Kreu Blog Faqe 42

Jeffrey Epstein kërkoi qasje në miliarda asetet e ngrira të Libisë

0

Financieri amerikan Jeffrey Epstein kërkoi të rikuperonte 80 miliardë dollarë në asetet shtetërore të ngrira të Libisë përmes një rrjeti ish-zyrtarësh të inteligjencës britanike dhe izraelite, sipas dokumenteve të fundit të publikuara të premten nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA.
Siç shkruan “Euronews”, një email i korrikut të vitit 2011 i dërguar nga një prej bashkëpunëtorëve të tij, zbulon planet për të shfrytëzuar “kaosin politik dhe ekonomik” në Libi për të identifikuar dhe rikuperuar fondet libiane të ngrira në vendet perëndimore.

Asetet e ngrira arrinin rreth 80 miliardë dollarë, përfshirë 32.4 miliardë në Shtetet e Bashkuara. Email-i i përshkruante asetet si “të vjedhura dhe të shpërdoruara”, duke vënë në dukje se vlera e tyre potenciale mund të ishte trefish ose katërfish më e madhe.
Në këtë korrespondencë, Epstein argumentonte se Libia, e pasur me naftë dhe me një popullsi të arsimuar, përfaqësonte një mundësi strategjike për investime financiare dhe ligjore.

Dokumentet përshkruajnë diskutime paraprake me firma ligjore ndërkombëtare për të punuar mbi çështjen me bazë tarife të kushtëzuar, që do të thotë se ato do të paguheshin vetëm nëse fitonin rastin. Ish-zyrtarë të MI6 dhe Mossad-it kishin shprehur gatishmërinë për të kontribuar në përpjekjet për të identifikuar dhe rikuperuar asetet, sipas dokumenteve.

Korrespondenca theksonte se identifikimi dhe rikuperimi i një pjese të vogël të këtyre fondeve mund të gjeneronte “miliarda dollarë” dhe citonte projeksione se Libia do të duhej të shpenzonte të paktën 100 miliardë për rindërtim dhe rimëkëmbje ekonomike.

Fondet e ngrira mbeten të pakthyera

Libia po përpiqet të rikuperojë fondet e saj të ngrira në vendet perëndimore sipas Rezolutës 1973 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar në mars 2011 si pjesë e sanksioneve ndaj regjimit të Muammar Gaddafit gjatë kryengritjes që e rrëzoi atë.

Vitin e kaluar, Qeveria e Unitetit Kombëtar me bazë në Tripoli, e udhëhequr nga Abdelhamid Dbeibeh, krijoi një komitet ligjor për të ndjekur çështjen në bashkëpunim me disa vende, pasi disa shtete kishin paraqitur padi për të sekuestruar një pjesë të fondeve nën pretekstin e kompensimit për investimet e ndërprera në Libi për shkak të konfliktit të vazhdueshëm.

Megjithatë, vazhdimi i konflikteve gjatë viteve të fundit ka penguar zbatimin e kësaj rezolute, duke mbështetur justifikimet për vonesën në rikuperimin e fondeve.

Dokumentet nuk tregojnë nëse planet e Epstein-it për të pasur qasje në asetet e ngrira kanë avancuar përtej diskutimeve paraprake.

Hamzai nga Jorgucati dhe Ministri i Bujqesie pa uje

0

Shkruan Marin Suli

Dy rreshta me hajduta rilindas perballe njeri tjetrit ne sallen e nje toke te grabitur per xhepat e nje tjeter grabitesi.
Dy rreshta me faqezinj qe hedhin e presin me njeri tjetrin se sa mire eshte bujqesia ne Himare nen hijen e Baba Dovletit.
Bujqesia alternative pa uje, pa njerez qe te punojne token amam me institucione dhe me deputet me oriz te skaduar pahesap.
Hamzai nga Jorgucati i mbush mendjen punonjesve te vete se sa te mira do na vijne tani qe gjetem kete shpikjen e re te shpk.
Mijra litra nafte nga leket tona, nje salle plot me punonjes Bashkie qe mezi presin te mbaroj brockollitjet Hamzai nga Jorgucati qe te fillojne te bejne duart me lyre e te shqyejne mishin qe ka bere Dhimua me rastin qe i erdhi nje tjeter i Lojtur i Bujqesie pa uje.
Organizim perfekt me mendje te mpire nga botoksi…
Kur ke ender ne jete te behesh Ali Babai, ke dhe 40 hajduta po ce do je Hamza Jorgucati…

Irena Gjoka rrugaçe e ligjit, Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin…

0

Kryetari i Partisë Demokratole Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në SPAK, si pjesë e masës “detyrim paraqitjeje” ndaj tij, lidhur me çështjen e dosjes “Partizani”.
Në një deklaratë për mediat pas daljes nga SPAK, Berisha vazhdoi akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka duke thënë: “Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor. Pojës së Skapit dhe avokatit të Irenës me 5 mbiemra, njeriut që amnistoi krimin zgjedhor, si mercenar i partisë-shtet, i rikujtoj se drejtësia vonon, por nuk harron. Kush e do këtë ta ketë në arkivën e vet të denoncimit të një delinkuenti të narko-shtetit shqiptar.”

