Kreu Blog Faqe 895

Ministrat me autobus drejt Kosovës

0

Ministrat e kabinetit qeveritar Rama nisen me autobus drejt Kosovës.

Fotoja i nisjes së tyre drejt Prishtinës është publikuar nga Ministria e Drejtësisë, Ulsi Manja. Në vend të parë shihet se është ulur Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe Ministrja e Jashtem Olta Xhaçka.

“Rrugës për Prishtinë,”- shkruan Manja krah fotos.

Ceremonia zyrtare e pritjes 11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim 12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV” Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë. 12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare 12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave 18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.

Provokon Sali Berisha, publikon foto me diplomaten amerikane

0

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka publikuar një foto Susan Elliott, Ambassador (ish) Presidente & CEO of the National Committee on American Foreign Policy, nga Forumi IX Global i Azerbajxhanit.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se diplomatja amerikane është mike e shqiptarëve dhe se moderoi panelin kushtuar sigurisë së Ballkanit.

‘Me Susan Elliott, Ambassador (ish) Presidente & CEO of the National Committee on American Foreign Policy, mike e shqiptarëve, moderoi panelin kushtuar sigurisë së Ballkanit!’, shruan Berisha në Facebook.

Ministri i fal dashnores një apartament

0

Publicisti Kastriot Myftaraj ka hedhur ak.uza shumë të forta mbi ministrin e Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka publikuar fotografinë e një v.ajze, me të cilën sipas tij ministri ka një lidhje jashtëmartesore. Sipas tij, Ahmetaj i ka dhu.ruar va.jzës në fjalë një apartament në kryeqytet.

Statusi i plotë i Kastriot Myftarajt:

Fotografia e dashnores që mban në xhepin pranë zemrës ministri Arben Ahmetaj. Ministri Arben Ahmetaj nuk ka rënë në dashuri veç me dy bukuroshe që janë Financa dhe Ekonomia, të cilat së bashku përbëjnë portofolin e Ministrisë së tij shumë fitim.prurëse. Ky ministër, i cili ka nofk.ën “Tigri”, është i famshëm edhe për historitë e tij të shumta të dashurisë. Ministri Arben Ahmetaj i përzgjedh dashnoret e tij që të ngjajnë me aktore te njohura të Hollywood.

E dashura e tij e preferuar është kjo zonjushë të cilën e shihni në këtë fotografi, të cilën Ministri Ahmetaj e mban në xhepin e kostumit në anën e zemrës. Është zonjusha E… a H…a të cilën Ministri e ka punësuar atë si drejtoreshë të rëndësishme në një kompani të telefonisë mobile jo se zonjusha ka nevojë për rrogë, por sepse asaj ia kërkon personaliteti që të ketë një punë sa për sytë e botës si i thonë fjalës, e për t’ u just.ifikuar para familjes, se me çfarë jeton. Kuptohet që në kompaninë ku ajo punon janë të lumtur nëse nuk e shohin fare, sepse rrogën ia japin si shpër.blim për favoret që iu bën dash.nori i saj pushtetar.

Ministri i ka blerë asaj një apartament luksoz në një pallat në anë të selisë së Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku shkon shpesh ta vizitojë inco.gnito, duke mbajtur syze të errëta. Duket se ministri e përdor apartamentin e dashnores edhe si depozitë parash të ardhura nga kor.rup.sioni të cilat nuk i mban dot në bankë se duhet të deklarojë origjinën e tyre.

Qëkurse në Tiranë ka nisur të qarkullojë një skuadër mist.erioze vje.dhësish shumë profesionistë, të cilët vje.dhin në shtëpitë e zyrtarëve të lartë që mbajnë cash në sasi të madhe në shtëpi, për arsyen që thashë më lart, shihen gar.distët që ruajnë Ministrinë e Punëve të Jashtme, që të ngjiten në katin ku banon dashnorja e Ministrit Ahmetaj.

Kjo nuk do të thotë se dashnorja e trad.hton ministrin me gard.istët. E vërteta është se ka qenë vetë ministri Ahmetaj i cili i ka kërkuar kolegut të vet Ditmir Bushati që gar.distët të cilët ruajnë Ministrinë e tij të kenë në mbikqyrje edhe shtëpinë e zonjushës E…a H…a që ajo të ndjehet e sigurt.

