Opozita nuk vjen në pushtet me Berishën apo Bashën, ja ç’duhet të bërë

0

Deputeti Agron Duka, kryetar i PAA-së, i qëndron idesë së artikuluar pak muaj më parë mbi krijimin e një federate të opozitës, e cila sipas tij, do të krijonte një panoramë të re.

“E tashmja nuk është e mirë. Siç e kemi parë, e copëzuar, pa një qëllim. Natyrisht as e ardhmja nuk mund të jetë shumë e mirë. Nëse krijojmë një konfederatë të opozitës ndoshta mund të kemi një panoramë tjetër, duke pasur parasysh edhe kohëzgjatjen e maxhorancës përfshirë korrupsionin. Kjo nuk mund të mjaftojë. Nuk rrëzohet qeveria nga zullumi i vetë. Ajo mund të riciklohet.

Ata që shohin veten, të kenë ego të jenë ballë të angazhohen dhe ndoshta edhe në të ardhmen mund të kemi një lider.

Lider i opozitës është Berisha që është i izoluar dhe Basha me atë pjesën e vogël, nuk mund të vijmë në pushtet në vitin 2025.

Bardhi është mundur të çedojë nga personaliteti i vet, është gati të dalë në radhë të dytë pasi s’kanë asnjë perspektivë për të ardhur në pushtet.

Mund të bëhen deputetë, por nuk vijnë në pushtet”, tha Duka.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu