Shkenca shqiptare shtatzënë
Për nga popullsia shqiptare është vendi që ka shkenctarë më shumë se çdo vend i botës. Për nga shkenca Shqipëria është vendi më merhum i Botës. Rastësi duhet të jetë? Patjetër, si çdo gjë tjetër? Gjithsesi, duhet të “kënaqemi” që shkenca jonë është gjithmonë “shtatzënë”. Madje pjell aq shumë. Edhe “shkencëtarët” batallë e bakallë që kanë marrë tituj me monografi e hartime fëmijësh e drejtojnë kapacitete intelektuale në institucione shkencore. Ne shtrojmë një problem: A është kush në gjendje në Shqipëri të dijë apo të tregojë se sa tituj e grada shkencore janë dhënë të pamerituara, të fallsifikuara dhe sa u janë mohuar e po u mohohen studiuesve të vërtetë, por që për hir të një tolerance janë të prirur të ulin kokën edhe përballë injorancës?! Nëse ky realitet i tmerrshëm qëndron, paçka se ne nuk marrim përsipër ta tundim dybekun si ata, me Shqencë, mendojmë se do ishte normale, logjike, e drejtë, të ngrihen komisione për t’i verifikuar sa më mundësisht diplomat e gradat shkencore me normat evropiane, theksojmë evropiane, veçmas ato që në titujt e tyre zënë edhe pozicione të larta në administratën shtetërore. Në këto komisione që po hamendësojmë, mendojmë se do ishte e domosdoshme të ketë studiues nga vendet e Komunitetit Evropian. Një projekt i tillë mund të realizohej fare mirë nga programi Tempus i Komisionit Evropian. Kjo do të ishte ndihmë vërtetë e çmueshme për Shqipërinë. E, është hata, thatë ju Shqencëtarë? Jo dhe aq. Një shef departamenti universiteti ndoshta s’do ishte në gjendje të mbrojë titullin, ndërkohë që një asistent që ka vetëm diplomën do merrte tituj në sajë të punës së tij. Një deputet do të ngelej i zhveshur lakuriq nga titujt e bujshëm e të pamerituar shkencorë apo një akademik do të mbetej pa tituj e bllofe të kohës së Enver Hoxhës, sikundër një shtetar injorant partiak do zhvishte parzmoren me shqencë e të dilte budalla… Eh, kjo është një temë e gjerë, por kësaj siraje do ndalemi tek një rast që na duket se përbën një problem, natyrisht ndër problemet e shumta. Nëpër labirinthet e injorancës së të ashtuquajturës shkencë, ka kaluar edhe një filiz i familjes ku ka lindur presidenti i Shqipërisë, zoti Alfred Moisiu. Le të njihemi me të dhe veprën e tij. Quhet Stef Staku, diplomuar në Fakultetin Veterinari, dega zootekni, I.L.B. Kamëz, Tiranë, më 1984. Në nëntor 1981 ka punuar studimin me titull “Teoria kuantike (korpuskolare) e impulsit nervor”. Studimi i përket fushës së biofizikës dhe shpjegon nga ana teorike një teori të re mbi impulset nervore në nervin optik. Në vitet ’60, dy studiues anglezë të Universitetit Oxford, zbuluan eksperimentalisht procesin elektrik të impulseve nervore. Teoria kuantike mbështetet në këto rezultate. Ndryshimi mes këtyre dy teorive është se në teorinë kuantike përveçse polarizimit të membranave të qelizave nervore ndodh edhe transporti i fotoneve (kuanteve) nga membranat e qelizave nervore. Këto fotone përcillen nga syri në SNQ (sistemi nervor qendror). Vërtetë eksperimentin Stef Staku nuk arriti ta realizojë përgjatë periudhës së diktaturës komuniste, pasi, sikundër edhe autori i këtyre radhëve, i përkiste një familjeje të persekutuar, madje një fisi pa asnjë copë komunist. Por natyrshëm, me kalimin e viteve, duhej të merrte të drejtën për realizimin e eksperimentit. Gjithsesi, çuditërisht, të tëra përpjekjet e tij dështuan, në sajë të qëndrimit antikombëtar të fallsifikatorëve, të hajdutëve të titujve shkencorë që në Shqipëri, fatkeqësisht janë aq shumë. Korrespondenca e tij me administratën universitare, Akademinë e Shkencave, Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencave, i ngjason vargut të qepëve, ku në vend edhe të qepëve, varen fudulliqe e rrena. Sipas bisedës me zotin Staku, rekordin në këtë linjë e mban Rektori i Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Profesor Doktor Mahir Hoti. Prapë ju doni fakte? Ja, vëreni mirë: Në një letër drejtuar “Universita degli Studi di Genova, Dipartimento di Ingegneria Biofisica ed Elettronica”, është një fjali e gjatë, e përbërë nga fiks 49 fjalë, ku proporcioni i fjalëve me rrenat është; Në shtatë fjalë një rrenë. Edhe në këtë fjali meritohet një titull shkencor. Fjalia e famshme është kjo: (të vijë një Batall a Bakall e të thotë jo): 1- “Meqenëse Universiteti i Shkodrës nuk ka specialistë (koment: Shpresa Ah. është pedagoge që jep lëndën e biofizikës në fushën e shkencave natyrore). 2- Të kësaj fushe të ngushtë, (koment: biofizika na duket se është bashkimi i dy disiplinave, fizikës dhe biologjisë. Është e ngushtë apo e gjerë pra, o perfesor?) 3- bazë laboratorike eksperimentale të mjaftueshme (koment: në Universitet nuk ka asnjë instrument laboratorik që mund të përdoret në eksperiment), 4- dhe mbështetje financiare për realizmin e një projekti të tillë (koment: përgjigjen Staku e ka marrë po atë ditë që ambasadori italian i ofroi universitetit financimet për 20 projekte dhe universiteti kishte të gatshme vetëm 3 projekte), 5- mbështetur dhe në kërkesën e zotit Staku, (koment: Kërkesa e Stef Stakut, siç ka nënshkruar në redaksinë tonë, ishte miratimi i projektit në Senatin e Universitetit dhe jo letra për në Universitetin e Gjenovës), 6- Po ju drejtohemi me lutjen (vëreni pra Lutjen, shënimi ynë) që ta shqyrtoni këtë projekt, (koment: Profesorët e Universitetit të Gjenovës e kishin shqyrtuar më parë projektin dhe për këtë zotni Mahir Hoti ishte në dijeni. Datat dhe dokumentet duhet të jenë fakte apo jo?), 7- dhe të bëni vlerësimet përkatëse” (koment: dy profesorë të Universitetit të Gjenovës i kishin dhënë me shkrim mendimet e tyre për studimin dhe kopjet e tyre Staku ia kishte paraqitur Hotit). Pra, ndër mbi tre mijë shkrime publicistike, është e para herë që autori i këtyre radhëve ndërton një fjali kaq të gjatë, kësaj here si profesori, me shpresën për një titull Shqencor. Por le të kthehemi sërish tek rrjedha e logjikës sonë. Në shkurt 2002 Universiteti ynë dogji edhe mundësinë e organizimit të një Kongresi të Biofizikës që duhet të organizohej në bashkëpunim me Universitetin e Gjenovës. Ndërsa rrenën e fundit dhe më të freskëtën e realizon Edmond Agolli, i Drejtorisë së Kërkimeve Shkencore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në një intervistë të dhënë gazetës “Korrieri”, dt. 15/06/2003, ku si pretekst për qëndrimin negativ, i nderuari Agolli jep se realizimi i eksperimentit kushton 20.000.000 $. Në ministri Stef Staku nuk ka paraqitur projektin për eksperiment, pasi ata nuk e kanë kërkuar kurrë, kështuqë ata as nuk kanë si ta dijnë se sa kushton ai. Këtë projekt ai e ka paraqitur në Universitetin e Shkodrës dhe faza e parë ishte 1.300 $ dhe faza e dytë ishte blera e aparaturave që mund të shkonte nga 15.000-20.000 $ në vlerë nga tregu. Në shtator 2001 Stef Staku u regjistrua në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Departamenti Fizikë. Në janar 2002 ka botuar librin e parë “Teoria kuantike (korpuskolare) e sitemit nervor, përpjekjet për të pranuar dritën”. Në këtë libër përfshihet përveç studimit edhe përpjekjet për realizimin e eksperimentit. Në korrik 2002 botoi librin e dytë “Realiteti i relativitetit dhe bashkëveprimi pafund”, ku bëhet paraqitja e një studimi në fushën e fizikës. Në këtë studim flitet për një koncept të ri, “Bashkësia fizike”, me anë të të cilit bëhet edhe një lidhje më harmonike mes fizikës klasike dhe fizikës moderne. Gjithashtu teoria e relativitetit e Ajnshtajnit shihet në një këndvështrim tjetër. Në të trajtohen fillimet e disa shtigjeve të reja në fizikë, të cilat duhet të pasohen me disa studime të tjera. Për të ky studim ishte një konfirmim se ishte po ai që kishte qenë i 20 viteve më parë dhe se studimi “Teoria kuantike (korpuskolare) e impulsit nervor” nuk ka qenë rastësi për zotin Staku. Këtë studim e ka dashur fort dhe sikur përfaqësuesit e Universitetit të bënin detyrën e tyre, do të kishin dëgjuar vërtetë gjëra të bukura. Departamenti i Fizikës duhej të ogranizonte një seminar ku nga njëra anë të ishte auditori me nxënës, studentë, pedagogë dhe nga ana tjetër autori i studimit, i cili pasi të bënte paraqitjen e studimit të tij duhet t’i nënshtrohej proçesit të pyetje-përgjigjeve. Para zhvillimit të seminarit studimi duhej t’u shpërndahej pjesëmarrësve të auditorit. Rezultati i seminarit duhej të paraqitej në Senat të Universitetit, ku do të vendosej nëse proçedurat do t’i kaloheshin Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ky proçes kushtonte 500 $. Por dy persona, Mahir Hoti si “Rektor i Universitetit” dhe Enver Hoxhaj i punësuar si “Përgjegjës i Departamentit të Fizikës”, nuk ishin dakort. Në përgjigjen e tyre dt. 21/08/2002 thuhet: “… Duke mos patur asnjë motiv nga ana e stafit të Departamentit tonë për të bërë ndonjë vlerësim rreth materialit të botuar nga autori, konstatojmë që megjithë respektin ndaj autorit si student i yni, nuk e shohim të arsyeshme të ndiqet rruga e detyrueshme e vlerësimit të materialit (i cili paraqitet si studim nga ana e autorit të kërkesës) nga ndonjë anëtar i stafit të departamentit tonë, natyrisht, pa i hequr të drejtën askujt që dëshiron ta bëjë një gjë të tillë”. Në këtë rast ata gjithçka mund të ishin, por me shkencën larg, fort larg. Kur ishte në Gjenova në prill 2001, një asistente socialew e këshilloi zotin Staku: “Stefano, jam interesuar në universitet për punën tuaj dhe studimet tuaja kanë vlerë didaktike për universitetet. Përse nuk punoni diçka që t’i vlejë njeriut në jetën e përditëshme, kështu që nuk do të jeni ju që do të shkoni pas institucioneve kërkimore, por do të vijnë ato pas teje”. Kur Staku punonte në Mërtur të Gurit më 1986, pati punuar fillimet e një projekti për luftimin e sëmundjeve virusale. Në tetor 2002 mori përsëri në dorë këtë projekt dhe e plotësoi. Me pak fjalë projekti është ky: “Veçimi nga kërpudhat i substancës që do të luftojë me sukses viruset”. Është përcaktuar stafi i punës. Projekti ka një kohëzgjatje 6 muaj dhe është i ndarë në dy pjesë, pjesa e parë 2 muaj, e dyta 4 muaj. Kostoja e fazës së parë është 1.209.800 lekë. Me mbarimin e fazës së parë, nxirrej edhe buxheti i fazës së dytë, i cili varion 10.000.000-15.000.000 lekë të reja. E rëndësishme është të kuptohet se projekti shpjegon rrugën që duhet të ndiqet për të arritur tek ilaçet që shërojnë sëmundjet virale mikrobike. Fillimisht iu drejtua Universitetit, por profesor Hoti nuk pranoi as ta lexonte projektin. Të ankohej tek Mahir Hoti e Luan Memushi nuk ja vlente. Bisedoi me një shoqatë të luftës kundër AID dhe ata u përpoqën por nuk ia dolën mbanë. Iu drejtua prof. Adriano Ciani, atasheu për bashkëpunimin universitar shkencor e teknik, pranë ambasadës italiane. Tek Bar-Restorant Scutari në Shkodër, Staku i prezantoi studimet duke këmbëngulur në projektin “Viruset”. Gjithashtu ai prezantoi edhe polemikat me Universitetin “Luigj Gurakuqi” duke i kërkuar një bashkëpunim që të mos kishte të bënte me shtetin shqiptar. I premtoi se do ta ndihmonte, por më parë Staku duhej të firmoste projektin tek një mjek apo specialist i kësaj fushe, pastaj ta prezantojë në programin Tempus të Komisionit Evropian. Që në fillim dyshoi në sinqeritetin e këtij nëpunësi të lartë të ambasadës italiane. Dakort që ishte e logjikshme që projekti duhej firmosur nga specialistët, por nuk ishte nevoja që zoti Staku ta paraqiste tek Komisioni Evropian, pasi në Itali janë shumë të interesuar për këto lloj projektesh. Sidoqoftë, pasi mori firmën dhe rekomandimet e dermatologut dr. Kosta Berati e paraqiti projektin pranë Komisionit Evropian Tempus. “Në ditën e caktuar i shpjegova se vija së bashku edhe me rekomandimet e Adriano Cianit”, shprehet për gazetën “Shqipëria Etnike” Stef Staku, dhe thotë, se përgjigja ishte: “Komisioni Evropian në Shqipëri nuk financon projekte që kanë të bëjnë me kërkime të mirëfillta shkencore, por vetëm me ato të bursave të pedagogëve dhe shkencëtarëve që dëshiron shteti shqiptar, pasi edhe të ketë gjetur një ftesë nga një institucion evropian”. Në kohën e diktaturës për minorenët vagabondë kanë qenë ngritur shkollat e edukimit. Diçka e përafërt me këtë ishte edhe “ndihma” e programit “Tempus”. Nga zyra e Kom. Evropian komunikoi me prof. Ciano dhe këshilla e tij ishte kjo: “Mos u ngatërro më me pozicionet e këtyre institucioneve të rëndësishme”. Gabimi kryesor i prof. Cianit nuk qëndron tek gënjeshtra që i tha Stakut, por te qëndrimi i gabuar ndaj një projekti të tillë, ku bëhej fjalë për shpëtimin e miliona jetëve njerëzore, që vuajnë çdo ditë nga sëmundjet virale. Editorial nga Sokol Pepushaj
Ka gazetare edhe jashte qytetit te Tiranes z. President! Edhe kryetari I shtetit, Alfred Moisiu ndoqi shembullin e kryeministrit Fatos Nano. Nje dite te bukur, ne nje nga mjediset luksoze te presidences (ku vetem per mobilimin e nje zyre qeveria dha 160 milion leke) u mblodh ajka e gazetarise shqiptare. Ishin thuajse te njejtat fytyra te gazetareve dhe te pronareve te mediave qe u mblodhen edhe nga kryeministri Nano, ashtu sic thuajse ishin identike edhe temat e trajtuara gjate bashkebisedimit. Nese Moisiu nuk do te ishte zgjedhur si “konsensual”, pa tjeter do te thuhej se edhe ai “I bleu mediat” me te cilat u takua. Pertej paragjykimeve dhe mendjeve te nxehta qe pjellin vetem intriga, nuk mundet vecse te pershendeten takime te tilla ne mes shtetareve dhe njerezve te medias. Megjithate, si ne rastin e rastin e takimit me Nanon edhe ne takimin me Moisiun, ishin te pranishem vetem gazetare dhe pronare te mediave me qender ne qytetin e Tiranes. Nuk mund te mohohet fakti qe per nje arsye dhe nje tjeter, ne metropolin shqiptar, jane evidentuar te gjithe emrat me te njohur te gazetarise, ashtu edhe logot me te fuqishme te televizioneve apo radiove. Pa dashur te mohojme aftesite e shume prej ketyre emrave, duhet pranuar se sponsorizimi qe I beri shume prej tyre televizioni public apo edhe institucione te tjera mediatike qendrore, solli edhe amplifikimin e tyre. Per te qene te sinqerte, patem nje qejfmbetje jo te vogel qe veriu I Shqiperise, por edhe Jugu, te perjashtohen per te dyten here nga nje tryeze e tille. Pavaresisht se na kane katandisur ne nje “province” edhe ne Veri te Shqiperise, ka nje komunitet mjaft te mire te gazetareve, operatoreve, pronareve dhe drejtuesve te medias te shkruar dhe audio-vizive. Sigurisht qe tashme eshte krijuar nje hendek mjaft I madh financiar ne mes gazetareve te Veriut, atyre te Jygut dhe vecanarisht atyre te kryeqytetit. Jo vetem mua por edhe shume kolegeve, iu mbeti ne mendje shprehja e Blendi Fevziut gjate replikes me ministrin e Turizmit Dervishi. Ai deklaroi se kishte si page 4 fishin e rroges mujore te presidentit Moisiu, dmth 12 milion leke ne muaj ose mbi 10 mije dollar amerikane, ishte pronar I mese 4 vilave ne zona te ndryshme turistike, ashtu sic rezultonte edhe pronar I nje gazette te perditeshme “Korrieri”. Te gjithe e mbajme mend “kundershtarin e ashper te Berishes”, I cili pas “revolucionit” te vitit 1997, u gjet ne drejtim te nje emisioni politik “E diela debat” ne Televizionin Shqiptar. Te gjithe e kujtojme skenografine e thjeshte me copra gazetash, me pas fotografishe te ngjitura ne nje rrjete me derrasa. Paralel me te, jo vetem ne Shkoder, Veri apo Jug, nisen eksperiencen e tyre televizive edhe mjaft gazetare, me sakte aspirante-gazetare te cilet ne start ndoshta nuk kishin ndonje dallim te madh me Fevziun. Nuk mund te mohojme, se nje shtytje te forte, atij dhe shume te tjereve (si psh Drejtori I Pergjithshem I RTVSH, Zheji) ia dha politika dhe pozicionimi I duhur ne vendin dhe kohen e duhur. Gazetaret e Tiranes (I kerkoj ndjese z.Fevziu dhe z.Zheji qe I perdora si ilustrim), krijuan shpejt nje hendek me shume ekonomik dhe te publicitetit krahasuar me gazetaret e rretheve. Nga keta te fundit, nje pjese jo e vogel, jane thither nga Tirana, ndersa ne rrethe vazhdojne te jene mjaft gazetare me pervoje, qe ndoshta nuk do te arrijne kurre ne nivelet e atyre te kryeqytetit, pasi jane ne media valet e te cilave shuhen rruges per ne metropolin shqiptar. Ne Tirane jane selite qendrore te te gjitha partive politike (lenda e pare per mjaft media), perfaqesite diplomatike (lidhjet dhe njohjet e gazetareve me Evropen dhe boten), institucione te rendesishme te shtetit shqiptar (burim fitimi per shume media) etj. Mediave audio-vizive qe vijne nga Veriu dhe tentojne te hyjne me sinjal ne kryeqytet, u eshte vene nje barriere mjaft e forte e quajtur Sefedin Cela & Co. Z. President, I vogel para postit dhe shtatit tuaj, por duke perfituar nga vendlindja e perbashket Shkodra, do t’ju kerkoja qe autoriteti juaj edhe ne raportet me gazetaret dhe njerezit e medias, te kalonte kufinjte e qytetit te Tiranes. Problemet tona jane te shumta dhe shume me te rendesishme, pasi lidhen direkt me jeten e gazetareve dhe operatoreve. Nuk jemi te sigurte ne punen tone, nuk jemi te mbrojtur perballe presioneve individuale dhe institucionale, ndersa ekonomikisht me rrogen mujore te Fevziut, do te paguheshin rrogat e te gjithe gazetareve dhe korrespondenteve te Shkodres per dy muaj. Sigurisht, jeni te shqetesuar per pavaresine e mediave. Per kete teme, mbase edhe ne mund te thonim dicka ne tryezen tuaj me gazetaret. Larg termave akademike, ndoshta do te sillnim dicka te gjalle dhe te prekshme per te gjithe. Z. President, jetojme ne nje kohe te veshtire per Veriun, pjese e se ciles jane edhe mediat dhe njerezit qe punojne ne to. Megjithate, para Fevziut, Zhejit apo dikujt tjeter, ka mjaft kolege te mij qe meritonin te uleshin ne tryeze me ju dhe kjo nuk ndodhi se kufinjte e shtetit shqiptar jane ata te qytetit te Tiranes, si ne cdo gje edhe ne media. Nese nuk mund te na ndihmoni, te pakten na lini te themi fjalen tone. Pak gegerishte do te ishte si kripa per gjellen ne tryezen tuaj I nderuar z. President I Republikes Alfred Moisiu. Blerti DELIJA
Kryetar I Unionit te Gazetareve te Veriut Enver HOXHA, nje djall ne mes engjejve?! Prej mese 10 vitesh, rikthimet ne historine e erret dhe te fshehte te diktatures komuniste shqiptare, terheqin nje mase jot e vogel te lexuesve, degjuesve dhe shikuesve te Shqiperise. Dicka e panjohur dhe e pazbardhur, ngjall gjithmone kureshtje, eshte ky shpjegimi qe mund ti jepet edhe zellit te papermbajtur te mediave te ndryshme qe vene ne dispozicion faqe dhe minutazhe te tera per temen e diktatures. Ne fund te fundit, nuk eshte aspak keq qe te njihet ashtu sic ka qene realisht historia e diktatures, te cilen shume e kane quajturen si me te egren ne Evropen Lindore. Qe te mos besh te njejtat gabime, duhet te njohesh te verteten lakuriq te se kaluares, eshte tashme nje aksiome shume e njohur e historise se njerezimit dhe qe vlen edhe per Shqiperine dhe shqiptaret. Po a eshte kjo e verteta lakuriq, ajo qe botojne gazeta te ndryshme ne cikle te tejzgjatura, duke u bazuar kryesisht ne fjalet e te afermeve e te njohurve te “viktimave te ndritshme” te diktatures? Pyetja, sic thote nje shprehje e famshme, lind spontane. Sidomos, nese do te gjykohet ne lidhje me ish-drejtuesit e larte te shtetit komunist, te cilet sipas klimes, binin viktime e diktatures. Duke filluar qe nga vitet e luftes 1939-1944 por me shume ne vijim, vitet e komunizmit, kane te fshehura shume viktima nga rradhet e udheheqjes te Shqiperise ne ate kohe. Duke nisur nga Koci Xoxe per te perfunduar tek Mehmet Shehu, shtetare te larte komuniste jane viktima te diktatures. Qe te gjithe, kane qene kryeministra, ministra, drejtore drejtorishe, gjenerale ne sherbim te sistemit qe krijoi nje kamp perqendrimi gjigand per shqiptaret ne atdheun e tyre. Teksa lexon dhe degjon rrefimet e bijve, bashkeshorteve, te afermeve dhe te njohurve te tyre, krijohet nje bindje sikur te gjithe kane qene viktima te diktatorit Enver Hoxha. Brezat qe nuk e kane jetuar apo njohur ate kohe, po krijojne idene se vetem Hoxha ka mbajtur ne kembe nje system qe per 50 vite e izoloi dhe persekutoi Shqiperine. Kjo eshte shume e demshme, ndersa ne kujtesen tone eshte Nurembergu ku edhe pse diktatori Hitler ishte I vdekur, drejtesia njerezore denoi bashkepunetoret e tij. A eshte e mundur qe nje njeri I vetem, Enver Hoxha, te ngrinte ne kembe nje system qe lulezoi per 50 vjet ne mes te Evropes, ashtu sic eshte sot Kuba ne Amerike? Sigurisht qe jo. Ndersa denohej dhe gjykohej Koci Xoxe, e gjithe Byroja Politike, Komiteti Qendror etj, I vihej kunder dhe denimi ishte I pashmangshem. E njejta gje perseritej edhe me drejtues te larte komuniste, te cilet vit pas viti, pas cdo krisjeje te marredhenieve me shtete te ndryshme komuniste, ishin kurbani I rradhes I diktatures. Sistemi dictatorial, hengri nje nga nje te gjithe bijte e tij, te cilet rane viktima te krijeses se tyre te perbashket. Duke filluar nga Xoxe per te perfunduar tek Shehu dhe Alia, te gjithe ishin krijues me perkushtim te sistemit komunist, te sigurimit te shtetit, te ligjit per agjitacion e propaganda, te kampit gjigand te perqendrimit me emrin Shqiperi. Sipas bijve te eterve te diktatures, te gjithe baballaret e tyre, I kane treguar besnikeri partise edhe ne momentet e fundit te jetes, duke iu perbetuar se nuk kane shkelur vijen e partise dhe ne rastin me te keq e kane bere pa dashje. Ka nga ata, qe perpiqen ti nxjerrin eterit edhe si mbartes te ideve borgjeze-revizioniste apo si dashamires te kapitalizmit. Nuk duhet harruar se per disa dekada, ata jetuan ne parajsen e Bllokut komunist, te ruajtur nga gardiste, duke pushuar ne vila luksoze, duke bere nje jete qe shqiptaret as nuk e imagjinonin. Ndersa nuk lejoheshin as antenat e thjeshta, ne Bllok shiheshin stacione te huaja, ne vilat e kuqe luhej bilardo apo brixh. Nuk duhet harruar se urdherat dhe listat per burgimet, internimet dhe persekutimet e qindra mije shqiptare, u nenshkruan nga ata, te cilet sot mundohen ten a I paraqesin si “viktima te diktatorit E.Hoxha”. Tashme, bij te vete diktatorit Hoxha, thone se edhe ai vete nuk vdiq ne menyre natyrale, se ate e “vrane” vete doktoret e tij. Nese do te ishte e vertete, te tille mjeke duhet te ngrihen ne piedestal, edhe pse ishin vete ata qe e hodhen poshte kete teze (Ylli Popa, kryetar I Akademise se Shkencave aktualisht). Me qellim apo jo, dikush apo disa qarqe, po kerkojne te rehabilitojne kasten e kuqe komuniste, e cila pervec se eshte e forte ekonomikisht, kerkon te krijoje edhe elektorat, pse jo politik. Jane bijte e eterve, te cilet nuk jane te kenaqur as edhe me pozicionin e favorshem qe kane zene keto 13 vite, te cilet kerkojne te pastrojne krijuesit e diktatures permes lenies se fajit nje njeriu te vetem, E.Hoxhes, I cili gjithsesi krahasohet vetem me Hitlerin apo Stalinin, por si keta te dy, nuk ka vepruar I vetem, aq me shume per 50 vite. Ne emer te paraqitjes “lakuriqe” te te “vertetes” se diktatures, kerkojne te barazojne ish-udheheqjen-viktime te diktatures me shqiptaret, te cilet u persekutuan nga keta monstra, qe edhe se vdekuri po I fanepsen vuajtesve te vertete. Deshmitare te shumte kane vdekur, te tjere nuk hapin goje dhe fusha eshte e zbrazet per tregimtaret-bij qe kerkojne te shkarkojne nga supet krimet e baballareve qe vete me pas rane viktime e luftes per pushtet ne mes udheheqesve komuniste te Shqiperise dhe asgje me shume se kaq. Persekutoret kerkojne te marrin te njejtin status si te persekutuarit dhe kjo ndodh ne vendin tone, 13 vjet pas shembjes se diktatures. Nuk duhet harruar shprehja legjendare e Breht: “Barku qe I polli, akoma nuk eshte shterpezuar, jini vigjilente!”. Blerti DELIJA
Një shqiptar amerikan hedh në gjyq ndërkombëtar shtetin komunist shqiptar Unë i nënshkruari dhe i interesuari Pal Mark Delia, i datëlindjes 18 janar 1934, nga fshati Arst, Iballë, Pukë, kam nderin të paraqes kërkesën pranë Qeverisë Shqiptare, si poshtë vijon: Më datën 10. 10. 1972 jam aksidentuar gjatë punës në fushat e Levanit, Fier dhe kam paralizuar këmbën e djathtë, nga një shtyllë centrifugale elektrike, gjatë ndërtimit të një linje të re. Komandanti i çetës paraushtarake partizane, gjeometër Refat Braka, nga fshati Ferras, Fier, dërgoi skavatorin ngritës dhe më urdhëroi që shtyllat t’i lidh me një kavo llastiku e cila, simbas tij, kishte edhe disa tela çeliku në brendësi të saj! Ne kundërshtuam, që shtyllat 12 tonëse nuk kemi besim me i lidhë me ato që thua ti. Braka urdhëroi brutalisht: Gjeometër jam unë e jo ti, njeri i deklasuar. Në ngritjen e shtyllave unë isha i vetmi punëtor nga ndërmarrja! Përgjegjësi i sektorit të investimit, Kasem Mustafarai paraqiti kërkesën pranë Komitetit për dëmshpërblim, se e kam pasë më të mirin punëtor në sektor. Kasemit iu përgjigjën brutalisht se na vjen keq që jeni munduar deri në Fier, se njerëzit e deklasuar nuk i shpërblejmë kurrë! Por ishte mirë që Pal Delia të kishte thyer edhe këmbën tjetër, që mos të ecte më kurrë! Dikush në Tiranë, oficer madhor, e dinte që unë nuk isha fajtor për ato që më akuzonte shteti komunist dhe më shtruan në Spitalin Ushtarak në Laprakë. Dy vjet ndenja në spital dhe prej asaj dite deri më sot nuk kam parë ditë të bardhë as nuk mund të shoh më! Më 9. 9. 1980 u largova nga Shqipëria dhe Jugosllavia dhe jetojnë SHBA. Tash njëzet e dy vjet që më mban Amerika, për sevapë, nga një zyrë mirbërëse e socialit. Nga shteti shqitpar kërkoj dëmshpërblimin e jetës, sa nuk është vonë, përndryshe do t’ju hedh në gjyq ndërkombëtar, se jetën ma keni humbur qëllimisht dhe për këtë kam 100 dëshmitarë. Këtë letër ia dërgoj gazetës famoze “Shqipëria Etnike”përpara ankesës gjyqësore. Pal Delia, New York
Kohë për grabitës Edhe në mes të natës, edhe në mes të ditës, edhe në qytet, edhe në fshat, kurdo e kudo, dhunimet, grabitjet dhe në shumë raste edhe vrasjet tashmë në Shqipëri kanë fituar “natyrshmëri”. Në mungesë totale të shtetit ligjor, duket se është kohë e mirë për grabitës. Kohët e fundit, pas gjobave të papërballueshme nga segmente kriminale, u vranë biznesmenë si Miri i Xhikes, Florian Vila etj. dhe shteti vetëm bën përralla deri në seanca parlamentare. Kështu ngjau kohët e fundit edhe me Lazer Ton Haxharin, i ardhur nga Amerika. Lazri dhe gruaja e tij, Drandja, u përballën me gjoba të mëdha dhe një natë në banesën e tyre në Rragam të qarkut të Shkodrës, grabitësit shkuan për t’u dhunuar shtëpinë ku po flinin dhe për t’u marrë paratë. Sipas burimeve tona vetëm fati e zoti i ka ruajtur pa i pushkatuar, pasi lehja e qenve ka zgjuar nga gjumi komshinjtë, të cilët i kanë shkuar në ndihmë. Grabitësit janë larguar me makinë në drejtim të Shkodrës. Lazer Haxhari edhe gjatë diktaturës kish qenë në shënjestër të komunistëve, ku i ati Ton Haxhari kish vuajtur burg politik. Por edhe tashti, duke qenë se segmente kriminale që studiojnë variante grabitjesh e dhunimesh, duket se kishin arritur në përfundimin se ata kanë para dhe nuk kanë rreth të gjerë familjar, pasi dy vajza, çifti Haxhari i ka në Itali dhe djalin Antonin në Amerikë, u bënë objekt i dhunimit, madje edhe i kërcënimit me jetë. Kështu, Lazer e Drande Haxhari u detyruan të rikthehen tek djali i tyre në Amerikë, vetëm e vetëm që të mos bëhen viktima si Florian Vila e Miri i Xhikes. Albert Vataj
Suela Alia nderohet me Medalje të Artë nga Universiteti “Luigj Gurakuqi” Universiteti “Luigj Gurakuqi” i qytetit të Shkodrës është dalluar gjithnjë për nivelin e lartë të studentëve që kanë dalë nga dyert e tij. Fakti që është i vetmi universitet në zonën veriore, ia rritë edhe më tepër vlerën dhe rëndësinë këtij institucioni. Çdo vit, pranë këtij universiteti diplomohen qindra studentë, rezultatet e të cilëve rriten nga viti në vit. Edhe ky vit shënoi rezultate të larta për mjaft studentë. Por ne do të përmendim njërën ndër më të mirat, që është studentja e Fakultetit të Drejtësisë dega Juridik, Suela Palush Alia, lindur dhe banuese në Shkodër. Kjo studente në vitin akademik 2002-2003, përfundoi vitin e katërt të këtij fakulteti me rezultate të shkëlqyera, ku për 4 vite rresht u vlerësua vetëm me notën 10. Për këto arritje gjatë 4 viteve dhe mbrojtjen e diplomës po me notën 10 iu dha Medalja e Artë. Studentë të tillë nuk nderojnë vetëm veten dhe familjen e tyre, por edhe Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Urojmë që studentë të tillë të përfaqësojnë gjithnjë Universitetin “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Shkodrës. Korresp. i “Shqipëria Etnike”
Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe mafia e dy qeverive Përmbi krye të zuzarëve. Koha është e maskarenjve, Por Atdheu – I shqiptarëve! Mos vallë edhe shtetarët u mësuan me ne e nuk kanë ngacmime që të shkunden? Marr shkas nga ç’na tregoi një ditë një bashkëatdhetar tepër i moshuar, por i ri në mendime. Ai kujtoi sesi një herë mister Fullci u kishte dhënë një mësim të mirë nxënësve të shkollës që drejtonte në Tiranë. Përgatiti një plan, sipas të cilit, ditëpërditë, do t’u hiqte nga menuja nga një asortiment, p.sh., një herë sallatën, herën tjetër ëmbëlsirën, mandej supën e kështu me radhë. Dhe po priste reagimet e nxënësve. I çuditur, priti disa ditë e më pas i mblodhi dhe kërkoi të dinte prej tyre nëse kishin ndonjë problem shqetësues. Asnjë reagim! E u kujtuan kur i pyeti konkretisht për menunë e ushqimit. Dëgjoni, u thotë pastaj – Në qoftë se deri sot keni arritur diçka, luftoni për më tepër për të ardhmen e kërkojeni me shumë forcë atë që ju takon e jo të kundërtën, t’ju privojnë ato që keni arritur e fituar e ju të heshtni! – Dhe, pas një psherëtime, plaku i mençur na tha se ne akoma nuk paskemi ndryshuar. Një palë çertifikata që merrnim nga gjendja civile ishte fuqiplote, kurse sot? E ne nuk reagojmë! – More xhaxha, nuk e di ti që këtu pati shumë falsifikime dhe nuk bëhet dot ndryshe? – Dëgjo, more bir, – tha plaku – ka organe për atë punë dhe kush falsifikon vete në vend, pra, siç e shikon, kjo është mahana për trahana i themi ne. Unë jam i moshuar dhe ndodhet larg që këndej, në Argos, e vij këtu të vulos një çertifikatë familjare. Nuk mjafton që nga kushtet e krijuara u shtrënguam të ikim nga mëmëdheu, por na edhe mundime të tjera tani. Veç kësaj që ishte kryesorja, nuk kuptoj edhe diçka tjetër. – Çfarë nuk kupton, o xhaxha? – Çertifikata është lëshuar nga shteti, nga Gjendja Civile dhe paguhet afërsisht 1 (Një) Euro. Kjo duhet vërtetuar tek noteri me 10 (dhjetë) Euro, tek noteri që është një privat i cili vërtetuaka shtetin. Pra, këtu në Konsullatë, që është Shteti, vërtetohet privati (noteri) bashkë me Gjendjen Civile e paguajmë 30 Euro! Pastaj nga shteti grek vërtetohet edhe firma e ambasadës greke (vërtetohet vërtetësia e firmës!) që unë e paguaj me 20 Euro! Paguhen pastajza edhe disa Euro të tjera për përkthimin dhe arrihet në shumë 60-70 Euro, domethënë në dhjetëfishin e vleftës reale. Unë nuk e di ka apo nuk ka Gjykatë Kushtetuese për ta gjykuar këtë padrejtësi. Ka apo nuk ka Avokat të Popullit sepse këtu nuk bëhet fjalë vetëm për paratë, por së pari për prestigjin e shtetit e të shtetasve. Këtu duket sheshit marrëveshja midis dy qeverive, dhe transparenca është zero, në kurriz të ligjit, kur aq më keq, nëpërkëmben të drejtat, normat dhe parimet sipas Kartës së Helsinkit. Kushdo mund të thotë: “Çfardo zgjidhje që realizohet në Ambasadë ose në të dy konsullatat (Janinë, Selanik) nuk mund të jetë zgjidhje për emigrantët shqiptarë që nuk banojnë në Athinë, Selanik e Janinë”. – Po cila mund të ishte zgjidhja? – Zgjidhja mund të ishte që vërtetimi të lëshohet nga gjendja civile në disa gjuhë të huaja, edhe pasaporta kështu, e të mos ketë nevojë për përkthim. Këtë marrëveshje të realizojë qeveria jonë e jo të varfërojë të varfërit emigrantë. – Siç the pak më parë, xhaxha, – e merr fjalën një djalë, – sikur zure ngoje parimet! (dhe qesh) – Përse qesh, mor bir – e pyet plaku. – Se m’u kujtua një skeç ku aktorët pyesnin njëri-tjetrin se çdo të thotë parim. Një nga ata thotë se parim, sipas pushtetarëve, do të thotë paraja ime, nga shkurtimi par-ime… – Edhe unë, nga ana tjetër, o xhaxha, nuk të kuptova kurrë se nuk është thjeshtë punë paraje… – Po, mor djem, po. Bëhet fjalë për 4-5 milionë dollarë në vit me ato vulosjet. Nëse një pjesë e asaj shume shkon për hapjen e shkollave shqipe këtu a të një qendre kulturore, siç është kërkuar nga emigrantët dhe është premtuar nga ambasada e Ministria e Punëve të Jashtme, askush nuk do të shprehte pakënaqësi, por përkundrazi, emigranti do ta ndiente si detyrim e do të ishte krenar pse kontribuoi në një çështje të madhe siç është identiteti kombëtar. – Si shumë e ke vrarë mendjen dhe e vë veten në telashe, xhaxha! – i thotë me të qeshur një tjetër. Plaku kthen kokën rrëmbimthi e hazërxhevap por me edukatë i përgjigjet: – Mirë thonë që çdo popull e meriton qeverinë që ka! – U mat të ikte, por ndaloi dhe tha: – A e dini, mor bijtë e mi? Unë jam shqiptar e jam krenar për këtë. E jam edhe unë nga ishte ai që tha të famshmet fjalë “Ti Shqipëri më ep nderë, më ep emërin shqipëtar!”… – Përpara disa kohësh, mor djem, deshën ca pak në Shqipëri të ndanin Veriun nga Jugu, të bënin dy gjuhë “standarte”, ca pak të ndërronin Himnin Kombëtar, por nuk mundën ta bënin. Por jo, grushti do të bjer Përmbi krye të zuzarëve. Koha është e maskarenjve, Por Atdheu – i shqiptarëve! Dhe ashtu, i nxehur, plaku shtroi pyetjen: – Më thoni, a ka ndonjë shtet të botës, qoftë edhe në xhungla e jo në lagjen më të bukur të botës, siç e quan ai gjirokastriti I. Kadare, për pozicionin gjeografik, që shtetasit të mos kenë letërnjoftimin, por të heqin të zitë e ullirit për të nxjerrë pasaportë për jashtë shtetit?! Po kjo, mor djem, është abeceja e një shteti. Dhe ne kërkojmë mbrojtje nga shteti, megjithëse presidentin Moisiu u kërkoi me forcë diplomatëve në këtë drejtim – dhe plaku filloi të dredhë një cigare e vazhdoi: – Më thanë se këtu në Athinë, i lexova edhe në “Gazeta e Athinës”, nga shoqata e mërgimtarëve janë zhvilluar shumë veprimtari, (dreka tematike nga përmetarë e nga rrethet e tjera) e se gjashtë-shtatë shoqata krijuan edhe komisionin organizues me emrin “Pavarësia”, përgatitën edhe një sesion shkencor për 90-vjetorin e Pavarësisë dhe 58-vjetorin e Çlirimit. – Mos do të na përmendni tani edhe emrat e shoqatave? – e ngacmoi një tjetër. – Posi! – ia priti xhaxhoja – Janë shoqatat “Vëllazërimi”, “Labëria”, “Përmeti”, “Gjon Muzaka” e Beratit, “Studentët”, Forumi antiracist. Më thanë se nga ana organizative e financiare për këto ka ndihmuar shumë ambasada shqiptare… – Ka ndihmuar shumë ambasada – hidhet një nga djemtë – madje, atje ka edhe ndonjë punonjës, i cili lufton jashtëzakonisht që midis shoqatave të ketë harmoni e bashkëveprim. Mirë, o xhaxha, por çuditem emrat e shoqatave si i mban mend! – Të Përmetit e di se përmetar jam dhe shoqata, tok me atë të Beratit e, në mos gaboj, atë të Lushnjes, bën pjesë në shoqatën mbarëkombëtare “Vëllazërimi” si më e vjetra dhe më e madhja në emigracion. Por e di edhe nga një gjë tjetër: në Argos, ku banoj unë, ka ca kohë që u krijua dega e shoqatës “Vëllazërimi” dhe ditën e hënë organizoi një veprimtari të fuqishme artistike, ku merrnin pjesë 500-600 të rinj e të reja dhe ku kishin ftuar artistët Kosta Kamberi e Kozma Dushi dhe aktorët e filmit “Dashuria erdhi nga larg” – Laert Vasili, Aleksandër Rrapi e Nikolla Llambro. M’u fiksuan këto sepse po atë ditë, siç më tha nipi im aktivist i degës së shoqatës “Vëllazërimi” të Argosit, kishin arhud edhe përfaqësues nga Tripoli, që kërkonin të takoheshin e u takuan atje me kryetarin e shoqatës “Vëllazërimi”, që edhe ata të themelonin degën e kësaj shoqate për Tripolin. – Meqë i ditke të gjitha, xhaxha, mëso se shoqata “Vëllazërimi” kanë Pire një degë të fuqishme me disa mijëra vetë anëtarë. – Ju lumtë, se të bashkuar i kërkojnë dhe i realizojnë të drejtat emigrantët! Djema, më falni se u lodha më këmbë e do të vete të pi një kafe – tha pastaj plaku. – Do ta japim ne kafenë, xhaxho, se na kënaqe – i tha bashkëbiseduesi i ri. E ke zemrën si të 25 vjeçarit e jo si për 75 vjeç! – E, more djem, të isha sa ju, unë çaja malet! 16 vjeç isha kur dola partizan… Megjithatë, të mirë jeni edhe ju, veçse ju mungon diçka që brezi im e pati, kurse ju ende nuk e keni, por mbase siç thotë Rilindasi i shquar, “ditët më të mira paskëtaj vijnë”! – Si shumë na ngacmon, por ne nuk ta vëmë re – thotë një i ri. – Me këtë “nuk ta vëmë re” e keni gabim, djema, – merr prapë fjalën plaku, – se po nuk vutë re, nuk ecni dot përpara. Pa vënë re, qorrollisemi e na thonë se ne, shqiptarët, nuk reagojmë ndaj së keqes, se jemi të frikësuar që në mëngjes si këlyshi i goditur. Po të mos vëmë re ne, nuk vë re Avokati i Popullit, nuk vë re Gjykata Kushtetuese, nuk vë re Presidenca; pra, atëherë kush do të vërë re?! Se, more djema, indiferenca sjell dallavere nëpër zyra e në pazare, dallavere ndër të huaj e shqiptarë, por koha dridhet e përdridhet dhe nesër në dorën e atij që sot pandeh se “vetëm ai është”, se bota shket kur ai ecën, nesër nuk do t’i mbetet gjë veçse vula e zezë në ballë. E pasi uron për çka solli kamerieri, plaku vazhdon: – Edhe diçka, djema. E shikoni sot gjithandej si këta zyrtarë matrapazë hanë e pinë në çdo rast e që, siç thotë poeti, “për çakallin nata e errët është rast e deli rast”, se e kemi dëgjuar në mos i kemi parë, që mbushin xhepa dhe arka, “të pabrekë i zuri dreka, milionerë i gjeti nata”, s’ke ç’u bën përderisa populli u thotë peqe-lepe. Është tamam siç thotë Fishta tek poezia Gomari i Babatasit: Ju rrugaçë sallhanë, vagabondë shkallabanë, tash në smoking tash në bozhur ju që dje s’kishit ushkur me lidh brekt me nder me thanë… Nuk janë sllavë, turq e bullgarë por janë thjesht “burra shqiptarë” …Sikur e teprova një çikë djema, e neve pleqve ka diçka për të mos na i dëgjuar, por fjalën ama na e dëgjoni. Më thanë se në këto veprimtaritë tuaja po recitohen gjithmonë e më dendur Vaso Pasha me Fan Nolin. I pari për të evokuar të kaluarën dhe i dyti për thirrjen e tij: Ngrehuni dhe bjeruni Korrini dhe shtypini Ky ilaç e ky kushtrim më bën djalë e më bën trim!… Dhe ajo shprehja se një ditë do të kthehemi pranë vatrave tona… – dhe plaku ngrihet që të mbajë radhën, por një zë plot edukatë e mirësjellje e fton që larg për të vulosur çertifikatën. Plak interesant! – thonë të rinjtë me njëri-tjetrin. – Ta prishin qetësinë e mendjes e të shpirtit këta, të bëjnë të mendosh e të thellohesh. E, sikur t’i kishim dëgjuar këta të mençurit, besoj se nuk do të katandiseshim kështu, si të huaj ndër njerëzit tanë. E vutë re sa bukur citonte poetin, kur foli për indiferencën, pra, për të vënit re: Në pafshi ndonjëherë të bëhem copra Nga marazi të plas, t’ia bëj krak! Jo kujtimet e Trojës, as gjarpërinjtë monstra Por indiferenca juaj do të bëhet shkak… Jo, tha tjetri, mua m’u duk shumë e guximshme kur fliste për shqiptarin bastard e të çfisnikëruar, që veç emrin ka shqiptar (kur ka interes vetëm). Nuk jam i sigurtë, vazhdoi, nëse e citoj tekstualisht atë “Për atdheun përjetësisht në urrejtje i bashkuar dhe çuditërisht në dahuri i ndarë”, ec e kuptoje këtë… – por këtu i ndërprenë, se i thirrën për atë për të cilën kishin ardhur: zgjatjen e afatit të pasaportës edhe një vit. Duke parë gjithë këtë radhë, të shkon mendja tek premtimet e pushtetarëve për zgjidhjen me urgjencë të problemeve të emigrantëve. Zv. Ministri i Punëve të Jashtme premtoi që problemi të zgjidhet më 15 shtator 2002, Kryetari i Kuvendit Popullor dhe zv. Kryetarja premtuan zgjidhje urgjente këto ditë. Këto ditë premtuan edhe disa qeveritarë zgjidhje me data të afërta, sepse këmbëngulja e emigrantëve për zgjidhje sa më shpejt po i tejkalon shumë kufijtë e durimit. Kur një përfaqësues i shoqatës “Vëllazërimi” i tha zv. Ministrit të Punëve të Jashtme se ju veproni kur thotë “rruga”, ai nuk e pranoi. Këto probleme shoqata “Vëllazërimi” ka tre vjet që, nëpërmjet një letre, ia ka bërë të ditur ish kryeministrit dhe kryetarit të mazhorancës opozitare. Po kështu ajo ka marrë përsëri takime me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të Kryeministrisë e të partisë në pushtet. Tashmë të gjitha përpjekjet nga ana e përfaqësuesve të emigrantëve janë konsumuar, prandaj edhe zgjidhja është me siguri shumë afër. Durim, vetëm durim, në mos neglizhohet edhe këtë radhë. Urojmë që të jenë të zotët ta ngasin kalin e të mos bëhen pengesë e regresivë, se historia nuk fal, e atëherë do të na akuzojnë ne shqiptarët se jemi mësuar t’i themi derrit dajo apo se shqiptari e do atë që e varfëron. Më shumë vëmendje për të varfërit emigrantë, për këta shqiptarë të ndershëm që janë privuar nga shumë gjëra. Kujdes me ta, o njerëz me çantë! Një fjalë e ëmbël i gëzon, një premtim i realizuar i rinon. Kujdes me fjalën, o shtetarë, se fjala sjell lumenj me mrekullira, se Bibla thotë që e para gjë ka qenë fjala, pra ka qenë dhe do të jetë Fjala! Vasil Logo
Kalvar vuajtjesh për familjen Prela Një ndër familjet e shumta që ka vuajtur nga sistemi komunist është ajo e Kel Prelës. Kalvari i vuajtjes ka nisur që në vitin 1955, kur gjyshi i tij Lek Prela dënohet me 8 vjet heqje lirie për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit komunist. Po kështu dënohet me 25 vjet burg kushëriri Kol Prela duke vazhduar me të vëllain e tij Aleks Prela, të cilin e dënojnë me 4 vjet me akuzën për përpjekje për t’u arratisur nga vendi. Në vitin 1978 thirret ushtar në repart xhenio ku ishin reparte vetëm për ato që kishin biografi të keqe. Në vitin 1979 arrestohet me pretekstin agjitacion e propagandë, ku duke mos patur prova është liruar duke e kthyer në vitin 1980 në shërbimin ushtarak, ku këtu dënohet me 11 muaj burgim. Familja internohet në Dushaj, Tropojë. Në prill të vitit 1984 dënohet me 7 vjet për tentativë arratisjeje. Duke përfituar nga një amnisti, lirohet në vitin 1988, ku gjendja shëndetsore është e rënduar nga vuajtjet në hetuesi e burgu. Në këtë situatë në maj të vitit 1989 shtrohet në spitalin Psikiatrik të Shkodrës dhe duke vazhduar me një operacion në shtyllën kurrizore në Spitalin Ushtarak, Tiranë. Në moshën 31 vjeçar, operacioni i rëndë do t’i kushtojë gjithë jetën duek vuajtur edhe sot, po në vitin 1989 familja kthehet nga internimi duke u kthyer përsëri në Shkodër. Në nëntor 1990 ka qenë një ndër të rinjtë që ka ndihmuar Don Simon Jubanin për celebrimin e meshës së parë në Shkodër në kapelen e varrezave katolike. Policia e arreston përsëri duke e rrahur dhe kërcënuar me vdekje. Lëvizjet demokratike e gjejnë në demonstratat e para të 31 Marsit 1991, duke qenë pjesëmarrës i ngjarjes së 2 Prillit 1991, ku në këtë protestë u plagosën 85 vetë e u vranë 4 vetë. Është pikërisht Kel Prela, i cili arrestohet e mbahet 9 ditë në polici duke u rrahur e kërcënuar me jetë. Më 14 shtator 1998 gjatë protestave për vrasjen e deputetit Azem Hajdari arrestohet duke u mbajtur për një natë në polici. Duke u kërcënuar nga protestat kundër regjimit socialist detyrohet të lërë Shqipërinë dhe të emigrojë në Itali. Më dt. 10 shtator 1990, po në Itali duke udhëtuar me makinë, dy persona e kanë qëlluar me armë nga një makinë tjetër duke shpëtuar për mrekulli, duke falenderuar Zotin. Në këto rrethana, detyrohet të emigrojë në SHBA, ku kthimi në Shqipëri nuk ka asnjë garanci për jetën pasi gjurmohet nga anëtarët apo përkrahësit e PS-së. Në këto rrethana ky demokrat i cili ka luftuar për liri e demokraci, në Shqipëri jetën e tij dhe të familjes e ka të pasigurtë. Zef Nika
Profesioni i gazetarit i vështirë, dizinformimi i lehtë Dihet se ekzistencën e shkrimit të një gazete e bën të përhershme çdo kopje e tirazhit të saj. Ky fakt na vë përpara një përgjegjësie të jashtëzakonshme morale e intelektuale, mbasi prestigji i një gazete mvaret kryesisht në vërtetësinë e shkrimeve të tij. Jo rrallë dëshira për ta pasqyruar vetëtimthi një ngjarje, bëhet pengesë e pakapërcyeshme për t’i hyrë në thelb. Një nxitim i tillë shkatërron besueshmërinë tek lexuesi. Mania e numrit të shumtë të faqeve tek një gazetë prish cilësinë e saj. Kjo mani na kujton fjalën e urtë popullore: “Më mirë pak e sak, se shumë e për lum”. Por le t’i kthehemi shkakut që frymëzoi këtë shkrim. Së pari dua të siguroj gazetën “Panorama” se këto vërejtje të mia janë të asajë dashamirësie që dëshiron me gjithë zemër ngritjen e cilësisë së shkrimeve, ndaj uroj që ky shkrim ta arrijë qëllimin e tij dashamirës. Panorama e së enjtes, 17 korrik, shkruan: “Prifti Bernard ndodhej në Shqipëri edhe me një prift tjetër i cili pas vdekjes së Bernardit u arratis”. Kjo e ashtuquajtur arratisje lind pyetjet: Përse u arratis, si u arratis, dhe përse nuk u ndoq si i dyshuar? Ose së paku përse nuk u pyet si dëshmitar. Ky prift, vazhdon gazeta, është në kërkim ndërkombëtar. Përse nuk u botua kjo fill pas njoftimit të vdekjes së Bernardit? A u denoncua atëherë a por tani ky prift tek interpoli. Si shpjegohet që u mësua emri i Jakin Bernardit e nuk u mësua emri i këtij kolegu të tij. Në qoftë se arratisja e priftit deri tash pa emër e nxiti vdekja e Bernardit, kush e vrau Bernardin? Eduard Keci apo i arratisuri? Zbulimet serioze i gjejnë emrin një njeriu të rëndomtë e jo më një prifti që nga një vend në tjetrin i bëhet transferimi nga eprorët e tij e u prezantohet klerikëve të vendit ku shkon. Prifti Bernard është përpëlitur disa minuta para vdekjes i çveshur krejt. Këtë informatë mund ta jepte të saktë vetëm ekzekutori i tij. Sipas gazetës së këtij numri i ndjeri është gjetur i vdekur i lidhur me tel telefoni. Ndërsa po kjo gazetë e 22 korrikut shkruan se është gjetur i lidhur me një rrip najloni. A nuk i bëjnë të dyshimtë të dy versionet? Gazeta e 17 korrikut thotë: “Në shtëpinë e marrë me qera nga Bernardi kanë bërë orgji deri natën vonë 3 njerëz me kombësi të ndryshme”. Ai që u ka ditur tre kombësitë e ndryshme a s’ka mundur t’u gjejë emrat? Pastaj lexohet se 2 prej tyre mbanin veladon. Lind pyetja a ishte njëri prej atyre të dyve Bernardi? I vrari në fjalë a ishte prift, si thotë gazeta e 17 korrikut, a por si thotë “Panorama” e 22 korrikut, regjistrues i zgjedhësave shqiptarë për votimet e 2000. Orgjia thotë gazeta, paska degjeneruar në marrëdhënie seksuale. Nëse kjo është një hollësi e dhënë, informuesi i di të gjitha hollësitë. Ky ishte Mazokizmi i njerëzve të shenjtë, ironizon gazetari. Fjala i shenjtë nuk duket premtuese në përshkrimet e perversitetit. Këta njerëz, sqaron gazeta, kanë pasë marrëdhënie me meshkujt në Tiranë. Si u ditka se kanë pasë marrëdhënie me të gjithë ata njerëz e u ditka aq pak për identitetin e tyre. E bëmat kaq pa doreza. Në dhomën e të vrarit janë gjetur sekrecione hormonale thotë “Panorama” e 17 korrikut, ndërsa numri i po kësaj gazete e 22 korrikut mohon gjetjen e çdo gjëje përveç shenjave të gishtave të Eduart Kecit, e disa tableta “vjagre” në raftin e tij 3 vjet më parë, shpjegon gazeta, hetuesia u sigurua për mardhëniet e tyre seksuale. U dyshua se vrasjen mund ta ketë kryer një femër. Për derisa paska qenë homoseksual, përse të dyshohej për një femër? Prifti homozeksual, thotë gazeta kishte treguar prirje për seks të kundërt. Ky mendim i jep shkas pyetjes a ishte homoseksual, apo femnist. Mandej thuhet: “Prifti i arratisur është ekzekutori kryesor i Bernardit”. Këtu Keci na del bashkëpunëtor i dorës së dytë. Gazeta thotë se prifti i arratisur nuk është arritur të arrestohet nga policia kanadeze. Pak më tutje thotë: “Nuk po ekstradohet për mungesë marrëveshje me qeverinë tonë, për ekstradim”, thua se është harruar çfarë është shkruar më parë. Kështu del se ai mbetet në Kanada për 2 shkaqe, njëri se nuk është arrestuar ende e tjetri se nuk ekstradohet për mungesë marrëveshje. Juakin Bernard është drejtues i një shoqate spanjolle. Si e ka emrin shoqata? As kjo s’mund të duhet. Bernardi është përfaqësues i një sekti katolik. A ekzistojnë sekte katolike? Bernardi ishte i lidhur me shëbrime sekrete. Çfarë u nevojitemi ne shërbimeve të huaja sekrete në kuadrin e arenës politike. Keci e takoi rastësisht Bernardin 55 vjeçar, ndërsa “Panorama” e 22 korrikut thotë, 45 vjeçar. I arrestuari Keci quhet nga “Panorama” herë Eduart e herë Edmond. Edhe vitet e Eduardit, apo Edmondit gazetat “Panorama” e “Ballkan” i japin të ndryshme. “Panorama” 25, “Ballkan” 26. “Panorama” vijon më tej: “Prifti homoseksual po kërkonte një njeri për të kaluar natën.” Si vallë dilka një prift pa kurrfarë dorezash të kërkojë një dylber A nuk ditka një aq i shkolluar të gjejë mënyra më të rafinuara? Benardi i ka ofruar Kecit një shumë parash, thotë “Panorama” e 17 korrikut, ndërsa ajo e 22 korrikut thotë se Bernardi nuk i ktheu Kecit një shumë parash. Gazeta “Ballkan” e 19 korrikut thotë se vrasja ka ndodhur pas orës 22:30. Gazeta “Ballkan” thotë se u asfiksua me jastëk; “Panorama”, me peshqir. Gazeta “Ballkan”, pas fare pak rreshtave, si të kishte harruar çfarë ka shkruar para pak rreshtave thotë se i kanë futur një rrobë në gojë. Ngjarja e Bernardit nuk u prit mirë nga kleri katolik. Ku dhe kur është ankuar kleri katolik. Nëse kleri katolik do të ishte ankuar, do ta njihte hokke e hokke bigrafia fine e tij që do ti bënin shkrimet e gazetave për të më të sakta. Bernardi ishte prift i urdhërit Domenikan. Shumë homoseksualë e kanë takuar tek Lana. Mandej Keci thotë se nuk kam njohur aty asnjë njeri se kam shkuar gjithmonë vetëm. Këto deponime tregojnë se gazetat duhej të kishin pritur fundin. “Panorama” e 17 korrikut thotë se ngjarja ndodhi më 8 maj. “Panorama” e 22 korrikut thotë se ndodhi më 7 maj. Ai ishte i diplomuar në shkollën e Cijes. Tani a ishte i diplomuar në teologji apo në agjenturë. Asfiksimi ta eksiton kënaqësinë seksuale. Mund të besohet kjo. Nuk është bërë autopsia e Bernardit. Si qenka e mundur të mos i bëhet autopsia një të vdekuri në rrethana të tilla e në një vend të huaj. Nuk është vërtetuar nëse asfiksia i ka ardhë para apo pas vdekjes. Si mund të ketë asfiksi pas vdekjes. “Panorama” e së mërkurës 23 korrik e devijon rrjedhjen e ngjarjeve nga rruga e mëparshme dhe e fut në rrugën nga ku do të duhej të kishte nisë udhëtimi. Ai mund të jetë vrarë për shkak të misionit që ka marrë përsipër. Asgjë nuk është saktësuar deri tani. Ai ishte një prift i rremë. Nëse ky prift është i rremë përse të jetë ankuar kleri katolik. Vrasja është mafioze e profesionale. Është realizuar nga persona të mirëpërgatitur. Prokuroria hedh poshtë marrëdhëniet seksuale në mes të priftit e të Eduart Kecit. Çfarë mund t’i thuash kësaj, përveç se një xhallo e thurur pa mjeshtëri. Valbona Cemi
Quhet Fatlum Lekiqi nga fshati Boriç i Madh në rrethin e Malësisë së Madhe, duhet të vritet për hir të Kanunit të maleve! Quhet Fatlum Lekiqi. Ka lindur më 10 Qershor 1981 në fshatin Boriç i Madh, 8 km larg nga qyteti i Koplikut, në komunën e Gruemirës në Nënprefekturën e Malësisë së Madhe. Është djali i Naim Lekiqit e Fiqiretit, familje shqiptare me origjinë nga Podgorica e Malit të Zi. Të parët e tyre janë vendosur në fshatin Boriç i Madh para më shumë se treqind vitesh, e ndonëse ruajnë e trashëgojnë zakonet e traditat më të mira shqiptare, akoma edhe sot nga vendasit vazhdojnë të thirren si podgoriçanë, kjo pasi flasin lirshëm edhe gjuhën serbo-kroate. Pjestarët e familjes Lekiq aktualisht banojnë në fshatrat e Boriçit e Shtoit të Ri dhe në asnjë rast edhe pas ndryshimeve politike në Shqipëri nuk kanë lëvizur nga trojet e tyre. Punimi i tokës dhe të ardhurat nga bujqësia e veçanërisht vreshtaria më së shumti kanë qenë burimi i një jetese normale të këtyre familjeve. Në këtë mjedis ka lindur dhe është rritur Fatlumi, vëllai i Akilit dhe motrës më të vogël Alkida, që synonte të vazhdonte studimet në universitetet shqiptare e kishte shumë ide për formimin e tij profesional, por papritmas ëndrrat e tij priten. Ka qenë ora 1100 paradite e datës 22 Tetor 1999. Naim Lekiqi, babai i Fatlumit, teksa pinte në klubin e fshatit, i nxitur nga avujt e alkoolit është grindur keq me vëllezërit Rexhep e Ragip Shabaj nga Dragoçi, që prej disa vitesh banonin fqinjë me familjen Lekiq në fshatin Boriç i Madh. Vetëm disa çaste më pas, Naimmi i ndjerë i fyer pasi është goditur nga dy vëllezërit Shabaj, ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në shtëpinë e tij prej nga është kthyer me një automatik kallashnikov në duar të cilin e ka zbrazur me breshëri mbi dy vëllezërit teksa dilnin nga klubi duke i lënë të vdekur në vend. Qysh prej atij momenti Naimi dhe pjestarët e tjerë të familjes kanë nisur jetën e vështirë të ngujimit, në pritje të kundërpërgjigjes së hasmit e cila nuk ka vonuar të vijë. Më 31 Mars 2000, akoma pa u errur mirë, pjestarë të fisit Shabaj kanë goditur me dy plumba në zemër Naim Lekiqin, duke e lënë të vdekur në vend në prag të derës, por edhe pas kësaj vrasje haku nuk quhej i marrë. Bazuar në nenet e kanunit të maleve që tashmë bën ligjin aty ku mungon shteti, Shabajt duhet të vrasin edhe njërin nga dy djemtë e Naimit, Fatlumin ose Akilin. Ka katër vjet që rrinë në kullën e ngujimit e askush nuk kujtohet për ta. Misionarët e paqes dhe strukturat e shtetit, ndonëse janë përpjekur, asgjë nuk kanë mundur të bëjnë për pajtimin e dy familjeve në hasmëri. Ndërsa nëna Fiqireti me Akilin dhe vajzën e fejuar Alkidën kanë gjetur diku strehim tek të afërmit e të fejuarit të vajzës, vëllai i madh Fatlumi i ndjekur nga hija e vdekjes prej pushkës së ngrehur të gjakësit ka mundur të braktisë vendlindjen dhe është vendosur diku në një shtet perëndimor, atje ku jeta dhe liria e njeriut mbrohen e garantohen me ligj. Fatlumi s’do të mund të kthehet kurrë më në vendlindjen e tij, pasi e pret vdekja e paralajmëruar. Pushka e Shabajve rri gati për t’u shkrehur mbi të, edhe pse nuk ka kurrfarë faji, por në nenet e kanunit shkruhet: Gjaku lahet me gjak… Rifat Ymeri