Skandal/ Motra e vrasësit me pagesë Nuredin Dumanit e pajisur me certifikatë sigurie për NATO-n, Rama dhe Yuri Kim nuk dinë gjë

0

Motra e Nuredin Agim Dumanit, Xhuljana Agim Dumani, rezulton e pajisur me certifikatë sigurie nga Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.

Burime për median bëjnë me dije se certifikata e sigurisë i është lëshuar në cilësinë e zyrtares së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Drejtorinë e NATO-s dhe është nënshkruar me datë 6.06.2022 për zonjën Xhuljana Agim Dumani nga Drejtori i Përgjithshëm i DSIK-ut, Dorian Tola.

Ministria e Jashtme i ofron NATO-s, si personel sigurie motrën e Nuredin Dumanit.

Në dijeni është vënë dhe Drejtori i Drejtorisë së Vettingut dhe Sigurimit Industrial Mark Ndreca.

Xhuljana Dumani është pajisur me certifikatë sigurie, duke i dhënë hapësirë në sekretet shtetërore, në një kohë që vëllai i saj Nuredin Dumani, si bashkëpunëtor i drejtësisë, po zbërthen biznesin e vrasjeve. Mësohet se pas bashkëpunimit të vëllait të saj me drejtësinë Xhuliana Dumani është marrë ne mbrojtje nga shteti.

Sipas këtij dokumenti Shqipëria i ofron sigurisë së NATO-s, motrën e një vrasësi me pagesë./ cna/

“Këngëtarë, artistë, sportistë, mjekë të gjithë me afera”/ Kreshnik Spahiu flet me emra dhe ngre alarmin: Kur njerëzit e famshëm bëjnë pisllëqe…

0

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale në lidhje me një sërë ngjarjesh që janë përfolur kohët e fundit në media, ku protagonistë janë personazhe të njohur shqiptarë.

Spahiu shkruan se ne si popull e kemi ndoshta edhe gjenetike që nuk rrimë dot pa u përfshirë në afera.

Postimi i plotë:

Futbollisti Granit Xhaka hetohet për shitje ndeshjesh.

Këngtarja Dua Lipa kërkon fshat turistik

Artisti James Belush ka mbjell një fermë me kanabis.

Djali ministrit për trafik ilaçesh.

Këngëtarë, artistë, sportistë, mjekë të gjithë me afera.

Kur njerzit e famshëm bejnë pisllëqe po të papunët?

E kemi si popull ndoshta genetike apo …….?

“Këngëtarë, artistë, sportistë, mjekë

SPAK po mbron publikisht politikanët hajdutë e kriminelë

0

Vendimi i SPAK për t’i vënë kapakun dosjes “Dumani” dhe censuruar publikimin në media të dëshmisë së tij, duket se ka shkaktuar debate dhe madje trazuar ujërat në politikën shqiptare, median vizive dhe të shkruar, si dhe sistemin e drejtësisë. Të shumtë janë politikanët, avokatët, gazetarë e analistë, si dhe ekspertë të jurisprudencës që kanë dalë kundër vendimit të SPAK, sa i takon rastit të dëshmisë së serial killerit, Nuredin Dumani.

