Kreu Blog Faqe 62

Shteti bën armiq

0

Shkruan Frrok Çupi

Këto që ndodhën këto ditë, madje qysh kohë më parë, kanë shfaqur një pështjellim arsyetimesh. Mes të cilave, që tani po merr më shumë hapësirë, është arsyetimi se ‘Ramën po e hanë të tijtë’.

Kjo është edhe e vërtetë.

Cilët janë ‘të tijtë’?

I bie të jetë zonja Balluku, që sipas mendjeve që nuk presin të vërtetohet e drejta, zonja është ‘e korruptuar’. Dhe është vërtet numri Dy, e zgjedhur prej Ramës.

I bie të jetë Erjon Veliaj, tanimë i paraburgosur. As rreth Veliajt, një vit po bëhet, nuk ka akuzë.

I bie që mes ‘të tijve‘, të jenë disa nëpunës të administratës, akuza ndaj të cilëve është vërtetuar në gjykatë dhe ata po vuajnë dënimin. Ose janë duke u fshehur nëpër bush-et e botës.

Sipas arsyetimit se këta janë ‘të Ramës’, i bie që edhe prokurori i SPAK, edhe gjykatësi i GJKKO, edhe hetuesi ‘me patllake’ i BKH, të jenë ‘të Ramës’. Më së shumti janë këta që e meritojnë të quhen ‘të tijtë’. Vetëm në qeverisjen e Edi Ramës, njerëzit e trupave të Drejtësisë u vunë në pozitën: ‘Hetoni dhe jepni drejtësi sipas të Drejtës. Jeni zot i vetvetes’. Veç këtyre, hetues, prokurorë e gjykatës të Speciales, paguhen me paga marramendëse, rreth katër herë më të lartë se presidenti i Republikës. Rama ua firmos pagat. Atëherë, si nuk qenkan ‘të tijtë’?.

Por duhet ndarë mirë vija se pse qenkan ‘të tijtë’?.

Shteti do të ketë paga, zyrtarë dhe prokurorë.

Secili e kryen veprën për qejfin e tij. Merrni një kohë shumë të kaluar, diktaturën. Edhe atëherë hetues a prokurorë aq të kontrolluar, i bënin gjëmën tjetrit. Gjuanin ose njerëz të goditur politikisht, ose gra të bukura. Vetë diktatori detyrohej të korrigjonte aktet monstruoze të hetuesve. Në vend të mësueses së lakmuar që i ishte nxirë jeta, në qelinë e saj urdhërohej burgosja e hetuesit dhe e prokurorit shkaktarë.

Këto nuk e bëjnë gjënë më të turbull, por e bëjnë më të qartë se ‘të kujt janë xhahilët’?.
Këta janë kaq ulët në vlerë, saqë nuk janë as të atij, as të këtij. Ata janë të vetvetes në çdo gjë. Në tundim pasuror, në epshe, në ngrefosje, në inate. Një hetues me patllake, për shembull, i ngjan shumë një xhandari në periudhën e xhandarmërisë. Ky vdiste për një pushkë që ta varte krahut dhe të kërcënonte gjithë fshatin.

Kohët nuk ndryshojnë për tundimet e njeriut.

Këta janë në armiqësi me shtetin, nuk janë ‘të Ramës’. Rama, si kryeministër, do të donte që xhandari të mos trembte natën pulat e fshatarëve; sepse i bie të bëhet barrë e shtetit. Edhe të korruptuarit korruptohen për qejfin e tyre, por rëndojnë shtetin.

Është tundim i madh të kesh duart në shtet. Shteti ka pasuri, ka para, ka mjaltë, ka makina, ka ngrefosje. Ky është shteti. Shteti bën armiq, sepse të gjithë tundohen para shtetit.

Edhe këta të drejtësisë tundohen para shtetit. Këta duan para dhe pushkë. Edhe ligjin e marrin si pushkë. Me ato armë gjuajnë kundërshtarët. Madje gjuajnë edhe për qejf një grua që nuk ua vërshëlleu. A nuk ndodhi kështu me zonjën Balluku, zëvendës kryeministre? Ajo fitoi të Drejtën në Gjykatën Kushtetuese, atje lart. Këta prokurorët, poshtë, gjuajnë me gurë dhe e tërheqin për në burg sepse duan të nxjerrin inatin.

