Kryeministri Edi Rama, në vazhdën e sulmeve të hapura ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të këtij vendi, ka deklaruar se Shoqata e Prokurorëve nuk është e regjistruar sipas ligjit.
E vërteta është krejt ndryshe. Me ose pa dashje, kreu i qeverisë është gënjyer, dhe për pasojë ka gënjyer opinionin publik lidhur me regjistrimin e kësaj organizate.
Më poshtë janë të gjitha dokumentet që vërtetojnë se kjo shoqatë është e regjistruar plotësisht dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Edi Rama kundër drejhtësisë. Gënjen se Shoqata e Prokurorëve nuk është e regjistruar sipas ligjit, ja dokumenti
Përplasja mes pushtetit dhe drejtësisë, prova më e vështirë e shtetit shqiptar
Shkruan Zef Ndreka
Një tjetër episod i tensionit të vazhdueshëm mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor në Shqipëri, e cila nuk është në fakt njl çështje e vogël. Është pikërisht këtu, ku preket thelbi i ndarjes së pushteteve.
Nga deklarata që citohet “rritje pagash 2–3 mijë euro dhe kërkesa për garantim paanësie, dalin disa shtresa politike dhe institucionale që vlejnë për tu analizuar.
Mesazhi i Ramës për gjyqësorin.
Kryeministri po përdor një logjikë tipike politike, duke rritur pagat, kundrejtë përgjegjësisë dhe paanshmërisë. Nga pikëpamja institucionale mund të lexohet si veprim pozitiv, sepse shteti investon tek drejtësia për ta bërë më të pavarur nga korrupsioni dhe presionet. Pagat e larta për gjyqtarët janë standard europian për të rritur integritetin.
Por mund të lexohet edhe si veprim problematik nga pikëpamja politikike, për të mos thënë i rrezikshëm, sepse sapo kryeministri e lidh publikisht pagën me sjelljen e gjyqtarëve, krijohet perceptimi sikur
“Qeveria po financon drejtësinë dhe qeveria ka të drejtë të kërkojë sjellje.”
Ky lloj qëndrimi prek një vijë të kuqe ku drejtësia nuk duhet të duket borgjli ndaj pushtetit.
Pse po përplasen tani?
Ka disa arsye të mundshme, sepse SPAK dhe gjykatat kanë hyrë në çështje të nxehta politike, me vendime gjyqësore që nuk i kanë pëlqyer qeverisë. Gjithashtu, klima parazgjedhore po ndukon në rritje presioni ndaj institucioneve.
Përplasja në.këto momente, ka element të frikës nga perceptimi se drejtësia po politizohet. Dhe sapo politika flet për paanësi, zakonisht nënkuptohet ajo që po këshillohet edhe si presion:
“Mos veproni me logjikë politike kundër nesh.”
Cili është problemi real?
Priblemi reali është besimi publik. Përplasjet Ekzekutiv-Drejtësi i bëjnë dëm të dyja palëve, si kur sulmon politika, ashtu edhe kur reagon drejtësia. Sepse, jo vetëm duket sikur po ushtrojnë presion dhe po hyjnë në debate politike, por dëmtohet imazhi i pavarësisë, dëmtohet neutraliteti publik.
Ndërkohë që qytetarët shohin vetëm një gjë qartë se institucionet nuk flasin si shtet, por si palë kundërshtare.
A është e drejtë kërkesa për paanësi?
Sigurisht, në parim është më se e drejtë. Por e humbet parimin kur kërkesa bëhet me tone politike dhe presioni publik.
Dihet tashmë se paanësia garantohet nga ligji, nga kontrolli i brendshëm i sistemit, nga institucionet e reja të reformës në drejtësi dhe jo nga deklaratat e kryeministrit në media.
Kjo përplasje tregon se Reforma në drejtësi ka krijuar një pushtet që nuk kontrollohet më politikisht si më parë dhe se politika nuk është mësuar ende me këtë realitet.
