Historiku i Dioqezës së Sapës
Histori që flet shumë Nën De Petris u predikue për të parën herë Misioni në Zadrimë (Kallnduer-Fruer) 1891 ndër famullinat Dajç, Nenshat, Hajmel, Giader, Gramsh e Blinisht. Fryti kje shum i madh e gjithkund nji sojit. Mbas tij erdh Gabriel Neviani, françiskan (Marc, 1893) si lexohet në nji leter të tijen, e ruejtun në Kurjen ipeshkëvnore. Neviani e gjet dieçezin të thuejsh të shkretnuem Meshtarësh: ndandë famullína pá famullitarë, perse në 12 vjett e mâparshme kishin dekë 14 Meshtarë, e të gjith shëndedjet e kohet të mirë. Atëherë, nji mendimit me kler të vet, u u lëshoj françiskanëve famullínat e Iballes, Firzës e Berishës. Françiskanët kishin vû konditë me u u kenë lëshue edhe Qelëza, Këçira e Dushi, por kleri i Sapëq për këto nuk ndigioj. Neviani, në Visitën baritore (vjeshtë 1893) i bashkoj famullís së Qelëzës edhe katundin e Midhes; kështu shkruen vetë në nji letër me 24, III, 1894. Prej motnimit e së hjekunit keq dhe dorëhjekjen. Nder visita të dieçezit i duhej m’undalë ndonji ditë e ndonjë natë nder shpija të malcorëvet, e jo mâ pak se në 34 vende të ndryshme, tue fjetë per tokë dosido e tue mârrë sá herë lëngatë të forta, si lëngim e ethe. Letra me të cillen pershëndedë per të mbramen herë dieçezin e i thotë lamtumiren ká daten 2 fruer 1900. Neviani, shpresojmë se e mbylli per gjithmonë rreshtin e ipeshkvijvet të huej në ketë selí, persé mbas tij ndoqëne të gjith shqiptarë. Mâ i pari qi u zgodh kje Joakin Serreqi, françiskan, shkodranë, por nuk e pranoj ipeshkëvijn, e kështu kje prûe Lazer Mjedja. Emz. Mjedja leu në Shkodër me 6 Marc 1869. Me 28 Tetuer 1875 hîni në Seminarin Papënuer të Shkodrës, i shkruem për ideçez të Pultit, e n’at Seminár i kreu të gjitha këndimet e veta mâ së mirit. Me 10 Gusht 1891 mori Urdhnin e Meshtarís e i a filloj jetës apostolike në dieçezin e zorëshem të vetin. Zelli e meritimet e tija nuk mujtëne mos me spikatë në sŷ të gjithve, e prandej prei Shejtit At’ Papë kje zgiedhë ipeshkev e me 10 kallnduer kje shugurue per dieçezin t’onë të Sapës. Âsht per t’u vû n’oroe se kje ipeshkëvi mâ i riu i botës në kohen e vet, 32 vjetsh mâ jo. I rí, i shëndoshët, zelltár, zhvilloj nji veprim të gjallë, në të gjitha pikëpamjet, per ata kater vjett qi ndêj këtu. Katekizmi muer hov të rí, u vûne usulle, sidomos per popull të Zadrimës, ndertesat kishtare nuk mbetëne mbrapa. Nen Mjedjen u godit qela e ré e Nenshatit e e Laçit; u transformue në të sodshmen qela e Dajçit; u ngreh shkolla e Iballes, etj. Edhe kleri i dieçezit i përgjegji mâ së miri Bariut të pálodhëshem. Por së ngiati, e mbas katër vjetsh, me 16 Korrik 1905, Mjedja kje trasnferue në Shkoder, porsi ndimës, cum ju sucessionis, i Emz. Guerinit. Nuk âsht nevoja ta ndjekim mâ giatë në Shkodër e në Prizrend e prep në Shkodër. Me dekë të tij, 8 Korrik 1935, rivistat t’ona fétare e kulturore folëne gjanë e giatë mbi zellin e veprimin e ketí Barí të shkelqyeshem. Emz. Mjedjen e ndoq Emz. Jak Serreggi Leu Emz. Serreggi në Shkodër me 2 Dhetuer 1861. Dhetë vjetsh hîni në Seminarin Papënuer të Shkodrës ku i kreu të gjith studimet e veta kishtare me shum lavd. Në qershuer të vjetit 1884 mori Urdhënin e Meshtarís. Sherbeu si famullitár në Dajç të Bregut të Buens, në Kllezen e në Rrencë, e me 1898 kje prûe famullitár në Shkoder. Me 1905 Piu X e zgodh ipeshkev per diaçezin e Sapës e me 29. X. 1905 shugurohej ipeshkev per ket dieçez. Në dieçez bâni të hiemt me shum madhní e me daull të katedrales së Shkodrës, qi aj vetë kishte themelue. Mjerisht pat rrezik me i u djegë ipeshkëvija; kishen katedrale në Shkrep e kishte rrenue termeku e famëshem i qershorit 1905. Emz. Serreggi i rindertoj të dyja, edhe mâ të bukura e mâ të mira se të perparëshmet, tue shpenxue të holla të pámasë, kaq qi nenshatsit e cillsuene Ky ká rrém Krajlit. Serreggi iu paraqiti Jezuitve ndertesen e Iballes, qi thâme goditë prej Emz. Mjedës, per me çilë nji hospic, por megjithse n’e parë P. Domenik. Pasi kje asi mendimit, së mbramit Jezuit nuk e pranuene. Kjo ndërtesë mâ von kje diegë prej musulmanëve të vendit e u bâne shum gjaqe ndermjet të krishtenëve e musulmanëve per ket shkak. Ndêj edhe Serreggi këtu kund kater vjet e gjysë tu’ e shkue gjith-herë madhnisht, si kah feja ashtu kah shekulli. Me 22 Príll 1910 Selija Shejte e shenjoj per Argjipeshkev-metropolit të Shkodrës, e me 2 qershuer të këtij vjeti hîni me madhní të madhe në qytet, i pritun me shkelxim të jashtëzakonshem. Se shka veproj Emz. Serreggi per kult, per kulturë, per të vobegët e per Shqipní nuk âsht nevoja ta persrisim; mund të lexohet sidomos Hylli i Dritës, 1922, Nr. IV, fq. 192, qi shkroj në rasen e dekës së tij, nodhun me 11 Príll 1922, n’oren 3. 30 mbas mjesdite. Per gati 16 muej dieçezi i Sapës mbet pá Barí të vetin e kje nen administrimin e Argjipeshkëvit të Shkodrës. E qe se me 21 Shtatuer 1911 Papa Shejt Piu X zgidhëte Gejrgj Koletsin, i cilli u shugurue në Shkoder, hîte në dieçez të vet kah Këshndellat e asajë vjete. Emz. Koletsi leu në Kallmet në vjetin 1868, prej shpijes dikuer së madhe të Kolecit Mar’Jakut, fis Selitet, e n’ato kohëna në miqsi me Vezir Mustaf Pashen. Këndimet e para i kreu në Seminarin Papënuer të Shkodrës; ata të filosofís e të teologs në kolegjen e Propagandës së Fés në Romë, ku mori edhe doktoratin, e u dá në shêj nde këndime. Sherbeu per njizet e sá vjet nder famullína të ndryshme të Mirëditës, e kje krahi i djathtë, në sá e sá punë, i abatit Emz. Prend Dochit. Nji grusht nieri per trup, por i formuem mirë, Emz. Koletsi kje nji natyrë flakë. Gjendja e Shqipnís – me kryengritjen kundra Turkut, qi mori të hapun edhe në Pukë e në Zadrimë – me luften balkanike e botënore – me turbullimet e Shqipnís së lír – e bâni me doemos m’u perzie edhe këthellë në politikë per të miren e atdheut, prei së cillës politikë pat merzína të shumta e të mëdhaja, e njekje e gjuejtje; por kurr s’e ndali rrugen e vet per nevojët a dobijt e dieçezit, megjithse i u desht sá herë me mbâjtë e me udhtue me ká 8 a 10 vetë t’armatosun. I ngultë në miqësí, kuer nji herë, në kohen e luftës balkanika, nji komandant intelligent serb e këshilloj m’u shporrë pshtetjes s’Austrís e me iu veshë Serbís, Emz. Koletsi pat guximin me i pergjegjë: “Mikun e pesëdhetë vjetvet nuk e ndrroj për mikun e pesë ditvet.” Meshtarët e vet i desht per së fortit, e sa herë i vîshin e sa mâ shum, aq mâ tepër i shndritëte balli. Ashtu per së fortit desht edhe popullin: nuk u kursye kurr m’u ndermjetsue nder davana qi kishin me shoqishojnë: nuk u kursye kurr me i dalë zot per anë të qeverinave të ndryshme qi, në 16 vjett, qi sundoj dieçezin, u pershkuene në Shqipnín t’onë e në dieçezin e tij, kaq, sá nji herë per pak sá s’kje tu’u prish me Korpskomanden e Shkodrës per të miren e popullit, mos t’u gjindëte kush t’i a mbushte menden e t’i a ulëte frymzimin mos m’e bâ at hap, shi per të miren e popullit. Mori fjalë shum e pat merzína shum edhe prei popullit, por, zemer-gjanë, kurr nuk u topit as kurr nuk u ndal prei së bamit mirë. E kuer nji herë dikush e këshilloj m’u shporrë disa çashtjeve, pse populli po flitëte shum per tê pergjegji fjalen e arit: “Pse populli bâhet kah nji herë i mârrë, tue mos e dijt të miren a rrezikun e vet, Na nuk do ta lëshojmë kurr doret.” Si desht kler e popull, ashtu edhe në nji mënyrë të veçantë desht të vobegtit: mjeft me thanë se në kohen e Austrís, kohë ngushtice buket, me ká 20, 30 e deri në katerdhet vetë, me ditë e me natë, gjetëne strehë e buk nder banesa të tija. Së mbramit, i lodhun, jo prej vjetve, por prei mundit e mâ teper perj idhnimeve të forta, e kapi smundja e zemrës: lëngoj per shum kohë, deri qi me 2 Kallnduer 1928, i forcuem me të gjith Sakramendet e uratët e Kishës, dha shpirtin nder duer tê Krishtit në Selín e vet të Sapës. Në salikimet e tija u gjetëne per anë, posë klerit e gjith popullit, edhe Delegati Apostolik Emz. G. B. Della Pietra, Emz. Luigj Bumçi e Kolonel Gillardi, i derguem peri anet të Presidentit të Republikës shqiptare si perfaqsues i Tij. Ligjeraten, shum të përmallëshme, mortore e mbâjti kolegu i tij shum i dashtun Emz. Luigj Bumçi: s’mbet kush pa lotue, e vetë Gillardi mërrini me i thanë Bumçit: “Monsinjore, s’dij se kjava në jetë t’eme per kend, e sod më keni bâ me kjá.” Trupi i tij kje shtî në vorr t’Emz. Severinit, në kishë të Shen Gjergjit; rrasen e vorrit i a vûni Emz. Vinçenc Prennushi, mâ vonë ipeshkev i Sapës, me ket mbîshkrîm: Antistiti sappensi Georgio Koletsi religionis ac patriae optime merito heicq in pace sepulto Vincentius Prennushi successor Dom Gasper Gurakuqi, 1941
Letër një fëmije që kurrë s’u lind Një njollë gjaku ngjyrë trëndafili… Nuk jam nga ato që i zë frika kur shohin gjak. Dhe të jesh grua, është një shkollë gjaku: çdo muaj kryejmë stërvitjen e neveritshme. Por kur pashë atë njollë të vogël mbi jastëk, sytë m’u mjegulluan dhe m’u këputën këmbët. Më zuri frikë e madhe, pastaj dëshpërimi dhe nisa të mallkoj veten. S’lashë faj pa i hedhur vetes për ty që je i pambrojtur, që nuk mund të ngresh krye, i vockël, nën mëshirën e çdo trilli tim, çdo papërgjegjësie time. Nuk ishte as e kuqe, njolla. Ishte e trëndafiltë, një e trëndafiltë e zbehtë. E megjithatë ishte më se e mjaftueshme për të më kumtuar lajmin, për të më shpallur se ndoshta ishe duke marrë fund. Rrëmbeva jastëkun dhe dola vrap. Mjeku u tregua çuditërisht i njerëzishëm. Më priti, edhe pse ishte vonë, më tha të qetësohesha: nuk po vdisje, nuk ishe këputur, kishe vuajtur ca dhe kaq, ishte vetëm një kërcënim dhe kaq, pushimi absolut në shtrat do të zgjidhte gjithçka më së miri. Porse duhej të ishte patjetër absolut. Porse nuk duhej të zbrisja nga shtrati, as edhe për të vajtur në banjë. Andaj ishte më mirë të më shtronin në spital. Jemi në spital. Një dhomë e trishtë e kësaj bote të trishtë. Jemi këtu që prej një jave, të cilën e kam kaluar thuajse gjithmonë duke fjetur, e trullosur nga barnat qetësues. Tani m’i kanë ndërprerë, por kështu është edhe më keq: nuk di si ta shtyj kohën që kullon zbrazëti. Kërkova gazetat, nuk m’i sollën. Kërkova një televizor, nuk ma dhanë. Kërkova një telefon, nuk punon. Shoqja ime nuk vjen, yt atë jo e jo, heshtja më shëmton e më shtyp. Robinë e një bishe veshur në të bardha, që herë pas here vjen e më bën gjilpërën me luteinë, nuk arrij të të përcjell as pak përkëdheli. Porse mendime që gjatë i kam heshtur, që më kot i kam ndrydhur, dalin në sipërfaqen e ndërgjegjes sime dhe ulërijnë gjëra që nuk e dija se i dija: Këto: Pse u dashka të duroj një agoni të tillë? Në emër të ç’gjëje? Të një krimi të kryer duke përqafuar një burrë? Të një qelize të ndarë në dy qeliza pastaj në katër e pastaj tetë, në pafundësi, pa më pyetur më parë mua, pa marrë leje apo urdhër nga unë? Apo në emër të jetës? Epo mirë, jeta. Po ç’është kjo jetë ku ti, që je ende i sapozënëfill, paske më shumë rëndësi se unë që jam e përfunduar? Ç’është ky respekt për ty që më heq çdo respekt për mua? Ç’është kjo e drejtë e jotja për të ekzistuar që nuk marrkësh parasysh të drejtën time për të ekzistuar? Nuk ka njerëzi te ti… Njerëzi! A je qenie njerëzore ti, apo ç’je? Mjaftojnë vallë një flluskë veze dhe një spermatozoid prej pesë mikronësh për të bërë një qenie njerëzore? Qenia njerëzore jam unë që mendoj e flas e qesh e qaj e veproj në një botë që vepron për të ndërtuar gjëra dhe ide. Ti s’je tjetër veçse një qofte mishi që nuk mendon, nuk flet, nuk qesh, nuk qan, dhe që vepron vetëm për të ndërtuar veten. Çfarë shoh te ti, nuk je ti: jam unë! Jam unë që të kam dhënë një vetëdije, kam dialoguar me ty, por vetëdija jote ishte vetëdija ime dhe dialogu ynë ish monolog: monologu im! Boll më me këtë komedi, me këtë çmenduri. Të bëhesh njerëzor nuk është një e drejtë natyrore, para se të lindesh. Njerëzorë bëhemi më vonë, pasi jemi lindur, sepse rrimë me të tjerët, sepse na ndihmojnë të tjerët, sepse një nënë, një grua, një burrë a s’ka-rëndësi-kush, na mësojnë të hamë, të ecim, të flasim, të mendojmë dhe të sillemi si njerëzorë. E vetmja gjë që na bashkon, i dashur është një litarth kërthizor. Dhe nuk përbëjmë çift. Jemi një përndjekës dhe një e përndjekur. Ti në vendin e përndjekësit, unë në vendin e së përndjekurës… U përvodhe tek unë si hajdut, dhe më grabite barkun, gjakun, frymëmarrjen. Tani dashke të më marrësh gjithë jetën. Nuk ta lejoj, jo. Dhe meqë tanimë t’i përplasa këto të vërteta të pakundërshtueshme, e di çfarë? Nuk shoh arsye pse u dashkësh të kem fëmijë. Nuk e kam ndjerë kurrë veten të mirë, unë, me fëmijët. Nuk kam folur dot kurrë me ta. Kur u afrohem duke buzëqeshur ulërijnë si të isha duke i rrahur. Zanati i nënës nuk më shkon për shtat. Kam të tjera detyra ndaj jetës. Kam një punë që më pëlqen dhe që kam ndërmend ta vazhdoj. Kam një të ardhme që më pret dhe nuk kam ndërmend ta braktis. Kush quan të pafajshme një grua të varfër që nuk do fëmijë të tjerë, kush quan të pafajshme një vajzë të përdhunuar që nuk e do fëmijën, duhet të më quajë të pafajshme edhe mua. Të jesh e varfër, apo të të kenë përdhunuar, nuk përbën arsye të vetme. Do të dal nga ky spital dhe do të nisem për udhëtim. Pastaj ç’ka për të ndodhur, le të ndodhë. Po ia dole të lindesh, do të lindesh. Po s’ia dole, do të vdesësh. Unë nuk të vras, t’i shkoqisim gjërat: thjesht fare, nuk pranoj të të ndihmoj që të ushtrosh deri në fund tiraninë tënde dhe… Nuk kishim rënë në ujdi kështu, e kuptoj. Por ujdia është një marrëveshje, ku secili jep për të marrë dhe kur e nënshkruam nuk e dija që do të kishe mëtuar gjithçka për të mos më dhënë asgjë. Nga ana tjetër, ti as që e nënshkrove, e nënshkrova vetëm unë. Kjo e bën të pavlefshme. Nuk e nënshkrove dhe nga ti nuk më erdhi as edhe një shenjë pranimi: i vetmi kumt yti ishte një njollë gjaku ngjyrë trëndafili. Qofsha mallkuar për jetë e mot, vërtet, qofsha mallkuar e mos i gëzofsha një ditë kësaj jete e asaj pas vdekjes, nëse kësaj radhe ndërroj sërish mendim. Ligji duhej të më ndëshkonte Më quajti vrasëse. I mbyllur në bluzën e tij të bardhë, jo më mjek, por gjykatës, bubulloi se unë po shkelja me këmbë detyrat e mia themelore si nënë e si grua e si qytetare. Ulëriu se po të largohesha nga spitali ishte veprim prej keqbërësi, edhe të zbrisja nga shtrati ishte krim, porse që të nisesha për udhëtim ishte vrasje me paramendim dhe ligji duhej të më ndëshkonte, ashtu siç ndëshkon një vrasës dosido. Pastaj, u bë lutës, u përpoq të më bindte me anë të fotografisë sate. Të të shihja mirë nëse më kishte mbetur ndopak zemër: tashmë ishe bërë fëmijë i plotë. Goja jote nuk ishte ideja e një goje, ishte gojë. Hunda jote nuk ishte ideja e një hunde, ishte hundë. Fytyra jote nuk ishte skica e një fytyre, ishte fytyrë. Dhe kështu trupi, duart, këmbët ku shquheshin deri edhe thonjtë. Shquhej edhe një fillim flokësh mbi kokëzën e rrumbullakosur për së mbari. Duhej të kuptoja njëkohësisht, brishtësinë tënde. Të shqyrtoja lëkurën tënde: aq delikate, aq të tejdukshme sa nëpërshihej çdo venë, çdo kapilar, çdo nerv. Nuk ishe më dhe aq i vogël: gjashtëmbëdhjetë centimetra igjatë e dyqind gramë në peshë. Po të doja të dështoja tanimë ishte punë që s’bëhej: tepër vonë. E megjithatë ajo që po bëhesha gati të kryeja ishte diçka më e keqe se dështimi. E dëgjova pa m’u dridhur qerpiku. Nënshkrova një fletë ku shkarkoja mjekun nga çdo përgjegjësi mbi jetën tënde dhe timen dhe e mora përsipër unë në vend të tij. E pashë kur doli nga dhoma si i xhindosur me fytyrën mavi. Dhe, pothuajse në të njëjtin çast, ti lëvize. Bëre atë që kisha pritur, përgjëruar, që prej muajsh. U shtriqe, ndoshta gogësite, dhe më dhe një goditje të lehtë. Një shkelm të lehtë. Shkelmi yt i parë… Si ai që i këputa unë sime ëme për t’i thënë të mos më hidhte. Këmbët m’u bënë mermer. Dhe për pak kohë mbeta ashtu, pa frymë, me tëmthat që më rrihnin fort. Ndjeva edhe një zjarr në grykë, një lot që më verbonte. Pastaj loti u rrokullis teposhtë, ra mbi çarçaf dhe ia bëri: paf! Por prapëseprapë zbrita nga shtrati. Prapëseprapë e përgatita valixhen. Nesër do të nisemi, thashë. Me aeroplan. Unë isha ajo që donte të vdiste?! Thua ia vlente tërë kjo zhurmë? Ja ku mbërritëm, dhe jemi shëndosh e mirë. Gjithë udhëtimin nuk patëm asnë shqetësim, as kur mbërritëm dhe as më vonë. Asnjë therje, asnë dhembje, asnjë të përzier. Nuk ndodhi asgjë nga ato që na kishte paralajmëruar mjeku: ma pohoi edhe doktoresha që më vizitoi mbrëmë. E këndshme. Pasi të preku butë-butë doli në përfundimin se nuk kishte arsye për t’u alarmuar, kolegu i saj e tepronte me pesimizmin dhe përkujdesjen e vet. Ç’është kjo, për një pikë gjak! Ka gra që kullojnë gjak gjatë tërë barrës dhe pastaj lindin fëmijë si kokrra e mollës. Sipas saj, të ngujohesh në shtrat është si t’i vihesh kundër natyrës. Ashtu edhe ta teprosh me përkujdesje. Një paciente e saj, për shembull, balerinë e bija e botës, kishte vazhduar të jepte shfaqje e të bënte pas à deux deri pas muajit të pestë. Tek unë e habiste ca vetëm fryrja e pakët e brakut. Por edhe ajo balerina kishte patur një bark pothuajse të dystë. Le të vazhdoja me mjekimet që më kishte dhënë kolegu, po të doja, por mbi të gjitha duhej të lija që natyra të ndiqte udhën e vet. E vetmja këshillë: të mos rrija shumë në timon. E sqarova se duhet të bëjmë me makinë një udhëtim prej gati dhjetë ditësh. Më pyeti në ishte e domosdoshme. I thashë po, dhe atëherë mbeti gojëkyçur për disa minuta. Por pastaj tha se s’ka