Kreu Blog Faqe 898

Ta bëfsha në kokë o Yuri Kim, Edi Rama është hajdut e të ka nën “hyqymet”, turpërove joi shqiptarët, por Amerikën!

0

Shkruan lir Levonja

Ka 99% të bashkive për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhjet e fundit lokale, kryetarët e tyre i ka emëruar vet. Ai u hakërrehet, i quan të mefshtë, të pa aftë etj. Ka 99% të presidencës, pasi vet e emëroi Ilir Metën.

Mafiozin, vandalin, rrugaçin, maskarain, vrasësin, hajdutin. Kini parasysh që nja dy vite më parë i publikoi edhe një video me të ndjerin Dritan Prifti.

Madje nga kjo video u bë shkak 21 janari 2011. Ku kryeministër ishte Saliu, të cilin Amerika e quajti burrë shteti. Mbrojti institucionet. Pra, pikërisht këtë Ilir Metën, ky Edi Rama e bën president.

Dhe nga një qejf mbetje kalamajsh, ky Ilir Meta është sot makthi i tij. Dhe çfarë nuk u thotë shqiptarëve. Kur e emëroi president, këto nuk ekzistonin.

Tani që Ilir Meta nuk i shkon pas avazit, është mafioz, vandal, rrugaç, maskara, vrasës, hajdut etj. Kërkon ligj për shpifjen dhe fyerjen, kurse këto që nxjerr nga haleja e vet, nuk janë të tilla.

Ka 99% qeverinë, pushtet vendor e qendror, ka dhe një numër të konsiderueshëm deputetësh legenë, nga ata që për inat të sime vjehrre po shkoj e pallohem me mullixhiun e katundit. Ka 99% Ambasadën e Amerikës, që ulerët e çirret deri tek nipajtë e mbesat e Saliut.

Kurse nuk ndihet fare kur këtij palloshit i kapen me presh në duar ministra, kryetarë, deputetë etj. Nuk ndihet fare kur ky hajvani nuk i përjashton non gratat e tija, madje i mbron duke thënë se janë çështje parimore, personale etj.

Nuk ndihet as sot kur ky publikisht kërcënon drejtësinë dhe është në shkelje flagrante, publike, të Kushtetutës së vendit. Po ta bëfsha në kokë moj Amerikë.

Ka dhjetë vjet në pushtet dhe sapo dështoi me sukses në raportin e fundit të lirisë së shtypit, ku Shqipëria rrëshqiti në theqafje me 20 vende më poshtë.

Borxhi publik sipas Bankës botërore 102%…, e mori me 64%. Para një viti ishte 84%. Ka dhjetë vjet që kërcënon Europën, Holandën, Francën për refuzimin e hapjes së negociatave etj.

Dhe prapë hakërrohet, kërcënon, bërtet etj. Ka pjerdhur o shokë, ka pjerdhur. Po ju nuk doni ta besoni. Jeni kthyer në ca spektatorë sallash komedie qeshni me atë, qeshni edhe me veten tuaj. Ndihmojeni të shkretin thjesht se u bë gazi i botës. Se veten tuaj do ndihmoni.

Ndihma ruse për “armiqtë” e Ballkanit të Hapur

0

Shkruan Mero Baze

Sergei Lavrov, ministri i Jashtëm rus, ka bërë më në fund entuziastë “patriotët shqiptarë. Lavdërimet që ai ka dërguar në adresë të projektit “Ballkani i Hapur”, një ditë para takimit të Ohrit, ku ishte konfirmuar pjesëmarrja e SHBA dhe Bashkimit Europian, u dhanë krah “armiqve” të “Balkanit të Hapur”, duke e konsideruar projektin interes të Rusisë.

Aq qesharak është entuziasmi i tyre, sa edhe prezenca e komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerim, Vahrleyi dhe mbështetja për “Ballkanin e Hapur” në emër të Bashkimit Europian, edhe fjala në takim e të dërguarit special të SHBA, Escobar, që inkurajoi bashkëpunimin ekonomik në rajon përmes këtij procesi, filluan të interpretohen si politikë ruse.

Por kjo është ana folklorike e këtij debati. “Ballkani i Hapur” nuk është një projekt ekzekutiv, që ka një ditë fillimi, një datë mbarimi, një buxhet, apo një kosto të caktuar.

