Kreu Blog Faqe 74

Frontespici i mesharit të Buzukut

0

PROF. AS. DR VINÇENS MARKU

Aparati figurativ i ksilografive të Mesharit të Gjon Buzukut, për të cilin flitet gjerësisht te Buzuku i lehtëlexueshëm, do të ishte i mangët pa kryeksilografinë e këtij teksti të çmueshëm, që është korniza e frontespicit (e ballinës).
Në fletën 96 të kopjes vatikanase, menjëherë pas kolofonit, gjendet një fragment i dëmtuar i kornizës së ksilografisë së frontespicit të Mesharit.

Siç shihet qartë nga fragmenti i mbijetuar, duke krahasuar imazhet, mund të zbulojmë vetëm kornizën e ballinës së librit, por jo brendinë e saj. Megjithatë imazhi i dëmtuar mjaft nuk na pengon aq shumë sa të mos mund të zbulojmë tërësinë e kornizës, duke ndjekur metodën e krahasimit me veprat e tjera të botuara në Venedik nga botuesit bashkëkohës me veprën e Buzukut.
Tashmë dimë se grafemat e përdorura për shtypshkrimin e Mesharit janë po ato të përdorura nga Benardino Benali në veprat e botuara nga 1491 deri rreth 1520, gjithmonë nga të dhënat që zotërojmë deri më tani. Pikërisht për këtë arsye i jemi drejtuar në fillim botimeve të Benalit për të gjetur ndonjë frontespic që të përmbante fragmentin e mbijetuar të Mesharit. Duke shikuar me vëmendje frontespicet e botimeve të tij, nga i cili kanë mbijetuar rreth 200 vepra, kemi zbuluar se ai është i pari që ka përdorur një kornizë ksilografike, ku gjendet edhe fragmenti i lartpërmendur. Këtë kornizë balline, gjithmonë me brendi të ndryshme, e kemi gjetur: 1. Te botimet dhe ribotimet e Komedisë Hyjnore të Dantes; 2. Te botimet dhe ribotimet e Ngadhënjimeve të Petrarkës dhe 3. Te disa vepra të tjera të kësaj periudhe, por zakonisht nga të njëjtit shtypshkrues.


Benardino Benali me 3 mars të vitit 1491 bashkë me Mateo Kapkazën (Kodekën) nga Parma kishin botuar kolanën e parë të Komedisë Hyjnore të Dantes, që është madje edhe e para e ideuar si kolanë në fushën e botimeve të shtypshkruara, e mbajtur si një nga botimet më cilësore për kohën, e komentuar nga Kristoforo Landini, me një aparat ksilografik të plotë, në të cilën gjendet edhe nga një frontespic për secilën kantikë, me kornizë të njëjtë dhe me përmbajtje të ndryshme. Matheo di Codecá da Parma (Matteo Capcasa) më 29 nëntor 1493, pra ish-bashkëbotuesi i Benalit, e riboton këtë kolanë i vetëm, me ndonjë ndryshim të vogël. Frontespicet janë po ato të botimit të parë, por me një ndryshim vetëm për kantikën e Ferrit, frontespici i së cilës shoqërohet me një kornizë shtesë, siç do të shihet në ilustrimet e mëposhtme. Më 11 tetor të 1497 botohet Danthe alighieri fiorentino për Piero de Zuanne di Quarengii vetëm me një frontespic ksilografik për Ferrin, që është po ai i botimit të Mateo Kapkazës të 1493. Po kjo kolanë, Danthe alighieri Fiorentino historiado, me pak ndryshime, botohet më 12 qershor 1507 nga Bartholomeo de Zanni, vetëm me një frontespic, me atë të Ferrit të botuar më 1491. Si ilustrime më poshtë do të sjellim imazhet e frontespiceve të botimit 1491 dhe atë të Ferrit të botimit 1493.


Kjo kornizë, te vepra Ngadhënjimet “Trivmphvs” e Petrarkës, përdoret nga botues të ndryshëm që nga viti 1492 deri më 1515. Vëllai i Mateo Kapkazës, Gjovani, e boton atë më 12 janar 1492 dhe 28 mars të 1493. Aty gjenden 6 frontespice me të njëjtën kornizë, por me brendi të ndryshme, që përkojnë secili prej tyre me një nga ngadhënjimet, pra: Amoris, Castitatis, Mortis, Fame, Temporis dhe Divinitatis. Në vitet 1497, 1500 dhe 1508 kjo vepër, me ndryshime krejt të vogla, ribotohet nga Bartholomeo de Zanni me të njëjtat frontespice të përdorura nga Gjovani Kapkaza. Ndërsa më 1515 po kjo vepër, u ribotua, jo me ndryshime të mëdha, nga Agostino de Zanni, një i afërm i Bartholomeo de Zannit, për disa i biri ose i vëllai. Si ilustrime figurative do të sjellim të gjitha ballinat e botuara për secilin ngadhënjim nga botime të ndryshme prej 1492 deri më 1515, sipas cilësisë që zotërojmë për imazhet e ballinave.


