Kreu Blog Faqe 903

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani: Kel Kamami më dha 2 mln euro të vras Erjon Alibejn

0

Shifrat financiare të ofruara tek Nuredin Dumani nga grupet kriminale në Elbasan, për vrasjen e kundërshtarëve, raportohen mjaft të majme dhe tepër të çmendura, duke kaluar çdo parashikim të mundshëm për terrenin Shqiptar.

Për një vrasje paguhej nga 50 mijë euro, 100 mijë euro, duke u rritur në 300 mijë euro, e deri në 2 milion euro. Rritja e çmimit në këtë “biznes” ka ardhur si pasojë e mllefit dhe hasmërisë së madhe, të lindur mes kundërshtarëve kriminalë.

Në dosjen voluminoze hetimore thuhet se grupi i Erjon Alibej alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin.

Dhe për të fituar këtë luftë, nuk kursenin asgjë nga financat e vetë që arrinin të fitonin nga trafikimi i kokainës.

Sipas dëshmisë së dhënë para oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Nuredin Dumani tregon se vetëm për “kokën”, e Arjan Spahiut, kunatit të Erjon Alibej, i është afruar një shumë prej 300 mijë euro.

Vetë Dumani ka pranuar në SPAK se ka mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibej dhe Hajdar Bakos.

“…Arjan Spahiu, që mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për tu ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë, do më jepte 300 mijë euro…” – shprehet Dumani.

Por ky i fundit tregon se çdo informacion apo plan që merrte për vrasjen e anëtarëve të grupit të Alibejt, ai ja përcillte Arjan Spahisë. Dhe një gjë të tillë e ka bërë edhe kur Kel Kamami ose siç thirret ndryshe “Keli i Kiçit” që tashmë qëndron në Dubai, i ka kërkuar vrasjen e Erjon Alibejt.

“…Kel Kamami, ka dashur të organizojë një atentat që ta bënte me hedhjen në erë të gjithë pallatin, ku jetonte, Erjoni. Për këtë atentat të kësaj natyre, flitej për një shumë që shkonte në 2 milion euro. Keli ma ka çuar dhe SMS, pseudonimin e Erjon Alibej, që sipas tij ishte “Krymi”. Këtë fakt unë ja thashë Arjanit…” – deklaron Nuredin Dumani.

Për shkak se Dumani ka shfaqur besueshmëri dhe besnikëri në ndarjen e informacionit, Alibej dhe Spahiu, e kanë vënë atë në provë duke i kërkuar të vinte në zbatim planin për spastrimin e një liste emrash që kishin marrë pjesë në vrasjen e Enea Alibej, Arben Dylgjerit, Erdal Durunay dhe Andi Zylyfit.

I pari që është vrarë në këtë listë ka qenë Dorjan Shkoza, kundrejt një pagese prej 50 mijë euro, shumë kjo që është sjellë tek Dumani nga Erjon Alibej, përmes kushëririt të Eljo Bitrit i quajtur Fati Koçi, i cili aktualisht është në burg në Belgjikë.

“…në vrasjen e Dorjan Shkozës, ka mbetur i vdekur dhe Anxhelo Avdija. Dua të shtoj që Klevis Alla më është shprehur pas ngjarjes që kishte pasur interes për vrasjen e Anxhelo Avdijsë, pasi ky i fundit i kishte bërë video intime motrës së Klevisit…”, thotë Dumani.

Pas vrasjes së Dorjan Shkozës, ai i ka shkuar Arjan Spahisë një simbol në telefon, që nënkuptonte vrasje.

Burgaxhinjtë Lefter Koka e Alqi Bllako shihen të hanë drekë në Durrës me kriminelë. Pse heshtin ndërkombëtarët, apo nuk dinë gjë?!

0

Gazetarja Anduena Llabani foli mbi padinë e bërë në SPAK, ku aludohet se grupi i sigurisë në paraburgimin e Durrësit janë kthyer në shërbëtorë të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, duke lejuar dy personazhet të drekojnë për orë të tëra në restorante me elementë kriminalë.

