11 shtatori 2001, dhe bota e trazuar 2005
Apokalipsi shkatërrimtar i 11 shtatorit 2001, kur terroristët pasi kishin rrëmbyer katër avionë, duke i përplasur aty, në zemër të botës, mbi Qendrën Botërore të Tregtisë në New York dhe mbi Pentagon, edhe sot pas katër vitesh e dhjetë ditësh, e zvogël fort distancën kohore dhe t’i mbush sytë. Po, atë ditë ishte një sulm terrorist mbi kulturën, mbi qytetërimin, mbi Amerikën, bastionin e lirisë e demokracisë njerëzore. Ndryshe nga sulmet e njohura deri atë ditë të zezë, të organizatave terroriste me karakter kombëtar, si IRA, ETA etj., Al Kaeda bëri tentacione për një tragjedi mbase të përmasave globale, pasi u deklarua prerë se ishte një sulm religjioz. Dhe bota vërtet u trondit, paçka se i çmenduri Osama Bin Laden pati një përqindje të vogël përkrahësish, kamikazësh, e diçka më shumë shpirtëtarësh. Pa asnjë parim moral, Al Kaeda vrau mbi tre mijë njerëz të pafajshëm, në zemër të qytetërimit e bujarisë së botës. Sot, pas katër vitesh kjo botë ka ndryshuar shumë. Solidariteti në luftë kundër terrorizmit, frikë, panik, copëza të rënda humbjesh, mund të mbledhësh me shumicë nga vorbulla e madhe e trazimit që faktori kohë jo vetëm s’po mund të shmang kujtimin tragjik, por sepse po vrapon drejt viktimizimit, drejt humnerave më të thella, më të errëta të dhimbjes. Lumenj të tërë lotësh e gjaku njerëzor pas 11 shtatorit 2001, kanë rrëshqitur faqeve të njeriut e të tokës. Eh, sa zemra janë tharë, sa frikë ka sot kjo botë, që nuk është dhe kushedi çfarë kur mendon se njeriu vetëm rreth shtatëdhjetë vjet është mbi të! Sidoqoftë, përballë katrahurës së terrorizmit, morali sikur zbehet dhe ti thua ka vlerë qasja e rezervuar ndaj çdo gjëje me substancë terrori. E, substancë terrori ka edhe ideologjia, siç kanë deklaruar Xhorxh Bush e Toni Bler. Madje jo vetëm kaq. Terrori mori atë që duhej. Më 7 tetor 2001 u shënua sulmi i parë me bombardime mbi Afganistan. Ndërhyrja ushtarake tokësore e pak ditëve më vonë me përqendrim malësinë e Tora-Boras, vend ku dyshohej vendndodhja e Bin Ladenit, e bëri edhe Shqipërinë e vogël të hedhë hapa të mëdhenj në operacionin antiterrorist. Si në shumë vende, edhe në Shqipëri u krijua një hendek mes vendimmarrësve qeveritarë për të përkrahur luftën e koalicionit antiterror dhe antiamerikanëve në substancë. Edhe shqiptarë kishin humbur jetën e tyre në Kullat Binjake, por shumica e shqiptarëve nuk e kishin mendjen atje. Ishin mbi tremijë jetë të tjera dhe tërë bota e rrezikuar nga atentatet e mundshme. Shtatëdhjetë forcat e para komando nga Shqipëria që u vendosën në bllokun e forcave amerikane e britanike, pavarësisht tavolinollogjisë së kafeneve. Ngritën flamurin shqiptar, duke mbjellë “farë” paqeje, për të parën herë në historinë tonë që ishte ashtu siç ishte. Mesi i marsit 2003, regjistroi sulmin mbi Irakun, për rrëzimin e Sadam Hyseinit dhe kapjen e armëve bërthamore, armë të cilat ende nuk u gjetën. Por, në fund të fundit Sadami u kap. Terroristët u tërbuan. Prerje në qafë, marrje pengjesh, bile edhe të femrave, duke i ekzekutuar para kamerave, në sy të botës. Madje, përtej këtyre sekuencave, arabishtes të Bosnjës, Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, kanë arritur të shfaqin e shohin kaseta të tëra plot tmerre, flasin burime të rezervuara të gazetës. Pra, metoda e vrasjeve civile është një tjetër veprim pa moral i Al Kaedës. Ajo s’ka kursyer askënd, duke e bërë tanimë tërë botën në një front edhe kundër frymëzimit të terrorizmit që jashtë normave të mësimeve fetare, është metoda më antinjerëzore që njihet deri më sot. Sokol Pepushaj Albert Vataj
Në Mitrovicë shumë njerëz janë zhdukur Kosova është kthyer në një vatër, ku prej kohësh i mungojnë apelit me qindra njerëz. Ndër më të goditurit nga ky fenomen është qyteti i Mitrovicës, i njohur botërisht për këto probleme. Një nga viktimat është edhe Ardjan Malocaj, i datëlindjes 20 shkurt 1985, nga Staritergu i Mitrovicës. Për të sensibilizuar opinionin, gazeta ka kërkuar informacion nga komshinjtë, të njohurit apo shokët e Ardjanit. Sipas tyre, Ardjan Malocaj ka ikur nga Staritergu në mars të vitit 2002. Ai kishte të rrezikuar seriozisht jetën dhe kërkonin ta vrisnin siç kërkojnë edhe sot. Kjo, pasi UÇK-ja e mendonte si spiun të serbëve, ndërsa këta të fundit dyshonin se jepte informacione në favor të UÇK-së. Ai ndodhej në mes të dy rreziqeve, veçanërisht edhe prej faktit se ai i përkiste besimit katolik, që siç dihet në Kosovë është në një përqindje të papërfillshme, ndaj edhe terroristët e kishin vënë në shënjestër.. Gjatë viteve të luftës, babai i Ardjanit punonte si mekanik dhe mospërfshirja e tijnë luftë sillte dyshime tek të dy palët: tek serbët dhe tek UÇK-ja. Të dy krahët e quanin spiun, madje UÇK-ja edhe e kishte dënuar. Që nga ajo kohë, edhe familja e tij, babai, nëna dhe motra janë zhdukur, mbase edhe janë ekzekutuar, ndërsa për Ardjanin, fshatarët atje që na dhanë fotografinë e tij dhe nga frika s’pranonin t’u përmendej emri, na thanë se ai mbase jeton diku në perëndim. Serbët në Stariterg kishin djegur edhe dokumentacionin dhe kjo familje ka mbetur tashmë vetëm në kujtesën e fshatarëve. Jeta e shumë familjeve në Kosovë është një dosje shumë e trashë hetimi, ku ndërkombëtarëve do u duhet vëmendje e punë për të zbardhur të zhdukurit, që nuk dihet në janë të vrarë apo jetojnë në perëndim, pasi ndjehen të pasigurtë në vendin e tyre. Albert Vataj
Cili do të jetë përfundimi?! Prej vitesh krimi i organizuar po përbën një problem të madh për shoqërinë shqiptare. Tashmë është publike që segmente të caktura në Policinë e Shtetit, po bashkëpunojnë me kriminelë apo grupe kriminale për të siguruar përfitime financiare përmes kërcënimeve që i bëhen qytetarëve të ndryshëm. Është një ngjarje e nisur që në vitin 2003 dhe akoma sot e kësaj dite nuk dihet se si do të përfundojë. Familja Velia në atë kohë ka marrë shumë kërcënime nga disa persona të paidentifikuar, të cilët kërkonin nga kjo familje sekuestrimin e shumave të konsiderueshme të parave. Grupet kriminale arrijnë deri aty, sa që pas shumë kërcënimeve, marrin peng Eduard Velia, djali i vetëm i familjes Velia. Kjo ngjarje e rëndë dhe tragjike, ka ndodhur më 10 shtator 2003. Nuk mjafton me kaq. Familja Velia ka probleme të jashtëzakonshme dhe jo vetëm me grupet kriminale, veçanërisht pas denoncimit që iu bë kërcënimeve dhe pengmarjes në polici. Kjo për faktin e thjeshtë se denoncimi që bën Eduard Velia, bie direkt mbi uniformat blu. Jeta e tij bëhet e padurueshme dhe i kërcënohet në çdo momend siguria fizike. Si pasojë, ai detyrohet të qëndrojë i strehuar në një qytet në Jug të Shqipërisë. Por edhe aty nuk ishte i sigurtë për jetën dhe detyrohet të largohet në një shtet larg vendlindjes, larg Shqipërisë, për një jetë më të qetë dhe larg kërcënimeve për vrasje. Me kërkesën e babait të Eduard Velisë për ndihmë nga ana jonë, ne si redaksi e gazetës duam t’i bëjmë thirrje Qeverisë për ndihmë. Edhe me ndërrimin e pushtetit në Shqipëri, pas 3 korrikut 2005, nga socialistë në demokratë, ai nuk gjen ndihmë. Të gjitha dyert e institucioneve që kanë të bëjnë me procedura të tilla, i mbyllen. Bashkëpunimi i krimit të organizuar me strukturat e Policisë së Shtetit vazhdon të jetë një problem i madh për Shqipërinë. Problemi i “kapjes së shtetit” (state capture) është një problem i evidentuar edhe nga ndërkombëtarët. Vasel Gilaj
Ministri Pollo dhe universitetet virtuale Pavarësisht se për çfarë arsyesh bëhet mbyllja e universiteteve të rinj, fillimisht duket diçka e rëndë. Po ta shikosh pak më me seriozitet, duket se ministri i ri i Arsimit, Genc Pollo, ka vepruar mjaft mirë. Ashtu si unë, edhe të gjithë ata që kanë njëfarë njohurie minimale rreth shkollave të larta në Shqipëri, e dinë se arsimi ynë po përjeton një krizë të madhe në të gjitha ciklet: parashkollor, fillor, nëntëvjeçar, të mesëm dhe të lartë. Më e rëndë kjo krizë paraqitet në arsimin e lartë. Kushdo e di se tezat e konkurrimit, më shumë se të jenë “pronë” e trupave mësimdhënës, ato shkojnë në duar të pista sekserësh që bëjnë gjithçka. Unë e kam mirëkuptuar shqetësimin e profesor Gjergj Sinanit për shitjen e tezës së konkurrimit në Fakultetin e Shkencave Sociale, por nuk mund të mos përmend edhe faktin tjetër se kjo gjë ka ndodhur në të gjitha fakultetet e tjera. Pavarësisht se vijon një ritual i mësimit shtesë nga profesorë të palicensuar, pavarësisht se një grup profesorësh përgatitin në mënyrë të fshehtë tezat e konkurrimit, njerëz pranë dekanateve arrijnë të marrin përgjigjet e këtyre tezave dhe i shpërndajnë në mënyrë abuzive. Dhe kur ndodh kjo batërdi konkurrimi në fakultete dhe universitete tashmë të konsoliduar, merret me mend se çfarë mund të bëhet në ata të rinjtw. (Ministria e Arsimit e ka shumë të lehtë ta verifikojë këtë fakt dhe të kërkojë përgjegjësi nga dekanët, që ligji i ngarkon të ruajnë fshehtësinë dhe të mos degjenerojnë konkurrimin). Prandaj e përshëndes mbylljen e universiteteve të paqena në Durrës, Berat dhe Fier. Genc Pollo, përpara se të jetë një ministër Arsimi, është një studiues serioz dhe gjithashtu një njohës mjaft i mirë i shkollave perëndimore. Për hir të politikës së mbrapshtë nga një universitet Tirane, (me problemet e veta shumë të mëdha) ka kohë që janë krijuar universitete edhe në Elbasan, Shkodër, Gjirokastër dhe Korçë. Natyrisht është bërë mirë, por ende nuk ka një analizë të plotë dhe të gjithanshme se si shkojnë këto universitete, sa të pavarura janë, çfarë kushtesh kanë, sa të përafrueshme janë me standardet e vendeve fqinje, etj. Të gjitha së bashku dhe veç e veç, për fat të keq, nuk kanë arritur të jenë institucione të konsoliduara por që falen herë për PS-në dhe herë për PD-në. Universitetet nuk janë kurrsesi si ish-kooperativat, për ato asnjëherë nuk mund të vendosë një maxhorancë e përkohshme, por lypset një konsensus i gjerë pozitë – opozitë si dhe një diskutim i gjerë i asaj që mund të quhet elitë intelektuale. Unë nuk dua të paragjykoj Akademinë tonë të Shkencave, por nuk e kuptoj se si nuk mund t’i merret asaj një mendim për këtë hap që behët në shkollat e larta kur ajo mendohet si instanca më profesionale. Kjo nuk ka ndodhur as me hapjen e universiteteve tw reja që z.Pollo i ka quajtur thjesht dhe drejt si shkolla virtuale. Unë pashë një listë emrash që kërkojnë rikthimin e universitetit të Beratit, por mendoj se më shumë se firmat kërkohet arsye. Dhe arsyeja nuk ka të bëjë me numrat, me tekat apo qejfet e një ministri apo kryeministri, me një shumicë shqiptarësh që mund të shkojë edhe më shumë se ata që kanë të drejtë vote. Pa pretenduar se them ndonjë sekret, dua të pohoj se një pjesë e konkurseve të përfunduara janë të komprometuara dhe një vëmendje e vogël e ministrisë së z. Pollo mund të gjejë që kandidatë me mesatare 6 të jenë shpallur fitues dhe studentë të gjimnazeve më të mira të kryeqytetit dhe të qyteteve të tjera (me mesatare mbi tetë dhe nëntë) të jenë jashtë dyerve të shkollës së lartë. Pas këtij konstatimi vijmë te testet që kërkojnë një përmbysje rrënjësore, te tenderët që bëhen për librat, te abuzimet e papërmbajtshme që bëjnë drejtoritë arsimore dhe vetë dikasteri dhe një sërë problemesh të tjera. Çerçiz Loloçi Krijime nga Vinçens Gjergji Nanës Porsi kopsht me drandofila Karajfilat bajn gajret Ti moj Shkodër ma e mira Kërkund shoqen nuk ta gjen
Me ato rrugë t’shtrume n’kalldram Që shumë breza kalun rininë Rritën shtatin e u plakën tanë Me shumë mall, me shumë dashni
Ndër kto rrugë at’herë moti Që kaq bukur lulzonte jeta Rriste shtatin vajza e Hotit Emni i saj ishte Rozeta
U rrit vajza porsi shkina Edhe shkollën asht tuj vazhdu Ktu ka njoft Rreal jerina Që kaq fort e ka dashuru
Kjo dashni meti sekrete Se studimet dojshin maru E mandej me shpall fejesen Dhe shum shpejt për me u martu
Ishte viti gjashtdhetekatër Nanës vet Roza i ka thanë Tash asht koha qi s’e du për hatër Por që un jam shtatzanë
Nuk ka gja moj bija jeme Fëmija asht peshqeshi i dashnis Ty Rreali a t’don me zemër Mos kjoft kush pa fmi në gji
Jam e re për fmi, moj nanë Shum shpejt ja kena fillu Se për mu tash flasin tanë Por Rrealit duhet me i diftu
Me ket mendim Rozeta asht çu Fill prej shpijet ajo ka dalë Që Rrealit per me i diftu Se na kena bashk nji djalë
Kur Rrealin e ka taku Fill Rozeta ka nis me folë Dy me t’dhanë nji lajm të gzum Tash do t’kena na fmin tonë
Me ket fjalë ti fort po m’gzon Moj e dashtuna Rozetë Asht peshqeshi i t’madhit Zot Ishalla e kena na me jetë
Pra ndigjo e dashtun Rozet Je dashnia jeme e parë Për sa t’jem un gjallë n’ket jetë Un prej teje s’kam me u nda
Ndërsa për fmi un ka mendu Kur t’na falin i madhi Zot Njiket kohë që s’jena t’martum Duhet me çu në befotrof
At’herë Rozeta fort asht gzu Ka marrë rrugën n’shpi ka shku Nanës s’vet na i ka kallxu Për gjithçka ka bisedu
Dhe çdo gja po shkonte mirë Mes Rrealit e Rozetës Se ishin t’pastër të dy në shpirt S’bashku mendojshin me kalu jetën
Muejt kalunë nji ka nji Fundi i majit gjashtdhetekatër Fa falë Zoti pra nji fmi Si yll drite bukuri
Për çdo ditë shkonte Rreali Fmin e vet ai per me pa Çfarë emnit do t’i pagzojm djalit Se e kena si yll n’dynja
Kam mendu o Rreal i dashtun Emnin e djalit me ja gjetë vetë Vinçens emnin ka me pasun Ishalla gzon me shndet e jetë
Dhe Rozeta rrinte tuj kja Fort ka dit ishte mërzitë Kur mendonte se djali i saj N’durt e saja s’ka me u rrit
Dhe erdh dita për m’e çu N’befotrof djalin m’e lanë Zemra nanës fort ka gufu Prej kti hallit që e ka xanë
Kur asht kthy Rozeta n’shpi Fort ka nis tuj kja kjo nanë Kush m’i jep tash djalit gjin Prej ksaj dite që e kam lanë
Mardalena ash afru Me përvujtni vajzës po i flet Don merzin me ia largu Mos m’e pa ma n’ket siklet
Plot me halle asht kjo jetë Sa s’din kush per me diftu Por do t’dish ta përballosh vetë Se njitesh je tuj fillu
Jam merzitë jam ba zeher Nji idhnim i madh m’ka kapë M’u ban ndimë o Zot përherë Se pa ty s’mund t’baj nji hap
Edhe Rrealin s’e kam pa Athu s’asht me shndet mirë Ka nis zemra për me m’kja Si t’ia baj as vetë s’e di
Nji ditë t’diele kur pa Rrealin Menjiherë Rozeta i ka thanë Mos i paça dy sytë e ballit Du që t’kem gjithmonë pranë
Tash Rozetë du me t’diftu Për studime n’Kinë jam tuj shku Për katër vjet s’kam me t’taku Shum moj shpirt ke me m’mungu
Dy bekimin me ma dhanë N’dhena t’largta jam tuj shku Du që besen me ma majtë Se at’herë shkoj un i gzuem
Un bekimin ta kam dhanë Por e varfër jam tuj metë Zoti ty ta priftë marë Sa t’jesh gjallë ti në ket jetë
S’di çfarë t’tham o i dashuri jem Shpirtin tem po e randojnë dy gjana Un pa ty tash do të mes S’kam dhe djalin që e bana
Mos ma thuej Rozetë at fjalë Se edhe mue ka me m’djegë malli Thuj se zemra po don me u ndalë Se të du si sytë e ballit
Tash erdh koha për me u nda Përqafohen të dy tan mallë Lamtumir Zoti ta priftë marë Mir u pafshim sa ma parë
Mas do kohsh fillun me shku Djem të mir e t’edukum Shkojshin dorën me ia kërku Me Rozetën për me u feju
Por Rozeta vajz konakut Priste Rrealin për me ardhë Kishte dhanë besën kti zamakut Dhe s’e ndrronte me tan dynjanë
Mas katër vjetsh u kthy Rreali Dhe me nanën asht përqafu Për Rozetën fill pyet djali A din gja, nanë a asht martu
Jo, mor bir, nuk asht martu Ajo ty asht tuj t’pritë Çou nanë te shpija e saj me shku Sa ma shpejt m’e ba me ditë
Dhe janë çu djalë e nanë Fill te shpija për me shku Hot Mirdits për me i thanë Për mik t’ri kena ardh njiktu
Dhe s’vonun mrriten te shpija Hot Mirdita deren ka hapë Mir se t’vish e Rreal zotnia Je i mirpritun n’ket konak
Dhe ka hi Rreali mbrend Me Rregjinen nanën e tij Fort u knaq Rreali n’at vend Kur ka pa t’dashurën e tij
Hot Mirdita ka prezantu T’gjith pa njoftnit që kanë qëllu Kta kanë ardhë Rozetën m’e pa Për miq t’ri mendojnë me u ba
