Kreu Blog Faqe 902

Alarmi i mjekes kirurges Lida Shosha: Brenda 1 jave u larguan jashtë vendit 70 infermierë! Kjo është dramë!

0

Mjekja kirurge, Lida Shosha, ngriti alarmin për largimin e bluzave të bardha, jo vetëm mjekët, por gjithnjë e më shumë edhe infermierët.

Në tryezën e organizuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me profesionistët e shëndetësisë, Shosha tregoi se nga spitali ku ajo punon aktualisht brenda 1 jave janë larguar nga Shqipëria 70 infermierë.

“Jam kirurge e përgjithshme. Prej më shumn se çerekshekulli kam shërbyer në spitalin e Traumës dhe së fundmi jam në një spital privat. Prej vitesh kemi parë se si sistemi shëndetësor dhe se si armata e shquar e mjekëve është përpjekurt me mish dhe shpirt t’;i gjendet popullit në ditët e tij më të vështira, t’i gjendet qytetarit në sfidat e mëdha që ka kaluar ky tranzicion i zgjatur.

Nuk ka qenë e lehtë, ka qenë e vështirë, por mendoj që armata mjekësore ka qenë stoike. Ku jemi sot? Sot jemi përballë sfidave të jashtëzakonzhme të cilat do të kenë një kosto drastike në shëndetin e popullatës dhe kjo ka të bëjë me situatën aktuale të sistemit shëndetësor dhe largimin masiv të bluzave të bardha dhe jo vetëm të mjekëve, por edhe të infermierëve, teknicienëve, kanë ikur edhe staf të administratës nga spitalet.

Brenda 1 jave, nga spitali ku unë punoj u larguan 70 infermierë brenda një jave. Kjo është dramë. Megjithatë, shpeshherë e kam ngritur zërin dhe kam folur për problematikat e sistemit shëndetësor. As e ka vënë kush ujin në zjarr. Jemi baltosur, kanë hedhur topa balte ndaj nesh”, tha mjekja Shosha.

Ja lidhja e Ramës e Vuçiç me trafikun e drogës/ Le ta “dekorojë” Yuri Kim se vetëm qesharake po bëhet

0
 

Gazetari Rron Gjinovci komentoi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv nismën ‘Ballkani i Hapur’. Nëse duhet të bëjnë protesta për këtë nismë, Gjinovci u shpreh se s’kanë nevojë pasi politika e Kosovës është qartazi kundër ‘Open Balkan’.

“Na shqetëson që Rama do të krijojë marrëdhënie vëllazërore me Serbinë më shumë se me Kosovën. Po i ndan shqiptarët, po ndihemi gjithnjë e më të distancuar.”-tha Gjinovci.

Më tej ai u shpreh se prej ardhjes së Ramës në pushtet, në çdo raport të DASH shkruhet se Shqipëria është vend tranzit i drogës ndërsa shtoi se Rama dhe Vuçiç bëjnë luftë kundër Albin Kurtit prej presionit që marrin nga bandat kriminale.

Që kur ka ardhur Rama kjo situatë s’ka ndryshuar. Droga që vjen prej Shqipërisë, prej porteve duhet transportuar në vendet e Europës.
Ndërkohë ambasadorja Yuri Kim behet qesharake, kur mes hajdutesh flet për arritje te Edi Ramës, mund të themi sot ne. Është e dukshme kjo, ndaj e bëjmë si “shtojcë” të gjësë që kemi në “tepsi” të korrupsionit të lexueshëm nga kushdo.

E vetmja mënyrë për të kaluar më shpejt në Serbi e më pas në Hungari e më tej, më e lehta është përmes Kosovës që ka problem me kontrollin e kufijve në veri.

Presioni që po i bëhet Kosovës nga Rama dhe Vuçiç është presion i mafies së përbashkët që i udhëheq këta të dy.

Projekt mafioz, këta e shtyjnë përpara sepse banda që këta i përkrahin, e dimë që Vuçiç dhe Rama kanë mbështetje prej njerëzve shumë të pasur, fushatat në Shqipëri kushtojnë miliona euro.”-tha Gjinovci.

