Kreu Blog Faqe 81

Lulzim Basha një mision i këputur, as karakter lideri, as guxim për të qënë i pavarur

0

Shkruan Zef Ndreka

Historia politike e tranzicionit shqiptar është e mbushur me figura që u ngjitën shpejt dhe u shuan po aq shpejt. Por pak shembuj janë kaq domethënës sa rasti i Lulzim Bashës.
Dikur përfytyruar si “fytyra e re” e Partisë Demokratike, si simbol i brezit europianist që do të çonte opozitën drejt reformimit dhe modernizimit, ai ka përfunduar sot pa parti, pa bazë dhe pa besim politik. Nga kryetar zyrtar i opozitës dhe kandidat për kryeministër, Basha ndodhet sot në një pozitë të vështirë, i izoluar, pa ndikim real, i thirrur si dëshmitar në SPAK për një nga ngjarjet më tragjike të demokracisë shqiptare, 21 janarin.
Ngjitja e tij në politikë ishte e shpejtë dhe e çuditshme. Nuk lindi nga terreni i betejave politike, as nga përvoja e gjatë në strukturat e PD-së, por si një katapultim i përgatitur në zyrat e lidershipit dhe i shoqëruar nga një mbështetje e çuditshme, e dyshimtë dhe e fortë ndërkombëtare.
Për një kohë të shkurtër, Lulzim Basha u shfaq si njeriu i duhur për të pasuar Berishën, për t’i dhënë një frymë të re partisë, për ta çuar atë drejt reformimit dhe për të rikthyer besimin e humbur të shqiptarëve te opozita.
Por ky iluzion nuk zgjati. Qysh në vitet e para të drejtimit të tij, u duk qartë se Basha nuk kishte as karakterin e liderit, as guximin për të qenë i pavarur.
Ai lëvizi gjithmonë nën hijen e Berishës, pa ditur asnjëherë të ndajë qartë interesin e vet politik nga interesi i “babait politik” që e krijoi, e mbështeti dhe e shkatërroi. Kulmi i kësaj pasigurie u pa kur SHBA shpalli Berishën “non grata”. Në vend që të kishte një qëndrim të prerë e dinjitoz, Basha zgjodhi lojën e dyfishtë. Njëherë për të shpallur ndarje formale, dhe njëherë tjetër për të mos e humbur mbështetjen e atyre që ende e shihnin Berishën si simbolin e PD-së.
Kjo paqartësi strategjike dhe mungesë vizioni e çoi partinë drejt përçarjes më të thellë në historinë e saj. Në vend të reformimit, opozita u fragmentua në disa copa. Në vend të rinovimit, u kthye në përsëritje të së shkuarës. Dhe në fund, Basha mbeti pa asnjërën palë, as me Berishën, as me demokratët. Ai humbi betejat elektorale, humbi besimin e ndërkombëtarëve dhe humbi sensin e drejtimit politik.
Thirrja e tij në SPAK për të dëshmuar mbi ngjarjet e 21 janarit është simbolikisht kapitulli i fundit i këtij udhëtimi të dështuar. Nga njeriu që pretendonte të përfaqësonte moralin e ri të politikës, është kthyer në një figurë të shuar që lidhet më shumë me dosjet e së shkuarës sesa me shpresën e së ardhmes.
“Misioni” i Lulzim Bashës mund të konsiderohet pa mëdyshje një mision i këputur, në të gjitha kuptimet. Ai nuk arriti të ndërtojë një projekt politik me rrënjë, as të rikthente shpresën e opozitës shqiptare.
E nisi si një premtim europian dhe e mbylli si një zhgënjim kombëtar. Në fund, historia e tij mbetet një mësim i qartë për politikën shqiptare ku asnjë projekt i ngritur mbi ndërhyrje të huaja, kalkulime personale dhe mungesë autenticiteti nuk mund të mbijetojë gjatë.
Opozita nuk kërkon fytyra të importuara, por lidership të vërtetë, që buron nga populli dhe që i qëndron fjalës së dhënë.