Mes të tjerash, gjatë fjalës së tij, Berisha listoi shkeljet ligjore që sipas tij ka bërë gjyqtarja, duke fshehur dënimin e saj në Greqi dhe e quajti atë “rrugaçe të ligjit“.
Berisha: Anëtarët e KLGJ-së më kriminelë se vetë Irena

Kreu i PD-së shtoi se edhe anëtarët e KPK-së ishin bashkëpunëtorë të gjyqtares, në atë që e quan fshehje të krimeve të saj, gjatë procesit të Vettingut.

Dosja e Gjokës sipas Berishës është zhdukur nga faqja e internetit por ne e kemi atë të plotë.

“KLGJ-ja me votat e Yllka Rupës, name and shame, është ajo që thotë idioma angleze, emëroj dhe turpëroj. Këta turp nuk kanë, por unë këtu do i emërtoj. Me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelien Koçaj, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij, Ilir Rusi, me 6 vota, refuzuan apo vendosën mospranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka. Miq, të dashur qytetarë dhe qytetare, këta persona, të cilët shkelmojnë mbi një seri dokumentesh zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare, dokumente të cilat i ndërpresin automatikisht mandatin Irena Gjokës, këta janë më kriminelë se vetë Irena. Këta janë turpi i njeriut, turpi i nëpunësit, turpi i shqiptarit. Këta janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës.

Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit. E faktuar vizitat e saj. Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit. Por të votosh, të shkelmosh të gjithë këto dokumente, do të thotë të mos kesh as edhe minimumin e ndërgjegjes profesionale, ndërgjegjes ligjore, do të thotë të mos kesh dinjitet njerëzor.

Të poshtërosh veten duke mohuar vulat apostolike, duke mohuar formularët zyrtarë të këtij shteti, do të thotë je bashkautor në këto krime. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori, sado absolutisht të palavdishme të KLGJ-ve të kryesuara nga presidentët, se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur, por kurrë kjo nuk mund të imagjinohej. Nuk mund të imagjinohej të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë.”, tha Berisha, i cili shtoi se të gjitha institucionet e së drejtës në vend, u vunë në mbrojtje të gjyqtarëve.

“Prokuroria e Përgjithshme pasi zvarriti për gati 22 muaj procedurën, sipas kërkesës së Adriana Kalasë si përfaqësuese e PD, nuk pranoi t’i jepte asaj në fund relacionin e përgatitur në lidhje me dy dëbimet dhe vendimin penal të Irena Gjokës. Arsyeja u kuptua gjatë leximit të relacionit nga KLGJ.
Prokuroria e Përgjithshme shkeli ligjin dhe nuk relatoi në KLGJ dy dëbimet.
Shikoni se çfarë mashtruesi është ai Olsi, që i del emri atij atje ku nuk duhet të dalë, ai Olsi i Prokuroria e Përgjithshme. Pra, dëgjojeni tani se çfarë bën, nuk ia dërgon KLGJ-së dëbimet. Nuk i dërgoi sepse ai vetë është Irena Gjoka. Sepse janë dytyrat e drejtësisë së kapur nga krimi dhe politika, që nuk kanë lidhje me ligjin e Kushtetutën.
Gjykata e Lartë dhe Kushtetuese as që u shqetësuan nga çështje të tilla. Irenat e Gjykatës Kushtetuese deklaruan se Irena është magjistrate legjitime, pavarësisht se ka dhënë vendime në kundërshtim të hapur me një ligj të votuar me tre të pestat, i cili përcakton se organi përgjegjës, kryetari dhe magjistrati, njoftojnë menjëherë këshillin për shkaqet e papajtueshmërisë që sjellin mbarimin e statusit të mandatit.
Në këto raste, magjistrati ndalon së ushtruari funksionin e magjistratit, kudo, përveçse në narko-shtetin shqiptar.
Më së paku gjykatat duhet të kishin pohuar detyrimin ligjor, parandalimin e funksionit. Çështja ndërkohë është referuar një këshill dhe prokuror jo nga Irena si magjistrate, por nga Fredi Beleri dhe Adriana Kalaja, por Gjykata Kushtetuese nuk zhgënjen në vete turpërimin e saj.

KLGJ-ja, avertëbrorë, pa shtyllë kurrizore, i turpshëm, me 6 vota, nuk e marrin përsipër edhe pse janë organ kompetent për këtë çështje. Nuk e ushtron këtë kompetencë për 22 muaj, në një kohë kur duhej të kthente për 15 ditë përgjigje. Gjatë kësaj periudhe zvarrit procesin dhe në asnjë moment nuk vë në dyshim kompetencën e saj. Pas zvarritjes për 22 muaj, gjatë të cilës Irena Gjoka në kundërshtim me ligjin, nuk ndalon së ushtruari detyrën, mblidhet dhe me paturpësi thotë se nuk është organi kompetent dhe se çështja i takon ILD-së. Dhe që të mbrojë Irenën, nuk merr vendim ta çojë çështjen në ILD. E merrni vesh apo jo? Pra, ka thënë i takon, por nuk e çon në ILD.“, tha Berisha.
“Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin“

Më pas ai tha se kur u paraqit në SPAK, pa ish-kreun e SPAK-ut Arben Krajën duke numëruar para me ish-shefin e Forcave Operacionale të Tiranës, Oltion Bistri.