Kompanitë e përpunimit të qumështit thonë se do ketë shtrenjtim të çmimeve në korrik

0

Nga muaji korrik pritet të ketë sërish rritje të çmimeve të bulmetit në vend.

Kompanitë përpunuese janë në vështirësi për gjetjen e qumështit në vend, pasi prodhimi është me rënie. Mungesa e qumështit është krijuar nga shtrenjtimi i lëndëve ushqyese për kafshët.

Taulant Pupa administrator i kompanisë “Vita” u shpreh për “Monitor” se nga data 1-15 korrik do të rritet përsëri çmimi i qumështit që blihet nga fermerët.

Arsyeja e rritjes së çmimit të qumështit nga korriku do të jetë nga shtimi i kostos të përpunimit të ushqimit të kafshëve e ndikuar nga shtrenjtimi i naftës.

“Me nisjen e sezonit të ri të korrave të grurit do të rritet kostoja e përpunimit të ushqimit të kafshëve. Çmimet për lidhjen e topit të kashtës nga 50 lekë do të arrijnë në 80 lekë, për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës. Kjo do të ndikojë për rritje tjetër të çmimit të qumështit nga fermeri. Edhe ne jemi të detyruar të rrisim çmimin e produkteve në përqindje të rritjes së qumështit. Nga janari i këtij viti po punojmë me marzhe shumë të ulëta fitimi për shkak të rritjes së kostove të prodhimit,” thotë ai.

Më 25 prill fabrika e qumështit “Vita” rriti çmimet nga 9 deri 11 % të kosit, djathit të deles dhe të lopës. Edhe në atë rast, rritja erdhi për shkak të shtrenjtimit të qumështit të fermerit.

Tendenca rritëse e qumështit të blerë nga fermeri këtë vit ka qenë e lartë në raport me 2021. Vjet qumështi i lopës është blerë nga fabrikat 58-59 Lekë/litër me TVSH, kurse tani po blihet maksimalisht 76-77 Lekë/litër me TVSH.

Qumështi i deles nga 90 lekë me TVSH, kurse tani po blihet 140 Lekë/litër me TVSH. Kurse çmimi maksimal i qumështit të dhisë ishte 60 lekë me TVSH, kurse tani po blihet 90 lekë me TVSH.

Nga 1 qershori në treg u aplikua edhe një tjetër rritje e çmimeve të bulmetit. Disa operatorë rritën çmimit 6% deri 7%. Ketë vit secili operator ka rritur çmimet e produkteve të bulmetit dy herë, në periudhat mars-prill-qershor.

Sakaq mungesa e prodhimit ka pamundësuar edhe magazinimin e qumështit, ku për në muajt e pranverës prodhohej djathi i bardhë dhe kaçkavall.

“Jemi në vështirësi për gjetjen e qumështit. Në këto kushte e kemi të pamundur të magazinojmë qumësht, sepse nuk ka. Mungesa e prodhimit nisi që në stinën e pranverës. Tani në verë i kemi magazinat bosh. Nga Serbia, Kosova dhe Italia nuk ka më tepricë qumështi. Jemi në kushtet që prodhojmë dhe shesim, nuk magazinojmë dot. Qumësht lope nuk ka më, po zhduket edhe ai deles. Nëse do të rritet përsëri çmimi i qumështit jemi të detyruar të rrisim sërish çmimet, por rrezikojmë konsumin. Në të kundërt do ulim prodhimin”, pohoi për Monitor një tjetër përpunues i qumështit.

Nga 1 korriku me paketën e re fiskale të 2022 do të zbatohet edhe akcizën e re për gazin. Do të shtohen 6 lekë/litër taksë që do të përballohet nga industria. / D.Azo

Djali i deputetit socialist, sapo u kap me tre lloj drogash nga policia në Lezhë, ndryshe nga të thjeshtët, u lirua. Rama dhe diplomatët nuk dinë gjë

0

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me lajmin e kapjes së djalit të deputetit Dashamir Peza, me lëndë narkotike në Shëngjin. Sipas policisë, 36-vjeccari Gëzim Peza është kapur më datë 2 qershor me sasi të vogla lëndësh narkotike e si pasojë është bërë dhe arrestimi i tij.

Sqarimi i policisë:

Në lidhje me disa lajme të postuara në rrjete sociale mbi kapjen e shtetasit G.P. në Shëngjin me datë 02 qershor 2022 të cilët i janë gjetur sasi të vogla lëndësh narkotike, dhe pretendohet se është lëshuar pas disa orësh nga Policia, sqarojmë se :

Me datë 02.06.2022, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë aktivitetit UNUM Festival 2022, në Shëngjin, në postbllok në hyrje, është ndaluar për kontroll fizik shtetasi G.P. 36 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik të tij, i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale sasi të vogla lëndësh narkotike.

Pas këtij konstatimi, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, janë kryer të gjitha veprimet procedurale hetimore, duke arrestuar në flagrancë shtetasin G.P. për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” dhe materialet procedurale në ngarkim të tij i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime mëtejshme.

Nga momenti i arrestimit, shtetasi G.P. ka qëndruar në dhomat e paraburgimit në DVP Lezhë, deri në momentin që është dërguar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për seancën gjyqësore për vleftësim të arrestit dhe caktimit të masës së sigurisë.

Në seancën gjyqësore, Gjykata e ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e kryer nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, të shtetasit G.P., duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë nga Gjykata, po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve është bërë ekzekutimi i Urdhërit të Prokurorit për zbatimin e Vendimit të Gjykatës, ku shtetasi G.P. është dërguar në banesën e tij i shoqëruar nga shërbimet e policisë.

Gjithashtu, informojmë se, arrestimi i tij si dhe i disa shtetasve të tjerë të dyshuar për vepra të ndryshme penale, gjatë ditëve të zhvillimit të festivalit, janë publikuar në ëebin zyrtar të Policisë së Shtetit, ëëë.asp.gov.al/ raporti ditor i ngjarjeve policia e shtetit 3 qershor 2022.

Gjithashtu, edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë është dhënë njoftim përmbledhës mbi rezultatet e mbylljes së aktivitetit.

Në përfundim, theksojmë se, si për rastin e shtetasit të lartpërmendur, ashtu edhe për të gjitha rastet e tjera, nga Policia e Lezhës, janë kryer të gjitha veprimet hetimore procedurale konform procedurës standarte, në mënyrë të paanshme dhe ligjore.

Miqtë e kryeministrit, ish ministra që janë në burg, dalin në qytet e hanë dreka e darka me kriminelë

0

Një nga oficerët e policisë në Paraburgimin e Durrësit, Afrim Zeqiraj, ka përgënjeshtruar përmes një prononcimi të dhënë për MCN TV, pretendimet e denoncuesit anonim cili ngriti një padi në SPAK ndaj “bluve” duke i akuzuar se kanë lejuar daljen nga qelia të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos.

Kujtojmë që mesazhi i denoncuesit u lexua sot në MCN Live nga gazetarja Anduena Llabani.

Në mesazh, denoncuesi do të përmendte shefin e sigurisë Gëzim Gjoni, oficerët e paraburgimit Engjell Pelivani dhe Afrim Zeqiraj, si dhe Mefat Shehun, që sipas tij kishin lejuar që Koka dhe Bllako të dilnin lirisht në bare e restorante për të drekuar me elementë të krimit.

Megjithatë, ky pretendim hidhet poshtë nga Zeqiraj, i cili thotë se bëhet fjalë për persona anonimë, të cilët për qëllime personale kërkojnë të prishin imazhin e burgut.

Denoncuesi deklaronte se të dënuarit kanë dalë pas orës 16:30, një pretendim që sipas Zeqirajt nuk qëndron, pasi ai dhe kolegu i tij oficer policie largohen nga puna në orën 15:00 për t’u rikthyer në orën 08:00 të mëngjesit të ditës tjetër.

Lulzim Bashës i thanë do ikësh vetë në burg nëse kërkon prova për Sali Berishën

0

Ish-deputeti i PD-së, Kastriot Islami, i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News ka komentuar situatën politike në vend dhe krizën në PD.