gjë, rrugët e këtij vendi janë të shtruara mirë, makinat e këtij vendi janë të rehatshme shumë: e rëndësishme është të mos e stërmundojmë veten dhe të çlodhemi çdo dy ose tre orë. Më dëgjon? Po të them se tani u pajtuam, se jemi prapë shokë! Po të them se më vjen keq që të trajtova në atë farë feje, që të sfidova. Dhe më vjen edhe më keq nëse më rri ashtu si hatërmbetur dhe nuk më qëllon më me shkelmtha. Që nga spitali nuk më ke qëlluar më. Hera-herës, tek më kujtohet, rrudh ballin. Mirëpo zgjat pak. Menjëherë qetësohem: e kupton sa kam ndryshuar? Që kur kam filluar së rishti jetën e zakonshme, më duket vetja tjetër njeri: një pulëbardhë që fluturon. Unë isha ajo që donte të vdiste? E çmendur. Është kaq e bukur jeta, drita. Janë kaq të bukura pemët dhe toka dhe deti. Këtu ka shumë det: ia ndjen aromën, buçimën? Është gjë e bukur kur punon dhe brenda teje lëvrin një ngazëllim. E kisha gabim kur mendoja se sidoqoftë puna të lodh e të përul. Duhet të kërkoj të falur: inati, zemërimi më kishin verbuar. Meqë ra fjala tek errësira: ka ngritur krye sërish tek unë padurimi për të të nxjerrë në dritë. Tok me të, edhe frika mos të kam trembur me gjithë ato dërdëllitje mbi lirinë që nuk ekziston dhe mbi vetminë si e vetmja gjendje e mundshme. Harroi ca marrëzira: të rrish tok me të tjerët, është gjë e dobishme. Jeta është një bashkësi për të na dhënë dorën, për të na ngushëlluar, për të na ndihmuar. Edhe lulet lulëzojnë më mirë kur janë njëra pranë tjetrës, dhe zogjtë shtegtojnë nëtrumba, peshqit notojnë tufa-tufa. Ç’do të bënim, të vetmuar? Do të ndiheshim si astronautët në Hënë, të mbytur nga frika dhe nga nguti për t’u kthyer. Nxito, kaloji shpejt e shpejt këta muaj që të mbeten, mos kij frikë që do të shohësh diellin. Aty për aty do të të verbojë, do të të trembë, por s’do vonojë dhe do të të shndërrohet në një hare pa të cilën nuk do të mund të bësh dot. Jam penduar që të kam dhënë gjithmonë shembujt më të shëmtuar, që nuk të kam treguar kurrë madhështinë e një agimi, ëmbëlsinë e një puthjeje, erën e një gjelle. Jam penduar që nuk të kam bërë kurrë për të qeshur. Po të më gjykoje nga përrallat që të kam treguar, ke të drejtë të mbërrish në përfundimin se unë qenkam njëfarësoj Elektre, veshur këmbë e krye në të zeza. Që sot e tutje duhet të më mendosh si një Piter Pan, veshur gjithmonë me ngjyra të blerta e të kuqe dhe që e kalon kohën duke shpalosur shirita me lule mbi pullazet, mbi kambanoret, mbi retë që të mos bëhen shi. Do të jemi të lumtur ne të dy, sepse në fund të fundit, jam një fëmijë edhe unë. E di ti që dëfrehem shumë kur loz? Sot, kur ktheva në hotel, shkëmbeva tërë këpucët e vëna para dyerve, edhe porositë e mëngjesit. Në mëngjes plasi rrëmuja. Një zonjë gjeti para derës një palë këpucë burrash dhe kërkonte me zë të lartë sandalet e veta me taka, një burrë gjeti një palë atlete dhe kërkonte çizmet e veta, një tjetër protestonte se nuk kish porositur drekë krishtlindjesh, por vetëm çaj me limon. Me veshin ngjeshur pas derës, dëgjoja dhe qeshja me aq ëndje sa më dukej sikur isha kthyer në kohën e vegjëlisë. Kur isha e lumtur ngaqë çdo gjë ishte lojë. Yt atë: “Jam i poshtër ngaqë jam burrë” Të bleva një djep. Pasi ta bleva u kujtova se, sipas disave, të blesh djep para se fëmija të lindte, sjell ters, ashtu si edhe lulet mbi shtrat. Por bestytnitë nuk më bëjnë më përshtypje. Është një djep indian, nga ata që mbahen si trastë shpine. Është i verdhë, i blertë dhe i kuq, si Piter Pani. Do të të ngarkoj mbi supe e do të të çoj ngakund, dhe njerëzit do të shpien buzën në gaz duke thënë: shikoni ata dy kalamajtë e çmendur. Të bleva edhe rroba: bluza, tuta, dhe një karijon që luan një vals të hareshëm. Kur ia thashë shoqes sime në telefon, më tha se i kam të gjitha dërrasat mangut. Por kishte një zë të kënaqur, të shpëlarë nga shqetësimi që e ndrydhte ditën kur u nisëm: e-sikur-ta-humbësh-në-avion? Ajo që më këshillonte të të asgjësoja në fillim! Është vërtet grua e mirë. Njëmend, nuk e kam qortuar dot kurrë pse më solli tët atë. Dhe, sa i përket atij, a e di çfarë? Një burrë që pranon ta përzësh siç e përzura unë nuk është për t’u hedhur mënjanë. Më ka shkruar një letër, më vonë. Më mallëngjeu. Jam i poshtër, më tha, ngaqë jam burrë: porse duhet të më falësh, ngaqë jam burrë. Një instinkt atavik, besoj unë, e shtyn tashmë të të dëshirojë. Të shohim ç’do të bëjmë me të: ndonjëherë orenditë e padobishme mund të hyjnë në punë kur nuk ta pret mendja. I ka vdekur nëna ama që nuk dua ta trajtoj më si armik. Me këtë armëpushim me folenë e milingonave përfshihen që të gjithë: ai, mjekët, komendatori. Vetëm ta kishe parë komendatorin kur i thashë se do të niseshim. S’i mbyllje goja: “Ja ky është goxha lajm. Ju lumtë, nuk do të pendoheni.” Jo, nuk do të pendohem. Vetëm duke respektuar veten mund të kërkosh respektin e të tjerëve, vetëm duke besuar te vetja mund të krijosh besim te të tjerët. Natën e mirë, vogëlush! Nesër nis udhëtimi me ty-tyyy. Do të doja të të shkruaja një poezi ku të të tregoja lehtësimin tim, besimin e rigjetur, dhe këtë ëndje që më ka hipur për të shtruar shirita me lule mbi pullazet, mbi kambanoret, mbi retë, këtë ndjesi fluturimi si një pulëbardhë mes kaltërsisë, larg fëlliqësive, larg melankolive, mbi një det që nga lart duket gjithmonë i kthjellët. Në fund të fundit, kuraja është optimizëm. Unë nuk isha optimiste, pasi nuk kisha kurajë. Filli që ndan zgjuarsinë nga budallallëku është shumë i hollë Rrugët e këtij vendi janë të gjera e të shtruara dyst, automobilat e këtij vendi janë të rehatshëm: doktoreshë, ju gënjeni. Dhe unë nuk jam pulëbardhë. Si t’ia bëj, vogëlush? Të vazhdoj rrugën, të kthehem mbrapsht? Po të kthehem mbrapsht është më keq: duhet të bëj përsëri të njëjtën rrugë të keqe. Ndërsa po të vazhdoj, kam shpresën se rruga mund të përmirësohet. Duke guxuar me retorikën, mund të them se po ngas në një rrugë që është njësoj si jeta ime: gjithë gropa e gurë, vështirësi. Njëherë kam njohur një shkrimtar që thoshte: secili ka jetën që meriton. Është si të thuash se një i varfër e meriton të jetë i varfër, një i verbër e meriton të jetë i verbër. Ishte budalla njeri, edhe pse shkrimtar i zgjuar. Edhe ky filli që ndan zgjuarsinë nga budallallëku është tejmase i hollë, ke për ta parë vetë. Vërtetë, kur filli këputet, të dyja gjërat bashkohen njëra me tjetrën si dashuria me urrejtjen, jeta me vdekjen, qofsh mashkull, qofsh femër. Ç’m’u kujtua përsëri kjo puna e gjinisë sate, dhe tashmë po mendoj se do të ishte më mirë të ishe mashkull. Kështu nuk do të bëje shkollën mujore të gjakut, një ditë do t’ia hidhje fajin vetes kur të ishe duke ngarë nëpër rrugë të shpartalluara gjithë gropa dhe gurë. Nuk do të ndiheshe kaq ligsht sa ç’ndihem unë tani e mund të fluturoje në kaltërsi shumë më mirë se unë: orvatjet e mia për të fluturuar janë barabar me hopin e një këndezi. Kanë të drejtë ato gra që djegin sutienat. Kanë të drejtë? Asnjëra prej tyre nuk ka gjetur një rrugëzgjidhje që bota që mos mbarojë po të mos bëhen fëmijë. Dhe fëmijët linden nga gratë. Di një tregim fantastiko-shkencor që zhvillohet në një planet, ku për t’u riprodhuar nevojiten shtatë vetë. Por është shumë e vështirë të mblidhen shtatë vetë, pasi që të shtatë, përveçse ngjizen tok, duhet të mbeten tok edhe me barrë. Kështu raca shuhet dhe planeti zbrazet. Di një tjetër tregim ku protagonistit i mjafton një tretësirë alkaline për t’u riprodhuar, ose një gotë ujë me kripë. Hidhet brenda dhe paf! Bëhen dy. Është një ndërndarje e thjeshtë qelizore, dhe në çastin që protagonisti ndërndahet, resht që qeni vetja e vet: kryen njëfarë vetvrasjeje të unit të vet. Porse nuk vuan dhe nuk heq të zitë e ullirit për nëntë muaj. Të zitë e ullirit? Për disa janë nëntë muaj të lavdishëm. Rrugëdalja më e mirë mbetet ajo që të thashë në krye. Hiqet embrioni nga barku i nënës, vihet në barkun e një mikpritëseje të gatshme për t’i dhënë strehë, një grua më durimmadhe se unë, më buajre se unë… Më duket se kam ethe. Më filluan prapë therjet. Duhet t’i shpërfill. Po si? Duke e shpënë mendjen gjetiu, besoj. Mund të të tregoj një përrallë. U bë kohë që nuk të tregoj një përrallë… Ja ku e ke. Më jep pak Hënë Na ishte njëherë një grua që ëndërronte që kishte një copëz hëne. Madje-madje, as edhe një copëz: pak pluhur do t’i mjaftonte. Nuk ishte ëndërr e paplotësueshme, aq më pak e çuditshme. Ajo i njihte njerëzit që venin në hënë, asokohe ishte fort në modë të shkoje në hënë. Njerëzit niseshin nga një pikë e Tokës, jo shumë larg së këndejmi, me anije të vogla hekuri të mbërthyera në majën e një rakete të lartë, të lartë, dhe sa herë që raketa kalonte si rrufe në qiell duke shungulluar e duke mbjellë lule zjarri si të qe kometë, gruaja lumturohej. Thërriste: “G, go, go! Jepi, jepi, jepi!” Dhe zemërngrirë e gjithë xhelozi ndiqte udhëtimin e burrave që fluturonin tri ditë e tri net, nëpër errësirë. Burrat që shkonin në hënë ishin teveqelë. Kishin fytyra teveqele prej guri dhe nuk dinin as të qeshnin, as të qanin. Hna për ta ishte një sipërmarrje shkencore dhe aq, një arritje e teknologjisë. Gjatë udhëtimit nuk thoshin asnjëherë ndonjë gjë të bukur, përmendnin vetëm numra dhe informacione të mërzitshme, në qëllonte ndonjë bisedë si mes njerëzish normalë, pyesnin për të rejat mb i ndeshjet e futbollit. Me të zbritur në hënë flisnin edhe më pak. Shumë-shumë shqiptonin dy a tri fjali të gatshme. Pastaj ngulnin një flamur llamarine, me ca lëvizje prej automatësh kryenin si pa qejf një ceremoni me veprime bajate, dhe ktheheshin mbrapsht pasi kishin fëlliqur hënën me jashtëqitjet e tyre që mbeteshin kështu për të dëshmuar kalimin e Njeriut. Jashtëqitjet ishin mbyllur nëpër kuti, kutitë liheshin atje lart bashkë me flamurin, dhe po ta dije këtë, kur shihje hënën nuk mund të mos mendoje “Atje lart janë edhe jashtëqitjet e tyre.” Në fund zbrisnin në Tokë plot me gurë, me pluhur. Gurë hëne, pluhur hëne. Pluhuri që gruaja ëndërronte. Dhe kur i takonte ajo u lypte (unë u lypja): “Më jep pak hënë? Ti ke gjithë atë!” Por ata gjithmonë përgjigjeshin: nuk-mundemi-se-është-e-ndaluar. E gjithë hëna përfundonte nëpër laboratorë, në tryezat e punë të atyre për të cilët të shkoje në hënë ishte një sipërmarrje shkencore dhe aq, një arritje e teknologjisë. Ishin njerëz teveqelë, sepse ishin njerëz pa shpirt. E megjithatë, mes tyre ishte njëri që mua më dukej më i mirë. Njëmend, dinte të qeshte dhe të qante. Ishte një burrec i shëmtuar, me dhëmbë të rralluar dhe frikacak i madh shumë. Për të fshehur frikën gajasej në mënyrë qesharake dhe i mbante flokët në mënyrë qesharake. Unë isha miqësuar me të pikërisht për këtë dhe pikërisht ngaqë ai e dinte se nuk e meritonte hënën. Kur më takonte mërmëriste “Çfarë të them atje lart? Unë nuk jam poet, nuk di të flas për gjëra të bukura e të thella”. Pak ditë para se të vente në hënë erdhi të më takonte, për të më përshëndetur dhe për të më pyetur ç’të thoshte në hënë. Iu përgjigja se duhej të thoshte diçka të vërtetë, diçka të ndershme, të thoshte, për shembull, që ishte një burrec plot frikë, ngaqë ishte burrec dhe pikë. Kjo i pëlqeu dhe m’u betua: “Po u ktheva do të të sjell pak hënë. Pluhur hëne.” Vajti dhe erdhi. Por erdhi i ndryshuar. Kur i telefonoja për t’i kujtuar premtimin, i bënte bisht pyetjes. Pastaj një mbrëmje më ftoi për darkë në shtëpinë e tij dhe unë e mbajta vrapin tek ai me shpresën se më në fund do të më jepte hënën. Në tryezë nuk më mbante vendi, ajo darkë s’kishte të mbaruar. Kur mbaroi, ai tha: “Tani do të të dëftoj hënën”. Nuk më tha tani-do-të-të-jap-hënën. Por unë nuk e vërejta ndryshimin. Ende i mbante flokët në mënyrë qesharake, ende gajasej në mënyrë qesharake, nuk dyshoja se atje në qiell kishte humbur edhe atë grimë shpirti që unë kujtoja se kishte. Më çoi në studion e tij, duke shkelur syrin. Hapi dollapin të mbyllur me çelës, duke lozur. Brenda në dollap kishte disa sende: një si punë lopate, një si punë kazme, një tub… Të gjitha të mbuluara nga një pluhur i çuditshëm, ngjyrë gri e argjend. Pluhuri i hënës. Zemra nisi të më rrahë revan. Me zemrën që më rrihte revan, zgjata njërën dorë, kapa butë-butë lopatën. Ishte një lopatë e lehtë pupël, thuajse pa peshë fare, dhe pluhuri që e mbulonte ishte si një pudër, një tis argjendi që të mbete mbi lëkurë si një lëkurë e dytë e argjendtë, dhe nuk di si ta përshkruaj ç’ndjeva kur pashë hënën mbi lëkurën time. Ndoshta u ndjeva sikur u shpërndava në kohë dhe në hapësirë, apo sikur mbërrita të pambërritëshmen, vetë idenë e pafundësisë. Vetëm se këto gjëra i mendoj tani, atë çast nuk mendoja dot. Edhe tani që përpiqem, duke rrëmuar kujtimet e vetëdijes, arrij vetëm të them se mbeta e shastisur, me lopatën në dorë, pa vënë re se ai po humbte durimin: si të kishte frikë se po i vidhnin një thesar nga i cili nuk donte të lëshonte as kujtimin. Kur e vura re i ktheva lopatën dhe pëshpërita: “Faleminderit. Tani jepmë pluhurin e hënës”. U bë menjëherë i ashpër “Ç’pluhur hëne?”. “Atë që më pate premtuar…”. “Sapo e pate. Të lashë ta prekje.” Kujtova se po tallej. M’u deshën disa minuta për të kuptuar se nuk po tallej, se premtimi i tij ishte venitur në veprimin që më la të prekja lopatën. Ashtu si me të varfërit kur u lejohet të adhurojnë me sy një xhevahir në vitrinë, a të shohin nga larg një festë ku nuk duhet të marrim pjesë. E befasuar, nuk gjeja dot as forcën t’ia përplasja në fytyrë nëpërkëmbjen, t’ia thoja troç sa shpirtvogël kishte qenë. Përsërisja me vete: veç ta bindja që kjo ishte diçka tepër e ligë. Dhe në këtë shpresë të çmendur nisa t’i përgjërohesha, t’i shpjegoja që nuk po kërkoja një copëz hëne, po lypja vetëm pak pluhur hëne që ma kishte premtuar ai vetë, pak fare, kishte gjithë atë në dollap, çdo send ishte i mbuluar me pluhur hëne, mjaft të më lejonte të mblidhja ca mbi një fletë; mbi diçka që nuk ishte lëkura ime, për ta parë sërish, në vitet që do të vinin, kishte qenë gjithmonë një dëshirë e zjarrtë imja, ai e dinte, nuk ishte trill. Por, sa më shumë e ulja veten, aq më i ashpër bëhej ai. Më kish ngulur sytë e tij të akullt dhe heshtte. Së fundi, gjithë duke heshtur, mbylli dollapin dhe doli nga dhoma. Nga salloni u dëgjua zëri i së shoqes që pyeste në donim një kafe. Nuk u përgjigja. Mbeta palëvizur duke vështruar dorën time mbuluar me hënë. Kisha në dorë hënën dhe nuk dija ku ta vija, si ta ruaja: sa të prekja diçka, do të zhdukej. Truri kërkonte më kot një zgjidhje, një rrugëdalje për të shpëtuar aq sa mund të shpëtohej, por ndeshte vetm mjegull dhe brenda mjegullës një fjali: “Është njësoj si të heqësh pudrën e tualetit. Kudo që ta vësh, e ke të humbur.” Dhe kjo ishte tortura më e madhe, mundim që Tantali nuk kishte njohur kurrë. Tantali frutat i largoheshin në çastin kur bënte t’i kapte, nuk i zhdukeshin pasi i kish shtënë në dorë. Pastaj i hodha një vështrim të fundit dorës sime të argjendtë, të shtrirë në një përgjërim absurd, gëlltita një kandje lotëshm buzëqesha hidhshëm. Nga largësi pa fund hëna kishte mbërritur tek unë, ishte prehur mbi lëkurën time, dhe unë po bëhesha gati ta flakja tej. Përgjithmonë. Edhe po të kisha dashur nuk do të kisha mundur të rrija kështu, me gishtat e tendosur, pa prekur të tjera gjëra. Herët a vonë diçka do ta prekja, më kupton, dhe gjithçka do të davaritej siç davaritet tymi: për shkak të talljes mizore të një teveqeli mizor. Mbylla dorën me zemërim. E hapa sërish. Tani mbi pëllëmbë mezi dallohej një arabesk me vija të pista, të shtrembëra, dhe ndërsa i shihja më ngjallnin neveri. Vallë për këtë neveri kisha ëndërruar aq shumë, kisha pritur aq gjatë? Kur u largova së andejmi, hëna ishte e bardhë dhe ndriçonte natën me të bardhë. E shihje ashtu me sy të mjegulluar dhe mendoje: sapo ekziston një diçka e bardhë, e pastër, ia beh gjithmonë dikush dhe e fëlliq me jashtëqitjet e tij. Pastaj pyesje veten: pse? Po pse pra, pse? Në hotel hapa rubinetin, vura dorën nën të. Kulloi një lëng i zi që nuk zgjati shumë dhe u zhduk në një vorbull të zezë dhe a di çfarë, vogëlush? Ti je si hëna ime, ti je pluhuri im i hënës. Dhembjet më janë shtuar, nuk po e ngas dot më makinën. Të kem të gjej një motel, të mund të ndalem, të çlodhem. Po ta freskoj pak trurin, ndoshta gjej një zgjidhje për të shpëtuar të shpëtueshmen: të mos e flak tutje hënën time. Nuk dua ta humb sërish hënën, nuk dua ta shoh tek vorbullohet në vrimën e një lavamani. Por është e kotë. Me të njëjtën siguri që më kaploi ditën kur mësova se ti ishe, tashmë e di se ti po pushon së qeni. Në barkun tim mbaj një të vdekur E ndërpreva udhëtimin. U ktheva në qytet dhe i telefonova mjekes, së cilës i besohej. Më përsëriste: rri e qetë, dy javë më parë gjithçka shkonte si s’ka më mirë, padyshim sheh ëndrra. I thashë që gjaku nuk është ëndërr, që për një javë të tërë kisha ndenjur e ngujuar në një motel dhe e vetmja gjë që kisha parë kish qenë një gjakderdhje pafund. Më urdhëroi të shkoja menjëherë tek ajo. Në derë buzëqeshte, me të njëjtin optimizëm. U zhvesha menjëherë, pa pritur të ma thoshte ajo. U shtriva në shtrat dhe ajo më mbështeti një dorë mbi zemër. Thirri: “Sa shpejt që rreh! Dëgjohet si daulle!” Nuk iu përgjigja, as ëmbëlsisë dhe as buzëqeshjes së saj. Nuk më duhej mirëkuptimi i të tjerëve dhe brenda meje kish hedhur shtat siguria se po merrja pjesë në një ceremoni të tepërt, të pritur në fshehtësi, dhe, tekefundit, ndoshta të dëshriruar. Isha gati, e dorëzuar, e bindur që nuk do të kundërveproja sepse gjithë ç’kisha për të thënë e kisha thënë, gjithë ç’kisha për të vuajtur e kisha vuajtur. Por kur ceremonia nisi kuptova që nuk do të isha kurrë gati, kurrë. Më dhembte deri edhe të dëgjoja pyetjet që më bënte, deri edhe t’i përgjigjesha. “E ke ndjerë veten më të rënduar, më kaba?” “Jo.” “Dhe kur fillove të mendosh se…” “Në rrugën e prishur, para se të arrija në motel.” “Ca si pak për të arritur në përfundime, apo jo?”