Rasti me flagrant, eshte ai I energjise elektrike, ku prodhuesi me I madh, eshte Veriu dhe me shume vuan mungesen e dritave pikerisht kjo zone. Sigurisht qe do te dilnim tek rebusi “Paguaj qe ta Kesh” por qe me mire dhe shpejt do te zgjidhte nje verior qe jeton net e njejten zone, se nje tiranas apo verior qe shikon me dylbi nga kryeqyteti. E njejta gje mund te thuhet edhe per investimet ne turizem, infrastructure, punesim, strehim etj. ku shperndarja behet me preference nga hapesira Tirane e poshte. Shqiperia me kushtetute, eshte nje vend unitar, I pandashem. Megjithate, nese do te behej nje ndarje ne KANTONE, situate do te ndryshonte, ose edhe nese do te ishte stacionare, haracet do ti mbante autoriteti vendor I zgjedhur direkt nga komuniteti dhe jo qendrori. Cilat do te ishin avantazhet e KANTONIZIMIT, gjithmone sipas mendimit te nje vezhguesi te fenomeneve? 1. Diskriminimi politik I zonave te ndryshme nga pushteti qendror, do te merrte fund, pasi te gjitha kompetencat do ti kalonin pushtetit vendor, pervec politikes se jashtme, gjyqesorit dhe mbrojtjes kombetare. 2. Pushteti vendor do te kishte te gjitha kompetencat, duke ndertuar nje parlament, qeveri dhe kryetar Kantoni, qe pervec atyre qe u thane me lart, do te kishin ekskluzivitet te plote ne drejtimin e jetes se kantonit. 3. Qytetaret do te kishin shume me prane tyre, autoritetet qe realisht do te kishin ne dore fatet e tyre. 4. Zhvillimi ekonomik dhe investimet, do te ishin me te medhaja, pasi te ardhurat e mundshme do ti menaxhonte vete Kantoni ne interes te komunitetit perkates. 5. Politika fiskale do te ishte me rrepte ne drejtim te akumulimit te te ardhurave. 6. Kantoni do te ishte pale ne marredhenie dhe marreveshje reciproke me kantonet e tjera dhe vete qeverine. 7. Cdo kanton, me nje periode te caktuar, do te kishte te drejten e drejtimit te vendit (President) ndoshta sipas modelit zvicerian. 8. Decentralizimi do te ishte real, I prekshem nga qytetaret, te cilet do te kishin mundesi te zgjidhinin direkt (pavaresisht nga kantonet e tjera)perfaqesuesit e tyre ne pushtetin qendror (parlamantin federal, qeveri etj.) dhe do te mund ti shkarkonin permes votimit ne rang kantonesh. Keto jane vetem disa arsye, te cilat mbase jane vetem disa nga qindra te tjera qe derivojne prej tyre. Nese do te realizohej nje ide e tille, sejcili kanton do te kishte nje zhvillim dhe prosperitet vetiak, por edhe ne te mire te Shqiperise. Dikush do te zhvillonte turizmin, dikush tjeter bujqesine apo blegtorine, dikush tjeter do ti nxirrte fitimet nga energjitika, dikush tjeter nga bankat e keshtu me rradhe. Rezultantja do te ishte nje Shqiperi gjithmone ne zhvillim, rrjedhimisht edhe nje rritje e mireqenies per te gjithe shqiptaret, qe eshte edhe qellimi I cdo force politike, shtrese shoqerore dhe individi. Pse pengohet nje ide e tille? Duhet pranuar se pengesa me e madhe, eshte nacionalizmi, flamur qe e tundin te gjithe pushtetaret sapo permendet termi KANTON. Sipas tyre, Shqiperia eshte nje shtet I pandashem e bla…bla…bla. Nga ana tjeter, flitet me te madhe per nje integrim ne Evrope, ndersa nuk pranojme integrimin Brenda Shqiperise, ku sejcili (kanton) te ofroje dhe te zhvilloje me te miren e tij ne pavaresi te plote. E verteta lakuriqe ne driten e diellit eshte tjeter. Centralizimi actual I kompetencave dhe pushtetit ne qender, I sjell vendit jo pak handikape, por edhe shume privilegje kastes se larte te qendres, kryesisht qeverise. Meqe eshte aktuale, energjia elektrike, e cila I eshte privuar dhe I privohet Shkodres, sjell fitime kolosale ne arken e shtetit nga shitja edhe jashte vendit, ndersa resurset me te medha hidroenergjitike jane ne Veriun e varfer te Shqiperise. Vetem me tregtimin e energjise, nje kanton I Veriut, do te siguronte te ardhura te mjaftueshme, pa llogaritur edhe resurset e tjera. Me shume se nje konkretizim I idese se KANTONEVE, kjo eshte vetem nje grishje per debat dhe shprehje mendimesh, pro dhe kundra idese. Ka ardhur koha te flitet hapur per kedo dhe cdo gje, duke hedhur tej friken apo edhe shpalljen “heretic” te te pareve qe hedhin idene apo e mbeshtesin ate. Ne fillim te mijevjecarit te trete, KANTONET nuk jane me nje utopi, por rruga drejt prosperitetit. Ne fund te fundit, mjaftojne 50 mije firma per nje referendum, ndersa kushtetuta me vullnetin e mire te deputeteve, mund te ndryshohet lehte. E ardhmja e Shqiperise dhe shqiptareve, nuk eshte bashkimi mekanik, por integrimi permes KANTONEVE ne nje vend qe quhet Ballkan, I cili ne vetvete mund te jete nje KANTON I ardhshem I Evropes se Bashkuar. Pergatiti : Blerti DELIJA
Në përplasje të sistemeve Ka rreth trembëdhjetë vjet që Shqipëria është e përfshirë në anarshi. Sistemi i vjetër diktatorial dhe sistemi demokratik janë përplasur e po përplasen egërsisht. Kjo përplasje ka patur edhe viktima të pafajshme. Kjo përleshje e ashpër sot regjistron kulmin, pasi diktatorët drejtojnë shtetin. Njëri ndër këta është edhe demokrati Nest Ndrekë Ahmataj i datëlindjes 10. 10. 1973. Duke qenë anëtar e veprimtar i Partisë Demokratike që në tetor të vitit 1992, duke qenë pjesëmarrës në lëvizjen demokratike të viteve 1990-1991, duke qenë se më 31 mars 1991 partia komuniste me dirigjent diktatorin Ramiz Alia vodhi votat e shpalli fitoren e pafituar dhe duke qenë se më 2 prill 1991 Nesti ishte njëri ndër protestuesit e shumtë që u dhunua nga policia, madje edhe u arrestua dhe u mbajt në polici për dhjetë orë si dhe babai i tij për një javë, ai ishte më afër vdekjes se sa jetës. Është vendi të ritheksojmë se në atë përplasje mes dy sistemeve, pra më 2 Prill 1991 u vranë katër vetë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka, u plagosën rëndë 70 vetë, u arrestuan shumë të tjerë, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Lezhë, Pukë, Malësi të Madhe etj. Ky djalosh i rrjedhur nga një familje antikomuniste, ku sipas vendimit nr. 501 të vitit 1947, sipas regjistrit të gjendjes gjyqësore të Ministrisë së Drejtësisë, Shuk Gjini (Ahmataj), i biri i Nushit dhe Mrikës, dënohet shtatë vjet politikisht, nuk kish si të mos jepte kontribut për instalimin e një shteti juridik e demokratik në Shqipëri. Por përplasja e sistemeve e goditi rëndë ashtu sikundër këtë vajzë të re që shihni krah tij, të quajtur Miranda Mark Drini, e cila sipas regjistrit të PD-së rezulton të jetë anëtare e kësaj partie që në mars të vitit 2000. Dhe kjo demokrate është e re, shumë e re, e datëlindjes 24. 11. 1982. Edhe kjo u dhunua disa herë nga shkopinj gome, nga shteti i diktaturës. Gjithsesi, demokratë të tillë, që jetën e kanë të rrezikuar shumë, kanë vetëm një rrugë, braktisjen e Shqipërisë. Sokol Pepushaj
Arqipeshkvia Metropolitane – Shkodër Prot. n. 106/2003 Shkodër, 03/05/2003 Pronuncim I nderuar Z. Faik Hoxha, Myftiu i Shkodrës, Për njoftim: – Gazetës “Shqipëria Etnike” -Z. F. Sinanit, Kryetarit të Komitetit të Kultit pranë Kryeministrisë – Tiranë,
Përshëndetje të përzemërta! Ju shkruaj këtë pronuncim rreth qëndrimeve të Kishës katolike në lidhje me marrëdhëniet ndërfetare që ekzistojnë midis nesh në Shkodër.
Në referim të disa polemikave të lindura kohët e fundit lidhur me disa artikuj të gazetës së pavarur “Shqipëria etnike” dhe reagimeve të bashkësisë islame të Shkodrës, duke mos patur ne si Arqidioqesë e Shkodrës, asnjë lidhje direkte apo indirekte me gazetën e tillë që deklarohet e pavarur, deklaroj si Arqipeshkëv metropolit, se kisha katolike është larg deklarimeve në artikujt e fundit të kësaj gazete, duke u lënë përgjegjësi autorëve dhe botuesit të saj, ashtu si e parashikon ligji. Përfitoj nga rasti të precisoj faktin si dhe në këtë rast, se nuk e bashkëndajmë absolutisht mënyrën provokuese me të cilën trajtohen argumentet e fesë, nga ku mund të fyhet sensibiliteti religjiozë i personave edhe i bashkësive të ndryshme. Mënyra të tilla veprimi nuk shprehin aspak mendimin e Kishës katolike në drejtim të nevojës së një dialogu të qartë ndërfetar si në nivel lokal ashtu në atë të përgjithshëm. Jemi plotësisht dakord në dënimin, pavarsishtë nga cila anë vjen, të çdo debati që merr formë intolerance dhe fyerje, të bindur se çdo dialog i shëndoshë ndërfetar, duhet të bazohet mbi pranimin reciprok në planin njerëzor, mbi marrëdhënie të ndershme shpirtërore, filozofike-teologjike në aspektin intelektual. Në fund, njëkohësisht, më lejoni të them se nuk mund të aprovoj tonin e deklaratës suaj polemizues, sepse jam i bindur se polemika nxitë më tepër në dëm e të mirës së përbashkët. Siguroj lutjen time dhe impenjimin tim në marrëdhëniet tona të ndershme. Me shumë respekt Angelo Massafra Arqipeshkëv Metropolit i Shkodrës
Shënime nga Mitrovica Përgjithësisht tërë populli kosovar ka tentuar vazhdimisht për të drejta e liri, për gjuhë, kulturë, përparim. Por gjithsesi, ngjarjet e 23 vjetëve të fundit kanë mjegulluar edhe komunitetin shqiptar. Serbët që kanë nëpërkëmbur, madje edhe dhunuar shqiptarët dhe duke qenë se vetëm një pakicë në Kosovë i përket besimit katolik, grupe terroriste shqiptarët kristianë atje edhe i kanë barazuar me serbët, madje edhe i kanë dhunuar, vrarë. Në Mitrovicë fjala vjen, gjen shembuj konkretë. Për shembull vrasja tragjike e shqiptarit nga Mitrovica, Gjergj Ograja dhe e nuses së djalit të tij, Gjystes, ka tronditur komunitetin e këtij besimi. Madje edhe njerëzit e tjerë të ndershëm, pasi, përjashto grupet terroriste, përgjithësisht populli është i ndjeshëm. Ekstremistët terroristë si duket kanë lidhje me vendet arabe dhe vrasja e grave nuk është në zakonin shqiptar, çka do të thotë se vende të varfëra si Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja, janë jo pak të rrezikshme. Vëzhguesi
Ecje e pasur në tmerre Dëshmoj. Çfarë dëshmie…? E përpjekjes për ekzistencë! E jetës së përçudnuar, të masakruar! Të çjetës! Çjetë! Por fara e mbjellë me kujdes nga Krijuesi, nuk shuhet kollaj! Dëshmi e fuqishme! E fuqishme deri në dridhje, deri në ekzistencë! E madhërishme! Dëshmia e Viktor Martinit është një në mijëra, atëherë pse të godet me kaq forcë e të lë në shpirt një vulë të gdhendur?! Është thjeshtësia e përshkrimit që të futet e të bëhet njësh me gjakun? Është një çjetë kaq e pasur në tmerre, sa janë lënë pa u përdorur mjaft detaje e hollësi? Jo, mbi të gjitha, është fuqia e karaktereve, forca shpirtërore që përçohet si himn e të mbështjell në virtyte, nder e pastërti, të mban ashtu e të shenjtëron. (Dhe dua këtë Dëshmi ta lexojnë fëmijët e mi kur të rriten, ta lexojë gjithë rinia, kudo që është. Sa do doja të kisha mundësi ta lexoja kur isha e paditur e kisha nevojë për një shembull). “Dëshmoj” e Viktor Martinit është një dëshmi jo vetëm e vuajtjeve të një çjete, e një diktature të egër, me një moral të kalbur, të sëmurë, por është gjithashtu një dëshmi e të mirës mbi të keqen, e ngadhnjimit mbi djallin! Dhe çfarë dëshmie! Është pikërisht kjo forcë e ky këndvështrim i jetës nga autori, që të përshkon zemrën, shpirtin e të mahnit me lartësi. “Dëshmoj” është himn i jetës, himn i forcës e i karakterit shpirtëror! Himn i dashurisë mbi urrejtjen! Ju falenderoj me një zemër plot mirënjohje që më morët në këtë udhëtim të dhimbshëm por krenar të jetës suaj, që më hapët derën të shoh atë çfarë nuk munda ta shoh një jetë të tërë, brendësinë e diktaturës komuniste, djallin me të gjitha format e vegalt e urryera të tij, që më mësuat rrugën e vuajtjes por të madhërishme të virtytit, fuqinë e pastërtisë së shpirtit, ngadhnjimin, përjetësinë! Ju jam mirënjohëse për këtë dëshmi të shkruar edhe mbi shpirtin tim me lotë e me dridhje, por me krenari që hijen e çjetës suaj e patë në sy me trimëri, e përbuzët dhe e shkelët për ta lënë pas e përgjithmonë në një dëshmi të pavdekshme. Ju falenderoj me shumë respekt e admirim për ju e gruan tuaj të dashur dhe ju uroj gjithë të mirat së bashku me gjithë të dashurit e zemrës! Ejvis-Maria Xhajanka
Ndryshe flitet, ndryshe veprohet Enver Hoxha dhe tërë aparati diktatorial për 50 vjet flisnin se Shqipëria është fanar ndriçues dhe realiteti ishte më i ziu në botë. Socialkomunistët e sotëm bërtasin se po shkojmë krenarë drejt Europës dhe është e njëjta pamje, e njëjta diktaturë. Paulin Mhill Masheku, si shumë të tjerë që sot u rrezikohet jeta bashkë me familjet, rrjedh nga një familje e persekutuar gjatë sistemit enverian, me paraardhës të burgosur, të diferencuar politikisht e moralisht, të konfiskuar e internuar. Ai që në formimin e Partisë Demokratike në Shqipëri u ingranua dhe kontribuoi për një Shqipëri ndryshe, për një Shqipëri demokratike. Arriti të jetë edhe shofer i ish-kryetarit të PD-së, sot deputet i Kuvendit të Shqipërisë, Astrit Bushati. Por ky demokrat kishte bërë burg në kohën e diktaturës për tentativë arratisjeje, sikundër u arrestua dhe u torturua me datën 18 shtator 1998, gjoja për veprimtari të përmbysjes së pushtetit me dhunë, akuzë që kishte të bënte me datën e 14 shtatorit 1998, kur u varros deputeti i PD-së, Azem Hajdari, i vrarë nga segmente të shtetit pikërisht rreth orës 1900 të 12 shtatorit të atij viti. Paulin Masheku është njëri ndër demokratët që mori pjesë aktive në rrëzimin e bustit të Stalinit më 14 janar 1990, në atë të Enverit më 13 dhjetor 1990, në ngjarjet e 2 Prillit 1991, është dalluar si veprimtar i Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, gjashtë anëtarë të së cilës, para dy javësh i arrestoi policia dhe për të cilët kemi botuar edhe një shkrim në këtë numër gazete. Demokrati Masheku ka marrë pjesë në komisione zgjedhore si ato të 29 qershorit të vitit 1997 për deputetë, ku vota u uzurpua dhe ai u dhunua si demokrat, në ato të 1 tetorit 2000 për pushtetin lokal ku ishte vëzhgues i PD-së në zonën nr. 24 dhe ku ka denoncuar manipulimet, etj. Paulini, gruaja e tij Çetina Shllaku dhe tre fëmijët e tyre janë kërcënuar shumë herë me eleminim fizik. Në shkurt 2002 në oborr të shtëpisë i kanë djegur makinën tip Opel. Ka patur edhe të shtëna armësh, nga dy persona ende të paidentifikuar, në drejtim të tij, gjë që e ka bërë jetën e këtij demokrati dhe të familjes të rrezikuar. Por ama vetëm këto gjashtë vitet e fundit janë vrarë rreth 5000 vetë dhe situata përditë në vend të përmirësohet, po përkeqësohet. Vëzhguesi
Kandidati për kryekomunar i Velipojës i kristiandemokratëve, nga shoqëria civile Me sa duket maji i ngrohtë i këtij viti, i cili i fton plazhistët drejt Velipojës, në të njëjtën kohë fton edhe vetë velipojakët drejt përzgjedhjes së kandidatit të tyre për zgjedhjet e pushtetit lokal. Një kandidaturë mjaft e qëlluar na vjen nga shoqëria civile dhe pikërisht inxhnieri i talentuar i ndërtimit Agustin Gjergj Martini. I lindur dhe i rritur në Velipojë, me një përbërje familjare të pastër kristal, si burimi i bjeshkëve të malësisë (nga e kanë dhe prejardhjen prindërit e tij). Për t’u evidentuar është se Agustini është pinjoll i një familjeje intelektuale, me arsim të shëndetshëm. I ati i tij (i ndjeri) Gjergj Martini ishte ndër të parët arsimtarë të Velipojës. Dy motrat e Agustinit janë arsimtare, pra kemi të bëjmë me një individ që vjen nga një derë ku, përveç pritjes bujare, besës dhe burrërisë së trashëguar në shekuj, kemi dhe shtëpinë e arsimtarëve. Padyshim këto premisa janë një tregues mjaft sinjifikativ për t’i dhënë të drejtën e kandidatit më me prioritet, për të drejtuar këtë komunë “perlë” buzë Adriatikut. Aftësitë drejtuese dhe menaxhuese të Agustinit bashkë me përkushtimin e tij, si banor autokton dhe pa asnjë pretendim për t’u larguar nga komuna e tij (aq e bukur dhe aq piktoreske), do ta inkurajojnë për të “investuar” të gjithë talentin e tij në dobi të komunitetit. Figura e tij e pastër dhe reputacioni i admirueshëm i komunitetit janë garanti më i fuqishëm që Agustini ta drejtojë këtë komunë. Për sa kohë që patëm rastin të bashkëbisedojmë, pamë intelektualin e shquar, fjalëpak, njeriun që di të mbajë mbi supe përgjegjësinë. Ai nuk premton asgjë që është jashtë mundësive të tij, por në të njëjtën kohë është kërkues ndaj vetes dhe stafit që do të drejtojë për të sfiduar çdo vështirësi dhe për të arritur objektivat që i ka vënë vetes. Komuna e Velipojës është një qytet i vërtetë turistik dhe një zonë mjaft e lakmueshme për të investuar. Duke shpresuar se elektorati i kësaj komune, i ngopur me premtime të pa realizuara nga përfaqësuesit e formacioneve të ndryshme politike, kësaj rradhe do të dijë të zgjedhë atë që asnjëherë nuk e ka mashtruar dhe që vjen nga shoqëria civile. Inxhinieri Agustin Martini është zgjedhja më e goditur për t’i dhënë Velipojës portretin e një qyteti të bukur, të cilin e meriton plotësisht. Mark Bregu
Pasiguria në Shqipëri sa vjen e rritet Pasiguria, ky fenomen tipik shqiptar, të bën të besosh se jeton jo në vitin 2003, por në vitin e mbrapshtë 1997, kur socialkomunistët i vunë flakën Shqipërisë. Pas vrasjes makabër të liderit të dhjetorit Azem Hajdari nga njerëz të policisë së shtetit, të mësuesit nga Laçi Gjon Gjoni, që u vra në tortura brenda në polici, dhe tani së fundi të Mirit të Xhikes në Kartodromin e Tiranës, të biznesmenit të shquar Florian Vila të Firmës prestigjioze të hekurit “Flevi”, vrarë nga persona me uniformë ushtarake dhe të rrëmbimit spektakolar të Klajd Shehut në Vlorë, nipit të tregtarit më të madh të çimentos në vend, jeta e politika shqiptare u tronditën thellë dhe pasiguria për të nesërmen, si për njerëzit e thjeshtë ashtu dhe për milionerët arriti kurbën më të lartë. Lista e njerëzve të arrestuar e të ekzekutuar nga shteti është shumë më e gjatë. Kësaj liste mund t’i ishte shtuar edhe emri Sokol Sakaj, ish punonjës i Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH), dhe shpresojmë që shteti shqiptar të mos ketë arritur gjer në vendet perëndimore ku ai ka gjetur strehë, pasi refuzoi të kryente një detyrë që binte ndesh me ligjet e interesat e shtetit dhe moralin e tij. Duket qartë se pavarësisht se SHISH me ligj është i çpolitizuar, vrasjet, atentatet dhe arrestimet me karakter mafioz vazhdojnë. Përmendim këtu arrestimin para pak ditëve të të riut Fatjon Sakaj, djali i xhaxhait të Sokol Sakaj, i sapoardhur nga Italia, vetëm e vetëm se dyshohej se dinte vendondodhjen e Sokol Sakaj. Shembujt e mësipërm vërtetojnë se njeriu në Shqipëri, jo vetëm që është i pambrojtur nga ligji, por edhe në rastet kur ka kërkuar ta zbatojë atë në mbrojtje të Kushtetutës e Kartës të të Drejtave të Njeriut, e ka ndjerë veten edhe më të rrezikuar. Një gjë të tillë tregon më së mirë edhe konstatimi i Departamentit të Shtetit të SHBA dhe raporti i fundit i Këshillit të Europës, ku për Shqipërinë raportonin mbi lidhjet e krimit me politikën, mbi inkriminimin e strukturave të policisë e të shërbimit sekret. Sokol Pepushaj
