Kreu Blog Faqe 75

Fati i Belinda Ballukut është në pikë kritike

0

Shkruan Zef Ndreka

Situata me pezullimin e Belinda Ballukut është serioze dhe ka implikime të mëdha, por fati i saj nuk është ende i pashmangshëm.
Ta analizojmë situatën:
* Së pari me rëndësinë e akuzave.
SPAK ka ngritur akuzat për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike ndaj Ballukut.
Nga hetimet, del lidhja e Ballukut me tenderin për tunelin e Llogarasë.
Këto nuk janë akuza të lehta, sepse tenderët publikë dhe prokurimet janë një fushë ku SPAK ka qenë aktiv dhe ku publiku ka ndjeshmëri të madhe.
* Së dyti me masat e sigurisë.
Gjykata e Posaçme ka vendosur dy masa, pezullim nga detyra dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Këto masa janë padyshim me peshë, sepse pezullimi e largon nga pozicionet kyçe, dhe ndalimi i daljes nga vendi e vështirëson evazionin ose mbrojtjen nga jashtë.
* Së treti me presionin politik.
Balluku është figurë shumë e lartë në qeveri, zëvendëskryeministre dhe ministre. Prandaj një hetim i tillë pritet të ketë jo vetëm implikime ligjore, por edhe politike.
Në rast se SPAK gjen prova të forta, ajo mund të përballet me dënim ose masa të tjera penale, por po ashtu, skenari politik mund të përdoret nga opozita si goditje ndaj pushtetit.
* Së katërti me rrezikun reputacional.
Një masë sigurie e tillë zakonisht shoqërohet me reputacion të rënduar. Edhe nëse nuk rezulton fajtore, karriera politike e Ballukut mund të dëmtohet seriozisht.
Publiku dhe mediat do të vëzhgojnë çdo zhvillim dhe në politikë perceptimi ka shumë peshë.
* Së pesti me përparësitë e mbrojtjes.
Balluku ka burime, si avokatë, rrjet politik, për të mbrojtur pozicionin e saj.
Nëse mbrojtja e saj arrin të sfidojë provat e SPAK-ut ose të tregojë mangësi procedurale, mund të arrijë lehtësime, për shembull, heqjen e disa masave sigurie më vonë.
Çfarë është e mundëshme në të ardhshëm e afërt?
Disa nga rrugët që mund të shoqërojnë fatin e Ballukut në ditët dhe javët në vijim janë:
SPAK dokumenton prova të forta që lidhin Ballukun me favorizimin në tender.
Ajo shpallet e fajshme dhe mund të marrë dënim penal, konfiskim ose dëmshpërblim.
Pas këtij rasti, karriera e saj politike mund të përfundojë ose të bjerë shumë dhe partia e saj duhet të menaxhojë zhurmën publike.
Por mund të ndodhë që mbrojtja e saj sfidon efektivisht provat duke gjetur gabime në procedurë, mungesa provash, ose argumenton se akuzat janë motivuar politikisht.
Në këtë radt, gjyqi zgjat, dhe masa e pezullimit mund të hiqet pas një periudhe nëse gjykata e konsideron të papranueshëm pezullimin e vazhdueshëm pa prova të mjaftueshme.
Vetëm në këtë rast, Balluku mund të rindërtojë reputacionin gradualisht dhe të kandidojë sërish për poste të larta, megjithatë, do të jetë një betejë e vështirë.
Në perfundim, mendoj se rreziqet për Ballukun janë realë dhe serioze, sepse vendimi i sotëm i Gjykatës së Posaçme tregon që SPAK e konsideron çështjen me peshë dhe ka besim që mund të sigurojë prova të mjaftueshme.
Pezullimi dhe ndalimi i daljes jashtë vendit janë masa që nuk merren rastësisht dhe tregojnë që gjykata nuk po e trajton rastin lehtë.
Një dënim apo vendimmarrje negative për Ballukun do të jetë jo vetëm një humbje personale, por mund të dëmtojë imazhin e qeverisë.
Si konkluzion, fati i Ballukut është në pikëpyetje , sepse masat e sigurisë janë të rënda dhe akuzat janë serioze.
Fati i saj është në pikën më kritike.

Shkarkimi i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë! Të çlirohet Shqipëria nga sistemi i korruptuar!

0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun, dhe i ndaluar daljen jashtë territorit të Shqipërisë.
Teksa e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të mirë për luftën ndaj korrupsionit, Bardhi thekson se të humburit e mëdhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku.

“Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan”, shkruan Bardhi.

Deputeti demokrat shkruan se PD do vijojë luftën kundër uzurpatorëve të korruptuar, ndërsa thekson se “shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite”.
Reagimi i Gazment Bardhit:

Rënia e Belinda Ballukut është çelje kapitulli, jo përrallat e Ramës!

Sot është një ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit, për llogaridhënien dhe transparencën. Të fituar janë qytetarët e dëmtuar në taksat e tyre të vjedhura, të fituar janë ata që luftuan e denoncuan.

Tē humburit e medhenj janë Edi Rama e Belinda Balluku, dhe duartrokitësit e tyre në Kuvend, të cilët humbën rastin për të treguar se janë në nivelin e qytetarëve të vendit. Ata në asnjë moment nuk manifestuan përgjegjësi dhe moral. Madje tentuan me forcë të mbrojnë aferat e të mbanin me thonj postin për të penguar drejtësinë. Dhe sot u turpëruan.

Ky i sotmi është një hap i mire. Por drejtësia për abuzimet qindra milioneshe në vendin më të varfër të Europës, për krimet elektorale, për mbajtjen e pushtetit me dhunë, për lidhjet me krimin, ka ende rrugë përpara për të bërë.

Ne do të qëndrojmë deri në fund, derisa shqiptarët të çlirohen nga këta uzurpatorë të korruptuar. Shkarkimi i menjëhershëm i Belinda Ballukut dhe dorëheqja e Edi Ramës, janë e vetmja rrugë për të çliruar Shqipërinë nga sistemi i korruptuar qeverisës që është ndërtuar në këto 12 vite.

GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i sekuestroi pasaportën, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

0

Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”.

belinda balluku`

Belinda Balluku mendohet se ka shkuar në godinën qeveritare për t’u takuar me Kryeministrin Edi Rama, por ende nuk ka informacion zyrtar.

belinda balluku2

Zv.kryeministrja, zyrtarja më e pushtetshme e qeverisë Rama, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.

Gazetarja Klodiana Lala informon se përveç aferës së tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur, dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.

belinda balluku3

Gjyqtari i GJKKO, Erion Çela ka vendosur sot që Balluku të mos ushtrojë më detyrën e zv.kryeministres dhe të Ministres së Infrastrukturës.

Po ashtu ndaj Ballukut është caktuar dhe masa e sekuestrimit të pasaportës dhe ndalimit të largimit jashtë vendit.

Kjo është hera e parë që SPAK dhe GJKKO caktojnë masa ndaj një zyrtari të lartë që është ende në detyrë.

Gjithashtu është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie” për dy ish-vartësit e saj, drejtorit të KESH, Erald Elezi dhe kreut të ARRSH-së, Gentian Gjyli.

Ndërkohë një reagim për mediat, GJKKO shprehet se masat e sigurisë ndaj zv.kryeministres Balluku kanë karakter sekret.

Gjithashtu theksohet se do të ketë njoftim zyrtar nga ana e gjykatës në momentin e duhur procedurial.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, znj. Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun.

Në momentin e duhur procedurial do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”, thuhet në reagim.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila u pezullua sot nga detyra dhe iu bllokua pasaporta për të dalë jashtë vendit, nëse nuk largohet nga postet që mban, rrezikon një masë më të ashpër sigurie.

Gazetarja Klodiana Lala pohoi se masa ndaj Ballukut i kërkon kësaj të fundit që të largohet menjëherë nga zyra e saj, në të dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe si ministre e Infrastrukturës.

Ky urdhër është dhënë me pretendimin se Balluku mund të rrezikojë prishjen e provave, duke qenë afër detyrave të tyre.