“Ballkani i Hapur” është një proces që synon t’i mbajë vendet e rajonit nën tensionin e bashkëpunimit me njëra- tjetrën dhe jo nën paranojën e luftës me njëra- tjetrën. Në një farë mënyre, është një gjimnastikë kundër nacionalizmit dhe proceseve izoluese në Ballkan.

Nëse “Ballkani i Hapur” nuk do kishte kundërshtarë në Ballkan, ai nuk do ishte i nevojshëm. Ai është i nevojshëm pikërisht pse ka ende probleme që bien ndesh me tendencën e këtij procesi.

Dhe kjo është e gjithë filozofia e këtij procesi, që të fusin në ndërveprim me njëri- tjetrin vendet e Ballkanit perëndimor që kanë probleme të trashëguara nga historia dhe të çlirojnë bashkëpunimin ekonomik, nga këto probleme.

Por kur Sergei Lavrov e lavdëron “Ballkanin e Hapur”, dy ditë para se BE dhe SHBA ta mbështesë atë në një takim në Ohër, nuk ka parasysh se i duhet “Ballkani i Hapur”, por ka parasysh pikërisht këta idiotët tanë të dobishëm, që të duartrokasin kundër tij.

Por nga ana tjetër, deklarata e Lavrovit ja ka bërë një shërbim “Ballkanit të Hapur”, pasi ka forcuar vendosmërinë e BE dhe SHBA për të qenë prezentë aty.

I gjithë diversioni i Lavrovit sillet rrotull Serbisë dhe mënyrës se si atë të mos e lënë nën ndikimin perëndimor. Por njësoj janë po kaq të vëmendshëm në këtë pikë dhe Brukseli dhe Uashingtoni.

Nga pikëpamja e rreziqeve apo përftimeve rajonale, natyrisht vende si Serbia, Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, e kanë më të lehtë të jenë nismëtarë të këtij procesi, pasi janë përfitues nga bashkëpunimi ekonomik.

Kosova, Bosnja dhe Mal i Zi, kanë probleme vërtet serioze me historinë e tyre në raport me Serbinë, por jo vetëm me historinë. Kosova ka ende probleme komunikimi normal me Serbinë, me një histori të shëmtuar targash në kufij, ku veturat që kalojnë nga Serbia në Kosovë, dhe anasjelltas, maskohen sikur të jenë alienë të zbritur në tokë.

“Ballkani i Hapur” nuk i zgjidh dot të gjitha këto probleme, pasi ato mund të zgjidhen përmes procesesh edhe më të rëndësishme, siç është integrimi në BE, dhe krijimi i standardeve europiane në rajon.

Por “Ballkani i Hapur” nuk i acaron më tej këto probleme, nëse ka vullnet të mirë. Kosova me Serbinë kanë shkëmbime të mëdha tregtare shumë herë më tepër se Shqipëria me Serbinë, dhe në këtë pikë, “Ballkani i Hapur” është kryer me kohë.

Protagonizmi Albin Kurtit kundër “Ballkanit të Hapur” është politik dhe më shumë se sa më Serbinë, ka lidhje me Shqipërinë. Ai vuan nga ideja fikse se vendimet për botën shqiptare duhet t’i marrë ai dhe fakti që Shqipëria e ka marrë këtë vendim, para atij, e ka bërë atë armik të kësaj nisme. E thënë në mënyrë më banale, ai e ka inatin me Edi Ramën dhe jo me Vuçiqin në këtë histori.

Me atë shkëmbim tregtar dhe kapitalesh që ka Kosova me Serbinë, Shqipëria nuk e arrin dot me “Ballkanin e Hapur” as pas dy dekadash, por nëse “Ballkani i Hapur” funksionon, në të gjithë shtetet e rajonit, shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë, natyrisht do orientohen më tepër drejt Shqipërisë. Kjo gjë ja prish gjakun Albin Kurtit, për shkak të delireve që ka si “Baba i Kombit”.

Por nuk ka asgjë reale për t’u shqetësuar. Ideja e “Ballkanit të Hapur” bën më shumë punë se vet funksionimi i “Ballkanit të Hapur”. Bën punë pasi identifikon problemet në Ballkan dhe tregon tendencat nga po mban rajoni, nga bashkëpunimi apo konfrontimi. Dhe për kaq ja vlen si nismë lokale.

