Gripi i shpendëve, ky vrasës që e presim burrërisht
Shqipëria ndodhet tashmë në zonën e rrezikshmërisë së virusit vdekjeprurës së gripit të shpendëve. Këtë e ka deklaruar me modesti javen që kaloi ministri i Shëndetësisë, Maksim Cikuli, pohim të cilin e kanë mohuar të nesërmen, në një farë mënyre. Kjo mbas një buje mediatike që shpërthe të nesërmen e këtij deklarimi. Bujë, ndoshta e paparashikuar nga ana e tyre, Megjithëse nga digasteri i shëndetësisë ka behur njoftimi për kërcënimin që na prêt, madje është shkuar deri aty sa të pozojë për mediat një “të sigurtë”, një njëri i veshuar nga koka te këmbët me mjetet mbrojtëse, si për të treguar se kush është maketi i nje njeriu që gripi i shpendëve i merr të keqen. Pas këtij pompoziteti, do të vijonte befasuesja, të mohohej në një farë mënyre rreziku. Kjo erdhi të nesërmen, pasi media e trumbetoi realitetin, mbase jo tamam me ato nota alarmante, ama me profesionalizëm dhe me përgjegjësi qytetare. Nuk u muar vesh se çbëri vaki, që e gjithë kjo doli gati një bllof. Se ishte apo nuk ishte i vërtetë ky kërcënim, këtë e pohon thirrja nga Presidenti i Republikës, i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, për masat që do të merren për parandalimin e këtij rreziku. Ndërsa vendet e prekura deri tani nuk kanë nguruar që situatën ta paraqesin si shumë kritike dhe nuk janë kursyer në rënien e sirenave të alarmit, vendi ynë, si vend trimash, po mjaftohet me një pompozitet të ministrit të Shëndetësisë, me një thirrje të KSK nga ana e Presidentit Moisiu, dhe me një bujë mediatike, bujë e cila gjithsesi nuk prek epiqendrën e këtij tërmeti. Themi nuk prek epiqendrën e këtij tërmeti, ose parandaluesi nuk mberrin dot atje ku rreziku është më i madh, pasi vetë infrastruktura e funksionimit të shtetit dhe e mbulimit me bujë mediatike, nuk është në shkallën maksimale. Dihet se me përjashtim të komplekseve të rritjes së shpendëve, të cilat rëndom janë të vendosura pranë qyteteve, për të mos thënë brenda në qytete, rritësit dhe ata që mishin dhe vesët që i kanë si pjesë kryesore të jetesës, dhe njëkohësisht më të kërcënuarit janë fshatarët në zonat e thella. Natyrisht, atje ku kurrë nuk ka shkuar as punonjësi i shëndetësisë, as i deleguari i shtetit, as shtypi, për më keq akoma as televizioni. Kjo pjesë e Shqipërisë, e harruar në një farë mënyre, rrezikon të prodhojë e para viktimat e këtij virusi vdekjeprurës. Si gjithnjë atëherë do të jetë tepër vonë. Sepse rëndom jemi mësuar që sinjalin SOS ta japim atëherë kur anija të jetë duke u fundosur. Në sintoni me këtë lojë me zjarrin janë edhe të astuquajturat shoqatat dhe organizatat joqeveritare, te cilat për hirë të një pushtetari, apo për të justifikuar milionat e marra nga projektet e ndyshme, mbushin çdo cep të qyteteve tona me postera me sllogane nga më bajatet, në luftë kundër asaj e në luftë kundër kësaj. Me sa duket gripi i shpendëve nuk përbëka ndonjë prookupim qytetar për ta, përderi sa nuk përbën arsye financiare për t’iu përkushtuar asaj. Nëse deri më tash nuk e ka marrë kush mundimin që ta marrë seriozisht këtë punë, nesër sdo të këmi kohë për të gjetur se kujt t’ia varim në qafë këmborën e përgjegjësisë. Në një farë mënyre, të gjithë duhet të jemi koshient se rreziku që paraqet tubimi i gripit të shpendëve në Shqipëri është i madh. Natyrisht dhe angazhimi i të gjithë hallkave, i gjithkujt për të parandaluar edhe një viktimë të vetme është dhe duhet të jetë i motivuar në aspektin human. Dhëntë Zoti se kjo trumbetë e ministrit Cikuli të jetë një shaka e tij, apo një alarm manovër për të testuar vigjilencën tonë qytetare, se po qe se gripi të ketë zbarkuar me shtegëtimet e para të shpendëve, të presim burrërisht viktimat e para. Se çfarë burrërie ka me vdekjen këtë le ta mësojmë në ditët në vijim, tani ndoshta është heret dhe ne t’I lutemi kushteve të ashpra atmosferike, se kur shtegëtimët te fillojnë, gripi i shpendëve do të bëjë kërdinë. Përvoja ka treguar se masat parandaluese që këshillohen, nuk janë ndonjë gusto për një pjesë të konsiderueshme të atyre që janë më të ekspozuar ndaj këtij kërcënimi. Gjithsesi lë të shpresojmë se ky rrezik do t’I bjerë tangent vendit tonë. Por siç thotë populli, shtëpia s’mbahet me miell hua, as barku s’ngopet me dua.
Rinia shqiptare është e pështjelluar Pluralizëm politik do të thotë të jesh në gjendje të përqafosh dhe të shprehësh këndvështrime politike pa patur frikën e përndjekjes nga partia politike që ka më shumë pushtet. Mbi të gjitha, ajo që e përcakton demokracinë është liria e fjalës, liria e besimit, liria e shtypit dhe mbrojtja që qeveria duhet t’i japë pakicave, qofshin këta racore, politike apo fetare. A është duke vepurar me përgjegjësi qeveria jonë për t’u siguruar që brezi ynë i ri, i cili do ta qeverisë Shqipërinë një ditë, e kupton këtë anë të shoqërisë demokratike e pluraliste? Përgjigjja është thjesht “Jo!”. Kur drejtuesit tanë, qofshin ata shpirtërorë apo politikë, të nivelit vendor apo qendror, nuk tolerojnë ndryshimet e njëri-tjetrit dhe nuk arrijnë të krijojnë hapësira për diskutimin dhe debatin politik, por përkundrazi i drejtohen përdorimit të forcës, brezi ynë i ri, e ardhmja e kombit tonë pështjellohet dhe ky pështjellim krijohet nga vetë drejtuesit tanë. Që nga viti 1990 e deri sot, mjaft shqiptarë mund të tregojnë nga një rast kur kanë pësuar përndjekje për shkak të bindjes politike, fjalës apo besimit. Dhe përndjekja ka ardhur gjithmonë nga partia në pushtet, qoftë kjo Partia Demokratike apo Partia Socialiste. Ne kemi patur raste ekstreme kur edhe janë vrarë njerëz për mungesë tolerance. Ne e dimë se Azem Hajdari, Gjon Gjonaj, Behar Kastrati, sa për të përmendur disa, u vranë për motive politike dhe që zyrtarë të lartë qeveritarë ishin të përfshirë në vrasjet e tyre. Ata madje dolën pa u lagur. Kohët e fundit, kjo prirje drejt intolerancës politike dhe fetare është bërë edhe më shqetësuese. Kjo intolerancë po vjen nga brenda dhe nga jashtë grupeve politike dhe fetare. Për shembull, Partia Demokratike ka filluar të përjashtojë anëtarë nga radhët e saj sepse këta mund të kenë qenë në mospërputhje me udhëheqjen e saj. Shkollat, siç është Shkolla e Mesme e Koplikut, Nikoll Zogorjani etj., nuk po lejojnë të mbajnë fjalime në godinat e tyre asnjë pjesëtar të ndonjë partie tjetër përveç Partisë Demokratike. Paulin Sterkaj, megjithëse ishte i ftuar nga Forumi Rinor për të folur, nuk u lejua nga shkolla vetëm sepse ishte i Partisë Socialiste. Të Përndjekurit Politikë nuk u lejuan të bënin një grumbullim përpara Kryeministrisë sepse janë kundër Berishës. Shoqata “Kthim në Origjinë” u ndalua si një burim “turbullirash fetare” dhe Mimoza Tartari u arrestua sepse kundërshtoi të bashkëpunonte me SHIK-un, kryqi në Shkodër u rrëzua dhe një mysliman u vra nga myslimanë të tjerë sepse u bë i krishterë. Këta janë disa nga incidentet që vërtetojnë se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më intolerante, qoftë politikisht, ashtu edhe nga ana fetare. Qeveria jonë, partitë politike, institucionet edukative dhe udhëheqësit fetarë duhet të mbajnë qëndrim: Pavarësisht nga vijmë, çfarë jemi, çfarë bindjesh politike kemi, çfarë feje praktikojmë, ne duhet ta tolerojmë njëri-tjetrin. Qeveria duhet të sigurojë më tepër mbrojtje për pakicat dhe t’i mësojë brezit të ri se të kesh një bindje të ndryshme politike apo fetare është e pranueshme për shoqërinë tonë. Ne nuk mund t’i bashkohemi botës perëndimore duke lejuar apo praktikuar intolerancën, fanatizmin apo urrejtjen. Ne nuk mund të jemi pjesë e qytetërimit perëndimor duke rrahur, torturuar madje edhe vrarë ata që mund të jenë të ndryshëm nga ne. Vazhdimësia e këtyre incidenteve të rrezikshme vërteton se qeveria e sotme është e paaftë dhe e papërgatitur për ta udhëhequr Shqipërinë. Mjaft më! Brezi ynë i ri meriton shembuj më të mirë udhëheqjeje. Le të sigurohemi që do t’i kenë. Kimete Kastrati, analiste politike
Pse e shqetëson Sabri Godon prezenca e ndërkombëtarve në Shqipëri? Mjeshtri i kushtetutave, Sabri Godo, shfaqi botërisht zemërim dhe inat kundër “tejkalimit të kompetencave” të OSBE-së në Shqipëri. Ky mendim i lirë i qytetarit të lirë Sabri Godo vjen e bëhet faj, kur as Kryeministri, as Presidenti nuk reaguan, ndërkohë që PR-ja, kryetar nderi i së cilës është Godo, është partia më e madhe bashkëqeverisëse me PD-në. Kjo tregon se Sabri Godo përpiqet të mbulojë me gjethe fiku fajet në ngjitje që shteti shqiptar s’po mundet t’ia fshehë perëndimit. Konjukturat mes politikës e popullit, kjo rele e vjetëruar po përpiqet t’i shndërrojë në konjuktura rajonale, si mjegullnajë ideologjike. Nga një pamje tjetër, Sabriu mbase s’dëshiron ecjen e Shqipërisë drejt Europës, por kohën e sulltanëve, pasi atyre u ka parë “hajrin”. Shqiptarët kudo e dinë se ai është latifondist dhe pret… të marrë pronat që i ka me qitab. Makina e politikës shqiptare që bën dy hapa para dhe një hap pas, nuk shkon as tek çmenduritë Don Kishotiane. E gjithë politika ka nevojë të vëzhgohet nga organizmat ndërkombëtarë, pasi është shumë e çuditshme. Është e disata herë që Fatos Nano vetëlargohet nga politike. Pra, vetësakrifikohet. Kjo nuk ka ndodhur me politikanët e tjerë përgjatë 15-16 vjetëve të të ashtuquajturës demokraci. T’i marrim me rradhë aktorët. Ata më kryesorët. Gramoz Pashkon, për shembull. Ai, më 1991 marshoi nga “fitorja në fitore” me “çekun e bardhë” në dorë. Turmat e irrituara dogjën, shkatërruan e plaçkitën ndërmarrjet, fabrikat, uzinat, kombinatet, plantacionet, deri edhe banjot publike. Por, ky asnjëherë nuk u vetësakrifikua, duke ikur nga politika, të paktën as për pastrim, si Nano, apo si Godo, që ia lëshoi partinë Fatmir Mediut, de jure. Deklarime të ngjashme përgjatë viteve 1993-1996, si “Zëri i Amerikës” dhe “Dojçe Vele” janë stacione komuniste, qenë regjistruar para pranverës së përgjakshme të vitit 1997, ku shkak ishin firmat piramidale për hapjen e depove të armatimit. Pozita e sotme akuzonte botërisht mes të tjerëve edhe “gjeneral” Arben Imamin, “komisar” “Koha Jonë”, Zogajn, etj. Ata sot janë të mirë, paçka se ai rebelim pat