. Pastaj më zbuloi barkun, vërejti se njëmend ishte më pak i fryrë se më parë. Më preku gjinjtë, vuri në dukje se njëmend dukeshin më të qullët se më parë. Veshi dorashkën prej gome, rrëmoi për të të gjetur. Dhe balli iu rrudh, sytë iu errësuan ndërsa thoshte: “Mitra është zvetënuar. Është flashkur. Ka vend për të dyshuar se fëmija nuk po rritet mirë, se nuk po rritet fare. Duhet të bëjmë një analizë biologjike, të presim edhe disa ditë.” Pastaj zhvoshku dorashkën nga duart dhe e flaku. U mbështet me të dyja duart te shtrati. M’i nguli sytë zishëm. “Më mirë t’ua them hapur. Ju keni të drejtë. Nuk rritet më. Të paktën prej dy javësh, ndoshta edhe tre. Bëni kurajë, mori fund. Ka vdekur”. Nuk nxora zë. Nuk bëra asnjë veprim. Nuk m’u drodh qerpiku. Mbeta aty si një trup prej guri dhe prej heshtjeje. Edhe truri ishte bërë prej guri dhe heshtjeje. E vetmja gjë që ndieja ishte një peshë e padurueshme mbi bark, një gur i rëndë i padukshëm që më shtypte si të më kish rënë përsipër qielli: pa bërë zhurmë. Në atë ngurtësi të plotë, në atë heshtje të plotë, fjalët e saj shpërthyen si krismë: “Bëni zemër, çohuni. Vishuni.” U çova dhe këmbët i kisha gurë të kallur në gurë, m’u desh një mundim çnjerëzor për t’i urdhëruar të më bindeshin. U vesha dhe dëgjova zërin tim që pyeste ç’duhej të bëja, një tjetër zë që përgjigjej: “Asgjë. Ai do të rrijë aty edhe për ca kohë. Pastaj do të dalë vetiu.” Pohova me kokë. Atëherë zëri tjetër grumbulloi fjalë përmbi fjalë, një zukamë e pareshtur që më lutej të mos e prishja gjakun, shumë fëmijë vdesin ngaqë nuk janë të përkryer, mbeten të papërfunduar, kush është ai që i pëlqen të lindë fëmijë të papërkryer, të papërfunduar, nuk duhej ta dënoja veten, nuk duhej t’i hidhja vetes faje që nuk kisha bërë, shtatëzania duhet të ndjekë rrugën e natyrhsme, ajo ishte kundër atyre që i shtrëngojnë gratë të rrijnë në shtrat për muaj të tërë dhe pengojnë natyrën të kryejë punën e saj më vete. Pagova. E përshëndeta me një të tundur të kokës. Dola dhe kalova mes dy radhësh me barqe të fryra, barqe të fryra që i kundërviheshin në mënyrë provokuese barkut tim të dystë që mbante brenda një të vdekur, dhe më në fund truri im ia doli të mendonte diçka. Mendoi: “Kështu ishte shkruar. Mblidhe mendjen.” Dhe fjalia mblidhe mendjen më shoqëroi deri në hotel, më rrihte papushim në tëmtha si varé: mblidhe mendjen, mblidhe mendjen, mblidhe mendjen. Por kur hyra në dhomë dhe pashë djepin tënd, pashë karijonin, bluzat dhe veshmbathjet e tua, volla një rënkim të gjatë. Dhe rashë mbi shtrat, ndërsa një tjetër rënkim i shtohej atij rënkimi, pastaj një tjetër, edhe një tjetër, derisa nga thellësia e trupit ku ti tashmë prehesh si një copë mishi pa vlerë, u ngrit një vajtim, dhe e theu gurin në mijëra copëza, e shkërmoqi dhe e bëri pluhur. Dhe ia dhashë kujës. Dhe më ra të fikët. Përktheu: Aurel Plasari Askush nuk mund të “fshijë” historinë me një të rënë të “gomës”… (Sa herë iu drejtuam për ndihmë Europës gjatë pushtimit osman) Fakti që në mes të Romës është ndërtuar shtatorja a busti i Gjergj Kastriotit, ku në shtatin e saj ka të gdhendur fjalët: “Mbrojtës i paepur i qytetërimit perëndimor” pikërisht në Sheshin “Albania”, tregon për vlerat dhe kontributin Alban në mbrojtjen e qytetërimit europian. Do të mjaftonte ky fakt për të zgjuar ndërgjegjen europiane për një përkujdesje akoma më të madhe për emigrantët shqiptarë. Sa herë, pas vdekjes së kryeprijësit Arbër, Gj. Kastriotit, iu kërkua ndihmë Europës, për të dalë nga zgjedha osmane dhe sa i pranishëm ishte reagimi i Europës? Natyrisht kjo ndihmë kërkohej nga klerikët tanë të nderuar, të cilët binomin Fe-Atdhe e patën gjithmonë kryefjalë. Në alfabetin e gjuhës sonë, germa “B” përfaqëson mbiemrat e pesë figurave klerike nga më të ndriturat: Barleti, Buzuku, Bardhi, Bogdani, Budi. Zëri i fuqishëm i këtyre korifejve të fesë, kulturës dhe patriotizmit, jehoi si kushtrim në hapësirat europiane duke kërkuar mbështetje dhe ndihmë ushtarake në luftën kundër osmanëve. Në vazhdën e përpjekjeve për të dalë nga kjo zgjedhë, një aktivitet të lavdërueshëm kemi nga kleriku atdhetar Pjetër Budi. Më poshtë do të japim një fragment nga korrespondenca e tij: Pjesë nga letra e Pjetër Budit, drejtuar kardinalit Gocadino (Gozzadino), në lidhje me organizimin e luftës çlirimtare në Shqipëri e në Ballkan (ref: Zamputi, shënime – Buletini, shk. shoq. 1958, Nr. 2, origjinali italisht). Pasi paraqitet dhe kërkon që Papa të interesohet për luftën në Shqipëri, vazhdon: “Unë kam lindur në Gur të Bardhë, fortesë e Amatisë (Matit) në Shqipëri, nga shtëpia e Budëve të vjetër të Maqedonisë dhe në rininë time kam qëndruar pothuaj vazhdimisht në shërbim të disa ipeshkëvijve të vendit tonë, pranë të cilëve jam marrë me studimin e këtyre pak diturive gjer në moshën 21 vjeçare, sepse aso kohe qeshë bërë meshtar dhe në një herë qeshë dërguar në krahinën e Serbisë ndër ata popuj katolikë. Më në fund, unë qeshë lutur shumë herë nga disa të mëdhenj të atyre popujve të Shqipërisë dhe veçanërisht nga dy turq kryesorë, farefis të mij shumë të ngushtë, të cilët janë të parë të të gjitha atyre viseve, që të vija në këto anë për të gjetur të sipërthënin zot kalorësin Bertuçi, i cili është si kujdestari ynë i përgjithshëm, për të gjithë ata popuj të krishterë, qoftë të mbretërisë së Bosnjes, qoftë të Shqipërisë dhe së bashku me të t’ia zbulonim dëshirën e tyre Shenjtërisë së Tij, ose ndonjë tjetri të fuqishëm të krishterë… Krahina e Shqipërisë është ajo që është vendosur në pjesët e fundit të Maqedonisë dhe nga perëndimi ka detin Adriatik dhe nga ana e lindjes është e qarkuar prej grykëve, nga veriu prej serbianëve e bullgarëve. Është e zotëruar e gjitha prej turqve, dhe në disa vende më të ulëta, është e shtypur sa s’ka ku vete më. Kjo krahinë ka me vete katërmbëdhjetë peshkopata që tash shumë vite e këtej janë të gjitha vakante dhe pa barinj, përveç atij të Stefanisë e të Albanit dhe në kohë të tanishme dy të tjerë të bërë rishtas sikundër unë (megjithëse i padenjë) dhe një tjetër, Atë Zakolant Raguzin në Lezhë. Këta popuj, mbasi kanë qëndruar kaq kohë pa qeverisje shpirtërore, kanë rënë në një pagdhenduri dhe injorancë të tillë sa që dita-ditës shkojnë duke u larguar nga besimi katolik dhe duke iu mveshur disa skizmës së grekëve dhe disa muhamedanizmit, sidomos ata që më shumë se të tjerët i janë nënshtruar tiranisë otomane. Dhe ata që nuk janë kaq të shtypur, jetojnë katolikisht sikundër janë veçanërisht klementinës, të cilët banojnë ndër male, përmbi liqenin e Shkodrës dhe janë në numërin e gjashtëmijë luftëtarëve, burra të vlershëm dhe njerëz të vendosur, që kurrë nuk ka mundur turku t’i zotërojë, as të merrte prej tyre haraçin. Ata rrinë vazhdimisht me armë në dorë, kështu edhe popujt e Kuçit e të Piperit, besëlidhurit e tyre bashkë me ata të Markoviqit, të cilët mund të arrijnë numrin e po aq burrave të vlershëm, përveç shumë popujve dhe vendeve të tjera përreth Shkodrës, që të gjithë janë të mbushur me dëshirë ta shohin një ditë çlirimin e tyre. Në anën tjetër, nga Kruja janë dukagjinët, që kanë ngritur krye kundër turkut tridhjetë vjet më parë, të cilët kapen po në atë numër të gjashtëmijë luftëtarëve, të gjithë me armë të veta. Këta janë njerëz të vendosur dhe të vlershëm, sa ç’mund ti ketë bota dhe shumë të stërvitur në disiplinë ushtarake dhe banojnë në malësi mbi Lezhë, ndërmjet Shkodrës e Krujës dhe deri më tani i kanë bërë dëm shumë të madh turkut, duke rrënuar shumë kështjella e qyteza të turqve dhe për herë kanë dalë ngadhnjimtarë në të gjitha luftimet. Dhe këta janë të gjithë popuj katolikë dhe shumë të bindur ndaj Kishës së Shenjtë Romake. Ka në anën tjetër, nga kufinjtë e Maqedonisë e të Bullgarisë, popuj të tjerë që quhen “Viset e Skenderbeut”, d.m.th. Matja, brenda Kurbini, Tamadheja e Çermenika, të vendosur ndër malësitë përmbi Krujë dhe Elbasan, megjithëse të përzier me turq, por pjesa më e madhe janë të krishterë, njerëz jo më pak të fortë dhe luftarakë, të gjithë me armët e veta, që kapen në numërin e pesëmijë luftëtarëve. Të gjithë janë me dëshirë të madhe të shohin ndonjë ditë një flamur të ndonjë princi të krishterë, që të lëvizë sadopak për t’u ngjitur dorën, për t’i ndihmuar dhe për t’u bashkuar me ta kundër turkut, për ta dëbuar nga ai vend, ashtu sikundër besuan popujt e thënë, në vitet e kaluara, kur markezi Santa Kroçe mori Durrësin. Asokohe, këta popuj menduan se duhesh të ecnin përpara dhe menjëherë mbrenda një nate erdhën me armët e veta gjer në brigjet e detit. Në mëngjes, turqit i zbuluan, por duke ua blerë mendimin dhe duke parë kaq shumë njerëz të armatosur, nuk guxuan të lëviznin për t’i zulmuar, bile turqit u tërhoqën nga frika se mos bëhej ndonjë kërdi mbi ta. Por kur i thëni markez nuk qëndroi në ato anë dhe ata popuj u zmbrapsën, duke pritur dita më ditë një rast tjetër për ta plotësuar dëshirën e tyre. Aq më tepër do të lëvizin kur do të shohin duke u paraqitur aty një princ që të ketë ngulur flamurin e vet në ndonjë fortesë kryesore të Shqipërisë, sepse në këtë rast do të ngriten tridhjetëmijë shqiptarë të vlertë për luftë. Krerët e atyre popujve janë shumica farefisi im dhe miq shumë të ngushtë, kështu edhe turqit e parë në ato vise të cilët e kanë zbuluar shpirtin e tyre. Dhe me ata krerë është shestuar mënyra shumë e lehtë për të shtënë në dorë fortesat kryesore të atyre vendeve, sikundër është në dijeni i thëni kalorës Bertuçi, për çdo gjë, për mënyrën e për kohën dhe ai si mik shumë i besuar i yni dhe si bashkëvendas, i di më së miri të gjitha nevojat për këtë veprim, i ka dhënë njoftim Sh. T. dhe Z. T. të shkëlqyeshme për atë që do të nevojitet për këtë çështje dhe për këtë pikë fjalëve të tija po u rrij së bashku me të gjithë popujt e sipërthënë. Për të vazhduar prandaj bisedën time, do t’i them Z. T. të shkëlqyeshme se, kur unë u ndalova nga ata popuj, m’u lutën shumë, qoftë këta krerë popujsh, qoftë disa të parë turq (muslimanë – shën. im M.B.), sikundër thashë, që me çdo mënyrë t’ia zbuloja SH. T. dhe Z. T., apo ndonjë tjetri princ katolik, këtë dëshirë të tyre, për t’i nxitur e për t’i lutur që të merrnin mbrojtjen e tyre dhe t’u shkojnë në ndihmë me njerz e me sende të tjera të nevojshme për luftë; megjithëse për ushqimin e njerëzve vendi ka sa të duash e nuk ka nevojë. Ka edhe disa popuj të tjerë në fushën e Shkodrës në Drisht, pjetërspanët, pultjanët, sapatjanët e sardjanët e në Lezhë e në Krujë, e në Durrës, e në Ishëm e Prizren, Ndroq, Elbasan e shumë qytete e kështjella të tjera dhe popuj të panumër të gjithë katolikë, megjithëse të përzier me turq, por shumica të krishterë dhe të gjithë të armatosur që arrijnë në numërin e tetëmijë luftëtarëve dhe janë të mbushur me dëshirë që t’u vijë sadopak ndihmë për t’i çliruar dhe jo vetëm të krishterët, por edhe vetë të parët turq, dhe ata që i kanë rënë moh besimit, sepse s’e duronin më tiraninë osmane; dhe prandaj secili ka dëshirë të çlirohet njëherë e mirë nga një mjerim i tillë, ose të vdesë me armë në dorë.” (“Fakt ky që vërteton katërcipërisht ndërrimin e dhunshëm të besimit, prej pushtuesit osman, dhe që hedh poshtë çdo hipotezë të antihistorianëve, të cilët ndërrimin e fesë e paraqesin si një dëshirë të shqiptarëve.” M.B.). Më poshtë po citojmë: “Pjesë nga një relacion i Gjergj Bardhit, drejtuar në Romë – Mbi sulmet e feudalëve në zonat malore të Dukagjinit”, v. 1629, Cusht. 20. Cordignano. G. Ec. Alb., fq (16) 240, origjinali italisht. “Kemi vizituar një pjesë tjetër në ato male të Dukagjinit, të quajtura Iballe, larg nga malet e sipërthëna tridhjetëmil rrugë; dhe ata njerëz nuk i binden sulltanit as s’i japin haraç dhe për këtë qëndresë po dëmtohen e rrënohen, njerëzit po merren skllavë aq sa as gjysma e tyre nuk ka mbetur në vendet e veta, por gjithnjë mbahen të krishterë dhe me vështirësi mund t’u bëhet vizita, nga frika e zotërinjve turq të vendit, gjersa mos të na jepet leja nga zotërinjtë turqë të vendit, zotët e atyre vendeve, e vetëm ndonjëherë fshehtas u dërgonte ndonë prift i quajturi Abati i Shën Palit, për t’u dhënë atyre Sakramendet e Shenjta.” Duke pasur parasysh se këto fakte janë marrë nga: “Burime të zgjedhura historike – për Historinë e Shqipërisë”, vëllimi III, dhe të botuara në vitet 1955-1958, tregon se deri në ato vite, historia nuk ishte “prekur” nga politika dhe kjo një arsye më shumë për t’i bërë ato të besueshme (M.B.). Heshtja ose indiferentizmi i kancelarive europiane, justifikon plotësisht shprehjen plot mllef të Fishtës: “Moj Europë, moj… e motit”. Mark Bregu E vërteta, e bukura, kultura dukagjinase Për krijimin e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini” është bërë një punë në kohë e gjatë, me debate e kundërshti të ndryshme në grupin nismëtar, në Aktivin e shoqatës, në grupin e punës dhe në Konferencën e saj, për mjaft probleme, por veçanërisht për statutin, programin dhe emrin e saj, për përfaqësimin dhe idetë e saj. Këto debate e kundërshti janë bërë edhe në rrethet shoqërore qoftë edhe jo dukagjinase. Mbas këtij debati demokratik dhe procedurave të zhvilluara mbi baza ligjore, Gjykata e Shkallës së Parë, Tiranë, me vendim Nr. 666, datë 13 maj 2003, vendosi regjistrimin si person juridik të shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”. Para jush dhe mbarë opinionint dukagjinas, shkodranë dhe më gjerë, kam nderin të shpall krijimin e Shoqatës “Atdhetare-Dukagjini”. Me të drejtë lind pyetja: Pse u krijua kjo shoqatë? Vlerat dhe virtytet e Dukagjinit e të dukagjinasve janë të shumta dhe në shumë plane. Ato kanë tërhequr shumë studiues të huaj dhe të vendit për ti hulumtuar, evidentuar, studjuar dhe përgjithësuar ato në nivele lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare. Ato janë planin demografik, kulturor, etnografik, patriotik, juridik, historik, gjeografik, psikologjik, folklorik, ushtarak e të tjerë e të tjerë. Pavarësisht nga puna që është bërë deri më sot, nga studiues të veçantë, grup studiuesish, ekspedita të veçanta e të tjera, të cilat kanë dhënë një kontribut të çmuar në evidentimin, studimin e përgjithësimin e tyre dhe për këtë iu shprehim mirënjohjen; menduam se duhet të evidentohen, studjohen dhe propagandohen në nivele të reja; më me organizim për të përcaktuar më mirë se çfarë do të zhvillohet e trashëgohet brezave në kushtet e reja dhe çfarë duhet të mbesë në muzeum, se shoqëria e re që kërkojmë të krijojmë e të integrohemi, kërkon një përpjekje tjetër, një konceptim të ri, që dukagjinasit të mos shikohen si sinonim i së keqes, por si një element i domosdoshëm i krijimit të kësaj shoqate të re dhe integruese. Lëvizja e popullatës është bërë në shekuj nga treva e Dukagjinit në drejtim të qyteteve e fushave të organizuara dhe të pa organizuara, veçanërisht pas viteve ’90, për në qytetin e Shkodrës e deri në Tiranë. Zhvillime të shumta ka patur në këto 12-13 vjet, të pasura me fenomene pozitive dhe negative, të cilat kanë përfshirë edhe Dukagjini e dukagjinasit. Me këtë shikim të kohës me gjithë problematikën e saj, menduam të krijojmë një shoqatë mbarë dukagjinase, ku secili të ketë mundësi të gjejë veteveten, si individ, si familje, si fshat dhe si krahinë, në përpjekje të përbashkëta drejt një shoqërie tjetër me koncepte të reja të vlerave e virtyteve trashëguese brez pas brezi. Ajo të funksionojë, jo mbi bazë fisesh, krahinash apo familjesh patriarkale; të ketë një bashkim tjetër, një mendim tjetër dhe një unifikim tjetër, në interes të Dukagjinit dhe të dukagjinasve. Në këtë shoqat përfshihen ata ose ato që banojnë ose jo në Dukagjin me prejardhje nga komunat: Shalë, Shosh, Pult, Temal dhe Shllak, duke lënë të hapur për çdo tjetër që pranon statutin e programin e saj. Morali i shoqatës të jetë: “Mos pyet se çfarë bëri Dukagjini për ty, por çfarë bëra unë për Dukagjinin”. Shoqatën e pagëzuam me emrin Shoqata “Atdhetare-Dukagjini”. Një urti popullore thotë: “Është e lehtë ti duash fëmijët, të jenë ashtu siç due; është shumë vështirë, por fisnike, ti duash fëmijët ashtu siç janë”. Vendosëm: Dukagjinin ta duam ashtu siç është. Kjo është në nderin tonë. Mos më thuaj ku e kur je vendosur për të jetuar, por sa mall ke për vendin tënd, sa e ndjen prejardhjen tënde dhe sa bën për të. Kjo filozofi domethënë: Nuk ka rëndësi se ku e kur e ngre çerdhen tënde, krijon jetesën tënde: në Dukagjin, në Shkodër, në Tiranë, në tërë Shqipërinë apo në diasporë. Rëndësi ka se sa e do atë, se sa përpiqesh të trashëgosh vlerat e virtytet e saj; sa bën që ato vlera të zhvillohen, të trashëgohen dhe të ndjehesh krenar për emrin që ke. Vendosëm: Të veprojmë mbi bazë të kësaj filozofie. Kjo është në dinjitetin tonë. Populli i Dukagjinit ka ruajtur në shekuj identitetin e vet etno-kulturor në përpjekjet e gjata për ekzistencë dhe ia ka rritur qëllimit për të mbijetuar. Nga thellësitë e shekujve vinë deri tek ne doket dhe zakonet më që mira që u ruajtën dhe u trashëguan brez pas