Shih e shkruaj, mblidh plaçkat e ik… Lekë Mark Arapaj është i njohur jo vetëm në katundin e tij, Grudë e Re të rrethit të Shkodrës, por edhe jashtë tij, për bindjet e tij të djathta, të cilat e panë një grimë shprese në harkun kohor të viteve 1992-1996, kur qeverisën të djathtët e vërtetë, me Sali Berishën në krye. Me marrjen e pushtetit me armë e demagogji, në mars të vitit 1997, ish-komunistët e diktatorit Enver Hoxha, apo më saktë, socialistët e Fatos Nanos, ia rikthyen vuajtjet, ia errësuan të ardhmen e tij e kërcënuan me marrje jete dhe e fyen rëndë personalitetin e tij. Ky djalosh i urtë e i dashur me të gjithë, vetëm 32 vjeç (ka lindur më 13. 07. 1971), të vetmin faj në jetën e vet që ka bërë është se iu nënshtrua përndjekjes sistematike dhe persekutimeve të panumërta. Kështu ka ndodhur edhe me gjyshin e babain e tij. Gjyshi, Gjetoja, në fillimet e shekullit XX, u rreshtua në rradhët e atyre që kërkuan nacionalitet, pavarësi e liri sa për të jetuar. Si përgjigje nga autoritetet e kohës mori në fillim kamxhikë mbi kurriz, mandej plagë në trup e më në fund vdekjen e parakohëshme. Baba, Marku, mblodhi rreckat e ndërroi vendbanim disa dhjetra kilometra larg vendlindjes së vet. Por edhe këtu nuk gjeti qetësi. E dëbuan në kampet e internim-dëbimeve. Në Llakatund të Vlorës, në pjesën më fundore të vendit, i kaloi plot 5 vjet rresht, pa bërë asnjë faj. Djaloshi Lekë u vu në shënjestër të regjimit komunist qysh në vitin 1990 se u rreshtua me nacionalistët e demokratët e vërtetë. U ndalua shpesh nga njerëzit me uniformë dhe u keqtrajtua prej tyre. Leka është gati të tregojë dokumentet që vërtetojnë persekucionin e të atit, por edhe ato të aderimit të tij në Partinë Demokratike e në mjaft organizata antikomuniste të krijuara në Shkodër e jashtë saj. E ngrohu një rreze shprese kur erdhën në pushtet demokratët, por edhe ajo u fik shpejt se ish-komunistët rierdhën në pushtet. Lekë Mark Arapaj e shtynë largimin e pashmangshëm nga vendi i tij plot 7 vjetë, pasi babain e pati në moshë të thyer e dëshironte të vdiste në vendin e tij. Kur i mbylli sytë Mark Arapaj, i biri, Leka, u konsultua me fisin e vet, me miqtë dhe shokët, për hallin që pati, për qetësinë që nuk e gjeti, për jetën që nuk e kishte që sigurtë. Ata si në kor i thanë: “Shih e shkruaj, mblidh plaçkat e ik”. Largimi nga Shqipëria ishte i vetmi mjet mbijetese për Lekë Arapajn e për mjaft të rinj të tjerë nga kjo pjesë e Ballkanit ku ka vdekur shpresa. Dashamir Cacaj A do të shkojnë shqiptarët në votimet e tetorit! Mëdyshja ose dilema nëse do të shkojnë ose jo shqiptarët në votimet e rregullta të lokaleve të tetorit, po fiton gjithnjë e më shumë terren në psikologjinë e tyre. Pse kjo pavendosmëri! A ndihen të lodhur seriozisht nga klasa politike që i udhëheq? Nuk kanë shpresë se këto zgjedhje do t’u ofrojnë zgjidhje! A thua t’i kenë të zgjidhura hallet dhe tashmë nuk duan t’ia dinë për politikën?! Të jetë shenjë e sëmundjes ballkanike të indiferencës totale ndaj zgjedhjeve (kujto zgjedhjet pa fund në Serbi e Mal të Zi)! Në këtë vorbull hamendjesh dhe pikëpyetjesh (veç tyre ka edhe të tjera) votuesit shqiptarë ka të ngjarë që me indiferencën e tyre, dashje padashje të mos jenë të vendosur nëse do të votojnë apo jo deri në momentin e fundit, madje minutën e fundit. Le të përpiqemi, thjeshtësisht për të argumentuar “pse-të” e kësaj hamendjeje a dileme të madhe të ne shqiptarëve “të emancipuar”, “me traditë europiane”, ndër “më të vjetrit e Ballkanit”, “demokratë të lindur” (në të vërtetë demokracia ka lindur në Greqinë e lashtë, në Ballkan etj., etj.). Së pari, dilema ka lidhje të drejtpërdrejtë me klasën politike aktuale, si pozitën dhe opozitën. Duket se shqiptarët po bëhen kaq mosbesues në “baballarët e kombit” saqë artikulimet e tyre gojore e mediatike nuk bindin dhe nuk bëjnë kënd për vete. Megjithatë, të pranuarit e realitetit “ne jemi këta” është shenjë e vërtetë emancipimi dhe progresi. Pra, kjo klasë politike i ka “lodhur” (dhe ndoshta “të lodhur” i interesojnë) votuesit e vet aq shumë sa këto të fundit t’i bojkotojnë duke mos marrë pjesë në votime. Kaq ka “në dorë” votuesi dhe qytetari i thjeshtë dhe natyrisht kaq mund të bëjë. Në të vërtetë kjo lloj “hakmarrjeje” nuk duhet të ndodhë për shkak të faktit se fati është i përbashkët si për klasën politike ashtu edhe për qytetarët-votues. Tash 13 vjet tranzicion, klasën politike nuk ka mundur ta reformojë votuesi që e ka këtë forcë madhore për ta reformuar a ndryshuar. Edhe kur ka ndodhur ky reformim a ndryshim, më shumë i ka shërbyer klasës politike se sa vetë qytetarit. Në Shqipëri janë bërë shumë zgjedhje të kohëshme dhe të parakohëshme, por e keqja ka qenë se ato, për qytetarin, “simbolin” për të cilin përgjërohen partitë politike, kanë ofruar pak zgjidhje e pak shpresë. Pse? Sepse shqiptarët vazhdojnë të jenë pa ose me pak drita; pa ose me pak ujë; pa ose me pak rend; pa ose me pak punë; me një nivel “të admirueshëm” korrupsioni; në një shtet ku “lindin” (me letra) gratë 50-vjeç; ku merr pension edhe i vdekuri e ku i gjalli pensionohet ende pa arritur moshën ligjore; ku mund të kesh punuar tërë jetën bari e pensionohesh murator etj., etj. çka do ta bënte listën e gjatë e të mërzitshme. Ja pse shqiptarët i “druhen” zgjidhjes së pritshme që nuk do të vijë e për pasojë janë në dilemë për të votuar ose jo. Tjetër: Zgjedhjet zhvlerësohen ende pa u kryer. Një sëmundje alla-shqiptare. Ende pa nisur fushata zgjedhore flitet për “manipulime” të mundshme, inaugurime të tipit elektoral, madje edhe për financime që rrjedhin nga krimi dhe mafia. Në fund “i humburi” nuk njeh “fituesin” kur të gjithë me fjalë e pranojnë se në demokraci “ka vetëm të fituar”. Edhe ky argument nxit dilemën për të votuar ose jo. Nuk beson kush (ndoshta vetëm militantët që për fat të mirë kanë “firuar” në numër) që në Shqipëri të mos ketë halle e probleme që duhen zgjidhur. Socialistja e Beratit pranonte të rrinte… edhe pa bukë, mjaftonte që Nano me Metën të shkonin si “vëllezërit” socialistë. Hallet e tyre nuk tregohen për vit të tërë dimri, e jo disa netë dimri të gjata. Indiferenca perëndimore ndaj zgjedhjeve për ne shqiptarët do kohë që të duket, të paktën më 2015, sipas kryeministrit shqiptar, pra pas ter zgjedhjeve të rregullta parlamentare. Si përfundim, indiferenca e pritshme në zgjedhjet e Tetorit nuk mund të ketë lidhje me indiferencën perëndimore ndaj votimeve. Argumenti apo sëmundja ballkanike, ku thuajse në të gjitha vendet ballkanike zgjedhjet janë përsëritur për shkak të indiferencës së votuesve. Në Serbi dhe Mal të Zi, ligjvënësit u detyruan të ndryshojnë ligjin për t’i dhënë fund (mjafton të jetë fundi) maratonës zgjedhore të përsëritur. Pa dashur të bëjmë moralistin, mendoj se ne shqiptarët duhet të shkojmë në votimet e Tetorit. Qytetari a votuesi në demokraci vërtetë i ka në dorë fatet e veta dhe këtë fat a përgjegjësi duhet ta ushtrojnë deri në fund. Mark Preçi Ja pse Arbëria nuk u asimilua nga pushtuesit Historia kishte provuar se shumë nga popujt politeistë ishin zhdukur përgjithmonë nga faqja e dheut dhe kjo u vërtetua dhe me lëvizjen e popujve deri në shekujt VI-VII pas Krishtit. Popujt politeistë u përpinë dhe asnjëri prej tyre nuk formoi dot kombësi. Të gjithë këta popuj kanë mbetur vetëm si emra në histori. Ky është gjithashtu një argument bindës se si një popull relativisht i vogël në Ballkan siç ishte Arbëria, të mos përpihej nga gotët, as nga hunët, nga romakët as nga sllavët. Dhe natyrisht sepse Arbëria ishte e krishterizuar kur filloi kjo lëvizje e madhe e popujve që e përshkuan për një kohë të gjatë vendin tonë, si dhe vendet tjera të krishtera të lindjes. Krishtërimi ishte i vetmi që u kishte dhënë atyre njësinë dhe mundësinë e qëndresës ndaj dyndjeve barbare. Edhe pse të krishterët ishin përndjekur për treqind vjet nga perandorët romakë, si Deci, Trajani (vrasësi i Shën Astit të Durrësit), Valeri, i cili shpalli konfiskimin e të gjitha pasurive të të krishterëve, Galeri e Maksimi, u vërtetua sërishmi se 1/10 e popullsisë ishte krishterizuar. Thuhet se në udhën Flamina, kur Kostandini i Madh (Dardan) shkonte në luftë kundër ushtrive të Maksimit, iu shfaq në qiell shenja e kryqit që i dha fitoren. Në shkurt të vitit 313, në një edikt të lëshuar në Milano, Kostandini i Madh dhe Licini e shpallën të lirë fenë e Krishterë. Qysh atëherë Kostandini i Madh caktoi një ditë pushimi në javë, ditën e dielë (dies-solis), të cilën gjuha jonë e ka marrë që në origjinë direkt nga latinishtja, e Diel, gjë që nuk e kanë gjuhët tjera si ajo. Një shembull të mosasimilimit kemi dhe Spanjën, e cila ndonëse shtatë shekuj mbeti nën pushtimin arab, por jo vetëm që ruajti njësinë nacionale, ajo ruajti dhe fenë e krishterë. Duke pasë parasysh se që nga viti 640 deri më 135, kur ra perandoria e Stefan Dushanit, ne kemi qenë nën pushtimin sllavo-serb, atëherë vetvetiu lind pyetja, pse nuk u bë e gjithë Arbëria ortodokse? Pra, ishte krishtërimi që u bë barrikadë në mbrojtjen e identitetit nacional. Ky fakt, përsëri na shtyn të mendojmë nëse sllavët qenë më tolerantë se sa turqit, apo ishte besimi i tyre që i bënte më njerëzorë? Duke qenë një vend i krishterizuar që në shekullin e parë pas Krishtit, Arbëria ruan shumë gjurmë të krishtërimit të hershëm. Qytetet e Arbërit e përqafuan krishtërimin duke filluar nga Durrësi (që në shekullin e parë). Kuptohet se krishterizimi u bë në mënyrë graduale, duke filluar në qytete dhe se në fshatra u hap më vonë. Vetë fakti që edhe sot ekziston fjala apo toponimi Terbaç (fshat në Vlorë), tregon shprehjen: tre besësh – (politeist). Dëshmi të krishtërimit të hershëm kemi me dhjetra: ndër mozaikë e ndër ndërtime të vjetra kishash, ku mund të veçojmë Shën Kollin e Kurjanit në Fier; Bazilikën e Ballshit, ku janë ruajtur simbole enigmatike të krishtërimit, siç janë ato të bimëve me gjethe në formë zemre. Këto i kemi edhe në mozaikët e Butrintit në Sarandë. Por ajo që ka shumë rëndësi për të ruajtur identitetin e një populli është gjuha. Pa asnjë mëdyshje, këtë e kemi (si një dhuratë tepër të çmueshme) nga klerikët e shquar katolikë dhe mjafton t’i referohemi Mesjetës së vonë: duke filluar me Beçikemin, Barletin e Buzukun, të cilët pasohen nga Budi, Bardhi, Bogdani e deri tek Gazulli, Kazazi, Gjeçovi e Fishta, dhe që me plot të drejtë mund t’i quajmë Apostuj, jo vetëm të fesë, por “gardë” në mbrojtjen e identitetit tonë kulturor dhe garantët më solidë të ekzistencës si nacionalitet. Heroizmi i pashembullt i klerikëve të krishterë na shfaqet me të gjithë madhështinë në të gjitha etapat e historisë. Martirizimi i klerikëve fillon që në shekullin e parë me Shën Astin në Durrës, i cili martirizohet nga prijësi perandori romak Trajani (në vitin 100). Pjetër Bogdanit i dhunohet varri në mënyrën më makabre nga turqit; Atë Shtjefën Gjeçovi, vritet mizorisht nga serbët; Atë Gjergj Fishtës i dhunohet varri dhe i treten eshtrat (si Bogdanit), veçse këtij as nga romakët, as nga turqit, as nga serbët, por nga bashkëvëllezërit! “Askush nuk mund të hedhë baltë mbi këta klerikë të lavdishëm, të cilët me një stoicizëm të paparë u qëndruan të gjitha dallgëve të historisë, të cilat shekujt na i “dhuruan” pa kursim” (M.B.). Për të hedhë dritë mbi shkaqet e mosasimilimit të Arbërit, do t’ju ofrojmë shembuj të martirizimit dhe të shenjtërimit: 1- Danaksi Martir, ka jetuar dhe është martirizuar në shekullin II në Vlorë. 2- Shën Nikoni dhe 199 shokët e tij, martirë të lirisë, masakruar në sh. IV. 3- Shën Eleutheri, peshkop i Ilirisë, nënën e të cilit e kishte mësuar vetë Shën Pali. 4- Shën Flori dhe Lauri gurgdhendës dhe martirë të shekullit III. 5- Kostandini i Madh, Perandori dhe zyrtarizuesi i Krishtërimit (shek. IV). 6- Shën Nikodini i Pojanit (Fier), martir ikonodul i Arbërisë (në mesjetë). 7- Shën Urbani, Papë i Romës, Ilir i martirizuar në sh. III (viti 230). 8- Shën Euseb Jeronimi, përkthyes i Biblës për herë të parë në latinisht i njohur me emrin Vulgata, në shek. IV. 9- Jan Kukuzeli, lindur në Durrës dhe vdekur në Athos, këngëtar dhe muzikant gjenial i shekullit XII. 10- Shën Angjelina e Arbërisë, murgeshë në vijë gjenealogjike nga shtëpia e Gjergj Kastriotit, e shekullit XV. Për të qenë sa më standart në trajtimin e shkrimit dhe në shoqërimin e tij, me fakte dhe referenca të studiuara, do të parashtrojmë dhe disa fakte: Qendrat më të hershme të shpalljes së fjalës së Zotit dhe birit të tij Jezu Krishtit, përveç qyteteve të sipërpërmendura, u bënë edhe “gjokset” e bjeshkëve, ku mund të përmendim: Kishën e Shën Palit në Mirditë; Kishën e Katundit të Vjetër në Lurë; Lisin e Lekës në Berishë (të Pukës); Kishën e Nikajve, në Nikaj-Mertur. Dhe janë pikërisht këto bjeshkë-kështjella ku u ruajtën Feja dhe Atdheu dhe kjo aspak për terrenin e thyer të këtyre zonave se sa për karkterin e palëkundur, të kalitur në shpirtin e paepur Kristian. Cilido mund të konstatojë se cilët janë faktorët determinantë që na mbrojtën nga asimilimi, romak, sllav apo turk. Ref: “Krishtërimi në Shqipëri”, Argeta, L.M.G., Tiranë 2000. Kasem Rexhepi
Bejker, Pauell dhe shqiptarët nën dy socializma Një vëzhgues i vëmendshëm vëren se vizitat e Xhejms Bejkerit në vitin 1991, dhe e Kolin Pauellit (2003), para pak ditëve janë të ngjashme thuajse në të gjitha drejtimet. Këta Sekretarë të jashtëm të Shtetit Amerikan vizitojnë Shqipërinë në dy momente mjaft të vështira, së pari në vitin 1991 bisha e kuqe komuniste ndonëse e plagosur kërkonte me çdo mjet të mos e lëshonte pushtetin. Dhe për këtë mijëra shqiptarë që donin lirinë e demokracinë si shpresë shihnin Xhejms Bejkerin, të cilin jo vetëm e pritën në mënyrë madhështore, por e shikonin gati si “Perëndi” që do t’i shpëtonte nga lëngata komuniste. Dhe plot pas 12 vitesh, sekretari tjetër Pauell bën vizitën e tij thuajse në të njëjta kushte për shqiptarët, ku komunistët e rinj (socialistët) kanë rrëmbyer pushtetin që në vitn 1997 me revolucionin tipik Bolshevik dhe kërkojnë që këtë pushtet me të gjitha mënyrat ta përjetësojnë. Ku nga njëra anë paraqiten para botës demokratike si engjëj me fytyrë qiellore, deri si servilë të nënshtruar për gjithçka ata kërkojnë, por po kaq agresivë e kriminelë ndaj qytetarëve të tyre shqiptarë që mendojnë ndryshe nga pushtetarët e sotëm socialistë. Në fakt demokratët e vërtetë janë preja e parë e bishave të kuqe me fytyrë njeriu, ku këta demokratë pa asnjë mëdyshje i vënë para alternativës që nëse do jetën, largohu me çdo çmim nga Shqipëria, pasi siç edhe e shprehin shpesh socialistët, kjo copë tokë e Shqipërisë Etnike është pronë e tyre që e “trashëgojnë” nga “Baba” Enver Hoxha. Rastet e dhunimit e dëbimit të demokratëve nga Shqipëria janë të shumta, por në këtë shkrim sensibilizues zgjodhëm të riun demokrat Admir Pjetër Vukaj, i cili ka lindur në Shkodër më 21 nëntor 1981 në një familje me tradita nacionaliste e atdhedashurie të cilat i ka kultivuar vazhdimisht. Dhe pikërisht ky taban familjar nacionalist që bëri që babai i Admirit, Pjetër Vukaj, të përkrahë e aktivizohet konkretisht në të gjitha protestat e mitingjet paqësore për rrëzimin e diktaturës komuniste. Babai i Admirit, Pjetri, ka marrë pjesë që nga demonstratat për rrëzimin e bustit të diktatorit në Shkodër e deri në mbrojtje të votës së lirë, ku spikat pjesëmarrja e zotit Pjetër në demonstratat e 2 Prillit 1991, ku komunistët që kishin manipuluar votat vranë plot katër demonstrues (Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Besnik Cekën e Nazmi Kryeziun) dhe plagosën dhjetëra të tjerë. E në këtë protestë zoti Pjetër për fat shpëtoi me jetë, por jo nga torturat e keqtrajtimet e policisë komuniste. Gjithsesi edhe pas kësaj Pjetri nuk u dorëzua, por rriti aktivitetin e tij pro Partisë Demokratike, duke ndihmuar në fitoren historike të marsit të vitit 1992. Pas fitores së demokratëve edhe familja e Pjetër Vukajt filloi të shijojë frutet e lirisë e demokracisë, por që mjerisht u këputën në mes nga revolucioni Bolshevik i komunistëve shqiptarë i vitit 1997. Familja Vukaj edhe në këto kohë të vështira ishte ndër të parat familje demokrate shkodrane që kërkoi të mbrojë shtetin demokratik e institucionet e tij, duke u përballur me banditët e kuq, të cilët ia mbajtën mend sapo morën pushtetin. Por edhe pas këtyre ngjarjeve, Pjetri nuk hoqi dorë nga bindjet e tij antikomuniste e deomkratike, përkundrazi këto bindje i kultivoi edhe në familjen e tij, e veçanërisht tek vajza Mirela, që ishte studente, pasoja të cilat Mirela i hoqi jo vetëm se ishte në krye të protestave të studentëve, por edhe pasi u martua me zotin Marin Kruja, ku padyshim edhe ky çift (Marin e Mirela Kruja) u detyruan të marrin udhët e kurbetit. Por Pjetri, bindjet e tij filloi t’i “injektojë” edhe tek djali i vetëm Admiri, të cilin filloi ta marrë me vete në të gjitha aktivitetet që zhvillonte P. Demokratike e rrethit Shkodër e më gjerë. Admir Vukaj u bë anëtar i PD që më 7 mars 2000, ashtu siç ishte bërë edhe babai i tij Pjetri që në fillim të vitit 1992. Këta demokratë, babë e djalë (Pjetri e Admiri) ishin ndër të parët nga Shkodra që morën pjesë në demonstratat kundër vrasjes së Azem Hajdarit më 14 shtator 1998. Madje, kur këta demkoratë ishin në Tiranë (14 shtator 1998), banditët socialistë organizojnë shkatërrimin dhe plaçkitjen e gjithë pasurisë që familja Vukaj kishte në shtëpi, por edhe pas kësaj e kërcënuan me telefonata “anonime”, se nëse ankohesh do ta pësosh me jetën tuaj e të djalit tuaj… Gjithsesi, Pjetri me djalin e tij