çuar në varr rreth 5000 shqiptarë të pafajshëm e plagosur mijëra të tjerë. Politika shqiptare ka materializuar shumë akrobaci antiperëndimore, jo vetëm ideologjike. Edhe qëndrimi i Shqipërisë sot për pronat e çamëve në shtetin grek, jo vetëm që e bën me kthesa rrugën drejt BE-së, por reflekton politikë prodhim ballkanas. Vota e Greqisë si anëtare e BE-së i duhet patjetër Shqipërisë, nëse është qëllimi i mirë të bëhemi ndonjëherë pjesë e kësaj bashkësie. Besojmë se Godo dhe të tjerët i dinë këto. Organizmat prestigjiozë ndërkombëtarë pikërisht në këtë udhë po na ndihmojnë. Të zgjidhim “formulat”, ndryshe mbetëm në “klasë”. Godo, në të vërtetë, është “qen” i mirë i nuhatjes së situatave. Ai e di se çdo gjë vjen e formësohet e çformësohet, vetëm përmes dy më të fortëve: Berishës e Nanos. Ndaj Godo dhe partia e tij, kur ka qenë në pushtet Berisha, kanë qenë me të, kur ka qenë Nano, me Nanon, tash që është Berisha, me Berishën, e në ardhtë Nano, ta dini, me Nanon ka për të qenë. Pra, Godo ndoshta po luan të sjellë sërishmi Nanon. Ai e kupton se ndikimi përmes heshtjes, i atij që edhe ata që nuk e duan e pranojnë si më politikanin, më properëndimorin, shtron rrugët premtuese që “Duart e pastra” t’i ofrojnë më shumë të paaftë e terror administrativ, shoqërisë shqiptare. Pra, një restaurim i rrezikshëm, s’bën asgjë tjetër, veçse riciklon nevojën e Nanos. Godo që është plak, fiton kohë, antiperëndimorët tjerrin lesh duke u shulla vetëm në diellin europian. Edhe përvojat e deritanishme i kemi pak të athëta. Njëherë u mendua se Ramiz Alia është më liberal se Enver Hoxha, mëpastaj Sali Berisha është flori në krahasim me Ramizin, për të shkuar tek mendimi se Fatos Nano është më demokrat se Berisha, apo prapë Berisha është më i ndershëm se Nano, e drejt një zgjedhjeje tjetër, prapë më mirë Nano! E pra, Godo gjithëherë ka qenë zë kryesor i kësaj “kënge”. E pra, Godo e di se Fatos Nano di të ikë e di të vijë. Nëse populli i tha “Nano Ik!” dhe iku, duket se Godo po i thotë “Nano Hajde!”. Dhe ai vjen, ta dini. Sokol Pepushaj
FLAMURI SHQIPTAR NE TREVAT E ITALISE A thua se ne keto dite Kruja e madherishme e Gjegj Kastiot Skenderbeut,Vlora heroike e flamurit te Ismail Qemalit, Kosova e Isa Boletinit,kishin ‘pushtuar’ trevat e Italise, a thua se jehona ‘per nje shqiypni te lire e te pamvarme’ degjohej pertej kufijve,a thua se shqiptaret rreth flamurit kuq e zi ne keto treva nuk ndjenin peshen e mallin jashte atdheut,a thua se 28 Nentori i Flamurit u mbrekullua qe bashkoi rreth vetes mijera zemra shqiptare ketu ne Itali dhe kudo ne bote ku kishte shqiptare. Qe nga Treviso,Udine,Trieste shqiptaret festojne e festone ate me madheshti.Nje ndjenjesi krenarie kombetare pershkon zemrat e ketyre shqiptareve kur i sheh tek pershendesin kete flamur,mes entuziazmit dhe atmosferave te kengeve valleve e traditave tona shqiptare.E nisin keshtu shqiptaret e Trevizos me festen e organizuar nga presidentja e shoqates ‘Shote Galica’ zonja Mardena Kelmenti.Poete dhe shkrimtare ajo gjen fjalet me te magjike per te uruar ne kete dite feste bashkeatdhetaret e saj.Sot-ketu shprehet ajo kemi nje pjese te historise sone te lavdishme,nje pjese te te pareve tane legjendar,por kemi gjithe zemrat e shqiptareve qe nen kete flamur i ben te ndihen krenar ne te gjithe boten.Mbasditja e kesaj dite kalon permes peshendetjeve ,urimeve,poesive dhe me pas nje rinfresko organizuar enkas nga shoqata per festen e panvarsise.Mes emozioneve dhe ketyre momenteve te bukura te Trevizos festa tjeter tashme ka ‘pushtuar’ Udinen. Mbi 300 vete rreth flamurit kendojne hymnin tone kombetar.’dy pika lot po me rrejne syte,e ma thyen burrerine’,fillon pershendetjen e tij presidenti i shoqates ne Udine ‘Shqiponja’ zoti Gjergj Lleshaj. Eshte ky flamur,eshte kjo shqiponje dy krenare,qe per shekuj me radhe qe kur Gjergj Kastriot Skendebeu nen kete flamur mblodhi gjithe shqiptaret dhe i beri balle pushtimit otoman,qe kur patriotet trima me Ismail Qemalin ngriten ne Vlore,simbol i lirise dhe i bashkimit tone kombetar,simbol i nje shqiperie te lire e etnike,simbol i athedashurise dhe patiotizmit qe do te transmetojne brezat shqiptar nder vite.Vallja e bukur e shpatave ku prej gjoksit te nje valltari del e shpalost nje flamur gjaku,emozionon dhe hap keshtu koncertin e madh te grupit artistik ‘shqiponja’.kenge e valle,kostumet tradizionale shqiptare nga te gjitha trevat i japin ne koloritet e larmi njgjyrash kesaj feste.Zerat e mbrekullueshem te kengetareve Frederik e Ilir Nahaj,Nikolin Ujka nen tingujt mahnites te ciftelise,grupi lab qe u kendon trimave e flamurit tone kombetar.Nje feste e madhe e ketij komuniteti shqiptar me gjuhen,traditat e zakonet e vete por qe di te respektoje edhe miqte e shumte te ardhur prej Italise,respekt e mirenjohje per kete vend ne te cilin ata jetojne e punojne qe prej shume viteve.A thua se kjo feste e madhe nuk do te mbaronte sikur mos menduar ndarjen midis gjithe ketyre bashkeatdhetareve e qe ne kete dite ishin ne nje trup te vetem ate te atdhedashurise e patriotizmit shqiptar. Trieste. Nje mbremje tjeter organizuar ne “Antico caffè Tommaseo” nga antarja e keshillit te emigranteve , pran komunes se Triestes zonja Vitore Stefa Leka, kaloi ne nje atmosfere te shkelqyer mes artisteve, shkrimtareve ,sportisteve , studentve shqiptar Zonja Vitore, e kishte organizuar kete rifreske , duke ftuar jo vetem inteligjencen shqiptare te Friuli Venecia Gulias, por dhe koleget e saj qe bejne pjese ne kete konsulte pran komunes, te nacionaliteteve te ndryshme si dhe shume konsilier e autoritete , ku krytari i keshilltareve zoti Bruno Suli , shprehu konsideraten e tij ashtu si dhe te tjeret, per integrimin e komunitetit albanes ne jeten Europiane , ne ate italiane duke shkembyer kulturat e te dy vendeve Ne fjalen e saj pershendetse zonja Vitore falenderon autoritetet e qytetit, keshilltaret e tjere te komuniteteve te ndryshme ,por nga ana tjeter ajo nenvizon faktin, duke treguar pjesmaresit shqiptar ne salle se sot jane keta shqiptare,studente dje e sot stomatolog, ,inxhiniera,imprenditore, artist , solist , pran teatrit”Verdi”,qe kane treguar me punen e tyre se jane te afte e zote te mund te integrohen e te gjejne stabilitet ne vendin mik si Italia.Te ardhur dje,emigrant te thjeshte,mbartur ne vetvete peshen dhe problemet e nje diktature 50 vjecare,perfaqsues te denje te vendit te tyre per tu prezantuar bashkesisie europiane.Pershendetje te shkurtra pati nga antaret e shoqates studentore te universitetit triestes “Se bashku-In sieme”,Karolina Geci dhe Arber Llubani ,nga Miku i popullit shqiptar nobelisti Masrur Imani, ,Nder dhe falenderim per pjesmarrjen ne kete mbremje per zonjen Eleni Stefa”Mesuese e popullit,” Falenderim dhe pershendetje pati nga Sopranio e degjuar artistja e merituar zonja Rozmari Jorganxhiu , kampionia e ping-pongut, Elda Zuriqi, etje artista e impreditor pjesnmares Admirimin e tyre ne lidhje me kete organizim dhe pjesmarje te inteligjences shqiptare ne kete darke, e shprehne nepermjet falenderimit ne prshendetjen e tyre dhe antare te tjere te konsultes se emigranteve pran komunes, zoti Nader Akkad(Siria) Natasha Ljubojev (Serbia) Mircea Nicolae(Rumani) Mbremja kolon permes humorit,kengeve, kendon Rozmaria qe zeri saj kristal i kaloi permasat e salles dhe grumbulloi kalimtar nga rruga po keshtu mardena Kelmendi, Gjergj lleshaj etje Ne tryeza, vec shampanjave vererave, dhe embalsirave karakteristike Triestine , nuk munguan as bakllavaja , kadaifi dhe byreku yne tradicional shqiptare, Urimet ne lidhje me festen , vinin ne gjuhe te ndryshme nga presenza e perfasuesve per emigracionin prane komunes me origjine, Peru, egjipti,romania,sllovenia,nigeria,etj. Ne hyrje te kesaj salle nje flamur shqiptar i buzeqesh kesaj mbremjeje,ndjen ngohtesine dhe shkelqimin ne syte e ketyre shqiptareve,mallengjimin dhe shpirtin polt emozione te tyre,mallin e madh per vendlindjen,krenarine qe edhe pse jashte trojeve ata e kane per nder te krenohen me emrin qe mbajne , krenohen me kulturen e tyre te lashte te cilen ne kete mbremje solemne treguan: Jemi krenar qe jemi shqiptar! Arta Mezini
Berluskoni krijon aleancë me trashëgimtarët e Musolinit Silvio Berluskoni në parlament Silvio Berluskoni në parlament
Italianët do të zgjedhin parlamentin e ri më 9 prill. Italia është qeverisur një kohë të gjatë nga të majtët nën drejtimin e Romano Prodit. Por, kryeministri aktual italian Sivio Berluskoni ka shpalosur plane ku parashikohet edhe krijimi i aleancës me të djathtën ekstreme, duke përfshirë edhe “Aleancën Sociale” të mbesës së Musolinit, Aleksandra Musolini. Demokratët e pastër duken ndryshe. Roberto Fiore ka emigruar në vitet 70 në Britaninë e Madhe sepse prokuroria italiane e konsideron atë si një nefashist, autor të atentave me bomba. Adriano Tilgher ka qëndruar në burg në të njëjtën kohë, sepse ai përpiqej që të formojë sërish partinë fashiste në Itali. Sot Fiore dëshiron të tregohet se është në anën e shefit të partisë së djathtë gjermane NDP, ndërsa Tigher në anen e nacionalistit francez Le Pen. Që nga e mërkura të dy këta radikalë të djathtë italianë janë bërë temë të mediave në Romë. Ata i takojnë udhëheqjes më të lartë të partisë “Aleanca sociale”, të cilët kryeministri Berluskoni dëshiron t`i fusë në qeveri. Me shefen e partise ” Alenca Sociale”, mbesën e Musolinit, Alaksandra Musolini, Berluskoni ka arritur një marrëveshje, shkruan shtypi italian.Vetë kryeminstri e ka lënë të kuptohet në intervista se aleanca me mbesën e Musolinit është çështje që ka përfunduar në mënyrë perfekte. Në pyetjen se a do t`i përfshijë në listën zgjedhore edhe esktremistët e djathtë siç janë Fiore dhe Tilgher, Berluskoni është deklaruar i përmbajtur: “Unë nuk e njoh të kaluarën e këtyre zotërinjve. Ne kemi biseduar me zonjë Alaksandra Musolini, dhe unë nuk dyshoj në bindjet e saj demokratike. Zonja Musolini me ka siguruar se do të sjellë kandidatë për të cilët ajo mund të garantojë se kanë bindje demokratike. Emrat që aktualisht janë duke u lakuar janë emra të cilët në mënyrë artificiale nga a majta po përmenden shumë, ka thënë Berluskoni. Aleskandra Musolini ka dy vite e gjysëm që është tërhequr nga partia në pushtet ” Aleanca Nacionale”, pasi shefi i partise Gianfranko Fini, ministri aktual i punëve të jashtme gjatë një vizite në Itali ka kërkuar falje për krimet e kohës së fashizmit. Mbesa e Musolinit, Aleksandra e ka akuzuar Finin si tradhtar për shkak të këtij gjesti. Nuk ka pak ditë që zonja Musolini duke u përgjegjur pyetjes se cilika qenë burri më i madh i shtetit në Italinë e të gjithë kohrave, ajo është përgjigjur:Gjyshi im Benito Musolini. Aleanca e re politike e Berluskonit me Aleksandra Musolinin, bjondinen e cila me dëshirë vesh konstum lëkure, ka hasur në rezistencë të ashpë tek partnerët qeveritarë. Kristiandemokratët kanë paralajmëruar për rrezikun që paraqet marrëveshja me grupet radikale. Redaksia
