Kreu Blog Faqe 70

Asamblea Konservatore Lezhë kundërshton politikat diskreminuese të Rilindjes Rama 4

0
Republika e Shqipërisë.
Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA
Asamblea Lezhë.
Deklartatë.
Asamblea Konservatore Lezhë u mblodh në takim pune për të diskutuar dhe kundërshtuar politikat diskreminuese të Rilindjes Rama 4
A – Kundërshtimin e mbushjes prefektura LEZHË me emigrantë islamikë të importuar nga ltalia.
Ne kundërshtojmë me forcë cënimim e teritorit Lezhë dhuruar Republikës së Italisë si Kamp Burg Emigrator Pritës ngritur në Gjadër Lezhë në shitje blerje Trualli e konsiderojmë merveshjen qeveritare Albano – Italiane Edvin Rama – Georggia Meloni.
– Ne e konsiderojmë marveshjen si një lëvizje Anti Katolike, Anti Kombëtare duke argumentu si vijon.
B – Cënim i integritetit Teritorial troje Shqiptare që i dhurohen Shtetit ltalian pa marveshje me NATO
C – Cënim i zonës me përbërie thellësisht biologjike etnikisht gjenetike e përbërë banuar prej shekujsh nga komuniteti Katolik i cili eshtë i marxhinalizuar historikisht nga e Majta Sllavo Komuniste 1944 -91 po ashtu Rilindja e Krimit Revolucionar 1997 edhe sot nga Partia Socialiste. E theksojmë ( Qeveria Rama 4 ska asnjë katolik ministër në qeverinë 4)
D – Ne konsiderojmë dhe mbështesim minatorët e SPACIT të cilët diskreminohen nga një Firmë SHA private Turke e cila çfrytëzon në Mirditën Katolike. ( Krahun e Lirë të punës të qytetarëve me etnogjenezë thellësisht Katolike aty ku kanë Malet dhe Tokën e tyre nxjerrin mineralet me ngjyra Pirit – Bakër, Ar – Krom, burime Hidrike dhe lëndë Pyjesh )
F – Ne Konservatorët Lezhë i tërheqim vëmendje Qeverisë Rama 4 të ndalojë dhënien e Bazës Detare Shëngjin oligarkëve Neo Otoman Bizantinë.
H – Ne kundërshtojmë me forcë pranimin e emigrantëve të cdo natyre nga cdo shtet a qytetrim në Prefekturën Lezhë.
PKKA Asamblea Konservatore Lezhë.
Tale – Shën Koll
Datë 29/11/2025
Vo.
Data 29/11/1944 Ditë e zezë për shqiptarët dhe veçanërisht më e zezë për komunitetin etnik ashti i kombit Alban 44 vitet më të errta të genocidit komunist mbi qytetarët e zonave Katolike.

