Kreu Blog Faqe 66

8 Dhjetori, Dita e Rinisë përkujtimi i Lëvizjes Studentore në historinë e Shqipërisë

0

8 dhjetori shënon njërën prej datave më të rëndësishme në kalendarin politik dhe shoqëror të Shqipërisë, Ditën e Rinisë. Kjo ditë lidhet drejtpërdrejt me lëvizjen studentore të vitit 1990, një moment kyç që u shndërrua në pikënisjen formale të rënies së sistemit komunist dhe vendosjes së pluralizmit politik në vend.

Në mbrëmjen e 8 dhjetorit 1990, qindra studentë të Universitetit të Tiranës u mblodhën në Qytetin “Studenti”, duke shprehur hapur pakënaqësitë ndaj regjimit dhe kërkuar reforma të thella demokratike. Ajo që nisi si një protestë studimore për kushte më të mira jetese u shndërrua shpejt në një lëvizje të gjerë shoqërore, me thirrje për liri politike, të drejta themelore dhe hapje ndaj Perëndimit.

Në ditët që pasuan, protestat morën përmasa të mëdha. Më 12 dhjetor u shpall zyrtarisht krijimi i partisë së parë opozitare në vend, një akt që shënoi fundin e monopolit politik të Partisë së Punës dhe fillimin e një kapitulli të ri për Shqipërinë. Kjo lëvizje, e drejtuar kryesisht nga të rinjtë, mbeti e gdhendur në historinë shqiptare si forca që ngriti zërin në një kohë kur heshtja ishte normë.

Sot, më shumë se tre dekada më vonë, 8 dhjetori kujtohet jo vetëm si ditë simbolike e rënies së një sistemi, por edhe si një homazh për energjinë, guximin dhe vendosmërinë e brezit të ri që ndërmori hapin e parë drejt demokracisë. Institucionet shtetërore, organizatat e shoqërisë civile dhe vetë universitetet e vendit e shënojnë këtë datë përmes aktiviteteve përkujtimore, diskutimeve akademike dhe nismave që synojnë të forcojnë rolin e rinisë në jetën politike e sociale.

Në kujtesën kolektive shqiptare, 8 dhjetori nuk është thjesht një datë historike është një dëshmi se ndryshimi nis me kurajë, dhe se pikërisht të rinjtë janë shpesh motorri kryesor i këtij ndryshimi.

Elon Musk ‘luftë’ BE: Shumë politikanë europianë, tradhtarë!

0

Elon Musk ka nisur një tjetër sulm të ashpër kundër Bashkimit Europian, duke e akuzuar hapur për mungesë demokracie, në një sërë postimesh në platformën X. “Bashkimi Europian nuk është DEMOKRACI, sundim i popullit, por BUROKRACI, sundim i zyrtarëve të pa­zgjedhur”, shkroi miliarderi që kontrollon X, Tesla dhe SpaceX.

Musk gjithashtu shpërndau një postim që e përshkruante BE-në si “një kërcënim ekzistencial për lirinë dhe sovranitetin e Europës”. Në një tjetër mesazh, ai u shpreh: “Ka kaq shumë politikanë në Europë, që tradhtojnë popullin e tyre”.
BE-ja humbet aksesin në panelin e reklamave të X

Tensionet u përshkallëzuan pasi Komisioni Europian humbi aksesin në panelin e monitorimit të reklamave të X, pak ditë pasi i kishte vendosur rrjetit social një gjobë prej 120 milionë eurosh për shkelje të rregullave të transparencës së BE-së.

“Llogaria juaj e reklamave është mbyllur”, njoftoi shefi i produkteve të X, Nikita Bier, përmes një postimi të bërë të dielën në mëngjes. Bier akuzoi Komisionin se kishte tentuar të promovonte një postim lidhur me gjobën duke “shfrytëzuar një boshllëk të sigurisë” për të shtuar artificialisht shtrirjen e tij.

Gjobat dhe akuzat

Komisioni vendosi gjobën për shkelje të Ligjit për Shërbimet Digjitale (DSA), që synon frenimin e përhapjes së përmbajtjes së paligjshme. Sipas BE-së, X ka dështuar të ofrojë transparencë mbi bibliotekën e reklamave dhe ka kthyer shenjën blu të verifikimit nga një mjet identifikimi në një funksion të paguar “që mund të jetë mashtrues”.

“Ironia e njoftimit tuaj”, iu drejtua Bier Komisionit, “është se X beson se të gjithë duhet të kenë një zë të barabartë në platformë. Por duket se ju mendoni se rregullat nuk vlejnë për llogarinë tuaj”.

