Kreu Blog Faqe 891

Shfryn profesori i njohur: O zoraxhinj që ju urren populli se mbroni Hajdutin Rama, turp t’ju vijë, mbeturina

0

Profesori dhe aktivisti Ervin Goci ka shpërthyer keq ndaj atyre që mbështesin Edi Ramën.

Ai thotë se ata që morën më qafë popullin shqiptar, tani kërkojnë llogari pse njerëzit po largohen masivisht nga Shqipëria.

“Na moren te gjitha, na shtypen koken, tani na kerkojne llogari se pse ankohemi dhe se pse ikim per te patur nje jete me te dinjitetshme..

Dhe ky varianti me bangladeshasit nuk u eci, menduan se eshte thjesht çeshtje kolagjeni.

Te gjithe ata qe kane pranuar kete sistem, qe mbyllin gojen dhe qe duan te perfitojne, jane njelloj ushqyes te ketij sistemi suicid.

Ne fakt ata do duhet te ishin ne shesh duke protestuar ne menyre te organizuar bashke me punetoret.

Nga fati i punetoreve varet dhe fati i tyre..

Ecni, ecni, shkojini nga mbrapa qoftelargut Edi Rama.

Kështu ju pafsha si zorraxhinj duke u zvarrit neper ekrane”, shkruan ai.

SPAK mund të arrestojë Taulant Ballën/ Mbi 50 telefonata me anëtarin e bandës së Elbasanit

0

Në një prononcim për mediet jashtë Kuvendit, pasi në sallë nuk iu dha fjala, ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj Taulant Ballës duke thënë se bandad e Elbasanit kanë blerë vota për të dhe për Partinë Socialiste.

Berisha tha se banda e Elbasanit ka blerë vota për PS-në.

“Dua të denoncoj lidhjet e mëdha, të tmerrshme, të Taulant Begos me Gentian Sharrën. Sot po flas për këtë, njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të bandës së Elbasanit.

Mes Taulant Begos dhe Gentian Sharrës ekzistojnë të paktën mbi 50 telefonata dhe mundet me qindra kilometra zbardhje të gjata në këto biseda.

Biseda nga më të ndryshmet që faktojnë Taulant Begon kokë e kombë si anëtar të bandës së Elbasanit.  

Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës. Pra Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për PS-në dhe Taulant Begon. Kjo është situata, e vërteta në Parlament.

Ju bëj thirrje të publikoni çdo regjistrim, çdo dokument që implikon apo njëson Edi Ramën e bashkëpunëtorë të tij me bandën e Elbasanit.”– deklaroi Berisha.

Më pas gazetarët e pyetën nëse bisedat mes Ballës dhe anëtarit të bandës së Elbasanit janë vetëm për blerjen e votave në zgjedhjet e fundit, Berisha pati këtë përgjigje dhe u largua: “Biseda për ngjarje të shumta zotëri. Po fole me bandat flet vetëm për krime, nuk flet për dashuri. Ta kemi të qartë këtë”.

Nga erdhi dhe si erdhi deri tek emri Shqipëri që ne gëzojmë sot?! Ja origjina që nuk e keni ditur!

0

Shqiptarët janë një nga të pakët popuj të Europës, e mund të themi edhe të kontinenteve të tjera, te të cilët ekzistojnë dy emra nacionalë, njëri me përdorim të brendshëm, d.m.th. emri me të cilin ata emërojnë popullin e vet, e tjetri emri me të cilin njihen nga bota e jashtme.

Shkruan Eqrem Çabej

Botuar në revistën “Shqipëria e re”, 1972.

Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj.

Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet. Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri. Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën pak më parë, në shekullin e XIV e të XV, prej Shqipërie për në Greqi, të cilët edhe ata nuk e kanë në përdorim emrin që zotëron sot në Shqipëri; edhe ata përdorin rregullisht arbëresh për “shqiptar”, arbërishte për “gjuhë shqipe”, arbërisht për “shqip, në gjuhën shqipe”.

Këto të dhëna tregojnë qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar, e që ky gjithsesi është më i ri se emri i parë. Kjo do të thotë që emri i vjetër nacional i vendit e i popullit ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh. E meqë ky emër, sikundër shihet me vështrimin e parë, është identik me Albania, Albanese etj. që u përmendën më sipër, nga gjithë këto rezulton që shqiptarët në mesjetë e kanë quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerë.