Pas mureve të ngujimit 13700 është numri i familjeve shqiptare që jetojnë të ngujuara, pas mureve të “sigurisë së lartë” që pushka e hasmit rri gati për t’i vrarë 1024 është numri i fëmijëve shqiptarë në moshë për shkollim që janë të privuar nga dija. Po sa është numri i përgjithshëm i të ngujuarve, apo i fëmijëve që gjithsesi janë engjëj të pafajshëm dhe që janë në moshë më të vogël se për shkollë? Është vërtetë vështirë të japësh shifra të sakta, siç edhe mendojmë se edhe këto shifra zyrtare që thamë më lart nuk janë reale, pasi për vetë natyrën dhe autoritetin e kanunit nuk bëhen të gjitha prezente, publike. Gjithsesi, kjo është një tragjedi e pashoqe që normalisht e vonon integrimin e Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike. Një ndër këta dhjetëra mijëra të ngujuar është edhe shtetasi shqiptar Qerim Rustem Likaj, lindur më 05. 09. 1964 në fshatin Kullaj të Komunës së Postrribës të qarkut Shkodër. Ai është baba i katër fëmijëve dhe po vuan ngujimin si rrjedhojë e një konflikti të vëllait të tij të quajtur Qamil Likaj, ku ky i fundit në rrethana dehjeje në një konflikt të momentit me datën 13. 12. 1995 në fshatin Ura e Shtrenjtë të asaj komune ku ishin katër të rinj dhe familja e Latif Shabanit, ka shkaktuar një tragjedi. Tragjedia me pikënisje një ngrindje ka patur përfundimin: Shtetasi Nerim Bajraktari dhe bashkëshortja e Latif Shabanit mbeten të vrarë. Kështu, që nga ajo datë Qerim Likaj, familja e tij dhe fisi i tij janë vetëngujuar, pasi hakmarrja nuk përjashton as të pafajshmit, sipas kanunit. E, sa për ligjet, ato as që ekzistojnë. Kushtetuta shqiptare as nuk është hapur as duket se do hapet. Vasel Gilaj
Ditët e qëndrimit në Warszawa, Poloni Të vizitosh Poloninë është vërtetë kënaqësi. Isha i ftuar nga Qendra Evropiane e Komunikimit dhe Kulturës (ECCC) në kryeqytetin e Polonisë, Warszawa nga data 17 maj – 2 qershor në një kurs trajnimi për gazetar. Është pikërisht Warszawa e cila kalova 18 ditë ku ishim të pranishëm. Unë përfaqësoja televizionin “Rozafa” si dhe përfaqësues nga Media Centra Malta, Studio Telepaqe, Republika Çeke, Media-Blagovest e ATB (Atvorskoye Televideniye) Rusi, TV-Radio Compani “Lux” e HTA (Independent TV Agency) Ukrahinë, Ki So – TV c/o Germany si dhe “Shoghogat” Television Company. Ajo që më bën të them në këtë reportazh timin ishte pritja e ngrohtë që na u bë përfaqësuesve të mediave. Dua të falenderoj Ambasadën Polake e cila me një korrektësi na pajisi me viza pa paguar asnjë taksë për vizë. Është Qendra Evropiane e Komunikimit dhe Kulturës (ECCC) e cila kishte përgatitur kushte tepër të mira për trajnim. Është kjo qendër e pajisur me hotel, salla multimedia, restorant e sallone për shkëmbim vizitash. Është një komunikim për të gjithë mediat e Evropës Lindore. Dua të theksoj se drejtori i kursit ishte Fr. Artur Kdodziejczyks, si dhe koordinatorët e kursit Julita Swiercz e Rafal Wieczynski. Ajo që pashë në këtë trajnim ishin përfaqësuesit më të mëdhenj të medias vizive si prof. Micka Boguslowski, Drejtor i Institutit të Gazetarisë si dhe tema “Influenca politike dhe kapitali i meidave”. Dhanë shpjegime Krystyna Mokrosinsk, Julia Pitera, Jaroslow Sellin, vizita në TV Polak si dhe njohja me TV Kanal + e TV Polsat. Ajo që të bie në sy është teknollogjia e lartë digjitale e mediave si dhe praktikimi e realizimi i filmimeve në fushat e ndryshme, etika, metodat e informimit si mbledhja e lajmeve dhe përcjellja për shikuesin. Isha me fat që në fundjavë vizituam qendrat e ndryshme të kulturës muzeale, siç është vizita në Katedralen e Shën Maries, që është rreth 1500 vjeçare e kompanjeli është 400 metër i lartë në qendrat turistike në Gdansk, Sopot. Ajo që shikon në këtë shtet është rregulli e kultura e lartë qytetare në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ruajtja e muzeve me epoka, e arkitekturës së vjetër, si dhe kujdesi që tregohet në ruajtjen e ambientit siç është parku kombëtar në Warshavë me një shtrirje 100 ha, ku ngjenden të gjitha llojet e bimësisë. Në këtë park gjendet statuja e muzikantit të njohur Frederik Shopen e cila pata fatin të jem në shtëpinë muze, ku gjindet i gjithë komoditeti i kohës. Muzika e interpretuar nga Shopen bën që çdo ditë të vizitohet nga qindra turistë. Nuk mungojnë krijimet më të mira të tij si portreti, kazetat video e CD. Polonia ka një popullsi prej 66 milionësh e cila është e besimit katolik. Sundon kultura kristiane dhe është vendi ku u rrit e vazhdoi hierarkinë e tij Papa Gjon Pali II. Qyteti shëndrit nga pastërtia, ku kudo sundon gjelbërimi me shumëllojshmërinë e pyjeve. Mund të udhëtosh me autobus, tramvaje, tren e taksi, ku në çdo stacion është vendosur harta orientuese për vendin. Çdo shtëpi ka një uniformë ku ka një infrastrukturë ideale. Ku sipërfaqet e mëdha të të cilave në oborre e shtëpi e institucione shpalos ndienjat e të bukurës me bukurinë fizike të njerëzve. Vizitat e mia në Televizia Polska me një staf 3000 vetësh e në Radio Marien do të jetë një përvojë e madhe për mua e gazetarët nga Evropa. Çdo njeri që viziton këtë shtet do të shikojë mendjen e trurin e njerëzve që punojnë për t’u radhitur me vendet më të zhvilluara të botës duke ruajtur në kujtesën e tyre sistemin komunist, por duke hedhur hapa të shpejtë në zhvillimin në tërësi. Ruajtja e vlerave historike arkeologjike e propagandimi i tyre bën që çdo ditë këtë vend e vizitojnë mijra turistë nga gjithë bota. Ne shqiptarët kemi çfarë të mendojmë duke mos shkatërruar qytetet e vjetra e bukuritë natyrore për të treguar se jemi një popull i lashtë e me tradita të shkëlqyera, të ruajm e të trashëgojmë atë çfarë të parët na lanë. Zef Nika, Warszawa
Kostoja e persekutimit Historia rreth dymijë vjeçare e kristianizmit e ka fiksuar qartë se shqiptarët ishin ndër popujt e parë që përqafuan pa mëdyshje doktrinën jetëdhënëse të Jezu Krishtit. Predikuesi i këtij besimi në trevat Ilire (shqiptare) ishte vetë Shën Pali, Apostull i Krishtit. Ku shqiptarët për këtë besim gjatë shekujve paguan koston më të lartë të pushtimeve e regjimeve që kaluan mbi këto treva të bekuara. Së pari pas ndarjes së Perandorisë Romake në dy pjesë, në atë të perëndimit dhe atë të lindjes (Bizantit) ku Lindja “lindi” Skizmen, por edhe mori me vete në këtë Skizëm (Ortodoksia) plot gjysmën e Shqipërisë, Toskërinë, ndërsa Veriu Katolik (Gegnia) i qëndroi besnik Kishës Romake me të cilën nuk i shkëputi marrdhëniet kurrë. Mjerisht kjo ndarje u “Institucionalizua” keqas me pushtim mbi katër shekullor të Perandorisë Otomane Islamike, por edhe pas kësaj e veçanërisht pas vitit 1944, kur në pushtet erdhi Partia Komuniste me mbiemër Shqiptare, por në fakt e krijuar nga Skizmatikët. Në një kohë rekord u pushkatuan e dënuan qindra priftërinj katolikë që i qëndronin besnikë binomit Fe e Atdhe. Gjithashtu u shkatërruan ose tjetërsuan qindra objekte të kultit e institucione të Katolicizmit që njëkohësisht rezatonin histori e qytetërim. Gjatë regjimit komunist, pas viteve shtatëdhjetë, u ndaluan me ligj besimet, por besimi katolik ishte ai që e pësoi më rëndë, madje vetë besimtarët katolikë ishin preja e parë e persekucionit komunist. Ata ishin të privuar në shkollim, punësim e drejtim, aq sa në Shkodër edhe sot kujtohet shprehja e “sinqertë” e një hierarku komunist që i thoshte një “fshatari” të shkolluar që kërkonte punë, se ti ke dy të këqia që nuk mund të punësohesh, se je jo vetëm fshatar, por mbi të gjitha ke “rrezikun” se je katolik. Gjithsesi vitet kaluan dhe vetë Zoti bëri Emër që komunizmi të rrëzohej duke i lëshuar vendin pluralizmit e demokracisë. Padyshim pjesa më e madhe e katolikëve u bënë përkrahës e pjesë e partive antikomuniste, e veçanërisht e Partisë Demokratike. Fitorja e PD dhe forcave të tjera të djathta në vitin 1992 bëri që komuniteti autokton katolik të shijojë për herë të parë poste të larta drejtuese në qeveri, shtet e parti. Kishim një përfaqësim dinjitoz në Ministri, në Kuvend Popullor (Kryetar Kuvendi, Pjetër Arbnorin), por edhe në nivele të tjera lokale, ndërsa deputetë kishim me dhjetra. Si përfundim gjatë qeverisjes demokratike 1992-1997 tre besimet (fetë) kishin një balancë të padiskutuar pushteti, gjë që jepte premisën e një bashkëjetese stabile e të sigurtë, gjithashtu në këtë periudhë qeverisjeje kishte edhe një raport të drejtë në mes Toskërisë e Gegërisë. Me revolucionin tipik bolshevik të socialkomunistëve të vitit 1997, u rrëzua nga pushteti jo vetëm shteti demokratik, por edhe palca e tij Gegë-Katolike. Qindra demokratë, kryesisht të besimit katolik u vranë, u plagosën, u shpronësuan e persekutuan njëlloj si gjatë gjysëm shekullit të regjimit komunist. Biznese të huaja (kryesisht italiane) që ushtronin aktivitetin në Shqipërinë Veriore (Shkodër e tjerë) u detyruan të braktisin aktivitetet e tyre, duke shkaktuar një papunësi katastrofale. Investimet e shtetit demokratik (1992-1996) u hodhën në herë nga pushteti i komunistëve të “rinj”, të cilët i baballarët e tyre, këto investime kërkuan t’i çojnë në Jug (Toskëri), ku edhe kanë bazën e socializmës së dytë të gërshetuarme Ortodoksi e Islamizëm Fondamentalist. Gjatë kësaj periudhe të qeverisjes socialiste ka pasur një lëvizje demografike të pa “kontrolluar”, ku nga zonat malore kanë zbritur e zënë vende “vakante” militantë socialistë, që me veprimet e tyre jua kanë nxir jetën autoktonëve, kryesisht katolikë. Tashmë në qeverisjen socialist qendrore apo vendore nuk ka vend për anjë katolik. Vini re tre drejtuesit kryesorë të vendit, Presidenti, Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit, janë Ortodoksë dhe Musliman. Po kështu edhe ministrat e tjerë. Vlen të theksohet se njëherë u tentua të vihen dy ministra katolikë (Preç Zogaj dhe Zef Preçi) dhe pa kaluar muaji, jo vetëm u larguan, por gati sa nuk përfunduan në gijotinën komuniste. Por në vijim të politikës antikatolike qeveria ka arritur të krijojë një biznes të fuqishëm me pronarë besimtarë Muslimanë dhe Ortodoksë, duke përjashtuar thuajse Katolikët. Tashmë mafia shtetërore është fuqiplotë në shtet e pushtet, ajo drejton gjithë krimet dhe trafiqet kombëtare e ndërkombëtare, duke u bërë një rrezik potencial për rajonin e më gjerë. Një rast flagrant kur vetë shteti socialist kërcënon me vdekje barinjtë shpirtërorë të katolikëve është ai kur vetë Kreu i Qeverisë e Socialistëve, Fatos Nano kërcënon me vdekje priftin e Velipojës, At Marjan Ukaj, në tetor 2000 kur po bëheshin zgjedhjet lokale. E kërcënimi vjen se rrezikohej të humbiste zgjedhjet kandidati socialist në këtë Komunë dhe të fitonte kandidati i Partisë Demokristiane, mjeku katolik Ndue Gjeka. Rast tjetër është vrasja makabre e priftit katolik spanjoll në Durrës në maj të vitit 2000, të ndjerit Joakim Bernard, ku pasi e vranë pas tre vjetëve gjoja kanë gjetur vrasësit, por për këtë bëhet një vrasje e dytë duke e akuzuar si njeri me vese antikatolike. Gjatë kësaj qeverisje totalisht antishqiptare e njëkohësisht antikatolike “lindën” edhe monstra Muxhahidinës që vrisnin njerëz të pafajshëm në emër të Allahut, ku preja e parë janë padyshim katolikët. Në Shkodër, në Janar të vitit 2002 “lindi” Sadik Koniqi, i cili kishte në listë të ekzekutonte plot 40 vetë. Falë Zotit nuk arriti, por u kap pasi kishte vrarë në mënyrë makabre gruan dhe djalin 4 vjeçar të familjes katolike Simoni. Ia vlen të theksohet se Sadiku deklaroi se pas çdo vrasje shkonte të falej në Xhami dhe se librat e tij ishin Kurani dhe librat e E. Hoxhës. Tani së fundi u zbulua në Berat Rexhep Sadikaj që kishte në plan të ekzekutonte 30 vetë. Për të dy këta, shteti nxjerr “justifikimin” se ishin të çmendur. Por vetë shteti a nuk është i çmendur kur veriun e Shqipërisë e kanë lënë në zhvillim e ndërtim sikur të ishte pjesë e Afrikës e jo e Europës? Po komunitetit katolik përse nuk i jep vendin që i takon, kur siç thotë At Zef Simoni në Prill 2002 nga 54 ambasadorë që ka Shqipëria në Europë vetëm një i përket komunitetit katolik, dhe ai është në Vatikan… Po bustit të Fishtës në Shkodër pse nuk u gjet kush ia vuri tritolin për ta hedhur në erë, në vitin 2001? Po të kërkohej të shkruheshin shembuj të tjerë ata janë me mijëra, pasi si rezultat i këtij persekutimi ky shtet ka arritur edhe të “minojë” shpesh bashkëjetesën ndërfetare dhe perspektivën, ku mijëra emigrantë kanë marrë rrugët e botës, ku në raport me popullsinë, katolikët kanë përqindjen më të madhe pasi siç edhe shihet ky shtet jo vetëm u ka humbur perspektivën, por edhe rrezikon besimin, jetën e gjithçka… Deri kur? Korresp. i “Shqipëria Etnike”
Lec Bushati, artisti i madh i skenës dhe ekranit (Në 80-vjetorin e lindjes) Të jesh dhe të mbetesh artist i skenës nuk mjafton vetëm talenti. Artisti i vërtetë, ai që lë gjurmë të pashlyeshme në historinë e teatrit shqiptar ka një zemër të madhe e cila rekton për skenën dhe pushon së rektuari për skenën, bile edhe në skenë. Për fatin e mirë të historisë së saj, Shkodra ka patur zemra të tilla artistësh. Në skenë e tij të dashur vdiq Artisti i Popullit Zef Jubani. Nga zemra vdiqën artistët e mëdhenj të Shkodrës dhe Shqipërisë, Preng Lëkunda, Adem Kastrati, Paulin Lacaj, Tano Banushi, Hasan Smaja, Paulin Sekuj, Jonuz Dini… dhe mbeten të pavdekshëm në historinë e teatrit shqiptar, duke e pasuruar atë, duke u bërë shembull frymëzimi për plejadat e artistëve të rinj që vijnë dhe do të vijnë. I tillë, i madh, frymëzues ishte edhe i paharrueshmi Lec Bushati, i cili sot do të ishte 80 vjeç, por vdiq nëntë vjet më parë. Vdiq nga infarkti, nga zemra. Zemra e tij e madhe të cilën ai ia kushtoi dhe ia fali teatrit dhe ekranit. Artistë të tillë si Lec Bushati, kanë privilegjin e pavdeksisë. Zemra e tyre vazhdon të rektojë, figura dhe zëri i tyre na shoqërojnë gjithë jetën. Përmes Skënderbeut, nga thellësitë e kohërave na vjen zëri i Lec Bushatit: Shqiptarë! Lirinë nuk jua solla unë. Atë e gjeta këtu, në zemrat tuaja! Dhe së bashku me filmin “Skënderbeu” që na ndjell dhe do të na ndjellë kudo dhe kurdo krenarinë kombëtare do të na vijë edhe Leci, me zërin e tij kumbues, burrëror, patetik. Lec Bushati ishte njëri prej pionierëve të teatrit profesionist “Migjeni” dhe një prej figurave më të shquara të teatrit dhe kinematografisë kombëtare. Lindi në qytetin e Shkodrës më 1923 në një familje të njohur shkodrane. Nxënës në kolegjin Saverian të Shkodrës duke patur si mësues dhe pedagog Pader Giovanni Faustin dhe Pader Daniel Dajanin, këtu dhe fillon rrugën e vështirë por fisnike të skenës. Është vetëm 11 vjeç kur merr pjesë në grupin amator të këtij kolegji tek drama “Princi i Drishtit” shkruar nga dramaturgu Zef Harapi. Dhe, që atëherë, dëshira për t’u bërë aktor do të rrënjosej thellë në shpirtin e tij dhe duke iu kushtuar asaj gjithë jetën. Një njeri, një aktor që i dha skenës dhe ekranit 40 vjet të jetës, ky ishte i shtrenjti dhe i paharrueshmi Lec Bushati. Zëri i tij u dëgjua në publik përgjatë viteve në dhjetëra role të dramaturgjisë shqiptare dhe asaj botërore, duke krijuar individualitetin e tij në role, maska dhe mosha të ndryshme. Më 1945 shkëlqen tek drama e Gorkit “Bujtina e të varfërve”, me regji të shkrimtarit Filip Ndocaj dhe duke luajtur krah Loro Kovaçit, Gjon Karmës, Muhamet Balës, Njac Saraçit etj. E pastaj në dramat “Armiku i Popullit” të Ibsenit dhe “Juda Makabe” të Fishtës. Në këtë të fundit lot Juden dhe është vetëm 18 vjeç, por shpërtheu me talentin e tij. Pasi kreu Institutin Pedagogjik të Shkodrës do të shërbejë si mësues për pak vite, sepse krijohet Teatri profesionist “Migjeni” ku Leci do të jetë pionier i tij duke i dhënë vulëen dhe fizionominë këtij teatri. Të paharruara do të mbeten rolet e tij tek “Kopraci”, “Toka jonë”, “Nora”, “Këneta”, “Fisheku në pajë”, “Baca i Gjetajve”, “Shpartallimi”, “Hijet në rrugë”, “Skënderbeu”, “Gjaku i Arbërit”, “Djem të mbarë” etj., etj. Pas filmit “Skënderbeu” do të çelej një kapitull i ri në jetën artistike të Lecit. Krijimet kinematografike e televizive ruajnë figura të bukura e të larmishme të aktorit tonë të shquar si, portrete nga “Rrugë të bardha”, “Mëngjese të reja”, “Çeta e vogël”, “Flaka e maleve”, “Qortimet e vjeshtës”, “Operacioni Zjarri” etj. E kujt nuk i kujtohen fjalët e dhimbshme të Lecit bandit: “Për një viç më zuri nata jashtë…” tek “Operacioni Zjarri”, ku si në të gjithë filmat tjerë Leci jep zagushinë e një shpirti të lënduar, një botë të brendshme në situata të vështira, duke na bindur se kemi të bëjmë me një aktor që ka punuar shumë, në shumë plane, me natyrshmëri dhe nivel të lartë artistik. Janë plot 140 role në teatër, të cilat në fakt përbëjnë një pjesë të vetë historisë së Teatrit “Migjeni” dhe të dramaturgjisë shqiptare në përgjithësi. Leci i përket plejadës që krijuan bërthamën e Teatrit “Migjeni” duke u shquar për mishërimin e heroit pozitiv që nuk të del lehtë nga mendja, siç nuk na del nga mendje vetë Leci si njeri, personifikim i mirësisë, sjelljes shembullore, seriozitetit në punë dhe dashurisë për kolegët. Shfleton albumin e fotografive që na ka lënë, shfleton kujtimet për Lecin dhe lumturi e dhimbje ndjen në shpirt. Nuk të del nga mendja Leci që shkeli me këmbë gjithë malet e veriut, me skena në krahë, që i dha nam në gjithë vendin teatrit amator të Postribës që e drejtonte pa asnjë shpërblim. Nuk na del nga mendja dora e tij kur shihte krimin, fyerjen, dhunën dhe arbitrarizmin ekstrem të një shteti bizantin. Dhe, ajo dorë e vënë mbi gojë (sepse nuk guxonte të shpërthejë) fliste aq shumë, sa që u bë proverbiale në teatër. Në marëdhëniet me partnerët ishte fisnik, i kulturuar dhe me një logjikë të shëndoshë e bindëse. Shkëlqeu nën regjinë e Lec Shllakut, Andre Skanjetit, Serafin Fankos, Esat Oktrovës. Shkëlqeu si partner i Tinka Kurtit, Antoneta Fishtës, Vitore Ujkës, Preng Lëkundës, Ndrek Prelës…, por hapej krejtësisht duke i trajtuar në pozita të barabarta edhe fillestarët e trupës. Në kujtimet e Tinka Kurtit lexojmë: “Një partner i shkëlqyer, një figurë fisnike dhe një figurë e lartë me një logjikë të kulturuar, të gjerë, që të bind edhe kur ti mund të mos keshë qenë dakord. Rolet më të mira të tij? S’di se cilët vë ai vetë, por unë s’harroj dramën “Toka e jonë” të Kolë Jakovës, ku zor se gjen një personazh tjetër si Leka që na jep Leci. Apo atë botë të brendshme tronditëse në rolin e Balës tek drama “Shpartallimi” të Fadil Krajës. E në të tjerë, e në të tjerë…” Lec Bushati thoshte fjalë të urta që mbeten postulate për Teatrin Migjeni: “Mendimet duhet të jenë të qarta, të thjeshta. Ata shprehin një preokupim, angazhimin tonë të përhershëm i cili është: -Të thellojmë fizionominë kombëtare të teatrit tonë; gjë që s’arrihet me identifikimin e kostumeve, as me ndonjë këngë a instrument, apo nuk e di se çfarë. Këta janë anësore. Është mendimi i thellë i epokës, filozofia që na rrethon e që duhet të përçohet në skenë me një art të madh, bindës e të fuqishëm”. Zemra e Lec Bushatit rrahu për 40 vjet në skenë dhe për skenën. Ajo zemër iu kushtua artit dhe njeriut mbi të gjitha. Ndaj ngrihet në piedestal të historisë së artit shkodran në veçanti dhe atij shqiptar në përgjithësi. Mbetet frymëzim e krenari për brezat dhe për teatrin mbarëkombëtar. Por mbi të gjitha ajo mbete kurdoherë rektuese për dashamirësit e shumtë që aq shumë e deshën Lecin e për të cilët Leci dha aq shumë. Fadil Kraja
At Marin Sirdani, një nga figurat më të shquara në gjysmën e parë të shekullit XX Marin Sirdani është një nga figurat më të shquara në gjysmën e parë të këtij shekulli, ku ai përfaqëson një nga personalitetet e shquara si historian, mësues dhe klerik i nderuar. Së bashku me At Gjergj Fishtën dhe Vinçens Prendushin në vitin 1922 hapën të parin Lice (gjimnaz) në Shqipëri, në qytetin e Shkodrës, të quajtur “Illyricum”. Marin Sirdani lindi në Bogë në vitin 1885, në një familje ndër më të mirat e fshatit, ajo e fisit ulaj. Babai i tij Daka, shquhej për burrëri, besë dhe mikpritje e atdhetari. Daka pati dy djem, Marinin dhe Aleksandrin. E shoqja i vdes e re dhe i lë të mitur dy djemt. Ai nuk martohet më, duke dashur të rriste vetë dy djemtë. Në atë kohë Boga dhe Malësia ishin të izoluara nga turqit dhe malazezët. Familja e Dakës ndodhej në krizë mbijetese dhe vendosë të lërë vendlindjen në kërkim të një jete më të mirë dhe largohet në fshatin Guci të Kosovës. Më pas Daka i dërgon dy djemtë në kolegjin françeskan të Shkodrës ku kryejnë shkollën fillore në qytetin e Shkodrës. Marini shkollën e mesme dhe të lartë i kreu në fakultetin e teologjisë dhe filozofisë në Grac të Austrisë. Marini u shugurua meshtar në vitin 1916, ku për disa vjet shërbeu si meshtar në Bishkash të Mirditës dhe në Dukagjin. Më pas u kthye në Shkodër si mësues në kolegjin françeskan dhe më pas si drejtues i këtij kolegji. Dhe në vitin 1922, së bashku me At Gjergj Fishtën dhe Vinçens Prendushin hapën të parin lice (gjimnaz) në Shqipëri, të quajtur “Illyricum”. At Marini jepte mësim në lëndën e historisë dhe doktrinë kishtare. Ishte bashkëpunëtori më i afërt i Gjergj Fishtës dhe Vinçens Prendushit dhe i intelektualëve të asaj kohe në qytetin e Shkodrës. Shkroi shumë vepra, kryesisht iu kushtua historisë. Ndër veprat më të njohura janë “Skenderbegu sipas gojëdhanave”, “Per historinë kombëtare”, “Veprat atdhetare të Françeskanëve” dhe “Shqipnia e shqiptarëve” e shumë legjenda shqiptare. Ishte bashkëpunëtori më i afërt i shtypit të asaj kohe ku shkroi shumë vjersha e të dhëna historike në revistën “Kumbona e së Diellës” dhe “Ylli i Dritës”. Ai ishte kryetari i kuvendit të fretënve të Arrës së Madhe, ku në të gjithë veprimtarinë fetare e shkencore u ndal në arimimin dhe edukimin e rinisë. Siç shkruante Gjergj Fishta: “Ala rinia e Shkodres nuk e din se ç’figurë të madhe ka në mes vetit”. Ja disa nga kujtimet që tregojnë për At Marinin nga bashkëkohësit dhe nxënësit e tij. Ipeshkëvi imzot Zef Simoni kujton mësuesin e tij: “E kujtoj me shumë mall mësuesin tim të dashur Marin Sirdani. Profesor Marini ishte shumë i dashur me rininë dhe punonte shumë. Kishte një kulturë të admirueshme dhe një përgatitje të jashtëzakonshme në lëndën e historisë, se si shpjegonte me pasion të madh. Ai mblidhte në popull të dhëna historike. La me mijëra dorëshkrime mbi legjendat shqiptare dhe shumë vepra që u dogjën e u zhdukën, e shumë broshura nga pushteti komunist”. Nikoll Toma, një bashkëkohës i Marin Sirdanit, tregon: “Më kujtohet, isha fëmijë, isha me babanë dhe me axhën në arë, po punonim. Në atë kohë vjen Daka nga Shkodra. Pasi falena me të, i thotë baba, si e ke fëmijët, ai iu përgjigj, – i kam çue në shkollë për t’i ba prifta. Baba i bërtiti, si more ç’ke ba ashtu, si more po shkon farë e tretun. Ai iu përgjigj edhe nji herë me ton, si po thua ashtu bre burrë se keni me kenë se të dy fëmijët e mi amanet Zotit nuk kanë me kenë emër tretun po kan me metë në histori se kanë me kenë me shkollë e bijtë e Zotit. At Dionis Maka dëshmon se Marin Sirdani me librat e tij “Skenderbeu sipas gojëdhanave” ai ka dhënë një ndër kontributet më të çmuara mbi historinë e heroit tonë kombëtar. P.sh. ai flet për Kok Macin, që askush nuk kishte shkruar deri në atë kohë. E pra ky nuk ishte figurë çfarëdo, por qe këshilltari më i afërt i Skënderbeut. Pra Marin Sirdani nuk ishte receptor por një që ka fryte që me kërkimet e tij i ka sjellë të reja historisë sonë. Marin Sirdani ishte kryetari i kuvendit të fretënve të Arrës së Madhe të Shkodrës. Në përplasjet e para të kishës katolike me shtetin totalitar komunist mbi statusin e kishës katolike. Së bashku me monsinjor Thaçin bënë përpjekje të shumta të gjenin ndonjë rrugëzgjidhje për të zgjidhë konfliktin mes qeverisë së asaj kohe dhe klerit katolik të Shqipërisë. Ai burgoset dy herë dhe lirohet nga regjimi komunist. Marin Sirdani vdiq pranë fretënve të Kishës së Arrës së Madhe në Shkodër më 14. 2. 1962 nga tuberkulozi. Pikërisht për vlerat e tij, Këshilli i Komunës Shkrel, këto ditë e ka nderuar me titullin “Qytetar Nderi”. At Sirdani dha një kontribut të madh për arsimimin e të rinjve. Si mësues dhe si historian kontribuoi për atdheun duke mbledhur dhe ruajtur ato vlera më të mira, duke i transmetuar këto vlera kombit dhe brezave. Kjo figurë e nderuar e fshatit Bogë, emrin e të cilit mban edhe shkolla e fshatit, do të mbetet si një simbol i dijes dhe i progresit. Vasel Gilaj
