Kreu Blog Faqe 901

Magjitë e Edi Ramës/ Pasuria e ministres Ogerta Manastirliu katërfishohet në katër vjet

0

Ogerta Manastirliu u zgjodh ministre e Shëndetësisë në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në mars 2017 dhe u dekretua për herë të dytë në të njëjtin pozicion pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Ajo mban titullin “Doktor i Shkencave” në “Kimi Analitike dhe Mjedis”. Më herët ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi e Përgjithshme, ku është diplomuar dhe ka marre titullin “Master në Shkencë”.

Ogerta Manastirliu e ka nisur karrierën profesionale në Bashkinë e Tiranës, fillimisht në Drejtorinë e Koordinimit të Projekteve. Gjatë viteve 2005-2011, ajo ka drejtuar Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social.

Në periudhën Shtator 2013–Mars 2017, znj. Manastirliu ka drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo ka një aktivizim të gjatë në radhët e Partisë Socialiste dhe është anëtare e Asamblesë Kombëtare. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e deklaruara të anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ministrja Ogerta Manastirliu nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2014, Ogerta Manastirliu deklaronte si pasuri familjare një apartament me vlerë 3.9 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria është katërfishuar duke kapur vlerën e 18.4 milionë lekëve.

Znj.Manastirliu zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 13.3 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.3 milionë lekësh, automjet me vlerë 900 mijë lekë dhe kursime në cash prej 900 mijë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 37.5 milionë lekë, nga të cilat 38% kanë si burim pagën e Znj.Manastirliu, 56% nga paga dhe honoraret e bashkëshortit si dhe gati 3% e totalit nga qiratë.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, njëra prej deklaratave rezultoi me probleme.

Në vitin 2010, Znj.Manastirliu rezulton me burime financiare të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e aseteve në vlerën e 48,968 lekëve. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamur të kuq” deklarimet e Znj.Manastirliu për vlerën e një apartamenti në Tiranë. Në vitin 2004, ajo deklaron marrjen e një kredie prej 2 milionë lekësh për blerjen e një apartamenti, ndërsa vetë asetin e deklaron një vit më pas me çmim 3.9 milionë lekë. E njëjta pronë rideklarohet në vitin 2013 me vlerë 38.700 euro./ BIRN

Cilët ishin aksionerët e kompanive të famshme në Shqipërinë e viteve ’20

0

Praktika e themelimit të kompanive me kapital të përbashkët dhe me aksione është një praktikë që në Shqipëri njohu zhvillimin më të madh në vitet ‘20. Në këtë periudhë kemi një serë rastesh kur sipërmarrës shqiptarë bashkojnë paratë e tyre për krijimin e shoqërive të ndryshme aksionare.

Në këtë periudhë nuk mungojnë as kompanitë e huaja që vijnë në Shqipëri për shfrytëzimin e pasurive natyrore, kundrejt miratimit të koncesioneve përkatëse.

Në studimin e ekonomistëve të njohur Iljaz Fishta dhe Muharrem Doçi për ndërhyrjen e kapitalit italian në Shqipëri në periudhën 1925-1944 evidentohet se ndonëse vendi ishte i prapambetur në vitet ’20 filluan të lindin format më të organizuara të sipërmarrjeve, sikurse janë shoqëritë aksionere, kartelet etj.

Në këtë periudhë, ka pasur një përballje të fortë për tregun mes kompanive shqiptare dhe kompanive të huaja.

Kompanitë e para aksionere shqiptare 

“Vlora e lirë” u krijua në vitin 1921 si shoqëri anonime që ushtronte veprimtarinë e ngarkim shkarkimit në portin e këtij qyteti. Në vitet e mëvonshme rritet numri i shoqërive kapitaliste të krijuara me kapital vendas.

Në vitin 1923 krijohet shoqëria “STAMLESS” me qendër në Durrës, në 1925 krijohet “Shoqëria e Përgjithshme Elektrike”, në 1926 krijohet Shoqëria Anonime “Mërkur” me qendër në Korçë. Në 1927 krijohen disa shoqëri aksionere në Tiranë ku më e njohura ishte shoqëria SITA, Në Shkodër krijohet shoqëria “Portland Cemento Shkodra”, në Elbasan shoqëria “SAIDE”, në Sarandë shoqëria “DRINOS” etj.

Referuar shifrave të publikuara në studimin e dy ekonomistëve, vetëm gjatë vitit 1927 u investuan 2.5 milion franga ari për shoqëritë aksionere të krijuara rregullisht, përveç 1 milion franga ari të tjera të investuara në shoqëritë aksionere që nuk kanë qenë të krijuara rregullisht. 

SHOQËRIA E PËRGJITHSHME ELEKTRIKE E KORÇËS u krijua në vitin 1925 nga një grup sipërmarrësish shqiptarë. Qendra e saj ishte në qytetin e Korçës dhe kapitali fillestar i kësaj shoqërie ka qenë 200 mijë franga ari por në vitet e mëvonshme është rritur duke shkuar në 800 mijë franga ari.

