Kreu Blog Faqe 63

Mark Kaftalli, “Paganini shkodran”, që lartësoi një traditë dhe u përjetësua në Shkodër dhe Shqipëri

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Po lexoja dje në F.B., një status të drejtorit të Shkollës artistike ‘Prenk Jakova’, Anton Kaftalli për babain e tij, violinistin, kompozitorin dhe dirigjentin Mark Kaftalli. Ai shkruante: …i dashtun babë , sot do të festonim 92 vjetorin e lindjes , megjithatë të kujtojmë çdo ditë e jo vetem në përvjetore. Kujtojmë këshillat, mençurinë, humorin tënd , e mbi të gjitha violinistin brilant, (më i miri i gjithë plejadës tënde), drejtuesin pedant e kompozitorin melodioz të sa e sa këngëve , operetave e komedive muzikore…orkestrues e harmonizues i palodhur….
Jemi krenar me ty, Mark Kaftalli, jo vetëm ne, ( familja ) , por e gjithë Shqiptaria,
Komentuesit, kolegët, bashkëpunëtorët e Antonit dhe Mark Kaftallit, shkruanin me shumë respekt për violinistin e talentuar Mark Kaftalli, duke e quajtur ‘Paganini shkodran’.
Edhe unë në këtë shkrim modest, e titullova Mark Kaftallin ‘Paganini shkodran’.
Me të vërtetë Mark Kaftalli, luante me një teknikë të lartë në instrumentin e violinës, me pasion, me tingull të mbështetur, jo vetëm muzikën e Shkodrës dhe këngë të huaja, por edhe pjesë të repertorit violinistik klasike.
Por ishte një foto me violinistin Mark Kaftalli në një Juri, para gadi 45 vitesh në ish-kinema verore, që po shkruaj disa reshta në fomë kujtimesh.
Në vitet 70-të Mark Kaftalli drejtonte me shumë pasion e profesionalizëm Orkestën e estradës së Shkodrës. Unë luaja në këtë orkestër si fillim trombën e II-të në Operetën e Mark Kaftallit, me ish-trombistin e shquar Gani Tahiri dhe më vonë trombën e I-rë në cfaqjet e Estradës së Shkodrës. Më kujtohet solo e trombës tek kënga e Mark Kaftallit ‘Lumturia nuk dhurohet’, që e luaja me shumë pasion.
Mark Kaftalli me të vërtetë ishte një drejtues shumë profesional dhe autoritar, por gjithashtu shumë i dashtun dhe i komunikueshëm me muzikantët e rinj, duke i mbështetur artistikisht dhe psikologjikisht.
Qyteti i Shkodrës, studjuesit, gazetarët e kulturës duhet të kujtojë dhe shkruaj për këta personalitete të muzikës në Shkodër e Shqipëri.
Violinisti Mark Kaftalli ishte me të vërtetë më i miri i plejadës së tij, jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri.
Violinisti dhe pedagogu i shquar Profesor Ibrahim Madhi, vlerësonte dhe respektonte shumë kontributin violinistik dhe talentin e padiskutueshëm muzikor e krijues të Mark Kaftallit.

Për të mbájtur Belindèn, Rama do lëshojë Lindèn

0

Në një klimë të tènsíonuar politíke, ku opozíta ka lájmërùar protèstën e radhës më 22 dhjetor, debáti publík fokusohèt te strategjítë politíke dhe lèvízjet e ardhshme.

Ndërkohë që qèvèria përballet me kritíka për paketën e re fiskale, e konsiderùar si një mjet për pástrimin e páráve të drogës, vendimi i Gjykatës Kushtètuese për ríkthimin në detyrë të ministres Belinda Balluku ka shtuar më tej polemíkat.

Në análizèn e tij politíke në SYRI TV me Arnold Kárríqín, gazetari Çim Peka theksoi se opozíta ndòdhèt vazhdimisht nën prèsionin e kritíkave për numrin e pjesëmárrësve në protèsta, një narrativë që i atribuohèt kòntròllit të medias nga ana e qèvèrisë.

Strategjía e sugjerùar për forcat opozítare është e qartë: të shmángin çdo lloj pazari politík dhe t’i përcjellin një mesazh të prèrë publíkut se qèllimi i tyre final është lárgimi i qèvèrisë áktuale nga zyra.

