Kreu Blog Faqe 893

Belgjika hap 4 dosje për politikanë të fuqishëm shqiptarë, përgjimet zbulojnë përfshirjen e tyre me kriminelët, nga vjedhja e votave deri kërcënime kundërshtarësh

0

Belgjika pritet të tronditë pushtetarët e korruptuar në vendin tonë. Gazeta “Sot” ka mësuar se pozitat e 4 politikanëve shumë të rëndësishëm në Shqipëri do të shkunden nga themelet, pasi kanë dalë zbuluar në biseda me anëtarë të fuqishëm të grupeve kriminale.

Hetuesit belgë kanë arritur të sekuestrojnë një server, ku kanë komunikuar anëtarë të grupeve kriminale që operojnë atje. Janë transkriptuar qindra biseda mes anëtareve të grupeve kriminale. Bisedat kryesisht lidhen me trafikun e drogës dhe vrasjeve që kanë ndodhur në Belgjikë për larje hesapesh, apo edhe shantazh ndaj kundërshtarëve

Takimi i dy qeverive Kosovë-Shqipëri, Berat Buzhala: Rama dhe Kurti, dy burrështetas që duan të rrëzojnë njëri-tjetrin

0

Gazetari Berat Buzhala ka analizuar takimin mes dy qeverive sot në Prishtinë dhe raportet mes kryeministrit Edi Rama- Albin Kurti.

Ai tha se kurrë në raportet Shqipëri-Kosovë, nuk kemi patur dy liderë që duan ta rrëzojnë njëri-tjetrin.

“Kurrë në historinë tonë prej vitit ‘92 nuk kemi patur dy burrështetas që nuk kanë patur raporte, dhe po dunë me rrëzuR njëri-tjetrin.

Faji kryesor qe i Kurtit, erdhi bëri parti politike në Shqipëri. Erdhi presidentja e vendit mbajti një fjalim skandaloz në kuvendin tuaj. Pastaj Rama e kishte një periudhë që qëndroi i heshtur. Në momentin që ka fillu i është sul Kurtit”, tha Buzhala “Opinion”.

Pse lodhën akoma përkrahësit e Berishës?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Me kalimin e ditëve e muajve, fallsiteti i Berishës për të krijuar një lëvizje siç e trumbetonte në çdo foltore , dështoi.
Ai, mashtroi elektoratin blu, duke shfrytëzuar dy humbje radhazi të PD-se, kur si asnjëherë më parë, socialistët po gëzojnë mandatin e tretë dhe mbase të sigurtë për mandatin e katërt!
Janë analizuar shumë herë përpjekjet e tij dhe të mbështetësve të tij të korruptuar.
Por ku arriti Berisha me lëvizjen e tij?
Me shpalljen non grata familjarisht, Berisha luftoi me Amerikën me një mëndjelehtësi adoleshenti, të pa parë e dëgjuar.
Mbase është ushqyer me mendimin se Amerika do të ndryshonte mendim dhe qëndrim për të, pasi ai të “arrinte” pushtimin dhe “rimarrjen” e PD-së.
Pikërisht, për këtë u investua shumë fort, u investuan mediat , oligarkët, gjykatësit e korruptuar, ish qeveritarë e ish drejtorë, ish polic e doganier, kriminelë e hajdutë, të gjithë së bashku për të siguruar kështjellën private të familjes Berisha. Me pas të merrnin beneficet për kontributin e dhënë.
Bashkë me këto, me keqardhje konstatohet edhe përkrahja nga një pjesë e PD-së, të mashtruar e të gënjyer, të paguar e të fantaksur që lodhën kot.
Pse lodhën pra përkrahësit e Berishës?!
Siç e thamë më lartë , nga kategoritë e mbështetësve të Berishës, unë nuk bëj me faj, vetëm ato që kanë përfituar në vite, që kanë vjedhur e janë bërë milionerë me korrupsion në kurriz të popullit , dhe prej tyre, humbëm zgjedhjet në 2013 me një milion vota kundër!
Më vjen keq për të gënjyerit e të mashtruarit , popull të thjeshtë, që për Berishën brohorasin në jerm, si dikur për Enverin.
Dikush po qartësohet, se Berisha ka rënë në qerthullin e gënjeshtrave e shpifjeve të tij.
Disa vullnetarë të Berishësi adhurojnë gënjeshtrat primitive të tij. Adhurojnë atë edhe kur ulëret e çjerr zërin si një i marrë i pavionit të çmëndisë.
Akuza e SHA-së për Berishën e ka acaruar me tej atë, e ka egërsuar. I ka prekur delirin e madhështisë dhe ndjehet i përsekutuar. Këto i kanë dhënë çrregullime të rënda Berishës. Ai ndjehet i trembur , i terrorizuar. E ka pushtuar frika.
Frika e përsekucionit e shoqëruar me delirin e madhështisë!
Berisha vetë ndjehet madhështor, dhe më këtë mundohet të kompensojë frikën, t’a zbusë atë , t’a bëjë trimosh!
Po ku ka trimosha me Amerikën?!
Pra, pyetjes përse lodhën përkrahësit e Berishës , e gjejne përgjigjën këtu.
Çështja e Berishës dhe e korrupsionit do të shkojë deri në fund. Trekëndeshi shqiptarë, Berisha dhe dy këndet tjera, Rama e Meta, janë epiqendra e korrupsionit shtetëror në Shqipëri dhe e minimit të sistemit të drejtësisë.
Berisha dhe Meta, kanë folur shumë për revolucion. Duket si imazh se kanë grumbulluar rreth vetës disa të korruptuar e vullnetar të gënjyer.
Por shikojeni, Berisha nuk e ka mendjen tek protestat, tek rritja e çmimeve të produktive të shportës, të naftës e gazit.
Mendja e tij ka fluturuar dhe vëzhgon vetëm çfar thotë USA.
Por Amerika e ka flakur përfundimisht Berishën, si një politikan dështak, të asgjësuar së bashku me përkrahësit e tij të korruptuar.
Vëndimi i DASH-it dhënë Berishës për motivet që dihen, nxorri në dritë petat e lakrorit, ku Shqipëria në çdo gjë ka qënë për 30 vite thelbi i orientalizmit otoman që duhet shkulur nga trungu i saj. Duhet pastruar Shqipëria nga trëkëndëshi që e përfaqëson këtë orientalizëm mesjetar.

Kryeministri Edi Rama me çdo kusht po tenton ta rrezoje Albin Kurtin nga pushteti

0

Analisti i njohur Spahiu ne deklarate / ”Edi Rama me cdo kusht po tenton qe ta rrezoje Kurtin nga pushteti”.Analisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se Edi Rama është i inte.resuar ta rrëzojë Vetëvendosjen nga pushteti.
“Po shihet ashiqare që Edi Rama është i interesuar ta rrë.zojë Albin Kurtin nga pushteti, pavarësisht fjalë.ve që u thanë se vetëm Vetë.vendosja mund ta rrëzojë nga pushtetit”, ka dek.laruar sot Spahiu.

Opozita shqiptare kërkon heqjen e mandatit të deputetit për ministren Xhaçka

0

Në Shqipëri ministrja e Jashtme Olta Xhaçka rrezikon të përballet me Gjykatën Kushtetuese për një konflikt të mundshëm interesi me mandatin e saj si deputete e parlamentit shqiptar. Deputetë demokratë që mbështesin kryetarin e grupit të tyre parlamentar Enkelejd Alibeaj njoftuan sot se kanë firmosur dhe dorëzuar kërkesën për “ndjekjen e procedurave parlamentare për konstatimin e pavefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”. Sipas kësaj kërkese Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se “në rast se Kuvendi i Shqipërisë, vihet në lëvizje me mocion të Kryetarit të Kuvendit ose një të dhjetës së anëtarëve të tij, në kuptim të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës, ai duhet të vendosë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, e cila është organi i vetëm që ka kompetencën të shqyrtojë në themel çështjen dhe të vendosë mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit”.

Gjithshka lidhet me një vendim të 29 marsit 2021, të Komitetit të investimeve strategjike, një strukturë qeveritare e drejtuar nga kryeministri, për t’i dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë “AG.TCC” shpk, në pronësi të bashkëshortit të zonjës Xhaçka, sipërmarrësit Artan Gaçi. Kompania e përfitoi statusin pasi paraqiti projektin për ndërtimin e një hoteli disa katësh, me 5 yje, në bregdetin e Dhërmiut, me një vlerë prej 5.5 milionë eurosh.