“Nëse nuk e zbaton masën, prokurorët mund të kalojnë edhe në masa më të forta sigurie ndaj saj. Por duke qenë se drejton një nga ministritë më të rëndësishme e më të fuqishme, që menaxhon një pjesë të madhe të buxhetit, ka rrezik për ndikim nga ana e saj, që të mos ushtrojë ndikim edhe ndaj zyrtarëve apo në prishjen e provave”, shpjegoi gazetarja.

Më 19 nëntor, në nderim të Jeronim De Radës, një prej themeleve shpirtërorë të identitetit tonë kombëtar

0

Shkruan Halil Teodori

Ka njerëz që lindin për të qenë shenjtorë të një ideali, jo të një altari fetar. Ka figura që nuk pranojnë të mbeten vetëm faqe në një enciklopedi, por kthehen në frymë të një populli, në frymëmarrje të një gjuhe, në ringjallje të një kujtese të përbashkët. Jeronim De Rada është një i tillë: një ndër ata emra që nuk t’i rrëfen historia, por t’i shpall ndërgjegjja si detyrë. Ai është prej atyre burrave që nuk u jepet koha për t’i përkufizuar, sepse vetë koha endet pas tyre me vonesë.
Në ditëlindjen e tij, më 19 nëntor 1814, në Makia të Kalabrisë, nuk u regjistrua vetëm ardhja në jetë e një njeriu, por fillimi i një epoke që do ta rimendonte shqiptarin nëpërmjet gjuhës, letërsisë, kulturës dhe atdhetarizmit. Në heshtjen e një fshati arbëresh, lindi një dritë që do t’i kundërvihej errësirave shekullore të popullit të vet.
De Rada është rrallësisht unik në historinë tonë kombëtare, sepse ai nuk e shpiku shqiptarin, por e zgjoi nga gjumi i gjatë i harresës. Ai nuk e shpiku as Arbërinë, por i dha zë, lëkurë, fjalor, e mbi të gjitha i dha një ideal të përbashkët: rikthimin te vetvetja.

De Rada: Personaliteti që sfidon çdo përkufizim
Poet, publicist, filolog, folklorist, estet, pedagog, veprimtar politik – titujt janë shumë, por asnjëri nuk e përcakton dot plotësisht. Sepse De Rada, mbi çdo dimension tjetër, është një ndërgjegje e gjallë kombëtare. Ishte nga ata njerëz që e kishin të pamundur të jetonin brenda kufijve të një profesioni, sepse i përkisnin gjithçkaje që kërkonte shërbim dhe sakrificë.
Ai nuk qe i shuguruar si shenjtor, por vetë veprimi i tij përbën një lloj sakramenti kombëtar: një njeri që dha gjithçka dhe nuk mbajti asgjë për vete. Në vend të një jete të ngrohtë akademike, ai zgjodhi sakrificën, izolimin, madje edhe varfërinë që e përndoqi deri në vdekje.
E kur në xhepat e të vdekurit më të madh të letrave arbëreshe u gjet vetëm një cironkë e tharë, historia u detyrua të ulte kokën nga turpi. Sepse një komb mund të tolerojë shumë padrejtësi, por jo atë ndaj njerëzve që i dhanë idealet e tij më të larta.

Poeti që ngriti një komb në këmbë
“Këngët e Milosaos”, 1836, nuk është thjesht një poemë. Ajo është akta themeltar i letërsisë sonë moderne.
Një histori dashurie? Po.
Një thirrje ndaj atdheut? Edhe më shumë.
Një epikë e re në gjuhën shqipe? Patjetër.
De Rada e kuptoi se letërsia nuk është vetëm art; ajo është një armë e heshtur, një flamur i valëvitur në fjalë. Ai e përdori poezinë për të ringjallur kujtesën e popullit të vet, duke e rikthyer shqiptarin si subjekt historik. Në poemat e tij lëvrin një shqipe e brishtë, por e përkushtuar, një gjuhë që dridhet nga lashtësia dhe nga etja për të mbijetuar.
“Serafina Topia”, “Pasqyra e një jete njerëzore”, dhe sidomos “Skënderbeu i pafan”, janë dëshmi të vizionit të tij monumental: t’i japë Shqipërisë jo vetëm një histori të shkruar, por një shpirt të rikthyer.

