Orkestra e harqeve Durrrës nën drejtimin e Prof. Petrika Afezolli, prezanton muzikën serioze në vend të muzikës argëtuese

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Muzika argëtuese është një formë aktiviteti që mban vëmendjen dhe interesin e një publiku ose jep kënaqësi. Argëtimi është një nga aktivitetet ose ngjarjet që janë zhvilluar gjatë mijëra viteve posaçërisht për qëllimin e mbajtjes së vëmendjes së audiencës.

Ndërsa muzika serioze është zhanër tradicional i muzikës në përputhje me një formë të vendosur dhe tërheqës për interesin kritik dhe shije të zhvilluar muzikore, sinonime me muzikë klasike.
Të dy format e artit muzikorë kanë rëndësinë e vet, por duhet të përdoren jo në kurriz të artit dhe misionit edukues dhe formues sidomos në botën post-moderne.
Më datën 28. Dhjetorë. 2023 u zhvillua koncerti i orkestrës së harqeve e Durrësit në Teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli. Në këtë koncert mori pjesë dhe këndoi mezzosoprano Olta Juba.
Në ndërrimin e viteve, muzikantët dirigjentët dhe kordinatorët e qyteteve të Shqipërisë promovojnë muzikë për festat e fund vitit, me muzikë të huaj dhe shqiptare serioze dhe për argëtim për të promovuar ndjenja dhe emocione festive, gëzimi.
Orkestra e harqeve Durrrës nën drejtimin e Prof. Petrika Afezolli ka marrë pjesë në disa aktivitete gjatë vitit 2023 në Shkodër dhe në Elbasan, duke u vlerësuar si orkestra më e mirë e harqeve në Shqipëri. Shkolla e harqeve në Durrës ka qenë në nivele të larta në vite në Shqipëri.
Në këtë koncert të ndërrimit të viteve dirigjenti Petrika Afezolli kishte përzgjedhur një program me muzikë serioze me kompozitorë nga Durrësi dhe të huaj.
Publiku durrësak e priti shumë mirë koncertin dhe në të ardhmen Durrësi do të ketë edhe orkestrën simfonike, siç e ka pasë në vite, duke përfshirë edhe instrumentët e frymës.
Në qytetet e tjera të Shqipërisë koncerti i fundit të vitit është menduar me muzikë argëtimi, kompozitorë të huaj dhe muzikantë lokalë, muzikë popullore ose korale.

Orkestra e harqeve Durrës prezantoi me nivel të lartë muzikën serioze të kompozitorëve shqiptarë si Shpëtim Kushta dhe instrumentistit durrësak Moni Kurici ‘Suitë ballkanike’ dhe kompozitorëve të huaj si: Velaskuez ‘Besa me mucho’, Zh. Bize Karmen ‘Habanera’ dhe serenatë nga Jozef Suk për orkestër harqesh.

Pjesa për orkestër harqesh e violoçelistit të njohur shqiptarë nga Durrësi Moni Kurici ‘Suitë ballkanike’ është shkruar me qëllimin për të prezantuar muzikën ballkanike dhe lidhjet kulturore, të Bosnjës, Shkodrës etj. Muzika ballkanike prezanton tinguj, ndjenja dhe emocione ballkanike, muzikën etnike të këtyre vendeve dhe lidhjet në planin muzikorë, harmonik e melodik.
Moni Kuriçi duke e njohur shumë mirë kuintetin e harqeve dhe muzikën ballkanike, prezanton me profesionalizëm muzikën etnike të konceptuar për orkestër harqesh.
Temat ballkanike janë shkruar për instrumentin e violinçelit që ka disa solo, violën dhe violinat dhe orkestra krijoi një tingëllimë të veçantë.
Në këtë vepër ndërthuren elementët tingëllorë dhe teknikë të instrumentëve të harqeve për të prezantuar muzikën ballkanike.
Mezzosoprano Olta Juba këndoi me një vokal të veçantë këngë të kompozitorit të njohur Shpëtim Kushta, ‘Besa me mucho’ nga Velaskues dhe nga Bize ‘Habanera’
Në orkestrën e harqeve të Durrësit marrin pjesë instrumentistë dhe pedagogë nga Durrësi, që kanë një aktivitet në fushën pedagogjike dhe instrumentale. Në këtë orkestër lozin gjithashtu Profesor Arben Llozi, Prof. Dorina Laro, violinistja soliste e shquar Laura Llozi, fituese e disa çmimeve kombëtare për të rinj. Në këtë orkestër lot edhe muzikanti i shquar durrësak Moni Kuriçi etj.
Siç shkruajta më lart orekestra drejtohet nga dirigjenti i shquar shqiptarë Profesor Petrika Afezolli.
Petrika Afezolli është diplomuar për dirigjim në vitin 1988 në Akademia e Arteve me Prof. Mustafa Krantja. Studioi pianoforte që në moshë të vogël.

Në këtë koncert u luajt për herë të parë në Shqipëri edhe Serenata e kompozitorit çek Jozef Suk për orkestër harqesh.
Që në moshë të re, Josef Suk ishte thellësisht i përfshirë dhe i trajnuar mirë në muzikë. Ai trajnua më në violinë nga violinisti çek Antonín Bennewitz. Studimet e tij teorike u kryen me disa kompozitorë të tjerë duke përfshirë Josef Bohuslav Foerster, Karel Knittl dhe Karel Stecker. Ai më vonë e fokusoi shkrimin e tij në veprat e dhomës nën mësimet e Hanuš Wihan.
Jozef Suk erdhi nga një tjetër mësues i tij, kompozitori çek Antonín Dvořák, i njohur si një nga nxënësit e preferuar të Dvořák. Suk u martua me vajzën e Dvorak, Otýlie, në 1898.
Stili muzikor i Suk filloi me një ndikim të madh nga mentori i tij, Dvořák. Ndryshimi më i madh i stilit të Suk-ut erdhi pasi ai arriti në një ‘majë’ në stilin e tij të hershëm muzikor. Serenata e Jozef Suk u luajt shumë mirë nga orkestra e harqeve Durrës nën drejtimin e dirigjentit Petrika Afezolli me një trajtim të ri modern.
Në këtë pjesë krahas lojës korrekte dhe me stil e orkestrës u shquan solot e violinçelit të Moni Kuriçi, të violës të prof. Arben Llozi dhe solot plot shije e teknikë të violinistes së talentuar Laura Llozi, duke krijuar një ambient shumë intelektual dhe të veçantë në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.
Prezantimi i muzikës serioze sidomos ne nderrimin e viteve, është shumë i rëndësishëm në Shqipëri, në një periudhë ku muzika urbane ndikon negativisht për formim, edukim, kënaqësi seriozitet dhe argëtim.

Në periudhën 1988-1991 ka qene dirigjent i orkestrës filarmonisë dhe asaj të harqeve në Durrës. Më 2001 bëhet anëtar i Fondacionit Ndërkombëtar “Musica Mundi”. Më 2002 merr titullin Asistent Profesor. Më 1991 fiton konkursin për pedagog dirigjent në katedrën e dirigjimit në Akademinë e Arteve, që e mban deri më sot.
Më 1997 kryen një kurs intensive specializimi në Konservatorin Superior të Parisit. Dirigjenti Petrika Afezolli është një muzikant i kompletuar me një biografi artistike të pasur pune.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu