Nuk mban më Veliaj pilafi!

0

Shkruan Basir Çollaku

Pas daljes së lajmit se SPAK ka ndarë mendjen të thërrasë mister inceneratorin dhe gjelin e 5D-ve, kryebashkiaku harroi spitalin dhe kapi shkurret e fundit ku mund të mbahet. U turr protestave, opozites. Dhe me një gjuhë të shfrenuat rreket të ngrejë alibi publike për mbrojtjen para kurbanizimit.

Shokët tanë, kolegët tanë, organizata jonë, ata shkuan vetë në polici, nuk u arrestuan, thua shpalos turizmin e prangave në bashki. Plaçkitja e frikshme e taksave e parave publike, miliona euro rrëmbyer kanibalisht e bëjnë Veliajn të pandehurin e rradhës pas Tushës, Qatos, Panavisë, Tivarit, e në tej Kacidhes. Në përgjime thuhet se ai është aksioner në hotelin në Durrës.

Nuk mban më Veliaj pilafi, as nuk lahet Veliaj me Ramë, meqë u kanë shpërthyer dosjet keqas të dyve.

Inceneratorët, dosja e ndërtimeve të kullave të Ndranghetës, rindërtimet, asfaltet e tenderat elekoralë, mbjelljet e pemëve, tani 5D, janë më shumë se shumë. Një Komision Hetimor si me Ramën dikur, ndonëse u manipuluan shumë dosje, për lejet e ndërtimit në Tiranë në mandatet e Veliajt dosjet e dyshimta do nxirrnin ujë të zi parasë së zezë.

Këtu SPAK ka shtegun e hetimit pasuror në kuadër të ligjit Antimafia. Dhe nëse e bën do habisë çdo trafikant se sa të varfër janë, përballë qeveritarëve, ministrave, biznesmenëve të oborrit, apo bashkiakut potencialisht i pandehur.

Rama ka hallin e Olsit, Xibrakës, call centerave, basteve, investimeve strategjike, ku me rikthimin e hetimit, në fakt nuk e ndan dot cili Ramë e ka rradhën, SPAK është njëlloj në banesën e përbashkët.  Dominotë kanë nisur…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu