Kreu Blog Faqe 73

Pas Belindës dhe Zegjine Caushi drejt SPAK? Dalin te dhenat e forta, ja cfare i eshte zbuluar deputetes

0

Pas denoncimeve të njëpasnjëshme dhe disa dosjeve të depozituara prej kohësh në SPAK, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin. Pas përfundimit të hetimeve, ajo akuzohet për veprën penale “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. E gjithë kjo nisi pas një denoncimi të bërë publik në emisionin “Piranjat”, ku zonja Bufi urdhëronte qytetarin Gazmend Borgji të mos merrte pjesë në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Mirëpo, në kohën kur është bërë ky regjistrim, zonja Bufi nuk ishte e vetme në zyrë, sepse pranë saj ishte edhe një tjetër personazh, asokohe jo shumë e njohur, deputetja aktuale e Kuvendit, Zegjine Çaushi. E pranishme në zyrën e kryetares, zonja në fjalë fillimisht ka marrë rolin e avokates mbrojtëse të Majlinda Bufit në përballjen me qytetarin. Gazmend Borgji akuzohej nga Majlinda Bufi se shtëpia e tij, e cila sipas qytetarit ishte ndërtuar nga vetë bashkia, cilësohej si një ndërtim pa leje.

Dhe duke qenë se Gazmend Borgji ishte shfaqur hapur në krah të kundërshtarit politik të Bufit, Zegjine Çaushi, që asokohe mbante postin e kryeinspektores së IMT-së në Bashkinë Roskovec, i bënte presion me prishjen e banesës. Duke parë që Gazmend Borgji nuk po i bindej urdhrave të kryetares së Roskovecit, Zegjine Çaushi fillon ta kërcënojë qytetarin me masa administrative, gjobë dhe dy vjet burg.“Vetëm me atë fiton ore, nuk fiton me ata të tjerët. Ndihmoje atë se nuk del keq, ndihmoje ore. Po të zbatojë ligjin ajo… dëgjoje atë se i thonë 5 milionë lekë minimalisht gjobën edhe vete bën një a dy vjet burg ore. Akoma nuk kupton ti? Për Zotin ti do vesh në burg ore”, i thotë Çaushi qytetarit në audiopërgjim.

Deputetja aktuale ka qenë po aq e përfshirë sa edhe Majlinda Bufi me këtë rast. Është e qartë se synimi i Çaushit ka qenë të frikësonte Gazmend Borgjin e ta detyronte në këtë formë që të mos shkonte në zgjedhje, ashtu siç kërkonte kryetarja e Roskovecit.

Ndërkohë, deri më sot nga prokuroria nuk është ngritur asnjë akuzë për Zegjine Çaushin, e cila vazhdon e qetë spektaklin e saj në parlament. Megjithatë, faktet janë aty të qarta, tashmë pritet vetëm që drejtësia të veprojë dhe ta zbardhë plotësisht ngjarjen.

Politika e përgjegjshme dhe ajo përformative

0

Shkruan Zef Ndreka

Si gjithnjë u verejtën këto dy politika, pikërisht në Bashkinë Lezhë, ku përmbytjet nga shirat e shumta sollën disa dëmtime në komunën e Shënkollit dhe të Zejmenit.
Në këtë rast të fatkeqësisë natyrore, pati dallim të madh midis politikës së përgjegjshme të Bashkisë Lezhë duke punuar dy tre ditë pa ndërprerje për të eliminuar pasojat e përmbytjeve dhe politikës performative të deputetit të opozitës, ku dallimi bëhet shumë i dukshëm.

Aty ku banorët kishin nevojë për koordinim, logjistikë, ndihmë dhe menaxhim real të situatës, u shfaq papritmas prirja për ti përdorur fatkeqesitë si kapital politik. sidomos kur dëmet dhe emocioni publik janë të larta.
Edhe pse përmbytjet, zjarret dhe tërmetet nuk mund të ndalohen as nga qeveritë qëndrore, as nga ato vendore, vetëm menaxhimi i pasojave është plotësisht në dorë të autoriteteve të institucionit.
Dhe përgjegjësia institucionale e Bashkisë Lezhë me kryetarin Pjerin Ndreu u tregua, me mobilizimin e emergjencave civile, me paralajmërimet e mëparëshme të motit dhe komunikimet me banorët e zonave të prekura, me rindërtimin e argjenaturës së dëmtuar, me furnizimin me ndihma dhe ushqim për kafshët duke mobilizuar në kohë rekord edhe kapacitete të kompanive të ndryshme që ndihmuan me makineri të rënda për stabilizimin në kohë rekord të situatës dhe vazhdimin normal të jetësës. Këto ishin veprimet konkrete të Bashkisë Lezhë që testuan kapacitetin e shtetit dhe jo retorikën.

Por deputeti i opozitës gaboi kur u mundua ta ktheje fatkeqësinë në show!
Si opozitë, apo si deputet i saj, ka si detyrë të thotë fjalën, të kritikojë, të monitorojë keq-menaxhimin nëse ndodh. Por kur zgjedh të hyjë në ujë për foto me çizme, të përdorë dronë vetëm për video të rrjeteve sociale, të hedhë akuza pa u përfshirë në zgjidhje konkrete, atëherë politika humb fisnikërinë dhe bëhet propagandë në kurriz të njerëzve të dëmtuar.
Në të tilla momente, qytetarët, fshatarët apo banorët në pergjithësi, nuk kanë nevojë për imazhe simbolike, por për koordinim midis pushtetit qendror e lokal, për transparencë dhe ndihma konkrete, kanë nevojë mbi të gjitha për solidaritet pa slogane.
Po të ishte opozitarë i vërtete, edhe pse deputet, në emër të opozitës moderne mund të organizonte vullnetarë dhe ndihma konkrete, në vend të selfeve dhe intervistave shterpë, e të artikuluara shumë poshtë nivelit mesatar.
Deputeti që vuan për të rënë në sy të doktorit, mund të bënte kritika, por jo spektakël mbi tragjedi.
Ja pra që ndodhin edhe fatkeqësitë natyrore, të cilat janë provat më të pastërta të karakterit të klasave politike, ku pushteti lokal-Bashkia Lezhë matet me veprimet, ndërsa opozita me deputetin e saj, matet me dinjitetin e reagimit si marketing politik.
Janë momente ku së paku deputeti i opozitës, më mirë të heshtë, ndërsa Bashkia të vazhdojë të punojë..

SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

0

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal ndaj Belinda Ballukut, tashmë të pezulluar nga detyra dhe ish kreut të Tatimeve, aktualisht deputet i PS, Ceno Klosi.

Procedimi penal është regjistruar mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga Adriana Kalaja.

Po ashtu SPAK sqaron se materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025.

“Prokuroria e Posaçme ka njoftuar se është regjistruar procedimi penal me Nr.95, viti 2025, mbi bazën e kallëzimit penal të depozituar nga shtetasja Adriana Kalaja kundër shtetasve Belinda Balluku, Ceno Klosi etj.

“Materiali kallëzues shtesë ardhur dhe protokolluar më datë 16.09.2025, në lidhje me këtë kallëzim është administruar në kuadër të procedimit penal Nr.95, viti 2025.
Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”, thote SPAK.

SPAK regjistron procedim penal ndaj Belinda Ballukut dhe Ceno Klosit

Edi Rama sfidon SPAK-un: rasti i Ballukut shkon në Kushtetuese, por precedenti Berisha e bën shansin zero