Asht familje e kulturume Djali asht kompozitor Vajza jonë asht fatlume Që kto njerz po e kërkojnë
Dhe Rreali djalë i matun Ka ndigju e s’ka ba za Për me ndi Rozen e dashtun Për ket gja si don me ia ba
Sa ka ndi Rregjina kët fjalë Asht çu n’kamë edhe ka thanë Çou të ikim prej ktu mor djalë Se n’ket vend s’kena çka bajmë
At’herë djali ngusht asht xanë Edhe turp shum po na i vjen Për kto fjalë që po flet e zeza nanë Asht çu n’kam prej shpis po del
Hot Mirdita asht çu n’kamë Me qetsi nji fjalë ka thanë Duhet me pasë mend moj insan Për me kenë edhe ti si tanë
Kshtu Rregjina ka shkatrru Gjithçka t’Rrealit qe ndërtu Edhe shpresat i kan maru Që Rozetën ka me pasë për gru
Mas do ditsh kur janë taku Shumë të falun i ka kërku Prap Rreali i kërkoi Rozetës Që na bashkë ta lidhim jetën
Sa e bukur asht kjo jetë Po ta dish për me jetu Por nuk asht dhe kaq e lehtë Se do t’dish për me gjyku
Me kto fjalë ka ikë Rozeta Te Rreali mos me u kthy ma Si kujtim i la nga jeta Vinçensin që u rrit pa ta. Vinçens Gjergji
Vendlindjes Nji kolerë e keqe ka ra Tanë Shqipnin e ka zaptu Se sa kohë n’ket vend do t’majnë Askërkush s’din me diftu
Kan hi n’fshatra e n’qytete Tuj sekuestru t’pasunit përditë Do t’luftojm na farën e keqe Per me hekë pabarazinë
Asht ndi zani edhe n’Juban Se Ndrek loks fjalë na i kanë çu Dona djem për ket vatan Për tri dit n’Shkdër me i çu
At’herë Ndreka nji fjalë ka thanë Pasha Zotin qi m’ka falë Nuk kam djem për t’ju dhanë Ça kan kenë i kam çu te tanë
Mos ma thuj ket fjalë mor Ndrekë Se të vras ta shkurtoj ket jetë Ban çfarë t’dush ti more qen Me kto fjalë ti nuk po m’trem
At’herë bishat janë tërbu Shpejt nji urdhër e kan l’shu M’e kap Ndreken n’Shkodër m’e çu Me shokë t’tjerë m’e pushkatu
Mas do ditësh nuk janë vonu Me Ndre Zadejen shumë t’tjerë kanë çu Bash te Rrmajt i kanë rreshtu T’gjith prej hershi i kan pushkatu
Edhe nji gja t’tmerrshme e kanë ba S’ishte ndi njiherë kto anë Nji gropë t’madhe m’e shti tetanë Vraja o Zot djalin ksaj nanë
Bik Gacit fjal na i kanë çu Axha i jot sot asht pushkatu Filip Rrotani na i ka kallxu Sikur po i jepte nji lajm të gzum
Fol Filip asht e vërtetë Per ket fjalë nuk asht me qeshë Kjo asht fjalë qi m’ka idhnu Pikë në zemër po m’bjen mu
Menjiherë shkoj Biku n’at vend Partizanit na i ka thanë A mund ta gjej axhen tem Se n’ket vend s’mundem m’e lanë
Për m’e marrë nuk bahet fjalë Ky asht urdhën që vjen nga nelt Kthe ka ke ardhë more djalë Tan do t’mesin n’njiket vend
Mas tet muajsh prap erdhën n’Juban Porsi bisha kur bjen n’stan Do t’i mledhim tanë armt se s’ban Tuj kërcnu po na i thejnë dhamtë
Dhe i kanë mbledhë burrat te kisha Komisari partizan Me dorzu armët bërtet si bisha Se ju kam qit faret te tanë
Dhe i ka lidhë dhetë ka dhetë Bash te gurrat na i kanë çu Përmi kry t’tyne mitralozi kërset Burrat tjerë për me i friksu
Gjysa e burrave kur kanë maru Rrok Ejlli asht çu n’kamë Mos na merrni ma me t’numrum Por na vrap grup te tanë
Rrok Ejlli ulu ndej nji fjalë s’ta du Kenke dhelpen s’muj me t’ndigju Dhelpen jam un komandant Por bishtin un nuk e kam
Dhe kto trima t’lidhun fort N’fen e Krishtit e n’bes t’t’parëve Të gjith dojnë me dekun sot Pa iu tremun syni fare
Dhe ka shku fjala në Shkodër Për kto trima qi ka Jubani Veç me i vra t’mdhajt e t’vogjël Se s’ju gjet asnji lloji dermani
Çka po thojnë o shokt e mi Thojn ka dalë nji ligj i ri Me da tokën katundarit Me hekë varfnin me u kthy persmarit
Asht fillimi do t’shkojm shumë mirë Po na flet shoku Bilali Në ket vend s’do t’ketë varfni T’gjith do t’hamë me lugë arit
Jak Gjoni n’kamë asht çu Njiket fjalë mir s’jam tuj e kuptu Fol ma kjartë e me m’diftu Sa vjet don n’ket pikë me shku
Ba me thanë fmis s’vogël nji fjalë Prej kti vendit ti ke dalë Fill të merr ty per budallë Se s’kupton se çka i ke thanë
E me i thanë njizetvjeçarit Menjiherë përgjigje t’kthen Unë e di mor tru gomarit Mos fol kot se nuk ia vlen
Njiket fjalë deshta me t’thanë Punoni njiherë qi ta shohim te tanë Mandej n’ardht dita përsmarit Ishalla hamë edhe me lugë arit
Menjiherë ka pytë Bilali Si e ka emnin njiky djali Qi po flet me kaq marifet Se përgjigje s’po din me i gjetë
Ça bahet kshtu or shokt e mi Nuk ndi veshi nji gja të mir Se sa herë që vijn n’Juban Ka nji t’keqe kta po e bajnë
Dhe kanë ardh me nji vendim tjetër Nji djal t’ri me pushkatu Se janë katila pa shpirt për jetën Sa s’din kush për me diftu
Porsa doli populli prej kishet Lazer Matin e kanë ndalu E kanë kapë kta përbindsha E po dojnë me e pushkatu
Dhe s’vonon ky komisar Togen shpejt e ka rreshtu E vranë Lazrin at farë djalit Qi jubansit me i friksu
Vaj medet se ç’kohë ka ardhë Komunistat kanë dalë sheshit Të zezës po na i thojnë e bardhë E po bajnë si ju do qejfi
Nga Tirana nji ligj ka dalë Familjet e mira me i shkatrru T’mos t’ken t’drejtë asgja me pasë Gjith kulakë kta tuj emnu
Për n’Juban u mor vendimi Palokajt me i ba kulakë Me i shkatrru me i mytë mjerimi Qi asgja mos t’kenë n’konak
Dhe ket punë kta e kanë mendu Ditën e Zojs për me idhnu Se te shpia letër kanë çu Ju kulakë ju kanë emnu
Nuk vonuan shpejt erdhën n’Juban Palokajt me i arrestu Burra e gra me i marrë te tanë N’Shkodër n’burg të gjithë me i çu
Se ju jeni reaksionarë Qi pushtetin e keni luftu Jeni armiqtë e shtetit shqiptar N’burg me i shti t’gjith me i denu
S’kanë vonu me iu ba gjykimin N’emen t’popullit tana po i bajnë Ka dy vjet kanë marrë dënimin Tre burra nga Palokajt
Ça bahet kshtu pashë t’madhin Zot Edhe prej jubansve na i kanë da Nuk na i lanë me punu bashkë sot As me shku ndër ilaka
Dom Pjetri shok po flet Për Stalinin çka ka ba Ai ka vra nanën e vet Se n’kishë shkonte pa ia da
Ndigjoni popull, runju fort Se t’pafetë te na janë sot Kta nuk njohin asgja n’ket botë Janë pa vlerë, pa shpirt, pa Zot
Ilmi Saiti asht tërbu Për fjalë t’dom Pjetrit qi ka ndigju Fill mas meshet e ka ndalu N’Shkodër n’burg po don m’e çu
Dhe kanë çu n’atë burg të zi Dhe torturat n’te kanë fillu Po e mundojn kta t’pashpirt Krishtin Mbret për me mohu
Mrika e Nushit ka shku m’e pa Edhe teshat i ka çu me i ndrru Me gjak trupin dom Pjetri e kishte tanë Se yllin e ka shkelmu
M’thojn moj Mrikë me puth yllin Krygjet e Krishtit me shkelmu Lodhen kot se unë puthi kryqin Se n’kryq t’Krishtit jam i betum
Mos u çudit ti moj Mrik Xhullitë e Krishtit njita janë Zoti ma ka n’dorë shpirtin Me trupin çfarë dojnë t’bajnë
Nuk më tremin kta katila mu N’fen e Krishtit un jam i betum Se asht rruga qi kam zgjedhë vetë Me punu për Krishtin Mret
Nji lajm i zi asht ndi sot Se feja për popullin asht kret e kotë Nuk asht ndi në asnji vend n’botë Me kenë laik e mos me njoftë Zot
N’emën t’popullit po e bajnë ket punë Me myllë kisha e xhamia Feja thojn asht opium Tash po shkoj, shkojm pra si bagtia
Gjosho Sharkagjia ngusht asht xanë me t’vërtet Se nji urdhën na i ka ardhë nga nelt Me mledhë rininë te kisha m’e çu Qi dom Jacin me largu
Gjoshja pra nji fjalë ka thanë Ky asht urdhën s’kena çka bajmë Pra asht urdhën qi do zbatohet Qi dom Jaci prej ktu t’largohet
E myllen kishen edhe n’Juban Dhe dom Jaci asht largu Fali o Zot se s’din çka bajnë E prej doret mos me na lshu
Oj Shqipni e mjera Shqipni Mir ka thanë Pashko Vasa T’lutna Zot me na u ba ndimë Mos na len me shku ka e mrapshta. Vinçens Gjergji
Nëpër qiellin e Kosovës Në Kosovë, për të parën herë njeriu e ndjen veten të hyjë në tempullin kombëtar. Aty një qetësi e këndshme, një besim i sigurt dhe një vetmohim i ëmbël ia pushton zemrën, trurin dhe shpirtin çdo udhëtari. Aty, për të parën heë besoni vetveten. Me një nderim të amshuar, ngjitemi në altarin e atdheut, me një nevojë të brendshme për të falur rreth kombit, racës, historisë dhe dëshmorëve. Në këtë tempull të atdheut, rrezet zbresin nga dielli, xixëllimat bien nga yjet, flokët e argjendta derdhen nga hëna. Kërshëria profesionale e shtyn historianin që të mos mjaftohet vetëm me hulumtimin dhe vjeljen e burimeve dokumentare, po edhe të atyre të pashkruara, duke shënuar kujtimet e dëshmitarëve dhe të protagonistëve të ngjarjeve historike. Kisha dëgjuar se në Burrel ishte prangosur edhe kryeministri i mbretit Zog, Koço Kota, bashkë me Qemal Vrionin. Edhe ata iu shtruan torturave shtazarake dhe nga biruca e tyre dëgjoheshin ulërima rrënqethëse. I mundonin ditë të tëra me torturën e urisë dhe më pastaj u jepnin bukë me kripë, pa pikë uji. Ishte kjo torturë tjetër – e etjes. Ndërkaq, tërë burgu ishte lemeritur nga gjendja e tyre, oficerët dhe komandanti i burgut qeshnin dhe talleshin me ulurimat e tyre. Nga torturat e rrahjes, urisë dhe etjes, Koços dhe Qemalit iu ça mishi i trupit vende-vende dhe ata filluan të qelben. Pas kësaj, policët jo vetëm që nuk ua mjekonin plagët, por ua lëndonin ato me shufrat e armëve dhe atëherë ulërimat e tyre arrinin në kupë të qiellit. Vuajtën një muaj dhe më pas ulërimat e tyre nuk u dëgjuan më. Ishin shuar. I morën natën dhe i mbuluan me dhe te qershiza, në anën lindore të burgut, kurse në birucën e tyre i futën të tjerët që pësuan të njëjtin fat. Në ajrosje, të burgosurit e moshës së re dëgjonin Kudret Kokoshin, njohësin e shkëlqyer të “Komedisë Hyjnore” të Dante Alighierit, të cilën ai e dinte përmendësh. Kudreti u tregonte bashkëvuajtësve se dënimi me uri dhe etje sëht tortura më e tmerrshme. Dal nga burgu. Në lëndinën ngjitur me të, gratë me të zeza bredhin poshtë e lart. Kërkojnë varret e burrave, djemve dhe të vëllezërve. Ku t’i gjejnë? Kjo pyetje më mundon edhe mua gjatë gjithë rrugës për në Tiranë. Ndalem në barnatoren e parë dhe marr ca kokrra qetësimi. Bukuria e Kosovës është bukuria e së drejtës Nuk të rrihet pa e parë familjen e atij burri që tash e 59 vjet e nisi librin e tij me këto fjalë: “Kam shkuar pesë herë në Kosovë. I jam bërë pesë herë dashnor. Qielli i Kosovës ndriçon me rrezet e diellit që i veshin syrin njeriut, atmosfera e saj është e mbushur me një fuqi tërheqëse dhe në tokat e saj të shenjta valon një fuqi magjiplotë. Në Kosovë, për të parën herë, njeriu e ndjen veten të hyjë në tempullin kombëtar. Aty, një qetësi e këndshme, një besim i sigurt dhe një vetmohim i ëmbël ia pushton zemrën, trurin dhe shpirtin çdo udhëtari. Aty, për të parën herë besoni vetveten. Me një nderim të amshuar, ngjitemi në altarin e atdheut, me një nevojë të brendshme për të folur rreth kombit, racës, historisë dhe dëshmorëve. Në këtë tempull të atdheut, rrezet zbresin nga dielli, xixëllimat bien nga yjet, flokët e argjendta derdhen nga hëna… Fletët këputen nga degët, gurgurojnë ujërat nga burime të kaltra dhe këndojnë bilbilat në hije të freskëta. E gjithë natyra flet me ju. Fitoni besimin, jetën, lumturinë dhe idealin e lirisë! Bukuria e Kosovës është bukuria e së drejtës. Zëri i Kosovës është zëri i historisë dhe shkëlqimi i saj është drita e së vërtetës… Aty s’ka gjak e tym, grabitje e sundim dhe vajtim e gjamë; por ka vetëm drejtësi e vërtetësi. Ajo është mbi çdo gjë. Prandaj, njeriu brenda këtij tempulli falet duke besuar dhe duke dashuruar vetëm e vetëm për drejtësinë e njerëzimin. Prej këtij qielli plot diell, yje e dritë, në zemrën e trurin e njeriu bie një kaskatë ndjenjash e mendimesh!” Autor i këtyre rreshtave ishte Vasfi Samim Visoka, që më 1943 nxori veprën “Nëna Kosovë” dhe me të mbaruar lufta e pagoi shumë shtrenjtë po si Hamit Kokolari, autor i librit “Kosova, djepi i shqiptarizmit”, bashkë me vargun e gjatë të intelektualëve. Kohë e “miqësisë së përjetshme” shqiptaro-jugosllave, kur emri Kosovë nuk guxohej të shqiptohej as në ëndërr, kurse fjala atdhetari dhe shqiptari ishte herezi. Më 1947, në vazhdën e “Miqësisë për kokë” Shqipëri-Jugosllavi, shteti i parë i ndejti punës gati që i dyti të mos vuajë për mungesë letrash në shtypshkronja. Tirana iu gjet Beogradit duke kryer aktin më të shëmtuar të vandalizmit kundër trashëgimisë së shkruar të historisë dhe të kulturës kombëtare. Dokumentet, revistat, regjistrat, librat, doracakët, gazetat dhe gjithçka që ishte sekuestruar në kishat e Shkodrës u ngarkuan në një anije në portin e vogël të Shëngjinit dhe u shkarkuan në skelen e Tivarit, për të përfunduar në brumatriçe dhe për t’u shndërruar në lëndën e parë për gazetat e Beogradit. Dhe ndodhi një përkim sa i çuditshëm, aq rrënqethës që ajo anije shqiptare të thirrej me të njëjtin emër të të përkohshmes më të njohur shqiptare të viteve 1913-1944, vatër kjo e përpjekjeve intelektuale dhe etike për t’i dhënë jetës shpirtërore të vendit një fizionomi kombëtare, humane dhe tradicionale. Botohej nga françeskanët e Shkodrës. Revista që zuri vend në panteonin e kulturës kombëtare dhe anija që po çonte drejt shkatërrimit përfundimtar një pjesë të kësaj kulture, kishin po një emër: “Hylli i Dritës”. Ç’ironi therëse! I gjatë ishte vargu i autorëve shqiptarë dhe i atyre botërorë që u ndaluan nga regjimi komunist i Tiranës Në mars të vitit 1948, kur shpallja e Shqipërisë republikë e shtatë jugosllave ishte vetëm çështje momenti, regjimi i Tiranës i dha Beogradit edhe një provë nënshtrimi me përulje prej skllavi, duke i dhënë kulturës kombëtare edhe një goditje me majë hanxhari. U çua lugat mesjeta dhe në shek.XX u ngrit gjykatorja e inkuizicionit për librat e ndaluar dhe në gazetën “Bashkimi” u botua vendimi i gjykatës popullore të Tiranës “për heqjen nga qarkullimi të librave dhe i revistave të dëmshme për shoqërinë”. I gjatë ishte vargu i autorëve shqiptarë dhe i atyre botërorë. Ai fillonte me të gjitha veprat e Fishtës dhe shtrihej në ato të Kristo Floqit, Mehdi Frashërit, Hamit Gjylbegut, Anton Harapit, Lumo Skëndos, Ernest Koliqit, Mitrush Kutelit, Piro Floqit, Nebil Cikës, Vangjel Koçes, Kristë Malokut, Justin Rrotës, Vasil Xhaçkës, Gjon Shllakut, Teki Selenicës, pastaj poezitë e Ali Asllanit, veprën e historianit Kristo Dako. Zekeria Cana