Njëri prej tyre është analisti i njohur që jeton në SHBA, Ilir Demalia, i cili duke folur për dëshminë e Nuredin Dumanit u shpreh se Shqipëria është në një gjendje të rëndë. Ai tha se në dëshmitë e Dumanit del që janë organizuar segmente politike për vrasjen e një njeriu të medies në Tiranës. Sipas tij, se nëse SPAK-u do të ishte një organizëm për hetimin e krimit, do ta merrte në mbrojtje pronarin e medies. “Shqipëria është në një gjendje të rëndë. Ku ka një vend që ndëshkohet për nxjerrjen e një sekreti, edhe pse nuk është sekret shtetëror. Ky është sekret për shtetarët, sepse nga dëshmia e Dumanit del që janë organizuar segmente politike për vrasjen e një njeriu të medies në Tiranës. për kë bëhej fjalë? Dihet se kush janë pronarët e medieve kryesore në vend. Kush është njeriu që ruhet me bodigardë? Dihet se kush. Nëse SPAK-u do të ishte një organizëm për hetimin e krimit, do ta merrte në mbrojtje pronarin e medies. Në një vend normal edhe krimineli që është në burg, merret she transferohet në një burg tjetër. SPAK-u në vend që të shqetësohet për këtë gjë, shqetësohet se mos u dalin sekretet politikanëve. Aty thuhet se grupet politike kanë organizuar disa raste për të eliminuar pronarë mediesh”, deklaroi Demalia. Pak ditë më parë qarkulloi një lajm në mediat online se një pronar mediash ishte në shënjestër për t’u eliminuar, bazuar në dëshminë e Nuredin Dumanit. Ndërkohë, i pyetur nga “Ora Neës”, SPAK as nuk e mohoi dhe as e pohoi një gjë të tillë.

Reagon gazetari që nxori dëshminë e “Dumanit”

Nga ana tjetër, gazetari Elton Qyno në një intervistë për “Ora Neës” tregoi dje se si u njoh me urdhrin e SPAK që i ndalonte atij publikimin e mëtejshëm të fragmenteve nga dëshmia e “Dumanit” që kishte siguruar. Gazetari theksoi se nuk i druhet arrestimit, duke sqaruar se hetimi i SPAK ka objekt gazetarët por punonjësit e SPAK dhe Gjykatës, nga të cilët dyshohet se rrodhi informacioni. “Nuk kam frikë se më arrestojnë dhe as SPAK nuk kërkon të më arrestojë mua sepse nuk ka çfarë më do. Atje ka një hetim për nxjerrje sekreti hetimor dhe hetimi nuk ka objekt gazetarët por vetë punonjësit e SPAK dhe gjykatës që kanë nxjerrë informacionin që ne kemi publikuar. Kjo më është bërë me dije atë ditë. Por unë do bëhem objekt i procedimit penal nëse publikojmë dëshmi të tjera të Nuredin Dumanit”, deklaroi ai.

SPAK po shfaqet me dy standarte

Por pse shqetësohet SPAK nga publikimi i dëshmisë së Dumanit? Për këtë gazetari Qyno deklaroi dje se operacioni “Plumbi i Artë” ishte vetëm maja e ajsbergut pasi një valë e dy arrestimesh po përgatitet. “Në Ora Neës kam publikuar në 11 prill pendimin e Nuredin Dumanit. Informacionin e kisha nga dy burime. Kam kontaktuar prokurorin e çështjes dhe nuk e ka pranuar. Me 18 prill kam publikuar një lajm tjetër. SPAK ka reaguar duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë bashkëpunim apo pendim të tyre për të treguar krimet. Por në 18 maj ndodhi operacioni “Plumbi i Artë” ku SPAK pranoi se kishte bashkëpunuar Dumani dhe për shkak të dëshmisë së tij ishin lëshuar 32 masa arresti. Njerëzit kryesorë të këtyre grupeve kriminale u shpallën në kërkim, ku e dinin këta se emrat e tyre ishin përmendur nga Dumani dhe SPAK kishte një procedim penal ndaj tyre? Rrjedhja e informacionit ka ceduar që nga momenti kur është penduar Henrik Hoxhaj, 30 mars 2022. “Plumbi i Artë” është vetëm maja e ajsbergut, besoj se dhe në ditët në vazhdim do të ketë arrestime të tjera. Një valë e dytë arrestimesh është duke u përgatitur”, nënvizoi gazetari Elton Qyno.