Evropa – Strehë dhe eksportuese e mundshme e terrorizmit Ivana Kuhar Një numër gjithnjë e më i madh ekspertësh thonë se Evropa Perëndimore është shndërruar në strehë për terroristët si dhe një terren përgatitor për sulme terroriste në të ardhmen. Ekspertët thonë se niveli i ulët i asimilimit të pakicave myslimane në shoqëritë evriopiano-perëndimore i bëjnë këto pakica më të prekshme nga ideologjitë radikale, si pikëpamjet e al-Kaidës. Më 7 korrik 2005, sulmet terroriste në sistemin e transportit publik të Londrës shkaktuan vdekjen e 52 personave të pafajshëm dhe të katër autorëve të sulmeve vetëvrasëse. Këto sulme shkatërruan edhe iluzionin se ekstremizmi islamik është vetëm një kërcënim i jashtëm për shoqëritë perëndimore. Katër shtetas britanikë dyshohen se ishin atorët e sulmitndaj shoqërisë ku u rritën dhe jetuan. Ilan Berman, nënpresident i Këshillit për Politikën e Jashtme Amerikane, një organizatë studimore me qendër në Uashington, thotë se Evropa Perëndimore po shndërrohet njëkohësisht në djep dhe në eksportuese të terrorizmit: “Është krejt e qartë se sulmet e kryera në Britani më 7 korrik vunë në dukje një fakt shumë shqetësues, se Evropa është bërë një inkubator për shumë ndjenja anti-perëndimore. Ka shumë myslimanë evropianë, të cilët shkojnë në Irak për t’u bashkuar me luftën fetare kundër forcave të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara,” thotë zoti Berman. Myslimanët janë pakica më e madhe fetare në Evropë dhe islamizmi është besimi fetar që po njeh përhapjen më të madhe në këtë kontinent. Një projekt i fundit kërkimor i organizuar nga Biblioteka e Kongresit mbi terrorizmin islamik në Evropë vë në dukje se pjesa më e madhe e myslimanëve në Evropë nuk janë të përfshirë në veprimtari radikale. Megjithatë, raporti thekson se ekzistojnë komunitete ekstremiste islamike, që megjithëse nuk përfaqësojnë prirjet e përgjithshme, janë shumë aktive në Evropën Perëndimore. Raporti i Shërbimeve Kërkimore të Kongresit thekson se ligjet liberale për strehim politik dhe imigracion ia bëjnë mjaft të lehtë marrjen e dokumentave të banimit në vende të Evropës Perëndimore, veçanërisht në Britani, islamistëve radikalë që paraqesin dëshmi se janë përndjekur politikisht në vendet e tyre. Sapo vendosen në Perëndim, këta elementë radikalë fillojnë të predikojnë islamizmin e dhunshëm. Autoritetet evropiano-perëndimore deri tani kanë zbatuar “tolerancën e kujdesshme” ndaj ekstremistëve të tillë, me arsyetimin se duhet mbrojtur liria e fjalës në vendet e tyre. Kjo praktikë ka çuar në përhapjen e celulave terroriste në Evropën Perëndimore, siç theksohet në raport. Qeveritë evropiane po përpiqen të reformojnë ligjet për imigracion dhe strehim politik në mënyrë që të vihet nën kontroll ekstremizmi islamik. Francis Fukuyama, profesor në Universitetin Johns Hopkins thotë se qeveritë e Evropës Perëndimore nuk i kanë kushtuar vëmendje asimilimit të pakicave të mëdha myslimane në shoqëritë e këtyre vendeve. Ndjenjat negative që rezultojnë prej kësaj shndërrohen në terren të favorshëm për ide radikale, duke çuar deri atje sa këta individë të sulmojnë shoqëritë në të cilat jetojnë. Sipas profesorit Fukujama e ardhmja e qytetërimit perëndimor mund të varet në suksesin që arrijnë Britania, Franca dhe Gjermania në asimilimin e popullsive të tyre myslimane: “Kjo sfidë, pra zgjidhja e problemit të integrimit të myslimanëve, është ndoshta problemi më i madh për të ardhmen e demokracive liberale dhe të Perëndimit. Gjithë problemi ka të bëjë me mungesën e asimilimit. Nuk kemi të bëjmë me shtetas të huaj. Autorët e sulmeve në Britani ishin shtetas britanikë prej 2 apo 3 brezash. Ata u rritën në një shoqëri britanike të hapur dhe demokratike, megjithatë ata ndjeheshin deri diku të veçuar,” thotë profesori. Zoti Fukuyama thotë se demokratizimi i Lindjes së Mesme nuk do të mjaftonte për të zgjidhur problemin global të terrorizmit islamik. Ai e konsideron si një nevojë urgjente përfshirjen aktive të komuniteteve myslimane në shoqëritë evropiano-perëndimore ku jetojnë.
Konsullata Italiane në Shkodër reflekton diplomaci transformuese për veriun shqiptar Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit mes krahinës së Lombardisë dhe Qarkut Shkodër, një delegacion lombard ka vizituar kryeqendrën e veriut shqiptar. Më herët, zv.presidenti i Krahinës së Lombardisë, Rafaele Kataneo, i shoqëruar nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, Sh.T. Atilio Masimo Januci, ka zhvilluar takime me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj.Jozefina Topalli, me Ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli, me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, me Ministrin e Infrastrukturës, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Lulëzim Basha, me Ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Bujar Leskaj, me Drejtorin e Shoqatës së Sipërmarrësve Italianë Veprues në Shqipëri, në kuadrin e një vizite të shtrirë edhe në Berat, nga ana e delegacionit, i cili vendosi të shqyrtojë, mbi bazën e nismave të bashkëpunimit, të nxitura nga Krahina e Lombardisë në Shqipëri, mundësitë e zhvillimit dhe të investimeve. Delegacioni lombard, gjatë vizitës në qytetin e madh verior, u shoqërua nga Ambasadori i Italisë në Tiranë, Atilio Masimo Januci dhe Konsulli Italian në Shkodër, Roberto Orlando. Aktivitetet bashkëpunuese ishin të parashikuara e lajmëruara nga një marrëveshje e gjerë në mes Krahinës së Lombardisë dhe Qarkut Shkodër, nënshkruar vitin e kaluar në Milano, nga kryetarët respektivë, Roberto Formigoni dhe Lorenc Luka. Tanimë, Krahina e Lombardisë është aktive me një seri projektesh të financuara në partneritet me Ministrinë e Jashtme, në sektorin e formimit profesional, si në klasë, ashtu edhe pranë ndërmarrjeve, të mikrokredisë dhe mbështetjes së prodhimit. Pas një takimi në zyrën e Kryetarit të Qarkut, Luka, në prezencën edhe të Prefektit Gjovalin Kolombi dhe Kryebashkiakut Artan Haxhi, është dhënë një konferencë për shtyp. Kataneo dhe Luka e kanë vënë theksin në dëshirën e dyanshme për bashkëpunim mes Krahinës së Lombardisë dhe Shkodrës. Ndoshta është rastësi, por sidoqoftë mirë, që të njëjtën ditë, pra të enjten e kaluar që delegacioni Lombard ishte në Shkodër, Ambasadorja e SHBA-së, deklaroi se Amerika ndihmon qeveritë që punojnë në mënyrë të përgjegjshme. Ambasadorja Marci Ries deklaron se “në shkëmbejmë informacione dhe ide me trupat diplomatik europianë”. Për një projekt amerikan në Shqipëri, Ambasadorja Ries deklaroi se ishin zhgënjyer dhe shpresonin të mos ndodhte më ashtu, sikundër Ambasadori Italian në Shqipëri, Januci, pyetjes së gazetarit të “Shqipërisë Etnike”, Vasel Gilaj, se projekti i zonës industriale në zonën e Koplikut do të realizohet nga pala italiane, apo investimet mund të spostohen në ndonjë shtet fqinj, iu përgjigj diplomatikisht: “Më mirë mund të përgjigjen autoritetet vendore”. Pala italiane po hap hapësira e ofron mundësi bashkëpunimi nëpërmjet një diplomacie transformuese, por edhe nëpërmjet projekteve me interes. Delegacioni i Lombardisë zhvilloi një vizitë në Qendrën e Zhvillimit Profesional “Don Orione”, në Bardhaj të Shkodrës. Zv.Presidenti Kataneo është njohur nga afër me puën e bërë në këtë qendër nga menaxhuesit e saj, ndërsa ka preferuar të vizitojë edhe shumë mjedise mësimi dhe pune. Qendra e Formimit “Don Orione” zhvillon aktivitetin e saj paraprakisht në vendin e saj me mjedise të përshtatshme, zyra dhe salla mbledhjesh, me klasa didaktike, me laborator të informatikës, laborator të automekanikës, laborator të gdhendjes së drurit, laborator të rrobaqepësisë. Të rinjtë që përfundojnë kursin mund të kenë mundësinë e bursës së punës, deri në paraqitjen e një projekti realist dhe ekonomikisht të mundshëm. Totali i orëve të studimit parashikuar për kurset e automekanikës, ndërtimit, kultivimit, gdhendje-drurit, rrobaqepësi është 1080 orë të shpërndara në 9 muaj. Turi i delegacionit të Lombardisë ka vijuar me një vizitë në sipërmarrjet e përbashkëta italo-shqiptare në Shkodër “Kotonela” dhe “Filanto”. Gjatë gjithë takimeve dhe aktiviteteve është nënvizuar edhe njëherë interesi i hapur strategjik për Veriun e Shqipërisë dhe Shkodrën në veçanti, falë kjo edhe punës së palodhur të Konsullatës së Italisë në qytetin e madh verior. Orlando është padyshim personi që meriton vlerësimin maksimal të veriut shqiptar.
Projekti: formimi profesional e start up sipërmarrje sociale Periudha e ndërhyrjes: 2004-2006 Organizatat direkte të përfshira në këto ndërhyrje: Puna e Vogël e Don Orione, Caritasi Dioqezan i Shkodrës, Celim-Milano, Sipërmarrja Polis i Pizës. Institucionet dhe Entet që bashkëpunojnë: Qendra e Formimit “Don Bosko” e Shkodrës. Fusha e aktiviteteve: Formimi Profesional, rruga edukative, punësimi, të rinjtë në kushte të papërshtatshme sociale. Shtrirja gjeografike: Bardhaj-Bleran, periferia e Shkodrës. Entet që punojnë: Qendra e Forimimit Profesional “Don Orione”.
Qëllimi “Të promovojë zhvillimin personal dhe integrimin shoqëror të grupeve në kushte të papërshtatshme duke u kushtuar një vëmendje të veçantë të rinjve më të predispozuar ndaj rreziqeve për motive socio-ekonomike, për situatat personale, për braktisjen apo tërheqjen nga shkolla”.
