Kreu Blog Faqe 77

Edi Rama i bën kërkesë Zvicrës: ma sillni Arben Ahmetajn në Tiranë

0

Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar kërkesën në Zvicër për ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ky fakt u bë me dije gjatë relatimit te fakteve në procesin në themel për dosjen “Buka” ku u vendos të vijojë procesi në mungesë për Ahmetajn.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori u shpreh se “për këtë dosje për Ahmetajn nuk ka asnjë mase sigurie. Masa është për efekt te një procedimi tjetër”.

Sali Berisha refuzon të shkojë në SPAK për “21 Janarin”/ SPAK kryen lëvizjen urgjente…

0

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar për herë të tretë Sali Berishën për thirrjen lidhur me dosjen e “21 janarit”.

Burime nga SPAK bëjnë me dije se kreu i PD mori dijeni ditën e sotme dhe duhet të paraqitet me urgjence diten e premte për t’u marrë në pyetje nga prokuroret e Prokurorise se Posaçme.

Ditën e premte Berisha refuzoi të paraqitej në SPAK duke pretenduar se nuk kishte marrë asnjë fletë-thirrje për këtë çështje nga Prokuroria e Posaçme.

Ai kundërshtoi deklaratën zyrtare të SPAK i cili po atë ditë doli me një deklaratë zyrtare sipas të cilës kreut të PD dhe ish-kryeministrit Berisha i ishin dërguar 2 fletëthirrje për 21 janarin, duke i cilësuar të gjitha pretendimet si gënjeshtra.

Burimet mediatike raportojnë sr në rast se Berisha do të refuzojë për herë të tretë që të paraqitet për tu marrë në pyetje për 21 janarin, SPAK ka të drejtë që të urdhërojë shoqërimin e tij me forca policie.

Cikli poetik: “Fija e barit vdes si heroinë”

0

Shkruan Zef Ndreka

Iluzion krenar
Sonet
Shkruan fjalë nazike në tjegullën e fatit
beson se mrekullia ndodhi për herë të parë
dhe fluturon si shterg, zgalem, albatros
po deti askund nuk duket në horizont…
Rrathët e lisit s’vizatohen në flamur
gjurmët e dëborës tretën në ujë e në gur,
i vërtetë është veç plisi i dheut me vlagë
fija e barit që lind e vdes si heroinë…
Mos u turr me e puth veten në ballë
se të shfaqet si lungë syri i katallanit,
mister është aleluja – këndellja e fatit.
Para se me e shpallë veten kalorës të yllit
thuaje si psalm apologjinë e Sokratit,
njih vetveten – është lufta e humbur.
THETHI
Thethi ka një ujëvarë t’argjandët në mal
Islanda thonë ka nja dhjetë mijë;
Islanda është Islandë dhe pa ujëvarat e saj,
Thethi s’është Theth pa ujëvarën e tij.
ANDRRAT
Nuk kam shkrue për andrrat kur isha i ri
Poezitë me andrra më dukeshin fluturake.
Si zogj pranvere që shkonin degë m’degë…
Melodi alegro për adoleshentë.
E dija se andrra kishin vetëm ata
Se andrra kishte veç ajo moshë.
Nuk kam shkruar për andrrat kur isha i ri
Por nuk asht çudi që për to shkruaj tani!…
SHESHI “SKËNDERBEJ”
Sheshi “Skënderbej në Tiranë
Sillëm e përsillëm si kali në lëmë.
Përziej baltën e pllakave katrore
Që do të piqen nga saçi i mesditës.
Më merren mendët, më merren këmbët
Prej gjatinave ekstravagante rrokaqiej.
Gjergji i pafuqishëm sodit karuselin
Ku ngrihën zogjtë e ulën fëmijët.
Kali i tij pesëqind vjet me lot në sy,
Pse e bëre, biri im, këtë të pabërë!?
Kjo asesi nuk është një kështjellë…
Është klithmë e ajrit të xanë!
Sheshi “Skënderbej” në Tiranë
Sillëm e përsillëm si kali në lëmë.
Kërkoj një levë ta ngre njerinë
Përmbi grataçela, përmbi hënë…
2025
AUTOGRAF PËR PEMËT
Flas me dorë në zemër,
zemra kërcen nga foleja në lis
më futet në grusht si zog…
Më duhet një autograf për pemët
gjethet një për një i njoh
janë ato që ishin vjet
me ndonjë penel më tepër.
Vitet e mija aty i lexoj
herë qeshin, herë vrahen
aq sa rritën, zvogëlohen…
“Fija e barit vdes si heroinë”.
Ka cikle me poezi që të flasin për botën, dhe ka cikle me poezi që të mësojnë si ta shohësh botën. Cikli poetik “Fija e barit vdes si heroinë” është i këtij lloji të dytë, që nuk të jep shumë zëra, por një zë të vetëm, të kthjellët, të përkorë, të ngulitur në dhè e në qiell dhe ta jep me një thjeshtësi që ka brenda peshën e shekujve.
Në këto poezi, Ndue Dedaj nuk shkruan për gjëra të largëta, ai shkruan për të afërmen e përjetshme. Për lëvizjet e brendshme që njeriu i ndjen para se t’i kuptojë. Për vijat që koha gdhend tek ne, siç gdhend rrathet e lisit. Për atë dritë të vogël që ndizet në shpirt kur njeriu sheh një pemë, një shesh, një ujëvarë, një fjale të harruar që i ngjan fëmijërisë së vet.
Ky cikël është një udhëtim i ngadaltë në tri shtigje, njeriu, vendi dhe koha. Dhe të tria janë të lidhura me një fijë bari.
A thua poeti e ka kuptuar se madhështitë e mëdha nuk përballojnë dot stuhinë e kalimit të kohës, por fijet, ato që ndjekin erën, që rriten, përkulen dhe ringrihen, janë monumentet e vërteta të botës?
Mbase për këtë ai i shpall heroinë.
Thethi që s’mund të tjetërsohet, Sheshi që s’është më i yni.
Në këto poezi ka dy atdhe, ai i natyrës që të fal dritë dhe ai i qytetit që të merr frymën.
Thethi shfaqet si një metaforë e identitetit që nuk ka frikë nga krahasimi me botën, ai është vetvetja deri në dhimbje, deri në ujëvarë.
Ndërsa Tirana, ajo që ka harruar shpirtin e saj, është një skenë ku madhështia historike e Skënderbeut bëhet spektatore e vetmisë së njeriut modern.
Poeti sillet “si kali në lëmë” rreth sheshit të zhurmshëm, dhe kjo nuk është thjesht figurë, por është një lloj ligësimi shpirtëror ndaj asaj që ne i bëjmë vetes, kur ndërtojmë lart dhe shikojmë pak.
Ëndrrat që ikën dhe u kthyen.
Në poezinë e ëndrrave ka një trishtim të ëmbël, pa mllef, pa britmë.
Njeriu i ri nuk ka frikë nga ëndrrat, ai ka frikë ti shkruajë, mos ia ulin flatrat.
Vetëm kur vitet rëndojnë si gjethet e pemëve në dimër, njeriu kthehet te ëndrra si te një mik që ka qenë gjithmonë aty.
Dedaj e di këtë kthim. Dhe e shkruan pa zhurmë, si një njeri që ka jetuar më shumë sesa ka treguar.
Pema që ruan vitet më mirë se ne.
Në poezinë “Autograf për pemët”, poeti Ndue Dedaj i dorëzon natyrës diçka që njeriu nuk ua beson dot njerëzve, vitin, dhimbjen, rënien, rritjen.
Pemët e tij janë arkiv i heshtur, janë kujtimet që nuk i shpëlanë shiu, janë ato që qëndrojnë kur njeriu i harron.
Dhe vetë zemra, ajo që “kërcen nga foleja në lis”, është një zog i vogël që kërkon strehë në një botë të madhe.
Poeti, fijet e barit dhe heshtja.
Në këtë cikël nuk ka fjalë të tepruara. Ka një maturi që i ngjan zërit të gurit dhe butësi që i ngjan ujit.
Dokumenti më i fortë i kësaj poezie është heshtja midis vargjeve, e cila ka më shumë peshë se frazat.
Fija e barit vdes si heroinë, sepse ajo nuk ka nevojë të shpallet, ajo jeton, jep fryt, tretet, ringrihet.
Ashtu si njeriu i heshtur që bëhet monument pa u shfaqur në asnjë shesh.
Ashtu si poeti që zgjedh të mos bërtasë.
Ky cikël është një dorë e shtrirë drejt lexuesit, jo për ti treguar botën, por për t’ia kujtuar atë që ai e ka ditur gjithmonë, se bukuria është e vogël, e brishtë, e përulët dhe pikërisht për këtë është e pavdekshme.

