Zgjedhjet vendore 2003. Shkodra nyje Gordiane. Mos votoni për krimin politik
Zgjedhjet vendore, si kudo, kanë trokitur edhe në qytetin e Shkodrës. Ndonëse në rrugë nuk kanë vërshuar ende turmat me banderola, ndonëse podiumet nuk janë montuar e çjerrjet politike ende janë një kujtesë e vakët e zgjedhjeve parlamentare, ndonëse nëpër fasada muresh nuk ka ende portrete të qendisur votuesish që s’kanë bukë për darkë, një mendje e mençur dallon se fushata ka nisur. Kafeneve dëgjohen pëshpërimat e para politike. Emra të ndryshëm kandidatësh udhëtojnë nga zyrat e partive politike, për t’u bërë engletisje për shkodranët e papunë në kafenetë që gjithnjë janë plot. Pra, zëra dhe emra, interesa e klane, vazhdojnë të jenë pëshpërima, që ngadalë po bëhen gati për punë, të nisen drejt shesheve. Të tërë janë entuziastë se do fitojë kandidati që kanë të lidhur aty një miqësi apo interes. Por kandidatër për kryebashkiak të Shkodrës nuk arrijnë ta kuptojnë se entuziazmi është çmimi i budallait. Ndërsa fushata zgjedhore për pushtetin vendor është startuar zyrtarisht dhe duelet politike konsiderohen të përcaktuara nga bandat terroriste e ata që mendojnë se do vjedhin edhe votat, ajo që gazeta jonë merr përsipër të komentojë është fakti se, a do i sjellin ndonjë realitet të ri Shkodrës këto zgjedhje? Shanset janë ende të udhëkryqta. Përvoja e deritanishme lë një shije tepër të hidhur, përsa i përket zgjidhjes përfundimtare të problemit “Shkodër”. Lufta politike dhe ashpërsimi i saj deri më tani, nuk kanë mundur t’u ofrojnë shkodranëve asnjë perspektivë, asnjë shans, asnjë mundësi të rehabilitimit të qytetit të tyre dhe kthimit të tyre në një realitet, ku si zgjidhje e vetme të mos jetë vetëm ikja. Taktikat e përdorura nga partitë politike në fushatat zgjedhore, ato të përgjithshme dhe vendore, kanë lënë prapa vetëm zhgënjim. Një zhgënjim që i përngjan vijës së Kaçamillit. Kjo për faktin, se secila forcë politike, në veçanti partia demokratike, e shfrytëzoi Shkodrën deri në palcë të kurrizit si një bilanc të kredibilitetit të saj politik. Pra, prej partisë demokratike ky qytet, më shumë se dyfish i populluar këto dymbëdhjetë vitet e fundit dhe me mbi dhjetë mijë të tjerë të paregjistruar që do votojnë duan apo s’duan partitë, veç viktimizimit politik, nuk mundi të perceptonte asnjë realitet tjetër. Ne nuk gjejmë ndonjë tjetër të vërtetë. Po kaq i vërtetë gjykojmë se është mendimi se PD-ja me kandidaturën e saj nëse do fitonte, më keq, tepër më keq, do e çonte Shkodrën edhe për faktin se në dy të tretat e mandatit të kryebashkiakut të ardhshëm, pushtetin legjislativ e ka PS-ja. Hajdutët e bankave të 1997-ës, ata që i vunë zjarrin dy herë Shkodrës, ata që terrorizojnë edhe njerëzit e mediave dhe janë të identifikuar me emra dhe madje edhe në listat e shërbimeve të huaja, shëtisin lirshëm, madje përmes listave të fshehura të partive, tentojnë të futen ose rifuten në këshillin bashkiak. Edhe për të tillë kriminelë mund të votojë votuesi kur nuk di emrat e këshilltarëve në listën e ndonjë partie. E për të thënë që s’janë të vërteta këto, gjë që e dëshironim, partitë do ishte mirë të publikojnë edhe listat e këshilltarëve, apo jo? Gjithsesi, kjo është punë partishë, puna e qëllimi ynë është të themi se situata social-ekonomike në Shkodër vazhdon të mbetet ndër më problematiket në vend. Askush nuk është i sigurtë, nëse ndonjë nga partitë politike, nëpërmjet këtyre kandidatëve, do të ofrojë diçka ndryshe për këtë qytet, si qyteti me numrin më të lartë të papunësisë, si qyteti me numrin më të lartë të kriminalitetit, si qyteti me standartet më të ulëta ekonomike në shkallë republike, si qyteti që prodhon energji elektrike dhe që njeh oraret rekord të territ. Përballë kësaj situate, kur shpresa, se një ditë Shkodra do jetë vërtetë Shkodër, edhe më optimisti e ka vështirë të besojë, se ndonjë nga emrat, ndonjë nga programet elektorale, ndonjë nga alternativat politike, të prezantuara në këto zgjedhje deri sot, do të jetë një zgjidhje që ofrohet, nëpërmjet këtyre zgjedhjeve, të cilat paralajmërojnë një risi. Shkodra vazhdon të mbetet nyje Gordiane, zgjidhja e së cilës duket ende një pamundësi për këtë klasë politike shtatanike, për alternativat e tyre politike, që mund të ngelen vetëm programeve të shkruara në letër, e që nuk kanë ditur, nuk kanë dashur apo mundur ta gjejnë ende rrugën për në Shkodër. Janë tetë burra: Artan Esat Haxhi i PD-së me programe erë myku 11-vjeçare, Gëzim Dibra i Legalistëve Bahri Boriçianë, Nexhat Maliqi i PDR-së, ballisti Muhamed Gradeci, Zija Vukaj i PSD-së, Mustafë Lici i Partisë Mendimi i Djathtë Liberal që ka investuar në politikë pa përfituar nga politika, Fran Dashi i Partisë Kristian Demokrate dhe Gjergj Leqejza i Partisë Socialisteme programe e rrubineta të Fatos Nanos në duar; që kanë marrë vrapin për në karrigen e kryebashkiakut. Pritet edhe dikush nga stani i Nikollë Lesit. Po cili prej këtyre burrave do të jetë shpresa? Gazeta jonë vërtetë e pavarur, në numrat e saj të ardhshëm, do u ofrojë lexuesve, të keqen më të vogël si zgjidhje, pasi mendojmë se duke marrë të keqen më të vogël zgjidhet e mira e mundshme. Gjithsesi e prapëseprapë, Shkodra vazhdon të jetë një fenomen, i parë në të gjitha prizmet. Politika vazhdon ta shohë atë si një test elektoral, pavarësisht se ka pranuar ta njohë realitetin e saj si të tillë, edhe pse në vetvete kjo nuk mbetet gjë tjetër veçse një krim politik, i cili përsëritet vijimësisht. Por duket se kësaj maskarade politike i ka ardhur fundi. E pse duhet të mos i vijë fundi tashti kur Shkodrës e shkodranëve u është sosur durimi?! Qytetarët shkodranë, paçka se me vonesë, por kur thotë populli “më mirë vonë se kurrë”, janë bërë të ndërgjegjshëm, të vetëdijshëm, se u duhet thënë me votë ndal këtyre pafytyrësive, këtyre hipokrizive, këtyre mashtrimeve, çmimin e të cilave do e paguajnë shtrenjtë, shumë shtrenjtë këto qytetarë të urtë, të dashur, punëtorë dhe vizionar për të ardhmen. Ka ardhur koha t’u thuhet ndal të gjitha tendencave politike e klanore, për ta quajtur Shkodrën si një bastion, si një terren ku matet temperatura politike, ku testohet kredibiliteti i njërës apo tjetrës forcë politike. Shkodra dhe shkodranët nuk mund të jenë më kavie e laboratorëve të klasës politike. Shkodra nuk ka pse të jetë një laborator ku të eksperimentohet. Forcat politike, para se të nisin të përpilojnë deklaratat, para se të mprehin “shpatat e oratorisë” nëpër kovaçhane elektorale të zgjedhjeve vendore të 12 tetorit 2003, duhet ta kenë këtë vath në vesh. Shkodra nuk ka më kohë për të humbur edhe në u interesoftë klaneve meskine. Këto vite i mjaftuan Shkodrës dhe qytetarëve të saj, se duhet besuar në një realitet më prekës e nuk duhet shkuar qorrazi pas zhargoneve dhe tradicionalizmit politik. Vërtetë Shkodra ka qenë, është e duhet të jetë antikomuniste, por tani kur komunizmi nuk dihet se në cilën sofër ha, se paçamurr është bërë kjo punë, por tani kur komunizmi nuk dihet se uratën e bismilahin e kujt bën, apo, nuk dihet se në krevat me kë flë dhe ku zgjohet, ajo është bërë dhe besojmë se duhet të jetë bërë më e përgjegjshme për veten e saj, për të ardhmen e saj dhe të fëmijëve të saj. Ka ikur koha kur duhej të dilej në shesh, kur Shkodra duhej të digjej e të bëhej shkrumb e hi se kështu i duhej PD-së apo PS-së. U duhet thënë mjaft atyre që mendojnë ende si para dhjetë viteve. Tani shkodranëve u duhet puna, biznesi siç e kanë traditë, siguria për jetën, energjia elektrike, uji, u duhet shpresa për të nisur një epokë të re, për t’i dhënë vetes një realitet të ri, për të mos thënë: Ah, të ishim pak Tiranë, pak Durrës, pak Fier, pak Sarandë, pak Lezhë…! Askush nuk beson se Shkodra ka vdekur. Emri i saj ende nuk është një ornament që duhet përdorur për stoli politike. Tradita dhe kultura e saj duhet të mos mbesin nocione, terma, të cilat shumëpërdoren më media, apo në orgji politike. Të gjitha këto Shkodra i ka fituar me mund, me harmoni, me kulturë. Meritë e gjithë këtij emri të madh që nuk e zbeh dot as harresa politike, as mungesa e dritave, e ujit, e sigurisë, e punës, e përkrahjes shtetërore, padyshim që janë vetë ata që i kanë dhënë e vazhdojnë t’i japin Shkodrës punën e tyre, vetmohimin e tyre, gjithçka që është e tyrja, sepse ata për gjithçka falenderojnë Shkodrën, këtë qytet të bukur, këtë qytet që si sfinksi mund të rilind nga hiri. Albert Vataj, Sokol Pepushaj
Programe te peraferta, te mbuluara nga ngjyra te ndryshme! Ç’te zgjedhe qytetari! Pikenisje e ketij shkrimi u be nje film humoristik shume realist I rregjisorit te mirenjohur shkodran Arjan Culici. Duke pasqyryar nje fushate elektorale, nje personazh shprehet para votuesve: “Partia e atyre ka nje program me keto pika per tu realizuar: Drita, uje dhe qetesi. Partia jone, ka nje program krejt te ndryshem: Uje, qetesi dhe drita”. Realisht eshte kjo gjendja e spektrit politik shqiptar ne prag te zgjedhjeve te 12 tetorit per pushtetin vendor. Po te pyesesh shume shkodrane, te thone se partia e tyre ka nje program shume favorizues per Shkodren dhe qytetaret e saj. Kur I kerkon sqarime per pika te ndryshme, ngurron, por nuk vonon aspak te thote se partia e tij eshte blu apo roze, ne varesi te ngjyrave te flamurit te saj. Keshtu, partite por edhe programet e tyre, ne rastin me te mire gjykohen permes ngjyres se flamurit te tyre, e cila ne nje fare mase percaktohet ne force politike te majte dhe force politike ne djathte. Te futesh ne bisede me tifoze te PD-se, te thone se ne vitet e qendrimit ne pushtet, partia e tyre ishte teresisht e djathte si dhe reformat qe ndermori. Kur I kerkon nje mendim per ligjin 7501 “Per token”, ngurron te te ktheje pergjigje, ndersa nen dhembe e quan ligj komunist dhe qe duhet abroguar, edhe pse kryesia e qendres e partise se tij, nuk eshte e ketij mendimi. Me te coroditur jane tifozet e PS-se. Jemi nje parti per shtresat e gjera te popullit, te thone socialistet e thjeshte. Ndersa ne lidhje me papunesine, privatizimet e medha strategjike, varferine e tejskajshme, nuk dine te japin shpjegime, edhe pse si rregull, nuk duhet te jene tipare te nje qeverisjeje te majte. Pa llogaritur qe rreth PS-se eshte grumbulluar nje klase e tejpasur, e cila mese miri do ti pershtatej nje force te djathte politike. E gjithe kjo vjen nga programet e partive, te cilat per te mos thene se jane si dy pika uji, jane shume te ngjashme ne mes tyre. Partite ne te gjithe globin I dallojne programet dhe implementimi I tyre ne praktike. Tash 12 vite ne Shqiperi, akoma nuk eshte bere nje dallim I qarte ne mes programeve, te pakten te dy partive te madhe PS dhe PD. Ne politiken e jashtme, gjithcka eshte identike, por edhe ne ate te brendeshme ngjasimet jane te frikshme. Ndryshimi qendron ne renditjen e programit, ngjyren e flamurit partiak dhe ne antaresine. Ne PD, pervec kastes se re te inkuadruar me lindjen e saj ne 1990, militojne ne pozicione shume te larta, perfaqesues te kastes se vjeter te ish-PPSH-se. Ne PS, pervec kastes se vjeter te trasheguar nga kalimi permes mitres se pergjakur te PPSH-se, ka edhe perfaqesues te kastes se re te post vitit 1991. Realisht, edhe ketu ndryshimi nuk ekziston. Duhet pranuar se programet e partive, varen shume nga kushtet e vendit qe forcat politike kryejne aktivitet. Kushtet e Shqiperise post-komuniste, por edhe ato te Shqiperise se 13 viteve (anti) demokraci, evidentojne per zgjidhje probleme thuajse te njejta. Shqiptaret nuk presin dhe nuk kerkojne shume, por vetem kushte elementare: Qetesi, uje, drita, punesim. Edhe partite politike duhen mirekuptuar, pasi programet e tyre duhet te sillen dhe te gjejne zgjidhje te ketyre problemeve, te cilet I vuajne njesoj si socialistet, ashtu edhe demokratet. Partive politike shqiptare, ne kete kuader I mungojne strategjite per realizimin e tyre, edhe pse programet po ndryshohen sa here qe ka kongrese, kuvende apo edhe konferenca pranvere dhe dimri. Shembulli me ideal, eshte ai I zgjedhjeve te vitit 1997, kur Shqiperia fale cmendurise kolektive, perjetoi nje lufte civile. Perfaqesues te partive te ndryshme politike, dhane afate duke filluar nga 30 dite, 40, 45, 60, 90 per vendosjen e rendit dhe carmatimin e popullates. Sa sa eshte mbajtur premtimi, kete mund ta konstatojme edhe 6 vjet pas 1997. E gjithe kjo amulli e krijuar nga partite politike, pasojat I percjell tek zgjedhesit, te cilet me 12 tetor, jane te thirrur te votojne realisht per pushtetin e tyre, ate vendor. Pervec rasteve kur votohet per partishmeri apo rreshtohemi per ti dhene voten ngjyres sone politike, qytetaret nuk mund te dallojne forcen qe I siguron me shume te ardhmen permes programeve te paraqitura apo qe do paraqiten. Gjate ketyre 12 viteve, ata jane mesuar se votuan apo nuk votuan, fituesi nuk eshte ne doren e tyre. Pervec kesaj, si votuan majtas apo djathtas (sipas ngjyres), rezultatet jane te njejta: mungese qetesie, papunesi, pa uje dhe pa drita. Ne asnje fushate nuk eshte hequr nga lista asnje prej premtimeve apo kerkesave te qytetareve, qe do te thote se per 12 vjet, ne te shumten erasteve, kemi mbetur ne vendnumero. Serish edhe kete vit, njera parti, si ne filmin humoristik te Culicit, do na premtoje “Qetesi, uje dhe drita”. Partia tjeter do na propozoje nje program krejt te kundert “Uje, drita dhe qetesi”. Ne na mbetet vetem te qeshim (te tallemi me veten, pasi jane tallur edhe te tjeret me ne per 12 vjet), duke kujtuar humorin e hidhur por realist te Culicit. Kete here, fitues do te jete edhe ai I cili nuk ka marre as gjysmen e votave te qytetareve, qe do te thote se nuk do te jete perfaqesues I shumices se votuesve. E thene ndryshme, minoranca do te qeverise mazhorancen. A eshte kjo demokracia! Edhe kete here, kemi nje amanet: “Votoni perseri per ngjyrat (flamujt e partive), jo per programet (e njejta) dhe individet (thuajse vellezer siameze)”. Perseri pas tre viteve, kur te afrohet koha e votimeve, do ju kujtohet filmi I Culiqit dhe do te talleni me veten, pasi te jene tallur me ne te tjeret nje mandat te humbur kot, ndersa Shkodra, ne dhe ju, do te ndjejme keqardhje per tre vite qe Ia falem kot dikujt, vetem per tu pasuruar nen mbrojtjen e votes sone! Blerti DELIJA
Durrës. Pse u arratis Avni Mustafa? Jemi mësuar që termin “arratisje” ta përdorim për largimet e paligjshme nga vendi në kohën e diktaturës dhe e vërteta ashtu është; njerëzit gjithmonë arratisen prej diktaturave çfarëdo ngjyre qofshin ato. Është për t’u çuditur por fenomeni arratisje akoma ekziston në Shqipëri, mjafton të përmendim Titanikun e gomoneve që përsëritet çdo natë. Kësaj radhe do ju tregoj se pse u arratis nga Shqipëria Avni Mustafa, djaloshi i gjatë me mustaqe që të gjithë e njohin si një nga aktivistët më të zjarrtë të aspiratave antikomuniste në qytetin e Durrësit. Rastësisht mësova se Avniu ishte larguar përgjithmonë nga Shqipëria. Gjëja e parë që pyeta ishte në është mirë dhe kur m’u përgjigjën se po, m’u bë qejfi sepse vërtetë jeta e tij në Shqipëri ishte e varur në fije të perit. Historia e tij është e gjatë, shumë e gjatë, dhe jam i sigurtë që nuk është e vetmja, megjithatë do mundohemi ta shkurtojmë për ju aq sa të keni mundësi t’i përgjigjeni pyetjes që ju kemi paraqitur me titullin, Pse??? Në demonstratat për rrëzimin e komunizmit Avniu ishte në rreshtat e parë dhe prej të parëve që u kacafytën me policët e asaj kohe. Ishte prej të arrestuarve që përfundoi në qelitë e komisariatit të policisë dhe vuajti plot 90 ditë burg. Edhe pse në kushte të paimagjinueshme terrori, torture dhe presioni psikologjik, ai arriti të organizojë së bashku me të tjerë grevën e urisë në burg. Pas 2 javë greve të burgosurit e demonstratave dolën nga burgu, po ashtu edhe Avniu. Ardhja e demokratëve në pushtet i dha vendit tjetër atmosferë. Njerëzit filluan t’i kthehen punës për kalimin e situatës së rëndë ekonomike në vend. Shokët e kolektivit në ndërmarrjen e serave flasin fjalët më të mira për kolegn e palodhur Mustafa. Para ca kohëve një prej tyre pati thënë se saldator si Avniu nuk vjen më në atë kolektiv. Megjithatë, nuk ishte e thënë që stina e demokracisë të vazhdonte të lulëzonte në Shqipëri. Komunistët e moderuar e rimorën pushtetin në 1997. Përsëri u rikthye diktatura, u rikthyen torturat, genocidi dhe terrori i kuq. Shumë demokratë u bënë pre e pushimeve nga puna, persekutimit politik dhe deri në vrasje për motive politike. Rasti i bujshëm i Azem Hajdarit nuk ishte i vetmi në atë kohë. Avni Mustafa, anti-pushtetari i zjarrtë ishte prej atyre që e pësuan disa herë prej policisë së përbërë prej njerëzve analfabetë që nuk dinë gjë tjetër veç hurit dhe litarit. Disa herë Avniu u sulmua nga civilë me qëllim eleminimin fizik në bazë të skenarit famëkeq: “vrasësit u larguan në drejtim të panjohur…”. Nuk mjaftonte vetëm kjo, por diktatorët që nuk njohin as zakone as tradita guxuan të prekin edhe gruan e Avniut. Kjo e fundit (në atë kohët shtatzënë) u rrah mizorisht nga civilë të policisë dhe gati sa nuk e dështoi fëmijën që kishte në bark. E gjitha kjo pse??? Sepse aktiviteti anti-pushtetar i Avni Mustafës e kishte mbushur kupën, Mustafa ishte bërë i padurueshëm për ata që janë mësuar të jetojnë me gjak të pafajshëm, që planet i thurin në vrimat e errëta nën inspekcionin e armiqve shekullorë të kombit shqiptar, ata që këndojnë këngën pan-sllave apo pan-helene. Pas gjithë këtyre peripecive në jetë, Avniu vendosi të largohej përfundimisht nga vendi për të kërkuar të drejtën themeltare të çdo qënieje humane: jetën e qetë, të sigurtë dhe pa dhunë. Nuk është i vetmi që është larguar nga vendi, numri i personave të tillë sa vjen e shtohet. Nëse ju do të ishit në vendin e tij si mendoni se do të vepronit? A bën të gjykohet Avniu nëse kapet nga policia pse u arratis? kjo mbetet ta vendosë secili prej jush që po i lexon këta rreshta. Për një gjë jam i sigurtë, që nëse dikush do t’ju pyesë se pse u arratis Avniu, ashmë e dini përgjigjen. Rifat Ymeri
Burrëri në burg Kurrë s’do ta harroj se si u zbeh ai shkëlqim fëminor i syve të një burri. Kurrë s’do ta harroj se si u step, se si u tkurr, për pak çaste… Nëntor 1982. “Një falje” për të burgosurit politikë. Ndërmjet të tjerëve liroheshin edhe ata që kishin kaluar të gjashtëdhjetat. Veçse me disa kleçka… Ndrek Deda, malësor nga Trushi i rrethit të Shkodrës, i kish kapërcyer të gjashtëdhjetat. Por nuk lirohej. Ai kish qenë edhe një herë i dënuar për “krime kundër shtetit”. Në vitet ’60, nga Trushi tentojnë të arratisen disa malësorë. Dhe kapen. Dikush nga këta deponon se për këtë ngjarje kish dijeni edhe Ndreka. Ky ishte “faji” i Ndrekës, që arrestohet dhe më pas dënohet për mosdenoncim, me dhjetë vjet heqje lirie. Në atë kohë në Shkodër, Kryetari i Degës së PB ishte Hilmi Seiti, një burrë nga Çamëria i njohur për cilësitë e tij njerëzore, për mbajtjen e fjalës së dhënë, për karakterin e “papërshtatshëm” për detyrën që kishte. Ndreka qëndronte i heshtur në “kaush” duke thithur çibukun e duke menduar. Mendonte fëmijët që i kish lënë këmbëzbathur e pas dhjetë vjetësh do t’i gjente burra. Në “kaush” hyn Kryetari i Degës Hilmiu. Tek e sheh Ndrekën ashtu të menduar, dhe duke e njohur karakterin e tij të fortë, për ta ngacmuar i thotë: -Ndrekë, sikur unë të të liroj sot, a do na tregosh ne për ndonjë grup a një person që do të arratiset? Ndreka, pasi hedh një vështrim gati përshkues e duke tundur kokën lehtë në shenjë mohimi, ia kthen: -Jo, pasha Zotin, kurrë. Dhe pas pak: -Ne familjeve që kanë njerëz të tillë i themi racë e keqe dhe as japim vajzë e as marrim nga ata. Hilmi Seiti heshti pak. Ai isht takuar shpesh me burrërinë malësore, por nuk mendonte se do ta gjente edhe këtu në skëterrë. Dhe duke dashur ta provojë deri në fund këtë malësor trupimët, që peshonte a jo pesëdhjetë kile, i thotë: -Po si është më mirë, mor Ndrekë, të qajnë fëmijët e tu apo të qajnë fëmijët e atyre që të denoncuan ty? Ndrekës i ra si bombë kjo pyetje. Ajo e theri drejtë e në kockë. Në të qindta të sekondës iu shfaqën para syve gruaja, fëmijët, shtëpia. Por menjëherë e mori veten. Duke e parë Hilmi Seitin drejtë e në sy, me dhimbje dhe me vendosmëri i përgjigjet: -Më mirë të qajnë fëmijët e mi! Këtë radhë isht Hilmiu ai që u befasua. Atij iu shfaqën parasysh mijëra të tillë si Ndreka, që vuanin nëpër këto biruca të mallkuara. -Ndrekë, – i thotë Hilmiu me një zë ku përzihej dhimbja dhe protesta. Protesta ndaj atyre që kishin vendosur të tilla ligje çnjerëzore, vetëm se të ka shkuar emri në fillim në Tiranë, se unë do të të liroja. Megjithatë, mos u mërzit, ke për ta parë! Kur Ndreka vjen në Tiranë, në vendin ku grumbullohen të burgosurit për t’u shpërndarë më pas në kampe, e thërrasin dhe e njoftojnë se dënimi i ish ulur nga dhjetë vjetë në shtatë. Kaq kish mundur të bënte Kryetari i Degës së PB Shkodër. Kaq kish mundur të bënte njeriu për njeriun, burri për burrin. Ishin të tjerë ata që hartonin dhe zbatonin me zell këto ligje çnjerëzore. Kështu u ndanë këta dy burra për të mos u parë më kurrë, këta dy njerëz që megjithëse qëndronin në dy anë të kundërta të një barrikade artificiale që veçonte njeriun nga njeriu, prapëseprapë kishin shumë cilësi të përbashkëta që diktatura s’kish mundur dot t’ua prishte. Kryetari i Degës, Hilmi Seiti vdiq “papritur” pas një kafe tek ish sekretari i PPSH së rrethit Shkodër. Pas tij në detyrën e Kryetarit erdhi Feqor Shehu. Seleksioni politik vazhdonte! Kastriot Çaushi