Llabani tregon se ka pamje filmike dhe fotografi që pritet të verifikohen nga SPAK. Gazetarja thekson se nëse do të rezultojë i vërtetë skandali do të marrë përmasa të mëdha, pasi bëhet fjalë për kupolën e policisë që mund të ketë pasur mbështetje për veprimet e kryera.

Personi paditës denoncon shefin e sigurisë Gëzim Gjoni, si dhe oficerët e paraburgimit Enxhell Pelivanin dhe Afrim Zeqirajn, si dhe Mefat Shehun.

“Kemi të bëjmë me informacion të klasifikuar në formën e një padie. Personi që e ka bërë këtë denoncim do të qëndrojë anonim. Flitet për një skandal që do marrë përmasa të mëdha nëse do vërtetohet. Është punonjës i administratës së burgjeve që ka njerëz të tij në regjimin e posaçëm në paraburgimin e Durrësit. Ai tregon se persona VIP si Lefter Koka dhe Alqi Bllako dalin për orë të tëra duke drekuar dhe pirë kafe në baret dhe restorantet e qytetit me elementë kriminalë, duke përfituar favore. Personi që denoncon aktualisht nuk punon në parburgimin e Durrësit. Informacionin e ka siguruar nga persona të afërm që punojnë në paraburgimin e Durrësit. Ka disa punonjës policie që ka filmime të momentit të daljes nga paraburgimit të Durrësit. Ka fotografi të personave që drekojnë bashkë, me uniformat e policisë. Të gjitha materialet janë në SPAK. Personi kallëzues pretendon që punonjësi Fatmir Bozhani është cenuar në konflikt me këta persona. Ka siguruar pamje filmime të momentit të daljes nga paraburgimi të Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos. Është një gjë që pritet të verifikohet. Nuk duam të aludojmë se është kështu siç e thotë kallëzuesi. Por duhet parë ecuria e hetimeve nga SPAK.

SPAK për këtë çështje s’mund të na flasë për momentin. S’kemi akoma një procedim të nisur. Drejtoria e Burgjeve është vënë në dijeni, Ministria e Drejtësisë është vënë në dijeni. Drejtorinë e Burgjeve e kemi kontaktuar dhe është thënë kategorikisht nuk ekziston. Janë katër episode që janë konfirmuar sipas paditësit, ku u është dhënë liri për orë të tëra dy personazheve të inceneratorëve. Duhet të presë nëse SPAK-u do të kërkojë informacion apo kamerat e sigurisë. Nëse do drejtojë kërkesë për të marrë pamjet, mund ta verifikojë thjesht. Përgjegjësia nëse kjo gjë nuk qëndron është totalisht e tij. Nëse do qëllojë që s’është e vërtetë ndaj këtij personi mund të ketë vepër penale të ngritur për shkak të dezinformimit. Duke qenë se kemi të përfshirë kupolën e policisë së Durrësit, këta njerëz kanë mbështetje, nëse do të jetë e vërtetë. Akuzat e tij shkojnë më larg, pretendon se këta individë kanë marrë edhe shtëpi në Durrës për favoret që krijojnë në regjimin e posaçëm. Avokatin e Lefter Kokës e kemi takuar dhe kjo gjë për të mbetet një absurd”, tha Llabani.

Shqiptarët nxjerrin kunjin me Yuri Kim, E bëjnë meme, si Elisa Spiropalin

0

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, u bë objekt batutash, ironie dhe memesh në rrjetet sociale.

Ajo u shfaq dje në një konferencë të qeverisë, në një sallë të stërmadhe, të mbushur përdhunshëm si zakonisht nga ekzekutivi.

Por edhe pse ishte në mesin e qeverisë më të korruptuar në Europë dhe botë, ajo lavdëroi qeverinë se ka bërë hapa në këtë drejtim.