‘Argumentohèt se ajo që nisi në gusht me çështjen “Balluku”, do të përfùndojë në dhjetor ose janar me “Linda Ramën”. Zgjedhja e Ramës për të mbájtur në qèvèri ministrèn Balluku përshkruhèt si një lèvízje që do ta detyrojë atë “të lëshojë Lindèn”, një simbolíkë për dòbèsimin e pùshtètit të tij. “Ky njeri e ka lakun në fyt,” thekson Peka në análizè, dùke shtuar se manovrat e vogla politíke vetëm sa mùnd ta vonojnë për pak kohë shtrëngimin e këtij laku, i cili tashmë është i pashmángshëm.
Vëmendja tani është përqendrùar te zhvillimet e ardhshme, përfshirë protèstën kombëtare dhe veçánërisht një intervistë që pritet nga ish-zèvendëskrýeministri Arben Ahmetaj në janar, e cila konsiderohèt si e një rèndësie të veçántë.

Pavárësisht sùlmeve nga të gjítha anët – nga pùshtèti, párátë, krími dhe mediat – për opozítën dùket se ekzíston një lájm pozítiv, një shenjë se dinamíkat politíke po lèvízín në disfavor të krýeministrit.

Diskutimi në studio:

Kárríqí: Kaloi paketën fiskale për të pástrùar párátë e drogës. Dhe nga ana tjetër Gjykata Kushtètuese ridërgoi Belinda Ballukun në zyrë. Cila do të jetë strategjía? Shto dhe protèstën në 22 dhjetor. Opozíta po vihèt në qendër të vëmendjes së kritíkave për numrat.

Peka: Po opozíta do vihèt në qendër të vëmendjes për numrat, për aq kohë sa i ka të gjítha mediat nën kòntròll. Dhe do mèrrèn me numrat. Nuk do mèrrèn me atë çfarë bèn Rama, çfarë bèn Belinda, çfarë bèn në Gjykatën Kushtètuese. Sigurisht që opozíta, mediat me numrat do mèrrèn. Opozíta dùhèt të mòs hyjë në asnjë lloj pazari. Dhe t’u bèhèt e qartë shqíptarëve që ne plan kemi që këtë njeri të mòs e lëmë të shkòjë në zyrë. Deri kur të bèhen, deri kur t’ia dalim. Por që t’ia dalin sa më shpèjt dùhèt të bèhen të besueshëm dhe që të bèhen të besueshëm me këtë banak nuk bèhèt.

E rèndësishme është se çfarë do thotë Ahmetaj në janar. Kjo është për Ramën. E rèndësishme është edhe që sado që opozíta dùket e sùlmuar nga të gjítha anët, nga Rama, nga párátë, nga krími, nga mediat, për fat të mirë dùket se ka një lájm, dùket se ka një lájm pozítiv. Ajo çfarë nisi në gusht me Edi Ramën, që Belinda Balluku nuk dùhej të jetë, dùhej të ishte në zyrë, dùket se do përfùndojë në dhjetor si janar me, me Linda Ramën. Meqë do të mbájë, do të mbájë Belindèn, do ishte i detyrùar të lëshojë Lindèn. Ky njeri e ka lakun në fyt. Të gjítha këto pislëqet e vogla që nxjerr anash mùnd t’i vonojnë pak kohën për t’ia shtrënguar lakun. Po ky lak këtij, laku nga fyti nuk i íkën më.

Or ti, mo ngatërro trimat e BKH, me të Dubait

0

Shkruan Basir Çollaku

Si ditë e diele që është, (ditë kur TVSH transmetonte dikur filma në drekë), në cilin film shqiptar është ajo batuta urdhërore: “Dorëzoja dhjetëshen (patllaken) Gjergjit”? Është te filmi Njësiti Gueril(1969) që për ironi të fatit i dedikohej njësiteve guerile të Tiranës, drejtues i të cilave ishte…Beqir Balluku…duket se tekat e historisë nuk sosen.
Filmi sapo ka nisur.

Nga zalisja, e vërteta, paniku, Rama tregoi vetë se zyra e tij është në hetim. Po përsërit thirrjen se aman mos më merrni telefonin. Sot na tha se trimoshat e BKH ia paskan mësyrë në ndërtesën e zyrave të tij. Mos u tremb nga armët. Mbase ka pandehur se kanë shkuar për ta arrestuar në zyrë. Siç ndodhi me Veliajn. Do të vijë dhe ajo ditë. Së shpejti. Bëj gajret. Se për tek ti janë nisur. Hetimi i Ballukut dosjet e saj miliardëshe janë dosje të përbashkëta. Keni zografisur bashkë shumë dallavere. Pastaj bëre mirë me transparencën. Duke treguar se të kanë ardhur djemtë e BKH. Halli nuk është te armët. E dimë se çunat e Dubait, të Londrës, të Amsterdamit, hyjnë me me gjithfarë soj armësh e mallrash lart, ndoshta duke i shoqëruar garda vetë. Ja pyeti si erdhi tek ti Luftari i Sinaloa?! Kush e ndaloi apo kontrolloi?! Po Charles McGonigal me apo pa arnë, se ishte edhe ofiqar i lartë shumë?!