Themeluesit e kësaj shoqërie ishin Llambi Mano, Pando Mulla, Llambi Bimbli, Vëllazën Qirjako, Mihal dhe Vasil Fundo, Selim Mborja etj. Kjo kompani e përqendroi aktivitetin e saj kryesisht në sektorin e elektrikut dhe në drejtimin e një mulliri të fuqishëm bloje.

Kjo shoqëri mori koncesionin për ngritjen e centralit elektrik të Vithkuqit për furnizimin e Korçës me energji eletrike.

Deri në atë periudhë, energjia elektrike prodhohej nga motorë më lëndë djegëse e ndryshe nga më parë, kjo shoqëri nisi prodhimin e energjisë elektrike nga uji për herë të parë në Shqipëri. Në këto kushte, pati jo pak debate me banorët e zonës për faktin  se duheshin mbyllur disa mullinj që punonin me ujë. Pas debateve, u ra dakord që mullinjtë të kalonin në prodhim duke përdorur energjinë elektrike.

Kompania nënshkroi statutin e saj që parashikonte që kohëzgjatja e saj të ishte 50 vite. Kapitali i shoqërisë ishte 200 mijë franga ari i ndarë në 200 aksione të zakonshme.

Statuti mbante firmën e themeluesve Pandeli Mulla, Dhimitër Bimbli, Dhimitër Fundo dhe Selim Mborja, të gjithë banues në Korçë. Dëshmitarët ishin avokati Thoma Orollogaj dhe Hysen Dvorani.

Kompania funksionoi deri në Luftën e Dytë Botërore, ku në përfundim të saj, u shtetëzua dhe kaloi në administrim shtetëror.

Mëposhtë lista e aksionerëve të SHOQËRISE SE PËRGJITHSHME ELEKTRIKE E KORÇËS: 

STAMLES (Shoqëria Tregtare Anonime për Monopolin e Letrave dhe Shkrepsave). Është krijuar në mars të vitit 1923 nga një grup sipërmarrësish shqiptarë të kryesuar nga Jusuf Beshiri. Qendrën kjo kompani e kishte në Durrës. Kapitali fillestar ishte 186 mijë franga ari por që do të rritej në periudhën e mëvonshme.

Bashkë me SITA-n, kjo ishte ndër shoqëritë e para aksionere me kapital vendas.

Kjo kompani e përqendroi veprimtarinë e saj në ushtrimin e monopolit të letrës së cigareve dhe shkrepësave, në prodhimin e duhanit dhe cigareve dhe në prodhimin e shitjen e energjisë elektrike.

Kjo kompani u krijua si pjesë e një projekti të qeverisë për të dhënë monopolin e letrave të lojës, shkrepëseve dhe të cigareve të paketuara.

Gjatë periudhës së perandorisë osmane, duhani ishte monopol shtetëror që administrohej nga Administrata e Borxhit Publik Osman, por pas shpalljes së Pavarësisë monopoli kaloi në duart e shtetit shqiptar.

Në përfundim të Luftës së Parë Botërore, qeveria vendosi ta japë me koncesion, edhe për të luftuar kontrabandën.

Vetë kompania pati përplasje të forta me autoritetet shtetërore gjatë periudhës së koncesionit. Megjithatë, kjo kompani prodhonte disa prej paketave të cigareve më të famshme të kohës.

Po ashtu, kjo kompani e shtriu veprimtarinë e saj edhe në prodhimin e energjisë elektrike ku mori koncesionin e furnizimit të qytetit të Durrësit me energji elektrike.

Në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kompania e prodhimit të duhanit u shtetëzua dhe u emërtua ndërmarrja Nish Cigare Durrës Telat Noga.

Mëposhtë lista e aksionerëve të kompanisë STAMLES :

SITA-Shoqëria Industriale Tregtare Anonime

Një nga përpjekjet më të rëndësishme në këtë drejtim ishte në vitin 1927, vit ku biznesmenët më të fuqishëm shqiptarë u bashkuan në një sipërmarrje të përbashkët të emërtuar SITA-Shoqëria Industriale Tregtare Anonime.

Grupi i biznesmenëve shqiptarë të kësaj sipërmarrje kryesohej nga Aleksandër Hobdari, një nga biznesmenët më të njohur të kohës.

Pjesë e këtij grupi ishin edhe Koço Kota, Milto Tutulani, Pandeli Vangjeli, Xhemal Vrioni etj. Të gjithë aksionerët e kësaj kompanie ishin politikanë të lartë dhe aktivistë të njohur për çështjet kombëtare.

Qendra e kësaj shoqërie ishte në Tiranë. Kjo shoqëri sipas statutit, mund të zhvillonte veprimtari të ndryshme por ajo në bazë të koncesioneve të marra nga qeveria shqiptare e asaj kohe e zhvilloi veprimtarinë industriale e tregtare në dy drejtime kryesore; në prodhimin, shpërndarjen e shitjen e kripës në të gjithë territorin e vendit dhe në prodhimin e shitjen e energjisë elektrike në Tiranë.

Shoqëria SITA e kishte qendrën në Tiranë. Ajo u themelua me kapital fillestar 1 milion franga ari. Më vonë,  ajo bëri dy emisione aksionesh të reja duke shtuar kapitalin në 2.2 milionë franga ari.

Kompania kishte 4.400, secili nominativ që kishin një vlerë nga 500 franga ari secili. Në bazë të një dispozite të statutit të saj aksionistët nuk mund të ishin veçse nënshtetas shqiptarë dhe për këtë arsye shoqëria u formua dhe mbeti me kapital thjeshtë kombëtar.

Në këtë mënyrë,  duke vendosur kushtin e të pasurit të aksionarëve vetëm shqiptarë, kompania synonte të mbante një frymë nacionaliste.

Për herë të parë, potenciali natyror i Shkodrës për të prodhuar çimento u zbulua gjatë pushtimit austriak, ku disa teknikë do të evidenton se në malin e Taraboshit kishte gurë nga të cilët mund të nxirrej lënda e vlefshme për ndërtim. Më vonë, disa tregtarë të Shkodrës do të ndërmerrnin inicativën për të mbledhur disa kampionë dhe për t’i dërguar për analizë laboratorike nga e cila rezultatet do të ishin pozitive.

Pozita gjeografike ishte e favorshme pasi mundësonte transportin përmes rrugëve detare në portet e vendit. Duke qenë se Buna ishte lumë i lundrueshëm dhe fabrika mund të ngrihej në breg të lumit, mbartja e produktit mund të bëhej me barkat e ulqinakëve me lehtësi në të gjitha skelat e Shqipërisë, me çmim të ulët.

Për ngritjen e fabrikës do të investoheshin 700 mijë franga ari, një pjesë e të cilave do të ishin investim i tregtarëve e një pjesë tjetër e individëve të thjeshtë që kishin blerë aksione në kompaninë shqiptare.

Fabrika do të niste normalisht prodhimin e fillesat do të ishin pozitive për aksionarët e kompanisë së çimentos. Megjithatë makineritë e vjetëruara e të papërshtatshme për zhvillimin e kompanisë do të bënin që ajo të prodhonte nën potencial e mirëmbajtja do të kishte kosto të lartë, çka ndikonte negativisht te fitime.

Për të rritur kapacitetin prodhues të fabrikës, këshilli administrativ i shoqërisë do të kërkonte zgjerimin e kapitalit. E në këtë rast, si aksionar i shoqërisë do të bashkangjitej Fazlli Ademi, pronar i fabrikës së famshme të duhaneve, Taraboshi. Ky i fundit, për të përmirësuar gjendjen e fabrikës vendosi të hynte në shoqëri duke investuar 100 mijë franga ari.

Por sërish kompania nuk do të arrinte të performonte mirë e do të bllokonte punimet dy herë.

Në këto kushte në vitin 1933 një kompani gjermane (MIAG) do të shprehte interesin që të mbështeste fabrikën për të arritur kapacitetin e prodhimit 600 ton në ditë.

Nga ana tjetër, edhe qeveria në vitin 1935 do të ndërmerrte lehtësi fiskale për të mbështetur funksionimin e fabrikës duke hequr taksat doganore për lëndët e para që nevojiteshin për përpunimin e materialit.  Kapitali i fabrikës do të arrinte ne 1.2 milionë franga ari ndërsa prodhimi i saj do të arrinte që të përmbushte për kohën nevojat e vendit. Fabrika do të vijonte aktivitetin deri në momentin e shtetëzimit pas Luftës së Dytë Botërore.

Mëposhtë lista e aksionerëve të kompanisë PORTLAND ÇIMENTO: 

Shoqëria Anonime ‘Mërkur’ është krijuar në vitin 1926 në Korçë nga sipërmarrës të ndryshëm. Operonte në fushën e prodhimit të alkoolit.

President i kësaj shoqërie ishte Vasil Andrejev. Në listën e aksionereve të kësaj kompanie ishin edhe familjarët e drejtuesit, Fedor Andrejev, Ana Andrejev, si dhe biznesmenët shqiptarë Gaqo Turtulli, Vasil e Petraq Katro etj.

Aksionerë të tjerë të saj ishin edhe Pandi Mulla dhe Llambi Mano, të cilët njëkohësisht zotëronin aksione edhe në shoqërinë e përgjithshme elektrike të Korçës.

Aksionerët e kësaj shoqërie dispononin kapitale të mjaftueshme dhe erdhën duke i rritur ato në përputhje me nevojat e tregut. Shumë shpejt shoqëria do të ishte e para në tregun vendas.

Shoqëria Nikaj e shokë. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 1921, në qytetin e Shkodrës, nga një grup sipërmarrësish shkodranë, ndër të cilët vëllezërit Nikaj, vëllezërit Sali Mehmeti, Kol Gj. Pashkja. Çmimi i tokës dhe i ndërtesës llogaritet të ketë kushtuar rreth 120 mijë fr. ar.