Për qytetarët shqiptarë, këto deklarata ishin më shumë se të habitshme.

Ndërkohë nuk kanë munguar memet, që e krahasojnë Yuri Kim me Elisa Spiropalin.

ImageImageImageImageImage

Yuri Kim, pjesë e krimit shtetëror…

0

Shkruan Ismet Drishti

Me apo pa dashje, me apo pa dijeni Ju zonja Ambasadore ishit prezent në një skenë krimi te dënueshëm nga çdo gjykatë në botë. Më poshtë do të rendis me fakte të gjitha provat!

Dje ne pallatin e koncerteve që në fakt vazhdon të përdoret për atë që u krijua, si Pallat Kongresesh, zoti Rama kreu krimin e radhës duke urdhëruar administratën shtetërore që të mblidhej aty jashtë orarit zyrtar të punës për  të dëgjuar përroin e tij të rradhës e jo vetëm kaq por u vuri edhe zinxhir dyerve që të mos ti linte të dilnin.

Kjo është as më shumë e as më pak po pengmarrje personi një krim shumë i rëndë i dënueshëm në mbarë botën. Në Kodin Penal Neni 109: Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit… për qëllime politike ose çdo qëllim tjetër, dënohet me burgim nga dhjetë deri në 20 vjet!

Nëna dhe gra që u detyruan kundër vullnetit të tyre të linin fëmijët në kopshte e çerdhe, jashtë, të pakujdes, të pangrënë ndoshta e të pandërruar. Për Edi Ramën kjo nuk përbën problem pasi nuk e ka ditur kurrë se çfarë është familja e çfarë detyrimesh kanë familjarët.

Nuk ka problem nëse fëmijët rrinë pa kujdesin prindëror pasi nuk e ka bërë ndonjëherë vete meqenëse jetën ja ka kushtuar problemeve Globale. Por për ne vdekatarët e zakonshëm që nuk na plas trapi fare po fare për axhendat globale të Sorosit e Ramës, familja dhe kujdesi ndaj fëmijëve përbën problem shumë më të madh se kapja e drejtësisë. Po them kapja e drejtësisë sepse nëse do kishim një drejtësi të pavarur, zoti Rama do ishte sot në dyert e SPAK duke u hetuar për pengmarrje personi.

Sikur të mos mjaftonte kjo zonja Ambasadore, Ju këtë krim të shëmtuar e quajtët sukses të qeverisë! Mbrojtët krimin, me ose pa dashje, me apo pa dijeni. Në te gjitha rastet ju ishit bashkpunëtore në krim. Në vetë të parë ju deklaruat – citoj: Më duhet të hamendësoj që nga turme, në fakt nga salla e mbushur plot këtu që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë ështe shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që në fakt tejkalon përkushtimin e saj të mëparshëm dhe për këtë duhet t’ju përgëzojmë e t’ju nxisim. Është vërtetë e stërmadhe!

Zonjë e nderuar, çfarë do kishte ndodhur në vendin tuaj nëse do I kisht mbyllur me zor njerëzit brenda një salle? Përgjigjuni zonja Ambasadore, Ju që këtë  krim të pengmarrjes e quajtët sukses të stërmadh!

Nuk ka ndodhur kurre një pengmarrje  një turp i tillë. Por siç e thotë edhe Kryeministri – Nuk keni parë gjë akoma!

Zoti Kraja, ju takon Juve që të ndërmerrni menjëherë një hetim kryesisht për ketë krim të rëndë. Zoti Kraja dua të besoj se jeni me të vërtetë I pavarur dhe keni guximin e duhur për të kryer një veprim të tillë që do të përbënte skandal në të gjithë botën. Edhe në vendet më të humbura të afrikës.

