Gara për drejtorin e ri të Televizionit Publik Shqiptar është aq e fortë, sa Parlamenti shkarkoi të gjithë Këshillin Drejtues, në vijim të konflikteve të brendshme mes anëtarëve, ndërkohë që procesi është pezulluar.
Në garë u përfshinë 10 kandidatë, të cilët synojnë të drejtojnë Radio-Televizionin Shqiptar për një mandat 5-vjeçar, ndërkohë që shumëkush tjetër do të dëshironte të drejtonte këtë institucion të rëndësishëm publik.
Megjithatë, është dikush që, të paktën siç e ka pranuar publikisht, nuk preferon të drejtojë Televizionin Publik, edhe nëse do t’i krijoheshin kushtet.
Pedagogia e gazetarisë, Iris Luarasi, ishte një nga emrat e përfolur për drejtimin e RTSH-së, në momentin kur u hap gara, në fillim të këtij viti. Por, zonja Luarasi nuk ishte në listën e kandidatëve zyrtarë.