Partia Socialiste në vorbullën e ndryshimeve
Mësymjet e Metës dhe kundërmësymjet e Nanos Askush nuk do ta besonte se një ditë “partia më demokratike” do të gjendej në një cak kaq kritik, sikurse askush nuk do t’I zinte besë vetë shpikjes socialiste për partinë e tyre, e cila paska jetën më demokratike. Këtë e tregojnë hakërrimet e Nanos, të cilat pas deklaratave I lanë vendin likujdimit të Bardhyl Agasit, e më pas shumë të tjerëve, të cilët për Nanon konsideroheën jo vetëm mendim kundra në parti, por një gur I pasigurtë në themelet e “kalasë së pamposhtur në brigjet e Adriatikut”. Politika shqiptare dhe në veçanti politika e ekstremit të majtë, ajo nën ombrellën e PS ka hyrë në fazën e saj më interesante. Lufta në kampin rozë, sa vjen dhe bëhet dhe më e fortë, deklaratat dhe pretendimet politike, sa vijnë dhe bëhen më të ashpra. Elektorati socialist sa vjen dhe pushtohet nga një dualitet trysnie deklarative dhe preferencash. Kjo zuri vend në tablonë e politikës shqiptare me lin-n e partisë më të re asaj Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI). Ndryshe kjo mund të quhet si partia e Metës. Situatën e tanishme e bën më interesante jo vetëm shtrirja e degëve të LSI-së dhe politika e saj e dominimit, por nisja e një të ashtuquajturi “Kuvendim I Madh” që ka ndërmarrë Kryeministri Nano. Ky kuvendim, nuk dihet se do të jetë vërtetë kuvendim, apo një politikë përjashtimi, e dalë kjo si domosdoshmëri, pas një shpërbërjeje të besimit të elektoratit socialist që më turnetë e Metës për garantimin e partisë së tij dhe elektoratit. Pas takimeve për shtrirjen e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe prezantimin e programit të saj politik, jo gjithçka mund të thuhet se ka marrë emëruesin e saj të plotë. Kjo pasi hyrja në këtë betejë edhe e Nanos, duket se do ta kanalizojë në të tjera hudhi, zhvillimet politike të kampit socialist. Ditët e vështira nëpër të cilat po kalon Partia Socialiste, pas metizmit, por edhe pas deklaratave tepër të ashpra të faktorit ndërkombëtar, janë vërtëtë kritike për partinë e cila poi mbahet në një këmbë. Ashpërsimi I situatës në partinë-shtet, dëshmon se ardhmëria politike e strukturave të qeverisjes do lëkunden seriozisht, duke vënë kështu në dyshim gjithçka që ka këtë bazament politik si përbërës kryesor. Duke parë afrimine zgjedhjeve, duke vëzhguar dhe paraparë agravimet e mëtëjshme si Nano ashtu dhe Meta janë vërsulur elektoratit, njëri për promovimin e partisë, tjetri për kuvendimin me elektoratin. Përgjithësisht situate paraqitet tepër e koklavitur. Ajo që e rrethon Nanon me panik është dominimi që ka mundur të sigurojë Meta në takimet e tij me elektoratin socialist. Por jo më pak I pasigurt në këtë këcafytje politike është edhe vetë Meta që në pamjen e parë të jep përshtypjen si më I sigurt, si më me bazament të fortë. Gjithsesi lufta tani sapo ka filluar, deklaratat dhe kundradeklaratat, megjithëse kanë shumë kohë që kanë pikënisur, tani ato bëhen më të ashpra, më të përbadhsme dhe më me doza motivimi politik, kjo e promovuar pas afrimit të një stine të re politike për elektoratin socialist. Edhe vetë Nano, si përsoni, të cilit kurrë dhe askush nuk I ka prishur rehatinë e tij politike, duket se ka filluar ta humb toruan. Kjo tregon se situate në PS është vërtetë e vështirë. Nano do të duhet të bëjë ballë dy rrymave, asaj brenda për brenda partisë, në të cilën atmosfera sa vjen dhe bëhet më e nderë, më e pasigurtë për të gjithë krerët e saj. Nga ana tjetër rrjedhja e territoreve rozë pas daljes në skenën politike të Partisë Socialiste për Intëgrim. Zgjedhjet e 2005 fund apo krye Zgjedhjet do të jenë testi vendimtar I politikës shqiptare, e cila herë pas here ka konsideruar e dështuar në rimëkëmbjen e strukturës zgjedhore, që nga përbërja e KQZ, deri tek përgatitja e listave dhe ligji zgjedhor. Zgjidhja e çështjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është problemi numër një për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa pika e dytë e rëndësishme, është përmirësimi i listave të zgjedhësve. Ky ka qenë qëndrimi i Kryetarit të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Osmo Liponen për çështjen që deri më tani, e ka bllokuar plotësisht ecurinë e reformës zgjedhore, duke rrezikuar në mënyrë serioze edhe dështimin e saj. Kështu, duket se vetëm dy ditë përpara përfundimit të mandatit të tij, në krye të misionit të OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Liponen ka dashur që të “shuajë” përfundimisht çdo hamendësim të bërë në lidhje me ndryshimin e përbërjes së KQZ-së, duke shpërndarë, në këtë mënyrë, edhe atë tymnajë të krijuar mbi këtë çështje. Liponen u shpreh se reforma zgjedhore nuk ka të bëjë shumë me propozime ligjore apo teknike, por gjëja më kryesore për realizmin e saj është pikërisht vullneti politik i politikanëve shqiptarë për të zhvilluar zgjedhje demokratike sipas standarteve ndërkombëtare. “Pavarësisht nga disa përmirësime, Shqipëria ende nuk ka mundur të kapërcejë momentin kur zgjedhjet përbëjnë fokusin kryesor të vëmen-s dhe burim për tensione politike, veçanërisht, kur ka pasur një përparim të dukshëm në zhvillimin institucional në fusha të tjera në vend”, nënvizoi gjatë konferencës për shtyp, Ambasadori Liponen. Sipas tij, me afrimin e shpejtë të zgjedhjeve parlamentare, këmbana paralajmëruese ka rënë, pikërisht nga deklarata më e fundit e bërë nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, Kreu aktual i Prezencës së OSBE-së në vendin tonë informoi edhe në lidhje me një bisedë të bërë, pak ditë më parë në Kopenhagen, mes tij dhe Drejtorit të ODIHR-it, Ambasadorin Kristian Strohal, për mundësinë e ardhjes së disa ekspertëve të tjerë në Shqipëri, të cilët do të bënin interpretimin e rekomandimeve të ndërkombëtarëve. Liponen u shpreh se OSBE do të vazhdojë të japë ndihmën e saj Shqipërisë për zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa duket se ky grup ekspertësh nuk do të mund të vijë në Tiranë ose të paktën, ardhja e tyre do të shtyhet për disa kohë më vonë. Në përfundim, lidhur me çështjen e kthimit të pronave, Ambasadori Liponen theksoi se miratimi i ligjit konsiderohet si një arritje, por u shpreh me rezerva për ndryshimet që i’u bënë ligjit gjatë shqyrtimit në Kuvendin e Shqipërisë. Ditën e nesërme, Ambasadori Liponen do të udhëtojë për në Vjenë për të mbajtur raportin e tij të fundit për situatën në Shqipëri përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së. Pika 9 e Protokollit Përfaqësuesit ranë dakort që puna e Komisionit të fillojë me ndryshimin e neneve mbi përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe të komisioneve zgjedhore të niveleve të tjera, si dhe me problemin e hartimit të listave në përputhje me Kodin e Praktikave të Mira në Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias të Këshillit të Evropës dhe rekomandimet e përbashkëta. Përfaqësuesit ranë dakort që me nënshkrimin e këtij protokolli, ata do t’i kërkojnë Prezencës së OSBE-së në Shqipëri të organizojë grupin e ekspertëve dhe t’i paraqesë komisionit parlamentar propozimet përkatëse për ngritjen e tij. Në rastin e KQZ-së, propozimet e ekspertëve duhet të jenë gati brenda dy javëve dhe të përmbajnë formulën e përbërjes së KQZ-së, si dhe mënyrën dhe afatet e zbatimit të saj. Kryetari aktual i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasadori Osmo Liponen deklaroi -, se nëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2005 do të kontestohen nga njëra palë politike, atëherë Shqipëria rrezikon të hyjë në një trazirë politike. Sipas tij, vendi ynë ka shanse të mira për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme vitin që vjen, ndërsa shprehur besimin se reforma zgjedhore do të përfundojë me rezultate mjaft pozitive. “Kontestimi i zgjedhjeve dhe mungesa e parlamentarizmit quhet trazirë politike, por kjo s’do të thotë të qëllosh me armë. Shqipëria ka shanse për zgjedhje të lira dhe OSBE-ja do të vazhdojë ta mbështesë në këtë proces”, nënvizoi gjatë konferencës së fundit të tij, të dhënë për gazetarët, përpara largimit nga Shqipëria, Ambasadori Liponen. Gjithashtu, ai theksoi se nëse rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme do të kundërshtohen, ateherë nuk do të ketë parlamentarizëm funksional. Ndërkaq, Liponen us hpreh se OSBE-ja dhe ODIHR-i nuk imponojnë zgjidhje, por është Kuvendi i Shqipërisë ai që e ka përgjegjësinë kryesore për zgjedhjet e 2005-ës. Mbledhja e rradhës e Komisionit Parlamentar për reformën zgjedhore nuk ka qenë më frytdhënëse se ato paraardhëset. Madje, edhe ditët e fundit, të dyja palët politike nuk shprehën gjë tjetër veçse përsëritjen e qëndrimeve këmbëngulëse të tyre mbi çështjen e balancimit ose jo të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Deputetët socialistë nuk pranuan asnjë nga dy variantet më të fundit të Grupit të Ekspertëve të OSBE-së për ndryshimet në përbërjen e KQZ-së me arsyen se sipas tyre, ato janë antikushtetuese dhe bien ndesh me frymën e rekomandimeve të ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Kurse, nga ana tjetër, deputetët e opozitës e cilësuan si më të plotë variantin e parë, i cili bën fjalë për rritjen e numrit të subjekteve që propozojnë kandidatura për anëtarë të KQZ-së, nga 4 në 6. Sipas këtij varianti, ndryshimi i KQZ-së bëhet para zgjedhjeve të 2005-ës dhe ul dominimin e dy partive kryesore të këtij komisioni. Ndërsa, varianti i dytë synon ndryshim të pjesshëm të KQZ-së duke shkurtuar mandatin e vetëm 7-vjeçar, të anëtarit Maksim Shimani. Ndërkaq, Sekretari i Komisionit, Nard Ndoka u propozoi Grupit të Ekspertëve të OSBE-së që të punojë mbi rekomandimet e dhëna nga Presidenti të Republikës, Alfred Moisiu dhe Grupi i “Të Urtëve” i ngritur prej tij. Editorial nga Albert Vataj, Sokol Pepushaj
I dekoruar nga presidenti, i dënuar nga krimi politik Kel Gjergj Gjeli, i njohur në Shqipëri me emrin Mikel, i datëlindjes 29 shtator 1954, është njëri ndër figurat e njohura dhe kapacitetet që ka investuar për liri e demokraci në Shqipëri. Kel Gjeli është dekoruar më datën 11.12.1996 nga presidenti i Shqipërisë, prof.dr.Sali Berisha me medaljen “Pishtar i Demokracisë”, vlerësim të cilin e fitojnë shumë pak njerëz, ata që kanë dhënë shumë për instalimin e një demokracie të vërtetë, ata që kanë dhënë shumë për një Shqipëri pa dhunë, ku të drejtat e liritë e njeriut të fitojnë shenjtërim. Ky demokrat i shquar, ky “Pishtar i Demokracisë” shqiptare, ish i përndjekur politik edhe përgjatë sistemit të diktatorit Enver Hoxha, pjesëmarrës në të gjitha demonstratat e protestat paqësore antikomuniste që në fillim të pluralizmit në Shqipëri, është bërë objekt i kërcënatave serioze për jetën e vet dhe të familjes së tij nga njerëz të lidhur me krimin politik. Ka dhënë kontribut të çmuar në rrëzimin e bustit të Stalinit më 14 janar 1990, është shquar në shembjen e shtatores së diktatorit komunist Enver Hoxha më 13 dhjetor 1990, ku për merita të tilla edhe është dekoruar me medaljen “Pishtar i Demokracisë”. Aktiviteti i dendur politik në shërbim të demokracisë së pastër shqiptare, ka bërë që Kel Gjeli, pra i njohur si Mikel edhe deri në strukturat e larta të shtetit e presidencës së Shqipërisë, të vihet në shënjestër për eliminim fizik nga njerëz të fshehur pas politikës, por që duket janë kriminelë. Një rast flagrant ka qenë fakti se Kel Gjeli, (Mikeli) është sulmuar nga persona ende të paidentifikuar për t’u vrarë me makinë, më saktë për ta shtypur. Kështu, është shtruar në Spitalin Nr.2 të Tiranës dhe akoma edhe sot vuan me Trompo, ku edhe ka kaluar parainfarkt në zemër. Edhe familja e tij ka patur kërcënata me jetë. Në kushte të tilla të pasigurisë së jetës, ky demokrat i shquar shqiptar dhe bashkëpunëtor i liderit demokrat Sali Berisha, ku ne e shohim edhe në fotografi familjarisht bashkë me të, është detyruar ta braktisë Shqipërinë, duke prerë në mes një qëllim, kontributin për ta bërë Shqipërinë një shtet vërtet të lirë, një shtet perëndimor, ku njerëzit të jetojnë e punojnë të lirë. Zog Hysenaj
Zbulohet vrasësi i gjeneral-major Hilmi Seitit Kam ca kohë që po punoj për një libër monografi për gjeneral-major Hilmi Seitin, ish-Kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme në qarkun e Shkodrës, i cili ka shërbyer në këtë dikaster që nga viti 1951 deri më 25 prill 1960. Dihet që Shkodra ka qenë kryeqendra e perskucionit çnjerëzor nga sistemi komunist. Dhe “gërmimet” për Hilmi Seitin i fillova pikërisht në Shkodër, në shtresën e njerëzve që shpirtin e tyre e kanë ende të pashëruar nga brengat e mavijosura të internimeve, burgosjeve e vrasjet barbare. Me ndihmën e mikut tim, Tonin Zadeja, u takova me At Zef Pllumbin, njeriun që ka përjetuar në kurrizin e tij një kalvar vuajtjesh të persekucionit komunist. Nuk është e lehtë që njerëzit e kësaj shtrese të flasin me respekt për ata që i kanë shërbyer dikur atij sistemi. Por ndodh edhe kështu… Andaj e pashë të arsyeshme që rrëfimin e sinqertë, njerëzor të At Zef Pllumbit ta botoj për herë të parë tek gazeta “Shqipëria Etnike”. Pyetjeve të mia se çfarë njeriu ishte Hilmi Seiti, si kishte punuar në Shkodër, At Zef Pllumbi do t’i përgjigjej krejt lirshëm (edhe pse 82-vjeçari ndihej i lodhur nga shëndeti): “Hilmi Seitin e kam njohur shumë mirë. Hilmi Seiti ishte ndër themeluesit e Sigurimit të Shtetit. Në Sigurimin e Shtetit nuk ka pasë vetëm njerëz të këqij, por ka pasë edhe njerëz të mirë, që e kanë shpëtuar popullin shqiptar. I tillë ishte dhe Hilmiu. Hilmi Seiti kish qenë njeriu më i zgjuar që ka pasë Sigurimi Shqiptar. Ai ka qenë shumë i ndershëm. Ai ishte njeriu i parë që ka ardhur në Shkodër me mirëkuptim, nuk ka ardhur me inat e me mllefe. Në kohë të Hilmi Seitit, në Shkodër u vendos njëfarë ligjshmërie e qetë, në kuadër të situatave të mëparshme që ishin të rënda, edhe të mëvonëshme. Takimin e parë që kam pasë me të, e kam pasë në rrugë. Isha ndalë me një punëtor për punë të mia. Hilmiu më ra me krah nga mbrapa dhe më foli sikur unë të isha mik i tij: “Padër Zef, – më tha – me gjithkënd të shoh ty!” Me të folë një kryetar dege n’rrugë ashtu, ne na hynte tmerra. Por ai më foli dhe iku tuj qeshë, se fjalët e tij ishin në kuptimin e mirë, të misionit tim, që kisha. Ai ishte njeri i mirë. Dhe në qoftë se detyra e tij ishte me ba keq, ai përpiqej të mos i bënte keq njeriu. Atë e shihje në rrugë tuj ecë vetëm, tuj u përshëndetë me njerëz të thjeshtë. Hilmiu u përshtat mirë me humorin shkodran, dhe shpesh e gjeje tek Kafja e Madhe, në miqësinë e njerëzve të thjeshtë. Hilmiu preferonte shumë edhe Kafe “Moska” ku frekuentohej nga intelektualët e qytetit, dhe ai ishte mik i tyre, se i bashkonte kultura dhe dashuria për artin. -Po me klerin katolik, At, si është sjellë Hilmiu? A keni patur probleme për ideologjinë fetare, – përfitova ta pyes nga situata miqësore e bisedës që u krijua? -Të gjithë misionarët e klerit katolik, në Shkodër, u burgosën, u dënuan pas vdekjes së Hilmi Saitit. Ai i njihte personalisht të gjithë pjesëtarët e klerit katolik dhe e dinte që janë njerëz të ndershëm. Nuk pranonte kurrsesi që të na arrestonte, siç i kërkonin direktivat e Enver Hoxhës. Dhe rënkimet e vuajtjeve shpirtërore, At Zef Pllumbit, iu kthyen në çlirim shpirtëror dhe m’u drejtua: –A e di ti si ka vdekë Hilmi Seiti? -Jo, – i thashë – unë di pak, çfarë kam dëgjuar nga babai im, e çka kam lexuar nga shtypi i ditës, ato mbetën në kuadrin e aludimeve… -Ata e kanë eliminu Hilmi Seitin, se ishte specialist i zoti në polici dhe nuk pranonte urdhëra nga lart, kur i jepeshin. Unë kam qenë në burg dhe në burg janë rrëfy të gjithë njerëzit me mue. Sekretet shtetërore unë i di pa dokumenta, me amanete. Dhe për Hilmiun e di shumë mirë se kush e vrau. -Atëherë, ma thuaj, At! -Hilmi Seiti është viktima e parë e prishjeve të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, – vijoi At Simon Pllumbi. – Ishte pranvera e vitit 1960. Kishin fillu me u ndi krisjet e para me Bashkimin Sovjetik. Në Degën e Brendshme kishin filluar vizitat e shpeshta të krerëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Na kishim frikë se mos na e hiqshin Hilmiun nga Shkodra, dhe në Shkodër do fillonin prapë raprezaljet e komunistëve të Enver Hoxhës. Në prill të vitit 1960 u bë konferenca e Partisë së Punës në Shkodër. Kishte ardhur përfaqësuesi i K.Qendror nga Tirana, Kadri Hazbiu, që ishte edhe Ministër i Brendshëm. Kadri Hazbiu i ka kërkuar Hilmi Seitit (i cili ishte funksionari më i lartë ushtarak në Shqipëri), se Partia e Punës ka nevojë për një gjyq propagandistik ndaj Bashkimit Sovjetik. Ti je gjeneral, ne nuk të dënojmë ty, por gjyqi duhet me u ba, se është në interes të Partisë. Hilmi Seiti ishte ndër themeluesit e Sigurimit të Shtetit, por nuk pranoi të organizonte këtë gjyq, ose komplot, siç i quajti Enver Hoxha më pas për grupin çam, me në krye Teme Sejkon. Atëherë Kadri Hazbiu vuri në shërbim të djallëzisë së tyre, Xhevdet Milotin, të cilit i “besuan” kokrrën e helmit. Xhevdeti ishte shumë i shkathët. Gjatë pushimit të mbledhjes, Xhevdet Miloti ia merr revolverin prej brezit Hilmiut dhe nën presion të armës së tij ia jep të pijë hemin. Kjo ishte vdekja e tmerrshme e Hilmi Seitit. Xhevdet Miloti ishte xhelati i Sigurimit të Shtetit. Kurse Hilmi Seiti ishte njeriu më i madh i që i ka ardhë Shkodrës, i cili fitoi një popullaritet të madh në qytetin e diskriminuar nga sistemi komunist. Pas këtij rrëfimi tronditës, At Simon Pllumbi, psherëtin thellë dhe vijon – Enver Hoxha dhe klika e tij s’i ka dashtë çamët, se ishin të zotë, ishin të squtë. I tillë ishte edhe Hilmi Seiti, që i ka hy thellë në zemrat e popullit të vujtun, të masakrum të Shkodrës. Dhe populli i Shkodrës e tregoi respektin e mirënjohjen ndaj Hilmi Seitit në ceremoninë mortore, n’atë ditë prilli të vitit 1960. Hilmiut i është ba një varrim madhështor. Atë ditë kanë zbritë edhe nga zonat ma të thella t’Malësisë e t’Pukës. Kishin ardhë edhe shumë personalitete nga Tirana, kishin ardhë shumë çamë, midis tyre edhe Teme Sejko. Më kujtohet – vazhdoi të rrëfente At Simon Pllumbi – në një takim që kam pasë me Spiro Dedën, ish-Sekretar i Komitetit Qendror i Partisë së Punës të Shqiprisë. Midis të tjerash, ai më tha: “Ti ke shkrue se bomba në Ambasadën Sovjetike është vu prej Sigurimit të Shtetit. Unë jam në dijeni të gjitha dokumentave sekrete dhe kjo gja nuk më rezulton”. Unë iu përgjigja me një kundërpërgjigje: -“A mendoni ti se Teme Sejko ishte tradhëtar i P.Punës?” Ai m’u gjegj: “Atë e di shumë mirë, se dokumentat i kam zhdukë vetë, nga frika e Nexhmie Hoxhës”. Me këtë du me thanë se kështu janë zhdukë edhe dokumentat e Hilmi Seitit, dhe grupit “komplotist” çam. Pasi e eliminuan Hilmiun, radhën e kishte Teme Sejko, por Teme Sejko ishte oficer i Ministrisë së Mbrojtjes, nuk ishte sigurims si Hilmi Seiti. Fatime Kulli
25-vjetori i lindjes, demokrati Artur Osmënllari i mungon familjes Pikërisht sot, më 12 tetor, demokrati Artur Osmënllari, do të festonte 25 pranverat e jetës së tij. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, ku ai do të arrinte 25 vite jete, edhe pse mjaft të vështirë e me sakrifica, Arturi i mungon familjes së tij. Ai ka lindur më 12 tetor 1979. Arturi rridhte nga një familje shumë e persekutuar nga regjimi komunist. I brumosur me urrejtjen ndaj komunizmit dhe i rritur me historitë e treguara nga prindërit, Arturi shumë shpejt do të rreshtohej në radhët e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe të Partisë Demokratike, e para parti që theu tabunë e sundimit 50-vjeçar të një partie komuniste të vetme. Kështu, që nga viti 1993, deri në vitin 1997, Arturi ka qenë nxënës i Shkollës së Mesme Pedagogjike në Elbasan, ku ka ushtruar aktivitetin politik në Forumin Rinor të Partisë Demokratike. Madje është përballuar me kërcënata, deri me jetë. E pra, miqtë e të njohurit e tij, edhe në këtë përvjetor të lindjes, edhe pse larg të afërmve, e kujtojnë si një aktivist të shquar të Partisë Demokratike, si një djalosh që kontribuoi për një Shqipëri pa dhunë e ku liritë e të drejtat njerëzore të respektohen. E shohin ashtu, si gjithmonë, në ballë të protestave të organizuara nga PD-ja, duke kërkuar lirinë dhe demokracinë e vërtetë. Gjatë viteve të bukura të rinisë së hershme, Arturi provoi kërcënimet dhe ndjekjet e vazhdueshme nga policia politike e pushtetit komunist në fuqi, ashtu si edhe familjarët e tij. Por ai nuk u tërhoq asnjëherë. Ka marrë pjesë vazhdimisht në komisionet zgjedhore, si përfaqësues i PD-së, duke kërkuar mbrojtjen e votës së lirë me çdo kusht. Mbas vitit 1997, vit kur socialkomunistët uzurpuan pushtetin, Artur Osmënllari, në qytetin e Tiranës ka mbrojtur me forcë votën e lirë, duke marrë pjesë disa herë në komisionet zgjedhore. Dhe çdo herë duke u kërcënuar. E pra, si rezultat i ndjekjes e kërcënimit të vazhdueshëm të jetës nga policia politike dhe me pasoja për jetën e tij të re, Artur Osmënllari u detyrua të braktisë atdheun e tij të dashur në drejtim të vendit të demokracisë së vërtetë, në drejtim të vendit ku të drejtat e liritë themelore të njeriut respektohen, Amerikës, së bashku me gruan shtatzënë, pak para zgjedhjeve të 24 qershorit 2001, ndërsa përgatitej të jepte sërishmi kontributin e tij si komisioner i PD-së. Ndërsa sot ku Arturi është ende i rrezikuar nëse do e gjenin forcat anarshiste që vrasin përditë e përnatë, i mungon familjes së tij, miqve dhe të njohurve, të cilët e kujtojnë ashtu të guximshëm në protestat për një Shqipëri pa dhunë, ai është larg, tepër larg. Vasel Gilaj
“Çifuti” Jahe Fida aderon në LSI, lëvizja e skraparllinjve të inatosur “Çifuti” kur bahet “hor” kërkon tefterët e moçëm. Ana edukative për t’u prezantuar në çfarëdo shkrimi duhet të jetë e qartë, dhe çdo njeri duhet ta paraqesë veten me emër pa frikë. Pavarësisht nga forma me të cilën juve “çifutë” më paraqitni një “përkthyes perfekt” në fushën e politikës, juve më akuzoni një njeri që ka nevojë për syzet tuaja, ku unë të shikoj ato shkronja të bardha në sfondin rozë pranë një trëndafili të kuq. Mos harro këto simbole të “vrasin” natën dhe të sjellin trëndafila rozë ditën. Për komente nuk ka nevojë. Po t’u duhen do t’i them. Unë nuk bëj nihilizmin që është veçori e nihilistit mohues. Për dijeni nuk kam pikëpamje nihiliste dhe qëndrim nihilist dhe mohues ndaj çdo pune. “Çifuti” më ngatërron me veten dhe kërkon “shokë” na ngatërron me nihilistët rusë të shekullit XIX. Të viteve ’60. Mënyra figurative e shprehjes dhe mendimit për “përkthyesin” lejon synim tendencioz, dalloje të mirën nga e keqja dhe mos e interpreto veten kokëfortë. Mos i kushtëzo gjërat, dhe qartësoi figurat dhe kuptimin që ta lexojnë tanë. Mos i mjegullo problemet, ato janë shumë të qarta, kthim mbrapa s’ka. Juve ju vjen keq për LSI-lëvizja e skraparllinjve të inatosur, dhe në shkrimin tek “Panorama”, në faqen 10, opinioni, nuk trajton aspak jetën si jeton dhe punon ky popull, por si “çifut” që je ke zënë një “qoshe” dhe jep mendime nihiliste ku këto kanë depërtuar tek juve. Kjo që po ju shkruaj është drita e fuqishme e syrit të mprehtë dhe e mençurisë së popullit të Shqipërisë. Populli e bën përgjithësimin e përvojës politike të Ilir Metës, kryeministër dhe zv.kryeministër, nxjerr përfundime dhe shpreh mendime, aspekte çështjet dhe problemet që i kanë dalë gjatë periudhës së punës së tij. Dhe të mos paraqiten si dikur në vitin 1998, një plak nga Porto-romano, Durrës, Riza Luku 76-vjeçar, i thoshte të shoqes (gruas), Kimete: “O Mete, për vete”. Jo, duhet parë populli që të besoj. Fjala vjen, kjo nuk është ironi por fakt, shikoni se kush janë LSI – synimi i tyre është marrja e pushtetit dhe të aplikojnë në jetën e popullit prapë po ato alternativa si Partia Socialiste. Rezultati LSI=PS. Konkluzionet paraqesin një punë të gjatë 7-vjeçare në formë të “vërtetash” ku ato nuk gëzojnë autoritet të madh në popull, nuk e “ha sapunin ma për djathë”. Nuk e ke vlerësuar qartësinë dhe drejtësinë e mendimit që kam arritë me shpreh në shkrimin LSI, dhe shkallën dinjitoze me të bind për punën që bajnë, për faktet reale që ikun si “hajduti” nga PS në LSI. Kjo është një lojë “rrenash” ku do të mbetet në mendjen e disa brezave. “Çifuti” don me na kthye në vitet e komunizmit enverian kur këndohej kënga “Në njërën dorë kazmën, në tjetrën pushkën, populli në këmbë, partia në ballë”. Sot jemi në demokraci, nuk ka perspektivë “nostalgjie” për të kaluarën. Me të vërtetë kjo asht një lëvizje në vazhdim të PS, por në çdo kohë, në histori “ujku mbetet ujk”. Juve mos u bani njeri “hipokrit” mos e lejo, që ta mohosh veten kushdo qofsh, ke një emër në gjendje civile i çfarëdo feje qofsh. Mos e modifiko veten me një emër tjetër, ku i shtohet ai togfjalëshi juaj pa gjymtyrë, mos i atrofizo problemet kur janë të qarta. Kjo përgjigje bëhet për të sqaruar juve “çifut”, për të saktësuar mendimet dhe për të kundërshtuar jo me “forcë”. Mos kalo si fruti i kalbur kur pjeket bien nën pemë, p.sh. “dardha bie nën dardhë dhe jo nën mollë”. Kjo ka një kuptim se kur nga prindër të këqij, s’ka si të lindin fëmijë të mirë. Klasifikimi i shkrimit LSI sipas kuptimit ashtë i avancuar sepse bazohet në brendësinë e fjalës… Lëvizja e skraparllinjve të inatosur. Unë nuk do të bie në nihilizëm. Hasan Kurtaj Demokrati Gjonpalaj përballë diktaturës komuniste Nikolin Mitër Gjonpalaj, lindur më 4.10.1952, në qytetin bastion të demokracisë shqiptare, është njëri ndër antikomunistët e shquar që diktatura e ka vënë në shënjestër, deri të eliminimit fizik. Si anëtar i Kryesisë së Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, është shquar vazhdimisht për aktivitet demokratik për instalimin e demokracisë në Shqipëri. Është pjesëmarrës në tërë demonstratat politike antikomuniste, si ato të 14 janarit 1990, kur u rrëzua shtatorja e Stalinit, të 16 qershorit 1990, kur u varros dëshmori i demokracisë Pëllumb Pëllumbi e policia me urdhër të ish-Presidentit komunist Ramiz Alia dhunoi e burgosi shumë njerëz, të 13 dhjetorit 1990, kur u shemb busti i Enver Hoxhës, të 2 prillit 1991, ku u protestua kundër votëvjedhjes nga komunistët dhe ku u pushkatuan Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka dhe ku u plagosn 163 vetë. Demokrati Nikolin Gjonpalaj ka qenë njëri ndër iniciatorët e aktivistët që dha kontribut për hapjen e kishës katolike, në vitin 1990. Madje, më 2 prill 1991, Nikolin Gjonpalaj, ka qenë më afër vdekjes se jetës. Është keqtrajtuar mizorisht nga forcat e errëta të Sigurimit të Shtetit. Edhe më 14 shtator 1998, kur u varros deputeti demokrat Azem Hajdari, i pushkatuar nga diktatura në mes të qytetit të Tiranës, Nikolini, si anëtar i kësaj partie që në themelimin e saj, është keqtrajtuar. Bile në atë rast i është paralajmëruar edhe familja se ndaj saj do përdoret dhunë nga forca antidemokratike. Viktimë e hakmarrjes ishte edhe kushëriri i Nikolinit, i quajturi Agim Gjonpalaj, i cili në Sheshin “Skënderbej”, në mes të Tiranës, u vra më 3 korrik 1997, në krah të Madhërisë së Tij, Mbretit Leka i Parë, në atë miting paqësor ku legalistët protestuan për vjedhjen e votave, ku në fakt monarkia në referendumin e 29 qershorit 1997, pat fituar me rreth 67% dhe ku komunistët këtë rezultat e manipuluan në rreth 38%. Nikolini është dekoruar edhe nga Presidenti i Shqipërisë më datën 12.12.1995 me Medalje Trimërie. Në trazirat e vitit 1997 ky demokrat është shquar në ruatjen e institucioneve të shtetit nga forcat komuniste që patën arritur edhe të hapin depot e armatimit e shpërndajnë armët në popull, veçmas tek përkrahësit e Partisë Socialiste. Edhe vëllai i Nikolinit, i quajturi Paulin Mitër Gjonpalaj, është dhunuar shumë herë, bile me rastin e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës ka qenë dënuar 25 vjet burg politik, burg të cilin nuk e bëri të plotë, pasi më 1992 pat ardhur në pushtet Partia Demokratike. Demokrati Nikolin Gjonpalaj më datën 25 prill 1986 është dënuar, deri më 25 dhjetor 1989, si i internuar politik në Belsh të Elbasanit. Tezja e Nikolinit, Nusha Marashi ka qenë e internuar në Tepelenë nga viti 1948 deri në vitin 1955. Gjithashtu gruaja e Nikolinit, e quajtura Elvira Gramoz Mazelli, pas martese, Gjonpalaj, është veprimtare e Shoqatës Politike Antikomuniste “13 Dhjetori 1990” dhe pjesëmarrëse në tërë demonstratat, më 14 janar 1990, më 16 qershor 1990, 13 dhjetor 1990, 2 prill 1991, në krah të burrit të vet. Më 2 prill 1991 Elvira është rrahur. Por atë ditë shumë gra janë dhunuar aq fort, saqë edhe kanë dështuar. Madje me atë rast ka patur edhe padi ndaj presidentit komunist Ramiz Alia. Elvira Mazelli (Gjonpalaj) u shqua në mbrojtje të institucioneve shtetërore në trazirat e vitit 1997 nga diktatorët që përmes armëve uzurpuan pushtetin e riinstaluan dhunën e padrejtësitë njerëzore. Në ditën e varrimit të Azem Hajdarit, është rrahur për rreth tre orë, pas asnjë arsye ligjore dhe është paralajmëruar se nëse nuk heq dorë nga aktiviteti politik, do të zhduket dhe do të ket pasoja edhe familja e saj. Është një kalvar i gjatë persekutimi. Pasi Elvira Mazelli (Gjonpalaj) i përket një familjeje me taban antikomunist, ku gjyshi i saj Saip Mazelli, është pushkatuar nga regjimi komunist, ndërsa gjyshja e saj, Pembë Mazelli, është internuar në rrethin Krujë, Kamëz-Bellsh, me datë internimi 1945 deri më 1960 dhe me datë dëbimi 1967 deri më 30.03.1991. Edhe xhaxhai i babait të Elvirës, Dulo Mazelli, komandant i Ballit Kombëtar të zonës së Jugut, është pushkatuar nga forcat e regjimit komunist. Kështu pra, Nikolin Gjonpalaj dhe gruaja e tij, Elvira, janë dy viktima të këtij sistemi diktatorial, ku të qenit e jetës së tyre në rrezik i detyroi të braktisin Shqipërinë, vendin e tyre për të cilin sakrifikuan e punuan si demokratë të shquar. Sokol Pepushaj
Arbitri “Po të dojë arbitri, largohen Berisha dhe Nano. Ne e dorëzuam pushtetin në ’97-ën, se tha “Arbitri”, se në të kundërt mund ta mbanim…”. As më pak dhe as më shumë, kjo është cituar nga një intervistë televizive e ish-kryeministrit demokrat, Aleksandër Meksi. Kjo deklaratë nuk ka nevojë të lexohet midis rreshtave. Arbitri në politikën tonë paska pushtet të jashtëzakonshëm. Vallë të jetë kështu?! Shpesh herë të bie në vesh opinioni sipas të cilit “këtë X politikan e do dhe këtë Y politikan” nuk e do “Arbitri” (kupto Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE). Në më të shumtën e rasteve këto personifikohen në Berishën dhe berishianët, dhe Nanon dhe nanoistët, pasi të tjerët nuk çojnë peshë. Ndoshta nuk do të kishte nevojë për aq vëmendje sikur të mbetej në këtë nivel, por kur e thotë goja e një ish-kryeministri, gjërat ndryshojnë dhe të shtyn në mëdyshje: të jetë e vërtetë forca e “arbitrit”, apo është fantazi e politikanëve tanë që realisht me idetë e programet e tyre politike kanë dështuar dhe këtë dështim është më mirë t’ua “faturojë” të tjerëve, mundësisht të jetë jashtë kufijve tanë gjeografikë e mundësisht sa më larg. Duke gjykuar në këtë sens është forcuar dhe një anë tjetër e medaljes: politika jonë nuk bën pa arbitër. Edhe ky rast “konfirmohet” atëherë kur politikanët tanë konfliktualë të regjur e të ndezur ulen në tavolinë dhe firmosin pa të keq në prani të arbitrit. Edhe në këtë rast shembujt nuk kanë nevojë për shumë mund për t’u gjetur. I has çdo ditë në konferencat e shtypit që ekspansionojnë ekranet dhe faqet e tij. Në të dy rastet “figura” e arbitrit lartohet e përmasohet duke krijuar një “dashuri” midis tij (arbitrit) dhe politikanëve tanë. Kjo dashuri ka ulje-ngritjet e veta si të një dashurie të zakonshme. Është krejt normale që një ndeshje, e çfarëdo natyre qoftë ajo, të ketë dhe një arbitër që gëzon të gjitha atributet e “të paanshmit”, “u jep hakun secilës palë”, “hegjemon në fushëbetejë” etj. Dhe ky arbitër normalisht duhet të jetë njëri prej nesh. Në politikën shqiptare është ekstremizuar prania e të dy opinioneve: një palë nuk mund të ulen me të tjerët pa qenë “arbitri”, kushdo qoftë ai, mjafton të ketë tagrin e ndërkombëtarëve. (Mund të jetë edhe ndonjë politikan anonim nga vjen, por për ne lartohet si arbitër). Dhe karta e tij valëvitet më lart se flamuri kombëtar në sytë e qytetarëve, paçka se veç militantëve partiakë pak kush do t’ia dijë (shembulli më i mirë është indiferenca zgjedhore e viteve të fundit). “E ka thënë faktori ndërkombëtar…”, fiksohet në gojën e politikanëve. Ec e luaje po deshe. Po e pranove ke vrarë veten me dorën tënde! (gjithnjë e kam fjalën për të ardhmen politike të politikanëve tanë). Pse u dashka që X ekspert të vijë nga Afrika e Jugut, p.sh., e të thotë se keni nivel të lartë korrupsioni. Po nuk tha ai, po qeveriset mirë(?!) E çuditshme, por e vërtetë: shqiptarëve duhet dikush tjetër, që nuk jeton në Shqipëri, t’u thotë se si i kanë hallet, se si duhet të ecin në drejtimin e duhur. Një palë tjetër, arbitri shërben si justifikim, si një “shlodhje” para qytetarëve që i kanë votuar. “Ne e bëmë tonën, por nuk varet nga ne, thonë ata (arbitrat) ashtu.” Në fakt përligjin më mirë se kushdo humbjen e votuesve për shkak të varfërimit të ideve, programeve, sjelljes në të njëjtën pikë etj. Arbitri shërben edhe si argument për të kërkuar tek kundërshtarët dhe qytetarët atë që nuk e arrin me idetë e tjera si politikan dhe gjithashtu si gozhdë ku varin xhaketën e dështimit. Gjithkush prej nesh e di si jemi një vend sovran që ëndërron anëtarësimin në familjen evropiane. Ky sovranitet permanent sa vjen dhe zbeh nevojën për arbitër. Dhe vetë arbitrat theksojnë se “problemet e shqiptarëve i zgjidhin vetë shqiptarët”. Para se ta kuptojnë qytetarët e këtij vendi, duhet ta kuptojnë liderët tanë politikë, këtë sentencë të vlefshme për të gjitha vendet demokratike. Le të “kopjojnë” këta politikanë një nen të statutit të fëmijëve “Ambasadorë të paqes” të udhëhequr nga Dom Antonio Sharra, që këto ditë po demonstrojnë imazhin real të Shqipërisë në rrugët e Austrisë: Në një debat kërko bashkëpunim dhe konfliktualitetin. Në këtë rast arbitri do të ishte i tepërt. Dhe në fund, realisht ekziston një arbitër që “flet”, po rrallë, një herë në tre a katër vjet. Dhe ky është populli. Në qoftë se politikanët tanë në pjekje e sipër do t’i japin pushtetin që i takon këtij “arbitri”, do të respektojnë fjalën e tij nëpërmjet votës që jep, atëherë vendi në familjen evropiane do të “pushtohet” shpejt. Kjo do të ndodhë se ka folë arbitri-popull dhe fjala e tij ka shkuar në vend. Mark Preçi
Një komb duhet të jetë i virtytshëm, po të dojë të jetë i lirë Mbas pozicionimit të gjithë botës perëndimore pa përjashtim, për gjendjen aktuale në Shqipëri, ku me të drejtë u denoncua se krimi ka pushtuar shtetin e ekonominë, apo siç i themi ne, që kriminelët bëjnë ligjin, shpejt e shpejt u organizua mbledhja e KPD-së. Socialistët duan të fillojnë avazine vjetër me deklarata e premtime që nuk realizohen kurrën e kurrës. Por kohët kanë ndryshuar se populli s’është si rrogtarët socialistë e shërbëtorët e tyre, që janë gati të bjerrin Shqipërinë e të ardhmen e saj. E siç e thashë më lart, shumica e shqiptarëve, s’duan t’ia dinë e s’i besojnë mashtruesve klasikë, por të logjikshëm e koshient se në Shqipëri duhet të drejtojë ligji e mirëqenia. Po tentojnë të organizohen drejt modelit perëndimor, ku atje shteti është fryti i harmonisë dhe i rregullimit të idealeve njerëzore të shkallës shoqërore e të drejtave universale, ku të gjithë qytetarët pa përjashtim, janë të barabartë para ligjit, etj., etj. Në këtë kohë, për ne vjen aktuale thirrja e Xhorxh Uashingtonit drejtuar popullit amerikan, që: “Një komb duhet të jetë i virtytshëm, po të dojë që të jetë i lirë”. Por duhet të kemi parasysh se mbretërit e mbretëreshat e krimit po luftojnë të humbin besimin për të ardhmen e Shqipërisë e kombit shqiptar, dhe ne na del për detyrë t’i bëjmë thirrje shqiptarëve që mos të humbin besimin, se humbja e besimit është humbja e lirisë e rrënimi i kombit, e po ta lejonim këtë, shqiptarët do i sundonte tmerri. Pra të gjithë frymës opozitare sot pa përjashtim, i del për detyrë të bëhen misionarët e ndryshimit rrënjësor për përparim e zhvillim të kombit shqiptar, se sot ka ardhur dita ku zani i nanës Shqipëri thërret bijtë e saj ta duan e ta mbrojnë Shqipërinë e të ardhmen e saj evropiane. Ky është imperativi i kohës, të bashkëpunojmë në shkëmbimin e mendimeve dhe alternativave të besueshme e të bëhemi tok shpirtërisht për t’i treguar miqve e armiqve kudo, se shqiptarët evropianë janë të zotë ta bëjnë Shqipërinë e bashkuar të fortë, madhështore e përparimtare, të denjë e fisnike, siç e meriton. Titulli i shkrimit besoj është shumë domethënës për këto karagjoz-biçim-pushtetarësh të rrezikshëm, prandaj unë iu drejtova Nanos me thënien shqiptare: Ul mushak se ka një cak. Për të ndërtuar shtetin e së drejtës, duhen punëtorë e jo llafazanë e fjalë-mëdhenj, por njerëz me integritet moral e atdhetar të lartë e në Shqipëri, shyqyr Zotit, kanë mbetur disa. Pra, këtyre qytetarëve e politikanëve të nderuar, i bëj thirrjen time: Shpëtojeni Shqipërinë e shqiptarët, nga kriminelët me pushtet politiko-ekonomik, që kanë zaptuar demokracinë dhe siç e kam thënë, këta zullumqarë kapardisen duke u shitur se janë dikushi, pra klasa sunduese. Por ata harrojnë se shumica e shqiptarëve i njeh mirë që ishin, janë e kanë për të qenë askushi. Këtyre zullumqarëve, shkodranët i kanë pagëzuar me emrin “karapushta”, e të më falni për shprehjen, por me thënë të drejtën, ky është opinioni i përgjithshëm i popullit për këta tipa. Pra, është koha të bashkohemi me shpirt, me ideal për të ndritur Atdheun tonë. Pra, lëvizjet qytetare, intelektualët, nacionalistët, opozita, opinionistët realistë, duhet t’i prijnë në betejën për ndryshim, të prijnë duke flijuar veten e jo të flijojnë të tjerët, atëherë kanë për t’i besuar shqiptarët dhe do i bashkohen kësaj lëvizjeje për përparimin e zhvillimin e shqiptarëve. Kjo është alternativa më e besueshme sot për sot, pastaj shohim e flasim. Hivzi Bushati Shteti i akuzuar Qindra dosje të hapura qëndrojnë në sirtare të padrejtësisë. Vrasje, atentate, rrëmbime e grabitje të pazbuluara akuzojnë shtetin për korrupsion e bashkëpunim. Po bëhen rreth 2 vjet që atentati kundër militantit demokrat Kastriot Veshaj mbetet enigmë. Me shpirtin e mbrojtur për liri dhe me ëndrrën e vendosjes së demokracisë së vërtetë, Kastriot veshaj pret të reagojë shteti. Për të hedhur dritë të vërtetë mbi ngjarjen, me dëshirën për të vendosur kriminelët në bankën e të akuzuarve, redaksia po rindërton edhe njëherë ngjarjet. Më 11 janar 2003, në të aguar, në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë, pikërisht në segmentin rrugor të Torovicës, në këtë vend kalimi të pasigurtë, ku rendi i është besuar fatit dhe rastit, u shkrua një faqe e re e dhunës së përditëshme. Kët radhë autorët nuk ishin hajdutë, as plaçkitës me maska në fytyrë, por vrasës profesionistë dhe të paidentifikueshëm. Duket se motivet kanë qenë politike. Për militantin demokrat dhe sindikalistin e orëve të para, Kastriot Veshaj, data 11 janar rodhi jo si ditët e tjera. Lajmi i vdekjes së vjehrrës së tij në Lushnjë e detyroi atë të udhëtonte bashkë me djalin e tij, Marsid, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore. Autorët e skenarit vdekjeprurës zgjodhën torovicën jo pa qëllim, si vend për realizimin e atentatit. Torovica, kjo strofkull e piraterisë së rrugës, ku mbizotëron pasiguria, tmerri, plaçkitja, dhunimi, ku siguria e jetës së udhëtarit është pjesë e lojës së fatit, jepte mundësinë e maskimit të atentatit me pektin e vrasjes ordinere, gjoja si aksident rrugor. Po pse duhej të vritej Kastriot Veshaj? Kastriot Veshaj është një nga zërat më protestues të qytetit, njeriu që nuk hesht dhe thotë të vërtetën hapur, njeriu që lufton të keqen, që çjerr maskën e mafies politike të pushtetarëve. Por kjo protestë shqetësonte pushtetarët me xhepat plot dhe me shpirtërat e zbrazur, ata që nuk njohin turpin dhe kodin e moralit, zyrtarët e damkosur në korrupsion dhe trafiqe. Por pushteti duhet të sundojë pa handralla. Dhe për të realizuar këtë duhen mbytur manifestimet, duhen vjedhur votat, duhen falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve, për ndryshe… lamtumirë privilegje… lamtumirë korrupsion… lamtumirë trafiqe, dhe kështu herë pas here pushteti bën kurbane që të mbijetojë. Këtë radhë regjia e krimit në fokusin e goditjes ka projektuar Kastriotin, një atentat pa plumab, një aksident të zakonshëm automatikisht aq të rëndomtë në realitetin shqiptar, për ta eliminuar fizikisht. Dhe ja në kufirin e ndarjes së natës me ditën, autovetura me të cilën udhëtonte Kastriot Veshaj sulmohet dhe ai goditet për vdekje nga një kamion i ngarkesave të rënda me targa të padukshme. Goditet një herë dhe autovetura përpëlitet në rrugën me gropa, tentohet për ta goditur të dytën herë, por manovrimet e shoferit bënë që autovetura t’i shpëtojë përmbysjes, por sulmi i tretë ishte fatal. Për pasojë shoferi Fatmir Hafizi vritet në vend, Kastriot Veshaj plagoset shumë rëndë dhe bie në gjendje kome duke luftuar midis jetës dhe vdekjes, ndërsa djali i tij, Marsid Veshaj, thyen klavikulën. Dhe autorët e padukshëm të atentatit kanë kohë të ikin në drejtim të pa ditur duke lënë në grykën e Torovicës jehonën e këmbanave të vdekjes. Ermal Shpori
Mjaft aktivistë të PD-së detyrohen të lënë atdheun nën frikën e kërcënimit të jetës Zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri po afrohen. Përvoja ka treguar se zgjedhjet janë bërë nën kërcënimin e armëve. Kështu socialistët përpiqen me çdo kusht që të ruajnë fitoren e pushtetin e tyre. Metodat e tyre ndaj anëtarëve e komisionerëve të PD janë të njohura me një strategji të studiuar si presione, keqtrajtime fizike e manipulime të votës. Do të kujtojmë zgjedhjet e 12 tetorit 2003, ku në zona të ndryshme pati manipulim e kërcënime e deri duel me vdekje mes komisionerëve. Nuk do të harrojmë ngjarjen e komisionerëve të komunës Hajmel, z.Mark Zadeja, në cilësinë e kryetarit të komisionit e Paulin Pani, anëtar komisioni e dy anëtarët e majtë z. Z.P. dhe z.T.L., kur shkonin për dorëzimin e procesverbalit në KQZ në Shkodër të shoqëruar nga forcat e policisë. Në fshatin Juban janë ndaluar nga një veturë ku personat e armatosur kanë kërkuar të fallsifikojnë procesverbalin e fituar nga kandidati i PD. Me gjithë kërcënimin e armëve, z.Pani e z.Zadeja nuk kanë pranuar të preket vota e lirë dhe në këto rrethana është qëlluar me armë zjarri Paulin Pani, i cili është plagosur rëndë. Duke parë situatën, z.Mark Zadeja nën kërcënimin e armëve është detyruar të fallsifikojë procesverbalin në favor të kandidatit socialist. Megjithëse forcat e policisë ishin të detyruara t’i mbronin ato nuk kanë ndihmuar aspak, përkundrazi ishin bashkëpunues ndaj kriminelëve, të cilët i kanë shoqëruar në komisariat anëtarët e djathtë. Më 30 tetor 2003, banesës së z.Mark Zadeja i vihet dinamit, ku forca shpërthyere ia shkatërron plotësisht. Megjithëse drejtuesit e PD në Shkodër kanë denoncuar ngjarjen pranë organeve përkatëse nuk është marrë asgjë parasysh. Në këto kushte anëtarët e militantët e Partisë Demokratike po largohen nga vendi për t’iu larguar sa më shumë rrezikut për jetën, gjë e cila nuk është në favor të Partisë Demokratike, as zhvillimit të vendit tonë. Zef Nika
Nëpër jetën private të njeriut më të hekurt të politikës shqiptareIsh-Presidenti I pas postkomunist, Kryetari I Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pranuar te rrwfejw mbi jetwn e tij private. Tw tregojw pwr fwmijwrinw e tij, pwr vitet si student, pwr njohjen me bashkëshorten e tij, pwr hyrjen nw politikw, pwr takimin e parw me kundwrshtarin e tij tw pwrjetshwm Nanon Cila ka qenë familja juaj?“Unë kam lindur në një familje fshatare në rrethin ku jetoja, e mesme nga pikëpamja ekonomike, thellësisht patriotike. E angazhuar në mundësinë e saj, në të gjitha përpjekjet kombëtare, në një familje, në të cilën punohej me vend. Prindërit e mi, pasi mbyllnin ditën e punës, darkonin dhe dilnin punonin, duke shfrytëzuar dritën e hënës”. Pse ndodhte kjo? “Kjo ndodhte për shkak të sezonit dhe për shkak të vendosmërisë së tyre që të mos u dëmtohej asgjë, por çdo gjë të punohej në kohë. Edhe sezoni sillte punëra, të cilat duheshin të bëheshin”. Po fëmijëria juaj, si ka qenë? Flas për momentet e para kur njeriu fillon të bëhet koshient. “Fëmijëria ka qenë një përkujdesie totale dhe një dashuri absolute nga motra. Ishte gjashtë vjet më e madhe se unë dhe më përkushtonte mua, pothuajse të gjithë ditën e saj. Duke filluar që me mësimin. Më mësonte, jo vetëm vjersha, por edhe këndim e shkrim, meqënëse ajo ishte në shkollë. Fishta ka qenë në familjen time, më i dashuri, por edhe vjersha të tjera. Ajo ishte si një tutore, por shumë e dashur, shumë e lidhur me mua. Pastaj në shkollë nuk kam patur ndonjë problem se jam futur në klasë, pasi kisha mësuar shkrim që në moshën 5 vjeçare dhe lexoja. Nëna ka qenë e rreptë dhe kërkuese. Babai ka qenë jo i rreptë dhe me babën kam pasur një harmoni shumë të madhe. Në shkollë kam qenë i përkushtuar, por edhe i stimuluar. Babai stimulonte çdo sukses timin. Stimuli ishte një dhuratë e vogël në mënyrë të vazhdueshme, i cili nuk është se nuk lozte rol. Lexoja. Kam lexuar shumë. Kam qenë i gjallë. Nuk kam qenë fëmijë problematik, sepse unë kisha një dashuri për të mësuar, por edhe një dashuri për të luajtur dhe ndodhte që në prill apo më herët, fillonim notin në pellgje. Nuk kam lënë pellg të asaj zone pa notuar. Dy gjëra ishin pasionet e fëmijërisë time: leximi dhe vrapimi. Nuk kishte pishina, po kishte pellgje, në të cilat notonim me dhjetra herë për t’u kalitur. Nuk kishte hipodrome, por kishte lëndina alpine shumë herë më të mëdha se hipodromet. Nuk kishte palma, po kishte pisha. Nuk kam lënë shpellë pa eksploruar, majë pa u ngjitur. Nuk kam qenë i shquar në sporte, përveçse në vrapim me kuaj. Në lojra të tjera kam qenë pothuajse mediokër”. Deri në çfarë moshe keni vazhduar të studioni në fshatin tuaj? “Kam mbaruar 7 vjeçaren. Pas saj më doli një bursë për në Bashkimin Sovjetik se në atë kohë marrëdhëniet ishin ende të lëkundura, por jo të ndërprera. Natyrisht, ma morën pa rënë në tokë. Nuk ma dhanë. Më thanë se do të ishte për diplomaci”. A është e vërtetë se ju keni vazhduar një vit në shkollën e Medresesë? “E vërtetë është që kam vazhduar 4 vjet, por jo shkollën e Medresesë. Në ndërtesën ku ishte Medreseja, ishte dhe shkolla e Mjekësisë”. Duhet të jeni ndjerë shumë keq në momentin kur ju’a morën bursën? “Jo dhe aq keq, sepse në atë moshë egzistonte një ambiguitet për largimin nga vendi dhe nga familja, por edhe kënaqësi kisha të shkoja. Sidoqoftë, nuk e përjetova me një trishtim të madh. Më ofruan për shkollë mjekësore në Tiranë”. Pse zgjodhët mjekësinë dhe jo letërsinë? “Pasioni im më i zjarrtë ishte letërsia. Në atë kohë ishin të pakta gjimnazet me konvikte dhe nuk mund të siguroja gjimnaz me konvikt. Por, dua të them një gjë, pavarësisht se unë nuk shkova dot në gjimnaz e të merrja rrugën e letërsisë, në këtë shkollë, 80 % të kohës sime unë e kisha me letërsinë, me mësuesit e letërsisë, me leximet për letërsinë. Programi mjekësor ishte skematik dhe i varfër. I përballueshëm shumë thjeshtë. Program substancial ishte programi i letërsisë, i latinishtes. Gjithnjë kam pasur mësues të shkëlqyer. Që nga mësuesi i klasës së parë. Kam pasur një raport shumë të veçantë me ta. Në shkollë të mesme kam pasur një mësues letërsie, një personalitet të vërtetë në gjuhën shqipe dhe në fushën e gramatikës”. Sa e vështirë ishte për një djalë 13-14 vjeçar, të lindur dhe të rritur në një vend të hapur në natyrë dhe në një rreth relativisht të izoluar si Tropoja, që të vinte në Tiranë? “E vështirë, sepse komunikimi ishte mjaft i vështirë”. Sa orë udhëtonit për të ardhur nga Tropoja në Tiranë, në atë kohë? “Në atë kohë mund të udhëtoje 12 orë dhe ishte një udhëtim mjaft i vështirë. Shkëputeshe nga familja dhe i nënshtroheshe një jete kolektive në konvikt që absolutisht më kujtonin në çdo gjë romanet e Dikensit. Një ushqim i pakonceptueshëm. Muajin e parë, jo vetëm që ndryshoi krejtësisht ushqimi, por ajo që më bënte përshtypje ishte supa, e cila nuk ishte një specialitet i kuzhinës nga vija dhe mbante erë pishë. Unë nuk kuptoja se ç’ndodhte. Nuk e haja. Kur pas një muaji e gjysmë më thotë një shoku im: E zbulova pse vjen erë pishë. Uji me të cilin përzjenin kazanin ishte pishe dhe pastaj u lutëm që t’i linin. Ose ngriheshim nga ora 5 e gjysnmë e mëngjesit, sepse menca ishte me dy turne. Por, në këto vështirësi, jo të pakta, të cilat të përballnin me hidhësinë e dimrit të ftohtë, me ushqime fillimisht të paparanueshme. Të gjitha këto kishin aspektin tjetër, të kolektivitetit, të miqësisë së fëmijëve. Më e bukura, më e mira. Të një dashurie për njëri-tjetrin”. Keni qenë fëmijë i shoqërueshëm? “Po, kam shkuar mirë me shokët e mi. Nuk i ndiqja veprimtaritë e tyre. Ata mund të ishin më polivalent se unë në jetën e tyre, kurse unë ndiqja libra. Kisha një shok shumë të ngushtë që shihte çdo film dhe ai më përzgjidhte filmat. Ai ishte i abonuar që të shihte çdo film. Por, kishim një harmoni shumë të madhe dhe asgjë nuk mbetet në memorie më nostalgjike se sa miqësia e shkollës së mesme”. Si ishte Tirana e viteve ‘60? A kishte ardhur momenti që ta kuptonit që jetonit në një regjim represiv? “Kur unë kam ardhur në Tiranë në vitin 1958, Tirana kishte ende shenjat e tregut. Për