31 deputetë pa çerifikatë sigurie!

0
Shkruan Zef Ndreka
Mospajisja me certifikatë sigurie për një deputet është një çështje shumë serioze, sepse lidhet drejtpërdrejt me aksesin që deputeti ka tek informacionet e klasifikuara të shtetit.
Çfarë është certifikata e sigurisë?
Certifikata e sigurisë është një dokument që lëshohet nga Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar dhe vërteton se personi nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare dhe mund të ketë akses në dokumente sekrete të nivelit:
– Konfidencial
– Sekret
– Tepër sekret
Deputetët kanë nevojë për këtë certifikatë sidomos kur punojnë në komisione që trajtojnë çështje të ndjeshme, si Komisioni i Sigurisë, Komisioni i Ligjeve, kontrollet mbi shërbimet inteligjente, apo dokumentet e NATO-s.
Pse një deputet nuk merr certifikatën?
Arsyet më të zakonshme për mospajisje janë:
* Probleme me ligjin, pra hetime, dënime të mëparshme, çështje të hapura në SPAK ose polici.
* Lidhje të dyshuara me persona të krimit ose struktura informale.
* Mospërputhje në vetëdeklarimin e pasurisë apo kontakte të pasqaruara.
* Çështje të sigurisë kombëtare, pra kontakte të padeklaruara me shtete të huaja, veprime të dyshimta etj.
* Refuzim për të dhënë informacion në procesin e verifikimit.
Çfarë ndodh kur një deputet nuk merr certifikatën?
Në këtë rast nuk i heqet mandati, sepse certifikata nuk është kusht për të qenë deputet. Por kjo sjell pasoja të rëndësishme sepse:
– Deputeti nuk ka akses në dokumente sekrete.
– Nuk mund të shohë dosje të klasifikuara të Ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes, të SHISH, të NATO-s, të Strukturave të sigurisë.
Pra, funksioni i tij parlamentar kufizohet.
– Mund të përjashtohet nga disa komisione parlamentare, psh nuk mund të jetë pjesë ose raportues në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, në Nënkomisionin e Mbikëqyrjes së Shërbimeve Informative, në Komisionet hetimore që trajtojnë dokumente sekrete.
Ndërkohë, Parlamenti është i detyruar të riorganizojë përbërjet e komisioneve.
– Deputeti nuk merr informacion të klasifikuar, edhe nëse është pjesë e komisionit.
Edhe nëse rri fizikisht në mbledhje, dokumentet nuk i jepen.
Çfarë bëhet në raste të tilla?
Procedura që ndiqet është kjo:
– Autoriteti që lëshon çertifikatën e sigurisë njofton Kuvendin se deputeti nuk e ka kaluar verifikimin.
– Kuvendi e bën listën publike ose e përdor brenda për qëllime funksionale.
– Deputetët kanë të drejtë të ankimojnë vendimin brenda një afati ligjor.
– Nëse refuzimi mbetet në fuqi, deputetët shkarkohet nga çdo rol që kërkon certifikatë sigurie.
Ndërkohë, Grupi parlamentar duhet të propozojë zëvendësimin e tij nga këto detyra.
A është problem politik?
Sigurisht është shumë politik.
Praktikisht, një deputet pa certifikatë sigurie shihet me dyshim nga aleatët e NATO-s, dhe e vë në një pozitë të dobët Kuvendin shqiptar si institucion serioz për trajtimin e informacionit të klasifikuar.
Kjo është arsyeja pse kur shfaqen lista të tilla me 30+ emra, bëhet debat i madh politik, sepse tregon probleme të brendshme të filtrimit, lë hije dyshimi mbi integritetin e shumë deputetëve, paraqet rrezik institucional dhe reputacioni.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Deputetè 1 PS 1. Ani Dyrmishi, 2. Ceno Klosi 3. Klevis Jahaj 4. OgertaManastirliu 5. Ornaldo Rakipi 6. olta Xhaçka 7. AgronMalaj 8. Loer Kwe, 9. Arkend Balla 10. Xhenis Cela Bujar Rexha 12.Tèrmet Peçí 13.Pirro Dhima 14.Sara Mila 5.Saímir Hasalla 16.0Isí Komici 17.Agron Gaxho Deputeté tè PD 1. Sali Berisha 2. Flamur Noka 3. Albana Vokshi 4. Fatmir Medíu 5. Erisa X 6. Gjin Gjoni 7. Kliti Hoti 8. XhelalMziu 9. ArianNdoja 10.Luan Baçi 11. 11.BrunildaHaxhiu 12.BledjonNallbati 3.Edmond 14.Klodiana (apja"

Semiotika dhe psikologjia dhe arti dramatik në rolet e Merita Smajës, regjizore, psikologe dhe edukatore

0

Punoi: Qamil Gjyrezi

Aktorja e Teatrit ‘Migjeni’ të Shkodrës Merita Smaja, krahas kontributit të madh artistik në rolet e saja në drama e komedi, ka edhe një formim shumë të mirë teorik për teatrin, jo vetëm në planin artistik, por edhe psikologjik e edukues. Teatri si degë e artit me një rëndësi të veçantë, ka edhe rol edukues, psikologjik, lot rol për përmirësime psikologjike. Drama, komedia kanë qëllime të mirëfillta artistike, por edhe roli i tyre për edukim dhe psikologji është shumë i madh, sidomos në epokën e inteligjencës artificiale. Aktorët dhe regjizorët janë të fokusuar tek elementët artistik të artit, por nuk mund të jesh një aktor i mirë, pa studiuar mirë edhe teoritë dhe historinë e teatrit. Në këtë kontekst aktorja e mirënjohur Merita Smaja ka studjuar shumë mirë historinë e teatrit shqiptarë dhe botërorë edhe psikologjinë e teatrit. Prandaj sot promovon teatrin për edukim dhe terapi për moshat e ndryshme dhe punon si regjizore shumë mirë me të rinjtë. Në punën time do ta trajtoj figurën e aktores Merita Smaja në planin psikologjik dhe semiotik. Psikologjia e teatrit eksploron proçeset njohëse, konjitive dhe emocionale të përfshira si në performancë ashtu edhe në pritje, duke përfshirë mënyrën sesi aktorët zhvillojnë empatinë dhe mishërojnë personazhet, dhe si publiku angazhohet me historitë e teatrit. Semiotika e teatrit është studimi i shenjave dhe sistemeve në performancë, duke analizuar se si krijohet kuptimi përmes gjithçkaje, nga dialogu dhe personazhet deri te skenografia, kostumet, dritat dhe pritja e publikut.

-Thellësi psikologjike në role dhe eksperienca e larmishme artistike.

Merita Smaja ka sjellë në skenë personazhe me dimension psikologjik të ndërlikuar, si në dramën “Danimarka, toka jonë”, ku luajti me profesionalizëm një rol me intensitet emocional. Në dramën “Luaj për mua në violinë’, përmes dialogut dhe monologut, ajo ka komunikuar një gamë të gjerë mendimesh dhe ndjesish. Ajo ka ndërtuar një karrierë teatrale të gjatë dhe të pasur në Teatrin “Migjeni” në Shkodër që prej vitit 1981. Ajo ka interpretuar mbi 70 role në gjini të ndryshme, nga komedia te drama dhe duke fituar çmime për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm. Në këto role përfshihen figura si Martirio në “Shtëpia e Bernarda Albës”, Heroina e grave në “Vizita e fundit” dhe Ani në “Dinner Party”, që i kërkonin transformim fizik dhe emocional.

-Roli si regjizore, edukatore dhe dimensioni personal dhe emocional.

Merita Smaja ka kaluar edhe në rolin e regjizores: për shembull, drejtoi trupën e gjimnazit “Oso Kuka” Shkoder me shfaqjen “Njeriu që pa vdekjen me sy” në Festivalin teatror për të rinj në Shkodër . Ky rol kërkon përvetësimin e teknika artistike, sensibilitet, dhe aftësi pedagogjike. Në intervistë, Smaja shprehet se për çdo aktore, “roli më i mirë është ai që ende nuk e ka bërë”, duke treguar për një pjekuri të brendshme dhe aspiratë të vazhdueshme për zhvillim. Ajo ka përjetuar edhe sfida të vështira, si situata personale dhe artistike, por rutina e skenës dhe përgjegjësia për të dhënë më të mirën kanë qenë motivues .

-Shprehja e identitetit dhe traditës kulturore

Merita është nga Berati e Korça, por ndjehet thellësisht si “aktore shkodrane”, duke përvetësuar dhe reflektuar kulturën e këtij qyteti me përkushtim emocional dhe estetik. Ajo e përshkruan Shkodrën si “dashni e gjallë” që e mbështjell dhe e frymëzon . Në rolet e veta, ‘identiteti qytetit e kulturës vendore, sidomos Shkodrës, pershkruhet si një arkitekturë e imagjinuar me simbole kombëtare dhe lokale. Për Merita Smaja, ‘Shkodra nuk është vetëm një ambient, është një simbol i identitetit dhe frymëzimit që reflektohet në rolet e saj’.