Ndërkohë që botoheshin dhe ribotoheshin Komedia dhe Ngadhënjimet e sipërpërmendura kjo kornizë u përdor edhe për frontespicet e disa veprave të tjera, po nga këto botues, por edhe të tjerë me të cilët ata bashkëpunonin.
Mateo Kapkaza gjithashtu kishte botuar më 1495 të njëjtën kornizë të frontespicit te vepra Epistole Marsilii Ficini Florentini, por kjo kornizë nuk shoqërohej edhe me një tjetër sikurse kishte ndodhur me botimet pararendëse. Bartholomeo de Zanni boton edhe tre autorë të tjerë: Apulein më 11 nëntor 1504, si ribotim të tij, meqë ky autor ishte botuar më parë më 1501 nga Bevilakua; Lukanin më 24 tetor 1505 dhe Petrus de Natalibus më 5 korrik 1506, te vepra e këtij të fundit gjejmë dy frontespice.


Bevilakua boton, përveç Apuleit të lartpërmendur, një përmbledhje me vepra të Petrarkës si edhe Mathesis (De nativitatibus) të Julii Firmici Materni-t, në të cilat është e pranishme korniza e frontespicit të Mesharit.
Agostino de Zanni më 23 shkurt 1525 riboton të rishikuar Legendario de sancti vulgare storiado të Iacobo de Voragine, vepër të cilën e kishte botuar më parë, më 13 Mars 1494, Mateo Kapkaza me të njëjtën kornizë balline, pothuajse me njëjtën brendi, e shoqëruar me një kornizë tjetër që i mbivihet, që është ajo e ferrit të botimit 1493. Pas vitit 1525 nuk kemi gjetur ndonjë libër tjetër, ku të jetë përdorur kjo kornizë. Duhet theksuar se te botimet e kësaj ksilografie, që nga 1497 e më pas, vërehet një dëmtim i vogël i krifës në të majtë të luanit që gjendet sipër në të djathtë të kornizës.

* I plotë ky artikull do të botohet te numri i ardhshëm i Hyllit të Dritës

Sokol Balla i i bën sherbimet e fundit ish gruas Belinda Balluku, ashtu sic i beri edhe Erion Veliajt deri ne momentin e arrestimit nga SPAK

0

Ndersa e gjithe media, opinioni publik, por edhe vete Rama me qeverine e tij, mbeshtesin veprimet e SPAK, Sokol Balla, me ‘ushtaret’ qe i paguan me parate e ABC News (behet fjale per opinionistet ne emisionin e tij, te cilet mendimin e tyre te lire e kane ne baze te rroges qe u jep ABC dhe jo cfare mendojne vertete), e ka sulmuar ashper SPAK, duke deklaruar qe ‘Republika e prokuroreve ka dale jashte kontrolli dhe qe demokracia eshte ne rrezik’.

Kjo nuk eshte thene direkt nga goja e tij, por pikerisht nga opinionistet qe kishte ftuar ne emsionin e tij, pra te derigjuar prej tij, pasi askush nuk mund te peshtyje aty ku ha buke, vecse te flase mire per pronarin, ose pagadhenesin, sa kohe te pakten te marre rrogen prej tij.

Kjo nuk dihet nese eshte vije editoriale e mbeshtetur nga Rama, nga Veliaj, apo nisme e vete Sokol Balles per te dale mire ne sy te ish gruas, por qe ka ndodhur sonte, ku eshte hedhur balte ndaj SPAK per te mbrojtur Belen. Apo Sokol Balla i trembet hetimit pasuror te Ballukut, qe mund te preke dhe ate?!
Me poshte lexoni te plote sesi e trajton ABC News nen drejtimin e Devolleve te Kosoves dhe Sokol Balles se financuar prej vitesh nga Veliaj, masen e sigurise se dhene sot ndaj zevendeskryeministres Belinda Balluku.

*****
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme lëshoi dy masa sigurie, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, lidhur me hetimin që po kryhet nga Prokuroria e Posaçme për tenderin për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.

Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se me veprimet e fundit të Prokurorisë sistemi i demokracisë është vënë në rrezik. Sipas tij, “Republika e Prokurorëve” ka dalë mbi sistemin dhe askush nuk i kontrollon dot.

“Sistemi i demokracisë është në rrezik sot. Sot përfundimisht, republika e prokurorëve ka dalë mbi sistemin, ka vënë nën kontroll sistemi dhe praktikisht ne tashmë nuk jemi në një sistem që ndërtohet në mënyrë demokratike. Nuk kam të bëjë fare me penalitete ndaj Ballukut, që unë e kam lexuar dosjen dhe kam bindjen e plotë se në atë dosje nuk ka asgjë për Ballukun, po tha them.