Shteti s’ka moral, morali s’ka shtet Jemi të mbërthyer nga krizat. Ato janë të shumllojshme dhe na shfaqen në shumë fusha të jetës së përditëshme. E vetmja “pistë” ku nuk mund të ankohemi se kemi kriza është politika, ku, përfshihen mbi 70 parti, d.m.th. vetëm me parti mund të konkurojmë në çdo “festival” apo “olimpiadë” ndërkombëtare… Ndërsa krizat na shoqërojnë në çdo hap. Krizë për punë, krizë për drita, krizë për ujë, krizë për… etj., etj. Një krizë që “sfidon” të gjitha krizat dhe që çdo ditë po bëhet evidente është kriza morale dhe që me plot të drejtë mund ta quajmë “krizë mbi krizat”. Ky popull që u rezistoi të gjitha pushtimeve që nga helenët, romakët, bizantët, sllavët dhe osmanët, çuditërisht, sot ndodhet përballë një “pushtimi” të ri! Dhe pikërisht para atij pushtimi që shpërbën të gjithë “infrastrukturën” morale të kombit, deri në shpërbërje totale! Fenomene të panjohura deri më sot po shfaqen me të gjithë forcën negative të tyre, duke sfiduar shtetin dhe të gjitha institucionet e tij. Duke shkelur në mënyrë flagrante “kodin gjenetik” dhe atë njerëzor, me anën e inçestit, do të bastardhojnë rracën, duke shtuar radhët n në kontingjentin e handikapatëve mendorë dhe fizikë. Duke shfletuar gazetën “Shekulli” të datës 1 Korrik 2003, në faqen 8 të saj, ballafaqohemi me një shkrim vërtetë sensacional: “Përdhunuesi i motrës, grabitë me forcë (me maskë) dy gjuetarë lushnjarë”. Grabitjet me maska janë bërë kaq të modës, saqë përveç atyre që e pësojnë dhe organeve të rendit, askujt tjetër nuk ngjallë ndonjë kureshtje. Ajo që më nxiti të shkruaj këta rreshta, është fakti se dhunuesi i motrës na del në planin dytësor, dhe se këtë fenomen kaq të ulët, na e “zgjon” një tentativë për grabitje me maskë!… Çuditërisht, autori i shkrimit (të lartpërmendur), A. Isaj, më shumë “takson” grabitjen sesa dhunimin! Ja, si e përshkruan ngjarjen autori i lartpërmendur: Një 24 vjeçar nga fshati Karine i Peqinit, u arrestua në flagrancë nga policia, pasi akuzohet se, i maskuar dhe me armë ka kërcënuar me thikë për grabitje dy shtetas nga Lushnja. Ky grabitës 24 vjeçar, i quajtur Skënder Petrit Boçka, para katër muajsh, pikërisht më 14 shkurt 2003, ishte arrestuar pasi “në mënyrë të përsëritur”, kishte kryer marrdhënie seksuale me motrën e tij 18 vjeçare. Megjithëse ishte denoncuar nga motra dhe e ëma, për inçestin, Skënderi ka dalë nga burgu katër ditë pas ngjarjes, pasi ishte vetë e motra që tërhoqi padinë (denoncimin), duke deklaruar se e falë të vëllanë. Mënyra se si ishte maskuar Skënderi kur grabiti dy lushnjarë, as që ia vlen ta trajtojmë në këtë shkrim dhe që e quaj “nënçështje” duke e krahasuar me aktin e turpshëm të dhunimit të motrës. Dalja nga sistemi diktatorial 50 vjeçar, po shoqërohet me fenomene të cilat gjatë diktaturës nuk guxuan të shfaqen, dhe për këtë rast dhe shumë raste të tjera ordinere, “diktatura” duhet të forcohet. Përsëris se veset dhe aktet e turpshme, mund dhe duhen luftuarme ligje të rrepta, pa asnjëlloj mëshire dhe kush të dojë le t’i quajë dhunë apo diktaturë. Në qoftë se këto vese të ulëta dolën në sipërfaqe gjatë dhe pas ndërrimit të sistemeve, tregon se këto kanë qenë të kultivuara dhe kanë një trashëgimi gjenetike, dhe që duhen luftuar me të gjithë forcën e ligjit. Pse e theksoj trashëgiminë, konkretisht: Në qoftë se motra e fali vëllain e saj dhunues, po prindërit pse e toleruan këtë “super” turp!? Sipas mendimit tim (ndonëse nuk jam psikanalist), në rastin tonë konkret kemi të bëjmë me një familje të degraduar moralisht. Ne kemi dëgjuar për raste të tilla (analoge), por ato kanë përfunduar në tragjedi, dhe pikërisht sepse “infeksioni” ka qenë i importuar dhe jo i trashëguar në gen. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një trashëgimi gjenetike dhe nëse ky “gen” nuk asgjësohet (sigurisht me bombardim shkencor) përmes medikamentesh, për të ndaluar riprodhimin e qelizës, do të kemi një shumëzim qelizor dhe mbrenda disa dekadash, do të arrijmë në “divizione” dhe “armata” handikapatësh, deri në shpërbërje totale të racës dhe kombit. Jam i mendimit se shteti dhe qeveria (jo kurdoherë) të zbatojë “recetat” që vijnë nga jashtë. Ndonëse jemi shtet europian ne kemi specifikë të veçantë dhe që jemi shquar për ruajtjen e kodit moral, madje dhe sot shquhemi për një ngrohtësi dhe mardhënie tepër njerëzore brenda familjes. Shteti duhet të bëhet garant në ruajtjen e këtyre cilësive dhe jam i mendimit se në këtë fushë nuk kemi aspak nevojë të pyesim Europën as Amerikën. Ne kemi parë në shtetet më të zhvilluara, elementë antinjerëzorë të cilët janë dhe duhet të mbeten të huaj për moralin tonë të trashëguar në shekuj. Hollanda, p.sh. e quan të ligjshëm dhe krejtësisht normal martesën e mashkullit me mashkull! Të gjithë e dijmë se ky akt sëthë “antinjerëzor” dhe që në shkencë quhet “deviacion”. Vallë duhet ta marrim ne këtë “model”? Jo. E gëzofshin hollandezët dhe “prodhim” të mbarë… Mark Bregu
Postrribakët, gjithmonë të gënjyer e të mashtruar (Intervistë me z. Beqir Shabaj, Kryetar i Shoqatës së ish të përndjekurve e persekutuarve politikë, Komuna Postrribë) Shqipëria Etnike: Kur është formuar shoqata dhe çfarë shtrirje ka? Beqir Shabaj: Shoqata jonë, është një ndër shoqatat e para që u formuan në vendin tonë, pas rrëzimit të regjimit monist 50-vjeçar, pikërisht data 5 Gusht 1991. Unë së bashku me disa kolegë të mi të shumëvuajtur nga diktatura, si Bajram Milani, Isa Isufi, Imer Myrtja, Mehdi Kraja, Brahim Isufi, Pjerin Jana etj., etj. vendosëm që atë ditë në fshatin Mes me besa-besë të krijojmë qendrën tonë, ku vepron edhe sot. Shoqata jonë ka një shtrirje mjaft të gjerë ku përfshihen 11 fshatra të zonës së Postrribës, si Boksi, Kullaj, Domën, Drisht, Mes, Myselim, Dragoç, Ura e Shtrenjtë, Vilzë etj., ku përfshihen mbi 14 mijë banorë. Shoqata në vetvete numëron mbi 400 anëtarë, të gjithë të persekutuar nëpër burgje apo internime nga regjimi i Enver Hoxhës. Shqipëria Etnike: Z. Shabaj, si u rrit shoqata, si u konsolidua ajo në vite? Beqir Shabaj: Me një punë të gjithanëshme, të palodhur. Që në fillim shtrimë seksionet në shumë fshatra duke i bindur ato për konceptet tona, duke qartësuar vijën e gabuar 50-vjeçare që u ndoq në vendin tonë, duke u bërë të qartë gabimet si dhe pasojat. Futëm konceptin demokraci. Në fillim dihet ka qenë shumë, shumë e vështirë, por shumica qe thyer dhe tashmë ishte me ne. Prona private, liria e fjalës, liria e individit qe dhe mbetet e shenjtë për ne. Shqipëria Etnike: Në vitet e fillimit të qeverisjes së PD-së gjer në 97-ën, si eci shoqata?! Beqir Shabaj: T’jua them hapur, jo mirë. Premtimet e trumbetuara me bujë s’u realizuan veçse 50%. U nda prona, por integrimi ynë mbeti prapa. U dhanë letrat me vlerë, por asgjë nuk ynë në punë, qe vetëm një lojë sa për të kaluar radhën. U fol për punësime, por aktualisht dhe ato pak që ishin u mbyllën?!… e plot e plot të tjera. Shqipëria Etnike: Po sot me PS, kur pushteti është në duart e të majtëve? Beqir Shabaj: Prap keq. Përsëri Shkodra dhe krejt zona e Mbishkodrës mbahet peng i politikës së qeverisë aktuale. Nuk është bërë asgjë nga ç’është premtuar në 1997. Në radhë të parë s’kemi marrë asgjë si dëmshpërblim për vitet e burgut, kur na është premtuar rikompensimi i tyre. Kemi bërë mjaft protesta, por akoma edhe sot asgjë. T’jua them një fakt tjetër tepër domethënës: Ne i bëjmë mbledhjet si kryesi në fushë të hapët se s’kemi një dhomë si duhet! Shqipëria Etnike: Si janë marrëdhëniet komunë-shoqatë? Beqir Shabaj: Deri diku mirë, por duhet të jenë edhe më mirë. Kryetari i Komunës Z. Faz Shabaj duhet të jetë më afër nesh, si p.sh. dhënia e një zyre (gjë krejt e mundshme), rritja e punësimit të anëtarëve tanë, të punojë për ngritjen e një impianti, si p.sh. në minierën e kuarcit Vilëz, ku erdhi një shoqëri gjermane, por që iku nga mosinteresimi. Shqipëria Etnike: Si të duket gjendja e të persekutuarve në përgjithësi? Beqir Shabaj: Skandaloze. Është dhënë liria e fjalës por s’ta vë kush veshin. Problemi i energjisë elektrike është si për Shkodrën ashtu edhe për ne. Dikur kemi pasur një epitet “Zonë reaksionare”, edhe sot trajtohemi si të tillë. Po të flasim për rrugë, kanale, strehim të një pjese që janë në emergjencë gjendja sërish është katastrofale. Shqipëria Etnike: Si mendoni t’i zgjidhni problemet imediate?! Beqir Shabaj: Tek vetvetja, tek demokratët e vërtetë që s’kanë vdekur ende. Deputeti i zonës sonë socialisti Lekë Çukaj vjen veç kur i duhen votat, por punë s’bën. Populli është popull në fund të fundit. Shkolla e mesme në qendër është në gjendje të mjerueshme. Çfarë bën për këtë ky deputet?! Shqipëria Etnike: Së fundi, mbas 13 vjet punë e aktivitet, ç’premton shoqata?! Beqir Shabaj: Rritje të aktivitetit, luftë ndaj klaneve të kuq, të fitojmë të drejtat tona, të marrim djersën tonë dhe të ndërtojmë një shtet të vërtetë demokratik. Ju faleminderit dhe ju si gazetë që po ndihmoni me faqet tuaja përhapjen e lirisë së fjalës e mendimit të të gjithë njerëzve në përgjithësi e të postrribakëve në veçanti. Intervistoi Bujar Ferhati
Nji kryengritje e kelmendasvet… në fillim të shekullit të XVIII Rastësisht, duke “gërmuar” në bibliotekën modeste të z. Kolë Tushaj, nga fshati Nenshat i Komunës së Hajmelit (kujtojmë lexuesit se z. Kolë i ka dhuruar redaksisë së gazetës librin “Historiku i dioqezës së Sapës” botim i vitit 1941) na ra në dorë një numër i gazetës “Kumbona e së Dillës” e datës 21 Qershor 1942, e përjavshme fetare-kulturore, organ i Famullisë dhe Veprimit Katolik të Shqipnisë. Ajo që të bie në sy dhe të bën përshtypje është fakti se ndonëse kjo është një gazetë fetare, larmia e shkrimeve është mjaft domethënëse. Gazeta hapet me një shkrim të pastër fetar (është krejt normale); në fq. 3 një poezi satirike “Kushtue zonjushës moderne”; disa anekdota filozofike (nuk kanë lidhje me fenë); Kallximi popullor fq. 4; tregimi në fq. 5 (aspak fetar); fq. 6 euridicion me spjegimin e emrave (prejardhjen) duke filluar nga A-ja; në fq. 7 informacione fetare, dhe në faqen e fundit një shkrim historik mjaft interesant për Kelmendin. Të gjithë këta të dhëna i solla për të kuptuar se çfarë emancipimi sillte 60 vjet më parë shtypi fetar duke shfaqur hapur përpjekjet civilizuese të saj. Edhe sot botohen shumë periodikë fetarë pa fillim e fund ato mbushen me adhurime fetare duke mos i lënë kohë lexuesit për t’u shkëputur një çast të vetëm nga jeta e amëshuar e për të jetuar realitetin që na formon e na mban gjallë. Na u duk me vend që nga ky numër të marrim artikullin mbi Kryengritjen e Kelmendit në shekullin XVIII, duke e ribotuar me shumë stoicizëm, pa i ndryshuar asnjë germë a presje, sepse ai sjell fakte e data që u hynë në punë historianëve (ato, historianët, le t’i ballafaqojnë me burimet e kësaj periudhe), që po përsërisin veteveten dhe nuk thonë gjë të re, dhe nga ana tjetër, lexuesit i revokojnë një periudhë të qëndresës historike të popullit të krahinës së Kelmendit, kundrejt pushtuesve. Mark Preçi Nji kryengritje e kelmendasvet… në fillim të shekullit të XVIII I njohtuni shkrimtár shqiptár, Imzot Pjeter Budi, në nji paraqitje që i bân Kardinalit Gozzadino me 15 shtatuer 1621, njikështu i paraqet Kelmendasit: “… jetojnë ndër malet përmbi liqênin e Shkodres, dhe bâjnë nji numer gjashtë mij luftarësh, njerz të vëlershem, dhe gjinde e qindrueshme, qi kurr Tyrku nuk ka mujtë me i pushtue as me pasë prej sish haraç, dhe rrîjnë vazhdimisht me armë në dorë…” Kjo gjinde e qindrueshme gjindet, kah fillimi i shekullit të XVIII, në nji kryengritje të ré. Klemendasit, qi gjinden ndermjet kullës e çekiçit: në njênë ânë ndrydhja tyrke, n’ânë tjeter infiltracjoni slav, nuk duen kurrsesi me i u shtrue vullndesës së tyrqvet qi duen me i mbajtë në nji vend të detyrshem, dhe me armë në dorë hikun e marrin malin. Rrepublika e Venedikut dhe Papa mirë mjaft e kuptuen vëleren e këtyne shqiptarëve kryengritsa dhe nuk u a mohuen kurr ndihmen morale dhe landore. Kështu ata malsor, në vjeten 1707 shprehne dishirin dhe kerkuene ndihmat qi u lypshin për t’u çpallë edhe nji herë kryengritsa kundrejtë Turkut, e tue pá se ndihmat po vonojshin nuk prituen me rrokë armët e me i besue fuqís së vet. Dhe kúr Proveditori i Pergjithshem i Dalmatís dhe i Shqipnís u paraqit nder Grykat e Kotorrit për t’i mbledhë e për t’u dhanë zêmer kryetarëve të ndryshem të popujvet e qi do të vêheshin në kryengritje, Kelmendasit nuk u paraqiten aspak pse gjindeshin me armë në dorë tue luftue. Kryengritja e lajmueme që në vjeten 1708, vijon gjithnji në 1711. Argjipeshkvi i Tivarit, Imzot Visk Smajeviqi, në nji leter qi prei Kotorrit i drejton Kardinalit Sacripante, e falnderon për ndihmat qi i ka dërgue për për këta malsorë, dhe i lutet, atij e Senatit Venedikas, t’i dergojn gjithnji ndihma tjera. Ndihmat nuk janë të pafryt, pse, posë së gjithash, i lajmon se Kelmendasit, në ndeshjet e ndryshme me tyrq, kanë dalë ngallnjyesa tue vrá 125 otoman e tue lanë vetem 5 prej së vetësh. Lypet ndihma ashtuqi të vijojë luftimi. Prei Kotorrit, me 3 korrik 1711, Zmajeviqi i lajmon Kardinalit se Kelmendasit kanë rá, pa pritë e pa kujtue, në Serbí. U besonte se ky vershim i papritun i Kelmendasve po ishte i drejtuem prei nevojës së préjes por u pá se nji qellim shum mâ i shenjt i drejtoi. Si e çilen rrugën me guxim e me gjak të vet, e lane mendimin e çdo préje tue u kënaqë me mâ të çmueshmen: pse mujten me nxjerrë pri robnís s’anmikut mâ se 50 familje vendase. Por, si thame, ishte n’ânë tjeter edhe rreziku slav, e prei njij letre së tjeter të Argjipeshkvit të Tivarit, marrim vesht se slavt u kanë folë pare shum Kelmendasve ashtuqi të bashkoheshin me ’ta. Mirë mjeft ka kuptue argjipeshkvi shqiptár rrezikun tjeter – i madh sa i pari për sa i perket kombsís – e mundohet në të gjitha mënyrët me u a shporrë menden malsorëvet prei nji kësi bashkimi. Edhe i a del, e mundet me lajmue me letren e 1 nandorit 1711 se nuk ka mâ rrezik se mund të ndodhë nji bashkim asi lloji. Si mbaroi këjo kryengritje? Janë fakte në historí qi duket se mbesin të pezullueme, qi duket se nuk apin ndonji fryt. Tue kujtue sa vuejtjet pësuen Kelmendasit, (e këtu mund të permenden të gjith malsorët shqiptarë qi ruejten visaret e Kombit) njeriu syperficjal mundet me mendue se qe gjak i derdhun kot. Por, si të lidhen epizodet me njisín historike kombtare, atëherë s’ka dyshim se asnji pikë asi gjaku së derdhun nuk ka shkue huq. Dhe duhet t’i falemi nderës Hyjit qi edhe n’atë kohë të vështír âsht gjetë Njeriu qi i ka kuptue dhe i ka nzitë. E në rasë tânë nuk duhet harrue se Imzot Zmajeviqi, posë se ishte i shtŷmë prei ndiesije së vet, ishte edhe i drejtuem pri Rrome ku sundonte Papa shqiptár Klementi XI. Por nji rrjedhim imedjat e pat edhe kryengritja në fjalë. Pse Dera e Stambollës dergoi urdhna të fortë – ndoshta pse e shihte se ishte afer nji luftë e e lypte nevoja qi shqiptarët të rrîjshin qét – ashtuqi as Kelmendasit as popujt tjerë të Shqipnís mos të nguceshin mâ. Por, si ndodhi përherë nder këto rasa, Dera e Naltë e vuer në vesh ketë levizje dhe, si rane punët në fashë neper botë e si nuk qenë mâ kujdese per luftat e tndryshme, i suell prap kujdeset ve ta salvuese kah këta malsorë trima shqiptarë. Mbetet veç rrjedhimi i qindrueshem: aj mâ i randsíshmi. Me ketë, e me tjera kryengritje, malsorët tanë kanë ruejtë nder ato male ku u struken në të kaluemen, gjuhë, besim, e gjithshka të mirë ka visari i ynë kombtár. Ales
Koca i Kabashit Ky shkrim monografik për fisin e Kocës së Kabashit ka për qëllim me paraqit shkencërisht me fakte dhe referenca prejardhjen e fisit Koca i Kabashit. Në revistën “Leka”, 1933, rezulton se fisi Koca i përket gjenezës së familjes së Lekë Kolonjës. Shiko si thotë revista “Leka”: Shumë vite para sundimit turk në Shqipëri, familja e Lekë Kolonjës erdhi në Rrapë të Kabashit familjarisht dhe zuri vend në Livadhin e Madh, atu ngulën çadrat dhe ndezën zjarret, në mbrëmje çobanët treguan në shtëpi se kanë ardhur disa njerëz dhe kanë ngulë çadrat dhe ndezë zjarret, priditë i porosisin që të shohin se nga shkon tymi. Në mbrëmje çobanët thanë se tymi shkon posht. Atëherë pleqtë e fisit thanë se ne kurdoherë jemi të dalun prej këndej. Dhe me të vërtetë ashtu ndodhi. Lekë Kolonja u rrit dhe u martua me një vajzë Gazullorësh e quajtur Marie Gazulli që ishte banore autoktone në Kabash, me të cilën Leka lindi katër djem, Qaf Leka, Lush Leka, Kolë Leka, Hader Leka. Në atë periudhë, krahas Mirditës dhe Hasit kishte edhe në Kabash selinë Lek Dukagjini. Djemtë e Lekë Kolonjës u rritën dhe u shtuan, ku formuan katër lagje, Lushaj, Kokaj, Bicaj, Hadroji. Xhemal Meci në Kanunin e Lekës thotë, varianti i Pukës, se me trashëgimtarët e Kok Lekës bajnë pjesë breznit, trashëgimtarë këto familje: Koca, Kica, Gjura, Batica, Gega, Memajt. Historiografia thotë se Lek Dukagjinin e nxori nga Kabashi Lekë Kolonja me forcë. Gojëdhënat thonë se Koca dhe Kica kanë qenë të idhët dhe trima, ata për arsye ngatërresash u larguan nga Kabashi dhe zunë vend në Kosovë e pikërisht në Pejë dhe rrethinat e saj, si në Thaç, Liman dhe Kajush. Sipas statistikave Osmane, fisi i Kocës nuk është shtuar shumë, ndërsa Kica është shtuar më tepër. Mbas një periudhe të gjatë kohe, Koca u largua nga Peja dhe synoi prejardhjen e fisit të vetë Kabashin e Pukës. Nga Koca u larguan tre vëllezër, Prenga, Marku dhe Deda. Dy vëllezërit e parë zunë vend në Xhugj të Fanit të Mirditës, kurse i treti erdhi në Kabash, në tokën amë. Fillimisht nguli në disa djerrina si në Prru-Korb, te Ara e cinakëve, tek stanet e Buzhalës, në Fjarre etj. Me kalimin e kohës Koca bleu tokën e të parëve të tij në Prrue të Jushit. Në vazhdim po japim vargun e pemës gjenealogjike të fisit të Kocës, Dedë Koca, Prend Koca, Mark Koca, Gjergj Koca, Koliq Koca, Marash Koca, Gjon Koca, Zef Koca, Lec Koca, Nik Koca, Pashk Koca, Gjon Z. Koca, Marjan Koca, Alban Koca, Simon Koca, Sokol Koca, Gjovalin Koca, Kristi Koca, Françesko Koca, Djenis Koca. Në fisin e Kocës së Kabashit përmendim Koliq Koca (1870-1955), djalë fisi, trim, atdhetar dhe kryengritës. Ka marrë pjesë në kryengritjen e Bajrakëve të Pukës kundër garnizonit turk në Pukë në vitin 1912, në ngritjen e flamurit më 8 dhjetor 1912, me organizimin e dom Gasper Thaçit me shokët e Marash Markun, Pal Marashin, Çun Gjergji etj, 1917 bashkë me Kolë Memën, Prendush Gegën, kanë sulmuar postën austriake në Rrapë, 1926-1930, Koliq Koca ka qenë kryeplak i katundit Bicaj me Prendush Gegën dhe Çoban Dedën, Palë Marashin etj. Sot në pluralizëm dhe hapjen me botën, shumë djem nga Koca i Kabashit janë shpërndarë anekënd rruzullit, me shumë shqiptarë të tjerë. Shtojmë se në familjen e Kocës, krahas burrave, në rast nevoje kanë luftuar edhe gratë, kështu më 1923 luftoi me armë në dorë kundër grabitësve dhe vrau njërin prej tyre, kjo quhej Preca Koca, ku kanga popullore thotë: “Aman Zot kjo çika e Kocës / Pushka e saj djeg dhetë e tokës”. Në mbyllje falenderoj gazetën “Shqipëria Etnike” dhe stafin drejtues që ma dhanë mundësinë me pasqyrue shkurt historiografinë e Kocës së Kabashit. Zef Koliq, Shan Sokoli
Letër një fëmije qo kurrë s’u lind U gjykova si vrasëse e bebit në bark. Mjeku: Fajtore! Ndoshta ndodhi gjatë gjumit që më rrëmbeu pasi humba ndjenjat. Ose ndoshta gjatë kllapisë. Sidoqoftë ndodhi: e mbaj mend me qartësi: Ishte një sallë e bardhë, me shtatë frone të larta dhe një kafaz. Unë isha në kafaz dhe ata mbi frone, të largët, të paarritshëm. Në fronin qendror rrinte ulur mjeku që më kish ndjekur para se të nisesha për udhëtim. Në të djathtë të tij qëndronte doktoresha, në të majtë komendatori. Përbri komendatorit qëndronte mikesha ime dhe përbri mikeshës qëndronte yt atë. Përbri doktoreshës qëndronin prindërit e mi. Askush tjetër. Dhe asnjë send përqark apo nëpër mure apo përdhé. Por e kuptova menjëherë se po zhvillohej një gjyq, ku unë isha e pandehura dhe ata të shtatë ishin trupi gjykues. Nuk më hyri frika, as u ndjeva e humbur. Me vështrimin e atij që është dorëzuar krejtësisht, zura t’i vëreja një e nga një. Yt atë dënesej ngadalë, duke mbuluar fytyrën si atë ditë kur erdhi e m’u ul në shtrat. Prindërit e mi i mbanin kokat varur, si t’i kishte shtypur një lodhje për vdekje apo një dhembje për vdekje. Mikesha ime dukej e pikëlluar. Tre të parët të padepërtueshëm. U ngrit i pari mjeku dhe nisi të lexojë një fletë: “E pandehura është e pranishme, kështu që trupi gjykues mblidhet sot për ta gjykuar mbi krimin e vrasjes me paramendim, sepse ka shkaktuar vdekjen e të birit me dashje nëpërmjet shkujdesjes, egoizmit, mungesës së respektit më fillestar ndaj të drejtës së tij për të jetuar”. Pastaj e la fletën, sqaroi si do të zhvillohej procesi. Secili do të fliste si dëshmitar dhe si gjykatës, pra do të shprehte me zë të lartë votën e vet: fajtore ose e pafajshme. Shumica e votave do të përcaktonte vendimin e pastaj, në rast dënimi, duhej zgjedhur masa e tij. Ja, po fillonte. I takonte atij të merrte fjalën. Fjalia e parë u ngrit si erë acari. “Një fëmijë nuk është një dhëmballë e prishur. Nuk mund të shkulet si një dhëmballë dhe të hidhet në kosh, mes garzave dhe pambukut të fëlliqur. Një fëmijë, një bir, është njeri, dhe jeta e një njeriu është një vazhdimësi, një continuum, nga çasti që ngjizet deri kur vdes. Disa prej jush mund të kundërshtojnë vetë konceptin e vazhdimësisë duke përdorur si argument faktin që kur ngjizemi nuk ekzistojmë si njerëz. Ekzistojmë vetëm si një qelizë që shumëfishohet dhe që nuk përfaqëson jetën. Ose jo më shumë nga ç’e përfaqëson një pemë, prerja e së cilës nuk përbën krim, apo një mizë, vrasja e së cilës nuk përbën krim. Si njeri i shkencës ju përgjigjem menjëherë që një pemë nuk bëhet njeri, dhe po kështu as miza. Të gjitha elementet që përbëjnë një njeri, nga trupi deri te personaliteti, të gjithë koeficientët që përbëjnë një person, nga gjaku deri te mendja, janë të përqendruar në atë qelizë. Ato përfaqësojnë shumë më tepër se një projekt apo një fillesë: nëse do të arrinim t’i shihnim me një mikroskop të aftë për të shikuar përtej të shikueshmes, do të binim në gjunjë e do të besonim që të gjithë në Zot. Që në atë fazë, pra, edhe pse mund të na duket kaq paradoksale, unë e ndiej veten të autorizuar të përdor fjalën vrasës. Dhe shtoj: nëse të qenit njeri, varet nga vëllimi, vrasja nga sasia, duhet të dalim në përfundimin se të vrasësh një njeri që peshon njëqind kile është më e rëndë se të vrasësh një që peshon pesëdhjetë. Kolegia që kam në krah të mos zgërdhihet. Mbi tezat e saj unë shpreh dyshimet e mia, por mbi mënyrën si ajo ushtron profesionin e mjekut mbetem pa gojë: në atë kafaz duhej të qëndronin dy gra, jo një.” Pastaj ia hodhi sytë doktoreshës me një vrazhdësi përbuzëse, dhe kjo më ngushëlloi si një valë e ngrohtë. Por menjëherë më pas era e acarit filloi të fryjë sërish. “Sidoqoftë, nuk jemi mbledhur këtu për të gjykuar vdekjen e një qelize. Jemi këtu për të gjykuar vdekjen e një fëmije që kishte mbushur të paktën tre muaj të jetës së vet, para lindjes. Kush, çfarë, i shkaktoi vdekjen? Rrethana për ne të panjohura, por të natyrshme, diçka që na ka shpëtuar dhe s’e kemi kapur dot, apo gruaja që shihni pas hekurave? Unë mund t’ju jap prova që lejojnë të pohohet: vdekjen e shkaktoi gruaja që shihni pas hekurave. Jo më kot dyshova për të që në takimin e parë. Përvoja më ka mësuar të njoh një fëmijëvrasëse edhe mbrapa një maske, dhe me maskë në fytyrë ajo erdhi e më tha se donte ta mbante fëmijën. Ishte një mashtrim që i bënte vetes para se t’ua bënte të tjerëve. Më bëri përshtypje, për shembull, ashpërsia e saj. Ditën kur e urova duke i dhënë lajmin, m’u përgjigj prerë se e dinte që më parë. Më bëri përshtypje edhe egërsia me të cilën iu përgjigj porosisë sime për të ndenjur në regjim shtrati kur i nisën spazmat për shkak të tkurrjeve të mitrës. Nuk mund t’ia lejonte vetes një luks të tillë, më tha, dhe se vetëm pesëmbëdhjetë ditë ishte kufiri më i fundit që mund të duronte. M’u desh të ngulja këmbë, të ngrija zërin, t’i lutesha e t’i përgjërohesha. Dhe kjo më bindi se nuk ia kish ënda të pranonte detyrat e nënës, se ishte një nënë e papërgjegjëshme. Nga ana tjetër më telefononte papushim duke thënë se ishte shëndoshë e mirë, se nuk kishte arsye të rrinte në shtrat, ose për të protestuar se duhej të vente në punë dhe duhej të çohej. Mëngjesin kur e vizitova sërish, ishte portret i zymtësisë. E pikërisht gjatë kësaj vizite u poqën dyshimet e mia se ajo kish ndërmend të kryente një krim. Ishte e pashpjegueshme, si nga ana anatomike ashtu dhe nga ajo fiziologjike, përse kjo barrë praqitej me kaq shumë dhembje: spazmat mund të kishin vetëm një prejardhje psikologjike, pra të vullnetshme. E pyeta për këtë. Pranoi, shkurt dhe prerë, se shqetësohej për hallet e veta. La të kuptohej se kishte dhe një pakënaqësi të veçantë që nuk u përpoqa ta mësoja, ngaqë m’u duk e qartë se ishte të qenit shtatzënë. Në fund e pyeta në donte vërtetë ta mbante fëmijën dhe i bëra të qartë se ndonjëherë edhe mendimi vret: ishte e nevojshme ta shndërronte angështinë e vet në qetësi. Por me një shpërthim zemërimi m’u përgjigj se ishte njësoj si t’i kërkoja të ndërronte ngjyrën e syve. Pak ditë më pas u duk prapë. Kishte filluar sërishti jetën normale dhe gjendja po keqësohej. E shtrova në klinikë. Këtu e mbajta në shtrat për një javë dhe me anë të barnave vura nën kontroll gjendjen e saj psikike. “Po i afrohemi krimit, zotërinj. Por para se t’jua ilustroj me hollësi, them: ta zëmë se njëri nga ju sëmuret rëndë dhe ka nevojë për një bar. Bari është aty, shpëtimi është veprimi i thjeshtë i dikujt që jua jep. Ç’emër i vini atij, që në vend që t’ju japë barin, e flak ose e zëvendëson me helm? I çmendur, inatçor, fajtor për mosdhënie ndihme? Eh, jo, tepër pak. Un e quaj vrasës. Zotërinj të trupit gjykues, nuk ka dyshim që fëmija ishte i sëmurë dhe se bari që do ta shpëtone ishte të ndenjurit në shtrat. Por kjo grua jo vetëm ia mohoi: i dha edhe helmin e një udhëtimi që do të kish dëmtuar edhe një shtatzëni më të lehtë. Orë të tëra me avion, me makinë, nëpër vise me rrugë pa krye, të pashtruara, me gropa, fillikate. Unë iu përgjërova. I vura në dukje se në atë pikë, i biri nuk ishte më në shumëfishim qelizash, por një fëmijë i vërtetë. Ia thashë haptas se do ta vriste. M’u kundërvu me ashpërsinë e vet të prerë, nënshkroi një fletë me të cilën merrte përsipër çdo përgjegjësi, u nis, e vrau. E pranoj: po të ishim para një gjykate me rregulla të përcaktuara, do ta kisha të vështirë të provoja fajësinë. Nuk përdori sonda, as barna, as ndërhyrje kirurgjike për ta vrarë fëmijën: sipas ligjeve kjo grua duhet nxjerrë e pafajshme, pasi nuk ka kryer krim. Por ne jemi një trup gjykues i jetës, zotërinj, dhe në emër të jetës unë ju them se sjellja e saj ishte më e rëndë se sondat e barnat e ndërhyrjet kirurgjike. Sepse qe sjellje hipokrite, e poshtër, dhe pa rreziqe ligjore. “Ç’nuk do të jepja për t’i njohur rrethanat lehtësuese, ta shfajësoja sadopak. Por nuk kam ku, nuk kam si. Ishte e varfër vallë, e mbytur nga hallet ekonomike që nuk do t’i lejonin të rriste një fëmijë? Kurrsesi jo. E pranon me gojën e vet. Mos vallë i duhej të mbronte nderin, ngase i përkiste një shoqërie që do ta përndiqte po qe se lindte një fëmijë të paligjshëm? Jo, as kjo jo. I përket një grupi shoqëror kulturor që, jo vetëm nuk do ta largonte, por do ta kish bërë heroinë, dhe tekefundit, nuk u bindet rregullave të shoqërisë. Nuk pranon Zotin, atdheun, martesën, familjen, vetë parimet e të jetuarit së bashku. Krimi i saj nuk ka rrethana lehtësuese, zotërinj. Sepse e kreu në emër të një lirie të paligjshme: në emër të lirisë vetiake, egoiste, që nuk merr parasysh të tjerët dhe të drejtat e të tjerëve. Shqiptova fjalën të drejta. E bëra që të mos më kundërviheni me fjalën eutanazì. E bëra që të mos më përgjigjeni se duke lënë të vdesë atë fëmijë, ajo paskësh ushtruar një të drejtë të sajën: të lehtësonte bashkësinë nga barra e një krijese të sëmurë, pra të gabuar. Nuk na takon neve të përcaktojmë mirëfilltazi, kush është i gabuar e kush jo, në do të jetë i gabuar apo jo. Homeri ishte i verbër dhe Leonardoja ishte gungaç. Po qe se të spartanët do t’i kishin hedhur në greminë, po qe se nënat e tyre nuk do të duronin t’i mbanin në gji, sot njerëzimi do të ishte më i varfër: nuk mund të pranoj që një kampion olimpik, qenkësh më i vlefshëm se një i verbër, apo sakat. E sa për flijimin për të mbajtur në bark një kampion olimpik apo një poet të verbër a sakat, ju kujtoj se lloji njerëzor kështu përhapet: në daçim na pëlqeftë, në daçim jo. Dhe përfundoj: fajtore!”
Doktoresha: S’ka anjë faj! U mpiva kur dëgjova atë britmë. Mbylla sytë dhe kështu nuk e pashë doktoreshën që po çohej për të marrë fjalën. Kur i hapa ajo kish nisur dhe ndërkaq po thosh: “Kolegu im harroi të thotë se për çdo Homer lindet një Hitler, që çdo ngjizje është një sfidë e ngarkuar me mundësi të shkëlqyera ose të tmerrshme. Unë s’e di në ky fëmijë do të kish qenë Homer a Hitler: kur vdiq ishte vetëm një mundësi e panjohur. Porse di kush është kjo grua: një realitet që nuk duhet shkatërruar. Dhe midis një mundësie të panjohur dhe një realiteti që nuk duhet shkatërruar, unë zgjedh këtë të fundit. Kolegu im duket i prirë nga kulti i jetës. Por atë kult e ruan për ata që mund të jenë, nuk e shtrin edhe për ata që ndërkohë janë. Kulti i jetës është një fjalë e bukur në erë dhe kaq. Edhe batuta një-bir-nuk-është-dhëmb-i-prishur është një batutë e bukur dhe kaq. Vë bast se kolegu im ka marrë pjesë në luftë. Dhe ka qëlluar e ka vrarë duke harruar se, edhe njëzet vjeç, një bir nuk është dhëmb i prishur. Nuk njoh fëmijëvrasje më të keqe se lufta. Lufta është një fëmijëvrasje në masë, e shtyrë për njëzet vjet. E megjithatë ai e pranon atë, në emër të kushedi ç’kulti dhe nuk përdor për luftën tezën e vet të vazhdimësisë. Edhe si njeri i shkencës, nuk mund ta marr seriozisht continuum-in e tij: po ta bëja, do të më duhej të vija shiritin e zisë saherë një vezë vdes e papllenuar, saherë dyqind milionë speramtozoidë nuk arrijnë të shpojnë membranën. Edhe më keq: më duhet të mbaj zi edhe kur veza pllenohet: në kujtim të njëqindenëntëdhjetenëntëmilion e nëntëqindenëntëdhjetenëntëmijëenëntëqindenëntëdhjetenëntë spermatozoidëve, të cilët vdesin në sfidën e fituar nga i vetmi spermatozoid që ka shpuar membranën. Edhe ato janë krijesa të Zotit. Edhe ato janë të gjalla dhe përmbajnë elementet që përbëjnë një individ. Nuk i ka parë ndonjëherë kolegu im në mikroskop? Nuk i ka parë si vrapojnë duke tundur bishtin si një tufë peshqish të vegjël, nuk i ka parë që mundohen të luftojnë kundër zonës pelucide, duke goditur me kokë tërë dëshpërim, duke e ditur që të dështosh do të thotë të vdesësh? Është një pamje që të këput shpirtin: po qe se e shpërfill, kolegu im nuk tregohet bujar me seksin e vet. Nuk dua të bëj humor bajat, por, meqë ai e paskësh kaq për zemër çështjen e jetës, si nuk bën asgjë për të shpëtuar miliarda e miliarda spermatozoidë të vdesin? Mosdhënie ndihme, apo krim? Krim, e qartë: në atë kafaz duhej të qëndronte edhe ai. Po nuk shkoi e të futet aty, madje menjëherë, do të thotë se na ka gënjyer, se ndjenja e tij e mirësisë turbullohet nga ata që thonë se çështja nuk qëndron në të lindurit e një numri të madh njerëzish, por në përpjekjen për ta bërë sa më pak fatkeq ekzistimin e atyre që janë lindur. “Gjithmonë lidhur me sa foli kolegu, nuk pranoj të marr seriozisht çfarë ai tha mbi bashkëfajësinë. E shumta mund të më padisin për gjykim të gabuar, dhe asnjë trup gjykues i jetës nuk mund të dënojë për gjykim të gabuar. Nga ana tjetër, gjykimi im nuk ishte i tillë: ishte thjeshtë gjykim, për të cilin nuk jam penduar. Shtatzënia nuk është një ndëshkim i dhënë nga natyra për të të bërë të paguash kënaqësinë e një çasti. Është një mrekulli që duhet të zhvillohet me të njëjtën vetvetishmëri me të cilën janë bekuar pemët, peshqit. Po qe se nuk zhvillohet në mënyrë normale, nuk mund t’i kërkosh një gruaje të rrijë për një muaj të tërë e mbërthyer në shtrat si uloke. Me fjalë të tjera, nuk mund t’i kërkosh të heqë dorë nga veprimtaria e saj, nga personaliteti i saj, nga liria e saj. Ia kërkon dot këtë gjë një burri i cili atë kënaqësi çasti e ka shijuar njësoj në mos më shumë? Siç duket kolegu im nuk u njeh grave të drejtat që u njeh burrave: të zotërojnë trupin e vet. Siç duket ai e përfill burrin si një bletë, së cilës i lejohet të fluturojë lule më lule, ndërsa gruan si një sistem gjinor që shërben vetëm për riprodhimin. Na qëllon shpesh në zanatin tonë: pacientët që gjinekologët parapëlqejnë janë shtëpiake pa halle, të shëndosha, pa probleme lirie. E megjithatë nuk jemi mbledhur këtu për të gjykuar mjekët. Jemi këtu për të gjykuar një grua të paditur për vrasje të paramenduar, kryer me mendje në vend të shtizave. Hedh poshtë padinë, në bazë të elementeve të përcaktuara. Ditën që i diagnostikova se gjithçka shkonte më së miri, vura re tek ajo një çlirim të madh. Ditën që i thashë se fetusi kishte vdekur, vura re tek ajo një dhembje të madhe. “Thashë fetusi dhe jo fëmija: këtë dallim ma lejon shkenca. E dimë të gjithë që një fetus bëhet fëmijë vetëm në çastin kur i hapet udha për dalje dhe që ky çast mbërrin në muajin e nëntë. Në raste të veçanta në muajin e shtatë. Por le ta zëmë edhe se nuk ishte më fetus, se ishte bërë ndërkaq fëmijë: krimi, sidoqoftë, nuk do të ekzistonte. I dashur koleg, ajo nuk donte vdekjen e fëmijës së vet: ajo donte jetën e saj. Dhe fatkeqësisht në disa raste jeta jonë është vdekja e një tjetri, jeta e një tjetri është vdekja jonë. Më shtive, të shtiva. Ligjet e shkruara e quajnë mbrojtje e ligjshme. Edhe nëse kjo grua e dëshiroi pavetëdijshëm vdekjen e të birit, e bëri për mbrojtje të ligjshme. Pra nuk është fajtore.”
Edhe yt atë më bëri fajtore Pastaj u çua yt atë që kishte pushuar së qari. Por sapo lëvizi buzët për të thënë diçka, zuri t’i dridhej mjekra dhe gurgulluan sërish lotët. Mbuloi sërish fytyrën me duar dhe u plandos ulur. “Nuk do të flisni atëherë?” i tha mjeku i acaruar. Yt atë lëvizi fare pak kokën, si të donte të thoshte po. “Nuk mund të hiqni dorë nga dhënia e votës”, nguli këmbë tjetri. Yt atë i dyfishoi dënesat. “Votën ju lutem!” Yt atë u fryu hundëve, por s’bëzani. “Fajtore, apo jo?” Yt atë psherëtiu thellë dhe nëpërdhëmbi: “Fajtore”. Dhe në atë pikë ndodhi diçka e pabesueshme: shoqja ime u kthye dhe e pështyu. E ndërsa ai fshihej, i verdhë meit, shoqja ime ulëriti: “I poshtër. Hipokrit i poshtër. Ti që i telefonoje vetëm për ta bindur që ta hiqte. Ti që për dy muaj u fshehe si dezertor. Ti që vajte ta takoje vetëm se t’u luta unë. Kështu bëni gjithmonë ju, ë? Ju hyn data dhe na linin vetëm, dhe në ktheheni e bëni vetëm në emër të atësisë. E ç’ju kushton atësia? Një bark i përçudnuar nga një fryrje qesharake? Dhembja e lindjes, tortura e të dhënit gji? Fryti i atësisë ju jepet në pjatë me garuzhde si gjellë e gatshme, ju ndehet mbi shtrat si një këmishë e hekurosur. S’ju mbetet veç t’i gjeni një mbiemër, në jeni të martuar, as mbiemrin, në ua keni mbathur. Çdo përgjegjësi i mbetet gruas, çdo vuajtje, çdo fyerje. Kurvë, i thoni po pati bërë dashuri me ju. Fjalën kurvë për meshkujt nuk e përfshin fjalori: kush e përdor bën gabim gjuhësor. U bënë mijëra vite që na shtrëngoni të përdorim fjalët tuaja, recetat tuaja, nëpërkëmbjet tuaja. U bënë mijëra vite që përdorni trupin tonë pa ju hyr gjemb në këmbë. U bënë mijëra vite që na shtrëngoni të heshtim dhe na lidhni pas detyrës së mëmës. Çdo gruaje i kërkoni t’ju bëhet mëmë: edhe bijës suaj jeni gati t’ia kërkoni. Thoni se ne nuk kemi muskuj si ju dhe pastaj shfrytëzoni mundimin tonë edhe për t’ju lustruar këpucët. Thoni se nuk kemi trurin tuaj e pastaj shfrytëzoni zgjuarsinë tonë deri edhe për t’ju administruar rrogën. Fëmijë të përjetshëm, deri në pleqëri mbeteni fëmijë për t’u mëkuar, për t’u pastruar, për t’u shërbyer, për t’u këshilluar, për t’u ngushëlluar, për t’u mbrojtur në dobësitë dhe dembelitë tuaja. Unë ju përbuz. Dhe përbuz veten që nuk di si t’ia bëj pa ju, që nuk jua përplas më shpesh në fytyrë: na ka ardhur në majë të hundës duke ju bërë mëma. Na ka ardhur në majë të hundës kjo për egoizmin tuaj. Duhet t’ju pështyj edhe ju, zoti doktor. Ju që shihni te një grua veç një mitër dhe dy vezë, kurrë një tru. Ju që para një gruaje me barrë mendoni: “Bëri qejf kjo dhe tani po vjen tek unë.” Pse, nuk keni bërë qejf ndonjëherë, ju, zoti doktor? Nuk e keni harruar asnjëherë në kultin e jetës? E mbroni aq me zjarr jetën qelizore, sa duket sikur e shihni me lakmi atë çka kolegia juaj e quan mrekullia e amësisë. Por jo, e përjashtoj. Ajo mrekulli për ju do të ish flijim. Si burrë që jeni, nuk do të dinit ta përballonit. Zoti doktor, këtu nuk po i bëhet gjyqi një gruaje: këtu u bëhet gjyqi të gjitha grave. Kam pra të drejtën ta kthej gjykimin drejt jush e t’ju them: amësia nuk është detyrë morale. Nuk është as fakt biologjik. Është një zgjedhje e vetëdijshme. Kjo grua ka bërë një zgjedhje të vetëdijshme, nuk donte të vriste askënd. Ishit ju që donit ta vrisnit, zoti doktor, duke i mohuar deri edhe të drejtën e përdorimit të mendjes së vet. Prandaj brenda atij kafazi duhet të qëndroni ju, dhe jo për mungesë ndihme ndaj miliarda spermatozoidësh budallenj, por për tentativë për gruavrasje. Me këtë, më duket deri e tepërt të shpall që e paditura është e pafajshme.
Edhe komendatori gjykoi si burrë Pastaj u çua komendatori, në fytyrë i lexohej që shtirej si i zënë ngushtë. Nuk dinte ç’vendim të jepte, ia nisi, pasi në këtë trup gjykues ai e ndjente veten të huaj. Të tjerët kishin të bënin me të paditurën për arsye profesionale apo lidhjesh shpirtërore me fëmijën, ndërsa ai ishte thjeshtë punëdhënësi i saj. Si i tillë, mund të thoshte se i bëhej qejfi që punët kishin shkuar siç kishin shkuar: edhe pse ishte treguar zemërgjerë, ai gjithmonë e kishte përfillur atë barrë si një pengesë. Edhe më keq: një mynxyrë që mund t’u kushtonte një thes me para. Pa mendoni vetëm për rrogën që do t’i duhej të paguante, sipas një ligji absurd dhe të qortueshëm, edhe në muajt e pritjes. Oh, posi: fëmija ishte treguar me mend, shumë më me mend se e ëma. Për më tepër, duke vdekur kishte mbrojtur emrin e ndërmarrjes. Ç’do mendonin njerëzit kur të shihnin nëpunësen e tij me foshnje në krah? Dhe për më shumë e pamartuar. Nuk e kishte për gjë ta thoshte haptaz: po qe se ajo do të kishte pranuar, ai do të kishte ndihmuar për ta çliruar nga ky hall. Por ai nuk ishte thjeshtë një sipërmarrës: ishte edhe njeri. Dhe gjykatësit që kishin folur para tij, dy burrat, merret vesh, kishin ngjallur në ndërgjegjen e tij një pendesë. Doktori nëpërmes logjikës dhe moralit, i ati i fëmijës nëpërmes hidhërimit për humbjen e fëmijës. Duke menduar hollë, nuk mund të mos bashkohej me arsyetimet e të parit dhe me pikëllimin e të dytit. Një fëmijë i përket në të njëjtën masë, si të atit, ashtu edhe s’ëmës: nëse krimi ishte kryer, atëherë bëhej fjalë për një krim të dyfishtë sepse, duke shuar jetën e të voglit kishte shkatërruar edhe jetën e një të rrituri. Sa i përket përcaktimit në ishte kryer apo jo krim: pse kishin ende dyshime për këtë? A kishte nevojë për provë më të fuqishme se dëshmia e mjekut? Mjeku ishte treguar i butë duke e quajtur disi egoiste. Ai, komendatori, mund të mos zbulonte shtysën: e paditura druhej mos udhëtimi i famshëm i besohej ndonjë kolegu rival. Ja pse kishte brofur nga shtrati dhe kishte marrë rrugën, pa kurrfarë përfilljeje për jetën që mbante në bark. Pa kurrfarë mëshire. Le të pështynte e të fyente sa të donte aleatja e saj. E paditura ishte fajtore.
Edhe jeta është një dënim me vdekje Kërkova me sy tim atë e time më. Dhe iu përgjërova atyre, në heshtje, sepse ishin mundësia ime e fundit e shpëtimit. M’u përgjigjën me një vështrim të nxirosur. Dukeshin të përvuajtur dhe shumë më të plakur nga ç’patën qenë kur kishte filluar procesi i gjykimit. Kryet u vareshin si të mos përballonin dot peshën, dridheshin si të kishin ftohtë, gjithë trupi i tyre i ish dorëzuar krejt një braktisjeje të pikëlluar që i veçonte nga të tjerët: duke i mbyllur brenda të njëjtit dëshpërim. Të mbyllur brenda atij dëshpërimi, dhe gjithmonë me vështrim të pezmatuar, kërkuan lejë të qëndronin ulur. Leja iu dha dhe i pashë tek flisnin nën zë me njëri-tjetrin: për të vendosur, ma do mendja, kush ta merrte fjalën i pari. E mori im atë. Tha: “Unë kam kaluar dy dhembje. Së pari, kur mësova se fëmija ishte. Së dyti, kur mësova se nuk ishte më. Shpresoj që këtu të më kurseni dhembjen e tretë: dënimin e sime bije. Si kanë rrjedhur gjërat, unë nuk e di. Dhe as ju. Askush nuk mund ta dijë, sepse askush nuk mund të hyjë në shpirtin e tjetrit. Por kjo është ime bijë, dhe për një baba fëmijët nuk janë fajtorë. Kurrë.” Menjëherë pas tij, foli ime ëmë. Tha: “Është ime bijë. Dhe ime bijë nuk mund të bëjë kurrë ligësira. Kur më shkroi letrën për të më thënë se priste një fëmijë, unë iu përgjigja “Po pate marrë këtë vendim, do të thotë që ky ishte vendimi që duhej marrë.” Po të më kishte shkruar se nuk e donte fëmijën, unë do t’i isha përgjigjur me të njëjtat fjalë. Nuk na takon neve të gjykojmë. As juve. Nuk keni të drejtë, as ta padisni, as ta mbroni. Sepse nuk jeni, as brenda mendjes, as brenda zemrës së saj. Asnjë nga dëshmitë tuaja nuk është e vlefshme. Ka vetëm një dëshmitar këtu që mund të na shpjegojë si kanë rrjedhur gjërat. Ky dëshmitar është fëmija, i cili nuk mund…” Dhe atë çast të tjerët e ndërprenë njëzëri: “Fëmija, fëija!” Dhe unë unë mbërtheva hekurat e kafazit dhe ulërita: “Fëmija jo! Fëmija jo!” Dhe pikërisht ndërsa ulërija kështu… Po pikërisht ndërsa ulërija kështu dëgjova zërin tënd “Nënë!” dhe u boshatisa e tëra, ngaqë ishte hera e parë që dikush më thërriste nënë, e ngaqë ishte hera e parë që dëgjoja zërin tënd, e ngaqë nuk ishte zë fëmije. Ishte zëri i një të rrituri, zëri i një burri. Dhe mendova: “Paska qenë djalë!” Pastaj mendova “Paska qenë djalë, do të më dënojë!” Në fund mendova: “Dua ta shoh”. Dhe bebëzat e mia rrëmuan kudo, brenda kafazit, jashtë kafazit, mes fronave, përtej fronave, përtokë, mbi mure. Por nuk të gjetën. Nuk ishe. Ishte vetëm një heshtje varri. Dhe në atë heshtje varri zëri yt u ngrit, sërish. “Nënë! Më lër të flas, nënë. Mos kij frikë. Nuk duhet të kemi frikë nga e vërteta. Tekefundit e vërteta është thënë. Secili prej tyre tha nga një të vërtetë, dhe ti e di: ma ke mësuar ti vetë që e vërteta përbëhet nga shumë të vërteta të ndryshme. Kanë të drejtë ata që të paditën dhe ata që të mbrojtën, ata që të nxorën të pafajshme dhe ata që të dënuan… Por ato gjykime nuk kanë vlerë. Babai dhe nëna jote kanë të drejtë kur thonë se nuk mund të hyhet në shpirtin e tjetrit, se i vetmi dëshmitar jam unë. Vetëm unë, nënoke, mund të them se më ke vrarë pa më vrarë. Vetëm unë mund të sqaroj si dhe pse e bëre. Unë nuk kisha kërkuar të lindesha, nënë. Askush nuk e kërkon. Atje, në asgjë, nuk ka vullnet. Nuk ka zgjedhje. Ka vetëm asgjë. Kur ndodh shkëputja dhe vërejmë se kemi zënë fill, nuk e pyesim veten kush e ka kërkuar, apo në është gjë e mirë a e keqe. Thjeshtë, pranojmë dhe pastaj presim të zbulojmë nëse na ka pëlqyer që e pranuam. Zbulova madje shumë shpejt që më pëlqente. Qoftë edhe nëpërmjet druajtjeve, ngurrimeve të tua, u tregove shumë e zonja duke më bindur se është bukur të lindesh, është ngazëllim të arratisesh nga hiçi. Kur të lindesh nuk duhet të trembesh, më thoshe: as nga vuajtja, as nga vdekja. Nëse dikush vdes do të thotë se është lindur, se ka dalë nga hiçgjëja, se hiçgjë nuk është më e keqe se hiçgjëja: e keqja është të thuash që nuk ke qenë. Besimi yt më ngashënjente, përdhunia jote. I ngjante vërtetë asaj përdhunie të kohërave të largëta kur jeta kishte shpërthyer si ma tregoje ti. Unë të besoja, nënë. Bashkë me lëngun ku kridhesha unë pija çdo mendim tëndin. Dhe çdo mendim yti kishte shijen e një zbulimi. A mund të ndodhte ndryshe? Trupi im ishte veç një projekt që zhvillohej brenda teje, falë teje; mendja ime ishte vetëm një fillesë që përkryhej te ti, falë teje. Mësoja vetëm çfarë më jepje ti, nuk njihja asgjë nga ato që nuk më jepje: gllënjkat e mia të dritës e vetëdijes ishin ti. Po qe se ajo po sfidon gjithçka e gjithkënd për të më sjellë në jetë, mendoja, jeta është vërtetë një dhuratë e madhërishme. “Por pastaj u rritën pasiguritë e tua, dyshimet e tua, dhe përkëdheljet nisën t’ua linin vendin kërcënimeve, ëmbëlsitë inatit, guximi frikës. Për të përzënë frikën një ditë ma le mua në dorë vendimin për të jetuar. Më the se i ishe bindur një urdhri timit, jo zgjedhjes sate. Më padite se isha padroni yt: ti viktima ime, jo unë jotja. Dhe pastaj më qortove, më bërtite, sepse të bëja të vuaje. Mbërrite deri aty sa të më sfidoje duke më bërë të qartë si ishte jeta atyre anëve: një grackë pa liri, pa lumturi, pa dashuri. Një pus skllavërie dhe dhune, të cilit nuk do të mund t’i shmangesha as unë. Nuk lodheshe së treguari se nuk ka shpëtim në folenë e milingonave, se s’mund t’u bësh bisht ligjeve të saj të errëta. Manjolat shërbejnë për të flakur gratë mbi degë, çokollatën e hanë vetëm ata që nuk ia kanë nevojën, e nesërmja është një njeri i pushkatuar për një copë bukë dhe më pas një thes me brekë të palara. Mbylleshin gjithmonë me një pyetje të trishtuar, përrallat e tua të trishta: thua të jetë e udhës që ti të dalësh nga foleja jote e paqes për të zbritur në këtë botë? Nuk më tregove kurrë që mund të mblidhen lule manjole edhe pa vdekur, që mund të hahet çokollatë edhe pa u poshtëruar, që e nesërmja mund të jetë më e mirë se e djeshmja. Dhe kur e kuptove ishte tepër vonë: ndërkaq unë kisha filluar të vrisja veten. Mos qaj, nënë: unë e kuptoj që këtë e bëje nga dashuria për mua, për të më përgatitur të mos dorëzohesha ditën kur do të përplasesha me llahtarinë e jetës. S’është e vërtetë që ti nuk beson te dashuria, nënë. Beson aq shumë, sa vuan ngaqë sheh aq pak dashuri, dhe ngaqë ajo që sheh nuk është kurrë e përkryer. Ti je e përbërë nga dashuria. Por a mjafton të kesh besim te dashuria, pa patur besim te vetë jeta? Sapo kuptova që ti nuk kishe besim te jeta, që stërmundoheshe për të ndenjur në këtë jetë e për të më sjellë edhe mua aty, unë, për herë të parë e të fundit, i lejova vetes të zgjidhja: të mos pranoja të lindesha, të të mohoja për herë të dytë hënën… Tashmë mundesha, nënë. Mendimi im nuk ishte më yti: kisha një mendim timin. I vogël ndoshta, veç i ravijëzuar, por i aftë për të mbërritur në këtë përfundim: po qe se jeta është vuajtje, pse duhet të lindem? Nuk ma kishe thënë kurrë pse lindet njeriu. Dhe ishe treguar mjaft e ndershme duke mos më mashtruar me legjendat që keni shpikur për t’u ngushëlluar: Zoti i plotfuqishëm që na krijon pas fytyrës dhe shëmbëlltyrës së vet, kërkimi i së mirës, rruga drejt parajsës… Shpjegimi yt i vetëm ishte që ishe lindur edhe ti, dhe para teje nëna jote, dhe para nënës sate, nëna e nënës sate: mbrapsht drejt një të djeshmeje gjurmët e së cilës humbisnin. I lindkësh pra, ngaqë ishin lindur të tjerë dhe ngaqë të tjerë duhej të lindeshin: në një shumëfishim qëllim më vetvete. Po të mos ndodhte kështu, më the një mbrëmje, lloji njerëzor do të shuhej. Madje nuk do të ekzistonte. Po pse u dashkësh të ekzistojë patjetër, pse duhet të ekzistojë, nënë? Cili është qëllimi? Ta them unë: një pritje e vdekjes, e hiçit. Në gjithësinë time që ti e quaje vezë, qëllimi ekzistonte: ishte të lindesh. Por në botën tënde qëllimi është vetëm vdekja: jeta është një dënim me vdekje. Unë nuk e kuptoj pse duhej të dilja nga hiçi për t’iu kthyer hiçit.”
Të kam falur nënë – më the – unë do të lind një herë tjetër Atëherë e kuptova sa e thellë dhe e pashkulshme ishte e keqja që të kisha rrënjosur ty dhe vetes, gjërave që detyrohem t’u besoj: të lindesh për të qenë i lumtur, i lirë, për të luftuar në emër të lumturisë, të lirisë, të mirësisë, të lindesh për t’u përpjekur, për të mësuar, për të zbuluar, për të shpikur. Të lindesh për të mos vdekur. Dhe e pushtuar frike urova veten që gjithë kjo të ishte një ëndërr, një makth nga i cili do të mund të dilja për të të gjetur të gjallë, o vogëlushi brenda meje, dhe t’ia nisja nga fillimi, pa u trembur, pa u treguar e padurueshme, pa hequr dorë nga besimi që ka emrin shpresë, dhe tunda kafazin: duke i thënë vetes se nuk ekzistonte. Kafazi qëndroi. Ishte kafaz i vërtetë dhe ai që kisha përpara ishte një trup gjykues i vërtetë që kishte kryer një gjyq të vërtetë, ku ti më kishe gjykuar fajtore sepse unë e gjykoja veten fajtore, më kishe dënuar sepse unë e dënoja veten. Mbetej vetëm të përcaktohej masa e dënimit dhe kjo ishte e qartë: të hiqja dorë nga jeta dhe të kthehesha me ty te hiçi. Të zgjata krahët. T’u përgjërova të më merrje me vete, të më falje… Dhe ti më erdhe ndanë e më the: “Por unë të kam falur, nënë. Mos u kthe te hiçi me mua. Do të lindem një herë tjetër”. Fjalë të mrekullueshme, vogëlush, por janë fjalë dhe aq. Gjithë spermatozoidët dhe gjithë vezët e botës, bashkuar në gjithë kombinimet e mundshme nuk do të arrijnë më kurrë të të krijojnë ty, atë që ishe dhe atë që mund të ishe. Ti nuk do të rilindesh kurrë më. Nuk do të kthehesh kurrë më. Dhe unë vazhdoj të të flas prej dëshpërimit.
Mëdyshja e të qënit e të mosqënit U bënë ditë që rri mbyllur aty brenda, pa jetuar dhe pa ikur. Doktoresha ka mbetur e befasuar nga kjo. Mund të vdes, thotë, po mos të të heq. E kuptoj fare mirë dhe shtoj: nuk kam aspak ndërmend të ndëshkoj veten deri në atë pikë, të të përdor ty për të zbatuar vetëdënimin e atij gjyqi absurd. Më mjafton përvuajtja e pendimit. Porse në të njëjtën kohë, nuk kam asnjë ngut për të të hequr dhe do të ish e vështirë të gjeja pse-në. Ndoshta ngaqë u mësuam të rrimë bashkë, të flemë bashkë, të zgjohemi bashkë, të dija që jam vetëm pa qenë vetëm? Ndoshta dyshimi i marrë se janë gabuar dhe se bëj mirë të pres edhe ca? Apo ndoshta sepse nuk më pëlqen më të kthehem e të bëhem sërish ajo që isha para se të vije ti? Mezi kisha pritur të vinte dita e të isha sërish zonjë e vetes. Tani që jam, nuk e dua më. Ja edhe e disata e vërtetë që humbe rastin të zbulosh duke mos u lindur, vogëlush, njeriu bëhet copash për të arritur një pasuri, një dashuri a një liri, jepet me mish e me shpirt për të fituar një të drejtë të vetën, dhe, kur e ka në dorë, nuk i gëzohet. Ose e prish, ose e shpërfill, madje edhe duke menduar se do t’i pëlqente të kthehej mbrapsht, të niste nga fillimi betejat dhe vuajtjet. Mbërritja e synimit e bën të ndjehet i humbur… Të kisha të bindesha që ti ishe një ndalesë dhe aq, që vdekja nuk e fshin jetën, që jeta nuk kish nevojë për ty, që kjo dhembje i ka shërbyer diçkaje dhe dikujt. Por kujt i shërben një fëmijë që vdes dhe një nënë që nuk pranon të jetë nënë? Moralistëve, juristëve, teologëve, reformatorëve? Në këtë rast duhet të pyesim veten kush do ta shfrytëzojë këtë histori dhe cili do të jetë vendimi i gjykatës së tyre. Meritoj solidarësi apo poshtërim? U kam kryer një shërbim moralistëve apo juristëve, teologëve apo reformatorëve? Kam mëkatnuar duke të shtyrë të vrasësh veten e duke të vrarë, apo kam mëkatnuar duke të njohur një shpirt që nuk kishe? Dëgjo si rrahin mendime, si bërtasin: ka fyer Zotin, jo, ka fyer gratë; është tallur me këtë çështje, jo, i ka dhënë ndihmesë; ka kuptuar që jeta është e shenjtë, jo, ka kuptuar që jeta është një rreng. Thua se mëdyshja e të qenit a të mosqenit mund të zgjidhej me një vendim a me një tjetër, me një ligj a me një tjetër, thua s’i përket çdo krijese ta zgjidhte vetë e për vete. Thua se kapja e një të vërtete nuk i ngre pikëpyetje një të vërtete të përkundërt, nuk lejon që të dyja të jenë të vlefshme. Ku rrahin me gjyqet e tyre, me grindjet e tyre? Të përcaktojnë ç’është e ç’nuk është e ligjshme? Të vendosin nga anon drejtësia? Kishte të drejtë ti vogëlush, anon nga të gjithë. Edhe vetëdija përbëhet nga shumë vetëdije: unë jam mjeku dhe doktoresha, jam mikja ime dhe komendatori, jam nëna dhe babai im, jam babai yt dhe jam ti. Unë jam çfarë secili prej jush më ka thënë. Dhe lugina trishtimi shtrihen para meje, më kot të bleruara krenarie.
Qënkam apoteoza e dyshimit? Yt atë më shkroi sërish. Kësaj radhe është një letër që më fton të mendohem. Thotë: “Të njoh aq sa duhet për të kuptuar se s’mund të të ngushëlloj duke thënë se bëre mirë që flijove fëmijën për veten dhe jo vetën për të. Ti e di mirë se unë (ishe ti vetë që ma the me të britur kur më përzure) që një grua nuk është klloçkë, që jo të gjitha klloçkat ngrohin vezë, që shumë prej tyre i braktisin, të tjera i çukisin dhe i pijnë. Dhe ne nuk i dënojmë për këtë, së paku jo më shumë nga ç’mund të dënohet natyra kur vret me sëmundje dhe tërmete. Të njoh mjaft sa për të kuptuar se s’duhet të të kujtoj që mizoria e natyrës përmban një logjikë dhe urtësi: sikur çdo mundësi ekzistimi të bëhej ekzistim, atëherë do të vdisnim për mungesë hapësire. Ti e di më mirë se unë që askush nuk është i domosdoshëm, që bota do t’ia kish hedhur paq edhe po të mos ish lindur Homeri dhe Ikari dhe Leonardo da Vinçi dhe Jezu Krishti: biri që deshe të humbje nuk lë zbrazëti, vdekja e tij nuk dëmton, as shoqërinë, as të ardhmen. Të lëndon vetëm ty, dhe tejmase, sepse mendja jote e ka stërzmadhuar dramën që ndoshta as dramë nuk mund të quhet. (E shkreta ti: paske zbuluar që të mendosh do të thotë të vuash, që të jesh e zgjuar do të thotë të jesh e trishtuar. Mëkat që të paska shpëtuar një pikë e tretë thelbësore: dhembja është kripa e jetës dhe pa të ne nuk do të ishim njerëz.) Nuk po të shkruaj pra për të të përdëlluar. Të shkruar për të të uruar, për të të njohur fitoren. Por jo sepse shkunde nga shpatullat skllavërinë e një shtatzanie dhe të të bërit nënë: por sepse ia dole të mos u dorëzohesh nevojës së të tjerëve, përfshirë nevojën e Zotit. Krejt e kundërta e asaj që ndodhi me mua. Kështu punët: zilia për ata që besojnë në Zot më kish vënë aq shumë ndën vete muajt e fundit sa m’u kthye në tundim. Dhe iu dorëzova tundimit. E them duke e pranuar lodhjen time. Zoti është një pikëçuditëse me të cilën ngjiten gjithë poçet e thyera: po qe se dikush beson, do të thotë që është i lodhur, që vetë nuk ia del dot mbanë. Ti nuk je e lodhur, ngaqë je apoteoza e dyshimit. Zoti për ty është një pikëpyetje, madje pikëpyetja e parë e një sëre pikëpyetjesh pa mbarim. Dhe vetëm kush e ha veten me dhëmbë me pyetje për të gjetur përgjigjet, bën përpara; vetëm kush nuk i dorëzohet rehatisë së të besuarit në Zot, si duke u kapur pas një trapi për t’u çlodhur, mund t’ia nisë nga fillimi: për të mos u pajtuar me veten sërish, për të rënë në kundërshtim me veten sërish, për t’i dhuruar sërish dhembje vetes. Mikja jonë më bëri me dije se fëmija është ende brenda teje dhe se ti nuk pranon ta heqësh. Duket sikur po përpiqesh ta përdorësh për të ndëshkuar pavendosmërinë tënde e për t’i ndaluar vetes të jetosh. Besoj se ma tha që të të lutesha të mos ngulje këmbë në këtë çmenduri. Në vend që të të lutem, po të them se nuk do të ngulësh këmbë gjatë. Ti e do aq shumë jetën, sa nuk mund t’i shmangesh kushtrimit të saj. Kur ajo të të kërkojë, ti do t’i bindesh si ai qeni i Xhek Londonit që ndjek ujqit duke ulërirë si ata dhe bëhet ujk si ata”. Ç’është e vërteta, nesër kthehemi në shtëpi, vogëlush. E paçka se fjala nesër më duket fyese për ty, kanosëse për mua, nuk mund të mos i hedh sytë përqark e të mos kuptoj që e nesërmja është një ditë e mbushur me mundësi pa fund.
Ti vdiqe, por gjetiu lindën shumë… Më përshëndetën gjithë hare, si të kisha pasur të sëmurë këmbën apo veshin dhe tani po shkoja për t’u çlodhur. Më uruan për punën që kisha arritur t kryeja me-gjithë-vështirësitë. Më morën për dreka e për darka. Dhe asnjë fjalë për ty. Kur e hodha fjalën unë, morën një çehre mes atij që përpiqet të shmanget dhe atij që ndjehet ngushtë: si të kisha zënë ngoje ndonjë temë të papëlqyeshme, a si të donin të më thoshin i-vëmë-kapak-kësaj-pune-ajo-që-ndodhi-ndodhi. Më vonë mikja ime më hoqi mënjanë dhe, me tonin e atij që po të kujton një takim të rëndësishëm, më tha se kish folur me mjekun, dhe se sipas tij nuk ishte e udhës të prisnim një ikje tënden të vetvetishme: po s’të hoqa rrezikoj të vdes nga septicemia. Por, duhet të mbledh mendjen: do të ishte paradoksale, që për t’u bërë barabar, ti të më vrisje. Kam ende shumë gjëra për të bërë. Ti nuk arrite t’i fillosh, ndërsa unë po. Duhet të kujdesem për karrierën time, fjala vjen, dhe të dëftej që nuk jam më pak e zonja se një burrë. Duhet të luftoj kundër rehatisë së pikëçuditëseve, duhet të shtyj njerëzit t’i bëjnë më shumë pyetje vetes. Duhet ta shuaj mëshirën për vete si dhe ta bind veten që dhembja është kripa e jetës. Kripa e jetës është lumturia dhe lumturia ekziston: qëndron në ndjekjen e saj. Së fundi duhet edhe të ftilloj misterin që quajnë dashuri. Por jo atë që gllabërohet në shtrat, me anë të prekjes: atë që po bëhesha gati të njihja me ty… Më ka marrë malli, vogëlush. Ti më mungon. Më mungon aq sa do të më mungonte një krah, një sy, zëri: e megjithatë më mungon më pak se dje, më pak se sot në mëngjes. E çuditshme. Mund të them se herë pas here vuajtja vyshket për t’u mbyllur në kllapa. Ujqit sakaq kanë filluar të më thërrasin, e pak rëndësi ka nëse janë larg: kur të afrohen, e ndiej, do t’i ndjek. Vërtetë kam vuajtur kaq thellë e kaq gjatë? Pyes veten me mosbesim. Dikur kam lexuar në një libër se një vuajtjeje të duruar ia ndiejmë dhembjen vetëm pasi jemi çliruar prej saj, dhe, të habitur, pyesim veten: si është e mundur që paskam duruar një ferr të tillë? Duhet të jetë vërtetë kështu, dhe jeta është e jashtëzakonshme: i shëron plagët me një shpejtësi të çmendur. Po të mos mbeteshin dregëzat, as që do të kujtoheshim se nga aty gurgulloi gjak. Nga ana tjetër, edhe dregëzat zhduken. Veniten dhe pastaj zhduken. Do të më ndodhë edhe mua. Do të ndodhë? Duhet të ndodhë! Sepse e mëtoj, e kërkoj me këmbëngulje. Njëmend, tani do e heq portreti tënd nga muri, boll u mallëngjeva me sytë e tu të çapëlyer. Dhe do t’i fsheh fotot e tjera. Madje do t’i gris. Dhe do ta copëtoj edhe këtë djep që e kam marrë me vete si arkivol. Do ta flak në zjarr. Ndërsa rrobat e tua do t’i fal. Madje po i gris. Dhe do të marr takim me mjekun, t’i them që e mblodha mendjen, që duhet të të shkulin. Dhe ndoshta i telefonoj tyt eti, apo ndonjë tjetri, dhe sonte po dal me të. Ngaqë unë jam e gjallë… aq e gjallë sa nuk pranoj gjyqe, nuk pranoj dënime, nuk pranoj as faljen tënde… Ngaqë ujqit nuk janë larg. Janë këtu tashmë, dhe unë mund të të lind njëqind herë pa i kërkuar ndihmë, as Zotit, as tjetërkujt… O zot, ç’dhembje! Kam dhembje, papritmas. Ç’është? Sërish një therje. Zgjaten deri në tru, si atëherë, për ta çarë si atëherë… Po djersitem. Po më ngasin ethet. Po vjen çasti ynë, vogëlush. Çasti i ndarjes… E unë nuk do të doja… Nuk dua… Nuk dua që të të shkulin si një dhëmballë të prishur, për të të hedhur në kosh, mes garzave dhe pambukut të fëlliqur… Po s’kam ç’bëj. Po s’të hoqën nga unë, më vret ti. Dhe ti gaboheshe, ti gabohesh kur mendon se unë nuk kam besim te jeta… Kam besim, kam që ç’ke me të! Dhe më pëlqen. Edhe me padrejtësitë e saj, trishtimet, poshtërsitë e saj… Dhe kam ndërmend ta jetoj me çdo kusht. Unë po rend, vogëlush. Dhe të lë tumirën me zë të vendosur. Mbi mua është një tavan i bardhë dhe përbri meje, brenda një kavanozi, je ti. Nuk donin të më linin të të shihja, por i binda që ishte e drejta ime dhe ja ku të vunë: shtrembëruan buzët në shenjë mospëlqimi. Të shoh, më në fund. Dhe ndjehem e përtallur pasi nuk ke asgjë të përbashkët me vogëlushin e fotografisë. Nuk je fëmijë: je vezë. Një vezë gri që pluskon në alkool ngjyrë trëndafili, brenda nuk shquhet asgjë. Mbarove shumë kohë para se ta kuptonin: nuk ia dole kurrë të kishe thonjtë dhe lëkurën dhe pasuritë pafund që unë të dhuroja. Krijesë e fantazisë sime, mezi arrite të plotësosh dëshirën për dy duar e dy këmbë, diçka që i ngjante në trupi, ravijëzimin e një fytyre me një hundëz dhe dy syçka mikroskopike. Paskam dashuruar një peshkth. Dhe për dashurinë ndaj një peshkthi i gërmova varrin vetes. Është e papranueshme. Po pse nuk të hoqa më parë? Pse humba kaq shumë kohë të vlefshme duke të lënë të më helmoje? Jam keq, të gjithë duken të alarmuar. Më kanë ngulur gjilpëra në krahun e djathtë dhe në kyçin e majtë, nga gjilpërat tuba të hollë ngjiten si gjarpërinj deri në poçet e serumit. Infermierja ecën në majë të gishtave. Herë pas here hyn mjeku me një mjek tjetër dhe shkëmbejnë fjali që nuk i kuptoj, por që jehojnë si kërcënime. Sa do të doja të vinte mikja ime, apo yt atë, aq më mirë prindërit e mi: m’u duk sikur ua dëgjova zërat. Porse nuk vjen askush, përveç atyre të dyve me bluza të bardha: njëri është po ai që më dënoi? Pak më parë u nxeh. Tha: “Dyfishoni dozën!” Çfarë doze? Të dënimit? E vuatja dënimin, prapë duhet të filloj? Pastaj tha: “Nxitoni, nuk e kuptoni që po na ikën?” Kush po ikën? Jo ti… Ti ke vdekur… Ke vdekur pa mësuar ç’do të thotë të jesh i gjallë: pa mësuar ç’janë ngjyrat, shijet, erërat, tingujt, ndjenjat, mendimi. Më vjen keq: për ty e për mua. Ndiej poshtërim. Sepse ç’vlerë ka të fluturosh si një pulëbardhë në kaltërsi, po qe se nuk krijon të tjera pulëbardha që krijojnë të tjera e të tjera ende për të fluturuar në kaltërsi? Ç’vlerë ka të luash si fëmijë po qe se nuk krijon të tjerë fëmijë që krijojnë të tjerë e të tjerë ende, për të lozur e për t’u argëtuar? Duhet të qëndroje. Duhet të luftoje, të fitoje. U dhe shumë shpejt, u dorëzove pa një pa dy: nuk ishe për jetën. Si u trembka njeriu nga dy përralla, nga dy-tri paralajmërime? I ngjaje tët eti: ai gjen rehatinë duke u dhënë pas Zotit, ti gjete rehatinë duke mos u lindur. Cili nga ne të dy ka tradhëtuar? Unë jo, për vete. Jam shumë e lodhur, nuk i ndiej këmbët, kohë më kohë sytë më mjegullohen dhe heshtja më mbështjell si një zukamë grerëzash. E megjithatë, unë nuk jepem, ta dish. E mbaj veten, ta dish. Sa të ndryshëm që jemi ne të dy. Nuk duhet të më zërë gjumi. Duhet të rri zgjuar e të mendohem. Po të mendohem, ndoshta ia dal. Sa t’u bë aty në kavanoz? Je aty me orë, me ditë, me vite? Mbase janë ditë dhe mua më duken vite: nuk mund të të lë ende në kavanoz. Duhet të të gjej një vend më dinjitoz: po ku? Ndoshta në rrënjë të manjolës. Halli është se manjola gjendet larg: gjendet në kohën kur edhe unë isha fëmijë. E tashmja nuk ka manjola. As shtëpia ime nuk ka. Duhet të të marr në shtëpi. Vetëm se në mëngjes. Tani është natë: tavani i bardhë po nxihet. Dhe bën ftohtë. Bëj mirë të vesh pallton kur të zbres. Nisemi atëherë: po të marr me vete. Dua të të marr në krahë, vogëlush. Po ti je kaq i vogël, nuk të mbaj dot në krahë. Mund të të vë në pëllëmbën e një dore dhe u bë. Vetëm mos të të përlaj një e fryme ere. Ja një gjë që nuk kuptoj: je aq i lehtë sa mund të të marrë era e megjithatë rëndon sa s’bëhet, mua më merren këmbët. Më jep dorën, të lutem: aaashtu. Të lumtë. Tani po më heq udhën ti, po më merr me vete. Po atëherë nuk je vezë, nuk je peshkth: je fëmijë! Më mbërrin deri te gjuri. Jo, deri te zemra. Jo, deri në sup. Jo, përmbi sup. Nuk je fëmijë, je burrë! Burrë me gishta të fortë e të butë. Nuk kam më nevojë: tani jam plakë. Nuk i ngjis dot më shkallët, po s’më mbajte. Të kujtohet kur ngjiteshim e zbritnim nëpër këto shkallë, tërë kujdes mos binim, përqafuar fort njëri me tjetrin? Të kujtohet kur të mësoja të ecje vetë, sapo kishe nisur të hidhje hapat, dhe numëronim shkallinat duke qeshur? Të kujtohet si mësoje duke u mbajtur ku të mundeshe, duke dihatur, ndërsa unë të ndiqja me duart shtrirë? Po ditën kur u zumë se nuk ma vije veshin? Pastaj u pendova. Doja të të kërkoja falje, por nuk ia dilja dot. Të shihja nga poshtë vetullave, derisa të lulëzoi një buzëqeshje dhe kuptova që kishe kuptuar. Po pastaj, ç’ndodhi pastaj? Mendimi po më veshtullohet… qepallat më rëndojnë plumb… Është gjumi apo është fundi? Nuk duhet t’i jepem gjumit, fundit. Më ndihmo të mbetem zgjuar, m’u përgjigj: ishte e vështirë t’i përdorje flatrat? Të shtinë shumë vetë? Po ti, ua ktheve me pushkë? Të shtypën në folenë e milingonave? Të vunë poshtë zhgënjimi dhe inati, apo qëndrove drejt si një pemë e fuqishme? Zbulove në ekziston lumturia, liria, mirësia, dashuria? Shpresoj që këshillat e mia të të kenë hyrë në punë. Shpresoj të mos e kesh shqiptuar kurrë sharjen e lemerishme “Pse u linda?” shpresoj të kesh mbërritur në përfundimin që ia vlente: qoftë edhe duke vuajtur, qoftë edhe duke vdekur. Jam kaq krenare që të nxorra nga hiçi, qoftë edhe duke vuajtur, qoftë edhe duke vdekur. Por mbërritëm, ja manjola. Këpute një lule. Unë nuk ia dola asnjëherë, ti do t’ia dalësh. Çohu në majë të gishtave, zgjate krahun. Ashtu. Ç’u bëre? Ishe këtu, më mbaje, ishe i madh, ishe burrë. Ndërsa tani nuk je më. Ka mbetur vetëm një kavanoz me alkool, brenda të cilit pluskon diçka që nuk desh të bëhej burrë, grua, që unë nuk e ndihmova të bëhej burrë, grua. Pse u dashkësh ta bëja, po më pyet, pse u dashkësh? Po ngaqë jeta ekziston, vogëlush! Më ikën i ftohti kur them se jeta ekziston, më ikën gjumi, ndjehem vetë unë, jeta. Shih, u ndez një dritë… Dëgjohen zëra… Dikush vrapon, bërtet, dëshpërohet… Por gjetiu linden njëmijë, njëqindmijë fëmijë, dhe nëna fëmijësh të ardhshëm: jeta nuk ka nevojë, as për ty, as për mua. Ti ke vdekur. Tani po vdes edhe unë. Por s’ka rëndësi. Sepse jeta s’vdes Përktheu Aurel Plasari
At Anton Harapi, martiri që vazhdon të persekutohet Për herë të parë unë me At Anton Harapin jam “takuar” në Shkodër, në Muzeun e shpërfytyrimit shpirtëror të shqiptarëve që komunizma e quante Muzeu Ateist. Unë atëherë isha ende adoleshent për të kuptuar këtë “takim” timin me përfaqësuesin më sinjifikativ të klerit katolik që për shekuj ishte bërë simboli jetëdhënës i shqiptarizmës nëpërmjet binomit Fe e Atdhe. Atëherë nga ky “takim” mora me vete fotografinë e At A. Harapit, fotografi që e paraqiste para gjyqit komunist, madje si sukses të organeve të diktaturës që e kishte kapur, dënuar e pushkatuar. Dhe motivacioni i këtij “suksesi” ishte mjaft drithërues, pasi Ati ishte akuzuar si tradhëtar i Atdheut dhe bashkëpunëtor i fashizmit. Për në atë moshë që unë isha atëhere (nga ky takim i organizuar nga shkolla e “kuqe”) ishte disi e natyrshme që ky takim t’i drejtohej harresës, duke u mbytur nga propaganda komunisto-ateiste që kishte pushtuar çdo cep të jetës shqiptare. Por për kundër kësaj me mua duket se nuk ndodhi kështu, pasi sytë e lodhur, por jo të përulur të At Antonit m’u fiksuan në mendjen e shpirtin tim, për të mos u larguar kurrë, madje ata sy më dukej se duke u rritur fizikisht e shpirtërisht unë, rriteshin e më shoqëronin në heshtje në tërë aktivitetin e ndërgjegjes sime. Se sa mësova për At Antonin para viteve 1990 një Zot e di, por gjithnjë si burim të parë kisha disa rrëfenjëza që m’i tregonte babai im me zë të ulët, por edhe ndonjë copëz e shkrimeve të ruajtura me fanatizëm nga besimtarë të heshtur, por besnikë të besimit e qytetërimit që predikonte At A.Harapi. “Takimi” im i dytë me At Antonin erdhi pas viteve 1990, kur komunizma antifetare e antiatdhetare u rrëzua nga pushteti, e në vend të saj “erdhi” Demokracia e cila duhej të vlerësonte këta atdhetarë e fetarë shqiptarë që u martirizuan vetë për të mbijetuar Shqipëria. Gjithsesi në mes vlerësimeve maksimale nga autoritetet shtetërore e qeveritare, lokale e qëndrore, për At Anton Harapin thuajse mungon gjithçka, edhe për këtë “harresë” që vjen erë e reminishencave të kaluara ka edhe një heshtje jo shumë të kuptueshme edhe nga Autoritetet e Kishës Katolike, të cilët mjerisht At Antonin nuk e përfshinin në procedurat e Kanonizimit të 40 martirëve të Kishës Katolike, por që për këtë shpresojmë që autoritetet e Kishës ta kenë nga “harresa” e përkohëshme e tyre e jo nga diçka tjetër… Pa dyshim pas viteve 1990 At Anton Harapi dhe vepra e tij për Fe e Atdhe është e lirë të njihet nga të gjithë shqiptarët, madje për këtë një pjesë e mirë e veprimtarisë të publicistikës, dhe ligjëratave të tij të mbajtura para auditoresh të ndryshëm janë përmbledhur në libra të veçantë, ku spikat përmbledhja e botuar në vitin 1999 me titull “Kulla e Babelit”. Në këtë përmbledhje gjen një filozofi të vërtetë shpirtërore që lëvrohet nëpërmjet kritikave, polemikave, ligjëratave dhe fjalimeve të ndryshme kur ishte deputet, dhe në auditoret e ndryshme në Shqipëri (deri në Korçë) e jashtë saj. Kurdo fjala e At Antonit të ngazëllen e mbush me krenari fetare e kombëtare për zhvillimin e qytetërimit eurokristian të cilit i përkasim. Kushdo që ti lexojë këto mund të thotë pa frikë se meshtari i pashoq At A. Harapi është predikuesi më i shkëlqyer i binomit të pavdekshëm të shqiptarizmës Fe e Atdhe… Ku pjesa më e madhe e kësaj vepre është marrë nga revista të kohës, e kryesisht nga “Hylli i Dritës”. Gjithsesi unë po filloj të “vërtetoj” se martirizimi i At Antoni u bë nga komunistët e pa Fe e Atdhe, sepse Ati ishte vetë shpirti e filozofia e binomit nacionalist Fe e Atdhe, dhe jo shpifjet e komunistëve që e akuzonin për tradhëtar e bashkëpunëtor të fashizmit. Madje po t’u hedhësh një sy dokumenteve, ndonëse të fallsifikuara të hetuesisë e gjykimit të At Antonit, edhe këto nuk vërtetojnë asgjë konkrete nga akuzat, veçse disa “vjersha” të spiunëve (mjerisht edhe shkodranë e malësorë) që i recitonin si jua kishin mësuar padronët e sigurimit të shtetit komunist. Për të mos prishur “bukurinë” e këtij shkrimi të gjithë kuriozët që duan të mësojnë emrat e spiunëve do t’i gjejnë në librin e Konrad Gjolajt me titull “Çinarët” në faqen 62, ku ndër të tjera në këtë libër shkruan: “… At Antoni shkoi në regjencë me mendimin e mirë për t’i shërbyer mbarëvajtjes së kombit. Ai këtë e bëri se ishte shumë atdhetar dhe i përkushtuar në të gjitha veprimet e tij në të mirën e kombit. Ai me veprimet e tij nuk ka pasur asnjë mendim karrierizmi, apo përfitimi personal… është fakt se më shumë e kanë kërkuar të tjerët me u marrë me këtë punë, se ka dashur vetë atë detyrë…” (Madje predikimi i gjermanëve për bashkimin e të gjitha trevave të Shqipërisë Etnike ishte mjaft joshës për çdo nacionalist të vërtetë, N.B.). Gjithsesi të mos harrojmë se anëtarë të Partisë Fashiste në fillim kanë qenë edhe shumë personalitete të vetë komunistëve duke përfshirë edhe vetë Ramiz Alinë etj., ndërsa At Antoni nuk ka qenë kurrë anëtar i Partive Nazi-fashiste. Madje kur nazistët ishin të fuqishëm dhe filluan të vrisnin komunistët ishte vetë At Antoni që shkoi tek Xhafer Deva dhe itha: “Mjaft mos vrisni ma, se janë vëllaznit tanë e s’duhet me veprue kështu…” (K.Gj. “Çinarët” fq. 63). Dhe komunistët ia “shpërblejnë” me gjyqin special që filloi më 1 shkurt 1946 dhe përfundoi më 19 shkurt 1946, ku Atin e dënojnë me pushkatim së bashku me Lef Nosin e Maliq Bushatin. Pa dyshim moslargimi i At Antonit nga Shqipëria (këtë mundësi e kishte për të ikë me gjermanët si ikën disa të tjerë) tregon pastërtinë e figurës së tij, në të cilën kishte besim se çfarëdo të bëhej ai nuk i kishte bërë keq as atdheut dhe askujt. Ndonëse përkohësisht shkon në Pult (Dukagjin), ku edhe arrestohet pabesisht nga forcat e ndjekjes. Sipas dokumenteve të kohës të shënuar në librin e sipërcituar të At Konrrad Gjolajt, del se gjykata që dënoi At Antonin përbëhej nga Kryetari, Major Irakli Bozo; anëtarë Major Tonin Jakova dhe Major Gjon Bushati; Prokuror Major Misto Treska. Qëndresa burrërore e At Antonit befasoi disi egërsirat komuniste, kur nga salla e gjyqit deklaroi: “Shqipnia u fitua me gjak, me gjak edhe po mbahet e robnueme. Do të vijë dita me paqe e drejtësi do të fitohet”. Por edhe para kësaj At Antoni kishte paralajmëruar gjëmën komuniste që po vinte nga lindja sllave, madje krahasimin e bënte me ditët e luftës civile në Spanjë (1937), ku ndër të tjera thoshte: “… Në Spanjë për sa u qe e mundur komunistëve, rrënuan çdo gjë të artit, kulturës e shkencës njerëzore. Çdo çast mbytën tufa-tufa shekullarësh, vetëm pse janë të krishterë të mirë. Prandaj asnjë shtet që e kupton përgjegjësinë e vet, nuk duhet me ndejë, pse çka sot në Spanjë po ndodh, do të ndodhë nesër në kombet e tjera…”. Ndërsa “filozofisë” përçarëse të komunistëve gjatë luftës (civile) të “çlirimit” u kishte vënë ligjëratën e tij që në korrik 1944, që thoshte: “Nuk shpëton, jo sot as xhamija pa kishën, as kisha pa xhaminë, por as njëra as tjetra pa Shqipërinë…”. Natyrisht Enver Hoxha si produkt i armiqve shekullorë të shqiptarëve (sllavëve të Jugut fqinj e të tjerë) e kishte mësuar nga padronët e tij se një ndër pengesat e instalimit të ideologjisë komuniste në Shqipëri ishte Kleri në përgjithësi e ai katolik në veçanti, ku për këtë E.Hoxha shkruan: “… Meqenëse Katoliçizmi shqiptar, dhe në veçanti kleri, ishin pengesa të mëdha për triumfin e Komunizmit në Shqipëri, qeveria nuk do të kursente asnjë përpjekje për t’i shpartalluar ata…”. Pasojat e kësaj politike të komunistëve dihen, që nga pushkatimi e burgosja e klerit katolik e tjerë si dhe mbyllja e shkatërrimi i të gjitha objekteve të kultit e institucioneve përkatëse. Pra shqip, tek ne duhej me çdo kusht të bjerrej besimi tek Zoti, ose siç thoshte At Antoni: “… Kur besimi në Zotin nisë e dobësohet te një popull, atëherë përgatitu të shikosh rënien e tij…”. Por për At Anton Harapin kishte edhe një arsye më shumë që të dënohej e pushkatohej nga komunistët shqiptarë, pasi ishte edhe porosi e emisarëve jugosllavë, ku si dëshmi vjen ajo e sekretares pesonale të Enver Hoxhës, që kryente edhe punën e përkthyeses në lidhje me Ambasadën Jugosllave në Tiranë. Një ditë kur kishte ardhur tek Enveri ambasadori jugosllav, Enveri me gëzim e kreni i tregon atij: “E mbytëm Pader Anton Harapin, e me këtë kemi plagosur për vdekje klerin katolik!” Diplomati serb i është përgjigjur: “Po, po! Por keni ende gjallë Pader Gjon Shllakun i cili peshon shumë. Duhet simbas porosisë që kam prej qeverisë sime të zhdukni Shllakun dhe të shkatërroni kulm e themel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët.” (At. K. Gjolaj, “Çinarët” fq. 87-88). Gjithsesi për të përkujtuar disi At Anton Harapin unë po i drejtohem disa fragmenteve të ligjëratave të tij, të cilat jo vetëm kishin vlera të papërsëritëshme për ato kohë, por këto vlera ruajnë rëndësinë e tyre sot dhe mot, madje duke i lexuar të duken sikur i ka thënë e shkruar një shqiptar e fetar i madh që jeton pikërisht në shekullin XXI. Po e filloj me ligjëratën e parë me titull “Ideali i Krishterë”, ku ndër të tjera thuhet: “… Kanë kaluar 1900 vjet që kurse një njeri tha: Unë jam udha, unë jam e vërteta, e vetmja metodë për të gjetur të vërtetën, i vetmi sistem për të siguruar këtë thesar, e vetmja mënyrë e zbatimit të dashurisë. Këtë dua t’ju provoj unë në këto konferenca. Me besimin dhe zbatimin e parimeve kristiane ngadhnjen: I. Ideali njerëzor për idealin kristian: II. E vërteta nëpër besimin kristian; III. Kuptimi i jetës nëpër filozofinë kristiane; IV. Vlerat me të vërtetë njerëzore nëpër kulturën kristiane; V.Dashuria e vërtetë nëpër moralin kristian; VI. Jeta e vërtetë shoqërore me atdhetarizmin kristian…”
Dhe vazhdon po këtu … Skënderbeu është shqiptari i madh, që me gjeninë e forcës dhe të burrërisë, shprehu me të vërtetë një ideal njerëzor, por në të njëjtën kohë edhe idealin shqiptar; po ashtu Pellazgu i madh Homeri, Greku është Eskili, Hebreu është Isai, Taciti është Romani, Danteja është Italiani, Shekspiri është Anglezi, Gëteja e Kanti janë Gjermanë, Bosyeja është Francezi. Po Krishti kush është? Ai nuk është Gjenia e grekëve, as e Hebrenjve, ai nuk është as i vjetër e as modern. Kush është Krishti, pra? Ai nuk është një njeri i kohës vetë. Ai është i vetmi njeri që përfaqëson tërë njerëzimin, është vetë Njeriu. Ndërsa në Ligjëratën e IV-t Atdhetarizmi i Krishterë (Kulla e Babelit, fq. 316-317), At Anton Harapi thotë: “… Jam fetar, por dua dhe çmoj krejt natyrën njerëzore, jam fetar, por kam tagre dhe detyra shoqërore, jam fetar, e nuk rroj as në erë, as në re, por në këtë tokë që quhet Shqipëri, midis këtyre njerëzve që janë shqiptarë, jam fetar, e dua të mbaj mardhënie të ngushta me Zotin, por gjakun shqiptar që më vlon ndër dej, shpirti shqiptar që më frymëzon mendimin dhe fjalën, rrethi shqiptar dhe traditat shqiptare, duke ma përshkuar anembanë jetën mendore e morale, shpërthejnë ndër hove të shpirtit, ndër ndjenja e zakone, mund të zhduken prej meje me sa mund të zhduket natyra; jam fetar, e ky fakt, sikurse nuk më ndalon aspak që të jem një njeri i përkryer, të kem dituri dhe kulturë, ashtu nuk më pengon që të jem atdhetar. Kush i ndan apo mendon se nuk mund të pajtohen Fe dhe Atdhe, ai ka një kuptim të gabuar për atdhetarizmin. Edhe atdhetarizmi është një ndër idealet e krishtërimit; jeta qytetare dhe shoqërore për të krishterin janë gjëra të nevojshme, të cilat jo vetëm si njeri dhe si nënshtetas, por edhe si fetar e ka për detyrë që t’i studiojë, t’i njohë dhe t’i mbajë. Nuk jemi të krishterë të mirë pa qenë njerëz të mirë, po të jemi nënshtetas dhe atdhetarë të dobët. Atdhetarizmi në kuptimin e krishterë është një virtyt i shenjtë, si drejtësia dhe dashuria…”. Në këtë shkrim të shkurtër timin nuk po mundem pa shkruar diçka nga fjala e At Anton Harapit që e titullon “Dy lot e nji Betim”. Fjalë që e mban me rastin e përcjelljes së eshtrave të dëshmorëve Çerçiz Topulli e Mustafa Qulli për në vendlindjen e tyre, e këtë fjalim brilant për një atdhetar të klasit të parë historiografia komuniste jo vetëm e “fshehu”, por bëri montime monstruoze të fotografive dhe fjalimeve të paqena të E. Hoxhës. E këta dy dëshmorë siç dihet u vranë nga dora e armiqve historikë të shqiptarëve, serbo-malazezët. Ja një pjesë të kësaj fjale: “… Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra kreshnike, këtu në log të kuvendit, para se të ndaheni. Doni ta lini Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së pari patë t’amblat rreze të diellit, ku si filiza të shëndosht gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqipëria u qiti dhe u ndriti. Le të lavdrohen, po për ju Gjirokastra e Leskoviku, vendet ku ju u lindët për jetë, por grim më pak do t’gëzohet në ju Shkodra, vendi ku ju vdiqët, por u lindët për atdhe. Njimend se ato u dhanë tamblin e gjiut dhe ju janë nanë të natyrshme, por ju tashma nuk jeni njerëz të zakonshëm, nuk jeni çfarëdo shqiptarësh, ju jeni heroj, jeni burrat shqiptarë, e si të tillë u priti e u mbajti, si të tillë sot me gëzim u përcjell Shkodra, lama e nana e heroizmit tuaj. Jo, nuk ju lëshon ju Shkodër lokja, e ambel pa ju puthë në të dyja faqet, thekshëm pa u lëmue të dy krahët, përmallshëm pa derdhë dy pika lotësh, lotë gëzimi e pikllimi mbi eshtnat tuaj. Eshtna të pamort, u falem! Të pavdekshëm, po, pse ndër veme tueja ruani nji visar të çmueshëm, njatë ide, e cila e pa tronditur do të jesë ndër ne Shqipnia. E udha e mbarë ju kjoftë! Veç, o burra, që vdekun flitni, të metun njalleni, të hupun sot ndritni, kah rreth e rrotull t’i bini Shqipnisë, deh lëshojeni një za, atë zanin tuej kumbues si të luajve, diftoni djelmnisë shqiptare çka u ushqei idealin, çka u mbajti karakterin, çka u bani të pavdekshëm… Zotni të ndritshëm! Nuk dua t’u ndali ma. Keni udhë të gjatë. Merrni këto visare të çmueshme e shkoni. Por para se të niseni eni këtu, e mbi këta eshtna, simbol ideali, force e bashkim, t’ia shtrijm doren shoqi-shoqit, Toskë e Gegë, muhamedan e kristian, e me besën e burrave, me besën shqiptare të lidhemi për t’ia mbajtur shqiptarit nji Zot të vërtetë, një atdhe të lum, për ta ba Shqipninë e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skënderbeun. T’i diftojmë po botës, se shqiptarët njimen burra, se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristian, e njiherit shqiptarë të vërtetë. Zoti i vërtetë e atdheu le t’na bashkojnë, Zoti e atdheu të na mbajnë: Me Zot e atdhe të lumnojmë. (“Kulla e Babelit”, fq. 251-253, At A. Harapi). Kur At Anton Harapi ishte drejtor i gjimnazit Françeskan në Shkodër dhe i vjen për kontroll ministri dhe pasi e përgëzojnë për punën e bërë, i thotë në konfidencë: “Aman more At Anton, si bëheni edhe ju medievist pa nevojë.” E këtë ia thotë ministri se mbi tryezë të drejtorisë kishte një kryq, dhe At Antoni i përgjigjet menjëherë: “… Jo, zoti ministër, nuk e heq dot, sepse po ta heq, nuk rri dot as unë këtu… Hiqni nga bota e qytetëruar kontributin që ka dhënë kristianizmi në ide, në ligje e zakone, në shkencë dhe art, në sistemin e familjes, në rendin shoqëror dhe vetiak, në përmirësimin moral dhe material, hiqni të gjitha këto dhe kultura moderne nuk mbetet më ajo, por një skelet i zbehtë, një mozaik pa unitet, një send pa kuptim”. Tamam ashtu siç kërkoi ta bëjë sistemi komunist për rreth gjysëm shekulli. Gjithsesi aktiviteti i At Antonit është i larmishëm e i rëndësishëm edhe në mjaft konferenca e simpoziume kombëtare e ndërkombëtare me karakter historik e politik, por të gjitha në shërbim të atdheut, që ka emrin Shqipëri, madje për At Antonin ka kuptim të plotë Shqipëria Etnike, së cilës i fali shpirtin e mishin duke u bërë ashtu siç edhe dikur kishte deklaruar: “Çdo ndërtese i vihen themelet në dhé, edhe në vorre, prandaj ne hijshëm duhet të jemi gurët e themelit të njasaj binaje të cilën sot e quajmë Shqipëri”. Por ama këtë gur të fuqishëm e jo dosido të themelit të Shqipërisë europerëndimore duhet ta vlerësojmë e nderojmë, se ia kemi borxh atdheut dhe atyre që “u tretën” për atdheun. Mjerisht nuk po mundem ta mbyll këtë shkrim me kaq, por po e përsëris më konkretisht se At Antoni nuk duhej lënë në harresë të paktën nga pushteti lokal i Shkodrës, i cili të paktën ka emrin e atij qytetërimi e zhvillimi që i fali gjithçka At A. Harapi. E përkundër kësaj, nga ky pushtet lokal (ndoshta për mungesë informacioni) shpesh janë vlerësuar e nderuar edhe figura që karrierën e tyre (që ndriti në kohën e komunizmit) e filluan e siguruan duke spiunuar, duke i dalë dëshmitar (në rrenë) dhe duke denigruar figurën simbol të binomit Fe e Atdhe të At Anton Harapit, por edhe të besimit e qytetërimit, të cilit i falemi sot. (Kushdo që dëshiron të vërtetojë këtë i mjafton të lexojë faqet e librit “Çinarët” të At Konrrad Gjolajt). Gjithsesi unë po e mbyll këtë shkrim duke besuar për një “takim” të tretë me At Antonin, por këtë herë në një veprimtari që vlerëson e nderon martirin e papërsëritshëm të binomit Fe e Atdhe… Ndue Bacaj