shembull, rruga e Dibrës ishte e tëra e mbushur me butikë. Rruga e Barrikadave ishte me butikë luksi, private, me bizhu, me lokale për ushqim. Ishte Pazari i Vjetër me restorante të mrekullueshme përsa i përket shijes. Me një gatim të shkëlqyer. Më vonë u kaluan në kooperativa artizanati. Kishte një furnizim. Pastaj Tirana u përtha dhe ato xhame dyqanesh u mbyllën me kompensato. U shkretua tërësisht. Tirana involuoi jo në drejtim të zhvillimit, por në raport me tregun shkoi drejt një regresi shumë të madh”. Po jetën kulturore dhe intelektuale të Tiranës, a kishit mundësi ta ndiqnit? “Shumë herë e kam menduar dhe e mendoj atë periudhë. Mund ta krahasoj me jetën tek “Emri i Trëndafilit” të Umberto Ekos. Duke qenë se koha egzistonte, përpjekje të mëdha bënim për të gjetur libra. Ata ishin gjëja më e rëndësishme. Por, edhe libra gjenim. Unë lexoja një vit rresht Dostojevskin në gjuhën ruse. Gjuha e parë që kam mësuar në shkollë të mesme ishte rusishtja. Nga fundi i shkollës së mesme kam filluar frëngjisht. Kam mësuar edhe në vitin e parë të fakultetit frëngjisht, pastaj anglisht. Gjuhët ishin një domosdoshmëri. Po të marrësh fëmijërinë ose rininë, janë një univers në vetvete. Rri dhe mendoj filmat. Shumë vështirë të shihje një film të mirë. Kurse sot jetohet një kohë tjetër, por edhe një shans i madh për këtë gjeneratë, e cila ka mundësi formimi shumë më të shpejtë, shumë më të fuqishme se sa kishte gjenerata ime”. Gjatë kohës që ju ishit konviktor i shkollës së mesme apo student i Fakultetit të Mjekësisë, a jeni ndjerë i përbuzur nga jeta intelektuale e Tiranës për hir të faktit që vinit nga një province, e aq më tepër nga veriu? “Jo, nuk jam ndjerë. Unë kam qenë një njeri shumë i lidhur me kulturën, me artet. Frekuentoja dhe kam pasur lidhje me shumë shkrimtarë. Në një farë mënyrë, jam njeri që kam ndjekur pasionet e mia. Kam dashur shumë letërsinë, por kam vendosur që në fëmijërinë më të hershme që të mos shkruaj. Kam shkruajtur vjersha dhe tregime dhe e kam kuptuar mediokritetin e shkrimeve të mia. Arrija ta kuptoja se i lexoja dhe e shikoja që ishin të stisura nga mendja dhe nuk kishin ndjenjë. E lija. Njëherë shkrova dhe e rishkrova disa herë një tregim. E kuptova që ishte i stisur dhe u betova të mos shkruaj më dhe e konsideroj atë një nga vendimet më të rëndësishme që kam marrë në jetën time. Ndonëse mora këtë vendim, ruajta gjer në vit të tretë të fakultetit, dëshirën për të vazhduar letërsinë. Pastaj, kur mbarova vitin e dytë të Fakultetit, aty pata shkenca që më tërhoqën shumë dhe më qetësuan shpirtin, që unë do të ndjek mjekësinë dhe nuk do të ndjek letërsinë”. Jeni penduar që nuk vazhduat letërsinë? “Jo, nuk jam penduar. Edhe 100 herë po të kisha zgjedhur, nuk do të kisha zgjedhur gjë më të bukur se mjekësia”. A mbani mend ndonjë bashkëstudentin tuaj, me të cilin keni ruajtur raporte miqësore deri më vonë? “Shumë. Kam patur studentë të shquar, me një kapacitet të jashtëzakonshëm dhe sot janë nëpër botë”. Pas mbarimit të Universitetit, ku u vendosët, ku u punësuat? “Me të mbaruar Universitetin, u emërova asistent në Fakultetin e Mjekësisë. Shumë dëshirë kisha pediatrinë dhe ndiqja me shumë interes Selaudin Bekteshin, një kollos i vërtetë i mjekësisë shqiptare dhe që ka patur një kontribut shumë të madh. Ishte e pamundur të kaloja në katedrën e pediatrisë, kam kaluar në katedrën e fiziologjisë patologjike dhe me angazhimin e Ylli Popës, edhe në kardiologji, gjë e cila ishte shumë e dashur për mua. Fiziologjia patologjike ishte një lëndë teorike jo shumë e thjeshtë”. Kur u anëtarësuat në Partinë e Punës dhe pse? “Jam anëtarësuar në PPSH pas pushtimit të Çekisë më 1969. Mund të them se një ngjarje, e cila më ka ndikuar thellësisht ka qenë pushtimi i Çekisë. E ndiqnim me shumë interes “Pranverën Çeke”. Nuk mund të them se unë isha intelektual në atë kohë, isha student. E kam përjetuar me shumë kënaqësi prishjen me Bashkimin Sovjetik, sepse kishte një lloj rusifikimi shumë të neveritshëm në atë periudhë. Po të marrim gjuhën tonë, ajo ka neurologjizma neolatine dhe një mori e tërë shqiptarësh që shkuan të studionin në Moskë, filluan të introduktojnë neurologjizma sllave. Nuk mund të them se nuk kisha një ndikim familjar për shkak të Kosovës. Padiskutim që ai ishte. Kështu që, ishte gjithnjë shpresa se ndarja me BS do të na çonte drejt Perëndimit. Dhe ky ka qenë një faktor i dytë që më ka nxitur të anëtarësohem. Asnjë faktor tjetër për një pozicion timin, sepse unë pozicionin e kisha nga vetja ime. Megjithatë, unë jam mbajtur në Fakultet në një katedër thelbësore, kam patur një grup kolegësh të shkëlqyer, të zotë, të aftë. Sepse pasi u prishëm me rusët, filloi një lloj hapje. Transmetohej “Mami Blu”. Ose filluan të shfaqen filma italianë. Në fakt, ishte një zhgënjim i tmerrshëm, sepse ne shkuam drejt Revolucionit Kulturor Kinez dhe riprodhuam atë revolucion, por tanimë të sfazuar, të spostuar shumë në kohë, në mënyra shumë të egra dhe shumë të shëmtuara”. A keni besuar ju sinqerisht tek komunizmi apo e keni parë anëtarësimin në PPSH dhe si një mundësi për një karrierë? “Absolutisht nuk e kam parë si një mundësi për karrierë, sepse unë e kam patur një karrierë. Nuk kam besuar tek komunizmi, kam besuar tek shtysa që mund të bëhej për të ecur drejt hapjes. Me atë formim që kisha, isha shumë i vendosur, sepse flitej se do të na pushtonin. Flitej Shqipëria, e dyta pas Çekisë. Këtë unë e konsideroja apokalipsin dhe kam qenë jashtëzakonisht i përkushtuar në njohuritë e mia ushtarake modeste, por doja të bëja atë që do të bënte një qytetar kundër pushtuesit, sepse ishte shumë e përhapur ideja se do të pushtohej Shqipëria pas Çekisë. Nuk është se unë kam qenë antirus, por kam qenë totalisht për një orientim tjetër”. Kur ka qenë momenti i parë që keni dyshuar seriozisht tek regjimi komunist? “Kam dyshuar menjëherë pas Pleniumit të IV-t. Ai ishte rrënimi i të gjitha atyre pak aspiratave. Ai ishte një faqe e zezë. Ismaili shkroi “Dimrin e Vetmisë së Madhe” dhe vepra e tij u bë një objekt debati ndër më primitivët. “Ta djegim, tek kjo shtyllë ta djegim, tek ajo shtyllë”. Të gjitha i menaxhonte diktatori, i cili nga një anë hiqej sikur po i përballonte, e nga ana tjetër priste koka. Pastaj sulmoi dhe Rilindjen Kombëtare, sulmoi klasikët e muzikës. Filloi një dramë e madhe kombëtare”. Flisnit me miqtë tuaj në këtë drejtim? “Flisnim me njëri-tjetrin dhe mund të them se në atë kolektivitet ku kemi qenë, censurë nuk kemi patur. Jemi hapur. Mund të kemi diskutuar çfarëdo që të donim me njëri-tjetrin”. Kur e keni njohur gruan tuaj? “Gruan time e kam njohur studente. Ka qenë studentja ime, por për etikë pedagogu, pasi ka mbaruar vitin e studimit me mua, unë kam bërë demarshet e mia. Por, jo gjatë vitit që i kam dhënë mësim”. Ishin të vështira demarshet? “Mesatarisht. Shumë të vështira jo, por jo gjatë vitit që i kam dhënë mësim. Kam ruajtur etikën e pedagogut”. Mbas gjithë këtyre viteve, a jeni i kënaqur nga jeta juaj familjare? “Jam shumë i kënaqur. Unë jam i bindur se nuk i ka humbur kurrë “tik-taket” jeta. Kur “tik-taku” i orës ka jetë të plotë, nuk ka pse të mos jesh i kënaqur”. Në atë kohë, a kanë qenë femrat një pasion i jetës suaj? “Pasion i papërmbajtur kanë qenë librat”. Kjo do të thotë se me femrat ka qenë i përmbajtur? “Tani njeriu nuk mund të ketë pasur shumë pasione të papërmbajtura. Librat i kam lexuar shumë. Mund të lexoja qindra faqe në një ditë”. Veç mjekësisë dhe librave, cilat kanë qenë pasionet e tjera? Si e mbushnit jetën tuaj? “Ecja ka qenë një pasion real. Në Tiranën e asaj kohe, në mënyrë konstante, pothuajse çdo natë kryqëzoheshim në Bulevard me Ismail Kadarenë. Shfrytëzoja çdo moment për të ecur. Kam qenë shumë i fortë në ecje”. Cila ka qenë jeta e një mjeku në Shqipërinë e viteve ‘70-’80? A ka qenë pjesë e privilegjuar e asaj kohe? “Unë nuk e konsideroj se ka qenë pjesë e privilegjuar një mjek, pasi ka qenë një përkushtim ndaj asaj që është dhimbja më e madhe njerëzore, ndaj të sëmurit dhe sëmundjes. Kolegët e mi dhe unë, në mënyrat më të përsëritura, mund të kalonim 18 orë, 24 orë dhe në rastet edhe më shumë, pa lëvizur tek shtrati i të sëmurit. Mos harro se krijohet një raport njerëzor shumë i fuqishëm mes mjekut dhe të sëmurit dhe mjeku përjeton grahmën e të sëmurit me një dhembshuri të madhe. Unë personalisht nuk mund ta vlerësoj si privilegj. Përkundrazi, e vlerësoj si një përkushtim dhe pasion të madh. Asgjë nuk e vret mjekun më shumë se gabimi i tij, mirëpo e ka shumë problem të mos gabojë, sepse ka një kosto të jashtëzakonshme. Pra, nga ana tjetër mund të them se është privilegj se kemi dalë jashtë. Por, jemi kthyer. Kurrë nuk më ka shkuar në mendje që të arratisem. Do të kthehem tek i sëmuri, do të kthehem të punoj. Edhe ky ka qenë një dimension i jetës së mjekut”. A keni qenë ju pjestar i grupit që mjekonte personalisht Enver Hoxhën?“Kurrë. Shtypi shkruan shumë gjëra, por unë s’kam qenë kurrë anëtar i atij ekipi. Kolegët dhe miqtë e mi, kanë qenë. Nuk kam qenë për faktin e thjeshtë se ai e përcaktonte vetë ekipin dhe s’ka kërkuar të vizitohet nga unë dhe nuk e kam vizituar kurrë, asnjëherë. Por, në rast se do të kishte kërkuar, absolutisht që do ta vizitoja. Ka një kod, të cilin e quajnë “Betimi i Hipokratit”, që e detyron mjekun të shërbejë me ndërgjegje çdo qenie njerëzore të sëmurë”. A e keni njohur personalisht Enver Hoxhën?“Nuk e kam njohur. Kam njohur punonjësit e tjerë, si Hysni Kapon, për të cilin kam qenë mjek. Jam thirrur nga Fakulteti për t’u përkujdesur. Simon Stefanin, Haki Toskën, kam takuar disa herë Ramiz Alinë, jo si pacient. Por, nuk kam pranuar të shkëputem nga Fakulteti dhe e kam dashur shumë atë. Kam qenë shumë i lidhur edhe me të sëmurët, edhe me studentët”. Sa ka ndikuar origjina në karrierën tuaj të mëpasme?“Nga familja kam trashëguar karakterin e punës. Kanë qenë shumë punëtorë prindërit e mi. Ajo është një trashëgimi shumë pozitive që kam patur prej tyre. Nuk mund të them se ata më kanë ndikuar mua në karrierën time mjekësore. Në karrierën time mjekësore më ka ndikuar shumë pasioni im për njeriun. Se asgjë nuk ka më qendror se sa njeriu dhe si mjek ndoshta është fusha në të cilën futesh më thellë nga çdo fushë tjetër në psikologjinë njerëzore. Njeriu është psikologjia. Ka një atraksion të brendshëm shumë të thellë në këtë aspekt. Pastaj, mund të them se kardiologjia është nga disiplinat mjekësore, pothuajse e saktë”. A e mendonit në vitet ’80 se jeta juaj do të kulmonte në një karrierë tjetër, atë politike?“Kurrë. Kam menduar që të dal kundra regjimit, sepse isha i bindur që nuk kisha bërë atë që do të bëja. Unë kisha qenë njeri që kisha shëtitur, kisha njohur edhe në lexime, vlerat e shoqërive perëndimore. Kisha arritur në një përfundim, që çdo lloj opsioni tjetër është më mirë se sa të durosh. Kam patur vështirësitë e mia, sepse për disa rrethana më duhesh që të bëja një sistemim të familjes përpara se të merrja një vendim. Vendimin e kam marrë bashkë me fëmijët dhe gruan. Ka qenë viti 1987. Unë nuk toleroj më. Për mua është më mirë çdo zgjidhje tjetër se kjo dhe ka qenë një debat disa mujor dhe në familje e kanë pranuar plotësisht”. A ishte politika një pasion?“Absolutisht jo. Ishte thjeshtë për t’u kundërvënë. Dhe nuk kam menduar kurrë se do të merresha një ditë me politikë. Por, situata ishte dramatike. Unë isha mjek. Shkoj në Peshkopi dhe vendosa të ndërtoj një sallë reanimacioni atje. Ç’të shoh. Me dhjetra të sëmurë telagër. Sëmundje që karakterizon një formë urie të vërtetë. Sëmundja e bukës së misrit. Kur individi nuk ushqehet dot me asgjë tjetër, veçse me bukë misri. E pakonceptueshme. Në mënyrë të përditshme konstatoja sëmundje të kequshqyerjes. Pra, situata u bë e patolerueshme, ndaj dhe unë kisha vendosur që të dilja kundër. A do ta arrija? Jo. Por, i bindur se çdo variant tjetër ishte më i mirë se ai që kisha. Çdo gjë më ishte zverdhur. Një pasion i jashtëzakonshëm që kisha për punën, tani puna më dukej e huaj. Nuk e kisha më atë pasionin e parë. Dhe fillova gradualisht. Në fillim të ’88, një nga skenat më qesharake që unë kujtoj për veten time. Del një vendim i Komitetit Qendror për të lejuar kecin dhe qengjin. Dhe ata bëjnë një mbledhje të gjerë. Ngrihem unë dhe duke përdorur minimumin proteinik (është një koncept, sipas të cilit, çdo individ duhet të marrë një sasi të caktuar proteinash, për të mos përdorur proteinat e trupit të vet. Në atë periudhë shumica e shqiptarëve nuk e merrnin atë. Populli dhe kombi shkonte drejt plakjes së parakohshme) bëj një diskutim mbi gjysmë ore mbi rëndësinë e tij dhe duhet të kthehemi tek lopa. Pas meje ngrihet një tjetër dhe thotë: “Jo, këto janë pikëpamje të gabuara, se nga lopa do të shkojmë në kapitalizëm”. Ngrihet Sul Kodra dhe thotë: “Ne jemi dakort, duhet të kthehet lopa”. Ishte një gjë e pakonceptueshme. Ku kishim rënë, në çfarë niveli dhe i gjithë diskutimi në atë mbledhje, mbi dy orë, dhe ushtima ishte e diskutimit për lopën”. Po në vitin 1990, sepse pas takimit që Ramiz Alia ka pasur me intelektualët, është folur që ju kishit bërë disa tentativa për krijimin e një force opozitare? “Jo, absolutisht. Asnjë tentativë. Në vitin ’90, pata mundësi falë miqve të mi, të botoj në gazetën “Drita”, “Intelektuali dhe koha”, një shkrim i cili, më pas mori dhenë. U botua në “Le monde diplomatique” dhe isha i vendosur ta vazhdoja këtë. Natyrisht, nuk duhet menduar se fillimi i vitit ’90 ishte një fillim shpresëdhënës, sepse egzistonte një teori që Shqipëria do të mbetet si Kuba. Kishte një konformizëm të padiskutueshëm nga ana e inteligjencës. Më 20 qershor, Petrit Skendi më njofton, bashkë me redaktorin e revistës “Shkenca dhe Jeta”. “Do të bëjmë një diskutim për revistën”, më thotë. “ Mirë”, i them, “por, po të vij, do të diskutoj siç e kam mendjen vetë”. Tani, në tërësi ne ishim një kolektivitet miqsh, të fushave të ndryshme dhe unë fillova me pluralizmin. Kjo revistë do të mund të mbijetojë vetëm në qoftë se bëhet pluraliste. Pse unë mbroja pluralizmin e mendimit? Kisha një ide që kjo shoqëri, tmerrësisht komuniste, duhet të përjetojë fazën e pluralizmit të mendimit dhe ngrihem në këtë takim dhe fola për pluralizmin e të drejtat e njeriut. Kërcitën karriget dhe tre-katër u larguan nga mbledhja në një shenjë proteste për termin që unë përdora, për termin “pluralizëm”. Unë vazhdova i pa shqetësuar, e mbylla fjalën time dhe pastaj shkruaj një artikull të dytë që u botua në gazetën “Bashkimi”. Por, para saj, u zhvillua takimi me Ramiz Alinë. Një ditë para takimit më kërkon një instruktor i Komitetit të Partisë, Gëzim Halili, në mos gaboj, dhe thotë që ke një ftesë, se bëhet një takim me intelektualët në Pallatin e Kongreseve me Ramiz Alinë. Me Besnik Mustafajn takuam edhe Ismail Kadarenë tek Pallati i Kulturës. U gëzova që u ftova. Shkova në shtëpi dhe bëra gati një deklaratë. Tani, a do mund të flisnim, këtë nuk e dija. Megjithatë, mendova se këtë rradhë do ta shfrytëzoj për të bërë një deklaratë dhe fiksova si qëllim kryesor të deklaratës sime, kërkesën për heqjen e nenit të Kushtetutës, në të cilën shpallet Partia Komuniste hegjemone. Këtë e kishte bërë Saharovi para dy-tre vitesh në Rusi, sepse në fakt ai ishte neni shtyllë i diktaturës, në të cilën bazohej ajo. Shkuam në takim. Filloi fund e krye një demagogji 45 minutëshe dhe e mbylli që çdo qëndrim tjetër është anti-socialist e antishqiptar. Në pushim, isha me Qemal Sakajevën dhe i them: “Unë do ta lexoj deklaratën atij. Po s’ma dha fjalën, unë do t’i them, kam një deklaratë për të lexuar”. Kthehemi në sallë. Muntazi (Dhramo), i thotë: “Shoku Ramiz, problemi është se për shkak të informacioneve, njerëzit thonë se në Malin me Gropa janë 50 varre”. Muntazi e çliroi situatën. Pastaj, filluan debatet. Përpara kisha një demagog, ndaj të cilit nuk kisha asnjë shpresë. Shumë vetë kishin besuar se ky do të bënte ndryshime. Ky njeri kishte veshur mantelin e Nexhmije Hoxhës. Ky qeveriste ç’i thoshte Sofua dhe Nexhmija. Nuk ishte i lirë. Nuk kisha asnjë iluzion se ky do të bënte reformë. Diskutuam për lirinë e mediave, për lirinë e shtypit, lirinë e mendimit. Ramizi më tha: “E kuptoj, vënien fitoren e një force politike”, thashë unë. “Kurrë, s’ka për të ndodhur” tha. Foli edhe Ismaili, foli Napolon Roshi. Pastaj e mori, e redaktoi librin. Në tërësi gjërat i la, por rregulloi frazat e veta. E botoi librin, se i thotë Sofua që po qarkullojnë thashetheme se të kanë mundur intelektualët. E sjellin librin në Fakultet. Aty kisha një rrëshqitje mishi në kurriz dhe një dhimbje të jashtëzakonshme dhe merrja doza të mëdha ilaçesh. i zbehtë dhe me djersë në mbledhje. I gjithë preokupimi ishte se ai që lexonte, kujtonte se unë e kisha nga leximi. Kur vjen tek kjo frazë (pluralizëm) dikush i’a pret nga salla: “Dale. Lexoje edhe njëherë atë frazë”. E lexoi. “Kaq, s’ka nevojë më shumë. Të gjithë jemi me Saliun”, i thotë”. T’ju bëj një pyetje delikate. Bëhet fjalë për angazhimin tuaj në lëvizjen e studentëve që më solli dhe angazhimin me PD-në. Ka disa versione. Vetë zoti Alia është shprehur që ju ka ftuar atë natë në banesën e tij për t’ju çuar si një mediator të mundshëm që t’i qetësonit dhe t’i kthenit në shkollë studentët. Si ka ndodhur realisht ky moment? “Kam qenë i deleguar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën në një uorkshop, të organizuar në Toskana nga Këshilli i Evropës. Jam kthyer nga kjo mbledhje në Itali, të shtunën. Kam dalë të dielën. Kisha lënë një takim për kafe në darkë me Kujtim Çashkun dhe Besnik Mustafajn tek 15-katëshi. Duke pirë kafe, asnjëri nuk dinte gjë, vjen Qemal Sakajeva me Pëllumb Baten dhe me dikë tjetër. Më thotë: “Studentët mbrëmë kanë dalë në demonstrata, i kanë rrahur, kanë arrestuar në 2 të natës”. U gëzova. “Ngrehuni, – u them këtyre të dyve, – ne duhet të shkojmë”. Jemi nisur të tre, edhe kafet i kemi lënë. Kam arritur të penetroj me ta pas shumë kohe nëpër një rrugicë që është përtej Televizionit Shqiptar. Kemi dalë për fatin tonë, në ballë të tyre. Studentët ishin të vendosur midis Liceut dhe Rezidencës së Ambasadorit italian. Rrugës kam takuar Mehmet Elezin. Më thotë: “Ku po shkon?”