Siç shihet lehtë dhe nga zhvillimet në Mal të Zi, qëndrimi ndaj kësaj ideje është më shumë qëndrim personal liderash se sa ndonjë interes kombëtar. Dhe në Ballkan, gjithmonë konfliktet kanë qenë interesa personale liderësh se sa interesa kombëtare. Slobodan Milosheviq e shkatërroi interesin serb në Kosovë me protagonizmin e tij dhe vet përfundoi në koshin e historisë me përpjekjen për të futur Ballkanin në luftë.

Imituesit e rinj të tij, do të kenë të njëjtin fat, kudo qofshin, në Serbi, Mal të Zi, Shqipëri apo Kosovë. Dhe në këtë pikë, përkrahësit e “Ballkanit të Hapur” mund të mos bëjnë asgjë, por së paku s’do të bëjnë luftë. Kjo nuk është pak në Ballkan. Mbi të gjitha kjo nuk e gëzon Lavrovin.

Gati arrestimi i Taulant Ballës, anëtar i vrasjeve me pagesë i grupit të Nuredin Dumanit?!

0

Një vàlë é dytë àrréstimésh, pritét të pàsòjë òpéràciònin “Plu.mbi i Àrtë”, që pò zhvillòhét préj një jàvé ngà pròkuròrià é pòsàçmé SPÀK dhé Pòlicià é Shtétit sipàs një làjmi të Òrà Néws.

Més émràvé mésòhét sé éshté pérméndur dhé députéti i PS Élbàsàn, pòr sé pér cfàr vépré pénàlé kònkrétisht pròkuròrià nuk kà bér njòftim dhé àkòmà nuk éshté béré publiké qé éshté Tàulànt Bàllà, pòr pritét né ditét né vijim të kërkòhét urdhér àrrésti Dhjétërà kòntròllé bànésàsh, màgàzinà, sérvisé dhé disà véndgjàrjé, jànë vérifikuàr ngà òficérët é pòlicisë, të cilët kànë pàsur si mbështétjé në térén òficérë të BKH-së dhé pròkuròrët é SPÀK.

Nurédin Dumàni, dhé miku i tij, Hénrik Hòxhàj, déri në këtë fàzë të hétimévé kònsidéròhén ngà SPÀK si njérëzit më të rëndësishëm që kànë bàshkëpunuàr mé pròkuròrinë, duké tréguàr pjésëmàrjén në disà vrà.sjé dhé tàntàtivà vrà.jésh të dështuàrà.

Burimé prànë SPÀK, thànë sé Dumàni në dëshminë é tij, kà nxjérrë rréth 100 émrà të pérsònàvé të bòtës së krimit në Shqipëri, që vépròjnë në disà qytété.

Një pjésë é këtyré émràvé, jànë àrrés.tuàr dhé shpàllur në kërkim mé véndim gjykàté, ndërsà për pjésën tjétër thànë burimét, vijòhét të hétòhét në çdò mòmént.

Ndërkòhë SPÀK, është duké përgàtitur térrénin për një vàlë të dytë àrréstimésh, në zònën é Fushë-Krujës, Fiérit dhé Vlòrës, véndé këtò ku bésòhét sé Nurédin Dumàni dhé grupi i miqvé të tij, kànë kryér vràs.jé mé pàgésë për llògàri të pérsònàvé të tjérë që kànë influéncë të màdhé kriminàlé në këtò zònà.

Sipàs SPÀK, Hòxhàj dhé Dumàni, kànë vépruàr si grup kriminàl në disà ngjàrjé të rëndà, ku dyshòhét sé kryénin vrà.sjé mé pàgésë në disà qytété.

Shumë ngà vràs.jét, jànë dëshmuàr pàrà pròkuròrëvé, ku rëfimét é tyré jò vétëm jànë mbàjtur shënim, pòr édhé jànë filmuàr é rrégjistruàr në cilësinë é pròvës màtériàlé.

Dumàni dhé Hòxhàj, mësòhét sé kànë tréguàr dhé ànëtàrët é grupit të Tàlò Çélës, që vijòn të qëndròjë préj disà vitésh në àrràti.

Sipàs pòlicisë dhé pròkuròrisë së Élbàsànit, Hòxhàj, kà mbàjtur kòntàkté të vàzhduéshmé mé Nurédin Dumànin, në Kòsòvë dhé në Shqipëri, ku disà hérë Dumàni shfàqéj si “Bròkér” në ékzékutimét që kryhéshin në Tirànë, Élbàsàn, Durrës dhé Péqin.

Një jàvë më pàrë SPÀK dhé Pòlicià é Shtétit, finàlizuàn òpéràciònin “Plu.mbi i Àrtë”, duké lëshuàr 32 màsà àrré.sti, ku 18 préj tyré u àrrést.uàn ndërsà 14 të tjérà jànë shpàllur në kërkim.

Més émràvé mésòhét sé éshté pérméndur dhé députéti i PS Élbàsàn, pòr sé pér cfàr vépré pénàlé kònkrétisht pròkuròrià nuk kà bér njòftim dhé àkòmà nuk éshté béré publiké qé éshté Tàulànt Bàllà, pòr pritét né ditét né vijim të kërkòhét urdhér àrrésti.

Shtëpia e Bardhë ripohon synimin e Biden për të rikandiduar

0

Presidenti amerikan Joe Biden do të kandidojë sërish për postin në vitin 2024, ka thënë Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Biden dhe zyrtarë të lartë të administratës kanë konfirmuar tashmë në mënyrë të përsëritur qëllimin e tij për të rikandiduar, vuri në dukje ajo.

“Presidentit, siç e dini, i është bërë shumë herë kjo pyetje dhe ai i është përgjigjur. Përgjigja e tij ka qenë mjaft e thjeshtë, e cila është: Po, ai kandidon për rizgjedhje. Nuk mund të them më shumë se kaq.” – tha Jean-Pierre gjatë një konference për shtyp.

Biden është përballur me shqetësime në rritje për moshën e tij dhe çështjet shëndetësore, me madje edhe kolegë demokratë që sugjerojnë se ato mund të jenë pengesa në rrugën e tij për t’u rizgjedhur. Presidenti, i cili është 79 vjeç, do të jetë 86 në fund të një mandati të dytë.

Duke folur veçmas për CNN, Jean-Pierre kritikoi një raport të New York Times që citonte ‘dhjetëra zyrtarë demokratë të frustruar, anëtarë të Kongresit dhe votues’, të cilët sugjeruan që Biden të zëvendësohej nga dikush tjetër si kandidati i partisë për vitin 2024.

Ndër të tjera, NYT citoi David Axelrod, kryestrategun për dy fushatat e suksesshme presidenciale të Barack Obamës, i cili tha se mosha e presidentit ishte bërë tashmë një ‘çështje madhore’.

“Dumani, vetëm maja e ajsbergut”- Bandat e fuqishme drejtojnë Shqipërinë: Krimi është bërë radikal, ja qytetet ku dominon më shumë

0

Krimi i kohëve të fundit në Shqipëri, ka bërë që të shtrihet në forma të ndryshme. Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, teksa numëronte krimet e fundit në vend, tha se krimi është bërë shumë radikal, duke dashur të përçojnë mesazhe te qytetarët.

klodiana Lala

Lala shpjegoi gjithashtu, se cilat janë bandat kryesore që operojnë në Shqipëri. Sipas saj, Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë tre qytetet ku krimi është më i madh dhe mbizotërojnë bandat.

Lala është shprehur se hedhja në erë e Aleksandër Sadikaj pak ditë më parë me tritol, në afërsi të rrethrrotullimit në hyrje të autostradës Tiranë-Elbasan, ka qenë një mesazh i botës së krimit, për të treguar brutalitetin e tyre.

“Ngjarja më e fundit është atentati mafioz i Aleksandër Sadikaj. Një personazh edhe i panjohur për policinë, kishte qenë emigrant në Greqi. Në automjetin e tij është përdorur rreth gjysmë kg tritol. Është e rëndë sepse ka ndodhur në një rrethrrotullim që ka qarkullim shumë të madh dhe ngjarja ka krijuar shumë panik dhe pasiguri. Krimi është bërë shumë radikal, shumë i ashpër. Ata që e kanë ekzekutuar kanë treguar shumë mllef dhe kanë përçuar mesazh. Është krijuar një klimë terrori te qytetarët.