0

Në një lëvizje të papritur dhe shumë të diskutuar, kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë rastin e pezullimit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në Gjykatën Kushtetuese, një veprim që ka ngjallur reagime të shumta. Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), ku Balluku u pezullua nga detyra për shkak të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK-ut), Rama ka theksuar se ai nuk do ta shkarkojë zv/kryeministren, por do të kërkojë një opinion nga Gjykata Kushtetuese, për të verifikuar ligjshmërinë e këtij vendimi. Kjo manovër politike ka ngritur dyshime të mëdha nëse është një mundësi për të shmangur një përplasje të mundshme me Ballukun, e cila është një figurë kyçe në qeverinë e tij. Po ashtu, disa analistë e kanë cilësuar këtë lëvizje si një mënyrë për të mbrojtur pozitat e tij, duke larguar çdo mundësi që të ketë një përballje të drejtpërdrejtë me zv/kryeministren në një moment kaq të tensionuar. Megjithatë, ky veprim ka ngritur pikëpyetje të shumta rreth interpretimit të Kushtetutës, veçanërisht lidhur me imunitetin e ministrave dhe deputetëve, çka ka krijuar një debat të ashpër ligjor. Disa juristë janë shprehur se nuk ka asnjë mbështetje kushtetuese për pretendimet e Ramës, duke theksuar se imuniteti i ministrave mbulon vetëm arrestimet dhe masat që cenojnë lirinë personale, dhe jo pezullimet nga detyra ose kufizimet e tjera. Kjo përplasje politike mund të krijojë një precedent të rrezikshëm për të ardhmen e politikës shqiptare, pasi kjo mund të hapi një derë për përdorimin e manipulimeve kushtetuese për të mbrojtur figura të larta nga përgjegjësia dhe hetimet. Në të vërtetë, ky është një “grusht kushtetues”, i cili mund të shndërrohet në një precedent të dëmshëm për gjithë sistemin ligjor të Shqipërisë. Nëse Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Ramës, do të krijohet një situatë ku drejtësia dhe politika janë të lidhura më ngushtë se kurrë, duke krijuar hapësirë për shfrytëzimin e ligjit për interesa politike, dhe duke injoruar thelbin e tij, që është barazia para ligjit. Sipas jurisprudencës së deritanishme të Gjykatës Kushtetuese, ka një precedent të qartë në lidhje me kërkesën e ish-kryeministrit Berisha, i cili e ka provuar këtë rrugë dhe ka rezultuar pa sukses. Për këtë arsye, jo vetëm që ky është një akt politik, por një lëvizje që rrezikon të minojë besimin në drejtësinë e pavarur dhe në sistemin gjyqësor shqiptar. Rama, duke përdorur këtë manovër për të shmangur shkarkimin e Ballukut, ka ngritur pikëpyetje të mëdha mbi fuqinë e politikës për të ndërhyrë në proceset kushtetuese dhe ligjore. Siç duket, ky vendim mund të shkojë përtej një “grushti kushtetues”, duke qenë një sinjal i fortë për forcimin e lidhjeve mes politikës dhe drejtësisë në Shqipëri. Në fund, kjo histori duket se po shndërrohet në një sfidë të vërtetë për gjithë sistemin kushtetues dhe gjyqësor të vendit. Por si do të veprojë Gjykata Kushtetuese? Dhe a do të arrijë Rama të mbrojë pozitat e tij dhe të Ballukut, duke përdorur këtë manovër si mburojë për të rrëzuar SPAK? Shanset për t’u hequr pezullimi janë nul, pasi “precedenti” Sali Berisha ka vulosur tashmë fatin e zv/kryeministres Belinda Balluku. Megjithatë mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht.

Çfarë ka ndodhur?

Ndërkohë theksojmë se (GJKKO) vendosi këtë të shtunë të lërë në fuqi masën pezullim nga detyra dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për Belinda Ballukun, në një seancë që zgjati më shumë se 3 orë e gjysmë. Gjatë seancës, në një moment Balluku është shprehur se pezullimi i saj krijon vakum në qeverisje, duke pyetur: “Nëse Edi Rama largohet jashtë vendit, kush do të thërrasë mbledhjen e qeverisë?” Por Gjykata i ka tërhequr vëmendjen se po jepte vlerësime me natyrë politike. Po ashtu, Balluku ka kundërshtuar edhe masat për dy vartësit e saj, duke argumentuar se Elezi duhet të jetë aktiv për shkak të situatës së vështirë hidrike në KESH, ndërsa Gjyli, sipas saj, duhet të jetë në terren për menaxhimin e problemeve të shkaktuara nga moti i keq dhe gjendja e rrugëve. “Ne, si qeveri, e kemi dërguar këtë çështje për shqyrtim, të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju”, mësohet të jetë shprehur Balluku, sipas gazetares Klodiana Lala. Por brenda sallës së gjyqit, ku gjyqtari Erion Çela nuk ndryshoi asgjë nga ajo që firmosi më 19 nëntor, Belinda Balluku tentoi të bind për të kundërtën, gjatë tentativës për të argumentuar se masa ndaj saj ishte e jashtëligjshme. Balluku ka pretenduar në seancë se ka pozicion kushtetues dhe sipas saj nuk mund të pezullohet nga GJKKO, duke theksuar se me një masë të tillë ndaj të marrë ndaj saj është bllokuar i gjithë vendi. “Si është e mundur që unë, një funksionar kushtetues, të pezullohem kur Kushtetuta nuk parashikon pezullim për funksionarët si unë, për të cilët dihet qartë si emërohen dhe si shkarkohen? Ju keni bllokuar të gjithë vendin me këtë veprim që keni kryer. Mesazhet në WhatsApp janë nxjerrë jashtë kontekstit; unë kontrolloj mbarëvajtjen e punës, nuk i them askujt “ishalla mos fitojë filani, mbaje mend”, ka deklaruar ajo. Ndërkohë, vartësitë e saj, kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe ai i KESH-it, Erald Elezi, për të cilët gjykata nuk ndryshoi vendim dhe i la në masë “arrest shtëpie”, pretenduan se nuk kishin kontakt me Ballukun, pasi në kohën që dyshohet se janë kryer komunikimet, nuk kanë qenë drejtues. Ndërkaq kujtojmë se Gjykata e Posaçme, në vendimin e firmosur në datën 19 nëntor argumenton se masa pezullim nga detyra nuk ka ndalim për funksionin e saj si zv/Kryeministre apo ministre e Infrastrukturës, dhe si e tillë mund të merret. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur, deputetë, kryetar bashkie dhe anëtarët e këshillave bashkiakë, gjë që në këtë rast Belinda Ballukut nuk i cenohet detyra e saj si deputete dhe mund ta ushtrojë funksionin e saj në Kuvendin e Shqipërisë. Belinda Balluku u mor e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogorasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht, por dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të Lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Gentian Gjyli dhe Erald Elezi akuzohen për shkelje të barazisë në tendera për ndërtimin e tunelit të Llogorasë. Elezi është i dyshuar edhe për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe.

Gjykata vendosi atë që politika nuk guxon ta bëjë

0

Shkruan Zef Ndreka

Analizë Kushtetuese dhe krahasimi me raste europiane mbi pezullimin e Ballukut.
Në mënyrë që tabloja e vendimit të gjykatës për rastin e pezullimit të zv/kryeministrës Balluku të jetë juridikisht e plotë, po e plotësoj analizën kushtetuese dhe do përpiqëm të bëj krahasimin me praktikat europiane.
Në kompetencat e Kryeministrit, Neni 102 i Kushtetutës thuhet:
“Kryeministri drejton dhe përfaqëson Këshillin e Ministrave.
Ai propozon emërimin dhe shkarkimin e ministrave.
Vetëm Kryeministri ia paraqet Presidentit kërkesën për dekret shkarkimi”.
Nga kjo del se shkarkimi i një ministri, në rastin e Ballukut, është kompetencë ekskluzive, e paprekshme nga gjyqësori.
Por çfarë bën gjykata?
GJKKO nuk e shkarkon ministrin, por vendos një masë sigurie të quajtur “Pezullim nga ushtrimi i detyrës”.
Referuar Kodit të Procedurës Penale (neni 242/243):
Ky është një mjet juridik që ndalon zyrtarin të ushtrojë funksionin vetëm përkohësisht, kur ekziston rreziku që të ndikojë te provat, të ndikojë te vartësit, të përsëritë të njëjtën shkelje.
Pra ky është mjet procedural, jo marrje kompetencash.
Pyetja thelbësore është:
A ka konflikt kushtetues?
Në sensin formal, nuk ka konflikt.
Por ekziston një tension institucional, i cili në jurisprudencë njihet si “tension i natyrshëm i pushteteve në rastet e zyrtarëve të lartë politikë”, sepse ekzekutivi ruan të drejtën për shkarkim.
Por gjyqësori, për hir të procesit penal, ka të drejtën të ndalojë përkohësisht ushtrimin e detyrës.
Ky raport është parashikuar qëllimisht nga Reforma në Drejtësi për një arsye, sepse përvoja shqiptare ka treguar se ekzekutivi nuk shkarkon dot lehtë njerëzit e vet, siç po ndodh me zv/kryeministrën Balluku.
Prandaj ligji i ka dhënë gjykatës instrumentin neutral për ti hequr përkohësisht nga funksioni.
Për ta konkretizuar me shembuj nga vendet e BE-së, a ndodh edhe atje?
Sigurisht, gjykatat e Europës mund të pezullojnë dhe kanë pezulluar zyrtarë ekzekutivë, sidomos për çështje korrupsioni.
– Në Itali ekziston “sospensione cautelare”, identike me masën shqiptare.
Gjykatat kanë pezulluar kryetarë bashkish, ministra lokalë, drejtues të agjencive publike.
Madje në 2015, Gjykata ka pezulluar kryetarin e Venecias Luigi Brugnaro, ndërkohë që qeveria nuk ndërhynte dot.
– Në Spanjë gjykata ka pezulluar zyrtarë të katalanas për shkelje tenderësh, pavarësisht vullnetit të qeverisë.
– Në Francë prokuroria speciale financiare (PNF) dhe gjykatat kanë ndaluar përkohësisht ministrin e financave nga ushtrimi i detyrës kur ka patur dyshime për abuzim.
Kështu, Shqipëria nuk mund të bëje përjashtim.
Dallimi është se në shtetet e konsoliduara demokratike, ministrat japin dorëheqje vetë dhe nuk çojnë gjykatën në këtë pikë.
A është ky hap drejt “republikës së prokurorëve”?
Juridikisht nuk është, por është politika që po e ushqen këtë perceptim, sepse masa e pezullimit vendoset nga gjykata, jo nga prokuroria dhe vendimi kontrollohet nga Apeli, nga ku kontrolli i balancave bëhet i plotë.
Perceptimi i republikës së prokurorëve ekziston sepse politika nuk po merr përgjegjësinë politike, sepse Balluku duhej të largohej vetë ose të largohej nga Kryeministri sapo u hapen hetime të tilla.
Kur kjo nuk ndodh, gjykata detyrohet të bëjë atë që politika nuk guxon ta bëjë, të largojë përkohësisht një zyrtar nga funksioni.
Kjo krijon ide sikur po sundojnë prokurorët, kur në fakt është thjesht mungesë standardi politik.
Në përmbledhje mund të themi se GJKKO nuk ka marrë kompetenca ekzekutive, por ka përdorur një mjet procedural që ligji ia jep shprehimisht.
Nuk ka shkelje kushtetuese, por ka tension institucionale, të natyrshëm në raste korrupsioni të nivelit të lartë.
Situata nuk është “republikë prokurorësh”, por republikë pa standarde politike të përgjegjësisë, ku drejtësia detyrohet të bëjë punën që duhet ta bëjë politika.

E pashë gurin duke qarë

0

Shkruan Zef Ndreka

E pashë gurin duke qarë.

E pash gurin duke qarë në mes të Shëlbumit.
Asgjë nuk ndodhte,
veç bletet pinin qumësht të bardh guri.
Ndoshta kam qënë unë brenda
një pikë loti,
që nuk gjeta vend ku me ra.
Djelli u ndal pak sipër nesh.
Nuk e di,
e ndjen se po mbaron dita?
Apo thjeshtë, lodhet, rri e ikën,
e pulëbardhat marrin qiellin në krahë,
e nata vjen krejt e pa faj.
E prapë ndërtojmë mure me gurë gjaku,
i shembim në mëngjez,
nën djellë qe ikën,
nën djellë që vjen,
nën frikë që struket si fëmijë në prehër.
Si u kthy nama nnë bjeshkët e namuna,
sa çel e mbyll sytë?
Populli e ka dashur përherë tiraninë,
aty ndihen të barabartë,
se dhimbja është e vertetë,
se aty ndihen se janë gjallë.
E pash gurin duke qarë,
e bletet pinin qumshtë të bardhë,
prej një Rozafe të re.
Frrok Kovaçi
Casteleto – Ticino Itali.
Refleksion të shkurtër mbi poezinë:
E pashë gurin duke qarë.
Kjo poezi është shumë e fuqishme dhe e dhimbshme. Poezi ku si imazh lëviz mes gurit, gjakut, mitit dhe njeriut.
Kjo poezi ndërthur tri boshtet themelore të ndërgjegjes kombëtare shqiptare.
– Mitologjinë sakrale.
Rozafa, guri, qumështi i bardhë, bjeshkët e namuna.
Këtu, Rozafa nuk është vetëm legendë, por burim ushqimi shpirtëror, ku bletët pinë “qumësht guri”, sikur të gjithë jetimet e kombit ushqehen nga dhimbja e sakrificës.
Është një riformulim modern i mitit, ku guri qan jo për sakrificën e një gruaje, por për të gjithë kombin që s’ka gjetur “vend ku me ra”.
– Melankolinë historike.
Me muret që ndërtojmë dhe i shëmbim çdo mëngjes.
Ky është një motiv historik shqiptar ku sakrificat e përhershme, ndërtimet pa fund, ringritja në dhimbje, copëzimi i vetvetës.
“E prpp ndërtojmë mure me gurë gjaku,
e i shëmbim në mëngjez”
Kjo tingëllon si metaforë e historisë politike dhe shoqërore shqiptare.
* Kritika antropologjike.
Ku populli e ka dashtë tiraninë.
Kjo është më e rrezikshmja poetikisht, një tezë e guximshme ku njeriu gjen kuptim tek dhimbja, sepse ai konfirmohet i gjallë vetëm kur vuan. Poeti nuk e thotë si faj, por si diagnozë.
Teksti është i lirshëm, i errët, mitik, i fërkuar me gjuhë gegë, me një ritëm që nuk vjen nga rima, por nga pushimet në fraza.
Ka një përzierje të vetëdijshme mes fjalorit epik, “bjeshkët e namuna”, intimitetit personal, “një pikë loti, s’kam gjet vend ku me ra”, dhe imazhit biblik, “qumësht të bardhë guri”.
Për mendimin tim, kjo e bën poezinë sakrale-moderne.
Si përfundim do të thoja se kjo është një poezi me energji të brendshme mitike, që nuk rrëfen thjesht dhimbjen historike shqiptare, po e bën atë legjendë.
E sheh popullin si guri i Rozafës që qan, jo si viktimë, por si mit.

Nga Kimete te Kos, por PD-ja u fundos

0

Shkruan Namir Lapardhaja

Ndërsa Komisionerja e Zgjerimit të BE, Marta Kos, ndodhej këtë të premte në Tiranë në Samitin e Growth Plan së bashku me të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, ka pasur përgjatë gjithë ditës një sulm të orkestruar nga të gjithë deputetët e Partisë Demokratike, duke tallur dhe stigmatizuar mbiemrin e saj. Në mungesë të Berishës, metafora e ‘bozës’ dhe ‘kosit’ u bë sot baltë prej tyre, sikur të ishin disa inatçorë që e shihnin shfaqjen nga jashtë dhe shanin ata që ishin brenda eventit.

Deklarata e Komisioneres së Zgjerimit sigurisht nuk ishte një qëndrim i saj personal, ashtu sikurse nuk ishin qëndrime personale dikur deklaratat e ambasadores së SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Të parën e stigmatizuan si ‘kos’, të dytën si ‘kimete’.

Duken si humorist dhe sikur i gjejnë epitetet sipas shijes së Doktorit, por harrojnë se as njëra as tjetra nuk vijnë në Tiranë për të folur sipas qejfit dhe dëshirës së tyre. Koha e ka treguar një gjë të tillë.