Sektori i ndërhyrjeve Nga takimi ndërmjet Përgjegjësit Dioqezan të Caritasit dhe Përgjegjësin Puna e Vogël e Don Orione, si dhe me përfaqësues të komuniteti vendas dhe OJQ Celim-Milano, lindi ky projekt për hapjen e perspektivave konkrete të promovimit social dhe human të të rinjve të periferisë verilindore të qytetit të Shkodrës. Në sektorin e aktiviteteve të propozuara nga Caritasi i Shkodrës dhe nga pala tjetër institucionale, Puna e Vogël e Don Orione kontribuojnë si palë operuese (vepruese) Celim, partner promovues italian. Qendra e Formimit Profesional Don Orione punon me të rinjtë që kanë braktisur apo lënë studimet, pa një kualifikim profesional dhe një formim për punën, me probleme ekonomike dhe nga rreziku i përjashtimit shoqëror. Qendra e Formimit Don Orione zhvillon aktivitetin e saj paraprakisht në vendin e saj me mjedise të përshtatshme, zyra dhe salla mbledhjesh, me klasa didaktike, laboratori i informatikës, laboratori i automekanikës, laboratori i gdhendjes së drurit, laboratori i rrobaqepësisë. Gjatë vitit të parë kanë qenë këto kurse: automekanike, ndërtimi, bujqësia, gdhendje druri, rrobaqepësi dhe kurset e kulturës së përgjithshme (gramatika dhe letërsia shqiptare, informatika dhe anglisht, edukim civil dhe etika e punës). Është formuar një grup pune për drejtimin e Qendrës, janë dhënë bursa studimi, si dhe ndihmën e të rinjve të diplomuar për hyrjen në botën e punës, është menduar të jepen kredi në formën e bursës së punës. Të rinjtë që përfundojnë kursin mund të kenë mundësinë e bursës së punës, deri në paraqitjen e një projekti realist dhe ekonomikisht të mundshëm. Totali i orëve të studimit parashikuar për kurset e automekanikës, ndërtimit, kultivimit, gdhendje druri, rrobaqespësisë është 1080 orë të shpërndara në 9 muaj. Për vitin e dytë janë propozuar kurset informative që vijojnë: automekanikë, rrobaqepësi, gdhendje druri, kultivim lulesh, përfaqësues të komunitetit për shëndetin dhe përsëritet kursi i kulturës së përgjithshme që janë parashikuar që në vitin e parë. Aktivitetet që i janë ofruar këtyre grupeve janë ndërthurur me rrugën formuese, nëpërmjet të cilës përdoruesit e qendrës mund të realizojnë rrugën formuese të njohurive tekniko-specialistike me një ritëm që t’i përshtatet karakteristikave dhe nevojave. Kjo rrugë përbëhet nga tri faza themelore: Shërbime orientuese: marrja e kontakteve me nxënësit që dëshirojnë të punojnë dhe realizohet shkëmbimi i informacionit ndërmjet qendrës dhe të rinjve. Paraqiten aktivitetet e parashikuara, fazat dhe rruga formuese dhe edukative. Kjo fazë mbyll përshkrimin e të rinjve në aktivitetin që i përshtatet më së miri të ardhmes dhe nevojave. Formimi: të rinjtë marrin pjesë në aktivitete formuese dhe ndërtojnë pjesën themelore që është më kryesorja. Janë kurse të zhvilluara në orare në grupe të veçanta, është realizuar pjesa teorike dhe ajo praktike, me të gjithë dinamikën e saj. Formimi dhe lëndët që zhvillohen janë të ndara në këtë mënyrë: formimi dhe impenjimi (kursi: laboratori i gdhendjes së drurit, mekanika, rrobaqepësi, ndërtim, kultivim lulesh, asistencë shtëpiake/higjiena dhe shëndeti), zhvillimi personal dhe shoqëror (aftësisë sociale, koha e lirë, vizita, animimi dhe qëndrimi në bashkësi), formimi dhe orientimi drejt punës. Të rinjtë drejt botës së punës: si gjatë rrugës formuese, ashtu edhe në përfundimin e kësaj periudhe, zhvillohen dhe veprohet duke favorizuar dhe edukimin në botën e punës për studentët. Kërkimi drejt një impenjimi është realizuar nga nxënësi së bashku me shoqërimin e Sipërmarrjes Sociale Polis i Pizës. Blerti Delija Sokol Pepushaj
Nëpër realitetin gri që “vret” prej vitesh shqiptarët Dielli tashmë ka dalë dhe po na buzëqesh të gjithëve. Sa bukur të marrësh një buzëqeshje të ngrohtë nga dielli i mëngjesit! Nata që lamë pas ka marrë me vete errësirën dhe qetësinë e mistershme. Gjithashtu nata mori rob edhe yjet, të cilat donin të qëndronin edhe pak mes njerëzve. Por yjet u shuan së bashku me natën… Humbën diku, por me premtimin që sapo dielli të lodhet me njerëzimin, ata do të vinin prapë në hapësirën e zezë të qiellit të natës. Por tani ata ikën… Është nata ajo që ndan si me thikë fillimin dhe perëndimin e një dite. Është një ditë e vetme që mund të lindin shumë gjëra të reja dhe të vdesin të vjetrat. Në një ditë mund të lindë një jetë e re, ku me një të qarë të pafajshme do të thotë se tashmë jam pjesë e rruzullit, tashmë unë ekzistoj… Në një ditë dikush tjetër i thotë lamtumirë kësaj bote të vjetër, që fakteqësisht e njëjtë mbeti edhe pse shekujt vërshuan pa e pyetur atë në do ta ndiqte apo jo. Bota që ecën me hapa të ngadaltë nuk i ndjen të gjitha këto. Ajo thjesht pranon që dikush t’i buzëqeshë me një jetë të re, e dikush tjetër t’i thotë një “lamtumirë”. E, megjithatë të gjitha janë njëlloj. Gjithçka duket e vjetër, kaq e lodhur madje edhe vetë njerëzit duken kaq të vjetëruar nga përsëritja e të njëjtave gjëra si një ditë më parë. E megjithatë, dielli po buzëqesh tashmë dhe ne duhet të rinisim edhe këtë ditë ashtu si shumë të tjera. Zgjohem në mëngjes kur përkëdhelja e diellit më fton që të jetoj, por jo të jetoj ndryshe. Gjithsesi unë duhet të jetoj. E, ndërsa çapitem nëpër rrugët e qytetit, asgjë s’ka ndryshuar me të djeshmen. Fillon dhe mbaron një javë, muaj, vit, e kështu me radhë. Rrugët gumëzhijnë nga makinat dhe njerëzit të cilët shpejtojnë hapat kush në punë e kush në shkollë. Sërish njerëz, turma që nuk e kanë mendjen fare se çfarë po ndodh përreth. Duket qartë se vëmendja e tyre është mbështjellë prej kohësh nga monotonia mospërfillëse ndaj këtij realiteti fatal që fatkeqësisht ata e thithin çdo ditë. Por kur mësohesh me të njëjtën gjë çdo ditë, padyshim që nuk do ta vrasësh mendjen më për të. Pak më tej kafenetë janë të mbushura plot, që në orët e para të mëngjesit. Janë të moshuarit që i dhurojnë “mirëmëngjes” njëri-tjetrit, të vetëdijshëm se ky mëngjes nuk ka asgjë më të mirë përveç asaj kafeje që do të rrufitet nga ata pas pak, e që më pas do të paguhet nga ata që kanë tepruar nga pensioni i tyre. Megjithatë vështirë se ka tepruar gjë. Ky është peizazhi më monoton që mund të të paraqitet në një mëngjes dhe që është e paevidentueshme që të mos frymëzojë negativisht. Realiteti shqiptar të vret, është kaq i rëndomtë sa nuk mund të shihet asnjë grimë shpresë në të. Por, sigurisht dikush është fajtor. Atëherë i kujt qenka faji që Shqipëria jeton në një realitet që të mbyt çdo ditë?! Të vëmë përpara tre fakte që duhet të ndikojnë masivisht në realitetin tonë dhe ky ndikim nuk është vetëm sot, por në të gjithë historinë shumëvjeçare. Dhe diku mes tyre do të gjendet fajtori për këtë monotoni të krijuar. Mos vallë faj ka vendi ynë?! Mos vallë vetë Shqipëria ka faj për këtë situatë?! Pse vallë duhet të ishte kjo fajtorja, kur Shqipëria gëzon një pozitë gjeografike tepër të favorshme e për rrjedhojë vendi ynë nga kjo mund të përfitojë jo pak gjëra pozitive?! Shqipëria që mbart në vetvete bukuri të rralla dhe të lashta. E këto bukuri shumëvjeçare kanë frymëzuar edhe penat e arta të vendit tonë si Mjeda, Naim Frashëri e të tjerë e për të ardhur tek i madhi Atë Gjergj Fishta, i cili me vargjet e tij kushtuar Shqipërisë citon: “Edhe hana do ta dijë/edhe dielli do të ketë pa/ se përqark kësaj rrokullie/si Shqipnia i vend nuk ka”. Shqipëria është cilësuar edhe si Zvicra e dytë e Ballkanit. Pra, duke qenë se vendi ynë që në vetvete nga ofron vetëm gjëra pozitive, a mundet vallë të jetë fajtor për këtë realitet? Po ne, a kemi faj? Pra ne, njerëzit që jemi vetë pjesë e këtij realiteti, a kemi faj që Shqipëria jeton çdo ditë realitetin e saj gri? Po pse vallë duhet të jemi pikërisht ne fajtorët?! Në një kohë kur endemi nëpër botë të shpërndarë. Endemi për të kërkuar atë që nuk e gjetëm asnjëherë në vendin tonë. Ikëm nga ky vend me shpresën se do të jemi më mirë, me shpresën se e nesërmja jonë do të jetë ndryshe. Ikëm por jo përgjithmonë, nuk harruam ta sillnim për të fundit herë kokën pas, ndërsa iu drejtuam horizontit duke i premtuar vendit tonë se do të kthehemi një ditë. Por kjo ditë nuk dihet tashmë në do të jetë e largët apo e afërt. Faji ynë i vetëm ishte mbase ngaqë lamë këtë vend. E mbase ne nuk patëm forcë as të mundohemi të paktën të bëjmë diçka, por fatkeqësisht vetë realiteti ynë na mundi, duke na nisur vetë drejt perëndimit, për të kërkuar shpresë. E atje, kush në një vend e kush në një tjetër, po japim një kontribut jo të vogël edhe pse në dobi të atyre vendeve. Po punojmë dhe ndërtojmë në një tjetër vend, po i japim atij vendi atë që nuk arritëm asnjëherë t’ia japim vendit tonë. E dikush prej nesh preku edhe ëndrrën me dorë, në fusha të ndryshme ku me punë po shkëlqejmë nëpër skenat botërore. Besoj se ky është një fakt i pamohueshëm që shqiptarët dinë të shkëlqejnë dhe të kenë sukses në skenat botërore dhe ç’është më e mira ata nuk e mohuan asnjëherë të vetme faktin se kishin gjak shqiptari dhe se vinin nga një vend i quajtur Shqipëri. Pra, në njëfarë mënyre po rrisim prestigjin e vendit tonë. Atëherë, pse duhet të jemi fajtorë?! Ah, ndoshta vetëm për dy arsye të vetme mund të kemi faj. Së pari, sepse nuk patëm guximin të përballim dhe të mundim këtë realitet dhe së dyti, se ne si popull nuk ditëm kurrë të zgjidhnim më të mirën, në konceptin e zgjedhjes. Por, a mundet që të gjithë fajin ta kemi ne?! Po shteti? Mos është fajtor shteti shqiptar për këtë vend? Po të kujtojmë vitin 1912, kur u krijua më në fund shteti shqiptar, arritja e këtij fakti shënoi dy anë, njërën pozitive dhe tjetrën