-Psikologjia dhe semiotika e teatrit në rolet e Merita Smajës.

Merita Smaja është një aktore me shumë shtresa interpretative, psikologjikisht të ndjeshme, dramatikisht të përpunuar, dhe artin e skenës e ndan edhe përtej vetë performancës. Ajo ngërthen në veten e saj artin, psikologjinë, edukimin dhe ndjenjën e thellë për traditën. Ky imazh vjen nga shfaqjet ku aktore është Merita Smaja sjell atmosferën dramatike dhe ekspresivitetin e interpretimit të saj, elemente kyçe në kuptimin semiotik të teatrit. Semiotika e teatrit, siç shkruajta më lart merret me mënyrën sesi skena, rolet dhe interpretimet furnizohen me kuptime përmes simboleve, mimikës, estetikës dhe kontekstit kulturor.

-Simbolika vizuale dhe plastika skenike-gjuhë skenike e ngarkuar me kuptime.

Në interpretimet e saj, Smaja përdor plastikën e trupit, kostumin dhe elementë simbolikë si pjesë integrale imazheve skenike. Për shembull, tek Garda e Bilbilit ‘Eldorado’, ajo interpreton me një veshje që simbolizon ‘bishtin e dhelprës’, një simbol që bart ngarkesë fabuleske dhe antagonizëm ‘degradues’ të vetes në mënyrë vizive. Metaforat vizuale dhe lëvizjet në shfaqje nuk janë thjesht performative, ato pasurojnë rolin me shtresa semiotike. Smaja, përmes interpretimit të saj, sjell atmosferën brendshme të personazhit në mënyrë që të rezonojë me spektatorin në një nivel të brendshëm dhe simbolik .

-Trupa familjare dhe tradita semiotike dhe roli i përditshmërisë si simbol teatral.

Karakteri i Smajës nuk është vetëm interpretim individual, ai kultivohet pjesë e një “madhështie kolektive”: familja Smaja është një institucion i artit në vetvete. Kujtimet e rikrijuara përmes dialogut, lëvizjeve skenike dhe mizanskenave janë një formesë semiotike e transmetimit të trashëgimisë artistike. Në serialin “Familja Kuq e Zi”, Smaja interpreton rolin e “Mamait”, një figurë që përfaqëson shqetësimin familjar, të përfaqësuar në veprime të vogla dhe dialog modest. Kjo zgjedhje dramaturgjike, rikthen përditshmërinë si një mundësi semiotike: simbol i natyrshmërisë, prania e përditshme, dhe roli i aktorit në çdo moment të jetës.

Semiotika e Teatrit.

Semiotika e teatrit, si disiplinë e studimit të shenjave dhe sistemeve të shenjëzimit në artin skenik, analizon mënyrën sesi mesazhet artistike ndërtohen, komunikohen dhe interpretohen. Në qasjen e Patrice Pavis (Dictionnaire du Théâtre, 1996) dhe Keir Elam (The Semiotics of Theatre and Drama, 2002), teatri përbëhet nga një rrjet kodesh: kodi verbal, kodi i trupit, kodi i hapësirës, kodi i tingullit dhe kodi i objekteve. Në rastin e Merita Smaja, një nga aktoret më të njohura të Teatrit “Migjeni” në Shkodër, ky sistem merr dimension të veçantë për shkak të integrimit të thellë të identitetit kulturor, ekspresivitetit trupor dhe shtresëzimit psikologjik të roleve.

-Elementet semiotike në performancën e Merita Smajës.

-Kostumi dhe plastikë simbolizim i statusit dhe emocioneve ‘Bishti i dhelprës’ në “Eldorado”.
-Vendlindja kulturore, fonde identitare dhe simbolikë rajonale, Shkodra si identitet dhe inspirim.
-Përditshmëria në rol simbol i realitetit dhe komunikimit ‘roli i Mamait’ në “Familja Kuq e Zi”.
Merita Smaja ndërton rolet e saj duke integruar elemente semiotike që shkojnë përtej interpretimeve të zakonshme. Ajo i jep përmasë simbolike çdo lëvizjeje, kostumi, dialogu, duke i kthyer në mesazhe të nuancuara dhe të shumëanshme. Integrimi i trashëgimisë familjare, i identitetit kulturor dhe i përditshmërisë shndërrojnë performancën e saj në një përvojë teatrale, shndërruese për spektatorët.

Semiotika e teatrit në rrolet e aktores Merita Smaja.

“Martirio” tek “Shtëpia e Bernarda Albës”, rrol i Merita Smajës i pasur me shtresa semiotike dhe psikologjike. Emri “Martirio”, ikonë e viktimës së dashurisë së pamundur dhe e sakrificës, në përputhje me funksionin e saj si “shenjë tragjike”. Interpretimi i Meritës është një laborator i gjallë semiotik. Ajo ndërton kuptime jo vetëm përmes fjalës, por edhe përmes heshtjes, lëvizjes, ngjyrës, distancës dhe tonit të zërit. Në termat e Roland Barthes, rolet e saj nuk janë thjesht tekste dramatike, por tekste të hapura, që lejojnë spektatorin të lexojë shtresa të shumta kuptimi.
Ky kombinim i identitetit kulturor dhe kodifikimit teatral e bën Merita Smajën një rast studimor të vlefshëm për semiotikën e teatrit shqiptar bashkëkohor.

-Analiza Semiotike e rolit “Martirio”, Merita Smaja.