Tre muaj më vonë, më 25 qershor 2021 një shtetase amerikane Tawni Lin Grzych-Sutton, 31 vjeç, banuese në Tiranë krijon shoqërinë “AGTCC Hotel Management”, shpk, me objekt veprimtarie “shërbim hoteleri turizëm”. Ndërsa 5 ditë më vonë, kjo kompani lidh një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e zotit Gaçi “AG.TCC” shpk, sipas së cilës administrimi i të gjitha përfitimeve nga statusi i investitorit strategjik, i kalon kompanisë së zonjës Sutton. Kjo marrëveshje, reflektohet më 15 korrik 2021 në një tjetër vendim të Komitetit të Investimeve strategjike, duke e konsideruar ndër të tjera shoqërinë “AGTCC Hotel Management”, shpk, si “brand ndërkombëtar”. Më 2 mars 2022, Qeveria miraton vendimin me anë të të cilit i njeh të drejtën e përdorimit të brigjeve dhe zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit të hotelit shoqërisë “AGTCC Hotel Management”, në emër të zonjës Sutton.

Sipas firmëtarëve të kërkesës për heqjen e mandatit të deputetes, ministres Xhaçka, kjo e fundit, ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit. Ata citojnë nenin 70 të Kushtetutës, i cili ndër të tjera përcakton se “deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre”. Ndërsa ligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, parashikon në nenin 35 se “në rast se aksionet apo pjesët në capital janë të rregjistruara në emrin e personit të lidhur (që sipas ligjit është bashkëshorti) ato vlerësohen njëlloj si të ishin të rregjistriara në emër të vetë zyrtarit”. Për pasojë, sipas deputetëve të PD-së, shoqëria “AG.TCC” shpk, konsiderohet dhe në pronësi të vetë ministres dhe deputetes Olta Xhaçka”, e kësisoj dhe “përfitimet nga pasuria e shtetit, që burojnë nga vandimi për “miratimin e statusit investitor strategjik”, janë përfitime të ministres dhe deputetes Olta Xhaçka”.

Në një deklaratë për BIRN-in, bashkëshorti i zonjës Xhaçka, ishte shprehur një ditë pas vendimit të Qeverisë se “unë jam investitor strategjik dhe po ndërtoj një hotel, nuk po ndërtoj vila siç bëjnë të tjerët,” kishte shpjeguar Gaçi për BIRN-in, duke shtuar se sipas ligjit, “më takon zona e plazhit përballë hotelit për të vënë shezlongët”. Sipas tij për të shmangur konfliktin e interesit, për shkak të pozicionit të bashkëshortes si anëtare e qeverisë “unë gjeta një kompani tjetër me përvojë në këtë fushë, e cila do të marrë në menaxhim hotelin dhe plazhin dhe unë jam thjesht investitori,” i tha Gaçi BIRN-it.

Ndërsa në muajin prill, gjatë debateve në parlament, duke ju përgjigjur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka rimarrë drejtimin e PD-së, vetë ministrja Xhaçka u shpreh se “bashkëshorti im s’ka përfituar asnjë cm2 tokë nga ky shtet. Bashkëshorti im është në pronën e tij, me investimin e vet privat. Dhe si për çdo biznesmen që punon me djersë e riskon në këtë vend, unë jam krenare për burrin tim”, u shpreh ajo.

Mbetet për të parë nëse përfshirja e kompanisë tjetër që merr përfitimet e investitorit strategjik, nga vendimi i qeverisë, do të konsiderohet ose jo si shmangie realisht nga konflikti i interesit. Sepse mbi zotëruesen e shoqërisë “AGTCC Hotel Management”, dyshimet janë të dukshme për një përdorim të mundshëm si një fasadë. Po BIRN, ka zbuluar se ajo nuk ka asnjë të kaluar apo eksperiencë në administrim të një aktiviteti të tillë të mëparshëm e për më tepër rezulton te jetë prej një kohe të gjatë bashkëjetuese e vëllait të ministres Xhaçka.

Njoftimi i deputetëve të opozitës për kërkesën e tyre lidhur me mandatin e zonjës Xhaçka erdhi pasi me herët gjatë ditës, Konferenca e kryetarëve, refuzoi për të disatën herë kërkesën e 35 deputetëve demokratë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për investimet strategjike. Sipas kryetarit të grupit parlamentar socialist Taulant Balla, kërkesa kishte mospërputje me përcaktimet kushtetuese. “Pa hequr dhe pa i mohuar të drejtën e 35 deputetëve, e drejta e parlamentit nuk është e pakufizuar. Ajo duhet të përqaset me nevojën e identifikimit të indicieve dhe fakteve konkrete. Të kërkosh të hetosh të gjitha kontratat dhe hapësirën e zbatimit të ligjit nuk mund të jetë objekt i një komisioni hetimor”, tha zoti Balla.

Por kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj, u shpreh se shumica kishte nxjerrë arsyetime dhe justifikime “banale dhe qesharake”. Sipas tij, “me këtë akt, i disati në radhë, kjo shumicë ka vendosur asgjësimin total të njërit prej instrumentave të parlamentarizmit, që ka opozita, siç janë komisionet hetimore parlamentare. Edhe këtë herë është ndjekur e njejta strategji duke shkelur kushtetutën, ligjin, traditën por dhe interpretimet e Gjykatës kushtetuese”, u shpreh zoti Alibeaj, duke shtuar se “është një zvarritje për të penguar hetimin për një sferë shumë të rëndë korruptive të qeverisë. Ka motive të tjera se përse qeveria do të mbyllë fort, për të mos ja bërë me dije medias e publikut atë që ka gatuar me investimet strategjike. Eksponentë të lartë politikë, eksponentë të afërt me shumicën, të cilët në mënyrë korruptive, selective e në konflikt interesi përfitojnë investimet strategjike”, deklaroi zoti Alibeaj, duke u shprehur se në ditët e ardhshme, do të flisnin me raste konkrete.

Por vendimi për të bërë publike kërkesën për rastin e ministres Xhaçka, u përshpejtua, mesa duket, nga fakti se deputeti tjetër demokrat Agron Shehaj, i rreshtuar me përkrahësit e ish kryeministrit Berisha, doli sot në mesditë për të denoncuar pikërisht rastin e zonjës Xhaçka.

Në Shqipëri e Kosovë, kriminelët janë bërë bashkë për të mbuluar mëkatet

0

Duke analizuar mbledhjen e sotme të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në Prishtinë, analisti Fatos Lubonja e cilësoi gjithçka një shoë dhe propagandë.

I ftuar në emisionin “Open” analisti Fatos Lubonja tha se kjo mbledhje dhe deklaratat që u prodhuan nga këto zhvillime ishin kthim në klimën e patriotizmit. Sipas tij Kurti ishte një figurant i spektaklit të Ramës.

“Nëse jemi të bashkuar në Gjermani se po shkojmë atje bashkë me ata nga Kosova. Por këto 8 vjet kanë ikur 800 mijë shqiptarë prej këtej. Se di sa na kanë ikur nga Kosova. Këto janë propaganda e radhës, shoqëria e radhës, e spektaklit, ku mbulohet realiteti. Do thoja se kishim një spektakël, ku Rama dallohet për mjeshtërinë e tij aktoreske, që i shërbente atij për të kaluar një situatë pak jo shumë të mirë përsa i përket raporteve me Kosovën, për shkak të Open Ballkan, apo dhe për vëllazërinë e tij me Vuçiç. Kjo ishte një kthim më klimën e nacionalizmit, që ka përdorur. Ajo që më bëri mua përshtypje ishte se çfarë i dihej ky spektakël Albin Kurtit? Ai u shfaq si figurant në këtë spektakël, shumë i zbathte. U mbrojtje vetëm me atë fjalën ‘hekurudha’. Kurti nuk dha shpjegim, por u mbrojt ndaj agresivitetit të Ramës. Ai u mbrojt kur tha; jemi te procesi i Berlinit për të qëndruar. Ai nuk u sqarua se jemi të përqendruar aty se janë këto avantazhe për Kosovën. Çështja tjetër që kam me Albin Kurtin është se ai ka ardhur në pushtet me një premtim që ka të bëjë shumë me Shqipërinë dhe ne dhe bashkim, çlirimin e shtetit të kapur në Kosovë. Kjo sikur ka dalë fare nga qëllimi. Modeli i kapur është Shqipëria, ai model ishte bërë te ne. Ata bënë propagandë bashkë me Ramën. Ky vëllazërim me Edi Ramën për mua s’ka vlerë. U bashkuan në ‘fake patriotizëm’ për të mbuluar mëkatet.”, tha Lubonja.

Shqipëria, sërish e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin

0

Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat (të dhënat nuk përfshijnë Kosovën).

Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë sa 33% e mesatares së BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut e ka treguesin 10 pikë përqindje m ëtë lartë sesa Shqipëria (42), Serbia 44 dhe rekordin në rajon e mban Mali i Zi, me 47%.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.

Prej vitesh Shqipëria nuk po arrin të rritet më shpejt sesa fqinjët apo vendet e tjera të BE-së, duke ngecur në të ashtuquajturin process të konvergjencës, apo rritjes më të shpejtë me synim që të kapë Brenda një periudhe të caktuar mesataren e Bashkimit Europian.

Europa
Në vitin 2021, nëntë Shtete Anëtare regjistruan konsum individual (AIC) për frymë mbi mesataren e BE-së. Luksemburgu (46%) ishte i vetmi shtet anëtar që regjistroi AIC për frymë 25% ose më shumë mbi mesataren e BE-së. Në Danimarkë, Gjermani, Holandë, Belgjikë, Austri, Suedi, Finlandë dhe Francë, nivelet ishin 10% ose më shumë mbi mesataren e BE-së.

Në trembëdhjetë Shtete Anëtare, AIC për frymë ishte midis mesatares së BE-së dhe 25% më poshtë. Në këtë kategori, kishte dallime të rëndësishme në të gjithë Shtetet Anëtare: në Itali, Lituani, Qipro dhe Irlandë, nivelet ishin 10% ose më pak nën mesataren e BE-së, ndërsa Sllovenia, Spanja, Çekia, Polonia, Portugalia, Malta dhe Rumania ishin ndërmjet 11% dhe 20% më poshtë. Estonia dhe Greqia ishin përkatësisht 21% dhe 23% nën mesataren e BE-së.

Pesë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë 25% ose më shumë nën mesataren e BE-së. Kroacia, Letonia, Hungaria dhe Sllovakia ishin midis 27% dhe 30% më poshtë, ndërsa Bullgaria regjistroi AIC për frymë 37% nën mesataren e BE-së.

PBB për frymë varionte nga 55% e mesatares së BE-së në Bullgari në 277% në Luksemburg

Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, një masë e aktivitetit ekonomik, tregon gjithashtu dallime thelbësore midis Shteteve Anëtare të BE-së.

Në vitin 2021, PBB për frymë e shprehur në PPS varionte ndërmjet 55% të mesatares së BE-së në Bullgari dhe 277% në Luksemburg. Dhjetë shtete anëtare regjistruan një nivel të PBB-së për frymë mbi mesataren e BE-së në vitin 2021.

Digjet një pallat në Astir, lëndohen 8 persona, digjen edhe 4 makina

0

Një pallat në zonën e Astirit në Tiranë është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit sot.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar tetë banorë, të cilët janë shkuar për mjekim në spital. Pasi kanë marrë ndihmën mjekësorë janë larguar nga spital;.

Sipas policisë zjarri ka shpërthyer në garazhin e pallatit në , në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.06.2022, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Maqedonisë”, në orët e para të mëngjesit ka rënë zjarr në një garazh dhe janë djegur 4 automjete.

Si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë dhe kanë shkuar për mjekim në spital shtetasit A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç, të cilët pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje

Gjyqtarë e prokurorë përdorues të lëndëve narkotike. T’u bëhet testi i drogës se muarën në qafë njerëzinë

0

Aktivisti dhe avokati Artan Manushaqe tha në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike, se ka të dhëna që gjyqtarë dhe prokurorë janë përdorues të lëndëve narkotike.

Ai kërkoi bërjen e testit antidrogë për ta, duke e konsideruar këtë si hap drejtësisë funksionale dhe të vërtetë.

“Ka akuza ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve se janë përdorues të lëndëve narkotike. Ne si qytetarë, avokatë dhe opozita të kërkojmë që të kalojnë në testin e përdorimit të lëndëve narkotike. Të bëhet testi për lëndët narkotike, 10 vjet, 20 vjet qëkur ka filluar profesionin. Kjo lidhet me integritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pse u pezullua testi i drogës në Policinë e Shtetit? Sepse po dalin që të gjithë janë përdorues të lëndëve narkotike. Dhe nuk duhet të kishte filluar nga punonjësi i thjeshtë, por nga kupola lart. Kjo është drejtësia“, tha ai.

Sa i takon hartës së re gjyqësore, Artan Manushaqe tha se po i heqin qytetarit aksesin në drejtësi.