O mret fobik Edvin Vlll

0

Shkruan Kujtim Gjuzi

Nuk jam un kandidati i opozitës për kryeministër.
Edo do jetë KATOLIK TRANZIT qē ti thotë Ndal Zëvëndësimit tē Madh në eksportin lslamik në BE
Doli sot në ditë pushimi Edvin Rama shumë i ramë i shqetësuar jo për Be’Lan që e ka gjet as nga karikatura e Prof.Dr. Bujar Kapexhiut e po ashtu ma shumë nga tryeza opozitare Prof. Dr. Sali Berishës.
Ngërci vjen nga administrata Donald J Trump. Çështja McGonigal, fyerjet publike anti Trump, korrupsioni, marveshje të fshehta me njerëz të botës së krimit, pengimi i demokracisë plurale, tentativa për kontroll në SPAKun USA presioni mbi gjykatën Kushtëtuese, moszbatimii vendimeve të saj ngritja e kampeve pritēse dhe eksportimi i qytetarëve emigracioni islamik drejt Europës e kanë trembur por jo tredhur kryeministrin ER
A e kalon Oqeanin pyeste Sali Berishën, Edi Rama me 2018
Shteti të bën 7 forma deklaronte me 2020 pra ikja drejt një rregjimi që duket se Edi Rama po e kupton andaj del edhe ditën e Diel në Kallkan Dollap. Fund Javë ndryshe i mbushi sallën Edvin Ramës përtej të Majtës dhe të Djathtës. U duk pak xheloz Rama sepse salla nuk ishte 100% Rilindase. Km sic ka qejf ta etiketojnë rilindasit dhe ne të djathtët themi Gjeneral Gedafi mos i gjaftë gjama na u bë xheloz. Aq dukej i “përgjeruar” nga fondacioni A.Rama &Co nuk ngeli pa thënë frazën :
Arbër nuk po iki unë e jo më me ik ti, shijoje këtë mbrëmje është e gjitha jotja dhe juaja sepse duket këtu në sallë mua gjysma me URREJNË e gjyma më duan edhe ti mos harro se nga FRESHI vjen dhe kur të merresh seriozisht me politikë gjysma do të duan dhe gjysma do të urrejnë. Të jetë vallë Ed Rama MnostraDamws të parashikojë të ardhme me dashni apo urrejtje për një të ri 31 vjecar !?
Edo a e kalon ti tani oqeanin ?!
Unë vetë pa shoqrim me US Air Force nuk ta këshilloj. Asht acaru DASH TRAMP
Pse Edi Rama e ndjen vehten 50% të urryer kur askush në sallë nuk tentoi ta fyejë ?! Kompleksi i fajit 25 Vjet pushtet ku akuza ka mbrritur pranë shumë pranë zyrës kryeministrore. 83 mandate e gjejnë me dy zëvëndës kryeministra nën arrati dhe hetim, disa ministra kryetarë bashkie, sekretarë e drejtorë në burgje. Sot Edi Rama nuk duhet të merret me ankime emrime drejtorësh por duhet të realizojë gjithpërfshirje.
Edi Rama duhet të ndalojë yshtjen fraksionale Soriste opozitare por duhet të pastrojë vehten nga akuzat për dëmtim të sigurisë USA dhe opozitës e pluralizmit kështu thonë jo vetëm rezolutat partiake por dhe DASH Rama duhet të ndalojë presionin mbi Gjykatën Kushtëtuese dhe të gjithë sistemin plural. Po po të hapë tryezë gjithë – përfshirëse për Kod të ri nga një qeveri tranzite me kryeminister Katolik që siguron Zgjedhjet e Lira të barabarta me standart Euro Atlantik me import të votës lirë Amerikane. Ndryshe rreziku asht aty Edi.
Qeveria dhe qeverisja Rama 4 ra në Be’Lan Balluku tyneli 50 milion € tak e fap, pra asgjë nuk e shpëton Edi Ramën përvetëm vakancës presidenciale. Edo mos u tremb o dhondër ! Bujari dhe doktori bëjnë ndonjëherë shaka dhe me ambasadorë e sekretarë shteti por jo jo me presidentët USA Mret mos u bën fobik nga karikatura e Kapexhiut mos u tremb nga deklarata doktorit, Kujtim Gjuzi kandidat më dinjitoz se Mreti Rama për karrigen e kryeministrit.
Mret unë nuk kam lujt mensh me marrë Be’Lan mbi shpinë. Ik Edi Rama në vakancë presidenciale 5 + 3 Vjet je ok nuk të fut a’kush në kaush 007 penxheret lEVP Reç prefektura Shkodër. Edo nuk të urrejnë shqiptarët. Ne dijmë të falim megjithëse ti damin e ke bërë mjaft të madh 1.1 milion shqiptarë morën rrugat gjatë 12 vjet e 3 muaj ti si kryeministër. Vakancë presidenciale dhondër se lliri u bo 14 muj në lEVP 313 Nuk e dëgjoi këshillën konservatore dy herë në seancë plenare dhe një herë në Elbasan Arena. Ik Edi Rama ik në vakancë këshillim “PKKA”

Çfarë do të thotë të jesh ”i kulturuar” sipas Anton Çehov?

0

Shkruan Albert Vataj

Autori i dashur rus, Anton Çehov (29 janar 1860-15 korrik 1904), parashtron në një letër drejtuar vëllait të tij të madh Nikolai, një artist.
Letra, e shkruar kur Antoni ishte 26 vjeç dhe Nikolai 28, e cila u gjet në “Letrat e Anton Çehov për familjen dhe shokët e tij”, shpërndan me përzemërsi dozat e një dashurie të mundimshme dhe përshkruan 8 cilësitë e një njeriu të kulturuar – duke përfshirë ndershmërinë, altruizmin dhe veset e mira.
Çehov shkruan nga Moska më 1886:
Më je ankuar shpesh që njerëzit “nuk të kuptojnë”!
Gëte dhe Njuton nuk u ankuan për këtë… Vetëm Krishti u ankua, por nuk po fliste për veten e tij, por për doktrinën e tij… njerëzit të kuptojnë mjaft mirë. Por nuk është faji i tyre nëse ti nuk kupton vetë veten tënde. Ta siguroj, si vëlla dhe si shok, që të kuptoj dhe të kam në zemër. I njoh cilësitë e tua të mira siç njoh gishtat e dorës sime: i vlerësoj dhe i respektoj shumë. Nëse do të provosh që unë të kuptoj, mund të t’i rendis këto cilësi.
Mendoj se je shumë i mirë për nga ana e butësisë, shpirtmadhësisë, joegoizmit, i gatshëm për të ndarë edhe qindarkën e fundit: nuk ke zili apo urrejtje; Je zemërmirë, ndjen keqardhje për çdo lloj qenie, je i besueshëm, pa mëri e dredhi, dhe nuk mban inat… të është dhënë nga lart një dhuratë që të tjerët nuk e kanë: ti ke talent. Ky talent të veçon nga miliona njerëz, në këtë botë vetëm një në dy milionë është një artist.
Talenti është ai që të bën të veçantë:
Edhe po të ishe një amfib apo merimangë, edhe atëhere njerëzit do të respektonin, sepse të talentuarit i justifikohet e falet gjithçka. Ti ke vetëm një të metë, të cilës i detyrohet falsiteti i qëndrimit tënd, palumturia jote dhe pezmatimi i brendshëm. Kjo është në total mungesa e kulturës tek ty. Të lutem, më fal por (veritas magis amicitiae)…
E shikon, jeta ka kushtet e saj.
Që të ndihet rehat mes njerëzish të edukuar, të ndihet i kënaqur dhe si në shtëpinë e tij, njeriu duhet të jetë i kulturuar deri në një masë të caktuar. Talenti të ka futur në këtë rreth, të cilit i përket, por… ti i je larguar atij, dhe ti ngurron mes njerëzve të edukuar dhe banorëve përballë.
Sipas mendimit tim, njerëzit me kulturë duhet të përmbushin kushtet që vijojnë: sepse humbin një copë kauçuku, nëse jetojnë me të tjerët nuk e marrin këtë gjë si nder, dhe kur largohen, nuk thonë “asnjeri nuk do të mund të jetonte me ty.”
– Ata ia dalin me zhurmën, të ftohtët, vërejtjet e mprehta dhe me praninë e të huajve në shtëpi.
– Ata nuk kanë dhembshuri vetëm për lypsarët apo macet pa shtëpi. Zemra e tyre dhemb për atë që syri nuk shikon… ata ngrihen natën për të ndihmuar… për të paguar për vëllezërit që janë në universitet, dhe për të blerë rroba për nënën e tyre.
– Ata respektojnë hapësirën e të tjerëve dhe i shlyejnë detyrimet.
– Ata janë të sinqertë, dhe i frikësohen gënjeshtrës sikurse zjarrit. Nuk gënjejnë as për gjërat më të vogla. Një gënjeshtër është fyese për dëgjuesin dhe e ul atë në sy të folësit.
– Ata nuk shtiren, ata sillen në rrugë ashtu si në shtëpi, dhe nuk mburren para miqve modestë. Nuk janë të dhënë pas dërdëllitjeve dhe të detyrojnë të tjerët mbi besimet e tyre. Pas shpinës së tjetrit parapëlqejnë të heshtin më shumë sesa të flasin.
– Ato nuk i ulin vlerat e tyre për të zgjuar dhembshuri. Nuk luajnë me telat e zemrës së njerëzve që më vonë të psherëtijnë dhe të ndiejnë këqardhje.
– Ata nuk thonë “ jam keqkuptuar,” ose “jam lënë pas dore,” sepse gjithë kjo përpjekje, është vulgare boshe, false…
– Ata nuk kanë krenari të cekët.
– Ata nuk duan t’ia dinë për diamantet fallso si të njohurit e të famshmëve, për t’i dhënë dorën “P”-së [me gjasë Palmin, poet i padëgjuar] së dehur, të dëgjojnë entuziazmin e një spektatori të humbur në një show pikturash, të qenët të njohurit e tavernave…. Nëse bëjnë diçka të vogël, ata nuk krekosen për të sikur të kishin dhuruar diçka me vlerën e 100 rublave, dhe nuk mburren që kanë arritur aty ku të tjerët nuk janë pranuar….
– Ata që janë vërtet të talentuar, gjithmonë anojnë nga ana e turmës, sa më larg reklamimit…Edhe Krivol ka thënë se një fuçi boshe bën më shumë jehonë sesa një e plotë.
Nëse kanë një talent, e respektojnë atë. E sakrifikojnë atë për të tjerët, gruan, verën, krenarinë… Ata janë krenarë për talentin e tyre.
– Ata zhvillojnë ndjenjën estetike te vetja e tyre. Nuk bien dot të flenë me rrobat e tyre, të shohin të çarat e mureve plot me insekte, të thithin ajër të keq, të ecin në një rrugë të pështyrë, të gatuajnë vaktet në vaj të ndenjur.
– Ata kërkojnë sa më shumë të mposhtin dhe të fisnikërojnë instiktet seksuale… nuk e duan për shoqe shtrati një femër… nuk kërkojnë inteligjencën që shfaq veten në një gënjeshtër të vazhdueshme. Nëse janë artistë, ata duan në veçanti, freski, elegancë, njerëzi dhe kapacitet për amësinë…
– Ata nuk rrokullisin vodka në çdo orë të ditës dhe natës, nuk kërkojnë në rafte, nuk janë derra dhe e dinë që nuk janë.
– Ata pinë vetëm kur janë të lirë, me raste… Ajo çfarë duan është një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm (mens sana in corpe sano). E kështu me radhë.
Kështu janë njerëzit e kulturuar. Që të jesh i kulturuar dhe të mos jesh nën nivelin e atyre çfarë të rrethojnë nuk mjafton të kesh lexuar “The pickwick Papers” dhe të kesh mësuar një monolog nga “Fausti”… Ajo çfarë duhet është një punë konstante, natë dhe ditë, lexim i vazhdueshëm, studim, vullnet… Çdo orë është e vlefshme… eja tek ne, thyeje shishen e vodkës, shtrihu dhe lexo… Turgenev, po të pëlqeu, të cilin nuk e ke lexuar. Duhet ta lësh krenarinë, nuk je një fëmijë… së shpejti do bëhesh 30 vjeç. Është koha! Unë pres nga ti… të gjithë presin nga ti.

Rusia rinxjerr hartën, 23 vendet që zhduken në rastin e Luftës së Tretë Botërore

0

Rusët ri-sjellin në kujtesë rrezikun me të cilën mund të përballet Europa në rastin e një lufte botërore.

Në kohën kur nga njëra anë flitet për mbi një plan paqeje për Ukrainën, në anën tjetër Kremlini kërcënon Europën.

Një zyrtar rus identifikoi vende të shumta të lidhura me mbrojtjen si objektiva për raketat e Vladimir Putinit.

Dmitry Rogozin, një senator dhe veteran lufte, i cili më parë shërbeu si zëvendëskryeministër dhe kreu i agjencisë hapësinore, paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar mund të bëhet “vdekjeprurëse e rrezikshme”.

Harta më poshtë tregon zonat në Mbretërinë e Bashkuar që u veçuan si objektiva të mundshme për sulmet ruse.

Rusia rinxjerr hartën, 23 vendet që zhduken në rastin e

Rogozin e postoi atë në maj, duke theksuar vendet e lidhura me mbrojtjen në Mbretërinë e Bashkuar si objektiva të mundshme ruse në përgjigje të thirrjes së ish-sekretarit të mbrojtjes Ben Ëallace për “ta bërë Krimenë të pabanueshme dhe të paqëndrueshme nga pikëpamja ruse”.

Ai deklaroi: “ish-ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Ëallace, mbi atë që duhet të bëjnë Kievi dhe aleatët e tij në NATO, për t’i dhënë fund veprimeve ushtarake: “ne duhet ta ndihmojmë Ukrainën të fitojë aftësi afatgjata për ta bërë Krimenë të pabanueshme. Ne duhet ta mbytim Krimenë. Atë që ka në mendje një ministër i matur, e ka në gojë një ish-ministër”.

“Megjithatë, është mirë që ata zbulojnë qëllimet e tyre të vërteta. Është e dobishme ta lexojnë ata prej nesh që ende e konsiderojnë të mundur paqen me agresorët imperialistë”.

“Dhe këshilla ime për oligarkët tanë [rusë]: mos i dërgoni fëmijët tuaj të studiojnë në Angli! Është vdekjeprurëse e rrezikshme”.

23 vendet e mbrojtjes shfaqen në një hartë të marrë nga dokumenti i politikave të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar “Strategjia Industriale e Mbrojtjes 2025: duke e bërë mbrojtjen një motor për rritje”.

Propagandisti televiziv Vladimir Solovyov shtoi: “Dmitry Rogozin sot postoi një kujtesë për objektivat në Britani që mund të shkatërrohen të parat. Idiotët do të marrin atë që u takon, thjesht do të marrin atë që u takon.”

Ai e quajti z. Ëallace “një budalla që humbi punën”, duke shtuar “ai është një askush, por papritmas vendosi të na tregojë se si duhet të jemi.”

Presioni i SPAK-ut mbi GJKKO-në si shënjë dobësie dhe pasigurie!

0

Shkruan Zef Ndreka

Çuditërisht po ndodh edhe kjo. SPAK në emër të institucionit i bëri presion GJKKO-së!
Në këtë situatë po shihet shpalosja e një konflikti të hapur tashmë institucional, pikërisht midis SPAK dhe GJKKO, i cili tregon probleme të mëdha lidhur me presionin publik të prokurorisë dhe mungesës së koherencës procedurale në një çështje me ngarkesë politike jashtëzakonisht të lartë.
Në të vërtetë çfarë po ndodh?!
Sapo ka nisur përplasja SPAK me GJKKO-në.
Normalisht, çdo debat mes prokurorisë dhe gjykatës zhvillohet vetëm në dosje, jo në media. Por deklarata e SPAK, e bërë me ton presioni, ishte një dalje e pazakontë dhe po përjetohet si ndërhyrje publike ndaj pavarësisë së GJKKO-së.
Në asnjë sistemin penal SPAK-u nuk vendos, por vetëm heton. Ashtu siç GJKKO vetëm gjykon dhe nuk zbaton dëshira të prokurorit, por standardet e ligjit dhe afatet procedurale.
Prandaj, fakti që SPAK u shfaq “i mërzitur” apo paksa arrogant pse GJKKO nuk po e përshpejton procesin ndaj Veliajt, ka krijuar perceptimin e një përpjekjeje për të orientuar vendimmarrjen.
Pretendimi se SPAK ka kryer veprime hetimore pas mbylljes së hetimeve, nxjerr një problem serioz procedural, pasi pas shpalljes së mbylljes së hetimit në kuptimin e nenit 328 të Kodit të Procedurës Penale, nuk mund të ketë veprime të reja hetimore ndaj të pandehurit pa rihapur hetimin.
Kështu, çdo material i mbledhur pas atij momenti mund të shpallet i pavlefshëm.
Në këto kushte, gjykata ka detyrimin të verifikojë përputhshmërinë mes dosjes së depozituar dhe materialeve reale të hetimit.
Ndërkohë, Veliaj nuk është njohur me dosjen e plotë dhe kjo prek një nga të drejtat më themelore të mbrojtjes dhe përbën një skandal më vete.
Lind natyrshëm kjo pyetje: Përse bëri këtë presion publik SPAK-u, përse ky nxitim dhe a është problematike kjo për drejtësinë?
Sigurisht, nxitimi për të kaluar fazën paraprake, pa adresuar këto shkelje të pretenduara, shihet si shmangie nga kontrolli i ligjshmërisë së hetimeve, pra si përpjekje për të kaluar në gjykim pa debat juridik mbi procedurat e dyshimta.
Në këtë rast, gjykata me të drejtë, e merr kohën e saj jo për të mbrojtur Veliajn, por sepse verifikon rregullshmërinë e dosjes.
Për këtë presion konkret, pati edhe reagime të raporteve ndërkombëtare, ndër të cilat dy apo tre raporte në Bruksel e quajtën çështjen “linçim” ose “nën standardet e BE”, duke i dhënë peshë politikës së mbrojtjes së Veliajt. Jo se raportet përcaktojnë fajësinë, por sepse tregojnë se perceptimi i procesit nuk është neutral, pasi në rastet e dosjeve me interes të lartë publik, perceptimet janë njëlloj të rëndësishme sa vetë faktet juridike.
Nga reagimet janë vlerësuar shkelje procedurale të standardeve të gjykimit të drejtë, në një proçes transparence.
Me këtë sasi akuzash dhe kundër akuzash, duket se çështja Veliaj po përgatitet me drejtim nga Strasburgu, pavarësisht vendimit që do të japë GJKKO.
E gjitha kjo tregon se ka një krisje të madhe të besimit institucional ku SPAK duket se kërkon të imponojë ritmin e vet, ndërsa GJKKO po ruan distancën e një gjykate që nuk pranon presion.
Mbrojtja po përdor çdo shkelje procedurale për të minuar të gjithë dosjen kundër Veliajt dhe publiku po sheh një proces më shumë të ngjashëm me një betejë politike sesa juridike.
Ky proçes tregon një nga rastet kur institucionet nuk po flasin më me akte, por me deklarata, dhe kjo është shenja më e qartë se çështja Veliaj ka kaluar kufijtë e një procesi normal penal. Në këtë kontekst, deklarata e fundit e SPAK-ut po shihet si shenjë pasigurie dhe jo si forcë.

Fitoi në Strasburg pas shkarkimit nga Vettingu/ Prokurorja Antoneta Sevdari padit shtetin, kërkon pagat për 5 vite

0

Drejtësia iu bind Strasburgut për rikthimin në detyrë të prokurores Antoneta Sevdari, për vitet kur ajo mbeti pa punë magjistratja ka kërkon nga gjyqësori të urdhërojë institucionet t’i japin rrogën pasi shkarkimi nga Vettinngu u hodh poshtë.

Për këtë të paditur janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Prokuroria, ku prej secilit kërkohet e drejta e pagës dhe pensionit. Antoneta Sevdari i kërkon apelit administrative që ta detyrojë këshillin ti paguajë pagën e plotë si anëtare e KLP.

Në kohën e shkarkimit nga detyra Sevdari mbante mandatin e anëtares në Këshill dhe ndaj prokurorja e rikthyer nga Strasburgu kërkon që shteti ta paguajë si anëtare nga 1 marsi 2019 deri në ditën kur duhet ti përfundonte mandate në 19 mars 2021. Sevdari kërkon ti paguhet paga edhe si prokurore gjatë kohës që ishte e papunë e së bashku me to kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga 2021 deri në 2024.

Mbas vendimit të Strasburgut që shpalli të pavlefshëm shkarkimin e saj si prokurore, Antoneta Sevdari ju drejtua KLP-së edhe për pagat e munguara, por për këtë gjë ju tha se duhet ta kërkonte gjyqësisht. Sakaq në administrative kanë ngritur dhjetëra padi edhe gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar që kërkojnë pagën kalimtare mbasi u refuzuan nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të përfituar nga skema e sigurimit suplementar./TCH

Yuri Kim në oborrin e PD me mesazhin e 8 janarit dhe falja që duhet t’i kërkohet Lulzim Bashës

0

Situata në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike është një kronikë e paralajmëruar. Aleati ynë strategjik, SHBA, na e dha mundësinë që të ishim në pushtet. Mbështetja e dhënë ishte e qartë dhe e pastër, me kushtin që në forcën tonë politike të drejtonin të rinj në moshë dhe me vizion. SHBA kërkonte tërheqjen nga politika të liderit historik Sali Berisha dhe më pas mbështetja të ishte e drejtpërdrejtë për një forcë të re euroatlantike, me liderë të rinj, të cilët do të kishin mbështetjen e aleatit tonë.

Kjo nuk ndodhi dhe, menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2021, Sali Berisha do të shpallej familjarisht “non grata” nga SHBA. Këtë herë njoftimi nuk u publikua vetëm në faqen e DASH apo nga një zëdhënës, por u postua personalisht nga Blinken në faqen e tij. Ishte një goditje shumë e rëndë për PD-në, e cila sapo kishte dalë e humbur nga zgjedhjet.

Ambasadorja Yuri Kim, zëri diplomatik i SHBA në Tiranë, do të ishte e drejtpërdrejtë duke sjellë qëndrimin matanë Atlantikut: duhej distancimi nga Sali Berisha dhe përjashtimi i tij nga grupi parlamentar i PD në punimet e Parlamentit të ri.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i gjendur përballë kësaj kërkese, nuk kishte rrugë tjetër. Mirëpo, për shkak të një rruge të gjatë politike, mori vetëm masën e pezullimit të Sali Berishës deri në sqarimin e rrethanave—duke i dhënë mundësinë Berishës të ndërmerrte çdo veprim politik, diplomatik apo gjyqësor për heqjen e kësaj mase dhe ribashkimin me PD-në.

Çfarë ndodhi?
Sali Berisha iu kundërvu PD-së dhe demokratëve. Siç i kishte deklaruar vetë Lulzim Bashës, interesat e familjes së tij ishin më të rëndësishme se ato të familjes demokrate dhe shqiptarëve. Pas 9 shtatorit 2021, Sali Berisha iu kundërvu demokratëve hapur dhe më pas nisi përplasjen me SHBA, që e vazhdon deri më sot.

Në vijim të zhvillimeve politike dhe me dëshirën për t’i dhënë mbështetje PD-së për të ardhur në pushtet, SHBA, përmes ambasadores Yuri Kim, deklaroi në oborrin e PD:
“Partia Demokratike, forca e parë antikomuniste në vend, të mos hajë bar për interesat e një njeriu të vetëm, pra Berishës.”

Sot jemi pikërisht aty. Zonja Kim e tha qartë: SHBA e rrëzoi përtokë përbindëshin duke e shpallur “non grata”, dhe sot jemi te “mullari i barit”, ndërsa PD po shkon drejt shuarjes së plotë. Pjesa militante zgjodhi të jetë barngrënëse; para SHBA-ve zgjodhën Sali “Non Gratën”, duke besuar se do ia dilnin.

Shplarja e trurit që Berisha u bënte kësaj pjese fanatike, se Presidenti dhe Sekretari i Shtetit i SHBA nuk duhen marrë seriozisht, nuk funksionoi. Edhe me Presidentin e ri republikan, masa “non grata” mbetet në fuqi. U deshën zgjedhjet e vitit 2025 që edhe pjesa më fanatike të kuptonte se me Sali përbindëshin nuk fitohet.

Ai sot është braktisur me neveri edhe nga militantët, gjë e cila konfirmohet në foto dhe video të pseudofoltores së tij, pa kuptim dhe pa adresim, që zhvillohen para Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sali “Non Grata” pretendon se me 200 mbështetës “komunistë” lule do të rrëzojë Ramën dhe “regjimin”.

Ai është braktisur në mënyrë të jashtëzakonshme nga demokratët, të cilët më në fund kuptuan talljen që po u bënte. Ai e konsideron PD pronë të tij, veten mbret të saj, por është koha të braktiset plotësisht. Tani është koha për t’i kthyer reston. 8 janari po afron, dhe, siç shprehej Jozefina Topalli, Sali Berisha duhet të “nxirret për zhelesh jashtë selisë së PD-së.”

Lulzim Basha, një lider europianist dhe euroatlantist, ka qenë i qartë në qëndrimet e tij. Ai nuk kërkoi përplasje mes demokratësh, por ishte i vendosur në rrugën që çonte drejt fitores, duke pasur në krah SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE-në. Ai kërkoi mbështetje mes demokratëve, të cilët, në vend të forcimit të PD, zgjodhën “mullarin e barit”. Një superpakicë vazhdon edhe sot të jetë barngrënëse, duke u sharë dhe duke u përplasur mes tyre në ndjekje të një përbindëshi politik si Sali Berisha, duke shkuar drejt humnerës.

Në këtë absurd politik, në këtë përplasje që Sali Berisha futi mes demokratëve deri në armiqësi, jam krenar që, edhe pse ishim demokratë në pakicë, qëndruam në anën e duhur të historisë. Foltorja kreu vetëvrasje spektakolare me “non gratën” në krye.

“Erion Veliaj njihet me aktet!”, mbrojtja reagon pas njoftimit të SPAK: Nuk është e vërtetë! Procesi s’mund të vijojë

0

Mbrojtësit ligjorë të z. Erion Veliaj vlerësojnë të nevojshëm sqarimin e disa elementeve proceduralë, që janë thelbësore për publikun dhe për garantimin e një procesi gjyqësor të drejtë. Kjo deklaratë synon të qartësojë rrethanat konkrete që lidhen me njohjen e akteve dhe ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për përgatitjen e mbrojtjes.

1. Mbrojtja e z. Veliaj ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se e drejta për t’u njohur plotësisht me aktet është kusht themelor për ushtrimin e një mbrojtjeje efektive. Procesi nuk mund të vijojë pa u garantuar më parë që i pandehuri dhe mbrojtja janë njohur në mënyrë reale dhe jo formale, me materialet mbi të cilat do të zhvillohet gjykimi, një standard i pandryshueshëm në çdo sistem të së drejtës dhe pjesë përbërëse e parimit të “due process” (neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Kjo kërkesë buron drejtpërdrejtë nga neni 31 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili garanton çdo qytetari nën akuzë kohën dhe lehtësitë e nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes vetë, të drejtën për t’u mbrojtur vetë ose me avokat të zgjedhur prej tij, si dhe të drejtën për të komunikuar lirshëm dhe privatisht me mbrojtësin.

2. Të gjitha kërkesat për kohë shtesë janë paraqitur vetëm për të garantuar të drejtën themelore të njohjes së plotë dhe efektive me materialet e çështjes. Çdo shtyrje është vendosur nga gjykata pas vlerësimit se kërkesat ishin të arsyetuara dhe të domosdoshme për ushtrimin e mbrojtjes. Në asnjë rast mbrojtja nuk ka synuar vonesë, por ka kërkuar vetëm respektimin e standardeve ligjore të një procesi korrekt, të cilat deri më tani nuk janë garantuar plotësisht nga gjykata.

3. Dosja përmban rreth 60.000 faqe, të cilat përfshijnë dokumente teknike, analiza financiare, transkriptime audio dhe materiale të tjera të dendura. Është fakt i njohur në literaturën shkencore se: një i rritur lexon rreth 50 faqe/orë në tekste të thjeshta; në materiale komplekse, ritmi bie në 10–20 faqe/orë. Vetëm për leximin e thjeshtë (jo për analizën juridike) të 60.000 faqeve, brenda 30 ditëve, duke punuar 8 orë në ditë, do të duheshin 20–40 avokatë me kohë të plotë, pa kryer asnjë detyrë tjetër. Një detyrë e tillë është objektivisht e pamundur në çdo sistem drejtësie dhe bie ndesh me standardin kushtetues dhe europian të proporcionalitetit dhe të “reasonable time” në përgatitjen e mbrojtjes.

4. Pavarësisht mungesës së kohës së mjaftueshme dhe mungesës së aksesit të plotë në materiale – përfshirë faktin që z. Veliaj nuk ka ende në dispozicion asnjë provë të dosjes – mbrojtja ka punuar intensivisht për të qenë plotësisht bashkëpunuese me gjykatën dhe për të mos u bërë shkak vonesash. Qindra orë pune janë dedikuar për shqyrtimin e pjesëve të vëna në dispozicion, por kjo nuk mund të konsiderohet e mjaftueshme për të garantuar standardet e kërkuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut për një përgatitje reale dhe efektive të mbrojtjes.

5. Prokuroria ka pranuar në deklaratën për shtyp kryerjen e veprimeve hetimore jashtë afatit formal të hetimit, rrethanë që ngre dyshime legjitime mbi përputhshmërinë e materialeve të prokurorisë me dosjen e depozituar në gjykatë. Për sigurimin e korrektësisë së procesit, është thelbësore që mbrojtja dhe z. Veliaj të kenë akses të plotë në dosjen gjyqësore, pasi mbi atë dosje do të zhvillohet shqyrtimi gjyqësor. Ky është një standard minimal i çdo procesi të drejtë dhe nuk përbën as pengesë, as kontestim, por një kërkesë bazike për transparencë dhe qartësi procedurale.
6. Marrëdhënia avokat–klient është një raport profesional i rregulluar me ligj dhe me kode etike, dhe nuk ka asnjë lidhje me detyrimin procedural të organeve të hetimit dhe ndjekjes penale për të garantuar akses të plotë të të pandehurit në provat që përdoren ndaj tij në gjykatë. Në këtë fazë gjyqësore fokusi mbetet i vetëm: krijimi i kushteve që mundësojnë përgatitjen reale dhe efektive të mbrojtjes.
Mbrojtja nxit Prokurorinë të zbatojë plotësisht standardet e pjekurisë institucionale, duke u përqendruar në detyrimet që burojnë nga Kushtetuta në sallën e gjyqit dhe jo jashtë saj në deklarata publike që nuk zëvendësojnë transparencën dhe qartësinë e procesit gjyqësor.

Ne presim nga gjykata garantimin e këtij detyrimi themelor, pasi çdo devijim nga ky standard do ta reduktonte procesin në një ushtrim formal, duke cenuar qëllimin thelbësor të tij: realizimin e drejtësisë dhe jo prodhimin e një rezultati statistik.

POSTIMET E FUNDIT