Publicisti dhe rilindasi: kur fjala bëhet armë
Gazeta “L’Albanese d’Italia”, revista “Flamuri i Arbrit”, traktatet, letrat, polemikat – të gjitha këto nuk janë thjesht dokumente të kohës. Janë gurë themeli të ndërgjegjes kombëtare moderne.
Me guxim të pazakonshëm për një djalosh të ri, ai i dha popullit të vet një tribunë mendimi, hapi një dritare evropiane për një komb të harruar nga diplomacitë dhe historiografitë. Ai ndjek me ankth çështjen shqiptare, mbështet Lidhjen e Prizrenit, polemizon me ministri, akademi dhe gazeta evropiane, duke u bërë zëri më i fortë i një kombi ende të pazgjidhur.
De Rada është ndër të parët që e kuptoi një të vërtetë që do të mbetej themelore për Rilindjen:
Pa gjuhën, kombi nuk mund të ngrihet; pa fjalën, nuk mund të mbijetojë.

Filologu e dijetari: njeriu që lartësoi gjuhën
Një nga meritat më të shpërfillura të De Radës është pikërisht dimensioni i tij si gjuhëtar. Ai e pa shqipen si një agorë të shenjtë, si qëndrimin e fundit të identitetit. Me një përkushtim prej asketi, hartoi gramatikat e 1870 dhe 1894, kreu studime të thella për të folmet arbëreshe, kërkoi alfabetin e përbashkët kur askush ende nuk e shihte si urgjencë kombëtare.
Organizoi dy kongrese gjuhësore – një akt që në vetvete është një monument i qytetërimit tonë.
Në autobiografinë e tij ai shkruan fjalinë më të qartë të misionit të tij:
“Vlerësimi i jetës sime i takon lartësimit të një gjuhe kombëtare, mbrojtëses së popullit tim.”
Kjo nuk është një fjali. Kjo është një testament i tërë.

Mystiku i kombit dhe profeti i idealeve
De Rada nuk ishte vetëm poet romantik; ai mbart një dimension mistik, thuajse profetik. Tek ai ndihmojnë jo vetëm ështëetika, por edhe predikimi. Siç thoshte një nga studiuesit e tij më të mëdhenj, ai e ndjeu veten të ngarkuar me një mision të ngjashëm me atë të Dantes për Italinë.
Dhe megjithëse nuk e artikuloi këtë profecitare, ai e përmbushi.
Jo me pushtet, jo me armë, jo me privilegje – por me fjalë.
Ndaj figura e tij sot qëndron si një simfoni e ndërthurur e dy botëve:
– të poetit që e shpëtoi gjuhën,
– dhe të profetit që e ringjalli kombin.

Humbja e tij dhe turpi ynë
Varfëria që e ndoqi De Radën deri në çastet e fundit të jetës është një nga plagët morale më të mëdha të historisë shqiptare. Të gjesh një cironkë të tharë në xhepat e njeriut që i dha kombit gjuhën, letërsinë, kulturën dhe ndërgjegjen, është një tragjedi që sfidon çdo lloj përfytyrimi.
Ai vdiq si jetim i kombit të vet, por kombi mbeti përjetësisht borxhli ndaj tij.

Përmbyllje: De Rada, drita që vijon të digjet
Sot, në ditëlindjen e tij, ne nuk kujtojmë vetëm një poet të madh apo një dijetar të jashtëzakonshëm.
Kujtojmë një zë që nuk pushoi së thirruri; një zemër që nuk pushoi së dashuruari; një shpirt që nuk u dorëzua kurrë.
Jeronim De Rada është shumë më tepër sesa një figurë historike.
Ai është një udhërrëfyes i përjetshëm i shqiptarizmës, një frymë që vijon të ushqejë identitetin tonë, një mësues i popullit që nuk u shterua kurrë.
Drita e tij nuk shuhet.
Sepse dritat e njerëzve të tillë nuk varen nga koha, por nga amshimi i veprës së tyre.

Belinda Balluku e pandehur nga SPAK del në foltoren e Kuvendit, deputetët e PD braktisin sallën në shenjë protestë

0

Zv. krzeministerja dhe ministere e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme ka dalë në foltoren e Kuvendit për të folur për buxhetin, por opozita braktisi sallën në shenjë protestë ndaj saj.
Në nisje të fjalës së saj ajo komentoi të gjitha akuzat që janë hedhur në drejtim të saj, por tha se “kurrë nuk do të dëgjoni sharja apo lëvdata për drejtësinë e re”.

“Më duhet të them disa fjalë jo për të kompensuar baltën, aludimet gjysmë të vërteta, por detyrimin që kam ndaj detyrimit që kam ndaj kujdo që beson tek puna dhe jo balta. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë sharje apo akuza për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht, as lëvdata, pasi besoj se kjo drejtësi e dalë nga reforma, produkt i vullnetit të PS dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, pikat e saj të dobët, me pikat e saj të forta, por si diçka e re që konsolidohet dita ditës”, tha Balluku.

Kryemi istri shfrenon gjuhën në Kuvend për deputetët e opozitës: Mbetët kashtë e koqe!

0

Kryeministri Edi Rama ka folur me një gjuhë aspak etike gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

“Sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe kur dalin në rrugë mbesin kashtë e koqe, siç më thanë që kishin mbetur para dy netësh”,- është shprehur Rama.

“Pse Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë një ditë pas “21 Janarit”? Berisha vihet në siklet nga gazetarët: Ta shpjegojë vetë!

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet për më shumë se dy orë nga SPAK për dosjen e “21 Janarit”.

Pas daljes nga SPAK, në një deklaratë për mediat, Berisha u pyet nga gazetarët edhe për një çështje që ende nuk ka marrë shpjegim, “pse shefi i Gardës, Ndrea Prendi u shfaq me sy të nxirë një ditë pas 21 Janarit”.

Pyetje: Shefi i gardës, Ndrea Prendi u shfaq në publik me sy të nxirë, pse?

Berisha: Çfarë ka ndodhur e shpjegon vetë secili. Ndrea Prendi ka qenë në krye të detyrës gjatë gjithë ditës dhe në vlerësimin tim ai ka bërë të pamundur për të bërë detyrën ligjore.

Në deklaratën e tij për mediat jashtë SPAK, Berisha është shfaqur mjaft i nervozuar teksa ka vijuar me akuzat e tij ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Pasuritë miliona euro të Sheikut Edi Rama dhe pikëpyetjet në deklarimin e pasurive

0

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat tha se situata ekonomike dhe sociale e vendit po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet me ritme të larta dhe të pajustifikueshme.

Sipas PD, në një kohë kur mijëra shqiptarë po braktisin vendin për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe mungesës së shpresës për një të ardhme më të mirë, të dhënat e deklarimit vjetor të pasurisë së Kryeministrit Edi Rama dhe bashkëshortes së tij tregojnë të ardhura, shpenzime dhe investime të konsiderueshme, të cilat ngrenë pikëpyetje serioze për mënyrën se si janë siguruar.

Vangjeli u shpreh se ky kontrast i fortë mes realitetit të shumicës së qytetarëve dhe rritjes së vazhdueshme të pasurisë së familjes qeverisëse është një arsye tjetër që tregon, sipas saj, se në Shqipëri mungon transparenca dhe lufta e vërtetë kundër korrupsionit.

“Ndërkohë që mijëra shqiptarë vijojnë të largohen nga vendi për shkak të papunësisë, pagave të ulëta dhe pamundësisë ekonomike, pasuria e familjes kryeministrore vijon të rritet nga viti në vit.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë të dorëzuar më 31 mars 2025, (për vitin 2024), Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të ardhura në vlerën 36.7 mijë euro nga paga si Kryeministër, rreth 9.2 mijë euro më shumë se në vitin pararendës dhe të ardhura të tjera në shumën 71 mijë euro .

Në total të ardhura monetare 108 mijë euro në vit ndryshe mesatarisht 9 mijë euro në muaj.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij ka deklaruar për të njëjtin vit të ardhura në shumën 90 mijë euro, duke vijuar të shkëlqejë në tregun e pasurive të paluajtshme.