Admirin, nuk u lëkundën nga bindjet e tyre demokratike, por kontribuan në përkrahje të atlernativave të PD në veçanti e të djathtëve në përgjithësi, pa marrë parasysh kërcënimet e vazhdueshme me telefonata anonime… Dhe vërtetë social-komunistët e mbajtën fjalën, pasi kërcënimet i bënë realitet më 11 prill 2001, kur Admir Pjetër Vukaj po kthehej nga një mbledhje e forumit rinor të PD së bashku me bashëshorten e tij të re dhe disa persona (me sa duket të SHISH-it) tentojnë ta vrasin, por falë Zotit dhe aftësive të tij drejtuese të mjetit që udhëtonte, u shpëtoi për momentin ndjekësve social-komunist. Por pa vonuar, si rezultat i pritave që kishin vendosur ndjekësit, Admiri me bashkëshorten përfundojnë me mjetin e tyre në një kanal të rrugës, duke pësuar kështu një aksident që gati u mori jetën dhe u kushtoi Admirit gjashtë javë gjendje kome, ndërsa bashkëshortes dy javë gjendje kome. Por edhe pas kësaj, kërcënimet nuk reshtën, madje në telefonatat anonime i thuhej familjes Vukaj se ky është vetëm fillimi, pasi djalin e vetëm Admirin do ta zhdukin, dhe bashkëshorten e tij të re do ta grabisin, madje pas Admirit me zemër plastë do të zhdukin Pjetrin. Në këto kushte psikologjike, kur jeta vlen më pak se asgjë në këtë dreq shteti, Admiri me bashkëshorten u detyruan të largohen nga Shqipëria për të shpëtuar jetën e tyre të re dhe familjen, që banditët në pushtet ua kërcënojnë në çdo kohë. E unë si gazetar shpreh keqardhjen e thellë shpirtërore, se si në vend të huaj mund ta shpëtosh jetën e rrezikuar nga vendi yt që me “përkëdheli” i them Atdhe. Pra dheu i atit, por i cilit atë kështu, bre… Ndue Bacaj Dërrmohen demokratët Tashti që kanë mbetur vetëm më pak se pesë muaj të zhvillimit të zgjedhjeve për pushtetin vendor, dhuna psikologjike e fizike ndaj demokratëve ka rritur gradacionin. Kudo në Shqipëri demokratët po dërrmohen. Është kjo një formë tashmë e njohur, ku struktura të lidhura me politikën e majtë përpiqen të ulin moralin e demokratëve, siç kanë bërë në vazhdimësi. Fjala vjen, demokrati Zef Gaci, i datëlindjes 26 mars 1966, familjarisht ka provuar shumë herë mbi shpinë shkopinj gome, por edhe kërcënata të drejtpërdrejta për eleminim fizik. Ai ka marrë pjesë në shumë tubime e demonstrata paqësore si opozitar, ai ka marrë pjesë edhe në komisione votimesh, ku sipas burimeve të sigurta pranë Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 2 tetorit 2000 për pushtetin vendor, apo të 24 qershorit 2001 për pushtetin qëndror, është dhunuar nga socialistët, pasi nuk ka pranuar manipulim votash. Gjithsesi, demokrati Zef Gaci është vënë në shënjestër të komunistëve dhe më 20 dhjetor 2002 i është djegur edhe shtëpia, ku falë shansit nuk ka patur dëmtime në njerëz. Është vendi të përmendim faktin se shumë shokë të tij janë vrarë, sikundër shumë të tjerë, si edhe ky, janë detyruar ta braksitën Shqipërinë. Albert Vataj Rrezistenca anti-osmane në jug të Shqipërisë Shekujt XVIII-XIX, kanë qenë mjaft të “nxehtë” në lëvizjen antiosmane në trevat e jugut të Arbërisë. Këto lëvizje dhe kjo rezistencë është pasuar me një represion, nga qeveria turke dhe nga forcat feudale, (kolaboracioniste). Jugu, pas vdekjes së kryeprijësit, Gjergj Kastrioti, dhe rënies së njëpasnjëshme të kështjellave arbërore, emigroi në një masë të konsiderueshme në Italinë e Jugut. Në qoftë se vëllezërit jugorë preferuan më mirë mërgimin se sa pushtuesin mbi kokë Veriu preferoi t’u ngjitej maleve duke ruajtur në gjoksin e bjeshkëve krenarinë arbërore bashkë me fenë kristiane 1500 vjeçare. Në jug, duke qenë se klasa feudale u kthye në anën e pushtuesit (dhe kjo kryesisht për të ruajtur pronat dhe për të përfituar privilegje të reja), ata mbetën si të përkëdhelurit e Perandorisë Osmane, duke marrë tituj e grada. Por, populli i thjeshtë asnjëherë nuk u pajtua me pushtuesin, por herë pas here u organizua në kryengritje të armatosura. Jugorët shquhen për patriotizëm ashtu si edhe veriu arbër. Luftrat e zhvilluara në jug kanë qenë gjithmonë të orientuara dhe jo spontane, ato drejtoheshin nga udhëheqës popullorë dhe njerëz me sens të theksuar patriotik. Ata, duke shpalosur flamurin arbër të Kastriotit, suleshin mbi hordhitë aziatike, duke skuqur me gjakun e kulluar çdo pëllëmbë të tokës-mëmë. Kështu, çdo ditë shkruanin faqe lavdie në historinë e Arbërit. Po të vërejmë me kujdes, do të shohim se latifondistët e mëdhenj i kemi në Jug dhe në Shqipërinë e Mesme. Joshja nga ana e pushtuesve e këtij kontingjenti mercenarësh bëhej në shumë mënyra, që nga gradat e titujt e deri tek krushqitë, duke na përçudnuar rracën. Ky ndikim mjaft negativ vjen deri në ditët tona dhe nëse do të vërejmë me kujdes, do të konstatojmë se një pjesë e konsiderueshme e krimeve dhe e imoralitetit (sidomos prostitucioni), “rrjedh” nga këto kontingjente me gjak të përzier. Vlen të theksojmë se pushtuesit osman sollën (nga të gjitha viset e asaj perandorie të stërmadhe) kolonë dhe ishte vetëm vitaliteti i kombit tonë me një trashëgimi tepër të lakmueshme gjenetike, që na shpëtoi nga shpërbërja. Mashtrimi osman ishte tepër i sofistikuar, ata përdorën në të njëjtën kohë dhunën dhe mashtrimin, këtë të fundit si stimul për ata të cilët u islamizuan duke marrë privilegje në kurriz të të “pabindurve”. Një veprim i tillë padyshim do të krijonte konflikte dhe këto do të reflektoheshin edhe në lëvizjen e pakontrolluar demografike gjatë ndërrimit të sistemeve (1990-1992). Perandoria osmane stimulonte shërbëtorët e saj renegatë me pronat e bujarëve arbër. Kjo ndarje e padrejtë ose grabitje edhe sot i paraqet simptomat e saj negative. Nuk është rastësi kur pinjollët e latifondistëve “tundin” tapitë që ju pati dhënë “baba” sulltani si shpërblim për tradhëtinë ndaj Arbërit, kur dihet mirëfilli se turku nuk solli asnjë grusht dhe nga Anadolli. Lëvizjet demografike të dekadës së fundit të shekullit XX, (siç e thamë më lart), aty e kanë burimin dhe nuk mund t’i “faturohen” të gjitha të këqiat “Reformës Agrare”. Janë pikërisht pinjollët e latifondistëve ata që vazhdojnë të na i “tundin” tapitë e pronave që ju pati dhuruar Porta e Lartë dhe “baba” sulltani për shërbimet që i patën bërë Turqisë. Por edhe ata e dijnë mirë se ato prona ishin të Arbërit dhe se turku nuk pati sjellë as dhe një “grusht dhe” nga Anadolli. T’i kthehemi temës së shkrimit. Gjatë shekujve XVIII-XIX, në jug të Arbërisë filluan kryengritjet masive dhe rezistenca anti-osmane mori përmasa të mëdha. Suliotët dhe himariotët (të shquar në histori për sens të theksuar patriotik) u bënë pararojë në këtë rezistencë të lavdishme, me sakrificat e tyre të panumërta. Qëndresa dhe stoicizmi i tyre i dhanë lavdi trevës së jugut, duke marrë përmasat e legjendës. Paraprijnë në këto kryengritje Marko Boçari, Zylyftar Poda e Foto Zhavella, të cilët me një trimëri të pashembullt përballonin në çdo kohë stuhitë e baticës aziatike. Gjaku fisnik i arbërit lante çdo pëllëmbë të tokës arbërore dhe skuqte faqet e lavdishme të historisë duke evokuar trimëritë e Prijësit Legjendar – Gjergj Kastrioti. Ata, në të njëjtën kohë duhej të luftonin edhe kundër kusarit renegat, Ali Pashë Tepelenës, i cili për llogari të padronëve osmanë dhe “baba” sulltanit, sakrifikonte vajzat dhe gratë suliote, të cilat bashkë me foshnjet e tyre (shtrënguar në gjoks), hidheshin nga shkëmbinjtë në humnera për t’i shpëtuar shnderimit aziatik, duke na kujtuar kështu lavdinë dhe krenarinë e grave dhe vajzave spartane. Është folur dhe shkruar shumë për besën turke ndaj shqiptarëve, nga nostalgjikët e natës së errët osmane. Ndaj menduam të ilustrojmë këtë shkrim me një shembull sa sinjifikativ aq dhe tipik të kësaj “bese” dhe ndaj të gjithë atyre të cilët osmanët i quajnë “vëllezër gjaku”: “Serasqeri i Rumelisë, Mehmed Reshid Pasha, për të zhdukur gjurmët e lëvizjes anti-osmane në jug, organizoi një masakër çnjerëzore më dt. 30 korrik 1830. Ai thirri në Manastir krerët e toskërisë, gjoja për t’ju dhënë rrogat e prapambetura nga lufta greke, ose për t’i nderuar me nishana për shërbimet që i kishin sjellë baba sulltanit. Në çastin kur po zhvilloheshin ceremonitë ushtarake, një batare pushkësh shtriu përdhe 500 burra nga të ftuarit. Kokat e tyre i dërguan në stamboll si një fitore e armëve turke”. Dhe (natyrshëm) na lind pyetja, vallë i ka njohur këto fakte Sami bej Frashëri kur me mburrje dhe krenari na flet për besën turke?!… Për të vërtetuar të kundërtën e këtij citimi do të kërkojmë ndihmën e vargjeve të artistit të madh shkodran, ku citon: “Trembë prej kthetrave t’sulltanit / që kish’ forcën e shejtanit / Iku zoja prej vatanit / e u strehue n’Kishë t’Gjenacanit / Edhe ne të socializmit / djegë e pjekë prej komunizmit / Pesëdhjetë vjet veç lotë e vajë / ndoqëm fillë rrugën e saj”. Besoj se nuk mund të gjendet ndonjë argument më bindës për të vërtetuar katërcipërisht ngjashmërinë mes sundimit osman dhe vetësundimit komunist. “Eksodi i arbëreshëve gjatë shekullit XV e në vazhdim, me atë të dymbëdhjetë viteve të fundit, ngjasojnë si dy pika uji”. (M.B.) Nuk do të ishim marrë me këtë të shkuar të hidhur, por anti-historia, të cilën duan t’na e servirin disa politikanë dhe diplomatë të dështuar, na shtyn t’i kthehemi të shkuarës, që ajo të mos përsëritet. Do t’ju servirim edhe një “sekuencë” tjetër, sa për kulturë: Nga fundi i gushtit 1908, u kap dhe u fut në burg i riu shqiptar Dervish Hima, mbasi kishte mbështetur publikisht autonominë shqiptare. I thirrur në gjyq për të mohuar opinionet e tij patriotike, veçanërisht për sa kishte thënë dhe shkruar me urrejtje kundër emrit Turk, refuzoi dhe duke folur, shtoi se, po qe se do të kishin mundur të citonin qoftë edhe një qytet në botë ku emri Turk është i respektuar, ai do të kishte marrë mbrapa atë që kishte pasë thënë. Më vonë u dërgua nga rruga Gjakovë-Prizren, në Selanik për t’u gjykuar prej komitetit Xhonturk. Vlen t’i kujtojmë lexuesit një episod kontradiktor të Sami Frashërit, shkruar në të njëjtën vepër dhe pikërisht në veprën I, ku thuhet: (në variantin e parë); veriu shqiptar, si muslimanët ashtu edhe katolikët u bashkuan për krah Perandorisë Osmane në luftë kundër Austrisë, (pas lidhjes së Prizrenit). Në të njëjtën vepër, dhe pikërisht në faqen 216 të saj, kemi një thënie krejtësisht kontradiktore: “Ndërkaq pomblidhen pesëmijë lira që i takojnë Shkodrës të japë si kontribut në kuadrin e ndihmës ushtarake, për mbledhjen e së cilës ka marrë vendim Lidhja. Muslimanët janë duke bërë përpjekje që të futin në lidhje dhe malësorët katolikë, vetëm se, sa përshtypje të keqe bëri te muslimanët rënia e Sarajevës, në duar të austriakëve, aq i gëzoi katolikët kjo. Prandaj ndjenjat janë pak si të kundërta. cit: Sami Frashëri, V. I, fq. 216, Tiranë 1988. Interpretimi kontradiktor i Samiut në të njëjtën vepër, mendoj se duhet parë në dy këndvështrime; në atë politik (varianti i parë), ku don të kënaqë Portën e Lartë. Ndërsa varianti i dytë duhet parë në këndvështrimin historik (dhe që është real). Pra dhe vetë Samiu duhet parë nëse, më shumë ishte pro turk apo pro shqiptar? Me shumë simpati shprehet Samiu në konkluzionet e tij kur është fjala për qëndresën e popullit të Bosnjës e Hercegovinës, kundër pushtimit austriak. Me sa mund të konstatojmë, Sami Frashëri, pushtimin osman të të gjithë Ballkanit dhe bashkë me të edhe të atdheut të tij e quan të ligjshëm!… Po të ishte ndryshe, ai nuk kishte përse të shqetësohej aq shumë për boshnjakët, kur dihet mirëfilli se ata janë kombësi sllave. Kjo tregon se kombe të lira quante vetëm ato që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane dhe të besimit musliman. Një “solidaritet” të tillë e kemi parë edhe në luftën e Bosnjës. Preokupimi i shtetit tonë i kalonte “kufinjtë” e një solidariteti “internacional”! Cilido citues i zellshëm dhe me sens patriotik do të mund të konstatojë se Sami Frashëri bënte politikë pro turke dhe thellësisht anti-Perëndimore. “Antipatia e tij për Perandorinë (dualiste) Austro-Hungareze dhe simpatia për pushtuesit osmano-aziatikë, është sinjifikativi i këtij mendimi” (M.B.). Për rolin e madh të Austrisë dhe për kontributin e qeverisë austriake në mbrojtjen e Shqipërisë, janë prononcuar dy nga figurat më të shquara të kombit tonë: Fan. S. Noli: “Diplomatët austriakë janë njerëz të veprave dhe jo të fjalëve. Më 1912 Austria shtrëngon Europën të krijojë shtetin shqiptar, duke mobilizuar ushtrinë e saj, pastaj më 1913 shtrëngon Malin e Zi e Serbinë ti zbrazin tokat shqiptare që kishin pushtuar, me dy ultimatume; tani me armë në dorë e ngre në këmbë Shqipërinë e shembur e të përmbysur e i jep flamurin e saj dhe me punë i del kalorësisht si mbrojtëse. Këto të gjitha na japin shpresën se Austria s’e ka ndryshuar politikën e saj ndaj Shqipërisë dhe që do t’na i mbrojë të drejtat në Konferencën e Paqes, si në Konferencën e Londrës. Shqiptarët i janë thellësisht mirënjohës Guvernës Austriake për mirëdashjen që u tregon, për mbrojtjen që u jep dhe për flamurin që ua nderon.” Ref: Noli, V. 2, fq. 449. Faik Konica: “Nëse ekziston një komb me emrin Shqipëri (Albani), kjo është meritë e një Mbretërie të Madhe. Dhe të gjithë e dimë se kjo Mbretëri është Austria”. Të dy këta kolosë të mendimit filozofik, me sens dhe prirje të mirëfillta perëndimore, na vijnë si dy “kometa” në qiellin e kulturës shqiptare, duke na treguar se cilët janë aleatët tanë të natyrshëm dhe se cili duhet të jetë orientimi i politikës shqiptare. Sensi patriotik i Fan Nolit qe gjithmonë në “rezonancë” me Gurakuqin dhe Fishtën. Kështu, lidhen mendimet përparimtare të Jugut e të Veriut drejt Europës së qytetëruar, drejt zhvillimit dhe progresit. Në udhën e këtyre korifejve duhet të drejtohet politika e jonë e jashtme. Me sa duket ky objektiv po realizohet me mjaft sukses nga shteti dhe qeveria shqiptare dhe për këtë kanë meritë edhe forcat politike opozitare, të cilat më në fund e kanë kuptuar se zëri i fuqishëm i rinisë studentore “E duam Shqipërinë si të gjithë Europën”, më në fund i ka hapur “veshët e shurdhër”. Me sa duket një “bombol” e re oksigjeni ka ardhur dhe urojmë që nga ky “oksigjen” të marrin të gjithë shqiptarët, duke dalë njëherë e përgjithmonë nga gjendja “reanimatore”. Urojmë që dielli i nxehtë i kësaj vere të parakohëshme, të ndriçojë çdo mendje dhe të ngrohë çdo zemër. Mark Bregu Lëtër një fëmije që kurrë s’u lind (vijim) Nga Oriana Fallaci Fajin e ka plogështia Dhjetë javë. Po rritesh me një shpejtësi që të lë pa gojë. Pesëmbëdhjetë ditë më parë s’ishe as tre centimetra dhe peshoje katër gramë. Tani je gjashtë centimetra dhe peshon tetë gramë. Je i tëri dhe i bëri. Nga peshku të ka mbetur vetëm fakti që fut dhe nxjerr ujë nëpërmjet mushkërive. Skeleti yt prej njeriu tashmë përbëhet nga eshtra, që u kanë zënë vendin kërceve. Brinjët po ngjiten njëra me tjetrën në skaje, thua se i tërë trupi po të kopsitet përpara si një pallto. Ndërsa veza jote, ndonëse ti pluskon, po bëhet gjithnjë e më e ngushtë për ty. Nuk do të vonojë dhe do të të duket e parehatshme. Do të lëvizësh, do të shtriqesh, krahët dhe këmbët do të kryejnë lëvizjet e para. Një të rënë me bërryl këtu, një të rënë me gju aty. Këtë po pres. Goditja e parë do të jetë një shenjë, një pohim. Kështu bëra unë, ta kam thënë, kështu i kërkova sime ëme të mos e pinte më barin. Dhe ajo e flaku tej. Është një pritje në përpjestim të zhdrejtë me rritjen tënde: sa më e ngadaltë njëra, aq më e shpejtë tjetra: më ndërmend ushtrinë mike që nuk mbërrinte kurrë. Gjithë fajin e ka plogështia. Dy javë pa lëvizur, në shtrat, janë shumë. Si ia bëjnë gratë që rrijnë edhe shtatë, tetë muaj? Gra janë, apo larva? E vetmja pikë ku bie njëmendjeje është se shtrati më bën mirë. M’u fashitën dhembjet, therjet përfund barkut. Nuk më vjen më për të vjellë, këmba nuk është më e fryrë. Por seç kam një lloj sfilitjeje, një siklet që i ngjan angështisë. Nga më vjen, thua? Ndoshta nga plogështia, nga mërzia. Nuk e njihja plogështinë, s’dija ç’ishte mërzia. Mezi ç’pres të kalojnë dy ditët e fundit, po bëhem gati t’i përballoj si të ishin dy vjet! Sot në mëngjes bëra fjalë me ty. Të mbeti gjë hatri? Nuk e di ç’më zuri. Të thashë se edhe unë kisha të drejtat e mia, se nuk i lejoj askujt t’i harrojë, as edhe ty. Të bërtita se më kish ardhur në majë të hundës, se nuk duroja më. Më dëgjon? Qysh kur di që ke mbyllur sytë kam përshtypjen se i shpërfilll ato që të them, se përkundesh në një farë pavetëdije. Zgjohu, hë. Nuk do? Atëherë eja këtu, ndanë meje. Mbështete kokën mbi këtë jastëk, aaashtu. Le të flemë bashkë, të përqafuar. Unë dhe ti, unë dhe ti… Në shtratin tonë nuk do të hyjë kurrë tjetërkush. Koncepti mbi të drejtën e të padrejtën Erdhi. Nuk ma merrte mendja se do të vinte ndonjëherë. Ishte mbrëmje, çelësi lëvizi në bravë dhe mendova se mund të ishte mikja ime. Zakonisht është ajo që ngjitet e vjen të më takojë para darke. Njëmend unë i thirra “ç’kemi”, e sigurtë që do të vërshonte pas pak në dhomë me pakon në dorë dhe duke iu marrë fryma: më-fal-jam-me-ngut-të-kam-sjellë-pak-mish-të-ftohtë-dhe-ca-fruta-shihemi-nesër. Porse ishte ai. Duhet të ketë ecur majë gishtave: u ktheva, dhe ja ku më rri, me fytyrën shtrënguar dhe një tufë lulesh në dorë. E para gjë që ndjeva ishte një kafshim në bark. Jo ajo therja e zakonshme: një kafshim. Thua se ti u trembe kur e pe dhe u kapq me doçkat e mbledhura grusht për t’u strukur në rropullitë e mia, për t’u fshehur. Pastaj m’u mor fryma dhe më përshkoi një dallgë akulli. E ndjeve edhe ti? Të dhembi? Rrinte aty sus, me fytyrë shtrënguar dhe me ato lule në dorë. E urreva fytyrën e tij dhe lulet e tij. Pse të fanitej ashtu papandehur, si hajdut? Nuk e di ai që grave me barrë u duhet shmangur çdo lloj tronditjeje? E pyeta: “Ç’do?” Mbështeti lulet mbi shtrat, pa hapur gojë. I hoqa menjëherë duke i thënë se lulet mbi shtrat sjellin ters, lulet mbi shtrat u vihen të vdekurve. Dhe i vura mbi tryezë. Ishin lule të verdha, vë bast i kish blerë në çastin e fundit, sa për sy e faqe. Ai nuk bëri zë e as lëvizi: një hije e lartë dhe e errët që përplasej në bardhësinë e murit. Porse nuk më shihte mua. Shihte fotografinë tënde në