“Arben Kraja po numëronte paratë me Oltion Bistrin. Tani, e kuptoni vetë ju që nuk mund të ketë sot çështje tjetër përveç faktit, vendimit të famshmit KLGJ.

Por para se të ndalem në këtë vendim, unë e kuptoj se ju prisni me padurim t’u rrëfej se çfarë pashë brenda unë gjatë këtij kalimi të shkurtër. Aty ishte Altin Troplini apo Poja i Skapit, i cili ishte ulur me tre personazhe, me Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me 5 mbiemra sepse si avokat i tyre po u bënte shpjegime për çështjet.

Së dyti, ndodhej ish-xhelati i Sigurimit të Shtetit, Kraja, i cili po numëronte para me Oltion Bistrin. Po, po, se e shoh që e dëgjoni me skepticizëm. Por aty ishin të dy. Këto ishin ato që pashë unë sot.”, u shpreh kryedemokrati.

Kush po i kërcënon prokurorët që po zbërthejnë aferat e pushtetit? Alarm për sigurinë e hetuesve të SPAK

0

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për shtimin e masave të sigurisë ndaj ish-drejtuesit të institucionit, Altin Dumani, si dhe ndaj disa prokurorëve të tjerë të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. Vendimi vjen në një moment tensioni të lartë, teksa hetimet e SPAK kanë përfshirë emra të rëndësishëm të politikës dhe biznesit.

Sipas burimeve, rritja e masave të mbrojtjes lidhet me presionin dhe kërcënimet e shtuara ndaj prokurorëve që kanë në dorë dosje sensitive, të cilat përfshijnë figura si Edi Rama, Belinda Balluku, Sali Berisha, Ilir Meta, bashkëpunëtorë të tyre dhe biznesmenë të fuqishëm.

Altin Dumani ka qenë nën masa të rrepta sigurie gjatë gjithë mandatit të tij si drejtues i SPAK. Megjithatë, pas dorëzimit të detyrës, presioni ndaj tij nuk ka rënë, përkundrazi, sipas vlerësimeve institucionale, është shtuar për shkak të dosjeve që ai ka firmosur gjatë drejtimit të SPAK.

Mes prokurorëve që kanë përfituar masa shtesë sigurie është edhe Dritan Prençi, i cili po heton zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Prençi ka kërkuar ndaj saj masa sigurie si “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit”. Burime pranë mazhorancës flasin për kërcënime të drejtpërdrejta ndaj prokurorit nga grupe kriminale që operojnë në zonën e Tiranës.

Sipas të njëjtave burime, brenda qeverisë ka shqetësim për reagimet agresive të Ballukut, ndërsa flitet për presion të ushtruar ndaj Kryeministrit Rama për të ndërhyrë në proceset hetimore. Situata shihet si një përshkallëzim i rrezikshëm i përplasjes mes drejtësisë dhe pushtetit politik, në një kohë kur në lojë janë interesa financiare të mëdha dhe hetime që prekin struktura të fuqishme.

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër duke e cilësuar situatën si një kalim nga presioni politik në metoda mafioze. Sipas tij, shtimi i masave të sigurisë për prokurorët tregon se drejtësia është vënë nën kërcënim të drejtpërdrejtë për shkak të hetimeve që kanë prekur korrupsionin qeveritar dhe lidhjet e pushtetit me krimin.

Këlliçi thekson se kërcënimet ndaj prokurorëve nisën sapo SPAK filloi të hetojë aferat e qeverisë dhe jo më vetëm figurat e opozitës, duke e cilësuar situatën si një moment vendimtar për demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.

Vendimi për rritjen e masave të sigurisë konsiderohet një kambanë alarmi për gjendjen e rëndë të sigurisë së institucioneve të drejtësisë, ndërsa mbetet e paqartë se kush qëndron konkretisht pas kërcënimeve, në një klimë ku përplasja mes drejtësisë dhe pushtetit po arrin nivele kritike.

Ministrerja hajdute Belinda Balluku vazhdon jep leje ndërtimi për resortin turistik te Bashkim Ulajt, në Rrjoll

0

Balluku firmos lejen e ndërtimit për resortin turistik te Bashkim Ulajt, në Rrjoll
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur më 16 janar 2026 lejen e ndërtimit për resortin turistik “Blue Borgo”, i cili do të zhvillohet në zonën e Baks Rrjoll, në territorin e Bashkisë Shkodër. Leja është dhënë nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKTU), në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.
Projekti parashikon ndërtimin e një kompleksi turistik multifunksional, i përbërë nga 33 struktura akomoduese dhe shërbimi, me objekte nga 3 deri në 10 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë. Në përbërje të resortit përfshihet gjithashtu një strukturë hoteliere me 1 dhe 3 kate mbi tokë, si dhe disa ndërtesa me funksion social dhe kulturor.
Sipas dokumentacionit zyrtar të miratuar, masterplani i projektit shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 146 hektarësh, në një zonë bregdetare në afërsi të Velipojës. Ndërtimet janë përqendruar kryesisht në zonën e sheshtë të pronës, ndërsa pjesa tjetër e territorit përfshin zona të pjerrëta dhe infrastrukturë lidhëse rrugore.
Dokumentet e KKTU-së përcaktojnë se sipërfaqja totale e ndërtimit mbi tokë e parashikuar nga masterplani arrin në mbi 400 mijë metra katrorë, duke synuar zhvillimin e një kompleksi turistik me funksione akomoduese, shërbimi dhe rekreative.
Subjekti zhvillues i projektit është shoqëria “ABA Blue Borgo”, e cila ka regjistruar lejen e ndërtimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 23 janar 2026, duke përmbyllur procedurat administrative për nisjen e zbatimit të projektit.
Resorti pritet të zhvillohet në një nga zonat bregdetare të veriut të vendit, e përfshirë në planet për zhvillim turistik, ndërsa zbatimi i projektit do të ndjekë fazat përkatëse të ndërtimit sipas lejes së miratuar.