Mashtrimi dhe ndëshkimi, një ëndërr apo dhe realitet?! (Rreth librit të autorit Broz Simoni “Mashtrim dhe ndëshkim”) Që në veprën e tij të parë, në romanin “Mashtrim dhe ndëshkim”, autori Broz Simoni shpalos një botë të madhe të brendshme të tij të mbushur plot emocione, mbresa, kujtime, fantazi, gjuhë të lirshme e të hollë në trajtimin e një teme, sa të vështirë, aq dhe të përjetuar. Që në fillim, në faqe të parë, ai thotë plot çiltërsi: Ia kushtoj babait tim që vdiq me nëlla (hall) në zemër në prag të viteve ’90, pikërisht atëherë kur filloi të fryente flladi erëkëndshëm pranveror i demokracisë pas territ 50-vjeçar të dikaturës komuniste njeringënëse e shpresëhumbëse. Ky roman, sa politik aq dhe artistik, me një seri personazhesh të thjeshtë, por interesantë, me Liridonin e Gjilekën, Mirdashin refugjat në Itali, Tomë Prroskën apo Nikon, piktorin që kish mbaruar Akademinë e Arteve dhe në pasion kishte historinë e plot e plot të tjerë, përcjell fragmente të një jete të vështirë, plot halle e telashe. Janë vitet ’90-’91-’92, që shumë njerëz ëndërrojnë dhe kërkojnë një shpërthim të ri në jetesën e tyre të përditshme. Autori Simoni, pa u stërzgjatur shumë, rri tërë kohën i lidhur me ngjarjet, duke përjetuar tek secili personazh, një figurë, një ide që ai e ka përcaktuar mirë e qartë pa asnjë mëdyshje. Në shpirtin e tij dhe stilin disi karakteristik, ai i bën një analizë një sistemi që vret e pret në emër të të përgjithshmes, që herë-herë tregon pamëshirën e saj me një kategori të përcaktuar në emrin e “armikut të klasës”. Sapo hap faqen e parë të pjesës së parë të titullit “Qesh se s’mund të qaj”, e tregon më së miri se shkrimtari Simoni do të shfrejë emocionet e ndrydhura prej vitesh, me tërë forcën dhe mllefin e zemrës së lodhur nga vuajtjet e të zezës që ai ka hequr. Në 250 faqet e librit të tij të parë, por jo të fundit, Broz Simoni, pedagogu i thjeshtë i letërsisë, lindur në Bërdicë, është një pjesëmarrës i njohur me kumtesa dhe artikuj shkencorë. Ai boton herë pas here artiku problemorë dhe artistikë. Pas këtij romani ai ka gati për botim studimin “Kaçaku çorapkuq”, studimin për “Zek Jakinin”, studimin për “Terenc Toçin”, si dhe një përmbledhje me anekdota nga Nënshkodra. Së fundi duhet nënvizuar që autori Broz Simoni në qënien e tij lufton me tërë forcën dhunën, diktaturën që mpin zemrat e ndjenjat e çdo artisti të vërtetë, që kërkon horizonte të reja këndvështrimi e veprimi e mbi të gjitha, lirie dhe evoluimi përpara drejt një shoqërie të civilizuar perëndimore. Bujar Ferhati
PD-ja në 1996 e ndau Bushatin për interesa klanesh, PS-ja në 2003 e bashkoi po për interesa klanesh Âsht e kjartë (sepse e provume) se bashkimi âsht mâ i mirë se ndamja. Aq mâ tepër kur bahet fjalë për bashkim njerëzish… Në zgjedhjet e para vendore të mbasdiktaturës, më 26 korrik 1992, në Komunën e Bushatit, qi atëherë përfshinte trembëdhetë katunde (pra, bashkë e jo ndamas), fitoi bindshëm kandidati i Partisë Demokratike. Të gjithë u gëzuem se kjo gjâ po na bindte për nji unitet real të bashkësisë sonë. Por jo të gjithë paskan mbetë të kënaqun… Madje, koha nxori në pah se, kur punët bazohen kryesisht në dëshirën e mirë e në entuziazëm, pa i shqyrtue edhe treguesit e tjerë, vijnë mandej, me radhë, çalimi e deri ngecja e pështjellimi. Në këtë rast, âsht e domosdoshme të ndërhyhet energjikisht për zgjidhjen e problemit, me sa mâ pak pasoja. Por kjo nuk ndodhi në Komunën e Bushatit. E kundërta – po! Klanet, në dukje të fjetuna, por, në mshehtësinë e tyne – shumë aktive, ma në fund e nxorën kryet e u hodhën në veprim… Ishin e janë tejet dampruse (për mos me thanë: të rrezikshme) për bashkësinë. Aq mâ fort kur kanë mbështetjen e politikës (kuptohet: jo dobiprurëse, sepse bazohet në mungesën e demokracisë së mbrendshme e të transparencës, në interesat e ngushta, në hakmarrje e në mllefe, në autoritarizëm ekstrem etj.). Në zgjedhjet vendore të 1996-s, me gjithë kundërshtimet e një pjese të mirë të intelektualëve të zonës, por edhe të të tjerëve, mbasi diktatura e dhuna partiake kishin shpërfillë plotësisht fjalën e lirë e mendimin ndryshe, Komuna e madhe e Bushatit u nda më dysh: Bushat e Barbullush. Shtojmë këtu se, tue kenë se Barbullushi nuk e plotësonte numrin e duhun të banorëve, tentuen, deri edhe me presione e me kërcënime, t’i aneksojnë katundin Rranxa. Por u doli shpuet. Banorët e Rranxave firmosën një peticion e ia çuen Parlamentit e kështu vazhduen (e vazhdojnë endé) të jenë me Bushatin… Po numri i banorëve të Komunës së Barbullushit, a u plotësue? Sigurisht që po, por vetëm në letra! Shkurt: u mashtrue… U ba ndamja për interesa të ngushta: për t’u dhanë pushtet disa njerëzve të paracaktuem. E, mû për këto qëllime, tash bahet bashkimi, pavarësisht motiveve të ashtuquejtuna patriotike, qi mëtojnë të paraqesin protagonistët e kësaj telenovele të stërgjatë e të stërmërzitshme. Në lajmet e orës 19.30 të datës 29. 07. 2003, në TV Top-Channel, u tha se bashkimi i komunave po bahej “me kërkesën e këshillave të të dy komunave” (kjo asht e besueshme, sepse janë të interesuem ata qi kanë interesat e tyne) e “duke u mbështetur në harmoninë sociale, që ekziston në mes të dy popullsive të këtyre komunave”. Cilët ishin ata psikologë e sociologë apo ta komisione pune, qi u ngarkuen me e vërtetue këtë?!… Agronomat, zooteknikët, veterinarët, llogaritarët e ish-kooperativës së “tipti të lartë”?!… Po ata, qi e pranuen?!… Ky nuk âsht argument a princip themelor! Tjetërgjâ âsht mâ e randësishme… Na e dijmë se, të paktën, qysh me 1750 kemi kenë në nji famulli me Barbullushin. Në shekujt mbasardhës, bashkë me Barbullushin, kemi kenë pjesëtarë të nji komune. Japim e marrim e jetojmë në paqe e në harmoni. Nuk asht e nevojshme me na e thanë kush këtë gja. Aq mâ tepër, inkompetentët. Tjetërkund âsht kokrra… Le t’i pyesim këta Pesë personazhe: cilat ishin motivet e ndamjes më 1996? Nuk kishte harmoni sociale aso kohe?!… Atëherë, për cilin nga këto dy raste do të jepni llogari, sepse në njenin keni bâ faj?!… Sigurisht, ju queni të dytin pozitiv. Edhe na e quejmë pozitiv bashkimin, por kemi të drejtë të thërrasim me të madhe: Për ç’qëllim ky bashkim (aq me ngut… e punët për ngut dihet si dalin…), pra, ç’qëllim në këto kushte e në këtë situatë?! A mos “shqetësoheni” se po e marrin pushtetin të majtët? Jo, ju nuk e keni pasë kurrë këtë shqetësim, se të majtë, në mendim e në veprim, keni kenë gjithherë. Na nuk e kemi harrue bashkëveprimin tuej të mshehtë (demek!) me të majtët e ngjyrës së kuqe, për interesa të ngushta vetjake a klanore. Jo, ju keni tjetër hall… E dijmë, tashmâ të gjithë, se banorët e kësaj zone e kanë provue kaq e kaq herë se e majta në Shqipni përfaqëson diktaturën komuniste e prandej kanë votue djathtas, por ju e keni shpërdorue besimin e tyne. Ashtu si e dijmë mirë se në të djathtën kanë penetrue shumë sish qi janë plotësisht të kuq! Jo! Ju keni pasë e keni të tjera qëllime qi përmblidhen në togfjalëshin: përfitime prej pushteti! E pra, ju keni ba nji bashkim për përfitim! Për me përfitue klani juej… Jo mirë! Madje keq! Megjithatë, keni ende kohë me reflektue. Jo me bâ prapë ndamjen e komunës, por me u nda ju prej së keqes. Përndryshe, ndajuni prej bashkësisë sonë e na leni në hallet tona! Se dihet mirëfilli qi ju nuk keni punue e as keni ndërmend me punue për këtë bashkësi. Së fundi, u lëshojmë nji thirrje të fuqishme të gjithë banorëve të zonës sonë e, në veçanti, votuesve: Hapni sytë e mos u mashtroni! Ata nuk kanë mundë kurrë as me na nda, as me na bashkue. Na kemi kenë gjithmonë bashkë. Le të jemi bashkë edhe tash, sidomos për me përballue këtë të keqe! Mos u rreni prej kambës së ujkut, lye në miell! Mos u jepni randësi partive, por njerëzve të mirë, bijve tuej, qi janë gadi me sakrifikue për ju! E ata i keni në mes jush. Ata janë mâ të thjeshtët, mâ të urtët, mâ të pafjalët, mâ punëtorët, por qi ju, ndoshta, nuk i keni vû re. Hapni sytë t’i gjeni! Mjaft mâ u shërbyem pinjojve të diktaturës së kuqe! Asht koha të vendosim!!! Nji grup intelektualësh të zonës së Bushatit
Tragjedia e një familjeje shqiptare Shqipëria e vogël është vendi i krimeve të mëdha. I krimeve që s’ka pendë t’i shkruajë. Ja një shembull tipik i krimit diktatorial. Megjithëse familja e Valter Prelës është shquar brez pas brezi për tradita demokratike, liridashëse e atdhetashëse, është bërë viktimë e diktaturës. Gjyshi i Valterit, Prela, në vitet e para të çlirimit të Shqipërisë, kundërshtoi idetë komuniste, pasi shihte rrezikun e madh që i kanosej popullit. Kështu nga segmente të shtetit të Enver Hoxhës, iu dogj shtëpia, ndërsa familja iu internua në Berat. Përgjatë 46 vjetëve diktaturë ata u diferencuan nga të tjerët, u përçmuan, u persekutuan. Në fillim të viteve 1990, kur në Shqipëri frynë erërat e demokracisë, babai i Valterit, Lush Prela, si shumë të tjerë u përfshi në lëvizjen demokratike, ku investoi dhe kontribuoi për një Shqipëri pa dhunë, me liri feje, fjale, pa diferencime e dallime mes njerëzve dhe dha kontribut si kryetar i partisë demokratike të degës së Mamurrasit. Por komunistët e kishin vënë në rreth për veprimtarinë e tij. Kështu, në vitin 1993, në një miting paqësor të PD-së në Ishëm të Durrësit, Lush Prela vritet pabesisht. Djemtë e këtij heroi demokrat, Valteri e Arjani vazhduan të japin për demokracinë, duke u dalluar në veprimtaritë e partisë demokratike. Por vjen viti 2000 dhe edhe Arjan Prelës i inskenohet një aksident me makinë, ku do të gjente vdekjen. Metoda këto të shumta nga diktatorët që sot janë në pushtet. Nga kjo familje Valteri, nuk u tërhoq, por vazhdoi udhën për të instaluar në Shqipëri në shtet ligjor, pa dhunë e hakmarrje mesjetare. Si anëtar e veprimtar i PD-së merr pjesë aktive në tërë mitingjet e protestat kundër padrejtësive të kësaj qeverie e këtij shteti nga më bastardët në botë. Në zgjedhjet parlamentare të 24 qershorit 2001, Valteri ishte anëtar i komisionit të zgjedhjeve në zonën e tij, si përfaqësues i PD-së, ku u keqdhunua. Nga presionet për ta zhdukur fizikisht, duroi sa duroi e u detyrua të marrë udhën e mërgimit. Sot, në përvjetorin e vrasjes së të atit nuk ndodhet në Shqipëri. Kjo është një copëz e vogël e tablosë së jetës së demokratëve shqiptarë që kanë shansin që në zgjedhjet e 12 tetorit për pushtetin vendor të largojnë këtë diktaturë jo me dhunë, por me votë. Sokol Pepushaj
Haxhi Skënderaj viktimë dhe akuzë Haxhi Ramadan Skënderaj është një shqiptar i mirë, një familjar i mirë, një demokrat i mirë. Si filiz i një familjeje të persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhës,p as shembjes së Murit të Berlinit, kur edhe në Shqipëri frynë erërat për demokraci, u rreshtua ndër të parët, ku mori pjesë në varrimin e dëshmorit të parë të demokracisë shqiptare Pëllumb Pëllumbit më 16 qershor 1990, në rrëzimin e bustit të Stalinit më 14 janar 1990, në shembjen e shtatores së Enver Hoxhës në Shkodër më 13 dhjetor 1990, në varrimin e Azem Hajdarit më 14 shtator 1998, në tërë protestat kundër shtetit të diktaturës që edhe sot fatalisht është në pushtet. Në protesta popullore të nëntor-dhjetorit 2000 kundër manipulimeve të rezultatit të zgjedhjeve të pushtetit vendor të 1 tetorit të atij viti, ai u arrestua dhe u mbajt në biruca për dy ditë në tortura çnjerëzore. Më 10. 02. 2001 është kërcënuar me vdekje, ndërsa kohët e fundit komunistët i inskenuan një konflikt kanunor. Meqë i ati para viteve ’90 kishte punuar si shofer dhe në një aksident kish mbytur një njeri, familja e viktimës, e shtyrë, ndoshta edhe e paguar nga segmente të sigurimit të shtetit, kërkojnë të marrin gjakun. Pra, të vrasin Haxhinë apo familjen e tij. Në të tilla rrethana, ku shteti është përgjegjës, Haxhi Skënderaj ngushtohet të ngujohet familjarisht nga frika e plumbit. Ja pra, ky shqiptar është jo vetëm një viktimë, por edhe një akuzë. Albert Vataj
Alpet, Parku Ndërkombëtar i Paqes dhe korridori Adriatik-Alpe Zhvillimi i Alpeve, zhvillimi i turizmit dhe mbrojtja e vlerave ekoturistike të kësaj zone, ndër të tjera, përbën një domosdoshmëri koherente për zhvillimin e veriut shqiptar dhe zonave të tjera kufitare. Prej disa kohësh është dëgjuar në biseda të ngushta, veprimtari të shoqatave të ndryshme e sidomos në mjedise apo takime midis shokësh, për rëndësinë e një parku ndërkombëtar në Alpet Shqiptare, ku të përfshihen pjesë nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova. Eksperienca e shumë parqeve ndërkombëtare të botës ka treguar se kanë dhënë një ndihmesë mjaft të madhe jo vetëm për ruajtjen e gjithë trashëgimisë në të gjitha fushat por edhe në lidhjen e forcimin e miqësisë ndërmjet zonave, krahinave dhe popujve të ndryshëm. Kjo do të rrisë mundësinë e kontakteve, veprimtarive të përbashkëta, lidhjet miqësore e bashkëjetesën paqësore në zonat ndërkufitare dhe më gjerë. Veprimtaria e derisotme ka një vlerë shumë të madhe për zhvillime të reja ndërkufitare për t’i dhënë impulse të reja njohjes, zhvillimit e shfrytëzimit të vlerave shkencore, historike, shoqërore, mjedisore, kulturore etj. të Alpeve Shqiptare. Veprimtaritë për Alpet Shqiptare dhe për to ka një larmi shumë të madhe, por ndonjë po i përmend në vijim:
Thethi – qendra e bjeshkëve shqiptare Kështu shkruanin të huajt në vitet ’30 të shekullit të kaluar atëherë kur nuk kishte zhvillimet e sotme. Kjo për arsyen e thjeshtë se vetë ky fshat me bukuri madhështore është pothuaj në qendër të Alpeve. Thethi rrethohet nga 6-7 maja malesh me lartësi mbi 2000 m, shtrihet rrëzë malit të Radohinës që për nga lartësia vjen i treti në Shqipëri. Prej këtu pushtohet Jezerca për 5-6 orë, po për kaq del në Nikç, në Berizhol, në Luginën e Lepushës, në më pak del në Luginën e Currajve, të Valbonës, në Fushën e Runicës etj. Jo vetëm kaq por Thethi ka vlera historike, shoqërore, kulturore, shkencore, turistike, sportive e shëndetësore etj. Këtu kanë qenë Oksetët, Bitidosët, Berbatët etj. Këtu ka një popull të mirë me shije e kulturë dhe mjaft fleksibël ndaj progresit. Në Theth rriten rreth 50% e bimësisë së vendit tonë me disa endemike e subendemike. Janë evidentuar mbi 120 lloje bimësh mjekësore, rreth 40 lloje bimësh ngjyruese, mbi 50 lloje bimësh që përdoren si ushqim, të gjitha këto të egra. Këtu përfaqësohen 6 rende gjitarësh, jetojnë në mënyrë të përhershme ose përkohëshme mbi 40 lloje shpendësh pa u ndalur tek gjallesat e tjera. Në lartësinë mbi 1000 m gjenden në sipërfaqe fosile dykapakoresh. Në Theth dhe në periferi të tij gjenden rreth 170 shpella, 10 prej të cilave të kategorisë ndërkombëtare. Për pushtimin e maleve nga Thethi dhe rrotull tij janë përcaktuar rreth 2300 itinerare udhëtimesh. Ka mbi 80 burime uji të pashoqe dhe për çudi në Shkodër shitet uji “Sopoti”, “Tepelena”, “Lura”, “Bureto”, apo edhe të jashtëm që edhe emrin e kanë të zorshëm, e uji i Thethit rrjedh në monotoninë e tij mijëra vjeçare drejt detit qetë-qetë. Në Theth përgatiten rreth 100 lloje buke e ushqimesh që nga mishi e deri te sallata. Ka shtëpi karakteristike e kulla ngujimi, ujvarë e kanione, troftë dhe thëllëza, arinj e lepuj të egër, ujq dhe shqerr, rriqebul dhe vjedull, shqiponja e bilbila, nëpërka dhe iriq, dhi dhe derra të egër, milingona dhe merimanga, lakuriq dhe pëllumba etj. etj. Që në vitin 1890 edhe ka vepruar “Djelmënia e Shalës” – i pari organizim rinor shqiptar në historinë e Shqipërisë. Që në vitin 1917 në Theth At Shtjefën Gjeçovi çeli shkollë shqipe për arsimimin e fëmijëve malësorë dhe zonave përreth. Vitet ’90 Thethin e gjejnë me shkollë të mesme të përgjithshme. Vëmendja e dashamirësve të sporteve malore në veçanti u ka tërhequr vëmendjen Thethi dhe për këtë në vitet ’30 ngrihet qendra e parë turistike për sportet malore e vazhduar më tej pas çlirimit të vendit që nga fillimi i viteve ’50 pa ndërprerje në mënyrë të organizuar, por turizmi familjar që nga viti 1932 ka vazhduar pa ndërprerje. Nga fundi i viteve ’80 numri i pushuesve nga brenda dhe jashtë vendit arrinte në 1000 vetë ku 40% e tyre shfrytëzonin turizmin familjar. Janë këta faktorë dhe shumë të tjerë që Thethi është qendra e Alpeve Shqiptare.
Veprimtari në drejtim të Alpeve dhe të Thethit janë të mundshme dhe të dobishme Vitet e fundit janë organizuar shumë shoqata por në drejtim të maleve dhe veçanërisht të Alpeve nuk kanë bërë sa ka qenë e mundur. Me projekte të mirorganizuara këtu ka vepruar vetëm Shoqata e Mbrojtjes së Pyjeve dhe Mjedisit të Gjelbër dhe ajo e Higjienistëve të cilat kanë zhvilluar veprimtari të bukura për vizitorët dhe fshatin. Janë bërë fletë-palosje, guida, dokumentarë televizivë, shëtitje, vizita në shtëpitë e malësorëve, diskutime etj. Janë grumbulluar një numër i mirë materialesh për këto zona dhe presin mundësinë financiare të ndonjë bamirësi për t’u publikuar. Duke vlerësuar resurset e Thethit, Këshilli i Komunës së Shalës në majin e vitit 2001 i ka dhënë titullin Parkut Kombëtar të Thethit “Parku i Paqes”, që është një ogur i mirë dhe pararendës i krijimit të parkut ndërkombëtar të paqes. Pothuaj nuk ka territor në vendin tonë ku të mos veprojnë shoqata të ndryshme. Në këto rrethana është në të mirë të vizitorëve që të koordinojnë veprimet e tyre sepse çdo shoqatë ka më shumë informacion se çdo individ i rastit, është më kompetente, është më racional në përcaktimin e kohës, drejtimit, shpenzimeve etj. Nëpërmes këtyre krijohet një përfytyrim më i plotë dhe më i saktë për çdo territor, për çdo veprimtari etj. Natyrisht çdokush ka të drejtën e lëvizjes së lirë e siç e gjykon vetë por vështirësitë janë më pranë, ose mund të ndodhë si me “Gazetën Shqiptare” të datës 24 korrik 2003 që me një të rënë të kalemit, duke e vënë në gojën e një dëshmitari të sajuar me sa duket, na gjen dy shpella në Theth me thellësi 10 km secila, gjë që është thjeshtë një fantazi e stërmadhe. Vizitorët kanë nevojë për informacion të saktë dhe këtë mund ta bëjnë mirë ata që janë të organizuar e kanë njerëzit e tyre të specializuar për këto drejtime. Mundësia e kontaktit është shumë e madhe pasi ka mënyra të ndryshme komunikimi.
Korridori Adriatik-Alpe, “Lugina e zhvillimit”, një mundësi reale për zhvillimin e Veriut Shqiptar Nga fundi i vitit të kaluar ka dalë në projekt shumë intrigues përgatitur nga Shoqata Meshbush-Shkodër dhe pranuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shkodër, Shoqata Tropoja, Shoqata Atdhetare Dukagjini, Shoqata për mbrojtjen e Pyjeve dhe mjedisit të gjelbër etj. me titull “Koridori Adriatik-Alpe, Lugina e zhvillimit”, për të cilin kanë punuar matematikanë, ekonomistë, topografë, inxhinierë etj., etj. Studimi ka të bëjë me lidhjen e Adriatikut me Kosovën nëpërmjet Luginës së Drinit deri në Tropojë – Qafë të Morinës së Tropojës – Kosovë duke shfrytëzuar çfarë mund të shfrytëzohet nga rrugët automobilistike dhe duke ndërtuar edhe disa km rrugë të re. Me ndërtimin e koridorit Adriatik-Alpe-Kosovë për mes Luginës së Drinit, krijohen mundësi shumë të mira për zhvillimin e Alpeve e zonave përreth tyre. Në këtë mënyrë krijohen kushte të përshtatshme për lidhjen e Thethit me rrugë makine nëpërmes Luginës së Lumit të Shalës nga Lesniqja në Lotaj e pastaj vazhdon rruga ekzistuese, një rrugë kjo që shfrytëzohet për gjatë gjithë vitit sepse është në një lartësi maksimale mbi detë 750 m në pikën më të largët që është Thethi, kështu mund të flitet edhe për luginën e lumit Nikaj-Merturit etj. Përveç kësaj është plotësisht e mundshme që të shfrytëzohen potencialet energjitike që flenë në lumenjtë malorë të Shalës, Nikaj-Mërturit etj. që mund të arrijnë në dhjetra milion kw/orë në vit. Qeveria Shqiptare është e udhës që ta pranojë këtë projekt në tavolinën e konkurimit pasi ka shumë ambicje, krijon mundësi të mëdha zhvillimi të afërme dhe të perspektivës për veriun shqiptar, Kosova lidhet me Adriatikun me një rrugë më të shkurtër dhe shtetit i kursehen me dhjetra milion dollarë. Kjo shkon edhe në situatën konkrete që po zhvillohet për krjimin e Parkut Ndërkombëtar të Paqes në Alpe e më gjerë përfshi pjesë edhe nga Mali i Zi dhe Kosova. Do të mendoja se mbështetja nëpërmes faqeve të gazetës apo edhe në të tjera organe apo media, qoftë edhe nëpërmes internetit do t’i shërbente sensibilizimit për diskutimin e këtij projekti me shumë interes.