negative. Meritë ishte fakti se më në fund pas viteve pa fund robërie, Shqipëria kishte një shtet të vetin; aspekti negativ ishte fakti që pikërisht një vit më vonë, më 1913, Shqipërisë i vendosën kufijtë. E lëmë pas qeverinë e parë shqiptare për të ardhur në periudhën e mëvonshme, atëherë kur në krye të shtetit shqiptar ishte Mbreti Zog. Thuhet se Zogu krijoi “shtet”!. Por a mund të jetë shtet ai shtet që të shkërmoqet ndër duar?! Ashtu pra edhe mbreit, shteti i tij iu shkërmoq ndër duar, iu shua pa arritur asgjë që t’i jepnin lavdi kohës së Zogut. Qeveritë vazhdojnë të prishen dhe të ndërtohen sërish. Vijmë në vitin 1939, kur Zogu fluturoi bashkë me floririn. E, sikur të mos mjaftonte kjo, më vonë na shoqërojnë edhe 50 vitet e diktaturës komuniste. Dhe ishte kjo kohë kur Shqipëria nuk ishte asgjë tjetër veçse një cep i humbur dhe i parëndësishëm i Europës së madhe. Por, vitet kaluan dhe koha do ta ndryshonte prapë qeverisjen e rrokullisjen. Viti 1990 do të shënonte edhe fillimet e demokracisë. Sigurisht demokracia solli një të mirë të madhe, pasi vendi ynë çlirohet përfundimisht nga diktatura komuniste, por sërish nuk solli asgjë të re për t’u integruar në Europë. Që nga ai vit e deri më sot historia përsëritet e ripërsëritet. Formohen qeveri të reja dhe të vjetrat bien. Gjithsesi, si ajo qeveri që bie, si ajo që vjen, të njëjtat premtime ofron, të njëjtët hapa hedh. Me ishalla në gojë po presim ndryshime edhe sot. Emiranda Lukaj
Qeveria Berisha para sfidave të mëdha të kohës A do t’i realizojë Berisha premtimet që dha gjatë fushatës së 3 korrikut! Jam i mendimit se i pari kusht themeltar në realizimin e premtimeve është funksionimi në efiçencë të plotë i të gjitha strukturave të Qeverisë dhe kjo padyshim varet nga përzgjedhja e stafit ku parësor duhet të jenë tre komponentë: aftësia, guximi, përkushtimi. Radikalizmi i reformave më ngjan si një hap sa i nevojshëm, aq dhe i guximshëm dhe mjaft i vështirë. Që të luftosh krimin, korrupsionin, kontrabandën dhe trafikimin njerëzor, kjo është një domosdoshmëri, por që do kurajo, përkushtim dhe profesionalizëm. “Oktapodi” kriminal po shfaqet me të gjithë forcën dhe turpin e tij duke hedhur poshtë çdo kod dhe normë të traditës arbërore! Krimet që po ndodhin në jug të Shqipërisë, duke zhdukur një familje, pa marrë në “konsideratë” gratë shtatzëna dhe foshnjet, hedhin poshtë çdo orvatje, madje edhe atë të Neshat Tozajt, se Kanuni ishte arkaik dhe se veriorët janë “malokë” dhe “imoralë”! Ajo që ndodhi në fshatrat e Kuçovës para tre ditësh nuk ka ndodhur në Veri, as në Mesjetë! Veri e Jug, të gjithë jemi shqiptarë, ndaj edhe dhimbjen e kemi të përbashkët, prandaj jam i mendimit se në këto kushte radikalizimi i veprimeve është më se i nevojshëm. Qeveria, në rastin konkret, ndodhet përballë dy alternativave: ose të sigurojë jetën e qytetarëve, ose të armatosë çdo kryefamiljar (me kusht që armën ta mbajë në shtëpi). Ndokudh mund ta hedhë poshtë këtë mendim, por kur makabriteti arrin në atë shkallë sa të zhdukë një familje, këtë alternativë e quaj mjaft efikase. Që të mos i largohem temës, problemet që trajtuam më lart: krimi, korrupsioni, kontrabanda apo trafikimi njerëzor, nuk mund të zhduken menjëherë, dhe brenda një mandati qeverisjeje (ndonëse janë në prioritetin e Qeverisë). Sipas mendjes sime, disa nga premtimet e Berishës (dhe që janë me efekt të madh) dhe të mundshme brenda vitit 2006, janë premtimet si vijojnë: 1. Berisha ka premtuar dyfishimin e pensioneve brenda mandatit 4-vjeçar të qeverisjes. Sipas kësaj logjike, në korrik pensionet duhet të rriten në masën 25%. Në këtë mënyrë votat e pensionistëve në zgjedhjet e pushtetit lokal i ka në “xhep” në mbi 95%. Pensionistët janë “ngopur” me lugën e “arit”… 2. Berisha ka premtuar rivlerësimin e “letrave me vlerë”, të cilat homologu i tij, ish-Kryeministri (demokrat) Meksi i pati kthyer në letra me “birë”. Duhet theksuar se janë me qindra shqiptarë që kanë depozituar miliona në arkat e kursimeve në të ashtuquajturën “Anglo-Adriatika”. 3. Berisha ka premtuar që shtesat që janë bërë në apartamente (për efekt zgjerimi), do të vlerësohen në masën 4% të vlerës nominale (një akt mjaft njerëzor i Berishës). 4. Berisha ka premtuar pajisjen (brenda vitit) të qytetarëve me “karta identiteti” dhe pasaporta, ku përveç shtetësisë dhe nënshtetësisë do të shënohet edhe besimi, ky i fundit do të zbardhte “mjegullnajën” e dhënies së raporteve fetare në mënyrë spekullative nga segmente të caktuara dhe për qëllime të caktuara. Në të njëjtën kohë, çdo religjion do të kërkonte përfaqësimin në të gjitha strukturat e shtetit dhe të qeverisë në raport me numrin e besimtarëve (dhe kjo është plotësisht normale dhe në përputhje të plotë me të drejtat e njeriut). Kjo pakënaqësi ekziston, por “flenë”, ndaj është detyrë e shtetit dhe e qeverisë ta çojë në vend. Katër pikat e lartcituara i quaj të mundshme për t’u realizuar dhe jam plotësisht i bindur se do t’i japin fitoren koalicionit qeveritar në zgjedhjet e pushtetit lokal. Besoj se tetë vjet në “stol” kanë qenë të mjaftueshme për “trajnerin” Berisha, për të studiuar “lojën” e kundërshtarit. Për ne pensionistët, si e djathta, si e majta janë njësoj, prandaj komandën “djathtas-ndero” apo “majtas-ndero” e japim në krahun që na nderon materialisht. Të tjerat i kemi vetë… Vlen që me këtë rast t’i kujtojmë Kryeministrit Berisha se në sirtarët e Kryeministrisë “flenë” një kërkesë e një shoqate të quajtur “Shoqata e Ndërtuesve Veteranë të Hidrocentraleve”, e cila ndodhet e “përgjumur” që në kohën e qeverisë Meksi, Nano, Majko, Meta e në vazhdim. Urojmë që Berisha ta zgjojë nga gjumi letargjik dhe të japë një përgjigje të arsyeshme, sepse është kërkesë e mbi 3000 veteranëve të hidrocentraleve, të cilët përveç 280 dëshmorëve kanë lënë me dhjetra invalidë në ndërtimin e veprave të dritës dhe që sot ndodhen në mjerim të plotë dhe me pensione qesharake. Duke filluar nga Selita (1949-1951) e deri në brigjet e Komanit, janë “dëshmitarë” skropat e maleve dhe digat që u “spërkatën” me djersën (pse jo edhe me gjakun) e këtyre heronjve të vërtetë. Sot, shteti shqiptar (pavarësisht abuzimeve) fiton miliona nga djersa dhe gjaku i këtyre mjeranëve që bredhin udhëve të atdheut, të “pushtuar” nga varfëria e pameritueshme. Nuk do të ishte aspak e tepërt nëse këta veteranë do t’i krahasonim me veteranët e luftës, dhe këtë e vërteton më së miri thënia e Enver Hoxhës: “Ata që nuk kanë marrë pjesë në luftë, le të shkojnë në Fierzë. Fierza është vija e parë e frontit për ndërtimin e socializmit”. Në qoftë se kjo shprehje nuk i shkon për shtat ndonjë veterani të luftës, mund t’i kujtoj se ata vërtet luftuan dhe e çliruan Shqipërinë, por në të njëjtën kohë (jo për fajin e tyre) na sollën diktaturën më të egër në të gjithë Lindjen komuniste! Ndërsa ne, që lamë me lumenj djerse dhe gurra gjaku brigjet e lumenjve të Shqipërisë, nga veriu në jug, i sollëm atdheut dritën dhe energjinë që vuri në lëvizje. Të gjitha arteriet e asaj industrie modeste të disponueshme. Ne kemi kërkuar trajtim të veçantë për ata veteranë që kanë punuar mbi 15 vjet në këto vepra, dhe ky kontigjent nuk i kalon 3000 vetët, duke përfshirë edhe të rënët (të cilët duhen trajtuar me të gjitha të drejtat që gëzojnë familjet e dëshmorëve). Asnjë sektor apo ndërmarrje nuk mund të krahasohet me vështirësitë e “Ndërtuesve të veprave të Dritës”. Asnjë ndërmarrje nuk krahasohet me produktivitetin tonë, i cili vazhdon të jetë evident. Mark Bregu
Alfred Qarraj, viktimë e skenareve mafioze Shqipëria, për shumicën e analistëve vendas dhe të huaj vazhdon të jetë një shtet me shumë probleme, ku jeta nuk është kurrsesi e sigurt, ku të drejtat e liritë themelore shkelen, ku edhe liria e besimit është e cunguar. Arrihet deri atje sa të thyhen ditën për diell simbolet fetare, siç ndodhi kohët e fundit në Bushat me kryqin. Një anarki totale, ku ligji ende nuk po gjen zbatim. Kushtetuta është thjesht një copë letër që nuk e hap as gjykatësi, as prokurori. Të pafajshmit janë viktimat. Ja, Alfred Ndue Qarraj nga Shkodra, një djalosh i ri që ka investuar për një Shqipëri pa dhunë e pa padrejtësi. Një veprimtar i Partisë Demokratike, ka provuar prej vitesh kërcënime edhe me eliminim fizik. Ai, sipas burimeve tona, më datën 13 mars 2005, në darkë, është rrëmbyer nga persona ende të paidentifikuar, ku është rrahur e torturuar barbarisht dhe është paralajmëruar për të fundit herë, të mos punojë për Partinë Demokratike. Kërcënimet në vazhdimësi kishin bërë që edhe i ati ndue Qarraj dhe i vëllai Françesk Qarraj të qëndrojnë disa kohë ilegalë në vendin e tyre, e mëpastaj të largoheshin, të detyruar. Grabitje, gjobëvënie, therje, eliminim fizik edhe të tre vetëve në një familje, janë regjistruar përgjatë dhjetë ditëve të fundit, çka tregon se anarkia është në rritje. Alfred Qarraj sot nuk ka adresë, është i fshehur apo diku rrugëve të perëndimit, si shumë bashkëmoshatarë të tij që u rrezikohet jeta në Shqipëri. Albert Vataj
I pafajshëm me 17 vjet burg, krimineli i lirë Për herë të parë reagojnë 400 qytetarë të Shkodrës, për dënimin e padrejtë nga Gjykata e Shkodrës ndaj shtetasit Gëzim Cafi, me 17 vjet burg. Ata nënshkruajnë një peticion, nënshkruar me emrat dhe firmat e tyre, personaliteteve më të larta të Shtetit Shqiptar. Shtetasi Gëzim Cafi është i pafajshëm (thonë qytetarët), por ai dënohet me paragjykim të bindjeve politike, pasi familja e tij vjen nga një familje demokrate. Qytetarët e Shkodrës i kërkojnë Shtetit Shqiptar vetëm drejtësi. Peticionin po e botojmë të plotë.