Rama e Vuçiç dështojnë/ Projekti serbo-rus mori ‘goditjen’ përfundimtare

0
Nis, 14.10.2016. -Prmijer Srbije Aleksandar Vucic i premijer Albanije Edi Rama razgovaraju na poslovnom forumu Srbija-Albanija, danas u Oficirskom domu u Nisu. (BETAPHOTO/SASA DJORDJEVIC/MO)

Javën e kaluar, kancelari gjerman, Olaf Scholz ka realizuar disa vizita dhe takime diplomatike në shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën.

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë, kancelari gjerman foli edhe për raportet Kosovë-Serbi dhe synimet e tyre për anëtarësim në BE.

Ai kërkoi edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“Marrëveshja duhet të qartësojë përfundimisht edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që reciprokisht nuk e njohin njëri-tjetrin, të bëhen anëtarë të BE-së”.

E kjo deklaratë për njohjen e Kosovës shkaktoi reagime të shumta në Beograd.

Njohësi i çështjeve politike, Gani Qarri në një prononcim për “Bota sot” komentoi vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë.

Sipas tij, kjo vizitë ishte shumë e rëndësishme, pas rrethanave të krijuara në rajon, pas agresionit rus në Ukrainë.

“Në fakt vizita e kancelarit gjerman Olaf Scholz e zhvilluar para disa ditësh në Kosovë, ku u takua me kryeministrin Albin Kurti, ishte vizita e parë e një kancelari të Gjermanisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Vizitë e cila marrë në konsideratë rrethanat e krijuara, pas agresionit okupues të Rusisë në Ukrainë, jo vetëm që ishte shumë e rëndësishme por edhe historike për vendin tonë, për vet faktin se siç tha edhe kryeministri, është vizita e vetme e një kancelari të Gjermanisë në Qeverinë e Kosovës, që nga çlirimi dhe shpallja e pavarësisë së vendit tonë”, deklaroi analisti.

Po ashtu, Qarri konsideron se vizita e Scholz është vazhdimësi e përpjekjeve të ish-kancelares Merkel.

Ai tha se me këtë kancelari gjerman ia dërgoi një mesazh të qartë Vuçiqit lidhur me njohjen përfundimtare të Serbisë për Kosovën.

“Përveçse ishte vazhdimësi e përpjekjeve të kancelares Merkel, me fokus në tregun e përbashkët rajonal, në kuadër të procesit të Berlinit, për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, kancelari Scholz qartësoi përfundimisht, fort mirë edhe qëndrimin e Gjermanisë dhe i qoi porositë më të qarta të deritanishme Serbisë lidhur me epilogun që duhet të marrë dialogu politik, Kosovë Serbi duke u përmbyllur me njohje reciproke, si kusht për integrimin në BE.

Vizita e kancelarit gjerman në Kosovë, e realizuar pikërisht në këto momente të trazuara politike, qartësoi edhe njëherë se Procesi i Berlinit, është ai që mbështet nga Gjermania dhe BE, e jo nisma serbo-ruse e të ashtuquajturit “Ballkan i Hapur””, theksoi ai.

Më tej, analisti potencoi se Scholz ia lehtësoi presionin Kosovës që po i bëhet nga Rama dhe Vuçiqi për “Ballkanin e Hapur”.

Po ashtu, ai u shpreh se me arritjen përfundimtare të marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit e rrit sigurinë në rajon.

“Olaf Scholz shprehu publikisht vizion e Gjermanisë në mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës, duke lehtësuar shumë edhe presionin politik që i bëhej padrejtësisht Kosovës nga Edvin Kristaq Rama & Co, për futjen e saj, si pjesë “integrale” e Serbisë, në krijesën serbo ruse, të ashtuquajtur “Ballkani Hapur” dhe nënshtruar sërish hegjemonizmit serbomadh.

Kështu që pozicionimi i vendosur i kancelarit gjerman Olaf Scholz për njohjen pa ekuivokë të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, pas SHBA-ve të cilat që nga fillimi kanë mbajtur qëndrimin e palëkundur për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka lehtësuar jashtëzakonisht shumë pozicionin e Kosovës edhe në vazhdimin e dialogut dhe ka rritë sigurinë e vendit tonë, për arritjen e marrëveshjes përfundimtare me njohjen e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, nënvizoi Qarri.

Ndër të tjera, ai tha se integrimi i Kosovës në BE përmes Procesit të Berlinit do të mundësonte edhe njohjen nga pesë vendet të cilat refuzojnë ta bëjnë këtë.

“Kurse integrimi i Kosovës dhe 5 vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në BE, përmes procesit të Berlinit, i cili të gjitha këto shtete i trajton në mënyrë të barabartë, dhe pa cenuar pavarësinë, sovranitetin, shtetin e kufijtë dhe integritetin territorial të Kosovës, do t’i mundësonte vendit tonë që të njihej nga pesë vendet e fundit të BE-së, që ende nuk e kanë njohur shtetin tonë dhe Kosova do të trajtohej si shtet i pavarur edhe nga vet BE.

Integrimi përmes procesit të Berlinit, do ti’ hapte dyert Republikës së Kosovës për pranim më të lehtë edhe në Këshillin e Evropës ku ka paraqitur kërkesën për pranim, në NATO dhe organizata tjera të rëndësishme evropiane e ndërkombëtare, deri te realizimi i hapit më madhor dhe përfundimtar të Republikës së Kosovës, për pranim si shtet i pavarur me të drejta të plota në OKB, që është edhe synimi kryesor i popullit dhe vendit tonë të lirë”, përmbylli Gani Qarri.

Vladimir Putin në gjendje jo të mirë shëndetësore gjatë një ceremonie, ja si dridhet në mënyrë të pakontrolluar

0

Një tjetër moment është fiksuar nga mediat teksa presidenti Putin nuk ndihet mirë gjatë një shfaqje të tij në publik. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është filmuar gjatë një ceremonie duke u dridhur, ndërsa kishte vështirësi që të qëndronte në këmbë.

Shëndeti i liderit rus ka qenë më parë titujt kryesorë pasi është spekuluar se ai mund të jetë i sëmurë rëndë, me sëmundje të tilla si kanceri dhe Parkinson.

Këto pretendime megjithatë janë mohuar nga Kremlini që u detyruar të deklaronte publikisht se gjendja mendore e Putinit ishte ‘normale’. Pamjet në fjalë vijnë gjatë një ceremonie të ndarjes së çmimeve, ku regjisori rus Nikita Mikhalkov merrte një çmim.

Takim me Yuri Kim

0
Mes hajdutëve e kriminelëve, më i forti ngjan si më i dobëti dhe më i dobëti si më i forti…

Shkruan Sokol Pepushaj

Hajdutët, nga Ilir Meta, e deri tek Edi Rama, togfjalëshin më të përdorshëm sot, kanë, “Takim me Yuri Kim”. Të gjithë investojnë propagandë e para për një takim me Yuri Kim, por jo lehtë e arrijnë.

Më krimineli, më i rrezikuari, më i urryeri, Ilir Meta, ai që ngjan më fat- zifti, më turi- peshku, sikur ka më shumë shanse. Kundër Presidentit të Republikës, njerëzia e ka lëshuar gjuhën pa fre, janë zemëruar me të, sa kërkojnë ta bëjnë copë-copë. Prandaj e ka parkuar “spirancën” tek Yuri Kim ky, për t’u thënë njerëzve, se mua më do Amerika dhe nuk pyes ç’broçkullisin kokëpalarët.

Edi Rama, takimet, madje edhe batutat përtej etikës së personazheve normale me Yuri Kim, i përdoron si ushqim për  “delet”. Bagëtia e tij, por as ata të Saliut, nuk duhet të  “blegërijnë”, se ja, Rama mundet t’i bëjë të tërë kurban, pasi ka edhe kulaçin edhe kërbaçin.

Shqiptarët, çuditshëm prej çdo kombi tjetër, Amerikën e shohin si mrekullinë kulaç- kërbaç, e po kaq habitshëm në Kosovë kanë Presidente Osmanin e në Shqipëri Bajramin.

Prandaj sot që drejtësia po afrohet, ngjan se po largohet.

Këtë fallsitet e ka krijuar ky togfjalëshi ‘takim me Yuri Kim’, që Ilir Meta e ka kryefjalë të çdo dite, deri ditën e fundit të tij.

Këtu do të jemi, deri ditën që Ilir Meta t’i zbresë shkallët e Presidencës, për t’u nisur ose në Ferr me një ampulë helmuese duke u vetëvrarë, ose në burg, në kalendarin që ruhet sekret në sirtar të Sali Berishës” ka futur në rreth edhe dy takime me  ambasadoren Yuri Kim.

Orakulli ynë krejt afër tij, na flet për një tip mosmarrëveshjeje që  përdoret si marrëveshje, si me thënë, ose do ketë edhe ca takime, ose Presidenti do dalë nga binarët dhe do të publikojë sekretet që mund të tronditin themelet e besimit tek diplomacia.

Edhe Sali Berisha, me  togfjalëshin ‘takim me Yuri Kim’, po i “përtyp” ditët e fundit. Takimi i Saliut as është endur as endet.

Ka tjetër hall doktori. Para arrestimit, ka kërkuar besë tek Edi Rama, pasi ruhet të  mos takohet me Yuri Kim.

Ashtu i ka ca punë Saliu, si me thënë, brisk e thikë me Amerikën, por që me ndihmën e Edi Ramës ja ngul thikën sa mundet reformës në Drejtësi.

Edi Rama, që nuk ka lexuar as Kanunin e Feudalit Lekë Dukagjini as të Drejtën Romake prehistorike, e mori Sali Berishën në besë, në mbrojtje, pa e pyetur pse e ndjek Yuri Kim.

As nuk veproi mirë, as nuk gaboi.

Nuk veproi mirë pasi Saliu ka vjedhur, por po, veproi drejt, pasi ka vrarë njerëz.

Kodi i besës, njihet për krimet e forta, plagosje, vrasje, por edhe për ngatërresa për pasuri e kuvende.

Këto kushte, për besë, i plotëson të gjitha Sali Berisha.

Mes hajdutëve e kriminelëve, më i forti ngjan si më i dobëti dhe më i dobëti si më i forti. 4 Klanet Mafioze asgjë tjetër s’bëjnë, veçse zbrazin thasët e shqiptarëve dhe mbushin të vetët, pastaj,  “ushqejnë  bagëtitë” e veta, me togfjalëshin, ‘takim me Yuri Kim’./Pamfleti

Ja cila është deputetja që po vështirëson anëtarësimin e Suedisë (dhe Finlandës) në NATO

0

Duket se koha po mbaron për të hequr veton turke mbi aplikimet e Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO, përpara mbajtjes së samitit të radhës të organizatës ushtarake në Madrid, më 29-30 qershor

Nga Rikard Jozwiak / Radio Free Europe

Atmosfera duket e errët në korridoret e Brukselit, po ashtu edhe në Stokholm dhe Helsinki, pasi shpresat po veniten se mund të arrihet diçka në ditët që kanë mbetur para samitit që do t zhvillohet në kryeqytetin spanjoll.

Ai që mund të kishte qenë procesi më i shpejtë i i anëtarësimit në historinë e aleancës – me dy shtetet nordike, të cilat mund të bëheshin anëtaret numër 31 dhe 32 deri në fund të verës – duket e vështirë të arrihet. Në vend të kësaj, përflitet realisht se ky ngërç mund të zgjasë gjatë gjithë vitit.

Në fund, e gjithë vëmendja mbetet te lideri enigmatik i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaratat e ashpra të të cilit kundër Finlandës, dhe veçanërisht kundër Suedisë, po merren më seriozisht se sa fillimisht.