Pleqnitë kishtare e laike në Albaninë e shekullit XVI

0

Shkruan Florian Hoti

“Në vjetin 1578 – pleqtë e Lezhës miratojnë ipeshkv të Priskës*, Aleksandrin. Dishmia u vulos me vulën e Shën Gjergjit pajtorit të Lezhës, dhe u shkrue me 10 gusht 1578 prej Nikolla Çaushit (në këte rast me çaush, asht dhanë funksioni i tij) me urdhën të pleqve të Lezhës”.
Priska ishte nji prej qendrave të Ipeshkvisë së Shtjefnit (Stefanikës) e njohun si dhe e Shtjefnit dhe e Bendës. Kjo ipeshkvi giatë mesjetës shtrihej në zonën e Matit, në malsinë në lindje të Krujës e Tiranës dhe në veri të Elbasanit. Ipeshkvi i i saj i fundit ishte Nikoll Mekajshi. Mbas dekjes së tij u emnue Gjon Kolesi, i cili mori titullin e ipeshkvit të Arbnit. Kjo ndikoi që emni i Ipeshkvisë së Shtjefnit të harrohej dhe juridiksionin mbi te ta kishte Ipeshkvia e Arbnit.
Giatë pushtimit turk organizimi kishtar, në kushtet e vështira të funksionimit dhe presionit islamizues, pëson mjaft ndryshime. Ndryshojnë disa prej qendrave ipeshkvnore, disa suprimohen e të tjera bashkohen si dhe ndryshojnë kufijtë ndërmjet tyne apo dhe zhvendosen selitë e tyne. Ipeshkvia e Arbnit, që nuk ban përjashtim prej këtyne dukurive, takohet në dokumentacionin historik deri tek ipeshkvi i fundit Mark Skura (vjeti 1644). Ndërkohë, në vjetin 1638, kishat e dikurshme të Mirditës, Vatikani ja kalon nen juridiksion Ipeshkvisë së Lezhës. Por mesa duket disa juridiksione dhe të drejta i kishin kalue Ipeshkvisë së Lezhës para suprimimit përfundimtar, siç asht rasti i miratimit të peshkopit Aleksandër prej pleqnisë së saj.
Po kështu ndeshim edhe nji letër të pleqve të Arbnisë, dërgue papa Klementi VIII, në vjetin 1593. Sigurisht që këtu bahet fjalë për të njajtën strukturë pleqsh, dhe përcaktimi të Arbnisë ka të bajë me Ipeshkvinë e Arbnit, ku këta pleq kishin tagër dhe në pushtetin laik. Diçka të ngjashme, por jo tansisht e shohim ma vonë edhe në Malin e Zi ku vladikët kishin pushtet fetar e laik, apo dhe Princninë Kishtare të Kurbinit për të cilën kam folë në nji postim tietër.
Nji fragment prej letrës së pleqve të Arbnisë po e sjell ma poshtë.
“I Lumnueshmi Atë!
Na të tanë së bashku, populli i Arbnisë, ka feja katolikë romanë, tue dëshirue ti lirojmë të tana këto vendet tona, e t’i kthejmë të lira si dikur motit, për me damtue Sulltanin sikurse ishte ba në kohën e Princit tonë Gjergj Kastriot Skanderbegut, jemi bashkue me shpirt, fshehtas jemi marrë vesht për me lajmnue Shejtninë tuej, sikurse po e bajmë me këte letër, se kur Shejtnia e juej t’a shohë se tash asht koha e mirë që ne të tanë me u çue e mu bashkue kundra tuqve.
Prej Arbnie me 1 qershuer 1593.
Shejtnisë tuej, Pleqt e Arbnisë.
letra e fundit gjindet në Fondo Borghese Serie IV, nr.287, marrë prej meje nga revista Leka.


(në foto vula e pleqve të Arbnisë dhe atyne të Lezhës)

Shpërthimi në veri, flet Albin Kurti

0

Kryeministri ne detyre i Republikës së
Kosoves, Albin Kurti, ka kujtuar sulmin terrorist në kanalin e lbër-Lepencit në Zubin-Potok, që ndikoi jashtezakonisht shume ne infrastrukturën hidrologjike te vendit.

Kurti pershëndeti reagimin institucional të bërë fiks nje vit me pare, duke thêne se veprimet profesionale dhe të suksesshme të institucioneve siguruan që të ketë rrjedhje të mjaftueshme të ujit për ftohjen e termoelektranave dhe mirembajtjen e prodhimit te energjisë elektrike.

“Në afat rekord prej vetem një muaji akuadukti i dëmtuar u rindërtua, rrjedha e ujit bashkë me sistemin u rikthyen në kapacitete te plota operative.

Përgjigjja jonë deshmoi aftësinë e lartë reaguese të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve shteterore.
Shteti dhe Republika triumfuan persëri perballë grupeve ekstremiste dhe terroriste që mbështetjen e financimin e gjejne te Beogradi zyrtar, e inspirimin dhe metodat i gjejnë te Rusia – sulmi ndaj infrastrukturës kritike në lbër Lepenc i ngjasonte sulmeve ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës” u shpreh Kurti.

Trafikanti Alban Peza emëron kunatin Joni Keta si drejtues të FBI Shqiptare

0

Joni Keta do të jetë drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit ose asaj që ndryshe njihet si FBI Shqiptare.

Byroja Kombëtare e Hetimit, një institucion i dalë nga drejtësia e re, që amerikanë dhe shqiptarë e paguan miliarda dollarë nga taksat e tyre, u bë pikërisht për të larguar nga sistemi “kalbësirat”, ata që po i merrnin “erzin” drejtësisë.