Peticion Drejtuar Presidentit të Republikës, z.Alfred Moisiu Kryetares së Kuvendit Popullor, znj.Jozefina Topalli Kryeministrit, z.Sali Berisha Ministrit të Drejtësisë, z.Aldo Bumçi Prokurorit të Përgjithshëm, z.Dhori Sollaku Ne, banorët e qytetit të Shkodrës, Ju drejtohemi juve me një peticion, me firmat bashkëngjitur këtij peticioni, në të cilin bëhet fjalë për dënimin politikisht të padrejtë të qytetarit Gëzim Cafi, i cili sot në demokraci vuan dënimin si politikan në burgjet shqiptare. Ne, qytetarët e Shkodrës, jemi të bindur se Gëzim Cafi nuk është fajtor, por nga një grup ish-oficerësh të sigurimit të asaj kohe i kanë përgatitur një skenar akuzash si vrasës, por nuk është e vërtetë meqenëse gjithë populli i Shkodrës është i bindur se ky skenar është përgatitur për arsye politike, se: 1. Familja e tij dhe farefisi i tij kanë qenë të parët në lëvizjen demokratike, ku vërtetojmë me fakte se familja e tij ka qenë e persekutuar, të pushkatuar, të dënuar, të konfiskuar si kulakë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe sot përgatitet skenari për ta dënuar si kriminel nipin e Caf Metit, “Martir i Demokracisë”. 2. Gëzim Cafi ka vetëm një faj, se është demokrat dhe ndaj është dënuar politikisht nga regjimi i Fatos Nanos. Ne, banorët e qytetit të Shkodrës ju drejtohemi juve, institucioneve më të larta për ta shikuar me përparësi dënimin e tij si një shkelje e të drejtave të njeriut duke i privuar lirinë një qytetari të pafajshëm. Me iniciativën tonë jemi mbledhur dhe kemi firmosur këtë peticion duke ju drejtuar juve, institucioneve më të larta për ta shikuar këtë çështje sa më parë dhe përgjegjësit e këtij akti të shëmtuar të vihen para drejtësisë. Me konsideratën që kemi për Ju dhe institucionet që drejtoni, mbetemi me shpresa se këtë çështje shumë humanitare do ta konsideroni dhe do ta zgjidhni sa më parë. Bashkëngjitur këtij peticioni firmosim ne qytetarët e Shkodrës që jemi të vrarë shpirtërisht për këtë padrejtësi të bërë nga stafi i drejtuar nga Pjerin Ndreu dhe suita e tij. Faleminderit për mirëkuptimin! Gjithashtu, për dënimin e shtetasit Gëzim Cafi reagon ashpër Shoqata e Misionarëve të Paqes e Pajtimeve të Shqipërisë, me një peticion dërguar Shtetit Shqiptar, Parlamentit Shqiptar, Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Rendit, Avokatit të Popullit. Peticioni është firmosur nga 18 anëtarë të Kryesisë së Shoqatës. Peticionin po e botojmë të plotë.
Peticion Shoqata e Misionarëve të Paqes e të Pajtimeve të Shqipërisë, me seli në qytetin e Shkodrës, me aktivitet 15-vjeçar në të gjithë trevat shqiptare, denoncojmë para Shtetit Shqiptar, Parlamentit Shqiptar, Presidentit Shqiptar, Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Rendit, Avokatit të Popullit e të gjitha instancat shtetërore. Me bindje të plotë e me shumë përgjegjësi morale e qytetare jemi të bindur ashtu si gjithë populli i Shkodrës se në burgjet e demokracisë ndodhet një i pafajshëm. Ai quhet Gëzim Asllan Cafi, një nga djemtë më të ndershëm, një nga djemtë më të urtë, një nga njerëzit më të pafajshëm që sot në demokraci po bën burg politik. A ka krim më të madh, a ka turp më të madh për drejtësinë shqiptare të mbajë në qelitë e burgjeve një njeri si Gëzim Cafi e të vuajnë gruaja e fëmijët për bukën e gojës e të mos kapen kriminelët realë që janë me qindra që livadhisin të lirë, apo u gjet përsëri familja e Caf Metës mbas 50 vjetësh diktaturë nga komunizmi, të pushkatuar e të internuar, kulakë. Ne si shoqatë s’e mbrojmë kurrë kriminelin, por të pafajshmin, e duam të lirë të pafajshmin. Kryesia e Shoqatës Misionarët e Paqes e të Pajtimeve të Shqipërisë 1. Mustaf Daija Kryetar 2. Nikoll Shullani zv.Kryetar 3. Fatime Kulli Sekretare 4. Lodovik Dega 5. Qemal Tafa 6. Xhemal Shkjau 7. Astrit Dervishi 8. Zef Deda 9. Fatime Keqani 10. Çel Lisi 11. Halit Harusha 12. Mefit Heta 13. Nuh Selmani 14. Brunilda Dibra 15. Isuf Dibra 16. Nard Mani 17. Asllan Cafi 18. Zija Vuka Me nderim dhe shumë respekt Shoqata e Misionarëve të Paqes e të Pajtimeve të Shqipërisë Kryetari, Mustaf Daija
Ja përgjigjja e zonjës Jozefina Topalli, Kryetare e Parlamentit Shqiptar: Republika e Shqipërisë Kuvendi Sekretari i Përgjithshëm Nr.3311/1 Prot., Tiranë, më 2.02.2006 Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun Lënda: Përgjigje letre Zotit Mustaf Daija, Kryetar i Shoqatës të Misionarëve të Paqes e të Pajtimeve, Shkodër
Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, pasi e studioi me vëmendje letrën tuaj, ju sqaron ligjërisht se do të merrni përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj. Sekretari i Përgjithshëm Albert Kushti
Ja dhe përgjigjja e Ministrisë së Drejtësisë: Republika e Shqipërisë Ministria e Drejtësisë Drejtoria e Përgjithshme e Çështjeve të Drejtësisë Drejtoria e Organizimit Gjyqësor Nr.Sh18 Prot., Tiranë, më 31.01.2006
Lënda: Kthim përgjigje. z.Mustafë Daija Shoqata e Misionarëve të Paqes e të Pajtimeve të Shqipërisë, Shkodër
Z. Daija Jemi njohur me përmbajtjen e kërkesës suaj drejtuar Ministrit të Drejtësisë në lidhje me lirimin nga burgu të të dënuarit Gëzim Cafi. Në lidhje me këtë kërkesë, ju vëmë në dijeni se në mbështetje të Ligjit nr.8678, datë 14.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, kërkesa që ju parashtroni nuk është në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë për t’u trajtuar. Rishikimi i vendimit të dënimit me burgim nga ana e gjykatës, bëhet vetëm në rastet e parashikuara në nenin 450 të Kodit të Proçedurës Penale. Në qoftë se ekziston një nga rrethanat e parashikuara në këtë dispozitë, ju mund t’i drejtoheni gjykatës për shqyrtimin e kërkesës suaj. Gjithashtu, në mbështetje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit në fuqi, ju mund t’i drejtoheni Presidentit të Republikës për faljen e dënimit. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, Drejtore e Përgjithshme, Shega Ligori
Ja dhe përgjigjja formale e Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë: Republika e Shqipërisë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Sektori i Marrëdhënieve me Publikun Nr.1126/1 Prot., Tiranë, më 24.11.2005 Lënda: Kthim përgjigje Asllan Cafi Lagjja “Ahmet Haxhia”, Shkodër Në lidhje me letrën tuaj drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm, ju informojmë se, bazuar në nenin 76 të Kodit të Procedurës Penale, ajo i është dërguar për zgjidhje ligjore Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ju faleminderit për mirëkuptimin. Sekretari i Përgjithshëm, Stavri Kocollari
Qytetarët që kanë firmosur peticionin dhe familja Cafi presin nga Shteti Shqiptar vetëm drejtësi. Kur do të trokasë e bardha drejtësi në Shkodër??? Kur do ta marrë kuptimin e plotë fjala “Drejtësi” në Shtetin Shqiptar, dhe shqiptarët të ndjehen të mbrojtur nga ligji i Shtetit Shqiptar??? Përgatiti Fatime Kulli
Vendim nr.8, datë 19.4.1994 Në zbatim të ligjit 7748, komisioni trepalësh për dhënien e “Statusi Ish të Përndjekur Politik nga regjimi komunist”, në mbledhjen e tij shqyrtoi një për një dokumentet sipas listës emërore të Drejtorisë së Statusit në Komitetin e Ish të Përndjekurve Politikë për personat e mëposhtëm:
Vendosi Rrethi ose Rajoni Shkodër Grupi A Nr. Emri, Atësia, Mbiemri Dt.lind., vendlind.., Data e ekzekutimit 1. Jonuz Ibrahim Boshnjaku, 1909, Shkodër 2. Prekë Ndue Preka, 1949, Shkodër, 9.28.56 3. Rasim Hasan Zyhja, 1910, Shkodër, 11.6.47 4. Sokol Kol Vodaj, 1921, Pecaj, 5.1.45 5. Mhill Zef Vegaci, 1907 Shalë 6. Dod Mhill Nokesha, 9123, Shalë, 1.31.25 7. Adem Hasan Baku, 1934, Shkodër, 7.19.53 8. Olti Lorenc Larja, 1970, Shkodër, 12.20.90 9. Engjëll Pjetër Kovaçi, 1920, Hajmel, 12.10.56 10. Bernard Llazar Baca, 1918, Shkodër, 10.29.46 11. Rexhep Idriz Bushaj, 1896, Shkodër, 9.9.46 12. Rexhep Baz Bajraktari, 1934, Shkodër, 9.9.46 13. Elez Baz Bajraktari, 1919, Kullaj, 9.9.46 14. Marin Kol Shkurti, 1933, Samrish, 1.4.57 15. Bisha Ban Ujkaj, 1881, Koplik, 3.9.46 16. Rexhep Idriz Bushaj, 1896, Kullaj, 9.9.46 17. Gjin Lulash Destanisha, 1903, Dukagjin, 12.31.50 18. Naz Salo Shkreli, 1905, Baber, 9.9.46 19. Ndrek Gjon Puka, 1922, Shkodër, 8.22.45 20. Preng Ndue Gjonaj, 1900, Shkodër, 9.24.44 21. Mark Preng Kola, 1897, Pukë, 5.6.51 22. Taro Keqo Balaj, 1910, Qafëgrad, 11.27.48 23. Veli Xhep Xhepi, 1895, Trush, 1.30.45 24. Aleksandër Pjetër Gjini, 1958, Mirditë, 8.19.62 25. Kol Simon Zadrima, 1897, Shkodër, 9.30.46 26. Ndoc Kol Jakova, 1923, Shkodër, 2.13.46 27. Gjon Zef Pjetri, 1924, Shkodër, 12.30.51 28. Nikoll Prek Dedaj, 1901, Dedaj, 6.25.46 29. Pjetër Ded Malocaj, 1910, Trush, 3.25.45 30. Qazim Tom Tirana, 1917, Shkodër, 11.20.44 31. Qazim Muhamet Roqi, 1920, Shkodër, 9.9.45 32. Rrok Pjetër Ejlli, 1916, Mali Hebe, 8.25.56 33. Adem Taip Tafa, 1911, Shkodër, 8.22.45 34. Caf Met Mustafaraj, 1902, Shkodër, 7.15.45 35. Hider Dul Duli, 1909, Berdicë, 2.11.45 36. Hil Gjergj Gjoni, 1935, Shkodër, 9.4.73 37. Bisho Hasan Gjokaj, 1913, Jugosllavi, 5.10.55
Krijimi i aristokracisë pas pushtimit osman (Kujtesë historike) Gjithnjë sipas Tajar Zavalanit, në “Historia e Shqipnisë”: “Vala e parë e përhapjes së Muhamedanizmit erdhi fill mbas pushtimit të Shqipnisë”. Shumë familje pronarësh mohuan fenë Kristiane për të ruajtur tokat dhe pozitat e tyre në shoqërinë e re që u gatua mbas modelit oriental. Ata u kthyen në pronarë të tokave të sulltanit dhe u detyruan të shkonin në luftë duke patur me vete një numër të caktuar trimash të armatosur. Kështu që Shqipëria u bë i vetmi shtet i Ballkanit nën sundimin otoman që kishte një aristokraci pronarësh toke me tituj të trashëguar si bejlerë e pashallarë. Kjo ndodhi në krahinat fushore ku aristokracia lokale qeveriste vendin (pak a shumë) nën fuqinë supreme të sulltanit. Në malësitë e Shqipërisë fiset arbnore ruajtën pavarësinë e tyre nga pushteti otoman në shkallë të ndryshme. Vetë historianët turq kanë shkruar se malësorët shqiptarë nuk i paguanin haraç askujt. Shumë herë ata nuk kënaqeshin me një rezistencë pasive për të mos paguar taksa dhe për të mos iu nënshtruar administratës otomane, por bënë edhe kyengritje të hapta që u shtypën pa mëshirë. “Prej mbarimit të shekullit XVI deri në fillim të shekullit XVII, d.m.th. mbrenda një kohe prej 50 vjetësh, trimat e Mirditës e të Dukagjinit dërguan gjashtë herë përfaqësuesit e tyne në Venedik, për të thanë se ishin gadi me ba kryengritje për të shkundë zgjedhen e sunduesit të huej po të merrnin një ndihmë të përshtatshme nga jashtë. Por Republika “Serenissima” ishte tepër e zanun me ndërmarrjet e saj të shumta për të ndigjue apelin e shqiptarve. Ajo u mundue të ngushllonte delegatët e malësorëve të Shqipnisë tue iu thanë dhe tue iu dhanë pensione dhe toka me punue në Friuli, ose tue i pranue si anëtar në shoqatat e zejtarëve të vendit.” (shih: Prof.Castiglione, “L’Albania”, f.197). Von Hammer Purgstall, autor i një historie klasike të Perandorisë Otomane, përshkruan kryengritjen e fisit të Kelmendit në