Kreu Blog Faqe 43

Ka dëme që rregullohen, por ka dhe dëme që nuk riparohen me takime, premtime e mashtrime

0

Shkruan Rifat Kullolli

Një pallat i keq shembet. Një makinë e prishur zëvendësohet. Një gabim në punë harrohet pas pak kohësh.
Por kur dëmtohet totalisht nje sektor si bujqësia e një vendi, nuk shembet vetëm një strukturë, shembet themel i jetës.
Marr shkas për këtë shkrim , nga takimi Degjese (vetëm shqiptarët nuk i dëgjon asnjiherë )të kryeministrit Edi Rama, zonjes Belinda Balluku dhe mininistrit te bujqësisë, djalit te zonës time, Andis Salla , me disa femere dhe dhe kuadro te Divjakes..
Qe ne fillim duhet ta theksojë se Tokës nuk i bërtet dot, ajo nuk del në protestë, ajo nuk ka studio televizive. Por kur ajo shkatërrohet e degjenerohet, pasojat i paguan një komb i tërë, për dekada ë dekada
Sot, dëmi në tokën bujqësore shqiptare është shumë më i rëndë sesa duket nga zyrat me ajër të kondicionuar të kryeministrit apo Ministrisë së Financave
Nuk janë vetëm arat e lëna djerrë.
Është shkatërruar sistemi.Eshte dëmtuar fondi fizik i tokës bujqësore
– Toka bujqësore ka dhe po ndryshon destinacion nga drejtimi bazë i saj ..
-Jepen leje ndërtimi në toka fushore për linja peshku , për magazinime, për fotovoltaike, për shtëpi banimi e së fundmi për fshatra turistik..
– “Doktorët e tokës”, specialistët e agronomisë, janë zhdukur pothuajse krejtësisht. Është prishur me vendime qeverie struktura organizative e Këshillit dhe kontrollit bujqësor te rrethit me specialistë të mirëfilltë agronom e zoo-veteriner , duke bërë pa efiçencë dhe ata që sot marrin rrogën, por qe nuk i japin asgjë profesionale fermës
– Mbi 80% e rrjetit kullues dhe ujitës është jashtë funksionit, tokat mbyten dimrit, digjen verës.
– Është prishur struktura e plugimit që ruante ajrosjen, pjellorinë dhe regjimin ujor të tokës.
– Nuk ekziston më qarkullimi bujqësor i kulturave, atje ku kultivohet toka lodhet, varfërohet, sëmuret.
– Skemat e plehërimit janë kthyer në improvizime, shpesh të dëmshme.
– Mbrojtja e bimëve është lënë në dorë të tregut informal, pa kontroll, pa këshillim shkencor.
– Nuk ka kartela toke, askush nuk e di realisht çfarë i mungon tokës, çfarë ka tepricë, çfarë duhet të mbillet dhe ku.
Kjo nuk është thjesht neglizhencë.
Ky është çmontim i heshtur i një sektori jetik…SPAK-u nuk duhet të hetojmë vetëm ata që vjedhin me dokumenta te dukeshme , por edhe ata që kanë denigruar një sektor të tërë që siguron 50% të të ardhurave ..
Sepse bujqësia nuk është vetëm prodhim domatesh e gruri. Bujqesia eshtë siguri ushqimore, është punësim rural, është ekuilibër social, është territor i banuar, është identitet kombëtar.
Kur bujqësia nuk ndiqet , nuk financohet, nuk kontrollohet , nuk rehabilitohet,fshati zbrazet, importet rriten, çmimet shtrenjtohen, varësia nga serbi greku, rusi ,ukraina e maqedonasi thellohet, dhe vendi humbet aftësinë për të ushqyer vetveten.
Këto dëme nuk rregullohen me takime, foto e premtime sezonale.
Toka nuk ushqehet me fjalë.
Ajo ka nevojë për investim serioz, të strukturuar dhe të kontrolluar.
Si specialist i këtij sektori prej 48 vjetësh i sugjeroj Institucioneve shtetërore perkates, që kanë dëshirë të dëgjojnë e të drejtojnë
– Krijimi i fermes se integruar , pra bashkimi i tokave te fragmentuara , si pasoje e ligjit famekeq 7501, ne zona ku lejon terreni dhe fermeri , ku eshte 100 % e mundëshme ne zonat fushore
– Ngritja e një instituti kërkimor shkencor që tu japë përgjigje nevojave të kohës.
– Ndalimi i menjëhershme i tjetërsimit të tokës bujqësore me ligje deri në ndalim fizik të abuzuesve dhe jo vetem për parkime të gabuara..
-Grante të fuqishme deri ne 200-250 milion euro në vit , të paktën për një 5 vjeçar, deri në rifillimin e vitalitetit, së pari të fermerit e pastaj të tokës, lekët e dhëna të kontrolluara rreptë nga degët e bujqësisë dhe bankat, duke monitoruar rreptë destinacionin real të fondeve të dhëna tek fermeri , deri në masa ndëshkuese për fermerët abuzues
-Rikthim i shërbimit agronomik në terren
-Rindërtim i rrjeteve ujitëse dhe kulluese brenda vitit në vazhdim
-Skema të detyruara të qarkullimit bujqësor
-Analiza toke dhe kartelë personale për çdo fermë, duke ngritur laboratorët e tokës.
Skema plehërimi dhe mbrojtjeje të bazuara në shkencë..
-Kontrolle të forta në dogana për cilësinë dhe listën e produkteve të plehrave dhe pesticideve që futen në vend ..
– Jo kryebashkiaket ne ndihme te fshatit , se fondet e dhena per fermeret do shkojme ende ne xhepat ku kane shkuar deri tani ..
Sepse bujqësia nuk ringrihet me takime qeveritare, ku nuk lejohet që fermeri te ngreje nje shqetesim, por me politika afatgjatë, disiplinë dhe dije.
Vetëm me investime të shumta, me kontrolle te forta disiplinore, mund dhe duhet te rikthejme jetën e tokës bujqësore.. .