Edi Rama sulmon gjykatësit në prag të vendimit të Kushtetueses për kriminelen Belinda Balluku

0

Edi Rama ka nisur një ofensivë të hapur kundër drejtësisë, pikërisht në prag të vendimeve të rëndësishme që prekin drejtpërdrejt qeverinë e tij, përfshirë çështjen që lidhet me zëvendëskryeministren. Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarëve nuk janë rastësi, por përpjekje të qëllimshme për të ushtruar presion politik dhe për të delegjitimuar çdo vendim të pavarur.

Rama po zhvendos vëmendjen publike, pasi ndodhet përballë nevojës për të marrë një vendim mbi imunitetin e Belinda Ballukut. Ai është nën presion ndërkombëtar dhe institucional. Paradoksi është i qartë: Për Ramën, problemi nuk është korrupsioni, por pagat e gjyqtarëve.
Qeveria Rama është e përfshirë nga skandele të korrupsionit masiv dhe po fshihet te një debat i fabrikuar mbi pagat e gjyqtarëve. Inceneratorët – 240 milionë euro. “Bela” – 50 milionë. Miliona për Beqajn, miliona për Ahmetajn e një sërë aferash të tjera, që sot e kanë hallin real të kryeministrit te gjykatat.

Pas publikimit nga Gjykata Kushtetuese të regjistrimit të seancës, Edi Rama, reagoi me tone denigruese ndaj gjyqtarëve, duke i paraqitur ata si njerëz që kërkojnë “tinëz” t’u marrin shqiptarëve 37 milionë euro nga taksat dhe që, sipas tij, sillen si “vet zot dhe vet shkop”, të aftë të shkelin mbi dy pushtetet e tjera. Rama ironizoi edhe profesionalizmin e tyre, duke vënë në dyshim logjikën, etikën dhe nivelin e demokracisë që përfaqësojnë.

Republika e Prokurorëve, Republikë lmuniteti, solli Republikën pa moral të Hajdutëve Epsh’Sexi!