Fundi i fundit i fillimit të “Misterit Pellazg-Ilir- Etrusk”! Varjanti i tretë i “Pallë Festës së Verës” dhe i “Diskut të Festës”Në kërkim të origjinës së parë tokësore të shqipetarotropit…Ndër sa e sa gjenialitete prej “shkencëtari poliedrik e arkitekti”, shokut Enver duhet t’i njihet edhe “merita” si një linguist pellazgolog, etruskolog, e ilirolog, që të tria sëbashku përmblidhen në shkencën e shqipologjisë. Pasioni i tij në këtë degë të shkencës i buroi qysh herët, në rininë e parë në Gjirokastër e Korçë. Aso kohe njëri ia përvehtësoi një rradhua plot me hulumtime… Pasi kishte dëgjuar një lloj bisede të lirë për albanët e Albaninë tonë, albanët dhe Albën romake dhe për albanët e Albaninë pranë Kaukazit, zhvilluar me rastin e një delegacioni të lartë në BRSS, Enveri pati rastin të improvizonte (kuptohet edhe me metodën retrospektive) me Baba Stalinin, në 47 e 49, plot dy simpoziume shkëncore për çeshtjet pellazgo-etruske-ilire. Në këtë të dytin, duke kërkuar “me linguistikën krahasuese” origjinën e popullit dhe gjuhës shqiptare, padashje ose instinktivisht, fjalën “peshqesh” e solli si shqipe e jo si turke dhe kjo shkaktoi të qeshura në zyrën e Baba Stalin Visarionoviç Xhugashvilit-Koba, i cili e njihte gjuhën turke e turkologjinë. (Pseudonimi Koba= shqip burrë i kobshëm) Stalini: –“Cila është origjina dhe gjuha e popullit tuaj dhe a mos është i afërt populli juaj me Baskët? Nuk besoj se populli shqiptar të ketë ardhur nga Azia e Largët, as me origjinë turke ai nuk është se shqiptarët janë më të vjetër se turqit. Ndofta populli juaj mund të ketë rrënjë të përbashkëta me ata etruskë që kanë mbetur në malet tuaja se ata që shkuan në Itali, një pjesë u asimiluan nga romakët dhe një pjesë kaluan në gadishullin Iberik… Dua të dëgjoj si tingëllojnë në shqip fjalët: popull, njeri, bukë, dhuratë, grua, burrë, tokë?!… Ju shoku Enver e hani mishin e derrit?… (E. Hoxha, “Me Stalinin Kujtime”, Tiranë, dhjetor 1979, f 77-81; f 116-118) Stalini me nuhatje e me vesh kishte dëgjuar, se pellazgu i parë i tokës ishte i veshur me lëkurë derri/thiu, se trinjaku trekokësh Gerioni ilir-epirot kishte tre shqiponja të zeza murroshe të Zeusit, se Agamemnoni bëri një betim të rremë mbi një thi që nuk e kishte prekur Krizeidën seksualisht, se Eneu flijoi me rastin e themelimit të qytetit Alba një dosë të bardhë me shumë gica gjijpirës, se kishte hipoteza antike e mesjetare për një ish prejardhje të albanëve dhe Albanisë së Ballkanit nga Albania kaukazike, se kishte thënie që albanët e moçëm i kishin pasur teukrë-turqit selxhukë si skllevër, se ai Aleksandri i Madh briskjapi/Dhulkarnejni a.s. e kishte mbyllur racën turkmene me një lloj muri me shula hekuri etj. Shoku Enver, pasi i bëri një si “ekspoze-rezyme shkëncore”, nuk ia tregoi të gjitha sekretet Stalinit dhe sidomos njërin që e ruante me besën e fshehtësinë më të madhe… Sidoqoftë ishte shoku Enver ai që u dha “direktiva” shkencëtarëve shqiptarë t’i gjenin rrugët që na shpinin për te pellazgët. Njëri madje edhe e kishte titulluar studimin mitologjik-gjenealogjik “Në rrugën për te Pellazgët”, ku një copë kalldrëm të fillimit e hapte me disa citate nga shoku Enver e me ndonjë edhe nga shoku Ramiz… Shoku Enver e ngalasi/gudulisi edhe Ismail Kadarenë të merrej me pellazgologji-etruskologji, pasi i dhuroi librin “Fundi i Misterit Etrusk”, dhe më duket se ai gjeti nja dy kreshnikë pellazgë “Të fundit të Mohikanëve” (Etimologjia “Mohikanë”, shqip=njerëz, fis që i bien mohit…), si Mojzi dhe Halhylli, të myslimanizuar më vonë, e sidomos ky kreshniku i fundit ishte shumë i pëlqyeshëm sepse shkonte edhe me Xha Halilin me dhën te “Blloku i Udhëheqësave”… (“Kujtime për Enverin”, Tiranë, 1989, “Një takim i paharruar me shokun Enver”) Në kohën kur në Tiranë, nga Thanasi me urdhër personal nga Enveri, lejohesh RAI nja një gjysmë ore sa për lajmet e darkës, një kurveleshas me qylaf e me dy hejbe, zbarkon te i biri në Tiranë, me apartament e televizor “Lura” të ri. -Ja mirë se ju gjeta! -Baba shpejt futu brënda, se zbriti njeriu i parë në hënë! -Eh, mor biro ç’nuku bëjnë Enveri inë dhe Partia! Vonë e vonë u bë e njohur se me të vërtetë kjo “profeci” ishte realizuar, njëri nga dy astronautët e parë na kishte qenë me origjinë shqiptare, kish lënë aty një flamur të vogël shqiptar dhe madje siç po marrim vesh nga disa burime të mirëinformuara të “shkencëtarëve” shkodrane, astronauti kishte dëgjuar edhe thirrjen e ezanit në hënë… (Sipas shkencëtarëve amerikanë kishte qenë thjeshtë një interferencë e valëve radiofonike të një stacioni arab, mirëpo “shkencëtarëve” shkodranë nuk i ka rezultuar ashtu…) Rizbulimi: “Etrsukishtja një gjuhë shqipe e kulluar”!Këtë deklaratë, sa gjatë gjërë e bën në revistën “Illyria”, New York, dt 3-6 Dhjetor, z. Skënder Kajoshaj në shkrimin: “Etruskët: Popull enigmatik i lashtë apo fis ilir?”Autori, pasi është i bindur plotësisht në deshifrimet e leximet direkte aq të lehta etruskisht-shqip, shpërthen me indinjatë kundër “disa qindra shkencëtarëve evropianë ”, të cilët me qëllime denigruese etj, nuk kanë parë në shkrimet etruske “një gjuhë shqipe të kulluar”. Kajoshaj deklaron se “ka zbuluar një përputhshmëri magjepsëse të gjuhës shqipe dhe leksikut të saj me atë të gjuhës dhe leksikut të lashtë etrusk”, madje arrin të gjejë edhe dialektalizma të holla! Kulmi i “lexim-deshifrimeve pellazgjishte-etruskishte-ilirishte-shqipirishte dhe i risive faktografike e artegrafike” arrin me “Dikun e Festës së Kretës”, i datuar aty rreth 1700 p.e.r. Si kontribute të tija ai dallon fjalën MENDYA=Mendje e shqipes dhe përmes saj ka zbuluar edhe “Zotin e Madh në Mendje”, pastaj edhe disa fjalë të shqipe-turqishtes si Baba, emrin e Z(H)EMIL etj.Në kronologjinë ku zhytet Kajoshaj, nuk mund të flitet as për etnos helen, as për etnos ilir të mirëfilltë, pa le pastaj për një leksik iliro-shqip, nga ku të shkëputej një llokmë etruske italike e gatshme me gjuhë të shkruar!Sipas Kajoshajt, “gjuha latine e derivatia italishte, helenishtia dhe greqishtia nuk hyjnë asfare në deshifrimin e etruskishtes”! Se fjalën “mentum”-mendje e ka edhe latinishtia psh, apo se ishte edhe perendesha Mentis me të cilën Zeusi ngjizi Athinanë, të cilën pastaj e polli vetë Zeusi nga koka, apo pse ka gjuhëtarë autoritete që një përqindje të madhe të leksikut të albanishte-shqipes e gjejnë me fjalë të huazuara (ose ish të përbashkëta, të asimiluara) të greqishtes së vjetër e të latinishtes etj, aq i bën Kajoshit. Mjaft që ai të gjejë ndonjë rrokje e fjalë të koinçiduar dhe kur këto kombinojnë edhe me turqishten ka edhe më shumë lezet.Po na del se edhe “shqipia e shkruar”, si arabishtia e shkruar e Kur’anit, ka ndryshuar pak ose aspak qysh nga koha e “Zotit të Madh në Mendje”! Shkencëtarëve shqipologë i bie barra e rëndë t’ua njohin etrusko-ilirëve/shqiptarëve monozotin e parë të tokës e ndoshta edhe ndonjë Qitab të pazbuluar si “Vepra 19”…! Dhe akoma më shumë kur të zbulohet Atllantida e fundosur me mbishkrimet e saj do të dalë se edhe ata Euroatlantidët na paskan folur një shqipe të kulluar dhe zoti Kajoshi s’ka pse të mbetet i ofenduar…Por mbasi paska qenë kaq i zoti, ky Skender Kajoshaj, pse nuk e deshifron komplet “Diskun e Festës së Kretës”?! Krahas atij origjinalit prej guri, që ka paraqitur me fotokopje, ne i kemi gjetur në Shkodër edhe një tjetër “Disk Feste” prej argjendi, madje me dy anë, si “një mësallë me dy faqe”…Nermin Flaski-Vlora: “Monogjeneza e gjuhës dhe Adami pellazg-etrusk!Realisht, pas shokut Enver, lëshuesja e “liçensës zyrtare shkencore” të fjalëve turke në leksikun e lashtë etrusk-ilir është Nermin Falaski Vlora. Pikpamjen e saj ajo e shprehu kështu: “Në gegërishte gjinden shumë fjalë të përbashkëta me turqishten dhe zakonisht thuhet se ato fjalë janë të huazuara nga turqishtja. Në të vërtetë, unë kisha me thënë të kundërtën…turqit u pasuruan me fjalë ilire që i gjetën në Anadoll, truall i fiseve të ndryshme pellazge, si hititët, trojanët etj”. (Trual-troje, fjalë vetëm e gjuhës shqipe edhe sot) (Prof. Nermin Vlora Falaski, “Shkodra dhe gjuha pellazgo-ilire”, bot. në “Seminari i dytë ndërkombëtar, “Shkodra në Shekuj”, Vëll.II, 1999, f 5-12) Sipas Nermin Vlorës flalë si “maraz, gajret, hajrudin, hajër, din”, etj që i pandehnim si të turqishtes, na qenkan të pellazgjishte-shqipes! Po me çfarë vërtetohen këto? Duhet t’i marrim të mirëqena si postulate, se ashtu i dalin hesapet deshifruese zonjës! E në qoftë se ato nuk janë, atëhere edhe i gjith montaturë-deshifrimi i “Shtyllës së Lemnosit” psh, me atë “maraz” bustofredik, shkon për hava, sëbashku edhe me fjalën XAIPE/HAJËR në mbishkrimet e nekropoleve e cila as nga pikpamja kuptimore turqishte-shqipe nuk kombinon si etimologji. Sipas z.Nermin, vetë fjala Etruria/Etruskia me shqipe kuptohet lexohet: “Truri-Vendi i njërëzve me tru, të ndriçuarit”! “Vaj me det”, sikur ndonjë budalla ta interpretojë kompozitën me preferencë Etruskia = “True+shkia/shqieri/shqyeri ose “I Sh-qim në True”) “Trundriçuarit”, paraprin dhe pason një deshifrim-zbulim “epokal”, që vlen më shumë se tërë librat e zonjës Vlora. Bëhet fjalë për një farë “shembulli i pa mohueshëm i monogjenezës së gjuhëve”, e në rastin konkret i një monogjeneze shumë mallëngjyese të lashtë turke-shqiptare. Pasi ka zbuluar në tekste e komente mesjetare të Dante Aligerit, se “Emri i parë me të cilin Adami e quajti Zotin ishte germa I dhe kuptimin tjetër se I ishte e mira më e lartë”, z. Vlora hidhet në turqishten ku I=e mira dhe Adam=njeri, pra definon ajo I Adam=njeri i mirë. Shiko se çfarë nderi na paska bërë turqishtja, na ka ruajtur e magazinuar kuptimin e fjalës I Adam=njeri i mirë, kur ne vetëm këtë dreq fjale e kishim harruar! Dhe nuk mbaron me kaq! Në studimin e cituar ajo vazhdon: “Për të analizuar sa më mirë faktin se ne, të parët tonë nuk i quajmë vetëm ILIRË, por me vendosmëri ia vejmë përpara edhe emrin e babait të tyre, emrin e PELLASGVE HYJNORË…citoj disa autorë të lashtësisë: “Arkadët thonë se i pari që lindi mbi këtë tokë ishte PELLAZGU HYJNOR… (Pausania, Arkadia, Libri VIII, 1,4 e 6)…”Duke sjellë një peshqesh të bukur, Toka lindi së pari PELLAZGUN HYJNOR, shumë kohë më parë se të lindte hëna” (Pindari, Karmina, Fragmenta Selekta, I, 240) Studiuesve “trundriçuar shqipologë” u bie barra e rëndë të deshifrojnë me 100% siguri në se Adami dhe Pellazgu janë i njëjti person, dmth njeriu i parë i planetit Tokë, apo në se bëhet fjalë për Pellazgun si një person i parë gadishullor lokal, sepse nuk mund të ketë dy mashkuj të parë në tokë, sepse kjo bie ndesh me librat e shënjtë dhe “Zotin e Madh në Mendje”! Një problem tjetër mbetet në se kemi të bëjmë me lindjen e zakonshme të hënës së plotë ose gjysmë hënës së re, apo të hënës komplet si planet që rrotullohet rreth tokës, sepse edhe kjo e fundit bie ndesh me librat e shenjtë! Po të ishte se Adami e quajti Zotin me germën I, atëhere përse nuk e thanë Biblat e sidomos ai Kur’an-i Kerim a.s.?! Sidoqoftë, shoku Enver nuk paska gabuar edhe aq shumë me atë fjalën shqipe peshqesh (shih edhe peshqeshin e Nermines), madje do të shtonim se jo rastësisht Hoxhajt e Gjirokastrës na quhen si “I Hoxhatë” dhe vetë Enveri si “I Hoxhate” dhe se kjo “I’ kaq e rëndësishme, që e ka ruajtur populli shqiptar në prezantimin e tij të parë, i ka shpëtuar së ndjerës Nermine. Ka edhe ndonjë pëshpëritje për vetë përzierje-gjenezën e Hoxhatllarëve e Vlorajve në vijën Kurejshitë-Kurvelesh e Konjë-Kaninë…Turist shkrimtari turk Evlija Çelebiu, aq i cituar dhe i pëlqyer këto kohët e fundit, shkruante se kurveleshët vijnë nga fisi i kurejshëve arabë dhe se stërgjyshi i tyre na paska qenë një farë Xhebeli El’himia, varri i të cilit ishte në El’Basan.(Evlija Çelebi Sejjahatnamesi, “Shqipnija para dy shekujsh”, përkthim shqip Salih Vuçitërni, 1930, f 26, 114)B. Topulli dhe H. Xhelo shpreheshin se disa nga Vlorajt ishin me origjinë të largët nga Konja, sepse Ferit Pasha Vlora me rastin e zgjedhjes si sadrazëm/kryeministër ishte betuar se ishte turk-konjar…KJAE I ZOT TE KEQEN E I SHKENCËS!
Preloc Margilaj: “Ilirët flasin Shqip-Shqiptarët flasin Ilirisht”!Fjala është për librin me titullin Ilirët flasin shqip-Shqiptarët flasin ilirisht”, botuar në Podgoricë 2000, një lloj enciklopedie multietimologjike e mitologjike gadishullore, tokësore e universale me bazë sidomos Gurin, Besën, Gurrat pellazgo-ilire etj. Në një recension që i ka bërë librit, djali i axhës së z. Preloc, prof. Nikoll Margilaj, ndër sa e sa lavdërata, thekson: “Ka vënë gurë me vlerë në albanologjinë shqiptare”. Me sa dimë deri më sot ajo që e quajmë si “gjuhë shqip-e”, shprehimisht me këtë term, dokumentohet fare vonë aty nga fillimi i shek XVIII dhe pak më pas edhe ajo I/Y-shkipia, albanishte-shqip-turqishte e bejtexhinjve pretendohej si e tillë, mjaft të kujtojmë Nezimin. Kësisoj nuk besonim se autori do t’a përfshinte edhe këtë shqipe për ilirët. Mirëpo ja që edhe këtë e bënë! Hajde marshallah e për Hajër na koftë dy palëve! Por, ajo që na e shton edhe më shumë habinë është se një lavdëratë të madhe i ka bërë këtij “libri model” edhe autoriteti numër një aktual Z. maje thanës… Zoti S.Kajoshaj, përveç një preçizimi me “Zotin e madh në Mendje/më të madhin”, në realitet tregohet i padrejtë dhe përvehtësues ndaj Prelocit, sepse realisht i pari që ka lundruar në Kretë/Kandia etimologjikisht “në vendin ku kanë dije” ka qenë Preloci dhe atë “trurin e urtë në mendjen e Zotit dhe njeriut etrur” i ka zbuluar Preloci. Po ashtu Preloci ka zbuluar edhe “Gurin e Rozetës” në Kretë. E citojmë: “Së pari me prejardhje nga bregdeti lindor Adriatik, nga fisi I Mezapëve dhe Dardhanëve, pohon fakti se në një monument varreze në Kretë është zbuluar pllaka me gravurë të xhubletës-veshje e malësores së Malësisë së Madhe…toponimi e etnonimi Mezap, vjen nga verbi “me zaptue”, me pushtue, me plaçkitë…vetë Kreta ose më shqip Kandia=kanë+dija ose “kanë uri për dije””… (Cit. f 424-423 dhe f 453-455) Po ta shikosh hollë-hollë, Preloci ka zbuluar edhe sekretin e hollë të hamendjes së hollë të gjeneralisimit Stalin për Baskët e Iberët, sepse “fjala Baskia shkon me fjalën shqipe bashk-bashket/bashkim, sepse në gjuhën e baskëve ka disa fjalë ilire-etruske, ndërsa fjala “IBERIA” lidhet me kuptimin si vendi i “I Berrave ose Berrishë-Berranë=vend-anë me berra”, dmth kullosin bashkë dhi e dhën ! (Cit. f 297 etj.) Kështu me sa duket jo më kot Gerionin trinjak me kope me dhën e dhi dhe lopë, qe, buaj e bullica e degdisën nga Ballkani në Iberi…Do t’i sugjeronim këtu Prelocit si lidhje-konkordanca shtegëtimesh baritore edhe popullin dhe vendin Bashkiria në Azinë Qëndrore si dhe popullin e vendin Burriatia, meqënë se lejohet të shkosh pa frikë deri në Skandinavia=Ska+andej+vi dmth ska më andej vijë lundrimi me anije ose më këmbë, ku kemi edhe “Gjirin e Botës” f 290…) Ne po ja ilustrojmë gjykimit të vetë lexuesit se sa vlerë ka ndonjë nga ata gurët më të rëndë, ndonjë nga ata ciklopikët pellazg-etrusk-shqiptar dhe si më veçanërisht do të theksojmë faktin se vetë Preloci peshon në mos më rëndë, sëpaku po aq sa I Nerminia! 1. “Vetë fjala ETRUR do të thotë shqip TRURI, duke i hequr shkronjën e parë E . Shkronja e parë E që rri para mbiemrit paraqet gjininë femërore “e mirë, e urtë” etj, kështu që e bashkëngjitur me fjalën truri (etruri) merr një nuancë tjetër të kuptimit, kështu që fjala ka kuptimin e epitetit. Tani pason një digresion. Në fund të tekstit më bjen në dorë libri “Vjetërsia e gjuhës shqipe”-Nermine Vlora Falaschi (e nipia e shefit dhe krijuesit të shtetit shqiptar-Ismail Qemalit). Duke u mrrë me hulumtimet shumëvjeçare mbi gjurmat e shkruara të gjuhës shqipe në Itali e në Evropë- ajo gjithashtu dallon mbiemrin-epitet etruri, që te unë shkakton satisfaksion profesional për mendime të barabarta në punën e pavarur individuale…Sipas kuptimit lexojmë nga e majta në të djathtë ETRUR-TRURI, e kur e lexojmë anasjelltas nga e djathta në të majtë E URTË/I URTË, që në mes kanë një nuancë kuptimi I E ndryshëm. Kjo fjalë dikuj mund t’i duket si lojë e fjalëve, por unë kam përshtypje të kundërt. Truri është burim i mendjes, por nëse mund të shprehemi edhe burim i mendjes së urtë. Nga aspekti psiko-fiziologjik njeriu ose personi i mençur mund të mos jetë I urtë, sepse në psikologji urtësia nënkupton shkallën kualitative më të lartë në përdorimin dhe në adoptimin e proçeseve mendore”. (Preloci, Cit. f 392) Komenti ynë: Pra jo vetëm si bashkautor i zbulimit epokal, por edhe i kuptimit në invers të inversit dhe të nxjerrjes/shtrydhjes së kuptimit në shkallën më të lartë kualitative dhe kuantitative. Tru shkencë e lartë dhe e urtë njëkohësisht, s’ke ç’i thua, aq më tepër kur edhe fjala “Zaptie-xhi e azap” nuk na paska qenë një fjalë turke, por një fjalë shqipe-pellazge e fisit të Mesapëve, të cilën shqiptarët ia përshtatën edhe një lumi e një bjeshke në Kretë (f 258). Në kohën osmane, zaptiexhinjtë shqiponjatarë xhubletarë e përdorën për të dytën herë këtë fjalë në të shkretën Kretë, kur sipas Fermanit që sillte Evlija Çelebiu, dërguan nizamë e asqer për të shtypur/për ta bërë “zap” kryengritjen e Kandijes dhe për të ba edhe ndopak robë/plaçkë e rob/skllevër, që është realisht një fjalë e greqishtes së vjetër…(Shih në “Shqipnia para dy shekujsh”, cit.) 2. Loc = fjalë etruske Lo, në shqip “vëllai i vogël”(sipas N. Vlora cit); Sipas Prelocit, në një citim analizë-deshifrimi të një pllake varri të N.Vlorës shkruhet: etr. “MULOCHILARELAETIM”=shqip “MUA LOCIN ME HILE MË LA JETIM”. Loci=vëllau më ri, fjalë që përdoret edhe sot në viset e Shqipërisë. Po e theksojmë