SPAK konfirmoi dëshminë e Dumanit, implikimin e Ilir Metën në vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS e politikanëve të përfshirë në afera me krimin, priten pranga

0

Urdhri i firmosur së fundmi nga tre prokurorë të SPAK që ndalon publikimin e dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, të cilët tashmë janë të penduar të drejtësisë dhe kanë rrëfyer një mori krimesh që kanë ndodhur gjatë dhjetë viteve të fundit në vend ka vërtetuar indirekt vërtetësinë e dëshmive. Në një farë mënyre, konfirmohet çështja më e nxehtë që trazoi opinionin publik se vrasësi i penduar i drejtësisë Nuredin Dumani, në rrëfimet e tij para hetuesve, ka përmendur emrin e Presidentit të Republikës Ilir Meta, për të cilin ka thënë se ka porositur vrasjen e vëllait të një ish-deputeti. Këtë e zbuloi gazetari investigativ Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion, sipas të cilit, kjo deklaratë e Dumanit nuk është bërë publike në media, por që është regjistruar si dëshmi e tij para hetuesve të SPAK. Deklaratat e Dumanit dhe Hoxhajt u bënë publike gjatë dy javëve të fundit në media pas rrjedhjes së dosjes nga SPAK te gazetarët e kronikes. Përmes tyre, qytetarët shqiptarë u bënë dëshmitarë të mënyrës së si funksionojnë grupet kriminale në vend si edhe lidhjet e tyre me politikanët. Prokurorët e SPAK kanë ndërmarr vendimin në fjalë duke paralajmëruar gazetarët se nëse publikojnë të dhënat, do të dënohen me 5 vite burg sipas parashikimeve të nenit 195/a i Kodit Penal.

Si e paralajmëroi Hoxha-SPAK-un

Gazetari Artan Hoxha e paralajmëroi pak ditë më parë Prokurorinë e Posaçme për nxjerrjen e sekretit hetimor, pasi SPAK hodhi poshtë deklarimet e tij dy për dëshmitë e Nuredin Dumanit, që sipas tij, ka thënë se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS në vitin 2017 në Lezhë. Në një intervistë televizive, Hoxha theksoi SPAK duhet të kujdeset se nga i rrjedh informacioni. Gazetari sqaroi se Nuredin Dumani e ka thënë një gjë të tillë dhe deklarata e tij është e regjistruar dhe se janë prova të pakontestueshme. Madje ai zbuloi se ka përmendur edhe emrat e 3-4 deputetëve të tjerë. “Edhe në rastin e parë kur u dha lajmi se Dumani po bashkëpunon me drejtësinë SPAK ka thënë që nuk është e vërtetë. Në rastin konkret unë e kam thënë që Dumani dhe Hoxhaj dhe persona të tjerë kanë dhënë shumë deklarime. Kanë dhënë deklarime të cilat janë në kuadër të procedimet, ku sigurisht janë bashkuar 18 hetime të mëparshme. Por ka thënë edhe të tjera që janë regjistrua dhe s’janë pjesë e këtij procedimi. Unë iu referova si shembull, sepse janë përmendur edhe 3-4 deputetë të tjerë. E kam dhënë atë shembull se pse deri tani ky hetim ka pasur probleme. Nuk duhet të kishte rrjedhur informacioni. Dhe është bërë qëllimisht. Kur u bë operacioni nuk i arrestuam dot ata që duheshin. Ata kanë dhënë deklarata dhe duhet të bëhen hetime. Gjëja që kam thënë se midis të tjerash ai ka folur edhe për persona politikë. Ka folur edhe Berisha. Unë shtova që ka folur për bandat e qeverive. Unë nuk e besoj këtë gjë por ai e ka thënë. Është e regjistruar. SPAK duhet ti verifikojë. Ai është i besueshëm për ngjarje që ka qenë vetë jo ato që i ka me të dëgjuar. Dhe pse e thashë për ti tërhequr vëmendjen organit të hetimit që duhet ti verifikojë mirë këto dhe pastaj t’’ia japë publikut. Nëse unë i nxjerr ato që ka thënë, cili nga ata do të mbajë përgjegjësi se nga ka rrjedhur.

Mafia fsheh pasuritë/ Gɑztoɾët e Oboɾɾít të Edi Ramës ngɑ “pɑbuksɑ”, pɾonɑɾë milionɑ dollarësh

0

Nʋk jɑnë mbʋshʋɾ ɑs dy vjet që ngɑ kohɑ kʋɾ ɑktoɾí í míɾënjohʋɾ, Lʋftɑɾ Pɑjɑ ʋ shfɑq në të gjíthɑ ekɾɑnet shqíptɑɾe dʋke ʋ ɑnkʋɑɾ se pensíoní nʋk í dílte ɑs të blínte ílɑçet.