mur: atë që të tregon dymuajsh, të zmadhuar dyzet herë. Të thoje se nuk arrinte të t’i shkulte dot sytë, e sa më shumë të shihte aq më shumë i rrasej koka në shpatulla. Sëfundi mbuloi fytyrën me duar dhe ia shkrepi të qarit. Në fillim ngadalë, pa bërë zë. Pastaj më fort. U ul edhe në shtrat për të qarë më mirë, dhe në çdo dënesje të tijën shtrati lëkundej. Unë atëherë i thashë: “Po më tund shtratin. Lëkundjet e shqetësojnë.” Dhe ai hoqi duart nga fytyra, u fshi me shami, e vajti e u ul në një karrige. Tek ajo poshtë fotografisë sate. Ishte e çuditshme t’ju shihje njëri ndanë tjetrit. Ti me bebëzat e palëvizura, të mistershme, ai me bebëzat që i dridheshin, pa të fshehta. Pastaj shkyçi buzët dhe tha: “Është edhe i imi.” Më hipën xhindet. Kërceva përpjetë e i bërtita me sa kisha në kokë se ti nuk ishe, as i imi, e as i tiji: ishe i vetes sate. I ulërita se e urreja këtë retorikë melodrame, këto fjalë qullashe e qaramane, se duhet të rrija e qetë, ma kishte urdhëruar mjeku: pse kishte ardhur, çfarë donte? Të të vriste pa abort, për të kursyer ca para? Përplasa edhe tufën me lule mbi tryezë: tri, katër herë, deri sa u bënë fërtele. Kur rashë sërish mbi jastëk isha aq e djersitur, sa pizhamet më ngjisnin pas trupit, dhe dhembja në bark ishte bërë e padurueshme. Kurse ai nuk lëvizi. Uli kokën dhe pëshpëriti: “Sa e ashpër që je, sa e keqe që bëhesh ndonjëherë!” Pastaj nisi të më mbajë konferencë, se unë gaboja, se ti ishe i imi dhe i tiji, se e kishte menduar thellë, kishte vuajtur shumë, se po bëheshin dy muaj që hante veten me dhëmbë për ty, se mësëfundi e kishte kuptuar sa fisnike dhe e drejtë ishte zgjidhja ime, se një bir nuk mund të hidhet kurrë pasi biri-është-bir-dhe-jo-send. E të tjera trapllëqe. S’durova më dhe e ndërpreva: “Se mos e mban ti brenda në trup, nuk e mban ti në bark për nëntë muaj të tërë”. Dhe ai mbeti gojëhapur, i habitur: “Kujtoja se ti e doje, se e bëje me dëshirë”. Atëherë ndodhi diçka që nuk e kuptoj: ia shkrepa unë të qarit. Nuk kisha qarë kurrë, ta dish, dhe nuk doja të qaja: sepse më përulte, sepse më shëmtonte. Por, sa më shumë i mbaja lotët, aq më shumë ata gurgullonin: thua se diçka ishte prishur. Bëra të ndez një cigare. Lotët lagën edhe cigaren. E kështu, yt atë e la karrigen, bëri drejt meje, më përkëdheli kokën. Druajtshëm. Pataj murmuriti “Të të bëj një kafe?” dhe shkoi në kuzhinë të bënte kafen. Kur u kthye, e kisha mbledhur veten. Ai jo. E mbante filxhani si të qe ndonjë gur i çmuar, e tepronte me përkujdesje. Piva kafenë. Prita të çohej e të ikte. Nuk iku. Më pyeti çfarë doja të haja. E kështu u kujtova se mikja ime nuk kishte ardhur, kuptova që e kisha peshqesh prej saj: e kishte dërguar ajo. Dhe gjithë inati kaloi mbi të, mbi të gjithë ata që besojnë se të ndihmojnë me ligjet e folesë së milingonave. Koncepti i tyre arbitrar mbi të drejtën dhe të padrejtën. Maria, Jezu, Jozef! Ç’do Jozefi? Mirë e bukur është Maria vetëm me të birin. E vetmja gjë e pranueshme e legjendës qëndron pikërisht në atë marrëdhënie dyshe: gënjeshtra e mrekullueshme e një veze që pllenohet vetiu. Nga na mbiu ky Jozefi aty në mes? Ç’bën, kujt i duhet? Tërheq gomarin që nuk don të ecë? Pret kërthizën dhe kujdeset që placenta të dalë e tëra? Apo rri sa për t’i shpëtuar faqen një çupërline që ka mbetur me barrë pa pasur burrë? Apo ndoshta i rri nga mbrapa si shërbëtor që ajo ta falë pse ai i kërkoi të dështonte. E shihja tek mblidhte kokat e prera të luleve, i përkulur mbi dysheme, e nuk ndieja as edhe një grimë miqësie. Me hyrjen e tij ishte shkallmuar një drejtpeshim. Qe thyer një simetri, qe turbulluar një bashkëqenësi: ajo midis meje dhe teje. Kishte hyrë një i huaj, merr vesh? Ishte vënë përmidis njësos si orendi së cilës nuk ia ke nevojën. Madje të zë dhomën, të heq dritën, të vjedh ajrin, të pengon të ecësh. Ndoshta, po të kishte ndenjur me ne që nga fillimi, tashmë prania e tij do të na dukej normale dhe madje e nevojshme: nuk do të kishte rrugë tjetër për t’u përgatitur për ardhjen tënde. Por të të vijë kështu papritur e pakujtuar, me pafytyrësinë e një të panjohuri që vjen e të ulet në një tryezë ku, as e ke ftuar, as i ke lënë të kuptosh se do ta ftosh, ishte gati fyese. Do të doja t’i thoja: “Ik që këtu, të lutem. Nuk kemi nevojë as për ty, as për Jozefin, as për Zotin Perëndi. S’kemi nevojë për at, s’kemi nevojë për burrë, ti je i tepërt.” Por nuk mundja. Ndoshta më mbante droja e njeriut që nuk di të përzërë atë që të ulet në tryezë pa të marrë leje. Ndoshta më mbante një mëshirë që dalëngadalë po bëhej keqardhje. T’i lëmë dobësitë e tij, ta lëmë burracakërinë e tij, kushedi sa ka vuajtur, edhe ai. Kushedi sa i ka kushtuar të heshtë, të detyrohet të vijë me një tufë të shëmtuar lulesh. Njeriu nuk ngjizet vetiu, pikla e dritës që kishte shpuar vezën ishte e tij, gjysma e bërthamës nga ku kishte zënë fill trupi yt ishte e tija. Dhe fakti që unë e harroja ishte çmimi që paguanim për të vetmin ligj që askush nuk e pranon: një burrë e një grua takohen, pëlqehen, dëshirohen, ndoshta dashurohen, dhe pas njëfarë kohe nuk duhen më, nuk pëlqehen më, ndoshta mendojnë se do të kish qenë më mirë të mos ishin takuar kurrë. E gjeta atë që kërkoja, vogëlush: midis një burri dhe një gruaje, ajo çfarë quajmë dashuri është vetëm një stinë. E, nëse në lulëzim kjo stinë është një festë gjelbërimi, në vyshkje është thjesht një grumbull gjethes të kalbura. E lashë të më gatiste darkën. E lashë të hapte atë shishe absurde shampanje. (Ku e kishte fshehur, kur hyri?) E lashë të bënte një banjë. (Fishkëllente, në banjë, sikur tani çdo gjë të ishte kthyer në vendin e duhur.) Dhe e lejova të flinte këtu, në shtratin tonë. Por, sapo u largua sot në mëngjes, ndjeva një lloj turpi. Dhe tani më duket sikur nuk kam mbajtur një zotim, sikur të kam tradhtuar. Dashtë zoti nuk kthehet kurrë më. Ngjyra blu, e meshkujve? Të ecësh në rrugë pas kaq e kaq ditësh në shtrat. Të ndiesh erën në fytyrë, diellin në sy, të shohësh njerëzit e tjerë që shëtisin, të marrësh pjesë në jetë! Sikur studioja e mjekut të mos kishte qenë larg, do të kisha vajtur më këmbë: duke kënduar. Me gjysmë zemre e ndala atë taksi. Shoferi ishte një copë hajvani. Pinte një puro të njomë që më bënte për të vjellë, e ngiste makinën duke më bombarduar me frenime të forta e të kota. Pas ndoca metrash ndjeva një të therur dhe hareja u mbyt në nervozizmin e zakonshëm. Në studion e mjekut mbanin radhë disa gra me barkun te goja. Kur sekretaria më tha të prisja, u acarova. Nuk më pëlqente të zija siranë e grave me barkun te goja: nuk kisha asgjë të përbashkët me to. As edhe barkun. Kam pak fare bark, duket e nuk duket. Më në fund hyra, u zhvesha, u shtriva mbi shtratin e vizitave. Mjeku të torturoi me gisht, duke shtypur, duke rrëmuar, pastaj zhveshi dorashkën prej gome dhe me një zë të akullt më pyeti: “Doni ta mbani vërtet këtë fëmijë?” Nuk u zura besë veshëve. “Natyrisht. Pse?” iu përgjigja. “Sepse mjaft gra thonë se duan, por pastaj, pa vetëdije, nuk e duan aspak. Ndoshta pakuptuar, bëjnë çmos që ai të mos lindet.” Mbeta e fyer. Nuk kisha vajtur aty për t’i bërë gjyqin vendosmërisë sime dhe as për t’iu shtruar muhabetesh psikanalize, i thashë, kisha vajtur për të marrë vesh si je ti. Ndërroi ton, u shpjegua me njerëzi. Kishte disa gjëra që nuk i kuptonte në këtë barrë. Sipas tij veza ishte në vendin e duhur, në folenë normale. Sipas tij rritja e fetusit zhvillohej mirë, në mënyrë të rregullt. E megjithatë diçka nuk shkonte. Për shembull mitra ishte shumë e ndjeshme, kontraktohej me lehtësi të tepruar: kjo të bënte të dyshoje se gjaku nuk e përshkonte placentën si duhej. Kisha ndjekur këshillat e tij për regjim shtrati? U përgjigja po. Nuk kisha pirë alkool, kisha për më pak cigare, siç më kish porositur? U përgjigja po. Nuk kisha kryer sforcime të tepërta? U përgjigja jo. Kisha kryer mardhënie seksuale. Sërish u përgjigja jo dhe ishte e vërtetë, ta dish, nuk e lashë të më afrohej mbrëmë, ndonëse ai përsëriste se po tregohesha mizore. Atëherë mjeku mbeti ndërdyshur. “Ke patur shqetësime?” Iu përgjigja po. “Ke kaluar ndonjë tronditje shpirtërore, për shembull, ndonjë brengë a hidhërim?” Iu përgjigja po. M’i nguli sytë pa më pyetur ç’lloj tronditjeje a brenge mund të kisha kaluar, e pastaj më shtroi pikëpamjet e tij. Nganjëherë shqetësimet, meraku, tronditjet, janë më të rrezikshme se lodhjet fizike, ngaqë shkaktojnë tkurrje, ndrydhje të mitrës, dhe kërcënojnë seriozisht jetën e embrionit, apo të fetusit. Duhet ta mbaja vath në vesh se mitra është vazhdimisht në lidhje me hipofizën, se truri u përçon menjëherë çdo ngacmim organeve gjinore. Një befasi e fuqishme, një dhembje, një zemërim, mund të shkaktojnë shkëputje të pjesëshme të vezës. Qoftë edhe një nervozizëm i vazhdueshëm, një gjendje e përhershme angështie. Shumë-shumë, pa dashur të kapërcente sinorët e botës fantastiko-shkencore apo fantastiko-psikologjike, mjeku na tha se mund të bëhej fjalë për një vendim vrastar. Pavetëdijshëm, merret vesh, dhe për këtë duhej kryekëput ta detyroja veten të rrija e qetë. Duhej rreptësisht t’i shmangesha çdo lloj emocioni, çdo mendimi të zi. Qetësi, urtësi, këto ishin parullat. Doktor, i thashë, është njësoj si të më kërkonit të ndërroja ngjyrën e syve: si t’ia bëj të qetësohem kur natyra ime nuk është e tillë. Më mati sërish nga lart-poshtë, i ftohtë akull: “Kjo është puna juaj. Bëni si bëni. Shëndoshuni!” Pastaj më shkroi ca receta kundër spazmave e të tjerë barna. Po qe se më kullonte ndonjë pikë gjak, ta mbaja frymën tek ai. Më ka zënë frika. Dhe jam nxehur me ty. Ç’kujton ti se jam unë, ndonjë kavanoz për të ruajtur gjërat? Jam grua, për atë Zot, jam njeri. Nuk mund ta zhvidhos trurin e t’ia ndaloj të mendojë. Nuk mund t’i asgjësoj ndjenjat e mia apo t’ia ndaloj të shfaqen. Nuk mund ta ndrydh një zemërim, një gëzim, një dhembje. Kam reagimet e mia, i kam që ç’ke me të, kam habitë e mia, trishtimet e mia. Edhe po të mundja, nuk dua të katandisem në gjendjen e një bimori a të një makine fiziologjike që shërben vetëm për të riprodhuar dhe aq! Sa shumë më kërkon, vogëlush. Së pari mëton të më vësh nën kontroll trupin e t’i heqësh të drejtën më fillestare: lëvizjen. Pastaj arrin deri aty sa të mëtosh të më vësh nën kontroll mendjen dhe zemrën, duke i atrofizuar, duke i asgjësuar, duke u grabitur aftësinë për të ndjerë, për të menduar, për të jetuar! Nuk lë të qetë deri edhe pavetëdijen time! I ke kaluar caqet, është e papranueshme kjo që po bën. Po deshe që të rrijmë bashkë, vogëlush, duhet të biem në ujdi. Ja. Po të bëj një lëshim: po shëndoshem, po të fal trupin tim. Porse mendjen jo, të lutem shumë. Reagimet e mia jo, të lutem shumë. Ato i mbaj për vete. Dhe meqë të dhashë trupin, pretendoj një shpërblim: kënaqësitë e mia të vockla. Tani unë po kthej një gotë uiski, e po pi një paketë të tërë me cigare, një e nga një, e po ia nis të punoj, të jetoj si njeri dhe jo si kavanoz, e po qaj e po qaj e po qaj sa të ma dojë qejfi pa e çarë kokën në të bëka keq apo jo. Sepse ma ke sjellë shpirtin në majë të hundës! Më fal. Duhet të kem qenë e pirë, e dalë mendsh. Pa shiko sa bishta cigaresh, shihe dhe këtë shami. Ende qull. Ç’mllef hajvan, ç’skenë e neveritshme. Egoiste. Si je vogëlush? Më mirë se unë, ma do zemra. Unë jam e këputur. Jam aq e lodhur sa dua t’i bëj ballë kësaj gjendjeje edhe gjashtë muaj, sa të të lind ty, e pastaj të vdes. Ti do të më zije vendin në këtë botë dhe unë do të çlodhesha. Nuk do të ishte dhe aq herët: më duket sikur tashmë e kam parë gjithë ç’qe për t’u parë, tashmë e kam kuptuar gjithë ç’qe për t’u kuptuar. E megjithatë, kur të kesh dalë nga trupi im, nuk do të kesh më nevojë për mua. Cilado grua e aftë të të dojë do të të bëhej nënë e mrekullueshme: kushtrimi i gjakut nuk ekziston, është një trillim. Nëna nuk është ajo që të mban në bark, është ajo që të rrit. Ose ai që të rrit. Mund të të bëja dhuartë tek yt atë. Yt atë u kthye para pak dhe më solli një trëndafil blu. Më tha se ngjyra blu është ngjyra e meshkujve. Na merret edhe me ngjyrat tani. Do sheshit që ti të jesh mashkull: të lindesh mashkull, sipas tij, është meritë madhore, shenjë epërsie. I gjori ai. Nuk ka faj, jo, edhe atij i kanë treguar se Zoti është një plak me mjekër të bardhë, se Maria ishte një klloçkë, se pa Jozefin nuk do kish gjetur as edhe një stallë, se zjarrin e ka ndezur një burrë me emrin Promete. Nuk e përbuz për këtë. Megjithatë them se nuk kam, se nuk kemi nevojë për të. As për trëndafilin e tij blu. E urdhërova të ikë, të na lerë të qetë. Iu morën këmbët si t’i kishin rënë me dru pas kokës, bëri drejt derës, doli pa bërë as gëk, as mëk. Pas pak do të çohemi edhe ne: t’i përvishemi punës! Komendatori më kujtoi zemërgjerësinë e tij, porse shtoi se zotimet duhen respektuar: gruaja me barrë mund ta lërë punën vetëm pasi është bërë gjashtëmuajshe. Më kujtoi edhe udhëtimin: duke kërcënuar me mirësjellje të shtirur se mund t’ia ngarkonte atë detyrë një mashkulli, pasi meshkujve-nuk-u-ndodhin-ca-gjëra. Mezi e mbajta veten që nuk iu hodha sipër dhe ndërrova bisedë. Dhjetë ditët e ardhshme do të jenë të rënda, duhet të fitoj së rishti kohën e humbur. Por, të them të vërtetën, mendimi se do të filloj të merrem me punët e mia sikur më shkund nga kjo topitje, nga ky dorëzim që më sjell në ëndrra vdekjen. Mirë që ka hyrë edhe dimri: nën pallto barku i fryrë nuk dallohet. Dhe, që tani e tutje, do të rritet shumë. Sot për shembull është më i fryrë. Fustani më rri i ngushtë. Katërmbëdhjetëjavësh, a e di sa i gjatë je katërmbëdhjetëjavësh? Të paktën dhjetë centimetra. Deri edhe placenta, tanimë tepër e vogël për të mbështjellë qeskën amniotike, po tërhiqet mënjanë. Dhe ti po më pushton pa mëshirë. Përktheu: Aurel Plasari Mëria-mnia një fjalë e lashtë e fondit tonë gadishullor. “Këndo, hyjneshë, mërinë e Akil Pelidit, që shumë hidhërime e kobe akejve u solli, dhe para kohe në skëterrë gremisi… (Iliada, hapja, I, 1-3) Akili ishte trim i rrëbyeshëm (sepse ishte edhe “i pavdekshëm”), jo shumë i mençur dhe shquhej se e mbante shumë mërinë. Ai e vrau Hektorin, në një duel të pabarabartë ku i dihej edhe përfundimi, por trimëria dhe ndershmëria e Hektorit fituan në kohë. “Këndomë, o zanë, të urtin burrë që u end për sa vjet poshtë e lart pa plang, shtëpi… (Odiseja, hapja, I,1 -2) Odiseja nuk shquhej shumë si trim, ishte i qetë, shquhej për mençuri, urtësi dhe sidomos për dinakëri, por kombinimet urtësi-mençuri-dinakëri, nuk lavdërohen kur janë qëllimkëqia. Një gjuhëtar dalloi se kjo fjalë “mëria/mnia” e gr. vjetër jeton edhe sot në gjuhën tonë dhe kështu ia shtoi edhe një fjalë atij fondit të përbashkët të lashtë gadishullor, që i kishte rradhitur i shquari ballkanolog H. Mihaesku. Nuk dijmë nga këto hollësi për fjalën “mllef” dhe nëse është e ndonjë shkalle më siperiore se sa mëria, por sidoqoftë ua lëmë këtë ta gjejnë dijetarët e “Partisë Rimëkëmbja Kombëtare”. Ajo që dimë është se drejtshkrimorët nuk e u futën në gjuhën letrare trajtën toske me një shtesë “b” si “mbllef”, siç edhe te kom(b), me prejardhje arabishte, që e dalloi gjuhtari shkodran M. Logoreci. Mëria, mllefi (siç edhe dashakeqsia) dhe urtësia, arsyetimi i urtë janë veti që janë brenda në natyrën e qenies njerzore dhe të pretendosh që tia shkulësh këto, ose tia kultivosh vetëm njërën, bie fjala vetëm urtësinë (duke ia eleminuar komplet mërinë dhe konvertuar në “urtësi” 100%) në mënyrën absolute “në instancën e fundit”, kjo do të ishte e pa mundur, përveçse me prerjen e jetës… Përveç vetive e karaktereve njerzit kanë edhe shije e përceptime nga më të ndryshmet, deri edhe diametralisht të kundërta. Mua po më pëlqen të citoj Platonin, me një episod jete të “Sokratit në burg”: “Sa e çuditshme duket se është ajo gjë, të cilën njerzit e quajnë e këndëshme dhe sa ngushtë është lidhur kjo me atë që duket si e kundërta e kësaj, dmth me atë që quhet e hidhur; këto me të vërtetë nuk duan të qëndrojnë bashkë tek njeriu, e megjithkëtë po ta kërkosh e po ta gjesh njerën nga këtë, detyrohesh pothuaj të marrësh edhe tjetrën, pikërisht sikur të ishin dy gjëra të ngjitura e të bashkuara në një majë….Perendia deshi ti pajtonte këto dy gjëra që luftojnë në mes të tyre, por meqënëse nuk mundi tia arrinte qëllimit, majat e tyre i bashkoi në një; kështu që me t’u shfaqur njëra, vjen më pas tjetra”. (“Proza antike greke”, 1974, f 106) Shihet se për grekët antikë perendia Zeus i kishte lënë plot gjëra ashtu siç i kishte gjetur dhe nuk ishte i plotfuqishëm ti jepte njerëzve vetëm të mirat dhe tu eleminonte të këqiat. (Dikush thoshte se në rendin hierarkik kishte edhe një numër zotash më të mëdhenj, se vepronin edhe forca si rastësia, domosdoshmëria, fataliteti etj) Kështu ngjet pak a shumë edhe me dijen e injorancën, me frikën e trimërinë, bile shumë mendojnë se frika dhe injoranca kanë lindur më përpara se trimëria dhe dija. Një filozof u shpreh se “injoranca e shitur për dije dhe e shoqëruar edhe nga një trimëri fodulle, do ti shkaktojnë shumë të këqia botës edhe për shumë kohë”. Ka shumë të kundërta që bashkjetojnë, psh krahasoni bashkjetesën e poleve plus e minus te magneti, ngarkesave pozitive në bërthamë e negative të elektroneve dhe e kundërta te antilënda. Ndarjen e të mirës nga e keqia, as qytetërimet e lashta indiane, egjiptiane, kineze, asirobabilonase, helene dhe ato monoteiste, nuk e zgjidhën dot, sepse edhe këto bashkjetojnë dhe të këqia do të ketë edhe në të ardhmen, sado që përpiqemi ta eleminojmë të keqen. Duke përdorur një shprehje tuajën z. Topçia, nqs nuk e keni harruar, po them edhe unë: “Kështu e ka jeta”. (E kam ruajtur atë letër replikën e shkruar dhe të firmosur nga ju, ku më bënit, ku përveç faljes dhe urdhërave edhe nënkuptime penale…) Në fetë e vjetra kishte pasur edhe njerëz që ishin ngjitur në Qiell për të sjellë vetëm të mirën, por pa sukses, kishte pasur edhe njeri të ngjizur pa asnjë kontakt njerëzor si Mitra persian, (para Jezusit) që edhe ky kishte kryer një mision qiellor pa sukses. Tashti ju doni ti fshihni me tuk buke këto? Sikur të mos kishin ekzistuar? Po në ç’kohë e në ç’vend