Kështu, drejtësia po hyn në fazën e provës së vërtetë se a do të mund të qëndrojë mbi politikën?
Për ta mbyllur, duhet theksuar se Kryeministri ka të drejtë të kërkojë drejtësi të pastër.
Por nuk ka luksin ta bëjë këtë në mënyrë që duket si presion. Sepse sapo shikohet se drejtësia po qortohet nga pushteti, humbet gjëja më e rëndësishme që është apo duhet të jetë besimi se gjykatësi vendos sipas ligjit, jo sipas klimës politike.
Pse prokuroria s’merr në pyetje Pirro Vengun dhe ministren e skandalit të mbetjeve të Kurumit, Belinda Balluku!
Shkruan Genc Burimi
Lajmi eshte sensacional ! Ndoshta unik ne historine e drejtesise se re shqiptare ! Mbi 30 persona ne arrest me burg dhe arrest shtepie ne kuadrin e mega skandalit te kontrabandes se mijera toneve mbetje te rrezikshme qe kompania Kurum i nisi nga porti i Durresit drejt Tajlandes me 2024.
Kush e lejoi nje çmenduri te tille? Afermendsh, ndermjet te arrestuareve ka jo vetem perfaqesues te firmes private Kurum, por edhe plot perfaqesues “shteterore”, shtate nga administrata e Portit te Durresit dhe shtate nga ajo e “Mjedisit”.
Te krijohet keshtu iluzioni se drejtesia s’te fal kushdo qe te jesh. Per me teper qe ndermjet te arrestuarave ka dhe gra nena femijsh te cilat perfundojne ne burg ose arrest shtepie pa gjyq. S’ka pse ankohet Prestigj Resort qe u rrafshua pa gjyq nje dite fund jave te paqshme me shume turista brenda. S’ka pse ankohet as Ilir Meta qe eshte ne biruce pa gjyq e aq me pak Erion Veliaj qe vete e ka duartrokitur me te dyja duart kete drejtesi popullore dhe mediatike perpara se kjo t’i binte dhe atij zverkut.
Por fakteqesisht , si ne çdo teater iluzionesh e gjitha kjo qe po ndodh me arrestimet ne kontrabanden e mbetjeve nga Porti i Durresit eshte sa per konsum publik .
Po t’i analizosh gjerat me nga afer, rezultojne dy fakte edhe me skandaloze se vete skandali qe po hetohet.
Ceshtja shume e rende, ndonese ne grup te organizuar per nga numri i larte i arrestimeve, eshte marre paradoksalisht nen hetim jo nga Spak por nga Prokuroria “normale” e Durresit e cila, nuk eshte sekret per askend, ka mjete dhe burime njerezore shume me te kufizuara se Spak. Sa serioze eshte ky vete-menjanim i Spak-ut?
Por situata behet edhe me cinike kur drejtesia e Durresit i tregon pameshirshem dhembet deri ne arrestim si drejtoreshes aktuale te Agjencisë Kombëtare të Mjedisit ashtu dhe ish-drejtoreshes se ketij insititucioni te larte shteteror. Nderkaq, vete ish-ministrja e Mjedisit ne momentin e kontrabandes me mbetjet e Kurum-it, znj. Mirela Kumbaro (sot Ministre e Arsimit) , jo vetem qe as nuk mund te imagjinohet qe te arrestohet si ish-varteset e saja, por kjo drejtesi as ne pyetje nuk guxon ta marre Kumbaron.
Sigurisht , eshte me kollaj per prokurorine te çoje prapa hekurave ose ne arrest shtepie , “peshq te vegjel” , dy zonja drejtuese ose ish-drejtuese dikasteri mjedisi si Marjeta Përlala apo Arta Dollani, plus shtatë zyrtarë të tjerë të kësaj agjencie , sesa ish-shefen e madhe, ish-ministren e tyre qe pa dyshim nuk ishte ne dijeni per asgje. Dallimi eshte se kete te fundit e mbron personalisht Edi Rama, ai qe kur nuk eshte i kenaqur nuk heziton te kercenoje drejtesine te ciles i ka ne dore mjetet e punes dhe rrogat..