. Mehmeti kishte kërkuar që në shkurt, në mënyrë eksplicite, pluralizmin politik në mbledhje organizate, për çka edhe e transferuan. Kalojmë në ledhin përtej rezidencës dhe po sodisnim. Studentët brohorosnin: “Poshtë Dinastia”. Aty kam parë për herë të parë Azem Hajdarin, i cili ngrihej mbi supet e studentëve. Pas 10 minutash, jo më shumë, kanë bërë një ndërhyrje brutale, mizore kundra tyre. I kanë rrahur dhe dërmuar në një mënyrë shumë të egër. Ishte një skenë shumë dramatike. Pas rreth 7-8 minutash, ata u shpërndanë dhe unë u them: “Keni bërë një ndërhyrje barbare. Unë do t’ju denoncoj. Unë do të njoftoj gjithë botën për aktin barbar, sepse këta nuk po bënin asgjë, përveçse parrulla”. Më thanë: “Jo, na gjuajtën me gurë”. Asnjë gur, s’kishte gurë fare. Ishte krejt pastër aty. I them: “Besnik të shkojmë pas studentëve se ka të plagosur me siguri, t’i ndihmojmë”. Shkuam tek konviktet e para. Më panë dhe erdhën e u grumbulluan. Më thonë: “Ne të kemi kërkuar”. U thashë se nuk di asgjë. Më thonë: “A do të bëhesh ti përfaqësuesi ynë”? “Jo, – u them, – unë përfaqësoj veten time. Ju përfaqësoni veten tuaj”. Më thonë: “A mund të interesohesh për shokët tanë që janë në spital?” “Po. Kudo që të jenë nëpër spitale dhe do të kujdesemi për ta”, i thashë unë. Më thanë: “A mund të kujdesesh për ata që janë në burg?” “Jo, në burg nuk njoh njeri”, u thashë. Më thonë: “Pse nuk bëhesh ti përfaqësuesi ynë?” U them: “Unë ju mbështes ju, por unë dua të shoh çfarë synimesh keni”. Më treguan historinë që i kishin rrahur, pasi ishin takuar me Ramiz Alinë. I them Besnikut të shkojmë të interesohemi për të burgosurit. “Ku?”, më thotë Besniku. “Në Komitet të Partisë. T’u themi që lirojini”, i them unë. Se si na u dha dhe u themi: “Ose lirojini, ose në ora 3 të gjithë studentët do të jenë në Sheshin Skënderbej”. Këtu në fakt, nuk kishim ndonjë marrëveshje me studentët. I liruan, por nuk ishin shumë. Tani na thotë Roberti, në orën 5 kemi një mbledhje, këtu në Komitet të Partisë. “Po, vij”, i them unë. Shkuam në mbledhje. Ishte një mbledhje shumë e keqe. Diskutohej për të futur trupat, për të mbyllur Universitetin. U them se nëse përdorni forcën, do ta zhysni vendin në një luftë civile, sepse nuk ju lë kush ju, që të gjakonsi fëmijët e vet. Nga e gjithë Shqipëria do të vijnë, plus janë qindra e mijëra qytetarë që ndodhen me studentët. Me studentët duhet vendosur dialogu dhe kjo është e vetmja rrugë që mund të jap për zgjidhje. Mbështetja aty ishte shumë e pakët. Ishte një person, i cili tha : “Unë jam dakort me shokun Sali”, por rezulton se kishte qenë pak i dehur. Në këtë mbledhje vjen Xhelil Gjoni dhe thotë: “Të kërkon shoku Ramiz”. Thotë Besniku: “Ku?” “Ku të dojë”, i them unë. Shkojmë drejt e në shtëpinë e tij. Unë i them: “Studentët i keni rrahur, pasi i ke takuar. Nuk e rreh kush dërgatën në botë, as në Kanun, as në ligj, asnjëherë. Kanë ardhur dhe i ke nxjerrë njerëzit për t’i rrahur”. Më tha: “Po, se i morën revolen oficerit”. Inskenime meskine. Thotë: “Unë jam dakort të takohem me ta”. Unë i them: “Unë përfaqësoj veten time. Unë atyre do t’u këshilloj të vendosin dialogun, të zgjidhim me dialog, por është shumë e rëndësishme që kërkesat e tyre të merren seriozisht”. Të jem i sinqertë, kërkesat saktësisht nuk i dija deri në atë moment, sepse ishin disa grupe që nuk ishin shumë të qartë. Marr Besnikun dhe shkojmë drejt e në Qytetin “Studenti”, në një lokal aty. Takoj grupin kryesor të tyre. Ishte Azemi. I them: “Çfarë kërkesash keni. Kam ardhur t’ju shpreh që Ramiz Alia ju pret”. Më nxjerrin një listë me kërkesa. I them: “Hiqini të gjitha këto pika dhe merruni me pikën për pluralizmin”. Shpjeguan pastaj incidentin se si i kishin rrahur. U ktheva në shtëpi. Të nesërmen studentët u përqëndruan në pluralizmin politik, dënimin e fajtorëve. I kristalizuan në mënyrë të shkëlqyer kërkesat, me një guxim shumë të madh. Krijuan përfaqësinë e tyre. Më thanë: “Do vish?”. U thashë: “Ju përfaqësoni veten tuaj, unë veten time”. Shkuan tek Ramiz Alia. Një rol shumë të rëndësishëm kanë luajtur shkollat ushtarake, sepse u bë një përpjekje e hapur për të futur studentët ushtarak kundër civilëve. Ata, jo vetëm refuzuan, por thanë ne jemi me ta. Dhe ajo ishte një goditje shumë e rëndë për nomenklaturën”. Po me PD si u angazhuat?“U kthyen nga takimi me Ramiz Alinë. Deklaroi se do krijojë parti. Me një pjesë të kësaj dërgate, jo të gjithë, jemi futur në katin e 2 të një godine. Kemi diskutuar dhe kemi vendosur të krijohet PD. Është vendosur emri pas debateve. Kanë qenë Besniku, Preç Zogaj, Arben Imami etj, dhe u la që të nesërmen të bëhet një miting i madh dhe të shpallet partia. U njoftuan studentët për këtë. I njoftuam për rezultatin. U krijua nga ora 11 apo 11:30 e darkës”. Ju patët deklaruar në atë kohë që menjëherë pas vendosjes së pluralizmit do të ktheheshit përsëri në spital. Pse nuk u kthyet më kurrë? “Ramiz Alia bëri një fjalim, në të cilin na shpalli armiq dhe shpërndau kasetën. Ai fjalim më ka ndikuar shumë që të mos u ndahem atyre armiqve, sepse shpalli armiq. I them edhe Besnikun dhe Kujtimit që ne nuk përmbahemi më prej tyre, me këtë qëndrim që u shpall, sepse mblodhi Komitetin e Partisë dhe lëshoi një fjalim të tipit ultrastalinist. Unë kisha një gjakftohtësi të plotë dhe nuk kisha asnjë impresion prej tyre. Kështu që, vendosa përfundimisht që të mos ndahem më nga studentët”. Jeni takuar më me Ramiz Alinë që nga ajo kohë?“Po. Jemi takuar kur është rrëzuar busti. Të gjitha takime politike. Por, në atë moment, edhe dy miqtë e mi treguan mirëkuptim për atë vendim, që ne s’duhet t’u ndahemi studentëve dhe duhet të qëndrojmë me ta”. Ishte dhe fillimi i një karriere tjetër, karrierës politike, apo jo?“Të them të vërtetën, karrierën e mjekut vetëm mekanikisht e mbaja, sepse e kisha lënë për arsye se unë kisha vendosur të dilja kundër dhe ai vendim ishte për t’u ndarë me kardiologjinë”. Cilat ishin idetë tuaj kur u angazhuat në politikë dhe kur e patë se po shndërroheshit në një nga liderët e opozitës shqiptare të asaj kohe? “Ato që mungonin: liritë dhe të drejtat e njeriut. Ky ishte thelbi”. Si ishte emocioni i momentit që u bëtë Presidenti i parë post-komunist i Shqipërisë? Dhe në të vërtetë, Presidenti i parë i zgjedhur me vota të lira, pas pothuajse 67 vjetësh në Shqipëri. “Imagjinoni një njeri, i cili bënte fushatën dhe u thoshte njerëzve kur i bënin pyetje, që këto që pyesni do t’i mësojmë, sepse janë procese të panjohura, sepse ne ishim i vetmi vend në Evropë me një superkolektivizëm total. Kishte një shkretëtim të madh në koncepte, kështu që vështirësitë ishin të mëdha, përkushtimi ishte total”. Para vitit 1990, e keni njohur zotin Nano?“Zotin Nano e kam takuar për herë të parë në një debat që organizoi Spiro Dede në gazetën “Zëri i Popullit”, ku kemi shprehur pikëpamjet për hapjen e vendit, ekonominë, për probleme shoqërore”. Ky ishte takimi juaj i parë me të?“Ky ka qenë takimi im i pare”. Mund të më thoni nëse e keni ende në mend se cili ka qenë impresioni juaj nga ky takim?“I hekurosur, i stisur. Aspak i lirshëm. E ka ruajtur edhe sot. Një njeri që shtiret”. Gjatë viteve që keni qenë President i Republikës, ka pasur mjaft kritika ndaj jush në aspektin që jeni parë si një President deri dikur represiv ose i ashpër. A i pranoni këto akuza? “Mendoj se ato ishin vitet në të cilët liria mori dimensionet më të mëdha. Por, në përpjekjen time më të madhe, unë jam përpjekur t’i kontribuoj pluralizmit, edhe gjatë atyre viteve. Nuk kishte në ato vite një shtyp që është sot. Kishte padira dhe paditë ndaj shtypit janë marrëzi të vërteta. Në mënyrë absolute nuk kishte asnjë tendencë për ta nënshtruar shtypin me mjete, si sot, financiare apo të tjera. Ato vite kam patur një problem shumë serioz. Ato kanë patur një defiçit të madh opozitar. Pse? PPSH me emër të ri, nuk kishte softin e të bërit opozitë. Mendoj se opozita më e vërtetë ka qenë shtypi, në atë periudhë. Ai shtyp që ishte dhe unë nga kjo e kam vlerësuar shumë dhe e vlerësoj. Tani, është normale që përgjegjësitë t’i mbajë kryesori dhe absolutisht i kam mbajtur dhe do t’i mbaj. Po të më pyesësh mua se çfarë ke ti një lloj keqardhje, e kam pikërisht tek qëndrimi ndaj përgjegjësisë, i njerëzve. Mendoj se në një shoqëri të qytetëruar, secili merr përgjegjësinë e tij. Në mënyra të përsëritura u kërkoja ministrave të mos padisnin gazetarët. “Bëni përgënjeshtrime”, u thoja. Mirëpo a mundet që unë t’i pengoja ata të padisnin? Absolutisht nuk i pengoja dot dhe kam qenë kategorikisht kundër, sepse përbënin ligjin dhe defiçiti kulturor ishte një aspekt tjetër”. Cilat kanë qenë momentet më të vështira të karrierës suaj si President i Republikës?“Momente shumë të vështira kanë qenë fillimi, kur ishte një pranverë me dyqane tërësisht bosh, ku tallonat, gjysmën e tyre se jepnin dot. Ku bashkëshortja ime shkonte për të marrë me tallon si të tjerët dhe merrte më shumë sharje dhe kthehej pa marrë, sepse e bënin të përgjegjshme për mungesën e saj. Ka qenë vërtet një pranverë shumë e vështirë, sepse pati një moment vonimi në ndihma. Moment i vështirë ka qenë periudha e parakrijimit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Në kohën kur bëheshin tratativat dhe krijuan një qeveri”. Gjatë këtij momenti të vështirë të 1997-tës, a ka pasur momente kur keni pasur frikë?“Të them të vërtetën, jo”. Po për të ikur, keni menduar?“Kurrë. Nuk kam menduar as në diktaturë e as pas saj të largohem nga ky vend dhe kurrë nuk largohem”. Ndërkohë, ndiheshit i kërcënuar?“Në politikë, rreziqet janë pjesë e saj. Në një periudhë mund të jenë më të mëdha, në një periudhë më të vogla, por kur ke vendosur të qëndrosh, unë mendoj se ato do t’i kalosh. Nuk them se kam treguar ndonjë trimëri të madhe, por nuk jam trembur”. A mbetet ende një pasion profesioni juaj i parë, mjekësia?“Jo, nuk mbetet një pasion, por një dashuri e paharruar”. A keni kohë të lexoni?“Jo, nuk lexoj. Lexoj vetëm ato që botohen në gazetat e mëdha, sepse duhet t’i ndjekësh dhe nuk jam në gjendje t’i ndjek. Nuk kam kohën e duhur”. A i kushtoni kohë familjes?“Që kur kam mbaruar Fakultetin dhe pasi jam martuar, unë mund të them se kam patur këtë regjim pune që kam sot. Kam patur një ditë të zgjatur gjithnjë, e kam ndjekur si rregull midis orës 1 dhe 2. Kemi qenë të dy mjekë dhe në këtë aspekt ka pasur një mirëkuptim total për vetë profesionin”. A e kanë ndjerë fëmijët mungesën tuaj?“Mungesën edhe mund ta kenë ndjerë, por si rregull fëmijët nuk flinin tjetër kund, veçse në shtëpi. Fëmijët kanë mbaruar Universitetin në Shqipëri. Të vetmin vendim që unë u kam imponuar fëmijëve, ka qenë që të mbarojnë studimet në Shqipëri”. A jeni i kënaqur me rrugët që kanë marrë në jetë?“Plotësisht. Por, nuk ua kam imponuar. Që të dy kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe unë jam shumë i kënaqur”. Ju si baba keni qenë i rreptë?“Jo shumë. Kur nuk arrita t’u imponoj profesionin, s’besoj se kam qenë i rreptë”. Si ka mundësi që ju keni pasur një ditë të tillë të gjatë, në kohën që ju gjithmonë drekoni apo darkoni në shtëpi? “E kam një rit të pandryshueshëm. Siç mund të ketë ndonjë mik i imi qejf restorantet, unë kam këtë. Unë kam një shok që është i apasionuar pas restoranteve. E kundërta ime”. A jeni tunduar ndonjëherë nga luksi?“Absolutisht jo. As nga luksi as nga pasuria. Pse? Shumë thjeshtë. Unë kam qenë kardiolog dhe në qoftë se unë do të kisha zgjedhur këtë rrugë, unë do të kisha qenë, nuk po them shumë i pasur, por më mirë se sa një politikan që jam sot. Në qoftë se do të kisha parë politikën si një mjet për t’u pasuruar unë do të isha neveritur totalisht prej saj dhe nuk mund ta konceptoj. Unë kam pasur shumë mundësi të vazhdoja kardiologji. Kryeministri i parë në Evropë që kam takuar ka qenë Helmut Kol. Dhe çfarë më tha kur e mori vesh se isha kardiolog: “Si ka mundësi që merreth me politikë, sepse këtu një kardiolog merr disa herë më shumë se unë si Kancelar”. Nuk e keni ndjerë të nevojshme ndonjëherë pasurinë? Njeriu ka nevojë, qoftë edhe si një garanci në jetën e tij. “Të krijosh pasuri duke qenë në politikë është një gjë shumë e pamoralshme, shumë e papastër dhe përveç rrogës që merr dhe honorarëve që marrin jashtë politikanët, unë nuk mund të kuptoj që mund të krijosh pasuri të tjera”. Kush ka qenë politikani që ju ka frymëzuar në karrierën politike?“Është Uinston Çurçilli, Ronald Regan, Theçeri, por mund të them edhe dy persona të tjerë, Xhorxh Bush i ati. Për mua është një gjeni Çurçilli, i cili ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme me vendimet e tij për Llftën, Regan me Perandorinë e të keqes, Bushi me rënien e Murit (të Berlinit)”. Në qoftëse do të kishit më shumë kohë, me çfarë do ta shpenzonit?“Me leximin, as që diskutohet. Më vjen keq se tani interneti më ka modifikuar klasicizmin e leximit, sepse në internet me klikimet dhe navigimin, të thith”. Intervistoi Blendi FEVZIU