0

Shkruan Kujim Gjuzi

Pse duhet ndaluar ç’thurja morale, karakteri Alban.
Republika e Prokurorëve, Republikë lmuniteti, solli Republikën pa moral të Hajdutëve Epsh’Sexi !
1 – Republika e prokurorëve mbart rrezikun e Kadi Spahiut Turkoshok.
Shkelja e ligjit “dashje pa dashje” e Shtetit Prokuror sjell pasoja të rënda për kulturën qytetare në shtet si administratorë për Shtetformimin e Drejtë Moral.
Shembulli më poshtë tregon si mundet dhe si fillon shëmbja e perandoris apo qytetshteti trashëgimor.
Një i padënuar për mitmarrje apo hajdut përpara KADIUT ( Gjyqtari) akuzohej nga Spahiu (Prokurori)
Kadiu i drejtohet të akuzuarit duke i thënë :
Pse je koruptuar, pse realizon mitmarrje, pse vjedh, pse s’paguan xhelep dmth pse nuk paguan taksa :
Pse vjedh taksat tanzimë e popullit, a e dini se ligjit nuk i shpëton, ligji të dënon, ja ku është shkru këtu në ligjin në kodin e moralit në sheriatin e Sulltanit ?
Përgjigju akuzës që të bën Spahiu ty i pandehur !
I akuzuari përgjigjet :
I nderuar Kadi Gjykatës, besoni se keni ju ligjin dhe moralin, kodin e librit për të më dënuar? Eh or.. Unë kam një libër që, nuk më dënon do ua këshilloj tani.
“Bëj si them unë e mos bëj sikurse sillem un, ja pra KADI lexoje librin tim, kodin tim amoral, ja po u’a dorëzoj ta lexoni në heshtje me heshtje aman”
Gjykatesi Kadi filloi të hapë faqet e librit që i dorzoi HAJDUTI në çdo faqe kishte lira letër, dupje lira e gjela Florini, libri ishte i trashë… Kadi Gjykata nuk kishte shumë kohë sepse, kish lënë takim Epsh’tej Sexi në dhomë këshillimi, andaj e pyeti i habitur HAJDUTIN
Ky libër kështu vijon deri në faqen e fundit ?
Po po u përgjigj hajduti i Republikës Sexi.
Ehhh me këto ligje që të paske sjellë e me avokatin që të mbron ti ç’faqësohesh për parashkrim krimi ?!
Po po u përgjegj HAJDUTI ky libër është kodi më i ri Epsh’tejn Sex Administra e Republikës Korruptive ehh kështu përfundoi fjalinë HAJDUT TANZIMATI
Gjykatësi u ngrit në këmbë duke mbajt “solemnitet” Urdhëroi prokurorin, avokatët të pranishmit në sallë të ngrihen në këmbë të mbajnë qetësi në dëgjesë.
Vendim në emër të Sex Republikës.
Libri që solli zotria është kod i vjetër i moralit është ribotuar. Libri ka shëmbur perandorët, republikat, qytetshtetet disa mbretëri, andaj zotria është i lirë i pafajshëm me ligjin e Ri të Republikës Korruposex do duhet të lirohet dhe të vijojë qeverisjen Eurosex!
Zotria është i pafajshëm, akuzat e prokurorit bien sepse zotria ka sjell ligjin për imunitet me parimin Epsh’tejn Sex € $ Dupje Ar.
“PARJA BARDHË NË DITË TË ZEZA THA HAJDUTI”.
Të gjithë heshtën Republika e Prokurorëve u rrëzu.
Republika lmunitet Sexi duhet ndaluar.
Imuniteti i zyrtarëve vjen si mbrojtje mosndëshkimi të shtetarëve kur shteti rrëshqet drejt autoritarizmit sikurse janë republikat diktatoriale por kurrsesi sex imuniteti nuk mund të përdoret për të mbrojtur HAJDUTËT ME SEKS PALLOSHIN E GJATË 2.2 MH
Abuzimi me detyrën në shtet, korrupsioni vjedhja si dhe skandali Epsh’tejn Sex duhen ndëshkuar fort.
Shteti i drejtë edhe për shtetin e drejtë. PROKURORI duhet të ketë seriozitet në respektim të ligjit me pikë dhe presje pra…
Prokurori më parë se të japë masë shtërnguese për shtetarët me imunitet duhet të kërkojë heqjen e imunitetit duke i’u drejtuar institucionit përkatës. Nëse prokurori do të bëhet pjesë e grupit HAJDUT SEXl e ka të sigurt se :
Një ditë Shteti i Drejtë nuk vjen kurrë, nuk ndodh sepse kthehet ai vetë prokurori bëhet ndihmës i parë për Shtet “Kuplara Sex Tanga” ku edhe vetë prokurori me veprim apo mosveprim ndëshkohet ai merr peng të ardhmen e brezit të tij, vetë fëmijët e tij janë peng i shtetit Kuplara Tanga.
Shteti i Drejtë me Votë të Lirë e ndalon shtetin e administratës pa moral ndrysh diploma “EpshSex”?
Shteti dhe zyrat e tij s’mund të kthehen në sexzyra.
Ministra/e me gra e burra me dashnor/e sekretar/e me gra e dashnore, zëvëndës ministra/e me gratë dashnore, inspektor/e burra e gra e dashnorë, roje me gra e dashnorësh, pra po shkojmë drejt shtetit KUPLARA MËNXYRA Shtetit Epstejn Sex Laiçak Miroslavi apo jo ? Ej tashmë shteti me diplomaci Epsh’tejn e Kuplara Parada Mënxyrsie po del jo vetëm në USA Po merrni në qafë vedin ju burra tuj mos shku ke andrologu sepse Gjinekat e zgjidhin problemin i fusin nji të heqme plaçkave të Barkut ose mbulohen me 2M3 Dhe.
Turp ! Skandal ! Ndal ! Sos !
Republika grabitëse e seksit rrëzon moralin Alban !
Turpi gjithnjë i mbetet kryeqeveritarit Maliq Ligji.
Për të ndaluar gjindjen, Republika Seksi sot duhet :
Ndëshku, HAJDUTLLIKU QEVERITAR SI KRIM
Ndëshkuar fort çdo administrator shteti abuzues me detyrën, kur kërkon favore seksuale je në krim.
Ndëshkim sekuestrim pasurie me kontroll në kosto me maturim të rreptë si krim financiar.
Ndëshkimi çdo individi që pengon zgjedhjet e Lira si një krim kundër sendërtimit Shteti i së Drejtës.
Bashkim politikanësh dhe qytetarësh të angazhuar mbi baza morali me karakter për Shtet të Drejtë.
Qeveri tranzit me gjithpërfshirje për zgjedhje të lira, të barabarta, në valencë lidershipi me karakter mbi bazën e moralit tonë si trashgimi zakonore Albane.

Simbolika e supës, mjeshtri i fundit i Ramen – supa tradicionale japoneze

0

Shkruan Dr. Shefki Hysa
Diplomatic Mission
Diplomatic Mission

Mbresa nga biseda dje me mjeshtrin Atsushi Yamamoto

Jam i pasionuar ndonjëherë deri në marrëzi pas Traditës në kufijtë e Mitologjisë, për Mjeshtrit e Fundit Tradicionalë, që luftojnë me gjithë shpirt për mbijetesën e Trashëgimisë së tyre, derisa shndërrohen në Legjenda të Gjalla, për të cilët shkruhen libra biografikë, bëhen filma dhe mbeten Heronj të Traditës së një Vendi.
Kjo ndodh vetëm në Japoni dhe në Kinë, me shefat Legjendarë të Supës – Ramen dhe me Mjeshtrit e disa llojeve të rralla të Karatesë.