“Këta duan t’i heqin qytetarit aksesin në drejtësi. Këta duan t’i heqin mundësinë që një qytetar të mbrohet me avokat, duke sfilitur avokatin me burokracira financiare dhe ekonomike të cilat e bëjnë të pamundur si avokatin nga pikëpamja financiare të përballojë profesionin e tij, por edhe shërbimin apo të drejtën për të ofruar ndaj qytetarit, pasi tatimi ndaj avokatit, profesionit të lirë reflektohet, në fund të fundit ne sado të përpiqemi, kemi bërë dhe do të bëjmë, do t’i mbrojmë qytetarët edhe jashtë mundësive tona, por ka edhe disa rregulla që nuk janë në dorën tonë dhe këtu ne ekspozojmë edhe qytetarët e nuk u garantojmë të drejtat Kushtetuese”.

Çmëndet Edi Rama?! Do të dorëzojë në Strasburg rezolutë kundër raportit të Dick Marty, pra kundër Tribunalit të Hagës

0

Gjatë një takimi të përbashkët të hënën në Prishtinë mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama tha se do të paraqesë personalisht një raport në Këshillin e Evropës në Strasburg që po përgatitet në parlamentin e Shqipërisë për të vënë në pikëpyetje raportin e Dick Marty dhe atë që ai pretendoi se ishte ndikimin rus mbi këtë.

Raporti i raportuesit zviceran për Këshillin e Evropës në vitin 2010 akuzoi liderët e luftës për pavarësinë e Kosovës për krime lufte dhe trafik organesh dhe luajti një rol të drejtpërdrejtë në arrestimin e mëvonshëm të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të tjerëve.

“Do të shkoj personalisht në Strasburg, në rastin më të parë, shpresoj në shtator për t’iu drejtuar Këshillit të Europës për një fakt që bëhet gjithnjë e më shqetësues. Është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Martit dhe influenca ruse mbi këtë përrallë të një Shtëpie të Verdhë e trafikut të organeve”, u tha Rama gazetarëve.

Rama e vizitoi ish-presidentin Thaçi në maj në burgun e Hagës, ku ai pret gjykimin për akuzat për krime lufte të përfshira në raport, dhe bëri një vizitë te familja e Thaçit në fshatin e tij të lindjes, Buroje të komunës së Skenderajt.

Më 9 qershor, Dhomat e Specializuara të Kosovës ia zgjatën paraburgimin ish-presidentit të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke përmendur shqetësimet se ata mund të arratiseshin ose të ndërhynin te dëshmitarët.

Thaçi ishte drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dhe u bë president i Kosovës në periudhën e pasluftës.

Veseli ishte shef i shërbimit informativ të UÇK-së dhe më vonë u bë kryetar i Kuvendit. Ai ishte kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, PDK, në kohën e arrestimit.

Dy burrat presin gjykimin për akuzat për krime lufte së bashku me dy ish-bashkëluftëtarët e tyre, gjithashtu figura të rëndësishme politike në Kosovë – kreun e grupit parlamentar të partisë Vetëvendosje, Rexhep Selimi, dhe kryetarin e këshillit kombëtar të Partisë Nisma Socialdemokrate (NISMA), Jakup Krasniqi.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi akuzohen se janë përgjegjës për krime të kryera në luftën e Kosovës për pavarësi kundër Serbisë në fund të viteve 1990 kundër qindra civilëve dhe joluftëtarëve.

Shumica e krimeve të supozuara janë kryer në qendrat e paraburgimit në 17 komuna në Kosovë dhe dy rrethe të Shqipërisë, Kukës dhe Has.

Dhomat e Specializuara të Kosovës u krijuan për të gjykuar krimet që dyshohet se janë kryer gjatë dhe menjëherë pas luftës së Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000. Ato janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por të vendosura në Holandë dhe me personel ndërkombëtar.

Ato u krijuan nën presionin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, të cilët druheshin se sistemi i drejtësisë së Kosovës nuk ishte mjaftueshëm i fuqishëm për të gjykuar rastet e UÇK-së dhe për të mbrojtur dëshmitarët nga ndërhyrja. Kjo gjykatë nuk shihet me sy të mirë në Kosovë.

Shumë shqiptarë të Kosovës e shohin gjykatën si një fyerje për luftën e UÇK-së për çlirim nga sundimi serb.Reporter.al

POSTIMET E FUNDIT