Kjo pamje etnografike gjen vërtetimin e plotësimin e saj më një anë me disa të dhëna – të vjetra e më të reja – prej Shqipërie, më anë tjetër me dëshminë e gjuhëve të popujve fqinj me shqiptarët, e m‘anë tjetër me emrat e Shqipërisë e të shqiptarëve në burimet e ndryshme europiane të mesjetës.

Sikundër është vënë re që nga gjysma e shekullit të kaluar, emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që sapo u zunë ngoje, është ruajtur edhe vetë në Shqipëri. Një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së mesme ç‘merr prej Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën, dhe mal e arbën përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh, dhe Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, prej të shpërngulurish nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është një katund afër Tiranës. Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni ose nga anëtari i ndonjë tjetre popullsi ballkanike. Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipëri, po ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.

Që ai ka qenë në përdorim me përmasa nacionale, në mbarë territorin gjuhësor të shqipes, këtë e vërtetojnë ndër të tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbëneshe të anëve të Kosovës. M‘anë tjetër burimet historike të vendit e plotësojnë këtë pamje edhe për të kaluarën. Në monumentet letrare të shqipes së vjetër, të cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbënë , populli me arbënesh, arbëruer, dhe gjuha e tij me arbënisht.

Me këto të dhëna të brendshme në lidhje me emrin nacional të Shqipërisë e të popullit të saj, pajtojnë burimet e jashtme, dëshmia e gjuhëve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e këtij emri, i cili në rrymë të kohëve rrezatoi prej Shqipërie tek ata popuj. Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe në bullgarishten popullore, arbanas në rumanishten e vjetër, dhe tek aromunët e Shqipërisë e të Maqedonisë arbines, arbinesi, të gjitha reflekse të shqipes arbënesh e të varianteve të saj. Duke u ngjitur te burimet historike të mesjetës, në dokumentet e shkruara latinisht të vendeve perëndimore të kohës para dinastisë së Anjouve, të cilët patën marrëdhënie politike me disa treva të Shqipërisë, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.

Duke i shikuar këto dëshmi, të brendshme edhe të jashtme, me një vështrim përmbledhës, rezulton se emri nacional i hershëm i popullit shqiptar e i vendit të tij është arbën arbër me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotëruar në Shqipëri gjer në shekujt e parë të sundimit osman.

Ky emër rrënjët ndërkaq i ka që në kohën antike.

Sikundër dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në një trevë të Shqipërisë të mesme, afërsisht midis Durrësit e Dibrës së sotme e në lindje të Leshit.

Prej këtij emri rrjedh rregullisht Arbën Arbër i shqipes, një dëshmi, ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autoktonë në vendbanimet e sotme dhe që aty ka një vazhdimësi, një kontinuitet gjuhe të pakën që prej antikitetit.

Nga Arbën, si u tha, ka dalë në analizë të fundit emri i Shqipërisë e i shqiptarëve te popujt e Gadishullit Ballkanik e të pjesëve të tjera të Europës. Historikisht ky emër, mbi dëshminë e përbashkët të Ptolemeut, të burimeve mesjetare të vendeve të ndryshme dhe të përhapjes së sotme popullore në Shqipëri, në krye të herës pas gjithë gjasësh i ka përkitur një treve e një popullsie të Shqipërisë së mesme; ai u përgjithësua pastaj si emër nacional në mbarë vendin që në kohën para Skënderbeut.

Përsa i përket emrit shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky si emër populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua më sipër, zuri vend gjatë kohës së sundimit turk, pas shpërnguljes shqiptare për në Greqi e n‘Itali. Përhapja e tij si emër nacional dhe zhdukja e emrit të vjetër si i tillë, ka lidhje pas gjase me lëvizjet etnike e sociale të popullit gjatë mesjetës dhe kohës së parë turke, me shtegtime të brendshme, me formime fisesh të reja në ato perioda historike, veçse shtysat konkrete për një zëvendësim të tillë nuk mund të ndiqen.

Vetëm një gjë mund të thuhet me gjasë të madhe, që shqip në krye të herës ka qenë emri i gjuhës. Ky si i tillë ka qenë mbase me përdorim më të moçëm, mbase paralel me emrin arbën arbër si emër etnik, dhe pastaj do të ketë shtrirë fushën e përdorimit, duke përfshirë edhe popullin e vendin. Shihet kështu se më i vjetri shkrimtar shqiptar që njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndë Arbanit “në Shqipëri” ka shqip “në gjuhë shqipe”; ashtu dhe Pjetër Budi (1621) shqip të na e thotë, e Pjetër Bogdani (1683) një gramatikë latin e shqip. Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni “Shqipëria” dhe i Arbëneshi “shqiptari” del edhe gjuhë e Shqipëtarëvet. Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipëri veriore që në shekullin e XIV, e të jetë identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder të një banori të qytetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet një hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.

Në lidhje më në fund me burimin e dy emravet arbën edhe shqip, do pasur parasysh se shumë emra të popujve, të vjetra e më të reja, që njihen nga historia, mbeten me domethënie e burim të paditur. Një kusht paraprak i domosdoshëm në këtë fushë kërkimesh është konstatimi i formës së kryehershme të emrit përkatës. Në lidhje me këtë, për emrin e vjetër nacional të shqiptarëve mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër. Prandaj kërkimi i një rrënje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet në mal e arbën të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”. Me emrin e Arbënit mund të ketë një lidhje të moçme edhe emri i ishullit Arbe të Dalmacisë.

Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri Shqipni, prej nga ka dalë edhe folja shqipëroj, shqipëlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhës popullore, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë.

Mendime që të ketë dalë nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi, qysh në kohën e Skënderbeut, duke e vënë në lidhje m‘anë tjetër këtë emërtim me fjalët e Plutarkut, që Pirroja pas fitores që korri mbi makedonët u kremtua me epitetin “shqiponjë”, nuk duket t‘i rezistojë kritikës, po të nisemi nga trajtat e këtyre dy emrave.

Në të vërtetë, tek autorët e vjetër shqiptarë, shqip, shkruar me këtë trajtë, dallohet dukshëm nga emri i shpendit, që shkruhet tek ata rregullisht shqype, gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme. Jo bindëse paraqitet dhe afrimi me qipi “mullar bari”, me paravendim (presupozim) të një kuptimi të hershëm “grumbull, popull”.

Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej greqishtes së re skippetto(n) “pushkë” (kjo prej italishtes schioppetto), një fjalë që dëshmohet për greqishten sëpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshëm mbetet mënëfund edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip mbetet një çështje e hapët.

Dokumenti i CIA-s: Trojet shqiptare bashkohen në vitin…, ja harta e Shqipërisë Etnike!

0

Në një kohë kur teza e bashkimit kombëtar sa vjen e artikulohet në qarqet e politikës mbarëshqiptare, një hartë e detajuar e një grupit ekspertësh pranë CIA amerikane parashikon që kjo gjë të ndodhë në vitin 2035.

Rritja e ndikimit të shqiptarëve në politikat rajonale, si dhe mbështetja në rritje nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se do të përshpejtojë procesin e bashkimit, i cili në retorikën e politikës së sotme globaliste, duket si i pamundur.

Në një kohë që në rajonin e Ballkanit kanë nisur të vlojnë çështjet e pazgjidhura historike si dhe padrejtësitë ndaj popullit shqiptar, është zbardhur një hartë e krijuar nga ana e ekspertëve të CIA e cila parashikon ndryshime drastike kufijsh jo vetëm sa i takon trevave shqiptare, por edhe territoreve të tjera evropiane të cilat prej shekujsh kanë qenë objekt luftërash.

Nuk dihet nëse botimi i kësaj harte lidhet me rrethanat aktuale, kur zëri i shqiptarëve për ndreqjen e padrejtësive historike sa vjen e forcohet, apo ky studim i CIA dhe agjencisë ruse GRU zbardhet fare rastësisht.

Paradoksalisht, këto harta të bëra publike në mediat amerikane dhe ato ruse nuk janë vetëm studim e ekspertëve të CIA, por edhe të agjencisë rusë GRU, shtet i cili njihet për politikat e tij proserbe dhe antishqiptare.

Në një kohë që çështja e rishikimit të kufijve shihet si një opsion i rrezikshëm për paqen, hartat qarkulluara në mediat amerikane dhe ruse proklamojnë një bashkim të të gjitha trevave shqiptare.

Ky bashkim parashikohet të ndodh në vitin 2035 dhe do të përfshijë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën si dhe trevat në Maqedoni, Mal të Zi, Serbi si dhe Greqi.

Analiza dhe studimet për hartimin e hartës bazohen në analiza dhe studime speciale të kryera nga ana e të shërbimeve më prestigjioze amerikane dhe ruse siç janë CIA dhe GRU.

Po ashtu konkludimi në këtë hartë bazohet edhe tek burimet e rëndësishme të institucioneve ndërkombëtare të cilat merren me studime gjeostrategjike.

Edhe pse kjo hartë e bërë publike në mediat amerikane dhe ato ruse është produkt i analizave të ekspertëve të agjencive prestigjioze të inteligjencës së dy prej shteteve më të fuqishme të botës, nuk dihet nëse politikat e këtyre vendeve do të fokusohen zyrtarisht në konkludimin praktik të kësaj ndarjeje territoriale e cila prek jo vetëm trevat shqiptare, por edhe një pjesë të mirë të Evropës.

Kjo hartë zbardh fakte tronditëse në lidhje me një pjesë të mirë të territoreve në shtete evropiane të cilat kanë provokuar luftëra të shumta ndërshtetërore por edhe botërore.

Po sipas studimeve të konkluduara në këtë hartë, rezulton se Bosnjë-Hercegovina do të pushojë së ekzistuari si shtet për tu ndarë midis Kroacisë dhe Serbisë.

Ndryshime priten edhe në shtete e fuqishme si Britania, ku Skocia do të shpallë Pavarësinë ndërsa Irlanda do të bashkohet. Nga ana tjetër, Baskia dhe Katalonia, do të deklarojnë pavarësinë nga Spanja, duke marrë edhe pjesë nga territori francez.

Ky shtet duket se do të humbasë shumë nga lavdia e tij historike pas përqendrimit të lartë të grupeve islamike do të hapet rruga për rritjen dhe krijimin e një shteti islam në jug të Francës.

Krahina e luftërave historike franko-gjermane, Lorraine, mbi baza federale do të bashkohet me Gjermaninë ndërsa nga Belgjika do të ndahet Flamania, e cila do të bashkohet me Holandën.

Priten ndryshime drastike/ Dokumenti i CIA-s: Trojet shqiptare bashkohen në

Priten ndryshime drastike/ Dokumenti i CIA-s: Trojet shqiptare bashkohen në

Edi Rama kundër Shqipërisë në BE?!/ ‘Jeni një turp’, nxehet me gazetaren bullgare: Do ndërtojmë Europën në Shqipëri

0

Kryeministri Rama ka folur para Samitit të BE-së në Bruksel. Fjala e tij i ngjan një të çmenduri. Mbase ky është interesuar që Shqipëria të mos integrohet në BE.

Afrimi me BE-në kërkon transparencë pasurie të politikaneve, e për rrjedhojë edhe të vetë kryeministrit, i përfolur ne gjithë shqipatrët si pasanik me rrogë shumë më të vogël se fitimet e një kamarieri.

Teksa u ndal te çështja bullgare dhe e quajti një turp për Evropën, kryeministri tha se nuk shpreson që të zgjidhet asgjë.

pyetur nga gazetarët bullgarë, Rama nuk ngurroi t’ia thoshte në sy se janë “një turp.”

“Oh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Evropë por jo në Bullgari”, u shpreh ai

Teksa u pyet nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria, viktimë, Rama tha: “Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë”.

“Top Channel” në krah të mafias/ Zhduk intervistën e Lulzim Cakës, akuzoi anëtarin e Gjykatës së Lartë Sokol Ngresi

0

Një ditë pas intervistës së bujshme të Lulzim Cakës, të njohur ndryshe si i “tmerrshmi i Beratit”, televizioni që transmetoi intervistën “ekskluzive”, tashmë e ka asgjësuar atë.