Fɑtí í çdo pensíonístí në Shqípëɾí, poɾ ɑkomɑ më í dhímbshëm kʋɾ í bíe edhe fígʋɾɑve të dɑshʋɾɑ të ekɾɑnít, të cílët pɑs qíndɾɑ ɾolesh e dʋɑɾtɾokítjesh ngɑ spektɑtoɾí, jo vetëm që nʋk gëzojnë pɑsʋɾí, síç do tɑ meɾítonín, poɾ nʋk ʋ del ɑs të shtyjnë mʋɑjín.

Poɾ… ɑbɾɑkɑdɑbɾɑ!

Ndoshtɑ pɑɾɑ dy vjetësh e ɑs sot, Lʋftɑɾ Pɑjɑ mʋnd mos ketë pɑɾɑ të blejë ílɑçet, ɑmɑ í bíɾí është mílíoneɾ. Dhe jo një mílíoneɾ dosído, poɾ një ínvestítoɾ stɾɑtegjík. Ngɑ ɑtɑ që edhe vetë Qeveɾíɑ ʋ shtɾíhet ndëɾ këmbë, ʋ hɑp dyeɾt, ʋ fɑl pɑsʋɾí e tokɑ të lɑkmʋɑɾɑ në bɾegdet e ʋ thotë “bʋjɾʋm e jʋ pɑçím sɑ mɑlet”.

Píkëɾísht kështʋ! Gɑzí í vogël, ɑí ɑktoɾí shtɑtshkʋɾtëɾ e vetʋllkɑlesh, í njëjtí që deɾí pɑɾɑ pɑk kohësh lʋtej pëɾ një pɑketë e kɑfe gɾɑtís, sot është mílíoneɾ. Í bíɾí í Lʋftɑɾít të ndeɾʋɑɾ, që gjíthë jetën e vet kɑ lʋɑjtʋɾ 2-3 ɾole në spektɑklet televízívë të hʋmoɾít, sot është ínvestítoɾ stɾɑtegjík në bɾegdetín e jʋgʋt. Kompɑní e tíj ‘Ecotech Eneɾgy Seɾvíces’ do të ínvestojnë në Dhëɾmí 13.8 mílíonë eʋɾo dhe në këmbím shtetí shqíptɑɾ do tí jɑpë 133 míjë metɾɑ kɑtɾoɾë tokë pëɾ të ndëɾtʋɑɾ “Dhëɾmí ɾestoɾt”.

Dhe gjejení çfɑɾë!

Kompɑníɑ oɾtɑke e Gɑzít, “Stɑɾtek”, në vítín 2017 ɑplíkoí vetëm pëɾ të fítʋɑɾ të dɾejtën e ndëɾtímín të këtíj ɾesoɾtí, poɾ që nʋk e bíndí dot komítetín e ínvestímeve stɾɑtegjíke. Këɾkesɑ ʋ kthye pëɾ plotësímín e dokʋmentɑcíonít. Pɾojektí ʋ fítʋɑ dy víte më vonë vetëm kʋɾ në gɾʋp hyɾí Gɑzí dhe mílíonɑt e tíj të eʋɾove.

Po ngɑ í gjetí 13.8 mílíonë eʋɾo Gɑzmend Pɑjɑ? Lʋɑjtí ndonjë ɾol të mɑdh në Hollívʋd? Fítoí ndonjë çmím? Tɾɑshëgoí ndonjë pɑsʋɾí?

Mɑdje meqë po flɑsím pëɾ të, kʋɾ e kení pɑɾë pëɾ heɾë të fʋndít Gɑzmendín?

Dʋhet të ketë kohë me sígʋɾí. Kɑ qenë shʋmë í zënë dʋke lʋɑjtʋɾ Gɑztoɾín e Oboɾɾít. Nʋk është kollɑj të bëhesh ínvestítoɾ stɾɑtegjík í 13.8 mílíon eʋɾove.