Një ngjarje tjetër që duhet ndarë ka qenë atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit, afro një vit e gjysmë më parë. Ai arriti të mbijetojë. Ishte përplasje mes dy fiseve, Gjini dhe Reçi.

Një tjetër ngjarje, që ka patur përgatitje shumë të madhe, Mond Cekiçi. Nga mënyra si është ekzekutuar.

Kemi disa qytete problematike, Tirana mban vendin e parë sepse ndërthur shumë interesa. Elbasani ka patur kohët e fundit një seri ngjarjesh.

Durrësi ka një kriminalitet të shtuar. Ka patur atentate mafioze. Më i fundit ishte vrasje e një personazhi me nofkën Maneci. Është mbyllur goja e një prej njerëzve që mund të jepte të dhëna për shumë ngjarje, që nga vrasja e Skerdilajd Konomit.

Një tjetër ngjarje, atentati me snajper ndaj Ardian Capjes. Ai ishte në kulmin e luftës politike, pati atentat në distancë.

Kemi edhe atentatet në Nikël. Kemi patur Mariglen Hakën. Është qëlluar me 100 plumba. Mbijetoi dhe për fat të keq u vra halla e tij, Shpresa Basha, një viktimë totalisht kolaterale. I mbijetoi një atentati të dytë pak ditë më parë në Nikël.

Në Fier, është Demir Backa. E kam konsideruar vrasjen e tij, si një çekuilibrim të botës së krimit.

Rasti i fundit, Bardhok Pllanaj. Mbështeste politikën, një kandidat të LSI. Kishte qenë ekuilibrues mes grupeve në Shkodër. Vrasja e tij ka hapur një kalvar hakmarrjesh. Mendohet se të gjithë zanafillën e ka në Nikël.

Kemi në Elbasan disa grupe tradicionale. Grupi Capja i njohur historikisht. Kundërshtarët e tij, grupi ku merr pjesë edhe Suel Çela.

Në Elbasan kohët e fundit, dolën në pah dy grupe të reja. Grupi Alibej që ka qenë shumë radikalë dhe grupi Copja, me bazë në Dubai, kundërshtarët e tyre.

Në Tiranë, janë aq të ndërthurur, janë me palë politike. Për shumë grupe, jam në pamundësi për të folur. Kam të dhëna që operojnë, por nuk ka dokument zyrtar që të më mbrojë ligjërisht.

Me cfarë kam parë, janë 3-4 personazhe të botës së krimi edhe brenda burgjeve, që po shtrijnë influencën në tendera dhe koncesione.

Në Durrës kemi patur grupin e Lulzim Berishës, të Plarent Dervishës, grupi i atij që njihet si Rrumi.

Kemi grupin Avdylaj me ndikim politik, shitblerje votash.

Po të shkojmë në Nikël, Kemi Durim Bamin, më herët Enver Stafukën, Mariglen Hakën.

Vlora, ata që janë krerët e grupeve nuk rrinë në Vlorë, por në Spanjë dhe në Amerikën Latine”, tha Lala në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Ndërsa sa i takon dëshmive të Dumanit, Lala tha se ai është vetëm maja e ajsbergut, pasi ka shumë emra dhe personazhe të tjerë.

“Dumani na dëshmoi se nëse më përpara një grup kriminal kishte një krah të djathtë të armatosur, Dumani na tregoi se grupe kriminale kishin pajtuar një skuadër vrasësish dhe e kalonin sa tek njëri dhe tjetri. Na tregoi gjithashtu që bënin vrasje dhe shkatërronin makinat në servise.

Na tregoi që për të eliminuar kundërshtarët, Martinaj për shembull, për vrasjen e Indrit Dokles, i kishte dhënë Dumanit 500 mijë euro.

Nuredin Dumani është vetëm maja e ajsbergut. Ka shumë emra, shumë personazhe…” u shpreh gazetarja.

Ja një dosje për SPAK. Deputeti Dash Sula denoncon: Te kafja e Kuvendit kolrgët e mij pinë hashash

0

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Sula hodhi dyshime të forta se në kafenë e Kuvendit pihet dhe hashash.