Islami nuk kurseu kritikat për kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij ka ardhur në pushtet prej raporteve me grupet kriminale dhe oligarkët.

Gjithashtu Islami zbuloi “prapaskenat” dhe pretendimet e Lulzim Bashës për të shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha që sipas tij kanë ardhur nga lobimi i Sorosit.

“Nuk jam më pjesë e PS, biles ndjej lumturi të madhe që nuk isha pjesë e PS. Jam i lumtur që jam shkëputur nga kjo parti që është kthyer në parti e Kajmakut me shokë.

PS është kthyer në sekt, nuk bëhet fjalë për një parti të majtë dhe liberale. Në sekt është kthyer dhe mundohet t’i fitojë zgjedhjet duke përdorur individë me raporte kriminale, duke përdorur oligarkët të cilët marrin para nga buxheti i shtetit. As e djathta nuk është kundër të djathtës pasi oligarkia është dicka tjetër. Oligarkia është përdorimi i pushtetit për të bërë pasuri, për interesat e një grupi të vogël që pastaj kthehet në sekt që nëse nuk je me ata përjashtohesh. Në krye të këtij sekti është Rama. Rama kishte idenë që të merrte pushtetin me kriminelë, do të marrë pushtetin me njerëz të pasur, nuk i duhen njerëz si Kastriot Islami. Me ardhjen e Ramës PS u transformua në sekt duke futur në parti persona me rekorde kriminale të cilët janë në gjendje të kërcënojnë njerëzit dhe të blenë votat. Pasi blenë votat shumica e këtyre kërkojnë toka në bregdet. Të gjithë këta që kanë blerë vota, marrin në shkëmbim toka në bregdet.

Cdo individ në Shqipëri ka tentuar ta mbajë pushtetin. Që kur ka ardhur në PS , Rama e ka mbajt pushtetin me individët kriminalë dhe ata me lekë. Është hera e parë në historinë 30-vjeçare që një forcë politike lejhohet nga ndërkombëtarët duke mbajtur pushtetin me kriminelët dhe me njerëzit me lekë. Rama ka garantuar mbështetjen ndërkombëtare nga faktori i rëndësishëm në SHBA që është partia në pushtet dhe konkretisht George Soros. Ky ka marrë mbështetjen e SHBA për shkak se bën disa detyra që disa të tjerë nuk i bëjnë”, tha Islami.

Përsa i takon krizës në PD, ish-deputeti u shpreh se është e induktuar nga jashtë, nëpërmjet Ramës i mbështetur nga Sorosi.

“Edi Rama për të qenë i qetë në pushtet i ka kërkuar atyre, të godasim PD dhe opozitën. Edi Rama cdo ditë i dalin kriminelët në qeveri, nuk janë ata kryesorët që duhet të goditen por Ilir Meta dhe Sali Berisha. Kanë dobësuar opozitën duke e futur në krizë. Këta kërkuan që Berisha të shpallet non grata, por nuk kishte fakte dhe argumente.

Berisha thotë e zgjidh vetë këtë në gjykatë. Kurse Bashës iu kërkua që të përjashtohet nga partia dhe grupi i PD pa pasur fakte dhe prova.

Bashës i kanë thënë do ikësh vetë në burg nëse kërkon fakte dhe prova. Madje Basha ka shkuar edhe më larg kur erdhi ambasadori Riker dhe në zyrë kanë dy dëshmitarë që ia ka bërë presion për të përjashtuar Berishën.

Është gati e pabesueshme ky pretendim i Bashës. Këto janë gjëra të rënda që kanë ndodhur. Tani del një pjesë që thotë “non grata” mos flasë”, u shpreh Islami.

Zonja Ambasadore e SHBA-ve, ishe mes kryehajdutëve tanë kur na fole për luftën kundër korrupsionit

0
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar pas fjalës së ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, në një konferencë kundër korrupsionit.