Dhë kështu u krijua Byroja Kombëtare e Hetimit një strukturë me hetues “elitarë” të cilët do të ishin syri dhe veshi i Prokurorëve Specialë të SPAK.

Dhe këta u quajtën “elitarë” pasi u përzgjodhën si ajka, si të pakorruptuar, si persona me jetesë korrekte, të papërfshirë në aktivitete të jashtëligjshme, as këta personalisht dhe as rrethi i tyre familjar.

Nga lista e hetuesve “elitarë” të BKH kemi pikasur plot “çobenj”, të cilët me integritetin moral apo mendor nuk mund të ishin si logjikë as asistentë në ndonjë zyrë avokatie, por këtë e “kapërdimë” sepse jemi në Shqipëri.

Por çuditë nga FBI Shqiptare skanë të sosur. Pas përfundimit të mandatit të zonjës Aida Hajnaj, e cila përveçse për arsye të paditura pati një mardhënie thuajse të ngrirë me Altin Dumanin, kreun e SPAK, ishte një person shembull si në jetën personale ashtu dhe në atë personale.

Një zyrtare model, që e nderoi uniformën dhe spaletat e saj.

Por deri këtu ishte KRENARIA e BKH ose FBI Shqiptare.

Sot ajo ka një drejtues të ri. Një drejtues të cilin ne si redaksi e priza.al e kemi paralajmëruar prej muajsh. Ai është Joni Hysen Keta. I biri i një prokurori që shkalla e parë e Vettingut e shkarkoi dhe u rikthye në apel dhe kunat i një trafikanti heroine si Alban Peza.

Zyrtarisht mund të themi që Reforma në Drejtësi ra, dhe zuri poshtë Altin Dumanin (si mentorin e Joni Ketës), bashkë me amerikanë e anglezë që vinë dhe flasin për drejtësinë se sa e drejtë duhet të jetë.

Si mundet që publiku të ketë besim tek drejtësia kur kunati duhet të hetojë kunatin trafikant?

Si mund të ketë besim politika apo krimi i organizuar tek hetimet e BKH, kur argumentin e kanë gati: “Jon Keta të hetojë njëherë kunatin e vet dhe Damian Gjiknurin” dhe pastaj të merret me ne.

A do të mundet drejtuesi i ri i BKH, Joni Keta të hetojë aferën miliardëshe të Albpetrolit?

Natyrisht që jo, sepse ai nuk mund të hetojë sekserin kunat të drejtor Endri Pukës.

A do ta hetojë Joni Keta se si kunati i tij Alban Peza nuk shkel dot në Greqi dhe çfarë u bë me historinë e 50 kg të kapura në Athinë?

A do të hetojë Joni Keta dhe BKH në varësi të tij, aferat korrupive në sektorin e naftës dhe pastrimit të parave ku është thellësisht i zhytur kunati i tij Alban Peza?

A do t’i hetojë Joni Keta çështjet për të cilat gjendet nën akuzë Damian Gjiknuri?

Natyrisht që jo, sepse sekser i Gjiknurit është kunati i tij, Alban Peza i cili në të njëjtin pallat e në të njëjtin kat në mes të bllokut, ndan zyrën me Gjiknurin.

Me amerikanët duhet “folur” shqip, tha njëherë me shaka Kryeministri ynë.

Atëherë tia shpjegojmë shqip amerikanëve.

E mbani mend Al Kaponen? Okay. Al Kapone ka një kunat. Okay. Kunati i Al Kapones është drejtues i FBI. WTF…! What the fuck, do ishte përgjigja, mesiguri.

Ja kështu dhe historia e drejtuesit të ri të BKH, Joni Keta, i cili do të ulet në atë karrike, shumë muaj pasi kunati trafikant dhe miku i tij Damian Gjiknuri mbushën gjithë Tiranën se e kanë mbyll atë “muhabet” me të “gjatin”…

E meqë Gjiknuri dhe Alban Peza duket se e paskan mbyllur vërtet me të “gjatin”, ne si redaksi e priza.al I drejtojmë një pyetje publike drejtuesit të ri të BKH z. Joni Keta:

-A ke lidhje shoqerore apo familjare me ish gardistin e 21 janarit dhe të familjes Berisha, shtetasin Fatos Skeja? priza.al

Papa Leoni XIV viziton Xhaminë Blu në Stamboll, heq këpucët në shenjë respekti

0

Papa Leoni i XIV vizitoi Xhaminë Blu në Stamboll gjatë vizitës së tij të parë jashtë Italisë si udhëheqës i Kishës Katolike. Gjatë qëndrimit 20-minutësh, ai hoqi këpucët në shenjë respekti dhe u përkul pak para se të hynte në xhami, ndërsa u orientua nga imami dhe myftiu i Stambollit në kompleksin që mund të presë deri në 10,000 besimtarë.