“Këtu, te kafja ngjitur vjen era puro që pijnë pasanikët e pushtetarët, mos them ndonjë gjë tjetër që vjen edhe era hashash.

Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë.

Unë nuk e kam për turp dhe jam krenar që jam fshatar, dhe që përfaqësoj gjithë ata fshatarët e bujqit. Dilni e shikoni njëherë nëpër fshatra, është gjendja katastrofike.”-tha Dashnor Sula.

Pas fjalës së deputetit Sula, ka reaguar kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila e cilësoi si fyerje deklaratën në fjalë dhe tha se ai duhet të kërkojë falje.

“Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve deputetë, duke thënë një të vërtetë të madhe. Ju kërkoj të kërkoni falje.”-tha Lindita Nikolla.

Ndërsa deputeti Sula tha se “nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt.”

Edi Rama përplaset me Perëndimin e kërcënon, në mbrojtje të Serbisë/ Kulmi i hipokrizisë dhe propagandës pro serbe

0

Edi Rama më nuk po i habit as më skeptikët. Përkundrazi, po vazhdon t’i bindë se ai është në rrugën e duhur të mbrojtjes së interesit të Serbisë, veçanërisht kur është në pyetje Kosova.

Së fundi bëri bujë, pasi Rama, e përsëriti qëndrimin e tij mbrojtës për Serbinë, në raport me Perëndimin dhe Rusinë, mossanksionimin e kësaj.

Në fakt, në disa analiza e kemi theksuar, se që nga shkurti kur Rusia e nisi pushtimin e Ukrainës, ka filluar një mbrojtje të hapur deri agresive të Serbisë, nga akuzat faktike se ajo është vendosur strategjikisht kundër Perëndimit, dhe në mbështetje të Rusisë. Ajo nuk e ka ndryshuar asnjë raport me Rusinë. Përkundrazi po vazhdon të përfitojë nga kriza dhe ai raport, duke bërë marrëveshja të reja për import të gazit me çmime të volitshme, krejtësisht jashtë çmimeve aktuale në tregun europian.

Perëndimi, dhe veçanërisht SHBA-ja e Gjermania është duke i kërkuar qartazi që të shkëputet nga Rusia, nëse dëshiron të integrohet në BE.

Por, për shumë intelektualë, publicistë dhe analistë, u deshtë që ta dëgjojnë edhe njëherë, teksa në një intervistë e merr në mbrojtje Serbinë.

Rama në sulm kundër Perëndimit, për Serbinë

Në fakt, sipas analizave të bëra nga unë, rezulton që Rama më nuk po e mbron vetëm Serbinë, por indirekt edhe Rusinë. Duke e mbrojtur një Serbi që është në anën e Rusisë, si nuk po e mbrojtka edhe vetë Rusinë, derisa e mbron raportin e të parës, ndaj të dytës.

Kjo mbrojtje tashmë ka dalur për shesh të botës dhe është bërë e padurueshme për shqiptarët kudo jetojnë, përveç për mbështetësit e tij dhe të partisë së tij në Shqipëri.

Sipas veprimeve të tij politike për gati 20 vjet, Edi Rama, duket hapur se ka rol misionari në mbrojtje të ortodoksisë sllavo-greke (dhe as që merret me autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare), e dokumentuar kjo me urdhrin kalorësiak, të pranuar në Jerusalem nga Kisha Ortodokse, e dominuar nga ajo greke! Në vitin 2015 ai e mori dekoratën nga Patrikana e Kishës Ortodokse Greke, duke u betuar para saj, “Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë”.

Prandaj, nisur nga kjo nuk është e habitshme se si e merr në mbrojtje Serbinë, duke e arsyetuar kinse me raportin historik me Rusinë. “Duhet ta kuptoni se Serbia është në një pozitë shumë të ndryshme se shumë të tjerë për shkak të historisë së saj, dhe për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë”, ka deklaruar Rama në një intervistë për politico.eu/…/edi-rama-albania-eu…

Madje ai thuajse është ministri i jashtëm i Serbisë apo zëdhënësi i qeverisë apo i vetë Vuçiqit, premton se Serbia do ta bëjë këtë me kohë.

