Kreu Blog Faqe 39

U dhunua nga 2 persona në një pikë karburanti, reagon avokati i Ilir Metës: Më goditën pas koke

0

Avokati Kujtim Cakrani është sulmuar mesditën e sotme rreth orës 13:30, teksa ndodhej në ambientet e një karburanti në qytetin bregdetar.

Sipas deklarimeve të vetë Cakranit, ngjarja ka ndodhur në momentin kur ai po furnizonte automjetin me karburant. Dy persona, të panjohur për të, e kanë ofenduar fillimisht me fjalë, ndërsa shkaku i përplasjes dyshohet të ketë qenë një parkim, megjithëse avokati shprehet se nuk beson se ky ka qenë motivi real i sulmit.

Pas përshkallëzimit të situatës, dy të rinjtë kanë kaluar në dhunë fizike, duke e goditur avokatin me një mjet prerës në pjesën e pasme të kokës. Si pasojë, Cakrani ka pësuar një frakturë të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet i shtruar në repartin e reanimacionit.

Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka dëmtime serioze në kokë dhe aktualisht nuk është në gjendje të qëndrojë në këmbë.

Në spital pritet mbërritja e ekspertëve mjeko-ligjorë dhe e përfaqësuesve të policisë, të cilët do të marrin dëshminë e tij, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vijim.

“Ishin dy çuna me një makinë, të cilët pasi më provokuan, më dhunuan fizikisht. Nuk i njoh ata. Me njërin po bisedoja, tjetri më goditi pas koke. Ka ndodhur në hyrje të Vlorës, në një pikë karburanti. Nuk e kam idenë. Erdhën aty provokuan dhe më pas filluan me fjalë fyese. Ata dolën nga makina, më dhunuan.

Ka qenë me mjet prerës. Më goditën pas koke. Unë isha ulur në makinë. Njëri nga dritarja po më ofendonte, kurse tjetri hyri nga dera e pasagjerit dhe më goditi.

Më thanë: ‘Pse ke parkuar keq makinën. Ke zënë gjithë karburantin’. Pra ishte një mënyrë, një formë provokimi. Nuk i njoh të dy. Ishin moshë e re”, tha Cakrani.

“Guri” që hodhi Rama po i bie mbi kokë!

0

Shkruan Gentian Trenova

Më kujtohet një lojë kur ishim të vegjël. Merrnim një gur, e hidhnim lart dhe thonim me zë të lartë: t’i bjerë kujt t’i bjerë, vetes time mos t’i bjerë.

Ishte një lutje naive, një besim fëmijëror se mund ta mashtronim fatin. Por vinte gjithmonë një moment kur guri binte pa pyetur për dëshira. Dhe jo rrallë, godiste pikërisht atë që e kishte hedhur.

Sot politika shqiptare po përjeton të njëjtën metaforë.

Kryeministri hodhi vite më parë një “gur” të madh: reformën në drejtësi. U prezantua si akti më i fortë kundër pandëshkueshmërisë, si themeli i një epoke të re ku askush nuk do të ishte mbi ligjin. Ishte projekti që duhej të ndryshonte sistemin njëherë e përgjithmonë.

Por reforma, sapo u ngrit në ajër, nuk ishte më në dorën e atij që e hodhi.

Vendimi 4–4 i Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk është thjesht një barazim teknik votash. Është momenti kur guri rri pezull dhe të gjithë e kuptojnë se graviteti institucional funksionon. Asnjëra palë nuk arriti ta kontrollojë plotësisht rezultatin. As pushteti nuk mori garancinë që kërkonte, as kundërshtarët nuk patën një fitore të qartë.

Por simbolika është më e fortë se rezultati.

Reforma që u ndërtua si instrument pastrimi sot po kthehet në provë për vetë arkitektët e saj. Sepse një sistem i pavarur, nëse është realisht i tillë, nuk njeh autor. Ai nuk pyet kush e krijoi. Ai vepron sipas rregullave që i janë dhënë.

Dhe këtu qëndron ironia:

kur ndërton një mekanizëm ndëshkimi për të tjerët, duhet të jesh gati të jetosh nën të njëjtin mekanizëm.

Loja e gurit na mësoi një gjë të thjeshtë:

nuk ka mënyrë për ta hedhur lart pa rrezikun që të bjerë mbi ty.