Kodi i hapësirës skenike dhe kodi i trupit dhe gjestit
Mizanskena: Martirio qëndron shpesh në qoshe, në hije, duke krijuar një ‘kod vizual’ të izolimit dhe frustrimit emocional.
Funksioni semiotik: Këto pozicione shenjëzojnë një personazh të shtypur dhe të përjashtuar nga qendra e fuqisë (Bernarda). Merita Smaja përdor lëvizje të ngadalta, shpesh të ngurta, për të treguar tensionin e brendshëm dhe ndalimin e dëshirave.
Funksioni semiotik: Trupi si “burim i heshtur” i mesazhit, shfaqja e pengesave dhe konfliktit të brendshëm pa fjalë.

-Kodi i veshjes, kodi i zërit, kodi narrativ dhe metaforik.

Veshja e errët, tradicionale, është një shenjë e dyfishtë: përfaqëson rregullin e shtëpisë së Bernardës dhe njëkohësisht “mortin e dëshirave” të Martirios.
Kjo ngarkesë simbolike përputhet me temën e shtypjes femërore. Merita Smaja e ul timbrin në momentet e tensionit, duke krijuar një kontrast me britmat ose shpërthimet emocionale të rralla. Funksioni semiotik: zëri bëhet tregues i ndryshimit të ekuilibrit emocional, duke e paralajmëruar publikun për kriza të ardhshme. Martirio te Lorca është “martire” jo vetëm në emër, por edhe në funksionin dramatik: shenjë e dashurisë së pamundur dhe viktimë e një sistemi patriarkal.
Interpretimi i Meritës e forcon këtë simbol, duke e kthyer personazhin në një “ikonë të humbjes”, një mesazh që tejkalon tekstin.
Po e mbylli artikullin tim duke i uruar aktores Merita Smaja shëndet, krijimtari artistike dhe edukuese me një thënie për teatrin: ‘Teatri është shpirt e frymë perëndie. Eshtë jetë, është mënyrë e të jetuarit’. Aktorja Merita Smaja shpehet për ndikimin psikologjik, ndjenjat e teatrit: ‘Teatri të jep një ndjesi të veçantë’.

Bibliografi e përdorur per studimin:

-Patrice Pavis Dictionnaire du Théâtre, (1996)
-Keir Elam (The Semiotics of Theatre and Drama, 2002)
-Roland Barthes’s Sur Racine (1963) dhe Critical Essays ( 1964).

Shote Galica, gruaje që nuk iu nënshtrua as luftës, as harresës

0

Shkruan Halil Teodori

Në historinë shqiptare ka figura që nuk jetuan gjatë, por jetuan duke u ngulitur thellë në vetëdijen kombëtare shqiptare, me intensitetin e atyre që e kuptuan se koha nuk matet me vite, por me veprime. Qerime Radisheva, e njohur si Shote Galica, është ndër ato emra të rrallë që nuk mund të futen në kornizat e ngurta të rolit të gruas në fillimshekullin XX. Ajo i përkiste një epoke që i rindante njerëzit në dy kategori: ata që pranonin fatin, dhe ata që e sfidonin atë. Shoteja ishte pa mëdyshje e dyta.
Ajo nuk mbeti në kujtesën historike për heshtjen, por për zërin e saj të ngulur në përkrenare dhe në zemër; jo për nënshtrimin, por për kryengritjen e hapur dhe të palodhur kundër pushtimit, padrejtësisë dhe përpjekjeve për ta thyer; jo për pajtimin me fatin e paracaktuar të një gruaje, por për përmbysjen e tij, duke e rishkruar vetë kuptimin e guximit femëror. Në vetëm tridhjetë e një vite jetë, ajo sfidoi një epokë paragjykimesh e kufizimesh, duke dëshmuar se liria nuk kishte gjini, dhe as sakrifica.
Me pushkë në krah, me plagë në trup dhe me vendosmëri të hekurt, Shote Galica u ngjit në rangun e figurave që përfaqësojnë më shumë se një individ – përfaqësojnë një ideal. Ajo u shndërrua në simbol të rezistencës së pandalshme, në një zë që nuk u shua as nga plumbat, as nga varfëria, as nga harresa e institucioneve të kohës. Shpallja e saj Heroinë e Popullit nuk ishte një dekoratë, por një rikthim i drejtësisë. Ishte njohja se ky emër, që kishte jetuar si flakë në stuhi, duhej të mbetej i gdhendur në kujtesën e kombit.

Lindja e një rezistence.

Shote Galica lindi në Radishevën e Drenicës, një tokë që historikisht ka prodhuar jo vetëm kryengritës, por edhe simbolika të qëndresës shqiptare. Në atë mjedis të ashpër, ku malet ruanin sekretet e betejave dhe ku barit nuk i jepej kohë të rritej pa u shkelur nga hapat e luftëtarëve, formohej karakteri i një vajze që nuk kishte ndërmend të mbetej në hije. Rritur mes gjashtë vëllezërve, ajo mësoi herët se liria nuk është një privilegj i burrave, as një dhuratë e askujt – është një instinkt i njeriut, një frymëmarrje pa të cilën jeta humb kuptimin.
Kosova e asaj kohe, ende pjesë e Perandorisë Osmane dhe e përballur me lakminë e fqinjëve, ishte një tokë ku kufijtë, pushtetarët dhe flamujt ndryshonin vazhdimisht; por ajo që nuk ndryshoi kurrë ishte rezistenca shqiptare. Në këtë realitet të zymtë, ku dhuna ishte e përditshme dhe nënshtrimi pritej si normë, Shoteja u rrit me bindjen se çdo brez ka obligim të ruajë atë që i ati e kishte ruajtur me gjak.
Martesa e saj me Azem Galicën në vitin 1915 nuk ishte thjesht bashkim familjar – ishte një aleancë ideale, një marrëveshje e heshtur midis dy shpirtrave që e panë lirinë si detyrën e tyre mbi tokë. Ajo nuk ishte nusja e zakonshme e kohës, e mbyllur në shtëpi dhe e kufizuar nga tradita. Shoteja e ndoqi Azemin jo sepse ishte burri i saj, por sepse ishte një kauzë. Përkrah tij ajo gjeti jo vetëm dashurinë, por edhe misionin.
Të dy ishin shpirtra që e kishin betejën në gjak: ai udhëheqës i trimërisë, ajo udhëheqëse e vendosmërisë; ai strateg i luftës, ajo gjysma që nuk u tremb as kur pushka rëndonte më shumë se trupi. Në një kohë kur rolet ishin të paracaktuara, ata i përmbysën rregullat, duke u bërë çift i pushkës, i idealit dhe i sakrificës. Dhe historia e tyre nisi aty, në vijën ku dashuria dhe lufta u bënë një.