Shpopullimi – frenon zhvillimin e Alpeve Vitet e fundit ka një dukuri të theksuar të lëvizjes së popullsisë nga zonat malore për në qytet apo afër qyteteve. Kjo ka arsyet e veta siç janë vështirësitë ekonomike, infrastruktura, shkollimi i fëmijëve, shërbimi shëndetësor, etj. Natyrisht e drejta e lëvizjes është universale. Po të shikosh fshatrat e malësisë sa vijnë e po pakësohen banorët e tyre. Pothuaj është boshatisur Thethi, Lugina e sipërme e Valbonës, lugina e sipërme e Currajve, janë larguar e po largohen shumë familje nga Nikçi, Lepusha, Vermoshi etj. Të gjithë largohen me lotë në sy dhe me kokën prapa, por kanë edhe shpresë se një ditë do të bëhet më mirë dhe do të rikthehen në trojet e tyre. Shteti me veprimtarinë e tij ligjore ka mundësi të shumta për përmirësimin e kushteve të jetesës në këto anë, por jo vetëm kaq por ka edhe për detyrë një gjë të tillë, sepse emri i mirë i Alpeve, pasuritë e tyre njerëzore e natyrore, zhvillimi i tyre bashkëkohor, etj. i bëjnë nder gjithë vendit e më gjerë, janë burim të ardhurash të vazhdueshme. Alpet Shqiptare, të papërsëritëshme për bukuri, biogjeografi, minerale, të pasura me burime ujore, me histori e kulturë shumë origjinale, larg shumë “poshtërsive të civilizimit” siç thotë Durhami, me mundësi zhvillimi shumë të madhe për ekoturizëm, studime, gjueti, sporte malore, me mundësi të mëdha rekreacioni – na thërrasin. Këtë zë duhet të dëgjojnë në radhë të parë ata që kanë mundësitë ligjore e financiare, por të gjithë sa të mundin dhe ku të mundin për progresin e tyre, sepse asnjë gjë e investuar në këto anë nuk do të shkojë dëm. Koridori Adriatik-Alpe është shumë konkret dhe që krijon mundësi zhvillimi të të gjitha zonave nëpër të cilat ai parashikohet të kalojë. Me këtë koridor Veriu Shqiptar do të marrë një zhvillim shumë të rëndësishëm për sot dhe perspektivën. Nuk ka si të mendohet Thethi, Valbona, Vermoshi, Curraj Epër etj. pa banorë, ato janë të bukura vetëm në praninë e banorëve. Kjo nuk do të thotë që të bëhet një gardh si dikur në klonet në kufi apo të vihen policë për të penguar lëvizjen e popullsisë, por lëvizja ndalohet kur ka përmirësim të kushteve të jetesës, kur ka zhvillim e përparim, kur ka rend e qetësi. Luigj Shyti
Politika shqiptare, kthim ne identitet: Internacionalizem (proletar) ne vend te nacionalizmit progresist Pasi tentoi te shprehej se nuk do te ulej ne nje tryeze me homologun e tij serb, ministri I Mbrojtjes Pandeli Majko, eshte kthyer ne nje person jo shume komod ne kabinetin qeveritar aktual te Shqiperise. I rreshtuar ne krah te popullit kosovar gjate etno-genocidit serb ne Kosove, Majko, I cilesuar edhe si kryeministri I Bashkimit Kombetar, nuk mund te mbante qendrim tjeter. Futja ne preambulen e projekt-kushtetutes se re te Serbi – Mali I Zi e Kosoves si nje pjese e Serbise, ishte nje pengese mese e arsyeshme qe Majko te mos ulej ne nje tryeze me nje qeveritar serb. Pikesepari, Majko si edhe nje pjese e madhe e qeveritave dhe politikaneve te Shqiperise, jane me kombesi shqiptare. Majko, ndoshte me shume se te tjere pushtetare aktuale, duke qene kryeminister ne kohen e luftes ne Kosove, perjetoi dramen e dhimbshme te kosovareve, te cilet me mijra braktisen trojet etnike si pasoje e shtypjes nga cizmja serbe e Milloshevitit dhe ushtareve te tij serb. Nga ana tjeter, Majko e di mire, sic duhet te dine edhe politikane apo qeveritare te tjere, se Kosova qeveriset ne baze te rezolutes 1244 dhe nuk njeh asnje autoritet pervec atyre te UNMIK-ut dhe te pushtetit kosovar te zgjedhur nga vete populli I atjeshem. Pra, pervec qenies shqiptar dhe njohes I kalvarit te kosovareve nen shtypjen shoviniste serbe, Majko ne arsyetimin e tij mbeshtetej edhe ne nje rezolute te nje organizmi suprem, sic eshte Keshilli I Sigurimit te OKB-se. Ndersa mendohej qe pas nje deklarate te tille, jo vetem nacionaliste progresiste por edhe nderkombetariste, ministri Majko te mbeshtetej nga e gjithe qeveria dhe klasa politike shqiptare, ndodhi e kunderta. Ai u sulmua dhe madje zyrtarisht, nga nje dikaster shqiptar I puneve te jashtme me koke te prere (kujtojme se ministri I jashtem Meta akoma nuk eshte zevendesuar), por edhe nga drejtues te partive politike, vecanarisht atyre te majta. Ne epoken e globalizmit, veshtire te behet dallim ne mes integrimit dhe nenshtrimit jo vetem ekonomik dhe fizik, por edhe atij shpirteror dhe mendor. Edhe opozita shqiptare, e cila duke qene e djathte, duhet te shquhet per notat e forta te nacionalizmit, ne rastin me te mire,me ze te mekur mbeshteti ministrin Majko, edhe pse kishte rastin me te mire te fitonte kredibilitet politik, edhe ne prag te zgjedhjeve te vjeshtes. Interesant eshte edhe reagimi I ardhur nga trojet jashte Shqiperise, ku jetojne shqiptaret. Ne pergjithesi, ne Kosove pati nje perceptim pozitiv te deklarimeve te Majkos. Perjashtim bente vetem kryetari I PDK-se, Hashim Thaci, I cili mesa duket ishte ne nje linje me te majtet-kolege te Shqiperise. Ne keto kushte, ministrit shqiptar dhe te guximshem Majko, nuk I mbeti gje tjeter vecse te terhiqet ne hije, duke mbetur I konsideruar thjeshte nje lajthites, jashte vijes politike te qeverise internacionaliste(proletare) shqiptare. Pjese e ketij lemshi politik, behet edhe uniteti I kombit, presidenti “babaxhan” Alfred Moisiu. Ashtu si edhe shtetaret e tjere, edhe “plaku i urte Toksboru” (marre nga “Arturo Ui” e Brehtit), nxitoi te lante duart si Ponc Pilati dhe te distancohej nga ministri shqiptar Majko. Madje, presidenti amator I “dominove”, deklaroi se do te ulej ne nje tryeze bisedimesh me homologun e tij serb, edhe pse shteti I tij e konsideron Kosoven tashme te pavarur, si nje pjese te Serbise. Edhe pse nje ish-ushtarak I serte I brymosur me idealet e partive te Punes, Demokratike, etj., Moisiu nuk arriti te shohe pertej kontureve qe e bene nje dite te bukur te gdhihej “unitet I kombit”: president I Republikes. Sigurisht, askush nuk e detyroi Majkon te deklaronte publikisht qendrimin e tij. Gjithcka, erdhi spontane, sic eshte ne natyren e ish-kryeministrit, I cili nuk eshte pjese e shume kulisave dhe klaneve. Megjithate, as forcat politike, zevendesministrine e jashtme dhe qeveritare e pushtetare te tjere, nuk I detyroi askush te dalin para mediave dhe te “kryqezojne” Majkon. Per te treguar zellin e madh intergues (internacionalist proletar), shqiptaret pranuan me mire te lincojne nje bashkekombas te tyre nacionalist (progresist) te paster, sesa ne rastin me te mire, te heshtnin, edhe nese Majko do te kishte folur gabim. E ndersa me vjen ne ndihme nje shprehje “E keqja e shqiptareve, jane vete shqiptaret”, konsatojme me keqardhje se politika shqiptare, po kthehet ne identitet. Nuk duhet harruar se kur u cenuan jo vetem interesat e SHBA-se, por edhe me larg tyre, amerikanet nuk ngurruan te luftojne, vriten dhe fitojne ne shtete te largeta si Afganistani, Kuvajti apo Iraku. Majko, tregoi edhe nje here se eshte nje shqiptar I madh, nga te paktet qe I kane mbetur races sone. Ministri I mbrojtjes, dha shembull kurajoje para qeverise hipokrite, e cila e zene me pushime, nuk arrin te orientohet. Nuk eshte aspak cudi qe Majko te jete kurbani I rradhes ne politike per hir te internacionalizmit (proletar) ne mes (ish) komunisteve te Ballkanit, serbeve dhe shqiptareve (flas per qeverite). Megjithate, nese ne Ballkan jetojne rreth 7 milion shqiptare, jane te pakte ata qe nuk kane rikrijuar nje imazh tjeter per djaloshin e thinjur Pandeli Majko, I cili para se te jete socialist, eshte shqiptar! Ndersa per serbet, fatkeqesisht edhe pas renies te Milloshevicit, iu pershtatet urtia shqiptare “Ujku qimen e nderron, por zakonin (shovinist) nuk e harron” edhe pse kane ardhur kohe te tjera, ku kufinjte perhere e me shume, do te jene konvencionale, kjo ishte edhe ideja e deklarimeve te Majkos. Blerti DELIJA
Mbresa nga Hidrocentrali i Fierzës Hidrocentralet mbi kaskatën e lumit Drin janë vepra madhështore të cilat askush nuk mund ti kontestojë, qoftë nga cilësia, po ashtu edhe nga produktiviteti. Pavarësisht se për ndërtimin e tyre u derdhën lumenj djerse dhe gurra gjaku, ato mund të quhen vepra të ndërtuara “gratis”. E them këtë sepse askush nuk u pagua për punën sa të lodhëshme aq edhe të rrezikshme (për vetë shkallën e vështirësisë). Gjithsesi, stimuli moral (i cili ishte parësor në fushën e propagandës) ka qenë në lartësinë e duhur. Me dhjetra punëtorë dhe specialistë janë stimuluar me Fletë Nderi, medalje dhe urdhëra pune dhe neve që po i shkruajmë këto rreshta, sa herë na i kanë “stolisur” gjokset me medalje, duke i kthyer ato në “kënde emulacioni”. Në këto vepra janë shpallur edhe “Heronj të Punës Socialiste” (stimulimi më i lartë për kohën) dhe që nuk e kemi ndërmend ti diskutojmë, sepse ai është vlerësim i punës së tyre. Duke cituar Karl Marksin, ku ndër të tjera ka thënë se: “Njeriu është kapitali më i çmuar”, do të thonim me plot bindje se tre (ndër disa shoferë që kanë përshkuar me autobusë rrugët e Fierzës), janë materializuesit më autentikë të sentencë së lartpërmendur të Marksit. Çuditërisht këta tre shoferë (të cilët do ti citojmë më poshtë), duhej të stimuloheshin në atë klimë kur Marksizmi konsiderohej si “Bibla”. Kush duhej të shpallej Hero më parë se Eljaz Caka, Ali Kadia e Ndue Pjetra? Janë pikërisht këta shoferë (qytetarë të Shkodrës), që në një hark kohor mbi dhjetë vjeçar, përshkuan çdo ditë rrugën (tepër të vështirë) Shkodër-Fierzë, si në pikun e vapës, ashtu edhe në kulmin e dimrave të acartë, kur temperatura shënonte deri në -10°C, kur hejtë e akullit mbulonin pishat dhe bredhat shekullorë, kur rrugët të mbuluara nga bora dhe nga akulli “kallkan”, ishin krejtësisht të pakalueshme. Dhe në këto kushte tepër të vështira atmosferike, autobusët e tyre që drejtoheshin nga shoferët e lartpërmendur, çanin rrugën (si Titaniku mes ajsbergëve të oqeanit). Kujtojmë Qafën e Malit, ku me dhjetra makina kishin bllokuar nga akulli dhe lartësia e dëborës. Shoferët e ardhur nga Durrësi e Saranda dridheshin mbi timonët e makinave (sa nga të ftohtit dhe më shumë nga frika). Por “doktor” Caka, shoferi i pajisur me guxim dhe njohuri teknike, plus eksperiencës së tij të madhe të fituar ndër këto male dhe shkëmbinj shekullorë, hipte vetë mbi makinat e kolegëve dhe si një “baletmaestër” i dirigjonte ato mbi “pistat” e akullit, duke hapur rrugën. Po kështu edhe kolegët dhe bashkëqytetarët e tij Ali Kadia dhe Ndue Pjetra. Është kjo “treshe” që i kaloi dhjetë vjetë pa bërë asnjë aksident ndër këto rrugë të vështira, ku me dhjetra herë janë shkaktuar aksidente tepër të rrezikshme, ku përveç plagosjeve të rënda ka patur edhe humbje jete. Duke shfletuar librin “Ditar” – “Drita e Fierzës” apo “Fierza e Dritës”, me autor z. Ibrahim Hamza, morëm spunton për të bërë këtë shkrim. Vlerësojmë “Ditarin” e z. Hamza, të cilin ndonëse jo të “skalitur” mjeshtërisht, gjithsesi është një kontribut që duhet vlerësuar. Heronjtë dhe heroizmi i shfaqur në ndërtimin e Fierzës janë më shumë produkt i edukatës për punën, se sa i propagandës së kohës, të cilën z. Hamza, në mënyrë indirekte, na e përcjell përmes lakimit të emrave të disa “kuadrove”, të cilët po t’i shohim esencialisht, kanë qenë krejtësisht inproduktivë. Këtë mendim tonin (i cili nuk përmban asnjë nuancë paragjykimi) do ta argumentojmë me një fakt shumë konkret: Autori i librit të lartpërmendur, ndër episodet që trajton gjatë tregimit, ishte dhe ky: Aksidenti i plasjes së parakohëshme, në galerinë e Gurores në Dushaj, (shkaktuar nga shkrepëtima e rrufesë). Episodin e ngjarjes e ka trajtuar realisht, por na çuditë një fakt, që zoti Hamza nuk e ka guximin të trajtojë momentin më episodik dhe heroik të djaloshit Prelë Prebibaj, nga Lekëbibajt e Tropojës! Ky djalosh 27-vjeçar ishte protagonisti kryesor në këtë ngjarje tragjike. Prelë Prebibaj ishte i pari që u shfaq në grykën e galerisë dhe megjithë insistimin (e njerëzve të porositur) për të mos hyrë në “tunelin e vdekjes”, ai me një guxim dhe kurajo të papërshkruar njerëzor, hyri në galeri. Nuk kishte kaluar një minut kur ai bashkë me shokun e punës mbi sup doli nga galeria. Për çudinë e të gjithëve, ai sërish hyri dhe doli me personin e dytë mbi supe. Kush mund ta ndalonte Prelën, ai hyri për të tretën herë, por mbeti në galeri, mbeti aty pranë shokve të vdekur, por i pavdekshëm, i përjetësuar në kujtesën dhe ndërgjegjen e çdo njeriu të ndërgjegjshëm. Nuk mund të besojmë se mund të gjendjet ndonjë rast tjetër më heroik dhe më human, në të gjithë historinë e hidrocentraleve. Jemi të mendimit se ky episod, sa epik, aq edhe human, nuk duhet të mbetej jashtë kujtesës së z. Ibrahim Hamza! Të gjithë pëshpërisnin se ai do të shpallej Hero. Por nuk ndodhi ashtu, kriteri biografik, (pjellë e luftës famëkeqe të klasave) privonte dhe aktet më heroike, më humane dhe më njerëzore. Për kohën e shkuar, nuk mund ta taksojmë autorin, por në rastin konkret, kur ky koncept absurd nuk ekziston, duhej reflektuar. Të njëjtim mendim, ndonëse me “nota” më të ulëta, mund ta shprehim dhe për tre shoferët e sipërpërmendur, të cilët i garantuan Shkodrës së tyre jetën e shokëve dhe vëllezërve të tyre. Ju sollën shëndosh e mirë fëmijëve – prindërit, nënave – djemtë, grave – burrat dhe motrave – vëllezërit. E quajmë detyrë shoqërore dhe morale sensibilizimin e opinionit mbarë qytetar të Shkodrës dhe të gjitha strukturave shtetërore dhe shoqërore për të ndikuar pranë Këshillit të Bashkisë, për t’ju akorduar titullin: “Krenaria e Qytetit” zotërinjve: Eljaz Caka, Ali Kadia, Ndue Pjetra. Motivacioni është i mbrendashkruar në rreshtat modeste të këtij shkrimi, të cilin e quajmë “Peng nderimi” për bashkëqytetarët. Mark Bregu
Ja si i ka pushkatuar me dorën e saj 10 burra, vajza 18-vjeçare Ju zoti Bizhga dhe Kalo Seferi, ish-nënkomandanti i batalionit ku ishte partizan Çelo Sinani, u thoni të vërtetën edhe familjeve të dhjetë malësorëve që i vratë në Qafë-Thanë të Bruçajve, si i vratë dhe pse i vratë? Kush urdhëroi ekzekutimin e tyre në shenjë hakmarrje për Çelo Sinanin? Dhe kush i ekzekutoi? Përse nuk thoni të vërtetën se ekzekutorja ka qenë partizanja 18-vjeçare, e mbesa e Shefqet Peçit? Na thoni nga ç’motive i ekzekutuat këta malësorë që po shkonin në shtëpiat e tyre, me atë pak treg që kishin bërë, për të festuar një festë fetare që ishte më 5 Dhjetor 1944? I vratë pse ju mendonit se kanë qenë nacionalistë? Edhe në qoftë se në mesin e tyre kishte nacionalistë, pse t’i vrisnit? Ata asnjëherë nuk kishin luftuar kundër partizanëve edhe pse ideja e tyre ka qenë nacionaliste dhe patriotike. Përse i morët 9 malësorët në mëngjesin (pa u gdhirë) e 27 nëntorit 1944 nëpër shtëpiat e fshatit Bruçaj? Përse nuk tregoni kërkesën e disa partizanëve që i bënë mbesës së Shefqet Peçit që të mos ekzekutonte 17-vjeçarin Mhill Vocrri, për moshën e re që kishte? Ajo si përgjigje i dha edhe këtij dy plumba në kokë, duke i shoqëruar me fjalët “qenka moshatar me Çelon tim”! Na thoni cila partizane i tha komandantit të saj për të sëmurin me tuberkuloz Nikoll Mirashin, i cili nuk kishte fuqi të ecte me të tjerët, “ma lini mua se e sjell unë”, sapo arritën tek një përrua, e qëllon me automatik duke i tretur gjysmën e kafkës? Edhe ilaçet janë gjetur përtokë dhe ditën e varrimit është qarë imbuluar sepse e kishit shpërfytyruar me gjysëm koke. Versioni që thoni ju zoti Bizhga se të 10 malësorët mund t’i ketë vrarë Brigada e Mehmet Shehut, nuk është e vërtetë dhe indinjon si familjarët ashtu edhe të afërmit e të vrarëve, ata i keni vrarë ju, Brigada VI dhe siç mësuam nga gazeta “55”, ekzekutimin e tyre e ka bërë partizanja 18-vjeçare, mbesa e Shefqet Peçit. Ju tregoheni i pasinqertë, të na falni por e vërteta nuk duhet të mohohet. Ju zoti Bizhga dhe ish komandantët tuaj si Jaho Gjoliku nuk mund të flisni për të vërtetën, nuk ju lejojnë fajet dhe deri tek krimet që keni bërë ndaj shumë nacionalistëve patriotë, e pse jo në shumë raste edhe ndaj popullit të pafajshëm. Historia e popullit shqiptar dhe e luftës çlirimtare, kundër okupatorit dhe pushtuesit të huaj nuk mund të zëvendësohet me historinë e PPSH-së dhe me veprat e Enver Hoxhës. Po ju rikujtojmë se Çelo Sinani është vrarë në darkën e 26 Nëntorit 1944 në Shtrugza, një qafë e vogël që ndante fshatin Bruçaj me fshatin Xhan, më 27 Nëntor keni varrosur Çelon në Domën, gjithashtu po më 27 Nëntor keni vrarë 9 malësorë në Qafë-Thanë dhe 1 në Domën për Çelo Sinanin. Zoti Bizhga ne nuk presim sinqeritet nga ju sepse ju komisarëve politikë, sekretarëve të byrove dhe të organizatave bazë të partisë, për të këtilla raste ju ka munguar për 45 vjet të pushtetit tuaj. Mos ecni me mendësitë e para 1990, sepse nuk ju kanë vlerë më. Me vrasjen hakmarrëse që keni bërë për Çelo Sinanin, keni shuar 4 familje, keni lënë në vajë dhe pikëllim nëna e motra për tërë jetën, vetëm zemrat e tyre dinë ta tregojnë. Vuajtjet dhe persekutimet e këtyre familjeve, për 45 vjet, nuk do t’u lejojnë ju as të tjerët si ju të bëni të paditurin dhe aq më tepër të mashtroni për masakrën që bëtë në Qafë-Thanë. Ju zoti Bizhga, pyetjes së gazetarit të “Gazetës Shqiptare” se a e mbani mend ngjarjen kur u vra Çelo Sinani, i përgjigjeni: Ndonëse kanë kaluar gati 60 vjet që nga Nëntori i vitit 1944, kohë kur është vrarë Çelo Sinani, unë dhe pothuaj të gjithë ne ish-partizanët e Brigadës VI e kemi të freskët në kujtesën tonë atë ngjarje. Pyetjes tjetër se kush qëlloi i pari në atë pritë, skuadra e komanduar nga Çelua, apo ata të pritës, ju i përgjigjeni: Nuk di gjë, nuk di kush qëlloi i pari. Zoti Bizhga na thoni ku qëndron tek ju freskia e kësaj ngjarjeje? Ju nuk tregoni të vërtetën, përkundrazi e mohoni atë, kontradiksionin tuaj e kuptojmë, ju doni të mohoni të vërtetën e masakrës tuaj në Qafë-Thanë e shumë të tjera në Pult e në Dukagjin. Zoti Bizhga, nuk ju treguan shokët e Çelos, as ju nuk i pyetët se në çfarë rrethanash u vra Çelo Sinani? Pyetjes së gazetarit se, pas vrasjes së Çelos çfarë ju komunikua , ju i përgjigjeni: Ne na u tha se Çelua u vra nga një pritë reaksionarësh, të cilët bënë aksion kundër Brigadës sonë, në shenjë hakmarrjeje ndaj shpartallimit që kishin pësuar nga goditja jonë. Të kundërtën tuaj tregon vëllai i Çelos, kur thotë: Në letrën që na dërgonte komanda e Brigadës VI na thoshte: Çelua u vra në luftë kundër okupatorit në betejën për çlirimin e Shkodrës. Dy pohime, dy të pavërteta të kundërta. Ju zoti Bizhga e dini shumë mirë, por le ta mësojë edhe zoti Reiz, se as në Dukagjin e as në Pult, në asnjë rast nuk janë sulmuar forcat partizane, qoftë edhe të një partizani të vetëm, me përjashtim të datës 5 Dhjetor 1944, kundër forcave të një batalioni të spastrimit të Brigadës së 25-të, nga populli i fshatit Xhan në shenjë kundërvënieje ndaj dhunës dhe krimeve që bënin në popull duke torturuar e vrarë njerëz të pafajshëm për një armë. Kjo luftë është bërë në breg të lumit Kir, ku ndahen dy fshatrat Xhan dhe Kir. Ky dyluftim ka zgjatur disa orë dhe ka përfunduar me vrasjen e një partizani dhe me djegien e shumë shtëpive në fshatin Xhan, nga ana e forcave të batalionit të spastrimit. Asnjë betejë tjetër nga forcat partizane nuk është bërë në Dukagjin kundër forcave “reaksionare”, siç i quani ju forcat patriotike nacionaliste, ndonëse Dukagjini në përgjithësi nuk ka marrë pjesë në formacionet partizane, e kjo për vetë faktin se nuk e donte ardhjen e komunizmit në Shqipëri. Dukagjini ka qenë dhe mbetet një popull patriot e nacionalist, me prirje të demokracisë perëndimore. Për pritën që ju bëni fjalë, e dini shumë mirë se 5 udhëtarë me mushkat e ngarkuara nuk u kanë zën pritë partizanëve, i pari u ka bërë ndalesën Çelua duke i qëlluar, këta për t’u shpëtuar plumbave të partizanëve janë shtrirë përtokë në pyll. Në këtë errësirë qëllohesh nga Çelua me shokët e tij dhe njërit prej udhëtarëve që kish armë me vete, kjo situatë ka zgjatur disa minuta dhe pas një pauze të shkurtër, udhëtarët kanë lënë mushkat dhe kanë shkuar në shtëpitë e tyre, pa ditur asgjë se është vrarë ndokush. Kjo është e vërteta e vrasjes së Çelos, zoti Reiz. Pohimet e familjarëve të të vrarëve në shenjë hakmarrjeje për Çelon janë të vërteta. Përsa i përket partizanes që ka bërë ekzekutimin e 10 malësorëve, ne sot po mësojmë të vërtetën se nuk ka qenë e motra e Çelos, por një “motër” partizane e mbesa e Shefqet Peçit dhe për këtë saktësim i jemi mirënjohës gazetës “55”. Thëniet e komandës së Brigadës VI, të zotit Bizhga dhe të Kalo Seferit nuk janë absolutisht të vërteta, janë vetëm mashtrime për të ilustruar vrasjen e Çelo Sinanit. Ne nuk duam të mohojmë Çelon, as meritat e tij si partizan, por e vërteta është e vërtetë dhe duhet thënë ashtu siç është. Ju zoti Bizhga dhe Kalo Seferit, për dijeni edhe zotit Reiz, ju sjellim në kujtesë edhe faktin tjetër të datës 27 Nëntor 1944 në fshatin Domën, pas varrimit të Çelos. Çfarë ju bëri fshatari prej Bruçajsh që ishte duke shkuar në shtëpinë e tij me një mushkë të ngarkuar me pak misër për familjen e tij, i cili për të shuar etjen shkon tek një burim uji. Ju e ndaluat, nuk e lejuat as të shuante etjen dhe pasi mësuat se ishte prej fshatit Bruçaj, ku kishte mbetur i vrarë Çelua, i dhatë edhe atij dy plumba në kokë, nga dora e po asaj partizaneje që kishte vrarë disa orë më parë të 9 malësorët në Qafë-Thanë. Për këtë rast ja si na tregon një fshatar i Domnit: Pas varrimit të Çelo Sinanit, vijnë disa partizanë në shtëpinë tonë, në mesin e të cilëve ishte edhe një partizane trupshkurtër dhe e shëndetshme. Na kërkojnë bukë dhe nëna ime u jep pak bukë që kishim me djathë, partizanen nëna e shikonte me kureshtje, e cila i thotë nënës: E shikon këtë mashin (automatik), ja me këtë e vrava atë fshatarin tek burimi i ujit. Ky rast i partizanes nuk ishte për t’u mburrur, nuk vrau as gjermanin, as italianin, por një fshatar të thjeshtë, për të vetmen arsye se ishte nga fshati ku mbeti i vrarë Çelua. Edhe ky zoti Bizhga u kishte zënë pritë me mushkën e tij partizanëve? Ju zoti Bizhga edhe këtë fshatar e vratë për Çelo Sinanin. Meqenëse ju zoti Bizhga na keni dalë në skenën e mohimeve e të mashtrimeve, ju pyesim: -Ndaj kujt betoheshit për hakmarrje, para partizanëve të vrarë? Ndaj pushtuesit apo “reaksionit”, siç i quanit ju nacionalistët në përgjithësi? Apo edhe ndaj kujtdo edhe popullit të pafajshëm duke u mjaftuar se nuk ishin me ju dhe ndodheshin në zonat ku vriteshin shokët tuaj partizanë? Raste të këtilla ka patur të shumta të zbatuara nga ish-komandantët tuaj, që me të drejtë duhet të quhen kriminelë lufte. Falë Gjin Markut se ish-komandantët dhe ju komisarët e Bigadës VI me Jaho Gjolikun e Haki Toskën, të 37 fshatarët prej Xhanit që i morët nëpër shtëpitë e tyre fill pas vrasjes së Çelos në mëngjesin e datës 27 Nëntor 1944, Gjin Marku e ndaloi këtë masakër masive e makabre, me arsyetimin se nuk duhet të festojmë me gjak çlirimin. Edhe këtë ju do ta bënit vetëm për hakmarrjen për Çelon dhe për urrejtjen që kishit ndaj vëllezërve tuaj nacionalistë e patriotë. Ka ardhur koha që historia të bëhet ashtu siç është në të vërtetën e saj edhe për luftën çlirimtare me të mirat dhe të këqiat, me vlerat dhe antivlerat e saj. Rrebeshet e luftës së klasave duhet të mbesin vetëm si njollë e zezë në jetën 50-vjeçare të popullit shqiptar, që kundërvuri vëllezërit tonë kundër njëri-tjetrit vetëm për bindjet dhe mendimet e tyre, absurditeti më i madh i të gjitha kohërave të jetës shqiptare. Zoti Bizhga, populli shqiptar në përgjithësi e i Pultit në veçanti, kanë përjetuar shumë krime të regjimit komunist, sidomos nga pragu i çlirimit e deri në vitin 1952 dhe të jeni i bindur se historia e popullit shqiptar do ti pasqyrojë në altarin e vet, nuk do të harrohen dhe aq më pak të fshihen e të shuhen. Ne do t’ua bëjmë të ditur medias, publikut dhe historisë. Në fund dëshirojmë t’ju rrëfejmë edhe ne zotit Reiz një të vërtetë. Ju na rrëfeni historinë e patateve dhe të nënës suaj edhe ne po ju rrëfejmë të vërtetën e nënës së Lazër Vuksanit nga fshati Bruçaj, të cilin e vranë në shenjë hakmarrjeje për Çelon tuaj: -Sa herë ka kaluar tek burimi i ujit, ku i vranë të birin me buzë të shkrumbuara për një pikë ujë, mbushte një shishe dhe lagte vendin ku i kishte rënë gjaku të të birit, në shenjë të shuarjes së etjes të të birit që nuk e lanë as të lagte buzët e zhuritura për një pikë ujë. Edhe nënat tona, zoti Reiz, kanë shpirt dhe dhimbje nëne, kënga popullore thotë: Kurrë zakon nuk ka mbetë Për nji njeri me u vra dhjetë. Mhill Pali