“Top Channel” ka bllokuar nga “Youtube” videon e intervistës ekskluzive që mbushi portalet me lajme, për shkak të deklaratave të forta dhe personazheve të përmendura.

Nga të gjithë personazhet e përmendur nga Lulzim Caka në këtë intervistë, Sokol Ngresi, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe vëllai i Ilir Ngresit është i vetmi person me pushtet sot.

Caka në këtë intervistë (lexo këtu), bëri akuza të rënda. Ai tha se vëllai i Ilir Ngresit në Gjykatën e Lartë e ka luftuar hasmin nëpërmjet instrumenteve ligjore. Ai përmendi edhe vrasjen e nënës së tij, e cila ishte nisur të takonte atë në burg, por përfundoi e masakruar në Seman nga armiqtë e të birit. Caka akuzon pikërisht Ilir Ngresin për këtë ngjarje.

“Nëna ime u vra me shtet në atë kohë. Të më marri mua nënën Ilir Ngresi me gjithë Bledi Zeirin dhe me Mile Çamin këta minj. Por, këta janë minj për mua. Të vijë Ilir Ngresi të marri nënën time në komisariat dhe ta pushkatojë në Seman?! E akuzoj Ilir Ngresin dhe të vëllain e Ilir Ngresit që sot ai është bërë anëtar i Gjykatës së Lartë. Ku ka shtet në Shqipëri? Si funksionon shteti që vëllain e vrasësit të mamasë, që i ka bërë shantazh Gjykatës së Lartë, që më ka sulmuar në të gjitha kohërat edhe kur dilja me leje. Ai më ka borxh mua, unë nuk i kam borxh atija. Ilir Ngresi më ka vënë pistoletën në sallë të gjyqit.”- shprehej Caka.

Ai shtoi se Ngresi i tha atij në sallën e gjyqit ”Do të vras siç të vrava nënën”. Sipas tij ka dëshmitarë për këtë.

Lulzim Caka i akuzoi dy komisarët e ndjerë Ilir Ngresi dhe Gani Malushi si “kriminelë” dhe se kanë vrarë shumë djem të pafajshëm për shkak të bindjeve politike të djathta. Ai thotë se kriminelët janë ata dhe jo ai.

 “Ilir Ngresi dhe Gani Malushi kanë vrarë disa djem. Kanë qenë të dy bashkëpunëtorë. Ata kanë qenë kriminelë jo unë. As Kastriot Jaupi nuk është kriminel. Pse duhet vëllai i Ilir Ngresit ta mbajë brenda atë, ta dënojë me burgim të përjetshëm kur ai s’ka lidhje fare me vrasjen?! Vrasjen e Shaip Xhupa, shoku i Ilir Jaupit.”- tha Caka në intervistën e xhiruar nga Greqia.

Gjatë intervistës, Caka ka deklaruar edhe se shteti ka dashur që ta vrasë për shkak se ishte i djathtë dhe ka treguar se si Gani Malushi dhe Ilir Ngresi i kanë bërë atij atentat në vitin 1998, ku siç shprehej e ka gjetur veten “para 200 plumbave” por ka shpëtuar./Hashtag.al

Top Channel e ka hequr nga “Youtube” vide

Iris Ago emërohet në krye të luftës kundër pastrimit të parave

0

Iris Ago do të jetë drejtoresha e re e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, pasi Elvis Koçi është shkarkuar nga detyra.

Nuk dihet ende shkaku i shkarkimit të Koçit.

E emëruara e re Iris Ago, që prej muajit dhjetor 2021 punonte si Këshilltare në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Kush është drejtoresha e re?

Iris Ago ka lindur në Tiranë në vitin 1987. Ajo ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, dega Financë-Kontabilitet gjatë periudhës 2005-2009, dhe studimet master pranë Universitetit Europian të Tiranës.

Ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtoreshës në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj nga 2020 deri më 2021. Ndërsa siç e përmendëm më lart, që prej muajit Dhjetor 2021 është emëruar në pozicionin Këshilltar në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Ndër vite Ago ka mbajtur të tjera detyra me rëndësi.