Lufta kundër dhunës brenda dhe jashtë stadiumeve në vendet e Evropës Juglindore Vendet tona takohen në këtë Tavolinë të Rrumbullakët për të informuar dhe shkëmbyer praktikat produktive në lidhje me një ndër fenomenet më të ndjeshme negative të aktiviteteve sportive. Fenomeni i violencës në të gjithë vendet juglindore nuk ka qenë i shfaqur në përmasa problematike për vetë sistemin centralizues. Periudha e tranzicionit solli shumë ndryshime sociale dhe sigurisht ka shfaqur shenjat negative të shtimit të rasteve, krahasuar me periudhën para tranzicionit. Institucionet sportive të Shqipërisë kanë qenë koherentë me të gjitha sugjerimet që institucionet ndërkombëtare kanë dhënë për konceptimin dhe drejtimin e sportit me kërkesat e kohës. Ka përkrahur dhe implementuar të gjitha rekomandimet që Këshilli i Evropës ka inicuar për parandalimin e fenomenit të dhunës në aktivitetet sportive brenda dhe jashtë stadiumeve. Ka ratifikuar Konventën Evropiane Kundër Dhunës në Sport në vitin 1998. Në Ligjin për Sportin, i miratuar në vitin 1996, është parashikuar një kapitull i veçantë, për parandalimin e dhunës në aktivitetet kombëtare, si dhe sanksionet për këtë fenomen. Për të qenë konkret në lidhje me këtë tematikë, po paraqes disa pjesë të legjislacionit për të shprehur para jush rëndësinë që i jep institucioni i sportit shqiptar fenomenit të dhunës. – Gjatë veprimarive sportive të të gjitha niveleve ose gjatë transmetimit publik në mjediset ku ato zhvillohen, ndalohet provokimi me karakter politik, social, racial, fetar ksenofob, që synojnë nxitjen e urrejtjes e dhunës ndaj pjesëmarrësve në veprimtarinë sportive ndaj spektatorëve. – Çdo shfaqje e dhunës në kuptimin fizik ose moral në drejtimin e gjyqtarit, sportistëve pjesëmarrës në veprimtari dhe spektatorëve, qoftë të ushtruar prej tyre, dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. – Ndalohet mbajtja dhe përdorimi në mjediset sportive i fishekzjarreve dhe i armëve të të gjitha llojeve. – Ndalohet përdorimi dhe tregtimi i pijeve në mjediset sportive. – Të gjithë personat që veprojnë në kundërshtim me këtë dispozitë dënohen sipas sanksioneve në fund të këtij ligji. – Personi që merr pjesë në veprimtarinë sportive në cilësinë e gjyqtarit është i paprekshëm. – Ai konsiderohet si person zyrtar përfaqësues i federatës përkatëse sportive. – Çdo cënim a tentativë për cënimin e personit që merr pjesë në veprimtarinë sportive me cilësinë qofshin ato morale a fizike nga personat pjesëmarrës në veprimtarinë sportive apo spektatorë, konsiderohen cënim i personit zyrtar dhe ndiqet sipas Dispozitave të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. – Ruajtja e rendit publik është kompetencë e Ministrisë së Brendshme. Çdo person fizik a juridik që organizon veprimtari sportive është i detyruar të njoftojë 15 ditë para zhvillimit të veprimtarisë organin e Ministrisë së Brendshme, në territorin në të cilin do të zhvillohet veprimtaria. Në rast të kundër, organizatorët dënohen sipas sanksioneve të këtij ligji. Për sa më sipër, këto janë disa nene të Ligjit Shqiptar të Sportit në kapitullin e “Dhunës në Sport”. Në sistemin sportiv shqiptar janë 26 federata dhe dhjetëra shoqata të cilët kanë parashikuar në statutet e tyre funksionimin e komisioneve të gjykimit dhe disiplinës, të cilat kanë dhe rregulloret e funksionimit të tyre. Pranë Komitetit Olimpik Kombëtar funksionon komisioni i “Fair Play”, ku nëpërmjet lëvizjes olimpike, sidomos me të rinjtë e shkollave promovon e propagandon që në aktivitetet sportive por edhe si spektatorë, të paraqesin kulturë dhe një “fair play”. Gjithashtu promovohen dhe sportistë që gjatë karrierës së tyre sportive kanë qenë shembull i një “fair play”. Sigurisht që ky fenomen është i ndjeshëm në lojën e futbollit, ku dhe pjesëmarrja e spektatorëve është masive. Federata Shqiptare e Futbollit, federata më e madhe në sistemin sportiv shqiptar, që ka 17 mijë anëtarë të liçensuar të të gjitha moshave, superiore, kategoria e parë, kategoria e dytë dhe kategoria amatore e cila përbën numrin më të madh të anëtarëve. Nga komisioni i gjykimit dhe disiplinës të kësaj federate na jep të dhëna se fenomeni i dhunës tek sporti i futbollit nuk është problematik jashtë stadiumeve por brenda në fushë. Kush janë shkaqet? 1. Niveli i gjykimit të ndeshjeve a. Kualifikimi i gjyqtarëve b. Korrupsioni i gjyqtarëve c. Shpërblimi material i gjyqtarëve 2. Infrastruktura e papërshtatshme Në Federatën Shqiptare të Futbollit janë: – 250 gjyqtarë të liçensuar që gjykojnë të gjithë grup-moshat – 2 gjyqtarë janë të liçensuar nga FIFA – 10 asistentë të liçensuar nga FIFA Sipas konstatimeve, niveli i gjyqtarëve lë për të dëshiruar. Ka vështirësi në rekrutimin e gjyqtarëve të rinj që kanë formim teknik. Janë ofruar edhe gjyqtare femra të cilat kanë mbaruar kurse kualifikimi, por akoma ka vështirësi në mentalitetin e komunitetit sportiv. Mosnjohja e rregulloreve të gjykimit, shkak për gjykim jo profesional. Komisioni i gjykimit organizon 2 herë në vit kurse të detyrueshme kualifikimi për gjyqtarët, por kontingjenti që afrohet është në nivelin formues të pakënaqshëm. Stimulimi i gjyqtarëve në një ndeshje është rreth 90 euro. Gjykimi i njëanshëm i ndeshjeve, i shitjes së tyre, çon në lindjen e konflikteve. Konfliktet lojtar-gjyqtar, lojtar-lojtar, kanë qenë problematikë ndonjëherë dhe seriozë tek ekipet e të rinjve. Ky fenomen haset më shumë në kategoritë e dyta. Por shkaqet për konflikte janë dhe infrastruktura e papërshtatshme ku zhvillohen ndeshjet, të cilët nuk plotësojnë standardet teknike. Komisioni i disiplinës stimulon ekipe dhe individë për “fair play” si dhe dënon me sanksione individë dhe ekipe që kanë shfaqur e përsëritur raste konfliktesh. Shpall gjyqtarin më të mirë të vitit në ndeshjet futbollistike. Disa të dhëna për sezonin e fundit futbollistik, 2003-2004: – 65 raste gabimi i arbitrave – 37 raste janë sanksione me vlerë monetare – 28 ndëshkime disiplinore – Në kategoritë superiore e të parë janë 126 kartona të kuq dhe 1197 kartona të verdhë. Të gjithë këto sanksione janë në vlera monetare të cilat kalojnë në buxhetin e federatës. Në periudhën e parë të tranzicionit, për shkak të ndryshimeve të herë pas hershme të situatave politike, pati zbrazje të theksuar të stadiumeve tona, si në ndeshjet kombëtare dhe ato ndërkombëtare dhe minimizoi ndjeshëm rastet e shfaqjes së dhunës në sport jashtë stadiumeve. Megjithëse këto 3-4 vitet e fundit stadiumet tona janë mbushur me sportdashës, të cilët mbështesin ekipet e tyre të zemrës, përsëri nuk ka raste violence për t’u evidentuar. Në ndeshjen e eliminatores Shqipëri-Angli, për Kampionatin Evropian, që u zhvillua në Tiranë në 2003, nuk shënoi asnjë incident nga tifozët anglezë, që u vlerësuan nga shtypi ndërkombëtar si një ndër rastet e rralla. Kohët e fundit, me përmirësimin e rezultateve të kombëtares sonë, vihet re në disa raste që disa media po influencojnë negativisht duke nxitur tifozllëkun e sëmurë të shoqëruar edhe me nacionalizëm. Shkak për një rritje të mundshme të shfaqjes së dhunës në sport janë bastet dhe llotaritë sportive, të cilat sa vijnë dhe marrin përmasa të konsiderueshme në qarkullimin e vlerave monetare. Ky fenomen është i ri për vendin tonë dhe akoma nuk është krijuar një kuadër ligjor i plotë që të monitorojë saktë këtë aktivitet. Për ta përfunduar këtë diskutim para kolegëve të nderuar të sportit, ju falënderoj për vëmendjen dhe shpresoj që eksperienca jonë të kontribuojë sadopak në minimizimin e shfaqjeve të dhunës në sport. Millan Vaso Drejtor i Drejtorisë së Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Boga, afër Perëndisë e larg Qeverisë -Reportazh- Është një ditë gri, fund shtatori. Malet e kanë kryet në re e retë të duket se kanë prekur qiellin. Të ngjan se ndodhesh në një amfiteatër madhështor që nuk mund ta ndërtojë kurrsesi dora e njeriut. Perëndia është treguar i “ngeshëm” me këtë vend që ata që nuk e kanë vizituar u duket se janë në përrallë. Edhe klima ka ndryshuar fort pas atyre pesëmbëdhjetë kilometrave që kemi lënë mbrapa nga Dedajt. Ndjen freski që mund të kthehet shpejt në të ftohtë sapo zbret nga makina. Ajri është i pastër sikundër natyra dhe bimësia e shumëllojshme. Të ngjan se ecën mbi një qilim të gjelbërt. Atje, majë maleve, të thonë se jeton një borë dhjetëra shekullore dhe qindra bimë medicinale e kafshë të egra. Lloj-lloj shpendësh po që po. Në ato male kanë patur strehëzën zanat e malit e shtojzovallet. Në ato male kanë shkruar histori jetese e sakrifice, trimërie e ndershmërie malësorët që përgjatë shekujve kanë jetuar me krye lart, njëlloj si shkrepat. Në ato male janë përkundur djepe, janë kënduar këngë, janë pritur miq si rrallëkund, por ama asnjëherë qeveritë nuk janë kujtuar të investojnë, ta bëjnë pjesë organike të kryeqendrës së veriut shqiptar, Shkodrës, që edhe kjo e fundit e meriton. Udha deri atje është një ferr i vërtetë. Por gjithsesi, deputeti i zonës, Lekë Çukaj, më së fundmi kish bërë të lëvrohen fondet për asfaltimin e rrugës jo vetëm deri në Bogë, por deri në Dukagjinin e largët.
*** Bogianët kishin festën e Shën Mëhillit, pajtimtarit të tyre. Konaqet janë plot e përplot me miq, bija, kumari e shoqëri. S’ka shtëpi që nxjerr tym e nuk ka një bagëti në hedh. Shumë prej tyre pjekin nga dy-tri të tilla. Kjo festë është festuar prej shekujsh. Thuhet të paktën në tre shekujt e fundit. Edhe në kohën e diktaturës komuniste, bogianët kanë festuar kështu si sonte, pavarësisht pasojave. Shtrohen sofrat e përreth tyre burrat e gratë. Sipas zakonit pyeten për të rejat që nuk dihen nga miqtë e anasjelltas. Tregohen histori, legjenda, anekdota. Bëhen hoka e këndohen këngë të traditës shqiptare. Shtëpia ku bujtëm ne është një kullël e njohur brez pas brezi, ku i zoti i shtëpisë, Dedë Marku, megjithëse ka vite që nuk jeton, ka lënë në respektin e të gjithëve emrin e vet. Ai, përgjatë diktaturës ka kryer detyrën e shërbestarit të Zotit. U ka vënë kurora kishtare të gjithë vendalinjve, kurora që i ka njohur edhe kisha pas rrëzimit të komunizmit e legalizimit të fesë. I biri, Luigj Rakaj, ka të drejtë të thotë që kjo festë na ndihmoftë bashkë me vëllezërit myslimanë, pasi të parët e tij i kanë mëkuar dashuri e miqësi që festohet shekull pas shekulli bashkë me ta. Shqiptarët e vërtetë kështu janë. Kjo kullë e shumë të tjera kështu janë. Malësorët bogianë kështu janë. Vjen një moment kur emigrantë, megjithëse nuk janë aty, kanë lënë porosi të filmohet, të dërgohen kasetat e të çmallen. Të shohin miqtë që kanë nderuar konakun e të parëve, të dëgjojnë edhe fjalët e gjithsecilit që ka dëshirë të thotë diçka. Dhe ky vend i vogël ka shumë emigrantë. Nga 650 banorë që kanë qenë para vitit 1990, sot ka vetëm 540, dhe të kemi parasysh se malësorët kanë shumë fëmijë. Por kanë emigruar. Kanë emigruar, e vendin e njerëzit e vet nuk i kanë harruar. Të tërë kanë dërguar para për festën, pasi ndihma sociale që u jep ky i ashtuquajtur shtet është vetëm 500 lekë në muaj. Kuvendime të tilla, këngë e gëzim është e mbushur kjo natë që të duket e shkurtër. S’ka shtëpi që të mos ketë mbi dhjetë miq. Por miqësia e madhe vjen në të nesërmen. Kthehet bukë për ta katër apo pesë herë. Bogianët janë bujarë e njerëz të mirë.
*** Në ditën e festës, Boga, që ka kaluar një natë pa gjumë, është e mbushur plot e përplot kostume nusesh e vajzash, vegla e tinguj muzikorë. Aty në lëndinën e madhe, në oborr të kishës çohet një meshë, ku më shumë dominon lutja për emigrantët, pasi jo pushteti, por emigrantët kanë dërguar paratë edhe deri për orkestrën. Një spektakël vërtet i bukur artistik. Mark Nikolla, ai që drejton spektaklin, fton në skenë, sipas zakonit, shtatë malet. Mund të këndohet aty në skenë edhe sipas dëshirës së gjithkujt pa prishur aspak bukurinë e programit. Këngë të traditës, këngë për jetën e punën, humor i këndshëm, valle e poezi malli nga emigrantët, bëjnë të dëgjojnë me vëmendje jo vetëm gjithë ata njerëz, por edhe të oshëtijnë malet përreth, sa të ngjan se një gëzim i tillë përcillet si oshëtimë deri atje larg, në Kosovë. Festa vazhdon e gjatë edhe pas koncertit, pasi sërishmi Boga shtron sofrën për miqtë. Sofra të tilla shtrohen vetëm në Shqipëri, vetëm prej shqiptarëve, më konkretisht… Sokol Pepushaj
Haberret e akshamit në gazetën “Shqipëria Etnike” Kryeministri Nano nga Amerika e largët “vendos” të “ndërrojë” popull Kryeministri socialist, Fatos Nano, gjatë muajit shtator (2004) pasi mori pjesë në një sesion rutinë të OKB-së, kishte planifikuar një takim me lobin shqiptar në Amerikë. Mirëpo asnjë shoqatë e shqiptarëve atje nuk pranoi të takohet me z.Nano dhe përkundër kësaj në New York shqiptarët demonstruan ndaj tij, duke e quajtur jo Kryeministri i Shqipërisë, por faqja e zezë e shqiptarisë. Kur Nano pa me sytë e vet dështimin e takimit me shqiptarët e emigruar në Amerikë, ai iku pa çarë kokën fare në Boston dhe me ndihmën e lobit grek dhe shefit të tyre Nikola Gejxh, organizoi një takim të improvizuar në sallën e Universitetit të Bostonit me disa grekë e të kombësive të ndryshme. Deri këtu gjithçka dukej se do t’i shkonte mirë shefit të qeverisë sonë, por kur ai filloi të lexonte në shqip materialin e përgatitur për një auditor shqiptar e jo të huaj, të pranishmit që nuk e kuptonin shqipen, filluan të shikojnë të shqetësuar konsullin grek atje që i rrinte pranë z.Nano. konsulli kur e pa këtë, iu drejtua Nanos me një anglishte të çalë, zoti Nano, pjesëmarrësit janë në shumicë grekë e jo shqiptarë dhe nuk kuptojnë se çfarë po u thoni, prandaj flisni në anglisht apo greqisht. Nano, i zënë ngushtë disi i drejtohet konsullit me fjalët, më mirë kështu pa e kuptuar po vazhdoj se unë materialin e kam përgatitur për shqiptarët, që po ta kuptojnë se çfarë po them do t’u vinte keq. Por, gjithsesi zoti konsull, bëni sikur përktheni dhe u thoni këtyre vëllezërve tanë çfarë të duahs e t’u bien për shtat, ndërsa unë po e lexoj materialin siç e kam shkruar për kunj të shqiptarëve të mi, ndaj të cilëve do të “hakmerrem”, duke i “ndërruar” si popull me një tjetër që më do gjithnjë dhe e dua me shpirt… Se si doli fjala nga ky auditor nuk dihet, veçse kur Nano mbaroi fjalën e tij në Boston, shqiptaro-amerikanët kishin filluar të festonin vendimin më të rëndësishëm të Kryeminstrit Nano, por më interesantja ishte se edhe grekët po festonin… Haberre nga Selia Blu-Blu Mbasi kryetari i PD-së, Berisha, shpalli në emër të kryesisë plaftormën e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku më e rëndësishmja ishte thënia se çdo anëtar është një votë, një nga këshilltarët besnikë të doktorit iu drejtua në konfidencë: “Shef, unë nuk e kuptoj ku do të dalim me fjalët një anëtar një votë”. Berisha menjëherë pasi shikon këshilltarin e tij besnik (mos e kuptoni servil), i drejtohet: “Si nuk e kupton mor budalla, se një votues do të ketë një votë, ku zgjedhjet në organet drejtuese të PD-së nuk do të bëhen më me delegatë, por duke votuar të gjithë anëtarësia e Partisë, që nga seksioni e deri këtu tek ne”. Këshilltari i përvuajtur me zë gruaje i kthehet doktorit me fjalët, se unë e kuptoj këto, por duke votuar gjithë anëtarësia mbi 100 mijë anëtarëshe, ne rrezikojmë zgjedhjen tonë, pasi elektorati jonë në një opozitë të gjatë është tepër i mërzitur dhe rraskapitur dhe për këtë na vënë fajin ne, duke mos na votuar e humbur vendet tona që i mbajmë prej 13-14 vjetësh, edhe pse doktor, shpesh herë ia kemi futur kot. Doktori me tërë seriozitetin e tij i drejtohet këshilltarit, ke të drejtë po të hynte në fuqi opsioni i një anëtari një votë në këto zgjedhje, por ky opsion u përket zgjedhjeve të tjera në parti e jo këtyre të këtij fundviti. E zgjedhjet e tjera ne nuk do të na gjejnë në opozitë, por në pushtet e çfarë pushteti, ku gjithë anëtarësia jonë do të marrë nga një copë, e ti e di se kur ne të kemi pushtetin kujt dreqin i bie ndërmend për zgjedhje në parti apo për këtë opsion që do të harrohet, siç edhe kanë harruar edhe shumë punë të tjera më të mëdha demokratët tash sa vjet… Nano: Me Berishën jemi barazim… Tani që Meta dhe grupi i tij e bëri realitet krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nanos disa aleatë që nuk i shkapen kollaj, po i thonin se Partia Socialiste ka humbur mjaft elektorat e për rrjedhojë edhe mazhorancën qeverisëse në të ardhmen, ndërsa i fituar me këtë rast rrezikohet të dalë Berisha nëse ne nuk na jep rolin që na takon. Nano, pasi ia futi nja dy-tre gota Xhin, iu kthye aleatëve me një nënqeshje ironike, hë mo liliputët e dreqit se Meta më dëmton mua sa ka dëmtuar Polloja Berishën, e nëse ju thoni se për Metën ma ka futur Berisha, unë ju them se Berishës për Pollon ia kam futur unë më parë, pra kështu ne jemi barazim. Ndërsa avantazhin në të ardhmen do ta krijoj pasi unë do të bashkëpunoj me Pollon, ndërsa Meta nuk do të bashkëpunojë me Berishën kollaj… dhe këtë e dimë ne e jo ju të vegjlit e majtë që ka vite që jetoni ngjitur pas prapanicës sime duke ngrënë çfarë prodhon kjo prapanicë… Nano ia fut Nanos në Kinë Gjatë vizitës së “suksesshme” në Kinën komuniste, Nano kishte pasur edhe një incident të vogël, që shoqëruesit e Kryeministrit e kishin quajtur fshehtësinë e këtij incidenti si ruajtjen e nderit të Nanos. Por ja që dikush nga ky staf e nxori sekretin ku ne po e shkruajmë si një haberr me rëndësi. Liderët komunistë kinezë gjatë takimeve me Fatos Nanon i kishin kërkuar hesap se përse ai kur ishte profesor në Institutin e Studimeve M-L kishte shkruar një libër të tërë me titullin “Planet e Kinës për t’u bërë Superfuqi”, ku në libër shkruhej keq e për dreq për Partinë Komuniste e Kinën Popullore, që cilësoheshin si revizioniste, imperialiste e që kishin tradhëtuar interesat e komunizmit e proletariatit, që siç e shihni vetë i thanë Nanos, nuk janë asnjë të vërteta. Nano, për t’u shfajësuar aty për aty iu përgjegj udhëheqësve kinezë, se unë nuk jam Fatos Nano që kam shkruar librin, por është një Fatos Nano tjetër që tani është në opozitë, por që ju nuk e njihni se kjo është një koinçidencë emri, por për të mos e ngatërruar po ju jap emrat e plotë të dy Fatosëve. E, kështu Nano forcoi miqësinë me Kinezët dhe ia futi Nanos, që disa opozitarë thonë ia futi vetes… Haberre nga Bashkia Shkodër: Kush e pëson, investon Godina e Bashkisë Shkodër e ndërtuar rreth një shekull më parë, e rikonstruktuar nga Bashkia që si për “çudi” kishte lënë në harresë rregullimin e trotuarit ngjitur me godinën, nga ku hynin e dilnin ata që kishin punë me këtë institucion. Trotuari kishte mbetur në një gjendje të mjerueshme aq shumë sa po të mos kishin kujdes, qytetarë hallexhinj dhe qeflinj do ta pësonin keq e më keq me lëndime të ndryshme fizike. Gjithsesi sa qytetarë e patën këtë “fat” (të lehtë apo të rëndë) nuk ia vuri kush veshin, e kjo gjendje vazhdoi deri sa një ditë ndodhi mrekullia. E kjo mrekulli kishte emrin e ish-Ambasadorit Amerikan, Xh.Xhefri, i cili sapo hynte në dyert e Bashkisë për çështje pune, i pamësuar me trotuare me gropa e copa, u ngatërrua dhe ndrydhi këmbën. Fill pas kësaj Bashkia mori masa dhe bëri këtë investim të “madh” duke rregulluar këtë pjesë trotuari ngjitur me godinën e saj. Hamendjet pas kësaj vazhduan të përhapen pa pushim nëpër Shkodër, ku disa kishin hallin se si shkoi puna e Ambasadorit Amerikan, që më vonë kur e la këtë detyrë thuhej se u detyra të largohet nga Shqipëria pasi e pësoi një herë e nuk do ta pësojë më, por hamendjet nuk kanë të sosur se ku Bashkia i gjeti këto investime kaq të “mëdha” për pak kohë, kur nuk mundi t’i gjente për vite. Natyrisht shkodranët janë të vetmit për të prodhuar haberre të veçanta që kanë brenda edhe të vërtetën, edhe humorin, ku për këtë rast thuhet se për rregullimin e trotuarit të Bashkisë investoi vetë zoti Xhefri, me arsyetimin se kush e pëson, investon… Mbledhësi i mbledhësve të haberreve Ndue Bacaj