Murrizi thotë se ambasadorja Kim kërkoi nga shqiptarët të bashkohen kundër korrupsionit, në një sallë ku ishte e rrethuar nga krye hajdutë, e kjo sipas tij, është ironike

nuk jemi të gjithë servil ambasadash dhe hipokrit frikacak që paguajmë qindra minjëra euro për një foto”, shkruan ndër të tjera Murrizi.

Postimi i Myslim Murrizit:

E Nderuara Zj Ambasadore Kim.

Kur dëgjova që përmende rrëzimin e komunizmit dhe të diktaturës si betejë pozitive të shoqërisë Shqiptare, dhe kur të shoh që mbështet hapur bijt e komunistëve në pushtet dhe dekoron mbështet xhelatë të diktaturës si “ kalorës” të drejtësisë së “re” Shqiptare, mendoj me vete se na dini të gjithëve servil ambasadash ose njerëz pa karakter e pa moral

Tu drejtohesh Shqiptarëve të bashkohen kundra korrupsionit dhe këtë fjalim ta mbash në mes të krye hajdutëve të Shqiperisë, është më shumë se ironike

Ndaj po ju përshendes me këtë këngë të bukur të këngëtares së mrekullueshme Shqiptare Zj Irini Qirjako, se nuk jemi të gjithë servil ambasadash dhe hipokrit frikacak që paguajmë qindra minjëra euro për një foto

Kur Yuri Kim shet “p*rdhë” në krah të “Tigrit” Ben Ahmetaj të Parajsave Fiskale e Ulisut milioner me rroga sa një puntor nevojtoreje kudo në Botë

0

Shkruan Meri Lika

Para më shumë se 20 vite më parë, kur u njoha me letërsinë hispanike dhe atë spanjolle, lexova tekstin e një komedie të Enrique Jardiel Poncela (shkrimtar dhe dramaturg spanjoll) me titull “Los ladrones somos gente honrada” (“Ne hajdutët jemi njerëz të ndershëm”).

Pas show-t të djeshëm në konferencën antikorrupsion, nuk mendoj se është një mëkat i madh që titullin e komedisë së Poncela-s ta bëjmë “Ne të korruptuarit jemi njerëz të ndershëm” dhe këtë moto shumë bukur mund ta kishte edhe ajo konferencë. E them këtë sepse ndikimi komik i saj ishte i garantuar. Paradën e antikorrupsionit dje na e bënë ata që akzuohen më shumë për korrupsion (me fakte e jo në erë), duke na shenjtëruar papërlyeshmërinë e tyre.

Ajo që më bëri më shumë përshtypje në këtë konferencë por jo vetëm në të, është pathosi dhe përkushtimi i ambasadores së vendit më të demokratizuar dhe thellësisht i deklaruar në luftën kundër korrupsionit, e cila me një lumturi të jashtëzakonshme vizuale na paraqet i me aftësi tetraciklinike të korruptuarit që e rrethonin dje.

Nuk kam ndërmend të them se si u ndjeva nga propaganda antikorrupsion e lubisë së korrupsionit shqiptar, qeverisë së rilindjes, sepse asaj duhet t’ia tregojmë vendin me votë, por dua të them se si u ndjeva nga mesazhi që më përcolli ambasadorja.

Mesazhi kryesor ishte “lum ne për ç’na dëgjojnë veshët, e mjerë ne për ç’na shohin sytë”.

Sipas mendimit tim krejt modest, kjo konferencë më tregoi se ne shqiptarët jemi të dënuar të kundrojmë edhe për shumë vite se si na vidhen paratë, pronat, pasuritë dhe ardhmja.

Nëse do dëgjoja ambasadoren dhe të korruptuarit e qeverisë tek flisnin dhe të mos hidhja asnjë sy tek realiteti dhe për më tepër të kisha edhe një goditje me pasojë humbjen e kujtesës, do të isha shumë e lumtur për pastërtinë e figurës së të korruptuarve të politikës së vendit tim, si dhe do të mbushesha me besim kur këtë pastërti figure me shpalos me të gjitha ngjyrat verbuese të ylberit dimplomatik edhe ambasadorja.

Fatkeqësisht, unë dhe si unë edhe shumë shqiptarë të tjerë, i hedhim përditë sytë tek realiteti dhe po ashtu fatkeqësisht, nuk vuajmë nga humbja e kujtesës.