E njejta situate edhe ne Portin e Durresit. Eshte me kollaj per prokurorine e Duresit te çoje prapa hekurave ose ne arrest shtepie , “peshq te vegjel” si dy inspektorë të Autoritetit Portual dhe nja pesë nëpunës të Doganës së Durrësit, sesa te marre ne pyetje ish-drejtorin e pergjithshem te Portit, Pirro Vengu (sot minister i Mbrojtjes), apo ministren qe e emeroi dhe qe e kishte nen varesi ne momentin e skandalit te mbetjeve te Kurumit, nje fare Belinda Balluku…
Asnjehere Lafonten, autori me i madh ne bote ne historine e fabulave s’ka qene me aktual sesa sot ne aktualitetin shqiptar : “sipas fuqise dhe pushtetit qe ke e qe gezon, drejtesia te le te lire ose te copeton…”
Ish-prokurori Gentjan Tërnova: Belinda Balluku kontrollonte tenderat, motra e saj gjyqtarët, më hoqën nga puna se hapa dosjen me përgjimet e Dibrës
“Belinda Balluku kontrollonte tenderat, e motra gjyqtarët!”- Akuza e fortë e ish-prokurorit: Më hoqën nga sistemi i drejtësisë në shenjë hakmarrje! Unë hapa dosjen me përgjimet e Dibrës
Ish-prokurori Gentjan Tërnova, ka ngritur akuza të forta lidhur me funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke u ndalur te procesi i “vettingut” ku deklaroi se është kontrolluar plotësisht nga politika shqiptare, madje edhe largimi i tij ka ardhur si një hakmarrje politike për dosjen e Dibrës, ku në përgjime dolën edhe zyrtarë të qeverisë.
“Mua më donin jashtë sepse unë e lidh edhe me një çështje që ka të bëj me përgjimet e Dibrës, ku një pjesë e qeverisë doli në përgjime dhe unë kam qenë prokurori që e kam nisur atë çështje. Kjo mendoj se ka qenë. Kjo ka qenë çështje që dihet nga publiku, por ka edhe çështje të tjera që kanë qenë pjesë e hetimit zyrtar të qeverisë. Largimi im, unë e lidh si hakmarrje politike ndaj meje”, tha ai.
Ai deklaroi se motra e zv.kryeministres Belinda Balluku, Pamela Qirko, ka qenë pjesë e komisioneve të vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe se ka ushtruar presion dhe shantazh ndaj tyre.
“Njëra motër kontrollonte tenderat, motra tjetër kontrollonte gjyqtarët dhe prokurorët”, tha ai, ndërsa theksoi se gjatë gjithë asaj periudhe nuk ka pasur asnjë lloj hetimi ndaj Ballukut apo ministrave të tjerë, sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë të shantazhuar.
Ish-prokurori Gentjan Tërnova: Unë mendoj se procesi i vettingut ka qenë një proces i mirëfilltë politikë, që kur nisi dhe organet e vettingut kanë qenë të mbushur me komisionerë politike, një nga antarët e komisionit ka qenë motra e Belinda Ballukut, Pamela Qirko. Njëra motër kontrollonte tenderat, motra tjetër kontrollonte gjyqtarët dhe prokurorët. Kanë pas një kombinim. Gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë lloj hetimi ndaj Ballukut apo ministrave të tjerë, sepse gjyqtarët dhe prokurorët kanë qenë të shantazhuar.
Mua më donin jashtë sepse unë e lidh edhe me një çështje që ka të bëj me përgjimet e Dibrës, ku një pjesë e qeverisë doli në përgjime dhe unë kam qenë prokurori që e kam nisur atë çështje. Kjo mendoj se ka qenë. Kjo ka qenë çështje që dihet nga publiku, por ka edhe çështje të tjera që kanë qenë pjesë e hetimit zyrtar të qeverisë.
Largimi im, unë e lidh si hakmarrje politike ndaj meje. Ideja është që ka qenë e monitoruar nga të huajt, është një gënjeshtër për mendimin tim, ata të huajt vetëm sa kanë marrë paratë në atë proces dhe ka qenë i monitoruar plotësisht nga politika dhe disa njerëz të lidhur ngushtë me qeverinë.
Numri i të huajve që jetojnë në Shqipëri arrin rekord në 2025, rriten ndjeshëm India, Filipinet dhe Egjipti
Viti 2025 ka shënuar një rekord historik për numrin e shtetasve të huaj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave të Regjistrit Elektronik për të Huajt (FER), deri në fund të vitit rezultojnë 27,514 shtetas të huaj me leje qëndrimi aktive, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend.
Në krahasim me vitin 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi është rritur me rreth 4,800 persona, ose 22% më shumë. Pjesa më e madhe e tyre, rreth 65%, janë pajisur me leje qëndrimi për arsye punësimi, ndërsa 15% për bashkim familjar.
Kosova dhe Italia kryesojnë, por spikasin vendet aziatike
Nga totali i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri, shumica vijnë nga Kosova, me 6,076 persona, që përbëjnë rreth 22% të totalit. Krahasuar me vitin 2024, numri i shtetasve nga Kosova është rritur me 32%, ndërsa ata pajisen zakonisht me leje qëndrimi 5-vjeçare.
Në vend të dytë renditet Italia, me 3,776 shtetas, ose 14% të totalit, duke shënuar një rritje të fortë prej 75% krahasuar me një vit më parë.
Ndërkohë, viti 2025 shënon një ndryshim të rëndësishëm në strukturën e emigracionit në Shqipëri, me rritje të fortë të shtetasve nga India, Filipinet dhe Egjipti, të cilët renditen respektivisht në vendin e tretë, të katërt dhe të pestë.
India: 2,399 persona (+47%), kryesisht të punësuar në shërbime dhe teknologji informacioni
Filipinet: 2,213 persona (+130%), të angazhuar kryesisht në shërbime shtëpiake, hoteleri dhe restorante
Egjipti: 2,007 persona (gati dyfish më shumë se në 2024), të punësuar në sektorë të ndryshëm, përfshirë bujqësinë
Shtetasit nga këto tre vende përbëjnë një pjesë gjithnjë e më të rëndësishme të fuqisë punëtore në Shqipëri.
Rritje edhe nga Turqia, SHBA dhe Azia Juglindore
Gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithashtu:
Turqia: 1,862 shtetas (+47%)
SHBA: 1,128 shtetas (+164%)
Mianmari: 445 shtetas (+77%)
Kina: 362 shtetas (+42%)
Nigeria: 184 shtetas
Aplikimet e reja në rritje të fortë
Gjatë vitit 2025 janë përpunuar gjithsej 19,321 aplikime për leje qëndrimi, kundrejt 13,176 aplikimeve në vitin 2024, një rritje prej 47%.
Shtetësitë që kryesojnë aplikimet e reja janë:
India – 2,691 aplikime (14%)
Filipinet – 2,415 aplikime (13%)
Italia – 2,239 aplikime (12%)
Egjipti – 2,198 aplikime (11%)
Kosova – 1,813 aplikime (9%)
Turqia – 1,441 aplikime (7%)
Punësimi mbetet arsyeja kryesore
Nga aplikimet e reja në 2025:
65% ishin për leje unike punësimi
13% për bashkim familjar
rreth 5% për studime
vetëm 40 persona aplikuan për leje të përhershme qëndrimi
Nga totali i aplikimeve, 63.6% janë bërë nga meshkuj dhe 36.4% nga femra.
Të dhënat tregojnë se Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një vend destinacioni për punëtorë të huaj, veçanërisht nga Azia dhe Afrika, duke reflektuar ndryshime të thella në tregun e punës dhe strukturën demografike të vendit.