Dhënia e diplomës me perçe është anti-kushtetuese Lexova me vëmendje shkrimin “Nuk më japin diplomën, se jam me perçe”, shkruar nga Artur Qorraj në “Panorama” në dt. 31 korrik 2003. Autori citon: Manteli fetar për rreth kokës i fiksuar në fotografi dhe i vendosur në dokument është cilësuar i papranueshëm për drejtuesit e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Kësisoj ata i kanë deklaruar 22-vjeçares studente, se duhet të dilte në fotografi tjetër pa shami, se ndryshe nuk do të quhej e diplomuar. Por vajza, si besimtare e rregullt e riteve muslimane, ka menduar ta gjejë zgjidhjen si fillim në Komunitetin Fetar dhe më pas në zyrat e Avokatit të Popullit. Pavarësisht se cila do të jetë zgjidhja nga ana e institucioneve përkatëse, unë si qytetar, pretendimin e studentes së lartpërmendur e quaj absurd. Konkretisht Shkolla e Gjuhëve të Huaja, është laike dhe paraqitja e Diplomës me uniformë islamike e kthen atë automatikisht në shkollë fetare. Unë e quaj të gabuar edhe pranimin e saj në auditoret e mësimdhënies me shami në kokë. Llogariteni sikur në të njëjtin auditor, dikush të vinte kapelen, një tjetër kapuçin në kokë! Ky veprim, përveç anës fetare merr edhe një kuptm antiqytetar. Zonja Lumiana nuk duhet të krahasojë auditorin e një Fakulteti në mes të kryeqytetit, me një shkollë fillore të fshatit prej nga ka ardhur. Ajo, nëse vërtetë është një besimtare koshiente, nuk duhet të marrë si element primar shaminë. Ajo në radhë të parë duhet të kishte ndërruar emrin, i cili nuk i përgjigjet aspak religjionit të saj – Islam. Emri Lumiana është emër i krahinës së Lumës, gjë që dëshmon katërcipërisht se prindërit e saj janë shumë më të prirur në sensin patriotik krahinor se sa në atë fetar. Tepër e çuditshme na duket dhe insistimi i bashkëshortit të saj dhe ky i ri intelektual (student në Fakultetin e Inxhinierisë) edhe ky, që me kaq këmbëngulje insiston për shaminë e bashkëshortes, kur dhe ai vetë mban një emër kristian – Altin!… Jam i mendimit se, veprimi i parë që duhet të kryejë ky çift është ndërrimi i emrave në Gjendjen Civile, pastaj të bëjnë dhe pasaportat dhe të shohin nëse fotografitë e pasaportave do t’jua pranojnë njërit me kapele dhe tjetrit me shami. Atëherë do ta kuptojnë se çdo dokument bëhet me pamje ballore (të drejtpërdrejtë) dhe kryesisht për arsye identifikimi të personit. Jam i mendimit gjithashtu që përmes këtij shkrimi të hedh dhe një version (të hershëm) që në pasaportë të çdo qytetari të shënohet besimi. Pas vitit 1967, kur shteti zhduku kishat dhe xhamitë, nxori dhe një listë emrash në Gjendjen Civile, ku emrat fetarë ishin të papranueshëm, ky veprim arbitrar bëri që të vendosen emra të imponuar asnjanës (në kuptimin fetar). Ndaj dhe fakti që prindërit e Lumianës dhe Altinit nuk përputhet me besimin e tyre, nuk mund të “taksohet” por gjithsesi, dymbëdhjetë vjet kanë qenë të mjaftueshëm për të reaguar ndaj këtij arbitrariteti. Për t’iu rikthyer temës së shkrimit, kam mendimin se në shkollat tona mund të mbahen simbole fetare të cilat janë me të vërtetë simbolike si gjysëm-hëna ose kryqi, të varura në një zinxhir. Këtu nuk shoh asgjë të keqe. Ndërsa shamia, apo veshja e murgeshës në një shkollë laike janë krejtësisht të papranueshme, ashtu siç është e papranueshme veshja gjysëm nudo. Fetë në Shqipëri nuk i bëjnë konkurencë njëra-tjetrës, as nuk përjashtojnë njëra-tjetrën. Ato që përjashtojnë njëra-tjetrën janë kultura dhe antikultura, vlera dhe antivlera. Udhëtimi drejt kulturës dhe vlerave vendoset në të njëjtën “pistë”. I lumtë atij që shkon i pari. Sot kur institucionet dhe objektet e çdo kulti fetar janë të lira nuk ka asnjë arsye që të demonstrojmë njërin apo tjetrin besim në institucionet shtetërore. Jam i mendimit gjithashtu që zonja Lumiana edhe në qoftë se ka pikësynimin që të japë lëndën e gjuhëve të huaja në ndonjë shkollë fetare, shamia nuk mund të jetë “dokument” që ajo vjen nga një institucion fetar. Jam gjithashtu i mendimit se studentja në fjalë dhe bashkëshorti i saj duke mbaruar shkollat e larta, duhet të gjenden më të preokupuar për problemet sociale që po kalon vendi, duke dhënë kontributin e tyre të vyer intelektual. Çështjet fetare duhen parë më shumë në planin moral, si institucione shpirtërore që kontribuojnë në zbutjen sadopak të “klimës së ashpër”, se sa tek uniforma. Kasem Rexhepi
Vetëm pas vitit 1990 Shkodra është dyfishuar nga “jabanxhinjtë”, të cilët po e ngrenë kulturën në nivele më të larta Pas vitit 1990, kur komunizmi ra dhe lëvizjet demografike u bënë të lira, fenomeni i shpërnguljes të popullsive nga zonat malore-fshatare për në qytete e zona të tjera urbane u bë shpesh herë shqetësues, jo vetëm për shtetin, i cili nuk ishte i aftë ta “menazhonte”, por edhe për banorët “autokton” që tashmë ishin “pritësit” e bashkëkombasve të tyre që vinin për një jetë më të mirë. Lëvizje demografike në fakt ka në të gjithë Shqipërinë, ku shqetësime të drejta apo të padrejta vazhdojnë të shoqërojnë këtë fenomen të vrullshëm social e shoqëror. Por për këtë “fenomen” unë këtë radhë zgjodha si më tipike Shkodërlocen, djepin e qytetërimit, por shpesh edhe të mjerimit të shkaktuar nga pushtues të huaj apo zaptues vendas. Gjithsesi pas “dyndjeve” demografike që ne njohim, popullsia e Shkodrës (qytetit) thuajse është dyfishuar duke u krahasuar me atë të para viteve 1990. Dhe ndonëse ky realitet tashmë është i pakthyeshëm, qytetaria e “moçme” shkodrane vazhdon të “qajë” në heshtje e me zë “pushtimin” e qytetit nga “malokët” e “fshatarët”, të cilët sipas tyre po e kthejnë qytetarin në një hiç para kulturës e civilizimit të të ardhurve, që sipas tyre është në nivele “inferiore”. Tashmë fjalët jabanxhi, malok e fshataro-katundar jo vetëm janë zgjuar vrullshëm, por janë në kryefjalën e “autoktonëve”, të cilët me këto fjalë duan të shfryjnë dufin e tyre ndaj të ardhurve pas vitit 1990. Doza e dufit dhe urrejtjes padyshim shtohet kur malokët dhe fshataro-katundarët i përkasin besimit katolik. Veçanërisht tehu i “shpatës” “antimaloke” të qytetarëve “autokton” shkodranë drejtohet pa kursim në drejtim të të ardhurve me shumicë nga rrethet e zonat e Malësisë së Madhe, Dukagjinit, Pukës, Mirditës, Tropojës, e tjerë. Madje për banorët e Dukagjinit nga “autoktonët” është hedhur në qarkullim edhe “batuta”, se ata po bëhen pronarë të Shkodrës, pasi pretendojnë se këto troje janë pjesë e dheut të zbritur ndër mote nga gërryerjet e Lumit Kir. Natyrisht Shkodra sot vërtet i ngjan një qyteti të mbipopulluar dhe pa infrastrukturën e nevojshme, por për këtë fajtorë nuk janë të ardhurit e pas vitit 1990, pasi e drejta e “jabanxhinjve” për të zgjedhur vendbanimin e ri në demokraci është një e drejtë universale që ua sigurojnë ligjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, madje në këtë rast “jabanxhinjtë” kanë në favor vetë historinë disashekullore që gjatë diktaturave është “fshehur” nën mantelin e kulaçit e kërbaçit. Padyshim me akordancë me pluralizmin e demokracinë unë mora “guximin” të shpalos pjesë nga historia e popullimit-shpopullimit e ripopullimit të vetë qytetit të Shkodrës… Fillimi i kësaj “historie” i përket shekullit të 15-të, kur banorët autoktonë, pasardhës të Ilirëve u bënë preja më e preferuar e bishave aziatike, së pari duhet të kujtojmë se megjithë qëndresën heroike të shqiptarëve me në krye heroin legjendar Gjergj Kastrioti, rreziku i pushtimeve Otomane sa vinte e shtohej, e si rezultat filloi edhe njëfarë emigrimi në Republikat e ndryshme të Italisë fqinje. Madje më 25 prill 1467 dy katolikë shkodranë, nga frika e përparimit të turqve, morën Imazhin (truporen – N.B.) e “Zojës së Këshillit të Mirë”, e njohur si “Zoja e Shkodrës”, dhe e kaluan përtej Adriatikut në Genacano, Itali, rreth 27 kilometra në lindje të Romës. Aty imazhi i saj u bë shumë i njohur në besimin popullore arbëresh. Edhe sot e kësaj dite në ora 900 të mëngjesit, të gjitha këmbanat e Genacanos bien në përkujtim të mërgimit dhe të pranisë së saj mbrojtëse. (E. Zhak, “Shqiptarët”, fq. 220). Por furia e vërtetë e tmerreve dhe shkretimit të trojeve tona e veçanërisht e Shkodrës filloi pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, Skënderbeut (1468). Në fakt shumica e trevave tona u qëndruan invazioneve Otomane edhe për rreth 10 vite të tjera, ku një ndër qëndresat heroike, që historia e ka përjetësuar është ajo e Shkodrës trime, ku Otomanët me në krye Mehmetin e Dytë jo vetëm derdhën tërë arsenalin ushtarak më modern të kohës, por edhe tërë egërsinë e bishave me fytyrë njeriu, ndaj qytetarëve më të hershëm të Europës e qytetërimit të saj. Është e trishtueshme të kujtohet se nga rreth 25 mijë banorët (katolikë) që kishte Shkodra para sulmeve të turqve, pas “dorëzimit” të Shkodrës rezultuan se mbetën gjallë vetëm 2000 banorë (fëmijë, gra e pleq), të cilët u morën nën mbrojtje nga Republika e Venedikut dhe u sistemuan në Italinë fqinje. Madje në Italinë fqinje zbarkuan edhe mijëra emigrantë nga të gjitha trevat shqiptare, ku ndër këta vlen të theksohet edhe emigrimi i trurit të Shkodrës e më gjerë, si shembull po marrim priftin shkodran Marin Barletin, autorin e dy librave historikë (bashkëkohës) “Rrethimi i Shkodrës” nga ku kemi mbështetë disa nga “dëshmitë” tona për tmerret që sollën turkoshakët, si dhe “Jeta dhe vepra e Skënderbeut”, por një tjetër refugjat ishte edhe Marin Biçikemi (1468-1526) i cili në moshën njëmbëdhjetë vjeçare, prej tridhjetë pjesëtarëve të familjes së tij, njëzetegjashtë i kishte parë të vdisnin në mbrojtje të Shkodrës. (Edvin Zhak, “Shqiptarët”, fq. 222). Në mbrojtje të Shkodrës duhet theksuar se morën pjesë edhe “mbrojtës” të huaj (venedikas) që u “dhimbsej” Shkodra që rrezatonte qytetërimin rreth 2000-vjeçar të Ilirisë, dhe rreth 15-shekullor të besimit kristian, ku nga dokumentet e shkruara po citojmë vetëm për komandantin Antonio Loredano, i cili doli para popullsisë së uritur dhe thirri: “Në qofshi të uritur, hani trupin tim, në paçi etje, pini gjakun tim” (vepër e cituar nga E. Xhak, “Shqiptarët”, fq. 217). Por megjithë qëndresën heroike të shkodranëve e më gjerë, armiku aziatik arriti ta pushtojë Shkodrën në vitin 1479. Gjithsesi edhe pas kësaj fatkeqësie pasi pushtuesi osman e zaptoi Shkodrën, përsëri malësorët e Mirditës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe, Pukës, Lezhës e të tjerë nuk reshtën që luftuari për ta çliruar këtë qytet të lashtë, por edhe qytete të tjera që tashmë “zienin” në kazanin turkoshak. Për të vërtetuar këto unë po mjaftohem me disa kryengritje të fuqishme të këtyre trevave malësore, jehona e të cilave jo vetëm ngriti në këmbë gjithë shqiptarinë, por tërhoqi vëmendjen e vetë Europës plakë, e cila shpesh me drojtje ëndërronte që trojet shqiptare të rilindin një Skënderbe të dytë. Së pari po kujtojmë kryengritjen e vitit 1479 disa muaj pas pushtimit të Shkodrës, Lezhës e tjerë. Ajo (kryengritja – N.B.) mori përpjestime të gjera në Shqipërinë e Veriut. Më 1481, me kërkesën e kryengritësve u kthyen nga mërgimi Nikollë e Lekë Dukagjini, dhe pak më vonë edhe Gjon Kastrioti. Tuba të organizuara shqiptarët sulmonin në befasi reparte turke të cilat i shparallonin dhe merrnin prej tyre armë e pajime. Dukagjinasit sulmuan Lezhën dhe iu afruan Shkodrës… Më 1499 shpërtheu një kryengritje tjetër e re në rrethet e Lezhës. Kryengritësit arritën të çlirojnë qytetin dhe të ndërpresin rrugën e rëndësishme strategjike për ushtrinë osmane të pushtimit… Kështu më 1565 shohim të ngrejnë krye Malësorët e tri maleve fqinje, Mirditës, Pukës dhe të Lumës. Mbasi ndërprenë rrugën strategjike Shkodër-Prizren, me sulme të shpejta e të befasishme goditën në disa pika ushtrinë turke në afërsi të Shkodrës… Në vitin 1571 në vise të Dukagjinit shpërtheu një kryengritje e fuqishme kundër pushtuesve osmanë që vijoi për katër vjet. Gjatë kësaj periudhe malësorët e Dukagjinit e të malësisë së Lezhës sulmuan tri ditë me radhë qytetin e Lezhës. Ata arritën të çlirojnë Ishullin e Lezhës e u lidhën me jashtë. Kjo kryengritje e gjerë e malësorëve e quajtur “Lëvizja e Dukagjinit” tërhoqi vëmendjen e Venedikut… Kryengritësit kërkuan ndihmë, por edhe pse nuk e morën atë, kryen një sulm të fuqishëm kundër Shkodrës, megjithatë kështjellën nuk e morën dot… Në kuvendin Ndërballkanik të Kuçit të mbajtur në korrik e shtator 1614… sipas planit të këtij kuvendi për të shpërthyer kryengritjen e përgjithshme kundër pushtimit turk, Mirditës që ende quhej “Dukagjin”, iu ngarkua detyra të sulmojë e çlirojë Krujën… Një pjesë tjetër e dukagjinasve bashkë me malësitë përreth (Malësia e Madhe në krye të vendit – N.B.) do të sulmonin Shkodrën mbasi kishin rënë në marrëveshje me njerëzit që shërbenin brenda në kështjellë…” (Pal Doçi, “Mirdita vatër e qëndresës antiosmane”, fq. 117-131). Padyshim qëndresa e mbijetesa ishte mjaft e gjatë dhe e vështirë, por lufta për liri nuk u shua kurrë, ndonse gjatë shekujve kishte “baticat e zbaticat” që impononte “koha”. Dhe kjo qëndresë e pamort ndër shekuj e kishte folenë në zonat fshataro-malore pasi Shkodra pas pushtimit (1479) ishte kthyer thjeshtë në një gërmadhë të shkretuar përfundimisht nga banorët autoktonë dhe qytetërimi i tyre… Ndërsa banorët e “parë” tashmë ishin pikërisht pushtuesit turq, të cilët kishin me vete edhe sejmenët e haremet e tyre që i vendosën në pronat e pasurinë e shkatërruar e grabitur të autoktonëve mijëra-vjeçarë. Madje edhe sot banorët më të “vjetër” të Shkodrës vazhdojnë të quhen magjypët. E këta banorë që nuk i lidh asgjë me shqiptarët, përse dhe kur u vendosën këtu??? Dhe përgjigja vjen e qartë jo vetëm nga gojëdhënat që tregojnë se janë prapavija e ardhur nga pushtuesit osmanë (pas vitit 1479), por edhe studiuesi (mësuesi) tashmë i njohur shkodran, autori i dy vëllimeve fenomenale me titull “Shkodra dhe motet”, Hamdi Bushati, i cili në vëllimin e parë në faqen 86 ndër të tjera shkruan: “… Banorët e lagjes “Liria” të gjithë janë jevgjitë me besim musliman. Nga të dhënat tradicionale, ata pretendojnë se janë të ardhur nga Egjipti, që në kohën e okupacionit osman në Shqipëri. Jevgjitët në ushtrinë osmane përdoreshin si farkëtarë, zurnaxhinj e daullexhinj, me një fjalë ishin prapavija e saj. Mjeshtëria e tyre këtu në Shkodër gjithmonë ka qenë kovaçë, hamaj, daullexhinj e vozitës lundrash. Nga banorët e lagjes, fisi i të quajturit Fetah Rrapi e kishte trashëgim mjeshtërinë e varjes ose premjes së kokës së të dënuarve, pra atë të xhelatit… Esnafët e pazarit të Shkodrës, jevgjitët i thërrisnin “kumarë”, mbasi fjala “magjyp” konsiderohe fyerje për ta…”. Ndërsa mua si autor i këtij shkrimi më shkon mendja të “llogaris” se banorët më të “vjetër” të Shkodrës (sot) paskan qenë “krahu” me të cilin Osmanët kanë kryer me mijëra krime kundër shqiptarëve të vërtetë, por njëkohësisht këta banorë të “vjetër” (magjypët) kanë qenë edhe janë simboli më sinjifikativ i qytetërimit që na sollën këta pushtues, e këtë simbol disi të “harruar” mund ta shohë kushdo tek këta banorë, që ndonëse ka vite që gjinden në mes qytetërimit të rikthyer eurokristian, ata vazhdojnë në shumicën e rasteve të mbesin të pa “infektuar” nga qytetërimi ynë edhe sot… Natyrisht Shkodra gjatë shekujve u popullua por jo nga popullsi që lëvizte lirshëm për të zgjedhur vendbanimin. Por me një popullsi që filtrohej nga autoritetet e pushtuesit Otomanë, ku në përgjithësi ishin familje që sillte vetë pushtuesi nga anembanë vendeve të perandorisë, shqiptare apo të huaja. Familje të huaja ka sot plot që popullojnë Shkodrën, madje këto shpesh e quajn veten si “autoktonë” qytetarë, kur në fakt ato kanë ardhur nga tokat turke, egjiptiane, irakiane, Azerbajxhani, Boshnjake e tjerë, të cilat i solli vetë Perandoria si familje që punuan në lëmin ekonomik, ushtarak (e rrallë të biznesit privat) në shërbim të Perandorisë. Gjithsesi ne nuk mund të mohojmë se pjesa më e madhe e këtyre familjeve dalëngadalë janë shqiptarizuar, por që një pjesë edhe sot ruajnë nostalgji për prejardhjen e tyre. E këto më hollësisht i ka paraqitur z. Hamdi Bushati tek vëllimi i dytë “Shkodra dhe motet” nga faqja 283-312, ku në këto fletë janë analizuar plot 42 (dyzetedy) familje (sot fise) që kanë prejardhje të huaj, ku në shumicë janë të besimit musliman. Në këtë libër tregohet qartë se në përgjithësi koha e ardhjes në Shkodër të këtyre familjeve është pas shekullit 17-të, madje ajo vazhdon furishëm në shekullin e 18-të e më vonë. E natyrisht pronat e tyre të para ishin nga ato pjesë të Shkodrës që i kishin lënë shkretë shqiptarët e shkatërruar nga pushtesit aziatikë, që dalëngadalë ato prona u “pronësuan” e transformuan ashtu siç i njohim sot… Ndërsa popullsia tjetër që erdhi nga fshatrat apo zonat malore shqiptare në përgjithësi ishte ajo pjesë e shqiptarisë që pranoi të sakrifikojë besimin kristian e të përqafojë atë Islam, duke u bërë kështu pjesë e afërt e perandorisë, e cila ua shpërbleu me grada, tituj, ofiqe e prona pa kufi, mjerisht këto prona që faleshin pa kursim nuk ishin të perandorisë, por të vëllezërve të tyre që ishin sakrifikuar se i kishin qëndruar besnikë besimit e qytetërimit europian shumëshekullor. Padyshim edhe kjo faqe e historisë së Shkodrës gjendet mjaft e sqaruar në dy vëllimet “Shkodra dhe motet” të H. Bushatit, ku edhe sot shumë familje apo fise “autoktone” të Shkodrës (që kanë zbritur në Shkodër e gjetkë tash 350 deri 200 vjet ende mbajnë “emrat” nga kanë ardhur, nga fshatra e zona të Mbishkodrës, Nënshkodrës, Lezhës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe, Pukës, Kukësit, Tropojës, Mirditës, Dibrës, Ulqinit, Kosovës e tjerë e tjerë. Të cilat edhe në shumë zona nga vijnë kanë kushërinjtë e tyre të besimit katolik apo muhamedan. Gjithsesi jeta ndër shekuj evuloi dhe këta të ardhur herët në Shkodër dëshmuan me vepra se ndonse ndërruan besimin, nuk ndërruan kombësinë, pasi shumë nga ata historia ka përjetësuar si luftëtarë trima kundër pushtuesve të ndryshëm, duke përfshirë edhe Otomanët. Dhe si për të na “ndihmuar” për përbërjen e popullsisë së Shkodrës në shekullin e 17-të “vjen” kronisti turk, Evlia Çelebi që shoqëronte ekspeditat ndëshkimore turke në vendet ballkanike në vitet shtatëdhjetë të shekullit të 17-të, i cili në kronikat e tij të kohës konfirmon me “kënaqësi” se në Shkodër nuk banonte asnjë familje katolike… Padyshim s’kishte si ndodhte ndryshe, kur Shkodra ishte kthyer në një skutë ku lulëzonte besimi Islam dhe objektet e kultit të tij, të cilat kishin “zëvendësuar” objektet shumëshekullore të besimit katolik, të cilat ose ishin kthyer në gërmadha ose mbi themelet e tyre ishin ndërtuar ato muhamedane. Për të vërtetuar këtë unë nuk po numëroj dhjetra kishat e manastiret që u “fshinë” nga Shkodar, por po i drejtohem një studiuesi që ishte konsulli i përgjithshëm i monarkisë Austro-Hungareze në Shkodër në viett 1897-1904, Theodor Ippen, ku në librin e tij “Shqipëria e vjetër”, në fq. 137, ndër të tjera shkruan: “… Deri në mesin e shekullit XIX nuk lejohej asnjë klerik katolik të dilte në publik me veshjen e priftit. Priftërinjtë kishin veshjen e tregtarëve katolikë dhe ishin të detyruar të mbanin vazhdimisht për sigurinë e tyre dy pistoleta në brez lëkure. Deri në atë kohë Shkodra nuk kishte asnjë kishë katolike, por vetëm kapelen e Shën Maria Magdalena, që ndodhej jashtë qytetit, në anën e përtejme të Bregut të Bunës… Deri në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XIX-të, peshkopit të Shkodrës i qe ndaluar të banonte në qytet, atij i duhej të banonte në fshatin katolik të Jubanit… Tani katolikët kanë në qytet një katedrale të madhe që është një bazilikë trenefeshe me këmbanore, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 1856…”. Sigurisht me kalimin e viteve furia e tërbimit filloi t’i bjerë edhe Prandorisë Otomane, ku shpesh në zbutjen e saj influencuan shtete të ndryshme europiane, të cilat shpesh gati sa nuk e hollën përtokë. Madje në mesin e aleancave e armëpushimeve me këto shtete, shpesh Perandoria pretendonte të dukej më me fytyrë europiane, ku nga këto momente shpesh u përfitua për të zbritur në qytet edhe popullsi katolike e tjerë. Për të parë prejardhjen e popullsisë së qytetit Shkodër unë përsëri po citoj pak rreshta nga autori i mësipërm në faqen 138, ku shkruhet: “… në Shkodër nuk ka dyer të vjetra aristokratësh. Shkodranët e sotëm po t’i gjykojmë nga mbiemrat e tyre, kanë kryesisht paraardhës fshatarë. Pothuajse të gjithë muhamedanët dhe katolikët mbajnë emrat e fiseve malësore, ose të fshatrave të fushës prej nga kanë ardhur në qytet. Popullsia e qytetit duhet të jetë ripërtërirë shumë që nga koha e pushtimit turk…”. Numri i popullsisë të Shkodrës në vitin 1907 sipas Theodor Ippenit llogaritej rreth 35 mijë banorë (22 mijë muhamedanë, 12 katolikë dhe njëmijë ortodoks, “Shqipëria e vjetër”, fq. 136). Dhe pas periudhës osmane lëvizja e banorëve për në qytet Shkodër, ka qenë e lirë në përgjithësi, deri në vitin 1944, kur në pushtet erdhën komunistët dhe nëpërmjet hapësirës së lirisë së rreth tre dekadave lëvizën shumë banorë nga fshatra, katunde e rrethe të tjera për në qytet Shkodër, por vështirësi u lehtësuan disi tani në kohën e pluralizmit e demokracisë pas vitit 1990. Padyshim që kjo kohë po “shfrytëzohet” nga banorët kryesisht të zonave malore, të cilët duke zbritur në qytet, jo vetëm po realizojnë një ëndërr të kahershme të penguar apo mohuar gjatë. Madje me këtë “rikthim” me dashje apo pa dashje qytetit po i kthejnë gjallërinë, vitalitetin, por edhe zakone e tradita shqiptarie të përgjumura apo harruara disi nga qytetarët e “vjetër” të Shkodrës. Pa dyshim kjo është vërtetuar me kohë me vëllezërit “fshataro-malokë” që janë rikthyer në Shkodër ndër motet e “zbutura” të Perandorisë, ku thuajse gjithë “krenaria” e qytetit e më gjerë është nga të ardhurit, e jo nga “autoktonët”, (këtë mund ta vërtetoni me shkrimin brilant të z.Mark Bregu me titull “Sa e kanë prishur Shkodrën malësorët”, botuar në gazetën “Malësia” të muajit prill 2001). Natyrisht unë nuk vë në dyshim se në mesin e të ardhurve ka edhe njerëz jo shumë të denjë për një shoqëri të mirëfilltë qytetare, por këta janë pakica. E përkundër kësajë shumice nuk mund t’i mohohet e as ndalohet e drejta, që i kanë të njëjta si ata që kanë zbritur në qytet, dje, sot, apo do të zbresin nesër… Duke iu afruar fundit të këtij shkrimi unë po rikujtoj një “legjendë” që qarkullon edhe sot në trevat tona e më gjerë, se një pjesë e qytetarëve autoktonë të Shkodrës gjatë pushtimit Osman u detyruan t’u “ngjiten” maleve e kodrave, për të shpëtuar jetën, qytetërimin dhe besimin kristian. Gjithsesi kontributi i këtyre banorëve për mbrojtjen e qytetërimit, besimit e trojeve tona etnike është mjaft i madhe i lavdishëm po aq sa jeta e tyre, por për këtë shkrim unë zgjodha vetëm dy momente krahasuese (me disa “autoktonë” të qytetarisë “otomane” të Shkodrës) të fillimit të shekullit të 20-të. Së pari po citoj diçka nga kundërshtimi i pranimit të alfabetit shqiptar pas Kongresit të Manastirit (1908) “… Në Shkodër një grup muslimanësh (kupto qytetarë “autokton” – N.B.) u bë gati të organizojë një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mendje kur morën vesh se katolikët e malësisë do t’i kundërpërgjigjeshin me një manifestim prej 60.000 vetësh në mbrojtje të shkronjave latine…” (E. Zhak, “Shqiptarët”, fq. 352). Së dyti kur në Veri të Shqipërisë (Malësi e Madhe dhe më gjerë) kishte vetëm tri ditë që kishte filluar lufta për liri e flamur të Gjergj Kastriotit, kundër hordhive Otomane, në qytetarinë e “moçme” shkodrane (më 26 mars 1911) turqit ndërmorën një masë propagandistike të përçarjes fetare, ku kryengritja u shpall si luftë fetare, si “luftrë kaurish”, si “sulm malazias”, duke thirrur popullsinë muslimane që të bashkohej e të nisej në luftë për të mbrojtur Perandorinë Osmane. Unë për këtë rast po citoj vetëm një fragment të librit shumëautorësh “Malësia e Madhe një visar shqiptarie”, ku në faqen 45 të autorit Gjergj Barisha, shkruhet: “… Thirrjes… iu përgjigjën një numër afro 1000 vetësh (qytetarë të Shkodrës – N.B.), prej të cilëve u formua një batalion nën komandën e Emin Beut. Kur erdhën në Tuz dhe në trevat e Malësisë e panë që ishin tradhëtuar, se nuk luftonin kundër malazezëve, por kundër vëllezërve të tyre malësorë-shqiptarë (ku ishin jo vetëm katolikë, por edhe muslimanë – N.B.)…”. Gjithsesi vitet kaluan e ndonse qytetarët e “rinj” të Shkodrës qëndruan gjatë në male e kodra, ata më në fund po kthehen apo rikthehen në qytetarinë e “harruar” gjatë, e këtë kthim apo rikthim siç e paralajmërova në titullin e shkrimit “Kthim në identitet”. E ky kthim në identitet unë shpresoj se nga shumica e shqiptarëve do të shihet si një ogur i mirë, që njëkohësisht “eleminon” fjalën jabanxhi, ashtu si e ka eleminuar Europa dhe bota e qytetëruar dhe e zhvilluar. Por të mos harrojmë se është pikërisht identiteti që na kthen në sofrën europiane, të braktisur jo pak edhe prej ne shqiptarëve. Pa dyshim të ulur në sofrën europiane (në vendin që na takon) “autoktonia” jonë do të jetë e sigurtë jo vetëm në çdo copë të Shqipërisë Etnike, por edhe të Europës së cilës i përkasim qëkurëse na fali Zoti bashkë… bashkë. Ndue Bacaj
Sa mungesë njohurishë ka njeriu? Mendimi i lirë, sa u bindet rregullave? Sa do fantazi që të kisha, kurrë nuk mund ta kisha imagjinuar që studimet e mia të hynin në Internet nëpërmjet një gazette të qytetit tim me karakter të theksuar kombëtar, siç është gazeta “Shqipëria Etnike”. Në këtë shkrim do të paraqes një sintezë të dy studimeve dhe një Projekt. Këtu nuk ka vend për debate dhe konflikte me administratën shtetërore. Për studimin e parë unë arrita ta botoj atë si një libër, ku përveç studimit ishte edhe një pjesë e autobiografisë time. Studimi titullohet “Teoria kuantike (korpuskulare) e impulsit nervor”. Parathënie Ky artikull përmban shpjegimin e zhvillimit të impulsit nervor sipas një teorie të re. Kjo teori e çon në një nvel më të lartë shpjegimin e proçesit të impulsit nervor nëpërmjet zhvillimit të disa elementeve të rinj dhe funksioneve të reja që përfshihen në proçesin për zhvillimin e impulsit nervor. Në këtë teori, impulsi trajtohet sipas një koncepti tjetër, nga një valë elektrike që përcillet nga periferia në qendër, në një korpuskul (thërmijë, foton) që përcillet nga periferia në qendër, prandaj edhe këtij punimi i kam venë titullin” “Teoria kuantike (korpuskulare) e impulsit nervor”. Ajo çka është zbuluar deri tani për impulsin nervor shërben si një bazament i fuqishëm, mbi të cilin kam ndërtuar këtë teori. Pa këtë bazament as teoria korpuskulare e impulsit nuk mund të ekzistojë. Në këtë artikull çdo gjë përshkruhet nga ana teorike dhe si për të gjitha rastet edhe në këtë rast, ai që vendos për vërtetësinë e kësaj teorie është eksperimenti laboratorik, i cili nuk është i lehtë për t’u realizuar. Le të shpresojmë se botimi i studimit do të shërbejë si një shans për gjetjen e rrugës së realizimit të eksperimentit.