Këta janë armiq të shtetit. Jo sipas atij konceptit të kahershëm, por sipas konceptit se shteti prodhon armiq. Është i destinuar.

Po si të bëhet?

T’i hiqet e drejta shtetit që të bëjë armiq? Bie o në mashtrim o në diktataurë. Atëherë ky ‘shtet’ do të ishte një monstër. O shtet i kësaj epoke ku korrupsioni zë vend, pranohet se ekziston, por vetë shteti dhe Drejtësia e luftojnë. Ose një shtet që ‘nuk ka fare korrupsion’. Domethënë o nuk ka armiq

Shteti real ka armiq dhe i pastron.

Shteti që nuk ka korrupsion dhe armiq, ky nuk ekziston në planetin tonë.

Atëherë më e mira është të luftohet korrupsioni dhe të lirohen armiqtë nga makthet. Siç po ndodh.

Belinda Balluku drejt dorëheqjes? Gazetarja zbulon detajet

0

Gazetarja Eksiola Shehu në një lidhje live në për një emision televziiv ka dhënë detaje lidhur me mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit i cili do të mbahet më 19 dhjetor për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Gazetarja thekson se pas mbledhjes së parë Këshilli ka kohë dy javë për të hartuar raportin dhe për ta përcjellë për në seancë plenare. Ajo shtoi se seanca nuk dihet ende nëse do të jetë e hapur apo e mbyllur pasi përcaktohet nga kërkesa e prokurorit të çështjes.

Sipas saj votimi kërkon shumicë të thjeshtë prej 71 votash. Gazetarja shton se të enjten është seanca e fundit plenare para se deputetët të marrin pushimet e fundvitit. Sipas saj mbetet ne vullnetin politik të PS se kur do ta trajtojë çështjen dhe sa kohë do të marrë.
“Pas mbërritjes në Kuvendin e Shqipërisë të kërkesës nga SPAK, Kuvendin e Shqipërisë, është vënë në lëvizje përmes kryetari të saj Niko Peleshi i cili menjëherë ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit i cili do të mbahet më 19 dhjetor në orën 10 e 30.

Nëse do të kemi një seancë të hapur, gjysmë të hapur apo të mbyllur, kjo do të jetë në varësi të dokumentacionit që do të këtë nga SPAK dhe nga kërkesa e prokurorit të çështjes.

Përveç 10 anëtarëve që janë me pjesëmarrje të barabartë gjithashtu njofton deputeten Balluku. Ajo mund të jetë vetë prezent, mund të zgjedhe të mbrohet nga avokati i saj ose ti dërgojë parashtrimet e saj me shkrim.

Nga mbledhja e parë e Këshillit, ka kohë 2 javë të hartojë raportin që do ti përcillet seancës plenare për votim. Ditën e votimit ky raport nuk është pjesë e diskutimit ndërsa Belinda Balluku ka të drejtë të flasë dhe tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve dhe te votohet”, tha ajo.

Skandal. Kreu i Parlamentit Niko Peleshi, nuk u jep deputetëve të opozitës provat e prokurorisë për Ballukun

0

Krytari i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për çështjen e Belinda Ballukur tha se kryeparlamentari Niko Peleshi u jep deputetëve të opozitës provat e prokurorisë për zv.kryeministren. Duke folur për mediat nga selia blu, Kryedemokrati theksoi se një veprim i tillë është antikushtetues dhe antiligjor nga ana e kryeparlamentarit. Në fund, Lideri i opozitës nënvizoi se deputetët e PD-së do të kërkojnë mbledhjen urgjente të parlamentit në përputhje me Kushtetutën.

“Cilat janë zhvillimet? Zhvillimet vazhdojnë supermafioze.Pasi prokuroria paraqiti në parlament kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Lubi Ballukut, ju e patë reagimin e menjëhershëm të Edi Ramës si udhëheqësi i reformës në drejtësi, udhëheqësi i vjedhjeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë, la të kuptojë se ai nuk do t’i heqë imunitetin. Se nuk do veprohet si në rastet e tjera, se do bëjmë një analizë të thelluar ëpr të shpëtuar menderen e tij. Tani, çfarë ka ndodhur tjetër?

Gjëra që nuk kanë ndodhur kurrë. Prokuroria ka dorëzuar kërkesën dhe provat, se ku e bazojnë kërkesën e tyre për arrestimin e Lubi Ballukut. Niko Peleshi ka futur provat në kasafortë dhe nuk ua jep deputetëve të opozitës, anëtarë të komisionit të verifikimit të mandateve. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Nuk ua jep sepse provat kanë gjëra të llahtarshme, të cilat e tregojnë Lubinë thjesht një shërbëtore të Edi Ramës. Dhe ai nuk u jep dhe kërkon të mbledhë Këshillin e Mandateve pa dorëzuar të plotë dokumentet anëtarëve të Këshillit të Mandateve.

Ky është një akt antikushtetuese, antiligjor, një përpjekje e verbër për të mbrojtur me çdo çmim dyshen Rama-Balluku, dyshen më hajdute që ka pasur Shqipëria në historinë e saj. Kërkojnë që ta çojnë pas Vitit të Ri, ta spostojnë, madje edhe të mos mbledhin parlamentin gjersa të duan vetë. Deputetët e PD do të kërkojnë mbledhjen urgjente të parlamentit në përputhje me Kushtetutën. Dhe kjo është taksative, ndaj i them Ramës, mos u fshih pas fustanit të Lubi Ballukut. Por dil hajdut siç je, turpi i Shqipërisë, turpi i njeriut dhe njerëzimit. Çfarë manovrash bëhen kështu?” tha Berisha

E ngarkuara me punë e SHBA Nancy VanHorn takon Agron Shehajn, zbardhen çështjet e diskutuara

0

E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Në një njoftim në rrjete sociale, Ambasada amerikane ka zbardhur diskutimet mes tyre, duke vënë theksin te roli i opozitës në një demokraci të fortë.

Më tej, Ambasada bën me dije se janë të përkushtuar që të punojnë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua me Kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, për të dëgjuar vizionin e partisë së tij për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë. Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”, ka shkruar Shehaj.

Çfarë fsheh posteri i Adriatik Lapajt? Dy mesazhet e Trump për Kryeministrin Rama

0

Adriatik Lapaj dhe dhjetëra qytetarë të tjerë kanë rreth 8 ditë dhe netë që rezistojnë përballë Kryeministrisë, duke qëndruar 24 orë dhe duke fjetur në bulevard. Sot ai njoftoi një grumbullim masiv për një protestë më të madhe, e planifikuar për të shtunën në orën 20:00.

Posteri që publikoi sot Lapaj ishte ndryshe nga posterat që kemi parë zakonisht në politikën shqiptare. Aty fshihen dy mesazhe, të cilat duket se nuk vijnë nga Shqipëria, por nga Administrata Trump në SHBA.

Mos vallë kjo është një lëvizje e koordinuar me amerikanët? Janë dy detaje të qarta që e dëshmojnë këtë:
Në poster, shfaqet Edi Rama i cili ka kaluar “vijën e kuqe”. Të gjithë e dimë mesazhin e kësaj simbolike. Donald Trump i ka shpallur luftë çdo qeverie e cila është e lidhur me narkotrafikun.

Kjo është vija e kuqe e vendosur nga administrata Trump prej disa muajsh dhe ky paralajmërim është bërë publik në çdo konferencë për shtyp.

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, shkroi një urim për popullin shqiptar për 28 Nëntorin, por bëri edhe një veprim të jashtëzakonshëm dhe të çuditshëm.
Nga 4 paragrafe, 3 prej tyre nuk kishin lidhje me festën tonë të pavarësisë, por me një paralajmërim të qartë se administrata Trump do të luftojë kartelet e drogës në Shqipëri. Mesazhi ishte i qartë. Madje, dukej si kërcënim.