brezi. Nga kjo trevë kanë dalë figura të shquara të luftës për liri e pavarësi, në art e kulturë deri mbarëkombëtare, që me dinjitet kanë përfaqësuar Shqipërinë në botë. Pra, Dukagjini i sotëm, pasardhës i një pjese të trevës majft të rëndësishme të Pulatit ose Pultit, me emër në historinë e Shipërisë, për bujari, besë, patriotizëm, dituri dhe kulturë e ka treguar veten në të gjitha evenimentet kulmore të historisë kombëtare, duke dhënë kontributin e tij modest. Për të gjitha këto e të tjera, pavarësisht se ku e ka krijuar jetën e tij, por që ka gjak dukagjinasi, duhet ta ndjejë veten krenar, se është dukagjinas. Pse të jemi krenarë? – Jemi krenarë, për një popullsi të pastër shqiptare – Jemi krenarë, për përpjekjet që janë bërë për dije e kulturë. Mjaft personalitete fetare, administrative, politike, të artit e të kulturës, ushtarake, të shkencës, të sportit e të tjera fushave, ka nxjerrë kjo trevë, që në historinë e hershme e deri në ditët tona. Me të drejtë krenohemi me Zef Jubanin; Martin Camaj; At Danjel Gjeçaj; profesor Kol Prela e Luigj Marlekaj; Artisten e Popullit Tinka Kurti; Artistët e Popullit Pjetër Gjoka e Ndrekë Luca; ushtarakun e talentuar Mirash Binoshi; k/admirali Mark Milani; Mjeshtrat e Mëdhenj të Sportit Mirash Vuksani, Pal Mirashi, Dodë Tahiri, Lin Shllaku; Mjeshtrat e Sportit Shaqe Nika, Vera Bregu, etj. – Jemi krenarë, për pasurinë e madhe shpirtërore, rregullat e orgnaizimit shoqëror të kuvendeve, të dasmave, të festave, të morteve, të marrëdhënieve midis njerëzve e grupeve shoqërore e të tjera, e deri tek ligji themelor i maleve me emrin “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, kanë filluar të lindin që në fillimet e jetës shoqërore, të cilat janë zhvilluar e trashëguar brez pas brezi. -Jemi krenarë për patriotizmin e tij. Ai gjithnjë ka kërkuar të jetë i lirë. Janë të shumta përpjekjet luftarake të kësaj popullate për liri e pavarësi. Malësia e Dukagjinit ka qenë vatër mbështetje, bazë për organizimin e qëndresës ndaj pushtuesit. Patriotizmi e atdhetarizmi janë vijimësi edhe të pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Dukagjinit me në krye Mark Lulën e Shalës në Lidhjen e Prizrenit më 1878, veprimet e të cilëve, i madhi At Gjergj Fishta në veprën e tij madhore “Lahuta e Malësisë”, thotë: “Dymij djem çoj Dukagjini N’luftë të rrufeshme porsi Drini…” Janë të jashtëzakonshme meritat udhëheqëse e drejtuese të Gjeneralit popullor Mehmet Shpendi, që në krye të Djemnisë të Dukagjinit, kontribuoi fuqishëm në fitoren e pavarësisë kombëtare. – Jemi krenarë për besën e bujarinë e dukagjinasit, që tingëllojnë fuqishëm shprehjet: “A je burrë”, “Në besën tande të të zotit”, “Kur vjen miku qeshin edhe trenat e shpisë” e të tjera e të tjera pa fund që tregojnë bujarinë e dukagjinasit, besën për tokën që i lindi, dhe me aq pasion e dashuri i ka grumbulluar e botuar Voc Deda në librin “Thesare Dukagjinase”. – Jemi krenarë, për zgjuarsinë e shkathtësinë e dukagjinasit për të kapur të renë e për të mbijetuar. Mjaft dukagjinas janë bërë biznesmenë e tregtarë të fuqishëm, që mund të veçojmë: Ded Fusha, Gjergj Leqejza, Plumb Shqau, Gjergj Luca, Gjergj Vocaj, Pal Gjolaj, Gjergj Arra, Ndue Pjetra, Gjergj Fermosi, Gjergj Livadhi e të tjerë e të tjerë, të cilët janë një mbështetje e fuqishme për të investuar për Dukagjinin, tokën e tyre që edhe atje të ngrihet në nivelet e kohës jeta e dukagjinasve. U bënë 13 vjet pluralizëm dhe gjatë këtyre viteve mjaft fenomene pozitive dhe negative janë shfaqur në jetën e përditëshme për mbijetesë dhe në këtë mbijetesë janë evidentuar fenomene negative, duke e quajtur dukagjinasin sinonim të tyre. A është fisnike? Jo! Atëherë ne duhet të jemi ata që me punën tonë ti minimizojmë këto fenomene negative dhe t’i japim një fytyrë të re ashtu siç ka qenë në shekuj vital. Jo, se nuk kanë ndodhur dhe mund të ndodhin fenomene negative, por mbizotëron krenaria, përpjekjet për jetë se përpjekjet për t’u integruar në jetën shoqërore qytetare, në jetën civilizuese. Prandaj, detyra jonë është evidentimi i këtyre vlerave, propagandimi dhe zhvillimi i tyre. Virtytet e jashtëzakonshme, si: besa, bujaria, liria, nderi, dituria e të tjera, duhen parë në një konceptim ndryshe – qytetarie. Sot është e pakuptimtë të ndodhë vrasja dhe gjakmarrja, prototip i të cilave shikohet dukagjinasi, i kësaj shëmtie njerëzore. Mendoj se ka ardhur koha, bile mos jemi të vonuar, që kanuni i maleve me emrin “Lekë Dukagjini” dhe që është përmbledhje e urtive popullore, e ligjvënësit Popull, për të jetuar në grup e në shoqëri, të mbesë në muzeum dhe t’u shërbejë studjuesve për të nxjerrë vlerat e tij të kohës që nuk kishte shtet, për të nxjerrë vlerat e mençurisë së popullit. Si rezultat i kësaj, në mungesë të kanunit, mendoj se është koha që shoqata “Pajtimi i Gjaqeve” ta konsiderojë të përfunduar misionin e saj shumë fisnik, në emër të kanunit, duke i lënë vendin ligjit dhe vetëm ligjit, i cili është elementi themelor i civilizimit njerëzor. Pra, duhet të tregohemi të denjë dhe krenarë për paraardhësit tanë, për virtytet e vlerat e Dukagjinit e të dukagjinasve dhe se ne dimë t’i zhvillojmë ato në kushtet e reja, të integrohemi më së miri në shoqërinë civilizuese me krenari e me plot vitalitet. Këto evidentime na bindën të krijojmë shoqatën “Atdhetare-Dukagjini”. Ajo është organizatë shoqërore, historike, shkencore, turistike dhe sportive, jofitimprurëse, joqeveritare dhe jofetare, me qendër në Shkodër. Ajo synon: – Ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe materialeve për evidentimin e propagandimin dhe shfrytëzimin e trashëgimisë shoqërore, kulturore, historike, natyrore, sportive të territorit që shtrin veprimtarinë e saj shoqata. – Të nxisë nëpërmjet formave demokratike ligjore zgjidhjen e problemeve shoqërore, historike, kulturore e natyrore brenda komunitetit, si dhe pranë organeve shtetërore të të gjitha niveleve. Detyrat kryesore të shoqatës, janë: – Të grumbullojë informacion dhe të propagandojë për njohjen e trashëgimisë kulturore, historike, shoqërore, shkencore, turistike e të tjera, si dhe probleme të tjera që lidhen me to. – Të sensibilizojë opinionin publik me anë të veprimtarive të ndryshme nëpërmes shtypit, radios, televizionit, botimeve, bisedave, konferencave dhe formave të tjera demokratike për njohjen dhe ruajtjen e gjithë trashëgimisë së mirë të komunitetit që përfaqëson shoqata. – Të punojë për ngritjen e opinionit dhe të veprojë praktikisht për zgjidhjen e pajtimin e mosmarrëveshjeve në gjirin e komunitetit që përfaqëson. – Të kërkojë dhe të këmbëngulë, në rrugë demokratike, pranë organeve shtetërore për zbatimin me rigorozitet të ligjeve për mbrojtjen dhe administrimin e resurseve të territorit që përfaqëson shoqata, duke kontribuar edhe për përmirësimin e legjislacionit. – Të nxisë forma të ndryshme zhvillimi të turizmit, veprimtari kulturore, sportive, historike, natyrore, shkencore e të tjera, si dhe të drejtojë dhe shoqërojë lëvizjen e turistëve, studjuesve, gazetarëve në territorin ku vepron shoqata. – Të tërheqë dhe përpunojë mendime, propozime, kërkesa, e tjerë, për probleme që i shikon të nevojshme shoqata dhe të këmbëngulë që të përfshihen në planet e zhvillimit të zonës që përfaqëson ajo. – Të punojë për edukimin e komunitetit për ruajtjen e propagandimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, historike, shkencore, natyrore, turistike, sportive e të tjera. – Të organizojë veprimtari në bashkëpunim me OJF të tjera në shërbim të vlerave për të cilën është krijua shoqata dhe që nuk bien në kundërshtim me to. – Të mundësojë lidhje bashkëpunimi me shoqata, fondacione e të tjera brenda dhe jashtë vendi, por që nuk bien ndesh me statutin e shoqatës, me synimin që në të ardhmen kjo shoqatë të kthehet në fondacion. – Të luajë rolin e oponentit ndaj organeve shtetërore dhe private, kur cënohen vlerat për të cilat është krijuar shoqata.
Shoqata ka programin e saj strategjik, të përhershëm, që përfshin pesë kapituj: I. Në fushën shoqërore, ku përfshihen shtatë drejtime kryesore; II. Në fushën ekonomike, ku përfshihen nëntë drejtime kryesore; III. Në fushën kulturore, ku përfshihen tetë drejtime kryesore; IV. Në fushën historiko-shkencore, ku përfshihen katër drejtime kryesore; V. Në fushën turistike e sportive, ku përfshihen dy drejtime kryesore. Do të punohet që sa më parë të mundësohet nxjerrja e gazetës “Dukagjini”. Ky program është shumë ambicioz, por mundësitë janë për t’u realizuar. Programi do të realizohet nëpërmjet: · Sesioneve shkencore dhe veprimtarive të tjera shkencore; · Tubimeve dhe festimeve përkujtimore; · Dokumentave shkencorë dhe atyre të vjelura nga goja e popullit; · Botimeve shkencore në organet e shtypit, nga shtëpia botuese, etj; · Bisedave të ndryshme dhe intervistave televizive, radiofonike, etj. · Takimeve, debateve dhe bisedave në të gjitha drejtimet e veprimtarisë shoqërore të shoqatës. Boshti i ralizimit të këtij progremi do të jetë qëndrimi i hapur, i drejtë, tolerant, objektiv, gjithnjë në shërbim të idealeve kombëtare, paqes sociale dhe mirëkuptimit ndërkrahinor, larg organizimeve të së kaluarës e ndikimeve jo të mira të tyre për mirëkuptim ndër-regjional e të tjera. Konferenca e shoqatës, për funksionimin e saj, më datë 6. 04. 2003, ka miratuar statutin. Në statut janë caktuar synimet e detyrat e shoqatës, të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të saj, kush duhet të jetë anëtar i saj, organet vendimmarrëse dhe ekzekutive, kompetencat dhe përbërjen e tyre, organin konsultativ të saj dhe detyrat e tij, procedurat dhe mënyrën e zgjedhjeve ose ndryshimin e organeve drejtuese, dokumentacionin, buxheti, marrëdhëniet me OJF, donatorët dhe organet shtetërore, veprimet për ndarjen e shkrirjen e saj, dispozita të fundit që përcaktojnë stemën e vulën për shoqatën, e të tjera – gjithsej 33 nene. Organet vendimmarrëse të shoqatës janë: a. Mbledhja e përgjithshme ose konferenca e përgjithshme e shoqatës. b. Kryesia e shoqatës. Kryesia e shoqatës përbëhet: o Kryetari i shoqatës, që zgjidhet nga mbledhja ose konferenca e përgjithshme; o Sekretari i shoqatës, që zgjidhet nga mbledhja e kryesisë; o Anëtarët e kryesisë. Kryesia zgjidhet një herë në tre vjet, ndërsa mbledhja ose konferenca e përgjithshme mblidhet jo më pak se një herë në vit. Në statut janë krijuar seksionet, të cilat janë: – Seksioni për historiografinë; – Seksioni për kulturën dhe folklorin; – Seksioni për biogjeografinë; – Seksioni për turizmin e sportin. Ajo sipas nevojave, krijon seksione të përkohëshme. Anëtari i shoqatës do të jetë me shkollë të lartë, ndërsa ndonjë nën këtë nivel formues do të jetë me vendim të veçantë të kryesisë, por sidoqë të jetë i interesuari i bën kërkesë me shkrim kryesisë. Shoqata krijon aktivni e saj si organ konsultativ. Në të ftohen dhe pranohen të gjithë ata që ndihmojnë pa të drejtë pagimi kuotizacioni të detyruar apo ndihma të tjera dhe pa të drejtë pronësie mbi mjetet materiale dhe financiare që disponon shoqata. Konferenca e përgjithshme e shoqatës, më dt. 6. 04. 2003, ka zgjedhur kryesinë e shoqatës me nëntë vetë, të cilët janë: 1. Kryetari Ndue Sanaj, ish-oficer, në pension; 2. Sekretari Luigj Shyti, mësues, drejtor shkolle të mesme; 3. Anëtar Ndue Vata, mësues, n/drejtor i shkollës pedagogjike, kryetar i seksionit të historiografisë; 4. Anëtar Prel Milani, inspektor në polici dhe poet, kryetar i seksionit të kulturës dhe folklorit; 5. Anëtar Prel Shytani, mësues, n/drejtor shkolle 8-vjeçare, kryetar i seksionit të biogjeografisë; 6. Anëtar Zef Nika, gazetar në TV “Rozafa”, kryetari i seksionit të turizmit dhe të sporteve; 7. Anëtar Mri Sana, shefe financiere në komunën Pult, kryetare e seksionit të gruas; 8. Anëtar Fran Kapaj, mjek, shefi i shëndetësisë të RrK Shkodër, kryetari i seksionit të rinisë; 9. Anëtar Pal Lera, ekonomist, drejtor i KLSH për Prefekturën e Shkodrës, kryetar i seksionit ekonomi-biznesit. Kryetarët e seksioneve do të prezantojnë dhe objektivat e tij. Ne, duke e ndjerë veten njerëzit e një kulture e qytetërimi, të një gjuhe, të një doke e zakoni, të lidhur me njëri-tjetrin, të njëjtën natyrë, të njëjtën nevojë e të njëjtin qëllim, u bashkuam të punojmë pa paragjykime, pa “izma”, për vete, për Dukagjinin e dukagjinasit, duke qenë të ndërgjegjshëm se do të jetë e vështirë, por shumë fisnike të duam Dukagjinin e dukagjinasit ashtu siç janë dhe secili do të bëjmë përpjekje për të zhvilluar më tej ato vlera që ndjejmë se për to jemi krenarë. Kjo është puna që kemi bërë, për krijimin e kësaj shoqate, dhe pse-në e krijimit të saj. Koha do të gjykojë për këtë krijesë dhe për punën që do të bëjmë për rritjen e saj të shëndetshme, të pastër nga “izmat” dhe mbështetëse për çdo dukagjinas e çdo person tjetër që do të njohë atë dhe do të zbatojë statutin e saj, si dhe do ta ndjejë veten se ka detyrë të bëjë diçka për Dukagjinin dhe dukagjinasit në rrugën e pakthyeshme të integrimit drejt qytetarisë. Hygoi i madh ka thënë: “Kur dëshirat fillojnë të shterrojnë, shpërthejnë nga burimi kujtimet”. E gjykojmë se është momenti të shpërthejnë kujtimet nga burimet ku do të jemi, në cilën fushë që punojmë, për të mos lejuar të humbasë e vërteta dhe e bukura dukagjinase, për të rievidentuar e lënë trashëgim brezave, siç po bëjnë krijuesit Prel Milani, Ndue Cukeli, Tone Deda, Voc Deda, Lazer Stani e të tjerë, duke synuar në edukimin e vetes në radhë të parë, e përsëris veten në radhë të parë, se vetëm atëherë do t’u lëmë brezave të pastërta virtytet vitale të dukagjinasit. Për këto, historianë, etnografë, gjeografë, albanologë, arkeologë e të tjerë të vendit e të huaj kanë studiuar e kanë shkruar qysh herët, veçanërisht Françeskanët, Edith Durham, Franc Nopçe, Milan Shuflaj, Daniel Ferlati e shumë të tjerë. Pas çlirimit, mjaft intelektualë, si: Fran Luli, Rrok Zojzi, Ahmet Osja, Kahreman Ulqini, Selami Taabku, Pal Doçi e të tjerë e të tjerë kanë shkruar për këtë trevë, sepse diçka e veçantë i ka tërhequr. Ata dhe Ato në emër të shoqatës “Atdhetare Dukagjini” i falenderojmë. Kërkojmë që shembulli i tyre të ndiqet edhe nga të tjerët që kanë mundësi intelektuale, se në radhë të parë shoqata jonë ka nevojën e tyre dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet për t’u afruar e bashkëpunuar ngushtë me ta, por së dyti do të bëjmë përpjekje për t’i mbështetur në krijimtarinë e tyre. Do të jeni të nderuar e të mirëpritur në çdo veprimtari të shoqtës. Duke i uruar përfaqësuesit faqebardhësi shoqatës dhe organit të saj drejtues, në emër të tyre ju faleminderit e qofshi të respektuar. Në emrin Tuaj, falenderoj sponsorizuesit që mundësuan realizimin e kësaj veprimtarie të shoqatës: – Zotin Lorenc Mosi – Kryetar i Qarkut Shkodër; – Zotin Pllumb Shqau – President i kompanisë MNPN Shkodër; – Zotin Martin Cubi – Kryetar i Komunës së Pultit. Më lejoni që në emër të shoqatës “Atdhetare Dukagjini” t’u bëjë thirrje disa shoqatave lokale të krijuara në trevën e Dukagjinit, të marrin guximin për t’u përfshirë në këtë shoqatë mbarë dukagjinase, siç bëri shoqata “Besa e Dukagjinit” me kryetar zotin Kol tonaj dhe shoqata “Mehmet Shpendi” me kryetar zotin Ndue Cukali. Të jeni të bindur se do të gjeni plotësisht veten. Këtë tubim për prezantimin e krijimit të shoqatës “Atdhetare Dukagjini” e deklaroj të mbyllur, duke përsëritur thirrjen për ju në këtë sallë dhe jashtë saj: “Mos pyet se çfarë bëri Dukagjini për ty, por çfarë bëra unë për Duakgjinin”. Për shoqatën “Atdhetare-Dukagjini” Kryetari Ndue Sanaj Përpjekjet për demokraci nuk kanë mbaruar -Nga përshëndetja me rastin e 16 QERshorit, ditës së të rënëve në kufi- Si sot 13 vjet më parë, duke shoqëruar për në banesën e fundit trupin e Pëllumb Pëllumbit, masakruar nga forcat regresive të regjimit në kufi, për herë të parë në rrugët e Shkodrës u dëgjuan thirrjet kundër pushtetit, që dilnin nga shpirtrat e vrarë të shokëve, miqve, të afërmve të Pëllumbit dhe të mbarë qytetit. Ky demonstrim i guximshëm ishte shkëndija e parë e fillimit të revoltave që vazhduan duke i dhënë të kuptonte regjimit të kohës se ditëve të tij u kishte ardhur fundi. Në këtë kuptim, Pëllumb Pëllumbi dhe të gjithë të sakrifikuaarit si ai u bënë fli për ardhjen e asaj që quhet demokraci e që popullit shqiptar i ka kushtuar e po i kushton jo pak. Ndryshimet e mëdha gjithmonë kanë diçka të parë, diçka që shënon fillimin e një rruge të re. Ne sot këtu jemi mbledhur dhe kujtojmë dëshmorin e parë, demonstratën e parë. Sado që të kalojnë vitet, këto dy ngjarje mbesin të paharruara. Ato kanë vendin e tyre të nderit në altarin e kombit dhe zënë vend në historinë e zhvillimit e demokracisë në vendin tonë. Shkodra krenohet me to. Duke qenë personalisht njëri nga pjesëmarrësit e demonstratave antikomuniste në qytetin e Shkodrës, e konsideroj nder pjesëmarrjen time këtu dhe njëkohësisht obligim, meqenëse përpjekjet për demokraci ende nuk kanë mbaruar dhe, se historia nuk duhet asnjëherë të harrohet, sepse përndryshe rrezikon të përsëritet. Zonja dhe Zotërinj, prindër dhe të afërm të Pëllumb Pëllumbit edhe një herë më lejoni t’ju përshëndes dhe sigurisht ju e pranoni se Pëllumb Pëllumbi është jo vetëm i afërm i juaji, por i të gjithë neve që ndodhemi këtu. Demokratët e Shkodrës, ata që mbushën rrugët, ata që me gjakun dhe shpirtin e tyre sollën ndryshimin e madh kujtojnë dhe shprehin besimin e tyre