KUSH DUHET DHE KUSH DO TA DREJTOJE SHKODREN? Jane percaktuar perfundimisht emrat e kandidateve per kryetar te Bashkise te Shkodres. Brenda nje dite, dy partite me te medha PS dhe PD, kane dhene alternativat e tyre per emrat qe mendohet te drejtojne bashkine me te madhe te veriut shqiptar. Kjo per faktin se nga keto dy forca politike, pergjithesisht gjate viteve te fundit, eshte diskutuar emri I kryetarit te Bashkise Shkoder. PD Shkoder: Te gjitha pergjegjesite Kryesise se PDSH-se Tirane?! Qeverisesit actual te qytetit, demokratet, kane vendosur te kalojne ne kryesine e PDSh-se ne Tirane pergjegjesite per perzgjedhjen e emrit te kandidatit te tyre. Propozimet e ardhura nga strukturat e bazes demokrate, vetem sa jane sistemuar ne kryesine e deges shkodrane dhe eshte pare nese I plotesojne kriteret e percaktuara nga qendra. Nje dyndje e madhe emrash, ke detyruar kryesine e Shkodres, te heqe dore nga perzgjedhja e kandidaturave, per te cilat fjalen e fundit ne cdo rast do ta thote kryeqyteti. Emrat e perzgjedhur jane mjaft sinjifikative dhe perfaqesojne ne vetvete personalitetet politike locale, por bie ne sy mungesa e emrave te shoqerise civile, per te cilet kryedemokrati Berisha ka shprehur haptas preferencat. Terheqja e bisnesmenit Paulin Radovani dhe ajo e kryetarit actual te Keshillit te Bashkise, Anton Leka, I kane hapur rrugen emrave te tjere, te cilet jane: -Lorenc Mosi, kryetar I Keshillit te Qarkut -Mark Krroqi, ish-deputet -Fatos Gjyrezi, nenkryetar I Bashkise -Ormir Rusi, kryetar actual I Bashkise -Fatlum Nurja, ish-nenkryetar I Bashkise – Carcif Hoxha, kryetar I nje nenendege te PD-se qytet -Rudolf Rasha,kryetar I nje nendege te PD-se qytet -Lela Zorba, sekretare e Keshillit te Bashkise – Ahmet Omi, sekretar I deges se PD-se Shkoder -Shyqyri Selhani, sekretar I Keshillit te Qarkut -Filip Vila, antar I Keshillit Bashkiak -Edi Teli, konsull turk I nderit ne Shkoder Sipas te gjitha gjasave, nga kjo liste do te dale edhe emri I kandidatit democrat per Bashkine e Shkodres, por nuk perjashtohet mundesia qe Kryesia e PDSH-se, te zgjedhe edhe nje emer jashte saj. Deputeti Arbnori, I pranishem ne mbledhjen e Kryesise Shkoder, jo pa qellim permendi rastin e Vlores, kur kandidati per kryetar I Bashkise atje nga rradhet e demokrateve, u percaktua nga Tirana jashte listes se ardhur nga dega locale. Nje peshe jo te vogel ne perzgjedhje, do te kete edhe lideri blu, Berisha, I cili sipas te gjitha gjasave, do te perzgjedhe nje person te ekuilibruar dhe te mbeshtetshem edhe nga emrat e tjere candidate. Ne vemendjen e Berishes, mbase do te jete edhe rotacioni, I cili edhe pse jo zyrtarisht, eshte paraqitur I nevojshem nga strukturat e PD-se Shkoder. Jo e vogel, do te jete edhe pasha e vazhdimesise, e perfaqesuar nga kryetari actual I bashkise, Ormir Rusi, I cili ka deklaruar se do te rikandidoj vetem permes rradheve te PD-se. PS Shkoder: Permbysen kandidaturat e Kryesise locale?! Ne ndryshim nga demokratet, socialistet kane tentuar te kene me shume kompetanca ne perzgjedhjen e kandidatit per kryetar te Bashkise Shkoder. Kryesia locale zgjodhi rrugen e konsensusit per te propozuar ne Komitetin Drejtues te Shkodres tre emra, nga te cilet kryesia e PSSH-se, duhet te riktheje vetem nje emer. Ne mungese te antarit te kryesise qendrore te dorehequr, Ilir Meta, si I deleguar nga Tirana ne mbledhjen e Komitetit Drejtues, ishte sekretari organizativ, Agron Dibra. Kandidaturat qe iu propozuan antareve te KD-se si konseunsuale te ardhura nga Kryesia, ishin prefekti Gjergj Leqejza, drejtori I arsimit Burhan Vajushi dhe bisnesmeni Musa Heta. Sic ishte e parashikuar, Komiteti Drejtues mohoi konsensusin per kandidaturat e paraqitura nga kryesia, me perjashtim te ish-ministres Esmeralda Uruci, e cila kaloi si femra e vetme e propozuar. Sipas burimeve te besueshme, Uruci eshte kandiduar pa deshiren e saj dhe nuk do te pranoje te futet ne gare. Ne kushtet e mesiperme, u vendos qe votimit ti nenshtroheshin te 9 propozimet e ardhura nga strukturat dhe ne krye te komisionit te votimit, u vendos Lush Marku. Pas nje procedure rigoroze votimi, ndodhi permbysja e tre kandidaturave konsensuale te Kryesise. I pari doli ish-kryetari I PS-se Shkoder, avokat Ndreke Rukaj me 26 vota, po aq sa ish-drejtori I arsimit Agim Shima, ndersa I treti doli sekretari I deges, Oltion Luli. Te preferuarit e kryesise, Leqejza dhe Vajushi, u renditen me pas me vetem nje vote me pak. Si procedure, kryesia e PSSH-se ne Tirane, mund te sjelle ne Shkoder nje emer nga 4 te propozuarit, por edhe mund te vendose per nje emer jashte liste. Ne keto kushte, do te jete komiteti drejtues ai qe do te vendose me votim dhe sipas gjasave, emri I kandidatit socialist per Bashkine e Shkodres, do te dale nga : -Ndreke Rukaj, ish-kryetar I PS -Agim Shima, ish-drejtor I arsimit -Oltion Luli, sekretar I PS -Esmeralda Uruci, ish-ministre (?!) Kush duhet dhe kush do ta drejtoje Shkodren?! Historia e ketyre 12 viteve, ka treguar se qytetin e kane drejtuar vetem te djathtet. E njejta histori ka treguar se asnjehere qyteti nuk u ngrit ne famen e tij te dikurshme, ndersa e tashmja eshte shume larg qyteteve te te njejtit nivel. Duke vijuar me te njejten histori, qyteti asnjeher nuk eshte rrezikuar te merret nga te majtet, ndersa ne vitin 1996, nje mesuae I panjohur me emrin Bahri Borici, do te behej qytetari I pare I Shkodres duke mundur edhe PD-ne. Historia shpeshhere perseritet, ashtu si edhe shpeshhere, duhet te kthejme koken pas per te mos gabuar. A po fryn nje kohe ndryshimesh? E pranojme me veshtiresi te rene, jemi konservatore, por kerkojme me te miren. Te gjitha keto bashkejetojne ne nje emer Shkoder! Ta drejtosh, eshte shume e lehte, ta qeverisesh dhe ta mireqeverisesh, eshte e veshtire. Ne themi: Fitofte me I miri dhe me vote te paster! Blerti DELIJA
Si hyri Shqipëria në Lidhjen e Kombeve (1920) Duke shfletuar “Shejzat” Mars-Prill 1965, të shkrimtarit të shquar Ernest Koliqi, do të ballafaqohemi me një seri konkluzionesh dhe saktësisht (të panjohura gjatë periudhës që lamë pas), me autorët kryesorë që ndikuan fuqishëm për anëtarësimin e Shqipërisë në organizatën e “Lidhjes së Kombeve” (17 Dhjetor 1920). Historikisht dihet se, njëri nga evenimentet më madhore pas shpalljes së Pavarësisë, ishte Kongresi i Lushnjes (Janar 1920), i cili do të pasohej në fund të po atij viti nga një sukses (vërtetë madhor), anëtarësimi i Shqipërisë në “Lidhjen e Kombeve”. Për protagonistin kryesor të kësaj ngjarjeje vërtetë historike, do t’i referohemi Ernest Koliqit, shkrimtarit mërgimtar, veprat e të cilit, afro një gjysëm shekulli, u quajtën reaksionare, ose “mollë e ndaluar”. Koliqi, me përkushtimin e intelektualit patriot, i zhveshur nga çdo paragjykim krahinor apo religjioz, në mënyrë të sintetizuar, na jep tabllo reale, figurash të shquara, që vunë me përkushtim të gjithë arsenalin e vlerave kulturore dhe patriotike, në shërbim të çështjes kombëtare. Pa as më të voglin dyshim, njëri nga këto figura dhe që shkëlqen si një margaritar në “Panteonin” e Kombit është dhe Fan Stilian Noli. Ja, si do ta trajtojë Koliqi i madh këtë figurë: Kur fati solli Fan Nolin me u vû në krye të Qeverisë Shqiptare, për pak kohë që mbajti frenat e drejtimit në duart e veta, vendi ynë nisi menjëherë të ndërrojë fëtyrë. Një frymëmarrje lirie qarkulloi në rendime Shtetnore e në mbarë jetën Kombit. Ra ndryshku shekulluer lanë trashigim nga pushtimi aziatik; kultura zuni kryet e vendit, tue zevendësue drejtime të mâ parëshme që spikatshin për mungesë pergatitjeje përkatëse me dega t’administratës qeveritare. Ju besue mbarështrimi i zyreve mâ të randësishme njerzve të paisun me zotësi e pergjegjësi, muer fund zakoni prapanik me zgjedhje nenpunësash, ndër njerëz të farefisit, e me përdorë t’ardhunat e shtetit si mjet me përmirsue pozitat vetjake e miqshe njeksash (simpatizantësh). “Fenomen ky që na shfaqet edhe sot, në çdo sferë të jetës dhe në çdo strukturë të aparatit shtetëror” (shënimi është i imi M.B.). Djelmënisë së arsimueme iu caktue tek e mbramja vendi që i perkiste në jetën e kombit. Atdhetarët e lanun mbas dore, që kishin shkri mund e djersë e që kishin ende të çiluna në shtat plagët e marruna në lufta të Rilindjes, gjeten kuptim e çmim. Shqipnija e 28 Nandorit u ngjallë. Nji fllad rinuer pershkonte Atdhenë anë e kand. Shpresa guximtare vegojshin në shpirtat e bashkëatdhetarëve që lakmojshin nji Shqipni shqiptare, votër e nxehtë për të gjitha shtresat e popullit. Qeveria përmbante në gjinin e vet njerëz tek të cilët aftësia në punë e ndershmëria shkojshin pranë njena tjetrës. “Tepër e lakmueshme në kohën që po kalojmë” (M.B.). Emz. Fan Noli, Kryeministër me botkuptimin e Tij shpirt-gjânë frymëzonte veprimtarinë politike. Për të parën herë përfaqësuesat e huaj në kryeqytetin tonë ndien nevojën me i përgatitë me kujdes e matuni mendimet e tyne të ndryshme pranë drejtuesave të ri të Shtetit Shqiptar, sepse zbulojshin e vrejshin në ta nji rrafsh shqisuer (intelektual) e dinjtunuer të njëjtë me drejtuesat e shteteve të tyne. Këtu ndoshta dikush do t’më këpusin fjalën me nji oroe (vërejtje): “Mirë, per faqe të bardhë… Don me thanë se kishin qellime të mira, por u mungonte arti i sundimit…” Shumë qenë ata që, mbas deshtimit të ndermarrjes qeveritare të Fan Nolit e të Gurakuqit, ia vûnë fajin pazotësisë së tyne ose butësisë së sundimit. Merreshin me theorina, thonë, e nuk njifshin realitetin shqiptar, realitet që kërkonte perqendrim pushteti në duer të forta. I lypi ndjesë lexuesve n’asht se po e tjerri pak si gjatë biseden tue tregue nji anekdot në lidhje me të pandehunen pazotësi qeveritare të Fan Nolit dhe shokëve të tijë. Ndjekësat e ikun ma në shej t’asaj qeverije u mlodhën për do kohë në Bari, ku qiten ceken m’u organizue e me vazhdue në mergim luften politike të tyne. Ndejë në Kafe “Stoppani” të Barit, nji prej të ikunve po ankohej në prani të Stavri Vinjakut (njeri krejt i squet) e ministër n’Qeveri t’Nolit, tue shoqnue me perseritje të teprueme piken e trajtave sundimtare teper demokratike që Noli përdorte. Përfundoi tue thanë: “Na ju zgjodhme kinse si njerëzit mâ të zotët që ka Shqipnija, po ju s’kishi pasë dijtë as me i dhanë gomarit ujë!”. At’herë Vinjaku, buzëqeshun, ia kthej shpejt e shpejt: “Pse, të kemi lanë pa uj ty ndojherë-a?” Nuk qe për shkak të pazotësisë e të trajtave liberale qeveritare që Noli me shokë u shternguen të heqin dorë nga pushteti. Nâma e cila na ndjek pas prej shekujsh, e bân popullin tonë objekt e jo subjekt sundimi. Deri tash fatin e Shqipnisë gjithmonë e kan pasë në dorë të huajt, jo shqiptarët. Ramja e qeverisë laburiste e Macdonaldit n’Angli me 1924 u liroi shtegun anmiqve tonë me ia dhunue vullnetin popullit shqiptar dhe me i sajue Shqipnisë rendime shtetnore ma të përshtatuna për të plotsue interesat e errëta të tyne. Dihet veçse qeverija e Nolit e la Atdhenë me nji sufiçit buxhetor të shënueshëm dhe pa veriga traktatesh të damshme me shtetet e hueja; la nji Shqipni vërtetë të pa varme e të nisun kah nji mirëqenje që përfshinte gjithë masat popullore. Noli, sidomos mbas vrasjes s’Gurakuqit, të cilin n’Elegjinë e lartë që i kushtoi e quan “vlla” (Nënë moj, mbaj zi për vllanë…), dolin nga përvoja qeveritare plot idhni shpirti. Mitrush Kuteli në parathanjen e Albumit që përmbledh vargjet e Nolit, botue në vitin 1948 në Boston, difton depertimin e hollë psikologjik kur pohon se, gjendja shpirtnore trishtimplotë neper të cilën u pershkue Noli mbas largimit prej Atdheut, i frymëzoi nji prej vjerrshave ma të thella e tronditëse të Tija, ate me titull “Moisiu në mal”. Moisiu, që ngjitet maje malit me i kerkue Zotit forcen për vete e për popullin e Izraelit me mrrijtë në tokën e premtueme, merr k’te përgjigje të rrebtë nga i Gjithëfuqishmi: “Token e Shejtë kurr s’e shkelni / Ti dhe të tjerë pleq do të ngelni / Skllevër, bij – skllevësh / S’e meritoni se liri s’doni”. Asht dënimi i Perëndis per nji mergim të përjetshëm. Por këtu prap duhet të kthejmë ke nâma që na ndjek neper rrjedhje të historisë. Njerëzit mâ të zgjedhun që dalin nga prehni i Shqipnisë, Shqipnija kurrë nuk i shpërbleu me kuptim, nder dhurata, por me salvime, mergim e vrasje. Noli disi mund t’a njehi vehten ma fatlum se shum shokë të tij! Vdiq në qetësi e i nderuem. Shteti Shqipëtar, zyrtarisht i lindun në vjetin 1913 me veshtirsi të madhe në tryeza nderkombëtare keq të frymëzueme kundrejt si, prap me 1920 ishte në rrezik. Anglia, Franca e Italia në Prill 1915 kishin nenshkrue nji marrveshje të msheftë, quejt Pakti i Londrës, mbas të cilit toka e shtetit shqiptar, mjaft e cungueme në Konferencën e Ambasadorëve mbajtë me 1912-1913 në Londër, nen kryesinë e Ministrit të jashtë britanik Sir Edward Grey, zvoglohej edhe mâ teper në dobi të serbëve, të malazezëve, t’Italisë e të grekëve, tue lanë vetëm Shqipninë e mesme autonome, por edhe këtë nën mbrojtjen e Italisë. Pakti i Londrës u shpall prej rusëve më 1917 mbas revolucionit socialist të Tetorit t’atij vjeti. Në Nandor 1918 mbaroi Lufta e Parë Botnore e me 18 Kallnduer 1919 u hap në Versailles Konferenc e Paqit, ku do të caktohej fati i popullit tonë. Kurr mâ pisk s’e kishim pasë punën na të bijtë e shqipes! Në Shqipni në fund të 1918-ës ishte mledhë Kongresi i Durrësit, prej kah rrodhi emnimi i nji qeverije së përkohëshme, e cila menjiherë nisi nji dergatë për në Paris, të kryesueme nga Turhan Pasha, për t’i ra mbrapa të drejtave kombëtare. Por, në Qershor 1919, për të pasë mâ tepër zâ ndër qarqe nderkombtare, u pa e arsyeshme m’e zevendësue Turhan Pashën me Emzot Luigj Bumçi, i cili kishte ma shumë mundësi të nxirte mbështetje, sidomos nga Vatikani dhe entet katolike europiane në dobi të Shqipnisë. Në Korrik po t’atij vjeti, plasi lajmi që mjerisht u vërtetue, i marrveshtjes Tittoni-Venizelos: kjo caktonte lëshimin e Korçës Greqisë dhe aneksimin e Vlonës me nji interland të gjanë Italisë, së cilës i jepej edhe autorizimi me shtri protektoratin e vet mbi token shqiptare që tepronte mbrenda kufijve të 1913-ës. Shkodra deri në Mat i mbet’te sllavëve. Me 9 Dhetuer nji memorandum paraqitë Konferencës së Paqit nga Franca, Anglia, Shtetet e Bashkueme t’Amerikës miratonte vendimet e Paktit të Londrës. Këto lajme kob-zeza e tranden fund e maje Shqipnin. Mbarë populli ynë u përdrodh në disprim, por edhe u gatit me qindrue deri në sosje. Me 21 Kallnduer 1920 mlidhet Kongresi i Lushnjes e pak mbrapa, qe, shpërtheu kryengritja e Vlonës kundra italianëve. Më 20 shtatuer t’atij vjeti kryengritësat kreshnikë hynë në Vlonën e lirueme. Per ket sukses madhështor e të pashoq të vlonjakëve duhen falenderue edhe Arbreshët e disa miq italianë mendendritun, të cilët qyshse u nenshkrue marrveshja Tittani-Venizelos, me anë të shtypit, me anë të protestimeve në Parlament, me mitingje të parreshtuna stigmatizuen at’ politikë të verbët që prishte marrdhanjet miqsore të natyrshme ndërmjet popujve italian e shqiptarë. Gurakuqi, me letra, kishte lëshue nga Parisi kushtrimin nder qarqet arbëreshe e në disa rrethe italjane me të cilat kishte miqësi t’vjetër. Qeveria italjane u bind e nuk grumbulloi forca për të qendrue në Vlonë. Hjekja dorë e Italisë nga mëtimet (pretensions) e veta mbi token shqiptare, vênte në pyetje e asgjësonte edhe ata të fqinjve t’tjerë. Vetë Italija do t’ishte e interesueme tashti që asnji pëllam toke të Shqipnisë t’mos binte nën zgjedhë serbe e greke. Por epopeja e Vlonjakvet, ngritja e mbarë Shqipnisë për t’u dalun zot qenjes së vet si dhe protokoli nënshkrue më 2 Gusht 1920 ndërmjet qeverive të Tiranës e të Romës, duheshin shti në punë diplomatikisht për të nxjerrë nji njoftje zyrtare të drejtave të shtetit t’onë. Këtu ngrihet vigane fëtyra e Emzot Fan Nolit neper kumbim të ligjiratës së Tij historike në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve. Qeveria e Tiranës e kishte emnue Nolin më 1919 si të dërguem të vetin pranë Lidhjes së Kombeve në Gjenevë. Përfaqsuesi i Serbisë nderë mbledhjet e Lidhjes, gjithsaherë shenohej në rend të ditës rrahja e çështjes shqiptare, me nji frangjishte të dobët e çaluese paraqiste nji grumbull arsyesh për t’i bindur përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse mos me pranue Shqipninë si mis. E perkrahte përfaqësuesi i Greqisë. Nji nder arsyenat mâ të rrezikshme, që njâni e tjetri pa ja nda përsëritshin ishte se, mbasi shqiptarët në shumicë ndiqshin besimin muhamedan, do t’u krijonte me shtet shqiptar nji turki e re midis Ballkanit në të cilin të krishterët do të psojshin salvime. Ngritja e Emzot Fan Nolit me kamilaf në krye e me veladon të zi episkopal, ku vezullonte nji kryq i madh ari, për të kërkue njoftjen e Shqipnisë si shtet pjesëmarrës në Lidhjen e Kombeve, vetëvetiu rrëzonte pohimet e të dërguemve serb e grek. Ajo fëtyrë hijerandë e tij bani përshtypje të madhe n’Asamble të Gjenevës. Nji Prelat shqiptar, i krishtenë, kërkonte nji Shqipni të lirë dhe hynte dorëzanë së ndjeksat e tri besimeve do të rrojshin vllaznisht në harmoni të plotë vullnetesh e qëllimesh. Pranija e tij ishte nji përgënjeshtrim i akuzave t’anmiqve. Kur mandej kumboi ligjirata e Peshkopit, në gjuhë anglishte klasike, shtjellue me nji gojtari eprore ku dridhej hov-hov dhe nji dell i hollë satirik, çdo reservë u zhduk në shumicën e Asamblesë. Nuk e pritshin aty n’at mbledhje at plotni argumentash historikë e gjeografikë të paraqitun me styl të naltë që dishmonte pregaditje të jashzakonshme kulturore. Si mos me e pranue nji shtet që nxirrte njerëz me gjith ato veti të rralla! Me 17 Dhetuer 1920 Shqipnia u pranue si pjestare në Lidhjen e Kombeve. Atdheu shpëtoi, sepse ky sukses ndikoi edhe mbi vendime të Konferencës së Paqit. Atditë Shqipnija, per hir të zotsisë s’Emzot Fan Nolit, siguroi të drejtat e veta dhe doli faqebardhë. Kurrgja tjetër mos me pasë ba Noli për Atdhenë t’onë veç ket mrekulli, meriton mirnjoftjen e përjetëshme të shqiptarëve. “Mirënjohje për lavdinë që një njeri i pajisur me veti krijuese letrare të jashtëzakonshme i solli kombit tonë, tregohet sidomos duke lexuar veprat që ai lë si trashëgim vezullues. Kot do t’ishte me çue n’qiell emrin e Nolit kur lihen mbas dore shkrimet e Tija. Kryeveprat botnore që Ai shqipëroi, secili prej nesh duhet t’i ket nepër duer për t’i shfletue në kohë të ngeshme. Vetëm kështu nderojmë kujtimin e këtij Magjistari të letrave shqiptare, vetëm kështu sigurojmë vazhdimin e ndikimit shpirt-naltësues të Tij. Lavdi i thatë asht ai i atij që brohorit emnin e Fan Nolit pa i pasë lexue veprat” (E. Koliqi). “Shembulli i Kulturës së gjerë dhe i shpirtit nacionalist të Fan Nolit, është inkurajues dhe dritëdhënës për brezat e ardhshëm”. Mark Bregu
Mendimi socialdemokrat para lufte dhe në fillimet e vendosjes së diktaturës, pikpamjet e tyre për të ardhmen e vendit (Viti 1945, likuidimi i saj, Plenumi VI, Shkurt 1946) Një nga organizatat më të hershme opozitare që u orvat për t’u formuar dhe të punonte për të vendosur një sistem pluralist demokratik në Shqipëri në kundërshtim me orvatjet që bënte udhëheqja e PKSH për të vendosur një sistem diktatorial, ishte organizata “Bashkimi Demokratik”. Për të formuar këtë organizatë opozitare u aktivizuan elementë të Ballit Kombëtar e të Legalitetit, kundërshtarë politikë të PKSH që gjatë Luftës Nacionalçlirimtare për shkak të qëndrimit që mbahej për çështjen kombëtare ndaj PKJ dhe gjithë partive sllavo-komuniste. Një kategori tjetër që u aktivizua në këtë drejtim ishin nëpunës të administratës së qeverisë komuniste me drejtim perëndimor, tregtarë e pronarë lokalesh të cilët ishin prekur nga ligji mbi tokën dhe tatimet e jashtëzakonshme mbi fitimet e luftës (Ligji i Reformës Agrare). Në këtë organizatë u aktivizuan edhe elementë që ishin anëtarë të Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar ose të Frontit Demokratik, bile dhe me përgjegjësi si Gjergj Kokoshi, Koli Rodhe, Musa Dizdari etj., të cilët kur panë që Fronti ishte një organizatë e manipuluar nga PKSH u shkëputën nga ai dhe u vunë në lidhje me elementë të tjerë që ishin jashtë Frontit në opozitë me qeverinë dhe udhëheqjen e PKSH. Hapat e parë për rigrupimin e riorganizimin e forcave opozitare të mësipërme për formimin e një organizate me një program e vijë politike kombëtare antikomuniste u bënë që nga fillimi i vitit 1945, veçanërisht në pranverën e atij viti. Shtysë për këtë u mor nga disa sinjale si rezultat i qëndrimeve të misioneve të vendeve demokratike perëndimore të atashuar në vendin tonë, të cilët kërkonin zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe ngritjen e institucioneve shtetërore demokratike të dala prej tyre (është fjala për zgjedhjet e 2 Dhjetorit të vitit 1945). Janë këto sinjale dhe një politikë klanore agresive, vrastare dhe njëherazi e mbyllur nga perëndimi dhe e hapur drejt lindjes që nxisin mendimin për një organizim opozitar me pikëpamje e bindje të ndryshme nga ai qeveritar e ideologjik në fuqi. Kështu do të organizohen dhe formohen grupe ilegale e opozitare si: “Grupi i “Rezistencës”, grupi “Monarkist” dhe grupi “Socialdemokrat”. Të tre këta grupe hynë në lidhje me njëri-tjetrin dhe formuan një “Komitet nacional-inisiator”. Pikëpamjet e grupit për formën e regjimit, për reformat dhe rrugët e zhvillimit të vendit ishin të ndryshme. Ato kishin përputhje dhe mospërputhje por ajo që i bashkonte ishte kundërshtia ndaj regjimit, sistemit diktatorial, përpjekjet për të vendosur një sistem demokratik. Grupi më i moderuar dhe më tolerant ishte ai “Socialdemokrat”, i përfaqësuar nga Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi, Koli Rodhe, Musa Dizdari e të tjerë. Të gjithë grupet filluan të aktivizohen dhe të kërkojnë të gjejnë mbështetje në shtresa të ndryshme të shoqërisë shqiptare, pra për të krijuar kontingjentet për Partitë e ardhme të tyre. Në veçanti ato u gjallëruan dhe u aktivizuan në vjeshtën e vitit 1945, pas daljes së ligjit mbi zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese dhe shpalljes së programit të fushatës elektorale të Frontit Demokratik prapa të cilit fshihej PKSH. Shkak për këtë u bënë dhe notat e qeverive angleze dhe amerikane dërguar qeverisë shqiptare për njohjen me kusht që të sigurohen zgjedhje të lira dhe demokratike. Në këto rrethana, përfaqësuesit e të tre grupeve si Shaban Balla, Sami Qeribashi (grupi i Rezistencës), Qenan Dibra, Xhahit Koka (grupi Monarkist), Musine Kokalari e Gjergj Kokoshi (grupi socialdemokrat) u mblodhën aty nga mesi i Nëntorit (rreth datës 17-21). Diskutuan rreth situatës së re politike dhe vendosën që t’u dërgonin misioneve ushtarake angleze dhe amerikane një notë me anën e së cilës t’u raportonin situatën politike në vend, intolerancën e PKSH dhe t’u kërkonin atyre ndërhyrjen pranë qeverisë shqiptare për shtyrjen e zgjedhjeve, me qëllim që të fitonin kohë për të marrë pjesë si opozitë legale. Në mbledhje u vendos që të tre grupet të formojnë një organizatë me emrin “Bashkimi Demokratik”, çdo grup të përpilojë nga një notë dhe në