Bisedat për tenderin e tunelit të Palloshit të Belindës: Mos më bëj mua kompetenten, ti sikur do e skualifikoje fituesin

0

Në dosjen e SPAK për tunelin e Llogarasë tregohet edhe një tjetër bisedë mes dy zyrtareve për fituesin për ndërtimin e tunelit. Valbona Pepa pyet Jetmira Dervishin “ku je ti që the do e skualifikoje fituesin”, duke iu referuar kompanisë së turqve që morën tenderin për Llogaranë. Dervishi është marrë e padehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderë, në cilësinë e anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO).

Pjesë nga bisedat mes tyre

Në datën 01.10.2021, në orën 16:13, shtetasja Valbona Pepa i dërgon shtetases Jetmira shpall fituesi Turku me gjoken”.

Në orën 16:14, Valbona Pepa: “Ok Si duket sit Ka gjo ne terezi”. Në orën 16:15, Jetmira Dervishi: “Do e flasim te henen”. Në orën 16:15, Valbona Pepa: “Djale a vajze Deri te henen ohuuuu”. Në orën 16:16, Jetmira Dervishi: “Hahahah”. Në orën 16:21, Valbona Pepa: “Ku je ti qe do i skualf Kur them une”. Në orën 16:23, Jetmira Dervishi: “U argumentua ne grup meritonte”.

Në orën 16:26-16:28, Valbona Pepa: “Ta dish ti se qendron puna henen flasim E mos me bej kompetenten”. Në orën 16:28, Jetmira Dervishi: “Do e flasim te henen”. Në orën 16:28, Valbona Pepa: “Ciao”, Në orën 16:28, Jetmira Dervishi: “Se ta dish ti si qendron puna. Në orën 16:28-16:30, pra Valbona Pepa: “PoQe nga emri e kuptova Sekretim Dolet ju E bera ne sistem”. Në orën 16:31, Jetmira Dervishi: “Po po dolem Se une po iki Jemi per dreke”.

Hetimi për Aeroportin e Vlorës, Pacolli trogon ç’ndodhi në takimin me Edi Ramën dhe përplasjen me Belinda Ballukun

0

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli thotë se nuk ka komunikuar asnjëherë me kryeministrin Edi Rama përpara se të merrte koncesionin e aeroportit të Vlorës për këtë çështje.

“Rama ishte në firmosjen e koncesionit. Asnjëherë nuk kam biseduar më herët me Ramën për këtë çështje. Këtë jua garantoj. Unë as me zonjën Balluku nuk kam biseduar më pas nëse do të ishim ne. I vetmi takim ka qenë ai me turkun ku unë kam ndenjur 10 minuta dhe kam dalë jashtë” – tha Pacolli në një intervistë në emisionin “Opinion”.

Ai ka folur edhe për takimin e muajit korrik me Ramën në zyrën e këtij të fundit ku e pranishme ishte edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Pacolli mohoi që në këtë takim të kishte pasur përplasje me Ramën ndërsa pranoi tensionin me Ballukun.

“Ai takim ka qenë i thirrur nga kryeministri. Unë kam shkuar me vëllain tim. E kam informuar kryeministrin për mbarëvajtjen e punëve. Problem ka qenë një hangar, për të cilin një firmë italiane insiston që ne ta bëjmë sa më shpejt që ata ta shfrytëzojnë për shërbimet e avionëve.

Por ai hangar është jashtëzakonisht i kushtueshëm sepse duhet të hyjnë dy aeroplanë të mëdhenj dhe kostoja e tij është diku mbi 20 milionë. Aty i thashë kryeministrit se hangari do të behet, por duhet të ketë durim sepse ne nuk mund ta përballojmë tani.

Tension me Ballukun në mbledhje? Ka pasur një rast. Ajo ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes dhe përfundimin në kohë të punimeve dhe mua ma lëshoi një fjalë se nuk ka mbajtur dot premtimin përballë italianëve për hangarin. Unë i kam thënë që hangari do të bëhet, por unë nuk mund ta marr përsipër edhe këtë investim. Ishte dhe momenti kur unë kisha mësuar për këtë skandalin që më ka bërë partneri tjetër.

Askush në atë takim nuk është marrë me përqindjen e aksioneve. As Rama, as Balluku. Absolutisht jo, por në atë kohë unë e kam informuar se ka ndodhur një gjë e tillë. Më kanë thënë se transferimi i aksioneve duhej të bëhej me lejen e ministrisë që ajo drejton. Ajo leje nuk është dhënë asnjëherë.

Dola i nervozuar? Jo. Atë ditë kam qenë edhe i sëmurë. Kam pasur tension të lartë të gjakut. E kam lënë vëllain të bisedojë aty dhe kam dalë poshtë. Kam pritur sepse nuk po e gjeja makinën në moment. Kam marrë dy tabletat e mia që i mbaj në makinë. Ky ka qenë shqetësimi” – tha Pacolli.

Berisha deklaron: 3 javë më parë në mesnatë Veliaj la qelinë, ku shkoi se di, por di që në spital nuk shkoi

0

Gjatë konferencës për shtyp, Sali Berisha komentoi edhe njëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që rrëzoi dekretin e presidentit Begaj për zgjedhjet në Tiranë, duke vendosur në favor të Erion Veliajt.

Për Sali Berishën, gjyqtarët zbatuan parimet ndërkombëtare, ndërsa përsëriti se sipas tij, Veliaj ka “regjim serial killer në burg”.

Ai sot deklaroi plot bindje se sipas tij Veliaj e ka lënë qelinë 2-3 javë më parë dhe ka shkuar diku.

“Tani unë nuk dua të hyj në enigma, por këtu tek ju kam deklaruar, kam informuar publikun dhe ju se rreth 2-3 javë më parë, në orën 11 të natës, Erion Veliaj e la qelinë dhe kjo është 100% e sigurtë. Variantet se ku shkoi janë të ndryshme, por asnjëri prej tyre nuk mund të them se cili është, ndaj dhe citimi i tyre ishte i pavlerë.

Ishte në Surrel, ishte këtu apo… nuk e di se ku ishte, të them haptas, se po ta dija e them. Por atë që di 100% di që e la qelinë dhe nuk shkoi në spital. Këto të dyja i di, për të tjerat nuk mund të them. Ndaj dhe në këto kushte se, çfarë zhvillohet brenda tyre është vështirë ta gjesh. Veliaj i tha se më grabite si FARC, si ushtria e drogës së Kolumbisë”.

Pas Belindës edhe Niko Peleshi e quan Edi Ramën Pallosh

0

Një shprehje e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ka shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit pasi iu drejtua deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, si Zoti Balluku, teksa i dha fjalën për procedurë.

“Për procedurë z. Balluku, Këlliçi! Ndjesë për lapsusin”, u shpreh kryeparlamentari, ndërsa deputetët shpërthyen në të qeshura.

“E di që e keni mendjen tek tuneli i Palloshit, skeni faj”, iu drejtua deputeti i PD-së.
Belind Këlliçi ironizoi duke thënë se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë, ka një meritë pasi, sipas tij, ka shpikur mikrotoponim të ri.

“Tuneli i Llogarasë nga sot quhet tuneli i Palloshit, ka meritë të madhe”, u shpreh ai.
Pjesë nga replikat në sallë:

Niko Peleshi: Për procedurë z. Balluku, Këlliçi (Shkakton të qeshura në sallë)

Belind Këlliçi: E di që e keni mendjen tek tuneli i Palloshit, skeni faj

Niko Peleshi: Ndjesë për lapsusin

Belind Këlliçi: Balluku ka një meritë se na ka shpikur një mirkotoponim të ri, tuneli i Llogarasë që nga sot quhet tuneli i Palloshit, ka meritë të madhe.