Edhe kunati i Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK
Enis Hoxha, ish-nëndrejtor i Hipotekës, është paraqitur sot në SPAK. Hoxha, kunati i ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, u pa duke dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Kujtojmë se Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati, ndërkohë që SPAK kërkon arrestimin e tij.
Ndaj Ahmetajt ka disa çështje të hapura, si për inceneratorët, por dhe për çështjen e privatizimit të fabrikës së miellit. SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë Lekëve.
Dosja Epstein/ Trafik organesh nga Maqedonia drejt SHBA-së! Trutë e 1000 personave u trafikuan për eksperimente shkencore
Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si pjesë e hetimit për Jeffrey Epstein zbulojnë akuza tronditëse për përfshirje të mundshme të një shtetasi të Maqedonisë, profesor në Universitetin e Kolumbias – në eksportimin e trurit të njerëzve nga Maqedonia e Veriut me qëllim fundor, eksperimente shkencore në Shtetet e Bashkuara.
Në një email që mban titullin: Ilaçi 50-vjeçar që mund të zgjidhë krizën e vetëvrasjeve në Amerikë, të dërguar me datë 5 shkurt 2019-të, me emër dërguesi dhe marrësi të censuruar, thuhet se nga Maqedonia kanë mbërritur në SHBA rreth 1000 tru njerëzish, disa prej tyre nga persona që kanë kryer vetëvrasje.
Hetimi nuk përmban asnjë informacion nëse familjet e të ndjerëve dhanë pëlqimin e tyre për një përdorim të tillë të organeve, as nëse institucionet shtetërore ishin në dijeni ose dhanë leje për një lëvizje të tillë.
Në emailin e datës 5 shkurt 2019, diskutohen kërkime që lidhen me shkaqet dhe aspektet biologjike të vetëvrasjeve. Në dokumente përmenden gjithashtu shkencëtarë nga disa universitete të njohura amerikane, duke përfshirë Pittsburgh, Columbia, New York dhe Yale.
Në pjesën për Maqedoninë, thuhet se “vendi i vogël ballkanik siguron “material” referuar organit të trurit tek njerëzit, falë një anëtari të fakultetit të Universitetit të Kolumbias i cili vjen nga atje dhe ndihmoi në organizimin e të gjithë procesit”.
Sipas përshkrimit, organet janë dërguar menjëherë pas heqjes, janë transportuar me aeroplan nën eskortë speciale dhe u dërguar me anije në Shtetet e Bashkuara.
Atje, ata kanë përfunduan në kuti speciale, të shënuara me kode, sipas anës së trurit dhe datës së marrjes, pa specifikuar vendin ku organet i nënshtroheshin më pas procedurave eksperimentale.
Megjithatë, ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Shkup, profesori Aleksej Duma, ka deklaruar për Deutsche Welle se përfshirja e Maqedonisë së Veriut në projekt ishte ligjore dhe pjesë e një bashkëpunimi ndërkombëtar shkencor.

Sipas Dumës, shkencëtarë amerikanë të lidhur me Universitetin e Kolumbias kanë krijuar një bankë të madhe të trurit njerëzor për kërkime mbi vetëvrasjen, skizofreninë dhe çrregullime të tjera psikiatrike, me rreth 1 000 mostra nga disa vende. Maqedonia e Veriut, sipas tij, ka kontribuar me vetëm 10 deri në 15 mostra në vit.
“Ishte projekti më i madh ndërkombëtar në të cilin kemi marrë pjesë”, tha Duma, duke theksuar se çdo mostër është dërguar me dokumentacion të plotë, me miratim nga Komitetet e Etikës në Maqedoni dhe në SHBA, ka kaluar procedurat doganore dhe është transportuar nën kushte të rrepta, në temperatura deri në -80 gradë Celsius.