Lexo gjithashtu: Zvicra “hap dyert”, 85 mijë vende pune për të huajt me paga deri në 6.500 euro
Që të arrijë një prokuror, kushdo qoftë ai, të anashkalojë në mënyrën më të ndershme të mundshme institucionin që është parlamenti dhe të përdorë makinacione për të shmangur ballafaqimin në parlament po prodhon precedent, unë kam insistuar dhe për Veliajn, nuk duhet lejohen prokurorët, të cilët duke përdorur një mekanizëm ligjor, që ka problem ai mekanizëm ligjor të përjashtojnë nga politika individë pa kaluar në filtra.

Mos të harrojmë se gjykata Kushtetuese e rrëzojë këtë praktikë dhe tani arrin absurditeti më i madh kur një prokurë kërkon pezullimin e zv.kryeminisrres, që është institucion, që nuk ka të bëjë kryesisht me të drejta personale si e trajtojnë ata, që i trajton ligji.”, tha ai.

Ai theksoi se posti i zv.kryeministrit është institucion, i cili buron nga Parlamenti dhe SPAK nuk mundet kurrsesi t’i shmanget atij.

Gjatë diskutimit në studio, Meçe theksoi se ka parë dosjen ndaj Belinda Ballukut, e cila sipas tij nuk ka asgjë që e implikon atë, nga dyshimet dhe pretendimet që ngre organi i akuzës.

“Posti i zv.kryeministrit është institucion, i cili rrjedh nga parlamenti dhe në këtë plan unë e di se zbatohet ligji në këtë rast, por di një gjë që më ka shqetësuar mua sot, pushteti i prokurorëve është totalisht i pakontrolluar, Sot me të drejtë unë them: çfarë ka ajo dosje, që arriti deri në pezullimin zv.kryeministres, e di njeri? Asnjeri. Atëherë kush i kontrollon këto dsoe4js, të cilat shpien në penalitete të rënda të sistemit politik”, tha ai.

Lexo gjithashtu: U pl*gos me Danin, ja kush eshte biznesmeni, ishte dhe polic i axhensise speciale te policise, udhetuan bashke per…
Ai theksoi se dosja në ngarkim të Belinda Ballukut është 48 faqe, ndërsa konkluzioni i saj është gjysmë faqe. Sipas Meçes, dosja nuk përmban asgjë, që implikon zv.kryeministren Belinda Ballukun nga ato që pretendon SPAK.

“Në qoftë se jemi sot jemi tek të zonja zëvendëskryeministrja. Unë dosjen e kam pasur në dorë, është 48 faqe dosja, 40 faqe janë vetëm zbardhje e komunikimeve në telefonata, nuk ka gjë për Ballukun. Nuk implikojnë fare në tender.

Gjysmë faqe është konkluzioni dhe shtatë faqe është ligji mbi prokurimet nen për nen. Analiza e veprës penale është gjysmë faqe, dhe për këtë mbaj përgjegjësi penale për këtë që po them.Kush e kontrollon këtë dosje, kush e kontrollon këtë pushtet të prokurorit, i cili thotë se personi, në këtë rast zv.kryeministrja më zhduk provat”, tha ai.

