Kreu Blog Faqe 58

Edi Rama, si roje nate e grupit të vdekur të strukturës kriminale

0

Shkruan Naim Flamuri

Edi Rama s’del ma si kryeministër, por si roje nate te morgu politik, tue ruajt trupat e premtimeve t’vdekuna. Korrupsioni fle n’banak si kufomë e ftohtë, e ai vetë i ban sehir tue e fajësu t’pamenin, gazetarët qi guxojnë me ndezë dritën. Në vend me çelë dritaret e qeverisë për me dalë era e mykut, ai i mbyll perde si nji shpellar që ruan thesarin e pleshtave. “700 tenxheret e çorbës mediatike”, thotë. Po çfarë çorbe? Kjo s’asht çorbë, asht hirra e zvjerdhun i mafies së tenderave, i përzi me lotë taksapaguesish e shkumu i fjalëve boshe qi qelben ma fort se mortaja. Gazetarët s’janë kuzhinierë, janë qyqet qi rrin mbi çatitë e pushtetit, tue i përgjuar lodhtë metobolin se mos dikush e gropos të vërtetën ma thellë. Në kafe, nën tym cigaresh, populli flet pak, por e din t’vërtetën si mollën e kalbun që e hedh kush sheh nga mbrapa banakut: korrupsioni nuk vdes, vetëm zbukurohet me fondacion makeup, e pastaj shitet si nusja e demokracisë. E Rama ankohet për tenxhere, kur muret e qeverisë fishkëllejnë si kazan bakri ku vlojnë mëkatet e vjetra.
Dhe kapaku nuk mbahet ma, rrjedh llum e shkumë e zezakët e aferave dalin si fantazma që kërkojnë llogari. Ai thotë: “Mediat duan shkatërrim.”
Po kush po e ndien aromën e djegies? Gazetarët fryjnë hinin, por kush e ndezi zjermin? Në fund, mbetet veç nji heshtje e rëndë: Rama mendon se po lufton kazanët e mediave, por e vetmja tenxhere që gumëzhin n’natë asht ajo e qeverisë, e nën të, flakët i përdorin premtimet e vdekuna për dru. Në kafe pranë sheshit, ku tymi i cigares qëndron si mjegull e amël e krimeve publike, nji burrë me kapele më tha nën zâ: “SPAK-un vet e votoj, biron kombëtare vet e shtyni, e tash po ban sikur s’po kupton kush ia troket te dera. Po shih habin: kush ngriti muret e drejtësisë, tash po qan se muret po ia kthejnë jehonën.”E unë shënova në bllok: “Drejtësia nuk t’ka borxh lot, veç dosje.”
Qeveria thotë se loja vazhdon. Por qyteti e din, loja ka mbaru, veç lojtarët s’po lëshojnë tavolinën. Fishkëllimat e natës t’rrijnë si kunjat n’vesh, e era e korrupsionit nuk del me parfum protokolli. Edi Rama sulmon gazetarët, por SPAK-u nuk e ndjek aromën e fjalëve, ndjek gjurmët e letrave. E kush mendon se asht veç çorbë mediatike, s’ka pa kazanin mrena: aty vlojnë dosje, emna, e heshtje qi t’ngrin gjakun ma fort se shiu i dhjetorit. Disa ende mendojnë se asht lojë. Por kur kambanat bien për qeveri, loja ka mbaru, veç lojtarët nuk po e pranojnë. Ç’farë mjegulle e trashë mendjemadhnie, si mjegulla qi mbulon piramidat e vjetra kur dielli s’do me dalë? Aroganca ngrihet si obelisk faraoni, e e vërteta rri e varrosun poshtë, tue kërkue dritë, por s’e len kush me marrë frymë. Asht si ato kohët e lashta kur sundtari nuk pranonte asnji gabim, deri kur Nilit ju thafta uji e populli mbeti me duert n’krye. Kështu po e sheh populli edhe sot: nji njeri në maje të fronit, i rrethuem me shkallë mermere e xhama t’errët, qi mohimin e vërtetës e ka ba kunorë. Fjalët i lëshon si urdhna hyjnish, por zullumi i veprave i mbetët si hijë pas shpine, e hija nuk zhduket me fjalë, por me dritë. Historia ka msue nji gjâ të sigurt: kush ngre monumente për me mshehë gabimet, n’fund ka me i pa monumentet me ra mbi vedi. E nëse dikush akoma mendon se loja vazhdon, populli i thotë troç: “Jo, loja ka mbaru, tash vjen llogaria. Pushteti tanë vjen si nji bulldog i urritun, qi s’ngopet me mish t’rritunash, por shtrin dhambët deri te fëmijët, jo me i hangër trupnisht, por me iu marrë t’ardhmen një mi herë ma keq.