SPAK po e mbron Belinda Ballukun me akuza të buta për të mbrojtur Edi Ramën dhe Yuri Kim

0

Juristi, Genci Gjokutaj, vuri në dyshim veprimet e SPAK lidhur me akuzën ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për “shkelje të barazisë në tendera”.

Sipas tij, kjo është një dispozitë ligjore e butë, që i përket anëtarëve të komisioneve të vlerësimit të ofertave dhe jo ministrave apo zyrtarëve të lartë.

Duke folur në Syri Tv, Gjokutaj akuzoi SPAK-un se po ndjek një strategji të qëllimshme për të shmangur hetimin e korrupsionit real në nivelet e larta të qeverisë, duke favorizuar mazhorancën aktuale për një mandat të katërt.

Ai theksoi se në dosjen e Llogarasë ekziston një “zinxhir urdhrash” që nis nga vetë Balluku, gjë që, sipas tij, tregon përgjegjësi të drejtpërdrejtë në nivelet e larta të pushtetit.

“Shkelja e barazisë në tendera nuk është dispozita që i takon ministrit, kryeministrit, zëvendëskryeministrit. Shkelja e barazisë në tendera është shpërdorim i detyrës posaçërisht për anëtarët e komisionit të verifikimit të ofertave. Pra, është një dispozitë e cila është shpërdorim i detyrës po për komisionin e verifikimit të ofertave, e ka të specifikuar ligji, është shkelje e barazisë në tendera.

Dhe shkeljen e barazisë në tendera e bën pikërisht ky komision i cili pranon aktet, shikon ofertat, kush është oferta më e leverdisshme, kush jo, kush është firma me kurrikulën më të pasur, çfarë kurrikule ka e tjerë e tjerë, sipas ligjit edhe siç ecën kjo punë.

Nuk ka lidhje ministri me shkeljen e barazisë së tenderave, sepse ministri nuk është anëtar i këtij komisioni. Ministri ka ose shpërdorimin e detyrës, por në këto raste, nëse ka ndërhyrë dhe ka përfituar, e kupton?

Dhe në rastin e Llogarasë nuk mund të jetë komisioni i verifikimit të ofertave që ka gëlltitur 50 milionë euro mbasi ka fituar Gjoka dhe vajtje e vizitës së kryeministrit me Belinda Ballukun në Turqi. Këto nuk i ka bërë komisioni i verifikimit të ofertave.

Këtu kemi korrupsion, por që sigurisht, ky SPAK, unë e kam thënë, ka bërë këtë që të sjelli këtë mazhorancë në pushtet për mandat katërt, ndërkohë që po të vepronte që në fillim, që kur e mori vesh këtë problemin e Llogarasë e të tjera e të tjera, siç është problemi i inceneratorëve që kanë shpallur dështimin dhe kanë lëvruar për Landfillin e Elbasanit dhe të tjerë, tashi thonë dhe 660.000 euro, po lekët e tjerë ku vajtën?

Pra, edhe njëherë, këtu nuk kemi të bëjmë me një gabim apo me një përshtypje të prokurorisë si si fillim.

Këtu kemi të bërë me një mbrojtje që SPAK-u po i bën sepse sigurisht, dispozita e shkeljes së barazisë në tendera është dispozitë e butë e cila nuk lidhet me me sekuestro pasurore, nuk lidhet me masat shtrënguese, me masa të forta të cënimit të lirisë dhe kështu pastaj edhe mund ta plotësojnë rrugës, por masat mbeten po këto.”

Media investigative holandeze: Policitë evropiane kanë përgjimet e Taulant Ballës me trafikantët e drogës

0

Një nga rrjetet më të mira investigative evropiane, ‘Follow the Money’ (Ndiq Paranë) me qendër në Holandë, sjell një investigim tronditës pikërisht pak pas publikimit të progres-raportit të BE për Shqipërinë.

Ndër të tjera, në shkrim thuhet se në përgjimet e policive evropiane gjendet emri i Taulant Ballës për lidhje me bandat e drogës.

“Në fillim të vitit 2025, Taulant Balla, gjithashtu ish-ministër i Brendshëm dhe atëherë ministër i shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, u përfshi në telashe për shkak të korrupsionit të dyshuar.

Gjatë kohës si ministër, ai ishte gjithashtu udhëheqësi politik i Partisë Socialiste për diasporën dhe përgjegjës për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve jashtë vendit. Me 2.5 milion shqiptarë që jetojnë jashtë, vendi ka thuajse po aq njerëz jashtë kufijve sa brenda.

Punonjësit e Ballës u kapën duke ofruar rreth 60 euro për votat e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Në shërbimet policore evropiane, Balla njihet: emri i tij u shfaq gjatë një hetimi global për rrjetin e komunikimit SKY EÇ. Kjo operacion, i udhëhequr nga disa shërbime policore evropiane, synonte të ndërpriste telefonat satelitorë të koduar që përdornin kriminelët për të komunikuar në mbarë botën.

Kur autoritetet fituan qasje në biseda, panë që Balla ishte në kontakt me trafikantë droge,” shkruan media investigative.

Varri, që harrimi e përpiu dhe shpirti që u fik

0

Shkruan Albert Vataj

Çapitja e hapave e pëshpërima e zërave, i kishin lënë vendin një heshtjeje që nderej si një mantel llamburitës mbi varreza. Nata strukej nëpër degët e qiparisave si tufë korbash. Drita e qirinjve dridhej purtek mermerëve. Te një cep ku errësira zhytej pus, diçka lëvizi. Pasoi një zhurmë e pakët dhe më pas…
Ai u zgjua nga një gjumë i gjatë e i thellë. Shkundi pluhurin e kohës, që i kishte rënë mbi supe. Shtriqi gjymtyrët dhe i dha vetes të ngrihej. Tentoi për herë të dytë, por pa mundur dot të shkulej.
I dha edhe një herë, dhe… doli nga dërrasat e kalbura, e flakuroi vrullshëm jashtë. Ishte natë, natë t’shumësh, nata e kujtesës dhe përshpirtjes, nata e shenjtorëve. Rretheqark s’pipëtinte asgjë. Një heshtje që vetëm në varre mund të dëgjohet kaq gjëmimshëm, kishte gllabëruar gjithçka të këtij teatraliteti ndërdybotësh. Ngado, statuja guri, engjëj të murosur, kryqe e ikona të gjithfarshme, dhe qirinjtë që dridheshin në kuqëlimin e dritës, duke u pakur në flakën e vet.
Lule, lule gjithandej. Diku, diku, ndonjë send që i është kthyer të ikurit, rri mbi mermerët që djersijnë nga nata. Lutjet dhe përshpirtjet janë tretur në eter e kryqeve dhe ikonave që shpojnë terrin.
Ndërsa përpiqej të vizatonte peizazhin mortor të kësaj nate solemne, natë të të ngjiturit të shpirtit në qiell… apo të fikunit në ajrin e cergëta të harrimit, u përmend dhe pa se ishte ulur mbi varrin e tij.
Ç’të shihte?!
Një pllakë e thyer ku pothuajse ishin shuar çdo shkronjë e germë. Çdo konturë dhe shifër ishte ngrënë nga koha dhe harrimi. Ai kishte harruar emrin e tij. Vitin kur kishte lindur dhe kur kishte vdekur, nuk e dinte, dhe s’skishte mbetur asgjë në fytyrë të kësaj toke që t’ia tregonte. Rrethaz barishte dhe ferra harbonin, duke u gërmushur pikëllimshëm mbi varrin, që e kishte bluar shiu e akulli, era e cerga, pakujdesi e mohimi. Atë drejtkëndor betoni, që po e hante dheu, e rrethonte një ceremonial i mermertë mortorë që shtrihej ngado, duke e mbajtur pezull këtë botë shpirtrash.
E preku me duar atë copës të mbetur të asaj kujtese të akullt, që rrekej ta mbante në jetën e përjetshme, ashtu përdhunshëm. E preku me drojë dhe ledhatime të gërrvimta, dhe një ndjesi e akullt e përshkonte. I dukej se një rrymë po tentonte ta përpinte, për ta kthyer nga kishte ardhur.
Ishte hera e parë, dhe e fundit, që ai vinte, jo për të takuar dikë, për t’iu dhënë ndonjë pengu apo përmbushur amanetin që s’e tret dheu, se sa për të parë e ndjerë, nëse ndonjë kujtesë po e priste. Por jo!
U kredh gjatë duke prekur varrin e tij, atë çfarë kishte mundur ti bënte qëndresë harrimit.
Vdekur kishte qyshkur, por sot ai po ndjente, se kishte ardhur momenti të shuhej, për të mos mbetur më asgjë, për t’u ndarë me përjetësinë, duke shpërbërë brenda vetes edhe shkëndijën e fundit të dritës së amshimit.
U ngrit në këmbë dhe duke u mbajtur mbi një kryq të thyer, ia nguli sytë e fikur qiellit, dhe me sa fuqi që kishte i’a dha një britme të thekshme. Pemët u dridhen e toka u tund, qielli u hap. Pushtoi ai zë i mbramë shpirti si një jehonë e gjatë duke kapluar rrathekrah frikshëm.
Qyteti u zgjua i lemerisur, ende pa zbardhur drita, nga piskama e mistershme që vijonte të jehonte, duke rrokaqiellur. Askush nuk mori vesh se ç’farë kishte ndodhur, deri me pak ditë, kur roja i varrezave i shastisur nga thirrja, ishte tundur nga kllapia e gjumit, për t’iu vënë pas zhurmës dhe për të sosur te një varr që e kishte përpirë dheu.

Miq!
Të shtrenjtit tanë, edhe ne një ditë, do të ikim, me shpresën se kemi lënë pas dikë të na kujtojë, dikë të kthehet një ditë dhe të ndezi një qiri duke na bërë fajtor, për çfarë nuk mundëm të ishim për ta, apo të na kërkojë falje, për çfarë atë e bën fajtor, sa jetën ndanim bashkë.
Jo vdekja, jo, por mohimi na ndan një here e përgjithmonë nga të shtrenjtit tanë, nga ata që ikën pa na marrë leje, edhe ata që shkuan në një jetë tjetër, duke marrë me vete një pjesë tonën.
Nëse ata që i deshëm, duam ti kemi përgjithmonë me ne, sa të jemi, duhet t’i kujtojmë. Ndoshta nuk kemi para tu bëjmë varre monumentale, t’u thurim memuare apo t’i përjetësojmë në akte sublimiteti, por nëse kemi respekt për veten, dashuri, mall për ta, dhe dhimbje, i kujtojmë, e ç’rëndësi ka, me një foto të postuar në rrjetet sociale, një përshpirtje, ndezjen e një qiriri, apo pastrimin e pllakës së varrit. Thjeshtë nuk i lëmë që ata të harrohen dhe harrimi t’i shuaj përgjithmonë ata dhe të marrë nën kërcënim çfarë e tyre është në ne dhe çfarë ne jemi në dimensionet e përjetësisë.

Ai varr që toka përpiu është një shpirt i fikur, një britmë në heshtjen e trazimtë, ku përkundet e shkundet përditshmëria jonë, dhe misterit prejku dheu u shemb, që vjen, për të na kujtuar se askush nuk vdes kur dorëzon frymën këso jete, por kur harrohet.

POSTIMET E FUNDIT