se ne do të dimë të ndërtojmë demokracinë e vërtetë. Dhe këtë duhet ta themi në një ditë të shënuar siç është kjo. Ormir Rusi Kryetar i Bashkisë së Shkodrës Dua të rrëfej brengat e mia Intervistë me zotin Prelë Milani, krijues letrar Pyetje: Fillimet tuaja si krijues. Përgjigje: Prirjet shfaqen që herët, kështu ka ngjarë edhe me mua, mësuesi im i talentuar Haxhi Tagani, që në klasën e dytë më aktivizoi me estradën e shkollës. Kujtoj si tani një skeç të vogël që më caktoi të luaja, të cilin herën e parë e ngatërrova dhe nga inati gati sa nuk qava. Ngushëllimi i tij më qetësoi dhe më krijoi besim në vetvete, dhe më pastaj qënë klasën e pestë deri në të tetën isha jo vetëm anëtar i rrethit letrar të shkollës, por edhe “aktori e parodisti” kryesor i shkollës. Paroditë e shkruara nga mësues Haxhiu më nxitën edhe mua të shkruaj ndonjë varg humoristik. Si poezi të parë të shkruar kam një poezi për Skënderbeun, që e kam shkruar në vitin 1976, kur isha në klasën e gjashtë: Skënderbe, o Skënderbe Emri yt nuk vdes kurrë Sa të jetë jeta përmbi dhe Sa të jetë shqipja mbi flamur kjo, mos qofsha i gabuar është strofa e fundit e asaj poezie me gjashtë strofa. Në tetëvjeçare me mësuesin e talentuar Haxhi Tagani kemi bërë shumë aktivitete artistike duke luajtur skeçe të tilla si “Doktor Pipi”, “Fshatari e xhandari”, “Plaku prapanik”, parodi si “Servili vajtn shefin” me poezi të D. Agollit, anketa gazmore e vitit shkollor etj. Në gjimnazin “29 Nëntori” atëherë nuk jam marrë me aktivitet artistik se isha shumë i angazhuar pas mësimeve nga që kërkesa e llogarisë ishte mjaft e rreptë dhe niveli shumë i lartë i shkollës. Biles nuk kam shkëlqyer as në hartime ngaqë temat e tyre nuk më motivonin ndonjë ndjenjë emocionale, disa ndoshta ishin edhe skematike, por hartimin gjithsesi e kam konsideruar si një lloj diktati letrar. Pyetje: Keni shkruar gjatë viteve të gjimnazit? Përgjigje: Po, kam shkruar. Objekt i vargjeve të mia ka qenë natyra piktoreske e vendlindjes, Shosh, tradita e pasur atdhetare e zonës sime, romantizmi djaloshar i moshës janë motivet e poezive të viteve të mija rinore, vargje të shkruara me sinqeritet spontanisht pa ambicje. Këto poezi janë frutet e para të një peme që sapo ka filluar të shejet, janë nostalgjia për vitet më të bukura të moshës. Kur del vera në Qaf t’Lisit /Ashta vishet me gjelbrim /knon bylbyli maja mrizit/dhe kroj ambel gurgullin. Në lëndinë bari i njomë/vera trupin ta flladitë/gjithfar lulesh plot aromë/në gjoks të rriten mushkrit. Ose një strofë tjetër kushtuar një mikeje: Dallandyshe o zogu i verës/porsi bleta krahë leta/Më ledhato si flladi i erës/e më plagos si shigjeta. Pyetje: Kur e kuptuar se jeni i vërtetë i fushës së letrave, botimet e para. Përgjigje: Natyrisht që me fillimin e Fakultetit në vitin 1983 e kuptova një gjë të tillë ashtu siç kuptova se që të shkruash, krahas prirjes duhet të kesh një formim të mirë, horizont të gjerë dhe natyrisht eksperiencë që nuk fitohet menjëherë. Un studjoja histori por ndihesha vërtetë i dashuruar pas letërsisë, gjithsesi historia më ka ndihmuar mjaft, pasi çdo epokë apo rrymë letrare është produkt ekuivalent i epokës historike që e ka pjellë. Në atë kohë mundësitë që të botoj kur isha fare i ri dhe i pa njohur ishin mjaft të kufizuara dhe ndihesha ngusht edhe sikur të isha shumë i talentuar. Në vitin 1982 kam botuar dy kronika të shkurtra tek “Jeta e Re”. Ishin si reportazh letrar më tepër se sa publicistik. Kur isha student kam bashkëpunuar për një vit rregullisht me gazetën “Studenti”. Te “Zëri i Rinisë” në 1986 kam botuar një poezi për natyrën përrallore të Thethit, që u pasua në një tjetër, në revistën shkencore “Horizonti” për natyralistët e vegjël. Këtu lind njeriu poet bëhet trim e bëhet burrë sypatrembur mendjemprehtë dhe nuk njeh plakje kurrë Folklori ishte dhe mbetet një nga pasionet e mia që buron nga eposi dhe epika heroike e trevës sime. Në vitin 1982 me poetin e mirënjohur të ndjerin Dodë Kaçaj pata fatin të punonim bashkë për festivalin folklorik të zonës. Duke qenë prezantues i libretit letrar të Dodës u njoha hollësisht me përmbajtjen e teksteve shumë të goditura të poetit, të cilat më nxitën pozitivisht që në të ardhmen t’i kushtohem hollësisht gjithë epikës historike të Dukagjinit dhe ka më tepër se dhjetë vjet që bashkëpunoj me rapsodët e kësaj treve duke i ushqyer me tekste vazhdimisht, ashtu siç bashkëpunoj me Zef Bekën, Violeta Dedën dhe Dava Gjergjin. Gjatë viteve të fakultetit jam marrë rregullisht me grupin artistik të ILP. Kam shkruar vetë gjithë materialin humoristik për numrat e interpretuar, nga fakulteti im ku kemi zënë tre herë rresht vendin e parë dhe libretin e humorit në rrang Instituti, duke bashëpunuar me të ndjerin Aleks Selmani, Mojsi Prekën, ndërsa Zef Dedën dhe Bashkim Alibalin, si student të korrespondencës i kishim pjesë të trupës sonë dhe për dy vjet në Elbasan, Lezhë, Koman etj., duke u mirëpritur për humorin cilësor dhe të guximshëm. Nga kjo periudhë më mbetet debulesë prirja që nuk e ushtrova për t’u bërë komentator sportiv, pata fituar një konkurim së bashku me komentatorin e Lezhës, Zef Shtjefni, ai e ushtroi për disa vite, ndërsa unë pas shkollës nuk pata mundësi të vazhdoja gjë që nuk e fsheh se më ka mbetur peng. Pyetje: Pengesat dhe vështirësitë që hasët për botimin e librit të parë. Përgjigje: Vështirësitë financiare ishin shkaku kryesor që të paktën 10 vjet jam praqitur me vonesë në auditorin e vogël të libërlexuesve, megjithatë kam vazhduar të shkruaj pa ndërprerje si vajzat që bëjnë pajë duke pritur fejesën më pas, pas viteve ’90 kam shkruar në disa organe shtypi, sidomos artikuj historikë dhe tek revista “Kunji” satira shoqërore. Vështirësia e dytë ishte se me çfarë do të prezantohesha si fillim. Poezia shihja e dëgjoja se pothuaj nuk lexohej fare si për shkak të rënies së interesit të lexuesit nga njëra anë dhe shkak të një lloj abstraksioni dhe stili “modern” të poetëve të rinj nga ana tjetër që në jo pak raste s’kuptohet është prozë apo poezi. Një mendje më thoshte të paraqitesha me në libër historik, si përfundim vendosa të paraqitesha me një libër satirik, pasi ndihesha më i sigurtë dhe satira për mua është dashuria e dashurive. Zgjodha një titull vërtetë intrigues në funksion të të cilit përzgjodha poezitë më të mira që kisha në dorëshkrim. Kur vendos të botosh rritet përgjegjësia se do të ballafaqohesh me opinione nga më të ndryshmet, ndaj botimi i një libri përveç brumit që ti ke gatuar, do shumë mund e djersë, stres, guxim qytetar, do dhe shumë kohë që të gatuhet, pastaj shihet se ç’bukë ke gatuar. Pyetje: Diçka nga tematika e librit tuaj “Qaj e qesh për Shtetin”. Përgjigje: Akuza më e rëndë që na bëhet ne si shqiptarë nga të huajt është se nuk jemi shtetformues, prandaj nga fillimi deri në fund qaj, vajtoj, ulëras për këtë epitet ofendues që të huajt na kanë vënë dhe që për fatin e keq tonin ne po ua vërtetojmë plotësisht këtë tezë, qesh e ironizoj të dy kampet e politikës që çirren për demokraci e shtet ligjor dhe në fakt deri më sot na kanë dhënë vetëm tipin karikaturë të të ashtuquajturit shtet ligjor. Tek ky libër gjen brenda tipin e qeveritarit të korruptuar, tipin e opozitarit të verbër e destruktiv, deputetin e papërgjegjshëm dhe imoral, gjykatësin e krimbur deri në palcë, shefin megalloman dhe të inkriminuar, policin fodull e lupsar, mjekun antihuman e kasap, doganierin plaçkitës dhe të pangopur, gjahtarët e prostitucionit, femrat mendjelehta e fatkeqe, etj., etj. Këto tipe personazhesh janë në maxhorancë për vajin e shqiptarëve në çdo aspekt. Përveç satirës demaskuese nuk kisha armë tjetër që të luftoja. Unë e di se pena ime duhej të kishte qenë shumë më e mprehtë, por kaq dita dhe kaq bëra. Ky libër është një revoltë shpirtërore e imja, është një guxim i vetëdijshëm, është një antikonformizëm rrebel, është një brengë e një realiteti tragjiko-komik. Fatkeqësisht sot mungon kritika e vërtetë letrare, në dorën e së cilës doja ta lija librin e parë, si të dytin si dhe çdo botim në të ardhmen. Poezia është arti i të skaliturit të fjalës, nuk më përket mua të jap opinionin e krijesës së duarve të mia, por në qoftë se nuk e kam skalitur me daltë, të paktën me sqepar besoj se e kam latuar vargun satirik. Ndihem vërtetë mirë kur njerëzit punë time e vlerësojnë me nota shumë pozitive, përfshirë këtu edhe ju si koleg, edhe ustain e vjetër të letërsisë shkodrane Fadil Kraja, edhe magjistarin e humorit më të spikaturin e ditëve tona Paulin Selimi. Ata që e ndiejnë veten keq e shtrëngojnë dhëmbët, janë madein personazhet e vërtetë të këtij libri. Një deputet s’e përmbajti dot zemërimin kur ishte shprehur “zoti Prelë, qaj e qesh për vete”, ndërsa një sekretare nuk më vulosi një shkresë nga inati, një shef desh të më çonte oficer roje se aty kisha kohë më të lirë për të shkruar, dikush tjetër, ndoshta ministri më dërgoi komandant toge që t’u bëja letërsi policëve të burgut. Pyetje: Diçka për rolin dhe peshën e shkrimtarit sot. Përgjigje: Shkrimtari në çdo shoqëri është e duhet të jetë pararojë e ndërgjegjshme e progresit dhe transformimeve politiko-shoqërore. Detyra e shkrimtarit është fisnikërimi shpirtëror i njerëzve, misioni i tij është i shenjtë dhe në raport me nocionin hapsinor kohë, shkrimtari duhet të jetë gjithnjë një hap përpara në vizionet e veta, ku e tashmja dhe e ardhmja janë në funksion dhe vartësi relative. Detyra e shkrimtarit në shoqërinë tonë sot nuk është vetëm të tregoj me gisht plagët e shoqërisë, apo të cicëroj si zogu në stinë të verës, detyra e shkritmarit është të kontribuojë në shërimin e këtyre plagëve, të pasqyrojë me realizëm ngjarjet madhore, sepse ngjarjet e mëdha epokale gjithnjë kanë sjellë në letërsi vepra të mëdha monumentale. Shkrimtari si pjesa më inteligjente e memories kombëtare, armën më të fuqishme ka penën dhe pasurinë më të madhe, testamentin letrar të mishëruar në art dhe arti si i tillë është i pavdekshëm dhe i gjithëpushtetshëm historikisht, gjë që s’ndodh as s’mund të ndodhë me asnjë pushtet tjetër, qoftë material, qoftë politik. Vlera e një libri qëndron në mesazhet që sjell, qëndron në stilin artistik ku përmbajtja dhe forma artistike ndërthuren duke krijuar një të tërë, e cila duhet të jetë e bukur, e mirë dhe e dobishme, e cila duhet të jetë aktuale për të sotmen dhe për të nesërmen. Pasionet e sëmura, rendja pas komercializmit, vulgarizmat, abstraksionet moderniste, imitimet shabllone të stileve, rrymave të ndryshme përbëjnë atë që unë do ta quaja antivlerë dhe që shpesh sot na serviret si art i kulluar që në shumë raste rrezikon të deformojë edhe shijet artistike të një mase të gjerë. Pyetje: Hobi juaj pas artit, kolegët që vlerësoni më tepër. Përgjigje: Pas letërisës jam totalisht i dashuruar në përgjithësi, poezia satirike është dobësia ime shpirtërore, komedia më frymëzon. Adhuroj shumë edhe folklorin të cilit i kam kushtuar mbi 100 këngë, muzika popullore dhe ajo e kultivuar është nga ushqimet më të preferuara shpirtërore. Kurse historia është pjesë e pandashme e qenies sime. Jam shumë fanatik ndaj vlerave të kulturës sonë kombëtare. Zoti na ka falë shqiptarë dhe si të tillë duhet të prezantohemi me dinjitet në çdo fushë. Naimi për mua është i papërsëritshëm, pasi me të fillon letërsia e vërtetë shqiptare. Fishta si askush tjetër filozofon gjithçka do përmes vargut të tij ritmik, Noli e përkëdhel dhe e gudulis vargun e vet, Lasgushi vallëzon me të si era me valët e liqenit, Camaj krenaria ime dhe e shqiptarëve, Qamil Buxheli e Paulin Selimi komikët më të mëdhenj të ditëve tona, Agolli gjeneral i lirikës shqiptare. Nga letërsia klasike botërore është e vështirë të vesh gisht mbi njërin e ta veçosh nga tjetri, por do të veçoja pa ndrojtje Balzakun si romancier e Molierin si komedian. Pyetje: Shërbeni në radhët e policisë, si ndiheni ju në këtë rol? Përgjigje: Përpara se të futesha në polici kurrë nuk e kam parë veten në ëndërr oficer policie, gjithsesi krejt spontanisht u bëra i tillë. Arsimin policor e kam fakultet të dytë dhe gjithnjë kam punuar e vazhdoj të punoj gjithë devocion. Jeta ime në polici është një eksperiencë e re. Policia vazhdon të jetë një plagë e hapur që akuzon të gjitha qeveritë shqiptare post-komuniste. Po deshe t’i shohësh fytyrën një shteti, shihi policinë dhe rrugët. Policë me 200 mijë lek nuk mund të ketë, atëherë dora e shtrirë e policit i jep fund dinjitetit të uniformës blu. Paga qesharake bën të rritet ashpërsisht konkurenca e pandershme për një vend pune ndodh trafikimi i vendeve të zgjedhura, dhe vërshon intriga, arroganca, prepotenca, mungesa e unitetit, dalja e sekretit, ryshfeti e korrupsioni nuk njeh kufi sidomos në sferat e larta dhe të kapo kapterr që nuk përbëjnë as 7-8% të policisë dhe që nxijnë gjithë imazhin e pjesës tjetër shumë të devotshme që punon, djersitet, rrezikon e sakrifikon më tepër se çdokush tjetër në piramidën shtetërore. Me keqardhje konstatoj se është krijuar një diferencim i jashtëzakonshëm mes shefave milionerë e policëve patricë nga njëra anë që diktojnë gjithçka dhe pjesës tjetër plebe që punojnë për bukë thatë dhe që kërcënohen çdo ditë po deshe rri, po deshe ik e këput qafën. Pyetje: Të pëlqen politika apo je indiferent ndaj saj? Përgjigje: Të gjithë them se të paktën kanë dashuruar nganjëherë një grua ose një parti, unë do të thoja mjerë ai që dashurohet shumë pas partive, partitë tona nuk i kanë dashuruar as liderët e tyre, ata i kanë përdhunuar më tepër sesa i kanë dashuruar. Politikën e quaj art dhe natyrisht një politikë e tillë do më pëlqente, unë nuk merrem fare me politikë, dhe nuk ndikohem prej saj në punën e përditshme. Politika na intereson të gjithëve, se nga politikat varen fatet e zhvillimit aktual e afatgjatë. Duke qenë i paangazhuar në asnjërin nga kampet e politikës e ndjej veten më komod për të vlerësuar situatat jashtë syzeve optike politike. Pyetje: Si të duket roli i mediave lokale? Përgjigje: Shkodra quhet si qytet i kulturës tradicionale dhe e meriton, e madje duhet të ketë një media potente, me influencë ndër-rajonale e pse jo edhe në tregun kombëtar të mediave. Unë nuk qahem për numrin e mediave lokale, por për profesionalizmin dhe kurajon qytetare në misionin fisnik të punës së tyre. Në një shoqëri të hapur, rreziku që u kanoset mediave nuk vjen nga çensura, por nga autoçensura, e cila mund të manipulojë dhe komprometojë mediat ngaqë ato drejtohen nga njerëz të biznesit që median duan ta vënë në funksion të politikave të tyre. Mediat lokale të Shkodrës kanë më tepër fytyrën e padronëve që i administrojnë se sa fytyrën e profesionistëve që ndoshta nuk janë në gjendje t’u japin atyre imazhin që do të dëshironin në të vërtetë. Në mediat vizive do të veçoja TV “Rozafën”, që ka një spektër më të gjerë viziv, me prirje më të theksuara nga profesionalizmi se sa nga amatorizmi komercial, më e paanëshme në sensin politik dhe me një auditor më të gjerë publik. TV1 më duket shumë më i zbehtë se më përpara me sensibilizime formale, i rendur pas një komunikimi me publikun për qëllime përfitimi, duke hapur dyer e dritare, çdo lloj kasete që vetëm muzikë nuk mund të quhet, i mbushur me lajmërime mortesh e vajtime populiste, duke ndikuar keq në vulgarizimin e shijeve të dëgjuesve, ashtu siç duhet përgëzuar fort për emisionet hite folklorike apo për muzikën popullore shkodrane “Antena Nord” me një inkandeshencë politike të theksuar akoma e ka të vështirë të gjejë hapësirën e nevojshme, Radio Shkodra është në agoni të plotë dhe mbijeton veç nëpërmjet serumit që merr nga buxheti i shtetit biles, do të thoja duhet parë me seriozitet a duhet të ekzistojë apo jo, pasi në këtë gjendje është krejt fiktive. Në mediat e shkruara do të veçoja “Shqipërinë Etnike” si tribuna më e fuqishme e fjalës dhe mendimit të shkruar në Shkodër e me diapazon edhe më të gjerë, e guximshme, realiste, e larmishme dhe e pëlqyer me konfiguracion kombëtar, dhe në qoftë se dikush e quan rebele, unë do ta quaja plotësisht të justifikuar. E vërteta nuk është rebelizëm, por të thuash të vërtetën duhet të jesh pak rebel, hipokriti dhe konformisti nuk munden kurrë ta thonë të vërtetën lakuriq. Por gazeta “Shkodra” do të thoja se asaj i ka mbetur akrepi i orës te nostalgia e qifligjeve dhe parajsa e feudo-bejlerëve duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të restaurojë dinastinë e humbur veshur me vellon e një nacionalizmi të dështuar. Më vjen shumë keq që nuk ka një revistë letrare artistike apo të humorit ku mund të shpreheshin shumë pena e talente që nuk mungojnë. Pyetje: Diçka për planet krijuese në të ardhmen. Përgjigje: Këtu më duhet të shprehem me rezerva se botimi varet nga lekët. Së fundi dola me një botim të veçantë të Biblës në vargje, besoj se këtë vit do t’u sjell lexuesve Biografinë e Dukagjinit në Vargje, duke u treguar dashamirëve e dashakëqinjve të kësaj treve se çfarë ka bërë Dukagjini për liri, atdhe e fe. Duke u treguar të gjithëve se ç’vigan të kulturës kombëtare i dha Shqipërisë e sa artistë e mjeshtra të mëdhenj nxori kjo trevë e shumë vuajtur e thellësisht shqiptare në gjak. Për më pastaj nuk e di, nuk e di se kur mund të botoj vëllimin e dytë “Qaj e qesh”, nuk e di kur do ta shihni të botuar “Pirron e Epirit dhe Teutën e Ilirisë”, ajm duke punuar në një studim tipologjik krahasues të dukagjinsit, mirditorit, malësorit (M. Madhe), shkodranit (qytetasi). I