Leoni tregoi një qasje të lehtë dhe miqësore, duke buzëqeshur dhe duke bërë shaka me një nga udhërrëfyesit e tij. Teksa grupi largohej nga xhamia, ai vuri re një tabelë që tregonte “Nuk ka dalje” dhe reagoi me humor: “Thuhet se nuk ka dalje”, duke buzëqeshur. Shoqëruesi e qetësoi duke i thënë se mund të qëndronte aty.
Gjatë vizitës në Turqi, e cila përfshin edhe një ndalesë në Liban, Leoni zgjodhi të mos vizitojë Hagia Sofien, ish-katedralen bizantine që u kthye në xhami në vitin 2020 nga Presidenti Erdogan. Vatikani nuk ka komentuar vendimin e tij, ndërsa Papa Françesku e kishte vizituar Hagia Sofien në 2014 dhe e kishte quajtur “shumë të trishtueshme” kthimin e saj në xhami.
Zgjedhja e Turqisë si destinacion i parë jashtë shtetit ka lidhje me përkujtimin e 1,700-vjetorit të Këshillit të Nikeas, i cili prodhoi Kredon e Nikeas, ende i përdorur nga shumica e të krishterëve sot.

Në një ceremoni të premten për përkujtimin e këtij këshilli, Papa Leoni i XIV u bëri thirrje udhëheqësve të krishterë të Lindjes së Mesme të kapërcejnë ndasitë shekullore dhe dënoi çdo formë dhune në emër të fesë.

Belinda Balluku hajdute, duhet arrestuar

0

“Skandali Rama-Balluku ka marrë përmasa të papara”, u shpreh Berisha duke shtuar se është hera e parë që, sipas tij, “një Kryeministër padit Gjykatën që pezulloi nga detyra zv.kryeministen hajdut”.

Berisha theksoi se Belinda Balluku, jo vetëm nuk dha dorëheqjen, por mori edhe mbështetje.

Sali Berisha: Skandali Rama-Balluku ka marrë përmasa të papara. Për herë të parë një Kryeministër padit Gjykatën që pezulloi nga detyra zv.kryeministen hajdute. S’ka ndodhur kurrë.

Pezullimi nuk është i shpeshtë në Evropë, sepse sapo ngrihet një akuzë i akuzuari jep dorëheqjen dhe pret sqarimin nga drejtësia.

Në Shqipëri jo vetëm nuk jep dorëheqje, por merr mbështetjen e Kryeministrit. Për shkak të problemit madhor të tij sepse është bashkautor, është ai që dërgoi Ballukun në Ankara dhe takoi kompanitë turke që morën 59 mln euro më shumë për tunelin e Llogarasë.

Kemi një kalbëzim, shkërmoqje të regjimit të narkoshtetit.

PS të nis urgjentisht gjetjen e një Kryeministri tjetër! SPAK po i afrohet Ramës dhe nuk ka zgjidhje tjetër! Do kemi qeveri teknike?

0

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në një studio televizive, ka folur në lidhje me hetimin ndaj Belinda Ballukut dhe dosjet e tenderave që janë dhënë.

Gjatë bisedës, Çollaku u shpreh se, hetimet pritet të shkojnë deri tek Edi Rama, ndërsa u shpreh se, socialistët duhet që të mendojnë për një kryeministër tjetër dhe një qeveri teknike.

Sipas gazetarit, nëse Gjykata Kushtetuese do të vendosë në favor të kërkesës së kryeministrit, atëherë Gjykata e Posaçme do të vendosë arrest me burg për Belinda Ballukun.

‘Shikoni, nga të dhënat e deritanishme theksohet që kryeministri nuk ka biseduar vetëm me zonjën Balluku, por dhe me drejtorët të cilët janë pjesë e këtij ekipi dhe ajo çfarë mungon, unë them ende, po jam i bindur që do vijmë tek ai moment ku struktura e posaçme, është hera e parë që po hetohet në fakt pa ndërprerje një tender dhe një punë e madhe e plaçkitur, e vjedhur.

Një, janë shumë të tilla, që shkojnë tek kryeministri. Nuk po hetojmë për gardëroba më, nuk po hetojmë për këpucë, nuk po hetojmë për bankete dhe për tapete. Dhe jam i bindur që do të vijmë tek akuza e organizatës kriminale.

Do të shkohet te kjo akuzë dhe në krye të kësaj organizate kriminale nuk mund të jetë zëvendësi, është eprori i zëvendësit. Ta shndërrosh Shqipërinë në një fuqi narkotike siç është bërë tani, dhe të vish akoma të lexosh përralla nëpër Evropë, ky i pandehur do të jetë modeli dhe shembulli për t’u dhënë leksione kujtdo pretenduesi tjetër që t’i ngjajë, që të merret i pandehur edhe në detyrë, ose të largohet diku tjetër nga detyra.

Socialistët do të mendojnë për një kryeministër tjetër në një qeveri teknike.

Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese do shkojë sipas oreksit të stomakut të kryeministrit të vendit, por nëse ndodh, të jemi të bindur se struktura e posaçme do kërkojë arrest me burg për ministren Balluku dhe kërkesë për heqje të imunitetit të saj. Edhe nëse Gjykata shprehet pro asaj kërkese, këto masa janë drejt asaj rruge.

Kryeministri këtë është duke bërë, duke u përpjekur të krijojë vetëmbrojtje, të krijojë mbrojtjen e vetvetes, nuk do të mbrojë Ballukun. Ndonëse ata kanë në materialet e shkëmbyera dhe favore dhe ndere dhe porosi të kryera ndaj njëri-tjetrit, kanë materiale dhe lëndë penale të shumta dhe të pafundme, e cila është e grumbulluar nga struktura e posaçme.

Çdo lloj telefoni sado që të përpiqet ta fshehë, ta pastrojë, ta sistemojë, të gjithë materialet, të gjithë lëndën. Unë nuk po them për telefonat që ata kanë zyrtarisht, do flas dhe për telefonat e tjera që ata sot mendojnë se struktura nuk i di, por partnerët dhe Prokuroria e Posaçme i ka nëpër duar dhe komunikimet e tyre të koduara të mëparshme, kushdo qofshin këta, ministra apo në adresë të kryeministrit.

Ky material është tek porta e tyre dhe ata mund të jenë duke negociuar se si do të sillen. Por që do të jenë të pandehur, këtë nuk e kanë në dorë më as Rama, as Balluku.

Gjykata Kushtetuese ka në dorë ta ndihmojë strukturën e posaçme duke vendosur edhe rastin ku ankesat e tjera të mos mbërrijnë tek ajo’, tha ndër të tjera gazetari Basir Çollaku.

Rubio, “bomba” amerikane, kundër NarcoRamës

0

Shkruan Basir Çollaku

KM Edi Rama duket se ka siguresë të djegur të qetësisë dhe njëherësh ka të ndezur alarmin e betejës së nxehtë me amerikanët. Ai e di se dosja “Balluku” është njlherësh dosja e tij. Nuk do të mungojë të jetë i pandehur në këtë ndjekje penale të shtuar në dosje. Por partnerët amerikanë uruan shqiptarët në ditën e Pavarësisë sot disi më ndryshe e konkretisht. Ndërsa delegaciini i BE kapërcen ylberin festiv, duke ndjekur fillin e mazhorancës, duk përfshirë shumësin “festa” në kontekstin e ditës së nesërme. Ata shprehen:
“Gëzuar 28 nëntorin Shqipëri, gëzuar Ditën e Pavarësisë. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ju uron festa të gëzuara..”
Ndërsa paraardhësi Antony Blinken një vit më parë uronte: ” Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i shpreh urimet tona më të mira popullit të Shqipërisë teksa ju festoni 112-vjetorin e Pavarësisë. Marrëdhënia e ngushtë midis kombeve tona është e ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta demokratike dhe një dëshirë reciproke për paqe dhe siguri.”
Edhe një vit më herët ne narcoshtet ishim, sipas gjithë emërtesave të Agjencive ndërkombëtare të antimafias.
Ajo çfarë është e re ndryshe nga çdo urim në 35 vite, vjen sot në urimin amerikan në Tiranë. Mes të tjerash në mesazhin e sekretarit Rubio thuhet se “..gjithashtu, partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet që paraqiten prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës, si dhe atyre që bashkëpunojnë me ta…” Qartësisht vjen drejt ky deklarim për KM dhe qeveritarët e oborrtarët e tij të implikuar. Vjen kjo pak ditë pas sanksionimit të Luftar Hysës familjarisht si lidhje e kartelit terrorist meksikan të drogës “Sinaloa” . Kjo edhe me akuzën si pastrues të parave të trafikut të drogës në Shqipëri e vende të tjera. E takimet e Hysës me Ramën në zyrën e KM, nuk janë aspak sekret. Ndihma është konfirmuar prej tij. Rama e di. USA nuk e konsideron më individin Rama si aleat, por si kundërshtar, si i vendosur në anën e karteleve të drogës.
Dhe dje në medien austriake duke u shtirur si servil evropian, përpiqej të bënte dallime shtetformini. Riktheu çmendurinë e 2016 në CNN ku emërtonte Trump rrezik për njerëzimin. Dje e trashi marrëzinë duke pohuar se amerikanët nuk dinë të bëjnë shtet. Duke referuar Afganistanin, mes të tjerash ai tha se “…dështuan keq sepse nuk e kanë perspektivën e Bashkimit Evropian. Dhe sepse askush tjetër nuk di të ndërtojë një shtet me institucione. Amerikanët nuk kanë durim për këtë punë. Ata e kanë filozofinë e rregullimit të gjërave me bomba. Dhe pastaj me predikime..” flet njeriu që ka bombarduar Shqipërinë me antishtet që ka vjedhur çdo pasuri qytetarësh që ka masakruar ligjin ekonominë rendin dhe sigurinë. Që ka lejuar miliarda euro të kokainës, duke kriminalizuar ekonominë dhe politizuar krimin. I kapuri nga Mafia, i përdoruri nga Soros, për interrsa të përbashkëta antikombëtare, përpëlitet të mbijetojë. Populli thotë se kur qenit i vjen ngordhja pshurr në derë të xhamisë. Miliardat e vjedhura janë gjurmuar. Dosja NarcoRama nuk zhbëhet. Mesazhi i Rubio është i dukshëm edhe për një pavarësi të re. Për një pavarësi nga pushtuesit e rinj të Shqipërisë, nga kartelet terroriste të drogës, nën kujdesin e veçantë të KM Rama. Dhe çlirimi ka nisur të vijë nën kujdedin e veçantë të partnerëve dhe shqiptarëve patriotë..

Vladimir Putin nuk heq dorë nga Ukraina: Të na japin territoret, ose i marrim me forcë

0

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dyfishuar kërkesat e tij kryesore për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se Rusia do të lëshojë armët vetëm nëse trupat e Kievit tërhiqen nga territori i pretenduar nga Moska.

Këkesat e Rusisë përfshijnë gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014, dhe Donbasin, të përbërë nga Luhansku dhe Donetsku, pjesën më të madhe të të cilit Moska tani e ka të pushtuar.

Për Kievin, i cili ka përjashtuar heqjen dorë nga pjesët e Donbasit që ende mban, shpërblimi i Rusisë për agresionin e saj është një gjë e papranueshme.
Putin përsëriti pikëpamjen e tij se Rusia ka iniciativën në fushën e betejës dhe luftimet do të mbarojnë vetëm kur trupat ukrainase të tërhiqen nga territoret e sulmuara.

“Nëse ata nuk tërhiqen, ne do ta arrijmë këtë me forcën e armëve”, tha ai.

Megjithatë, ai shtoi se ishte absolutisht e nevojshme të diskutoheshin disa pika specifike që duhet të shprehen në gjuhën diplomatike.

Kreu i Kremlinit konfirmoi se një delegacion amerikan, përfshirë të dërguarin special Steve Witkoff, pritet në Moskë, në gjysmën e parë të javës së ardhshme.

Deklaratat ai i bëri para gazetarëve gjatë një udhëtimi në Kirgistan.

POSTIMET E FUNDIT