Konservatorët mbështesin sistemin e drejtësisë në luftën kundër krimit shtetëror

0
Republika e Shqipërisë.
“Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA”
Deklaratë për Shtyp.
Partia Kombëtare Konservatore ALBANIA ndjek me vëmëndje zhvillimet në sistemin e Drejtësisë.
– Ne jemi koshjentë se shpallja të pandehur e dy zvëndeskryeministrave, ministrave, kryetarë të bashkive, sekretarë të përgjithshëm dhe të tjerë drejtorë administratorë politikë të gjetur në vjedhje dhe korrupsion krim ndaj Shtetit ka patur trend pozitiv në ngadalsimin e hajnisë në masë 50 +1% subjekti konservator mbështet Drejtësinë dhe Gjykatat.
– Konservatorët kanë patur një koherencë korente në një moment me thirrje telefonike nga OBKH e SPAK Ne ishim super korrektë megjithëse OBKH ishte në shkelje të protokollit zyrtar shtetror me kryetarin Konservator KGJ ( Fletë Thirrja nuk ishte zyrtare me shkresë por jo konform shtetit të Drejtë thirrja me telefon ditë e Premte ishte mentalitet patronazhimi sakëlldimi nga OBKH ) Konservatorët e konsideruan si të ishte presion Sorist Patronazhi.
– Shteti i Drejtë funksionon me shkrese zyrtare jo me mbajtje në paraburgim me një telefonatë të 75% e qytetarëve theksoj të paraburgosur që nuk kanë € a $ të paguajnë drejtësinë e vonuar drejtësi e mohuar për të harruar në qeli të akuzuarit.
Prokurorë të Strukturës së Posatëshme Anti Korrupsion kanë përdorur forma të pa bazuara në ligjin Kushtëtues. Kemi informacion për presion mbi gjyqtarët nga prokurorët jo vetëm të SPAK të cilët pèrfotojnë postpagesa të larta dhe nuk kanë vartësi e si pasojë egziston rreziku ‘Shteti Prokuror Afërmend’
– Rast i ndalimit të deputetit SB me arrest Shtëpie për 333 Ditnetë pa i’u hequr IMUNITETI që e ka të marrë nga zgjedhesit dhe e siguron Kushtëtuta e Republikës së Shqipërisë, indicie si Shtet Prokuror.
– Rast arrestimi brutal prej policisë shtetit vjen si shkelje Kushtëtuese për presidentin, kryetar kuvendi, kryeministrin IMM në post 3 vite president asht rast i ligjit në shtetin e Ramazan Prokuror Maliqit.
– Rast flagrant, gjykimi i dy politikanëve SB – lMM nga gjyqtare lMGJS në dënim penal dhe hetim për deklarim të rremë në dokumentin e plotësuar të deklaratës së vetëdeklarimit.
– Rasti kur pa i’u dridhur Qerpiku kryeprokurori AD deklaron në seancë dëgjimore në komision plenar se “afërmendsh” gjyqtari vendos ç’farë i’u kërkojmë ne prokurorët e SPAK përbën skandal pa ndëshkim
– Arrestimi i kryetarit të bashkisë Tiranë në zyrë rezultoi shkeje e rëndë Kushtëtuese i të zgjedhurit lokal dhe akoma mbahet me arrest në IEVP Durrës.
– E gjithë kjo lëvizje presioni anti ligjore nuk e ka ulur shumë pritshëm korrupsionin qeveritar dhe jo vetëm ( Rasti BB zëvëndëskryeministre duket qartë se masa shtërnguese meret si shkelje të imunitetit parlamentar por.. Drejtësia vetë po funksionon me dy standarte, brënda OPGJ Oficerëve të policisë gjyqsore, kemi njoftime, shpresojmë të mos të jenë të vërteta infot që vijnë pranë kryetarit konservator Kujtim Gjuzi se dy standartet dallohen qartë që :
Grupmosha OPGJ mbi 45 Vjeç është e korruptuar dhe manipulojnë provat, sidomos ato prova të cilat janë në Ekspertizë të kërkuar nga OPGJ – OBKH
Grupmosha OPGJ -OBKH deri 35 Vjeç po punon pa korrupsion na deklaron një tjetër burim kofidencial.
– Vijojnë avokatët të bëjnë sekserin, prokurorë që marrin ryshfet e më keq një gjyqtar humbi jetën në Gjykatën e Apelit Juriduksioni Tiranë, sepse ka pretendine nga pala, ai mbante zvarrë çështjen prej më shumë se 20 Vite. Dikush e akuzoi për 12 M €
– Pse po ndodh kështu ?
Sistemi i drejtësisë u suportua nga Organizata Alex George Soros e cila cilësohet nga presidenti Amerikan Donald J Trump si organizatë kriminale. Shumë gjyqtarë, prokurorë që kaluan “Vetingun” janë të suportuar në formë me mënyra nga Soros.
– Drejtësia e ligjit të Ramadan Prokuror Soro Maliqi.
Shumica e akuzave mbetet për sendërtim si dënim i lehtë kur është bërë korrupsion galopant miliarda € apo $ dhe kemi shprehjrn ( Ja vlen ti bëj 2 vite burg për 1 milion $ )
– Sendi i vjedhur duhet kthyer me çdo kusht.
Zoti Prokuror godit krimin bazuar në ligje.
Zoti Prokuror mbro aktakuzën përpara gjykatës duke goditur përmes ligjit dhe ndalo presionin mbi avokatë dhe gjyqtarë përpara e mbas seancës gjyqsore.
– Prokurorë dhe Gjyqtarë mos bëni sikur godet krim duke shkelur kushtëtutën, sepse gjithë qeveritarët e korruptuar duke u ankuar në shkallët e gjyqsorit përmes avokatëve do dalin të pafajshëm. Pasoja e kombinacionit tuaj për të justifikuar postapagën tuj e jo për të ndërtuar Shtetin e Drejtë për fëmijët tuaj, ju duhet ta bëni drejtësinë për vehten dhe brezat e ardhshëm.
Ndal shtetit dhe drejtësisë me suport për llogari të së Majtë e suportuar nga Fondacioni Alex Soros në Shqipëri.

“PKKA”
Sekretariati për Shtetin e Drejtë me Votë të Lirë.
Punoi.
Av. Klarita MARKU
Tiranë – Shqipëri
Datë 21/11/2025

Ja fletë-gjoba 120 milionë euro që ish-ministrja Anila Denaj i “fali” Bankers-it me porosi të “Palloshit”

0

Kjo është gjoba 120 milionë euro që ish-ministrja e Financave Anila Denaj ia “fali” BANKERS-it më 31 maj 2019 me porosi të “palloshit”.

Për këtë gjobë kam folur në Parlament në vitin 2020 dhe ia kam lënë në dorë KM Ramës, ose siç e thërrasin “koleget” me përkëdheli, Palloshit, dhe nuk reagoi.

Prej 5 vitesh Gent Gazheli, Palloshi drejtor i Doganës, nuk ka pasur kohë të merrej me këtë gjobë se ishte shumë i “zënë” me gjoba të tjera.

Meqenëse dosja e Bankers-it ka kaluar në SPAK dhe pashë nëpër portale që agjentë të BKH-së kanë kërkuar dokumentacionin në Ministrinë e Financave për këtë gjobë, po ua jap unë që të mos lodhen kot.

Gjoba 120 milionë euro që ish-ministrja Anila Denaj i

Gjoba e vendosur ndaj Bankers, që iu fal nga ish-ministrja Denaj

Në atë kohë SPAK-u, i drejtuar nga enveristi Kraja, nuk kishte kohë të merrej me gjëra të “vogla” si kjo gjoba 120 milionë euro, se kishte hallin e autokombajer Bektashit nga Kozare dhe të Prof. Edvin Priftit, që ishte kundër vaksinave Covid-19 që sajuan qelbesirat e Sorrosit me në krye një fëlliqësirë si Fauci.

Por më duket se ky lajm për kontroll në Ministrinë e Financave mund të jetë show për të humbur vëmendjen nga ngjarjet e ditëve të fundit, dhe nuk besoj që SPAK-u e ka seriozisht hetimin e BANKERS-it, sa kohë që gjyqtari i GJKKO-së Erjon Çela liroi nga burgu njërin nga dy ish-administratorët e BANKERS-it që ishte arrestuar nga gjykata e Fierit.

Ndoshta pasi të gjejnë këtë gjobë që është “falur” apo të transkriptojnë telefonat BQ, SKY, ECRO, ku gojët e liga thonë se Anila thotë “më ka urdhëruar Palloshi”, mund t’i rrasin një të liruar edhe administratorit tjetër që është kinez prej vërteti, jo “kinez” si ai që kanë liruar.

Dhe për çudi, të gjitha mediat dhe portalet u “trodhën” e nuk belbëzuan asnjë fjalë si lajm për lirimin nga burgu dhe daljen në arrest shtëpie të ish-administratorit me afat të gjatë të BANKERS PETROL, hajdutëve të politikës shqiptare prej vitit 2004.

Shqiptarët po nxjerrin kunjin me komisioneren për zgjerimin e BE-së dhe patronazhisten sorosiane të Edi Ramës, Marta Kos…

0

Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ka sulmuar komisioneren për zgjerimin e BE-së, Marta Kos.

Ai e akuzon se po: “ “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë”.

Dhe më tej ai ironikisht i drejton pyetjen: “Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!”

Duke i kërkuar më tej që ti kërkojë llogari qeverisë për fondet e IPARD, si edhe e mbyll duke thënë: “e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë Shqipëria.”

Postimi i plotë i Flamur Nokës:

Zonja Kos mos u bëj Bozë!

Jemi mësuar të shohim burokratë shëtitës të sponsorizuar nga #Soros, që shkrihen së qeshuri me batutat e Kinostudios që përdor #Rama.

Kemi parë Romanën, që sa qe në #Shqipëri nuk e ndjeu kurrë erën e barit që mbollën Rama dhe Tahiri.

Tani na ra për hise të shikojmë zonjën që “fut në formacion” të vetmin narkoshtetar të kontinentit, kryefirmëtar i aferave më të mëdha korruptive në Europë, i sponsorizuar nga kartelet dhe krimi i organizuar.

Komisionerja për Zgjerimin nuk e paska lexuar raportin e #OSBE-#ODIHR për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipërinë e kontrolluar nga Edi Rama.

Çfarë e detyron zonjën komisionere ta ambalazhojë një narkoshtetar me ngjyrat e BE-së?!

Zonja Kos, e pyetët kryeministrin ç’u bë me fondet europiane #IPARD? Po pse, hajduti i IPARD-it do i kullandrisë paratë e taksapaguesëve europianë?! Ai që i bëri “rrush e kumbulla” për ministrat e tij?!

Marta Kos, ne e duam Shqipërinë si gjithë Europa, dhe jo Europën si gjithë #Shqipëria.

Keni dalë nga binarët e BE-së. Mos u bëni Bozë!