Aktivitetet e vitit 2025 të muzikantit dhe studjuesit të muzikës Qamil Gjyrezi

0

1.⁠ ⁠Janar -269 Vjetori i lindjes së Wolfgang Amadeus Mozart, Shkodër, ‘Biblioteka Marin Barleti’ Shkoder dhe ‘Liceu Jordan Misja’ Tirane.


2.⁠ ⁠Koncert me pjesë për piano të At Martin Gjoka, Teatri ‘Migjeni’.
3.⁠ ⁠Universiteti i Durrësit ‘Aleksandër Moisiu’, ‘ Studim për muzikologjinë psikoanalitike’, Qamil Gjyrezi, Mira Peku.
4.⁠ ⁠Lidhja e Prizrenit 1878, Selim Gjyrezi, Palokë Kurti.


5.⁠ ⁠Lufta e Koplikut Kasem Taipi ‘Zana Popullore’, Ilir Bala
6.⁠ ⁠Profesor Arben Basha Biblioteka ‘Marin Barleti’ dhe Majlinda Spiro Flaut, Saze Bepin Vjerdha, Ilir Zogaj Muzeu historik Shkodër.
7.⁠ ⁠At Bernardin Palaj ‘Kanga e Flamurit’, Lukë Mllugja dhe Qamil Gjyrezi, Salla Kardinal ‘Mikel Koliqi’.
8.⁠ ⁠Lahuta në UNESKO, Majlinda Spiro Flaut, Emanuel Luka, Qamil Gjyrezi, Fatjon Tanazi.

Zgjedhjet në Kosovë, provë e pjekurisë shtetërore

0

Shkruan Zef Ndreka

Dje u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Votuesit shprehën lirshëm vullnetin e tyre politik. Fitoi partia VV e Albin Kurtit.
Ajo që ndodhi në Kosovë dje nuk ka të bëje me rezultatin elektoral, por më shumë, tregoi se Kosova ka arritur për të disatën herë provën e pjekurisë shtetërore.
Pa hyrë në vlerësimin e fituesit apo humbësit, zgjedhjet parlamentare treguan disa standarde që për rajonin dhe veçanërisht në krahasim me Shqipërinë, janë domethënëse.
Së pari, procesi zgjedhor ishte i rregullt, transparent dhe me numërim rekord në kohë të votave. Kjo tregon jo vetëm eficiencë administrative, por mbi të gjitha besim në institucione. Kur vota numërohet shpejt dhe saktë, hapësira për alibi politike zvogëlohet ndjeshëm.
Së dyti, pranimi i humbjes nga opozita dhe urimi i fituesit është akt demokratik në vetvete. Nuk është formalitet, por kulturë politike. Është pranim i rregullave të lojës, respekt për sovranin dhe mesazh stabiliteti për shoqërinë dhe partnerët ndërkombëtarë.
Së treti, Kosova, si një shtet i ri, me plagë ende të hapura historike dhe presione të vazhdueshme të jashtme, arriti të demonstrojë se demokracia nuk matet me moshën e shtetit, por me sjelljen e aktorëve politikë.
Në kontrast, Shqipëria vazhdon të jetë peng i një modeli ku humbësi nuk humb kurrë,
fituesi është gjithmonë i manipuluar, zgjedhjet mbyllen, por konflikti politik sapo fillon.
Kjo diferencë nuk është teknike, por mentale dhe morale.
Në Kosovë po konsolidohet ideja se zgjedhjet janë mekanizëm zgjidhjeje, ndërsa në Shqipëri ato vazhdojnë të trajtohen si burim konflikti.
Në këtë kuptim, zgjedhjet në Kosovë janë një pasqyrë e pakëndshme, por e nevojshme për politikën shqiptare.
Demokracia nuk ndërtohet duke kontestuar gjithçka, por duke pranuar rregullat edhe kur humbet.
Dhe ndoshta ky është mësimi më i vlefshëm i këtyre zgjedhjeve.

Osman Mula uron Kosovën për zgjedhjet model

0

Shkruan Osman Mula

Nje.urim nga zemra per zgjedhjet ne Kosove me nje qetesi teper te admirueshme ,me korrektes te madhe sejcili ne pune te vet ,teper te bindur per te votuar njerezit qe e duan vendin e tyre dhe zhvillimin e Kosoves.

Pikerisht u votua ai qe nuk i doli nje here nje pes Euro te vjedhur por qe mendoj per plakun dhe femijen ,per familjen Shqiptare .Motoja e zgjedhjeve : Atdheu mbi te gjitha. Brenda nates dolen rezultatet ,model i emancipimit shoqeror. I pranuan zgjedhjet dhe ai qe humbi ,bile e uroj fituesin. U gezova dhe u krenova qe jam nje nga : Mulajt e Gjakoves !

Konfliktet institucionale dhe loja e politikës.

0

Shkruan Zef Ndreka

(Spaku është i nevojshëm, por jo i pagabueshëm).
Sot, tensionet mes SPAK-ut, Gjykatës Kushtetuese dhe politikës janë reale dhe të rrezikshëm për ekuilibrat kushtetues.
Pse u hap ky debat tani?
Sepse për herë të parë pas Reformës në Drejtësi, SPAK-u ka fituar fuqi reale goditëse ndaj politikës së lartë dhe Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime që prekin drejtpërdrejt hetime që lidhen me imunitete, me mandate, me kompetenca.
Gjithashtu, politika , si pozita ashtu edhe opozita po tentojnë ose ta përdorin SPAK-un kundër kundërshtarit, ose ta delegjitimojnë kur i afrohet vetes.
Në këtë mes mund të themi se Gjykata Kushtetuese është kthyer në fushëbetejë indirekte.
A përbën rrezik real kalimi nga hetim penal në presion kushtetues?!
Nëse SPAK-u nis hetime pa prova të forta personale, ose lë të kuptohet se një vendimi kushtetues pengon drejtësinë, atëherë kemi një rrëshqitje të rrezikshme, nga shtet ligjor, në drejtësi frikësuese.
Gjyqtarët kushtetues nuk duhet të vendosin me frikën se nesër do hetohen për një interpretim juridik.
Vetëm nëse ka korrupsion real dhe këtu duhet ndarë qartë emocioni publik nga standardi ligjor.
SPAK-u duhet të veprojë vetëm nëse ka prova konkrete, jo thashetheme politike, pra kur ka indicie të qarta për ryshfet, për pazare vendimmarrjeje, për pasuri të pajustifikuara.
Por jo sepse vendimi nuk na pëlqeu, se vendimi ndihmoi filan ministër, apo vendimi prishi një hetim!
Këto nuk janë prova penale, por kritika politike e juridike pa bereqet.
Cila është loja e politikës?!
Këtu është thelbi i problemit, ku sot pozita e do SPAK-un të fortë për opozitën, por të përmbajtur ndaj vetes dhe opozita e do SPAK-un të egër ndaj qeverisë, por të delegjitimuar kur prek aleatët e saj.
Të dyja palët nxisin konfliktin SPAK–Kushtetuese, sepse dihet se në kaos institucional, përgjegjësia humbet.
Kjo është arsyeja pse përplasja po amplifikohet fort mediatikisht.
Çfarë ndodh nëse kjo vijë kalohet?
Nëse SPAK-u perceptohet si instrument presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese, stëhere pasojat janë të rënda, sepse bie besimi tek drejtësia, hapet rruga për kontroll politik të vendimeve kushtetuese, ose për kapje të SPAK-ut nesër nga pushteti tjetër.
Sot mund të duartrokitet, por nesër do të keqpërdoret.
Si përfundim, SPAK-u është i domosdoshëm, por jo i pagabueshëm.
Gjykata Kushtetuese është mburoja e fundit, por jo e paprekshme personalisht.
Por Shqipëria nuk ka luksin e një lufte mes institucioneve, sepse shteti është ende i brishtë, kultura kushtetuese është e dobët dhe
politika është e papërgjegjshme.
Zgjidhja nuk është kush fiton sot, por kush e mban sistemin në këmbë nesër.

Kontestim i të vërtetës të imponuar zyrtarisht

0

Kush janë “maqedonasit” dhe çfarë vendi zënë shqiptarët në territorin që sot quhet Maqedonia e Veriut?

Shkruan Halil Teodori

Kush janë sllavo – maqedonasit?

Një debat historik mbi kujtesën, identitetin dhe tjetërsimin
Historia e popujve nuk është vetëm regjistër faktesh, datash dhe kronikash. Ajo është, sidomos në Iliri ose Ballkanin e sotëm, një fushë e hapur interpretimesh, pretendimesh, manipulimesh dhe përpjekjesh për legjitimitet. Në këtë kontekst, territori që sot quhet Maqedonia e Veriut përfaqëson një laborator të dendur ku përzihen shtresa të lashtësisë pellazgo-ilire, invadimeve sllave, ndikimeve perandorake dhe projekteve moderne të ndërtimit të kombeve.
Narrativa që del nga shumë burime alternative historike, por edhe nga kujtesa kolektive shqiptare, thekson se ky territor, i njohur shpesh me emrin Ilirida, ka qenë për shekuj me radhë pjesë integrale e hapësirës iliro-dardane. Shifrat dhe dëshmitë e përmendura nga kronika të para një shekulli flasin për një popullsi masivisht shqiptare, e cila vetëm më vonë, përmes dyndjeve, politikave shtetërore të kolonizimit dhe inxhinierimit demografik, u zhvendos nga pozita e saj dominuese.

Ilirida dhe Dardania: një qendër graviteti e identitetit

Ilirida, siç e përshkruan materiali, shfaqet jo vetëm si hapësirë gjeografike, por si kryeqendër e Dardanisë, një bërthamë e shtetformimit të hershëm ilir. Këtu ndërtohen figura dhe institucione politike që përkojnë me konceptin e një shteti të ligjit, të bazuar në përfaqësim dhe asamble — një ide në shumë aspekte pararendëse e demokracive të mëvonshme.
Ky vizion i një shoqërie që synonte rendin ligjor përmes pjesëmarrjes, e shndërron traditën iliro-dardane në një element themelor të trashëgimisë politike evropiane. Në këtë pikë, historia e Ilirisë nuk është më periferi e historisë, por një bosht alternativ që sfidon versionet zyrtare.

Emërtimi “Maqedoni”: një konstrukt mbi territore të lashta.

Emri “Maqedoni” në raport me këtë territor shfaqet vonë. Sipas burimeve që citohen, ai shfaqet gjatë shtrirjes së Perandorisë Bullgare mbas shekullit të tetë dhe më pas konsolidohet me ndarjet e Luftërave Ballkanike. Këtu kemi një moment kyç: një emërtim i ri i vendosur mbi një hapësirë me identitet shumë më të vjetër.
Ky riemërtim nuk ka qenë neutral: ai ka funksionuar si instrument politik për të fragmentuar hapësirën iliro-dardane, për ta bërë atë të menaxhueshme nga perandori të ndryshme dhe për të dobësuar vazhdimësinë e kujtesës shqiptare. Copëtimi në kantone, provinca dhe republika, nga Selaniku deri në Blagoevgrad, është pjesë e të njëjtit proces: fragmentim territorial, fragmentim identitar.

Mes historiografisë dhe manipulimit.


Kundërshtitë historiografike janë të shumëta. Figura si “Herodoti”(FAKE HISTORIAN) shpesh përmenden si burime autoritative, por po aq shpesh akuzohen si selektive, të varura nga interesat e kohës, apo edhe si manipulatore. Në këtë këndvështrim, mohimi i ekzistencës së një mbretërie ilire apo minimizimi i rolit të ilirëve përbën jo vetëm gabim metodologjik, por pjesë të një projekti më të gjerë:
zhdukja e trashëgimisë ilire nga skena europiane.
Kundër këtyre narrativave, qëndron pretendimi i fuqishëm se gjuha e shqiptarëve ruan shtresa arkaike të së folurës pellazgo-ilire dhe madje lidhet me gjuhën epike të Homerit. Edhe pse ky pretendim kërkon analizë filologjike të kujdesshme, ai ka një domethënie të rëndësishme kulturore: shqiptarët e shohin veten si bartës të një vazhdimësie të lashtë, që u mohua sistematikisht përmes projekteve të reja identitare.

Aleksandri, mbreti “maqedon”, dhe çështja e përkatësisë.

Figura e Aleksandrit të Madh mbetet një nyje interpretimi. A ishte ai “maqedon” në kuptimin modern? Apo pjesë e një elite me korifej iliro-pellazg?
Versionet që e lidhin me botën ilire përpiqen të riintegrojnë Aleksandrin në një traditë që përtej pushtimeve, simbolizon universalizëm, qytetërim dhe vizion politik.
Ky riinterpretim nuk është thjesht rishkrim për krenari kombëtare. Ai është përpjekje për të thënë se
projekti i Ilirisë nuk ka qenë lokalist: ai ka pasur horizont botëror, ndikim kulturor dhe dimension filozofik.

Të vërtetat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë panoramë, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut paraqiten jo si “minoritet”, por si popull themeltar. Proceset e tjetërsimit, administrativ, arsimor, fetar, demografik, kanë prodhuar një realitet ku autoktonia është vendosur nën hijen e diskurseve të reja shtetformuese.
E vërteta shqiptare nuk kërkon triumf, por njohje: njohje të kontributit në shtetformim, në kulturë, në qytetërim; njohje të faktit se pa shqiptarët, historia e këtij territori mbetet e cunguar.

Nga historia e rrëmbyer drejt historisë së ndarë.

Çështja “kush janë maqedonasit?” nuk është vetëm akademike. Ajo prek mënyrën si popujt shohin veten, të ardhmen dhe fqinjët. Argumenti që vjen nga materiali juaj është i qartë: shqiptarët në Iliridë/Maqedoninë e Veriut nuk janë ardhacakë të vonë; ata janë një popull që ka mbajtur, për shekuj, boshtin e historisë.

Rita Petro, laureate e poezisë së shpirtshme, e forcës së fjalës si “një formë e ndërgjegjes që i reziston heshtjes”