E në këto kushte të disfavorshme për reklamën politike sado që banderola të tilla të maskojnë peshën e kalbësisë së qeverisë, shumica e jonë mendon se pjesa më e madhe e politikanëve nuk janë njerëz të ndershëm.

Ndjeshmëria jonë sociale (shpresoj dhe uroj të jetë në rritje), ndaj efekteve shkatërruese të korrupsionit mund të jetë për shkak të faktit se “pakica e madhe” e sundimtarëve të korruptuar të politikës “e punëson” veten shumë energjikisht pikërisht tek ato “profesione”, të cilat ligji na i deklaron të fajshme ne popullit të thjeshtë.

Në një kohë kur vlerës së votës i ka humbur vlera, ne nuk na ngelet asgjë tjetër, por vetëm të rrimë duke kundruar buzëqeshjet piramidale, apo cilindrike të të korruptuarve që na flasin për antikorrupsionin, e të mbushemi me besim se nga kjo e keqe e madhe do të na shpëtojë shoqja Kim.

Deputeti më besnik i Berishës tregon se doktori është i sëmurë rëndë dhe vizitohet tek mjeku Mentor Petrela

0

Ish kryeministri Sali Berisha është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe gjendet nën kontrollin e rreptë të mjekëve të neurokardiologjisë.

Burimet afër tij bëjnë me dije se shëndeti i tij është rënduar që para një jave, për shkak të stresit të krijuar, riaktivizimit të sëmundjes së vjetër dhe aritmisë së zemrës që i është krijuar dhe për shkak të problemeve të moshës.

Mësohet se është nën kujdesin direkt të mikut të tij, mjekut të shquar neuro-kardialog Mentor Petrela, i cili e ka mbajtur gjatë gjithë kohës nën kontroll të rreptë mjekësor.

Ndërkohë që është lajmëruar me urgjencë dhe pritet të vijë nga Vjena mjeku austriak, tek i cili Sali Berisha bën “remontin” e përvitshëm shëndetësor.

Noka ka bere me dije qe Berisha eshte ne gjendje te rende fizike dhe ndien lodhje, por qe nuk ka asnje problem serioz dhe kte gje e konfirmoi dhe mjeku i tij personal. Petrela tha qe Berishes i duhen vetem pak dit plazh dhe do jete ne gjendje shum te mire pasi parametrat shendetsor i ka te shkelqyer

A ke turp o shoqja Yuri Kim, të skuqet faqja a jo? Budallenj i di shqiptarët, ti po zbehë Amerikën, jo ne ?

0

Shkruan Andi Bushati

Ka mbërritur një pikë që deklaratat e Yuri Kim as nuk të irritojnë, as nuk të bëjnë më për të qeshur. Kështu ka ndodhur edhe me prezencën e saj, këtë fillim jave, në spektaklin e qeverisë për antikorrupsionin, ku ajo jo vetëm u bë pjesë e shfaqes së hajdutëve që thërrisinin “kape hajdutin”, por guxoi të shqiptojë edhe gjëra që duken të paimagjinueshme për një mendje normale.

Në hyrje të fjalës së saj ambasadorja e SHBA-ve konstatoi se kjo qeveri është shumë më e përkushtuar se më parë kundër korrupsionit. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, ajo e konsideroi këtë përpjekje si të “stërmadhe”.

Nëse qëndrimet e saj do ia vlente të mereshin seriozisht, pra sikur ato ti nënshtroheshin një analize teksti, do të kuptohej se znj. Kim kishte mbërritur në këtë përfundim nga një element, sipas saj shumë domethënës, nga fakti se qeveria kishte arritur ta mbushte plot sallën e pallatit të kongreseve.

Duke u nisur nga premisa se fjalët e thëna në atë sallë me pjestarë të një piramide shtetërore të prekur, sipapas raportit të Dash, në çdo hallkë të saj nga korrupsioni, duke pasur parasysh se “Transparence Internacional” e ka zbritur Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama çdo vit e më poshtë në klasifikimin e luftës kundër korrupsionit, në një analizë të redaksisë, Lapsi.al e ka krahasuar qëndrimin me atë të paraardhësit të saj Donald Lu, në 2015.