SHPENDI TOPOLLAJ-NJE KRITIK LETRAR NDRYSHE Hija ime nuk di dhune Di vec frymezim lirie Dhe di pune,pune,pune Mund pa fund per art magjie. Lasgush Poradeci Shpendi Topollaj tashme njihet si nje kritik letrar i afirmuar.Eshte interesant fakti se ai nuk ka studiuar per letersi,por per oficer dhe tere jeten ka sherbyer ne ushtri ,ku ka shpalosur tere aftesite e veta.Dhe per te vazhduar interesanten e jetes se tij,ai ka kryer Fakultetin Juridik ne Universitetin e Tiranes dhe sot punon si permbarues gjyqesor ,ne Gjykaten e Rrethit te Durresit. Jashte ketyre profesioneve baze,ai ka dhe nje profesion te fshehte;ate te shkrimtarit,poetit e kritikut letrar.Keshtu,ai eshte autor i pese librave me poezi:dy me lirika shume te ndjera dhe tre me poezi me motive mitologjike,ku bije ne sy nje kulture e rralle.Ne krijimtarine poetike te tij mitologjia greke te habit me nderthurjen plot finese me realitetet shqiptare sot,aq sa me te drejte Artisti i Popullit,shkrimtari Gjergj Vlashi e ka quajtur ate “nje nder “arkeologet “ e pare poetike tek ne”.Po kaq i suksesshem ai paraqitet edhe ne proze,ku ka botuar tregime ,novela dhe nje roman i cili eshte ne udhen e ekranizimit.Duke shkruar per prozen e Topollajt,Enver Ferizaj percakton:”Kur lexova keto tregime te shokut tim Shpendi Topollaj dhe provova shijen e embel te nje ndjenje gati te harruar,u kujtova edhe nje here se sa e bukur eshte jeta,sa te gezuar ,duhet te jemi qe jetojme dhe nga ana tjeter thashe se akoma me te mrekullueshme e ben ate (edhe pse fatkeqsisht rralle)harmonia muzikore,gati –gati sinfonike brenda nje njeriu te vetem,e kultures,talentit dhe shpirtit te paster poetik …” Eshte e kuptueshme qe shume njerez qe nuk e njohin nga afer Shpendin,pyesin se si eshte e mundur qe shkruan kritike letrare nje njeri qe nuk ka studiuar per letersi.Por ja qe ne jete ngjet edhe keshtu;Shpendi ,ne rradhe te pare i ndergjegjshem ne talentin e tij,shkruan e shkruan pa u lodhur. Brenda telasheve rutine te punes se tij,ai boton jo pak,por plot pese libra me kritike letrare.Kjo lloj kritike qe ben Shpendi Topollaj,eshte nje risi e kesaj fushe,ne keto vitet e fundit,ku per te qene plotesisht i sakte duhet pohuar se kjo gjini thuajse ka heshtur. Duke folur per vlerat e padiskutueshme te analizave te Shpendit,nje tjeter kritik i njohur ,Kostaq Xoxa shprehet:”nduke ballafaquar dramacitetin e ngjarjeve tona te dhimbeshme shoqerore dhe politike ,me mitologjine e lashtesise…e lejon ta beje me bindes vezhgimin e tij si kritik letrar,nga me te miret e ditve tona”. Ne librat me kritika letrare te Shpendit,jane shpalosur mendime nga me seriozet,per dhjetra autore nga me te ndryshmit,qe nga fillestare e deri tek te medhenjte e letersise tone.Prof. dr. Gjergj Zheji veren se kjo eshte “ shenje e qarte se ai nuk ndjek firmat,por veprat,jo emrat por vlerat.” Ne te gjithe vepren e tij Topollaj,krahas dashamiresise,ka nje menyre te shkruari qe dallon teresisht nga kritiket e tjere.Gjate analizes qe ai i ben nje vepre letrare,shfaqet nje dashuri e madhe e respekt per ate qe shkruan,nje shikim i hollesishem i gjithe asaj qe eshte shkruar, nje menyre e re e paraqitjes se ideve te autorit,mesazheve dhe vlerave artistike te tij.Eshte pikerisht kjo menyre te shkruari e kritikes qe e ka bere Shpendi Topollajn dhe krijimtarine e tij nje vecori te kritikes tone,c`ka e perforcon akoma me shume erudicioni i tij i jashtezakonshem.Ata qe do ta analizojne,do te vene re stil dhe ndjenje,njohuri dhe kompetence perzgjedhese te pazakonte.Kjo lloj kritike nuk kufizohet vetem ne analizen e mirefillte,por edhe ne shpjegimin e veprave te ndryshme letrare,duke nderthurur jeten e autorit,kohen dhe vepren e tij.Skolastika eshte e perjashtuar nga forma e re kritike e Shpendit .Dhe ja vlen te diferencosh shkrimet e tij nga shkrimtaret qe shkruajne me stil te komplikuar,me fjale qe askush nuk i kupton,pra te ashtuquajturat menyra moderniste,qe tani u ka kaluar koha.Shpendi mbeshtetet tek Suifti i madh,i cili thosh “Fjalet e duhura ne vendin e duhur”,dhe tek Koktoja qe e shtynte me tej mendimin:”Zakonisht mendohet se stili eshte nje menyre e veshtire per te shprehur gjera te thjeshta.Ne te vertete stili eshte nje menyre e thjeshte per te shprehur gjera te veshtira”. Kritiku Shpendi Topollaj eshte shume i lidhur me gjithe krijimtarine e te medhenjve sot ne bote,gje qe e nderthur me ate qe analizon nga autoret tane.Sistemi i tij eshte organizimi i skemes se mardhenieve te lexuesit me shkrimtarin,duke i cuar te njeri tjetri alternativisht.Dhe kete e realizon me levat e ideve te tij qe perdor ne shkrimin kritik te vepres. Autoret qe analizon Topollaj jane me bindje shume te ndryshme,por ai ka arritur ti vleresoje ata duke shperfillur teresisht keto bindje.Ai ka arritur jo vetem te kuptoje por edhe te zbatoje kerkesat themelore te demokracise se vertete.Pradaj me shume te drejte,diku e kane quajtur ate,kritikun e pare te demokracise. Keto vitet e fundit jane botuar nje pafundesi titujsh nga letersia jone dhe e huaj. Dhe eshte krejt e kuptueshme qe ato kane nevoje per nje vleresim kritik te efektshem,i cili te orientoj lexuesit e kategorive te ndryshme ne kete lume te rrembyeshem librash.Por fatkeqsisht shtypi i perditshem eshte i mbushur me ngjarje te kronikes se zeze,me sensacione e sherre politikanesh, te cilat s`bejne tjeter,vecse prishin imazhin e vendit tone neper bote.Ne kete lloj tabloje ku vetem kulture nuk pasqurohet,ose pasqyrohet shume pak,zeri i Shpendi Topollajt eshte me se i domosdoshem.Akti i tij ,ne rradhe te pare qytetar,eshte nje model per te gjithe intelektualet;pa asnje interes ai ve te gjitha mundesite ne sherbim te Atdheut. Ne se kete njeri une e quaj nje kritik letrar ndryshe eshte edhe nje arsye tjeter krejt e vecante.Ai parvec se ben analizen e vepres se rradhes te ketij apo atij autori,eshte njekohesisht dhe organizatori i vetem dhe i pa lodhur i tere atyre c`ka kerkon nje veprimtari promovuese.Habitesh me energjine,vendosmerine dhe perpikmerine prej ushtaraku te ketij intelektuali ne realizimin e nje sere “andrrallash”:sigurimi i salles,pergatitja e sfondit ,e nje fotoekspozite,shtypja dhe shperndarja e ftesave,aktoret qe do te deklamojne ndonje pjese,pergatitja e atyre qe do te diskutojne,ndonje kengetar kercimtar a pianist qe do pershendese me ndonje pjese artistike,etj.Por puna nuk mbaron ketu.Jane gazetaret, televizionet,ndonje fotograf,qe do te paraqesin aktivitetin,jane sponsoret qe do te marrin persiper ndonje koktej,ku pas veprimtarise mund te shkembehen me lirshem mendimet dhe te realizohen njohje te reja mes krijuesish.Te gjithe e kerkojne Shpendin kur kane per te promovuar ndonje liber,dhe gjithmone ai eshte i gatshem ta beje kete.Dhe c`fare te beri!Edhe agjensi e posacme promovimesh te ishte,nuk mund ti organizonte me mire ato.Mes te ftuarve do te gjesh nga te kater anet e Shqiperise,madje edhe nga jashte vendit.Do gjesh aty politikane te perkatesive te ndryshme partiake,ambasadore te vendeve te tjera dhe personalitete te artit dhe kultures.Keto veprimtari karakterizohen fund e krye nga fryma e dashurise dhe e vellazerimit.Ketu Shpendi me shume mencuri e zemergjeresi,provon se kultura te ne jo vetem ekziston,por edhe kryen nje mision te pazevendesueshem ne edukimin e njerezve.Ndjenja patriotike e Shpendit shfaqet dhe ne nje drejtim tjeter.Ai me te njejtin zell organizon veprimtari edhe per figura te shquara te vendi tone,te gjalle a te vdekur qofshin ata.Ai nderon njeriun e sidomos ata qe vlen te merren si shembull frymezimi.Gjithmone Shpendi Topollaj mban fjalimin kryesor,te cilin te nesermen e boton neper gazeta dhe kur behen shume te tilla,i boton ne nje liber me vehte.Mos harroni se te gjithe librat ai i dhuron.Eshte ca i cuditshem ky Shpendi Topollaj. Si njeri ai shquhet per moral te shendoshe;atij i besojne njerezit ne ato qe thote pikerisht se ai moralin e nderton sipas porosise se Senekes te Ri:”Kusht i pare i moralit eshte deshira per t`u bere i moralshem”. Gjeografija e autoreve qe merr ne shqyrtim Topollaj eshte shume e perhapur,ndaj dhe kudo ai ka miq te mire.Shpendin e nderojne dhe e duan shkrimtare nga Kosova,Maqedonija,e deri nga Sh B A.Ne cdo manifestim kulturor ,qofte edhe atje ku e ftojne vete ata,ai le pershtypje te vecante e te paharruar tek te pranishmit.Ai mbetet kaq i preferuar nga te gjithe pasi nuk ka per askend paragjykime.Ne librin e tij me kritika te titulluar “Jemi vellezer”ai shkruan:Po me gjykuan partiaket ose ata qe kane preferenca te caktuara politike,e di se edhe do levdohem edhe do kritikohem.Por po ta lexoni kete liber vetem si shqiptare,do te shihni se aty rreh nje zemer e paster”.Prirjeve per ndarje te njerezve, ai i shmanget me marifet,duke perdorur llogjiken e hekurt,frazen aq te bukur,predikimin e te mires dhe te virtytit,dashurine e pakufishme per Shqiperine ,kulturen dhe historine e saj. Ne librin e tij te pare me kritika “Flaket e Fjales”,ai shkruan:”Natyrisht rruga e demokracise eshte e gjate dhe e veshtire,ajo kerkon ende shume perpjekje te ndershme prej te gjitheve”Ai,keshtu mbetet besnik i estetit amerikan Sidnej Finkelshtajn,i cili duke iu referuar shoqerise amerikane te viteve 50,thosh:”Ka te verteta qe na tregojne rrjeten qe i lidh njerezit se bashku ne organizimin e shoqerise,te carat ne kete organizim dhe procesin e konflikteve dhe te zgjidhjeve te tjera,qe perben levizjen e historise”.Filli qe lidh kete rrjete ne organizimin e historise shqiptare,duket se eshte preokupimi kryesor i krijimtarise kritike te Shpendi Topollajt.Ne te gjithe kete krijimtari,mund te ndeshesh pa fund shembuj te shprehjes se mendimit te lire te ketij autori,te guximit te tij qytetar,sidomos ne funksion te mbrojtjes se dinjitetit tone kombetar.Ja se si shprehet ai para ambasadorit te Greqise:”Ne themelet e urave te miqesise mes popujve,me shume se politikanet,jane poetet ata ,qe me vepren e tyre vendosin gure graniti.Ata mbeten perhere shprehesit me autentike te ndjenjave dhe deshirave te verteta te popujve.Te gjithe e dime se orakujt i benin parashikimet e tyre me poezi,kurse poetet per gjerat madhore,asnjehere nuk flasin si orakujt me dy kuptime.Ja pse dhe une,duke e ditur se greket e lashte si asnje tjeter,kane predikuar lirine e fjales dhe te mendimit dhe me besim se sot askush nuk do ta mbyse me gure Palamedin,vetem pse tha te verteten,dua te shtoj:Mendoni sikur vetem per nje cast,te ngjalleshon heronjte tane te perbashket dhe luftetaret e pavaresise qe po kujtojme sot dhe do te shihni se paradoksin e nje ligji qe qendron si hije e zeze ne merredheniet vellazerore te popujve tane,e ka mbuluar prej dekadash pluhuri i harreses.Dhe sa do te skuqeshin ata,kur te mesonin se ne kohen kur populli grek strehon dhe puneson me fisnikeri,qindra e mijra shqiptare,praktika burokratike pa fund i lodhin e merzisin te gjithe ata qe duan te vizitojne Greqine,te vene tek shtepia mes ishullit ne liqenin e Janines,ku u vra Ali Pashai,apo te vendosin nje tufe me lule te fresketa tek monumenti i poetit Riga Fereos ne qender te Athines”.Nje vend te vecante ne kritiken e Shpendit zene autoret e perndjekur politike,ata qe vuajten padrejtesisht shume dhe ruajten te pa prekur personalitetin e tyre.Me cfare adhurimi flet ai per ta.Ai eshte i bindur se “letersia postkomuniste po hedh shtat dhe po konturohet plot jete e vertetesi”.Duke u marre me keta autore e me kete lloj letersie,mos valle atij i vine nder mend vitet e gjata te “Kaukazit”te tij ku e kishin degdisur?Aspak!Ai veprat e ketyre autoreve i quan hap serioz drejt civilizimit te shoqerise tone.Citoj nje pjese nga kritika e tij kushtuar librit te mrekullueshem te Visar Zhitit:”Per nga krimet qe bene tiranet qe perdhosen jeten e Visar Zhitit e shokeve te tij,duke mos i lene gje mangut Krum Hanit te Bullgarise,qe me kafken e lare me argjend te Nikoforosit te pare te Bizantit ngrinte dolli me bojaret e tij,nuk duhet pritur qe te kerkojne falje per gjithe sa bene.Dostojevski dikur ka thene:”Njeriu dhe qytetari vdesin ne qenjen e tiranit,eshte krejt e pamundur qe ky t`ja ktheje vehtes dinjitetin njerezor,pendesa nuk gjen strehe ne ne shpirtin e tij”.Atehere cfare kerkon Visari ne kete liber,kur per me teper nuk nxit hakmarrje,gje qe e larteson me shume ate deri sa pohon:”Nuk dua te akuzoj.As kam fuqi te jem i drejte.”Pra ai ,Visari,kerkon te kete parandjenjen e stuhise shume me perpara se bubullima dhe shkrepetima.Kur historia harrohet, ajo perseritet.Ne e paste ndonje brez fatin tone te keq,le ta kete kete liber si bashkeluftetar.” Shpendi,ne te gjithe krijimtarine e tij ndan shqetesimet me njeriun e thjeshte shqiptar,i cili me veshtiresi po gjen veten ne mes shpresash e zhgenjimesh,ne mes premtimesh boshe per begati,ketij njeriu qe vuajti per dekada te tera dhe perseri gjen forca per te mbijetuar.Ne kete klime sa te turbullt aq dhe paradoksale ky njeri kerkon qartesi,qe asgje tjeter me mire se letersia dhe arti nuk mund ta beje.Shpendi ka bindjen se ne rradhe te pare do sqaruar nevoja e bashkimit ,jo e bashkimit te mendimeve e bindjeve,por te qellimeve te medha.Ja pse ai i preferon te gjithe;partizane, nacionaliste, te perndjekur a qytetare te thjeshte.Ai i referohet Bernard Shout qe thosh:”Urrejtja eshte hakmarrja e frikacakut”. Shpendi Topollaj po afirmohet dita dites si nje kritik i kohes qe po kalojme ,nje kritik i nje lloji krejt tjeter por dhe shume i kuptueshem nga lexuesit,per te mos thene dhe shume i dashur per te.Zyra e tij e punes ,ndonese e ngushte, perseri mbledh jashtezakonisht shume njerez;shrimtare e dashamires te letersise,madje edhe nga ata qe shkruajne per here te pare dhe kane nevoje per perkrahjen e tij.Kur e shoh ne mes tyre me vine nder mend vargjet e kenges se korit te “Antigonea”s: Ne natyre ka shume fuqi te mrekullueshme, Por nuk ka fuqi me te madhe se njeriu. Per t`u bindur per fuqine e njeriut mjafton te merrni pjese qofte dhe nje here te vetme ne manifestimet kulturore qe organizon Shpendi ne Durres.Aty do te kuptoni pse e quaj kete njeri nje kritik letrar ndryshe nga te tjeret.Jo me kot,shkrimtari dhe botuesi Petraq Risto ka shkruar per te: “Shpendi Topollaj edhe ne kritiken letrare,ruan thellesine e detit,merr dimensionin human,vezhgimin e holle,sensin e analizes se mirefillte.Edhe ne kritiken letrare ai eshte poet.Karakteristikat kryesore te analizave te perfshira ne kete liber,udhehiqen nga nje kryefjale:dashuria njerezore.Shpendi ne kritiken e tij nuk eshte “grabitqar”,pra ai nuk godet,nuk sulmon,ai vetem “cukit” dhe me kete veprim te shenjte,ndihmon ne lulezimin e pemes se madhe te letersise.” FATMIR MINGULI