Po ata djemtë problematikë, në sajdisjen e shpeshtë të Edenit kur relaksohen me verën 33 mijë euroshe shishja?!

Trimat e BKH janë djem e vajza me gjithë kusuret e sistemit të trazuar aty do i kesh. Siç të kanë ardhur për Tahirin, Kokën, Beqjen, Veliajn, mjaft të tjerë, e tani në proces për Belën. Sigurisht do ta mbyllin sezonin e vizitave në atë godinë, me ty kontroll për ty e me ty. Do vinë për inceneratorin, Llogaranë, Aeroportin e Vlorës, Tecet e Bangladeshit, rrugën e Arbërit, Portin e Durrësit, Porto Romanon, AKSHI, Eco Parkun, Smart City, investimet strategjike të bandave të kokainës, parqet voltaike të pastrimit të parave, për Arubën, orën 400 mijë euroshe të asaj dorës që e njeh mirë. Për pafund telefona e sms të sky-enchro ku dalin mjaft xhevahire penale. E pinet e oborrit tënd janë identifikuar.

Kur të ulen me ty duhen muaj të dalësh nga rrëfimtorja. Se ka dhe kurbane të tuat, të degdisur në qeli, që po ndihmojnë trimat e BKH kundër teje e trimave të Dubait rreth teje. Në Fox news në USA aty të njohin si “vëlla” me Maduron. Me këtë lajm përveç panikut po bën njëherësh presion. Sepse narko-dosjet dhe korrupt-dosjet, ku gjendesh i përfshirë, janë me tonë.

Sepse në politikë nuk ka gabime, por faje dhe çdo faj në politikë është krim..” thotë Eugène Châtelain, gazetar dhe pjesëmarrës në Revolucionin Francez, ngaqë je dhe Kalorës francez nga Macroni.

Kështu me një zëvendëse për të cilën do vihesh në provë në Kuvend, qameti në pak ditë, për heqje imuniteti e masë arresti, loja ka marrë flakë. Zotnia e di. USA e trajton si mall në afat skadence të filluar. Sado të përpiqesh të trembësh me mesazhe kanosjesh publikisht, djemtë e BKH apo ato të SPAK, aty ky furnizohen ata, prapë do të jenë më trima se djemtë e kokainës rreth teje…

Mbaje telefonin ndezur. Sepse një ditë do të të thonë pa e rruajtur fare se kush je, Alo… BKH jemi..!!

Lapaj: Koha për t’i shporrur ata që vjedhin miliona me një firmë

0

Protesta e Adriatik Lapaj dhe mbështetësve të tij vazhdon para Kryeministrisë, ku ai ka ftuar shqiptarët të bashkohen në revoltën kundër qeverisë dhe korrupsionit.

Lapaj krahasoi situatën në Shqipëri me atë në Bullgari, ku populli arriti të detyronte dorëheqjen e qeverisë pas protestave të gjata.

“E patë çfarë ndodhi në Bullgari? Populli dorëzoi qeverinë të dorëhiqej. Nuk dolën brenda një jave por luftuan me muaj. Nga 5 u bënë 10, 10 mijë, e deri në dorëheqjen e qeverisë.
Nuk ngelen pas edhe fermerët grekë, që kanë një javë që janë çuar për gjëra që ne nuk I konsiderojmë fare, i subvencionet. Ka ardhur koha të shporrim autokratin Rama.

Kini besim se ne mund t’ia dalim, nuk ka fuqi më të madhe se protesta e njerëzve të lirë dhe njerëzit kur bashkohen përballë atyre që na vjedhin. Të bashkojmë arsimtarët, fermerët, prindërit, të rinjtë kundër atyre që na vjedhin.
Nuk ka katolik, ortodoks e mysliman në këtë histori, njerëz me ngjyrë e pa ngjyrë, të majtë e të djathtë. Ka vetëm 2 palë, ata që me një rënë të lapsit vjedhin miliona euro, dhe ne poshtë që punojmë për të na vjedhur ata. Duhet të bëhemi bashkë për t’I shembur e për t’i shporrur”, u shpreh ai.

Tingujt e Lahutës dhe Shqipëria e gjithë botës!