Të tjerë hedhin vështrimet përtej Atlantikut, me shpresën se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mund ta zgjidhë këtë ngërç.

Dhe, nëse kjo nuk ndodh, ka ende shpresë që kryeministret e Suedisë dhe Finlandës, përkatësisht Magdalena Andersson dhe Sanna Marin, mund të krijojnë një hapësirë për manovrim.

Por, ekziston edhe një person tjetër që mund të jetë në gjendje të zhbllokojë të gjithë situatën edhe pse ajo mund të rezultojë të jetë protagonistja më e vështirë për t’u bindur nga të gjithë.

Amineh Kakabaveh

Njihuni me Amineh Kakabavehun – një kurde me origjinë iraniane dhe një ish-luftëtare Peshmerga, e cila aktualisht është një deputete e pavarur dhe një person me shumë influencë në Parlamentin suedez.

Kakabaveh është pa dyshim një nga politikanet më intriguese, më kundërthënëse dhe më të njohura në Suedi. Mjafton të shkosh jo më larg se titulli i autobiografisë së saj të vitit 2016 – “Amineh – Jo më e madhe se një kallashnikov” (Amineh – inte större än en kalasjnikov) për të kuptuar pse.

E lindur në provincën veriperëndimore të Kurdistanit, në Iran në vitin 1970, ajo iu bashkua guerilëve kurdë në moshën 13-vjeçare, por emigroi në Suedi gjashtë vjet më vonë. Duke punuar kryesisht si punëtore sanitare ndërkohë që ndiqte klasa mësimi në mbrëmje, ajo më në fund mori titullin master në shkencat sociale në Universitetin e Stokholmit. Në vitin 2008, ajo hyri në Parlament për partinë e majtë (Vänsterpartiet) dhe që atëherë është rizgjedhur në çdo mandat qeverisës. Ajo u shpall madje edhe “Suedezja e vitit” nga një prej botimeve më me ndikim të politikës.

Pavarësisht se është një marksiste e vetëshpallur, ajo u përjashtua nga partia e saj tre vjet më parë pas grindjeve të ashpra mbi atë që ajo e perceptonte si injorancën e së majtës politike mbi rolin e strukturave klanore patriarkale në periferitë e populluara nga emigrantët – diçka për të cilën shumë nga kolegët e saj partiakë e konsideronin si “islamofobike”.

Dhe, pikërisht si një politikane e pavarur ajo ka bërë vërtet emër kohët e fundit. Falë mbështetjes së saj, Qeveria e pakicës socialdemokrate, e udhëhequr nga Andersson, mundi të shihte dritën vitin e kaluar.

Dhe për të siguruar votën e saj, asaj iu premtuan plot gjëra, kryesisht të lidhura me mbështetjen e Stokholmit për çështje të ndryshme kurde:

Rritja e bashkëpunimit me PYD-në, një parti e krahut të majtë kurd në Siri që Ankaraja e kundërshton? Po! Mbështetje për milicinë kurde siriane “YPG”, të cilën Ankaraja thotë se është një degë e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) të cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia? Po!

Kërkesa për lirimin e politikanit turko-kurd, Selhattin Demirtash që vuan dënimin në një burg turk? Po!

Por, nuk mbaron me kaq.

Javën e kaluar, Qeveria suedeze pothuajse u rrëzua pasi opozita deklaroi një mocion mosbesimi ndaj ministrit të Drejtësisë. Në një votim të shumëpritur, atyre u mungonte një votë – ajo e Kakabavehut, natyrisht.

Dhe, ndërkohë që asnjë kërkesë e re nuk u zyrtarizua mes saj dhe partisë në pushtet, ajo tha për mediat se pret që Suedia të mbajë në fuqi embargon e armëve ndaj Turqisë dhe se duhet bërë më shumë për të lehtësuar kufizimet për rreth 130 kurdë në Suedi, të cilët shihen si rrezik për sigurinë kombëtare nga shërbimet suedeze të sigurisë, për shkak të lidhjes së tyre me YPG-në.