NDËRROI JETË NË VENDLINDJEN E TIJ NË SHKODËR, DOM PREK NDREVASHAJ, THEMELUES I KISHËS SHQIPTARE TË DETROIDIT Të premten, më 1 Tetor 2004, ndërroi jetë në Shkodër, në moshën 76 vjeçare, dom Prenk Ndrevashaj. Dom Preka i përket fisit Ndrevashaj të Shoshit i cili ka nxjerr figura të spikatura si Marsh Tuci, Gjon Marashi, Ndue Logu, etj. Don Ndervashaj u kthye në vendlindjen e tij 10 ditë më parë, pas një mërgimi të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek të afërmit e tij. Me 1 tetor, diten e Shen Terezes se Jezusit femije, kaloi ne amshim Meshtari yne i dashur dhe i vuajtur i nderuari Dom Preke Ndrevashaj, i nderuari Dom Preke Ndrevashaj lindi ne Brashte te Shoshit ne Dukagjin me 24 qershor te vitit 1928 ne familjen e Sokol Ndrevashaj dhe te Mire Lin Vuksanaj, qe kishin edhe kater femije te tjere, nje vella dhe tre motra. Nje vella dhe tre motra vdiqen ne moshen e hershme, kurse motra Pashka duke ndërruar emrin në Alberta iu kushtua Zotit ne jeten rregulltare. Sokoli, babai i Dom Prekes, vdiq ne vitin 1932, duke lene Miren ne moshen 24 vjeçare te veje me dy femije binjake. Pas mesimeve te para qe kreu ne vendlindje, Dom Preka hyri ne seminarin Papnor ne Shkoder dhe kreu maturen. Pas mbylljes se seminarit, Dom Preka do te punoje si mesues ne Dajç te Zadrimes, ne Mat, Burrel dhe ne vende te tjera. Pas shume arrestimeve dhe burgosjeve arriti qe ne vitin 1952, se bashku me nenen dhe motren, te arratiset ne Jugosllavi. Ne Guci hapi shkollen shqipe ku punoi kater vite te plota. Prej aty, pas veshtiresive te medha, me ndihmen e legates italiane, shkoi ne Rome, ne Itali, ku ne vitin 1956 e gjejme ne Universitetin papnor De Propaganda Fide duke vazhduar studimet e filozofise dhe teologjise, te cilat i mbaroi ne vitin 1961, dhe po ne kete vit, me 20 dhjetor, do te shugurohet Meshtar nga Kardinal Agaginiani, prefekti i kongregates dhe Propaganda Fide. Punoi per tre vite si kapelan i motrave ne Rome, e pastaj zevendes famullitar ne Pontegaleria, ne Osia afer Romes. Duke pare zellin baritor te Dom Prekes, selia e shenjte do ta emeroje Prefekt te çeshtjes se emigracionit shqiptar. Per emigrantet tane u angazhua per 12 vite duke u ndihmuar gjate qendrimit ne Itali, por edhe duke i ndihmuar qe te gjithe te arrinin ne SHBA, per ku ishin nisur. Dom Preka nuk do ti braktise asnjehere besimtaret e vet. Pasi qe i percolli pothuajse te gjithe, edhe vete do te shkoje ne Shtetet e Bashkuara, ne Detroid, ku ishin vendosur shume besimtare per te formuar ne kete qytet, ne Miçigan, famulline e pare per besimtaret shqiptare “Zoja Pajtore e shqiptareve”. Bashkesia e shqiptareve do te levize nga nje vend ne tjetrin ne Detroid per t’u vendosur pas shume vuajtjeve ne kishen e sotme, ne nje vend shume te bukur, ne te cilin Dom Preka do te punoje per 27 vite ne rralle duke ndihmuar dhe ngushelluar ne te gjitha veshtiresite pjestaret e grixhes, te cilet Zoti ia kishte besuar. Para 6 viteve doli në pension dhe prape u vu ne sherbim te besimtareve te paket qe jetonin ne Arizona per t’u kthyer pas 5 viteve ne Detroid, ku jetoi derisa para nje jave erdhi ne Shqiperi. Ketu, ne vendin e vet te cilin e donte aq shume, erdhi per te gezuar se bashku me te afermit e tij tek Kol Ndue Ndervashaj në dasmen e te vellait, Marash Ndue Ndervashaj, te cilin e kremtoi para nje jave ne Katedralen e Shkodres. Pas nje semundje qe e goditi papritmas, u shtrua ne Spitalin e Pergjithshem te Shkodres. Mbremjen e 1 Tetorit 2004 ndërroi jete. I gjithë komuniteti shqiptar i Amerikës dhe udhëheqësit e tij fetarë, mes të cilëve Imam Vehbi Ismaili, At’ Arthur Liolini, dom Ndue Gjergji dhe dom Pjetër Popaj, e pritën me hidhërim lajmin e vdekjes së dom Prenk Ndrevashajt. Klerikë, besimtarë dhe qytetarë të Shkodrës i bënë të shtunën nderimet e rastit të ndjerit dom Ndrevashajt, trupi i të cilit është vendosur në shtëpinë e të afërmve të tij, në periferi të qytetit Shkodër. Ceremonia e varrimit të dom Prenk Ndrevashajt u zhvillua të dielën në Katedralen e Shkodres dhe morrën pjesë edhe disa shqiptar shqiptarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si: Ndrekë Guri, Pernd Guri, Nik Kola, Gjelosh Çuni, Marie Çuni, Marash Pëllumbi, Pashko Vuçinaj, Paulin Gurini, Ndue Deda, Don Ndue Gjergji. Ceremoninë mortore e udhëhoqi imzot Rrok Mirdita, Ipeshkev i Dieoqezit Tiranë – Durrës. Imzot Zef Siomoni, Ndihmës Ipeshkev, Imzot Lucian Avgustini Vikar i Pergjithshëm dhe famullitar i Shkodrës, At’ Ndue Gashi, Ministër Provincial i Freterve Françeskan, si dhe shume meshtare dhe rregulltare të Kishës Katolike Shqiptare. Pranë trupit te tij bënë homazhe shumë miq, shoke dhe të njohur te tij dhe familjes se tij. Ne kete ceremoni moren pjese utoritete te njohura lokale dhe qendrore si: Pjeter Arbnori, Valentin Palaj, Artan Haxhi, Ahmet Osja etj. Trupi i Tij u varros ne Katedralen e Shkodres. Zef Nika Monsinjor Rrok Mirdita, Arqipeshkev i Duresit e Tiranes Une e prisja dom Preken ne keto dite. Kisha pergatitur nje dhome per te dhe nje dhome per shoqeruesin e tij qe i eshte gjete viteve te fundit gjithmone prane, zotin Ndreke Guri. Por Zoti e deshti qe te vij une ne Shkoder per te kremtuar ekuaristine dhe falenderimet per kete jete te shpenzuar ne shenjen e miresise hyjnore. Nuk eshte krejtesisht e rastesishme qe Zoti e thirri vellain tone pikerisht ne vendin e vet. Tere jeta e tij ka qene e lidhur me nje dashuri te thelle, te sinqerte e prekese me Shqiperine e shqiptaret. Nuk mund te mos e mendojme gjate ketij kremtimi se rreth gati 50 vjet me pare ai iku zemerthyer nga toka e vet, sepse ketu nuk i lejohej qe te realizonte thirjen e tij per meshtari. Para se te largohej nga Shqiperia ai morri me vete, brenda zemres se vet, gjithçka te shtrenjte qe kishte, mori nanen, mori motrat, mori njerezit, mori vendet, ndjenjat, shpresat dhe dhembjet qe ishin ngritur si re ne qiellin e Shqiperise se rene ne duart e diktatures komuniste. Kjo zemer e renduar nuk mund te lehtesohej perveçse duke u sherbyer shqiptareve me perkushtim e dashuri ne emer te Zotit. Dom Preka, qe e kishte te ngulitur thelle ne zemer te tij dhimbjen e ndarjes nga vendi i vet, u be sherbetor i plageve te shume e shume zemrave te shqiptareve te ikur nga Shqiperia, Kosova, dhe Mali i Zi, gjate viteve te regjimit komuniste. Gjelosh Vuksanaj, emigarnt nga New Yorku Ne po percjellim sot meshtarin tone dom Preke Ndrevashen. Ai eshte i gjakut tone. Ka qene meshtare i te gjithe katolikeve ne SHBA por eshte i gjakut tone shqiptar. Ne kemi ardhe nga SHBA per me i dhane lamtumiren e fundit meshtarit tone. Jemi nje delegacion me 14 shqiptare qe kemi ardhe nga SHBA bashke me gjithe meshtarin tone Dom Ndue Gjergjin, famullitarin e Kishes sone Zoja Pajtore e shqiptareve ne Miçigan.
Shqiptarët katër papë për Selinë e Shenjtë Kristianizmi i lindur si besim në momentet më tragjike, kur njerëzimi në vend që të zbatonte parimet e Hyjit, që e kishte krijuar, ishte mashtruar nga djalli që e kishte kapur për dore njerëzimin dhe e tërhiqte drejt greminës morale e materiale. Në këtë kohë Krijuesi, shëmbëlltyrën e tij do ta shpëtonte, dhe për këtë dërgoi në tokë Mesinë e paralajmëruar, Jezu Krishtin, i cili predikoi e përhapi doktrinën jetëdhënëse të vetë Krijuesit. Bashkë me këtë besim të vërtetë lindi një jetë e re, një moral i ri, lindi zhvillimi e qyetërimi, nga i cili përfitoi e përfiton pa rreshtur njerëzimi, duke arritur në këto ditë që një pjesë e madhe e botës, i prekë, shijon e përjeton pa mëdyshje, si dhuratë që vetë Krijuesi ua jep krijesave të tij edhe pse shpesh mjaft mëkatare… Gjithsesi, ne shqiptarët, si komb themel i Evropës e qytetërimit të saj, kemi kontributin tonë të pamohueshëm në qytetërimin e besimin kristian që sapo ka hyrë në shekullin e XXI. Gjatë këtyre shekujve të mundimshëm, por edhe të lavdishëm, kemirreth 600 martirë e shenjtorë që qëndrojnë hijshëm në themelet e Evropës kristiane, që u sakrifikuan e flijuan si vetë Jezu Krishti, për njerëzimin, besimin e qytetërimin, që historia e Kristianizmit i ka përjetësuar në tokë e në qiell. Por kombi ynë nuk ka pasur vetëm martirë e të martirizuar, por edhe udhëheqës shpirtërorë që drejtuan kishën kristiane (Katolike) të mbarë botës në shekuj e kohë mjaft të vështira. Nga 282 papët që drejtuan Selinë e Shenjtë në Vatikan (Romë), 4 prej tyre janë prej mishi e gjaku shqiptar, që tashmë historia e Vatikanit i ka përjetësuar në vendet që u takojnë. Bazilika madhështore e Shën Pjetrit (San Pietros) ka sot të renditur në mes të 282 papëve që drejtuan Selinë e Shenjtë edhe katër papët me të cilët duhet të krenohemi ne pasardhësit e tyre… Papa i parë shqiptar që drejtoi Selinë e Shenjtë është Shën Eluteri, ku në kronologjinë e renditjes ka numrin rendor i 13-të. Ky papë kishte lindur e rritur në Nikopoj (Prevezë) të Epirit, pikërisht në atë truall që vetë apostulli i Jezusit, Shën Pali, kishte përhapur Ungjillin, kur ai e kishte shëtitur me këmbët e veta në vitin 65. Këtë e vërteton Bibla në faqen 1588 (përkthimi shqip nga Dom Simon Filipaj). Selinë e Shenjtë e udhëhoqi si papë, Shën Eluteri në vitet 174-189, pra plot 15 vjet, madje në vitet më të vështira, kur Perandoria Romake pagane e përndiqte e persekutonte besimin e ri kristian. Gjatë këtyre viteve, Shën Eluteri ndihmoi mjaft popuj që kërkonin të përqafonin besimin e ri jetëdhënës. Ku sipas “Historia e Shqipërisë” të Zhan Klod Faveirial, fq.80, Papa Eluteri dërgoi në Angli, Shën Fugacin dhe Shën Domjanin për të kthyer në fe të Krishtit mbretin dhe popullin e atij vendi… Papa i dytë që drejtoi Selinë e Shenjtë ishte shën Gaji, nipi i Perandorit (romak) Valer Diokleciani, që mjerisht, ky perandor me origjinë shqiptare (ilire) njihet si persekutor i besimtarëve kristianë, por që vetë qenia e nipit të tij papë thuajse në të njëjtat vite, tregon për diçka ndryshe nga sa është shkruar. Papa Gaji ka numrin rendor i 30-ti papë që ka drejtuar Selinë e Shenjtë në vitet 183-199. Familja e Dioklecianit konfirmohet nga gjithë studiuesit e historianët se është familje ilire nga Dioklea (sot troje shqiptare të mbetura pas 1913-ës në Mal të Zi). Si vend brenda Diokles ka versione të ndryshme, ku disa thonë se Diokleciani lindi në Salona, e disa, afër brigjeve të Liqenit të Shkodrës, ku studiuesi Edvin Zhak, tek libri i tij “Shqiptarët…”, fq.152, konfirmon si vendlindje të dioklecianëve pellgun e Liqenit të Shkodrës (pra viset autoktone të Malësisë së Madhe). Prifti francez që ka shkruar edhe historinë më të vjetër të Shqipërisë, për papën Shën Gaji, shkruan: “…Një shqiptar pra gjendej në krye të kishës, në të njëjtën kohë kur xhaxhai i tij ishte në krye të perandorisë. Tashmë fakti që nipi i Perandorit Dioklecian ishte papë, dhe se gruaja e tij, Priska, dhe e bija e tij, Valeria, ishin të krishtera, dëshmon bindshëm se numri i të krishterëve duhet të ketë qenë i madh në oborrin e tij dhe se ai vetë pak rëndësi do t’i ketë kushtuar paganizmit. Por, duke mos qeverisur dot vetëm, ai u rrethua nga njerëz që e detyruan të përndiqte kristianizmin…”. Në vijim të historisësë Faveirialit mësojmë se Priska dhe Valeria (e shoqja dhe e bija e Dioklecianit) u përndoqën gjatë për besimin e tyre kristian, nga ku përfunduan tragjikisht, duke u hedhur në det. (ZH.K.Faveirial, “Historia e Shqipërisë”, fq.90-91). Duke gjykuar nga pozita shoqërore që kishte familja nga lindi dhe u rrit Shën Gaji, padyshim duhet besuar roli mjaft i madh i këtij pape shqiptar në drejtimin e Selisë së Shën Pjetrit (Romë), si dhe në përhapjen e përkrahjen e kristianizmit në trojet shqiptare dhe ato të Perandorisë Romake. Papa i tretë shqiptar që drejtoi Selinë e Shenjtë është Shën Gjoni IV i cili me numrin rendor është papa i 78-të që ka drejtuar kishën kristiane në vitet 640-642. Pra, siç shihet, vetëm dy vite. Papa Gjoni i IV thuhet se ishte me origjinë nga Iliria, ku duke pasur parasysh se Perandoria ishte ndarë në Perandorinë e Lindjes dhe atë të Perëndimit që në vitin 395, si dhe kishte filluar Skizma, si pararendëse e ndarjes së vetë kishës në atë të Lindjes dhe atë të Perëndimit, dhe se Iliria (Shqipëria deri diku veriore), megjithëse mbeti pjesë e Perandorisë së Lindjes, ajo vazhdoi t’i qëndrojë besnike kishës së Perëndimit (Romës) që ishte katolike, ne kemi të drejtë të besojmë se Papa Shën Gjoni rridhte nga familje me tradita kristiane nga trevat autoktone të Malësisë së Madhe, apo diku përreth saj. Gjithsesi Papa Gjoni edhe pse qëndroi shkurt në krye të Selisë së Shenjtë njihet si një “Bari” i mirë shpirtëror i grigjës së Jezu Krishtit anë e mbanë Perandorisë e më gjerë… Pas Papa Gjonit u deshën edhe rreth dhjetë shekuj e gjysëm që në fronin e Selisë së Shenjtë të ulej përsëri një papë me origjinë shqiptare, por tashmë i lindur jo në trojet autoktone shqiptare, por i lindur në Urbino (Itali) në një familje me origjinë shqiptare, e cila kishte emigruar shumë kohë më parë për t’i shpëtuar persekucionit mizor të otomanëve. Ky ishte Papa Klementi XI, që para se të bëhej papë ishte i pagëzuar me emrin Gjon Françesk Albani. Origjina e kësaj familje nga trojet shqiptare ka disa versione, ku shpesh thuhet se kjo familje ishte me origjinë nga Kelmendi apo Kuçi i Malësisë së Madhe, madje thuhet se ishte edhe nga Kurbini, apo më “saktë” nga Laçi. Gjithsesi e rëndësishme është që njihet se është me origjinë shqiptare, madje nga trevat më shqiptare të Gegnisë. Papa Klementi XI është papa i 261-të që ka drejtuar Selinë e Shenjtë, ku këtë seli e ka drejtuar nga viti 1700 deri në vitin 1721. Papa Klementi XI është një ndër papët më të suksesshëm në ndriçimin e lumturimin e rrugës hyjnore që Jezu Krishti u kishte mësuar katolikëve anë e mbanë botës. Madje për ne shqiptarët ky papë erdhi në krye të Selisë së Shenjtë në një nga momentet më delikate të të gjithë historisë së besimit e qytetërimit kristian. Ishte fillimi i shekullit 18-të kur grigja e Jezusit në Shqipëri ndodhej në mes kopesë së ujqërve otomanë, që me gojë hapur kërkonin të hanin çdo ditë sa të mundnin nga kjo grigjë e pakësuar e dobësuar si asnjëherë më parë. Papa Klementi XI menjëherë urdhëroi Kryeipeshkëvin e Tivarit, imzot Vinçenc Zmajevikun të organizojë Konçilin e Dheut të Arbërit, që tashmë njihet si Kuvendi i Arbërit. Ky kuvend u organizua në Dioqezën e Lezhës, në katundin Merqi, nga data 14-15 janar 1703. Kuvendi kishte një rëndësi të veçantë për besimtarët katolikë dhe për mbarë Shqipërinë, ose siç i thuhet në të vërtetë për Fe e Atdhe. Në këtë kuvend me rëndësi historike u diskutuan jo vetëm probleme të Kishës Katolike, rregullave të saj, të besimtarëve, famullitarëve e tjerë, por edhe probleme të kombësisë shqiptare, probleme të gjuhës shqipe si dhe hapjes apo ridimensionimit të shkollave shqipe që kishin në patronazh famullitë e ndryshme ndër shumë treva të Shqipërisë Veriore e më gjerë… Natyrisht roli i këtij pape me famë të pambulueme nga dallgët e shekujve ndihet edhe sot kudo ku ka besimtarë katolikë në botë, e veçanërisht në Shqipëri, ku po të mos vinte në krye të Selisë së Shenjtë, ky shqiptar i mrekullueshëm, fara katolike ndoshta nuk do të ekzistonte më prej shekujsh, çfarë do të thoshte që sot në shekullin e XXI ajo pjesë dashakeqe e Evropës të kishte një argument më shumë ta linte në përjetësi prapa dyerve të saj… Tashmë me ndihmën e vetë Zotit, kjo nuk ka ndodhur, por ka ndodhur ajo që ne të krenohemi se bota kristiane (katolike) është drejtuar edhe nga katër papë shqiptarë… Shpresojmë që edhe i pesti të mos vonojë. Ndue Bacaj
Persekutimi vazhdon në Shqipëri Demokrati Bep Tonin Fusha, i datëlindjes 13.03.1973, e ka jetën të rrezikuar. Ai njihet si aktivist i shquar. Ka marrë pjesë në të gjitha demonstratat politike antikomuniste si më 14 janar 1990, 16 qershor 1990, 13 dhjetor 1990, 2 prill 1991. Regjimi komunist i pushkaton dajën në vitin 1958 pa gjyq, në kufi. Bep Fusha merr pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit të liderit Azem Hajdari më 14 shtator 1998. Pas varrimit paralajmërohet se ndaj tij e familjes do të përdoret dhunë. Duke e parë veten të rrezikuar se do të ndiqet nga policia për bindjet e tij, detyrohet të largohet nga shtëpia për një vend të sigurtë jashtë Shqipërisë. Është kjo një ndarje nga ideali, shokët e njerëzit e familjes. Në situatën që po kalon vendi, politika shqiptare paraqet një qeveri të korruptuar, ku zotëron frika e pasiguria. Korrupsioni arrin shkallën më të lartë nga Kryeministri deri tek punonjësi më i thjeshtë, jeta bëhet e padurueshme. Bandat e armatosura terrorizojnë ata që marrin pjesë në demonstratat antikomuniste në shkallë vendi. Prandaj shumë demokratë, duke parë fitoren e socialistëve, trashëgimtarëve të regjimit komunist të Enverit, detyrohen të braktisin vendin ku jeta nuk është e sigurtë. Zef Nika |