Ai ka shkuar aq larg, sa kësaj here ka kërkuar nga Perëndimi, që të mos i bëjnë presion Serbisë, sepse sipas tij, Serbia u varka nga gazi rus.

Madje, në një mënyrë Edi Rama e kërcënon Perëndimin, se nëse Serbia vihet nën trysni, qëndrueshmëria në Ballkan do të shkatërrohet. “Nëse Perëndimi e tepron me presionin e tij ndaj Serbisë, kjo mund të jetë shkatërruese për qëndrueshmërinë në Ballkan”, citohet Rama.

Ky është kulmi i hipokrizisë dhe propagandës pro serbe, dhe duke e vënë në këtë mënyrë Shqipërinë, jo vetëm në rol mbrojtës ndaj Serbisë, por edhe sulmues ndaj Perëndimit. Në këtë mënyrë ai po i rrezikon raportet e shkëlqyeshme me Perëndimin për hir të interesave të tij, dhe të rrjetit serb që gjendet në Shqipëri, tepër i fuqishëm.

Premtimi i rrejshëm

Për ti vënë vulën të gjithë kësaj, Edi Rama, e mbyll çështjen, duke thënë: “Mendoj se Serbia është në rrugën e duhur”.

Si qenka në rrugën e duhur Serbia, kur nuk e njeh Kosovën dhe vazhdon ta shantazhojë, vazhdon me të gjitha mjetet me serbët në Kosovë, të organizuar rreth Listës serbe, në grupime të tjera jo politike e politike, dhe nëpërmjet agjentëve të saj në partitë politike shqiptare dhe në vetë institucionet, ta sfidojë shtet-bërjen e Kosovës.

Madje, ai gjatë gjithë intervistës nuk e kishte përmendur fare Kosovën, siç e thonë edhe publicistë të tjerë, që e kritikojnë për qëndrimet jo vetëm në këtë intervistë, por në vazhdimësi.

Ai nuk guxon t’i kërkojë asgjë për Kosovën Vuçiqit, sepse ka të gjitha dosjet e tij, përveç se ai është i rreshtuar dhe betuar për të mbrojtur interesat e ortodoksisë sllavo-greke, ku padyshim në këtë rast po i mbron edhe ato ruse!

Shqipëria është një shtet laik, dhe ajo ka instrumentet e mjaftueshme shtetërore dhe ligj-zbatuese, që ta shkarkonte me kohë, vetëm për atë urdhër që ka marrë. Kjo është një shkelje kushtetuese në vazhdimësi tashmë shtatëvjeçare. Presidenti, kryeministri dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve qendrore mund të betohen në një shtet laik, vetëm në Kushtetutë dhe në mbrojtje të saj.

Shkelje e Kushtetutës së Shqipërisë

Ndërsa, Rama të paktën që nga fillimi i luftës në Ukrainë është duke e bërë shkeljen e saj, duke e mbrojtur Serbinë, ndërsa nuk i ka kursyer sulmet ndaj Kosovës, që është shkelje kushtetuese, sepse sipas saj, Shqipëria kujdeset për shqiptarët kudo që jetojnë, jashtë kufijve të saj.

Kushtetuta e Shqipërisë e thotë hapur në preambulë: “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”. Pra, Edi Rama, edhe kur pohonte se e mbështeste bashkimin e shqiptarëve në një shtet, ai donte me Hashim Thaçin ta copëtonte Kosovën, por për interesa të Serbisë, duke ia dhënë një pjesë, veriun. Ndërsa, në asnjë rast, me asnjë projekt serioz, dhe me asnjë deklaratë nuk është deklaruar dhe nuk ka vepruar në mbrojtje të identitetit të shqiptarëve. Madje kurrë nuk është ndalur, së quajturi neve ‘kosovar’, emërtim tipik antikushtetues dhe shkelje e obligimeve kushtetuese.

Po ashtu ai është në shkelje të plotë të nenit të 8 të Kushtetutës, i cili e obligon atë dhe të gjitha institucionet e Shqipërisë, që t’i mbrojnë interesat e shqiptarëve kudo ndodhen: “Neni 8

Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj.

Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.