Shefat e Ramen dhe Mjeshtrit e Karatesë kanë shumë nxënës, po lodhen shumë derisa gjejnë Trashëgimtarin e Vërtetë të Sekretit të tyre Tradicional.
E lakmojnë shumë atë Sekret, po ata nuk ua japin as fëmijëve dhe as farefisnisë së tyre, pa u bërë mjeshtra që sakrifikojnë dhe e meritojnë Sekretin. Shpesh ua dorëzojnë nxënësve me të cilët nuk kanë fare lidhje gjaku, por lidhje profesionale, që vërtet sakrifikojnë duke punuar 24/24 për ta merituar Sekretin.
Dhe Nxënësi, pasi bëhet Shef, ose Mjeshtër, e ruan me fanatizëm Trashëgiminë për t’ia dorëduar qoftë edhe një Pasardhësi të Pronarit të Dikurshëm, nëse e meriton, ose një të Huaji Meritor, që i përkushtohet me Heroizëm Traditës!…
Më intrigon Historia e Mjeshtrave Legjendarë edhe për faktin se në një situatë të tillë jam edhe vetë, me pasuesit e mi të Brezit të Ri tërësisht të pa interesuar për Trashëgiminë e Vlerave të Rralla Tradicionale.

Djem pordhacë dhe vajza pordhace të Brezit të Sotëm, të dhënë pas Fasadës plot Shkëlqim të Jetës Moderne, pas aventurave të Kohës Konsumiste, nuk denjojnë të përkushtohen pas Traditës, që kërkon Hyjnitet, Mençuri, Inteligjencë, Dhunti, Mendje të Kthjellët e Shpirt Sakrifice, Përkushtim dhe angazhime Heroizmi.
Sot askush nuk do që të bëhet Hero prej këtyre teveqelëve të Kohës që po jetojmë, qofshin djem, ose vajza.
Dje, Zoti më bëri si Dhuratë takimin me Atsushi Yamamoto, Shefin e Fundit të Ramen, Supa e Famshme Japoneze.
Kishte ardhur si turist në Shqipëri, më saktë për të vëzhguar dy-tre restorante japoneze të hapura në Vendin tone, që servirin, midis të tjerash, edhe Ramenin.
Pasi u njohëm nga pak, aq sa na premtonte koha e një takimi të parë, shkëmbyem me shumë respekt dhe vëmendje përvojat tona.
Ai më tregoi gjithë emocion Historinë e Traditës së Lashtë të Ramen dhe gjithë deziluzion për vështirësitë e sotme për të gjetur Trashëgimtarin.
– Është gati e pamundur të gjesh Ndjekësin Real të Traditës sonë, – theksoi ai, me keqardhje.
– Ke shumë të drejtë, po ke zgjedhur Vendin e Gabuar për të gjetur Trashëgimtarin tënd!… Në Shqipërinë e sotme gjen përgjithësisht të rinj pordhacë, që ushqehen me paratë e prindërve të tyre dhe debatojnë nëpër lokalet e luksit, se kush është ndjekësi më i madh i aventurave të Botës së Errët, që josh egërsisht moshat rinore, – ia ktheva Unë, sa seriozosht dhe me humor provokues.

– Po pse kaq pesimisht? – qeshi ai.
– Epo në këtë gjendjen tënde jam, pak a shumë, edhe Unë. Jam munduar shumë, po nuk gjej dot Dikë të përkushtuar që të angazhohet dhe të më ndjekë në veprimtarinë time, si Kryemisionar Paqeje, qoftë edhe duke më mbajtur dosjet e Punës. Dhe as që bëhet fjalë për Lider Trashëgimtar, siç e kërkon ti, – theksova, jo pa humor.
– Epo ti qenke vërtet në hall, se nuk gjen dot as mbajtës dosjesh, – u shkri së qeshuri Mjeshtri.
– Nuk po bëj shaka, Mjeshtër, vërtet që nuk gjej dot as mbajtës dosjesh nga brezi i sotëm.
Mjeshtri vazhdoi të qeshte, aq sa desh u mbyt.
– Sa të duhen?… Do dhjetë, njëzet, ose më shumë?!… Të sjell Unë plot djem e vajza nga Japonia të përkushtuar 24/24, si mbajtës dosjesh. Heronj të vërtetë janë në përkushtim ndaj Punës, shumica e djemve dhe vajzave japoneze, në sajë të Edukimt Familjar dhe Sistemit Shkollor të Rreptë, por janë të paaftë për Lidership, – më inkurajoi Mjeshtri, pasi pushoi së qeshuri.
– Seriozisht?! – ia ktheva dhe qesha edhe Unë gjithë kënaqësi, duke e vlerësuar shumë idenë e Mjeshtrit Atsushi Yamamoto për të më sjellë ca djem dhe vajza nga Japonia, Heronj të Specializuar në mbajtjen e dosjeve.
– Seiozisht, nëse të pëlqen Ideja ime, – deklaroi i vendosur Mjeshtri.

– Epo ia lemë Kohës, – thashë Unë me gjysmë zëri me atë sjelljen tipike shqiptare “Varja”, me të cilën jemi mësuar të shtyjmë jo më si dikur gjashtë muaj, por tashmë gjithë vitin…
Mjeshtri ngriti supet pa kuptuar asgjë nga temperamenti im prej shqiptari.
Biseduam dhe ca për Motin në Ballkan dhe në Japoni dhe pastaj u ndamë miqësisht me premtimet se do t’i gjendeshim njëri-tjetrit në këto kohë të vështira për të Ardhmen e Botës.
Unë i urova, që Zoti ta ndihmojë më Trashëgimtarin e tij, edhe ai, gjithë pesimizëm më bëri të njëjtin Urim, me dëshirën e mbijetesës së Traditës së Vlerave të Rralla Botërore.
Zoti i dhëntë Trashëgimtarin e Ramen Mjeshtrit Atsushi Yamamoto dhe, Mua, Trashëgimtarin e Misionit të Paqes që drejtoj!…

Edhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga në dosjen Epstein

0

Në dosjen e Jeffrey Epstein është përmendur dhe ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, përmendet një princesh nga Tajlanda që do të ishte në New York bashkë me Jahjagën.

Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës dhe shërbeu si Kryetare e Shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2016. Përmbajtja e dosjes së publikuar përfshin afërsisht 3 deri në 3.5 milionë faqe me të dhëna rreth aktiviteteve të Epstein, 2,000 video dhe 180,000 imazhe.
Departamenti i Drejtësisë pretendon se një pjesë e përmbajtjes është e vështirë ose e pamundur të publikohet pa mbrojtur privatësinë, kështu që emrat dhe informacionet personale të viktimave janë fshirë pjesërisht ose plotësisht.

E PAPRITUR! Emri i ish-Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga në

Mesazhi i Plotë:

“Princesha nga Tajlanda do të jetë në New York, Kombet e Bashkuara, me presidenten e Kosovës. Ajo do të donte t’ju takonte nëse keni kohë këtë javë.“

Semiotika në punët e Lin Delisë

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Piktori italo-shqiptarë me famë botërore na ka lanë një vepër mjaft të mirë, qe përfaqëson mjaft mirë prejardhjen e tij dhe natyrisht formimin e tij intelektual në shkollat më prestigjioze perëndimore kryesisht italiane. Për Lin Delinë kanë shkruar shumë kritikë arti, por unë kam tentuar të bëj një analizë gjuhësore për punët e tija. Piktuara ashtu si gjuha e folur është një gjuhë e mirëfilltë, gjuhë plastike gjuhë pa emër, materiale. Lin Delija në punët e tija shprehet edhe gjuhësisht, duke na dhanë mesazhe gjuhesore. Pavetëdija e piktorit që është pjesë e arketipit shkodran ka arritur të shprehet me ngjyra dhe forma, hapsira, dhe perspektivë, nëpërmjet një fantazie dhe një intuite plot imagjinatë të shkëlqyer duke na lanë një “prozë”, “poezi”, biles edhe pjesë “muzikore” nëpërmjet gjuhës plastike, materiale të pikturës. Aftësia e kësaj gjuhe bën të mundur kuptimin e mesazheve të punëve të Delisë.

Trajtimi gjuhësisht i veprës së artit, i jep asaj kuptim, e dritëson atë duke e bërë më të përceptueshme e kuptueshme për shikuesit e studiusit. Alberto Argenton është një psikolog arti italian, i cli bën interpretime gjuhësore të veprës së artit pamor. Ai i jep gjuhes se Arteve vizive kuptim, domethenje. Argenton ka shkruar për shprehjen dhe kualitetin ekspresiv dhe për përceptimin dhe dinamikën e tij. Trajtimi gjuhësorë i punëve të Delisë, i jep domethanje dinamikës së përceptimit të Delisë që nuk është vetëm biologjik dhe e bën të mundur përceptimin e kualitetit ekspresiv të punëve të Delisë.
Para një viti, kam organizuar një aktivitet për piktorin e madh dhe jam përpjekur ta trajtoj punën e Delisë në rrafshin gjuhësorë, pikërisht semiotik.
Duke ju drejtuar kësaj discipline shkencore, studiusit e artit pamor dhe atij muzikorë, kanë arritur të zbulojnë ato pjesë të artit, të cilat kanë nevojë të dekorogen, kuptohen. Komunikimi i simboleve dhe shenjave vizive eshte i futur thellë në shpirtin e artistit, duke prezantuar ato pjesë të shpitit qe kanë nevojë të kuptohen, domethajnet e mendjes. Puna e Delisë është Delija vetë i kthyer në art, ngjyra e forma. Cdo ngjyrë dhe formë e Delisë jep një mesazh, njohja jonë që i japim neve punëve të Delisë e themelon shenjën e tij sipas Barthez. Ikona e mendjes dhe e shpirtit te Delisë është kthyer ne Simbole që është Arti i tij. Deshifrimi i kësaj ikone është mjeti për të kuptuar se cfarë ka dashtë me thanë Delija në punët e tija të realizuara shumë mirë artistikisht.

Semiotika globale, Ikona kthehet në Simbol.

Pikërisht Ikona e tij, është kthyer në simbol dhe është pjesë e veprës së Delisë. Natyrisht edhe arketipi i tij, historia, kultura tradicionale, mitika, mistika, drita, intuita idete e tij jane pjese se artit të Delisë. Ne punët e Delise duket qartë edhe pavetdëdija kolektive e Shkodres, qe dallohet në punët e tija. Jeta ne nje kulturë tjetër, Antrodoco Itali e pasuroi artin e tij teknikisht dhe rriti aftësitë shprehëse, pa ja zbehur prejardhjen e arketipit te tij.

Arti është pasqyrë e psikikës, mendjes dhe shpirtit, të Delisë.