Ai mohoi çdo përfitim personal ose institucional nga procedura dhe sqaroi se shifra prej 1 000 trurësh nuk i referohet Maqedonisë, por koleksionit total nga disa shtete.
Duma pranoi se nuk mban mend nëse në atë periudhë kërkohej gjithmonë pëlqimi i familjarëve, apo vetëm miratimi i Komitetit të Etikës dhe një letër informuese, por theksoi se projekti ka prodhuar rezultate të rëndësishme shkencore. Sipas tij, kërkimet kanë ndihmuar në identifikimin e ndryshimeve morfologjike në tru që lidhen me vetëvrasjen, në kuptimin më të thellë të lidhjes mes skizofrenisë dhe vetëvrasjes, si dhe kanë sjellë përfitime për Maqedoninë, përfshirë pajisje laboratorike, trajnime dhe mundësi doktorature për studiuesit e rinj./PiranjatNews
SPAK kërkon ta arrestojë zonjën hajdute/ Gjykata Kushtetuese mblidhet për të marrë një vendim për zv kryeministren Belinda Balluku
Gjykata Kushtetuese është mbledhur mesditën e kësaj të marte lidhur me vendimin që pritet të japë për ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme, e cila pezulloi Belinda Ballukun nga detyra e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, e marrë e pandehur për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë, si edhe nën hetim për një sërë procedurash të tjera tenderuese.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se pritet të shihet nëse Gjykata do të dalë me një vendim për Ballukun, pas seancës publike të mbajtur më 22 janar, apo do të kërkojë sërish kohë.
“Sot GJK është mbledhur dy herë deri më tani, 10:00 dhe 11:00, për çështje të tjera dhe e treta në radhë është kërkesa e kryeministrit që kërkon shpalljen si antikushtetuese të pezullimit të Belinda Ballukut. Burime për News 24 bëjnë me dije se do të mblidhen sërish gjyqtarët në dhomë këshillimi për të vendosur, nuk dihet nëse do të dalin me një vendim apo do të kërkojnë sërish kohë.”, u shpreh gazetarja.
Sfidat e sektorit të ujit në Lezhë
Shkruan Zef Ndreka
Ka tërhequr vëmendje të gjërë në shkallë vendi mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak në Lezhë, ku qëndrimi i kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe Bashkisë Lezhë, reflektuan me të drejtë një pakënaqësi të sinqertë të nivelit lokal ndaj mënyrës së funksionimit të shoqërisë rajonale, sidomos për çështjet që ndikojnë direkt tek qytetarët, si tarifat dhe reagimi ndaj emergjencave.
Për të kuptuar “konfliktin” real, duhet më parë të
dijmë se në vitin 2024 është bërë një reformë që ka transformuar operatorin lokal të ujësjellësit, në një Shoqëri Rajonale, duke përfshirë Lezhën, Kurbin dhe Mirditën.
Kjo reformë ka synuar rritjen e efikasitetit, reduktimin e kostove, dhe shërbime më të mira për qytetarët, por gjithashtu ka sjellë sfida të mëdha menaxheriale dhe financiare, përfshirë thithjen e humbjeve financiare dhe borxheve nga njësi të ndryshme të zonës.
Sektori i ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri, ashtu si në Lezhë, përballet me probleme serioze të humbjeve të ujit dhe të të ardhurave, që kanë ndikuar në nevojën për rishikim tarifash për të mbuluar kostot operative dhe investimet e nevojshme në rrjet. Në nivel vendi, po ashtu edhe në Lezhë, shumë ndërmarrje kanë kërkuar rritje tarifash për të mbuluar shpenzime e borxhe, ndërkohë që është Enti Rregullator ai që vendos nivelet e çmimeve.
Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar rritje tarifash për disa rajone që shërbejnë nga operatorë rajonalë, përfshirë rishikimin e çmimeve të ujit për familjarët, konkretisht rreth 12% në Lezhë për vitet 2024-2025. Kjo është bërë për të përballuar kostot operative dhe për të mbështetur funksionimin e mjedisit të shërbimit.