Sot, në politikë, duket se guri që u hodh me reformën në drejtësi ka nisur të bjerë. Dhe këtë herë, nuk ka formulë fëmijësh që e ndalon.

Edi Rama: Kushtetuesja bëri budallallëk botëror, Belinda nuk duhej pezulluar

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër pas mosmarrjes së një vendimi nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me ankimin ndaj vendimit të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Kushtetuesja u nda 4 me 4 mes anëtarëve të saj, duke mos arritur shumicën e nevojshme për një vendim përfundimtar mbi çështjen nëse një prokuror mund të kërkojë pezullimin nga detyra të një anëtari të kabinetit qeveritar. Si pasojë, vendimi i GJKKO-së, i kërkuar nga SPAK, mbeti në fuqi.
Në reagimin e tij publik, Rama e cilësoi situatën si “shembulli i parë i një budallallëku botëror”, duke theksuar se, sipas tij, Gjykata Kushtetuese “nuk gjeti forcën për të moslejuar marrjen peng të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”.
Sipas kreut të qeverisë, mosvendimmarrja rikthen

Pse Antarja e Gjykatës Kushtetuese gënjeu Sali Berishën?

0

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot, 6 shkurt 2026, rrëzoi kërkesën e Kryeministrit Edi Rama për shfuqizimin e masës së pezullimit të Belinda Ballukut si Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Vendimi u mor me barazim votash, 4 me 4: gjyqtarët Marjana Semini, Sander Beci, Sonila Bejtja dhe Fjona Papajorgji (kryetare e GJK) votuan pro kërkesës së Ramës, ndërsa Marsida Xhaferrllari, Asim Vokshi, Gent Ibrahimi dhe Ilir Toska votuan kundër.

Gjykata thekson se imuniteti i ministrave është i lidhur me funksionimin e organit ekzekutiv dhe se masat që kufizojnë ushtrimin e detyrës kërkojnë autorizimin paraprak të Kuvendit.

Por më bllof ka dalë lideri i opozitës, Sali Berisha, që sipas antares së Gjykatës Kushtetuese digjitale e kishte gënjyer për votimin, madje edhe për votimin e saj apo ishe dakord Doktor që ajo të votonte pro Ballukut!? Nuk i hamë më këto doktor, ti njohim skemat, vetë na i ke mësuar…

Luaj një ferrë e del një horr!

0

Shkruan Zef Ndreka

Një shprehje e fortë kjo që e dëgjonim dikur nga një metalurg në Rubik shumë vite më parë. Kjo shprehje shumë therëse që në fakt ka atë mençurinë popullore që duket si shaka, por në fakt është diagnozë shoqërore.
“Luaj një ferrë e del një horr” , sot na flet për një realitet të hidhur. Mjafton të trazosh pak sipërfaqen dhe del në pah diçka e shëmtuar që ishte fshehur.
Ai metalurgu, edhe pse e tallnin, paska qenë më filozof se shumë “të ditur” atje. Sepse kjo thënie përdoret për disa situata sidomos tipike, psh, kur hapet një problem i vogël dhe papritmas del kalbëzimi i madh. Ose nëse bëhet një hetim i vogël, një pyetje e thjeshtë, apo një kontroll rutinë dhe papritur zbulohen abuzime, korrupsion, pazare, mashtrime.
Pra, ferra është preteksti, ndërsa horrat janë sistemi që del zbuluar.
Gjithashtu, kur dikush shtiret i qetë, por brenda ka helm në shoqëri, në politikë, në punë. Dhe mendon se ke të bësh me njerëz normalë, por mjafton një konflikt i vogël dhe del fytyra e vërtetë, del arroganca, ligësia, pabesia.
Por më tepër përforcohet kjo shprehje kur trazohen interesat. Derisa gjithçka është në rehati, duket sikur ka rregull. Sapo prekën privilegjet e dikujt, fillon menjëherë ulërima.
Pra, ferra ishte dhe është sistemi i heshtjes.
Horrat janë ata që përfitojnë prej saj.
Kjo shprehje është një ironi e bukur. Edhe pse metalurgu mbase nuk kishte libra filozofie, por kishte më të rëndësishmën, eksperiencën, jetën. Dhe njerëzit që e tallnin, ndoshta ishin pikërisht “horrat” që ai përshkruante.
Shprehje si kjo kanë lindur nga përvoja me padrejtësinë, me zhgënjimin, me hipokrizinë. Ato janë si gozhdë të vogla, por që hyjnë thellë.
Në fakt, kjo shprehje shkon më tej dhe problemi nuk është se ka horra plot, por se shpesh duhen trazuar ferrat që të duken.
E solla si kujtim këtë shprehje të metalurgut, sepse duket sepse më kishte lënë mbresë.
Mbase me të drejtë pasi disa “të thjeshtë” shohin më qartë se turmam…