jetojmë?! Lukiani, Volteri i antikitetit, (që ju mbase nuk e lexoni se bini në gjynah) dallonte në kohën e tij edhe se “Marrëzia, ka fituar qytetarinë e nderit në tërë botën”. Pyetjes “ç’janë njerëzit”, Herakliti i lashtë i përgjigjej: “Janë zota të vdekshëm”, ndërsa pyetjes “ç’janë zotat”, i përgjigjej: “Njerëz të pavdekshëm”. (Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, 1979, f 317, “Shitja e jetëve në ankand”.) Tërë këto mendime si dhe shumë arritje madhështore shkencore njerëzore, sado që quhen si empirike, fillestare etj, njiheshin qysh nga antikiteti dhe na mahnisin edhe sot. Besoj se e kuptoni që këto i përkasin një kohe shumë shekuj përpara shek VI të Arabisë, kur atje, siç thotë Kurani a.s. zbritën edhe një sasi dijesh në përgjithsi dhe një sasi parathënie dijesh të ardhshme, të gatshme nga All’llahu xh.sh. Qiellor, që u kapën nga aparati trunor marrës dhe rregjistrues telepatik i njeriut tokësor Muhammedit a.s. i cili për më tepër nuk dinte as shkrim e këndim. Siç dihet, shumica e “dijeve shkencore të parathëna me fjalë të përmbledhura”, për arësye objektive e të kuptueshme nuk do të zbuloheshin nga “populli i zgjedhur”, madje u zbuluan pavarësisht Kur’anit a.s. nga shkencëtarë që as nuk e dinin se këto zbulime shkencore kishin “zbritur” më përpara me Kur’anin a.s. të myslimanëve. Në saje të shkencës moderne, janë bërë e po bëhen të kuptueshme, dhe të zbërthyeshme edhe vetë “dijet shkencore të parathëna”. Sigurisht se duhet të jesh tepër idiot a trashaman, a injorant a si ta doni quajini, po qe se kërkon të denigrosh e nënvlehtësosh edhe kontributet shkencore e kulturore të popujve arabë, në kontributin e përbashkët botëror, siç bëri psh gazetaria me famë O. Falaschi ose siç bëjnë disa të tjerë… E po kështu e ka kjo natyra e bota jonë, ka ide, ka materie e ka (në shek e XX u zbulua) edhe antimaterie. Idea e materia bashkjetojnë bashkë megjithse njerzit grinden se kush e zën vendin e parë, nga këto të dyjat dhe se kush e gjeneron tjetrën. Mirpo tash ka edhe një problem se antimateria nuk bashkjeton me materien, sepse ndodh proçesi i antihilimit, kësisoj o rradhitet vetë e para, ose ja lëshon parinë materies dhe mesin idesë e vetë shkon në vendin e tretë. Por do të thoshim se në një pikë mund të bashkohen më shumë se dy vetira, përceptime etj, po ashtu siç na ngjet në gjeometrinë relative, ku nëpër dy pika kalojnë një numër i pa fund drejtëzash, apo se dy drejtëza paralele ndërpriten etj. Kjo do të thotë se ka një numër ndërlikimesh bashkjetesash e mosbashkjetesash, sipas konditave specifike etj, etj. (Kapërcim pindarik) Nga sa duket me vendim të brendëshëm të Partisë Rimëkëmbja Kombëtare, nga kryetari Baleta, antarët e Byrosë Politike dhe nga effendilerët e tjerë të kësaj partie (që na kujtojnë ato P.M-L të Rexh Bërxhit të Anglisë, Fosko Dinuçit të Italisë, Halilit të Tufanit të Iranit e P.R.K e Aiditit të Indonezisë etj, që ua njeh mirë lëkurën ish hoxhiani M-L-I Baleta) mqs nuk e durojnë dot fjalën e mendimin e lirë dhe alternativ, mqs nuk mund të bashkjetojnë në pluralizëm mendimor, e me shkencën përparimtare ndryshe “Dijes” së tyre, kanë urdhëruar që në Shkodër duhet të shtypet mendimi i lirë, shoqëruar edhe me kërcënime penale e me pasoja të paparashikueshme, ose me masa që “kundravajtësit e ligjit (cilit?!)” duhet ti mbrojë Garda e Republikës… Por mqs “provat materiale dhe shkresore” nuk u gjykuan të mjaftueshme, dhe u pa gafa e shpërthimit histerik të mllefit fanatik e anakronik, fabrikimin për ca “justifikim të mllefit” ja ngarkuan me sa duket z. Nuh Topçia, që po nxjerr disa seriale letërsi-historie, te Rimëkëmbja nën titullin “Mllefet e Shqipërisë Etnike”, ku përzien mbarë e mbrapsht nën të njëjtin titull e kut këndvështrimi të gjita shkrimet e autorët dhe ku i rekomandon atyre pikpamjet e veta dhe të partisë R.K.SH. Unë edhe z.Topçia e kemi pasur një farë ndeshje letrare dhe për “kapërcimin pindarik” ma ka vënë një si “dobët”, vetëm për tre rreshta, megjithse pa ato tre rreshtat më kishte vlerësuar paksa më përpara me një notë mjaft të lartë… Ndodhi kështu. Në gaz. Rimëkëmbja, dt 12 Shkurt 2002, Z. Nuh Topçia, kishte shkruar një artikull, ku shprehte pikpamjet e tij për një sërë çështjesh, (ku hiqej edhe sikur e kishte një lloj autorizimi si përfaqësues i Myftinive të Lezhës dhe Shkodrës) ndër të tjera edhe për problemin se nëse kishte objekte kulturore, arkeologjike, ish kisha etj, nën objektet e kultit islam (pse jo edhe nën kishat kristiane), këto duhej të mbeteshin nën tokë e në qetësinë shekullore të harresës e të pa zbulimit, mohonte edhe detyrimin e pronësinë shtetërore për rastet madhore, fantazonte se në Shqipëri po projektoheshin kryqëzata për konvertimin dhe poshtërimin e myslimanëve etj, dhe madje hidhte edhe nënkuptime kërcënimesh me “saladinët e rinj”, nqs nuk do të veprohej sipas ideve të parashtruara nga ai. Z. Nuhi më hidhte bile edhe dorashkën për një polemikë në të gjith gjatësinë e historisë, si një biçim ndeshje kalorsiake mesjetare “fitues a humbës”, rekomandonte edhe citimet nga “autorë të besueshëm e autorë të pa besueshëm”!Z. Topçia ankohej se klerikët katolikë kishin thënë një meshë e kishin bërë një përkujtimore për heroin tonë nacional (në shek XV nuk ekzistonte termi “kombëtar” z. Nuhi, prandaj edhe mos u hidh aq përpjetë. “Heroi nacional” e quante edhe në shek XVII, Frang Bardhi.) Gjergj-Skender Beu Kastrioti dhe se nuk i kishin thirrur edhe klerikët myslimanë synij e bektashinj e ata ortodoksë, dmth të organizohej një përkujtimore e përbashkët fetare islame e kristiane, sipas idesë së Topçisë. Topçia njeh si tre fe kreyesore, në Republikën e Shqipërisë, e jo si katër apo dy, ndërsa për laikët jo fetarë, as që diskutohet, Topçia nuk hap aspak vend, janë jashtë ligjit!…Nuk them se isha në kundërshtim total me të gjitha sa shkruante autori e as dëshiroj ti hyj asaj ane, sepse personalisht nuk jam besimtar dogmatik as i kristianizmit e as i islamizmit dhe as i çdo feje mono e politeiste. Unë besoj në shkencën e pastër të njerzimit. Kjo meqënëse z. Nuhi, mësuesi në pension i letërsisë, ka pasur si dëshirë të dijë pak më shumë rreth meje, duke u interesuar poshtë e përpjetë.Një shkrim tip artikull, diskutim (“Të shpëtohen dhe të rehabilitohen monumentet e kulturës me rëndësi mbarënacionale, ballkanike e evropiane”) me një temë që kalonte tangent edhe në një linjë të tillë, unë e kisha shkruar për gaz. “Shqipëria Etnike”, por z. K. Kapinova (që ishte aso kohe në redaksinë e të dy gazetave) e kishte transferuar tek fletoria “Illyricum” dhe me këtë rast tre rreshta që kishin qenë në origjinalin tim në shënimet me një *, poshtë tek referencat, ky gjatë hedhjes nga disketa i kishte kaluar sipër me kllapa, sipas një zëri tjetër në disketë. Kështu kjo pjesë, sado që ishte me kllapa, mund të jepte përshtypjen si një pjesë integrante e tekstit. Kjo pakujdesi e Klajdit, kishte shkaktuar reagimin e z. Topçia, sepse ky edhe me pak tendencë të ekzagjeruar e interpretonte sikur i gjith ai shkrim ishte bërë si në funksion të tij. Topçia që sa duket mezi e “priste halën në përpeq a si thonë edhe sherrin në Sherihat”, i dërgoi një Replikë dy faqëshe të daktilografuar asaj redaksie, ku edhe e tejkalonte temën konkrete me leksione palestineze e moralizime të etikës etj.. Fletoria nuk kishte as vend e as dëshirë për t’ia botuar z. Topçia sëpaku një pjesë të replikës, madje edhe nga përgjigjea ime, ku i kërkonja falje vetëm për njëfarë tejkalimi të mbiemrit të tij si një figurë letrare dhe jepja edhe sqarime, zgjodhi vetëm nja 5 copë rresht pa sqarimet dhe aq. Po i citoj ato tre rreshtat me të cilët ishte irrituar, sidoqoftë pa shumë mllef aso kohe z. Topçia: “Më në veçanti z. Nuh Topçia dhe “topçinjve” që janë mbas tij i kujtojmë se për kujtimin e Saladinit legjendar të ish kryqëzatave feudale evropiane, ka respekt e gjith bota e qytetëruar, për pjesën përparimtare të tij, ndërsa për ata “Saladinët e rinj kërcënues shqiptar”, mund ti kujtojmë se “Brigata Saladin” është një brigatë terroriste palestineze”. Turp or burr të krahasohet situata e Shqipërisë së shek XXI me kohën e kryqëzatave fodulle, të egra e të fantaksura kalorsiake evropiane “për çlirimin e varrit të Jezu Krishtit” e me Palestinën. (Unë kam shkruar edhe një shkrim për kryqëzatat fodulle evropiane mesjetare e edhe për ato islamizatat, jo më pak fodulle etj.) Z. Topçia, atëhere shprehej se nuk e kishte dëgjuar ekzistencën e një brigate të tillë palestineze, që unë me shumë ndershmëri i them se e kam dëgjuar sipas televizioneve të huaja. Shpresoj tani se duhet ta ketë dëgjuar, a mbase të paktën ka dëgjuar se megjith kauzën e drejtë për një atdhe e shtet palestinez, hezbollahu i kamikazeve psh është organizatë terroriste, madje edhe ai Arafati Nobel i Paqes, nuk parapëlqehet dhe jo rrallë akuzohet edhe si terrorist. Edhe unë mendoj se edhe Izraeli përdor mjete të terrorizmit shtetëror etj, por edhe ai e ka të drejtën për shtetin e tij, apo edhe ti nuk ia jep?! Sidoqoftë mor bashkqytetar, ti mbaj mëndjen tande, as të imponoj e as mos kërko të më imponosh, pijmë nga një kafe e as i hapim fare këto muhabete, sepse politikën e madhe botërore e bëjnë të tjerët pa na pyetur as mua e as ty. Në lidhje me atë pikën konkrete të monumenteve kulturore, për kërkimet arkeologjike, të rëndësisë së veçantë vetkuptohet, nën objektet fetare kristiane e islame, unë përsëri i përmbahem mendimit që e kam shkruar se klerikët (myslimanë e kristjanë) i kanë aq mend sa të merren vesht vetë dhe me shtetin, pastaj ka edhe shtet shqiptar që i imponon edhe ata kur nuk janë sipas ligjeve (sepse ky shtet do të bëhet dikur), dhe se tek e fundit edhe për këto, s’po na pyet (në daç edhe s’na pjerdh) kush as mua e as ty. Mirëpo a nuk do të ishte mirë që ju mësuesi pensionist i letërsisë, po këto moralizime e rregulla etike, po atë fjalinë për “fjalë fyese që përbëjnë motiv penal” t’ia kishit drejtuar edhe ekipit të Rimëkëmbjes e Baletës, ku jo larg por vetëm nja dy fletë më tej se ai artikulli juaj, te f 7 e Rimëkëmbjes shkruhej: “Topi i PD-së ia bëri “BAM” në “Parlamentin e Dushkut”…Ba-Miri, “topçi pa gjyle”…”Top” e “topçinj”, “marifet” e “marifetçinj”…dhe Laço Partia është bijëz e ..” Rimëkëmbja e Baleta e kishin të drejtën ta kthenin “Topin e PD-së edhe si zanatli-marifetçi topçi pa gjyle”, pa qenë fare si topçi…?! Siç e shihni unë te gazeta juaj e mësova atë figurë letrare dhe gjithashtu në mënyrë absolute unë nuk ju kisha cilësuar juve si “laço-palaço politik”, por ata kristjanë dhe myslimanë që sajonin pretekse “me vet benzinë e shkrepse në dorë” (siç qenë ca episode në Shkodër), për të hapur polemika e vetsajime preteksesh sherri dhe aq më tepër kur këto i sajonin disa persona që njihet se sa pak të besueshëm janë… Por, tashti po shoh e po më duket (qofsha i gabuar) se ju nuk e kishit hallin te gjoja “ofendimi nga mbiemri”, por tek ato që juve i definoni si “shkrimet e mia me kërkesa të vrazhda e detyrime imponuese” etj, etj. Kërkesën, psh për një ditë/date çlirimi nga okupacioni turk e quani ju si “të vrazhdë e imponuese”?!! Apo mospasja e një dite çlirimi nga Turqia është një diçka tepër paradoksale, në një kohë kur po zhvillohet gjith ajo polemikë mbarëkombëtare tash 13 vjetë, për ca orë midis 28-29 Nëntorit 1944, kur dihej si drita e diellit se ushtria turke nuk doli nga atdheu ynë as më 28 Nëntor 1912, por andej nga fundi i 1913, madje edhe diçka më vonë, po qe se do të bazoheshim tek ajo “llogjika e parametri i ushtarit të fundit gjerman të kronometruar…” Sidoqoftë unë nuk kisha kërkuar as kronometrimin. Ju, më ndaloni edhe ta them mendimin tim të shkruar, në një gazetë që nuk është e juaja?! Kaq sa për atë monë e shkuar. “Me urdhërin e Partisë R. K. M-L-I”? Më ngjan se e pata lexuar diku se për “Mllefet e Shqipërisë Etnike” kishte premtuar se do të merrej vetë Babai i Madh i Rimëkëmjes Kombëtare. Në fakt ai ishte marrë disi, por fjala ishte për një nga ato serialet e gjata e me disa Shtojca nga pas “shterruese” (mi jep tre dit uha, ta thaj plakën me gjith çka ka). Por, ja se si qëlloi që babait i hapen polemikat me gjithkend që ti dalë përpara, si ajo skema e reaksionit bërthamor zinxhir dhe për fat të keq nuk iu ndodh koha e nevojshme, pastaj edhe nuk ia vlente të merrej ai me “ca të vegjël katolikocentristë shkodre”. Ai erdhi një herë “me kasetë” në Shkodër, urdhëroi përdorimin e termit “mllef”, “zbuloi një agjenturë të paguar nga Vatikani”, anulloi një Intervistë të tij te “Shqipëria Etnike” me z. S. Pepushin e z .F. Kulli, pasi e këshilloi dhe informoi sejmeni i tij “se binte brënda me këmbët e tia me atë intervistë”, dhe rekomandoi me një shtesë edhe një mënyrë se si bahen terbiet këta qafira te TV-1. Dhe kështu ndodhi që këtë barrë, Partia e Ri. Kome-iniste Enveriste ia ngarkoi ish mësuesit të letërsisë në kohën e Partisë. Me këtë rast ky mendoi ta shtonte edhe pak atë fondin e vogël të studimeve personale kombëtare rimëkëmbase, e dora dorës për ndonjë libër me financimin e Rimëkëmbjes Kombëtare dhe Umatare. Meqenëse edhe Presidenti i Republikës si babaxhan plak e konsensual e përdori pikërisht termin “mllefe”, për “harrimin e hedhjen pas shpine të mllefeve të vjetra e të reja reciproke” dhe se po këtë term e kishte urdhëruar edhe Baleta, edhe z. Nuhi e preferoi po këtë term qysh te titulli. Mirpo z. Nuhi i sheh “mllefet” mbarë e mbrapsht vetëm tek pala tjetër, sepse veten e mban të përsosur e të ç’mllefosur dhe se për eleminimin imediat të mllefeve të palës tjetër rekomandon ato mendimet e mënyrat e tia: fillimisht hipokrite a në daç edhe jezuitiste mesjetare e pastaj edhe ato të “sala-dinëve hezbollahë ”. Nuk besoj se z. X i nderuar është aq i mllefosur, sa që pretendon të luajë edhe rolet ekzekutive të zyrës së çensurimit të shtypit e mendimit të lirë në teritorin e rrethit të Shkodrës. Mirpo z. X tashti po kërcënon, madje edhe “lan duart” se nuk mban asnjë përgjegjësi për fanatikët sala-dinistë a Sadam-nistët dhe kësaj realisht i thonë “na gjylet z. Topçia, nga Tophaneja ime dhe futjau me mllef”…! Ju kujtoni se ne rrojmë e bajmë hije në saje të asaj “tolerances suaj që e keni me bollek etj”, koncept që ju ka ngelur i memorizuar qysh nga koha kur paraardhësit “500 vjet kishin rruar me pahir, lidhur këmbë e duar me zinxhirë?! A po ju doni atë historinë e ish Parajsës para reformave të Tanzimatit të S. Frashërit, kur çdo gja ishte “ marë e mirë”e pa mllefe, me ligjet e Kadiut dhe “Par ordre du Mufti”…?! Shkrimet e mija nuk janë ilegale, ato kanë emërtesën dhe emrin tim, ju po patët replika me kulturë bëjini dhe madje ti botojnë edhe te Sh. Etnike. Tek kjo gazetë i kanë botuar jo vetëm replikat por edhe shkrime ku parashtrohen edhe idetë e mendimet islamikocentriste e umetocentriste. Sa për dijeni, Z. Nuh, unë në mënyrë absolute nuk baj avokatinë e atyre që shkruajnë për e me mllefe. Unë përfaqësoj veten dhe nuk futem as te kristianocentristët e as te islamikocentristët, mua më intereson mendimi i lirë, shtypi i lirë. Jemi republikë pluraliste politike e mendimore moderne evropiane, jeni ju për këtë lloj republike? Apo jeni për ndonjë tip republike a sulltanati islamik, apo edhe diktature fashisto-latino amerikane edhe komuniste enverhoxhiste ekstremiste, ku ndalohen shumë e shumë gjëra (?), dhe ku effendi X-sët mund të deklarojnë si një personazh i Lukianit, plot 8 shekuj përpara: “Jetoj në një qytet-shtet që e kam themeluar vetë, zotëroj një republikë të një tipi të ri dhe ligjet i bëj vetë siç ma pret mendja mua”. (“Vepra të Zgjedhura, 1979, f 317) Sa për kuriozitetin e mësuesit të letërsisë, po i kujtoj se në Evropë në shek XIX, vëllezërit Bauer, botuan një libër kritik ndaj Biblës, ku gjenin me qindra kontradiktoritete e thënie sofiste. Libri u botua në Gjermani, megjithse aso kohe liria e shtypit dhe e mendimit të lire atje ishte në fazat e para. Sa shpejt i harrove ato fjalët që ti vetë mi ke shkruar për lirinë e shtypit e të mendimit të lirë?! Të uroj punë të mbarë e jetë të gjatë. -vijon- Agron LukaHistoriku i Dioqezës së Sapës Fjalori shqip është shkruar më 1635 dhe ribotuar në Paris më 1932 Këtu këtej, per mâ se 50 vjett, heshtin dokumentat per ipeshkëvijt e Sapës; nji me thanë nuk permendet. Kjo ndoshta nji rrjellë e atij vjetit të mjeruem kuer Sulltani, me 1502, u bâ zot definitiv i të tanë mbarë Shqipnìs. Ket heshtim e then Jossol Bardhi (1578), i shpije së Bardhaj së Sapës. Tetëdhete vjettsh u bâ ipeshkev. Para se me ardhë në selì të vet, tu’e pà se dieçezi kishte nevojë të madhe për Meshtarë, lypi e pat diplomen prej Gregorit XIII, me të cillen i u dha pushteti me u u dhanë urdhnin e Meshtarìs të gjith Xhakonave, pà mbâjtë aspak shka cakton Kanuni per kah mosha e koha, mjeft qi t’ishin 22 vjeçarë, etj. Papa i perkrahi edhe Gjon Maria Barabbia-n, prift ragusan, qi t’i u bâte ndimë me këshìll e me punë. Mbas 4 vjettsh ipeshkëvijet Jossoli diq, me 1582. Ipeshkëvijt qi, mbas Jossol Bardhit, i dha dieçezit shpija e Bardhaj, janë: Nikoll Bardhi, Gjergj Grili, e Frano Bardhi, të cillët ndjekin mâ vonë. Jossolin e ndoq, nji vjete mbrapa (1583) Gjergj Palma, kanonik e Primiçer i Metropolit të Tivarit. Kje 50 vjetsh kuer u bâ ipeshkev, e pat dispensacjonin prejse nuk ishte doktor as i aprovuem. Nen sundimin e Gjergjit nuk thohej mâ Mesha as nuk u bâjshin funkcjone në kishen katedrale të Shë Mëhillit, së cilles disà kohë perpara i a kishin rrenue nji pjesë të pà-fét, por në kishen e Shë Gjergjit, të njajtit qytet të Sapës. Me 1594 u naltue në ketë selì, i lypun prej popullit, Nikoll Bardhi, i sapas, i cilli kishte lé me 1551. I sundoj dû dieçezet kund 23 vjett, tu’u dhanë per së fortit me rritë fén në popull të vet, nder sà të vështira e mundime. Në rasë qi vizitote dieçezin me 1609, si i u afrue Shkodrës, e xûne Turqit e nuk e lëshuene veç me të holla. Se në ç’vjetë diq nuk mund të caktohet. Ndersà Nikoll Bardhi sundote në Sapë, i nipi i tij Gjergj Bardhi (Grili), shkollàr i kolegjës Klementine, vikàr i dieçezit të Zadrimës, sherbete në kishë të Shë Mitrit në katund të Kryethës (Dajç), e Emz. Marin Bizzi, argjipeshkev i Tivarit, vizitote prej anet të Papës, dieçezet e Shqipnìs. Se shka shkruen Bizzi per Zadrimë e famullina të saja mundet m’u lexue në “Zani i Shna Ndout”, Ndanduer 1918 e mbrapa. Në vjetin 1620 ndoq Simon Gjeçi, i lém në dieçez t’Arbënìs. Xûni me nàm në kolegjen greke të Romës, e mbas gjashtë vjet meshtarijet kje shugurue ipeshkev n’atë kolegjë prej Kardinal Ginnasi-t, t’u u gjetë per anë Marin Bizzi, argjipeshkev i Tivarit, e Herkul Vaccari, argjipeshkev i Bosnjes. Në relacjonin qi dha Kardinal Aldobardini, në rasen e zgjedhjes së Simonit, htotë se kisha e Shë Gjergjit, në qytet të Sapës, ishte atëherë katedrale, porse, si në Sapë ashtu në Sardë, nuk kishte kurrnij banuer, e të tanë dieçezi njehëte 10.000 katolikë. Âsht çudë qi kisha e Shë Gjergjit në qytet të Sapës katedrale, e në Sapë kurrnji banuer. Më duket si me kenë bâ nji nderlikim ndermjet të qytetit të Sapës proprie dicto e të rrethevet qi pershìn famullija e Shë Gjergjit aty-pari. Mos me pasë kenë kurrkush në famullì të Shë Gjergjit në Nenshat, si kishte mujtë me ndejë ipeshkvi aty vetem me katedrale? Simoni s’e mbushi nji vjetë e u dà prej së gjallëve, tu’i a lëshue selìn Pjeter Budit (1621). Budi kje prej Gurit të Bardhë, nder vise të Matit, në dieçez t’Arbënìs, prej dere së motshme Budi, e kund 55 vjetsh u bâ ipeshkev. Pat zânë në Kolegjen illyre të Loretit; kje famullitàr në qytet të Prokopjes, në Serbì, e per shum vjett Vikàr i pergjithshem i dy argjipeshkëvijve. Por nuk ngiati ipeshkev as dý vjett, pse tue kalue Drinin (në Và të Vjerdhës, si thotë gojëdhana) u mbyt mbrendë, sikuerse i bàn me dije, në vjetin 1623, Kongregacjonit Shejt Domenik Andreassi, ipeshkev i Shkodrës. “Librat mâ të motshem, qi janë shkrue n’alfabetin latin, janë ata të Budit; por mjerisht librat e tij gjith kanë hupë, posë perkthimit të doktrinës së krishtenë të Kardinal Bellarmino, prej së cillës na ka mbetë vetun e treta dorë e botueme në 1664, qi gjindet fort ràll… Faik Konitsa pat gjetë në Paris edhe nji tjeter liber të quejtun Speculum Confessionis in Epirotarum linguam a Petro Budi, Episcopo Sappense et Sardense translatum. Libri â formatit XII me 408 faqe e âsht botue prej Propagandës në vj. 1621. Por prej këtij libri vetun kjo copë qi kà gjetë Faik Konitsa e tjeter nuk njihet.” (Leka, 1930, Nr. 4, fq. 97). Shif edhe artikullin e D. Ndré Mjedes: Leka, 1932, Nr. 7-8, fq. 220. Të Budit kena edhe nji leter shum t’ineressantshme, qi prej Romet i a shkroj Kadrinal Gozzadini-t, në të cillen tu’i a shtrue gjendjen e Shqipnìs, i diftote se sà me pak kishte me mujtë Papa Shejt m’e pshtue Shqipnìn prej Turkut. Ky dokument doli në të Perkoëshmen “Perparimi”, Fruer, Marc, Prill, Màjë, 1914. Mbas Budit del prep nji i shpije së Bardhaj së Sapës, Gjergj Grili, i biri i të vllaut Nikoll Bardhit, i cilli u bâ ipeshkev në vjetin 1623. Këndimet i pat bâ në Loretë e kje Vikàr i pergjithshem i ipeshkëvit të Stefaniakës në provìnçje epirote të Rodonit. Ky kje i pari qi mori në dieçez të vet dy françiskâj misionarë, e kështu xûni fìll misioni i françiskanëvet në Shqipnì. Puna nodhi në ketë mënyrë: në sà Gjergji gjindej nji herë në Romë, mori vesht per vyrtyte e zéll apostolik të P. Bonaventura da Palazzolo; këtij i a paraqiti nevojët e mëdhaja të Kishës shqiptaer, tu’i lypë dy freten. Nuk ngiati e u dekretue misioni i françiskanëvet në Shqipnì, me 1633, vjeti XI i pontifikatit t’Urbanit VIII. U zgodhëne 11 regulltarë, due me thanë 9 meshtarë e 2 lajka, të cillët kah fillimi i Shtatorit të 1634 u nisëne prej Italijet. Si mërrìne në Ragusë, dikush u mundue me u a mbushë menden qi mos t’udhtoshin mâ pertej, kuerse vështirsijnat ishin të mëdhaja per së tepërmi me hîe në Shqipnì, e po kje edhe se hîene, s’kishin per të mujtë me ndêjë, mbassi fanastismi i Turqvet ishte në kulm. Aty i kaluene nett e apostullimit të vet në pendesë e në vobsì. Prej vobsijet nuk mujtëne me qindrue mâ, por ràne në Troshan, e kjene pritë me nàm e me shum bujarë prej famullitarit të mirë të Troshanit, Dom Prendit. Në Troshan, mandej, u u kje falë nji vend prej familjes buajre së Todrit, ku ngrehëne hospicin e parë. Gjergji, mbas 12 vjettsh, kje naltue prej Urbanit VIII ne selìn metropolitane të Tivarit. Me të shkuem të tij ndoq i kushrini Frano Bardhi, me 1635. Frania pat shkrue nji liber mbî Skanderbegun, si edhe nji fjaluer latinisht e shqip: Dictionarium Latino-Epiroticum, 1635. Ky âsht fjalori mâ i vjetri në giuhen shqipe. Mario Roques ket fjaluer e ribotoi në Paris, në vjetin 1932. N’ipeshkvnì të Sapës permendet krahina e Spasit e thohet se Sapës i perkitëshin kishët ndermjet të lumit të Goskës e të lumit Lumi, due me thanë “Sh’Illija i Pistës, Shë gjoni i Mëgullës (Medula), Shë Mërija e Shë Mërijs, Shëna Kryqi i Kryqit, Shë Sebastiani i katundit të Shtanës (Datana), Shë Barbara e Shkjejës, Shë Shtjefni, e Shë Mitri i Spasit, Shë Ruena e malit të Ruenës, e ndonji kishë tjeter qi të nodhet ndermjet të kufijvet të syperthanun”. “Të gjitha këto kishëna, qi disà nder ta mund t’identifikohen, do të kjene në krahinen e Malit të Zi, qi kufizon në njenin krah me Mirëditë (vendi i Fandit) e me Lumë, e âsht në të gjith bregun e shmâjt të Drinit, qyshë prej Vaut të Spasit e gati deri tu Ura e famëshme e Vezirit”. Por prej atij dokumentit shifet edhe se degamen e kufijvet e ngrehi Frano Bardhi, e duket se pat në sŷ sidomos katundin (lagjen) e Bardhaj në Kallmet, persé n’ato letra thohet se ipeshkëvi i Sapës i a lëshoi kujdesit e sundimit të Perndritshmit e të Pernderueshmit ipeshkëvit të Leshës e ndjekësve të tij të gjitha kishënat e tjera të shenjueme në fleten e syperthanun, e sidomos katundin e quejtun Bardhaj, në kishen famullitare të Kallmetit, etj. Këta Bardhaj mundet t’jenë kenë të fisit të Frano Bardhit, të ràm, dikuer, prej Bardhaj së Sapës aty në Kallmet. Edhe sod aty n’at vend të Kallmetit gjinden Trojet e Bardhaj. Me dekë të Franos, qi nodhi gati mbas nandë vjettsh ipeshkëvijet, lypi me ardhë prep në ketë selì Gjergj Grili, e kje prue nëvjetin 1644. Në sinoden qi mlodh qiti disà dekrete teper të randa per misione të Françiskanëvet, si, prà, aj vet kishte marrë. Por mandej, tu’e peshue punen mâ mirë, i hoq ata dekrete. Nuk jetoj veçse dy vjett. U smue e lëngoj per shum muej, deri qi diq, pà pritë nd’odë të vet, tu’i a lëshue kamben Simon Sumës, me 1647. Simoni xûni, n’e rì, në kolegjen Loterane, mandej u bâ françiskan, ku kje Minister Provincialis e predikatàr në zâ. Por tek sa erdh në dieçez i u desht me ikë. Vlote n’atë kohë, ndermjet të Turkut e të Venedikut, lufta e Kretës, qi kishte mârrë të hapun edhe në Dalmacje. Shqiptarët, tue dashtë me i dalë doret Turkut e m’u bâ Venedik, filluene, aty-këtu, me çue krye, per me i u pregatitë njij kryengritjes së pergjithshme. Por me Valìt e Turkut u kujtuene me kohë, shutitëne kryengritjen e nisëne me kerkue shkaktarët, tu’ia vû sŷnin, posë sà tjerëve, edhe ipeshkëvit të Sapës. Prandej ky, bashkë me ipeshkëvin e Shkodrës, ikëne në Venedik. Ndêj sà ndêj Simoni atjé pà punë, tue lypë herë nji selì heri nji tjeter mâ të sigurtë, deri qi Kongregacjoni Shejt e bâni me nenshkrue dorëhjekjen prej dieçezit të Sapës, me 1655. Me ketë nderkohë administrimin e Sapës e patëne ipeshkëvijt e Leshës. Së mbramit Simoni e hoq frigen e Turkut, e me lêje të Papës erdh prep në dieçes të vet. Tue vizitue dieçezin, me 1659, e xûne Turqit, por kje lëshue, nuk dihet a me të holla a jo. Simoni diq kund para vjetit 1673, e në ketë vjetë u vû Shtjefen Gaspari, i kruetanë, i cilli xûni n’e parë në kolegjen Loretane, mandej ne kolegjen Urbane të Romës. Si këtheu në Shqipnì, kje bâ Vizitator Apostolik i dieçezevet të Shqipnì. Visitimin në dieçez të Sapës e filloj me 6 Ndanduer të vjetit 1671 e e mbaroj me 30 Ndanduer t’atij vjeti. Si mbas statistiket të Gasparit dieçezi atëherë numroj 1075 shpì me 9226 frymë, e 22 Meshtarë. Kuer u zgodh ipeshkev pat mâ se 60 vjett, e tridhet e sa vjett meshtarijet. Diq me 1680. Dý vjett mbrapa (1682) del Martin Jeliq, prej Spicit në dieçez të Tivarit, i cilli diq mbas tri vjettsh. Ket e ndoq, me 1685 Gjergj Teodori, prift i dieçezit të Sapës, i cilli kje e vûni dorë në Konçilin e Parë të Shqipnìs. Sundoj dieçezin per mâ se 20 vjett. Gjergji, me shum giasë do të jetë kenë i fisit të Todrit, në Troshan. Don Gaspër Gurakuqi, 1941 DITA ERRET ME KRISMA Njëmijë shpirt janë pak. U përkujdesën për mua. Nuk donin të rrëzohesha në këtë rrugë të përbaltur e me gropa pa numër. Ah, ataku i fillimit. Babai. Punëtori i botores. I mirëmbajtjes së rrugëve, është më mirë me thënë. Meremetonte rrugë edhe për mua, Kolombin e nesërm. Err e terr në trasenë e xhadesë, i pahajri e di sa të gjatë. Laku nuk bëhej nyje këtu. Deri në mesnatë bujk. Për jetën e prindit e aq më pak atë të bashkshortit, i mbetej krejt pak kohë. Atë grimë e vriste e ngjallte prapë. Nuk është më. Fryma e fundit i prehet në Parajsë. Qe njeri i Zotit. Jo, rob ! Besonte dhe shpresonte te krijuesi i qiellës e i dheut. Anipse iku. Teembramja kush i shpëtoi vikamës së vdekjes ? Lama e kosës së saj u mpreh për miliarda gjallesa në rrokopujën e arratisë së mileniumeve. Nuk i bishtnoi gati askush. Përveç Jezusit. I binte pragut. Nuk jam i sigurt në e dëgjonte dera. Ej, zotëri të paça, mbaj krahun ! Kë qortonte zëri i tij i tunxhtë ? Ku i dihet pse pati këtë tingëllimë ! Ah, mbase ish krushk me nikotinën ! Shtegtarët e rradhës ? Këmbësorë a kalorës mbi “bianc” a “robustë”. Nuk deshi të përjetonte as edhe një përplasje. Soditi, një, dy…Mjaft më ! Krahu i djathtë, do s’do ti o njeri, duhet nderuar. Jo me grusht. As me dy gishta. Homeri e dinte këtë. Prometeu eci jo vetëm në këtë krah. Laokonti nuk i bëri bisht. Doni shembuj të tjerë ? Mund t’ju sjell disa, por e di, s’ka ç’u duhen. Kemi të njëjtin mendim. Si për farën e grurit që hedhim vitpërvit në bokërrimat tona para brymës së parë. Për ku hepohet ajo udhë hollake që rreket t’i njësojë paretet e mbrapshta ? Naivitetit fëmijëror i përgjigjej shpejt : Te dielli. Te dija. Te Jezusi. Edhe tek Nënë Tereza të çon. Mjaft punove për sot. E sheh gjoksin e Krajës matanë liqenit ?Flakëron. Ke mot të kthjellët nesër. Lëshoma mua karron e dorës. E shtyj unë. Nuk do ? Mirë, jepja peng kolibes bri xhepit të kësaj rruge që të çon dikund. Babai kafshon cepin e buzës së sipërme. Shklet shpesh në dërrasë të kalbët, më thotë me zë të hirtë. Nuk e zgjat. Muzgu është afër. Ai ka shijen e një orkide të zezë. Tund vithet e mrrolet në fytyrë. Do të më sjellë graso një mik, e gris rizën e heshtjes. Se ç’ështëgrasatimi, as nuk ka ç’më duhet! Kush u dha për matanë, baba ? Një prift. Kur sundimin e pati instikti, mëkati e kudiçfarë tjetër ! Kur fjala ende ishtë në stadin e spadës. Dikur, vonë fort, një grua me fytyrë engjëlli. E di ç’përralis “ZP” për të ? Agjente e CIA-s, guxon e na thotë. Mbartëse e parazitit shekullor të planetit. Gazetë kërmë ! Shan e pendohet. E kam rradhën unë. Ti imitojë imazhin e qepjes së buzëve, ati im i mirë ! Po, ia nis prapë, këndej kaloi Mjeda e Konica. U hap shtegu për dy kardinalë të tjerë. Të krishtërimit të letrave. Me K fillon mrekullisht. I pari dhe i dyti. Burra të fismë e rrahën xhadenë, bir ! Sekush në të djathtën e saj. Mos më nëm, or mik ! Burmat, kujtesës, i duhen shkokluar. Njëpërnjë. E nuk janë një grusht ! 2. Nëna më lë midis kopshtit. Ku edhe lajthi ka me tepri. Nën degët e manit, hipur mbi një shilarës. Kujdes se mos thyesh ndonjë brinjë, nuk harron të më thotë. E theu qafën për tek fqinji. Për një filxhan me kripë. Gjëja më e lirë na mungon. Eh, mesditë e shekullit njëzet ! Skamnore e dreqit. Matanë gardhit ka pështjellim. Hijet, në të shumtën e herës veshin petkat e binjakëve siamezë. Hëna nuk i sheh. Eshtë fshehur në një mërmërimë erërash. Kopil, ç’pate ? Shilarësi nuk është mushkë ! Po anës gardhit, lyp marmotën ? Ata të dy s’ta kanë zënë rrugën, kopuk. Do t’ua blesh cicërimat ? Nuk ke aq verdhushka ! Xhepi yt griset nga qindarkat. Edhe këto luajnë lojën e drapërit. Janë një çift dallëndyshesh maji, në do ta dish ! Mos të bëhet nokël. Duan të fluturojnë por u mungojnë krahët. Nesër kanë ndërmend të ndërtojnë çerdhen. Por u mungojnë krandet. Vë bast se e ndërtojnë dhe pa kërthija. Do më për mëkatarët ? Ja, po puthen. Nepsi është në sprint. Adami është nga katundi ynë. Eva, kjo tridhëbotë, e ka pak më larg bujtinën e vet. Dua ta shmang këtë zë. Dua të ik, por s’qenka e kollajtë ! Po vjen një qerre me vrapin e breshkës. Ej, ju të dy ! Mos e zini mesin e rrugës. As në të majtë mos dilni. Mos më nëm, o njeri, në se barra e buajve ia shprish kaçurrelat, mikes sate ! Eshtë zëri i pendëtarit. Nuk e njoh këtë fusharak. Nuk është nga ata të fermës. Si sukaxhi më duket… Adami e tërheq për beli Evën e vet. Hapat bëhen më të shpejtë. Krah fluture të lehtë, thotë në një poezi Deni Muri. Sikur ky t’i ketë dëgjuar hapat e Evës ! Mësyj oborrin. Mbërrin nëna. Me pak kripë në grusht. Filxhanin e ka bosh. Ç’pati babai ? U nakatos me ç’i the ti. Shkoi të kthejë ndonjë gotë me të vëllanë. Te mejhana e Loro Cinit. Na shkoi huq tek prefekti. Nuk na priti kryezoti i kontesë. Nesër na tha me nervozizëm. Krisi shamata teksa vinte rradha ime. E përse ? Për brirët e demit trimuajsh. Te prefekti paska hyrë Lucë Marku. Për një hall sakat. Kur nuk u hap shtegu për të, mësyu derën përbri. E mori në shënjestër fatin për të dytën herë. Ndofta e ndez çakmakun, tha për zgjidhjen e hallit. Mëkëmbësi i prefektit e priti urtebutë. Merre këtë pusullë, e ik. Por fjala e tij ishte me krahë. Prefektit i hipën xhindët kur e kuptoi hilenë e Lucë Markut. Nisi kasnecin e mëkëmbësi si një cingël u nginj me frymë. Gatovina e merr me të mirë. Nuk i thotë, ç’dreqin pate me Lucë Markun ? E kam një libido me ty, ia nis prefekti. Tjetri hutohet. A e di pse të zgjodha mëkëmbës ? Hiç, ky i fundit. Se na duhej një Prengë, ia përplas në fytyrë. Mëkëmbësi hesht. Mandej largohet si shurran. Pezmi i tij bëhet qull. Nënës i ikën zogu nga dora. Ku niska rrebeshi i përçarjes ! Nga suka e majës ! Apo nga maja e sukës ku dielli nuk hip askurrë ! Po kush i la nën një strehë, e u tha jetoni bashkë ? Zoti vetë ! Fale, Krisht, prefektin mëkatar ! 3. Lajmi shëndetlig erdhi. E solli Dio Ko, probatini im. Na doli, e zbrazi thesin e rërës. Eshtë fjala për një gjysëm burse lanete. Mali i Robit, në kërthizë të Dielldonisë antike, është për mua ende një mit. Harri Fullci e pati selinë atje. Enigma përkohet në atë molo. Jeni me rrisk, na mëkoi nëna e Dio Ko-së. Ka një gojë si të borzilokut të shkelur pamëshirshëm nga një thundër kau. Nuk e pata kaluar urën e Drinit deri në atë moshë. Dashnorja ime ishte hapsira. Më saktë, viset e virgjëra. Doja të fluturoja mbi një “vibert” andej nga e panjohura krihte flokët e pista. Më kot nuk më thërritën me nofkën Kolomb. Në fillim, babai. Fill pas tij, Viola, me shalët si të dardhës me të njëjtin emër. Vajza që këndonte me kitarë serenatat e anës së vet. Gozhdët e plagës së dëbimit, i pudroste me jone këngësh. Magji e pështjellim mbrunin ato dalje nga orbita. Spada mund të kriste në çdo vakt të ditës. Nesër, ëndërrova të jem një agjent ekstensioni për vreshtarët e masivit gjigant. Më përcëllonte zilia për Todo Gjermanin. Mbiemri i mjeshtrit më zgjonte ndjesinë e dëbimit. Uturimën e mbytur të “Javës” së tij e matën me sorkallen e sikletit. Imazhi i një ferme të vogël në pronat e tim eti, më ftonte ngutshëm për të zënë miqësi me të. Sipas mjeshtrit, hëpërhë, ishte në modë akordi familjar. Sipas tij, ky mekanizëm ishte një kapërcyell për të kaluar në tipin e fermave të perëndimit. Mjeshtri qe shkolluar jashtë. E megjithatë akademinë nuk e përfundoi, se ne dolëm nga Kampi. Lindja, më vehte. Ne, pa Kremlinin. Hrushovi erdhi në fermën tonë. Iku me një apash. Ndjeva ciknën e ikjes së tij. E përfytyrova reformator. Pse qe i tillë u divorcua me të, Enver Hoxha. Babai bëhet pishman tek i lëshon këto fjalë. Porosite djalin, ta qepë gojën, i lutet nënës. Mua, babai ma shkon mallin e San Pjetrit. Ky, në atë frushullimë të Motit të Keq, i inkurajonte burrat t’i nderonin gratë. S’ka ç’na duhet politika e çmoskushit ! Babai rriskon të mos flasë më. Pra, mbetëm vetëm. Fillikat mbi këtë gomilë shkretane. Ato ditë Viola u nis për diku. Nuk u muar vesh limani ku zbarkoi me të sajtë. Endrra e parë e dashurisë u përcëllua pa e shpupluar rozetën e vet. Një trishtim dyjavësh u end në tiparet e mia prej adoleshenti harrakat. E pata përkëdhelur me shufra silici. Letra i qëndisa. Jo dhe aq sa ta merrte në sy hija e ndërrimit të udhës. As po, as jo ! Iku pa lënë gjurmë. Sa e dëshirova një puthje me dy gishta prej saj ! Unë e pata puthur një herë Violën. Anipse në ëndërr. U bë puhizë që fshik e ledhaton. A do të sythonte më loti i mallit për atë zambak elegant e trakëllisës ? Një Zot e di ! U ndjeva bosh. Për të dy. Për Nikitën dhe për Violën. Hrushovin e shoqëroi Enver Hoxha deri tek thundrat e apashit. Nuk është Enveri ! Eshtë njëri nga dytësit e tij, nuk iu durua babait. Nejse ! Eshtë e drejta e tij që ka vezullimin e lamës së nikeluar në dorezë. Po Violën kush e përcolli ?! Në atë ikje të beftë, ajo pati me vete vetëm Orën e Saj, Engjëllin Mbrojtës, e ku i dihet, guxoj të them se edhe mirazhin tim në kryeudhë… 4. Adami me Evën e shpallën fejesën atë fundgusht, kur katundin e nëpërkëmbi një hata. Një moshatar i babait, Zef Ujka, vrau dy njerëz me një hutë vetanake, e mbetur nën hatulla qyshkur kombi im cilësohej si “ama e të koritunve” nga Ivo Andrriç a nga ndonjë dytës i tij. Shkaku u kërkua të nesërmen e shëmtisë. Nuk pati nevojë për hetime klasike, me qen kufiri e mëtheetëthashë. Ujka u dorëzua pa bërë kurrfarë rezistence. Për habinë tonë, u rrëfye sikur kryepolici të ish famullitari i katundit. Lërova gjithë ditën një djerrinë të keqe për t’a mbjellë me thekër. Më herët se ditët e tjera mysyva konakun. Mpreha sytë në katua dhe hyra në strehinë i pandijshëm. Dera e odës së gjumit u hap vetëm pas një shkelmimi të hovshëm. Tjetërherë s’pati arsye të mbyllej asisoj. Darka më dukej larg, e një sy gjumë deri në atë vakt, e plakte ditën më kollaj. E përmenda shkelmimin ? Me gjasë para kohe. Trokitja shkoi hurrç. Durimin e nguci një ogur i mbrapshtë i ngujuar në rrokopujën e hamendjeve. Kur i vura shkelmat, dërrasat u shkoqën me gjithë reze. Gruaja, fërkoi sytë rrëmbimshëm. Nga habia dhe zgjimi. Dritarja që shihte nga Lindja zgërdhihej. Matanë, kumbara i kurorës, imitonte gaforren. Në atë ikje të frikshme, gjysma e pullave të pantallonave iu këputën nga mbërthimi zorile. E ndoqa vëmendshëm. U step në buzë të brrakës e tentoi të dridhte një cigare. Buajt në cëkëtinë u mvrejtën. Lluca e moçalit i bëri veshët bigë. Nuk prita më. E përshëndeta. Me një plumb. Hipja mbi qerr e ngutja e buajve për të lënë llucën, mbeti në tentativë. Pesë fishekë s’ishin më në gjerdan. Ani. Rrëzimi qe i potershëm. Vikama, e gjatë, shpuese, një tip kërkese për ndihmë që nuk denjon t’i përgjigjet askush. Shtrihu lavire. Instikti i çnderimit më gërricte me thonj. Tërbimi i gruas në nuhatje të diçkaje të ligë, ishte shokues. Duart e saj lypën shpatullat e mia, ku djersa kishte ngrirë. Trupi i saj imitoi kulprën kur ngjeshet pamëshirshëm mbi kofshët e lajthisë në zabel. Duart, i pata skajshmërisht të shpejta kur rrëshkitën përfund belit hollak, në raport më harkimin e shpatullave. Po mbathjet, për ku avulluan, moj shtrigë e lanetit ? Turfullimi im vezullonte si buzët e lamave të kostarit. Duart nuk pritën. I këputën me nervozizëm rripat e këmishës së natës. Gjoksi i gruas pati ngjyrim kobalti. Thithkat e gjinjëve, të skuqura si faqe shege, më shihnin me lemeri. Diku midis tyre gjeta një shteg për të mbështetur majën e grykëhollës. Një krismë e thatë. Dhe fill pas saj, një përpëlitje prej xhindi. Grahmat e fundme të gruas erdhën vonë në veshët e mi. Deliri startoi hovshëm e nënshkroi deliktin e rradhës. Do t’a vrasin Ujkën, gati u mek babai. Nuk bind dot askënd për dhunimin e llahtarshëm. Nuk ka dëshmitarë ! Dashamir Cacaj Arrestohen 6 antikomunistë dhe u thuhet “Na falni”! Ne Shoqata Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, protestojmë fuqishëm pranë Ambasadës Amerikane për arrestimin kot së koti të shokëve tanë nga policia e Shkodrës. Ata u arrestuan natën e datës 6. 05. 2003 dhe u liruan të nesërmen, pa asnjë akuzë, vetëm se ashtu iu mbush mendja ca policëve të rrugës. Është fjala për shokët tanë Valentin Kelaj, nënkryetar i Shoqatës Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, Tonin Gerdani, mjek stomatolog, Paulin Kroni, Zef Preçi, punonjës dezinfektimi, Tonin Hila, punëtor, Nikolin Çuni, që të gjithë veprimtarë të Shoqatës Antikomuniste dhe pa probleme me drejtësinë. I lutemi kësaj gazete të dënojë veprimet, e pabazuara në ligj, të policisë kundër antikomunistëve që me guxim rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha dhe vetëm atëherë ishin në listat e sigurimit të kuq, por falë Zotit, horizontit shqiptar i buzëqeshi demokracia. Nëse dikush ka nostalgji për atë sistem, të mos guxojë të provokojë ndjenjat e antikomunistëve, pasi nuk kemi aspak frikë t’u themi se Shkodra është vetëm demokratike, pasi u themi se sado terror të bëni nuk do fitojë kurrë komunizmi këtu, ashtu sikundër ne dhe shokët tanë nuk tërhiqemi në udhën tonë. Nëse policia e Shkodrës është e paaftë të mbërthejë kriminelët, nuk është faji ynë, nëse do i luteshim kësaj gazete të botojë të plotë dosjen e drejtorit aktual të policisë Xhevahir Karaj për ngjarjet e vitit të zi 1997, kur ai ishte në Vlorë, prapë mendojmë se një shërbim i mirë do bëhej. Por ne nuk kemi asnjë dosje. E vetmja “dosje” që kemi është se jemi dhe do jemi antikomunistë. Mendojmë se ka ikur koha e hetuesve të Enverit që pasi të dhunonin, kur nuk gjenin as dëshmitarë në krah të tyre, të thonin “Na fal”. Është kohë tjetër. Shoqata Antikomuniste “13 Dhjetori 1990” 5 Maji, dita e dëshmorëve, data që nderon e fyen Që kur Krijuesi i Gjithësisë “vendosi” që jetën e njeriut ta “ndajë” në dy pjesë, në atë materiale (tokësore) dhe në atë shpirtërore (qiellore), njerëzimi dalëngadalë filloi të krijojë ndërgjegjen e respektit e nderimit për paraardhësit dhe të afërmit e tyre që tashmë i përkisnin “jetës” qiellore, pra kishin vdekur materialisht. E si kujtim u kishin lënë varret ku preheshin trupat e tyre. Duke realizuar kështu “profecinë” e hershme që thoshte: “Se nga dheu na lindi trupi dhe dhé prapë do të bëhet”. Padyshim mbas kultivimit e zhvillimit më modern të besimeve, gjë që u arrit nga të dërguarit (e paralajmëruar) nga vetë Zoti, si mesitë Jezu Krishti e më vonë Muhameti, nderimi për të vdekurit jo vetëm u rrit, por mbi të gjitha u bë një detyrim i pashmangshëm moral e material, si nga të krishterët, muhamedanët e tjerë. E për realizimin e nderimit të të vdekurve u caktuan data fikse që respektohen nga të gjitha shtresat njerëzore, jo vetëm si detyrim i jetës tokësore, por mbi të gjitha si detyrim shpirtëror i botës qiellore, nga ku kërkohet të ndihmohet jeta e pasosur e shpirtërave të atyre brezave që janë pasardhësit tanë… Nuk ka as më të voglin dyshim se nga këtu mësuan edhe shtete e qeveri, laike apo teokratike që caktuan data për të përkujtuar e nderuar dëshmorët e rënë për atdheun. Gjithsesi nëse shumë popuj kanë dhjetra data të shënuara të dëshmorëve të tyre të rënë në mbrojtje të lirisë e pavarësisë, ne shqiptarët kemi me mijëra, jo se ne donim vetë kështu të derdhim lumenj gjaku, por fatkeqësisht na e imponuan, pushtues, hileqarë e grabitqarë që shekujt na i sollën herë të afërt e herë të largët. Gjithsesi edhe ne shqiptarët me shtet apo pa shtet jo vetëm kemi respektuar dëshmorët e heronjtë tanë, duke i nderuar në data të caktuara, por mbi të gjitha i kemi përjetësuar në këngë, në legjenda e në shkrime të ndryshme duke i transmetuar nga një brez në tjetrin, si vlera trimërie e atdhedashurie, duke u bërë burim frymëzimi për t’i dalur zot atdheut kur ai kishte nevojë, madje duke mos kursyer asgjë… Gjithçka deri këtu mund të quhet “Normale”, por normale nuk është data e caktuar për të kujtuar e nderuar dëshmorët e atdheut tonë, pasi atdheu ka ekzistuar prej mijëra vitesh, madje si rezultat i paraardhësve tanë trima që u flijuan vetë për të mbijetuar Shqipëria, e ata janë dëshmorët e të gjitha kohërave, që meritojnë përkujtim e nderim pa dallim kohe, besimi, krahine dhe ideje. Ku data 5 maj jo vetëm nuk mund të jetë data e të gjithë dëshmorëve të atdheut, por përkundrazi “fyen” shumicën e shumicës. E kjo sepse është një datë (5 Maj 1942) e cila përkon me rënien e një dëshmori tepër të vonë madje me një flijim të dyshimtë nga vetë shokët komunistë ziliqarë. Dëshmori komunist Qemal Stafa i vrarë nga pushtuesit italian, sipas shumë dëshmive del se nuk është viktimë direkte e pushtuesit, por viktimë e shokëve të tij, dhe idesë komuniste-mashtruese. Gjithsesi ne nuk kemi asgjë kundër këtij dëshmori, që duhet ta kujtojmë e respektojmë, por jo kurrë nuk mund ta konsiderojmë si dëshmorin më sinjifikativ që mund të simbolizojë mijëra dëshmorë të tjerë. Por për të sqaruar diçka rreth viktimizimit nga shokët e vet të idealit të Qemal Stafës po u referohemi dy burimeve të ndryshme që përshkruajnë ngjarjen (vrasjen nga fashistët italianë më 5 maj 1942). Së pari dëshmia e znj. Drita Kosturi, e cila ishte një ndër 200 komunistet e para, por edhe njeriu më i afërt i Qemalit (e fejuara), e cila ndër të tjera thotë: “…Shtëpia e Beqir Minxhozit kishte vetëm tre ditë që ishte marrë me qera dhe shokët nuk e dinin pasi ishte tepër sekret! Në mbrëmjen e 4 majit të 1942, në këtë shtëpi ndodheshin 5 vetë, Qemal Stafa, Drita Kosturi, Flora Dishnica (Gjystina), kushërira e saj Marija, kunata e Tuk Jakovës dhe i zoti i shtëpisë Beqir Minxhozi. Rreth orës 1000 të datës 5 maj 1942 erdhi në shtëpi Kristo Themelko. Në atë kohë Beqir Minxhozi ishte i dalur për pazar… dhe pa vonuar B. Minxhozi vjen i lidhur duarsh nën shoqërinë e 60 policëve të SIM-it. Në këtë kohë Kristo Themelkoja (Shulja) hapi derën e nevojtores dhe u zhduk. Ilegalët e mbetur u nisën me vrap për të ikur. Në krye ecte Qemali, pas tij Marija, në fund Gjystina. Ndërsa Dritën e zunë italianë tek dera e shtëpisë. Kishin kaluar tre ara me grurë duke ecur me vrap, në atë kohë gjenden para policëve. Gjystina dhe Maria u ulën në tokë për të lënë bombat. Qemali vazhdoi rrugën duke qëlluar me patllake, italianët e plagosën Qemalin dhe nuk e pamë më. Dikush tha se vdiq në spital…”. Ndërsa burimi tjetër është një trakt i Partisë Komuniste i lëshuar në atë kohë, në të cilin, ndër të tjera shkruhej: “…Qemali u gjend i rrethuar… Qemali i përcolli me të shpejtë shokët nga një anë e shtëpisë… kur agjentët u afruan hapi zjarr duke shtrirë dy prej tyre të plasogur rëndë. Në këtë mënyrë çau rrethimin… Po në një luftë të pabarabartë, një plumb e mori Qemalin sydragua… Shoku Qemal thirri me sa fuqi që pati… Rroftë Komunizmi dhe shoku Stalin…”. Pra nga dëshmia e vetë komunistëve, në ato momente shokut Qemal i paska rënë ndërmend për komunizmin dhe shokun Stalin (madje një veteran me mustaqe kishte protestuar se në këtë trakt ishte censuruar pjesa që thoshte, “rrofshin” edhe mustaqet e Stalinit). Gjithsesi pas kësaj, Drita, Maria dhe Gjystina u dënuan me burg nga fashistët, ndërsa i zoti i shtëpisë B. Minxhozi u lirua pa pësuar asnjë dënim. Madje dhe gjatë regjimit të E. Hoxhës, ky komunist veteran jo vetëm nuk pësoi asgjë për këtë tragjedi të heroit Q. Stafa, por u respektua e nderua nga vetë sistemi komunist. Dhe si për të sqaruar “vrasësit” e vërtetë të Qemalit vjen momenti i rënies së komunizmit dhe fitorja e pluralizmit, ku në vitin 1992 ishin gjallë tre femrat dëshmitare të kësaj ngjarje dhe vetë B. Minxhozi. Drita, Flora dhe Maria kërkuan një takim të përbashkët me B. Minxhozin për të sqaruar se kush ishte spiuni që dekonspiroi bazën më 5 Maj, por z. Minxhozi nuk e pranoi gjallë këtë takim, madje më vonë ai shkroi një libër për luftën “Nacional-Çlirimtare”, ku emri i Qemalit nuk figuron fare. Ndërsa nga dëshmitë e kohës komuniste na vjen fakti se E. Hoxha në një vizitë të para vitit 1947 në shtëpinë e Qemalit, ndodhet para një të “papriture”, ku nëna e Qemalit i thotë: “…Të mos më shkelësh më në shtëpi sepse ti më ke vra djalin.” Madje E. Hoxha nuk ka asnjë fotografi me familjarët e Qemalit, duke dëshmuar se pas vitit 1947 familjen e Qemal Stafës nuk e ka vizituar kurrë më pas kësaj. Dhe si për të përforcuar këto nga dokumente të kohës sqarohet se familjarëve të heroit nuk u ishte lidhur pension deri në vitin 1950, kur ndërhyn Gogo Nushi… Pa dyshim ia vlen të ndalemi edhe në një fakt tjetër të dëshmorëve (në përgjithësi si komunistë) të luftës Nac.-Çl., ku ky fakt vjen nga një gazetë e afërt me qeverinë e sotme socialiste (vijim më modern i socialkomunizmës së parë), e cila ndër të tjera shkruan më 5 maj 2002: “…Numri i brigadave partizane ka qenë 28, por në fakt ka pasur 25 brigada, se tre prej tyre nuk u krijuan fare. Po të kihet parasysh numri i përafërt prej 1000 partizanësh që ka pasur çdo brigadë dhe po t’i shtojmë edhe 3000 të tjerë që kanë qenë pjesëmarrës në çetat territoriale, numri arrin në 28 mijë partizanë. Në këtë kontekst dhe po të merret si e vëretë shifra e 28 mijë dëshmorëve, del se duhet të figuronin të vrarë të gjithë ata që u radhitën nëpër brigadat partizane… dhe larg qoftë, sot s’do të kishim gjallë asnjë veteran…” (Gazeta Shqiptare më 5 maj 2002, shkruar nga Dashnor Kaloçi). Gjithsesi Shqipëria dhe shqiptarët kanë ekzistuar e sakrifikuar për atdheun, madje për një atdhe entiko-nacionalist dhe jo internacionalist të shkarravitur nga ideologji e sundime çnjerëzore, e ky atdhe që quhet Shqipëri, ka me mijëra data më sinjifikative që mund të përfaqësonin vërtetë në një datë të vetme ditën e dëshmorëve të të gjitha kohërave, pa dallim besimi, krahine apo ideje, por me një qëllim të vetëm, shpëtimin e Shqipërisë, duke e dëshiruar siç e ka falur Zoti, të bukur, të lirë e të pavarur. Dhe data të tilla mund të gjinden me mijëra të paktën tash qindra vjet, por unë për ta bërë sa më koherente po shkruaj vetëm disa që i përkasin shekullit XX, që në fakt është edhe shekulli i konsolidimit të vetë shtetit dhe sovranitetit të kombit tonë (ndonëse të ndarë). Si fillim po përdor kryengritjen anti-osmane të vitit 1911, e cila zgjati nga 24 marsi (1911) deri më 4 gusht (1911). Ku nga kjo kryengritje iu dhanë kombit plot 500 dëshmorë. Dhe vetëm më 6 prill (1911), dita kur u ngrit flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit, për herë të parë pas rreth katër shekujsh e gjysëm robërie otomane i dha shqiptarizmës 6 dëshmorë. Madje data 6 prill mund të ishte data që duhej të nderoheshin e kujtoheshin në përjetësi dëshmorët e atdheut. Dhe si për t’u bërë qejfin veteranëve me sy e mendje vetëm nga jugu, u kujtoj se data dëshmorësh mund të gjinden edhe në vitet 1912-1913 në Qafën e Llogorasë, ku kanë rënë dëshmorët e parë për të mbrojtur shtetin e parë shqiptar të krijuar që më 28 Nëntor 1912. Po në këto vite ka edhe dhjetra data e dëshmorë të rënë në Veri të Shqipërisë në mbrojtje të shtetit e trojeve tona nga lakmitë serbo-malazeze. Në vitin 1914 ka dhjetra data e dëshmorë që simbolizojnë luftën e shqiptarëve të jugut për të mbrojtur trojet tona nga Andarte greke, ku vlen të shënohet data 23 mars 1914 ku kanë rënë dëshmorët Ceno Sharra, Haki Glina e tjerë, këta dëshmorë ranë edhe për mbrojtjen e shtetit shqiptar që rrezikohej edhe nga bandat e Haxhi Qamilit që kërkonte baba sulltanin. Po në viset jugore të Shqipërisë, në Vlorën heroike më 1920 u zhvillua një luftë titanike për shporrjen e pushtuesve italianë, ku dhanë jetën dhjetra dëshmorë, dhe shumë mirë mund të zgjedhej një datë e kësaj epopeje. Po brenda vitit 1920 mund të zgjedheshin data të tjera dëshmorësh të panumërta në luftën e shqiptarëve të Veriut kundër pushtuesve serbo-sllavë. Ku kulmi arrin me atë që tashmë njihet në histori si “Lufta e Koplikut”, e cila zgjati nga 26 korriku deri 31 dhjetori i vitit 1920, dhe kishte afërsisht 180 dëshmorë, ku spikatë data 20 shtator 1920, kur në Fushën e Koplikut ra heroikisht dëshmori trim Zef Prel Martini, i përjetësuar në këngë e legjendë nga populli i trevave tona. E mos të harrojmë se kjo luftë nuk ishte luftë spontane, por një luftë e organizuar dhe drejtuar nga qeveria shqiptare e dalë nga Kongresi i Lushnjes. Por data dëshmorësh mund të gjinden në pafundësi edhe në vitet 1921, si vazhdim i luftës mbrojtëse nga lakmitë e shtuara shovene. Ndërsa në vitin 1923 përsëri ka dëshmorë të rënë në Gjirokastër, për të mbrojtur trojet shqiptare nga lakmitë shovene greke. Gjithashtu mund të vazhdohet deri në ditën e zezë të pushtimit fashist më 7 prill 1939. Vetëm në këtë datë në Durrës u zhvillua një betejë legjendare në mes nacionalistëve shqiptarë e pushtuesve italianë, ku dhanë jetën dëshmorët Mujo Ulqinaku, Haxhi Tabaku, Isa Metalia, Hamit Dollari e tjerë, gjaku i të cilëve nuk do të “thahet” kurrë, pasi ata ishin dëshmorët e parë kundër bishës fashiste që kërkonte të gllabëronte atdheun tonë. Padyshim nga këto momente historik, por edhe të tjera që nuk u shënuan në këtë shkrim mund të gjenden data të pranueshme nga gjithë shqiptarët, jo vetëm të Shqipërisë “Londineze”, por edhe viseve të tjera të lëna jashtë kufijve politikë, si nga Kosova, Çamëria, Maqedonia Perëndimore, Mali i Zi etj. Gjatë regjimit diktatorial që primare në gjithçka ishte partishmëria (komunizmi) dhe data 5 Maj ishte e “padiskutueshme”, por me rënien e komunizmit, duhet të binte edhe ky simbol i fuqishëm mashtrues, duke u bërë një studim serioz për të përcaktuar datën e vërtetë në të cilën duhet të përkujtohen e nderohen ata që janë themeli i Shqipërisë së vërtetë, por mjerisht kjo deri sot nuk është bërë… E kështu më 5 maj nderohen njëlloj, si dëshmorët e vërtetë që i falën shpirtin e jetën atdheut, ashtu edhe kriminelët e bërë heronj nga klika anadollake komuniste. Për ta ilustruar këtë unë si fillim do të shkruaj për kriminelin e njohur në Veri të Shqipërisë me “nofkën” Toger Baba, që në të vërtetë e kishte emrin Hodo Hatibi, dhe ishte një analfabet nga Kuqi i Vlorës. Ky komunist kur ia mujti zollumi, vetë komunistët e arrestuan dhe nxorën në gjyq, ku u vërtetua se kishte pushkatuar mbi 100 vetë pa gjyq, kishte dhunuar seksualisht mbi 50 femra të pafajshme, kishte kryer mbi 24 tortura çnjerëzore vetëm tek gratë, ku 12 gra i kishte zhveshur lakuriq në sy të gjithë partizanëve, por edhe të tjera që gjenden në dosjen e tij të vitit 1947. Madje Toger Baba ishte arrestuar vetëm kur kishte përdhunuar një partizane që ishte dashnorja e Zoi Themelit. Nga gjyqi u dënua me vdekje, por më vonë, me propozim të Hysni Kapos, Enver Hoxha e shpalli dëshmor, nga ku edhe sot figuron si i tillë, madje edhe këtë 5 Maj është nderuar si dëshmorët e tjerë… Ndërsa në zonën veriore të Shqipërisë në një fshat ndodhen disa varreza që nderohen si varrezat e dëshmorëve, kur në fakt ata jo vetëm nuk shprazën asnjë pushkë kundër pushtuesit, por u bënë viktimë e një krimi çnjerëzor të disa bashkëfshatarëve të tyre, pasi tre gjermanë të paarmatosur po ktheheshin në punë të tyre, këta fshatarë u dolën përpara dhe pasi i vranë, i zhveshën lakuriq, duke i marrë të gjitha rrobat e shtatit dhe sendet me vlerë që kishin, dhe kur pas disa orësh kalon andej një batalion gjerman që po kthehej për t’u larguar në punë të vet (nga Shqipëria) dhe gjejnë shokët e tyre të masakruar, ndërmarrin një raprezalje të tillë që sot këto viktima të vetvetes i nderojmë si dëshmorë. Por gjatë sundimit komunist u krijuan edhe qindra dëshmorë të tjerë që nuk ishin asgjë tjetër vetëm viktimë e kushteve teknike të punës apo stërvitjeve, madje ka nga ata dëshmorë që ishin viktimë e cjapit që printe tufën e dhive (që e goditi se iu kruan brirët dhe e hodhi në humnerë) dhe e shpallën dëshmor, sikur u përlesh me agjentë të ndryshëm anti-shqiptarë. Gjithsesi sot duhej të ndaheshin dëshmorët e vërtetë, nga ata që krijoi vetë regjimi për qëllimet e veta mashtruese e nënshtruese. Deri tani, megjithëse kanë kaluar rreth 13 vjet nga rënia e sistemit të tmerrshëm komunist, njerëzit ende janë të “detyruar” të nderojnë simbolet e mjerimit e