Republika e Shqipërisë u siguron ndihmë shtetasve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë shtetit për të ruajtur e për të zhvilluar lidhjet me trashëgiminë kulturore kombëtare”.

Ai nuk është duke e respektuar këtë nen, as ndaj shqiptarëve në Kosovë, as ndaj atyre në Maqedoni, as ndaj atyre në Greqi, e as ndaj atyre në Mal të Zi dhe Serbi.

Me veprimet e tij ai po ashtu e ka dëshmuar se nuk e zbaton dhe nuk e përmbush nenin 6 të Kushtetutës së Shqipërisë, sipas të cilit është “e ndaluar zgjedhja … apo ushtrimi i një funksioni publik, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin e funksionarit publik”.

“Neni 6/12

Ndalohet zgjedhja, emërimi apo ushtrimi i një funksioni publik në një nga organet e

parashikuara në këtë Kushtetutë, ose të krijuara me ligj, pavarësisht përcaktimeve të bëra

në dispozitat e tjera të kësaj Kushtetute, nëse verifikohen rrethana që cenojnë integritetin

e funksionarit publik”.

Pra, Rama në disa rrethana dhe në vazhdimësi e ka shkelur këtë nen, kjo e verifikueshme nëpërmjet deklaratave publike, me qëndrimet e hapura proSerbisë, dhe po ashtu me të tjera në dëm të Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe me aktin e betimit solemn në Patrikanën e Kishës Ortodokse Greke në Jerusalem, si “Kalorës i Kryqit të Madh, të Urdhrit të Kalorësve të Varrit të Shenjtë”!

Kosovë/ Arrestohet Dardan Molliqaj

0

Sapo është arrestuar Dardan Molliqaj, kryetari i Partisë Socialdemokrate.

Arrestimi i tij erdhi pasi u pezullua seanca e Kuvendit të Kosovës.

Ai ishte në protestën e veteranëve të UÇK-së.

Arrestimi i tij vjen pas paralajmërimit për urdhërarrest ndaj tij përgjatë ditës së djeshme.

Edi Rama mori në Ukrainë edhe kushëririn e Ilir Metës dhe, a nuk ngjan se janë bashkë?!

0

Bashkë me Spiropalin dhe Fugën, pjesë e delegacionit që shoqëroi Ramën gjatë episodit të shfaqjes me nota të larta propagandistike thuhet se ishte edhe kushëriri i Ilir Metës.

Dorian Duçka, ish-zv/ministri i MIE të cilin Rama e emëroi kur i kishte punët mirë me Metën, e më pas e shkarkoi kur ‘u prishën’, tashmë ka përfunduar këshilltar i kryeministrit menjëherë pasi marrëdhënie PS-LSI nisën të ngrohen sërish.

Djali i hallës i Metës thuhet se ka qenë një ndër shoqëruesit e Ramës gjatë vizitës në Ukrainë dhe është gjithnjë ai që e pëson pasi dyshja dashuri-urrejtje Meta-Rama ‘ndahen’.

Duçka është xholi i Metës nën mëngë, garancia se gjërat mes tyre shkojnë vaj…

Gazetari: Çdo ditë kapet me drogë një zyrtar i lartë i PS. Ja kaluam kartelit të Medelinit…

0

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar situatën e rëndë me zyrtarët e lartë në PS të cilët janë arrestuar për narkotrafik.

Në postimin e tij në Facebook, Tomorri ka ‘formuluar’ një ushtrim matematikor, duke kërkuar të gjehet shkalla e kriminalizimit të PS-së, ku sipas tij janë të ngjashëm me kartelin e Medelinit, Los Zetas dhe ai i Sinaloas.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Ushtrim matematikor

Cdo dite arrestohet nga nje zyrtar i larte socialist per narkotrafik.

1-Gjeni shkallen e kriminalizimit te Partise Socialiste e shprehur si raport i socialisteve spacatore mbi totalin e anetareve te partise?

2-Krahasojeni kete tregues me shkallen e kriminalizimit te shoqerise shqiptare?

3-Cfare perfundimi mund te nxjerrim nga krahasimi i mesiperm? Ilustroni pergjigjen me shembuj te ngjashem si psh karteli i Medelinit, Los Zetas, ai i Sinaloas etj.

POSTIMET E FUNDIT