Gjykata Kushtëtuese votoi Pro 4 – 4 Kundër pra ka Abstenim!

0
Shkruan Kujtim Gjuzi
Gjykata Kushtëtuese votoi Pro 4 – 4 Kundër pra ka Abstenim !
Mbetet në fuqi pezullimi nga detyra e Zv/km B.B.
Nga ky moment BB është deputete me imunitet.
A do të vendosë seanca plenare ti heqë imunitetin deputetes BB ?
Kushtëtuesja vendosi PRECEDENTIN
SPAK mos gabo herë tjetër, mos luaj me dy porta.
Respekto Kushtëtutën neni 73/1 – 2
Kërko heqje imuniteti për deputetë që ti vendosësh në masë shtërnguese, ndryshe përgjegjësi ka PSER
Me mbretin Edvin Ramazani Vlll fitojnë të gjithë.
1 – BB vijon të jetë deputete me imunitet ?!
2 – Dikush nga rilindja bëhet Zv/kryeministre.
3 – Mbreti thotë : Këtu vendos sovrani me votë Fier.
4 – A do i kthejë Rama fundshpinën BB Un them po.
5 – Rama nuk mban asken ka lajmëru përgjegjsi me portofol personal. Kësaj here e mori BB Tirona…
Por….
“Çfar ban në shokë e gjen në kokë” Tirona Venaliu.
Nëse nuk shkon me qeveri tranzit, Edi Rama mund e do të pezullohet nga detyra.
Precedentin e vendosi Gjykata Kushtëtuese edhe pse mund të ketë vendim pezullimi tjetër GJKKO
Rama si kryeministër në detyrë mund të qeverisë sepse, kryeministri nuk mund të largohet nga zyra si KM në detyrë edhe po të pezullohet nga GJKKO nëse nuk votohet me 71 Vota një tjetër emër për kryeministër. Ligji 2008 PS + PD
Si zgjidhet ngërçi.
Marveshje gjithëpërfshirëse, qeveri tranzit # lEVP
Tung !

Anduena Llabani: Të dalin ta mohojnë po mundën! Edi Rama ka ikur fshehurazi në SHBA me avokat, ja çfarë i kanë bërë atje (VIDEO)

0

Gazetarja Anduena Llabani u shpreh në studion e News24, se kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt SHBA-së i shoqëruar nga një avokat për të dëshmuar për llogari të drejtësisë amerikane.

Llabani tha se këtë deklaratë e jep me përgjegjësi të plotë, duke konfirmuar atë që ka thënë më herët, se Rama do të thirrej si person në dijeni për  të dëshmuar për çështjen “MacGonigal”.

“Di të them që me përgjegjësi të plotë them se unë nuk kam gabuar në asnjë moment që zoti Rama do të thirrej në SHBA. S’kam goditur në datë por jo në fakt. Po, zoti Rama ka qenë në Amerikë i shoqëruar me një avokat”, tha Llabani.

Anduena Llabani: Mbaj përgjegjësi të plotë në gjërat që them, por di të them që me përgjegjësi të plotë them se unë nuk kam gabuar në asnjë moment që zoti Rama do të thirrej në SHBA. Skam goditur në datë por jo në fakt. Po, zoti Rama ka qenë në Amerikë i shoqëruar me një avokat. Ajo që nuk di është fakti se ka udhëtuar me avion privat apo publik. Në rast se zoti Rama apo këshilltarët e tij mediatikë duan ta përgënjeshtrojnë këtë fakt, le ta bëjnë, por unë e them me përgjegjësi të plotë se Rama ka qenë në SHBA dhe ka dëshmuar për llogari të drejtësisë amerikane.