Teoria kuantike (korpuskulare) e impulsive nervore. Ashtu sikurse valët elektromagnetike (edhe drita e dukshme) emetohen me porcione, kuante (fotone) dhe absorbohen po me kuante nga trupi i ngurtë edhe organizmat e gjalla i kapin (iabsorbojnë) valët elektromagnetike (dritë e dukshme) po me kuante. Përcjellja e këtyre kaunteve nga periferia në qendër bëhet me anë të nervave mbi bazën e ndryshimeve të pozicioneve të joneve Na+ dhe K+ në membranën e qelizave nervore. Impulsi është diçka reale, objektive, ai është një kuant (foton) drejtuar nga fibrat nervore. Në këtë studim kam marrë si objekt studimi kalimin e impulsit nervor në qelizat e nervit optik. Në nivelin e koneve, shkopinjve, rodopsimes (ose iodopsimes) ndodhin një rërësi komplekse veprimesh biofizike e biokimike, që e kalojnë fotonin në brendësi të membranës së qelizës nervore të nervit optik, gjithashtu ndodh ndryshimi i potencialit elektrik në membranën e qelizës nervore që realizohen si rezultat i kalimit të joneve NA+ dhe K+ në brendësi dhe jashtë membranës së qelizës nervore. Fotoni vjen, apo më mirë në brendësi të aksit nervor poshtë membranës ndodh takimi NA+ me fotonin. Joni NA+ orbitën e jashtme e ka të lirë pa elektron, kështu që kur ndodh takimi i natriumit NA+ me fotonin, ky i fundit nuk absorbohet orej NA+, por bën një lëvizje harkore rreth bërthamës së tij. Në mungesë të elektronit nivelet e mundshme të vendosjes së tij ekzistojnë pavarësisht, është apo nuk është elektroni present. Pikërisht në këto nivele të pazhdukura kalojnë fotonet, që kanë po atë gjatësi vale elektromagnetike, sikurse valët elektromagnetike të lindura nga kalimi i elektronit të NA+ prej një niveli më të lartë në një më të ulët, pa u bërë pjesë integrale e joneve NA+. Vemë re këtë paralelizëm: Rrezatimet e elektronit të orbitës së jashtme Të NA përfshihet me një gjatësi vale nga 4044A° deri në 7443A°. Syri, ka valë elektromagnetike me gjatësi vale nga 4000A° deri në 7600A°. Në kufirin e poshtëm nuk përjashtohet mundësija e gabimit të matjeve, kurse në kufirin e sipërm duhet të ekzistojnë dhe nivele, të cilët në rastin e elektronit nuk ekzistojnë, kurse me kalimin e fotonit shfaqen. Përshkrimi i skemës në përcjelljen e fotonit gjatë mebranës së qelizës nervore. Momenti 0 – i qetësisë, gjendje normale. Momenti I – Lindja e impulsit . Futja e joneve dhe fotoneve NA+ në brendësi të qelizës nervore, kalimi i fotonit në nivelet e lira të joint Na . Momenti II – Periudhë refraktare. Fotoni kalon në orbitën e lirë të jonit NA+ në boshllëkun midis dy joneve NA. Momenti III – Fotoni kalon në orbitën e lirë të joint NA+ tjetër. Momenti IV – Është i njejtë me momentin II por ndryshon vetëm drejtimi i lëvizjes së fotonit. Momentet V-VI-VII-VII – Janë identike me momentet I-II-III-IV, prandaj mund të shënohen si të tilla. Për realizimin e vërtetësisë së teorisë kuantike (korpuskulare) të impulsit nervor duhet të realizohet eksperimenti i vendosjes së mikrofotocelulave brenda nervit optik. Në mbyllje dua të them që mendimi nuk është një proçes abstrakt, por ai ka një bazë materiale. Ai është rezultat i bashkëpunimit të substancave të ndryshme të fushave agnetike të ndryshme në një pikë të caktuar të universit në një moment të caktuar të kohës. Tiranë, Nëntor 1981 Studimi i dytë titullohet: “Realiteti i relativitetit dhe bashkveprimi i pa fund”. Në vend të Parathënies: Ky studim i përket fushës së fizikës Në të trajtohet termi i “Bashkësisë fizike”. Bashkësitë e trajtuara në algjebërjanë të përshtatura për fizikën. “Bashkësitë fizike” janë formë e të arsyetuarit mbi trupa fizikë dhe fenomenet fizike. Ato bëjnë një lidhje të natyrshme dhe më të fortë mes fizikës klasike dhe fizikës moderne, gjithashtu në këtë studim trajtohen dhe marëdhëniet mes “Teorisë së Relativitetit” dhe konceptit të “Bashkësive Fizike”. Do t’ju duket e çuditëshme, por ky studim u krijua falë forcës së dashurisë. Ky studim u bë public nëpërmjet botimit të librit me të njëjtin titull, në Korrik 2002.
Para se të fillojmë është mirë të jap një përkufizim të termit “Bashkësi Fizike”, ashtu siç e mendoj unë: Bashkësi fizike do të quhet ajo formë e të arsyetuarit e cila plotëson këto tre kushte themelore: 1- Të ketë jo më pak se dy elemente pavarësisht nga përbëria e tyre. 2- Të ketë një ligj apo formulë që shpreh lidhjen midis tyre. 3- Të ketë të paktën një bosht kordinativ. Përdorimi i termit “Bashkësi Fizike” lehtëson punën në formulimin e ligjeve të ndryshme të fizikës. Më poshtë po jap disa shembuj të përdorimit të këtij termi. Si është: “Në një system të izoluar, energjia mund të ndryshojë trajtë, por ajo as nuk krijohet dhe as nuk mund të zhduket. Energjia e përgjithëshme e një sistemi të izoluar, mbetet konstante”. * Si mund të jetë: “Në një bashkësi fizike, energjia mund të ndryshojë trajtë, por ajo as nuk krijohet dhe as nuk mund të zhduket. Energjia e përgjithëshme e një bashkësie fizike mbetet konstante”. Në fizikën klasike koncepti i bashkësisë fizike do të shprehte më së miri vrojtimet e Njutonit mbi rënien e lirë (gravitacionale). Në këtë rast plotësohen tre kushtet themelore të një bashkësie: 1- Dy elemente, fruti i mollës dhe toka. 2- Ligji i gravitetit (që shpreh lidhjen mes tyre) 3- Boshti kordinativ i cili merr për abshisë sipërfaqen e tokës. Koncepti i bashkësisë do të na ndihmojë të kuptojmë dhe t’i japim më tepër dritë, njërës prej teorive më të bukura të fizikës, “Teorisë së Relativitetit”, në fizikën moderne të Ajnshtajnit, në konceptin relative të kohës. Si është: “Koha ka karakter relativ, ajo rrjedh në mënyra të ndryshme në sisteme të ndryshme inerciale referimi”.** Si mund të jetë: “Koha ka karakter relativ, ajo rrjedh në mënyra të ndryshme në bashkësi fizike të ndryshme”. Dy postulatet e Ajnshtajnit mund të paraqiteshin dhe në formën e bashkësive. Postulati i parë, si është: “Ligjet e Fizikës janë të njëjta në çdo sistem inercial referimi”. Si mund të jetë: “Ligjet e Fizikës janë të njëjta në çdo bashkësi fizike”. Postulati i dytë, si është: “Shpejtësia e dritës ka të njëjtën vlerë në të gjitha sistemet inerciale të referimit, pavarësisht nga lëvizja e tyre dhe nga lëvizja e burimit dritor”. Si mund të jetë: “Shpejtësia e dritës ka të njëjtën vlerë në të gjitha bashkësitë fizike, pavarësisht nga lëvizja e tyre dhe nga lëvizja e burimit dritor”. Si në rastin e variantit të sistemeve inerciale të referimit ashtu dhe në rastin e bashkësive, postulate i parë ka vlera gjithëpërfshirëse. Me postulatin e dytë vetë ai bën një përjashtim për rastin e shpejtësisë së dritës. Nëqoftëse do të vazhdojmë me këtë logjikë, me zhvillimin e fizikës mund të gjendet edhe një fakt i dytë, i cili të bëjë përjashtim nga postulati i parë, duke u bërë kështu 2 ose 3 e më tepër fakte përjashtuese. Kuptohet se në këtë logjikë, postulate i parë humb vlerën e tij përgjithësuese. Pra vetë Ajnshtajni , ka lënë mundësinë që ky postulat të hidhet poshtë me kalimin e kohës. Shtrohet pyetja: Pra Ajnshtajni paska gabuar, ose më saktë cilës pjesë së postulateve duhet ti besojmë? Unë them se Ajnshtajni ka pasur të drejtë thuajse plotësisht. Kuptohet evolimi i fizikës bën përmirësimet e veta. Postulati i parë i Ajnshtajnit është i palëvizshëm, në logjikën e tij, me përdorimin e termit të bashkësisë fizike ai çimentohet akoma më tepër. Postulati i dytë është i vërtetë deri në limitin e mospërfshirjes në bashkveprimme elementë të tjerë të natyrës. Nëqoftë se fotonet e dritës, do i marrim në konceptin e një elementi të një bashkësie fizike të caktuar, pa përmendur elemente të tjerë të kësaj bashkësie, atëhere postulati i dytë është i vërtetë pasi bashkësia e elementit foton, nuk bashkëvepron më bashkësitë e tjera në rastin e shpejtësisë së dritës. Por për rastin e vetë bashkësisë në të cilën bën pjesë fotoni dhe shpejtësia e dritës do t’i nënështrohet ligjeve të fizikës. Në këtë formë zhduket dhe nevoja e përjashtimit në sensin absolut. Rregullat e logjikës (ashtu si i arsyetoj unë) 1- Bashkësi fizike do të quhet ajo formë e të arsyetuarit, e cila plotëson këto tre kushtete themelore: A- Të ketë jo më pak se dy elemente pavarësisht nga përbëria e tyre. B- Të ketë një ligj apo që shpreh lidhjen mes tyre. C- Të ketë të paktën një bosht kordinativ.
2- Elementet e bashkësive fizike janë në bashkveprim të pafund mes tyre. Bashkveprimii tyre vjen nga pafundësija dhe ikën në pafundësi. 3- Bashkësitë fizike hyjnë në bashkveprim me njëra tjetrën. Ato gjatë bashkvep- rimit mes tyre gëzojnë vetitë algjebrike të “+,-,:,X,” dhe ato të përfshirjes. 4- Postulati i parë i Ajnshtajnit është i vlefshëm për të gjitha bashkësitë fizike si dhe për bashkëveprimet mes tyre. 5- Në natyrë nuk ekziston një konstante absolute e njëvlerëshme për të gjitha bashkësitë fizike. Çdo konstante që mund të përdoret është e vkerëshme për një numër të caktuar bashkësishë fizike. Pra edhe “C” që është shpejtësia e dritës nuk është një konstante absolute. 6- Nuk mund të ketë asnjë element i cili të jetë i përjashtuar nga koncepti i bashkësisë fizike. Cila është lidhja mes teorisë së relativitetit dhe bashkëveprimit të pafund? Teoria e relativitetit e parë në një këndvështrim të caktuar është logjika e fjalës “mundet”. Fjala “mundet + një ligj”, tregon rrugën që përshkon materia në momente të caktuara të bashkveprimit. Bashkësia fizike gjatë bashkveprimit të elementeve të sajë në një moment të caktuar për arësye të ndryshme humb ekuilibrin e sajë. Nga kjo ajo pëson transformime të natyrave të ndryshme. Në një moment të caktuar ajo fiton një ekuilibër statik të ri, mjaft të ndryshëm nga i pari. Kjo gjë demostron natyrën relative të materies. Transformimet fizike që pëson bashkësia fizike gjatë bashkveprimit mund të jenë të pranueshme pikërisht në saje të teorisë së relativitetit. Po të pranohet teorikisht përdorimi i konceptit të bashkësisë fizike kuptohet se studimi i veprimeve fizike të natyrës do të jetë më i lehtë, më i saktë dhe më i qartë. Njëkohësisht do të hapte një rrugë të re në mënyrën e konceptimit të tyre. Në të gjitha këto që kam shkruar ka një problem të paqartë. Në cilën bashkësi fizike konstantja e shpejtësisë së dritës nuk është më një e tillë? Pra, kjo duhet të provohet, megjithse teorikisht ajo mund të parashikohet se ekziston. Kur je i papunë të shkruash për këto gjëra është një ndër mënyrat më të bukura për të kaluar kohën, por që të gjesh se në cilën bashkësi konstantja “C” e shpejtësisë së dritës nuk është më një e tillë, ndryshon loja, duhet laboratori. Nëqoftëse ndonjë drejtues institucioni shkencor, pasi t’i ketë lexuar këto faqe, është i interesuar për këtë temë, mund të më bëjë të ditur, pasi edhe mua më pëlqen të merrem me një gjë të tillë. Stef Staku
Motra e shkrimtarit disident Bilal Xhaferrit akuzon kryetarin e shoqatës kulturore “Bilal Xhaferri” për abuzime dhe përfitime personale në emër të tij Letër e hapur, drejtuar gazetës “Shqipëria Etnike” nga Antika Myrtaj Tashmëështë bërë në modë, të krijosh një shoqatë (me 2 apo 5 vetë) dhe në emër të asaj shoqate të zhvillosh aktivitetin për interesa të ndryshme. Të marrësh dhe një emër nga madhështia e një emri tjetër, që të kesh sukses, në profesionin tënd, pse jo, edhe në qesen e “shoqatës”. Kështu ndodhi edhe me shkrimtarin Shefki Hysa (që sipas motrës së shkrimtarit disident, publicistit të revistës më të suksesshme “Krahu i Shqiponjës” në Amerikë) zonjës Antika Myrtaj (Xhaferri) me banim në Sarandë, e cila i drejtohet me një letër të hapur, gazetës “Shqipëria Etnike”. Në këtë letër znj. Antika shpreh qartë zhgënjimin e saj nga dashamirët e artit të vëllait të saj B. Xhaferrit, i cili tashmë është i vdekur fizikisht, por krijimtaria artistike dhe veprimtaria publicistike që ka zhvilluar ai, (në shërbim të lirisë së fjalës, lirisë së individit, bashkimin e vllazërimin e shqiptarëve kudo nëpër botë) është e pavdekshme. Sot jetojmë në një shoqëri të hapur, por na mungon ndjenja e qytetarisë, për obligimet që na “imponojnë” njerëzit që punuan dhe sakrifikuan aq shumë për kombin tonë, për zhvillim e qytetërim. Dhe kur bëhet fjalë për Bilal Xhaferrin, përgjegjsia qytetare dhe intelektuale është shumë e madhe, pasi i detyrohemi për guximin, sakrificën që na injektoi në deje si shqiptar. Tekstin e letrës po e botojmë të plotë: Zoti Shefki Hysa është i pari gazetar që shkroi për Bilal Xhaferrin. Inisiator i “shkëlqyer” i tij, sikur të ishin binjak me Bilalin. Krijoi Shtëpi Botuese “B. Xhaferri”, krijoi Shoqatën Kulturore “B. Xhaferri”. Aq shumë u përpoq për të, sa nuk e imagjinoni dot, që nga 1993 deri 1995, deri ditën që ai u nis për t’i marrë eshtrat e Bilalit në SHBA. Gjezdisi nëpër të gjitha zyrat e Kuvendit Popullor, dhe deri në presidencë, për të vajtur në Amerikë. Në presidencë tek Kolec Topalli e shpura unë, motra e Bilalit (Antika) dhe zoti Kolec bëri të pamundurën për të na ndihmuar. Meqenëse zonja Ballkize Halili i kishte ruajtur shkrimin e pabotuar të librit “Krasta Kraos” Shefkiu iu ngjit pas si rrodhe, deri sa ia mori dhe e botoi para se të venim në Amerikë. Por ai me dinakëri erdhi në Lukovë (atje ku unë banoja), dhe iu binda verbërisht kërkesës së tij… Më shpuri në Sarandë tek avokat Aleko Agnamosi dhe më mori të drejtën e autorit. Unë isha e paditur dhe e parrahur me këto probleme të krijimtarisë, dhe nuk e dija se çdo djalloste Shefkiu. Dhe të gjithë këtë e bëri për të marrë shpërblimin e librit që ai botoi. Kurse zonjës Ballkize, ai nuk e shpërbleu as me një faleminderit, se nëse s’do t’i kish ruajtur ajo ato dorëshkrime, libri sot nuk do të egzistonte. Do t’ia kish marrë ferra uratën bashkë me shkrimet e tjera. Kur Bilali iku nga Shqipëria, ca shkrime i mori policia e ca i dogjën nga frika. Zoti Shefki Hysa, “i papërtuar, i palodhur” nuk pati kurajo të dilte asnjë herë në ndonjë emision për Bilalin, pasi vëllai im ka skrifikuar edhe jetën për interesat e shqiptarëve kudo në botë. (të gjitha këto paçavure u bënë para se të shkonim në Amerikë për të marrë eshtrat e Bilalit). Më kujtohet kur bëri një listë të gjatë emrash nga shoqata për të vajtur në Amerikë. Nga nxitimi për të zbuluar “qypin e mjaltës”, nuk priti të aprovoheshin ata persona, që ai zotëria i zgjodhi vetë dhe nuk priti të dilte as fondi nga shteti (i aprovuar atherë për kthimin e eshtrave të Bilalit). Shefkiu iku duke më gënjyer edhe mua. Rregulloi nëpër zyra veten e tij si kryetar i shoqatës, duke marrë me vete edhe zotin Gëzim Qinami. (Emri im në listën e tij, nuk u aprovua). Dhe unë vajta me shpenzimet e mija për të parë vëllanë tim të çvarrosej, se kur u varros nuk e pash. Ai i ka gjetur dhe menaxhuar vetë paratë që duheshin për çvarrimin e Bilalit. Shteti ia dërgoj më mbrapa dollarët në Amerikë. Më kujtohet ceremonia e Bilalit, antarët e Shoqatës (së bashku me Shefkiun) nuk kishin përgatitur as një kurorë (për emrin që mbante Shoqata) dhe jo më të mbanin një fjalim për kortezi para varrit. Në rivarrimin e Bilalit në Sarandë morën pjesë shumë intelektualë, artistë, politikanë dhe shumë e shumë njerëz nga e gjithë Shqipëria. Nderet e ceremonisë iu bënë siç nderohen ata që e meritojnë me të vërtetë emrin me personalitet e dinjitet që punuan dhe dhanë edhe jetën për vendin dhe popullin e tyre. (I tillë ishte Bilali). Por zoti Shefki Hysa meqenëse e “privatizoi” i pari Bilalin gëzoi shumë “privilegje” prej emrit të tij. Në emër të shoqatës filloi të niste edhe njerëz në Amerikë, për interesa të tij. Kjo shoqatë gëzonte shumë respekt dhe privilegje nga shteti demokratik atherë. Po sot pse është bërë shurdh-memece? Prandaj unë deklaroj se, nuk ju kam dhënë asnjë të drejtë të shkruani dhe të botoni në emër të Bilal Xhaferrit. Pasi të gjitha të drejtat ligjore i disponoj unë, motra e tij Antika Myrtaj. Në dokumentin Nr. 710, nr. protokollit 606 në prani të juristit Artan Lula, kjo e drejtë më jepet mua.
Po ju paraqesim të plotë përpilimin e organizimit nga Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri”, nga administrata e Shtëpisë Botuese “B. Xhaferri” për përgatitjen e kthimit të eshtrave të Bilalit në Atdhe.
Shoqata Kulturore “Bilal Xhaferri” Këshilli Drejtues Administrata e Shtëpisë Botuese Nr. 42 Prot. Tiranë, më 6. 1. 1955
Zotërinjve: Antika Myrtaj Dhori Karaj Namik Mane Pjetër Arbnori Shefki Hysa Shpëtim Çuçka Teodor Laço Uran Butka Vath Koreshi Visar Zhiti Ylljet Aliçkaj
Shoqata kulturore dhe shtëpia botuese “Bilal Xhaferri” nismëtare të lartësimit të figurës së shkrimtarit të shquar disident Bilal Xhaferri si dhe një ndër institucionet e ngarkuara nga Presidenti i Republikës për përgatitjet e domosdoshme për kthimin e eshtrave të Bilalit në Atdhe; pas konsultës me shkrimtarë e artistë, miq e dashamirës të kësaj figure të nderuar, njëkohësisht edhe me personalitetet përkatëse, propozon që komisjoni organizator i ceremonialit të përbëhet prej zotërinjve: 1. Antika Myrtaj, motra e Bilalit. 2. Dr. Dhori Kraj, psikolog, dekan i fakultetit të sociologjisë, nënkryetar i shoqatës kulturore “Bilal Xhaferri 3. Namik Mane, poet (shok i ngushtë i Bilalit) 4. Pjetër Arbnori, shkrimtar, Kryetar i Kuvendit Popullor. 5. Shefki Hysa, shkrimtar, drejtor i shtëpisë botuese “B. Xhaferri”, Kryetar i Shoqatës “B. Xhaferri”. 6. Shpëtim Çuçka, përkthyes, drejtor i drejtorisë për Bashkëpunimin shkencor e teknik në Ministrinë e Jashtme. 7. Teodor Laço, shkrimtar, deputet, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. 8. Uran Butka, deputet, Kryetar i Komisionit të massmedias. 9. Vath Koreshi, shkrimtar (mik i Bilalit). 10. Visar Zhiti, poet, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artisëve, Shef i Zyrës së Shtypit dhe informacionit në Kuvendin Popullore. 11. Ylljet Aliçkaj, drejtor i drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kryetari Shefki Hysa
Rivarrosja e B. Xhaferrit është bërë më 7 Maj 1995, dhe tani që po kujtojmë, jemi në fund Korrik të 2003. Kanë kaluar plot shtatë vjet qysh atherë. Dhe shkrimtari, publicisti, antikomunisti Bilal Xhaferri ende e ka varrin në dhe të tharë, si buza e tij e tharë, e bërë shkrumb për liri, drejtësi e qytetari. Kanë kaluar plot shtatë vjet, dhe asnjë nga artistët e gazetarët si mostra e Shefki Hysës, s’është kujtuar të respektojë në ndonjë emision special Televiziv ose Radiofonik këtë figurë të madhe, të ndritshme që pak njihet nga brezat e rinj. Edhe në tekstet shkollore të shkollave 8-vjeçare, është hequr nga teksti tregimi Purpuranti, që sipas shkrimtarit të njohur Vath Koreshi, ai tregim është ndër kryeveprat e prozës në letërsinë shqipe. Kurse varri i Bilalit, buzë trotuarit në qytetin e Sarandës, ka mbetur si atë ditë të 7 Majit 1995, edhe pse u premtua nga shteti se në varrin e B. Xhaferrit do të ngrihet monument. Kanë kaluar plot shtatë vjet, dhe ju zoti Shefki, që gjithë ditën, tregoni përralla të frikshme kafeneve, dhe që jetoni nën “ombrellë” të Bilal Xhaferrit, ju kujtoj se B. Xhaferri ka një përvjetor lindjeje – 2 Nëntor 1935 dhe një përvjetor vdekje – 1985. Zgjohuni dhe drejtohuni sërish nga presidenca (këtë radhë jo për vete) por për të respektuar vërtetë vlerat reale të atdhetarit të flaktë, shkrimtarit disident, që e detyruan të largohej nga Shqipëria këmbëzbathur dhe të kthehej me arkivol. Ndoshta ka mbetur ndonjë medalje për Bilal Xhaferrin, megjithëse ai s’ka vuajtur kurrë për lavdi, por vetëm për pak respekt dhe dashuri. Fatime Kulli
Të jesh dukagjinas është nder dhe krenari Të nderuar pjesëmarrës. Sot na bashkoi këtu krenaria jonë e përbashkët e të qënit dukagjinas dhe përkushtimi ynë i përbashkët për ta ngritur në piedestalin që i takon këtij emri të dashur e të shtrenjtë për të gjithë ne. Kjo krenari e ligjshme buron nga tradita patriotike atdhetare e trashëguar brez pas brezi dhe virtytet më të mira të traditës shqiptare si trimëria e guximi, urtësia e fisnikëria, thjeshtësia e çiltërsia, besa e bujaria, forca dhe qëndrueshmëria vitale dhe geni tipik i shqiptarizmit i amshuar në trinomin atdhe, liri e fe. Helmut Ebehard dhe Karl Kaser, historianë dhe etnografë të UT Gracit, Austri, japin për këtë përkufizim mjaft konçiz për historinë autentike të Dukagjinit duke cituar: “Është e pamohueshme që në refleksionet e tyre të kohës së kaluar nuk shohim asnjë njollë historike ndër shekuj me radhë, mbetja etnikisht katolik të pastër shpreh më së miri këtë të vërtetë.” Është e vërtetë si drita e diellit që jemi treva që rezistuam më gjatë ndaj herezisë osmane, është e vërtetë historike se Dukagjini de fakto ishte një enklavë e pavarur në trupin e dinosaurit të perandorisë otomane. Banorët e Dukagjinit nuk pranuan të paguanin asnjëherë taksa e tatime gjë që tregon se nuk u integrua fare në administratën osmane dhe aq më pak nuk pranuan kurrë të luftojnë për ta. Pa dashur të zgjatem në perifrazime historike dua të them se Dukagjini që nga Kuvendi i Lezhës dhe deri më 1912 zhvilloi dhjetra e dhjetra kryengritje, revolta të armatosura, beslidhje e kuvende duke sfiduar armikun tonë shumëshekullor si askush tjetër në Shqipëri. Mos vallë gabuan të parët tonë që historikisht nuk u nënshtruan të huajve dhe pranuan të rrinin zbathur e zhveshur dhe të uritur në gjirin e maleve të ashpra alpine, duke ruajtur me nostalgji kujtimin e paharruar e Gjergj Kastriotit dhe të princit të tyre legjendar Lekë Dukagjini. Mos vallë gabuam ne apo gabuan ata që ranë në letargji kombëtare shumëshekullore duke menduar më tepër për grada e ofiqe e çifligje se sa për emrin e Shqipërisë, që lëngonte në robërinë shekullore aziatike. Mos vallë gabuan dukagjinasit, mirditorët, hotjanët dhe kelmendasit që iu bënë mburojë dhe shpëtuan nga asimilimi besimin e vjetër kristian të shqiptarëve. Mos vallë gabuan të parët tonë që u gjakosën, u prenë, u vranë, u dogjën e u poqën me serbo-malazezët, duke filluar nga Hoti, Gruda duke vazhduar në Qafën e Boshit e kujen e Planit dhe duke përfunduar në Gurin e Kuq të Shoshit. Mos vallë janë fajtorë dukagjinasit që u rreshtuan përkrah peshkopit liberal demokrat me vizione perëndimore dhe luftuan dy herë kundër bajraktarit të Matit, despot me kapriço tipike të një feudali oriental ballkanas, hakmarrja dhe mizoria e të cilit nuk njohu kurrfarë kufiri aq sa Enveri mori një leksion që do t’i shërbente në të ardhmen. Mos vallë bënë ndonjë mëkat mbi 100 dukagjinas që luftuan LNÇ, një nga luftërat epokale të shqiptarëve. Mos vallë gabuan ata qindra antikomunistë që u përleshën dhëmb për dhëmb me diktaturën më të egër komuniste në Evropë, jo ata pasuruan më tej beugrandin e qëndresës dukagjinase, duke mbetur si monumenti më i ri i qëndresës anti-totalitare. Ja, pra pse duhet të jemi krenarë se jemi dukagjinas, pasi në çdo etapë historike kemi qenë faktor i rëndësishëm, ne nuk jemi zvarritur as kemi fjetur gjumë në histori. Ne jemi sinonim i shqiptarit të vërtetë, ja ç’thoshte Atë Daniel Gjeçaj, zëri më i dëgjuar i shqiptarëve të mërgatës pr 40 vjet në diktaturë: “Kur në vitet e largëta të rinisë sime, profesor e studentë austriakë e gjermanë vinin ndër malet tona dhe kalonin në Theth, Curraj e Shalë, thonin se kishin ardhë për të parë ilirët e vjetër për të cilët kishin lexuar në libra. Ata ilirët e vjetër i gjenin ende gjallë, jo veç në fizionominë e trup, por sidomos në doke, folklor e gjuhë që s’ishin as neogrekë, as neolatinë, as neo gjermanë e aq më pak neosllavë”. Besa është virtyt që i ka fisnikëruar më tepër shqiptarët në sy të opinionit të huaj, askush si Dukagjini besën nuk e ka fe mbi fe. Martirët tanë të besës sfidojnë çdo Kostandin dhe çdo legjendë, breznia e tyre vijoi deri në epokën tonë kontemporane. Ku ka si bujarinë tonë, ku dera e shtëpisë është e hapur në çdo orë të ditës, e çdo ditë të vitit, ku “Mirë se erdhe!” të thotë fëmija, të thotë nusja e plaku i shtëpisë. Ku sofra shtrohet me çfarë të ketë falë zoti pa kurrfarë servilizmi e interesi njëlloj si për shtegtarin, mikun e shtëpisë, zabitin apo lypsarin. Dua t’u kujtoj ksenofobëve orientalë me instinkte aziatike që herë pas here vjellin vrer nga urrejtja patologjike për Dukagjinin se mitologu më i madh i etnosit shqiptar, biri i Shllakut, At Bernadin Palaj, dukagjinasit i ka quajtur fiset më poetike të trevave shqiptare dhe vijon mendimi i tij: “A ka gja ma të bukur për nji poet, historian, romancier a etnograf se sa me gjetë në ndonjë mbledhje kësi Homeridash të vegjël që me një dialekt klasik e një frazeologji të kullueme të panjohur prej fjalorit të shkollave aso përshkrimesh aq të bukura e të enduna me një gjuhë aq të mirë e të kthjellët, sa dhe artistit ma të mirë i nepet me thanë “Nuk di shqip, kjo asht gjuha shqipe”. E në këto kulla mandej me ndie jonet misterioze të lahutës”. “Besohet se në Evropë nuk ka burra armësh më të mirë se këta kundra turkut, sepse 100 kësish vlejnë 1000 turq ose shqiptarë të fushës”, shprehet Frang Bardhi në relacionin e tij të vitit 1638 për dukagjinasit sa lagjet e vjetra nnuk i kalojnë 350-400 vjet, shkakun e këtij fenomeni e ka spjeguar shumë realisht i mirënjohuri Fadil Kraja jo shumë kohë më përpara tek gazeta “Shqipëria Etnike”. Ndërsa Teodor Ipen në librin e tij “Shqipëria e vjetër”, thotë: “Në Shkodër nuk ka dyer të vjetra aristokratësh, shkodranët po t’i gjykojmë nga mbiemrat e tyre kanë paraardhës fshatarë, dhe si muhamedanët si katolikët mbajnë mbiemrat e fiseve të tyre malore ose të fshatrave të fushës nga erdhën në qytet. Shkodra ka qenë fatlume që pati mburojë atdhetarizmi tri malësi vigane si Dukagjini, Mirdita dhe Malësia e Madhe, nga të cilat buron dhe ka origjinën pjesa dërrmuese e ajkës së inteligjencës kulturore të këtij qyteti”. S’ka pse t’i vijë kujt çudi kur themi se Ernest Koliqi, princi i letrave shqipe dhe i vëllai i tij, Mikeli, Kardinali i parë shqiptar, rrjedhin nga Lotajt e Shalës, të parët e tyre u shpërngulën në Shkodër në dhjetvjeçarin e parë të shekullit të 18-të, që nuk i bie më tepër se 9 apo 10 brez dhe këtë gjë përpara meje e ka thënë Hamdi Bushati, e njëjta gjë është thënë nga profesor Jup Kastrati për Zef Jubanin, për të vazhduar vargu i gjatë i personazheve vip, me Zef Hilgegën, themeluesi i komedisë shkodrane, me Ndoc Temalin, njeriun e avetrrave gazmore, me Zef Jubanin, Artist i Merituar, themelues i teatrit profesionist në Shkodër, Tinka Kurti, ylli i teatrit dhe i kinematografisë shqiptare, çikën fisnike të Planit, me të paharruarin të madhin Pjetër Gjoka, djali i Dushmanit. Nga trualli më i lashtë dioqezor i Xhanit lindi Ndrekë Luca, Artist i Popullit, dramaturgu i 7 shaljanëve, që u varros me qeleshen e bardhë fisnike të malësisë se kështu e kishte lënë amanet për së gjalli dhe trevën që i trashëgoi llagëpin, Tef Palushin, gen i fisit të Zekë Jakinit të Shoshit, Lin Delinë, piktorin e përmasave evropiane, Gac Çunin, kompozitorin e ëndrrave të vrara, kujtoni këngën “Kaçurrelat e tu”, Gjon Shllakun, përkthyesin e talentuar të kryeveprave të letërsisë botërore, Lec Shllakun, regjisor i Teatrit profesionist “Migjeni”, themelues i teatrit “Skampa” të Elbasanit, Paulin Selimi, aktualisht pena më e fuqishme e satirës shqiptare, që ndonëse ka 150 vjet në Shkodër, familja e tij e quan për nder se është nga treva me të njëjtin emër që polli kolosin e legjendës shqipe Martin Camaj, viganin. Dukagjini ka të drejtë të mburret jo vetëm për mbrojtjen që i bëri krishtërimit por edhe për klerikët e mëdhenj, personalitete të kulturës kombëtare që nxori. Duke filluar me profesor Pater Gjon Shllakun, heroi i katolicizmit shqiptar, Dom Ndoc Nikaj, një nga mendjet më të ndritura të klerit katolik, historian, shkrimtar e publicist. At Çiprian Nika, Ministër provincial i Françeskanëve shqiptarë, i kulturuar si më s’ka. “Rroftë Shqipëra edhe pa ne! Rroftë Krishti Mbret!”, qenë fjalët e fundit përpara plumbit bolshevik. At Bernadin Palaj, njohësi i mirë i maleve tona, dashnor i përjetshëm i besimit dhe i diturisë. At Pjetër Meshkalla, enciklopediku i kulturës, shërbëtori i bindur i shëlbimit, hero i gjallë i qëndresës, tigrit Mehmet Shehu kur e pyeti me ironi se çdo bëni patër ndër sy i tha vorrin, po bëj vorrin tand. At Gegë Lumaj, sinonim i virtytit dhe shpirtit të paepur që sfidon çdo të keqe, Dom Mark Shllaku, akademik me katër doktorata, Daniel Gjeçajn, dallëndyshen që i këndoi lirisë, seriali vazhdon me At Dedë Planin, At Mëhill Mirajn, fratel Ndue Vilën, At Ambroz Martinin, luftëtarin e besimit dhe misionarin e çështjes shqiptare me 12 gjuhë të huaja, At Prekë Ndrevashajn, etj., etj., të gjithë ushtarë të bindur të Jezusit, shumica të flijuar nga diktatura laike e Enver Hoxhës. Një kapitull të veçantë krenarie e mirënjohjeje përbëjnë mjeshtrit e mëdhenj të sportit shqiptar, seriali i të cilëve fillon me Dodë Tahirin, Mjeshtër i Merituar i Sportit, portieri i parë i kombëtares shqiptare, kampion te “Vllaznia” në vitet ’45, ’46 vetëm me 5 gola në dy kampionate, kampion i Ballkanit në ’46 në Ballkaniadën e Tiranës, kampion kombëtar në hedhje gjyleje, portier i “Vllaznisë”, “Buduçnostit2 dhe “Hajdukut” të Splitit. Pal Mirashi, Mjeshtër i Merituar, kampion te “Vllaznia” e “Dinamo”, kampion e nënkampion Ballkani në vitet ’46, ’48. Mjeshtri i Sportit Prekë Gjeloshi, 15 vjet kapiten legjendar i “Vllaznisë”, Lin Shllaku, kapiten i “Partizanit” dhe i Kombëtares shqiptare, 5 herë Kampion Shqipërie, 4 herë fitues i Kupës së Shqipërisë, Kampion i Ballkanit te “Partizani”. Nikoll Gjergji, talent i paharruar i futbollit shkodran, Armir Grima rojtari aktual i portës Shkodrane, Kampion Shqipërie. Pleiada e futbollit pasohet me një plejadë mundësishë të papërsëritëshme, Mirash Vuksani, “dreri i veriut”, kampion absolut 10 vjet rresht, 8 herë fitues i kupës, i shpallur Mundësi i Shekullit, Market Vata, kampion te “Vllaznia” e “Dinamo”, i pathyeshmi i tapetit 10 herë kampion kombëtar, Ndue Njemza, i treti i botës në Atlanta, 12 herë kampion i peshës super të rëndë, Dedë Bregu, Mjeshtër Sporti, kampion i vërtetë dhe trainer i pasionuar, Lekë Troja, kampion kombëtar e mundës zemërzjarrtë, Ndoc Cokaj, 10 herë kampion absolut i mundjes klasike, Zef Gjoni, harusha e ringut, gjahtar i koshit dhe trajner rekordmen i boksit shqiptar, L. Mosi, snajperi i basketit, Pina Thani e Vera Bregu, si motra ndonëse në epoka të ndryshme, kampione absolute të atletikës sonë, rekordmene medaljesh ndërkombëtare, të dyja atlete të shekullit. A ka shuplakë tjetër më të fuqishme për të gjithë ata dashakëqinj që na akuzojnë se Dukagjini e prishi Shkodrën, pa këto figura Shkodra do të ndihej shumë, shumë e varfër. Disa qytetas që për të diftuar qytetari na diftojnë si dhija brirët se sa unazash i keni mos harroni 5 vjet duhet të jetosh në Amerikë të quhesh amerikan, mos harroni se keni ndoshta shekuj në Shkodër e jetoni në shtëpi përdhese, ndërsa këta malokët për 7-8 vjet ngritën të gjithë shtëpi të reja, a nuk është vitalitet, mos kujtoni se ata që e kanë ngritë kullën tre kate në majë të malit, e kanë jetuar në gurë të thatë se nuk do të jetojnë në fusha të begata, mos harroni se jemi këtu për t’u integruar dhe për qenë faktor, kjo i frikëson “pashallarët e pushteteve” që janë mësuar t’i kenë vetë të gjitha ofiqet, prandaj malësorët janë djalli që i rrezikon. Jo o njerëz jo malësorët nuk janë shpërfytyruar më tepër se shqiptarët e tjerë, nuk është e vërtetë as se shqiptarët degjeneruan Evropën as se Shkodrën e prishën malësorët, e keqja është se gjithë të këqijat na i faturojnë ne, dhe ne akoma nuk jemi organizuar të shpalosim vlerat reale që kemi. Shumë nga ne janë dashuruar marrëzisht pas dy madamave të politikës shqiptare, keni vënë re sa vinë në pushtet të dashurat tuaja ju poshtërojnë duke thënë ti nuk bën për këtë punë se je nga Dukagjini dhe prapë shumica jonë bredhim pas këtyre bushtrave, në vend që të vëmë në vend dinjitetin që na takon. Kemi ngritur një seksion të folklorit dhe të krijimtarisë artistike, synimi jonë final është të diftojë vlerat tona dhe ja ku po ua them se do shihemi shpesh në aktivitete, koncerte, promovime librash, përkujtimore historike e sesione shkencore. Kemi një histori të pashkruar akoma, të cunguar e të konturuar sipas orekseve politike e paragjykime të njëanshme, duhet shkruar, vlerësuar e rivlerësuar ngjarjet e mëdha, personalitetet dhe patriotët e pavlerësuar duhet nxitur krijimtaria artistike e studimi shkencor, dhe kjo inteligjencë krijuese do përkrahje pasi punët nuk bëhen vetëm për pasion, ne që shkruajmë na duhet një kartë, na duhet një tribunë, na duhet një mikrofon, për këtë duhet të kontribuojmë të gjithë, pa menduar se ç’do fitojmë nga kjo, duhet ta bëjmë për Dukagjinin tonë. Njerëzve të biznesit dua t’u them se do të jenë më të suksesshëm sa më patriot që të jenë, as njëri nga personalitetet që përmenda më lart që hyjnë denjësisht në histori, nuk u bënë të tillë as nga vilat as nga hotelet, as nga superbenzat, as nga jaraneshat, për të ardhmen për historinë mos t’u vijë fare keq se vlen më tepër një poezi e goditur, një këngë e spikatur, një artikull dinjitoz, apo aq më tepër një libër, se sa ato mrekulli që na çojnë gojën lëng sot. E ndjej se u zgjata pak por do ju jap një premtim se besoj që brenda këtij viti do të keni në dorë një libër ku të keni brenda, 7 shaljanët e moçëm, Marash Tuçin e Shoshit, Zekë Jakinin, Kolë Mark Kolën, Sokol Tonën, Xhur Kolën, Kol Gjonin e Planit, Prel Tulin, Mark Lulën, Mehmet Shpendin, Marash Kolën, Lush Prelën, Çun Nikën, Marash Delinë, Deli Marashin, Ndokë Gjeloshin, Mirashin, Bush Delinë, Lulash Gjeloshin, Babun Celin, Mark Milanin, Martin Marashin, Coc Lulashin, Gjelosh Ramën, Kol Ademin, Tunxh Myftarin, Mark Sadikun, Gjeto Gegën, përfshi betejat shekullore të Dukagjinit, përfshi antizogistët, antifashistët dhe antikomunistët, plus inteligjencën e përmasave kombëtare. Vetëm ana buxhetore na pengon për të qenë i deshifruar ky libër për të cilin kam punuar me kolegun Lazer Kodra tash shumë vjet. Do ju lutesha na ndihmoni se nuk do dilni të zhgënjyer. Të gjithë t’ia kushtojmë pak kohë afirmimit të vlerave tona, pasi ka 10-12 vjet që lympeni pa asnjë ideal mbartësi i antivlerave tona i fekonduar me veset më të shëmtuara të lympenit qytetar kan hedhë baltë mbi visare tona të pasura, të cilat nuk duhet të lëmë askënd t’i cënojë. Prelë Milani
Rekuiem për Terenc Toçin Nëse ka një shqiptar që jetoi, punoi e dha jetën nën komunizëm për Shqipërinë, ky është Terenc Toçi. Ai u lind në Shën Cosmo Albanese më 9 mars 1880 në një familje me tradita patriotike. Të parët e familjes së tij kishin shkuar me ushtrinë e Skënderbeut në Itali për të luftuar kundër baronëve. Terencit që here i lindi në zemër dashuria për atdheun e të parëve të tij, Arbërinë, kështu që e la përfundimisht vendlindjen e tij, Italinë pas Luftës së Parë Botërore për të ardhur e për t’u vendosur përfundimisht në Shqipëri. Ai ishte njeri jo vetëm i mendimit, por edhe i veprimit. Ishte i diplomuar në drejtësi, por përqafoi edhe mjeshtërinë e gazetarisë të cilën e kishte fort për zemër. U formua si politikan e polemizues i papajtueshëm me hipokrizinë. Në jetën e veprimtarinë e tij pati si model pune Giuseppe Mazzinin. Në vitin 1900, kur nuk ishte më shumë se njëzet vjeç, shkroi studimin “Çështja shqiptare” që u botua një vit më vonë. Ai ishte i bindur se regjimi i vjetër anadollak otoman do të përmbysej gjatë atyre viteve që analizoi, por e shqetësonte dhe frikësohej pa masë për ndikimin e depërtimin e Austrisë gjatë viteve të mëvonëshme në Shqipëri. Në shkrimet e tij Terenci shprehej: “Çështja e Lindjes është një ankth i tmerrshëm për Evropën, sepse për zgjidhjen e saj, mund të shpërthente një luftë që do të çonte në konsekuenca katastrofike për popujt e zvarritur e të masakruar nga qeveritë që s’janë gjë tjetër veçse mohimi absolut i çdo veprimi e parimi të drejtësisë apo të së drejtës”. Gjatë kohës që ishte në Shqipëri ai vizitoi disa koloni shqiptare në Amerikën e Jugut dhe mbajti konferenca mbi dy tema: “Dy popuj të paçliruar”, “Italia e Shqipëria në Adriatik”. Në Amerikë, në New York, Terenci njohu Klementina romana dhe, si njeri që merrte vendime të menjëhershme, i kërkoi të vëllait, Xhenarinos, noter në New York, dorën e së motrës. Ai në fillim ngurroi, sepse në adresë të Terencit nga Italia vinin lajme jo fort të mira që e cilësonin si revolucionar të rrezikshëm. Megjithatë, pas dy muajsh, ata u martuan.
Terenc Toçi në malet e Shqipërisë Në vitin 1911 marrim vesh se Terenci niset në një udhëtim nëpër malet e Shqipërisë së Veriut duke u ngjitur në të përpjetat e Kelmendit, kalon dy Shalët (të madhen e të voglën) për në Berishë e Toplanë… duke përshkuar Drinin… arrin në Orosh e më saktë në Fan të Mirditës që në kohën e vet ishte zemra e Shqipërisë. Duke marshuar nëpër malësitë e Veriut, si: Shalë, Shosh, Mertur, Nikaj, Toplanë, Thaç e “flamuj” të tjerë i shoqëruar nga një malësor me emrin Sadri, Terenci tregon për gatishmërinë e tyre, si puna e Andrea Prenkës, për të luftuar turqit pushtues. Malësorët për besëlidhje betohen në traditën e tyre kanunore, si: “Për sa është i vërtetë Zoti lidh “besën” që deri sa të kem jetë do të luftoj me shokët e mi për flamurin shqiptar… nuk do të vras përveç se në betejë… betohem se nuk do të bie i gjallë në dorë të turkut e t’u dorëzohem kërcënimeve e joshjeve të tij.” Më 26 prill 1911 Terenc Toçi në Bisak, afër Oroshit mblodhi burra në kuvend duke thirrë nga fshatrat që përmendëm më lart, shto edhe nga Hasi e mbarë Mirdita. Aty bajraktari i Oroshit e ftoi të merrte drejtimin e organizimit dhe krijimin e një Qeverie Provizore. Pas dy ditësh, d.m.th. më 28 të atij muaji, Terenci i shkruante Riccioti Garibaldit duke i thënë se mund të varte shpresën tek tridhjetëmijë burra e të vinte menjëherë me armë e vullnetarë… Duke parë gjithë këtë grumbullim të popullsisë që me një të thirrur “kush asht trim”, u tubuan aq shumë malësorë, turqit dhe shërbëtorët e tyre u shqetësuan shumë dhe premtuan njëqindmijë mexhite për kokën e Terenc Toçit, por “asnjë shqiptar besëlidhur ose jo nuk e tradhëtoi atë”. Për ato ditë të paharruara që u bënë preludi i shpalljes së Pavarësisë, analisti i çështjeve shqiptare në Amerikë, z. Sami Repishti shkruan: “Që nga Iballja e Pukës me Terenc Toçin e deri në kalanë e Deçiçit me Dedë Gjon Lulin ngritja e flamurit kuq e zi shërbeu si paraardhës i festës sonë kombëtare më 28 Nëntor 1912 në Vlorën e Ismail Qemalit.” Me gjithë gatishmërinë e shqiptarëve për një luftë kundër turqve në bashkëpunim me forcat e Garibaldit për t’u dhënë mjete luftimi, nuk u krye, sepse, ky i fundit, kishte hequr dorë përfundimisht nga dërgimi i trupave italiane, gjë e cila ishte një fyerje për rininë italiane që kishin ofruar gjakun për çështjen shqiptare. Për këtë edhe Terenci u pezmatua shumë, por, megjithatë lajmi se një shqiptar i Italisë ishte vënë në krye të një Qeverie të Përkohëshme, për kryengritje të armatosur në Shqipëri, ishte përhapur nga gazeta e Italisë “Giornale d’Italia”, mbështetur në një intervistë të dhënë nga vetë Toçi në qershor të vitit 1911. Në atë intervistë ai pohoi se janë gati gjashtëdhjetëmijë burra që binden sikur të ishte një ushtar i vetëm. Në atë intervistë, kur e pyetën për forcat turke, ai u përgjigj: “Të shkëlqyeshme, do të ishte e padrejtë a mohoja…”. Gjatë asaj bisede, si dëshmi, Terenci nxori tri fletë protokolli ku ishin emrat e kryengritësve dhe pranë tyre ishin vënë gishtat, sipas teorisë së policisë shkencore. Siç dihet ato revolta të malësorëve u mbytën me gjak nga masakrat e Turgut Pashës, për të cilin Toçi thotë se “nuk ka ndjenja njerëzore, por është një burrë inteligjent e trim i cili kërkonte të varte priftin e Mirditës, që, sipas tij nuk kishte ndihmuar shumë për Qeverinë”. Pas shpalljes së Pavarësisë nga Ismail Qemali më 28 Nëntor 1912, Terenc Toçi filloi të shprehte mendimet e tij në favor të shqiptarëve në “Revista dei Balcani” që botohej në Romë. Në mes të tjerave, në atë revistë shkruante se shqiptarët: “Një popull që ka patur një qytetërim të madh… që ka penguar gjysmëhënën të kalonte Adriatikun… një popull që shkencëtarët e kanë përcaktuar si ‘raca më e bukur dhe më e fortë e Ballkanit’…, nuk duhej të zhdukej.”
Terenci vazhdon të mbrojë të drejtat e shqiptarëve Në Kongresin Ndërkombëtar që u mblodh në Trieste në mars 1913, disa muaj para Kongresit të Berlinit, ku do të trajtoheshin edhe problemet e popullit shqiptar, në mes të tjerave, Terenci tha në fjalën e mbylljes: “Të shkojmë në Shqipëri e ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!” Më vonë ai themeloi në Shkodër gazetën e përditshme “Taraboshi”, në të cilën filloi të demaskonte manovrat e Fuqive të Mëdha që, për të sheshuar kontradiktat ndërmjet vetes, donin dhe coptuan Shqipërinë, një vend të skllavëruar për mbi katërqind vjet, por thirrjet e tij ran në vesh të shurdhër dhe Austria e bëri Shqipërinë mbretëri dhe uli Princ Vidin në fron në mars të vitit 1914. Pas një viti e gjysmë, gazeta “Taraboshi” u bllokua, pavarësisht nga vlerësimi që i bënte publiku shkodran, sepse jo vetëm që kishte ndihmuar në shpërndarjen e lajmeve koherente që ishin çështje të ditës, por kishte ndihmuar edhe në mësimin e gjuhës italiane. Shkakun e mbylljes së asaj gazete nga autoritetet vendore, botuesi e argumenton nëpërmjet fakteve përmes një njëmbëdhjetë pikave dhe jo si jepnin lajme të pasakta disa gazeta të tjera, se gjoja ajo botonte raporte të pasakta.
Kalemxhinjtë tendenciozë në shërbim të diktaturës komuniste Interesant është fakti se edhe studiues e historianë të nomenklaturës së kuqe komuniste në mes të gazetave të tjera që i quanin reaksionare, sigurisht, se nuk trumbetonin bolshevizëm si do t’ua kishte ënda atyre, futin edhe gazetën “Taraboshi” se ishte “reaksionare në mbështetje të raksionit çifligar, bajraktar e klerikal” (Gazmend Shpuza, “Studime filologjike”, Tiranë, 1984/3, fq. 83). Nuk e dimë se cili është në mbrojtje të reaksionit, autori i mësipërm që me mësimet e Enver Hoxhës ngre lart rebelimin fshataro-aziatik të Haxhi Qamilit si “lëvizje antiçifligare e klasave shfrytëzuese”, apo gazeta e Toçit që atë rebelim e quante “difekt të rëndë që po minonte shtetin e rilindur”. Ndërmjet të tjerave, për gazetën “Taraboshi”, vetë botuesi shkruante se “përfitonte nga mirësjellja e miqve patriotë, sikurse poeti Hilë Mosi…”. E se cili ishte Hilë Mosi që luftoi me armë në dorë përkrah malësorëve kryengritës, tashmë e dimë të gjithë. Ndërmjet njëmbëdhjetë pikave të mbylljes së asaj gazete, Toçi, në pikën dy thotë se “Gazeta luftoi kundër të ashtuquajturës Banka Kombëtare Shqiptare, e cila e themeluar nga kapitalistët e Milanos e të Vjenës për të krijuar një shtet brenda shtetit, i vuri zinxhirët së ardhmes ekonomike të Shqipërisë në vend që të emanciponte atë”. Këtë pikë botuesi i gazetës e vë për të treguar se nëpërmjet shkrimeve të tij ai kishte cënuar interesat e shtetit italian e austriak, prandaj edhe e mbyllën, padrejtësisht, sipas autorit. Ndërsa një “patriot”, publicist e vjershëtor me emrin Hamit Lumi i cili ishte larguar nga Shqipëria që në dhjetor 1911 dhe ishte vendosur në Boston të SHBA, sipas një studiuesi Z. Braho në një vjershë (kupto bejte – B.S.) me titull “Ç’thotë Toçka?” me shokët e tij në Romë, godet “rëndë” dhe satirizon Terenc Toçin “… që thelloi tradhëtinë duke u bërë vegël e fashizmit italian në Shqipëri…, i cili, duke qenë arbëresh, mundohej ta shiste veten si atdhetar dhe mbrojtës të kombit shqiptar”. Dhe më poshtë jep një fragment të asaj vjershe-bejtë folklorike ku autori i mësipërm H. Lumi “satirizon” me vargje “prekëse” T. Toçin, ku thotë: “Pa vuar, pa shkollë (e ka llafin për Terencin – B.S.) / dhe pa dituri / pa mendje të hollë / T’kem diplomaci / …E meritoj / Për ministri / … Dhe në fund të vjershës, – vazhdon Zeko Braho, – (është) ky shënim: “Kështu thotë Toçka dhe ky është programi i tij dhe i shokëve që ka afër ose larg, se kështu mbarohen dëshirat e Italisë dhe të Greqisë prej të cilëve paguhen, Hamit Lumi”. Dhe studiuesi i mësipërm shënon se këto thënie e vjersha të Lumit i ka marrë (lumi – B.S.) nga gazeta “Albania-Shqipëria” të dt. 4 dhjetor 1919. Ne kemi të drejtë të pyesim: -A thua e dinte i ndjeri Lumi, që ka ndërruar jetë më 18 prill 1929 në Boston (me i qa “hallin” – B.S.) se fashizmi në Itali u vendos pas ardhjes së Musolinit në fuqi në vitin 1922 dhe s’kishte si ta jepte paradhënie që më 1919 se Terenc Toçi është bërë “vegël e fashizmit”, kur ai, fashizmi ishte me “barrë”. Së dyti, tek titulli i poezisë kemi: “Ç’thotë Toçka”… dhe në fund: “Kështu thotë Toçka”. Përsëri pyesim: -Mos kemi ndonjë lajthitje apo lapsus të studiuesit a autorit H. Lumi kur, pas emrit “Toçka”, nënkupton T. Toçin, sepse, ky i fundit, shkruante me pseudonimin: “Milo Shini” (Për këtë shih “Hylli i Dritës”, Shkodër 1931, nr. 10, f. 547). Ndërsa me pseudonimin “Toçkas” ka shkruar shkrimtari Milto Sotir Gurra. E, po të jetë kështu, që pa dashje, gjithë ato epitete t’i vishen Gurrës, vaj halli, se duhet ta heqim nga letërsia shqipe e “studiuesit” t’i themi: -Ia ke futë kot, plako!… Pastaj, mund të pohojmë pa frikë se i ndjeri Lumi që ishte larguar nga Shqipëria që në vitin 1911, se gjoja e ndiqnin turqit për veprimtari antiosmane pikërisht atëherë kur turqve po u dridheshin këmbët për vete e kur T. Toçi krijonte Qeverinë e Përkohëshme në Mirditë, nuk i ka njohur autorët që shkruanin nga frika me pseudonime, si: Patrioticus, E.N., Dashuni e Shqipërisë, P. Kordha, Brutus, Critikus, Gilasius, etj. A thua “patriotin” Lumi ka pasur parasysh Terenc Toçi kur shkruante: “Të mos kishim pasur bashkatdhetarë në mërgim, në dheun e huaj, ndoshta na do të ishim kujtuar shumë ma vonë se gjuha jonë asht e bukur, e ambël, e zhvillueshme dhe në shkallë ma të naltë se disa gjuhë të tjera evropiane, pse turmat t’ona kanë lé dhe lindin me zemër vjershëtorësh”.
Përkrah intelektualëve me kulturë perëndimore Terenc Toçi, nëpërmjet punimeve të tij, u përpoq që të fuste kulturën italiane në Shqipëri. Për këtë qëllim, ai botoi në vitin 1928 një gramatikë italiane në shërbim të shqiptarëve. Atë gramatikë kritika e asaj kohe e priti mirë dhe i dha gjykime të drejta. Ai punoi shumë edhe që populli italian të njihte Shqipërinë si një vend fqinj me një të kaluar të lavdishme. Këtë arriti ta bënte nëpërmjet përkthimit në italisht të veprës së Vaso Pashës “Shqipëria dhe shqiptarët”. Ajo ishte botuar nën mbikqyrjen e autorit në frengjisht në Paris dhe gjermanisht në Berlin. Kjo vepër “Është firmosur nga autori Wasa Efendi, nëpunës Kristian-Shqiptar (i Turkisë)”, – lexojmë në “Historia e Shqipnis” të autorit Tajar Zavalani. – Terenci këtë përkthim e bëri me pseudonimin “Milo Shini”, – njofton autori i mësipërm. Për Shqipërinë dhe fatet e saj, mbrojtjen e virtyteve të saj si trashëgimi të racës arbërore, kanë shkruar edhe shumë misionarë katolikë të huaj, si Ernesto Cozzi, Lavro Mihaçeviç, Fabian Barcata, etj. Disa prej tyre, në vitet e pasçlirimit u pushkatuan e burgosën, siç qenë At Zef Maksen, misionar gjerman; At Jak Gardini i shoqërisë së “Jezuitëve” që ishte italian me origjinë, por një shqiptar i vërtetë me vepra. Dhe kjo u realizua nga diktatura, jo se ishin të huaj, se të tillë qenë edhe Mugosha e Popoviçi, por se ato demaskuan pangopësinë e fqinjëve në dëm të Shqipërisë dhe ngritën lart virtytet e shqiptarëve. Fishta shkruante: “Populli shqiptar si racë e si fis është më bujar e më kreshnik se popujt sllav të Ballkanit”. Qëndrimet ndrydhëse ndaj intelektualëve të elitës së tyre erdhën gjithnjë duke u ashpërsuar. Terenc Toçi u rreshtua me mendimet e tij të pjekura si njeri erudit e me dije të gjera që zotëronte, përkrah intelektualëve me kulturë perëndimore, siç qenë: Gj. Fishta, N. Mjedja, L. Poradeci, L. Gurakuqi, J. Milaj, Eqrem Çabej, S. Shundi, Enriko Grassi, Arshi Pipa, Lefter L. Dilo, etj. Ai gjatë viteve që udhëtoi në të gjithë trevat e Shqipërisë, jashtë e brenda kufijve të sotëm, u njoh me jetën e vështirë të popullit fukara, por krenar për karakterin e tij që trashëgonte si racë europiane. Këto cilësi e virtyte të larta T. Toçi i pasqyroi me vërtetësi duke u përkulur para tyre në veprën me titull kuptimplote “Shqipja Arbërore”, të cilën e botoi në qershor të vitit 1943, në Tiranë. Në atë vëllim me tregime të shkurtëra, ku më i gjati nuk i kalon dy faqe, autori ka mishëruar shumë nyje të “Kanunit”, të cilin, si jurist që ishte, e vlerëson si një Kushtetutë e cila udhëhiqte popullin tonë në ato vite kur i mungonte. Diku, në atë libër, shkruan: “… ne, populli ma i moçmi i Europës, bajmë të gjitha gabimet e një populli të ri… na ka mungue arsimi politik… nga padisiplina na duket si një kuvend Qezarësh, a si një fshat i vogël, ku secili asht i bindun se ai vetë asht ma i afti, në mos me ndofta, se asht i vetmi i aftë për me rrokë në dorë shkopin e kryeplakut.” Ai shpesh në shkrimet e tij ka kritikuar e ka kundërshtuar politikën italiane duke luftuar në të njëjtën mënyrë edhe atë austriake e duke nxjerrë në pah pasigurinë e Anglisë dhe armiqësinë e Francës dhe Rusisë. Me sa duket, ai kishte vendosur që të mos kishte askënd mik që punonte për dëm të Shqipërisë. Pas vendosjes së Princ Vidit në Shqipëri nga Fuqitë e Mëdha, thotë: “U dërgua Princ Vidi pa organizim ushtarak… i rrethuar prej intrigave të huaja me grekë brenda shtetit… U radhitën në krah të Sovranit sekretarët: njëri kapiten karabinierësh italianë dhe tjetri konsull austriak.” Kongresin e Lushnjes në janar 1920 Terenci e vlerëson duke e quajtur “Kongres Kombëtar”, por që aty nuk doli njeriu i Historisë… një burrë me autoritet… që të vihej në krye të kombit…”. Në qeverinë e krijuar më 1920 pas Kongresit të Lushnjës, ministër i Brendshëm u caktua Ahmet Zogu, Presidenti i ardhshëm i shqiptarëve. Terenci pati simpati për këtë njeri dhe më vonë do të shkruante një libër për të me titull “Mbreti i shqiptarëve”, të cilin e botoi në Milano më 1938. Këtë libër biografik do ta shfrytëzonte Ilir Ushtelenca për të shkruar “Diplomacia e Mbretit Zog I”, Tiranë, 1996. Në mes të tjerave Terenci shkruante për mbretin e shqiptarëve: “Shtatlartë, atlet, energjik, syshqiponjë, i pashëm, njëzetepesë vjeçari i kishte të gjitha të dhënat për ravijëzimin e një të ardhmeje të mirë për Shqipërinë”. Në vitet njëzet T. Toçi u largua Konsull Gjeneral i Shqipërisë në Egjipt, ku qëndroi deri në maj 1922 dhe më vonë e shohim si drejtues shtypi të Qeverisë dhe drejtonte gazetën dyjavore “Shtypi”. Gjatë atyre viteve ai përktheu nga italishtja librin “Zemër” të Edmond de Amiçis, duke e shoqëruar edhe me një parathënie që t’u vinte në ndihmë lexuesve të vegjël shqiptarë. Është ai libër që na ka rënë në dorë kur ishim fëmijë dhe na mallëngjente historia e Markut të vogël tek tregimi: “Nga Apeninet në Ande”, realizuar edhe film e shfaqur në ekranin e televizionit shqiptar me titull: “Marku në kërkim të nënës”. Kur Zogu uzurpoi shtetin më 31 janar 1925, Toçi u zgjodh Kryetar i Kasacionit Penal, cili kontribuoi për firmosjen e Traktatit të Miqësisë me Italinë në Tiranë më 26 nëntor 1926. Deri në atë vit Toçi jetonte në Shkodër, por tani, meqë iu shtuan punët, u transferua në Tiranën e Re. Këtu vajzat e Toçit ndiqnin shkollën në gjuhën shqipe, madje edhe e ëma e tyre me vështirësi lexonte abetaren shqip. Gjatë asaj kohe T. Toçi arriti të botonte “E drejta ndëshkimore (penale)”, parathënien e së cilës e bënë dy juristë të dëgjuar, Enriko Ferri e Eugenio Florian.
Politikan me vizion perëndimor Për hir të së vërtetës, duhet të themi se Toçi, gjatë atyre viteve përktheu në shqip shkrime të fjalimeve të Musolinit, “Fashizmi”, Tiranë 1928, vepër e cila u vlerësua nga Mithat Frashëri i cili më vonë do të ishte themluesi i Partisë Nacionaliste Shqiptare. M. Frashëri shkruante në “Dituria”: “Nëse lexuesi shqiptar lexon shqip aty ku është shkruajtur italisht dhe Shqipëri aty ku është shkruar Itali, ky libër mund të konsiderohet… këshillues i mirë që meriton të dëgjohet e të zbatohet”. Shpesh Terenci, në fjalimet dhe në shkrimet e tij, do të ishte në mbrojtje të shtypit shqiptar. Në mes të të tjerave ai thoshte e shkruante: “Asnjëherë nuk e kam parashikuar që një ditë do t’më duhej të mbroja kundër përfaqësuesve të popullit lirinë e shtypit, të drejtat e flamurtarëve të progresit të vendit”. Ai në Tiranë kishte një bibliotekë të pasur me mbi 5000 vëllime me një vlerë të pallogaritshme, sepse, siç pohon e bija, “aty kishte libra të shtypura para vitit 1500, ku bënin pjesë edhe vëllime të rralla me pergamene”. Për këtë bibliotekë Terenci, me shpresë se do të dilte i “palagur” nga burgjet komuniste gjatë hetuesisë porosiste që me të (me bibliotekën – B.S.) të merreshin njerëz kompetentë. Se ç’është bërë me atë bibliotekë, një Zot e di, por siç thotë populli “Kur shkon lopa, le të shkojë edhe qumështi”. Gjatë kohës që Shqipëria ishte Republikë, Terenci punoi si sekretar pranë Zogut, por kur u shpall Mbretëri, për të cilën Zogu thoshte se “më detyruan (Italia)”, Toçi u tërhoq. Më vonë ai bëri një studim me titull “Xhandarmëria sipas së Drejtës Internacionale”, i cili u përshtat për shkollën e xhandarmërisë së Burrelit. Në përpjekjet e tij Toçi arriti të fuste në Institutin Magjistral Femëror (Kyrias) të Tiranës gjuhën italiane si gjuhë kulture në vend të gjuhës angleze e frënge që e kryenin gjer atëherë. Në pranverë të vitit 1938 T. Toçi u bë Ministër i Ekonomisë Nacionale dhe me këtë rast arriti të sillte nga Italia shkencëtarë, zooteknikë, agronomë, ekonomisë, veterinerë, bakteriologë, bonifikues, pemëtarë e pylltarë. Këta specialistë iu vunë punës për t’ia ndërruar faqen e plakur Shqipërisë. Me këtë rast, të hovit të paparë që mori zhvillimi i ekonomisë në Shqipëri, Terenci mendoi që t’u jepte dorë edhe specialistëve shqiptarë me qëllim që më vonë ata të merrnin në dorë fatet e ekonomisë së vendit të tyre. Një nga ato specialistë ishte artisti i talentuar i Teatrit të Varietesë në Tiranë, bletërritësi i pasionuar pas bletarisë Ali Duma. “Më tej, që puna e Ali Dumës të kishte sa më shumë duk’ në mbarë vendin, ministri i atëhershëm i Ekonomisë Kombëtare, Terenc Toçi, e mori në dikaster specialistin Ali Duma.”, – lexojmë në gazetën “Rilindja Demokratike”, datë 18 shkurt 2001. Më vonë vetë Toçi jep dorëheqjen nga Ministër i Ekonomisë Kombëtare. Kjo ndodh më 31 maj 1938. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste më 7 prill 1939, mbreti Zog, kur po kalonte në rrugën pranë Selanikut, i drejtoi T. Toçit mesazhin e lamtumirës dhe mikut intim që e shoqëronte në atë udhëtim i tha: “Nëse do të kisha dëgjuar Toçin, tani nuk do të gjendesha në këtë rrugë”. Më vonë shohim që Terenc Toçi iu kushtua një studimi të titulluar “Gjysmëshekulli jetë ballkanike”, në të cilin shkruan: “Unë asnjëherë nuk pata besuar që qeveria fashiste e Romës ka dashur me të vërtetë të pushtojë Shqipërinë… kisha përshtypjen se Ushtria Italiane po vinte të çlironte kombin shqiptar nga sistemet qeveritare që po asfiksoheshin.” Pas pushtimit, Terenci i shkruan një letër mëkëmbësit të mbretit, gjeneral Jakomonit ku i thotë që duhet të shqetësoheni nga varfëria cerebrale e disave zemërngushtë e të sëmurë nga daltonizmi politik, duan t’i caktojnë Italisë detyrën e padrejtë e të pafalshme, atë të varrmihësit të njerëzve të gjallë. Këto mendime do t’ia bënte të ditur edhe Pader Gjergj Fishtës dhe veteranit e luftëtarit trim, të ardhur nga Kosova, Patër Pal Dodaj. Në dimrin e viteve 1930-40, fashizmi po bënte për Shqipërinë jo shkrirje të dy popujve, por skllavërim, shkombëtarizim dhe mënjanim të statutit. Për fashizmin T. Toçi shkruante, pa e ditur se ç’kishin thënë “Hylli i Dritës” dhe “Dituria”: “Fashizmi nuk ka shpikur asgjë të re…, por ka vrarë tri gjëra: grabitjen e tokave të të tjerëve, vjedhjen dhe mbytjen e lirisë së kritikës së popullit. Ka lindur mirë, por u zhvillua dhe vdiq keq. Në falimentim! Por kjo nuk mjafton.” Toçi saktësoi që në kohën e vet gabimet e politikës së Musolinit, të Jakomonit, Çianos e të gjeneralit Pariani.
Një “fund i palavdishëm” Kur u futën nazistët në Shqipëri, shumë italo-shqiptarë, u larguan për në Itali, kurse Terenc Toçi ndejti në vilën e tij në Tiranën e Re, gjersa pas derës së tij u dëgjua gjysmëopinga partizane. Ata u futën në dhomën e tij dhe si të ishte ndonjë kriminel e përlanë pa i dhënë kohë të sqarohej. Ai ishte i bindur se nuk kishte bërë gjë dhe nuk u shqetësua shumë, mbasi puna e tij kishte qenë: zyrë-shtëpi-kopësht. Siç thoshte edhe vetë: “Kur s’pata punë në zyrë, qëndrova në shtëpi dhe punova ato katër pëllëmbë tokë.” Terenci u shkruante së shoqesh dhe dy vajzave nga burgu i Tiranës se s’duhej të shqetësoheshin, mbasi s’kishte bërë asgjë. Por unaza e rripit erdhi duke u shtrënguar, sidomos kur në shtëpinë e tij u vendos familja e Bedri Spahiut, kunati i prokurorit të Gjykatës Popullore. Ishte një familje partizane e përbërë prej 10 personash. Ata u kufizuan pjesëtarëve të familjes që ishin të zotët e shtëpisë, kuzhinën dhe, për në banjo, u caktuan orar. Nëpërmjet letrave që u niste Terenci familjarëve, i porosiste që të mos shqetësoheshin dhe të rrinin të qetë me mendimin se “drejtësia” shqiptare s’do të kishte materiale për ta akuzuar dhe shpresonte në fjalën e tij mbrojtëse, meqë ishte avokat. Gjatë atyre ditëve mendoi t’i shkruante një letër At Pal Dodaj që t’i botonte në “Hyllin e Dritës” kapitullin e fundit të librit “Shqiponja arbërore”, që titullohej “Polikromi” i cili, sipas tij, mund t’i jepte një preçedencë absolute për problemet sociale, që mund t’ia lehtësonin sadopak torturat çnjerëzore që po ushtronin në burg xhelatët komunistë. Në atë artikull mes të tjerave Terenci shkruante: “Kolonat e vendit tonë janë: Zoti, Atdheu, Familja, Nderi, Kurajoja.” Por as kjo nuk mjaftoi. Në gjyq, përmes fakteve e argumentave logjik Toçi u mundua të sqaronte se ka punuar për nderin dhe heroizmin e shqiptarëve dhe nuk është kursyer, “… ashtu siç mund të dëshmojë ushtaraku trim mjaft i njohur Spiro Moisiu, të cilin e kam mbrojtur nga akuzat shpifarake fashiste”. – thotë ai. Bataku në të cilin kishte rënë ai që shkriu jetën për Shqipërinë si bir i arbërit, ishte i qelbur nga njerëz që për ideal kishin vetëm komunizmin njeringrënës. Nuk kishte si të falej ai që kishte në Tiranë një vilë që u duhej zbatharakëve nga Dibra e Mokra, nga Mallakastra e Kurveleshi… Edhe sikur T. Toçi të mos kishte pikë faji, komunistët ishin mjeshtra për të gjetur “hala në perpeq” e të pushkatonin edhe pa gjyq siç kishin bërë me bashkëvëllezërit e vet kur harboheshin nëpër male. Me 17 burra shqiptarë, nacionalistë të kulluar, që ishin për një Shqipëri jo komuniste, më 14 prill 1945 në orën 900 u pushkatua Terenc Toçi, nën akuzën “Kriminel lufte”. Sot, në Shqipërinë paskomuniste, a thua do t’i jepet një vend nderi atij, Terenc Toçit, që valëviti flamurin shqiptar në Shkodër e Mirditë, në një kohë që shumë veta që s’kanë lejuar të ngrihej flamuri shqiptar, janë dekoruar me Urdhëra Trimërie e “Qytetar Nderi” të Shqipërisë? Përgatiti Broz Simoni
KONVENTA EVROPIANE E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE SIGURIMI I JETËS SË TIJ. Shtrohet një pyetje me rëndësi të veçant: Cila është e drejta themelore e njeriut? Natyrisht përgjigja është e thjesht. E drejta për të jetuar. Në teori s’ka më bukur kurse në praktikë një oqean i tërë. Thelbi i Konventës Evropiane të drejtave të njeriut është sigurimi i jetës së tij. Në këtë kuadër ajo shtrinë pa ekuivok rolin, ndikimin dhe autoritetin e saj edhe tek ne. Nuk duhen mohuar rezultatët e arritura.Mbi të gjitha është “siguruar”liria e mendimit, fjalës dhe e veprimit. Pavarësisht se ato janë të kushtëzuara e të ndërvarura nga disa faktorë objektiv social ekonomik dhe etiko moral gjithësesi janë avantazhe e fitore me rendësi në dobi të gjithë shoqërisë. Konventa Evropiane i të drejtave të njeriut nga pamja është e bukur, frymëzuese dhe joshëse por dikund në thelbin e saj diçka me rendësi i mungon, i cili ndikon fuqishëm në mos sigurimin e plotë të jetës së njeriut.Për fat të keq krimi vazhdon të ketë mundësi dhe fushë veprimi të zhduk njerëz të pafajshëm deri edhe fëmijë të vegjël. Nga ana tjetër përfaqësuesi e mbrojtësi i shoqërisë është i kufizuar në funksionet dhe kompetencat që i nevojitën. Killeri vampir vret në mënyrën më mizore disa njerëz dhe për ironi të fatit me një domethënie absurde i dhurohet jeta ndërkohë viktimat e tij kalben në dheun e zi. Në këtë tablo ogurzezë si mund të përcaktohet për këta fatkeq vlera e të drejtës së njeriut për të jetuar. Për çdo krim që ndodh shtetit duhet ti vijë rendë dhe të “skuqet në fytyrë”, sepse ai ka për detyrë ligjore të ruaj të paprekur jetën dhe veprimtarinë e shtetasve të tij. Për të zbatuar këtë detyrë madhore një gjykatë Amerikane denoi një 27 vjeçare nga Teksasi me 50 vjet burg, e cila pas 25 vitëve të vuajtjes së denimit mund të kërkoj falje sepse duke u kthyer me makinën e saj nga një klub nate, pasi kishte pirë pije alkolitike e drogë shtyp në datën 26 tetor 2001 rreth ores 3 pas mesnate një të pastrehë, i cili vdiq pas 2 orëve në spital. Ajo e përplasi viktimën dhe nuk u kthye për ti dhanë ndihmën e parë mjekësore. Pendimi i madh dhe lutjet e vajzës për mëshirë e falje i dhanë mundësinë trupit gjykues vetëm që të mos zbatonte kërkesen e prokurorit për burgim të përjetshëm.Nga gazeta Shekulli 29 qershor 2003. Me urdhër të padiskutueshëm nga Brukseli është hequr denimi kapital. Formalisht s’ka më mirë. Ishallah ardhtë sa më parë ajo ditë që në Planetin tonë të mos ketë dhunë. Atëherë do të filloj një epokë e re. Mjerisht jemi larg. Për të afruar sa më shumë të ardhmën kërkohet si domosdoshmëri jetike forcimi dhe konsolidimi i shtetit, i cili duke udhëhequr shoqërinë njerëzore drejt progresit e përparimit të garantoj plotësisht jetën e qytetarëve të vet. Në kendvështrimin e gjykimit dhe interpretimit të rastëve të pandërprera të dhunës edhe pa dashje mendimi fokusohet drejtë atij pikësynimit që Evropa për hirë të smadhimit, fuqizimit dhe konsolidimit të saj e konsideron të nevojshme të pranoj si një forcë madhore flijimin e jetës të qindra e mijëra njerëzve të pafajshëm. Glorifikimi i humanizmit ekstra modern ndaj dhunës dhe aktivitetit të saj të egër ka arritur majat më të larta të sofistikimit absurt të saj. Një bandit si djall me maskë të zezë në fytyrë dhe kallash në duar grabit e vret në mes të ditës njerëz të pafajshëm dhe kur kapët ligji i falë jetën. Për rrjedhoj jeta e tij që përpara është plotësisht e siguruar. Që në lashtësi jeta vlerësohet si “kapitali” më i çmuar.Të gjithë popujt e Botës pavarësisht nga kombësia, raca, kultura, besimi dhe zhvillimi ekonomiko- shoqëror urojnë njeri tjetrin, që në mëngjez, në radhë të parë për shëndetin dhe jetën e tyre. Jeta i dhurohet sejcilit vetëm një herë. Gjithashtu ajo është relativisht e shkurtër dhe e destinuar për të përfunduar në një cikël në formë spirale pambarim. Destinacioni drejtë mbydhjes është pasojë e veprimit të ligjeve të natyrës. Ato janë objektive,korekte dhe të pamëshirëshme. Prandej çdo qënie e gjallë është e detyruar për nënshtrim që një ditë t’i thotë lamtumirë jetës. Çdo vrasje duke qënë shkalla më ekstreme e dhunës është njëkohësisht një aktpadi e gur i rendë në ndërgjegjën dhe zemrën e një kombit në çdo stad të organizimit të tij politik e ekonomiko shoqëror. Për çdo akt dhune e gjithë shoqëria duhet të ndiej përgjegjësi dhe dhimbje. Prandej shumë njerëz në veçanti dhe të organizuar në disa shoqata humanitare shqetësohen dhe veprojnë duke dhënë kontributët e tyre për pakësimin e dhimbjeve të kësaj plage helmuese, e cila demton çdo ditë gjithë organizmin e shoqërisë shqiptare. Ndërkohë, për dreq, me një dozë naiviteti të rendomt shpesh herë deklarohet që në këtë ose atë vit, pa folur për përiudha më të shkurta kemi kaq dhe aq krime me pak se ata të përiudhës respektive të kaluar. Kjo mënyrë raportimi është e ngjashme në kuptimin e saj me pohimin e një strategut ushtarak, i cili para disa dekadave pohonte: “ Kur vdes një njeri është tragjedi dhe kur vritën miliona statistikë”. Akte të përbindshme dhune deri tek ato më makabre të shkaktuara nga shkaqe, faktorë dhe motive të ndryshme ndodhin çdo ditë në vendin tonë. Ato shtrihen dhe veprojnë në disa drejtime: për hakmarrje, gjakmarrje, motive të dobëta, mbrenda familjes etj. Shpesh herë në jetën e përditëshme,në pikat nyje të saj atje ku përplasen qëndrime,interesa, pozicione,botëkuptime e kultura të ndryshme manifestohen kontradikta të thella antagoniste ndaj pronësisë, tokës, moralit etj të mbushur me egoizma, pasione e mllefe dhe me urrejtje të tejskajshme, të cilat sjellin konflikte me pasoja tragjike për jetën e njerëzve. Siç dihet ekziston domosdo si shkalla më e lartë e korupsionit dhe e dhunës krimi i organizuar. Shteti bën sikur lufton por segmente të veçanta të tij direkt ose tërthorazi janë të lidhur me të. Ai ka arritur disa suksese por po nuk luftoi me ashpërsinë më të madhe dhe pa kompromis edhe“kundër vehtës së tij” një ditë do të mposhtët. Natyrisht ka edhe shkaqe më të thella. Gjendja e rendë ekonomike dhe papunësia, emigracioni masiv, korupsioni, mungesa e veprimit efektiv të ligjit dhe e besimit të njerëzve tek ai ushqejnë në mënyrë të natyrëshme aktet e përditshme të dhunës. Mbi të gjithë si përbindësh qëndron papunësia dhe varfëria ekstreme. Kujtoni kronikën e zezë të televizioneve dhe të shtypit tonë të përditshme. Lajmet fillojnë me veprimtaritë e politikanëve dhe me fatkeqët. Kudo vrasje, vetvrasje, përdhunime, grabitje, aksidente, djegëje etjera etjera. Duke shtuar edhe shumicën e filmave me dhunë që jepen pa pushim deri në orët e vona të natës për “ushqimin shpirtëror të njerëzve” atëherë kemi një kuadër të plotë, i cili pasqyron një strategji ogurzeze, e cila grumbullon dhe shkarkon në përmasa të mëdha një pjesë të “skorjeve” dhe të “ndotjeve” të Shoqërisë së Konsumit mbi vendin tonë. O Zot! Deri kur kështu! Gjakmarrja, krimi në familje dhe vetvrasja janë shfaqjet më tronditëse dhe mizore të dhunës në vendin tonë.Gjakmarrja godet papushim. Ajo është e zezë si nata dhe e tmerrshme si fund i Ferrit. Pas një gjysëm shekulli u kthye përsëri. Në kohën e Monizmit ishin të mbyllura pjesa më e madhe e të gjitha “valvulave”të instiktëve të egra të përiudhave të Barbarisë e Feudalizmit dhe shteti me të gjitha mjetët që dispononte nuk lejonte në asnjë mënyrë lindjen, zhvillimin dhe përhapjën e tyre. Hakmarrja egersisht demton dhe shteti më tepër evidenton. Kryesisht vepron policia. Edhe ajo deridiku. Iku në drejtim të panjohur. Kur prangoset vetëm disa vite burg. Gjakmarrja çoi djalin e ri pa faj dhe të vetëm në dheun e zi. Ndërkohë vrasësi u zhduk pa lënë gjurmë. Pas pak ajo godet përsëri.Krimineli iken. Vritet i pafajshmi.Njerëzit ngujohen në shtëpi për muaj dhe vite të rrethuar nga gjakmarrja. Burrat nuk punojnë dhe fëmijtë nuk shkojnë në shkollë. Vuajnë për bukën e gojës. Kuçedra orë e çast i ka në shinjester për të lëshuar zjarrin e saj të rrufeshëm mbi kokat e tyre. Një errësirë e plotë. E keqja nuk paska mbarim!? Zinxhir i pa fund! Kurbane njerëzore! Ah! Ju të shkretat! Jeni tepër të moçme! Vini prej hisorisë së largët! Ndal! Hiqe pushkën! Hidhe për tokë! Dorëzoje! Mos harro o fatzi: “ Ajo sa ka grykën ka nafakën”. Po vret djalin e ri! Përsëri do të vrasin ty ose më keq djalin ose vëllain tend! Në fund çka fitove?! Vetëm tmerr, zi dhe mjerim! Mjaft! Mos vepro më tej! Kjo është fatale! Jemi vllezër të një gjaku, gjuhe dhe zakoni. Prej shekujsh jetojmë pranë njeri tjetrit në ditë të mira e të këqija. Shqiptarët nuk kanë nevojë për gjakmarrje, hakmarrje dhe larje hesapësh. Boll kemi sot për fatkeqësinë tonë dhimbjet, vuajtjet, trishtimin e rendë dhe lotët e pa fund të nanave, motrave, vajzave e fëmijve për djelmt, baballarët dhe vllezërit e tyre të vrarë, plagosur e të ngujuar nga ligji barbar i gjakmarrjes. Shteti është regulatori i përgjithshëm i shoqërisë. Pozicioni, roli dhe funksionet e tij janë vendimtare. Ai duhet të qëndroj kurdoherë korekt, aktiv dhe i paanëshem për sigurimin dhe garantimin e interesave jetike të gjithë shtetasve pa përjashtim.Respektimi dhe zbatimi në jetë nga ana e pushtetarëve i ligjeve të hartuara nga ata vet është kusht paraprak i domosdoshëm për pakësimin drejt eliminimit të dhunes dhe shtimin e mundësive konkrete për sigurimin e jetës së njeriut. Fatkeqësisht kemi shumë për të bërë. Të marrim nivelin e jetesës. Vetëm të ardhurat mujore me bordero të një deputeti pa përmendur ministra e funksionarë të tjerë të lartë janë dyqindepesëdhjetë mijë lekë të reja ku paga mesatare minimale është dymbëdhjetë mijë dhe e një pensionisti shtatëmijë lekë. Me fjalë të tjera sa njëzetë persona të punësuar dhe 36 pensionistë. Vershimi i menjëherëshëm dhe ofensiv i Kapitalizmit në vendin tonë pas një sistemit totalitar të mbyllur 50 vjeçar krahas avantazheve të tij ndikoi direkt e fuqishëm në një lloj degjenerimi,shthurje e degradimi të mbeturinave të marrëdhenieve fisnore e feudale, të cilat si pasojë e shpërnguljeve të mëdha, e varfërisë ekstreme dhe e emigracionit po shfaqën me të gjitha tiparet dhe karakteristikat e tyre duke ndikuar në prishjen në mënyrë tragjike të raportëve ekonomike, sociale e morale të njerëzve veçanërisht mbrenda familjes.Mjerisht ka shumë raste. Një vajzë guximtare në moshë shumë të re kundërshtoi duke thyer tabutë e vjetra dhe u denue barbarisht. Nuk kaloi shumë kohë edhe një tjetër dhe kështu me radhë. Vrasësit jetojnë! O Perëndi! Ata shpirtërisht kanë vdekur. Pse kafshët paraardhëset tona për krijesat e tyre janë më të “dhimbshme” dhe”humane” se ne!? Tregojnë, në një fshat Indian, i cili ndodhej afër një pylli një nënë e re pa përvojë për të përballuar punët e shumta të ditës lënë fëmijën e vet të lidhur në djep dikund larg andej nga fundi i arës. Mbas pak një ujkonjë e lodhur dhe e “dëshpruar”, e cila prej kohe po kërkonte me hidhërim këlushin e saj të humbur takon beben fatkeqe të vetmuar dhe me rrembim e mere me vehte duke e çuar në strofkën e saj. Ajo e rriti me “dashurinë” e ujkut dhe me qumështin e gjirit të saj dhe pas disa vitëve e mjera u bë gjysmë kafshë dhe vdiq. Edhe në Kapitalizem shteti posedon shumë mundësi, mjete dhe burime të rendësishme njerëzore, materiale e financiare për sigurimin e jetës të gjithë anëtarëve të shoqërisë. Natyrisht në kushtët e një shoqërie të lirë e të hapur realizimi i këtij objektivi madhor nuk është i lehtë. Ai kërkon angazhime dhe privacione të mëdha. Veprimtaria e policisë dhe shëmbujt e sakrifices e të vetmohimit nga efektivat e saj janë burim frymëzimi dhe gurë të skalitur me margaritar në Panteonin e Lavdisë të Kombit tonë. Në këtë fazë të tranzicioni të gjatë e të vështirë të kalimit nga regjimi totalitar i partisë shtet në Ekonominë e Tregut një shoqëri e tërë punon, studion, aplikon, “zien” e “vlon” për të përgatitur, “gatuar”, dhe “pjekur” disa etapa duke kaluar hap pas hapi nga një nivel më i ulët në një më të lartë në vorbullën gjigande të monopateve të thepisura e të ashpra të jetës. Varfëria ekstreme jo radhë shndërrohet në tragjedi nga më të dhimbshme.Ajo ushqen dhe nxit mungesën e besimit për ditën e nesërme, të shpresës dhe të perspektives, në rritjen tej mase të stresit, të depresioneve psiqike, të cilat e çojnë fatkeqin në aktët e dhunës më të eger ndaj të tjerëve dhe vehtës. Shpesh herë shoqëria e shteti qëndrojnë larg halleve, shqetësimeve dhe problemeve të njerëzve të thjesht. Disa raste të veçanta të “bamirësisë” për festat kombtare e fetare janë më tepër gjeste simbolike, një lloj propagande për show dhe e vakët, e cila shkon kryesisht në interes e dobi të rritjes së personalitetit dhe reputacionit të autorëve të tyre. Kur dikush jeton në kushtet e një skamje të theksuar e të përherëshme, të varfërisë së madhe e të pasigurisë për jetën, në rrethanat e një gjendje mizerabël,forca e rezistencës, kundërshtimit dhe e revoltës për mbijetesën e tij është tepër e fuqishme dhe, në raste të veçanta, e tmerrshme. Një burr vret gruan dhe qëllon duke plagos rendë dy vajzat e tij. E kishin përzenë nga shtëpia.Në peshën e tmerrit të vepres mizore ai zgjodhi dhe ekzekutoi fundin e tij. “Oh! Ç’bëra! I mjeri unë!Vrava gruan dhe dy fëmijët e mij. Jam vrasës, përbindësh dhe një gjarpër helmues.Dikur isha njeri kurse tani jo. Pse duhet të jetoj? Të drejtat e mia mbaruan.Jeta u takon të tjerëve. Njerëz si unë e kalbin, e qelbësojnë dhe e shkatrrojnë shoqërinë. Tani do të vdes. Djalli më pret”. Në një intervistë televizive ndëgjova me keqardhje, habi dhe vëmendje ”Rëfimin e Shekullit” të “Princit të Madh të fisit Lu-Lu të “Oqeanisë”, i cili në një formë tepër origjinale dhe me një përmbajtje domethenëse të çuditshme ju deklaroj bashkëkombsve të vet që dikur kur ai ishte oficer i mbretërisë një ditë papritur e zbritën menjëherë disa shkallë në detyrë duke e derguar me shërbim në ishullin e vogël të “Fu-Fu-Fuve”. “ Unë u hidhërova dhe u mërzita kaq shumë- vazhdoi ai- sa mora dy tre herë shpatën për të vrarë vehtën. Vetëm mendimi për …….. dhe për ju më shpëtoi jetën”. Ndëgjoni mirë dhe mbani shënim, sepse ndonjerit mund ti hyjë në punë:” Njeriu që vret vehten ikën dhe nuk merr vesht gjë”. Të ia ngopësh vehtës me patllake është një gjë shumë e lehtë. Ashtu pra. Mësoni kurdoherë nga përvoja e jetës! Ju atje mos bëni zhurmë. Nuk më pëlqejnë pyetjet dhe as vërejtjet. I mbani për vehte.Domosdo ndonjë i krisur dhe mosmirënjohës kundërshton:”Ç’janë këto intimitete të thella të shpirtit njerëzor që po dalin kaq lehtë për ”shitje në pazar”!? Ato duhet të qëndrojnë tërë jetën mbrenda ndërgjegjës së njeriut deri në amëshimin e pasosur”. Ndërsa një tjetër mund të thotë:” Ku e dini ju që të vrasësh vehtën nuk është ndonjë gjë e rendë. Mos vallë e keni kryer këtë akt dhe jeni ringjallur”. “Ah! Ju lutëm të gjithëve! Këto janë provokime! Protestoj! Përgjigja ime është e thjesht. Vini re! Non stop! Tepër sekret! Në analizë të fundit i shërbej popullit tim veçanërisht atyrëve në, dhe më shumë nevojë.Ndoshta nuk e besoni! Atëherë kontrolloni “aparatin tuaj të memorjes”. Më konkretisht. A keni patur në ndonjë rast dhimbje të forta barku dhe nevojë urgjente për një banjo në qytet? Si thoni ju? A mund të këtë zgjidhje më të mirë dhe efikase se sa t’ia ngopësh vehtës!? Shpëton nga të gjitha!” “I dashur popull. Jam i sigurt që ti shehë dhe ndëgjon çdo ditë si dëshmitar okular por edhe nga media elektronike dhe e shkruar për ata të mjerë pa strehë, punë dhe mjete jetese, të cilët në kulmin e dëshprimit i japin fund jetës sepse nuk mund të durojnë më tej të qarat dhe ulurimat e fëmijve, që kërkojnë një strehë sado të vogël, bukë, ujë dhe dritë sa për të mbajtur gjallë shpirtërat e tyre. Pra, ku ka ilaç më të mrekullueshëm se sa domethënia e këshilles sime për ti dhënë lamtumirë jetës një herë e përgjithëmonë”. Urdhëro zotëri. Kërkoni të flisni! Dakort. “Pavarësisht nga çdo shkak dhe motiv vetvrasja është akti më barbar e mizor i njeriut. Duke vepruar kështu ai dhunon ashpër ligjet madhore të Perëndisë dhe të Natyrës.Në asnjë rrethanë trimat e vertetë kurrë nuk e vrasin vehtën. Burr i fort duket te urtësia,vendosmëria dhe durimi. Prometetë kanë përballuar të gjitha llojet e mundimeve e torturave dhe asnjëherë nuk janë dorëzuar. Ata janë martirët dhe heronjt më të mëdhenj të njerëzimit. Eprori i çdo niveli, qoftë veçanërisht ju Princi i Madh, duhet të mendoj thellë dhe të matët njëqind herë para se të flasë përpara kolegëve, vartësve dhe popullit të tij. Për hir të detyrës ai në radhë të parë ju përket atyrëve. Dehja nga madhështia dhe sinqeriteti i tepruar janë këshilltarët më të këqinj. Është mirë për asnjë moment të mos harrojmë që fjala ka shumë kuptime por zakonisht bën efekt dhe ndihet më shumë ajo “pjesë” e saj, e cila prek plagët e renda plot dhimbje e trishtim të njerëzve. Supërfuqitë dhe disa vende të fuqishme të Botës nuk e kanë hequr ende denimin drakonian. Në radhë të parë Shtetët e Bashkuara të Amerikës. Shumëkush e pranon që Kushtetuta Amerikane është kushtetuta më e përparuar e demokratike e Botës. Një rendësi të veçant ka kapitulli i të drejtave dhe veçanërisht i detyrave të njeriut, të cilat në kuptimin social, filozofik dhe juridik të tyre përmblidhen afërsisht sa vijon:” respektoni dhe zbatoni me korektesën më të lartë ligjin. Kush e shkel atë sipas shkallës së fajësisë do të ndëshkohet detyrimisht deri në denimin kapital”. Dy kriminelë akuzohen se kanë vrarë me pushkë snajper në distancë 12 viktima të pafajshëm. Menjëherë mbas arrestimit organet kompetente i derguan atje ku funksionon ligji më i ashpër për të ju dhanë denimin e merituar. Në Botë ekzistojnë qëndrim e botëkuptime të ndryshme morale, filozofike, politike e juridike në lidhje me respektimin, vlerësimin, sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të veprimtarisë së njeriut. Në këtë përfshirje globale duket që Amerika qëndron më lartë se kontinenti ynë. Dy vrasës terorrizuan për disa ditë Uashingtonin. Një ditë ata u prangosen. Shteti kishte për detyrë ligjore mbrojtjen dhe sigurimin e jetës të qytetarëve të vet. Për fat të keq nuk mundi. Viktimat i mbuloi dheu i zi ndërsa killerët jetojnë. Por ligji amerikan do ju privoj jetën. Nga ana tjetër e oqeanit Evropa nuk është dakort. Për hater të “drejtave të njeriut” ajo i falë jetën mohuesve të saj që mizorisht shkaktojnë herë pas herë viktima të pafajshëm. Mungesa e lirisë sado e gjatë dhe me privacione është gjithashtu edhe një mundësi për të jetuar. Për fat të keq ne Shqiptarët përsëri jemi të detyruar që të “paguajmë” edhe për mjaft kohë duke u bërë “kurban” i një humanizmit amorf dhe pa “berthamë”. Mos vallë kjo do të thotë siguri e jetës!? Frika i ruan vreshtat. Ajo ju bën mirë të dy palëve dhe të gjithëve. Kurrkush nuk dëshiron fatkeqësinë e tjetrit, e cila nuk është e mira e askujt.Por pa dhimbje nuk ka lindje. Kulmi i përparimit,i qytetërimit dhe i demokracisë do të jetë atëherë kur të zhduket kronika e zezë e ushqyer nga dhuna mizore. Kjo ditë po afron.Me përpjekje të përbashkëta, me zemër dhe vullnet të mirë varfëria, skamja, degjenerimi moral e shoqëror, padrejtësitë dhe mizoritë do të largohen një herë e përgjithëmonë nga Planeti ynë. Lum kush të rrojë. Luigj Temali
Dhunë mbi fëmijët Shteti neokomunist shqiptar po ushtron dhunë edhe mbi fëmijët. Viktimë e kësaj dhune është i riu Bledar Gëzim Harapej, lindur në qytetin e Shkodrës më 19. 07. 1981, sot banues në Tiranë. Ky i ri ka vite që përkrah babait të tij Gëzim Harapej ka marrë pjesë në protesta e demonstrata kundër pushtetarëve që kanë instaluar në Shqipëri një diktaturë të pashoqe. Është rrahur e dhunuar nga segmente të errëta me prapavijë politike djaloshi Bledar Harapej, ashtu sikundër familja e tij është persekutuar nga regjimi totalitar i Enver Hoxhës, për dekada të tëra. Dhe Bledar Harapej, si të vetmen rrugë të shpëtimit të jetës, u detyrua të braktisë Shqipërinë, pasi shumë moshatarë të tij janë vrarë. Vasel Gilaj
Dhuna mbi njerëzit nuk njeh kufinj Po, është Shqipëria ai vend ku dhuna kafshërore nuk njeh kufinj mbi njerëzit e ndershëm, mbi ata që kanë investuar për liri e të drejta njerëzore. Kështu, shkodrani Rikard Shpori, gruaja e tij Marjeta dhe fëmijët Bepardo e Alejandro, pra një familje e tërë, sot nuk dihet janë të gjallë apo të vdekur, pasi dhuna me prapavijë politike, ka qenë e ashpër ndaj tyre. Që në fillim të vitit 1990, Rikard Shpori është aktivizuar në protesta e demonstrata paqësore antikomuniste. Është 14 janari i vitit 1990 kur u rrëzua busti i Stalinit, 13 dhjetori i vitit 1990 kur u shemb busti i Enver Hoxhës, 2 prilli i vitit 1991, kur populli i Shkodrës protestoi kundër votëvjedhjes nga komunistët për zgjedhjet parlamentare të 21 marsit 1991 dhe ku u vranë katër vetë e u plagosën 163 të tjerë, ku Rikardi ishte në ballë të sakrificave për jetë a vdekje kundër diktatorëve dhe ku edhe u dhunua, si shumë të tjerë. Më 24. 06. 2001, në zgjedhjet për deputetë të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, ky demokrat ishte anëtar i shtabit elektoral në zonën Nr. 5 dhe sekretar i Qendrës së Votimit Nr. 14, ku nga socialkomunistët pati tentativa për të manipuluar vullnetin e lirë, votën e votuesit. U përdor edhe dhunë, por falë vendosmërisë së tij deri në sakrificë, fitoi kandidati për deputet i PD-së, Astrit Bushati, sot deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Më 26. 06. 2001, në orën 4 të mëngjesit, tre persona, njëri prej tyre shef i SHIK-ut, i shkuan në shtëpi Rikardit dhe i bënë presion të firmosë një procesverbal fallso në interes të kandidatit socialist. Ai nuk pranoi me asnjë çmim dhe kështu i thyen xhamat e shtëpisë dhe pastaj ia dogjën të tërën. Ndërsa më 29. 09. 2001, dy persona kanë tentuar t’i grabisin fëmijën, Bepardon, në kopësht, për të ardhur tek data 2. 10. 2001, kur iu vendos dinamit në makinën e tij tip Skoda 105. Por përpjekjet për ta vrarë këtë njeri të ndershëm e demokrat të njohur nuk reshtin. Më 8. 11. 2001, në mbrëmje, rreth orës 22 e 30 minuta, teksa po shkonte në shtëpi tek të afërmit e vet, dy vetë u përpoqën ta marrin dhunshëm, gjoja, sipas tyre, për ta dërguar në polici për disa “sqarime” dhe kur e panë qe nuk arritën qëllimin e zi si nata, si shpirti i tyre prej vrasësish, e goditën me qytë pistolete dhe u larguan. Por goditja është vërtetë e dhimbshme. Rikard Shpori dhe familja e tij, megjithëse të pafajshëm, sot nuk dihet në janë vdekur, apo diku udhëve të botës për të kërkuar vetëm të jetojnë të gjallë. Zog Hysenaj |