Nuk është rastësi që Lapaj publikoi këtë poster sot, pikërisht në ditën kur u dha një urdhër arresti për Ergys Agasin, njeriun e Ramës që shërben si koordinator për grupet e narkotrafikut në Shqipëri.

Në politikë asgjë nuk është rastësi. Amerikanët po japin mesazhet e tyre.

Së dyti, në posterin e Lapajt është shkruar një fjali e shkurtër: “You’re fired!” Duket se ky është një mesazh tipik i amerikanëve për Ramën.
Kjo fjali është shprehja e bujshme e thënë posaçërisht nga Donald Trump prej shumë vitesh.

Madje, me këtë shprehje ai u bë shumë popullor në Amerikë me një program televiziv, ku thoshte “You’re fired!” kundrejt çdo njeriu që dështonte të tregonte sesa vlen.

Sherifi amerikan ka zbarkuar në qytet dhe po jep mesazhet finale kundër Edi Ramës. Protesta e Lapajt duket se është metoda e amerikanëve për të dhënë sinjalet e fundit të rrëzimit të qeverisë.

Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë është një Kerkesë Anti- Europiane e Qarqeve pro Serbe brenda BE që synojnë të dëmtojnë e të çmontojnë Kosovën

0

Shkruan Zef Bushati

Le ta themi qartë dhe pa ekuivoke: Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë nuk është model europian, nuk ka precedent në Bashkimin Europian dhe nuk synon mbrojtjen e të drejtave të komunitetit serb. Ai është një projekt politik i Serbisë për ta mbajtur Kosovën të paqëndrueshme, të bllokuar dhe të cunguar në sovranitet.
Europa nuk ndërtohet mbi ndarje etnike. Në asnjë shtet të BE-së nuk ekziston asociacion komunash mbi bazë etnie apo gjuhe, e aq më pak me kompetenca kolektive politike. Europa:
• nuk krijon struktura paralele,
• nuk legjitimon veto etnike,
• nuk importon modele destabilizuese.
Autonomitë europiane janë kushtetuese, territoriale dhe integruese, jo instrumente për fragmentim shtetëror. Gënjeshtra e shembullit bask. Të përmendësh Baskinë për të justifikuar Asociacionin Serb është manipulim politik. Baskia:
• është autonomi e sanksionuar nga Kushtetuta e Spanjës,
• nuk është asociacion komunash,
• nuk funksionon mbi bazë etnike paralele.
Krahasimi është i rremë dhe keqdashës.
Asnjë shtet serioz nuk e pranon këtë model.
As Turqia me komunat kurde, as Italia, as Belgjika, as Zvicra nuk kanë asociacione komunash etnike brenda shtetit. Pse? Sepse çdo shtet e di se asociacionet etnike janë fara e federalizimit të dhunshëm dhe e shpërbërjes shtetërore.
Qëllimi real: Republika Serbe nr. 2
Asociacioni i Komunave Serbe nuk kërkohet për shkolla, spitale apo gjuhë, këto tashmë ekzistojnë.
Ai kërkohet për:
• kontroll politik kolektiv,
• bllokim institucional,
• ndikim të drejtpërdrejtë të Beogradit.
Është projekt për krijimin e një Republika Srpska brenda Kosovës, me emër tjetër dhe me bekim ndërkombëtar. Turp dhe Skandal. Turp per ata drejtues Europiane që e kërkojnë. Një shtet nuk negociohet me struktura paralele
Kosova është shtet unitar dhe i pa-ndashëm.
Asnjë shtet sovran:
• nuk krijon institucione etnike paralele,
• nuk pranon veto territoriale,
• nuk negocion funksionalitetin e vet.
Çdo insistim për Asociacionin është sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës. Europa nuk duhet të kërkojë nga Kosova atë që nuk e zbaton vetë. Është hipokrizi politike t’i kërkohet Kosovës:
• një model që nuk ekziston në BE,
• një strukturë që Europa vetë e refuzon,
• një kompromis që cenon themelet e shtetit.
Kosova nuk është laborator eksperimentesh gjeopolitike.
Asociacioni i Komunave Serbe:
• nuk është europian,
• nuk është demokratik,
• nuk është i padëmshëm.
Ai është instrument destabilizimi dhe presioni politik, dhe si i tillë duhet refuzuar pa kompromis, nga Qeveria e Kosoves, Qeveria e Shqiperise, Qeveria e Maqedonise se Veriut ( ku shqiptaret jane shtet-formues me komuna Shqiptare ) Nga Qeveria e Malit te Zi ( ku ka komuna Shqiptare) Nga Qeveria e Turqise (ku jetojne 13 Milion shqiptare) Nga Qeveria e Greqise ( ku jetojne 2 milion shqiptare) nga Qeveria e Italise ( ku jetojne 1.5 mikion shqiptare dhe te Gjitha Qeverite e shteteve ku jetojne Shqiptaret. Shtetet ndërtohen mbi qytetari dhe ligj, jo mbi ndarje etnike të institucionalizuara.
Asociacioni i Komunave Serbe ne Kosove eshte kerkese Anti-europiane.