Ndërsa në vitin 2023, zonja Rama kishte blerë një pasuri të paluajtshme me vlerë 429 mijë euro, për të cilën kishte paguar 200 mijë euro, ndërsa diferencën prej 229 mijë euro kishte deklaruar se do ta shlyente brenda vitit 2024.

Në deklarimin e fundit, ajo njofton se e ka shlyer këtë totalisht këtë detyrim, falë ndihmës edhe një kredie prej 200 mijë euro, të marrë në qershor 2024.

Gjithashtu, po në të njëjtin vit ajo deklaron blerjen e një pasurie tjetër të paluajtshme me sipërfaqe 118 m², kundrejt çmimit 107 mijë euro ose 910 euro për metër katror.

Pra, vetëm për vitin 2024, shpenzimet për blerje pasurish të paluajtshme të zonjës Rama kapin vlerën 336 mijë euro.

Në përfundim, sipas vetëdeklarimeve zyrtare, bashkëshortja e Kryeministrit rezulton pronare e:

Një apartamenti me sipërfaqe 146 m²

Gjysmës së shtëpisë së banimit në Surrel, me sipërfaqe ndërtese 490 m² dhe 8390 m² tokë

Një pasurie të paluajtshme të blerë në 2023 me sipërfaqe 107.33 m²

Një pasurie të paluajtshme të blerë në 2024 me sipërfaqe 118 m²

Gjithashtu, tokë në pronësi 100% të saj me sipërfaqe totale 9570 m².

Toka në bllok blerë me 310 euro për m2 apo pasuri të paluajtshme me vlerë 910 euro për m2 janë çmime që për qytetarët e thjeshtë mbeten ëndrra në sirtar por për familjen e Kryeministrit është një pasuri e prekshme.”, tha Vangjeli.

4 vrasjet e ’21 Janarit’, Sali Berisha shkon në SPAK

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur sot rreth orës 09:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me çështjen e 21 Janarit, ku katër protestues u qëlluan për vdekje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.

Më 21 janar 2011 mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, ndërsa në krye të qeverisë ishte Sali Berisha.

Berishës iu dorëzua fletëthirrja e tretë nga SPAK për t’u pyetur si person në dijeni për “21 Janarin”, teksa ishte paraqitur në Prokurori për zbatimin e masës së sigurisë në lidhje me çështjen “Partizani”.

Fillimisht Berisha me anë të mbrojtësit të tij ligjor Genci Gjokutaj, kërkoi shtyrjen e marrjes në pyetje me argumentin se do lëvizte jashtë territorit shqiptar, por ditën e djeshme (18 nëntor), ai konfirmoi se do të parqitej.

Hetimet për 21 janarit 2011 nisën pas kërkesës së familjarëve të Aleks Nikës, që prej më shumë se një dekadë kërkojnë drejtësi për vrasjen e djalit të tyre, ndërkohë që është e vetmja vrasje pa autor në ngjarjen e 21 janarit.

Në vitin 2020, Prokuroria e Tiranës i pezulloi hetimet edhe vrasjen e Aleks Nikës që kishte mbetur pa autorë për t’i rihapur sërish në 2021.

Familja e Aleks Nikës ka kërkuar vazhdimisht që kjo çështje ti kaloj për hetim SPAK por ky i fundit nuk pranonte të hetonte një çështje e cila po hetohej njëkohësisht edhe nga Prokuroria e Tiranës.

Në 14 nëntorit 2023, Gjykata e Strasburgut doli në përfundimin se 21 janari ishte krim shtetëror dhe duhet të hetohet si i tillë nga drejtësia shqiptare. Strasburgu vendosi që për çështjen e Aleks Nikës t’i hapej rrugë hetimit të munguar. Me anë të këtij vendim familja Nika ju drejtua Gjykatës së Lartë.

U desh një vit që Gjykatën e Lartë të dilte më një vendim ku urdhëroi SPAK të regjistroi kallëzimin e familjes Nika dhe të hetoj 21 Janarin.

POSTIMET E FUNDIT