Meqë jemí në këtë lëmë, po Bes Kɑllɑkʋn kʋɾ e kení pɑɾë pëɾ heɾë të fʋndít? Me sígʋɾí íɑ kení pɑɾë fytyɾën në ndonjë cep vídeoje të postʋɑɾ ngɑ e shoqjɑ, bʋkʋɾoshjɑ Xhensílë, në ndonjë ɾesoɾt lʋksoz ɑndej ngɑ Kɑɾɑíbet. Zoɾ të kɑpet edhe Besí sepse ose është pɑs Xhensílës dʋke í pɑgʋɑɾ klípet në Pɑɾís, Honolʋlʋ ɑpo Bɑlí, ose është dʋke ʋ mɑɾɾë me bíznes.

Po Besí ngɑ í gjetí pɑɾɑtë pëɾ tí lejʋɑɾ vetes jetën e lʋksít që bën? Sí ʋ ndɑ ɑq ɾɾʋfeshëm ngɑ kolegët e vet të hʋmoɾít dhe ngɑ nívelí modest ekonomík, pëɾ tʋ bëɾë Z. Bes?

Mos kɑ fítʋɑɾ ky ndonjë ɾol ɑndej ngɑ Hollívʋdí dhe ne nʋk e dímë? ɑpo fítoí ndonjë tɾɑshëgímí në Fʋshë Kɾʋjë? ɑpo edhe ky me pensíonín e Íjes?

Pëɾ këtë dʋhet të pyesím Edí ɾɑmën ɑpo Ílíɾ Metën?

Sídoqoftë Besí nʋk e kɑ mɑɾɾë ɑkomɑ stɑtʋsín e ínvestítoɾít stɾɑtegjík, sepse është Gɑztoɾ í një tjetëɾ Oboɾɾí. Tek Oboɾɾí í ɾɑmës, Besí ɑkomɑ nʋk í kɑ fʋtʋɾ të dyjɑ këmbët. ɑí po lʋtet ende pëɾ një ɾol të mɑdh sí kolegʋ í tíj, Gɑzí. Pëɾ momentín Besí dhe Xhensílɑ shíjojnë dɾekɑt e dɑɾkɑt e Ílíɾ Metës dhe lʋɑjnë…letɾɑ.

Me kɑɾtɑ lʋɑn edhe Eɾmɑl Mɑmɑqí, poɾ të pɑktën mʋndohet t’í jʋstífíkojë dísí. Bʋɾɾí í dɑshʋɾ í ɑmít kɑ me qejf oɾɑtoɾínë dhe í jep gojës nëpëɾ ɑto mítíngjet që të jɑpín shpɾesë dhe optímízëm pëɾ jetën, pëɾ pjesëmɑɾɾjen në të cílɑt Eɾmɑlí deklɑɾon se njeɾëzít pɑgʋɑjnë ngɑ 250 eʋɾo.

250 eʋɾo pëɾ të dëgjʋɑɾ Eɾmɑlín! Zotí nɑ ɾʋɑjttë!

Poɾ kështʋ të pɑktën Eɾmɑlí jʋstífíkon cɑ të ɑɾdhʋɾɑ që dyqɑní í nʋsëɾísë së ɑmít nʋk í mbʋlon dot. Gɑztoɾí tjetëɾ í fɑmshëm í Oboɾɾít kɑ ɑngɑzhʋɑɾ të gjíthë fɑmíljen pëɾ të mbledhʋɾ dhe jʋstífíkʋɑɾ pɑɾɑ që bízneset e lígjshme nʋk mʋnden. Díkʋɾ ɑmí pëɾdoɾí Eɾmɑlín, sot ndodh e kʋndëɾtɑ. Pëɾveç gɾʋɑs, Eɾmɑlí pëɾdoɾ edhe vëllɑnë, Eɾmíɾín. Ky í fʋndít “shqʋhet” sí konsʋlent mɑɾketíngʋ onlíne. Teɾm í vështíɾë pëɾ tʋ kʋptʋɑɾ me të pɑɾën, poɾ këtɑ Gɑztoɾët jɑnë shʋmë të lezetshëm. Eɾmɑlí pɾɑ, është ngɑ ɑtɑ që me mɑɾífetet e vetɑ mɑgjíke tí çon ndjekësít e ɾɾjeteve socíɑle në qíell. Nëse ke 10 ndjekës, Eɾmíɾí dhe Eɾmɑlí t’í bëjnë 10 míjë ose 10 mílíonë. Sɑ më shʋmë të pɑgʋɑsh, ɑq më shʋmë ndjekës, pɾɑ “líke”, ke.

Ínflʋenceɾs í thonë në gjʋhën modeɾne ose mínístɾɑ të Edí ɾɑmës.

Pyesní Kɾyemínístɾín pëɾ këtë pʋnën e ndjekësve, líke-ve dhe shɑɾe-ve, se dí cɑ më shʋmë pëɾ këtë sektoɾ. Është specíɑlíst e shkʋɑɾ specíɑlístít që mbɾɑpɑ í ɾɾínë Gɑztoɾët.

Këtɑ Gɑztoɾët e Oboɾɾít që, ɑ m’í do pëɾ hʋmoɾ, ɑ m’í do pëɾ pʋnë, ɑ m’í do pëɾ mílíonɑ.

Të gjíthɑ í bëjnë këtɑ…/Pɑmfletí

Publikohet lista e mercenarëve që luftojnë në Ukrainë, Shqipëria tek 10 ‘top vendet”

0

Ambasada ruse ka publikuar listën e mercenarëve të huaj që kanë shkuar të luftojnë në Ukrainë, duke nisur që nga data 24 shkurt e këtij viti.

Në këtë listë renditet dhe Shqipëria e cila bën pjesë në 10 vendet me numrin më të lartë të luftëtarëve të huaj që i janë bashkuar rezistencës ukrainase.

Prej nisjes së luftës, 150 shtetas shqiptarë kanë mbërritur në Ukrainë, ndërsa deri më sot llogaritet të kenë humbur jetën 42 persona, 40 janë larguar ndërsa 68 janë ende në këtë shtet.

Gjithashtu dhe Kosova ka një numër të lartë luftëtarësh, me 6 më shumë se Shqipëria që nga fillimi i okupimit rus.

Ndonëse Ukraina nuk e ka njohur ende si shtet Kosovën, 61 shtetas të saj kanë humbur jetën në 4 muaj luftë. Sipas kësaj liste, numrin më të lartë në Evropë e ka Polonia, Rumania dhe Mbretëria e Bashkuar. Gjithashtu mercenarë ka dhe nga Franca. Kroacia dhe Estonia.

Publikohet lista e mercenarëve që luftojnë në Ukrainë,

 

Ambasadore, hajdutët tanë i njohim ne…

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Yuri kim s’ka si ta njohë Edi Ramën për hajdut, pasi nuk ka vjedhur atë, por shqiptarët. Këtej, secili e ka kapur hajdutin e vet, e njeh mirë, e ka komshi.

Yuri Kim ka të drejtën e vet, të sillet e mbështillet brenda kontureve të diplomacisë; të mos besojë çfarë shikon dhe të mos shikojë çfarë  beson. Duam apo jo, e ka një ingranazh diku ky mekanizëm që shtiret si organizëm. Njerëzia mbushet nga ato që ende nuk i sheh, sidomos në vende ku secili vjedh për vete e të gjithë punojnë për ata që mashtrojnë, edhe diplomatët.

Në 32 vitet e fundit, nuk ka as edhe një hajdut e kriminel, që nuk kishte ose zyrë shteti ose suport nga zyrtarë shteti, apo jemi gabim? Prandaj diplomatët nuk i shohin as hotelet ku shkojnë, as pasuritë e tyre, as veshjet firmato, as makinat e parfumet e shtrenjta, që edhe një idiot e di se nuk bëhen kurrsesi, veçse me “kap ç’të kapësh” nga fondet publike.

As Amerika nuk e ka të lehtë me Edi Ramën.