SPAK kërkesë Kuvendit, kërkon heqjen e imunitetit për zv/kryeministren Belinda Balluku

0

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar heqjen e imunitetit të deputetit për Belinda Ballukun. Pas vendimit të Kushtetueses, e cila pezulloi vendimin e GJKKO për pezullimin e Ballukut, SPAK ka bërë një tjetër lëvizje.

Mësohet se sot ka shkuar një kërkesë në Kuvend, ku kërkohet heqja e imunitetit për Ballukun, me qëllim lejimin e masave shtrënguese ndaj saj, përfshirë arrestimin, kontrollin e banesës, telefonit etj.

Kërkesa e SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbështetur në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe në nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, ka paraqitur kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit/ministrit/zëvendëskryeministrit:

Belinda Balluku, lindur dhe banuese në Tiranë, e cila ushtron funksionet e deputetit, ministrit dhe zëvendëskryeministrit të Republikës së Shqipërisë.

Kjo shtetase është marrë në cilësinë e të pandehurit në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, pasi akuzohet për kryerjen e veprës penale:

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga nenet 258/2 dhe 25 të Kodit Penal, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

Gjithashtu, shtetasja Belinda Balluku ka marrë cilësinë e personit nën hetim për dyshimin e kryerjes së të njëjtës vepër penale për shtatë procedura të tjera prokurimi me objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;

“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;

“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri- Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;

“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”;

“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Kjo kërkesë ka për qëllim marrjen e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor.

Tenderat e AKSH i ndante Linda Rama, a ka guxuar SPAK të kontrollojë në Surrel?!

0

I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të PD Sali Berisha nga kryeministrit Edi Rama. Berisha ka akuzuar Ramën për korrupsion dhe vjedhje të parave të shqiptarëve.

Gjithashtu ai theksoi se ka krijuar një bandë hajdutësh që kryesojnë institucionet shqiptarë, ndër më problematiku AKSHI. Kreu i PD tha se shqiptarët përballë këtyre ngjarjeve të rënda, aksionit të SPAK te AKSHI duhet të reagojnë masivisht.
Pjesë nga fjala e Berishës

“Si përfundim kemi të bëjmë me një kryehajdut si Edi Rama, të rrethuar nga një bandë hajdutësh, lubi Balluku, Mirlinda Kacanai, Ergys Agasi e të tjerë. Të gjitha këto, ja në denoncuar nga Sali Berisha dhe jo vetëm ai, por edhe nga shumë media të guximshme, me dhjetëra herë. Dosja është dërguar nga PD, por dosja në rast se nuk vihet para përgjegjësisë Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Linda Rama, Armand Frangu, mbetet një dosje kallk. Mësohet se aty janë lëshuar shumë fletë arresti për punonjësit. Ato që kanë firmosur në kundërshtim me ligjin të arrestohet, por në historinë e shtetit nuk ka pasur që të zhvillohen 250 tenderë vetëm që të fitojë familja e kryeministrit”, u shpreh Berisha.