0

Shkruan Albert Vataj

Shpallja e Rita Petros si “Poete Laureate” për dyvjeçarin 2025–2027 nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nuk është thjesht një akt vlerësimi individual, por një gjest me ngarkesë të thellë kulturore dhe simbolike, që riformulon mënyrën se si shoqëria shqiptare e koncepton poezinë sot. Në edicionin e tretë të këtij çmimi, i menduar për t’u shndërruar në traditë të qëndrueshme të jetës letrare, vendimi i jurisë sinjalizon një orientim të qartë, poezia nuk trajtohet më vetëm si përvojë estetike e izoluar, por si akt ndërhyrjeje dhe ndërgjegjësimi i vetëdijes kolektive.
Kjo qasje përkon me idenë e Octavio Paz-it, i cili e përkufizonte poezinë si “një akt që e vendos njeriun përballë historisë së vet, edhe kur ai flet për dashurinë apo trupin”. Poezia, në këtë kuptim, nuk është strehë nga bota, por mënyrë për ta përballuar atë. Zgjedhja e Rita Petros si Poete Laureate i përgjigjet pikërisht këtij konceptimi, poezia si hapësirë tensioni midis individit dhe shoqërisë.
Motivacioni zyrtar për dhënien e titullit e vendos Rita Petron në qendër të një procesi letrar që ka shënjuar më shumë se tri dekada të poezisë shqipe pas rënies së sistemeve ideologjike. Origjinaliteti në trajtimin e temave të guximshme, sinqeriteti intelektual dhe kapërcimi i tabuve moralistike nuk janë thjesht etiketime kritike, por shenja të një etike shkrimi, që refuzon kompromisin me konformizmin estetik dhe moral. Poezia e Petros provokon jo për efekt, por për domosdoshmëri; trondit jo për të skandalizuar, por për të çliruar energji të shtypura në ndërgjegjen individuale dhe kolektive.
Në këtë aspekt, ajo afrohet me idenë e Adrienne Rich, e cila e shihte poezinë si “një akt përgjegjësie morale, një mënyrë për të thënë të vërtetën në një botë që ka interes ta fshehë atë”. Trupi, dëshira, frika dhe liria, tema qendrore në poezinë e Petros, nuk janë këtu elemente intime të mbyllura në vetvete, por territore politike të përvojës njerëzore, aty ku normat shoqërore provojnë të vendosin kufij dhe censura të brendshme.
Argumentimi i kryetarit të jurisë, shkrimtarit dhe studiuesit Primo Shllaku, e vendos veprën e Petros në kontekstin e brezit që u shfaq pas rënies së sistemit totalitar, një brez që trashëgoi jo vetëm boshllëqe institucionale, por edhe një traumë gjuhësore. Fjala poetike, e konsumuar nga retorika dhe detyrimi ideologjik, duhej të rifitonte besueshmërinë e saj. Brenda këtij horizonti, zëri i Petros u shfaq si i drejtpërdrejtë, i pakompromentuar, duke e kthyer poezinë në një akt rikthimi të së vërtetës së përjetuar, në kuptimin që i jep Paul Celan-i, për të cilin poezia është “një shishe e hedhur në det, drejt një tjetri të mundshëm”.
Risia e këtij edicioni, kushti që Poeti Laureat të ushtrojë veprimtarinë e tij brenda vendit, e zhvendos titullin nga simbolika drejt përgjegjësisë konkrete. Nuk kemi më të bëjmë me një kurorë nderi, por me një mandat kulturor. Programi i prezantuar nga Rita Petro gjatë ceremonisë së pranimit merr kështu vlerën e një platforme publike, afrimi i poezisë bashkëkohore me publikun, puna me nxënësit dhe studentët, si dhe refuzimi i idesë së poezisë si art elitist, përbëjnë boshtin e një vizioni demokratik të fjalës poetike.
Ky vizion rezonon me mendimin e T. S. Eliot-it, i cili theksonte se poezia ka funksion shoqëror jo sepse predikon, por sepse “formëson ndjeshmërinë e një epoke”. Deklarimi i Petros se titulli “Poeti Laureat” është një mision për të mbajtur gjallë poezinë e zhvendos diskursin nga vetë-poetika drejt shërbimit kulturor. Poezia nuk duhet të mbetet e mbyllur në rrethe të kufizuara leximi, por të veprojë si mjet shprehjeje në kontekste të ndryshme shoqërore: në shkolla, biblioteka, hapësira publike, madje edhe në momentet e tensionit qytetar.
Ky është një rikthim i poezisë në funksionin e saj arkaik dhe thelbësor si zë i komunitetit, siç e përkufizon Seamus Heaney, kur thotë se poezia është “një formë e ndërgjegjes që i reziston heshtjes”. Në këtë qasje, poezia nuk edukon nga lart, por komunikon horizontalisht; nuk predikon, por hap pyetje; nuk ofron dogma, por ndjeshmëri. Ajo bëhet, sipas Mikhail Bakhtin-it, një hapësirë dialogu, ku kuptimi lind nga përplasja e zërave dhe përvojave.
Origjina mesjetare e titullit “Poeti Laureat”, kur poetët kurorëzoheshin me dafina si simbol i lavdisë dhe urtësisë, merr sot një kuptim të ri. Dafinat nuk janë më shenjë privilegji, por kujtesë përgjegjësie. Në një kontekst si ai shqiptar, ku poezia ka qenë shpesh zë i mbijetesës shpirtërore, i rezistencës morale dhe i ruajtjes së identitetit, ky titull rikonceptohet si një kontratë etike midis poetit dhe shoqërisë.
Në këtë dritë, zgjedhja e Rita Petros si Poete Laureate nuk është vetëm vlerësim për një krijimtari të konsoliduar, por një deklaratë besimi në poezinë që guxon të flasë, të prekë dhe të trazojë. Është një ftesë për ta menduar poezinë jo si stoli kulturore, por si forcë jetike, që ndihmon individin dhe shoqërinë të kuptojnë veten në kohë pasigurish. Dhe pikërisht këtu qëndron pesha e vërtetë e këtij titulli, te aftësia për ta bërë poezinë sërish të nevojshme.