Florjan Binaj i bashkohet protestës së Adriatik Lapajt para Kryeministrisë

0
Screenshot

Moderatori, aktori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar mbrëmjen e kësaj të shtune protestës kombëtare të thirrur nga kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, e cila po zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Binaj, i njohur për angazhimin e tij qytetar dhe pjesëmarrjen në protesta të ndryshme kundër qeverisë, ka qenë i pranishëm në shesh, duke iu bashkuar qytetarëve që protestojnë kundër korrupsionit dhe skandaleve qeveritare. Ai ka marrë pjesë edhe më herët në protesta të organizuara nga forca të ndryshme politike, duke ruajtur një qëndrim kritik ndaj qeverisë “Rama”.

Gjatë tubimit, Adriatik Lapaj renditi një sërë akuzash ndaj qeverisë, duke përmendur aferat e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, si edhe dosjen e AKSHI-t, ku sipas tij bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal që ka abuzuar me tendera publikë dhe ka fryrë kostot me miliona euro.

Sipas Lapajt, këto skandale janë arsye të mjaftueshme për rrëzimin e qeverisë aktuale dhe për një reagim të fortë qytetar.

Prokurorët e SPAK që nuk kanë konfiskuar asnjë qeveritar, kërkojnë mbrojtje te përforcuar pa treguar se kur, ku dhe nga kush kërcënohen?!

0

Komisioni i mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani dhe disa prokurorëve të posaçëm, mes të cilëve dhe Dritan Prençi, prokurori i cili po heton zv kryeministren Belinda Balluku.

Kjo është një tjetër intrigë e trilluar nga të paftyrët në SPAK, me qëllim që të hiqen si heronj, kur heroizmi i vetëm i tyre ështe masat e arrestit me burg për të mbledhur prova dhe fakte si karavidhe të kërkuara prej tyre, te aprovuara në menyrë skandaloze nga banda tjetër e plepistave GJKKO.

Sipas Klodian Brahos kërkesa vjen pas presionit në rritje ndaj Dumanit lidhur me hetime të shumta që mbajnë firmën e tij, si ish krye prokuror i SPAK, kur nuk kanë paraqitur asnjë rast të vetëm të këtyre ndodhive imagjinare, përveç rasteve kur Berisha e shan Dumanin dhe dumanët edhe me libër shtëpie dhe ata heshtin si qen të rrahur.

Përveç Dumanit, është miratuar nga i njëjti komision edhe mbrojtje për disa prokurorë të tjerë te strukturës së posaçme, mes të cilëve edhe për Dritan Prençin, i cili po heton zv kryeministren Belinda Balluku dhe kërkoi caktimin e dy masave të sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim i daljes jashtë territorit të vendit”. Por se përse është kërcënuar, kur dhe ku është kërcënuar ky Premçi, atë e dinë vetëm intrigantët e SPAK, të cilët duan të krijojnë një opinion kriminal të poshtër, se gjoja po kërcënohen nga politika.

Nëse këto deklarime janë të vërteta, atëhere SPAK që është struktura që na mbron nga krimi, duke zbuluar kërcënuesit dhe shantazhuesit e qytetarëve, duhet me patjetër të zbuloj dhe t’i bëjë publik kërcënuesit e tyre, duke i shtuar dhe nje akuzë të re Ballukut, atë të kërcënimit dhe ta çojnë në qeli, që të “shpëtoi” Premçi, përndryshe ky është një puç tjetër instuticional me qëllime të errta antishtet dhe antidrejtësi në bashkëpunim me Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Jorida Tabaku i pergjigjet ashper eurodeputetit:”Shqetësimi për Ballukun shkon përtej PD. . .”

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka replikuar me raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder, lidhur me vlerësimin e protestës së opozitës të 24 janarit dhe situatën e demokracisë në vend.Kliko ne reklame, me gjuhe angleze, na mbeshtetni
Në një intervistë për emisionin “ÇdoKënd” me Merita Haklaj, Tabaku theksoi se protesta është një mjet europian i shprehjes së pakënaqësisë dhe se problemi real nuk janë molotovët, por mbrojtja politike e korrupsionit.

“Nuk është mënyrë europiane të mbrosh korrupsionin. Protesta është mënyrë europiane për të thënë gjërat”, deklaroi Tabaku, duke shtuar se shqetësimi për çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku shkon përtej interesave të Partisë Demokratike.

Një kryq mbi male, një dritë mbi zemra

0

Shkruan Zef Ndreka

Rreportazh nga Shpali i Mirditës.

Shpal, Mirditë, 31 janar 2026.
Ka vende ku fjala “punë” nuk do të thotë thjesht mund fizik, por përkushtim, besim dhe bashkim njerëzish rreth një ideje që i tejkalon të përditshmet. Një përkushtim i tillë ishte sot në Shpalin e Mirditës, ku në majë të një kodre u vendos një Kryq 12 metra i lartë, tashmë shenjë e re orientimi shpirtëror dhe pamor për gjithë zonën.

Që në orët e para të mëngjesit, rruga e ngushtë dhe e vështirë drejt majës së kodrës u kthye në një shteg vullneti. Mjete pune, hekur, beton, litarë, duar të ashpra burrash mali dhe sy plot dritë, të gjitha u bënë pjesë e një organizimi që banorët e quajnë pa hezitim shembullor.
Nismëtari dhe financuesi i kësaj vepre, doktor Xhovalin Leka, e kishte prej kohësh këtë ëndërr. Por sot, ajo nuk ishte më vetëm e tij. Ishte bërë ëndërr e përbashkët. Thuajse nga çdo shtëpi e fshatrave përreth kishin ardhur këtu nga një përfaqësues. Në atë majë nuk kishte dallime, punëtorë, biznesmenë, miq, fshatarë, drejtues lokalë, të gjithë të barabartë përpara një qëllimi.
Një punë e vështirë, një arritje e madhe.

Transporti i strukturës metalike në atë terren të thyer ishte sfidë më vete. Çdo metër i fituar dukej si një betejë e vogël e fituar. Por kur pjesët e kryqit u bashkuan në tokë dhe më pas nisën të ngrihen drejt qiellit, lodhja u zëvendësua nga heshtja e thellë e atij momenti solemn.
Kur kryqi mori formën e plotë dhe u fiksua mbi bazamentin e betonuar, shumë sy u lagën. Jo nga era e malit, por nga ndjenja se po linin pas diçka që do të qëndrojë gjatë, shumë më gjatë se jeta e secilit prej tyre.
Bekimi dhe të pranishmit.

Ceremonia e bekimit, e kryer nga prifti i Rrëshenit, i dha veprës dimensionin e saj shpirtëror. Fjalët e lutjes u përzien me ajrin e pastër të maleve dhe me heshtjen e respektshme të të pranishmëve. Kryeplaku i fshatit, punëtorët, miqtë e doktorit, banorë të zonës, të gjithë qëndronin përreth, si një familje e madhe.
Pas përfundimit të ceremonisë, dita vijoi me një drekë të përbashkët në një nga restorantet pranë, jo thjesht si festë, por si shenjë e një lidhjeje të forcuar mes njerëzve.
Një dritë që do të shihet larg.
Kryqi është vendosur në një pikë dominuese, prej nga shtrihet pamja mbi një hapësirë të gjerë nga Fani, Oroshi, Repsi, Rrësheni dhe fshatra të shumtë përreth. Natën, i ndriçuar, ai do të jetë i dukshëm nga dhjetëra kilometra larg, madje edhe përgjatë segmenteve të Rrugës së Kombit, duke shoqëruar çdo udhëtar që ngjitet drejt Kosovës apo zbret prej saj.
Për banorët, ky nuk është vetëm një simbol fetar, por është një shenjë shprese, mbrojtjeje dhe identiteti. Një pikë ku toka dhe qielli duken më afër.
Një vepër që flet pa zë.
Në fund të ditës, kur njerëzit u shpërndanë dhe maja e kodrës mbeti sërish në qetësinë e saj, kryqi qëndronte aty, i bardhë mbi sfondin e maleve blu. Një dëshmi se kur një ëndërr mbështetet nga komuniteti, ajo bëhet realitet.
Dhe ndoshta, për çdo kalimtar që do ta shohë nga larg, ai kryq nuk do të jetë thjesht metal e dritë, por kujtesë se edhe në kohë të vështira, njerëzit dinë ende të bashkohen për diçka më të madhe se vetja.

Ergys Agasi urdhëroi arrestimin e Ilir Metës…

0

Meta ironizon teksa thotë se shteti i së drejtës në Shqipëri funksionin si një godinë katër katëshe, ku në katin e parë qëndrojnë banditët, në të dytin policia, në të tretin Prokuroria dhe SPAK-i ndërsa në të fundit gjykata.

“Dëgjo, – i thotë avokati, të pandehurit, “nuk ishte faji i tre prokurorëve, por i njëfarë Gysi dhe Erion Veliaj, se ma thanë miq nga BKH. Ky Gysi thonë që koordinon këto rrëmbimet midis të katër kateve (pra banditëve, policisë, SPAK-ut dhe gjykatës). Ideja ishte që nga rrëmbimi te dorëzimi të zgjaste 20 minuta, por Gysi kujtonte se prokurorët ishin në zyrë. Ndërkohë ata ishin në periferi në një drekë speciale, por rrëmbimi kishte ndodhur. Kështu Gysi u thotë atyre të BKH-së bëni letrat tani se çdo gjë me sukses”.”, thotë Meta.

Reagimi i plote:

Për të gjithë ata që nuk kanë kohë të lexojnë Kushtetutën dhe Konventat Ndërkombëtare, që mbizotërojnë në legjislacionin tonë, dua t’ua thjeshtoj kuptimin (perceptimin) se si funksionon shteti i së drejtës në rastin Meta, që nga dita e rrëmbimit publik të 21 tetorit 2024 e deri tani.
Në shtetin e së drejtës po ta thjeshtojmë piramidën apo hierarkinë e funksionimit të shtetit të së drejtës sikur të ishte një pallat me 4 kate (pa shtesa) normalisht në katin e parë (bodrum) qëndrojnë banditët.
Në katin e dytë qëndron Policia (mbi banditët).
Në katin e tretë qëndron Prokuroria dhe SPAK-u.
Në katin e katërt qëndron Gjykata (mbi të gjithë).
Në shtetin e së drejtës nuk ka kate shtesë mbi katin e katërt (pra të gjykatave).
Ndërsa në rastin Meta në katin e katërt qëndrojnë banditët (Organizata Kriminale me specialitet rrëmbimin).
Në katin e tretë është Policia (Narkopolicia).
Në katin e dytë është Prokuroria (SPAK).
Dhe në katin e katërt (bodrum) qëndron Gjykata.
Sepse vetë Gjykata dhe SPAK-u na provojnë zyrtarisht se shtetasit Ilir Metaj i është komunikuar akuza nga Policia Gjyqësore (e Policisë së Shtetit) fiks në orën 14:16.
Ndërkohë video e bërë virale në tërë botën është regjistruar në ora 12:18.
Pra banditët me maska, me armë të rënda, pa fytyra, pa emra dhe pa asnjë letër me vete rrëmbejnë me dhunë dhe e fusin forcërisht në makinën e tyre private ish-Presidentin e Republikës, që atëherë mbrohej ligjërisht nga Garda e Republikës.
Fiks për 2 orë (pa 2 minuta) banditët i bëjnë xhiro rrugëve të kryeqytetit ish-Presidentit me pranga në duar për t’ia dorëzuar policisë gjyqësore, e vetmja e caktuar nga Gjykata për të kryer ekzekutimin në orën 14:16.
Nga zelli i tepruar për t’i shërbyer Policisë së tyre, banditët u dorëzojnë edhe shoqëruesin e Z. Meta, qytetarin Artemis Peca, të prangosur.
“Ne ju thamë për një, – u thanë policët, banditëve, – “e ju na keni sjellë dy”.
“Na falni, – u përgjigjën banditët, “por këta të dy ngjanin shumë me njëri-tjetrin, ndaj vendosëm t’i prangosnim të dy, që të ishim të sigurtë për porosinë tuaj”.
“Lirojeni këtë tjetrin, – u thanë policët, – “se nuk na duhet dhe vazhdoni me listën e rrëmbimeve të tjera”.
“Një për të gjithë dhe të gjithë për një!”, – brohoritën banditët dhe i morën prangat nga duart e Artemisit për t’ua vendosur sipas radhës (së Gysit), Gerondit, Danielit dhe plot të tjerëve.
Dy ditë më vonë, më 23 tetor 2024, gjykatësi Erion Çela pyet tre prokurorët (muskëtjerët): “Si është kryer arrestimi i të pandehurit, Ilir Metaj?”
Prokurori Kraja, me përvojë për arrestime në të dy epokat deklaroi: “Vetëm sipas ligjit Z. Gjykatës!”. Dy kolegët e tij aprovuan me kokë.
“Ky gënjen Z. Gjykatës, – tha i pandehuri, “dhe vendimi i firmosur nga vetë ju që ekzekutimi i arrestimit tim të bëhej vetëm nga Policia Gjyqësore, BKH dhe SPAK-u është shkelur rëndë nga banditë me maska”.
“Ndërpritet seanca!”, – thotë gjykatësi dhe drejtohet për në Dhomën e Këshillimit (Komandimit) për të “pjekur” vendimin.