fillim të shek.XVII. Guvernatori i Bosnjes, Xhuxhe Pasha, u dërgua me një ushtri turke për të shtypur kryengritjen. Gjysma e kryengritësve pranuan të pushonin luftën mbas një sigurimi se do të respektoheshin liria dhe të drejtat e tyne tradicionale, gjysma tjetër vazhduan luftën deri në pikën e fundit. Guvernatori fitues dërgoi në Stamboll, si provë të suksesit, shumë koka “rebelësh” të therur me të pabesë (shih: Hammer Von Purgstall, “Hisotrie de l’Empire Ottoman”, vol.IX, f.368). Dhe kështu vazhdon lufta e një populli të vogël dhe të braktisur, kundër një perandorie të madhe dhe despotike, deri në ditën e lirimit. Çdo kryengritje që shtypej kishte si pasojë kthimin në fenë muhamedane të më tepër shqiptarëve. Këtë e bënin me shpresë se mund të shpëtonin një thërmijë të lirisë që ishte për ta më e shtrenjtë se jeta. Periudha më tragjike kur shqiptarët mohuan fenë e të parëve ka qenë shekulli XVII. Besohet se gjatë atij shekulli u kthyen në fenë muhamedane jo më pak se 300.000 shqiptarë (shih: Thomas Arnold, “The Preaching of Islam”, f.185). “Thoni pastaj se islamizmi i shqiptarëve u bë në mënyrë të vullnetshme dhe se qe një akt “mençurie” për t’i shpëtuar asimilimit”! (M.B.) Për përhapjen e muhamedanizmit në Shqipëri, përveç dhunës (që ishte faktori kryesor), kanë ndikuar edhe faktorë të ndryshëm të tjerë (gjithnjë sipas dokumenteve historike) dhe jashtë çdo supozimi apo hipoteze. Përhapja e muhamedanizmit në Shqipëri është shkaktuar edhe nga faktorë të tjerë: “Një shkak me randësi ka qenë dekadenca kulturore që erdhi si pasojë e pushtimit otoman. Kleri kristian pësoi efektin e errësirës dhe padijes që pllakosi mbarë popullin. Nuk mbetën më as shkolla, as seminare. Lidhjet me qendrën e krishtënimit u këputën pothuajse krejt dhe dërgimi i priftënve nga jashtë u ndalue kryekëput. Kurse priftënit e rekrutuem në vend ishin aq të padijshëm sa edhe familjet e tyne. Monsignor Marino Bizzi, Kryepeshkop i Tivarit, i shkruante Vatikanit më 1610: “Shumica e këtyne priftënve dijnë aq pak për shartet e ofiqit të tyne të shejtë sa që nuk mund të thonë përmendësh formulën e faljes së mëkateve mbas rrëfimit”. Nga ana tjetër, numri i priftërijve ishte aq i vogël sa që në shumë famulli njerëzit vdisnin pa kryer ndonjë nga shartet e fesë kristiane. Po të jetë se Shqipnija nuk merr ndihmë – përfundon Imzot Bizzi, – atëherë mbrenda pak vjetësh popullsia kristiane do të bjerret krejt nga shkaku i mungesës së peshkopëve dhe priftënve që të jenë në naltësinë e ofiqit të tyne”. (shih: Th.Arnold, “The Preaching of Islam”, f.185). Por kjo nuk u bë gjatë shekullit XVII, dhe pasojat ishin ato që përshkruhen më lart. Përhapja e Islamizmit në mbarë Shqipërinë e Veriut u shmang me orvatjet e Papës Klement XI, i cili ishte me origjinë shqiptare (nga Kurbini – shën.imi, M.B.). Biografi i tij, francezi Reboulet shkruan kështu: “Gjon Françesk Albani, lindi në Urbano më 1649. Familja fisnike Albani e kishte origjinën në Epirin e Vjetër, d.m.th. në Shqipninë e sotme. Ai u kujdes posaçërisht për fatin e Kishës në vendin e paraardhësve të tij. Me iniciativën e tij u mblodh Kuvendi i Peshkopëve Katolikë të Ballkanit, nën kryesinë e Imzot Vinçenc Zmajevskit, Kryepeshkop i Tivarit dhe Primat i Kishës. Kështu filloi rekrutimi i djelmoshave shqiptarë që mësuan me u ba priftën në Kolegjin e Assisit. Ata u banë misionarë të Urdhënit të Shën Françeskut. Ky ishte nji fitim i madh për nacionalizmin dhe kulturën shqiptare, mbasi kleri katolik ishte i pari që filloi me shkruejtë në gjuhën amëtare dhe krijoi monumentet e para të “Letërsisë Shqipe” (shih: Reboulet, “Historie de Clement XI”, f.107, dhe Ludvig Freher Von Pastor, “History of the Popes”, vëll.33). Nga ana tjetër, malësorët e Shqipërisë së Veriut, të Krishterë e Myslimanë vazhduan të vetëqeverisen simbas normave juridike tradicionale dhe kësisoj shpëtuan nga harresa Kanunin e Lekës që është një krijesë origjinale e gjeniut arbënor. Një dokument në gjuhën latine që ka datën 1639, kallëzon se guvernatori turk i Shqipnisë së Veriut kishte mobilizuar ushtrinë për të imponuar mbi fisin e Dukagjinit një taksë të re që kishte sajuar ai vetë. Dukagjinasit i çuan fjalë të mos guxonte të kapërcente kufijtë e tyre mbasi ata nuk kishin munguar në pagesën e taksës tradicionale që ishte caktuar në marrëveshje me mëkëmbësit e sulltanit. Kur panë se kërkesa e tyre u hodh poshtë, burrat e Shalës rrëmbyen armët kundër fuqisë turke që i sulmonte, vranë guvernatorin ose sanxhakbenë dhe shumë nga ushtarët e tij, duke siguruar kësisoj që autoritetet otomane të respektonin lirinë dhe të drejtat e tyre (shih: Atë Gjergj Fishta, “Parathanie – Kanuni i Lekë Dukagjinit”, nga Atë Shtjefën Gjeçovi). “Mësimi i kësaj historie është dhe duhet të jetë një domosdoshmëri, jo vetëm për kulturë njohjeje, por kryesisht për edukim moralo-shoqëror dhe moralo-patriotik. Kultura nacionale nuk mund të kultivohet në diskoteka, përmes filmave porno, e aq më pak përmes drogës… Në moralin e kulturës së arbërit nuk hyjnë as ferexhetë, e aq më pak nudot. Përplasja e këtyre kulturave po e dërgon botën drejt greminës, ndaj inteligjenca shqiptare, Shteti dhe Qeveria duhet të jenë shumë të kujdesshëm për përgjegjësinë që mbajnë mbi supe” – autori (M.B.). Mark Bregu Forca e gjakmarrjes në Shqipëri kapërcen kontinentet Familja Kalaj në rrethin e Malësisë së Madhe detyrohet të ngujohet dhe djali i shtëpisë të emigrojë nga frika e hakmarrjes për një vrasje që ka bërë një pjesëtar i kësaj familjeje në Amerikë. Gjakmarrja në Shqipëri, në veri e sidomos në rrethin e Malësisë së Madhe jo vetëm po vret njerëz, por po shkatërron perspektivën e mijëra njerëzve. Përhapja e këtij fenomeni, që lidhet me vetëgjyqësinë, lidhet me faktin se shteti nuk ka forcë t’u sigurojë jetën shtetasve të tij. Shembulli më tipik i kësaj që po ndodh në veriun e Shqipërisë është familja e zotit Nikoll Dod Kalaj, banues në fshatin Vukpalaj Bajzë të komunës Kastrat në rrethin e Malësisë së Madhe, e cila është në hasmëri apo siç thohet ndryshe në gjak me familjen e Pjetër Nikoll Gjokës. Kjo hasmëri ka lindur pasi djali i Nikoll Dodë Kalajt, i quajtur Arben Nikoll Kalaj, ka vrarë me armë zjarri pas një grindjeje të çastit, në kushtet e vetëmbrojtjes, shtetasin Alfred Pjetër Gjoka, më datën 22.02.2004 në Miçigan të SHBA-s. Që nga ai moment, familja e Nikollë Dodë Kalajt është e ngujuar me të gjithë anëtarët e familjes së saj, për shkak të zakonit të gjakmarrjes që vepron në këtë zonë. Duke ndjerë rrezikun e një vrasjeje të mundshme, presionet e shumta dhe të formave të ndryshme, një pjesëtari të familjes së ngujuar Nikollë Dodë Kalaj, dhe pikërisht djali i tij, zoti Aleksandër Nikollë Kalaj është detyruar të emigrojë për t’iu shmangur rrezikut që i kanoset për jetën e tij. Megjithëse autori që ka kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes Arben Kalaj është dënuar me 14 vjet heqje lirie, familja e viktimës kërkon me çdo kusht të vrasë një mashkull të familjes së zotit Nikollë Dod Kalaj. Si komuna, si Komisariati i Policisë së Malësisë së Madhe, si dhe strukturat e tjera të shtetit nuk janë në gjendje që të mbrojnë jetën e shtetasit të tyre Aleksandër Kalaj, i cili, i ndodhur në këto kushte tepër të rrezikshme për jetën, është detyruar ta lërë vendin e tij ku jeta e tij nuk është e sigurt dhe t shkojë në një vend tjetër ku jeta e tij është e sigurt. Jetmir Delaj
Të rinj pa rini Shumë të rinjve dhe të rejave, pra atyre që investojnë për një demokraci të pastër, jo vetëm që u janë mbyllur perspektivat, por edhe u kërcënohet jeta. Aq e rrezikshme është mafia, saqë edhe një qeveritar, deputet apo personalitet, nuk ka siguri të ecë as në Tiranë pa shoqërues, madje as të shkojnë në shtëpitë e tyre pa bodigardë, se edhe ata që drejtojnë shtetin s’mund të eliminojnë apo minimizojnë krimin. Po njerëzit e thjeshtë, si e ndjejnë veten? Po, të terrorizuar. Këta dy të rinj, Gjergj Kolë Grishaj dhe Lazër Prekë Grishaj, pinjollë të një familjeje që përgjatë diktaturës së Enver Hoxhës provoi një kalvar vuajtjesh e diferencimesh klasore e shoqërore, janë detyruar të marrin rrugët e perëndimit, pasi jetën e kanë vërtet të rrezikuar. Kushërinjtë e tyre Mark Grishaj e Gjelosh Grishaj, kishin provuar luciferrin e burgjeve politike. Por, kjo me sa duket nuk i kënaq diktatorët e sotëm, të cilët kanë vënë para nga djersa e popullit të shumëvuajtur dhe hakmarrjen mesjetare e vazhdojnë mbi kundërshtarët. Kështu Gjergji e Lazri, si të njohur në Kelmend, në zonën më të skajshme verilindore të Shqipërisë, si pjesëmarrës në shumë mitingje kundër diktaturës antinjerëzore, janë vënë në vëmendje për t’u eliminuar. Kanë provuar rrahje, shkopinj gome, kërcënime nga më banalet, deri sa një ditë braktisën Shqipërinë, ndoshta për të mos u kthyer më. Korresp. i “Shqipëria Etnike”
Dhimbje e lotë Borë e bardhë ka mbulue tokën Që sot nxinë nga dhimbje e madhe Si ujvarë me gurra lotësh Ngjan Kosova, Nanë Dardane
S’e ndalon kortezhin ngrica Kapuç-bardhët, bardhësi malesh Vijnë nga Peja e Mitrovica Me nda dhimbjen mes shqiptarësh
Toka ngrin porsi kallkani Lotët ngrijnë n’qerpik të synit S’e ndalon hapin karvani Prej Drenicës e Buletinit
Dhimbje t’madhe ka Kosova Dhimbje ka sot çdo shqiptar Udhë të mbarë Doktor Rugova Diell e Dritë u bëftë ai varr. Mark Bregu, Shkodër, 26 janar 2006
PSE DUHET SHKRUAR PËR ZADRIMËN?! -REPORTAZH-
1. Janë të gjitha gjasat që Blinishti të ketë qënë kryeqendra e hapësirës gjeografike që njihet emrin Zadrimë. Ndofta jo dhe aq për vendndodhjen se sa për faktin se këtu janë përqendruar e kultivuar, traditat e trevës, ku ambicia për të ndryshuar për të mirë jetesën e banorëve të komunitetit të këtushëm, nuk u “kultivua” asnjëherë në “djerrinë”. E përforcojnë këtë ide sendet e gjetura por dhe urtitë e urtanëve, të cilët jetuan në Zadrimë apo qenë bujtës të përkohshëm të saj. Kështu më 15 shtator 1621, Pjetër Budi i bën me dije shtetit të Vatikanit se Zadrima është parajsë tokësore. Budi nënvizon detaje të këtij vizioni. Vëndi e ka të butë ajrin. Këndej pari gjen njerëz që jetojnë 115 vjeç. Prodhohet verë e vaj, drithë e perime, rriten kuaj e zihet peshk, lulëzon një artizanat i mahnitshëm në veshjet me ornamente. Një tjetër urtan i mëvonshëm, Frang Bardhi, i dërgon lajme Europës se, këtu bëhet gjithçka. Rriten të gjitha racat e shpendëve e të kafshëve. Rritet edhe misri. Ullinjët e vreshtat harlisen në atë farë feje, sa është tepër e vështirë të sajohen magazina për aq shumë prodhim. I kënduan kësaj begatie natyrore, e cila padyshim ishte frut i mundit dhe i djersës së zadrimorëve, zërat më me potencë të komunitetit rural. Në ditët tona është prezent e njëjta filozofi. I kudogjënduri, kur është fjala për kontribut në prodhimin bimor e shtazor, Ahmet Osja, pohon me plot gojën se zadrimori, bujk a blegtor qoftë, ka 4500 vjet në rolin e volantit, për të treguar shumëllojshmërinë e resurseve që ofron ky pellg i gjelbëruar në çdo stinë.