nderuar koleg, faleminderit për intervistën dhe ju uroj suksese në punën tuaj plot pasion si njeri i letrave. Intervistoi: Bujar Ferhati Edi Rama i pafajshëm, Edvin Rama fajtor Nuk pretendojmë të sjellim ndonjë të re në këtë temë të stërpërfolur dhe të mbyllur tashmë, të paktën në sensin politik të çështjes. Gjetja, nëse mund të konsiderohet e tillë, vjen spontane, kur kërkon të marrësh diku një vizë për të lëvizur lirisht në hapësirën “Shengen”, por jo vetëm aty. Bëj pjesë ndër ata shqiptarë, që prej mëse 12 vitesh kanë filluar të trokasin në dyert e ambasadave apo konsullatave. Ndryshimi i vetëm një germe, diku në dokumentacionin që paraqitet, të shkakton refuzimin e vizës. Dikush me të drejtë mund të pyesë, ç’lidhje kanë ambasadat, konsullatat apo vizat me çështjen “Rama”? Para se të përpiqemi të hedhim diçka në përgjigje të kësaj pyetjeje, vlerësojmë se shteti shqiptar, ai i kaluar dhe i sotmi, nuk i tregojnë vëmendje të madhe ndryshimit jo vetëm të një germe, por edhe kalimit të mauneve në doganë në rendin “një paguan taksat, dhjetë jo”. Prej mëse 6 muajsh skena politike, shoqërore dhe qytetare e Shqipërisë, zotërohet vetëm nga një emër Edi apo Edvin Rama, ish-Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Kryetar i Bashkisë Tiranë. Gjithçka filloi me fushatën e shpallur nga opozita shqiptare për të kontrolluar të gjithë pushtetarët në aktivitetin e tyre, e drejtë kjo që i lind si minorancë dhe që përdor si intrument komisionet hetimore parlamentare. Të krijohet apo të mos krijohet komisioni hetimor “Rama”, (po përdor mbiemrin për të larguar ekuivoket nëse ka të bëjë me dy komisione të ndryshme, “Rama Edi” apo “Rama Edvin”, kjo më shumë për të huajt që kanë kohë për të humbur me këtë shkrim). Gjykimet ishin të ndara: Mazhoranca fillimisht ishte kundër hetimit të Edi Ramës, ndërsa opozita ishte pro hetimit të Edvin Ramës. (Dy emrat filluan të shfaqen që pas një konference shtypi të kryedemokratit Sali Berisha, i cili përdori termin “Edvin” në vend të “Edi”). Pas shumë ecejakeve, mazhoranca u thye dhe filloi punën komisioni hetimor, i cili në tektin e lexuar nga vetë kryeparlamentari Servet Pëllumbi, nuk e përmend gjëkundi as mbiemrin “Rama” dhe as emrat “Edi” dhe “Edvin”. Komisioni hetimor, i cili rëndom nga mediat, por jo vetëm, filloi të quhej “Rama”, nisi udhën e gjatë të hetimeve. Ishin të përditshme konferencat e shtypit të kryetarit të komisionit Olldashi, në të cilat, sipas opozitës faktoheshin akuzat e paraqitura për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Edvin Rama. Nga ana tjetër, përfaqësues të mazhorancës në këtë komision, vërtetonin punën e shkëlqyer të kryetarit të Bashkisë Tiranë, Edi Rama. Hetimet dhe takimet e komisionit i lanë vendin seancës shumë të përfolur dëgjimore për kryebashkiakun e Tiranës, Rama. Fillimisht, pa dëshirën e komisionerëve socialistë, kryetari Rama, bëri betimin se do të thotë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë përveç të vërtetës. Më pas i erdhi radha gjeneraliteteve të Ramës. Quhem Edvin Rama, babai im quhet Kristaq dhe nëna Aneta. Për herë të parë, publikisht dhe para një komisioni hetimor, Rama tregoi emrin e pasaportës, duke i dhënë të drejtë emërtimit të opozitës. Vijimin e kësaj senace të gjithë shqiptarët kanë patur mundësi ta ndjekin direkt, kështu që stërhollimet nuk kanë shumë rëndësi. E rëndësishme është se edhe pas deklarimeve të Ramës për emrin e vërtetë, përsëri mazhoranca vazhdonte ta quante Edi, me emrin që kryebashkiaku ka firmosur thuajse të gjitha shkresat që nga viti 2000 kur erdhi në pushtet në Tiranë. Erdhi momenti që në Kuvend të diskutohej për raportin përfundimtar të komisionit hetimor që rëndom u quajt “Rama”. Kryetari i komisionit Olldashi, ka lexuar një raport shumë të gjatë, rreth 9 orë lexim në foltoren e Kuvendit. Edhe mazhoranca ka paraqitur raportin e vet. Të dy raportet, përveç përmbajtjes që ishte thuajse e ndryshme tërësisht, njëri ishte për kryetarin e Bashkisë Edvin Rama dhe tjetri për kryetarin e Bashkisë Edi Rama! Në drejtim të prokurorisë, opozita ka nisur dosjet për aktivitetin e Edvin Ramës, ndërsa mazhoranca nuk ka asgjë për të shtuar për Edi Ramën. Gjithçka në këto rreshta, nuk ka asgjë tjetër përveç se një meditim, mendoj i paanshëm, por që nxjerr në pah një logjikë: U gjykuan dy persona të ndryshëm (Edi apo Edvini), i njëjti person (kryetari i Bashkisë Tiranë, Edi apo Edvin Rama) apo i njëjti person u pa nga dy anë të ndryshme nga i njëjti komision? Nëse një i huaj do të njihej me një histori të tillë, patjetër do të turbullohej. Është një dualitet i çuditshëm emrash me të njëjtin mbiemër, ku edhe prokuroria do ta ketë të vështirë të dënojë apo të nxjerrë të pafajshëm Edin apo Edvinin? Gjithçka është proceduriale, siç ishte dhënia apo mosdhënia e fjalës në senacën dëgjimore Edi (Edvin) Ramës pa bërë betimin, apo pa u larguar një rresht prapa Edvinit (Edit) bashkëpunëtorët e tij. Në një shtet ligjor, drejt të cilit jemi nisur, gjithçka fillon nga “letrat”, sepse në fund të fundit, ato mbesin në arshiva. Le të më thotë dikush, Edi është i pafajshëm, apo Edvini fajtor? Pyetja nuk i drejtohet politikanëve… Blerti Delija Kryetar megafoni i Tiranës Ditët e fundit, organizuar në një mënyrë krejt origjinale, ndoqëm në ekranin e televizionit publik një maskaradë të paskrupullt që s’duhet t’i gjendet shoqja në asnjë vend. Kjo ndodhi atë ditë kur Komisioni Parlamentar i pagëzuar “Rama” që mos e gëzoftë emrin, mori si punë dëshmitari për ta ballafaquar para Komisionit njeriun më të papërgjegjshëm politik për të cilin thuhet se ka votuar pjesa më e madhe e banorëve të kryeqytetit. Stafi drejtues i Televizionit Shqiptar, duke e ditur se me ç’person tragjikomik kishte të bënte, do të ishte më mirë që publikut t’ia shfaqte në televizion jo drejtpërsëdrejti, por në orët e vona të natës, ashtu siç veprohet në emisionin “Intimitet” ku flasin seksologët. Edvini i Kristaq Ramës, (ec e merre vesh i çfarë feje është) ishte armatosur si Bajloz me një si punë kundratanku që nuk nxirrte predha, por zhurma me qëllim që askush të mos merrte vesh se ç’bëhej e ç’thuhej. Më pas, ne që dëgjonim, morëm vesh se ajo vegël ishte shpikur me qëllim që, kur të organizoheshin mitingje a manifestime fizkulturoro-sportive, ta përdornin drejtuesit nëpër sheshe të hapura se ato vende (sheshet) s’mund t’i disiplinosh e t’i detyrosh të të dëgjojnë, sepse secili duartoket, çirret e bërtet për hesap të vet, por ta përdorësh atë, po i themi “vegël” në Parlament, ku është tempulli i shenjtë i çdo kombi, ku qëndrojnë njerëzit më të zgjedhur të tij, kjo më duket një fyerje e madhe kombëtare. Thonë se bërtet për të mbyllur logjikën e mendimeve të të tjerëve, vetëm fjatori që kujton se mund t’u mbyllë veshët të tjerëve. Rama, i cili e ka shumë për zemër t’u vërë të tjerëve nofka si “çimçakezi”, “Pinoku”, “Olldelja” a ku di unë, të cilin ne, për qejf të tij, po e quajmë “kryetar megafoni”, u mundua të na jepte përshtypjen se ai i kishte thirrë komisionerët për të dhënë llogari për gjoja shpifjet e tyre për personin e tij gjatë tre muajve, d.m.th. desh të kthehej nga “i akuzuar” në akuzues, ashtu siç kishin bërë të parët e tij komunistë, Dimitrovi apo Qemali ynë. Kur një maskaradë e tillë ndodh brenda kryeqytetit tonë, nën hundët e qeveritarëve e Gardës Kombëtare, merreni me mend se ç’probleme zgjidhen mes shqiptarëve nëpër rrethet e tjera ku diskutohen probleme të tilla jetike për popullin tonë siç janë shpërdorimet e përvetësimet, me një fjalë “shqip”, vjedhjet e fondeve publike. Të vjedhësh një popull fukara siç është ky i yni, nuk është gjynah, por krim. Ne e kuptojmë se hamë vetveten si taksapagues, por s’kemi nga t’ia mbajmë, se duhet mbijetuar që të kemi ushtri, rend, shëndetësi, arsim e infrastrukturë ashtu si e gjithë bota. Sikur t’i kishim në rregull të gjitha ato që përmendëm më lart, s’do të shqetësoheshim se pikon diçka në mendjet “e ndritura” të kombit, por kur shhim mangësi, sidomos në mungesë të rendit e qetësisë, revoltohemi, cilido të jetë hajduti. Të thërrasësh tjetrin të dëshmojë se pse ka shpërdoruar fondet publike duke e ballafaquar me fakte konkrete e ai të bëjë sikur lexon librin për kalamaj “Borëbardha dhe shtatë xhuxhat”, është tepër fyese e të duket sikur të thotë: “Çka po p…, more bajraktar?” Aq më fajtor bëhet personi në fjalë kur me vete kishte marrë edhe stafin me të cilët punon, d.m.th. se edhe ata duhet të ishin shpërdorues që secili kishte abuzuar për vete e tani duhej t’i dilte zot vetes, se kryetari “i vetëm trim lufte”, s’kish ç’të bënte… E drejta zakonore për raste të tilla bën fajtor çobanin e jo dhentë. Ai përgjigjet dhe zhdëmton për stafin. Kurrë shoqëria e lirë nuk ka dënuar në mënyrë kolektive edhe sikur të ketë qenë krim njerëzor. Mua më çuditin anëtarët e komisionit të mazhorancës që bënin rolin e mbrojtësit a të avokatit në një kohë që e dinë fare mirë se janë bërë vjedhje dhe mundohen të mbulojnë krimin ekonomik me gjethe fiku duke lexuar e bracuar nëpër rregullore se gjoja po shkelet Kushtetuta. Mundohen ta mbulojnë të vërtetën me nene, fraksione e klauzola dalëboje, që s’i ha askush sot. Ka ikur koha e diktaturës, more shokë socialistë, kur sekretari i partisë të tundte para turinjve teserën e partisë e njerëzit gjunjëzoheshin me të drejtë e pa të drejtë. Fakte, zotërinj, fakte, apo janë kokëfortë e s’të lënë të tundësh bishtin majtas e djathtas. Ata duhet të mendojnë pak edhe përe të ardhmen e fëmijëve tanë e të tyre e të mos u japin të kuptojnë që vidh sa të duash, se po të jesh shumicë, të mbron dikush. Jo shokë të veprohet ashtu se sot, vërtetë je shumicë, por nesër mund të jesh pakicë e veprojnë edhe më keq ndaj teje. Populli thotë: “Bëmë nënë të përngjas, një pëllëmbë ta përrshqas (ta kaloj)”. Se ka hajna në Shqipëri, kjo dihet dhe është pohuar me kohë ashtu si ka në të gjithë botën, por, ta mbrosh hajdutin, kjo ma merr mendja ndodh vetëm tek ne. Diku, në një si punë anekdote, por që brenda ka të vërteta, kam lexuar se një gazetar anglez shkon të lërë përshtypjet e veta për Shqipërinë tek At Fishta. Mes të tjerave gazetari, që ishte edhe si punë etnografi, i thotë: -Kam marrë vesh se keni shumë hajna (vjedhësa)! Fishta, sigurisht, për të mbrojtur “nderin” e shqiptarëve para një të huaji i përgjigjet: -Na ka dalë zani kot, more zotni…, se sa për hajna, unë kam parë me sytë e mi të plaçkiten në mes të ditës një Bankë e Londrës e mos me u kap asnjë prej hajnave, por pak kush prej nesh thotë se anglezët janë hajna të mëdhenj. (“At Gjergj Fishta”, Tiranë 1941, “Fishta dhe korrespondenti anglez”, fq. 89.). Fishta desh të mbronte shqiptarët para një të huaji, po ata që bëjnë avokatin e Ramës, kë duan të mbrojnë para shqiptarëve e botës?! Edvinin? Ç’i duhen edvinët Shqipërisë kur i nxjerrin bojën para monitoruesve të botës që janë brenda në sallë ku zhvillohet debati?! Shokë, mbrojtës të hajdutërisë, hiqni dorë nga mbrojtja e së keqes, se është një gangrenë kanceroze që po ia merr frymën Shqipërisë. Populli thotë: “Ku ka zë, s’është pa gjë…”. Mos na penalizoni para botës së qytetëruar duke mbrojtur korrupsionin e zyrtarëve se të huajt e përforcojnë “konkluzionin” e gazetarit anglez: “Kam marrë vesh se keni shumë hajna (vjedhësa)! Broz Simoni “Mbishkodra ishte, e shohim dhe po mbetet djep i kulturës sonë të cepit verior të Ilirisë” (Rreth librit poetik të autorit Nikoll Berisha në Mal të Zi) “Nuk thashë gjë të re, por mora guximin tuaj” e nis parathënien e librit të tij poetik por tepër simpatik të titulluar “Sub rosa diktum” poeti dhe gazetari i mirënjohur në mbarë Malësinë e Veriut e sidomos në Mal të Zi, Nikoll Berishaj. Ky bir i trojeve të lashta shqiptare, plot pasion e dashuri i këndon atdheut, nënës, varrit të të parit, jetës, nënë Terezës, dashurisë, dhimbjes që përjeton njeriu i thjeshtë, njeriu që njeh botën e shpirtit të pastër, e birit që di ta ndajë të mirën nga e keqja, që mbi të gjitha e krenon dhe e madhon varri i të parëve dhe të qënit shqiptar. Sa gjurmëlënëse mbeten poezitë “Korbat”, poezi që hap vëllimin, e më pas “Sub rosa diktum” apo poezia tepër mbresëlënëse “Hijenat”. Nikolla me një ndjeshmëri të lartë shpirtërore hyn në botën e brendshme të problemeve, ngjarjeve, situatave, personazheve që ai i njeh e bashkëjeton. Siç thotë poeti dhe studiuesi i madh i yni Ali Podrimja, që është njëkohësisht dhe reçensent i librit, “Poezia e Nikollë Berishajt, rrëshqet nga poezia mediatike, ku emocioni nuk ia zë vendin arsyes. Poezia e tij është një pastërti e gurit të mbishkodrës. Për mua si reçensent është kënaqësi që nga kjo anë pata nderin e kënaqësinë ta lexoj e reçensionoj këtë libër që i afrohet lexuesit të kulturuar shqiptar. Mbishkodra i ka dhënë kombit jo vetëm piktorë të rrallë kombëtarë si Gjelosh Gjokaj, por edhe krijues imagjinativ si Nikoll Berishaj. Të 47 poezitë e librit “Sub rosa diktum” lexohen me mjaft ëndje nga lexuesi i kualifikuar dhe padyshim të lënë vlera të veçanta si andej dhe këtej kufirit. Zëri shqiptar, edhe pse i ndarë, është një sepse është një gjak që di ta njohë genin e tij shekullor. Bujar Ferhati Nikoll Berisha Kushtrim o burra! Na e vranë! (Të mirën) Na e mbytën! (të vetmen) Na e dhunuan! (të dashurën) Na e shkatërruan! (jetën) Na e përdhosën Besën!!!
Mitet u rrëzuan, gjithçka u bë hiç, reth të cilit sillet bota? Kush jemi? Kah shkojmë? A jemi… Pa besë, a ka shqiptarë!
Metamorfozë shqiptare Korbat u bënë pëllumba paqeje hijenat, sorkadhe, që vrapojnë “gëzueshëm”ù savanave-fushëbetejë të Ballkanit, Mos pyet për të kaluarën. Kameleoni vetëm me ngjyrë tregon vesin, Ata që librat e tyre të vetëm i kishin me kapërtinë të kuqe sot nëpër metropolet e Europës krrokasin si “pëllumba” qeshen si “sorkadhe” të qërrojnë sytë me gishta, të ngritur për demokracinë! Kanibalizmi s’ka brirë!
Një tragjedi në Miliska Viti 1997 solli me vete një fatkeqësi të paparë ndonjëherë në jetën e popullit shqiptar. Depot e armatimit luftarak u hapën. Askush nuk e sulmoi Shqipërinë. Atëherë si u hapën depot! Dikush thotë se me urdhër u hapën për të ndihmuar Kosovën. Po sa u ndihmua Kosova me to? Ajo ndoshta u ndihmua pak por Shqipëria u dëmtua aq shumë sa edhe Serbi të pushtonte vendin nuk do ishim dëmtuar kaq. U vranë djem të rinj, u veshën nëna e gra me rroba të zeza, u vajtuan djem, burra mbarë në veri dhe jug. Në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur që të armatoset populli, të jenë në duart e çdo adoleshenti arma dhe të vazhdojë tash sa vjet pa u mbledhur armët. Fshati Miliska gjendet në Rrethin e Pukës. Në korrik të vitit 1997, një oficer i UÇK vjen nga Tirana ku ishte duke shoqëruar 2 kamionë me armë drejt Kosovës, ku bashkë me të si pasagjer një doktor tropojan pa pritur në Shkëmbin e Miliskaut bandat i zunë pritë ku u vra oficeri dhe doktori, por oficeri vrau edhe ai dy nga banda, pra këtu edhe banda vranë njëri-tjetrin dhe mbetën gjashtë vetë të vdekur. Populli i këtyre fshatrave mbetën të mërzitur për këtë tragjedi që u bë në këtë fshat por shpejt u vërtetua se kjo bandë nuk ishin nga Puka por nga një vend tjetër. Qeveria shqiptare dhe partitë politike i përjetojnë tash sa vjet këto fatkeqësi, por aq së e vënë ujin në zjarr për të çarmatosur popullin, biles kanë hequr dënimin me vdekje, pra o ka mundësi të mblidhen armët por po të jetë vullneti politik qeveritar, për 3 muaj bëhet mbledhja e armëve, por tash 6-7 vjet as që e përmend kush një gjë të tillë. Pra qeveria e lë në dorë të fundit këtë duke lënë afate mujore e vjetore për këtë problem, më kryesori i popullit e Shqipërisë. Tri fatkeqësitë më të mëdha të popullit shqiptar gjatë gjithë jetës së tij janë: 500 vjet Turqia në Shqipëri, të cilën sot e kemi mike; 50 vjet luftë klasash dhe sot vazhdon me mënyra të fshehta; hapja e depove të armëve. Shan Sokoli Shërbimi Informativ i Shtetit Njoftim punësimi Shërbimi Informativ i Shtetit kërkon të punësojë në detyrën e Zv/Drejtorit pranë Drejtorive të SHISH-it në prefektura personat që plotësojnë kriteret e përgjithshme: 1. Të jetë shtetas shqiptar dhe me banim 10 vitet e fundit në Shqipëri. 2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar 3. Të ketë arsim të lartë për Drejtësi 4. Të jetë i aftë nga ana shëndetësore për ushtarak aktiv 5. Preferohet të jenë në moshë nga 30 deri në 40 vjeç 6. Të ketë eksperiencë pune mbi 5 vjet në administratën shtetërore 7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi dhe të mos ketë filluar ndaj tij ndonjë procedim penal nga prokuroria ose gjykata 8. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga administrata shtetërore për shkak të një shkeljeje të rëndë disipline 9. Të ketë kryer kurse kompjuteri 10. Të ketë mbrojtur të paktën një gjuhë të huaj 11. Të mos ketë detyrime financiare ndaj subjekteve private apo shtetërore 12. Të ketë figurë të pastër moralo-shoqërore 13. Të jetë me banim në Prefekturat ku do të punësohet Për kërkesat e mësipërme është e nevojshme të paraqiten këto dokumenta: § Kërkesë drejtuar Drejtorisë së Burimeve Njerëzore me adresë: Shërbimi Informativ i Shtetit, Rruga “Kongresi i Manastirit”, Tel. 227401, Fax. 362543 § Dy fotografi me përmasa 9×12 § CV ose jetëshkrim i aplikuesit § Fotokopje e noterizuar e Diplomës dhe listës së notave § Vërtetim nga Gjykata, Prokuroria dhe Përmbarimi § Vërtetim i kryerjes së shërbimit ushtarak § Raport mjekësor nga spitali ushtarak ose civil § Dëshmi për mbrojtjen e gjuhës së huaj § Dëshmi për njohjen e kompjuterit § Vlerësim pune nga vendi i punës § Për rastet kur ka marrë kredi të paraqesë vërtetim për shlyerjen në kohë të detyrimeve § Çdo vërtetim shtesë që vërteton kriteret e kërkuara Vrasja e Myftar Çelës, faqja e zezë e Malit të Zi Po, Mali i Zi u korit. E preu në besë biznesmenin dhe njeriun e nderuar Myftar Çela. Ishte vrasja e muajit, makabre, e pabesë, pas vrasjes së biznesmenit Florian Vila dhe Mirit të Xhikes. Dhe shteti shqiptar po hesht për këtë tragjedi të ndërlikuar. Me këtë duam të themi se duket se shteti shqiptar, parlamenti shqiptar, kanë nevojë për terapi nga ndërkombëtarët, pasi në rastin konkret nuk po kryen sjellje të mira. Një shtet që nuk mbron biznesmenët, njerëzit e mediave, policët e vet që tash gjashtë vjet i janë vrarë mbi 200, s’ka si të jetë normal. I dyshuari si vrasës, Bajram Çulmulaj, ende në Shqipëri nuk është paraqitur me fotografi, çka flet shumë dhe tensionon situatën ose fler për një dyshim edhe mes forcave të policisë shqiptare apo të ndonjë shoqate. Është kjo polici, ky shtet që sukeset i shpjegon si shkaqe të brendshme, ndërsa dështimet si shkaqe të jashtme. Vërtetë demokracia nënkupton mospërputhjen e qëllimeve, çka nuk do të thotë moskërkesat në hapësirën e një shteti tjetër, siç është rasti konkret me Malin e Zi, por preokupim për të drejtat dhe hapësirat e individit. Shprehja e një punonjësi të policisë shqiptare në konfidencë dhe që nuk do e bëjmë kurrë publik emrin e tij, se vrasja e Myftarit ishte fat që nuk u bë në territorin shqiptar se do të kishte trazira të mëdha, flet për një papërgjegjshmëri të organeve tona të policisë apo edhe diçka më të keqe, ku krimi është sjellja dominuese sot. Vrasja e njeriut të mirë Myftar Çela nuk po ndiqet me preçedencë nga ana shqiptare, ndërkohë që është rasti të kujtojmë këtu vrasjen e një malazezi më 5 gusht 2001, në vendin e quajtur Bregu i Cemit. E kemi fjalën për vrasjen e Marash Dedës, ku u akuzuan dy shqiptarë tanët të quajtur Paulin Bujaj e Gëzim Naçaj dhe megjithëse fisi i Lazër Dedë Prelë Berishës në New-York, kish lënë një letër tek kufoma se të kemi vrarë ne për dy gjaqe që ishin borxh, drejtësia shqiptare i dënoi dy të akuzuarit, njërin 18 vjet dhe tjetrin me burgim të përjetshëm. Pra, duam të themi se edhe kur nuk ka drejtësi, të mos harrohet se nocioni i së drejtës është mbi ligjet, mbi shtetin, se burrëria, bujaria, trimëria trashëgohen, ndërsa krimi jo. E, nëse Shqipëria sot ka ligështim, fishkje, nëse shqiptarët nuk kanë siguri, nuk tingëllojnë mirë hamendjet se Çela kishte borxhe, se kishte probleme nderi etj., etj., pasi të tërë e njihnin Myftar Çelën për shpirtmirë, punëtor, të dashur me gjithkënd. Po të heqim një paralele mes vrasjes së Myftar Çelës dhe Azem Hajdarit, do shihnim shumëçka, apo jo? Fakte? Plotësisht dakord. Azemi ishte president i sportklub “Vllaznisë”. Edhe Myftari. Një telefon nxori Azemin nga zyra e PD-së në Tiranë dhe u vra. Një telefon e nxori Çelën nga Shqipëria në Mal të Zi dhe u vra. Askush nuk pa gjë kush e vrau Azemin. Askush nuk pa gjë kush e vrau Myftarin. Dy muaj para vrasjes Azemi qe qëlluar në parlament nga Gafurr Mazrreku. Rreth një muaj para vrasjes, më 17 maj pra, u qëllua edhe Myftari nga persona të identifikuar dhe ende të paprangosur nga kjo policia jonë. E, nëse vrasje e Myftar Çelës është një faqe e zezë për Malin e Zi, jo më të bardhë e ka faqen edhe shteti shqiptar. Editorial nga Sokol PepushajRruga e gjatë e tranzicionit Tranzicioni shqiptar, shndërrimi i shtetit nga një shtet diktatorial në demokratik, jo vetëm që duket i gjatë, por pak gjë vëren për mirë. Rruga afro trembëdhjetë vjeçare ka qenë tepër e errët. Mbi njëmbëdhjetë mijë viktima në një Shqipëri me vetëm rreth tre milion banorë, është një hata. Intelektualët, veçmas ata demokratë kanë qenë dhe janë në vëmendjen e trysnive, goditjeve nga më makabret të një sistemi diktatorial që çuditërisht dhe aksidentalisht janë sot në pushtet. Me datë 10 qershor të këtij viti, pak ditë para vrasjes së njërit nga biznesmenët më të fuqishëm shqiptarë, Myftar Çelës, është goditur një grua, një intelektuale, një demokrate. Dashurije Vadahi është dëmtuar me motorr nga dy persona të paidentifikuar, sipas dëshmitarëve okularë. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të qytetit verior, Shkodër nga njerëz të rastësishëm. Kjo është pamja tepër e errët e realitetit shqiptar. Edhe vrasja e biznesmenit Çela ende është e pazbardhur, pasi i dyshuari i vrasës Bajram Çulmulaj është në hetim të lirë në Mal të Zi. Gjithsesi, demokratja e njohur shqiptare Dashurije Vadahi, e rrjedhur nga një familje ndër më të dëmtuarat nga sistemi komunist pesëdhjetëvjeçar i Enver Hoxhës, në qytetin bastion të demokracisë Shkodër, ku për pesë vjet ka qenë në detyrën e Shefes së Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë të Prefekturës së Shkodrës, është dalluar si organizatore e të përndjekurve politikë shqiptarë në protesta paqësore për të kërkuar të drejtat legjitime të tyre. Por komunistët arritën edhe ta pushojnë nga puna, pa asnjë shkak. Themi kështu, pasi ajo hapi edhe një proces gjyqësor, ku fitoi të drejtën e ripunësimit, vendim gjyqësor i cili as u zbatua, as duket se nuk do të zbatohet kurrë, derisa këta social-komunistë të jenë në pushtet. Pra, me pak fjalë, duket qartë motivi politik dhe vetëm politik i kësaj hakmarrjeje, ku të drejtat e liritë njerëzore shkelen haptas, edhe kur ke të drejtën me vet, madje edhe me vendimin e gjyqësorit. Por, sot është i plotfuqishëm krimi, është potent diskriminimi njerëzor, është “normalitet” idferencimi politik. Kësaj demokrateje i janë bërë edhe kërcënata me anë të telefonave, formë kjo tashmë shqetësuese në Shqipëri dhe që është bërë problem edhe për vëmendjen e trupave diplomatike, veçmas për shtypin e biznesin, ku numrat janë publikë. Rreth një vit më parë, demokratja Vadahi qe kërcënuar edhe me armë zjarri, për t’i marrë jetën. Edhe rastet e fundit të vrasjeve dhe rrëmbimeve publike të demokratëve kanë patur një curriculum diçka të tillë. Dhe të gjitha kanë një “zgjidhje”. Kapen viktimat, nuk zbulohen vrasësit. Edhe diskutimi parlamentar rreth vrasjes së Florian Vilës është një paradoks ballkanas. Pra, strukturat e specializuara heshtin ose bashkëpunojnë me krimin, parlamenti tregon paaftësi, madje nxjerr fytyrën prej vërteti se i mungon vullneti politik për të ndërtuar një shtet ligjor. Sokol Pepushaj Presheva, model i krimeve mbi njerëzit Raprezaljet e forcave policore në Preshevë dhe rrethinat e saj, janë të vazhdueshme, të ashpra, antinjerëzore. Muaj më parë, por edhe këto ditë vëren një tensionim, një pasiguri për jetën. Shqiptarët janë viktima të një dhune kafshërore. Në muajin prill të këtij viti, forcat policore kanë bërë raprezalje tek komshinjtë ku ka qëndruar Sokol Byrhan Sinani, ku kanë keqtrajtuar komshinë e tij Hasanin. Qëllimi i një dhunimi të tillë ka qenë sipas dëshmive të dëshmitarëve në vendngjarje, gjetja e ndoshta eleminimi fizik i Sokol Sinanit. Forcat serbe e kanë bërë këtë veprim dhe bëjnë përditë bastisje dhe dhunime të tilla, pasi janë larguar Forcat Monitoruese Ndërkombëtare. Por, jo vetëm sot, Sokol Sinani, një intelektual i njohur atje, një veprimtar i dalluar politik atje, vazhdimisht ka qenë nën survejim, nën vëmendjen serbe për t’u eleminuar fizikisht. Veprimtaria e tij në Preshevë ka bërë që Presheva të jetë e rrezikshme, ashtu sikundër është bërë e tillë edhe për shumë shokë të tij. Sokoli dhe të tjerë janë një shembull i gjallë i formave të krimit mbi njeriun e pafajshëm. Raste të tilla gazeta jonë i ka trajtuar dhe do i trajtojë, pavarësisht se kemi patur kërcënata nga grupe terroriste të cilat edhe i kemi denoncuar në organet e specializuara dhe madje edhe përmes internetit duke i njohur të gjithë lexuesit në tërë botën. Albert Vataj Kapëcyelli që s’po kapërcehet Medvegja, Bujanovci dhe Presheva duken një kapërcyell i pakapërcyeshëm për të patur një jetë të qetë e pa probleme. Shqiptarët ngado ankojnë, derdhin lotë zemre dhe të sjellin fakte nga më rrënqethëset. Bekim Fejzullahu, lindur në Rahovicë Preshevo më 23. 12. 1967, ka një kalvar persekucioni, përndjekjeje e përpjekjeje mbi shpatulla, ku jeta e tij është kërcënuar shumë herë. Që në fillim të proceseve demokratike në shtetin amë Shqipëri, ai ka ardhur mes demokratëve shqiptarë dhe ka kontribuar në instalimin e demokracisë e jetës së lirë, duke marrë pjesë edhe në tubime e demonstrata paqësore përkrah vëllezërve të të njëjtit gjak. Ka qenë pranë vdekjes, pasi është dhunuar nga shtetarët komunistë, ashtu sikundër ka kaluar peripeci me serbët. Ja, më 1999 Bekim Fejuzllahu u arrestua nga milicia Serbe dhe pas një viti burg iu bashkangjit forcave të UÇPMB. Pas marrëveshjes së paqes, më 21 maj 2001, ai kthehet në shtëpi, por megjithatë vazhdimisht u kërcënua nga forcat çetnike. Dhe vjen marsi i vitit 2002, ku Bekim Fejzullahu qëllohet me breshëri automatiku dhe merr një plumb në shpatullën e majtë. Më vonë, më 28 nëntor 2002 shtëpia e tij hidhet në erë nga një sasi e madhe dinamiti, ku u dëmtuan të gjithë pjesëtarët e familjes. Dhe që atë ditë, jo vetëm për Bekimin, por për të gjithë anëtarët e kësaj familjeje nuk dihet asgjë. Eh, kur hedh në celulozë fakte të tilla të dhemb shpirti, por ja që ky është fati i shqiptarëve të mirë që po përballen me çmenduri mizore. Vasel Gilaj Fati i shqiptarëve të Malit të Zi Ndjekja, persekutimi dhe eleminimi fizik i të rinjve shqiptarë nga Mali i Zi, vazhdon edhe sot nga segmente të veçanta të agjenturës së UDB jugosllave Një fat të tillë përjetuan edhe këta të rinj nga malësia e Tuzit, që dezertuan në vitin 1997 nga rradhët e ushtrisë serbo-malazeze dhe u rreshtuan në anën e UÇK. Të tillë ishin, si shumë të rinj të tjerë shqiptarë nga Mali i Zi, edhe Nikoll Dreshaj, Nik Camaj, Gjovalin Ded Vukaj, Lek Luc Gjuraj, Shaban Istrefi dhe Ferit Ahmet Hysaj. Këta të rinj më 10 qershor 1997 u përleshën me armë me forcat e ushtrisë serbo-malazeze te liqeni i Pejës, ku në këtë përleshje me armë mbeti i vrarë Shaban Istrefi nga fshati Dushiq dhe u plagos Ferit Ahmet hysaj nga fshati Nërhelmë i Tuzit. Që nga viti 1997 që këta të rinj dezertuan rradhët e ushtrisë serbo-malazeze dhe deri në vitin 1999 që u detyruan të largohen nga vendlindja e tyre si pasojë e ndjekjeve dhe e persekutimeve nga agjentë të UDB jugosllave, kontribuan në rradhët e grupit “Lidhja për ndihmë” e drejtuar nga Shaban Bisha, për çlirimin e Kosovës. Si pasojë e ndjekjeve të vazhdueshme, e persekutimit dhe eleminimeve fizike shumë nga këta të rinj shqipëtarë nga Mali i Zi u detyruan të lënë vendlindjen e tyre dhe të emigrojnë në Europën Perëndimore. I tillë është edhe Ferit Ahmet Hysaj nga fshati Nërhelm i Tuzit, i cili u vu në ndjekje të agjentëve të UDB jugosllave si pjestar i grupit “Lidhja për ndihmë” i drejtuar nga Shaban Bisha, i cili detyrohet të lërë vendlindjen e tij dhe të emigrojë së bashku me gruan dhe fëmijët e tij në Europën Perëndimore. Shembull i ndjekjes dhe i vrasjeve të vazhdueshme nga agjentë të shërbimit sekret serbo-malazez edhe në ditët e sotme është edhe rasti i vrasjes së shokut të ngushtë që dezertuan së bashku nga ushtria serbo-malazeze të Ferit Ahmet Hysaj, Lek Luc Gjuraj nga fshati Nërhelm i Tuzit, i cili si pasojë e ndjekjeve dhe e persekutimeve të vazhdueshme ishte larguar dhe emigruar në Itali. Dhe pas vitit 2001, pasi situata u duk se u normalizua, familja e tij në fshatin Nërhelmë i kërkon Lekës të kthehet në vendlindjen e tij, ai kthehet pranë familjes së tij. Me t’u zbuluar nga agjentë të shërbimit sekret të UDB jugosllave ai vihet në ndjekje dhe vritet. Korresp. i “Shqipëria Etnike” Ylber amuli detyrohet të braktisë vendlindjen Quhet Ylber Amuli. Ka lindur në Deçan të Kosovës më 28 maj 1983. Është djali i vetëm i dy bashkëshortëve, Xhelës e Zyras e vëllai i Marselës, një familje e vogël dhe me një jetë plot vuajtje e vështirësi në përballimin e jetesës, por që gjithsesi ja kishin dalë të mbijetonin normalisht deri në fund të vitit 1988, pak ditë para përfundimit të luftës e rikthimit në shtëpitë e tyre të kosovarëve të larguar gjatë invazionit serb. Pikërisht ato ditë zë fill edhe tragjedia mes dy familjeve fqinje me njëra-tjetrën, të dyja shqiptare, të dyja patriote por që gjithsesi nuk kishin mundur të shkëputeshin plotësisht nga psikologjia patriarkale e kanunore e trashëguar nga thellësitë e shekujve deri në ditët tona. Një rrip i vogël toke ishte molla e sherrit mes dy familjeve që nuk i lëshonin pé njëra tjetrës për pronësi mbi të, por natyrshëm asnjërit prej kryefamiljarëve, Xhel Amulit e Refik Sylës nuk u shkonte ndërmend se çka do të sillte përplasja mes tyre. Ka qenë ora 9:30 e paradites së 23 dhjetorit 1988 kur në grindje e sipër Xhel Amuli ka rrëmbyer armën, një pushkë të prodhimit gjerman që e mbante pa leje dhe ka qëlluar mbi fqinjin e vet Refik Sylën 38 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend. Qysh prej atij momenti gjithçka ka ndryshuar në jetën e familjes Amuli. Tashmë mbi ta rëndon pesha e rëndë e gjakut me fisin Sylaj, gjak që sipas kodeve të kanunit të maleve përmasat e të cilit janë rikthyer frikshëm edhe në Kosovën e pasluftës, duhet të merret patjetër, për të riktheyr në vend nderin e krenarinë e humbur të fisit Sylaj. Ndërsa Xhela me Zyranë e vajzën Marselën u janë drejtuar maleve përreth Deçanit për t’u fshehur, Ylberi me ndihmën e disa të afërmve të familjes ka mundur të largohet nga Kosova dhe është instaluar diku në një shtet perëndimor ku liria, jeta dhe të drejtat e personit mbrohen e garantohen me ligj. Ylberi qysh prej atij viti (1999) kur është larguar nga vendlindja, nuk ka kurrfarë komunikimi e nuk di kurrfarë adrese për pjestarët e tjerë të familjes së tij të shtrenjtë e njëherazi jeton me frikën e pushkës së hasmit që pret të shkrehet mbi të nga pjestarët a të afërmit e Refik Sylës të vrarë më 23 dhjetor 1988 nga babai i tij Xhel Amuli. Malli i pashuar për familjen dhe frika prej hasmit ka vite që mundojnë shpirtin e njomë të 20 vjeçarit Ylber Amuli. Ai nuk mund të kthehet kurrë më në vendlindjen e tij të dashur pasi pushka e Sylajve rri e ngrehur. Por ngushëllohet me faktin se nuk është i vetmi. Qindra të tjerë nga Kosova e Shqipëria detyrohen të braktisin vendlindjen e të vuajnë pasojat tragjike të një ligji të pashkruar – kanunit të maleve, që ka ardhur nga thellësitë e shekujve dhe aktualisht ka marrë përmasa të frikshme e bën ligjin i ndihmuar edhe nga mosveprimi i ligjit dhe i shtetit. E pra jemi në shekullin XXI! Deri kur? Rifat Ymeri Çmenduri kolektive Konfliktet e hakmarrjes e gjakmarrjes janë një fenomen shumë shqetësues për shoqërinë shqiptare. Ato duken si një çmenduri kolektive, pasi ligji nuk funksionon fare në këtë linjë. Madje edhe Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, në një takim në Shkodër, zonë kjo më problemorja në vend, në bashkëpunim me drejtuesit e shoqatës mbarëkombëtare të pajtimit të gjaqeve me qendër në këtë qytet, bëri apel për zbutjen e këtij fenomeni në rrugë ndërgjegjeje dhe jo sipas logjikës së ligjit. Në Shkodër është një lagje e tërë e mbyllur, dhe është pagëzuar “Lagja e Gjakut”. Dhe politika shqiptare përpiqet ta fshehë në sytë e botës këtë hata. Shqipëria nuk po bën asnjë hap të paktën të vendosë ura lidhjeje me Europën që sa kohë ligji të mos jetë në gjendje të veprojë mbi vrasësit, të paktën të pafajshmit që u rrezikohet jeta të sistemohen, pse jo edhe jashtë kufijve shtetërorë, pasi kanuni i Lekë Dukagjinit i para gjashtëqind vjetëve është tepër i egër dhe hakmarrjen e njeh në disa brezni. Objekt i këtij shkrimi është edhe Rroland Pashaj, ku sot familjarisht është pa adresë, si rrjedhojë e një hakmarrjeje të mundshme. Nuk është fjala për Rrolandin dhe gruan e tij, por për dy fëmijët, të cilët ashtu sikundër mijëra të tjerë në Shqipëri, janë të privuar nga lodrat, nga shkolla, nga edukimi. Gazeta jonë ka trajtuar vazhdimisht probleme të tilla dhe të privosh nga jeta fëmijët është një krim i pashoq. Dhe ne vazhdimisht ngulim këmbë e gjykojmë që shteti shqiptar është fajtor. Rasti i shtetasit shqiptar Rroland Pashaj me familje përbën edhe më shumë problem, pasi sipas investigimeve tona nuk kanë fare adresë. Pushka e hakmarrjes kërcet çdo ditë e çdo natë. Jeta e njeriut edhe kur ai është i pafajshëm, si në rastin konkret, mund të merret lehtë nga një dorë kriminale. Zog Hysenaj Nako Spiru politikan, burrë shteti, udhëheqës i Luftës Antifashiste dhe ndërtues i shtetit demokratik 4 janar 1918 – 20 nëntor 1947 Në historinë tonë të re e moderne vitet 30 dhe 40 përfaqësojnë një nga etapat e saja më të qënësishme për afishimin e republikanizmit dhe të një shteti demokratik. Me gjithë varëfrinë e madhe, dhe një herazi vendi unë në këtë kohë përfshihet në vorbullën e Luftës së Dytë Botërore duke pësuar pushtimin nazifashist. Pikërisht në këtë hapësirë historike do të spikasë politikan dhe patriot e mendimtar demokrat që fatet e atdheut i shqetësojnë dhe pse këto fate viheshin në diskutim, do të sakrifikojnë gjithçka në emër të këtij ideali. Kjo gjeneratë paraqiste gjithë biografinë e atdheut tonë si Sejfulla Meleshova, Ndoc Çoba, Ymer Dishnica, Kamber Qafmolla, Avokat Skënder Muça, Mustafa Gjinishi, Publicistja Musine Kokolari, Zef Malaj, Qemal Stafam Abaz Kupi e tjerë. Në