se numri më i madh i mbishkrimeve dëshmon se shqiptarët e lashtë, sidomos etrurët kanë folur e shkruar në dialektin e ilirishtes së veriut-në atë gegë”. (Preloci, cit. f 447) Komenti ynë: Në gegnishten e albanishte-shqipes, në nëndialektin shkodran, në femërore kemi “Nana Loce” apo “Shkodra Loce” për kuptimin shumë e vjetër, pra ka edhe një përdorim në invers “nga më i riu tek më plaka e plaku”, sepse kjo “loce” lidhet me fjalën “loke” fem. dhe “loku” mashk. (Në këtë rast kemi dypërdorimësh me k-c dhe jo një lloj kalimi në afrikaten “Q”, për shkak të ekzistencës dhe kalimit në një fjalë të organit mashkullor ku depozitohet fara e riprodhimit) Theksoj se përveç që kemi një deshifrim fantazist e arbitrar, bie në sy se flitet edhe për dialekt gegnishte të etrurishte-ilirishtes, kur vetë ilirishten e folur e të shkruar nuk e njohim aspak! Pa le pastaj ai kuptimi “me hile” dhe pa folur pastaj edhe për kohën prehistorike të “Pre Locajve”. Na duket, sipas përshtypjes, se nga deshifrimi, I kulluar me finjë shqip, mund të nënkuptohet se vëllai më i madh I Locit ose Loc babagjyshi, kanë vrarë veten me vetëdashje për të shkuar sa më parë në Parajsë dhe me sa duket këtu qëndron edhe ajo “hileja”. Një shkrimtar i shek II shkruante për këtë fenomen masiv në kohën e parë të krishtërimit të hershëm, rrënjët e të cilit kishin filluar shumë kohë edhe para Krishtit. Shkrimi etrusk bustofredik siç dihet i shkruante germat rresht pa asnjë ndarje të fjalëve e ndërkaq alfabeti etrusk përmban ende shumë probleme specifike leximi. Vetë përdoruesit e atij shkrimi sigurisht se e lexonin dhe ia dinin kuptimin. Duke pasur parasysh se tekstet etruske ishin kryesisht mbishkrime nekropolesh dhe relativisht të shkurta (nuk kemi deri më sot ndonjë tekst etrusk libër poezi apo prozë të gjatë e aq më pak tekste fetare e filozofike), mendohet se ky shkrim duhet të ketë qenë në faza fillestare. Në konkurrencën për mbizotërim e unifikim gjuhe në gadishullin Apenin, gjuha e shkrimi etrusk e mbaruan misionin e tyre dhe u integruan në latinishten. Në rastet konkrete të mbishkrimeve të varrezave, familiarët dinin edhe sekretet e shkurtimeve dhe shumë nga ato me sa duket tashmë flejnë gjumin e përjetshëm. Pra, kush na e jep ne të drejtën t’i lidhim e plotësojmë rrokjet, të plotësojmë shkurtimet si fjalë dhe fjalinë sipas llogarive fantaziste “me shqipe të kulluar” e aq më tepër t’i rrasim edhe fjalë turke, me predendimin e vetëm “se na i paskëshin marrë ne pellazgëve-shqiptarë turqit selxhukë në Andoll”!!! Por, për PreLocin mjafton autoriteti i “I Nerminesë”, aq më tepër se është edhe e mbesa e Ismail Qemalit, shefit e krijuesit të shtetit shqiptar! Në qoftë se I. Qemali ngriti nja tre a katër flamurë me shqiponja të improvizuara më 28 nëntor 1912 në ballkonin, penxherenë e pragun e shtëpisë së Vlorajve, e mbesa ka ngritur monoflamurin e monogjenezës teukro-shqiptare në Raishtagun Universal! Dhe ajo dhe Preloci mendojnë se ilirë-etruskët ishin aq të unshëm dhe të uritur për die-dijeni, jo vetëm në botën tokësore ku kishin edhe perendeshën URIDA=shqip uri pakënaqje + die-dijeni, porse i drejtonin edhe një lutje perendive dhe perendeshave politeste për botën e përtejme Aman o diell Zeus Amon, o Uridë, o ministri i Arsimit, i Shkencave dhe i qejfeve perverse A’pollon: “EPNA ARSIM MATANË XAIPE” …(Preloci, f 425 cit.) 3. Ballkani: Gadishull në Detin Mesdhe. Duke e shikuar nga jugu lenë përshtypje se ka pamje balli (pozicion në krahasim me masivitetin kontinental europian). Analiza etimologjike: Rrjedhë nga fjala shqipe ball-i. Me qenë se shqiptarët janë banorë autokton e kanë quajtur Ballkan. (Preloci Cit. f 51) Komenti ynë: E kishim pandehur këtë emërtim gadishullor me një origjinë të vonë turke, mirëpo ja ku na del Preloci, me varjantin e tij! Sipas llogjikës së arsyetimit, i bie që hartografët shqiptarët/trojanë-pellazgë autoktonë të Anadollit duke e shikuar me teleskop nga Maja e Malit të Idës apo me sy të lirë, ballin përballë Dardaneleve e Bosforit ia ngjitën Ballkani! Rëndësi primare ka etimoni-rrënja Ball-i, pjesa tjetër, “shkon për Budull a për Baldushk”… Po në cilin dokument antik pellazg na del emri gadishullor “autokton” Ballkani?! 4. Bosna-Bosanias/Besët-Besianët: Emri rrjedh nga fisi ilir Beset, që jetonte rreth rrjedhjes së mesme të lumit Sava dhe më në jugë. Lumi Bosna është quajtur sipas emrit të fisit sikurse e gjith krahina e shtetit Bosna. Të gjithë toponimimet, hidronimet, oronimet, etnonimet që quhen me këtë emër-kanë të përbashkët etnonimin bes- kanë kuptim të përbashkët…Për fisin Besët kanë shkruar: Herodoti, Livi, Straboni, Ovidi etj. Fisi në fjalë ka banuar në rrjedhën e poshtme të lumit Sava-ndërmjet lumenjve Bosna e Drina. Në lindje jetonte fisi i skordiskëve; në perëndim fisi i breukëve. Të dhënat flasin se fisi i besëve shtrihej më brenda në Bosnën e sotme. Herodoti shkruan se ky fis ka jetuar diku në Thraki. Toponimet dhe hidronimet në këto krahina pikërisht vërtetojnë se vendlindja e Besëve është lokalizuar rreth lumenjve Bosna e Drina. Poeti i njohur romak Ovidi shkruan se besët kanë jetuar në veri të Savës deri në Danub. Në Bullgari, në juglindje në kufi me Azinë e Vogël, në bregdet të Detit të Zi, një krahinë quhet Bosna, gjithashtu në Anadollinë lindore është vendi që quhet Besni. Me siguri këto toponime rrjedhin nga emri i fisit besët…gjurmë të këtij fisi mund të shihen Besiana-kështjellë dhe vendi në Dardani; Besa kështjellë në Virpazar buzë Liqenit Shkodrës; Bessiana kështjellë në Lezhë në Shqipëri…Besë+Arabia si metatezë e fjalës arbër etj, etj. Analiza etimologjike: me besua, të besës, besnikëri, etimoni, djepi shkolla e piramidës etike…(Shih në përgjithësi faqet 51, 330, 338 etj dhe tërë kapitullin filozofik-linguistik për Besën dhe Gurin) Komenti ynë: Pa e ndjekur në të gjith gjatësinë këtë fantazi fluide shtegëtuese, do sugjeroja sipas metodës “linguistike me vesh krahasimtar, si shtata në trembëdhjetën”ose më shqip “si kau pelës”, se autorit i ka shpëtuar “Qendra e Besës në kërthizën e Arnavudilisë” dmth El’Basani me tërë ato gurrrat termale pellazgo-persiane, llixhat ilire-besnjake etj. Pra, i ka shpëtuar Elbasani, të cilit Sami Shemsetin Frashëri propozonte t’ia dyzonte emrin edhe si Skënderbegas. Sipas tregimeve folklorike të Evlija Çelebiut, na ishin dy vëllëzër me origjinë sllavo-serbo-boshnjake Basani dhe Besani. Basani i dha fjalën-besën Sulltan Mehmet Fatihut dhe u kthye edhe si mysliman me emrin Muhammed Basania Beu dhe Sulltani ia dha sundimin e El’ Basanit dhe të drejtën për të prerë monedha argjendi. Për ta shprehur besnikërinë sa më mirë ky Basania Muhammed Beu e theri në gjumë vëllanë e tij Besanin. Pra me sa duket këtu e ka burimin/gurrën edhe ajo shprehja “Shqiptari kur jep fjalën ther djalën”-e në raste edhe vëllanë…Preloci mund të konsultonte edhe dramën “Besa” të S. Frashërit, pastaj qytetin Beslan, qytetin Basan sipas Dhjatës së Vjetër, ku ndryheshin ata besthyerit e rënë në gjaqe, pastaj atë poezinë popullore të krahinës së Elbasanit: “Ty o Bos të rëntë pika, lëshove turkun në Shkallë Kunorë”… Po e mbyllim me kaq këtë “shër+besë-besnike”, sepse po të ndjekësh Prelocin nëpër gurët, gurrat e guroret arrin edhe në Guristan-Afganistan, në Uj-Gurin e Kinës e deri në “Gurin e Gurrën e Besës Universale”… Ndoshta do të duhej edhe ndonjë memorial “Disk Feste” për “Festën e Verës së Ball’llokumes” së Elbasanit, sepse mielli i kallamoqit (kallambohçe) apo misrit (nga fara e Misirit/Egjyptit) nuk ka ardhur nga Amerika, mbas shek XV, po ashtu siç edhe patatia, “gjella jahni patatesh” me të cilën Preloci ia gjen etimologjinë Janinës “vendit të Zeusit”, pa përmendur fare atë etimologjinë e Kosovës “ose nga zogu zoonimi Kos ose nga Kosi një lloj nënprodukti qumështi, një emër pellazgjik që e gjejmë në ishullin Kos”, përballë Sirisë! Dhe “Kjae I Zot” po qe se e citojmë për “Elbasanin e Bukur, Qytetin e Vjershëtarëve” edhe një këngë me atë inversin si metatezë, ku ashikët e dylberat kapiteshin nga diskutimet e veprimtaritë e ambla në teferixhe nga iqindia e deri n’sabah…
Epilogu: “Festa e Verës e Enverit” dhe tuneli Elbasan-Tiranë… Shoku Fatos Nano (shih edhe Nani=stërnip i Pallazgut te Fjalori i Prelocit…) e propozoi dhe realizoi “Festën e Verës” si “Festë Mbarrëkombëtare”, me sa duket duke pasur parasysh edhe etimologjinë e fjalës shqipe Enver dmth =I/E+në+Verë. I revoltuar për këtë një studues, sipas shembullit të Kuçovës që ia hoqën emrin “Qyteti Stalin”, për reciprocitet propozonte t’ia hiqnin edhe emrin Elbasanit e t’ia kthenin origjinalin Skampa. Ai nënvizonte se atë emër ia kishte propozuar Sulltan Mehmeti II Fatihu, aq më tepër kur inaugurimi i tij ishte shoqëruar edhe me therjen si kurbanë të nja 8.000 fëmijëve e pleqëve, ndërsa vajzat i kishin shitur për hareme dhe djemtë faqe hëna me fytyra si të Jusufit, ia kishin shitur ashikëve veteranë me moral jashtzakonisht të ulët… (Shih S. Pulaha, “Lufta shqiptaro-turke në shek XV, Burime Osmane”, bot. 1968) Stalini së paku nuk ishte aq pasiv e aktiv si Enveri e Mehmeti… Shoku Enver, siç dihet i mbante librin e Samiut “Shqiperia ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet?”, atë të Naimit “Istori e Shqiperisë” dhe atë të Vaso Pasha Shkodranit “E vërteta për Shypeninë e shqypetart”, në çantën e partizanit, të cilën në një hejbe ia mbante në kurriz një person tjetër…Dhe siç njihet Rilindja e kryesisht Samiu kishte disa projekte, për Elbasanin ose Skënderbegasin/Iskenderdhulkarnejnin, si kryeqytet, pastaj për një Këshill/Demos Shërbimi e Shërbestarësh Pleq, meqënëse multikuptimet e fjalës I pellazg donin të thoshin edhe peleqtë edhe pellgas sepse erdhën nga pellgu i Detit të Marmarasë. Por, fatkeqsisht nuk ndodhi tamam ashtu, si të thuash kryeqyteti u spostua nja dy gisht nën bisht. Dhe ja ku na doli shoku Enver me një projekt për një tunel nga pas, Elbasan-Tiranë, dhe me këtë Elbasani bashkohej dhe bëhej automatikisht kryeqytet. Ky projekt mbetet si detyrë në të ardhmen. Ndërkaq hë për hë mund të kënaqemi me atë “Festën e Verës/Enverës”, që Nani e zbriti edhe në Tiranë dhe së fundi me shërbestarët Dhulkarnejnët skjapatarë të artë me pelerina të kuqe… Dikur edhe i ndjeri meteku Pani gjysëm sqapi, hyu iliro-pellaz/etrusk i grigjave jo vetëm që kapardisej vetë në Olimp, por me vehte kishte marrë edhe të gjithë vllazërinë besatare të Iberries/Berranës së malit! Aferim se ka ardhë koha edhe për kthim në origjinë! Dhe ja edhe “Fundi i fundit të fillimit të Misterit Pellazg-Ilir-Etrusk”, “margaritarin”që Enveri ia mbajti sekret edhe Stalinit të dashur dhe të dashurës Mao, të cilin fatkeqësisht nuk e ka ditur as Preloci… Pellazgët, ishin të pjellurit nga dheu-toka dhe vetë fjala pjell-me pjellë/me pidhë, e pjellur derivon nga organi i pjelljes nga gurra/bira/vëra e përparme ose viroi i përparëm e jo nga ajo e mbrampia, sepse ajo me shqipe-etrure do të shkonte si Bytharët/Bythazgët/Bythëshkia. Enveri, shumë kohë më përpara se Pulaha t’i përkthente “Burimet Osmane” e njihte “Sekretin e Mustafa Aliut”. Ky Aliu emrin e vërtetë e kishte Mustafa bin Abdi al-Mavia Çelebi dhe kishte shërbyer si shërbestar sulltanor në Bosnje, në Iran etj. Vdiq në vitin 1600. Ai shkroi më shumë se 30 vepra, ku si më e shquara mbahet ajo që titullohet “Bërthama e Lajmeve-Kyhn al Ahbar”. Atje shkruhej: “Verifikuesit e njoftimeve të vlefshme si margaritarë dhe vlerësuesit e personave që njoftojnë të fshehtat dhe të diturat, njoftojnë këtë legjendë të habitëshme dhe këtë tregim të çuditëshëm: Një Mbret i Madh, babai i tribuve të para të botës, i quajtur me emrin Beshe, kishte tre djem tërheqës e të famshëm, që quheshin Arab, Kiso dhe Arnavud. Ky Beshoja gëzonte një famë të madhe dhe sundonte vendet Jethreb (=Medinën), Batëhan (=rrjedhat e lumit Tigër dhe Eufrat), Jemenin, Adenin dhe vendet e Sebasë (Arabisë) dhe në përputhje me domosdoshmërine kohës trupi i tij prej dheu u shpërnda nga fortuna e vdekjes…djali i madh me emrin Arab u vendos në fronin e të atit…djali i mesëm Kiso u vendos në fushën e Këpçakut/Kaspikut…vëllai i vogël Arnavudi duke kaluar Detin Mesdhe u vendos në malet e pakalueshme të Arnavudilisë/Ishkipilisë…ata janë të përmendur për kokfortësinë dhe për tradhëtinë…bukuria e freskia e djemve dhe virgjëreshave pëlqehet”. (Cit. Pulaha, f 274-277 etj.) Ja pra se ku na del, nga informata besnike e Mustafës së shek XVI, Beshoja/Bestari, Mono Babai i parë pellazg-etrusk-ilir prej balte pasardhësi I Ademit, që lidhet edhe me qendër Gurin magnetik të tokës, Gurrën e Ujit të Dyfishtë H2O, e cila na lidh gjenetikisht prehistorikun Locin Arnavud me vëlla Arabin edhe vëllezërit e tjerë të Kaspikut e Turkmenisë, siç edhe Kurveleshin me Kurejshitët… Sikur ta kishte ditur Gjeneralissimi Koba këtë gurgurrë për I/ENVERË… sepse për Hyllen/Nexhmije Delikaten e dinte njëzë…Dhe gjynah që Preloci nuk i shkoi fillim-fundit deri në fund-fillim! Agron Luka
-600-vjetori i Lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu- Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në “letrat” shqipe gjatë gjysmës së parë të shek.XX Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kalorësi tempullar i aristokracisë evropiane masone të shek.XV, kalorësi kampion i lirisë, shpëtimtari i qytetërimit evropian nga hordhitë aziatike turke dhe simboli më i fuqishëm autentik i kontributit dhe i identitetit tonë të hershëm, si kombi më i lashtë në Evropë dhe pjesë aktive e qytetërimit evropian, vjen në 600-vjetorin e lindjes së tij, në hapësirat e shek.XXI, si alkimist, ezoterik, mistik, cilësi këto të kalorësve mesjetarë, po kaq si kryqëtari më i lavdishëm në emër të krishtërimit, si filozofia bazë e demokracisë moderne perëndimore dhe njëherësh si njëri nga kryqëtarët më të fuqishëm si antikishtar në përqasje të plotë me përvojën botërore që rrezatuan gjeni të tillë të njerëzimit progresist, si: Leonardo Da Vinçi, Shekspiri, Isak Njutoni, Dante Alighieri, Galileo Galilei etj. Skënderbeu, ky pinjoll i lavdishëm ifamiljes mbretërore shqiptare të shek.XV, që thirrej sa prijësi i Arbërisë, sa prijësi i Epirit, apo si prijësi i Shqipërisë si një e tërë, një figurë historike që ngërthen brenda vetes kultin dhe mistiken, falë shenjës intriguese të Saturnit në përkrenaren e tij, si simbol mbretëror, po aq kalorësi i dijes arkane, aspak thjesht për arsye patriotike, por si figura më autentike e domethënies sonë si identitet kombëtar, do të frymëzonte letërsinë dhe artet tjera gjatë gjithë rrjedhave të zhvillimit të tyre, që nga letërsia e vjetër shqipe, ajo e Rilindjes, e Pavarësisë e deri në ditët tona, si pjesa dhe thelbi i krenarisë sonë të ligjshme për gjakun tonë aq shumë të derdhur, sa pak kush në Evropë, në emër të atij qytetërimi që i përkasim ne në zanafillën tonë dhe aktualisht drejt të cilit aspirojmë të integrohemi si pjesë e merituar e Evropës së re. Kështu, në vazhdën e evokimit të epokës skënderbejane, nga Rilindasit tanë të mëdhenj, njëri nga poetët e postromantizmit shqiptar, Asdreni, edhe pse ndër të parët poetë, pas Çajupit, që do t’u jepte goditjen idhujve të adhuruar prej shekujsh në më të mirin vëllim poetik “Ëndrra dhe lotë” (1912), evokon deri në madhështi figurën e Heroit tonë Kombëtar. Plot pathos, i ndezur në shpirt nga atdhedashuria, kur “i sëmuri i Bosforit” po jepte shpirt dhe shovinistët fqinjë po mprehnin si kurrë më parë instinktin prej kanibalësh grabitqarë, i drejtohet si para Misisë e varrit të Skënderbeut: “Ah, ai varr, thom, hapu, hapu varr, S’di si duron duke pushuar, Dhe nuk e nxjerr atë shqiptar,
Që aq herë ty të ka shpëtuar, Të sulet para me guxim, Të t’ap nderë dhe lavdim” (Asdreni “Poezi të zgjedhura”, fq. 32) Me talentin dhe autoritetin e poetit të limes, më i madhi mjeshtër i vargut në gjithë letërsinë shqipe, Mjeda do t’i drejtohej si heroit mit në njërën nga më të bukurat e poezive të tij, “Vorri i Skënderbeut”: “Çou, o trim, e mbi t’tu vëllazën, Sielli syt’ që xhixhilloshin, Kqyr sa kobe n’ta po shprazen, Kqyr sa kombeve që t’droshin, Sot mbi ne ju mbet parija, Jo t’baj be s’a kjo Shqypnija Qi ti rrite në krah t’and” (“Juvenilja dhe vjerrsha tjera”, fq.38) A mund të shprehet më mjeshtërisht gjuha? A mund të hidhet në varg më bukur shpirti? A mund të ketë më madhështi se kaq fjala? A veç siç di të shprehet Mjeda! Të njëjtin motiv patriotik e përshkon edhe poezinë “Te vorri i Skënderbeut”, tek Shiroka, i cili duke marrë spunto nga shëmbëlltyrë ideale e luftës për liri e Heroit tonë Kombëtar, synon të ekzaltojë të kaluarën e lavdishme të shek.XV, në emër të kushtrimit për liri dhe dinjitet kombëtar, atje ku thërret zëri i atdheut. E ku mund të ngopej vetëdehja poetike, muza prej poeti kombëtar, e Fishtës më shumë se me bëmat dhe me veprën e përkryer të Heroit tonë për atme e për fe, se sa tek shëmbëlltyra e përkryer e Skëndrebeut? Në satirën politike, tepër të fuqishme “Nën hajat të Parrizit” (1914), Fishta, si mjeshtër i figurës tradicionale të groteskut, duke vënë në epiqendër tri figura: Skënderbeun, Shën Pjetrin dhe Djallin, synon të përcjellë një mesazh mjaft kuptimplotë për kohën: Shqiptarë, mos u tallni me veteveten, braktisni kurthin e vetvetes dhe hapni sytë përpara veprës së Djallit, kësaj radhe sa si Evropa shtrigë, sa si grindjet dhe përçarjet brenda vetes në formën e ligësisë, krenarisë idiote, dallkaukllëkut, hipokrizisë, shërbimit ndaj të huajit, apo edhe tradhëtisë mes vedi. Përmes fjalëve të Shën Pjetrit, si zëri i brendshëm i vetë autorit, duke iu drejtuar Heroit: “Shporru, more Gjergj, këtij. Ky asht mësue me ndjellë zi gjithmonë. Punën e Shqypnisë e ka n’dorë Zoti, prandaj domosdo Shqypnija do të dalë në dritë. Zoti nuk ban veçse punë të mira. Për këtë punë hyn në Parriz e mos i qit kujdes vedit për Shqypni, pse për inad të Djallit e të shqyptarëve, Zoti ka me mbajtë Shqypninë në kambë me nder e me lumni”. Fishta na shfaqet si kristani politikan që u tregon rrugën e shpëtimit, sipas të cilit është vetëm bashkimi fort i shpirit me trupin, të cilin për fat të mirë Zoti ua ka dhënë modelin e vet shqiptarëve, tek Heroi i tyre, ku gjithçka gjendet në harmoni, në dobi të së mirës sonë si komb. Është pikërisht ky Hero kryemodeli i Zotit në tokë. Në qenien e Heroit, Fishta lexon shëmbëlltyrën e vërtetë të shpëtimtarit, ndryshe djalli rreth nesh, që pohon se “shqiptarët i kanë humbur tokat, shqiptarët nuk mund të zgjedhin prijësin e qeverinë e përbashkët, shqiptarët shiten për pak para përpara të huajve… shqiptarët e kanë Heroin Kombëtar, Skënderbeun, në fjalë e në libra, por jo n’zemra… jo si përvojë kombëtare për veprim”, i bashkuar me Djallin mes nesh: “Dredhia e djallit, pse s’asht tjetër, Si e kanë kndue në libra të vjetër Veç padija dhe krenija si dy shfaqje të të njëjtit thelb, të të njëjtës filozofi vë në dyshim total shpëtimin kombëtar, historik, hapësinor dhe ekzistencial, kushtrimon Fishta. Ç’borxh nga ka Zoti, satirizon Fishta me mjeshtëri, kur: “Ata (Ne), të gjithë duan të qëndrojnë njëri mbi tjetrin, duan të jenë prijësa mbi të tjerët, ndërkohë që të marrët punonin dhe teveqelat bërtisnin: Rroftë Shqypnija!… Shqypnija qenka rrokopujë… Unë zot e ti zot, po magarin kush e kullot…”, tallet plot helm në shpirt Fishta përmes bisedës që Djalli zhvillon me Skënderbeun. Sikur Fishta u thotë shqiptarëve: Po hiqni dorë nga kjo lojë e dhimbshme, more krahëthatë! Kjo është lojë e armiqve tuaj bre, që tue na përça tanë jetën “mbajtën parinë mbi ne”, do të shprehej Mjeda. Dhe si sfidë ndaj kësaj të keqeje tragjike, përballë një realiteti ku “ka Shqypni e s’ka shqyptarë, se shqyptarët janë si duan anmiqtë”, sipas Djallit, Fishta sjell si modelin ideal Heroin tonë Kombëtar, që shoqëron gjithë bisedat në hajat të Parrizit. Madhështia e shpirti fishtjan si mjeshtër i fjalës shfaqet deri në përkryerje, e kjo madhështi edhe sot mes nesh ruan aktualitet. Kurse në kryeveprën e tij “Lahuta e Malcis”, duke iu përmbajtur me mjeshtëri raporteve estetike të poezisë epike me historinë, falë shfrytëzimit maksimal po kaq mjeshtëror të xeherorit tonë, krijimtarisë folklorike, sidomos asaj të M.Madhe, përmes një tetërrokëshi aq elokuent, që sjell sa gjallëri, sa muzikalitet, sa ritëm, sa reliev në varg, Fishta evokon “Kohët e Gjergj Kastriotit” si frymëzim në mbrojtje të trojeve të veta: “Të fortë kanë lidh një besë të Zotit, Si të parët që lidhshin motit, N’ato kohët e Gjergj Kastriotit” (“Lahuta e Malcis”, lexim plus, fq.25) Me idealin e klerit katolik, njëherësh filozofia shpirtërore e Urdhërit Françeskan, që synonte njësimin e mendimit me të veprimit, larg përçarjeve mes vedi, qoftë edhe fetare, duke patur Atdheun mbi gjithçka poeti kushtrimon në emër të trojeve tona përballë rrezikut të asgjësimit: “Çoniu, o bij të Skënderbegut Turq e t’kështenë t’mos t’ju ndajë feja Çoniu e bini n’fushë t’bejlegut Tue gjimue porsi rrfeja” Të njëjtat thirrje, aty ku mblidheshin trimat e Lidhjes së Prizrenit, kur fatet e vendit po viheshi në rrezik, pasi Shan Deda, kqyr kah A.Frashëri, kreu i frymëzimit të burrave trima të shqyptarisë, Fishta lëshon si kushtrim mes vedi: “Ku t’lyp e mira e Atdheut, E t’ju hjek liria e vendit, Kush a’nipash i Skanderbegut, I çdo fesë e i çdo kuvendit, Për t’mësye ai ke anmikun, Si petriti zogjtë trumcakë, E kudo t’vrigllojë çeliku, Nuk len tokë pa e përgjakë.” duke lartësuar edhe njëherë moralisht dhe sjell, si model atdhedashurie figurën e Skënderbeut, si figura model e bashkimit përballë asaj mënxyre ogurzezë të intrigave evropiane dhe synimeve grabitqare të fqinjëve tanë shoven, poeti kritikon rreptë faktin e dhimbshëm dhe tragjik që në jetë të jetëve shqiparët që derdhin gjak për lirinë e të tjerëve, nuk po arrijnë të kuptojnë se të përçarë nuk ndihmojnë dot vetveten. E në tërë jetën e tij, poeti pohon se vetëm Skënderbeun shqiptari e pati si model të udhëheqësit, që diti t’i bashkojë shqiptarët duke manifestuar dashurinë, respektin, solidaritetin, tolerancën dhe faljen deri edhe përpara sjelljeve dhe veprimeve të padenja të bashkëluftëtarëve të vet, pa lejuar në asnjë rast luftën mes vedi. “Krijuesi kombëtar i vetëdijshëm prej kombësive të pavetëdijshme”, siç do ta vlerësonte L.Poradeci Fishtën, do të vinte po kaq në lojë të gjithë ata shqiptarë që nuk po e kishin për gjë të ngryseshin në shërbim të grekut dhe të zgjoheshin në shërbim të shkjaut, mjafton këto t’ua kërkonte interesi i ulët vetjak, deri në atë shkallë tjetërsimi moral e kombëtar sa edhe figurat më të ndritura të kombit t’i merrnin në lojë, tashmë si jashtë kohe duke u bërë puthadorë të të huajit pa pikë nderi e pa pikë cipe: Luftët e Kastriotit E t’Dukagjinit Un kam me i mbajtun Për dokrra t’hinit Sot për mue Leka E Skenderbegu Janë Palok Cuca E Jaho Bregu satirizon Fishta këtë lloj llomhaneje mes nesh. Ndërsa tek “Anzat e Parnasit” të mbushura me shfryrje mendimtare të tharbta e të tmerrshme, siç shprehej Poradeci, poeti shpërthen me një indinjatë të pashoqe në llojin e vet, indinjatë që u keqinterpretua gjatë socrealizmit: A ndiet, zotni Qi rrini n’shkam Un me sodet Shqyptar nuk jam E, ndaj këtij lloj llom që ka humbur gjithçka nga gjallimi, tradita, vlera dhe respekti për trashëgiminë tonë të shkëlqyer me Lekë Dukagjin e Skënderbeg, ashpërsia e protestës dhe e sarkazmit fishtjan arrin kulmin në poezinë tonë kur Fishta si një Orfe i vërtetë shpërthen: S’ka me u gjetun Ndo’i far Orfeut Qi lavdet tua T’i a kndojë dheut Duke iu kthyer edhe njëherë “Lahutës së Malcisë”, vërejmë që poeti evokon me mjeshtëri të rrallë përmes porosisë që Ali Pashë Gucia, një Agamemnon i vërtetë, i lë së shoqes si amanet për të birin: Të dalë burrë shqiptar/të bëhet trim e kuvendar/me qëndrue për kanun t’vet/me luftue për Atme/armët e besën mos me i lshue/si nji bir i Ali Begut/se ji nipi i Skënderbegut. Është shumë domethënës fakti që Fishta, siç shprehet studiuesi ynë Engjëll Sedaj, ishte i bindur se kështu malësorët me veprat e tyne heroike si kryengritës të paepur në luftërat për liri kundër turqve etj., kishin ato vlera të mëdha kombëtare, sikur luftërat e Skënderbeut dhe se këtë vlerë si art letrar, do ta pranojë Evropa sikurse kishte pranuar veprat e Barletit. Dhe Fishta nuk gaboi, vepra e tij pati jehonë në tërë qarqet kulturore të Evropës, madje duke u botuar dhe ribotuar disa herë gjatë kohës që në vendin amë të këngës e të kryengritjeve që do të përjetësonte kënga fishtjane qenë të ndaluara. Sikurse edhe vetë qëndresa e këtyre malësorëve kryengritës, qe suporti më i fuqishëm që pati akti madhor i I.Qemalit me trimat e tij nga mbarë trojet tona më 28 Nëntor 1912, suport që Evropa e pati fort parasysh në situatën e re politike të krijuar, ku shqiptarët si stërnipa të Kastriotit do ta tregonin veten e tyre. Jo rastësisht, siç shprehet Konica tek poezia e tij “Flamuri”: Skënderbeu kur luftonte Shqipëria lulëzonte por edhe pas vdekjes së Heroit, kalorësit shqiptarë mbetën proverbialë në të gjithë Evropën. Gjithë mbretërit dhe sundimtarët italianë, francezë, britanikë kërkonin kalorës të lehtë për ushtritë e tyre nga vendi i Skënderbeut. Madje francezët në shek.XVII, kur kërkonin të lavdëronin një kalorës, shpreheshin: “E nget kalin si një shqiptar”. Dihet mirë se ushtritë mercenare të Rilindjes Evropiane asnjëherë nuk bënin ndonjë betejë të vërtetë, por si të interesuara për pagat dhe lavdinë ushtarake, ata praktikonin paradat, si test fitoreje, në prani të një komiteti që zgjidhej mes dy ushtrive rivale. Kur Skënderbeu zbriti në Itali në ndihmë të mbretit të Napolit, Ferdinandit, me kalorësinë e tij të lehtë, jo vetëm që e fitoi një test të tillë ushtarak, por italianët asnjëherë më nuk e kundërshtuan epërsinë e kalorësisë shqiptare, shprehet Noli (“F.Noli “Portrete dhe skica”, fq.133). Një monument i vërtetë në literaturën tonë historiografike është padyshim “Historia e Skënderbeut, Gjergj Kastriotit, Mbretit të Shqipërisë, 1412-1468”, e shkruar nga F.Noli në vitin 1921 dhe ribotuar me plotësimet e duhura në vitin 1947 dhe 1950. Të bie në sy portreti i Skënderbeut si një kalorës dhe figurë luftarake në krye shumë popullore kur i referohemi fjalëve të Nolit në këtë vepër madhore. Skënderbeu hante e pinte, flinte e ngrihej gjithëherë mes luftëtarëve të tij. Ashtu i gatshëm për çdo moment sulmi, apo mbrojtjeje ai përballonte me bashkëluftëtarët e tij duke preferuar gjithnjë goditjet e befasishme nga krahët, por po aq shkatërruese e katastrofale kur sulmonte si rrufeja në qendrën e kundërshtarit. Gjithnjë sulmonte i pari, gjithnjë siguronte si një mjeshtër i përkryer dhe strateg i zoti goditje tepër të suksesshme përballë një ushtrie tepër të madhe në numër dhe rreptësisht të armatosur si ushtri moderne. Strateg i jashtëzakonshëm, diplomat i përkryer, psikolog i rrallë, trim i çartun, fisnik deri në madhështi, arriti të bashkojë princërit shqiptarë aq kryelartë e të përçarë mes vedi, edhe atëherë kur thuajse pjesa më e madhe e tyre, jashtë fisit të vet, kalojnë kush me turqit, kush me venedikasit, pas disfatës së jashtëzakonshme që pati kalorësia shqiptare në korrik të 1455 në Berat, në mungesë të Skënderbeut, duke mbetur në fushën e betejës gjysma e kalorësve së bashku me komandantin e tyre Muzakë Topinë dhe kontingjenti italian. Masakra qe aq tronditëse nga turqit, sa askush pas kësaj disfate nuk mendonte që Skënderbeu do të qëndronte i gjallë, për pasojë të gjithë deshën t’i largoheshin anijes së po mbytej. Moisiu i Dibrës, Hamza Kastrioti, Nikollë dhe Pal Dukagjini, u hodhën në anën e turqve, kurse Gjergj Araniti e Stefan Cernojeviç u hodhën në anën e Venedikut. E, megjithatë, Skënderbeu ruan gjakftohtësinë, arrin të marrë situatën në dorë, veçori këto të një strategu të jashtëzakonshëm. Heroi ynë di të falë Moisiun, Hamzain, të pajtojë, qoftë edhe për disa kohë Lek Dukagjinin me Lekë Zaharinë, di të ruajë epërsinë shpirtërore, qetësinë, përballë intrigave të Venedikut, i cili, siç thekson Noli, Skënderbeun e kishte më armik se turqit. Skënderbeu diti të lidhë marrëveshje dhe pakte tepër të goditura për të elminiuar kështu goditjet njëherësh nga dy krahët. Spektakolare janë marrëdhëniet dhe miqësia e tij prej aleati besnik me Alfonsin V dhe të birin, Ferinandin, mbretin e Napolit, pas vdekjes së të atit. Fitorja e jashtëzakonshme, kur nuk pritej, e 2 shtatorit 1457, kundër turqve duke i sulmuar ata nga të gjithë krahët dhe shpartalluar plotësisht, ku numri i të vrarëve turq, sipas Tivarasit, lëkundej mes 15-30.000 vetë, ndërsa Hamzai mbeti rob, shënoi ndër fitoret më triumfale të Skënderbeut. Papa Kaliksti III qe tepër i gëzuar dhe Papa Piu do ta përmendte këtë fitore më shumë se një herë, thotë Noli, Papa Kalisti III me këtë rast do ta emëronte Heroin tonë “Kapiten i Përgjithshëm i Selisë së Shenjtë”. Në asnjë rast venedikasit nuk qenë në gjendje t’i përgjigjeshin ballëpërballë Skënderbeut me politikën e tyre gjithnjë urtë e butë, por armiqësore ndaj Skënderbeut. Mbrojtësi i Krishtërimit, sipas Papa Nikollës V, stërnipi i denjë i Pirros së Epirit, diplomat si Tajeralndi, trim si Aleksandri i Madh, Ajaksi i Sofokliut, sipas Nolit, që mbytej në lot kur kujtonte mikun dhe bashkëluftëtarin e tij të shtrenjtë, mbretin e Napolit, Alfonsin V dhe “njëri nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më faqebardhë dhe më të mëdhenj të të gjitha kohërave”, sipas Falmerajerit, për afro 25 vjet me aksionin e tij mbrojti Romën, Evropën dhe qytetërimin evropian nga katastrofa e tmerrshme dhe rrënimi i plotë. Analistë botërore sot janë unikë në mendimin e tyre se pa veprën e Skënderbeut Evropa do të ishte krejt tjetër. Poet i shquar francez, Pjer De Ronsar (1897), duke iu referuar veprës së Skënderbeut, do të shprehej: “O nder i shekullit tënd! O shqiptar vdekjesjellës! Dora jote i mposhti plot 22 herë turqit. Ti ishe tuta e hordhive dhe e kështjellave të tyre. Ti je mundësi i Anadollakëve të cilët dëbuan Ungjillin nga gjithë Azia”. Noli thotë se Skënderbeu arriti të mposhte dy nga sulltanët më të fuqishëm të Turqisë, Sulltan Muratin I dhe Sulltan Mehmetin II, atë e bir. E, nëse vepra e Nolit “Historia e Skënderbeut” mbetet padyshim si një histori e sintetizuar me një mjeshtëri të rrallë e shkrimeve dhe e veprave historike për Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, mjaft me interes ka qenë edhe përkthimi i shkëlqyer i Nolit “Kthimi i Skënderbeut në Krujë” (1917), një poezi brilante për Heroin tonë e Longfellout. Ky përkthim i bërë me mjeshtëri, me një gjallëri, me një zjarr dhe me një brohori që të rrëmben zemrën dhe mendjen, përbën një ndër veprat poetike më të bukurat kushtuar Heroit tonë Kombëtar, kurse “Historia e Skënderbeut” e Nolit, pa pikë diskutimi përbën një ndër veprat më të denja në historiografinë shqiptare. Vetë Heroi ynë Kombëtar në 600-vjetorin e lindjes nderohet dhe do të nderohet në shekuj si emblema më kuptimplotë e aspiratave dhe e investimit tonë të pashoq si komb në historinë e kontinentit më plak të botës, në emër të lirisë, të paqes, të progresit dhe të integrimit, si aspirata moderne e njerëzimit mbarë. Kadri Ujkaj, kritik letrar, studiues
Ali Pashë Tepelena, në “optikën” e Tajar Zavalanit (Pa asnjë koment) …Vlen të bëhet një krahasim në mes karaktereve të Skënderbeut dhe të Ali Pashës. Aty duket se sa poshtë kishin rënë konceptet morale nga shekulli XV në shekullin XIX, mbas katër shekujve sundimi otoman. Në çdo veprim të këtyre dy burrave që u prinë shqiptarëve në dy faza vendimtare të historisë së tyre, gjejmë një kontrast të plotë në mes të idealizmit vetëmohues dhe egoizmit primitiv dhe gati shtazarak; në mes të dashurisë për kombin e për atdheun dhe lakmisë së pangopur për para e pasuri materiale; në mes të mishërimit të mirësisë bujare dhe furisë gjakpirëse të një bishe në trajtë njeriu; në mes të një jete kushtuar idealit liridashës dhe adhurimit për pushtetin, për të kënaqur epshet primitive duke përdorur fuqinë për të shtypur nipin dhe për të munduar të tjerët. Skënderbeu u tregua aq shpirtmadh sa të falte nipin që e kishte tradhëtuar në kulmin e luftës kundër një armiku të fuqishëm që nuk dinte se ç’është mëshira. Ali Pasha masakroi burra të çarmatosur që e kishin luftuar trimërisht dhe që i kishin rënë në dorë në besë të fjalës së tij solemne! Për të çuar në vend ambicjen e tij për të pushtuar e për të grumbulluar pasuri, Ali Pasha bëri një politikë të paskrupull dhe plot dredhira, duke manovruar në mes të turqve, francezëve dhe anglezëve. Skënderbeu i qëndroi besnik aleatit të tij, Mbretit të Napolit dhe kur punët nuk i shkonin mirë Ferdinandit të Aragonës. Kur Princi i Tarantos, Giovanni Orsini, i shkroi për t’i mbushur mendjen të mos i shkonte në ndihmë Mbretit Ferdinand të Napolit, duke i treguar fitimet që do të kishte po të mos bashkohej me partinë e Angjevinëve, Skënderbeu i dha një përgjigje krenare, ku i thoshte se miku i mirë është ai që të vjen në ndihmë në një ditë të keqe. Skënderbeu ishte një hero kombëtar i frymëzuar nga parimet morale të krishtërimit; Ali Pasha kishte mendësinë e një satrapi oriental që nxitej për të vepruar vetëm nga lakmia për të mirat materiale të kësaj bote. Prandaj Gjergj Kastrioti vdiq i varfër, kurse Ali Tepelena la një pasuri kolosale, të cilën e kishte grumbulluar së paku pjesërisht me anë të grabitjeve. Sikur Vezir i Janinës të kishte luftuar për bashkimin dhe librimin e shqiptarëve, ashtu si Mehmet Aliu bëri në Egjipt, Shqipëria do të kishte qenë e para në Ballkan që do të kishte fituar pavarësinë nga sundimi otoman. Për të qenë fare të paanshëm duhet të shtojmë se njeriu tregon virtyte morale më të larta, kur është duke luftuar kundër sulmeve të një armiku të huaj, se sa kur orvatet të formojë një shtet të centralizuar mbi gërmadhat e një shoqërie feudale. Të gjithë sundimtarët e plotfuqishëm të historisë që janë munduar të krijojnë një pushtet të fortë duke shkatërruar kapedanatat krahinore që kanë qenë të detyruar të tregohen të pamëshirshëm kundër atyre që nuk u shtroheshin. Ndoshta Ali Pasha e teproi, mbasi kishte të bënte me rrethana edhe më të vështira dhe me një popull më të dhënë pas lirisë personale dhe vetë qeverimit lokal. Pa synuar të bëhej prijës i lëvizjes për çlirim kombëtar, Ali Pashë Tepelena bëri edhe disa gjëra të dobishme. Hobhonsen-i, që cituam më lart, e përmbledh kështu rolin historik të Vezirit të Janinës: “Ai ishte dhe ndërtoi ura për të kaluar lumenjtë dhe bëri rrugë përmes moçaleve, ose nëpër luginat e malësive; qytetet e zbukuruara me ndërtesa të reja, të gjitha mbas udhëzimeve të tij. Duke vënë në zbatim një tok rregullore të urta, Ali Pasha luajti rolin e një princi të madh dhe dashamirës, megjithëse i vetmi merak i tij ishte të bëhej i pasur e sa më i fuqishëm”. “Me sa duket, Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha nuk janë asgjë tjetër veçse vazhdim i Ali Pashës në kushtet dhe mundësitë që u ofroi koha”. Dhashtë Zoti që ata që drejtojnë shtetin dhe qeverinë dhe që kanë në dorë fatet e këtij kombi, të ngjasojnë më shumë me Gjergj Kastriotin dhe aspak me Ali Pashën” (Autori). Kjo duhet kuptuar si thirrje dhe jo si koment. Mark Bregu
Ndryshimet ne Policinë e Shtetit: Bilbil Mema rikthehet ne krye. Është e qarte se vendi aktualisht, pas një qeverisjeje jo eficente, madje nder me te korruptuarat ne bote, ka nevoje për shume reforma. Te gjitha statistikat e ndërkombëtareve, e rreshtojnë vendin tone si një nga me te prekurit nga fenomeni i “kapjes se shtetit” apo “state capture”. Qeveria e re e kryesuar nga kryeministri me i pakorruptueshem ne historinë e kryetareve te Këshillit te Ministrave qe ndonjëherë ka patur vendi ynë, prof.dr. Sali Berisha, ka shprehur tashme vendosmërinë për te pastruar administratën, ne te gjitha nivelet e saja, nga elemente te korruptuar, te politizuar apo emëruar padrejtësisht ne pozicione kyçe. Shume shpejt reforma pritet te startoje edhe ne Policinë e Shtetit. Nuk kane qene te pakta rastet kur krimi i organizuar ka bashkëpunuar haptas me elemente te policisë. Nga ana tjetër, ne shume raste paaftësia drejtuese e kuadrove te saj, ka sjelle një reagim anemik dhe te mefshte ndaj krimit te çdo lloji. Tashme, është momenti qe Policia e Shtetit te reformohet qe nga drejtuesi i saj me i larte, Bajram Ibraj, deri tek ata lokale. Ndërsa drejtues Ibraj duket se ka ardhur ne këtë post jo ne baze te meritave, por te preferencave te ish- kryeministrit Nano, ka drejtues te tjerë vendore qe kane drejtuar profesionalizëm te spikatur ne punën e tyre. Ne këtë kontekst, mendojmë se duhet te veçohet komisar Ahmet Premci, drejtori i Policisë se Qarkut Shkodër, i cili ka rikthyer serish qetësinë e sigurinë tek shkodranet, ka goditur fort elementet dhe grupet kriminale, i ka dorëzuar drejtësisë shume persona te shpallur ne kërkim dhe ka një zbulueshmeri shume te larte te krimeve te ndodhura. Njëkohësisht, stafi i drejtuar nga komisar Premci, ka menaxhuar me shume kompetence situatën e sigurisë publike edhe gjate dy votimeve te 3 korrikut dhe 21 gushtit ne qarkun e Shkodrës. Ndërkohë, duket se ne krye te Policisë se Shtetit do te rikthehet një tjetër emër shume i njohur, veçanërisht ne Shkodër: Drejtues i Pare Bilbil Mema, aktualisht oficeri me gradën me te larte ne uniformat blu te Shqipërisë. Ish- drejtor i Policisë ne Shkodër, një profesionist i suksesshëm- oficer karriere i diplomuar qe ne vitin 1981 me rezultate shume te larta, i specializuar ne perëndim ne kurse shume cilësore, Bilbil Mema do te rikthehet ne detyrën qe e mbajti për rreth 1 vit. Ishin thjeshte kulisat e zakonshme te ish- qeverise Nano, këshilltarët e tij dhe njerëz te lidhur direkt me krimin qe bene te mundur shkarkimin pa asnjë motiv te Drejtuesit te Pare Mema. Se sa i pamotivuar ishte largimi i tij, e tregoi mese miri fakti i rikthimit efektiv i Ministrisë se Rendit i Memes nga Gjykatat shqiptare. Madje, Ministria e Rendit u detyrua ti paguaje dy vite rroge te mohuara padrejtësisht dhe tashme ai vazhdon te paguhet serish si oficeri me i larte ne grade ne Policinë e Shtetit. Ne kulmin e sundimit te Nanos, Mema iu kundërvu klanit te tij regresiv dhe ne shërbim te krimit dhe triumfoi. Tashme me një kryeministër te pakorruptueshem siç është dr. Berisha, një oficer i shkëlqyer, pedagog për disa vite i dhjetëra brezave te policeve, Bilbil Mema do te dije te vere ne eficence te plote policinë, duke e kthyer ne një mbrojtëse te qytetareve dhe shqiponje ne luftën ndaj krimit dhe krimineleve. Shteti ndërtohet me individë qe kane dhënë prova ne profesionin e tyre dhe jo me bashkëpunëtore te klaneve te caktuara kriminale, te cilat me ardhjen ne krye te Policisë se Shtetit te Drejtues Bilbil Mema, do te marrin fund njëherë e mire. Emërimi i Memes duket se është thjeshte ceshtje kohe, siç edhe ekzistenca e mafies qe përherë e me shume po përafrohet me krimin dhe elementet e tij me te spikatur Blerti DELIJA Sokol PEPUSHAJ “Koha për ndryshim” ne Shkodër 3 korriku i solli shqiptareve atë qe kërkonin ndoshta qe nga viti 1992, NDRYSHIMIN ! Ne mes « Te mbrojmë te ardhmen » duke pare nga 1997 dhe « Kohës për ndryshim » me vizion nga e ardhmja, ne mazhorance (te paktën 81 deputete) shqiptaret zgjodhën alternativen e paraqitur nga PD-je dhe te mbështetur nga thuajse te gjitha forcat e djathta ne Shqipëri. Koncepti i « ndryshimit » përcaktohet kryesisht me atë te « lëvizjes » qe do te thotë ecje pozitive. Sigurisht, kjo vlen gjithë Shqipërinë. Një shprehje apo slogan politik i një force te caktuar thotë se « Shqipëria fillon nga shtëpia jote » , e ne këtë rast shtëpia jone e përbashkët është Shkodra. Ne kuadër te « ndryshimit te madh », një nevoje imediate ka qyteti me i madh verior, pse jo duke kthyer kokën pas pers te pare atë qe ka mbetur pa u bere, është bere keq gjate këtyre 15 viteve demokraci. Pers here e me shume, Shkodra po e meriton (fatkeqësisht) termin « katund i madh ». Krenaria e vetme qe i ka mbetur qytetit, është e shkuara e tij, me te cilën me se shumti krenohen pinjollët e « dyerve » dhe « familjeve » te mëdha. « Shtëpia jone e përbashkët » ka nevoje me shume se askush, fillimisht për integrim dhe me pas për zhvillim. Termi « integrim » nuk mund te çmontohet ne konceptin tradicional qe ka kjo fjale, pra integrim « evropian dhe atlantik ». Shkodra prej mese 15 vitesh ka humbur shume « trena » zhvillimi. Ne rastin me te mire apo fatlum, ka qene pjese e një « treni », por duke qene vagoni i fundit qe capitet pas gjithë te tjerëve. Ndërtimi i një superstrade qe e lidh me Tiranën, i një tjetre qe pritet ta lidhe me Malin e Zi përmes Hanit te Hotit, i një rrugëze qe e lidh me republikën fqinje nga Muriqani, tre- katër rruge qytetase te ndërtuara me këmbënguljen e kryebashkiakeve, janë tepër pak për një qytet qe pretendon te rreshtohet pas Tiranës, Durrësit apo Elbasanit. Për te qene realist dhe aspak lokalist, Shkodra tashme duhet te përfshihet ne një plan « Marshall » shqiptar. Asaj duhet ti rikthehet ajo qe nuk iu dha gjate këtyre 15 viteve. E thënë ndryshe, qyteti me i madh verior duhet te këtë statusin e një te privilegjuari, por duke i dhëne vetëm atë qe i është mohuar. Gjithçka duhet te filloje me një iniciative nga qeveria. Fatmirësisht ne këtë 4 vjeçar te ri te Kuvendit, Shkodra përfaqësohet te paktën nga dy zonja te nderuara : Jozefina Topalli- Kryeparlamentare, dhe Arenca Trashani- Ministre e Integrimit, anëtare e Kabinetit Qeveritar te drejtuar nga Sali Berisha. Fillimi duket mjaft i mbare ne këtë qeverisje te koalicionit te ri te qendrës se djathte. Megjithatë, kaq nuk mjafton për te futur Shkodrën ne rrugën e integrimit, qe do te thotë alokim i fondeve dhe i privilegjeve, te cilat për rreth 8 vite u përqendruan ne hapësirën gjeografike nga Tirana e poshtë. Me pas, qyteti, por edhe rajoni ne përgjithësi, do te ece ne një hap me qytetet apo rajonet e tjera te Shqipërisë drejt zhvillimit te barabarte, duke përdorur si kriter ndoshta numrin e popullsisë, resurset qe ofron, potencialin intelektual etj. Qeveria e re, e ka deklaruar publikisht ne fushatën qe e solli ne pushtet se i ka borxhe Shkodrës. Do te ishte mire qe këto borxhe te mos konvertoheshin ne dhënien e disa posteve apo privilegjeve individëve te veçante qe dhanë kontribute ne fushate, « qendrestareve » apo edhe te tjerëve qe pas 8 viteve emigracion, me fitoren e PD-se u kujtuan se kane patur një tesere te saj ne xhep. Kjo skeme, ne shumicën e rasteve u përdor nga PS-ja ne pushtet, e cila krijoi klane qe vetëm thjeshte qarkullonin nga një zyre ne tjetrën, nga një drejtori ne tjetrën, duke u pasuruar. Ishte kjo një nga arsyet e rrëzimit te turpshëm te PS-se, e cila vështire qe mund te ringrihet pa kaluar disa vite te mira ne opozite. Shkodra është cilësuar deri dje si e « martirizuar » nga PS-ja ne pushtet pers bindjet e mbështetjen qe i ka dhënë prej 15 vitesh te djathtës. Tashme, te gjithë, i madh e i vogël, socialiste dhe demokrate, i kane sytë nga qeveria e re. Puna e saj duhet te startoje nga qyteti me i madh verior. Jo vetëm për mbështetjen stoike qe i ka dhënë PD-se. Shqipëria dhe qeveritë e deritanishme, pa me te voglin dyshim, nuk e kane cilësuar Shkodrën qytet te kategorisë se pare ne projektet e tyre. Buxhetet për qytetin port edhe rajonin, kane qene mese qesharake. Pushteti vendor është limituar thjeshte ne riparimin e disa rrugëve e trotuareve, duke kërkuar shpesh edhe bashkëpunimin e komunitetit. Tashme vërtete ka ardhur « koha pers ndryshim », për te cilin kemi te gjithë nevoje. Ndoshta gjate këtij procesi, do te ketë nevoje edhe pers disa sakrifica ne shërbim te shumicës se qytetareve. Mbase do te duhet te prishet një kioske, një hotel apo motel, karburant apo restorant, port mbi to mund te ndërtohen pallate për te pastrehët, parqe e lulishte, mjedise publike shlodhjeje etj. Edhe kjo është një kosto, e cila duhet marre përsipër, edhe pse mund te preke « qendrestare » te PD-se ne opozite. Ardhja ne pushtet, nuk do te thotë privilegjim i vetëm atyre qe te pake mbështetur larg tij. Demokracia ofron kushte e shanse te barabarta pers te gjithë. Nuk është kurrë vone për te riparuar diçka qe nuk është bere mire ne te kaluarën. Askush nuk është i pagabueshëm, askush nuk është i paprekshëm, te gjithë i binden ligjit, me pas moralit dhe interesit me te gjere te komunitetit. Deri dje, me te drejte jemi ankuar se pushteti i majte, na persekutonte si kundërshtarë politike. Pas 11 shtatorit 2005, kjo aksiome nuk vlen me. Mbase ne Vlore, mund te jete e pranueshme, por ne Shkodër duhet te filloje « ndryshimi », fillimisht si integrim ne Shqipërinë e tanishme dhe me pas për « te vrapuar me hapin e shokëve » drejt te ardhmes, shpresojmë me te mire se e tashmja !
Blerti DELIJA Kriza ne PS: Nano drejt Presidences!? Ka lindur gjate një procesi krize dhe ajo po e ndjek gjate gjithë jetës se saj. Teksa te gjithë shqetësohen për fatin e Partisë Socialiste pas humbjes se zgjedhjeve te 3 korrikut dhe dorëheqjes se liderit historik Fatos Nano, mendojmë se kjo force politike po përjeton krizën e saj re rradhes gjate 14 viteve te ekzistencës se saj. Mjafton te kthesh kokën pas dhe gjithçka duket qarte, siç edhe mendoj është e tille, e ardhmja e saj.
Lindja Është vijimësi e PPSH-se. Ne momentet kur Shqipëria po hapej edhe politikisht, lindi fillimisht ne dhjetorin ’90, Partia Demokratike e cila ishte e vetmja kundërshtare politike e PPSH-se se drejtuar nga Ramiz Alia. Këto te dyja, konkurruan ne zgjedhjet e para pluraliste te 31 marsit 1991 ku triumfoi, siç ishte lehte e kuptueshme, Partia e Punës e Ramiz Alise. Ne qershorin e te njëjtit vit, ne Tirane u mblodh Kongresi i 10-te i PPSH-se. Para fillimit te tij, përflitej se kjo parti do te ndryshonte emrin e saj, ndoshta edhe liderin historik, pasuesin e Hoxhës, Ramiz Aline. Ky tashme kishte marre mandatin e presidentit te vendit dhe i interesonte fare pak te ishte kryetar i njërës prej partive politike te një vendi pluralist. Gjate punimeve te kongresit, u evidentua edhe kriza e pare e PS-se, e cila duhej te lindte. Te gjithë ishin dakord qe PPSH te ndryshonte emrin, ndoshta edhe te quhej Partia Socialiste e Shqipërisë. Problemi i vetëm qëndronte ishte se cili do te ishte personi, qe ne kongresin e 10-te dhe te fundit te PPSH ose te parin e PSSH-se, do te merrte drejtimin e saj. Lufta ishte e ashpër, veçanërisht nga krahu konservator ish- komunist. Megjithatë, me levat e tija, Alia tregoi forcën e tij, duke bere qe ne krye te PS-se te vinte Fatos Nano, një figure e konsoliduar politike, qe sapo kishte filluar te ecte paralel me Sali Berishen, qe nga ana e tij, sapo kishte marre ne dore PD-ne. Ish- anëtari i Këshillit Presidencial te krijuar nga Ramiz Alia, tashme do te vihej ne krye te Partisë Socialiste. Ne këtë periudhe, datojnë kritikat e para për ish- sistemin e kaluar dhe PPSH-ne por pa kërkuar asnjëherë ndjese publike nga pasardhësja e direkte e saj PSSH. Ne këtë periudhe daton edhe shprehja legjendare, pse jo me personifikuese e politikes shqiptare, gjithmonë aktuale e Dritero Agollit: “Te gjitha partitë kane dale nga mitra e përgjakur e PPSH-se”.
Kriza e pare Evidentohet menjëherë pas zgjedhjeve te 22 marsit 1992. Me një plebishit popullor, vjen ne udhëheqje te vendit Partia Demokratike e Berishës. Fatura e humbjes iu kalua me se shumti pjesëmarrjes ne forume drejtuese te PS-se te ish- nomenklaturës se vjetër, një pjese e te cilës edhe kandidoi direkt ne këto zgjedhje. Ne këtë periudhe, arma e forte e PD-se ishte edhe skandali « Levante CO », pers te cilin u akuzua direkt kryetari i PS-se Fatos Nano. Menjëherë pas zgjedhjeve, filluan edhe polemikat ne mes brezave ne PS, te cilat realisht kane qene përherë te pranishme. Tashme, Nano dhe partia e tij, duhej te përgatiteshin për ne opozite, ndërsa siç është e kuptueshme, do te kishte një përmbysje, por jo qilizme jo vetëm ne administrate, por edhe me gjere.
« Levante CO » ose kriza e dyte e PS-se Një skandal financiar me ndihmat për Shqipërinë, do te dërgonin deputetin Fatos Nano ne një seance kuvendare, ku do te diskutohej heqja e imunitetit te tij. Dosja e përgatitur me kujdes, kryesisht nga Blerim Çela, do te nxirrte fajtor ne sytë e deputeteve te djathte te Kuvendit te Shqipërisë, ish- kryeministrin Fatos Nano. Pas heqjes se imunitetit parlamentar, do ti hapej rruga arrestimit te tij, hetimit dhe daljes para një gjykate. Ishte viti 1993, dhe kryesocialisti do te shpallej fajtor, duke u gjykuar si një “vjedhës ordiner” i ndihmave te te huajve, kryesisht italianeve, për Shqipërinë. Nano do te burgosej ne Bence te Tepelenës. Deri ne momentin e daljes nga burgu, Nano do te ishte kryetar dhe simbol i socialisteve, te cilët asnjëherë nuk do te bindeshin se “njëshi” i tyre ishte “hajdut ordiner”. Gjithmonë do te ishte një “i burgosur politik” i “regjimit te Berishës”, i cili tashme ishte president i plotfuqishëm i Shqipërisë. Edhe nga burgu, Nano do te vazhdonte ushqyerjen e krizave ne PS. Here pas here, përmes letrave qe ai nxirrte nga burgu dhe botoheshin ne gazetën e partisë se tij “ZP”, Nano me mjeshtëri do te mbante ne nje ekuilibër shume delikat kontradiktat ne mes brezave, te personifikuara për një kohe te gjate ne dualitetin e nënkryetareve Meta- Pëllumbi. Deri ne vitin 1997, momentin e daljes nga burgu, Nano do te ishte thuajse një lider shpirtëror i socialisteve, por edhe një simbol i unitetit, te cilin e mbante me mjeshtëri duke krijuar krizën e brezave ne PS.
“14 shtatori” dhe arratia e Nanos nga pushteti Vrasja e liderit te Dhjetorit ’90, Azem Hajdari me 12 shtator 1998 pare selisë se PD-se ne Tirane, shkaktoi një indinjate te thelle ne Shqipërinë e sapo dale nga kriza e vitit 1997. Vetëm pak minuta pas vrasjes se Hajdarit, Berisha fajësoi direkt Fatos Nano për këtë akt. Kaq do te mjaftonte, qe dy dite me pas, pas përfundimit te ceremonisë mortore te Azemit, te shpërthente një revolte e mirëfillte popullore, e cila ne këndvështrimin e shume shqiptareve por edhe te huajve, u konsiderua si e armatosur. Disa dite me pas, duke pasur si sfond murin e stolisur nga plumbat e armeve, kryeministri Nano doli ne një konference për shtyp. Erdhi dorëheqja nga posti i kryeministrit te vendit, e cila brenda një kohe te shkurtër u pasua edhe nga dorëheqja nga lider i PS-se. Kjo parti po përjetonte një krize te thelle lidershipi. Ndoshta ishte hera e pare qe nga krijimi i saj me 1991, kur realisht po vihej ne dyshim ekzistenca politike e Nanos. Duket se u gjend emri i përshtatshëm për drejtimin e qeverise, për here te pare ne 7 vite post-komunizëm, kryeministër u emërua një ish-dhjetorist, i cili mori mbështetje konsensuale: Pandeli Majko. Me vone, ai do te quhej njeriu i zgjidhjes se krizave brenda PS-se. Me mbështetjen edhe te “ujqërve te vjetër” te PS-se, te rinjtë u vunë ne udhëheqje te qeverise, ku krah i djathte i Majkos, ishte kryetari i FRESH-it, Ilir Meta. Ndërsa u zgjidh problemi i qeverise, partia mbetej pa një kryetar, teksa Nanos i kishte mbetur te niste turin e bazës për te siguruar mbështetjen e nevojshme për kongresin e vjeshtës 1999.
Nano përballe Majkos, babai përballe krijesës se tij. Majko kryeministër, ishte një figure e përshtatshme për te ruajtur ekuilibrat e brishte ne PS, por ishte edhe një emër i pranuar edhe nga PD-ja. Mazhoranca sigurisht, ishte e PS-se, por Majko shihej si një figure e re, ne moshe dhe ne koncepte, por edhe si një kundërshtar i mundshëm i Nanos ne parti, aleat i Berishës ne distance. Turi i Nanos dhe vizioni i krijuar si një shpëtimtar i PS-se dhe promotor i ardhjes se saj ne pushtet me 1997, njëkohësisht edhe nevoja thuajse e përhershme ne politike e binomit Nano- Berisha, beri qe ish- kryesocialisti te akumulonte kapital politik brenda familjes socialiste. Ndërkohe, i ri Majko, edhe pse mbi supe mbante postin e kryeministrit, akoma nuk shihej si një lider i mundshëm i PS-se, njëkohësisht edhe balancues ne binomin e tij te mundshëm politik me Berishën. Nga ana tjetër, Majko nuk kishte peshën e duhur ne strukturat e bazës socialiste, por edhe i mungonte statura e një lideri te vërtetë jo vetëm te partisë, por edhe si kryeministër. Qe te gjithë, ne këtë rol, e shihnin si kalimtar, deri ne momentin qe PS-ja te kalonte krizën e momentin. Megjithatë, ndoshta i këshilluar jo vetëm nga krahu i tij i djathte, Meta por edhe “dekanët” e PS-se, Majko vendosi kandidaturën e tij si kryetar i PS-se, për te sfiduar Nanon e dorëhequr. Kongresi i vjeshtës se 1999, ishte ndoshta nder te paret ne Shqipëri qe u transmetua “live” gjate gjithë punimeve. Edhe pse ishte kryeministër, pra kishte mjaft privilegje ne dore për te joshur antaresine roze, Majko nuk arriti te jete bindes. Nga tribuna e kongresit, ai u tregua me shume i bute nga duhej ndaj opozitës dhe Berishës. E kundërta ndodhi me Nanon, i cili nuk ngurroi ti tregoje dhembet jo vetëm te tijve, por edhe vete Berishës. Rezultati ishte shume i ngushte me vetëm 37 vota ne favor te Nanos, por gjithsesi i pritshëm si një triumf i ish- kryesocialistit te dorëhequr. Nano hipi serish ne fronin e partisë, por qeverinë e la serish ne duart e brezit te ri, duke ia besuar Ilir Metës. Kështu, duke përdorur figurën potente prej ish- peshëngritësi te Metës, Nano vendosi te përgatitet për te marre qeverinë, por jo shume shpejt. I nevojitej toke dhe një imazh për ta shfrytëzuar ne fushatën e parlamentareve 2001, ku nuk ngurroi ta paraqesë Metën si kryeministrin e vazhdimësisë se qeverisjes socialiste. Fale edhe aftësive drejtuese e menaxhuese te “Mehmet Shehut te ri”, Ilir Metës, u sigurua një fitore e thelle ne zgjedhjet e 2001 dhe tashme, Nano nuk mund te rrinte me ne heshtje.
Fjala greke “Katharsis” dhe rikthimi i amortizatorit Majko Pas zgjedhjeve te vitit 2001, Nano po kalonte një krize te thelle personale. Marrëdhëniet me bashkëshorten e tij, Regjina, ishin lëkundur prej vitesh, por tashme shihej qarte se bashkëjetesa nen një strehe, ishte një mirazh prej kohesh. Ne jetën e Nanos se rinuar mendërisht, kishte hyre Xhoana, me te njëjtin mbiemër si edhe vete kryesocialisti. Ndërkohe, një grup deputetesh brenda PS-se, ne urdhër apo iniciative te tyren apo nga lart, startuan me lëvizjen « Katharsis ». Fjala është greke dhe ka kuptimin e vete pastrimit. Është greke si edhe vendi ku prej vitesh, Xhoana kishte bizneset e saja, siç edhe vendi ku Nano tashme ishte një mysafir i mikpritur. Thjeshte si një kryetar partie, duke pasur përballe një figure mjaft potente si kryeministri Ilir Meta, Nano arriti qe krizën e tij personale, te implementoje edhe ne PS. Shënjestër e tij, u bene mjaft ministra, ish- ministra apo deputete, ndërsa u be mjaft i famshëm ne mbledhjet e KPD-ve trinomi Muçi- Baçi- Naçi, ndërsa doli ne skene edhe Miri i Xhikes. Akuzat e hapura dhe therëse te Nanos, duket se krijuan një klime mosbesimi dhe dyshimi te pjesës me te madhe te kryesisë roze, por edhe te bazës socialiste, e cila edhe këtë here, i dha te drejte Nanos. Edhe pse u lëkund ne moralin e vet personal, jo e preferueshme për mentalitetin e shqiptareve, Nano krijoi dhe triumfoi përmes krizës se rradhes ne PS. Ne fillimin e vitit 2002, Meta dha dorëheqje, dhe serish thirret ne udhëheqje te një qeverie provizore, Pandeli Majko.
Konsensusi Nano- Berisha dhe rikthimi ne qeveri i « Zogut vetmitar » Zgjedhjet e manipuluara te 2001 përmes fenomenit te Dushkut te Lushnjës, i garantuan opozitës se atëhershme PD-se, propozimin e emrit te kreut te ri te shtetit. Njëkohësisht, u instalua një konsensus i perkoheshem PD-PS (Berisha- Nano) qe mundësoi edhe reformimin e një seri institucionesh kushtetuese. Nuk ka qene asnjëherë e qarte, nëse pjese e kësaj marrëveshjeje, ka qene edhe rikthimi ne qeverisje i Fatos Nanos si kryeministër, duke spostuar serish Pandeli Majkon. Ne fillim gushtin e vitit 2002, Nano rivihet ne krye te qeverise, duke pasur si krah te djathte Ilir Metën si zv.kryeminister, ku do te qëndroje si i tille, deri ne fillim te shtatorit 2005, një nga kryetaret me jetëgjatë te qeverive shqiptare te post ’90.
Viti i vështire 2003 dhe « kataklizmoja » socialiste Viti 2002, do te mbaronte shpejt edhe si pasoje e mungesës se kontradiktave te forta ne mes Nanos dhe Berishës. Ne këto kohe, kishte vizita ne festat e te dy palëve, kartolina urimi, tokje gotash si dhe një bashkëpunim te shkëlqyer parlamentar, duke nxjerre jashtë loje edhe Gjykatën Kushtetuese, siç ishte rasti i kryeprokurorit Rakipi. Njëkohësisht, brenda rreth 6 muajve, Nano kryeministër- kryetar, do te gjendej nen sulmet e opozitës, por këtë radhe edhe te Ilir Metës. Kontradiktat ne mes tij dhe Nanos, ishin ne rritje vazhdimisht. Meta jep dorëheqjen si zv.kryeminister, me pas edhe si anëtar i kryesisë roze. Mendon te ndjeke taktiken e Nanos, duke organizuar ture ne bazën socialiste. Rreth tij, grumbullohen shume deputete, veçanërisht ata te sulmuar nga Nano, por edhe ish- presidenti Mejdani. Lufta e brendshme ne PS, ashpërsohet, megjithatë qeveria, me ministra apo zv.ministra qe luajnë rolin e tyre, qëndron ne këmbë. Për here te pare ne 11 vite ekzistence, PS-ja ishte fare pranë ndarjes, e cila prej vitesh kishte hyre ne Partine Demokratike.
Dimri i ndarjes përfundimtare ne PS Kongresi i dhjetorit 2003, do te vinte përballë Nanon jo me kundërshtarin e tij te hapur Ilir Metën. Ky i fundit mbështeti ne këtë gare ish- presidentin Rexhep Mejdani, ndërsa u kandidua për postin e kryesocialistit edhe socialisti me i ri, Edi Rama, i cili sapo kishte siguruar një mandat te ri si kryebashkiak i Tiranës. Nano, por edhe drejtuesit e tij lokale, u kujdesen qe ne konferencat e rretheve, te triumfonte fryma nanoiste, rrjedhimisht edhe delegatet e kongresit te ishin te këtij drejtimi. Nga ana tjetër, edhe pse Mejdanit, Rames dhe Metës iu lejua pjesëmarrja ne konferencat e degëve, ne shumicën e tyre, shiheshin si “tradhtare” te PS-se. Pak kush dyshonte se ne këtë kongres, Nano do te humbiste. Arsyet ishin te shumta dhe te njëjta me ato te parashtruara me lart. Mejdani nuk përfaqësonte asnjë krah ne PS, Rama ishte futur para kohe ne gare ndërsa Meta, nuk doli ne skene kundërshtar i hapur i Nanos, por si mbështetës i Mejdanit. Kongresmenet, me një mbështetje te denje vetëm për kohen e E.Hoxhes, rikonfirmuan Nanon kryetar. Ndërsa Mejdani dhe Rama nuk siguruan vende ne kryesi port vetëm ne KPD, Meta mbeti edhe jashtë saj ne baze te orientimeve qe u ishin dhënë për mënyrën e eliminimit- votimit te kundërshtarëve te Nanos. Ndërkohe, serish me orientim, fituan si anëtare te KPD-se ata qe ishin akuzuar me shume nga kryeministri. Nano krijon një qeveri te re, duke përfshirë edhe një pjese te tyre, ndërkohë qe Meta inicion lëvizjen e tij për reformimin e PS-se nga brenda. Përpjekjet e tija përmes turit ne baze, zgjasin edhe disa muaj, teksa zyrtarizohet shkëputja duke krijuar Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila kthehet ne parti, madje duke pasur edhe grupin e saj parlamentar. Lajmi është : edhe PS ndahet duke ndjekur shembullin e PD-se, por 13 vite pas krijimit. Megjithatë, me akrobaci politike, ndoshta edhe duke shkelur kushtetutën, Nano qëndron kryeministër deri ne zgjedhjet e 3 korrikut 2005.
Nano- president apo president nderi PS-ja i humbi zgjedhjet e 3 korrikut 2005. Tashme ne pushtet ka ardhur PD- Berisha dhe aleatet e saj. Madje Nanos « i firuan » edhe dy parti te tjera, te cilat deri me 3 korrik, bashkeqeverisen : PAA e Xhuvelit dhe PBDNJ e Dules. Pas shpalljes zyrtare te rezultatit te zgjedhjeve qe sanksiononte humbjen e PS-se, Nano me 2 shtator 2005, dha dorëheqjen nga drejtimi i PS-se. Ndërsa edhe këto kohe, Nano vazhdon pushimet e gjata jashtë vendit, ka nisur valsi për zëvendësimin e tij. I pari Edi Rama, me pas Arben Malaj, ndoshta Gramoz Ruci, pse jo edhe Pandeli Majko e Rexhep Mejdani, janë disa nga emrat e mundshëm qe janë, apo do te futen ne gare. Posti është i lakmueshëm, edhe pse PS është ne opozite. Nano, lideri historik, nuk ndjehet. Mbase nuk është shume i interesuar qe pas 8 viteve ne pushtet, te marre një parti ne opozite. Ndoshta i mungojnë edhe argumentet për te joshur bazën e partisë se tij. Joshja për postin e presidentit me 2007, ne vend te president nderi i PS-se, i ka argumentuar heshtjen. Edhe ne vete përbërjen e kabinetit, duket se Berisha nuk e ka pritur fitoren e 3 korrikut. Ajo mund te ketë ardhur edhe si pjese e një kompromisi, njeri prej te shumtëve Nano- Berisha. Nano ka qene disa here kryeministër, Berisha dy here president. Tashme ky I fundit është kryeministër, rotacioni mund te jete I plote me Nanon president me 2007. Pa Nanon ne krye, PS-ja ë ka te vështire riorganizimin dhe motivimin për te marre pushtetin ne 2009. Pa Nanon kryetar PS-je dhe president honorific me kushtetutën aktuale, Berisha siguron edhe një mandat qeverisës si kryeministër me 2009-2013. Mbase deri atëherë, misioni I tyre I përbashkët mbaron, krijohet ndoshta një senat me senatore te përjetshëm, apo mbase plakja fizike do ti largoje nga politika aktive ne Shqipëri. Këto janë deduksione bazuar ne atë cfare ka ndodhur ne Shqipëri nga 1990. Një gjë është e qarte: Nanos, si edhe Berishës, askush nuk mund t’ua marre partitë respektive nga dora, nëse nuk duan ti lëshojnë vete. Nanon duket mjaft i ri për tu tërhequr nga politika, ashtu siç edhe Berisha për te lëshuar qeverisjen e saponisur. Ne skene duket se del një takim mes te dyve ne Sant- Exhidio para shume viteve, ndërsa vete Berisha ka thënë publikisht se emri i presidentit te ri te Republikës, duhet te dale këtë here nga opozita, pra PS-ja. Ndoshta kjo periudhe deri ne vitin 2007, larg drejtimit te një partie politike, veçanërisht te majte, ish- vazhduese e PPSH-se, i duhet Nanos për te krijuar depolitizimin, departizimin, purifikimin e nevojshëm drejt presidencës se vendit, ëndërr e kahershme e tija, por edhe premtim i dhënë bashkëshortes se re Xhoanes. Jo gjithmonë, Nano ka qene i parashikueshëm dhe konsekuent, perserites i te njëjtave gabime apo lëvizje te suksesshme politike. “Zogu vetmitar” mund te jete ndalur te pushoje ne pritje te stuhisë, por ndoshta edhe për tu ngjitur ne maje te piramidës, te cilën Berisha e ka provuar për here te pare para 13 viteve.