Gruaja që vuri pushkën në sup dhe betejën në zemër.

Shote Galica nuk ishte thjesht bashkëshortja e një prijësi të luftës kaçake, ajo ishte bashkuluftëtare. Që nga Kryengritjet e Dukagjinit e deri te luftimet e Junikut (1921–1923), ajo u bë pjesë organike e lëvizjeve që synonin çlirimin e Kosovës nga pushtimi serbo-jugosllav. Në këtë periudhë ajo dhe Azemi mbështetën edhe vizionin e Fan Nolit, duke e parë qeverinë e tij si shpresë për reforma demokratike dhe progresiste.
Në verën e vitit 1924, në Betejën e Drenicës, shpesh e quajtur “Arbëria e Vogël”, Shote luftoi krah burrit, i cili u plagos për vdekje. Por në vend që dhimbja ta shembte, ajo e shndërroi në forcë. Pas vdekjes së Azemit, Shote mori komandën e çetës së tij: një akt i pashembullt në historinë e shqiptarëve, ku një grua udhëhiqte qindra luftëtarë në fronte të ashpra.
Ajo u bashkua me Bajram Currin në Has e Lumë, në luftë kundër trupave serbe që mbështetën rikthimin e Ahmet Zogut në pushtet. Luftoi në Çikatovë, ku mbahet mend për kapjen e një komandanti serb dhe ushtarëve të tij – një akt guximi që në atë epokë do të kishte mjaftuar të kthente një burrë në legjendë, e jo më një grua.

Shote, simbol i barazisë në kohë të pabarabarta.

Ka një thënie të saj që mbeti testament: “Jeta pa dije është si një luftë pa armë.”
Në gojën e një gruaje që jetoi me pushkë në dorë, kjo thënie merr peshën e një filozofie të brendshme, ku dija dhe liria janë dy krahë të të njëjtit shqiponjë. Shote Galica, pa e quajtur veten feministe, ishte një prej figurave më të fuqishme të barazisë gjinore të kohës: jo me fjalë, por me jetën e saj. Ajo u bë shembulli se gruaja mund të jetë udhëheqëse, strategjiste, luftëtare dhe nënë e dhjetëra jetimëve njëkohësisht.

Plagët e luftës dhe harresa e paqes.

Në vitin 1926, e plagosur rëndë dhe me disa gishta të amputuar, Shote u detyrua të largohej në Shqipëri. Ishte vetëm 30 vjeç, por e rrënuar fizikisht. Megjithatë, ajo nuk u mbyll në veten e saj, mori nën kujdes fëmijët jetimë të shokëve të rënë në luftë. Në Fushë-Krujë, ku kaloi muajt e fundit, ajo jetoi mes varfërisë, duke u munduar t’i mbante gjallë fëmijët që historia ia kishte besuar si amanet.
Me një përulësi të madhe, shkroi një letër Mbretit Zog I, duke kërkuar ndihmë: “Jam gati të vdes nga uria, së bashku me fëmijët jetimë.”
Letra mbeti pa përgjigje. Heshtja e shtetit, shurdhëria e pushteteve dhe mungesa e mirënjohjes e vranë më shpejt se plumbat. Më 1 korrik 1927, Shote Galica vdiq në varfëri, e harruar nga ata për të cilët luftoi, por e pavdekshme në zemrën e atyre që e njohën sakrificën e saj.

Kult heroik dhe kujtim i përjetshëm.

Pas vdekjes, populli shqiptar e ngriti Shoten në piedestalin ku shteti nuk pati guxim ta vendoste: e shpalli Heroinë të Popullit. E përmendi në këngë epike, në histori, në rrëfime që trashëgojnë brez pas brezi. Në vitin 2017, në 90-vjetorin e vdekjes, Presidenti i Kosovës themeloi Urdhrin “Shote Galica”, që nderon guximin dhe barazinë gjinore, një medaljon i vonuar, por i drejtë.
Figura e saj mbetet objekt studimi dhe meditimi, siç dëshmohet nga përfshirja e saj qendrore në përmbledhjen Tokat e Askujt: Tetë Gra të Jashtëzakonshme në Historinë e Ballkanit nga Robert Wilton dhe Elizabeth Gowing. Shkrimtarët e huaj panë te ajo atë që ne shpesh harrojmë: një grua që tejkaloi kufijtë e kohës, vendit dhe gjinisë.

Shote Galica, gruaje që nuk iu nënshtrua as luftës, as harresës.

Shote Galica nuk ishte vetëm një luftëtare; ajo ishte një epokë e tërë. Ishte pasqyrë e forcës së gruas shqiptare, e stoicizmit, e sakrificës së heshtur dhe e një lloj heroizmi që nuk e kërkon lavdinë, por drejtësinë. Ajo mbrojti kombin kur shumë të tjerë u tërhoqën, u kujdes për fëmijët kur vetë ishte e rrënuar dhe vdiq me dinjitet kur të tjerët heshtën.
Historia e saj është histori e ballkanit, e grave të harruara që mbajtën peshën e luftërave, e popujve pa shtet që kërkuan lirinë, e idealit që jeton edhe kur trupi nuk mundet më.
Shote Galica është një kujtesë, se liria ka emra të shumtë, por ndonjëherë ka fytyrën e një gruaje të re, me pushkë në sup dhe plagë në duar.

Sali Berisha nuk u paraqit për t’u pyetur për 21 Janarin, reagon SPAK: I çuam fletëthirrje te shtëpia, por e kthyen me shënimin…

0

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar tentativat e saj për t’i dorëzuar ish-kryeministrit Sali Berisha urdhër-thirrjet për paraqitje në dosjen e “21 janarit”, të cilat sipas institucioneve janë refuzuar në disa raste nga stafi dhe rojet.

Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit postar. E para është nisur më 3 nëntor 2025 në adresën e banesës, me kërkesën për t’u paraqitur në SPAK më 7 nëntor. Por ky dokument është kthyer mbrapsht me shënimin: “Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Përshëndetje,
Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë si vijon:
Deri tani janë dërguar dy urdhër-thirrje përmes shërbimit të postës shqiptare, më datë 3.11.2025 në adresën e banesës (për t’u paraqitur në SPAK në datë 7.11.2025) dhe në datën 7.11.2025, në adresën e banesës, Partisë Demokratike dhe Kuvendit (për t’u paraqitur në datën 14.11.2025).
Urdhër-thirrja e parë, e dërguar në banesë më datë 3.11.2025, është kthyer mbrapsht në Prokurorinë e Posaçme, me shënimin:
“Rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf.”
Pas këtij konstatimi, Prokuroria e Posaçme ka vijuar me dërgimin e urdhër-thirrjes në tre destinacionet (Banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend) më datë 07.11.2025.
Më datë 09.11.2025, është refuzuar marrja e zarfit të dërguar në banesë, ndërsa më 12.11.2025 Shërbimi i Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë ka njoftuar se marrja në dorëzim e njoftimit është refuzuar nga stafi politik i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Përmes shkresës është sqaruar gjithashtu se njoftimi për urdhër-thirrjen është dërguar edhe në adresën zyrtare të emailit:
sali.berisha@parlament.al, më datë 10.11.2025.
Prokuroria e Posaçme do të vijojë zbatimin e parashikimeve ligjore për njoftimin dhe paraqitjen e personit të thirrur, sipas afateve dhe detyrimeve të parashikuara në legjislacionin në fuqi.

Sali Berisha nuk i bindet SPAK-ut, nuk paraqitet për vrasjet e “21 Janarit”

0

Sali Berisha nuk u paraqit në SPAK për të dhënë llogari për krimin shtetëror të 21 janarit. Prokuroria e Posaçme i kishte dërguar për herë të fletëthirrje, duke i kërkuar që të paraqitej në SPAK sot në orën 10:00, ku pritej të merrej në pyetje nga prokurori i çështjes Alfred Shehu si person që ka dijeni mbi vrasjen e 4 protestuesve në bulevard, të cilët u qëlluan me plumba nga godina e Kryeministrisë kur Berisha ishte në pushtet.

Fletëthirrja ishte dërguar në tre adresa, në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti”, në Kuvend si edhe në selinë e Partisë Demokratike. Kjo ishte thirrja e dytë e firmosur nga SPAK për ish-kryeministrin, pasi e para, e lëshuar më 3 nëntor, ishte kthyer mbrapsht pa u hapur. Për këtë arsye, SPAK lëshoi një fletëthirrje të re me datë 7 nëntor, këtë herë në të gjitha adresat zyrtare të Berishës.

Por, sërish Berisha injoroi thirrjet e SPAK dhe nuk u paraqit. Kjo do të ishte përballja e parë e Berishës me SPAK, pasi ai nuk është pyetur asnjëherë më parë për krimin shtetëror të 21 janarit. Që nuk do të shkonte në SPAK, Berisha e kishte paralajmëruar që një ditë më parë, kur deklaroi se do të paraqitet vetëm kur të marrë në dorë fletëthirrjen. Berisha sulmoi prokurorët duke i quajtur shërbëtorë që po e përdorin çështjen për të mbuluar skandalet e qeverisë.

“Jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrjeje të organeve të drejtësisë dhe do të përgjigjem edhe tani. Ka vetëm një kusht: të më vijë thirrja.Njoftimi duhet të vijë siç ka ardhur dhjetëra herë të tjera, dhe unë i jam përgjigjur. Përdorimi i kësaj çështjeje është akt i shëmtuar i Altin Troplinit, mercenar i regjimit të Ramës, që mendon se mund të mbulojë me zhurmë krimet e tyre. Mos më pyesni kurrë nëse do të shkoj, unë do të shkoj sa herë të thirrem nga drejtësia, pa asnjë hezitim,” tha Berisha.

Thirrja e Berishës vjen disa ditë pasi SPAK mori në pyetje Lulzim Bashën, në atë kohë ish ministër i Brendshëm. Më 30 tetor, Basha u mor në pyetje për rreth një orë, por në dalje nga Prokuroria e Posaçme ai nuk dha asnjë detaj, duke deklaruar se çështja është në hetim dhe se respekton sekretin hetimor.

Donald Trump shpall listën e zezë të kartelit të drogës Sinaloa me emrat e miqve të Edi Ramës

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë ditën e djeshme sinjalin më të qartë se askush nuk do të shpëtojë nga Urdhri Ekzekutiv 14157 i presidentit Donald Trump, që synon asgjësimin e karteleve ndërkombëtare të drogës dhe rrjeteve të organizuara kriminale që veprojnë në Europë, deri në Ballkan. Shënjestrën këtë radhë e ka patur miku i kryeministrit Edi Rama.

Vendimi

Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara ka vendosur sanksione ndaj disa anëtarëve të familjes shqiptare Hysa, që jetojnë dhe veprojnë në Meksikë, duke i akuzuar për pastrim parash në bashkëpunim me kartelin e fuqishëm të drogës Sinaloa. Sipas njoftimit, “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG)” ka përdorur një rrjet kazinosh, lokalesh bastesh dhe restorantesh luksoze në Meksikë për të pastruar paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve. Në total, në listën e zezë janë përfshirë 27 individë dhe entitete të lidhura me këtë aktivitet. Në listë përfshihen Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa, të cilët, sipas dokumenteve amerikane, kanë pasur rol qendror në operacionet e pastrimit të parave përmes kompanisë meksikane Entretenimiento Palmero S.A. de C.V., si dhe përmes disa bizneseve të tjera në Meksikë dhe Evropë.