Artisti ne vepren e artit përdor edhe gjuhën e simboleve, të cilat janë ngjyra, forma, trajta sipas psikiologjisë Gestaltiste. E gjithë kjo gjuhë, është “totaliteti” i Delisë, i cili ka pikturuar pjesë të këtij “totaliteti”, kësaj gjuhe shpitërore, e cila dekodohet nga shenjat dhe i jep kuptim. Lin Delija ka përdorur në punët e tija simbolikën nëpërmjet ngjyrave dhe formave. Aftësia e Delisë ne perdorimin simbolik te ngjyrave konsiston ne faktin se ngjyrat e Delisë kanë edhe një tingëllimë të fortë.

Lidhja ngjyrë-tingull

Në fakt piktura shprehet në planin semantik, por vokalizimi i saj ose “tingëllima e ngjyrave”, shprehen në planin sintaksorë, si togfjalësha, sipas Umberto Ecos. Ngjyrat e Delisë janë Imago vocis, imazhi zerit, të gjitha imazhe mendore te cilat kanë edhe një domethanje tingëllore. Ato te gjitha tingëllojnë dhe krijojnë një ide më të qartë, komunikim, për artin e Delisë. Imago vocis vijnë si pasojë edhe e formimit të tij vokal. Imazhet zë, duken qartë tek puna e Delisë Samaritana, ku artisti, i bën ngjyrat të “tingëllojnë”. Ngjyrat e Delisë krahas që flasin por edhe tingëllojnë dhe si të tilla kanë konotacion të dyfishtë.
Alberto Argenton shkruan për imago vocis, duke i vokalizuar ngjyrat duke i kthyer ato në tinguj. Për Argenton, piktori nuk pikturon, por i jep artit të tij edhe elementë tingëllues, vokal.

1. Fiori (lule) Punim me bojra vaji

Edhe tek puna lulet, dëgjohen qartë, tingujt e këngëve të qytetit të tij Shkodrës, të cilat kanë qenë burim frymëzimi, për piktorin e madh. Ai ka kënduar shumë mirë këngët e Shkodrës.

2. Anna Manunza

Komunikimi (shenja dhe kodi)

Punët e Delisë janë mjaft komunikative. Komunikimi ka një rol të madh për jo-verbalen, tek piktura, muzika dhe letërsia. Tingujt dhe ngjyrat komunikojnë, duke na krijuar neve një përshtypje për materialin muzikorë dhe piktorik të cilët kanë shprehje dhe koncept dhe janë një gjuhë e cila ka element shprehës si gjuha e shkruar dhe e folur, gjuhë natyrale.
Lin Delija (1926–1994) ishte piktor italo-shqiptar me origjinë nga Shkodra, i formuar dhe aktiv kryesisht në Itali. Ai njihet për pikturën figurative me karakter të fortë ekspresiv dhe shpirtëror, sidomos në artin sakral. Veprat e tij trajtojnë vuajtjen, besimin dhe dinjitetin njerëzor, me ngjyra të ngarkuara emocionalisht dhe figura dramatike. Lin Delija përfaqëson një urë kulturore mes traditës shqiptare dhe artit modern italian.

Semiotika e Lin Delise, shenja figurative me funksion shpirteror.

Në plan semiotik, piktura e Lin Delijës ndërtohet mbi shenja figurative me funksion shpirtëror. Figura njerëzore vepron si ikonë, sepse ruan ngjashmëri të drejtpërdrejtë me trupin real, por e tejkalon realizmin drejt përjetimit të brendshëm.
Ngjyra është simbol: e kuqja dhe okra shënojnë vuajtjen dhe flijimin, bluja dhe e errëta meditimin dhe heshtjen metafizike.Gjestet dhe fytyrat funksionojnë si indekse, duke treguar gjendje të brendshme (dhimbje, lutje, ekstazë), pra gjurmë emocionale të njeriut.
Në artin sakral, Delija nuk synon narracionin, por praninë e shenjës: figura e Krishtit apo e shenjtorëve bëhet shenjë e vuajtjes universale dhe e besimit njerëzor. Kështu, vepra e tij lexohet si një tekst vizual meditativ, ku shenja nuk shpjegon, por fton në përjetim.
Në plan stilistik, Delija mbetet figurativ, por me një ngarkesë të fortë ekspresive dhe simbolike. Trupi njerëzor, fytyrat e tensionuara, gjestet dramatike dhe drita e brendshme janë shenja themelore të gjuhës së tij pamore. Ngjyra nuk është dekorative, por emocionale dhe shpirtërore, shpesh në funksion të sakrales. Një vend qendror në veprën e tij zë arti fetar (Krishti, shenjtorët, martirizimi), ku piktura shndërrohet në akt meditativ. Këtu Delija përdor ikonografinë perëndimore, por e rishkruan atë me ndjeshmëri ballkanike dhe dramë ekzistenciale moderne.
Në plan semiotik, vepra e Lin Delijës funksionon si:
Ikonë – figura e shenjtë si prani vizuale
Simbol – vuajtja si shenjë universale e njeriut
Indeks – gjurma e përvojës personale të mërgimit dhe besimit
Lin Delija mbetet një zë i veçantë: një piktor i dhimbjes, besimit dhe dinjitetit njerëzor, që e bëri artin një formë lutjeje dhe dëshmie kulturore.

POSTIMET E FUNDIT