Nuk do të ishte pa sens që edhe shqiptarët ta stakonin “relenë “e trurit, krejt si ambasadorja Yuri Kim, pra, të qetësoheshin paksa, të mos besonin ato që shohin. Se janë të frikshme, të tmerrshme veprimet kriminale të 4 Klaneve Mafioze që përditë vetëm vjedhin taksat dhe pasuritë publike, haptas dhe nën ombrellën e diplomatëve të huaj që rrinë këtu tre vjet dhe ikin e s’duan t’ia dinë fare ç’lënë pas.

Deri sot, çdo hajdut e kriminel i arrestuar në Glob, del i lidhur me politikën shqiptare, siç çdo vrasje me pagesë, me Ilir Metën.

Nëpër këto dilema, vodhi a nuk vodhi Rama, porositën vrasje apo jo Meta e Berisha, mban fjalime kundër korrupsionit apo jo në mes të hajdutëve ambasadorja Kim, po çapiten shqiptarët.

Aq e zbehtë ngjan pika mbi i, sa ti nuk e di, është aty ku Edi Rama thërret 200 parazitë dhe i shkel ambasadores syrin e Saliut, të djathtin, me kodin që ajo e deshifron, se kjo sallë plot, është inovacion i Edi Ramës dhe sukses i qeverisë kundër krimit, apo tek tre milion varfanjakët që çirren rrjeteve sociale se Rama me të tijtë s’bën punë tjetër veçse vjedh e mashtron.

Po përtej dilemave?

Ju që njihni hajdutët tuaj emër për emër, nuk njihni hajdutët e hajdutëve, prandaj merrini punët shtruar e mos u nxehni. Që ta dini, siç vuani ju, vuajnë edhe hajdutët tuaj.

Ju jeni diçka më mirë se ata madje. Politikanët, pushtetarët e zyrtarët, dy-tre vite burg do i bënin me qejf, si dikur ushtrinë, po nuk e mbyllin me aq.

Të shkretët ata, e mbajnë shpirtin në grusht, se mos ndeshen në Sali Berishën, Edi Ramën, Ilir Metën, prokurorin apo gjykatësin. Po i kapën ata, pa e fshehur gjënë e vjedhur, ua marrin fët e fët dhe u duhet të vijnë prapë tek ju, tek tenderi, shkolla, kopshti, rruga, ndihma ekonomike.

Në kushte normale vjedhjeje, të tërë fitojnë nga pak. Zyrtarët hajdutë, shkojnë vetë dhe e dorëzojnë “racionin” tek shefat.

Pra, kanë të drejtë tërë kryeministrat që betohen se nuk ja futën dorën në xhep askujt. Jo veç Kryeministrat, Presidentët, ministrat, deputetët, por as krye- bashkiakët, krye- policët, krye-hajdutët nuk vjedhin, prandaj edhe shtrohen në biseda, dreka e darka me ambasadorë perëndimorë, duke acaruar nervat e viktimave të tyre, që fërkojnë sytë e prekin xhepat bosh, kur i shohin ekraneve.

As kryebashkiakët nuk vjedhin, por prona, shtëpi, hotele, para nëpër banka, jetë luksi, kanë sa nuk e dinë as ata vetë sesa.

Për pjesën e parë të arsyetimit, se zyrtarët nuk vjedhin, e kishte llafin ambasadorja Yuri Kim kur lëshoi fletënderin me motivacionin:

“Kënaqësi që ndodhem këtu dhe do doja të falënderoja kryeministrin dhe ministre Milva Ikonomin që organizuan këtë aktivitet. Më duhet në fakt të hamendësoj që nga salla e mbushur plot këto, që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që tejkalon përkushtimin e mëparshëm. Për këtë duhet t’ju përgëzojmë dhe t’ju nxisim. Është vërtetë e stërmadhe”.

Nëse ambasadorja sillet e mbështillet brenda kontureve të diplomacisë, duke mos besuar ato që i shikon me sy, se Edi Rama e Milva Ikonomi  janë milionerë, megjithëse rrogat i kanë më të vogla se të ardhurat e një kamerieri, atëherë t’i lënë tre milion shqiptarë në të drejtën e mendimit të tyre. Të gjithë, po të gjithë ama, e kanë një apel të fortë; ambasadore, hajdutët tanë i njohim ne, edhe Edi Ramën./Pamfleti

POSTIMET E FUNDIT