Rama i shkoi në dasmën e vajzës, Balluku i përdori shtëpinë e pushimit’, Çeno zbulon “NJERIUN HIJE” që askush se përmend dot

0

Enri Çeno, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike ka zbuluar lidhjen e kompanisë “KAYO” me një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, çka sipas tij ka ndikuar edhe në marrëveshjen për prodhimin e armatimeve.

I ftuar në një emision televiziv, Çeno u shpreh se një shtetas hebre, me të cilin kryeministri Edi Rama dhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku kanë shumë miqësi, ka ndikuar edhe në prishjen fillestare të marrëdhënieve mes Ramës dhe SHBA.

“Kur siguria kibernetike i lihet në dorë një grupi kriminal, shteti ka rënë. SHBA kam, informacion, sepse flitet deri tani për Agasin që cilësohet si kordinator i krimit të organizuar nga Ahmetaj, por Rama dhe qeveria ka një koordinator tjetër për të cilin nuk flitet askund.

Kordinator i Investitorëve strategjik, përfaqësues i komunitetit hebre, Ron Yeffet, I cili ka pasaportë amerikane dhe shqiptare të fundi. Është ky personazh që ka mbajtur marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me investimet e huaja. Janë marrëveshjet tij me Ramën që krijuan edhe përplasjet e para me institucionet amerikane.

Në bashkëpunim me institucionet e reja në Ministrinë e Mbrojtjes, bëri atë që u bë me prodhimin e armatimeve, që lidhet drejtë për drejtë me ju. Këto kanë aksione në kompaninë KAYO.

Zotëria me grupin e interesit të tij, kanë nisur të gjobisin edhe investitorët e tjerë, investitorë të mëdhenj europianë dhe amerikanë. Në fushën e Investimeve strategjike bënte atë që bën Agasi.

Afërsia e tij me Ramën është e tejskajshme. Rama rrinte në shtëpinë e tij në NewYork, i ka shkuar në dasmën e vajzës dhe funeralin e babait. Balluku ka ndenjur në shtëpinë e tij të pushimit.

Është përgjuar biseda e tij me Ramën nga shërbimet izraelite dhe amerikane. Në 2026 do jetë një vit shumë problematik, Rama duhet të ndjehet I rrezikuar”, tha ai

Kur Belinda Balluku ka 300 apartamente, 15 supermarkete dhe 2 jahte ja se çfarë ka Edi Rama

0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në foltoren që po zhvillohet në Manzë ka kujtuar aferat e zëvendës kryeministres Belinda Balluku dhe pronat e saj marramendëse, duke u ndalur në 300 apartamente dhe 15 supermarkete.

“Këto që kanë dalë deri tani janë vetëm maja e ajsbergut. Kur dëgjoni që Lubi Balluku ka 300 apartamente të vjedhura, e di si i vidhte ajo apartamentet? I jepte rrugën njërit pa ta ndërtuar, jepte leje ndërtimi dhe i thoshte që katet e sipërme ishin të sajat. Paratë i ke tek rruga u thoshte.

Pensionistët nuk merrnin dot ilaçet numëronin kafshatën, ndërsa ajo me 300 apartamente, 15 supermarkete, 2 jahte ajo. Po Rama sa ka mendoni ju? Ju jap fjalën e nderit që ka 20-fishin e tyre”, tha ai

POSTIMET E FUNDIT