0

Shkruan Zef Ndreka

Po, ndodhi dhe është vërtet një mrekulli shqiptare, gjithashtu edhe një ngjarje me peshë të madhe kulturore.
Futja e Lahutës së Malësisë në listën e UNESCO-s është një certifikim folklorik, por më teper është një vulosje ndërkombëtare se ky instrument, ky art i të kënduarit dhe ky univers epik përbëjnë një pjesë të çmuar të civilizimit botëror.
Ky lajm është kaq i rëndësishëm sepse lahuta është shpirti epik i shqiptarëve.


Ajo mbart në tela kujtesën e brezave, këngët e trimave, besën, nderin, përplasjet historike dhe rrëfimet që kanë mbajtur gjallë identitetin tonë. Me lahutë është kënduar kur nuk kishte libra, kur historia tjetërsohej, kur e vërteta duhej ruajtur në forma të fshehta, por të forta.

Lahuta e Malësisë tashmë në listën e UNESKO-s është i rëndësishëm sepse kultura jonë më në fund po njihet siç duhet.
Dihet se UNESCO nuk pranon çdo gjë. Duhet trashëgimi e gjallë, duhen rrënjë të thella.
Dhe Lahuta jonë i ka të gjitha, origjinalitetin, autenticitetin dhe një traditë që lidhet ngushtë me male, me këngëtarët epikë, me të kaluarën tonë.
Ky lajm është i rëndësishëm sepse përbën një fitore për gjithë shqiptarët, kudo ndodhen.
Ky lajm është një moment krenarie kombëtare dhe një tjetër provë se jemi popull me kulturë të vjetër, me vlerë dhe me zë.
Lahuta është një instrument, por më teper është një vlerë shpirtërore, që tani i përket zyrtarisht trashëgimisë kulturore të njerëzimit.Në fakt, kjo është më shumë se mrekullia, është një kujtesë e qartë se kombi mbahet gjallë me identitet, jo me fjalë të kota politike.
Lahuta është ajo që bashkon, që flet një gjuhë të përbashkët, që i tejkalon ndarjet fetare dhe krahinore.
Në tingujt e Lahutës ka Shqipëri të pastër!
Dhe nga sot, kjo Shqipëri është bërë e gjithë botës.

Pluralizmi i opozitës, si një zgjidhje politike

0

Shkruan Zef Ndreka

Pluralizmi i brendshëm do të ishte një nga zgjidhjet më të shëndetshme dhe më realiste për ta rikthyer opozitën shqiptare si alternativë qeverisëse, por që të ndodhë kjo, duhet të vendosen e të zbatohen disa kushte që mbetën thelbësore sot.
Për ta analizuar këtë temë, na ndihmon pyetja:

Pse opozita sot është në gjendjen më të mjerueshme?

Tashmë për të gjithë është e qartë, madje është artikuluar mjaft qartë edhe nga kreu i PD-se, se PS-ja në zgjedhjet e ardhshme mund të shkojë mbi 62%, që e përkthyer drejtpërdrejt do të thotë humbje tjetër e radhës.
Ky realitet, ka ndodhur sepse janë bashkuar tre kriza të njëkohshme, kriza e legjitimitetit ku askush nuk ndjehet i përfaqësuar; as baza, as elitat, kriza e liderëve ku figurat politike po duken ose të konsumuar, ose pa vizion dhe kriza e organizimit pa struktura, pa gara me statute që janë kthyer në formalitet.
Sot më shumë se asnjëherë, PD-ja është mbërthyer një një krizë narrative në të cilën nuk ofrohet asgjë e re, vetëm ankesa, pa asnjë zgjidhje.
Gjithashtu ndjehet e theksuar përçarja funksionale me grupet, me fraksionet informale që e kanë paralizuar PD-në.
Në këtë gjendje që ndodhet PD-ja, asnjë parti politike nuk bëhet alternativë qeverisëse vetëm me një lider si në rastin Berisha, me një grup deputetësh të mbyllur apo me një rreth të vogël njerëzish që kontrollojnë gjithçka.
Kështu, duhet gjetur një zgjidhje polifike.
Pyetja që na ndihmon është:

A do të ishte pluralizmi i brendshëm i tërë opozitës një zgjidhje?

Nqs do të kuptohen qartë fraksionet e ligjëruara, jo ato të fshehura që luftojnë në prapaskenë, por në struktura të brendshme, nqs do të pranohen dhe të funksionojnë fraksionet liberale, fraksionet konservatore, fraksionet kristian demokrate, fraksionet nacionaliste moderne, fraksioni i të rinjve dhe grave, kjo sjell garë idesh, jo garë intrigash.
Gjithashtu, brënda opozitës, duhet të ketë kuotime të hapura, jo të emëruara nga kryetari.
Kuotimet duhet të jenë mekanizma meritokracie, ku të ketë kuota të përcaktuara për profesionistët, për diasporën, për të rinjtë, për zonat e vendit dhe duke eliminuar kuota për klientelën apo besnikët servilë të kryetarit.
Më e rëndësishmja është të bëhen zgjedhje të brendshme reale me primare si në vendet perëndimore, jo referendume imagjinare ose votime të komanduara.
Pyetja që vjen më tej:

Çfarë do të prodhonte pluralizmi i opozitës?

Ky pluralizëm, do ti jepte së pari mendim opozitës, ndërkohë që sot ka vetëm zhurmë pa mendim.
Pluralizmi i opozitës do të prodhojë liderë të rinj, me garë të hapur ku do të dalin figura të reja që mund të jenë alternativë reale.
Pluralizmi i opozitës do të shuante luftërat personale, ku çdo grup do të ketë hapësirën e vet, do të ulen presionet dhe do të eliminohen konfliktet e brendshme.
Pluralizmi i opozitës do të mund të riktheje besimin e qytetarëve, sepse votuesit do të shohin parime, jo klane brënda opozitës.
Pluralizmi i opozitës do e detyronte partinë të modernizohet në aspektin e komunikimit, të programeve dhe reformave.
Gjithsesi, pluralizmi i opozitës, nuk do të mjaftonte pa një reformë tjetër që mbetet thelbësor siç është ndryshimi i kulturës politike brenda opozitës.
Edhe po ta pranojmë si zgjidhje një formulë të tillë, por nëse mbeten të njëjtët njerëz me të njëjtin mentalitet si sot, as pluralizmi i opozitës nuk bëhet zgjidhje, por mbetët fasadë dhe opozita mbetet ashtu siç është sot, e fragmentuar, e konsumuar dhe pa ofertë qeverisëse.

Konservatorët nuk e njohim për Avokat të Popullit sorosistin Endri Shabani

0

Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore” ALBANIA
Deklaratë.
Partia Kombëtare Konservatore Albania i thotë Ndal!
Ne nuk njohim për Avokat të Popullit zotin Endri Shabani.
Endri Shabani “dyshohet” se nuk posedon diplomë të ndonjë Universitet brënda apo jashtë Republikës së Shqipërisë.
Arsyetim politik.
1 – Endri Shabani është suportuar nga Fondacioni George Soros. Ky politikan asht avokat i Majtë ish kryetar i partisë N# subjekt i ekstremit të Soros.
2 – Skandali Opozitar vjen nga deputetët lista e PD
Endri Shabani ka marrë ( të bëjë avokati mashtrimi apo Fallxhimi kjo gjasë i duhet vërtëtuar ) Firmat si gjithnjë 27 mashtruesit Soristë të listës PD mbështesin të njëjtët sivëllezër siamezë soristë globalistë të Majtë në PS Këta soj janë njerëz anti Familje ( kundër jetës pro Abordit dhe ndryshimit të gjinisë )
3 – Turpi mbetet aty për 28 deputet të listës PD që suportuan me firma Soristin Endri Shabani.
Endri Shabani mori 85 Vota të Rilindjes 85 Vota të dala nga një proçes zgjedhor 11Maj 2025 kontestu nga opozita Konservatore si proçes i paligjshëm i Partisë Shtet me Rregjim Komunar patronaxhist.
28 Deputet Lista PD dhe “Opozita” 18 prej tyre që firmosën mbështetje për Endri Shabanin si avokat i Popullit kanë suport madhor nga Fondacioni Alex George Soros.
Ky Fondacion famëkeq etiketohet nga presidenti 47 USA Donald J Trump si Formacion i korruptuar rrezik kombëtar anti USA anti Familjes Kristiane.
“Partia Konservatore Kombëtare Albania” i bën thirrje soristit Endri Shabani të paraqesë publikisht Diplomën Universitare ose ndryshe të tërhiqet nga marrja e postit Avokat i Popullit sepse nuk përfaqëson modelin e gjithëpranuar të opozitës Konservatore dhe ne dyshojmë se nuk ka diplomë.
“PKKA”
Departamenti për shtetin e drejtë Zyra e avokatit publik.
Av. Klarita MARKU
Tiranë – Albania
Datë 12/12/2025

POSTIMET E FUNDIT