Dua të sqaroj arsyet pse Rama mund të ketë qenë në SHBA dhe të ketë dëshmuar për llogari të amerikanëve.

Në nëntor të vitit të kaluar, gjykata amerikane la të lirë ose dha një vendim të lirimit me kusht të Charles McGonigal. Ky i fundit dihet dhe jehona që krijoi arrestimi i tij dhe skandalet që pësuan dosjen e tij me një oligark rus, cuan prokurorët shqiptarë deri në një komunikim me letër porosi me SHBA. Asnjë nuk e ka përgënjeshtruar se SPAK nuk ka nisur verifikimet për McGonigal, madje disa personazhe shqiptarë janë marrë në pyetje nga SPAK. I vetmi që nuk është marrë në pyetje është kryeministri Rama.

Si e censuroi Niko Peleshi mesazhin e DASH, deklarata e Zëvendës Sekretarit të Shtetit

0

Kuvendi postoi sot një njoftim për shtyp në lidhje me takimin e kryetarit Niko Peleshi në Departamentin e Shtetit.

Peleshi u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Michael Rigas.

Që kur Donald Trump mori drejtimin e SHBA, mesazhi kryesor i amerikanëve për Shqipërinë ka qenë lufta ndaj karteleve të drogës.

Por në njoftimin e postuar nga Peleshi, nuk përmendet një gjë e tillë.

Mes rreshtave, thuhet se u bisedua për të adresuar fenomenin e krimit të organizuar në rajon (!).

“Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, forcimi i shtetit të së drejtës, si edhe përpjekjet e përbashkëta për të adresuar fenomenet e krimit të organizuar në rajon. Po ashtu, u diskutua zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike e tregtare dhe rritja e investimeve amerikane në sektorë strategjikë në Shqipëri,” thuhet në njoftimin e Peleshit.

Megjithatë, kjo censurë dhe ky manipulim i Peleshit doli zbuluar pasi vetë zyrtari i lartë amerikan bëri një postim në median sociale.

Dhe sigurisht që Rigas përmendi aty luftën për të shkatërruar organizatat kriminale ndërkombëtare.

“Bisedë e frytshme me Niko Peleshin mbi ndërtimin e një të ardhmeje më të fortë dhe më të begatë për Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë. Do të vazhdojmë punën tonë me Shqipërinë për stabilitetin rajonal dhe global, forcimin e NATO-s, shkatërrimin e organizatave kriminale ndërkombëtare dhe rritjen e mundësive të biznesit për SHBA-në,” shkruan zyrtari amerikan.

Mafia shqiptare, me lidhje të forta me qeverinë e Edi Ramës dhe e pranishme fuqishëm në Amerikën Latine, është kthyer në shqetësim për sigurinë jo vetëm të SHBA, por edhe të Europës.

Ky shqetësim është ngritur deri në Kongresin amerikan.

Image

A po rrëshqet Kosova në autokraci?!