Akt që nuk është vetëm ligjor, por politik, me implikime të thella për ekuilibrin institucional

0

Shkruan Zef Ndreka

Sot reagimi i Ramës është padyshim kompleks dhe ka disa shtresa politike, institucionale dhe retorike që ia vlen të analizohen.
Çfarë tha Rama konkretisht?
Cilat janë arsyet pas ketyre deklaratave dhe cilat janë implikimet e mundshme, rrezuqet, sfidat?
Rama tha sot se pavarësia e gjyqësorit është “shkëputje historike nga e kaluara” dhe nuk është “slogan, manovër politike apo eksperiment i përkohshëm”.
“Reflekset e vjetra antidemokratike” janë rikthyer dhe vendimi për pezullimin nga detyra i Belinda Ballukut e dëshmon këtë.
Kështu, kryeministri Rama e quan pezullimin “një shfaqje të dobësive të një pushteti krejt të ri” dhe një rast “unikal” në historinë evropiane, sepse, sipas tij, kurrë nuk ka ndodhur që prokurorë specialë dhe gjykatës special të pezullojnë një ministre.
Edhe pse Rama thotë se respekton vendimin e gjykatës, ai paralajmëron që do ta çojë çështjen tek Gjykata Kushtetuese, duke e konsideruar si një “akt brutal ndërhyrjeje” në pushtetin ekzekutiv.
Kryeministri Rama, nënvizoi se “mbrojtja e pavarësisë së gjyqësorit” është parakusht për çdo qëndrim nga ana e qeverisë, por njëkohësisht nënvizoi nevojën që qeveria të ruajë pavarësinë e vet të pushtetit ekzekutiv.
Sa i përket hetimit ndaj Ballukut, Rama ka folur më parë për prezumimin e pafajësisë. Sipas kryeministrit, drejtësia ka punën e vet dhe duhet të lejohet të veprojë pa ndërhyrje politike.
Por nga ana tjetër, kryeministri paralajmëroi se nuk do të ketë emërim tjetër ministri apo zv.kryeministër në vend të Ballukut, duke nënkuptuar se pezullimi nuk do të kthehet menjëherë në dorëheqje të përhershme.
Ta interpretojmë retorikën “reflekse antidemokratike”.
Kjo frazë nga kryeministri Rama është veçanërisht e rëndësishme dhe ka disa nivele.
* Kritikë ndaj institucioneve të reja të drejtësisë, ku kryeministri flet për “trupa të reja speciale” dhe me këtë ai nënkupton prokurorët specialë dhe gjyqtarët specialë.
Duke thënë se “reflekset antidemokratike” janë rikthyer, ai sugjeron se struktura e reformës në drejtësi dhe krijimi i një prokurorie speciale, po sillet jo gjithmonë me “tolerancë” institucionale, por me tendenca që mund të cenojnë ekuilibrin mes pushteteve.
* Balancim pushtetesh ku kryeministri Rama argumenton se pezullimi i Ballukut nga prokurorët specialë dhe një gjykatë speciale është një ndërhyrje e jashtëzakonshme në pushtetin ekzekutiv.
Kryeministri e shikon këtë veprim si një lloj arbitrariteti jo vetëm në drejtësi, por edhe politik që duhet balancuar me mekanizma kushtetues.
* Strategji retorike, ku duke folur për këto “reflekse antidemokratike”, Rama krijoi një narrativë ku ai jo vetëm që respekton pavarësinë e drejtësisë, por është edhe “mbrojtës” i integritetit të qeverisë dhe pushtetit ekzekutiv.
Kjo mund të jetë pjesë e strategjisë për të mobilizuar mbështetje dhe për të paraqitur SPAK-un dhe vendimet e tij jo thjesht si instrument ligjor, por si instrument që mund të “shkelë” kufij politikë.
* Rreziku institucional, ku në rastet kur gjykatat dhe prokuroritë speciale marrin masa drastike ndaj ministrave, ekziston një dilemë reale që a po fuqizohet drejtësia apo po destabilizohet ekzekutivi?!
Kryeministri Rama tërheqi vëmendjen pikërisht tek kjo dilemë, duke paralajmëruar se “mbrojtja e pavarësisë” nuk duhet të shkojë në kosto të funksionimit të një qeverie.
Nga analiza e fjalimi të Ramës, lindin disa rreziqe dhe sfida.
* Rreziku i krizës kushtetuese, kur Gjykata Kushtetuese merr çështjen, ka mundësi për përplasje institucionalë. Nëse Kushtetuesja vendos në favor të Ramës, kjo mund të forcojë pozicionin e ekzekutivit, por nëse vendos tjetër, mund të çahet besimi mes institucioneve.
* Perceptimi publik ku retorika “reflekse antidemokratike” mund të mobilizojë bazën e PS-së dhe simpatizantët për t’u pozicionuar si mbrojtës të demokracisë në frontin ekzekutiv, por gjithashtu mund të krijojë frikë te publiku që institucione të drejtësisë janë tepër të fuqishme dhe pa kontroll.
* Shqetësimi për abuzim, ku nga ana tjetër, kritika është se Rama mund të përdorë këto argumente për të penguar hetime serioze, duke e paraqitur SPAK-un si “armik politik” dhe kështu mund të minojë llogaridhënien e institucioneve.
* Sistemi i kontrollit dhe balancës ku një çështje kyçe është se si Shqipëria do të menaxhojë tensionin mes pavarësisë së drejtësisë dhe nevojës për një ekzekutiv funksional. Nëse drejtësia është shumë e fuqishme pa mekanizma kontrolli, mund të rrezikohet demokracia, por po ashtu, nëse ekzekutivi pengon hetimet, rrezikohet pandëshkueshmëria.
* Impakti mbi integrimin evropian, ku kryeministri Rama e përmend integrimin në BE si një prej faktorëve, një sistem drejtësie efektiv dhe i pavarur është thelbësor për procesin e anëtarësimit. Ndaj, çfarëdo përplasje mes qeverisë dhe strukturave speciale mund të dërgojë sinjale negative te partnerët evropianë.
Duke bërë një vlerësim kritik, shohim se ka një pikë të vërtetë në atë që kryeministri Rama thotë se është jashtëzakonisht i pazakontë në kontekst evropian, që prokurorët specialë dhe gjykatat speciale të pezullojnë një ministër. Kjo nuk është diçka që ndodh shpesh, dhe mund të jetë sinjal i një transformimi të madh institucional.
Por, akuzat për “reflekse antidemokratike” janë të interpretueshme dhe nuk është domosdoshmërisht se çdo veprim i SPAK-ut është antidemokratik, disa mund ta shohin si pjesë e reformës dhe kontrollit të pushtetit.
Taktika e Ramës për të çuar rastin te Kushtetuesja është strategji e mençur, sepse i jep kohë, krijon arenë kushtetuese dhe politizim të çështjes, dhe paralajmëron se qeveria nuk do të dorëzohet automatikisht.
Por rreziku real është që ky debat të mjegullojë linjën mes pavarësisë së drejtësisë dhe mbrojtjes së pushtetit.
Nëse qeveria fiton me argumentin e “mbrojtjes demokratike” të ekzekutivit, mund të krijojë precedent ku qeveritë e ardhshme të përdorin këtë narrativë për të penguar hetime.
Kështu, deklarata e kryeministrir Rama se ekzistojnë “reflekse antidemokratike” pas vendimit të SPAK për Ballukun është një kritikë e fortë, por jo thjesht retorike. Kryeministri e interpreton pezullimin si një akt që nuk është vetëm ligjor, por politik, me implikime të thella për ekuilibrin institucional.
Rama kombinon njohjen e pavarësisë së drejtësisë me paralajmërimin se ekzekutivi nuk duhet të jetë viktimë e arbitrave krijuar nga institucione të reja.
Strategjia e tij, respektimi i vendimit të gjykatës, por apelimi në Kushtetuese, është lëvizje taktike për të mbrojtur qeverinë dhe për të kërkuar një zgjidhje kushtetuese.
Në të njëjtën kohë, ngre pyetje serioze se sa janë vërtet “reflekse antidemokratike” dhe sa është një përpjekje për të instrumentalizuar retorikën e demokracisë për qëllime politike?