Kush është Luftar Hysa dhe lidhja e tij me Ramën

Në 4 tetor të vitit 2020, Luftar Hysa vizitoi zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann. Emri i këtij personazhi që sanksionohet nga SHBA, krijoi efektin e një bombe në Shqipëri kur gazetari Xhorxhio Motola, i Rai 3 e pyeti drejtpërdrejtë Edi Ramën për lidhjet me të. Në intervistën me Ramën, Motola citoi mediat kanadeze që kanë shkruar se Hysa dyshohet se pastronte paratë e kartelit meksikan të Sinaloas përmes kazinove dhe se ai ka hapur një të tillë në Vlorë. Rama u shtrëngua të japë versionin e tij për takimin. “Atje (në Vlorë) është një investim i një familjeje vlonjate. I ati është një person i njohur në Vlorë sepse ishte një nga aktivistët e gjelbërt kundër Petroliferës Italiane.

Ai është bërë i famshëm për këtë dhe familja e tij ka investuar në një nga hotelet më të bukura, pak nga pak Marina Bay. Pastaj ata që unë i njoh sepse jam deputet i Vlorës më thanë duam të të takojmë sepse është një kushëri, apo një i njohur, këtë nuk e di, që jeton në Meksikë dhe dëshiron të na ndihmojë, të na japë një dorë për të menaxhuar kazinonë. I thashë dakord. Hajdeni. Erdhën. I takova. Më thanë thjesht çfarë.. informacione mbi mundësinë e një gjëje të tillë dhe u thashë ne kemi një kuadër të thjeshtë për të stimuluar hotelet me 5 yje, që nuk kishte në Shqipëri bëmë një paketë pa taksa për 10 vite, TVSH 6%, zero tarifa për lejet e ndërtimit,” shpjegoi Rama. Pastaj me insistimin e gazetarit kryeministri shtoi: “Ai (Hysa) erdhi me ata për këtë. Kjo më kujtohet. Një herë e kam parë në jetën time. Më pas kam parë se e kanë hapur. Kaq. A është investitor, apo administrator apo.. nuk e di”.

Misteret

Vetë gazetari i emisionit “Report” në RAI 3, Xhorxhio Motola e rrëfeu më pas kështu këtë episod të bisedës së sforcuar me Ramën: “Kryeministri Rama e pranoi që e ka takuar këtë Luftar (Hysa) duke dhënë një version ndryshe nga ajo që tha Luftari në një emision tjetër. Ai tha se kishte shkuar për të folur me Ramën për një libër për mjedisin. Rama e përgënjeshtroi versionin e Luftarit (Hysa). Rama nga ana e vetë thotë se nuk e dinte që Luftari të ishte një përfaqësues i kartelit të Sinalos…”. Versionin e tij në takimin me Edi Ramën e kishte dhënë edhe vetë Luftar Hysa në një bisedë me Blendi Fevziun në studion e Opinion. “Kam dashur ta takoj Edi Ramën për një histori shumë të bukur që më pëlqen ta ndaj me ty këtu. Unë kam një mikun tim të madh qëështë nga Anglia. Faktikisht nga Skocia dhe jeton në Londër. Dhe ky miku im e ka emrin Max Miligan. Unë kam jetu me atë në Peru për tre vjet.

Dhe Mak, vëllai I tij ka qenë drejtor i SKY NEëS në Angli. Maksi është fotograf dhe bën libra. Bën fotografi dhe shkruan libra. Ka bërë libra për Perunë, Ganën, Bregun e Fildishtë, Islandën, Rumaninë dhe ky njeri njeri gjithmonë donte të bënte një libër për Shqipërinë dhe të promovonte turizmin. Në telefonin tim i kam të gjitha edhe mesazhet edhe bisedat me Maksin. Dhe unë duke kërkuar dhe duke parë që Rama është edhe artist dhe i pëlqen kjo lloj fushe, thashë që e vetmja gjë që mund të bëja është t’i propozoj këtë projekt që mund ta mbështeste. Ramën e gjeta përmes një mikun tim gjerman, që është mik i mirë i Shqipërisë dhe unë jam krenar që e kam mik. Dhe çfarë kam fol me atë që të ndihmojë Shqipërinë për hapjen e negociatave.

Ai kishte ardhur për punët e veta dhe tha “Hajde të të prezantoj kryeministrin” u shpreh asokohe Luftar Hysa. Lajmi se në kazinotë e Shqipërisë po investoheshin paratë e kartelit të Sinaloas u botua në median meksikane El Universal. Në qendër të shkrimit ishte Luftar Hysa dhe vëllezërit e tij gjë që tashmë po vërtetohet edhe nga departamenti i thesarit amerikan. Familja Hysa, me origjinë nga Shqipëria, në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar, vëren agjencia Reuter e cila vijon: “Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar pastrimin e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë,” tha Zëvendëssekretari i Thesarit, John K. Hurley. “Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës.”

Çfarë nënkuptojnë sanksionet ndaj tyre?

Çdo aset i familjes Hysa në SHBA, ose që varet nga sistemet financiare amerikane, është i bllokuar dhe nuk mund të përdoret pa aprovimin e OFAC-it, njoftoi Thesari amerikan. Personat apo entitetet amerikane nuk mund të bëjnë biznes me ta (transferim parash, mallrash, shërbimesh) pa licencë. Institucionet financiare, amerikane ose ndërkombëtare që përdorin sistemin amerikan, duhet të kenë kujdes të veçantë ose të mos bashkëpunojnë me këto entitete ose me entitete që janë më shumë se 50 për qind në pronësi të tyre.

POSTIMET E FUNDIT