Rifillon seanca.
Gjykatësi me solemnitet dhe kokën ulur deklaron vendimin: “Gjykata pasi dëgjoi qëndrimin e prokurorëve dhe atë të të pandehurit, vendosi në favor të prokurorëve dhe e cilëson arrestimin plotësisht të ligjshëm”.
“Mbi çfarë baze ligjore Z. Gjykatës?”, – reagoi i pandehuri.
“Në demokraci ekziston vetëm një ligj i pandehur dhe ai është ligji i shumicës. Këta janë tre (prokurorë) dhe ti një (i pandehur)”.
“Ndjesë Z. Gjykatës, por reagova në atë mënyrë duke besuar në parrullën pas jush se:
Ligji është i barabartë për të gjithë”.
Ditën tjetër, i pandehuri takon avokatin.
“Ore avokat, që treshi është më i madh se njëshi e kuptova, por nuk kam kuptuar akoma si qëlloi që të tre prokurorët special kanë firmosur arrestimin tim mbi një ligj të vitit 1998, që është shfuqizuar në vitin 2020. Si nuk e pa njëri prej tyre gabimin?”
“Dëgjo, – i thotë avokati, të pandehurit, “nuk ishte faji i tre prokurorëve, por i njëfarë Gysi dhe Erion Veliaj, se ma thanë miq nga BKH. Ky Gysi thonë që koordinon këto rrëmbimet midis të katër kateve (pra banditëve, policisë, SPAK-ut dhe gjykatës). Ideja ishte që nga rrëmbimi te dorëzimi të zgjaste 20 minuta, por Gysi kujtonte se prokurorët ishin në zyrë.
Ndërkohë ata ishin në periferi në një drekë speciale, por rrëmbimi kishte ndodhur. Kështu Gysi u thotë atyre të BKH-së bëni letrat tani se çdo gjë me sukses”.
“Po prokurorët nuk janë këtu, – i thonë ata të BKH-së, “por në një lokal afër Surrelit”.
“Urgjent, – u thotë Gysi, “shkruani urdhrin e arrestit dhe çojuani ta firmosin dhe silleni në Drejtorinë e Tiranës se kanë dy orë çunat me maska dhe janë mbledhur mediat”.
“Po le t’i heqin maskat po kanë vapë, – i thotë ai i BKH-së, “se na duhet pak kohë nga trafiku, sa t’u marrim firmën prokurorëve”.
“O idiot, – i ulëret Gysi, “t’i vërtet kujton se ata me maska janë të Forcave Speciale. Ata janë të gjithë në kërkim dhe mezi i mblodha nga Durrësi dhe Elbasani”.
Kur ata të BKH-së arritën te restoranti për t’u çuar urdhrin, Prokuror Sotiri si më skrupulozi e kapi gabimin dhe ua dy shefave.
“Ç’të bëjmë?”, – debatuan ata. “Ta firmosim kështu apo ta risjellim të korrigjuar?”
Sotiri u thotë dy shefave: “Ju lutem ju vazhdoni drekën se unë po shkoj vetë te zyra ta
rregulloj me dorën time. Ju kam thënë 100 herë se këta të BKH janë të papërgjegjshëm”.
“Je në terezi ti?, – i thotë shefi në fuqi. “Sa të shkosh ti në SPAK dhe të kthehesh në Surrel dhe pastaj sat ë firmosim ne e të shkojë urdhri te Drejtoria e Policisë, do nja tre orë të tjera nga trafiku. Ndaj ta firmosim kështu siç është se nuk është shkelja e parë që bëjmë. Plus Kimetja sa më çoi ftesën për Dekoratën”.
“Dakord!, – thotë shefi i shfuqizuar se këtë procedurë ndoqëm edhe me Jamarbërin”.
“Meqënëse Gysit nuk kishin çfarë t’i bënin u betuan se po të humbiste Sorosi zgjedhjet pas 2 javësh, këtë vonesë prej trafikut do e paguante Lali Eri”, – e përmbylli rrëfimin avokati.
“Tani e kuptova dhe fajin e Veliajt, – i thotë i pandehuri, avokatit.
Ne perditesim…

Edhe Fitore Pacolli u intervistua nga Prokuroria Speciale nën dyshimet për dallavere me grantet

0

Prokuroria Speciale ka intervistuar si të pandehur edhe deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, në lidhje me grantet e Ministrisë së Bujqësisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.
Pacolli ka qenë Kryetare e Komisionit Parlamentar për Bujqësi.

Sot gjatë ditës në cilësinë e të pandehurit është intervistuar kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, në lidhje me grantet në Ministrinë e Bujqësisë gjatë kohës sa ishte në krye të saj si ministër.
“Ju njoftojmë se z. Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, tha Luta më herët.

Peci u lajmërua pas intervistimit në Prokurorinë Speciale, duke thënë se ka qenë “transparent dhe i drejtpërdrejtë”, ndërsa ka akuzuar deputetin e LDK-së, Paris Guri, për “kallëzim të rrejshëm penal” ndaj tij. Peci tha se ky kallëzim e çoi atë në Prokurori dhe paralajmëroi kallëzim penal ndaj Gurit.
“Shumë shpejt, do t’iu drejtohem organeve të drejtësisë me një kallëzim penal kundër kallëzimit të rrejshëm penal ndaj ish deputetit me vota të vjedhura të mërgatës. Sepse ai përmes orkestrimit udhëhoqi një fushate, shpifjesh e insinuatash të paqena, që çuan deri te një kallëzim i rrejshëm penal kundër meje si ministër”.

Dyshimet ndaj deputetes Pacolli u ngritën pasi dy familjarë të saj, vëllai dhe daja, kishin përfituar grante nga Ministria e Bujqësisë.

Nga falsifikimi i mandateve të bankës te mashtrimi për blerje apartamentesh, kapet çifti në Tiranë; zbardhet skema

0

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi iu merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate bankare.

Dy agjentët imobiliarë Elvis Ramca 39-vjeç dhe Veriana Ziu 34-vjeç, iu paraqisnin mandate të falsifukare edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.

Sipas informacioneve, ‘specialistja’ në fushën e mashtrimeve Veriana Ziu ka qenë në disa raste e përfshirë në skema përfitimi. Mësohet se 3 vite më parë, 34-vjeçarja edhe pse ishte arrest shptepie vijonte aktivitetin e saj të mashtrimit. Ziu iu siguronte qytetarëve kontrata fiktive punësimi për në Gjermani.

“Iu merrnin shuma të mëdhaja parash, qytetarëve, duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente, dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin, arrestohen 2 shtetas (bashkëjetues).

Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh.
Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, të kryera pas kallëzimeve të disa qytetarëve se iu kishin dhënë shuma parash, 2 shtetasve, të cilët i kishin mashtruar dhe nuk kishin blerë apartamentet e kërkuara në këmbim, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe me shërbimet e Sektorit të Forces së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan operacionin e koduar “Agjentët e rremë”.

Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. R., 39 vjeç dhe V. Z., 34 vjeçe, bashkëjetues.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetasit iu kanë marrë shuma të konsiderueshme parash, qytetarëve, duke iu premtuar se do t’iu blinin apartamente.

Pasi përvetësonin paratë, 2 shtetasit falsifikonin mandate banke, për të mashtruar qytetarët se paratë ishin depozituar.

Më pas, dokumentet false i paraqitnin dhe te përfaqësues të shoqërive në fushën ndërtimit, me qëllim lidhjen e kontratave fiktive, për shitblerje apartamentesh.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg

0

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, i cili ankimoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

KOMUNIKIM PËR MEDIAN

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 30.01.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 37 akti, datë 26.01.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit I.M.: “Ankim kundër vendimit nr. 40/863, datë 05.01.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” me një masë më të butë sigurimi nga ato që parashikohen në Kodin e Procedurës Penale” në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe
vendosi:
– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri I.M., nëpërmjet mbrojtësit av. Gylsen Zhllima, ndaj disponimit nr. 863/40, datë 05.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
– Ky vendim t’i njoftohet palëve.
– Ndaj këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.
Tiranë, më 30.01.2026.

POSTIMET E FUNDIT