mesin e tyre do të dallohej edhe emri e figura e një politikani të ri si Nako Spiru. Një erodit dhe poliglot mbi të gjitha një kronist analitik që me një periudhë kohe të shkurtër krijoi një portret të besueshëm. Këtu do të shënoja një paralele me kryerilindasin tonë filozofin, shkencëtarin Sami Frashëri. Nako Spiru lindi në Durrës në një familje me tradita patriotike qytetare. Mjedisi i qytetit të lindjes dhe njëherazi si porta kryesore e lidhjes me Perëndimin u bë vatra e parë e edukimit dhe formimit të tij patriotik qytetar e demokrat. Në pregatitjen e tij profesionale do t’i përshtatej traditës dhe do të ishte vazhdues i profilit të tij që dallohej për veprimtari afariste biznesi. Si mbaroi shkollën fillore në qytetin e lindjes ai ndjek shkollën e Mesme Tregtare Italiane në Korfuz, për ti vazhduar mbas marimit të saj studimet e larta në Torino të Italisë. (Çdo vizitor sapo të shikojë bibliotekën e familjes Spiru megjithëse të shkatërruar nga bastisjet nazifashiste aty do të ndeshet me një gamë titujsh filozofik gjuhtar, ponë veçanti dallohen ato të shkencave ekonomike dhe biznesi. Këto datojnë vitet 36-40). Ai njohësi i gjuhëve moderne europiane si italisht, gjermanisht, frengjisht, njëherazi dallohej edhe në gjuhët klasike greko-latine. Kjo njohje gjuhësore i dha mundësinë të thithë në një shkallë të lartë informacioni, çka e dallonte atë në mes të rinjve universitar, duke e vënë atë në rolin e udhëheqësit të tyre. Këtu së bashku me Qemal Stafën do të fillojnë organizimin e rinisë studentore antifashiste, po kështu së bashku shtrinë influencën edhe tek studentët ushtarak. Ishin kohë të vështira, fashizmi po pregatitej të pushtonte vendin tonë, veprimtaria e tyre revolucionare e Qemalit dhe Nakos ranë në sy të organeve sekrete policore si të SIMIT dhe OVRAS të cilëv citonin se studenti shqiptar Nako Spiru është ideatori i kundërshtisë të studentëve universitar në përgjithësi dhe të studentëve ushtarak për mos bindje në veçanti. Kjo gjë u pa kur në Torino po bëheshin përgatitje për një vizitë zyrtare të Duçes atje. Në muajt e parë të vitit 1939 shkon disa her në Paris dhe atje mbështet nismën e Federatës të studentëve antifashist dhe të emigrantëve shqiptarë në Francë për veprimtari patriotike dhe antifashiste në mbrojtje të interesave të vendit tonë kundër pushtimit fashist. Aty së bashku me organizatorët e Federatës si Ali Kelemendi, Doktor Ymer Dishnica, Zoi Fundo e të tjerë organizojnë mitingje protestash. Nako Spiru shpalosi entuziazmin patriotik dhe me fjalimet e mbajtura ngriti peshë masën e pjesëmarrësve në ato mitingje. Siç pohon D. Ymer Dishnica, (fjalën e tij e konfirmo motra e tij Eleonora e dt. lindjes 1914)… Aty Nako Spiru me përshëndetjen e tij bëri zbërthimin e situatës tue e përcaktue detyrat e lëvizjes. Të gjithë panë se kishin të bënin me një politikan të kompletuar dhe analist të shquar historiko shoqëror. Me qëllim që të ishte më afër shokëve i kërkon familjes mbështetje që të vazhdojë studimet në Francë, familja e përkrahu, i siguroi mjetet financiare dhe ia dërgoi me ndihmën e zotërinjve D. Enver Sazanit dhe të gruas së zotit Medar Shtylla. S’qe e thënë, pushtimi fashist i vendit, situata e re politike e koha e detyruan me ndjenjën e përgjegjësisë qytetare të ndërpriste studimet dhe të kthehej në Shqipëri, aty nga vera e vitit 39. Në qytetin e lindjes axhiton në masën e bashkëqytetarëve dhe të punëtorëve si të STAMLES, Portit Detar, Rruga-Ura dhe në veçanti në shkollës qytetëse. Organizon demostratat e para 39-40. Ky aktivitet ra në sy dhe për ti larguar vëmendjen e organeve fashiste dhe nis përsëri në Itali studimet. Lufta Italo-Greke dhe ndryshimet e reja të situatës politike e bëjnë që të kthehet përsëri në janarin e vitit 41. Meqë familja ishte e shpërngulur në Kavajë në këtë kohë ai ishte i survejuar dhe për organet e pushtimit përbënte rrezikshmëri, arrestohet, me motivin e shpërndarjes së trakteve antifashiste në qyetet Kavajë, Durrës, Tiranë. Nako Spirun e burgosën dhe mbajnë në burgun e xhandarmërisë së Durrësit. Me ndërhyrje dhe për mungesë provash ai lërohet me kusht që të shkojë në Torino për të vazhduar studimet, gjë që lehtësonte survejimin e tij atje. E shfrytëzoi rastin, largohet përkohësisht për tu kthyer përsëri në verën e vitit 1941. Kohë që hidhet plotësisht në ilegalitet. Mungesa e tij në Itali, në Universitetin e Torinos, dhe po kështu mungesa e tij në veprimtari legale vuri në lëvizje operative policinë sekrete fashiste dhe për këtë qëllim me porosi të Kryeministrit Mustafa Kruja, i bëjnë presion familjes, thirret në Kryeministri i ati Perikli Spiru dhe i jepen ultimatum: “O djalin në Itali në Universitet, ose të dorëzoni atë, ndryshe do ju burgosim dhe internojmë familjarisht ose do ju djegim pasuri e shtëpi. Perikli Spiru dhe e gjithë familja protestuan dhe pas kësaj proteste ata u internuan në Burrel dhe në Krujë. Dhe këtu presionet nuk munguan, kërkojnë dorëzimin e Nako Spirus me ngulm, tashmë e gjithë familja ndjente përgjegjësi dhe e mbështeti veprimtarinë antifashiste patriotike të djalit të saj, që momentalisht ndodhej në Tiranë, tek shtëpia e patriotit Kleanthi Papa (daja i tij në rrugën e postës së vjetër Nr. 3). Në këtë bazë fillon periudha e dytë e veprimtarisë patriotike revolucionare antifashiste për çlirimin e vendit. Ai merr kontakte me personalitete të vjetër e të rinj që ishin vënë në shërbim të “Luftës Antifashiste” si Spiro Bakalli, Doktor Enver Sazani, Silo Bogda, Shefqet Beja, Kolonel Kamber Qafmolla, politikani dhe burri i shtetit Ndoc Çoba e Mustafa Gjinishi, Doktor Ymer Dishnica. Kjo veprimtari dhe ky kontribut falë kapacitetit të tij e vendos atë dhe e bën të njohur si figurë drejtuese të luftës në shkallë kombëtare. Është koha kur me lëvizjet e tij në mbarë vendin për të axhituar Luftën Antifashiste në masat popullore, në veçanti tek figurat me besim në popull, ai do të njihet me Avokat Skënder Muçon, me Profesorët e Tregtares së Vlorës si Prof. Jusuf Luzaj apo me Prof. Abaz Armenjin, gjithashtu ai merr kontakt dhe bisedon me oficerin e karierës Hysni Lepenica e tjerë. Aty ai gjeti gjuhën e përbashkët për të mbështetur d. Ymer Dishnicën e Mustafa Gjinishin për organizimin e një mbledhje apo konference vendore, për të krijuar një otganë qëndror të drejtimit të Luftës Antifashiste. Lëvizja komuniste arriti si rezultat i nevojës imperative të kohës të krijojë Partinë Komuniste Shqipëtare. Meritë për këtë kanë personalitetet e lëvizjes si Koço Tashko, Qemal Stafa, Nako Spiru, Tuk Jakova, Sadik Premtja, Ramdan Çitaku, Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica e tjerë. Ai do ti qëndrojë në krah të Qemal Stafës dhe do të njihet si figurë e dytë e rinisë shqiptare. Pas vrasjes tradhëtisht të Qemal Stafës, Nako Spiru (Deti, pseudonimi i luftës) do të zgjidhet Sekretar Politik i Rinisë dhe po kështu në muajt e parë të vitit 42 u koptu në Komitetin Qëndror të PPSH. Falë formimit të tij në gjithë planet dhe si një politikan i alternativave të ndryshme, ai bëri të mundur të tërheq në radhët e Lëvizjes qindra mijër të rinj e të reja pavarësisht nga pikëpamjet kulturore dhe politike ndryshe. Në metodat e punës së tij, pregatitja e lartë intelektuale bënë që shumë drejtues të rinisë dhe të luftës ta donin dhe ta nderonin, pse jo dhe ta kishin idhullin e tyre. Ai lëvizte shumë në mbarë vendin, por gjithnjë ishte udhëheqës dhe drejtues në Tiranë, nga që e kuptonte drejt rolin e qyetit në luftën për çlirimin e vendit. Për vlerat dhe rolin e qytetit në këtë drejtim, në veçanti të qytetarit do të gjinden shkrime dhe dokumente të kohës me firmën “Deti” si në organet e kohës së Luftës, Zëri i Popullit, Bashkimi, Kushtrimi i Lirisë dhe në të gjitha dokumentet, traktet, qarkoret dhe në veçanti në rezolucionet e aktivave të ndryshëm. Konferenca e Pezës, 16 shtator 1942 do ta afishonte Nako Spirun si politikan modern dhe me bindje perëndimore. Ai jo vetëm që kontribuoi në organizimin e saj duke u bërë mbështetësi kryesor i Ymer Dishnicës dhe Mustafa Gjinishit por do të ishte dhe nismëtar për zgjedhjen në organet drejtuese të saj personalitete me alternativë ndryshe. Ai votoi pë përfaqësim balancues dhe të ekuilibruar. Për Kryetar të Kuvendit të Konferencës u zgjodh politikani patriot, burrë shteti dhe i çështjes kombëtare Ndoc Çoba, Kryetar i Këshillit Drejtues u zgjodh Koloneli Kamber Qafmolla dhe Sekretar i Këshillit publicist dhe organizatori Mustafa Gjinishi. Gjatë punimeve të Konferencës dhe më vonë me Avokat Skënder Muçën, shkrimtaren dhe publicisten Musine Kokolari për krijimin e një Alternative të Qëndrës së Majtë. Ide që mori zhvillim në ngjitje fill pas kapitullimit të Italisë Fashiste (8 shtator 1943). Me pushtimin nazist të vendit ato së bashku me shumë personalitete të tjerë të Luftës, ishin të ftuar aty për këtë ngjarje historike madhore për kohën. Siç shkruan publicistja Musine Kokolari në ditarin e saj… U mblodhëm në një shtëpi në rrugën e Elbasanit, rreth 60 veta… Aty Avokat Skënder Muça parashtroi pas shumë debatesh dhe pikëpamjesh Partinë Social Demokrate të Shqipërisë. Kjo ka ngjarë në javën e parë të muajit tetor të vitit 1943… Për njohjen dhe afishimin e kësaj Alternative të Re SD u botua organi “Zëri i Lirisë” (u botuan vetëm 6 numra). Kjo Alternativë e afishoi veten në luftën për çlirim, por në veçanti në vitet e para të pasçlirimit siç është aksioni politik zgjedhor, ai për zgjedhjen e Asamblesë Kushtetuese, 2 dhjetor 1945. Në këtë plan u realiuzan një sërë veprimarish me grupet e ndryshme politike nacionaliste që vepronin mjerisht në gjysëm ilegalitet nga që, në këtë kohë gradualisht po instalohej sistemi diktatorial. Avokat Skënder Muça u vra tradhëtisht bashkë me shokë të tjerë të kësaj alternative më 15 gusht 1944 nga bashkëpunëtorët nazistë si Prefekti i Vlorës, Vizhdan Rivisivia, ndërsa publicistja Musine Kokolari vdiq e harruar dhe e persekutuar pas burgimit disa vjeçar në internim në qytetin e Rrëshenit, kurse Prof. Gjergj Kokoshi u pushkatua nga diktatura dhe diktatori, nga që me aktin e tij qytetar “dorëheqje nga posti i Ministrit të Arsimit” i tha popullit dhe politikës shqiptare, diktatura tashmë është e vendosur. Kjo situatë zgjedhore për Asamblenë çoi në satën dhjetra intelektualë politikanë bile dhe të zgjedhur siç ishte në K. Pezës, M. Gjinishi e Doktor Y. Dishnica, Sejfulla Malëshovës të cilët i varrosi në trysninë e presionit politik deri në vdekjen e tyre. Dy nga momentet e rëndësishme të L. Antifashiste ku spikat aftësia dhe qartësia prej udhëheqësi dhe kuptimi demokratik i situatës janë 1. Operacioni i dimrit të vitit 1943-1944 dhe 2. Veprimtaria e Delegacionit të Frontit Antifashist në Konferencën e Mukjes, gusht 1943. Në valën e këtij operacioni Nako Spiru (Deti) qëndroi gjithë kohën në Tiranë, ruajti dhe mobilizoi organizatën dhe mbi këtë vendosi besimin e popullit për fitore. Gjatë këtij operacioni të egër nazist mbijetoi organizata e Tiranës dhe Korçës. Në këtë situatë ai jo vetëm që ruajti strukturat e organizatës por me ndihmën e qytetarëve patriotë të Tiranës bëri të mundur të kurojë dhe të riaftësojë partizanë të Brigadës II dhe III që u goditën rëndë nga nazizmi. Ato u mjekuan dhe u bënë efektiv për luftë. Në arshivat qëndrore dhe lokale do të gjinden dhjetra letra me porosi dhe udhëzime të kohës që duhen klasifikuardhe të bëhen pjesë e dëshmisë të Luftës Antifashiste. Akademia e Shkencave të Shqipërisë duhet ta ketë parasysh këtë në përgatitjen e librit të historisë të Shqipërisë. Humanizmi dhe bindjet e tij prej demokrati dhe “jo idealisti” rrjedhin nga baza dhe origjina e tij shoqërore dhe shkalla e formimit të tij me bindje perëndimore. Ai falë vlerave enciklopedike diti të vlerësojë dhe të bëjë të tijën së bashku me mendimtarë të tjerë, siç kam thënë më sipër, të përqafojë dhe të inicojë alternativat të kohës siç është ajo Social Demokrate. Ai ishte një politikan human dhe i mendimit ndryshe dhe mbështetej në përcaktimin e aleancave konjukturale duke patur parasysh që ato ti shërbejnë strategjisë. Kjo gjë u pa me largpamësi në mbrojtje dhe të pranimit të veprimtarisë të delegacionit të Frontit në mbledhjen e Mukjes. Ai qëndroi në krah të dy njerëzve të mëdhenj D. Ymer Dishnicës dhe Mustafa Gjinishit. Interpretimi vuluntarist nga Enver Hoxha të kësaj veprimtarie çka donte ti dënonte me ashpërsi këta dy persona gjeti kundërshti absolute nga Nako Spiru dhe i tregoi diktatorit se ky qëndrim përfaqëson rrezikshmëri për zhvillim të mëtejshëm të L. Antifashiste. Me çlirimin e vendit s’qe e thënë që këto njerëz, mendimtarë demokratë ti gëzohen punës titanike të tyre. çvendosja drejt lindjes do të shikohet si finish kohe me zgjedhjet e 2 dhjetorit 45 “Për Asamblenë Kushtetuese” ku grupi i demokratëve informatorë me Prof. Sejfulla Malëshovën të cilët kërkonin një fushatë zgjedhore demokratike dhe pluraliste. Kjo kërkesë ra ndesh me grupin e mbollomaxhive dhe fill pas tyre ato do të shkonin drejt asgjësimit. Është koha kur grupet e ndryshme politike formojnë “Forumin Demokrat” dhe nën përkujdesjen direkt të S.Malëshovës të pregatisin “promemorien” për një fushatë zgjedhore demokratike drejtuar Misioneve Aleate me detyrë shtyrjen e kohës së zgjedhjeve dhe rishikimin e ligjit zgjedhor. Këto dy gjëra nuk u pranuan nga Qeveria Shqiptare. Në hartimin e kësaj promemorje u angazhuan social demokratët Musine Kokolari dhe Gjergj Kokoshi. Nako Spiru në këto vitet e para zhvillon një punë organizative ligjore për ngritjen e shtetit demokratik; këtu ai gjen mbështetjen nga ligjislatorë dhe ekonomisë të kalibrit perëndimor si Riza Dani, Shefqet Beja, Manol Ekonomi dhe të tjerë. Nako Spiru me cilësinë e detyrave që kishte mbi supe bëri përpjekje maksimale që Shqipëria të mos rrëshqiste drejt Lindjes dhe aq më pak të bëhej pjesë e Jugosllavisë Titiste. Ky qëndrim dhe devotshmëri e çoi drejt vdekjes nga trysnia e diktatorit dhe veglave të tij Koçi Xoxes e Pandi Kristos, njëri teneqexhi dhe tjetri marangoz. Ai gjeti atë rrugë: më të ndershme dhe aktit sublim të tij për ti thënë: Popull kujdes, diktatura u vendos. Historia dallohet nga paralelet e saja por në diktatura të tipit Enverian kanë një ngjyrë, vrasje, terror dhe përçudnim. Daut Hoxha Shqipëria: Në gjashtë vjet, 5000 të vrarëQë nga fillimi i vitit 1997, kur socialkomunistët përmbysën pushtetin demokratik me dhunë, e deri sot janë vrarë mbi pesë mijë shqiptarë të pafajshëm. Hapja e depove të armëve, ku edhe sot ato janë në duart e popullatës, si dhe hakmarrjet politike, janë një tragjedi e madhe që vonë duket do gjejë zgjidhje. Demokratët janë ata që vriten, që dhunohen kafshërisht, që diferencohen. Viti i zi i 1997-ës ka bërë të zezë e të pashpresë jetën shqiptare, ku edhe sot në 2003-in siguria për jetën mungon. Ata që e duan jetën, lirinë, demokracinë, janë viktima të anarshisë me prapavijë politike. I tillë është edhe demokrati Françesk Simon Gavoçi, i lindur më 09. 03. 1968 në fshatin Derragjat të Shkodrës. Ai kish marrë pjesë në shumë protesta e demonstrata paqësore kundër diktaturës që në fillim të proceseve demokratike në veriun shqiptar. Ai ishte rrahur e kërcënuar me eleminim fizik për të hequr dorë nga përpjekjet për demokratizimin e jetës. Edhe gruaja e tij Vitore ka kaluar trauma nga dhuna, madje edhe është tentuar të grabitet. Anarshistët e këtij shteti diktatorial kanë arritur deri në ekstremitete sa t’i bëjnë presion se do i grabisin edhe fëmijën, djalin Gabriel që sipas burimeve tona sot i takon të jetë rreth nëntë vjeç, nëse është i gjallë. Shprehemi kështu, pasi kjo familje antikomuniste, ka rreth gjashtë vjet që nuk ka fare adresë. Nuk dihet është e fshehur, e eleminuar, apo e larguar diku rrugëve të pa rrugë të perëndimit. Ne shpresojmë të jetë kjo e fundit, pasi kemi publikuar edhe shumë raste të vrasjeve enigmë që edhe organet e specializuara të shtetit janë përpjekur për t’i fshehur. Françeks Gavoçi dhe shumë të tjerë të pushkatuar apo të larguar nga Shqipëria, janë një akuzë tepër konkrete dhe e rëndë për këtë shtet anarshist, diktatorial. Albert Vataj Vellezerit Ndue dhe Tonin Deda viktima te fenomenit mesjetar te gjakmarrjes Gjakmarrja, kjo plage shekullore e realitetit shqiptar edhe ne shekullin e 21-te vazhdon te shkaktoje viktima. Nje rast shume I prekshem, eshte ai I familjes Deda, nga fshati Telum I Komunes se Shllakut ne rrethin e Shkodres. Me date 2 korrik 2003, u vra Zef Deda, banor I fshatit Telum te Komunes Shllak ne rrethin e Shkodres. Vrasja u krye nga Gjergj Prela, po banor I fshatit Telum. Sic ndodh tashme rendom vecanarisht ne Veriun e Shqiperise, vrasja u krye ne emer te fenomenit mesjetar te gjakmarrjes. Dy djemte e Zefit, Ndue dhe Tonin Deda, u detyruan te largohen nga shtepia e tyre. Me date 5 korrik 2003, ata iken per tu fshehur sipas zakonit famekeq te gjakmarrjes ne Kullen e Ngujimit. Tonin dhe Ndue Deda ishin vazhdimisht nen presionin e gjakmarrjes se frikeshme. Nena e dy djemve, Ndue dhe Tonin Deda, ka mbetur tashme e vetmuar ne shtepi, duke qene gjithmone nen ankthin e frikes se ngjarjes se ndodhur. Ngjarja eshte vertete shume tragjike dhe tregon mese miri realitetin e frikshem te nje fenomeni sic eshte gjakmarrja, e cila per fatin e keq te shqiptareve te veriut por edhe me gjere, vazhdon te rendoje si nje “Shpate e Demokleut”, gjithmone ne prite per te rregjistruar viktima te reja. Zog HYSENAJ |