Atëhere ish ambasadori amerikan, mori pjesë një një tjetër konferencë spektakël për luftën kundër drogës, të cilën qeveria e organizoi menjëherë pas akuzave të para që u bënë për lidhjen e Saimir Tahirit me trafikantët e drogës të klanit Habilaj. Aty ai tha ato fjalë, që do ti përmendeshin dendur pas daljes së përgjimeve italiane për ish ministrin e brendëshëm. Sipas Donald Lusë policia e Sajes kishte bërë hapa të stërmëdha përpara në luftën kundër kanabisit.

Pra nuk duhet shumë mundim për të kuptuar se sa seriozisht duhen marrë deklarata të tilla. Ato janë thjeshtë elementë të asamblit propogandistik që organizon qeveria dhe prej kohësh e kanë humbur peshën e fjalës të një arbitri që u thotë shqiptarëve në sy të vërtetën. Prandaj ato e lënë shumëkënd indiferent.

Por, nëse një pjesë e mirë e njerëzve i lë ato pas me mospërfillje, ky lloj qëndrimi ngre shumë pikpyetje, për një fraksion të opozitës.Po të  lundroje në rrjetet e tyre sociale, në të njëjtën kohë që Rama po organizonte shfaqen anti korrupsion, gjeje plot shifra, argumenta racionale dhe citime raportesh ndërkombëtare që e nxirnin bllof këtë paradë për shplarje truri.

Pra qëndrimet e kësaj pjesës “pro amerikane” të opozitës ishin totalisht të kundërta, jo vetëm me ato që thoshtë kryeministri, por edhe me ison që ambasadorja i mbante atij.

Prandaj pyetja që shtrohet për ta është e thjeshtë: a i besojë ata qëndrimeve që vijnë nga rruga e Elbasanit? A janë dakord me “angazhimin e stërmadh” të rilindjes për të luftuar hajdutët? A vazhdojnë të mendojnë se Uashingtoni është aq i preokupuar për korrupsionin, sa e shpalli Berishën “non grata” dhe po mbështet Edi Ramën që i ka shpallur luftë kësaj sëmundjeje?

Këto pikpyetje janë të sikletshme për këdo opozitar, që vazhdon ta mbajë të përçarë frontin e luftës kundër regjimit me pretekstin se njërën palë nuk e do Amerika, apo se kështu i thanë kur i thirrën në ambasadë. Sa herë vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë duken edhe më qesharakë edhe më të pabesueshëm.

Natyrisht, që grupi i kundërshtarëve të “foltores” është në të drejtën e tij të kritikojnë abuzimet dhe korrupsionin e madh të qeverisjeve të PD-së në të shkuarën. Madje do ishte në nderin e tyre të distancoheshin, qoftë nga Berisha, qoftë nga familja e tij. Për të realizuar këtë duhet betejë, guxim dhe një angazhim i fortë politik. Por ata nuk mund t i’a dalin përmes kauzave fallco të “pro amerikanizmit”.

Qëndrimi i amerikanëve për Berishën nuk është shumë larg të vërtetës, ama ai humbet kuptimin, bëhet i pabesueshëm dhe me dy standarte, kur krahasohet me qasjen duartrokitëse që kanë ndaj Ramës.

Prandaj kush i thotë vetes opozitar me regjimin duhet të denoncojë së pari këtë të vërtetë, sepse beteja reale me këtë qeveri të diskredituar kokë e këmbë nuk bëhet pa treguar me gisht hipokrizinë e aradhës së ambasadorëve amerikanë në sjelljen ndaj saj.

Në të kundërtën të gjithë ata që që bëjnë sikur i kanë hapur luftë Saliut se kështu i ka udhëzuar Yuri, nuk janë asgjë më shumë sesa lolot e regjimit. Fabula e tyre rrëzohet përtokë sapo tentojnë të spjegojnë se janë kundër Ramës dhe pro ambasadores Kim.

POSTIMET E FUNDIT