Lidhur me këto, Bashkia Lezhë ka mbajtur një qëndrim.
Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak se ai dhe këshilli kanë kundërshtuar rritjet e çmimeve të ujit, por megjithatë ato janë miratuar nga bordi i shoqërisë.
Kryetari ka kritikuar mungesën e përgjegjshmërisë së operatorit, duke theksuar se çmimet janë rritur pavarësisht kundërshtimeve të Bashkisë.
Gjithashtu ndërmarrja shpesh nuk merr masa konkrete për situata emergjente, p.sh. përmbytje në zonë si Shëngjini etj. Dhe i mbetët Bashkisë, shpesh të ndërhyjë me resurset e saj për të zgjidhur problemet.
Kjo ka çuar në një vendim të Bashkisë për të tërhequr përfaqësimin e saj nga bordi edhe pse ajo mban 30 % të aksioneve të shoqërisë, një lëvizje kjo jo e zakonshme që nënvizon thellësinë e pakënaqësisë në raport me strategjinë e menaxhimit të ndërmarrjes.
Kështu, natyrshëm vjen pyetja:
Sa i drejtë është qëndrim i Bashkisë?
Përfaqësuesit lokalë duhet të kenë zërin e tyre konkret në vendimmarrje, sidomos kur çmimet ndikojnë drejtpërdrejt tek qytetarët, dhe kur Bashkia kontribuon me pjesë të rëndësishme të aksioneve.
Nëse rritjet e çmimeve nuk shoqërohen me përmirësime reale të shërbimit dhe të evidentohen nga shumë qytetarë, kritika në këtë rast e Bashkisë, është shumë e arsyeshme.
Kryebashkiaku ngriti çështje konkrete për funksionimin dhe mospërmbushjen e kompetencave në territor, duke çuar argumentin se operatori nuk është efektiv në zgjidhjen e situatave emergjente.
Ndërkohë, nuk kanë munguar argumentet kundër këtij qëndrimi të Këshillit Bashkiak.
Operatorët rajonalë sipas reformës kanë detyrime dhe sfida komplekse financiare, duke përfshirë nevojën për të mbuluar kostot operative, investimet në rrjet dhe borxhet e trashëguara nga njësi të ndryshme.
Rritja e çmimeve shpesh është një rrugë për të siguruar që shërbimet të jenë të qëndrueshme e afatgjata, sidomos kur humbjet e ujit janë shumë të larta në mbarë vendin dhe operatorëve u duhet të përmirësojnë infrastrukturën.
Por tërheqja nga bordi është një rrugë që mund të minojë ndikimin e Bashkisë në vendimmarrje, duke e lënë edhe më pak pjesëmarrëse në vendimet e ardhshme strategjike. Ose diçka e rëndësishme duhet të ndryshojë.
Sepse, qëndrimi i kryebashkiakut Pjerin Ndreu dhe Bashkisë Lezhë, reflekton një pakënaqësi të sinqertë të nivelit lokal ndaj mënyrës së funksionimit të shoqërisë rajonale, sidomos për çështjet që ndikojnë direkt te qytetarët, si tarifat dhe reagimi ndaj emergjencave.
Në këtë aspekt, Bashkia Lezhë ka argumente të forta kur denoncon mungesën e transparencës dhe performancën e shërbimeve të ofruara.
Megjithatë, zgjidhjet strukturore në sektorin e ujit kërkojnë bashkëpunim të ngushtë midis palëve, ku edhe Bashkia, edhe operatori rajonal, por edhe ERRU duhet të gjejnë një balancë mes asaj që është ekonomikisht e qëndrueshme dhe asaj sociale të drejtë për konsumatorët. Në këtë kuptim, tërheqja nga bordi është një sinjal politik shumë i fortë për sigurimin e një zëri aktiv në vendimmarrje afatgjata…

