A keni pritshmëri që SPAK do të godasë familjen kryeministrit?

Berisha: Edi Rama nuk do lejojë kurrë hetimin e të shoqës, Duhet të jenë shqiptarët që t’i çelin rrugën atij hetimi duke larguar Ramën. Ato dhjetëra qindra milionë euro të prokurimeve sekrete, vetëm për tenderin e mirëmbajtjes të programit të thesarit të shtetit, u shpenzuan dhjetëra milionë. Ahmetaj ka deklaruar se ky hajdut ka praktikuar çmime të dhjetëfishta, Ahmetaj ka një mëritë sepse u tha shqiptarëve, “kopshti privat i familjes Rama është AKSHI. Ai kishte krahasuar çmimet reale të produkteve të fushë kompjuterike që sillte për shkolla që kishte deklaruar në dogana me çmime që ekzistonin në dyqane me pakicë dhe ato kishin diferencë si nata me ditën. Ato para shkonin në Surrel dhe nuk i kontrollonte kush. Ndaj dhe nuk kam ndonjë shpresë të madhe se do të bëhet hetim i plotë i kësaj ngjarje. Para se të ndodhë, të jesh e sigurt që zonja Rama do të shkojë me pushime të gjata diku. Ergys Agasi prej tre javësh është në arrati, dhe ky Ermal Beqiri është në Dubai me Ergysin. Kam mësuar se ai Gerondi ishte në mos gaboj në Gjermani dhe ka rrëfyer të gjithë çfarë ka ndodhur në atë agjenci…Pra ke dëgjuar një fjalë të thuhet për Daniel Shimën? Dhe fill pas kësaj, drejtori i Policisë Proda sjell Suelin në Tiranë tek dentisti që donte Sueli. Sueli që i kishte thyer kockat Danielit”, tha më tej Berisha.

Miku i Edi Rames, kryemafiozi Ergys Agasi fut në sherr dy gazetaret dhe Policinë!

0

Një replikë e ashpër ka ndodhur mes dy gazetareve të njohur dhe të respektuar në tregun mediatik, Desada Metaj dhe Anila Hoxha.

Gjithçka ka nisur nga një postim i gazetares së njohur të kronikës, Anila Hoxha, mbi arrestimet e fundit të SPAK për AKSHIN dhe ikjen në drejtim të paditur të biznesmenit Agasi.

“Alo , mbërrite në Dubai? Shumë mirë, tani po e pres atë fletëarrestin” – shkruan me ironi Hoxha. Replika nuk ka vonuar.
Desada Metaj: Ndoshta eshte e vertete kjo Anila. Po atje ku punon ti, ne TCH nuk ka nje rresht per arrestimin. As te Mirlinda Karcanajt, as te Ermal Beqirajt madje as te Ergys Agasir. Kane ikur apo jo eshte rrjedhoje. Ndoshta dekonspirim. Por mbetet per tu pare. Si fillim nje media, sidomos nje TV kombetar ka per detyre ta jape lajmin. Se dreqi ta haje nuk fshihet hena ne thes… dhe as Mirlinda ne Gridë.
Anila Hoxha: Desada Metaj ! Rendesi ka që policia moraliste dhe bojatisëse në facebook funksionon ditë e natë.
Sa per Ergys Agasin.. etj, besoj se ti duhet të kesh më shumë informacion se sa unë. Faleminderit.

Desada Metaj: Ti paske informacion dhe me shume se SPAK, madje dhe se sa di une. Po mire eshte tja thuash redaksise dhe ti botosh informacionet. Mos i mbaj perbrenda se te bejne dëm ndoshta. Ose shkruaji ketu sic i shkruaj une. Sa per moralistet e FB shoh ca te tjere qe gdhihen me furce e boje ne dore. Te palodhur per Zotin! Dite te mbare se nuk besoj se do kesh lodhje sot me sa po shoh nga fluksi ne TCH. Sa per muhabete dhe thashetheme lodhje mos paç kurre

POSTIMET E FUNDIT