0
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 90

Shkruan Zef Ndreka

Sot, kjo pyetja është thelbësore për shtetin e ri të Kosovës dhe njëkohësisht e rrezikshme për demokracinë kosovare.
Vetë pyetja është një shqetësim as i tepruar, as retorik, sepse sulmet e Vetëvendosjes ndaj Gjykatës Kushtetuese këto ditët e fundit tregojnë se nuk janë vetëm konflikt politik, por janë tregues i një logjike pushteti që nuk pranon kufij institucionalë.
Në çdo demokraci funksionale, Gjykata Kushtetuese është kalaja mbrojtëse e fundit, jo se mund të jetë e pagabueshme, por sepse është mekanizmi që ndalon shumicën të shndërrohet në sundim.
Në të gjitha rastet kur shumica parlamentare apo qeveria e sheh ligjin si pengesë, sjellja që përdor VV-ja, se Gjykata po pengon vullnetin e popullit, është e njohur!
Po ashtu, Elitat e vjetra po mbajnë peng shtetin!
Kjo është gjuha klasike e populizmit autoritar, ku vullneti elektoral përdoret si alibi për të nënshtruar institucionet e pavarura. Por demokracia nuk është vetëm votë, ajo është ndarje pushtetesh, kontroll dhe balancë.
VV-ja ka sulmuar gjyqësorin, ka delegjitimuar arbitrin kushtetues dhe përqendron pushtetin ekzekutiv e legjislativ. Kështu, rrëshqitja drejt autokracisë ka nisur edhe pse mbështetja popullore është reale apo jo..
Nga ana tjetër, opozita e dobët nuk justifikon kapjen e shtetit. Është e vërtetë që opozita në Kosovë është e fragmentuar, e konsumuar dhe shpesh e paaftë të artikulojë alternativë. Por mungesa e opozitës nuk e legjitimon partinë-shtet. Përkundrazi, në këto rrethana, përgjegjësia e shumicës është edhe më e madhe.
Në rastët kur opozita nuk ndjehet, institucionet duhet të ndjehen më fort, jo të shkatërrohen, sepse rikthehet partia–shtet dhe rreziku bëhet real.
Ajo që po shfaqet sot më Kosovë, është tendenca për identifikimin e shtetit me partinë, ku kritika po shihet si tradhti, ku kontrolli institucional po shihet si sabotim dhe Kushtetuta po shihey si pengesë procedurale.
E gjitha kjo, bie në kundërshtim flagrant me frymën e Kushtetutës së Kosovës, e ndërtuar pikërisht për të shmangur rikthimin e pushtetit absolut, pas një historie të gjatë autoritarizmi dhe ndërhyrjesh politike.
A po shkon Kosova drejt autokracisë?
Nuk është ende në atë pikë. Por po ecën në një terren të rrëshqitshëm. Autokracitë nuk lindin me grusht shteti, por lindin me votë, me legjitimitet dhe me sulme graduale ndaj institucioneve.
Nqs Gjykata Kushtetuese bie, nuk ka më asnjë filtër real ndaj vullnetit të një shumice që mund të bëhet arbitrare.
Pyetja më e drejtë, mbase duhet të ishte:
A do pranojë VV-ja të qeverisë brenda kufijve të ligjit, edhe kur ligji i thotë jo?!
Pikërisht, këtu matet demokracia, tek kufijtë që pushteti nuk duhet të guxoje ti shkelë. Jo tek brohoritjet e militantëve e të turmave…

Vendimi per hajduten zv.kryeministre Belinda Ballukun, mblidhet Gjykata Kushtetuese

0

Gjykata Kushtetuese u mblodh sot, më 6 shkurt, për të shqyrtuar ankimin e qeverisë kundër vendimit të GJKKO-së, e cila kishte pezulluar Belinda Ballukun nga funksionet e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas seancës publike të zhvilluar më 22 janar me pjesëmarrjen e të gjitha palëve, pritet të shihet nëse Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin për këtë çështje apo do të marrë sërish kohë për shqyrtim, ashtu siç ndodhi edhe javën e kaluar.

GJKKO, me kërkesë të SPAK, vendosi në muajin nëntor pezullimin nga detyra të Ballukut, pasi ajo u mor e pandehur për shkelje të dyshuara në procedurën e prokurimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Kryeministri Edi Rama e kundërshtoi këtë vendim, duke e konsideruar si tejkalim të kompetencave të tij kushtetuese, dhe për këtë arsye e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Paralelisht, SPAK i është drejtuar Kuvendit me kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar të Ballukut, duke kërkuar autorizim për vendosjen e një mase më të rëndë sigurie, si arresti në shtëpi ose arresti në burg. Mazhoranca socialiste ka shtyrë mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, duke argumentuar se duhet pritur më parë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Opozita e kundërshton këtë qëndrim, duke theksuar se kërkesa për arrestim nuk lidhet me vendimin për pezullim nga detyra dhe se procedurat duhet të ecin paralelisht.

Belinda Balluku është e pandehur për shkelje në tenderin me vlerë 190 milionë euro të tunelit të Llogarasë dhe njëkohësisht nën hetim për shtatë procedura të tjera prokurimi që lidhen me ndërtimin e segmenteve të Unazës së Madhe. SPAK argumenton se qëndrimi i saj në detyrë përbën rrezik për hetimin, pasi mund të ndikojë në prishjen e provave dhe në intimidimin e dëshmitarëve.

POSTIMET E FUNDIT