“Kimeten”, e akuzuan me teori komploti, e tallën, e sulmuan me një energji që s’ua kemi parë as kundër Ramës. Thanë se kishte axhendë personale, se po i shërbente Sorosit, se ishte “e kapur”, “e blerë”, “e korruptuar”, se donte të shkatërronte PD-në. Ndërkohë, fraza e saj e famshme se “me Berishën do të hani bar”, nëse do kishin pak reflektim dhe mendim, do ishte vërtetuar katërcipërisht në ditët e sotme. Sot nuk ka asnjë dyshim. PD-ja ka mbaruar dhe barin dhe është futur në regjim ushqimor.

E njëjta logjikë u përsërit me komisioneren e zgjerimit të BE-së, Marta Kos. E akuzuan se është “zëdhënëse e Ramës”, “pro-qeveritare”, “e orientuar politikisht”, “me axhendë vetjake”.

Në mungesë të argumenteve, PD-ja sulmoi mbiemrin e saj. Një sjellje provinciale, që të kujton sarkazmat e rrugës, jo reagimet e një partie serioze.

Nëse PD-ja do të bëjë politikë, duhet të kuptojë më në fund se negociatat nuk varen as nga emri i komisioneres, e as nga “dashuria” e saj për Edi Ramën. Negociatat varen nga reformat, nga drejtësia, nga stabiliteti dhe nga performanca e shtetit shqiptar, të cilin opozita duhet ta ndihmojë duke qenë alternativë, jo duke u shndërruar nëproblem dhe në pengesë.

Hisotira e Yuri Kim që e tallën dhe e anatemuan duhet t’i shërbente PD-së për reflektim. Ndonëse ajo ka dalë ë pension, ndonëse në SHBA ka ndryshuar administrata, asnjë gjë nuk ka ndryshuar për liderin e tyre të shenjuar non grata dhe të bojkotuar totalisht nga faktori ndërkombëtar.

E njëjta histori duket se po përsëritet edhe me Marta Kos.

Dhe kur historia përsëritet dy herë, nuk është më tragjedi, është komedi.

PD-ja po fundoset për shkak të vetvetes, jo për shkak të Kos-it apo të Kim-it.

Po fundoset edhe se në vend që të mbrojë dhe inkurajojë drejtësinë, fillon me teori konspirative dhe theshethemnaja të denja për mejhanet e provincës.

Nëse nuk do të vënë mend dhe do vijojnë me këtë strategji, kanë për të ngelur përherë në fund të rreshtit, duke sharë e anatemuar ata që janë brenda,që festojnë për arritjet dhe shijojnë shfaqjen, ndërkohë që vetë do vetëkënaqet me këto gjetjet dhe sharjet tipike provinciale.

GJKKO konfirmon pezullimin e Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres se Infrastruktures!

0

GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë për Belinda Ballukun dhe dy bashkëpunëtorët e saj, kreu i ARRSH-së dhe kreu i KESH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Gjyqtari Erjon Çela ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e masës së sigurisë të marrë dy ditë më parë atë të pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut si zv/kryeministre dhe minister e Infrastrukturës e Energjisë si dhe I ndalohet dalja jashtë shtetit. Ndërkohë mbetet në fuqi dhe masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për kreu i ARRSH-së dhe kreu i KESH, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi. Në orën 14:37 minuta zv/kryeministrja e pezulluar Belinda Balluku u largua nga GJKKO së bashku me dy bashkëpunëtorët e saj pa pranuar të prononcohen për median.

Ja pse Belinda Balluku ka në dorë rrëzimin e Ramës dhe Berishës, njëkohësisht!

0

Në politikën shqiptare, ku zhurma është më e fortë se e vërteta dhe spektakli zëvendëson substancën, ekziston një figurë që ka ditur të sundojë pa folur, të lëvizë pa u parë dhe të ndikojë pa u ekspozuar të paktën deri pak javësh. Belinda Balluku, ministrja që nuk ka kërkuar kurrë vëmendje mediatike , është prej kohësh një nga figurat më të fuqishme, më të debatueshme dhe më të mistershme të qeverisë Rama.

E pranishme, por e padukshme. E qetë, por e gjithanshme. Një “kuti e zezë” që shumëkush beson se brenda saj mban sekretet më të errëta të arkitekturës së pushtetit shqiptar.

Prej vitesh në Tiranë qarkullon një ide e hidhur: opozita shqiptare është e kapur, e varur dhe e mbajtur gjallë me oksigjenin e qeverisë. Por pak njerëz kanë guxuar të artikulojnë hapur një dyshim të madh, të heshtur, të përsëritur: ndikimin e Belinda Ballukut në disa prej protestave të Partisë Demokratike, sidomos në territorin e bashkisë së Tiranës. Aty ku bindjet nuk përplasen por aty përplasen interesat ekonomik. Aty ku politika nuk është ideologji, por mekanizëm mbijetese për pushtetin..

Qarkullojnë fjalë se shumë shpejt mund të dalin përgjime ku Ervis Berberi, ish-drejtori i ARRSH-së, i cili tani gjendet pas hekurave, komunikon me njërin prej njerëzve më të afërt të Berishës në PD. Madje vetë Berisha, vetëm disa ditë më parë, tentoi të tregonte “gjysmën e së vërtetës”: se në protestat e tij “i fusnin njerëz të Ballukut për t’i prishur turmën”. Por ndërsa ai fliste për infiltrime, realiteti në atë kohë ishte brutal: kishte më shumë policë se protestues dhe ndërhyrje nga “të tretët” ishin praktikisht të pamundura.
Sipas shumë zërave të prapaskenës, disa protesta që duhej të ishin kundër Veliajt, në fakt fryheshin në mënyrë të tërthortë nga vetë segmente të qeverisë. Jo për ideal, por për interes. Një opozitë e dobët është garanci, jo kërcënim. Një opozitë që jeton me oksigjen të huaj nuk ngrihet dot vetë. Ajo është vetëm një rezervë dhe pjesë e të njëjtit ekosistem politik.
Po aq e fortë është edhe bindja se Belinda Balluku ka luajtur rol edhe në betejën për vulën e PD-së që ti kalonte Berishës. Përtej SPAK si i vetmi institucion që sot funksionon realisht jashtë orbitës së politikës falë mbështetjes SHBA-BE, gjykatat shqiptare kanë funksionuar shpesh si zgjatime të marrëveshjeve që nuk firmosen, por vlejnë më shumë se çdo akt. Vendime që merren në telefonata, në tavolina të mbyllura, në rrjete influence të vjetra. Balluku është prej atyre figurave që nuk i njeh këto mekanizma nga jashtë por nga brenda për shkak të interesave shumë të mëdha politik që ajo menaxhonte.

Ajo perceptohet prej shumëkujt si nyja që lidh fijet e sistemit: mes kontratave publike dhe interesave politike, mes biznesit dhe shtetit, mes vendimeve formale dhe marrëveshjeve të padukshme. Në çdo qeveri ka ministra të rëndësishëm; por ka edhe ministra që mbajnë kolonat e pushtetit. Balluku bën pjesë në këtë të dytën prandaj këto hetime po trondisin edhe themelet e Ramës sepse ajo nuk është si të tjerët brenda PS.

SPAK, me hetimet që vazhdojnë, me telefonat e sekuestruar dhe zinxhirët e komunikimeve që priten të dalin, është ndoshta i vetmi institucion që mund të tregojë se çfarë është luajtur realisht pas perdeve dhe në kurriz të qytetarëve.
Kjo nuk është thjesht historia e një ministreje.

Është historia e një shteti që ka humbur kufijtë mes pushtetit dhe kundërpeshës. E një opozite që ka humbur pronësinë mbi veten. E një sistemi ku influenca e padukshme vlen më shumë se politika e dukshme.
Në këtë errësirë ka vetëm një të vërtetë të thjeshtë dhe të frikshme: Belinda Balluku ka potencialin politik të rrëzojë jo vetëm Ramën, por edhe Berishën.

Kutitë e zeza nuk janë të rrezikshme kur fluturojnë, të rrezikshme bëhen vetëm kur hapen.

POSTIMET E FUNDIT