mashtrimit, ku më sinjifikativja është 5 Maji që quhet mjerisht edhe “Dita e Dëshmorëve”. E ndonëse për këtë datë shumica e popullit nuk ka “interes”, është një pjesë që ka marrë flamurin e veteranëve që “luftuan” gjoja për Shqipërinë dhe në këtë ditë simbol trimërohen, por edhe gëzohen, se shpresojnë se pas këtij simboli, simbole të tjera do të vijnë, ndonëse ngadalë e disi pa u ndjerë. Unë në fakt jam për t’i respektuar të gjithë dëshmorët pa dallim, pasi ata derdhën gjakun për një ideal në këtë truall, që patjetër ata e mendonin më mirë seç ishte atëherë, madje ata nuk mund të parashikonin gjëmën që mund t’i bënin atdheut shokët e tyre që mbetën gjallë. Gjithsesi, unë në këtë shkrim nuk dua të shpreh asnjë mllef apo inat me askënd, por desha disi të evokoj një pjesë të historisë sonë të deformuar, që korigjimi ka nisur, pasi shqiptarët në shumicë po e mësojnë të vërtetën, ashtu siç shkruante La Martini: “Atdheu është krijuar nga Hiri i Martirëve”. Por ama i atyre të vërtetë, sepse atdheun e kemi prej së vërteti… Ndue Bacaj Urtësia pukjane sfidon tranzicionin Duke shfletuar librin “Mos na vrisni dashurinë”, të cilin na dhuroi kryetari i shoqatës “Besa”, zotëri Nikollë Lleshi, më ngacmoi për të shkruar këta rreshta modestë. Ndonëse origjinën e kam prej kësaj treve, duhet të pranoj se e kam njohur shumë pak, madje edhe me sens humori, shpesh herë jam shprehur në ambiente shoqërore: “Jam shkodran prej Puke”. Gjithsesi rrënjët e prejardhjes i kam prej Mesturit të Gurit, kund rreth 200 vjet më parë, ku stërgjyshërit – Vatnikaj, patën dalë në anën tjetër të Drinit në Berishën e Podogoshit. Kam shkruar para 6 vjetësh një poezi, “Vajtojnë zanat”, dhe një strofë ia kam kushtuar Pukës, pikërisht me këto vargje: “Ku je Pukë me curra e shkrepa / gjoksin prush e synin flakë. / Me Gjin Lekë e Deli Pjetra / bukë e besë në shtatë bajrakë”. Libri që më dhuroi miku pukjan, Nikollë Lleshi, më zgjoi krenarinë e paraardhësve, dhe kjo krenari e bazuar mbi kodin e besës rrezaton si një margaritar dhe në ditët tona. Periudha e dhimbshme e këtij tranzicioni të tejzgjatur dhe e transformimit të sistemeve, ka hapur plagë në mbarë shoqërinë shqiptare. Është kënaqësi, kur përmes këtij libri mësojmë se Puka është ndër trevat më të “sofistikuara” që u ka rrezistuar “baticave” të këtij tranzicioni, dhe këtu (me kënaqësi) shoh të materializuar mendimin që kam shprehur në katër vargjet e poezisë së sipërshkruar. Fakti që në trevën e Pukës, gjakmarrja dhe konfliktet janë në kuotat më të ulëta, në të gjithë zonën verilindore, tregon për shkallën e lartë të kulturës së trashëguar në breza, dhe për tolerancën fetare e cila pasqyrohet mjaft bukur në këtë libër. Nuk do ta teprojmë nëse do të shprehemi se Puka është model i besës, bujarisë, trimërisë dhe tolerancës. Falja e gjakut mund të quhet modeli i trimërisë dhe këtë “model” e shohim të shpalosur në çdo kapitull të librit. Për t’i dhënë “kolorit” këtij shkrimi dhe për të argumentuar vërtetësinë e tij, menduam të marrim si model një kapitull të tij, duke cituar: “Mision i rëndësishëm dhe fisnik”, me autor z. Halit Furriku: “Krijimi i shoqatës “Besa” të kryepleqve të rrethit Pukë është një ngjarje e rëndësishme në jetën shoqërore të kësaj zone të thellë. Programi dhe objektivat që ka kjo shoqatë në zgjidhjen, parandalimin e mosmarrveshjeve e konflikteve, me propagandimin dhe zbatimin e ligjeve, tregon se ajo ka lindur dhe si domosdoshmëri e problemeve që ka vetë shoqëria e jonë sot dhe në të njëjtën kohë dhe funksionimin sa më mirë e me autoritet të pleqësive në fshatra. Është e para shoqatë në Shqipëri e këtij lloji dhe iniciatorët e saj meritojnë të përgëzohen, por edhe të mbështeten. Shqiptarët e mbështetën fuqimisht në fillim të viteve ’91-’92 shembjen e totalitarizmit shtetëror dhe futjen e vendit në rrugën e zhvillimit demokratik. Bota demokratike na ndihmoi në rrugën e nisur e megjithë mungesën e përvojës, vështirësitë e mëdha që sjell tranzicioni dhe shkatërrimin e ekonomisë, shumë shpejt filloi të ndryshojë vendi dhe jeta e njerëzve ndryshoi. Ndryshoi dhe Puka. Krahas ndryshimeve ekonomike filloi të ndryshojë edhe mentaliteti i njerëzve në tërësi dhe u shfaqën mardhënie të reja në të gjitha sferat e jetës si domosdoshmëri e një sistemi të ri. Për një shoqëri që përmbys në një kohë kaq të shkurtër një kompleks mardhëniesh të vjetra, siç ndodh tek ne në Shqipëri, lindin edhe shumë mosmarrveshje e konflikte, sidomos përsa u përket problemeve të pronës, hasmërive të vjetra etj. Shumëkush thotë se komunizmi i bën zap këto dukuri. Unë mendoj se shteti totalitar në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në zonat tona të thella malore, mosmarrëveshjet dhe konfliktet në radhë të parë i shfrytëzoi për qëllimet e veta politike, për manipulimin, nënshtrimin dhe vënien kundër njëri-tjetrit të njerëzve në momente të caktuara, ose kur nuk i interesonin, i detyroi të heshtnin nën kërcënimin e vazhdueshëm të represionit shtetëror, por në të vërtetë, asnjëherë ato nuk u shuan. Janë me qindra rastet kur diktatura stimulonte grindjet dhe hasmëritë, pastaj lante hesapet me njërën palë duke i shpallur armiq, kulakë, të deklasuar, etj.” dhe këtë fat të zi e kanë provuar shumë familje e fise në rrethin tonë. Këtë analizë të zotëri Furrikut e konsideroj sa reale aq dhe filozofike (M.B.). Raste keqkuptimesh, grindjesh, zëniesh, etj. ndodhin mbrenda familjes, lagjes, fshatit apo më gjerë. Prej tyre mund të burojnë ngjarje të rënda dramatike të paparashikuara që bëhen tepër të vështira për t’u ndaluar. Në veçanti në fshat u bënë realitet hakmarrjet e vjetra të fjetura deri në tetëdhjetëvjeçare. Me rikthimin e pronës u gjallëruan konfliktet e vjetra e të reja, për tokën, ujin, kullotat, privatizimin e objekteve etj. Në kohën kur institucionet shtetërore, e në veçanti ato të drejtësisë nuk janë konsoliduar, ku ligjet janë të reja e të shumta shpesh herë ndryshojnë sipas orekseve të forcave politike në pushtet, atëherë çfarë mjetesh e rrugësh janë më të përshtatshme për të kontrolluar dhe administruar konfliktin, përballë shndërrimeve të mëdha ekonomike, shoqërore e politike. Në kushtet e reja të krijuara, jeta po vërteton se ligji dhe organet që e zbatojnë atë po tregohen të pafuqishëm për ta përballuara këtë sfidë. Atëherë duhet ngritur një opinion i tërë shoqëror, duhet të veprojnë shumë faktorë dhe duhen gjetur shumë rrugë për të parandaluar konfliktin, hasmërinë, intolerancën e dhunën. Të gjithë duhet të punojmë për njohjen e ligjit, zbatimin e tij, mbështetjen e institucioneve, duke gërshetuar, aty ku duhet, traditën e Kanunit, duke evidentuar atë që i ka qëndruar kohës dhe nuk i bindesh me të ardhmen. Në këtë kuptim, shoqata e kryepleqëve të rrethit është një ndihmesë e madhe për shoqërinë, për ndërtimin e marrdhënieve të reja në shoqërinë që po ndërtojmë me kaq vështirësi. Kryepleqtë janë të zgjedhur nga populli, të njohur me ligj, janë njerëzit më të njohur e nga familjet më të mira, në juridiksionin e tyre. E kush më mirë se ata i njohin problemet, burimin e konflikteve, hasmërinë, etj…, ndaj organizimi i tyre në shoqatë, pa dallime politike, fetare e krahinore, me synim ndërmjetësimin, mirëkuptimin dhe tolerancën në mes të banorëve, qofshin këto individëm grupe apo shtresa sociale, është një mision i rëndësishëm që duhet përshëndetur dhe përkrahur nga të gjithë. Vlerësimet e z. Halit Furriku janë modeli më ekzakt, ku analitika e tij është për t’u patur zili nga analistët, sociologët dhe politikanët e të gjithë spektrit politik. Është vazhdimi i traditës pukjane, në përmbushjen e të gjithë komponentëve që kërkon koha, për ndërtimin e një shoqërie moderne me parametrat që kërkon koha. Kasem Rexhepi Balsha i parë dhe çlirimi i Arbërisë nga zgjedha serbe Cari i Serbisë, Dushani, bashkë me Maqedoninë, kishte mundur të fusë nën zgjedhë dhe gjithë Arbërinë që në vitin 640, e kështu kishte formuar një perandori të madhe që shtrihej pothuaj në të gjithë Ballkanin. Pas vdekjes së Stefan Dushanit më 1355, perandoria e tij e gjerë u nda në shumë copa, të cilat u shpallën më vete prej princërve vendas, të cilët qenë shtrënguar më parë të njihnin Carin serb si kryezot. Një nga këto copa ishte edhe Shkodra me krahinën e saj mbi të cilën zotëronte Princ Balsha, (një gegë i kulluar) nga fshati Balsh afër Shkodrës. Balsha, me të vdekur Car Dushani, u shpall më vete dhe mori titullin Balsha i Parë. Ai, menjëherë u shpalli luftë serbëve dhe çliroi Shqipërinë (Arbërinë) Veriore nga zgjedha serbe. Por nuk u kënaq me kaq, u zgjat në Mal të Zi, nga veriu dhe i ndihmuar nga të bijtë (Strazimiri, Gjergji dhe Balsha), e çliroi pothuajse të gjithë Gegërinë nga serbët. Pas vdekjes së Balshës së Parë, i biri, Gjergji, i ndihmuar prej vëllezërve dhe prej disa princërve arbër, e mbaroi veprën e nisur prej plakut Balshë. Pushtoi Krujën, Durrësin, Beratin, Vlorën, Kaninën, Gjirokastrën dhe Kosturin; zgjeroi mbretërinë e tij nga ana e lindjes gjer brenda në Maqedoni, u zgjat nga veriu në Dalmati e deri në Selanik dhe ishte i pari dhe i fundit mbret arbër që mbretëroi në një perandori e cila kishte brenda juridiksionit të saj, jo vetëm të gjithë Gegërinë e Toskërinë, veç Çamërisë, po edhe Malin e Zi, një pjesë të Bosnjës dhe të Hercegovinës, pothuaj gjysmën e Dalmatisë dhe një pjesë të madhe të Maqedonisë, me fjalë të tjera, një Arbëri e cila ishte të paktën pesë herë më e madhe se ajo që na dha Europa më 1913. Sa kohë që jetoi Gjergji i Parë – Balsha (i cili ngjalli Perandorinë Iliriane), e mbrojti Arbërinë nga shkeljet e huaja dhe zmbrapsi me rradhë serbët, boshnjakët, napolitanët, bullgarët dhe turqit. Pasi dërmoi për herë të fundit mbretin e Bosnjës, Stefan Tvarko në Berat, u kthye në kryeqytetin e vet, në Shkodër, ku vdiq në mes të triumfit në vitin 1379. Pas vdekjes së Gjergj Balshës në Veri e të Gjin Bua Shpatës në Jug, punët ndryshuan dhe Arbëria u shtrëngua të niste një luftë mbrojtëse për jetë a vdekje nga të gjitha anët, kundër turqve nga lindja, kundër serbëve e boshnjakëve nga veriu, kundër venecianëve nga perëndimi e kundër franko-napolitanëve nga jugu. Arbëria, po të ishte e bashkuar, s’është aspak çudi që do të kishte qenë e zonja t’u bënte ballë këtyre armiqve. Por, për fat të keq, krerët feudalë arbër, (në veri e në jug), porsa u çliruan nga zgjedha e huaj, nisën të ngatërrohen e të luftojnë kundër njëri-tjetrit, dhe kështu armiqtë e jashtëm gjetën rastin të hyjnë e të shkatërrojnë Arbërinë e çliruar. Në vitin 1385, në kohën e Sulltan Muratit I, një ushtri turke prej 40.000 trupash, nën komandën e vezirit Hajredin, hyri nga Maqedonia dhe pushtoi Kosturin dhe Beratin. Trupat turke të cilat erdhën nga Maqedonia, ishin të ftuara nga Karl Topia. Kjo ishte tradhëtia e dytë që i bëhej Arbërit, pas asaj të Dhimitër Farit, i cili pati tradhëtuar Mbretëreshën Teutë të Ilirisë, kur ajo e kishte dërguar si vrojtues në Korfuz, për të kontrolluar lëvizjet e romakëve (shënimi është imi, M.B.). Kështu edhe Karl Topia, për të shuar ambicjet ndaj Balshajve, preferoi të bashkëpunojë me turqit. Krenaria e Arbërit e cila kishte arritur kulmin e lavdisë nën udhëheqjen e Balshajve të Shkodër, përfundoi pas tridhjetë vjetësh, duke kaluar në luftë të brendshme mes principatave. Ref: “Libra shteti për shkollat e mesme”, Nr. 2. Shtëpia botuese “Gurakuqi”, Tiranë, 1941. Ishin pikërisht këto fakte historike tepër të hidhura që e shtynin Faik Konicën në atë konkluzion fatal, kur lëshonte ligjëratën-sentencë: “Shqipërinë do ta shpërbëjnë shqiptarët”. Shembuj të tillë, vërtetë të dhimbshëm kemi edhe pas shpalljes së Pavarësisë; Myfit bej Vlora, (të cilit nuk i kishte bërë efekt shuplaka e Gurakuqit), don t’i shesë Italisë, Vlorën dhe rrethinat; Esat Pashë Toptani bashkëpunon sa me italianët aq dhe me serbët dhe është gati ta hedhë Shqipërinë në treg si një plaçkë; Haxhi Qamili “sfidon” flamurin e shenjtë të Kastriotit dhe bredh në kënetën e Durrësit duke valëvitur flamurin e “babës” me yll e hënë. Dhe kështu Shqipëria e Mesme kthehet në një arenë përleshjesh mes qeverisë së ligjshme të Vidit dhe mbeturinave aziatike. Këto ngjarje sa të trishtueshme aq dhe të turpshme, na i ka përshkruar me shumë vërtetësi penda e artë e Fan Nolit. Do të duhej “uragani” i bjeshkëve të Kosovës – Bajram Curri, për t’i bërë “tërbjet” mercenarët. Është vërtetë një koinçidencë e bukur dhe mjaft domethënëse, që tri “kolonat” e kulturës sonë të asaj kohe, na vijnë nga tri besimet: Faik Konica – musliman; Fan Noli – ortodoks; ndërsa Poeti ynë Kombëtar, At’ Gjergj Fishta – katolik. Dhe ndonëse në pikpamje politike kishin mendime të ndryshme, në probleme madhore i gjenin pikat e bashkëpunimit. Pa dyshim nëse do t’ju bashkojmë këtyre dhe ideologun kampion të atdhetarizmit – Luigj Gurakuqin, do të thoja me bindje se këta përbëjnë katër kolonat e qytetërimit oksidental në Shqipëri. Asnjëherë nuk na kanë munguar “pionierët” e qytetërimit perëndimor: Ernest Koliqi, Tajar Zavalani, Martin Camaj, Arshi Pipa, Sami Repishti, At’ Daniel Gjeçaj, Ismail Kadare, ndonëse të nisur nga “pista” të ndryshme politike, orientimi i tyre ishte Perëndimi dhe sfondi i tij kulturor. Është pikërisht ky fakt mjaft domethënës dhe kuptimplotë që nuk përjashton asnjë religjion, nga angazhimi i madh për t’u integruar në familjen e madhe europiane, së cilës i përkasim në të gjithë parametrat: gjeografikë, kulturorë e deri në ato antropologjikë. Mbi 300.000 arbëreshë të ngulur në Itali që nga shekulli XV e këtej, dhe mbi 200.000 emigrantë të dekadës së fundit, janë pararendës në evoluimin kulturor me sens Perëndimor dhe një garant vërtetë integrues. Dy brigjet e Adriatikut, asnjëherë nuk kanë qenë më pranë njëri-tjetrit. Mark Bregu Rodriguez Leka, një talent i futbollit shkodran -Rodriguez Leka, vërtetë është një talent i futbollit shkodran, – ka theksuar ish futbollisti i njohur i Vllaznisë Nikoll Gjergji, sot trajner i ekipit “Dejlmnia shkodrane” ku luan dhe Rodriguezi. Që heret, në moshën 8 vjeç, trajneri i tij i apasionuar, Gjovalin Colaj, di të dallojë talentin, fuqinë, shpejtësinë, teknikën etj. të voglushit. Pas 3 vjetësh krijohet ekipi “Djelmnia shkodrane”, ku edhe Rodriguezi gjen afrimitetin e duhur. Aktivizohet në grup-moshat 13-15 vjeç, thuajse tek para të rinjtë 16 vjeçarë. -Rodriguezi, – vazhdon Nikolla – shquhet për shpërthime në sulm, sidomos në krah të djathtë, pa harruar dhe mbrojtjen, ku dallohet veçanërisht goditja ballore e lartë dhe e saktë. Trajnerët e ekipit theksojnë se vërtetë shenjat e talentit të Rodriguezit janë që në trungun familjar, duke u nisur nga gjyshi i tij, Enver Kiri (futbollit me Dinamon dhe Spartakun e Shkodrës). -Në rast se duam të çojmë përpara traditën e futbollit – vazhdon trajneri Gjergji, talentë të tillë si Rodriguezi duhet të ndihmohen. Janë shumë të nevojshme sponsorizimet individë-bashki. Vërtetë fushat i paguajnë, por janë shumë gjëra të tjera që na detyrojnë të paguajmë, por mundësitë tona janë shumë minimale. Është krenari të nxjerrësh futbollistë për skuadrën kombëtare për moshat 15-vjeçare si Elvis Legreta, Orald Jera, Kleodor Deja etj., por duhet se s’bën që për një ecuri sa më të mbarë, në përmbushje kërkesash ushqimi e veshmbathjeje të ndërgjegjësohet më shumë opinioni e sidomos ai afarsit. Me futbollistë të tillë, plot talent, plot energji, e mbi të gjitha plot pasion, vërtetë ka përse të krenohet djelmënia shkodrane. Bujar Ferhati Kur të vritet shpresa… Nëpërkëmbja, sjelljet despotike dhe përndjekjet në Shqipëri janë një dukuri e vazhdueshme. Hakmarrja, inati, nepotizmi po ia merr frymën e ia vret shpresën, sidomos rinisë, e cila, pa perspektivë jete, po merr rrugët e mërgimit të padëshirueshëm. Viktimë e kësaj dukurie është dhe i riu Frederik Broz Simoni, i datëlindjes 17 dhjetor 1982 nga fshati Berdicë e Madhe i rrethit të Shkodrës. Frederiku, pasi mbaroi shkollën e mesme, iu nënshtrua një konkursi për të vazhduar studimet e larta në Universitetin “Luigj Gurakuqi” dhe fitoi të drejtën në vitin shkollor 2001-2002. I filloi studimet me shpresë të madhe që të pajisej me një diplomë të shkollës së lartë, por s’kishte qenë e thënë. Frederiku, që në semestrin e parë të atij viti shkollor, u “bombardua” me nota pakaluese, pothuajse në të gjitha lëndët! Me gjithë përpjekjet e tij për të përfunduar vitin e parë, nuk ia arriti! E detyruan të kalonte në stazh një vit. Kur Frederikun e pyesnin: Si është e mundur që s’e more asnjë provim? Ai u përgjigjej: -Me sa kam kuptuar unë, janë “gjynahet” e babës, sepse ai pati shkruar në gazetën “Shqipëria Etnike” të datës 30 tetor 2001 dhe në vazhdim më 13 nëntor 2001, një artikull me temë: “Shqipëria etnike dhe padronët komunistë”, ku merrte në analizë një libër të botuar në vitet e diktaturës me titull “Akuzojmë fenë”, me autor njëfarë prof. H. Hasko. Në atë libër, ku akuzohej, pa të drejtë kleri katolik, babai me fakte tregonte se kleri katolik ka ndikuar për të ruajtur identitetin kombëtar, përkundrazi, komunizmi ishte e keqja e çdo gjëje. Me sa kuptohet, ato mendime, të shprehura në atë artikull, nuk i kanë pëlqyer ndonjë pedagogu e unë u bëra viktimë e pafajshme. Frederiku u detyrua, pa dashjen e tij, të ndërpresë studimet e larta. Nën trysninë e vazhdueshme psikologjike, i kërcënuar edhe me jetën e tij, sepse i ati vazhdonte të demaskonte në artikuj të ndryshëm të gazetës së mësipërme korrupsionin galopant të qeveritarëve dhe në mënyrë të veçantë, artikulli i datës 14 janar 2003 me titull “Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II në vëmendjen e kllounëve shqiptarë”, u detyrua të merrte rrugën e emigracionit diku në Perëndim për të shpëtuar kokën e siguruar jetën, e cila njeriut i jepet vetëm një herë. Vetë Frederiku rrjedh nga një familje, që gjatë viteve të diktaturës ka qenë e persekutuar për bindjet e saj antikomuniste. Në zgjedhjet vendore të 24 Qershorit 2001, Ferderiku ka marrë pjesë si anëtar i komisionit për të mbrojtur votën e kandidatit të PDr-së (Partia Demokratike e Rinovuar), e cila sot është në opozitë me partinë në pushtet. Albert Vataj |