2. Në Blinisht janë marrë 7 kuintalë grurë për dynym edhe në kohën e kolektivizimit, që rezultoi jo fort i suksesshëm. Vetëm në njërin nga fshatrat periferikë, në atë të Kallmetit, janë krijuar sorte rrushi e kultivarë ulliri, që kanë marrë emrin e fshatit, e janë bërë të njohura në mbarë Shqipërinë. Fasulja laracike gjithashtu emërtohet “Grosha e Kallmetit”. Nuk spekullojmë rëndshëm në se shprehemi se, Kallmeti me njerëzit e vet të punës e të dijes, ka dhënë aq kontribut sa ç’ka dhënë fjalabie një stacion pemëtarie i nivelit të dytë. Dhe kjo është për t’u rregjistruar në kujtesë e për t’u përcjellë si dëshmi për brezin e sotshëm, por edhe për brezat e mëvonshëm. Krimbi i mëndafshit u kultivua në Zadrimë si askund tjetër në distriktet e vendit tonë. Dyngjyrësh, të verdhë e të bardhë, e ka fijen mëndafshi që është lëndë e parë për mobilimin me finesë të mjediseve të banimit apo ato të argëtimit. Me mëndafsh është thurrur kostumi i zadrimores ku spikat riza, për të cilën do të na pëlqente të shpreheshim se, ajo është palca e kulturës së trevës dhe letërnjoftimi identifikues i gruas zadrimore. Dje dhe sot, ndihet pulsi i gruas ilire në tradita e veshje. Dhe jo vetëm në këto dy dhunti të patjetërsueshme. Emrat Rregjinë, Leonorë, Terezë, Rozanë, Eglantinë; a nuk janë të përvetshëm në autoktoninë e tyre rrëzëllitëse? Lista e prodhimeve e produkteve të Zadrimës është pa limit. Në këtë kohë të ndryshimit të madh të pronësisë mbi tokën e mjetet e prodhimit, këto të fundit po i drejtohen tregut, të brendshëm dhe atij ndërrajonal, me dinjitet e besim në vetvehte se, përballja me sfidat e integrimit është një limit tashmë i kapërcyeshëm, nga vullneti i palëkundshëm i zadrimorit me profil perëndimor.
3. Nuk është se përbën mëkat skicimi i një të vërtete. Zadrima u përgjum në vigjiljen e rrokëllimës së mijëvjeçarit të ri. Kjo periudhë zgjati krejt pak në kohë fizike. E ndali vrapin në Zadrimë një misionar, i papërmbajtshëm në dëshirën e tij për t’ja rikthyer lavdinë e nëpërkëmbur të banorëve të këtij komuniteti të hapësirshëm. Antonio Sharra, ky burrë shtatëdekadësh me energji të lakmueshme, themeloi fondacionin “Zadrima” e skicoi një seri projektesh për t’ja ndryshuar pamjen Blinishtit, Baqlit, Troshanit, Krajnit, Fishtës e mbarë krahinës me gjymtyrë deri në kufijtë me Mirditën e Bregun e Matit. Në krye të rinisë së Zadrimës, Antonio Sharra, ky promotor i lëvizjes për një rilindje shpirtërore, ekonomike e kulturore të një treve me të sotme e të ardhme, është përfshirë i gjithi në Lëvizjen e Ambasadorëve të qetësimit të shpirtërave por edhe të progresit, për të ndërtuar historinë e re të krahinës. Në këtë nisje të vrullshme ky Pjetër Bud, Frang Bardh, Elena Gjikë apo Ndre Mjedë i kohëve moderne, nuk është fillikat i vetëm. Ka në krah “trurin” e Zadrimës dhe banorët e komunitetit që besojnë në vizionin e tij, për një të ardhme siç e meritojnë. Në vitin 1992, Antonio Sharra zbret në Blinisht pasi ka krijuar në Itali, organiatën humanitare “Rindërtimi”. Lëviz i shqetësuar ndër lagje e fise. Motoja e tij është: vrojto e plotëso nevoja të ngutshme që kanë banorët. Rreth tij grumbullohet “ajka” e fshatit dhe e rrethinave. Të rinjtë e të rejat, kanë dëgjuar për një Harri Fultz, dhe besojnë se është Ai. Këta i vlerësojnë projektet e misionarit që krijojnë një trini harmonike: punësim, agrikulturë, artizanat. Pa humbur kohë krijohet një pemtore në Krajën me sipërfaqe prej 10 hektarësh, një vresht në Piraj prej 5 hektarësh, krijoi një bërthamë gurëgdhendësish ku u trajnuan 1000 persona dhe një qendër artizanati ku repartet e qeramikës e punimeve artistike zënë kryet e vendit. Është dukuri pozitive ajo e gjallërimit të jetës në Zadrimë. Dëshira për emgrim sa vjen dhe zbehet. E kjo sfidë e praneshme nga të gjthë e ka një simbol, kontributi i të cilit është për tu përshëndetur.
4. Tereze Gega, është një emër që e ngre sot e gjithë ditën në kult Zadrimën. Në fasadën e viteve të tranzicionit të lodhshmëm kjo grua amazonë nuk vendosi diplomën e ekonomistes së talentuar në më tepër se dy dekada, por zellin dhe këmbënguljen e një vizionarjeje, për integrimin sa më të plotë të femrës zadrimore në kushtet e ekonomisë së tregut e të sfidave që përplasen me këtë të fundit. Për 12 vjet me rradhë investon kapital e dije, duke tërhequr gra e vajza ne botën e krijimeve artizanale. Tradita në Zadrimë ka qënë, u fashit për pak kohë dhe ja ku është përsëri midis nesh, të thotë më bindje dhe krenari kjo zonjë e nderuar. Tezgjahu në këtë trevë është një zeje fort e hershme dhe të bën të pasur dhe të lumtur. Vetëm 20 gra dhe vajza erdhën në fillim në këtë qëndër punësimi dhe trajnimi. Këto u zevendësuan me të tjera që patën dëshirë që ta ushtrojnë këtë profesion në Gurin e Zi, Juban, Nënshat, Spiten, Torovicë e Burbullonjë. Punimet e Terezës por edhe të Marije Rrokut, Shuke Tolit e File Ndocit, të tipit mbulesa shtroje perde, veshje të stilizuara e çadra te zbukurura, konkurojnë në tregun e sotshëm vendor e rajonal, me dinjitet e përkushtim. Ky impenjim është prezent ne lokalet e luksit si: “Juvenilja”, “Diplomat”, “Gjeli” ne Tiranë e “Diella”, “Hyseni” e “Pashk Ndoka” në zonat turistike të Lezhës. Tregu monitorohet çdo ditë e po në këtë kuotë është i suksesshëm biznesi i grave zadrimore nën drejtimin e Tereze Gegës. Dashamir Cacaj
PD e PS janë pjesë e terrorizmit islamik Në seancen e djeshme të parlamentit shqiptar, kryetari i partisë demokristiane Nikollë Lesi, lëshoi akuza të rënda kundër dy forcave kryesore politike, PD-së dhe PS-së. “Shqipëria duhet të dalë menjëherë nga Konferenca e Vendeve Islamike. Sali Berisha realizoi anëtarësimin, ndërsa Nano e Rama as që e kundërshtuan njëherë…”, deklaroi botërisht mes të tjerave ai. Kryedemokristiani shqiptar foli edhe për diskriminimin që po u bëhet demokristianëve. Jo vetëm që nuk patën, në 16 vjet të ashtuquajtur pluralizëm, një përfaqësues në qeveri, por edhe veprimtarët dhunohen. Në fakt një rast i tillë është tepër shqetësues në Veriun Shqiptar, aty ku demokristianët kanë bërë shumë përpjekje për t’u organizuar. Kështu, demokristiani Gjergj Palushi, i datëlindjes 11 dhjetor 1981, fotografinë e të cilit po e botojmë, këto ditë mjekohet ilegalisht, pasi jeta e tij rrezikohet. Që në vitin 2000 është anëtar i kësaj partie. Duke qenë veprimtar në mitingje jo vetëm në Vaun e Dejës, në Shkodër e Tiranë, por edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, me datën 02 të këtij muaji, simpatizantët demokratë e socialistë, rreth orës 18.00, në fshatin Juban, e kanë rrahur egërsisht dhe pasi kanë menduar se e kanë eleminuar fizikisht e kanë hedhur në anë të rrugës. Zoti e fati duket kanë qenë me të. Një kalimtar i rastit e ka gjetur ashtu pa ndjenja dhe me makinën e vet e ka dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës, në repartin e urgjencës. Sipas regjistrit me numër 533 të këtij spitali, rezulton se ai ka patur plagë prese në vetullën e djathtë. Mjeku i urgjencës F. Jaku i ka dhënë ndihmën e shpejtë. Pasi është siguruar se jeta i ka shpëtuar, u është bindur të afërmve të viktimës ta nxjerrin nga spitali dhe të pranojë ta mjekojë ilegalisht. Mjekim i cili vazhdon edhe sot. Ky veprim lidhet me frikën se grupet antikristiane, të cilat janë shumë të organizuara dhe asnjëherë nuk është arritur të prangosen, mund ta vrisnin edhe në duart e bluzave të bardha. Këtë frikë e dëshmon edhe vetë mjeku, i cili shprehet për gazeten, se pacienti i tij tashmë është mirë dhe, ai si mjek ka kryer detyrën humane, duke porositur që ta publikojmë se me çdo njeri kështu do vepronte. Në fakt edhe kryedemokristiani Nikollë Lesi në fjalimin “Bomba” në parlament tha se: … Koka ime shkon me kokën e politikanit të parë shqiptar, pasi edhe unë jam kërcënuar me jetë. Është kjo një pamje tepër e zymtë për Shqipërinë që duket do e ketë shumë të largët ditën kur njerëzit ta mendojnë e jetojnë të lirë. Albert Vataj |