Gjatë periudhës 2017- 2020 ka drejtuar Drejtorinë e Kontrollit Tatimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga 2016- 2017 ka mbajtur detyrën e Këshilltarit pranë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Ja si e rrah brutalisht e publikisht në mes të ditës vajzën e vogël në Prishtinë (Video)

0

KOSOVË- Një skenë vërtet tronditëse në mes të Prishtinës.

Një person ka rrahur sot një vajzë të vogël në parkun “Tauk Bahçe”në kryeqytetin kosovar.

Siç shihet në pamjet e publikuara, vajza është e mitur, ndërsa rrihet nga një burrë që nuk dihet se çfarë lidhje ka me vogëlushen.

E vogla përpiqet të mbrohet por burri e godet me forcë në kokë

Ende nuk ka një reagim të autoriteteve ndonëse në video shihet qartë personi që shkakton dhunën. noa.al

Kjo është vila e Shkëlzen Berishës, komshi me kreun e SPAK-ut Arben Kraja, prandaj nuk po sekuestrohet

0

Deri më sot, nuk ka dalë asnjë që të ketë vilën dhe shtëpinë më të bukur sesa djali i ish-kryeministrit Sali Berisha. Me të vërtetë, vila e Shkelzen Berishës, ku jeton me Armina Mevlanin, është një pallat mbretëror.

Vila e tyre ndodhet pranë vilës së Samir Manes dhe është vila e vetme, që e konkurron atë të Manes. Por shumë media kanë shkruar se eshtë komshi edhe me kreun e SPAK-ut Arben Kraja, prandaj edhe nuk po sekuestrohet ende.

Ndërsa vite më parë dolën dokumentet se kjo vilë i përket Shkëlzen Berishës, por djali i Berishës deklaroi se kjo shtëpi është me qira dhe këtë e vërtetonte bashkë me një dokument, ku thuhet se qiraja kushton 2 mijë euro.

Sipas gazetës Tema, në një shkrim të botuar para pak kohësh, vila, e cila ka përmasat e një kështjelle, ndodhet në zonën e vilave që mund të shihet nga rruga Tiranë-Elbasan në ish-komunën e Farkës, tashmë e shkrirë me Tiranën.

Kjo është një nga shtëpitë e 39-vjeçarit Shkëlzen Berisha. Edhe në rastin e kësaj vile, “letrat” dëshmojnë pronësinë e një biznesmen libanez që ka një sipërmarrje çimentoje në Shqipëri.

“Letrat” flasin për qera, diçka mbi 2000 euro në muaj. Nuk dihen sesi i ka siguruar kaq shumë të ardhura Shkelzeni për të përballuar këtë vilë, me qira dhe aq më tepër nëse e ka të blerë. ‘Në 2007 ai thoshte se jetonte në një banesë në Tiranë kundrejt qirasë dhe kësaj here krahas fitimeve nga studio e konsulencës ligjore, shtoi të ardhurat nga puna si drejtues i zyrës juridike në një kompani që iu shit turqve.

Një vit më vonë ai do të deklaronte një rritje të ndjeshme të të ardhurave. Kështu, vit pas viti, deklarimi i pasurisë shënoi shifra të reja’’-shkruante gazeta Tema.

Në pjesën tjetër të këtyre vilave që kushtojnë nga 300 mijë në rreth dy milionë euro dhe më shumë, jetojnë politikanë, gjykatës, ministra, ish-ministra dhe disa kokrra të medias, kryesisht të njëjtët që blejnë me të njëjtat çmime të kripura edhe në fshatrat e ngjashëm turistikë në bregdet.

Dhomat e Specializuara sot mbajnë konferencë, ja për çfatë bëhet fjalë

0

Dhomat e Specializuara në Hagë do të mbajnë konferencë informuese.

Kjo konferencë do të fillojë në ora 14:30, të enjten, pra sot.

Gjykata Speciale është duke mbajtur në paraburgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë Hashim Thaçin, ish-shefin politik të UÇK-së dhe ish-presidentin e Kosovës.

Së fundmi të akuzuarit për “krime” të supozuara lufte i ka vizituar kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se ish-pjesëtarët e UÇK-në e kanë vullnetin për ta kaluar këtë situatë.

Pos tyre, Gjykata Speciale është duke e gjykuar edhe ish-krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të akuzuar për “ndërhyrje në drejtësi”.

POSTIMET E FUNDIT