Blerti DELIJA
Unioni I Gazetareve Profesioniste te Veriut e boton për here te pare Fjalori Enciklopedik “Gazetare dhe publicistë shqiptare” risi ne gazetarinë shqiptare Pas një pune mbi 2- vjeçare, nje staf shume kompetent dhe profesional i ka dhënë jete te parit fjalor enciklopedik “Gazetare dhe publicistë shqiptare”. Një merite te jashtëzakonshme ne këtë risi ne median shqiptare ka organizatori dhe drejtuesi i këtij stafi, prof.dr. Hamit BORICI, një nga pedagoget e pare te gazetarisë ne Shqipëri, “Anëtar Nderi” i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV) me qendër ne Shkodër. Një hulumtues shume kembengules dhe sistematik, prof. Borici i ka dhuruar jo vetëm gazetarisë shqiptare, por edhe kombit tone një visar te paçmuar dhe unikal ne llojin e tij. Ne faqet e këtij libri, gjenden figurat me te njohura te gazetarisë shqiptare qe nga fillimet e këtij profesioni sa fisnik, aq edhe impenjativ dhe i vështirë. Sigurisht, sado te mundohemi te përcjellim atë qe gjendet ne faqet e këtij botimi, është shume e vështirë pa patur ne dore Fjalorin Enciklopedik “Gazetare dhe Publicistë Shqiptare”. Puna e bere, përfshin një hapësirë voluminoze jo vetëm ne kohe, por edhe ne shtrirje gjeografike. Përfaqësues dhe drejtues te mediave te ndryshme, te shkruara apo elektronike nga Shqipëria, Kosova, Diaspora, Maqedonia etj., janë te pranishëm me aktivitetin e tyre. Thuajse te gjithë personazhet e këtij libri, përveç se me biografinë e tyre jetësore e profesionale, janë te pranishëm edhe me foto. Libri ne fjale, vjen si një botim i Unionit te Gazetareve Profesioniste te Veriut (UGPV), i cili iu përgjigj menjëherë ftesës qe iu be nga kryeredaktori i këtij botimi, prof. Dr. Hamir BORICI. Duhet thënë se ky libër, i shtohet tashme botimit te nisur dhe qe shume shpejt do te vijoje i gazetës “VERIU”, organ i kësaj shoqate. Ne ambiciet për te ardhmen te UGPV-se është vijimi i aktivitetit ne fushën e botimeve, jo vetëm te librave apo te gazetës, por edhe te shume materialeve te tjera qe nxjerrin ne pah punën e gazetareve te kësaj treve. Nuk mund te leme pa përmendur dhe falënderuar publikisht edhe atë qe mundësoi botimin e këtij fjalori, Albtelekom sh.a. dhe ne mënyre te veçante drejtorin e përgjithshëm, Ferhat LLUKACEJ. Qe ne momentet e pare te aplikimit te projektit te përbashkët te UGPV-se dhe te prof. Boricit, Albtelekom dhe drejtori Llukacej, u treguan mjaft dashamires duke mbështetur këtë nisme nga ana financiare. Ndërkohë, sqarojmë te gjithë ata qe për një arsye apo tjetër, nuk e kane gjetur emrin ne këtë botim, se mënyra e përfshirjes se përfaqësuesve te medias, ka qene pak e shume vullnetare. Kështu, përmes mediave, është njoftuar për mundësinë e botimit te Fjalorit, ndërsa është dashur te plotësohet një formular me shkrim apo edhe me internet. Ne këtë kuadër, ka qene vete prof. Borici por edhe pjesëtare te tjerë te stafit te tij, qe kane kontaktuar edhe direkt me gazetare apo drejtues mediash te spikatur për këtë qellim. Gjithsesi, stafi i këtij botimi, mendon se ky është vetëm hapi i pare. Shume shpejt do te startoje puna për rifreskimin e Fjalorit. Megjithatë, jemi krenare qe përkrah emrit te nderuar te prof. Boricit si kryesues i grupit te punës ne këtë botim, edhe Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut ka regjistruar emrin tij ne këtë botim unikal ne llojin e tij. Për te gjithë ata qe duan te kenë një visar te çmuar ne bibliotekën e tyre, libri tashme është ne te gjitha libraritë kundrejt një çmimi simbolik 1000 leke. Zyra e Shtypit e UGPV-se
Fshatarët ilirë, Perandorë në Romë Me sa mund të konstatojmë, sipas fakteve që na servir historia, kombi ynë që në pranverën e ekzistencës së tij ishte i destinuar që të gjitha energjitë fizike e mendore t’i konsumojë për të tjerët. Iliria i dhuroi Romës 15 perandorë, të cilët mbretëruan gjatë disa shekujve, duke i sjellë fitore të njëpasnjëshme. Në këtë shkrim do të evidentojmë tre perandorët e parë ilirë, të cilët me aftësitë e tyre të rralla arritën të disiplinojnë këtë perandori nga shthurja dhe ta nxirrnin nga krizat e shek.III mbas Krishtit. Sapo historia hap siparin e kësaj “drame” të trishtueshme, në “skenë” na shfaqet shpëtimtari i kësaj perandorie (në rrokullisje), Klaudi, i pari perandor romak me gjak ilir, që sundoi dhe disiplinoi Romën. Shkatërrimi i pushtetit imperial kishte arritur në pikën e fundit, nën sundimin e Perandorit Gallius. Ky perandor ishte mjaft i kënaqur të sundonte vetëm Italinë dhe të gëzonte të mirat materiale të jetës, pa e prishur gjakun për fitoret e barbarëve, për humbjen e një krahine të largët, apo për rrebelimin e ndonjë gjenerali të ushtrisë. Por rreziku e ndoqi edhe brenda kufijve të Italisë. Ushtria e Danubit proklamoi perandor prijësin e saj, Aurel, i cili marshoi menjëherë drejt Romës. Duhet theksuar se Perandoria Romake e asaj kohe shtrihej në tre kontinente dhe çdo zonë kishte prijësin e saj. Aureli në marshimin e tij në krye të armatës kapërceu Alpet dhe rrethoi Milanon. Gallius u prek në sedër nga ky provokim dhe e kapi frika se mos humbiste edhe Italinë. Ai u nis në krye të legjioneve të tij dhe shkoi për t’i dhënë një mësim të mirë uzurpatorit. Por, mjerisht, para se të fillonte lufta, ai ra viktimë e një komploti dhe kur ishte duke dhënë shpirt, la porosi që kurora imperiale t’i jepet Klaudit. Klaudi kishte lindur në Dardani (Kosova e sotme), dhe duke filluar si ushtar i thjeshtë, do të bëhej komandant i një ushtrie e stacionuar në Pavia. Porosia e Galliusit u brohorit nga të gjithë, mbasi edhe komplotistët e kishin patur ndërmend po atë kandidat kur vranë Galliusin. Klaudi, porsa u aprovua si perandor nga Senati, filloi operacionet kundër Aurelit, i cili u kap rob dhe u ekzekutua si rebel. Klaudi iu përvesh punës për të sistemuar financat e shtetit, duke luftuar çrregullimet dhe abuzimet, për të restauruar disiplinën në ushtri, duke shpallur amnistinë e përgjithshme për ata që ishin rebeluar para hipjes së tij në fron, dhe duke shtypur me “dorë të hekurt” çdo akt rebelimi kundër personit të tij. Mbasi vunë në vend rregullin dhe qetësinë e brendshme, Klaudi ndezi entuziazmin e ushtrisë për të luftuar barbarët që kërcënonin tokat e Perandorisë nga çdo anë. Rreziku më i madh ishin Gothët (Gotët), të cilët ishin nisur me një flotë të madhe nga brigjet e Detit të Zi dhe kishin zbarkuar afër Malit të Athos, të gatshëm për të sulmuar Selanikun. Klaudi u nis në krye të ushtrisë për të luftuar barbarët që kërcënonin dhe për të dërrmuar armikun. Nën udhëheqjen e tij guximtare dhe të shkathët, hordhitë barbare u shpartalluan pranë Nishit (Nisus), një qytet i Dardanëve që edhe sot quhet Nish. Shkabat romake triunfuan dhe një popull mirënjohës i dha Klaudit mbiemrin “Gothik”. Flota e barbarëve ishte shkatërruar dhe ata duke mos mundur të tërhiqeshin nga deti, u shpërndanë në krahinat e Ilirisë, duke lënë kufoma e gërmadha kudo që kaluan. Klaudi u detyrua t’i ndiqte këmba-këmbës dhe t’i shfaroste pjesë-pjesë. Por, Klaudi ra i sëmurë dhe vdiq në tokën e tij ilire, mbasi mbretëroi dy vjet duke lënë prapa një popull të pangushëllueshëm për humbjen e papritur dhe të vajtueshme të këtij perandori të madh. Menjëherë mbas vdekjes së Klaudit, ushtria e Danubit veshi me petkun e kuq (simboli i pushtetit imperial), Aurelianin, një gjeneral trim dhe i regjur në luftë. Aureliani kishte lindur në Sirmiun, kryeqendra e Panonisë, ndërtuar mbi Lumin Savë, në perëndim të Belgradit. Panonia ishte një provincë e banueshme ilire dhe përfshinte pjesën jugperëndimore të Hungarisë, Austrinë jugore dhe krahinat e sotme të Stirisë, Korinthisë dhe Kroacisë. Aureliani rridhte nga një familje e varfër fshatare. Karrierën e kishte filluar si ushtar i thjeshtë dhe duke u ngritur në gradë brenda pak viteve kishte arritur të bëhej kryekomandant i kalorsisë. Një nga titujt e shkëlqyeshëm që kishte marrë gjatë luftërave që kishte fituar, ishte edhe “Shpëtimtar i Ilirisë”. Aureliani mbretëroi më pak se pesë vjet, por çdo ditë e atij mbretërimi të shkurtër u shoqërua me një fitore të lavdishme dhe me një vepër madhore. Disiplina e hekurt që aplikoi Aureliani ishte çelësi i fitoreve të njëpasnjëshme të ushtrisë së tij. Ai ndaloi rreptësisht ushtarët e tij të dehen, të luajnë bixhoz dhe të plaçkisin pasurinë private të qytetarëve të Romës. Në një letër dërguar një oficeri me gradë të ulët, Aureliani ka lënë testamentin e tij ushtarak, dhe aty lexojmë këtë frazë: “Shteti ka caktuar mjaft fonde për të mbajtur ushtrinë në gjendje të mirë. Ushtarët duhet të pasurohen me plaçkën e armikut dhe jo duke bërë qytetarët e bindur e punëtorë të derdhin lotë dëshpërimi”. Aureliani veproi jo vetëm si prijës ushtarak, por edhe si burrë shteti largpamës. “Jam i mendimit se këto cilësi janë mjaft të spikatura për një personalitet me prejardhje fshatare, kur edhe sot pas shtatëmbëdhjetë shekujsh ekzistojnë dashakëqinj që shtresat fshatare, dhe në veçanti shtresat e varfra i shikojnë me neveri dhe përbuzje”, (autori). Këto rregulla nuk mbeteshin vetëm në fjalë boshe, çdo shkelje e disiplinës dënohej me rreptësi të tmerrshme. Aureliani, pasi shkatërroi armiqtë e perandorisë në Europë, u nis në krye të legjioneve romake, për të restauruar pushtetin imperial në krahinat e Azisë, që kishin rënë në duar të barbarëve uzurpatorë dhe armiqve të huaj. Beteja më e madhe e kësaj fushate u bë kundër Mbretëreshës Zenobi, e cila u rrethua në kryeqytetin e saj në Palmirë. Pasi mbretëresha kryelartë refuzoi të dorëzohej para ushtrive të Aurelianit, Perandori trim dhe bujar i drejtohet popullit të Romës me këto fjalë, sa të urta, aq dhe prekëse për sedrën e një perandori të madh: “Popull i Romës, – shkruan Aureliani në një letër me dorën e tij, – flet me përbuzje për luftën që jam duke bërë kundër një gruaje. Por ata nuk e njohin pushtetin dhe karakerin e Zenobisë. Është e pamundur të përshkruash përgatitjet e saj. Frika e ndëshkimit që mund të pësojë po të dorëzohet, e ka armatosur me kurajon e dëshpërimit. Por unë kam besim në fuqinë e Perëndive të Romës, që më kanë nxjerrë faqebardhë në të gjitha ndërmarrjet e mia”. Kthimi i Perandorit në Romë, pas një ekspedite ushtarake ku kishte dalë ngadhnjyes, quhej triumf. Kthimi i Aurelianit u celebrua si një triumf që përmendet në analet e Romës antike. Ai u tregua burrë shteti i vërtetë në trajtimin e kryetarëve të shteteve që kishte zënë rob. Mbretëresha Zenobi u vendos në një vilë të bukur afër Romës dhe i martoi të bijat me djem të aristokracisë romake. “Tepër fisnik dhe njerëzor akti i parardhësit të fisit tonë ilir, në të njëjtën kohë dhe shembull frymëzimi për më shumë dashuri dhe tolerancë, kaq të nevojshme në ditët tona. Në të njëjtën kohë dhe një pikëpyetje dhe çuditëse përse i humbëm këta virtyte dhe kush na e përdhosi racën?!”. Triumfi i perandorëve ilirë është triumfi i një kombi të zgjedhur, tirumfi i një gjaku të pastër iliro-keltik, që zbriti në Ballkan para më shumë se 3000 vjetësh. Vazhdues dhe trashëgimtar të kësaj race të zgjedhu ishin edhe fisnikët e mëvonshëm Balshajt, Shpatajt, Dukagjinët dhe deri te legjenda e Arbërit, Gjergj Kastrioti. Dhe është vërtet tragjike kur mendon se stërgjyshërit tanë, ilirët, “transportuan” në Europë rregull, disiplinë dhe kulturë. Disiplinuan perandorinë më të fuqishme të kohës, duke i “deleguar” Romës pesë perandorët e parë, gjatë shekujve III-IV, të cilët e nxorën këtë perandori nga krizat dhe pikërisht nga ato kriza të cilat, ne po i përjetojmë sot mbas shtatëmbëdhjetë shekujsh! Pra, siç thamë më lart, Aureliani vdiq i mbuluar me lavdi, ndonëse vrasja e tij ishte një komplot i organizuar. Kur vrasësit e tij (të keqinformuar) e kuptuan gabimin tragjik, sekretari që kishte inskenuar komplotin, mori dënimin e merituar. Ai u zëvendësua nga Taçiti, por duke qenë në një moshë të thyer, 75 vjeç, nuk i rezistoi klimës së maleve të Kaukazit, ku kishte shkuar për të drejtuar legjionet romake, dhe vdiq mbas shtatë muajsh. Këtë herë fronin vakant e zuri Probi, i treti ndër ushtarët fshatarë të Ilirisë, që shpëtuan Perandorinë Romake nga kriza e shek.III. Edhe ky, si të tjerët, e kishte filluar karrierën si ushtar i thjeshtë dhe kishte marrë gradën Tribun, nga Perandori Valerian, para moshës së caktuar në rregulloren e ushtrisë. Probi i kishte thurur vetes kurora dafine, duke u prirë legjioneve romake në luftimet e Renit, Danubit, Eufratit dhe Nilit. Nën udhëheqjen e Aurelianit, ai kishte zaptuar Egjiptin dhe ishte i vetmi që kishte guxuar të frenonte tendencën e atij perandori dorëhekurt për t’u treguar i pamëshirshëm ndaj fajtorëve dhe kundërshtarëve. Kur u bë vetë perandor, Probi ishte 44 vjeç, i adhuruar nga ushtria, në kulmin e famës, të energjisë trupore dhe të shkathtësisë mendore. Në letrën që i dërgoi Senatit për t’i treguar formalisht zgjedhjen e tij si perandor, Probi shkruan: “Kur zgjodhët një prej jush për të trashëguar fronin e Perandorit Aurelian, ju vepruat ashtu siç e lyp drejtësia dhe urtësia. Ju jeni sovranët legalë të botës dhe pushteti që keni trashëguar prej stërgjyshërve tuaj do të bëhet trashëgim i pasardhësve tuaj. Ushtarët që nuk shkelin në dërrasë të kalbët, më ofruan titullin August. Por unë dua t’i parashtroj mirësisë dhe mëshirës Suaj meritat dhe pretendimet e mia”. Patret, apo baballarët e kombit, u prekën nga kjo përvujtëri dhe mbasi lavdëruan virtytet, ngadhnjimet dhe maturinë e Probit, i akorduan njëzëri të gjithë titujt e ofiqit imperial. Duke vazhduar dhe konsoliduar veprën e dy paraardhësve të tij ilirë, Probi solli paqe dhe rregull në të gjitha krahinat e Perandorisë në gjashtë vitet që vazhdoi sundimi i tij. Shumë nga armiqtë e jashtëm të Romës, të cilët kishin qenë shtypur nën thundrën e hekurt të Aurelianit, u munduan të ngrinin krye. Por armët mizore të Probit bën të dështojë çdo orvatje. Probi ndodhej gjithmonë vetë aty ku ishte çasti vendimtar i një ndeshjeje me armikun, aq sa biografi i tij habitet se si një njeri mund të ndodhej prezent në aq shumë luftëra në një kohë të shkurtër. Dy nga këta, Diokleciani dhe Konstandini u ngritën në gradë deri sa okupuan selinë superiore të Perandorisë. Lufta më e madhe që bëri Probi ishte kundër fiseve gjermane (franko-vandale) që invaduan Galinë (Francën e sotme). Ai i detyroi këto hordhi barbare të kapërcejnë Renin dhe i ndoqi në tokat e tyre, deri sa u detyruan të kapitullonin. Nëntë nga princërit gjermanë më të fuqishëm i ranë ndër këmbë dhe pranuan kushtet që Probi denjoi t’u impononte. Në kohë paqeje ushtarët i vendoste të bënin punë të dobishme, për të mos i lënë kohë të demoralizohen. Kur ishte komandant në Egjipt, legjionet e tij kryen punime të mëdha për të përmirësuar lundrimin mbi Nil. Në Iliri, që ishte vendi i tij i lindjes, Probi i vuri ushtarët të mbjellin vreshta. Kur ushtarët i kuptuan këto mendime të prijësit të tyre, u alarmuan dhe e humbën durimin. Turma e ushtarëve të egërsuar u vërsul dhe njëmijë shpata copëtuan trupin e tij. Ky pra ishte fundi tragjik i perandorit të tretë me origjinë ilire, që i solli paqen dhe rregullin perandorisë më të madhe dhe më të “shthurur” të kohës, bashkë me dy paraardhësit e tij ilirë, Klaudin dhe Aurelianin. Për perandorët me origjinë ilire, të cilët kontribuan aq shumë për Perandorinë Romake, dhe që i vunë frenin shthurjes së saj, vlen të theksojmë një citim të W.Wreberit: “Perandorët ilirë janë burra plot energji, bij të Ballkanit, të maleve të tij të egra, të luginave të tij të plleshme, të flakës së tij, që sjellin me vete gjakun e ri, parimet e reja dhe veprimet e reja dhe të vyeshme. Me sy të hapur, synojnë gjithë zjarr drejt pafundësisë; me dorën e tyre të hekurt dhe të vrazhdë synojnë dhe mundohen të vënë rregull, ende të paharruar në shumë çështje, por burra me karakter ushtarak, jo të rënduar prej traditës, por gjithë furi, e cila shpërthen prej lirizmit herë pas here në botë. Ata nuk janë njerëz klasikë”. Ata shikonin gjithçka nga pikëpamja luftarake dhe e organizonin ashtu sikurse e kërkonte epoka e ashpër, sepse vetëm me detyrim e rreptësi mund të mbaheshin të bashkuara, çka liria dhe qytetërimi i kishin shkëputur njëri prej tjetrit. Ata merrni vesh diçka nga lufta, ata erdhën në fuqi më të shumtën si më të afërmit ndaj sundimtarëve. Ata, nëse nuk donin t’ia dinin më për stërhollimet e mëparshme të Senatit e nëse rrallë interesoheshin për bukurinë e kulturës së lashtë, arsyeja ishte se ata nuk patën kohën e nevojshme e se ai qytetërim qe vyshkur”. (Ref. W.Werber, “Das Kaiserreich und der Eintritt der Cermanen in die Weltgeschiste”, në “Kanaurs Wetgeschiste”…, fq. 250-251.) Ja çfarë transportonin paraardhësit tanë krenarë, ilirët. Po ne, mbas shtatëmbëdhjetë shekujsh, në kohët moderne, çfarë po i ofrojmë Europës? Mish të bardhë, drogë e turp! Madje edhe transportin e bëjmë me shpenzimet tona!… A nuk po e njollosim Bardhylin, mbretin e parë të Ilirisë? A nuk po e njollosim mbretëreshën kryelartë, Teutën, ato që prostituojnë rrugëve dhe kazinove të Europës?! A nuk po i turpërojnë eshtrat e Gjergj Kastriotit?! Po me importin si jemi? Dy fenomene që janë jashtë kulturës dhe traditës po “lulëzojnë” si sfidat më të turpshme ndaj fenomenit Arbër, Nënë Terezës: Nga njëra anë “bunkerizimi” me origjinë arabe dhe nga ana tjetër (dhe që është shumë më e turpshme), lakuriqësia. Aq sa na “shpëtoi” “Internacionalizmi Proletar” nga varfëria, aq do të na “shpëtojë” “kozmopolitizmi” dhe “modernizmi”. T’i largohemi “majmunërisë” në imitime dhe t’i kthehemi traditës, jo si folkloristë, por si qytetarë të vërtetë. Mark Bregu |