Që në fillim, në mes të pjesmarrësve të kësaj shoqërie, pati mosmarrëveshje dhe, një pjesë e aksionerëve u larguan dhe distileria mbeti në duart e vëllezërve Nikaj. Në vitin 1931 fabrika u pajis me makineri moderne për kohën.

Në vitin 1932 aktiviteti pushoi përkohësisht. E njëjta gjë ka ndodhur edhe nga viti 1939 deri në vitin 1942, ku si pasojë e konkurencës së madhe të alkoolit të importit, fabrika u mbyll. Në vitin 1943 nga mungesa e kapitalit, fabrika u shndërrua në shoqëri kolektive “Nikaj e shokë” me një kapital prej 175 mijë fr. ar.

Deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri numëroheshin rreth 50 kompani të rëndësishme aksionere, një pjesë shqiptare e një pjesë të huaja, kryesisht italiane.(SCAN)

Qeveria e Albin Kurtit, arsyetim banal për dëbimin e Dua Lipës: Kërkuam dokumente shtesë

0

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas zhvendosjes së Sunny Hill Festival nga Kosova për në Shqipëri. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka lëshuar një sqarim për media në lidhje me dhënien e 17 hektarëve të pronës komunale për festivalin.

Ministria që udhëhiqet nga Elbert Krasniqi ka pasur një arsyetim krejtësisht banal.

Kërkuam dokumente shtësë”, ishte sqarimi që lëshoi MAPL.

Lidhur me dhënien e pronës komunale në shfrytëzim sqarojmë se, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nga momenti i parë ka trajtuar me kujdes maksimal Vendimin e Komunës së Prishtinës për dhënien afatgjatë të pronës komunale në shfrytëzim. Po ashtu njoftojmë opinionin publik se MAPL nuk e anuluar apo rikthyer në rishqyrtim këtë vendim, por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë”, thuhej në njoftim.

Për më shumë, MAPL e ka cilësuar lëndën e Sunny Hill, që organizohet nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtarës së famshme Dua Lipa, si të pakompletuar.

Anipse lënda nuk ka qenë e kompletuar, duke vlerësuar edhe rëndësinë e një veprimtarie të tillë, MAPL në përputhje me kompetencat sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave ka kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës me theks të veçantë për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, sa ishte kërkuar në shfrytëzim, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore”, thuhet tutje në reagimin e Qeverisë Kurti.

Por, organizatori i Sunny Hill, Albert Kastrati, ka reaguar pas kësaj komunikate për media të MAPL, duke thënë se festivali nuk ka kërkuar tokë.

MAPL-se i kemi propozu mos me na dhanë as tokë as kurgjo, veç me e bo ajo vet një hapësire dinjitoze për festivale, e na veç me marrë leje për organizim të festivalit. Kjo, meqë propozimi qe na me investu 7M në hapësire publike e me e lënë të hapur si PARK PUBLIK gjatë gjithë vitit për krejt qytetarët, nuk është pëlqye si propozim. Ne fakt, është kundërshtu zëshëm. Ende jemi në pritje të përgjigje”, ka shkruar Kastrati.

E për zhvendosjen e Sunny Hillit, ka reaguar edhe Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtnë, asamblistët e së cilës kanë qenë të zëshëm kundër dhënies së 17 hektarëve për festivalin.

Në një postim në Facebook, Qendra e VV-së në Prishtinë e ka quajtur “lajm jo të mirë” ikjen e Sunny Hillit.

Nga fillimi, ne si grup, i kemi ngritur shqetësimet dhe brengat tona, në mbledhjen e Kuvendit Komunal, në lidhje me dokumentacionin e pakompletuar dhe marrëveshjen e dëmshme të negociuar nga Kryetari Përparim Rama. Kërkesat tona në raport me marrëveshjen e negociuar kanë qenë që prona të mos jepet për 99 vite por për një periudhë 15-20 vite dhe që kjo hapësirë të mund të shfrytëzohet edhe për koncerte tjera që nuk janë të karakterit të njëjtë si Sunny Hill, si dhe të kryhen të gjitha procedurat administrative dhe plotësimi i dokumentacionit konform kërkesave ligjore”, thuhej në reagimin e LVV në Prishtinë.

Kujtojmë që tashmë është zyrtare që Sunny Hill Festival do të organizohet në Tiranë.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, në një prononcim për Nacionalen, theksoi se mbajtja e festivalit është një prestigj i jashtëzakonshëm për kryeqytetin shqiptar.

“Por, Tirana i përket dhe gjithë prishtinalive e krejt Kosovës, ndaj siç kemi festuar gjithmonë bashkë, do të festojmë dhe kësaj here. Për ne është padyshim një prestigj i jashtëzakonshëm qe në këtë vit të rëndësishëm për Kryeqytetin të mirëpresim Sunny Hill Festvial në Tiranë e bashkë me të, te presim dhe mijëra miq, vëllezër e motra nga Kosova”, shtoi Veliaj.

Ndryshe, siç ka shkruar Nacionale, një mbledhje që u mbajt javën e kaluar e të cilën e kishte udhëhequr Albin Kurti – e ku po merrte pjesë Përparim Rama dhe disa ministra – e varrosi ëndrrën e qindra mijëra të rinjve për organizimin e Sunny Hillit në Prishtinë./m.j

“I dërgoi një letër dhe buqetë të madhe…”/ Ja se si u njohën mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë

0

Gazetari i njohur Ilir Ikonomi ka publikuar një foto të Mbretëreshës Gerladinë, të realizuar gjatë kohës që ajo ishte në moshën 22-vjeçare.

Sipas tij, kjo fotografi është ndër më të bukura, ndërsa citon një gazetë që shkruante për Geraldinën si “një nga bukuritë më të spikatura dhe më joshëse të aristokracisë hungareze”.

Ikonomi sjell ndër të tjera dhe detaje nga njohja, lidhja dhe më pas kurorëzimi në martesë i hungarezes me mbretin shqiptar Zog.

“I dërgoi një letër dhe buqetë të

Postimi i Ilir Konomit:

Besoj se kjo është një ndër fotot më të bukura të konteshës hungareze Geraldine Apponyi, që erdhi në Shqipëri në fund të vitit 1937 për t’u njohur me bashkëshortin e ardhshëm, Mbretin Zog.

Fotoja është bërë në Tiranë dhe po e publikoj në përmasat origjinale.

Geraldina, vajzë katolike me nënë amerikane, në atë kohë ishte 22 vjeç. “Një nga bukuritë më të spikatura dhe më joshëse të aristokracisë hungareze do të ulet në fronin shqiptar,” shkruante një gazetë.

Nga i ati, Konti Anton Apponyi, Geraldina trashëgoi dhuntinë për të mësuar gjuhë të huaja dhe fliste anglisht, frëngjisht, gjermanisht e italisht. Pak kohë para se të vinte në Shqipëri, ajo punonte në Muzeun Kombëtar Hungarez ku kërkoheshin njohuri të gjuhëve të huaja. Koha tregoi se Geraldina e mësoi shqipen mjaft mirë, edhe pse qëndroi vetëm një vit në Shqipëri.

Në sallën kryesore të Muzeut ishin ekspozuar riprodhime fotografish, që bliheshin nga vizitorët. Geraldina punonte në këtë sallë dhe shërbente edhe si udhërrëfyese për të huajt që vinin në Muze, ose ndihmonte arkivistin.

Në vjeshtën e vitit 1937, tre motrat e Zogut e njohën atë në Muze dhe ajo u dhuroi një foto të saj me autograf. Më vonë Zogu dërgoi një korrier, i cili e ftonte Geraldinën të merrte pjesë në një festë të oborrit në Tiranë. Korrieri kishte sjellë një buqetë të madhe me lule dhe ajo mësoi për herë të parë se mbreti i Shqipërisë ishte në kërkim të një princeshe për fronin shqiptar.

Në fillim Geraldina refuzoi, sepse mendonte që një bashkim i tillë, thjesht për arsye shtetërore, do të ishte martesë pa dashuri dhe nuk përputhej me idenë e saj për një lidhje romantike.

Më në fund, ajo vendosi t’i jepte një shans mbretit shqiptar. Gjatë një udhëtimi në Romë, Geraldina u kthye në Budapest me një ndalesë në Tiranë dhe zbuloi me kënaqësi se nuk ishte e vështirë të bije në dashuri me Zogun, një burrë që iu duk guximtar dhe i vendosur. Kjo ishte vizita e saj e parë në Shqipëri.

Ajo u martua me Zogun më 27 prill 1938, por një vit më vonë Shqipëria u pushtua nga Italia dhe ëndrrat e saj morën fund. Geraldina u rikthye në Shqipëri pas më shumë se gjashtë dekadash dhe ndërroi jetë më 22 tetor 2002.

Me fytyrën gjithnjë të qeshur, me natyrën paksa të ndrojtur dhe fisnike, me fjalën e butë, kontesha u bë një prani qetësuese për shqiptarët e ashpër.

Ne mund të themi jo pa krenari se në majat e shtetit, në krye, kemi pasur dikur një grua të urtë që rrezatonte mirësi, durim, modesti dhe civilizim për qytetarët e tjerë. Nuk është e lehtë të kesh njerëz të tillë.

FOTO/ Të rrethuar nga ushtarë, Elisa Spiropali, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç mbërrijnë në Kiev

0

Elisa Spiropali, kryeministri Edi Rama dhe homologu I tij malazes Dritan Abazoviç kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Ata janë ritur nga autoritetet atje, siç edhe shihet në pamje.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Malit të Zi, Abazoviç në një postim në Twitter, ku shkruan se ndodhen në Ukrainë për të shprehur mbështetjen e tyre të sinqertë  për popullin gjatë luftës.

“Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.

Rama dhe Abazoviç pritet të zhvillojnë dhe një takim me presidentin Volodymyr Zelensky më vonë gjatë vizitës së tyre.

Ja lidhja e ngushtë e Sali Berishës me njeriun e afërt të Milorad Dodik

0

Sali Berisha ka marrëdhënie të ngushtë me Obrad Kesiç, njeriun e afërt të kreut të Republika Srbska-s, Milorad Dodik, i cili e ka emëruar dhe përfaqësues zyrtar të tijin në SHBA, për të lobuar pro politikave të tij.

Dodik, i ndëshkuar pak kohë më parë nga Qeveria e SHBA për pengim të paqes në Bosnjë, ka caktuar Kesiç si njeriu që do të lobojë në Uashington, e sipas gazetës së njohur boshnjake Sarajevo Times, janë harxhuar miliona euro për lobime.

Kesiç, një përkrahës i Vladimir Putinit, ka vizituar Tiranën, ku ka takuar Sali Berishën së bashku me Bob MCEwen, një ish kongresmen republican nga Ohio, një shtet ku lobi serb në SHBA ka qenë gjithmonë i fortë.

Dosja për SPAK / Blendi Klosi pastrim parash dhe fshehje pasurie. Apartament 370 m2 tek “Park Gate” dhe vilë miliona euro në Palasë. Nuk i deklaroi pasi nuk i justifikon dot

0

Disa javë më parë, një lajm i pazakontë pushtoi mediat shqiptare. Le ta quajmë të pazakontë pasi të tilla denoncime ndodhin rishtaz nga media, por nuk kishte ndodhur ndonjëherë, që një deputet të denoncoi një koleg të partisë së tij për pronësinë e një vile, e cila dyshohet e ngritur mbi përfitimet nga afera korruptive për shkak të pozitave në pushtet, pasi zyrtari në fjalë nuk e justifikon dot pronën 1 milard lekë.

Me thellimin e investigimit u zbulua se vila me vlerë rreth 760 mijë euro i përkiste deputetit të PD-së Flamur Noka, por e fshehur nën emrin e oktapodit të tenderave në shëndetësi Petrit Maho.

Për ata që nuk e njohin Petritin, ai është një nga kokat e korrupsionit të tenderave në shëndetësi, i cili arrin të gllabëroj dhjetra milionë euro nga paratë publike, falë lidhjeve klienteliste, korrupsionit dhe ryshfetit të kamufluar.

Maho është mik interesash të forta dhe me një deputet të PS, ai është bashkëpronar tek kompania “Noval” me George (Ladi) Balla.

Për oktapodët e tenderave dhe ortakëve të tyre me pushtet… paraja nuk njeh parti, por vetëm ngjyra.

Me të drejtë mund të pyesësh çfarë lidhje kanë personazhet e mësipërm me ish-ministrin Blendi Klosi?!

Skema e përdorur nga Blendi Klosi është pothuajse identike si e kolegut të tij Flamur Noka! Ish ministri i Turizmit dhe Mjedisit e fsheh apartamentin në emrin e biznesmenit dhe ndërtuesit Aleksandër Frangaj, ndërsa vilën e fsheh në emër të biznesmenit dhe oligarkut të tenderave korruptiv Florenc Gjikuria…

I vetmi ndryshim midis dy deputetëve është se, vila e Flamur Nokës kushton 760 mijë euro, ndërsa Blendi Klosi me aq lekë ka shtruar vetëm mermerin për vilën e tij luksoze në kompleksin Green Coast në Palasë, të cilin e ka blerë tek një firmë e një personazhi të njohur në Fier.

Ish ministri i Turizmit dhe Mjedisit gëzon dy prona me vlerë miliona euro, njërën ku jeton me bashkëshorten dhe fëmijët dhe tjetrën ku kalon pushimet e muajve të nxehtë të verës.

Apartamenti ku jeton Blendi Klosi nuk është ai në të cilin i referohet në deklaratën e pasurisë, pra: Pronar në masën 20% të pasurisë së paluajtshme, shtëpi bannimi (3+1) me sipërfaqe 98 m2 të përfituar nga privatizimi masiv në vitet 1990.

Ish ministri gëzon një apartament 3+1, apartamenti me Nr. 81, kati i 12, në Kullën Park Gate, që ndodhet në Rrugën e Elbasanit përballë Fakultetit Ekonomik.

Duke iu referuar vlerës së pronës në fjalë, një aparmanet i tillë me një sipërfaqe rreth 368 m2 kap vlerën e 1 milion euro.

Nga ivenstigimi ekskluzive.al mësoi se pronësia e apartamentit është në emrin e biznesmenit dhe manjatit të mediave Aleksandër Frangaj, njëkohësisht punëdhënësi i zonjë Nora Klosi, bashkëshorte e ish-ministrit.

FOTO TË PLANIMETRISË SË APARTAMENTIT DHE MOBILIMIT

Apartamenti në një nga zonat më të lakmuara të Tiranës, pranë Liqenit Artificial, kap një vlerë minimale prej 1 milion euro, të cilën sipas deklaratës së pasurisë ish ministri dhe bashkëshortja e tij nuk e justifikojnë dot, edhe pse deklarojnë të ardhura relativisht të larta.

Ky apartament ka një sipërfaqe prej 368 m2, nga të cilat 308 m2 apartament dhe 60 m2 verandë.

Sikurse përmendëm dhe mësipër, ish-ministri Blendi Klosi gëzon dhe një vilë luksoze në bregdetin e Palasës, me një sipërfaqe parcele 478 m2, në kompleksin “Green Coast” të Samir Mane.

Në këtë kompleks, ish ministri gëzon fqinjësi të mirë, sikurse janë pronarë të tjerë vilash si Arben Ahmetaj, Blendi Fevziu, Taulant Balla, Ulli Manjani, Gent Sejko, Ardian Fullani, etj.

Por ndryshe nga emrat që përmendëm mësipër vila e Blendi Klosit, nën emrin e oligarkut Florenc Gjikuria, ndodhet prapa vilës së Aleksandër Frangaj, pra benjaminit të tij.

Vila Nr.69, sot kushton të paktën 1 milion euro. Duhet theksuar se veç kostos së vilës, ish ministri ka zgjedhur të vendos një mermer të shtrenjtë me një kosto prej 700 mijë euro, të cilën e ka blerë tek një firmë e një personazhi të njohur në Fier.

Por skandali nuk përfundon këtu, sepse vila në fjalë, ndryshe nga të gjithë ndërtimet e zonës është pa leje!

Po të shohësh planimetrinë e vilës në fotot mësipër, thuhet se ka një kat përdhes dhe katin e parë mbi të, por e vërteta është ndryshe, sepse vilës i mungon planimetria e katit nëndhe, të cilën ministri e ka hapur pa leje dhe nëse organet e drejtësisë do të funksionin, sot ai do të ishte në burg.

Për raport të organeve të drejtësisë SPAK dhe BKH, vila ka një kat nëndhe me një sistem të sofistikuar inxhinierik i quajtur “Gojë Ujku”, në mënyrë që kati në fjalë të bëhej i banueshëm, me qarkullim natyral të ajrit, për arsye të pozicionit ku ndodhej objekti.

Kati nëndhe nuk ka si të jetë me leje për shkak se punimet kanë nisur pas marrjes së lejes për të gjithë kompleksin, e nëse do ishte me leje dhe për të bërë ndryshimet për projektin e ri, i gjithë projekti duhet të shkoj për miratim nga e para.

Është e çuditshme zemërgjerësia që tregojnë oligarkët për ministrat tanë, njëri i fal vilën në Palasë tjetri e “strehon” në apartamentin luksoz në Tiranë dhe i mban gruan në punë me pagesë të majme, por dashuria e oligarkëve të ndërtimit për Blendi Klosin e ka një çmim, ndërsa lidhjet e ish ministrit me oligarkët do i bëjmë publike në një shkrim të radhës. Por puna mbarë o burra deri sa të zgjohet e trimërohet SPAK e BKH, të cilët nëse do të hetonin këtë skandal të denoncuar nga Ekskluzive.al, Blendi Klosi, bashkëshortja e tij Nora Klosi dhe miqtë do të ndiqeshin penalisht për disa vepra penale si: “Shpërdorim detyre”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ndërtim pa leje”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka për detyrimin ligjor për deklarim”.

Deklarata e Pasurisë

Nëse i hedhim një sy deklaratës së pasurisë së ish ministrit, ajo që të bie në sy nga deklarata e pasurisë është se Blendi Pëllumb Klosi dhe bashkëshortja e tij Nora Ndue Klosi, gëzojnë paga të majme nga profesioni i tyre, por për prona janë për tu qarë hallin.

Ministri sipas deklaratës së pasurisë nuk ka makinë në pronësi as sende me vlerë, madje dhe shtëpi gëzon vetëm 20% të një pasurie të paluajtshme, shtëpi banimi me sipërfaqe 98 m2 të përfituar nga privatizimi masiv në vitet 1990.

Ndërsa aprtamenti 370 m2 dhe vila luksoze në një nga bregdetet më të bukura të jugut nuk figurojnë gjëkundi!

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Blendi Klosi nuk deklaron asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare e deklaruar kap vlerën e 8.4 milionë lekëve.

Pasuria familjare e Z. Klosi përbëhet nga dy kategori; pasuri e paluajtshme në vlerën e 5.8 milionë lekëve dhe likujditete bankare prej 2.5 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.4 milionë lekë, nga të cilat 67% kanë si burim pagën e Z. Klosi dhe gati 31% pagën e bashkëshortes. / Eksluzive.al

Zhgënjen Yuri Kim, Soko: Mu duk simpozium ujqërish, qeveria bën korrupsion, ambasadorja e përgëzon

0

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, ekonomisti Pano Soko u shpreh se SPAK-un e ngritëm si ajo që do të luftonte ujkun në pushtet

Ai tha se deklarata e ambasadores Yuri Kim se qeveria po lufton korrupsionin është e gabuar, se është drejtësia që e bën këtë gjë.

Soko: SPAK-un e ngritëm si ajo që do të luftonte ujkun në pushtet, sepse bëhen qengja kur janë në opozitë. Konferenca anti-korrupsion mu duk shumë interesante. Mu duk si simpozium me ujqërit për mbarështimin e deleve. Qeveri nuk e lufton korrupsion, por e bën. Është drejtësia që e lufton.

Korrupsion në Shqipëri, ata që ishin aty janë ata që thyejnë çdo vit 1 mld euro dëm karshi buxhetit të shtetit. Ata e kanë bërë këtë, ata që ishin në sallë. Ndërkohë ata thonë s epo luftojnë për korrupsionin. Të flasë Rama, Beqaj, Ahmetaj Veliaj dhe Balla për korrupsion është si simpozium i ujkut për të ruajtur delet.

Edi Rama i jep Gjergj Lucës ish kombinatin e sheqerit në Maliq për 1 Euro

0

Rreth 5 mijë metra katrorë, truall, por edhe ndërtesën e Kombinatit të sheqerit në Maliq, qeveria ka vendosur t’ia japë kompanisë “Rozafa”, e cila ka pronar Gjergj Lucën. Sipas vendimit të marrë, prona do t’i jepet kompanisë së Lucës, “Rozafa” për një periudhë 20-vjeçare me vlerën 1 euro. Duke vërtetuar edhe njëherë se biznesmeni është “i preferuari” i Ramës. Më 30 shtator 2020, Luca ka marrë me koncesion liqenin “Xarrë-Bufi” në Butrint, me atë që quhet “kontrata e plotë vetëm 1 Euro”. Bashkë me firmën “Kleris B” sh.p.k, ai do mbajë me 10 vite Liqenin e Bufit dhe Pritën e Rrëzës, në Sarandë.

Mesa duket ky është “shpërblimi” që kryeministri Edi Rama i ka bërë Lucës, në biznesin e të cilët ka mbledhur çdo herë socialitët duke injoruar edhe protestat e banorëve të fshatit Labinot, se sipërmarrësi po u grabit ujin dhe tokat. Gjithashtu ata pretendonin se Luca po ndotte lumin Shkumbin me mbetjet e tij të peshkut.

Vendimi i plotë:

PËR DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET BASHKISË MALIQ, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “ROZAFA” SHPK, SI QIRAMARRËS, PËR PASURITË E “KOMBINATIT TË SHEQERIT” SHA, MALIQ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ nr. 4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr. 9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr. 54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Bashkisë Maliq, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Rozafa” sh.p.k., si qiramarrës, për pasuritë e “Kombinatit të Sheqerit” sh.a., Maliq, të llojit ndërtesë, me nr. 1/250, me sipërfaqe 1 165.5 m2, me nr. 1/231, me sipërfaqe 1 410 m2, me nr. 1/248, me sipërfaqe 290.6 m2, me nr. 1/237, me sipërfaqe 2 025 m2, në zonën kadastrale 2573, për një periudhë 20-vjeçare (njëzetvjeçare), sipas planvendosjeve dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.

2. Ngarkohet Bashkia Maliq për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e ish-industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar. U ngrit më 1951 dhe përfshinte fabrikën e sheqerit pluhur, atë të tharjes së bërsive, termocentralin dhe ofiçinën mekanike.

Lista e re e ilaçeve blindon monopolet

0

Lista e re e Barnave u miratua me VKM Nr.230 ne 13.04.2022. Kjo Liste Barnash, qe hartohej pas kalimit te Covid, kishte nevoje si asnje here me pare qe te plotesohej me alternativa me cmim me te lire te barnave, qe jane pjese e listes si dhe me barna te reja per perballimin e pasoja teper te rritura postCovid.

Komplikacionet e shumellojshme afatgjata mjeksore, qe Covid ka lene tek mijra e mijra qytetare kerkonin ne menyre detyruese qe Qeveria te reflektonte permes Listes se re.

Aq me shume qe disa barna si antikoagulantet, qe kane perdorim te gjate dhe indikacion madhor per mbrojtjen e jetes se pacienteve nga proceset trombotike vdekjeprurese kerkonin alternativa me cmim me te lire.

Por nderkohe per to lista ruan monopolet duke mbajtur alternativa te vetme, duke i sjelle asaj dem te qarte ekonomik per shkak te cmimit te larte sepse me alternativa me te lira te cilat nuk mungojne edhe qytetaret do te ndihmoheshin edhe mundesite per te futur barna te reja do te shoheshin.

Qytetaret shqiptare kane paguar nga xhepat e tyre rreth 200 milion euro per trajtimin e Covid dhe pasojave te tij.

Nderkohe Qeveria ka rimbursuar shifra qesharake qe nuk kalojne 350 mije euro.
Keshtu qe momenti i hartimit te listes se re te barnave nga qeveria ishte momenti me i mire per te reflektuar.

Por qeveria u kujdes serish per monopolet dhe jo per pacientet duke treguar nje pandjeshmeri te plote ndaj problemeve teper serioze mjeksore dhe sociale me te cilat ata perballen.

POSTIMET E FUNDIT