fund të hartohej një notë e përbashkët ku rolin e redaktorit do ta luante Musine Kokalari, një publiciste e njohur gjatë Luftës si anëtare e rrymës socialdemokrate brenda organizatës së Ballit Kombëtar. Në mbledhje pati debate rreth problemit se kujt do t’i dërgohej nota, misioneve të huaja apo qeverisë përkatëse. Shumica ishte për atë që t’i dërgohej misioneve të huaja dhe këto të bënin interpretimin e notës dhe njëherazi si njohës direkt të jetës politike shqiptare të bënin presion ndaj qeverive të tyre. Në këtë kuadër u kërkua që të mos dekonspiroheshin emrat e opozitarëve, për rrezik sigurie. I vetmi njeri që e quajti të gabuar dhe në kundërshtim me ligjin këtë veprim ishte Gjergj Kokoshi, i cili këmbënguli që nota t’i dërgohej Ministrisë së Punëve të Brendshme, por ideja e tij u kundërshtua sepse opozitarët kishin frikë të dilnin haptaz përballë qeverisë, aq më tepër që afati ishte i shkurtër për regjistrim, bile ishte afër skadimit. Me shumicë absolute u vendos që nota t’u dërgohej misioneve të huaja dhe jo qeverisë. Përmbajtja e notës ishte me frymë socialdemokrate. Për këtë ndikoi autoriteti i Gjergj Kokoshit dhe Musine Kokalarit por edhe fakti se përfaqësuesit e dy grupeve të tjera nuk mund të ngrinin alternativa të tjera përpara nismave reale të mendimit socialdemokrat se binin ndesh me realitetin dhe lojën demokratike. Në notë opozitarët në fillim vlerësonin luftën e komunistëve nën thirrjen e Frontit Nacionalçlirimtar, pjesëmarrjen e gjerë të djalërisë shqiptare në luftë për çlirimin e vendit. Kjo pjesëmarrje e gjerë në luftë shpjegohej me faktin që grupe të tjera nacionaliste, Balli Kombëtar dhe Legaliteti duke patur frikë nga komunistët dhe duke qenë nën influencën e shtypit aleat, nuk vazhduan luftën kundër forcave pushtuese. Por në notë theksohej se atyre që morën pjesë në lëvizjen Nacionalçlirimtare nuk u shkonte kurrë ndër mend që po binin në një grackë dhe të kuptonin ngritjen me forcë të një regjimi komunist në Shqipëri. Mbasi vihej në dukje se Fronti Nacionalçlirimtar ishte i vetmi grupim politik që kontrollohej nga komunistët, theksohej se “Nacionalistët që përbëjnë shumicën nuk lejohen të formojnë një parti të veçuar nga komunistët apo të shkëputen prej Frontit duke formuar një parti më vete jashtë Frontit. Në të dy rastet akuzohen si sabotatorë, fashistë ose reaksionarë, rasti i profesor Gjergj Kokoshit e tregoi shquar këtë gjë.” Duke u ndalur në mungesën e një sistemi të pavarur gjyqësor, në notë theksohej se gjithë organet ekzekutive nga lart poshtë kontrolloheshin nga komunistët, se pushteti legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, ndarja e të cilëve garanton një regjim me liri demokratike, në fakt ishin të përzier dhe si shembull merrej fakti që shefi i policisë ishte dhe anëtar i trupit gjyqësor kurse anëtari i Shtabit të Përgjithshëm ishte dhe kryetar i gjyqit më të lartë. Në notë bëhej përpjekje për të bindur misionet aleate se cila ishte arsyeja që gjer atëhere nuk kishte qenë e mundur të krijohej një opozitë legale. “Aktiviteti i Mbrojtjes së Popullit dhe mënyra se si u zhvillua drejtësia – theksohej në notë – kanë krijuar një atmosferë frike dhe terrori në të gjithë vendin. Kjo gjë – vazhdon nota – e ka shtuar më tepër numrin e të pakënaqurve, frika dhe vetëm frika e ka ndaluar të organizohej në një opozitë… Si mundej të bëhej ndryshe – konkludonte nota – kur Shqipëria ndodhej prej 13 muajsh nën diktaturën më të tmerrshme që ka parë historia e saj…”. Opozitarët ankoheshin se ushtria përbëhej prej 60000 anëtarësh dhe se kjo masë politike kishte një efekt katastrofal jo vetëm për financat e vendit, por edhe për bujqësinë dhe blegtorinë. Ushtria merrte paratë e buxhetit, kurse në fshat mungonin krahët e punës. Nota fshikullonte edhe administratën, e cila kishte 4 herë më shumë funksionarë se më parë dhe kjo thjeshtë për faktin se qeveria mundohej t’u gjente punë besnikëve pa marrë parasysh kapacitetin e tyre. Ligjin e Reformës Agrare opozita e konsideronte nga ligjet më të rëndësishëm të qeverisë, por kryerja e saj ishte bërë në mënyrë ekstreme sepse pronarëve i ishte marrë toka pa shpërblim, kurse besimi i tregtarëve tek qeveria kishte humbur sepse ishte zhdukur pothuaj krejtësisht iniciativa private. Në politikën e jashtme opotiza ilegale vërente se qeveria po i shmangej politikës së bashkëpunimit me qeveritë aleate angleze dhe amerikane dhe po i qëndronte besnike aksit Beograd-Moskë. Opozita për t’u bërë e besueshme përpara aleatëve perëndimor theksonte se nuk ishte armike e komunizmit. Madje sipas saj edhe sikur të mos ekzistonte komunizmi do të qe e dobishme të krijohej “si fuqi shtytëse drejt përparimit social”. Pra opozita ilegale nuk e përjashtonte Partinë Komuniste si forcë politike. Ajo shikonte atë si alternativë për zhvillimin e vendit. Por ajo nuk mund të mos ishte kundërshtare politike përderisa ajo “shkel liritë politike dhe ngre një qeveri despotike në vend të asaj demokratike” përderisa sipas opozitës diktatura fashiste ishte kthyer “në neofashizëm të vërtetë që vetëm ngjyra i ka ndryshuar”. Opozita ilegale shfaqte në notë edhe mendimin se si duhej formuar demokracia në Shqipëri. Ajo nuk mund të jetë dhe nuk bëhej fjalë për një demokraci tipike perëndimore, sepse ndoshta kishte parasysh mungesën e përvojës në këtë fushë, por në të njëjtën kohë shfaqte mendimin se vendi nuk kishte nevojë për një qeveri totalitare, por për një qeveri demokratike relative ku të kishte të paktën dy parti. Kjo do t’i jepte rastin shumicës së popullit që nuk ishte komuniste të bashkoheshin me një organizatë me anën e së cilës të shprehnin idetë e tyre përkatëse. Siç shihet, çdo kërkesë e çdo problem i ngritur në notë është në përputhje me bindjet dhe pikëpamjet e tyre, me ligjin për zgjedhjet për në Asamblenë Kushtetuese. Për krijimin e një grupi apo organizate opozitare ishte e ngjashtme që të përpilohej edhe një program elektoral si në fushën politike ashtu dhe në atë ekonomike dhe sociale, sepse pa program nuk mund të paraqitej përpara elektoratit të saj. Kjo ishte edhe një kërkesë e misioneve Anglo-Amerikane. Majori i misionit britanik Laen, duke i qortuar të pranishmit për mungesën e një programi dhe me qëllim që t’i nxiste për të dalë sa më shpejt si opozitë legale, u thotë: “Ju mund të keni idera të mrekullueshme e të mëdha, por derisa nuk keni një program, bota s’ka se si t’ju njohë dhe ju quajnë gjithmonë rebelë”. Problemi që ngjalli më shumë diskutim midis grupeve ishte forma e regjimit. Grupi “Monarkist” ishte për një regjim monarkist i cili do të sillte në fuqi Ahmet Zogun. Nga kjo formë regjimi anonte dhe grupi i “Rezistencës” por nuk përjashtonte njëherazi dhe Republikën Parlamentare kurse ai “Socialdemokrat” ishte për një Republikë Parlamentare me prirje socialdemokrate perëndimore, ku shteti, duke inkurajuar inisiativën e lirë private do të ushtronte kontroll mbi të dhe nuk do të linte në mëshirën e fatiti shtresat e paprivilegjuara të shoqërisë. Së fundi u arrit që të hartohet një program kompromisi me prirje socialdemokrate. Në politikën e brendshme opozita synonte vendosjen e lirisë së plotë të shtypit, lirisë së plotë politike, pra legalizimin e pluralizmit, lirinë e fesë, të personave, të mbrojtjes para ligjit dhe gjyqe me gjykatëstë zgjedhur dhe jo të emëruar. Në fushën e politikës së jashtme programi parashikonte pjesëmarrjen në të gjitha forumet e Kombeve të Bashkuara për themelimin e një rregulli internacional të bazuar mbi principet e sigurimit kolektiv. Mbajtja e relatave miqësore me të gjithë aleatët tanë të mëdhenj dhe me të gjithë fqinjët tanë. Ata angazhoheshin se do të jepnin kontributin e tyre për një Ballkan të ardhshëm paqësor për të siguruar integriteti tokësor konform Kartës së Altantikut. Në fushën sociale programi synonte përmirësimin e kulturës sociale dhe materiale të klasës punëtore, pjesëmarrjen e plotë të punëtorëve dhe fshatarëve në jetën politike të vendit, lënien e lirë të organizatave punëtore, pjesëmarrjen e tyre në paraqitjen e kandidatëve të punës dhe demokratizimin e institucioneve të saj. Në fushën e pronësisë dhe të ekonomisë organizata synonte respektimin e plotë të pasurisë private, vënien e saj nën kontrollin e shtetit dhe institucioneve vitale të vendit dhe inkurajimin e inisiativës dhe ndërmarrjeve private. Ky progam binte ndesh me atë të Frontit Demokratik që kishte në themel shtetëzimin e pronës private, në veçanti të asaj të madhe. Krahas këtij programi që mendohej se do të ishte legal organizata “Bashkimi Demokrat” kishte një variant tjetër, që synonte ta realizonte në perspektivë dhe të mos e shpallte, sepse do të binte ndesh si me politikën e shtetit shqiptar ashtu dhe me atë të qeverive aleate. Programi perspektiv synonte bashkimin e zgjidhjen e problemit kombëtar të Kosovës me një plebishit ose me anën e Konferencës së Paqes, zbatimin e të gjitha reformave shoqërore duke ruajtur traditat, të njihej neutraliteti i Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. Çështja kombëtare, në veçanti ajo e Kosovës ishte një problem i drejtë dhe në përputhje me të drejtën e vetvendosjes së popujve që vetë Fuqitë e Mëdha kishin shpallur, por këtë parim ato e zbatuan në përputhje me interesat e tyre, kurse qeveria shqiptare në kushtet e vëllazërimit e të bashkëpunimit në të gjitha fushat me qeverinë jugosllave e mbuloi këto çështje me pluhurin e harresës. Gjithashtu qeveria shqiptare nuk do të pranonte të bënte kryerjen e reformave sikurse traditave, ashtu sikurse Fuqitë e Mëdha nuk mund të pranonin neutralitetin e Shqipërisë kur ajo ishte ndarë si zonë influence midis Lindjes dhe Perëndimit 50 me 50 dhe në këtë kuadër secili bllok përpiqej që të rriste ndikimin e tij në Shqipëri sado që ajo e kishte marrë prej kohësh orientimin drejt Lindjes Komuniste. Në fund të notës nuk kishte emra ose nënshkrime të opozitarëve por nënshkrimi: “Disa antifashistë të vërtetë” si dhe shënimin: “Lutemi zhdukeni këtë raport menjëherë porsa ta keni lexuar. Në qoftë se policia apo çdokush tjetër do ta marrë vesh këtë gjë, jeta jonë do të jetë në rrezik.” Ky shënim tregonte se ata kishin frikë të dilnin haptazi si opozitarë përpara qeverisë dhe u kërkohej misioneve që të bënin presion mbi qeverinë për shtyrjen e zgjedhjeve, për arsyen e mungesës maksimale të organizimit dhe konfirmimit tek masa popullore e në veçanti tek shtresa të caktuara. Misionet ngulnin këmbë që ata të dilnin haptazi me kërkesat e tyre para qeverisë dhe popullit, sepse çdo verim i mëtejshëm i tyre do të konsiderohej ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipëris, kjo do t’i ngarkonte me përgjegjësi si organizatorë të opozitës shqiptare, këtë të drejtë e kishte vetëm populli shqiptar. Ka të ngjarë që misionet këtë notë ta kenë dorëzuar tek qeveria shqiptare si mjet presioni për të garantuar zgjedhje të lira. Në vend që të merrte masa për krijimin e hapësirave demokratike ajo e përdori këtë dokument për të zbuluar kundërshtarët e saj politikë, armiqtë e popullit, për t’i larë hesapet me ta dhe që pati si rrjedhim organizimin e gjyqit kundër organizatës “Bashkimi Demokrat” në të cilin u dhanë dënime të rënda deri kapitale. Nga “Grupi Socialdemokrat” nuk pati dënime me vdekje sepse ata u paraqitën dhe u trajtuan si kundërshtarë politikë dhe jo si armiq të popullit, ata ishin kundër lidhjeve me të arrestuarit politikë dhe kundërshtonin dhunën si mjet për marrjen e pushtetit, ndryshe nga sa mendonin anëtarët e grupeve të tjerë si Monarkistët e të Rezistencës. Duhet theksuar se gjykimi dhe dënimi i tyre me 20 apo 30 vjet si Musine Kokalarit dhe Gjergj Kokoshit ishin në kundërshtim me ligjet e kohës, me Kushtetutën e Republikës, sepse ajo që u quajt organizatë ilegale, tradhëtare, terroriste nuk ishte gjë tjetër veçse një përpjekje për të krijuar grupe ose parti opozitare legale, në përputhje me ligjin e zgjedhjeve për në Asamblenë Kushtetuese. Por në kushtet kur në praktikë ky ligj për shkak të presionit e terrorit komunist nuk po gjente zbatim, kundërshtarët e regjimit projektuan edhe mjetet e dhunës. Megjithatë nga gjithë procesi gjyqësor rezulton se përfaqësuesit e socialdemokratëve në përpjekjet e tyre për vendosjen e një rendi demokratik kanë projektuar mjete demokratike dhe jo dhunë. Qëndrimi i socialdemokratëve të vitit 1945 është një mesazh për forcat politike, në luftën për pushtet ato konkurojnë me alternativë dhe programet e tyre, me luftën e ndershme politike dhe jo dhunë e metoda policore. Daut Hoxha
TË GJITHË KEMI ENDËRRUAR PËR NJË THESAR Të gjithë kemi endërruar për një thesar, por punojeni tokën djelm e mij se do të gjeni rrugën për në Eldorado. Këto fjalë që i ndëgjojmë çdo mëngjez në TV Top Channel pasqyrojnë në mënyrë të përmbledhur kuptimin,thelbin dhe domëthenien e jetës, i cila kushtëzohet në rradhë të parë nga baza materiale e saj. Gjithashtu ato tregojnë se puna dhe toka kanë kurdoherë një lidhje të pazgjidhshme njera me tjetrën duke ndikuar fuqimisht në zhvillimin dhe përparimin e shoqërive njerëzore. Toka. Planeti ynë. Edhe më shumë. Bashkë me “babën” Diell është burimi dhe garancia e jetës tonë. Jemi pjesë e pandarë kurrkush mos ta mohoj, kur të mbyllet cikli çdo qënie e gjallë në gjirin e saj përjetësisht do të pushoj. Kur ishim të vegjël gjyshërit dhe prindërit tonë na treguan përralla me mbretër e pasanikë të mëdhej të zhytur deri në fyt në ar e flori. Duke u rritur në mënyrë të natyrëshme kërkuam të mësonim diçka për kuptimin e vertetë të parasë e të thesarit dhe dalëngadalë filluem të kishim një farë dëshire për të pasur, më tepër si stoli, një monellë, një send ose diçka tjetër prej ari, diamanti ose metalëve të tjera të çmuara. Një grumbull shufrash, monellash ose sende e objekte të tjera prej ari, platini, diamanti, argjendi etj përbëjnë një thesar. Të gjithë kemi endërruar për një thesar. Prandej plaku i urtë para se të vdiste ju tha djelmve të tij dembel:” Bijt e mij! Unë po vdes! Dikund në arë, vendi i sakt nuk më kujtohet, kam fshehë një thesar.Përpiquni se do ta gjeni”. Djelmt”fluturuan” nga gëzimi. Menjëherë morën kazma e lopata dhe ju drejtuan arës.Punuan ditë e natë. Të gjithë tokën e përmbysen dhe e bënë qelizëm. Megjithatë thesarin nuk e gjetën. Në mes të dëshprimit më i madhi tha:” vëllezer thesarin nuk e gjetëm. Ky paska qënë fati ynë.Megjithatë kam një mendim.Si thoni ju? Po sikur ta mbjellim arën që punuam?”. “Të lumtë goja Arbër”- u përgjigjën të gjithë. E ke menduar mirë. Kështu do të veprojmë. Ishin ditë të bukura pranverore.Të gjithë tokën e mbollën me misër dhe kultura të tjera bujqësore. Bimëve ju qëndruan mbi kokë. I prashitën dhe i ujitën disa herë. Ara u mbulue nga gjelbërimi. Erdhi përiudha e korrjeve. Një bollëk i papërshkruar. Të gjithë i pushtoj një gëzim i madh.Papritmas e mori fjalën vëllai i vogël:” Ndëgjoni burra. Ishim të varfër kurse tani hambarët dhe kuletën i kemi plot.Ky është thesari që na la baba.Është toka e jonë, puna e jonë dhe djersa e jonë”. Shumë pak vende dhe popuj të botës kanë tokën dhe klimën tonë. I gjithë atdheu ynë është një minjerë floriri gjigande. Shqipëria me sipërfaqe 28748 km2 dhe popullësi 4 milion banorë shtrihet në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik midis koordinatave gjeografike 39o38’ dhe 42o39’ të gjërësisë V dhe 19o16’ dhe 21o4’ të gjatësisë L në largësi pathuajse të njëjtë nga Ekuatori dhe Poli i Veriut.Ajo bën pjesë në brezin subtropikal me lagështirë të hemisferës V dhe përfshihet në zonën klimatike mesdhetare, me dimer relativisht të shkurtër e të butë(në zonën e ulët e bregdetare) e shumë të lagësht dhe me verë të gjatë, të nxehtë dhe shumë të thatë. Vendi ynë me përjashtim të disa zona të veçanta të Globit ka pathuajse të gjitha llojet e tokave, të klimes, të faunes dhe flores të planetit tonë. Malet e kodrat, fushat e livadhët, luginat, lumenjt e liqenët, detët, lagunat, pyjet, livadhët dhe plazhet e Shqipërisë nuk kanë krahasim me asnjë vend tjetër të botës. Ato janë thesare që për fat të keq po pakësohen dhe degradohen për ditë nga mungesa e ligjit, e funksionimit si duhet të shtetit, kujdesit shoqëror, e punës dhe nga dora mizore e pakontrolluar e “njeriut primitiv”, e cila nxitet dhe stimulohet nga etja e terbuar dhe pasioni i verbër për pasurim me çdo kusht pa marë parasysh interesat dhe nevojat e të tjerëve dhe të mbarë shoqërisë. Punojeni tokën bijt e mij. Por ajo fatkeqësisht shpesh është lenë në mëshirë të fatit.Vendosja e Kapitalizmit në Shqipëri në vitët 1991-1992 u shoqërue me përiudhën e gjatë e të vështirë të Tranzicionit dhe nga një masakër e përbindshme urbane e rurale. Shumë fshatra të Shqipërisë veriore e verilindore po boshatisën gradualisht dhe tokat e tyre po kthehën në gjysëm shkretirë.Djelm dhe burrat në përgjithësi kanë marë rrugët e kurbetit. Kanë mbetur më tepër gra me fëmij dhe pleq e plaka. Punojnë sa për të mbajtur ndonjë bagëti dhe shpirtin gjallë. Ku janë djelmt e plakut të urtë? Kanë marë rrugën për të Eldorado!Shumica kanë arritur në objektiv.Punojnë me të gjitha forcat dhe marim një shpërblim. Kjo është një e ardhurë e madhe për familjet shqiptare. E kanë fituar me mund e djersë. Për ne ka rendësi të vaçant. Edhe për qeverinë, e cila deklaron që emigracioni ynë realizon të ardhura më shumë se të gjithë sektorët e ekonomisë të mara sëbashku.Ku ka më mirë!Një popull dhe një shtet që jeton në radhë të parë duke shitur fuqinë e vet punëtore te vendët e tjera! Këto të ardhura janë një thesar, të cilat fatkeqësisht shkojnë përsëri tek burimi i tyre. Shikoni importët dhe eksportët tonë. Një diferencë kolosale baraz me qindra miliona dollarë. Mos u çuditni! Prodhon Amerika dhe Evropa edhe për ne! Ç’na duhen prodhimet tona?Edhe frutat e zarzavadet vijnë nga jashtë deri hudra nga Kina! Nga ana tjetër toka e jonë në mjaft zona po digjet nga mungesa e punës dhe e ujit. Deri kur kështu!? Adam Smithi na mëson se “ vendimet e miliona individëve për interesat e tyre vetiake do të përbënin atë”dorë të fshehtë”, që do të kthehej në një motor lëvizës për ekonominë e tregut. Roli i qeverisë ishte vetëm të stabilizonte rregullat e lojës, të kthehej në një arbiter në treg, ku privatët sipas ofertës dhe kërkesës vendosin rregullat e lojës”Për fat të keq qeveria e realizoi për “mrekulli” misionin e saj! Për këtë ajo përdori dorën e fshehtë, e cila mbi bazën e “Terapisë së Shookut” të Profesorit të Madh të Ekstra Katedra ideoi dhe vuri në zbatim teorinë e famshme të “Tokës së Djegur”.Ajo urdhëroj jo vetëm shkatrrimin e marrëdhenieve socialiste në prodhim, që ishte domosdoshmëri historike e kohës por edhe bazën ekonomiko e teknike të tyre. U lejue me miratimin dhe bekimin e ish kryetarit të shtetit të parë pluharist shqiptar asistenca masive e 80-të përqindshit ku u dëbuan me qindra e mijëra punëtorë nga fabrikat e uzinat për t’ju dhënë rrugët e Botës dhe më vonë për të bërë privatizimin, përvehtësimin e shkatrrimin e kësaj pasurie kolosale shtetërore, e cila ishte ngritur me shumë punë, mund e përpjekje nga i gjithë populli shqiptar. Përveç hidrocentraleve dhe të ndonjë ndërmarrje tjetër nuk mbeti pathuajse asgjë në këmbë. Një masakër e vertetë! Duke akuzuar dhe lenë stafetën njeri tjetrit të gjithë janë të pafajshëm e të larë! Bile ideator dhe demokrat të kalibrit botëror. Të gjitha borxhet që ka Lala po përpiqët ti likujdoi Daja. Rroftë Perëndimi! Një dëm i pallogaritshëm është mungesa e punës. Refreni i Megjenit të pavdekshëm: “ A do qymyr zotni” e “Mollë e ndalueme” është zëvendësue me kërkesen në formë lutje të atyrëve që s’kanë dhe presin një punë sado të vogël për me fitue bukën e gojës të fëmijve të tyre“a do punëtor zotni”. Me rastin e vizitës së tij në Shqipëri në muajin prill 1993 Shenjtëria e tij Papa Gjon Pali i dytë ka thënë.” Në përpjekjën për rimbëkambjën ekonomike është e domosdoshme që të gjithëve t’u garantohet puna dhe që ajo është më esenciale, për të jetuar me dinjitet”. Realiteti i sotëm po verteton çdo ditë domosdoshmërinë e punës dhe pasojat tragjike e shkatrruese të mungesës saj. Njeriu deri në një masë të caktuar e ka lindur dhe përsosur puna. Sikur të mos ishte aktiviteti njerëzor që ushtrohet me anë të punës shoqëria njerëzore nuk do zhvillohej kurrë dhe për rrjedhoj si rregull i përgjithëshëm nuk do të ekzistonin asnjë nga elementët e struktures dhe superstruktures të saj. Shkenca ekonomike na mëson se “ Puna është pikë së pari një proces që kryhet midis njeriut dhe natyrës, proces në të cilin njeriu nëpërmjet veprimtarisë së tij bën, rregullon e kontrollon këmbimin e lëndëve midis tij dhe natyrës. Ai vë vehtën e tij, si një fuqi natyrore, përball lëndës së natyrës në një formë të përshtatshme për jetën e vet, ai vë në lëvizje fuqitë natyrore të trupit të tij, duar e këmbë, kokë e gishtrinj. Duke vepruar me anë të kësaj lëvizjeje mbi natyrën e jashtme dhe duke e ndryshuar atë, ai ndryshon njëkohësisht natyrën e vet. Ai zhvillon forcatqë flejnë në të dhe lodrën e këtyre forcave e vë nën sundimin e tij”. Të gjithë kemi endërruar për një thesar por punojeni tokën bijt e mij. Mjerisht ajo po demtohet përditë. Me mijëra ha janë zën nga godinat, ndërtesat e çdo lloji dhe ngrehinat vend e pa vend. Popullësia rritet papushim kurse toka zvoglohet. Vini re! Ku po na çon mushka?A ka më të shtrenjë se toka. Shumë “thesare” që trashiguam u shkatrruan!Ku janë vreshta prej qindra hektarësh e Shtoit dhe plantacionet e pa fund të mollave të korçës e Pogradecit, të portokaleve e limoneve të Vlorës, Sarandës e Himarës. Po fabrika e Telave Shkodër.Edhe ajo ishte një “thesar”. Prodhimet e saj eksportoheshin në gjithë botën duke realizuar miliona dollarë të ardhura për ekonominë. Korupsioni galopant dhe interesat egoiste tregtare për fitime maksimale i ngurtësuan prej vitësh makineritë e kësaj ndërmarrje duke i çuar në një gjendje të mjerueshme e tragjike në prag të një “vdekjeje klinike”. INSIGU po shitët. Së shpejti edhe Banka e Kursimëve. Ku ka më mirë! Ne nuk jemi të aftë dhe nuk dimë të administrojmë kursimet tona!? Janë mbi 2 miliard dollarë.Në vend që të funksionoj me efektivitet të lartë fondi i investimeve të bankës për kreditimin e zhvillimit psh të Turizmit tonë, i cili duke qënë një “minjerë e pashterëshme floriri” ka një përspektive të ndritur preferojmë të shesim kursimet dhe kapitalet tona duke i lënë në duar të monopoleve të huaja. Rreziku i sundimit absolut të tyre mbi ekonominë e vendit tonë është evident dhe konkret. Së shpejti do të shitet edhe Albtelekomi SH.A. Lum si ne!Natyrisht edhe ky është një “thesar”. Thesari i shtetit është pasuri kombtare. Ka nga ata që nuk e “besojnë” ose nuk dëshirojnë ta pranojnë. Kjo është diçka tjetër. Gjithësesi fenomeni ekziston. Ata mund të thonë:”Dakort. E morëm mendimin tuaj. Na vjen keq por e keni gabim. Telon e Xha Komit do ta tjetërsojmë. Nuk e duam më. Tani e kemi me humbje. Vetëm ne e dimë shkakun e vertetë. Përjashta personeli i ndërmarrjes, kapitali vendas dhe i shqiptarëve jashtë atdheut. Ju nuk e kuptoni dot prandej ndëgjoni dhe mbani shënim: pa privatizim dhe shitje të Telekomit nuk ka investime të mëdha dhe progres”. Të gjithë kemi endërruar për një thesar. Masakra urbane po bën kërdinë. Shikoni qytetët e mëdha. Konkretisht Shkodra. Para disa dekadave ajo ishte qyteti i blerimit të madh, i kopshtëve, karafilave dhe i lulëve pa fund. Deri në vitët 1970 shkodranët delnin mbramjeve për shetitje familjarisht dhe në çifte në rrugët periferike të saj. Bahçja e Xhuxhajve bashkë me shumë kopshte, pemishta e livadhe plot me barë të njomë, lule e zogj këngëtar, të cilat në fund i lëshonin rradhën lugines të lumit Kir me shkure, gurë të bardhë dhe ujë të kulluar i jepnin të gjithë zonës karakteristikat e një pejsazhi me bukuri të rradhë. Kurse sot vetëm në qendër të qytetit lulëzojnë pemët dekorative të blinit. Sejcili prej tyre është një “thesar” dhe monument kulture. Po në lagjët e tjera? Gjithësesi kemi shumë për të bërë.”Punojeni tokën bijt e mij”. A ka fisnikëri dhe kulturë më të madhe për një njeri se sa të mbjellë me duart e tij të paktën një filizë peme, të interesohet për të,për mjedisin dhe gjëlbërimin e amjentit ku jeton. Disa ditë para largimit të tij nga Shqipëria ish ambasadori Amerikan pas vitëve 90-të organizoi një aksion me disa nxenës të një shkolle të mesme në krye të cilëve ishte vet për lyerjen me gelqere të pishave të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” Tiranë. Me këtë xhest të tij sinjifikativ ai na la një amanet.”Miqtë e mij punojeni tokën, kujdesuni për pemët, lulishtet dhe pyjet, për mjedisin e amjentin ku banoni, sepse ndryshe nuk mund të kini të ardhme”. Këto ditë Kryetari Ynë i Madh ju tha dishepujve të tij :”….. Disa nga ju e kanë mendjen për të prerë koka qeveritarësh dhe për të emëruar njerëzit e tyre në gjitha instancat e institucioneve tona qeveritare…….” “ O burrat e Shqipërisë….! Nepotizmi po bën kerdinë! Në veprën madhore “Historia e Skenderbeut” e Marin Barletit botim i vitit 1964 faqe 485 vjen larg nga shekujt si një tufë e fuqishme drite amaneti i fundit i heroit tonë kombtar Gjergj Kastrioti Skenderbeut:”Çmoni çdo gjë më poshtë se të mirën e përbashkët dhe dobinë publike, rueni gjithëmonë paqën dhe bashkimin së pari, dhe pastaj besën e dashamirësinë ndermjet jush. Dhe me të vertetë, s’ka asnjë shtet aqë të fuqishëm dhe aqë të shëndodh që të mos shembet dikur e të mos rrënohet, kur u lëshon vendin mërive dhe grindjeve të përbashkëta, kur vë përpara së mirës së përgjithshme dobinë dhe përfitimin vetiak……” Të gjithë kemi endërruar për një thesar. Por ai duhet fituar me punë dhe aktivitet të ligjshëm e të ndershëm. Ndryshe bëhet përbindsh duke marë në mënyrë mizore jetë njerëzore. Në gjirin e tij dikund i veshur hermetikisht është i strukur djalli. Për ti përvetësuar e “gëzuar” parat e pista duhet të bëhesh djall. Ai është sinonimi i të keqës. Larg duart nga ai. Prandej “punojeni tokën bijt e mij se do të gjeni rrugën për në Eldorado”. “ Ar, o metal i çmueshëm, i verdhë, e i shndritshëm! Dhe ar ka mjaft për ta bërë të zezën të bardhë, të shëmtuarën të bukur, të padrejtën të drejtë, të poshtrin fisnik, plakun të ri, burracakun trim me fletë!……Ç’është kjo, o perëndi të pavdekshme! Është ajo që largon nga altarët tuaj……… Ky skllav i verdhë ndreq dhe prish….., bën të bekohen të mallëkuarit, të adhurohet lebra e mallëkuar, ai i hypën kusarët në bangot e senatorëve e u jep tituj, nderime e temenara. Është pikërisht ai që vejushën thinjoshe e marton me djalë të ri. Hiqmu pra, o baltë e mallkuar o kurvë e njerëzisë”( Shekspir “Jeta e Timon Athinasit”) Luigj Temali |