Pezullimi i zv/kryeministres, amerikanët kanë target Edi Ramën dhe jo Belinda Ballukun

0

Rriten prurjet e Osumit në Berat, pedonalja e qytetit rrezik përmbytjeje
“BE: Një realitet i prekshëm për shqiptarët” / Marta Kos në Tiranë: Shfrytëzoni dy vitet e mbetura për t’u përgatitur…
Gazetari Ferdinand Dervishi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e lidhi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Ballukut si goditje të SHBA-ve ndaj Edi Ramës, Duke bërë një kronologji të qëndrimit amerikan pas zgjedhjeve të 11 majit, Dervishi aludoi se Balluku është vendi ku amerikanët godasin më lehtë Ramën.

“Kemi një akuzë dhe një dyshim. Ky është një detaj që duhet marrë parasysh. Kjo që po ndodh ka target Edi ramën dhe jo Belinda Ballukun. Ai nuk ka marrë asnjë urim nga SHBA për fitoren. SPAK ka FBI-në brenda. Ka dërguar presidentin në OKB. Vjen Eskobari i Trump dhe nuk e takon. Amerikanët ndërhyjnë për emërimet në qeveri te ministri i jashtëm, apo ai i brendshëm. Është ndërhyrë që ajo të mos jetë në ato poste. Pas kësaj ajo merret e pandehur. Ajo nuk jep dorëheqjen. Vjen pastaj publikimi i dosjes, media mori ushqim. Sërish nuk ndodhi asgjë dhe nuk jep dorëheqjen. Pastaj vjen goditja numër 3, kur gjykata e pezullon dhe vjen akuza e dytë, ku ajo është e dyshuar. Belinda Balluku mund të jetë ai vendi ku godasin më lehtë Edi Ramën”- tha Dervishi.

Ish-i përndjekuri politik Viktor Martini: Partia Demokratike ka njerëz me dinjitet, por udhëhiqet nga një kufomë politike

0

Intervistë me zotin Viktor Martini, ish- i burgosur politik dhe demokrat i orëve të para, themelues i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë

-Ju u larguat nga Shqipëria kur shtresa juaj kishte nevojë për kontributin tuaj si themelues i kësaje shoqate. A ishte kjo një tradhëti nga ana e juaj?

-Jo, perkundrazi. Unë u largova pasi u ndjeva unë I tradhëtuar nga nga bashkëvuajtësit e mi. Këtë ikje timen, bashkëvuajtësve të mi ua kërkoi presidenti Berisha.

-Çfarë autoriteti kishte Berisha brenda kësaje Shoqate dhe cila është arsyeja që e kërkonte këtë?

-Në vitin 1991, ne si shoqatë bëmë një greve urie ku ishim 91 veta. Kërkonim pafajësinë, punësim e shkollim për fëmijët tanë pa konkurs e mbi të gjitha shpërblim me të holla për djersën e derdhur neper burgje e kampe nga kjo shtresë, punë që e bënim shpesh pa bukë e me kërbaç shpinës. Gjatë grevës, një ditë vjen Berisha dhe u ul këmbëkryq në batanijen time dhe me lexoi disa kërkesa që do i shtronte të nesërmen në parlament. -A jeni dakort dhe a keni me shtu gja? Jo, ju përgjigja, ju keni kërku ma shumë sesa po kërkojmë ne sepse me premtu ashtë kollaj, me realizu ashtë e vështirë. -Shiko Viktor, më tha, të betohem në nderin time personal se do ju japim më shumë se kaq. -Ishalla u pergjigja.

Parlamenti pranoi kërkesat tona, por mjerisht qysh atëherë e deri sot zvarriten duke i dhanë ato pare -ndjesë për shprehjen- si pare kurvash.

-Si e shihni ju sot Partinë Demokratike që përkrahët dikur?

-Shihni protestën e fundit të thirrur nga Saliu para kryeministrisë dhe kuptohet qartë se në çfare gjendje është PD. Nuk mund të them se në këtë parti nuk ka anëtarë me dinjitet, por më vjen keq se po ndjekin pas një kufomë politike. Berisha non grata nga Amerika dhe Anglia, i akuzuar nga SPAK për korrupsion, humbës serial i zgjedhjeve nuk frymëzon më askënd. Do të ishte në nderin e tij të largohej përfundimisht nga politika. Por nderi është për BURRA!

-Por është një turmë e madhe që i shkon pas…

-Po, është një turmë e madhe që i përngjet turmës që shkon mbas një njeriu të dështuar e shumë i etshëm për pushtet si gjithë shokët e tij komunista. Sa për partitë e tjera që Berisha i ka nën sqetull besoj se kanë me u ngi me erën e neveritshme të komunizmit.

-Po parlamentin e ri, si e shikoni? Si i vlerësoni debatet?

-Si një histori të zgjatur, pa rezultat për problemet jetike të popullit. Më bëri shume përshtypje njëherë fjala e Alizotit që foli në emrin e të persekutuarve politikë për të ndjerin Xhelal Koprencka, mikun tim brenda dhe jashtë burgut. Sa keq e sa vonë! Ku ishit ju ju Z Alizoti së bashku me Fatos Lubonjën, Spartak Ngjelën e kompani kur u krijua shoqata, pse nuk u dukët asnjëherë? Eshtë shumë vonë e mos përdorni emrin e të ndjerit Xhelal. Ju zoti Alizoti vetëm duhet të heshtni, heshtni, heshtni e vetëm heshtni.

-Shumë zyrtarë të qeverisë akuzohen për korrupsion, kemi zyrtarë që nga nivelet e ulëta e gjer tek zëvëndësit e kryeministrit Rama që akuzohen nga SPAK, keni një opinion?

-Duhet të shkojnë të gjithë para drejtësisë dhe drejtësia duhet tu konfiskojë pasuritë. Kjo është gjëja e parë. Kjo qeveri duhet të kishte ikur me kohë, por Edi Rama ta gëzojë pushtetin gjersa të ketë frymë Berisha në krye të Partisë Demokratike…

POSTIMET E FUNDIT