Ajo, gjithashtu, vuri në dukje, jo pa një ngjyrim kërcënues, se javën e ardhshme ka një tjetër votim vendimtar në Parlamentin suedez për miratimin e buxhetit të pranverës. Dhe, nëse Qeveria nuk mund të arrijë një marrëveshje pak të mundshme me partitë e krahut të djathtë, shtypja e butonit të gjelbër nga ana e saj, do të rezultojë edhe një herë vendimtare që buxheti të hyjë në fuqi.

Me Finlandën që ka pak gjasa të vazhdojë e vetme, pasi ajo aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n së bashku me fqinjin e saj më të madh, duket se pozicioni i pasigurt i Qeverisë suedeze do të parandalojë që çdo marrëveshje e mundshme me Turqinë të ndodhë së shpejti.

Shumë vende në Perëndim kanë hequr, ose të paktën nuk e kanë aplikuar embargon e armëve ndaj Turqisë, por tani për tani duket e pamundur që Suedia të ndjekë shembullin e tyre.

Nuk duket e mundshme as që Stokholmi tani të mund të marrë vendim për ta klasifikuar YPG-në si organizatë terroriste, siç bëri me PKK-në dekada më parë. Dhe, ekstradimi i shtetasve turq që dyshohet se janë të përfshirë në secilën nga organizatat që aktualisht kanë selitë e tyre në Suedi, ka pak gjasa të ndodhë.

Por, edhe në Turqi gjërat komplikohen nga fakti që Erdogani mund të ndihet nervoz për rënien e popullaritetit të tij për shkak të vështirësive ekonomike të vendit dhe normës së lartë të inflacionit. Dhe, ku ka kohe më të mirë për të ringjallur ndjenjën nacionaliste para zgjedhjeve të përgjithshme vitin e ardhshëm?

Por edhe para kësaj, në Suedi mbahen zgjedhjet e përgjithshme në shtator.

Pas këtyre zgjedhjeve, Kakabaveh mund të mos jetë më në pozitë të privilegjuar, duke e çliruar kështu edhe Stokholmin nga disa prej zotimeve të bëra ndaj saj.

Apo tashmë socialdemokratët do ta braktisin atë dhe angazhimet e tyre ndaj saj pas votimit të javës së ardhshme për buxhetin, duke llogaritur se populli suedez në përgjithësi është më i interesuar të rrisë sigurinë e tij me një anëtarësim të shpejtë në NATO, sesa të kundërshtojë Erdoganin duke mbështetur kauzat e ndryshme kurde?

Diçka duhet dhënë nëse Qeveria suedeze dëshiron të zhbllokojë ngërçin para ose gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

Vitin tjeter të ardhurat për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen me 15%

0

Nga viti i ardhshëm, individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të duhet të paguajnë më shumë taksa, në formën e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi, ndonëse taksa për biznesin e vogël do të vijojë të mbetet zero. Psh, për të vetëpunësuarit me qarkullim vjetor 10 milionë lekë, tatami mbi të ardhurat do të arrijë në rreth 1 milionë lekë në vit.

Të gjithë individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, përfshirë profesionet e lira do të tatohen me 15% për të ardhurat e tyre nga biznesi, sipas draftit të ri të rishikuar të tatimit mbi të ardhurat. Në ndryshim nga drafti fillestar, tatimi do të jetë fiks 15%, jo i përshkallëzuar deri në 23% për të ardhurat mbi 2.4 milionë lekë, siç është për të ardhurat nga punësimi.

Individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi tu njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit, si më poshtë:

Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10,000,000 Lekë në vit, ata kanë të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet.a) 60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;b) 90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;c) 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;d) 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;e) 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare

Psh, nëse një i vetëpunësuar ka 8 milionë lekë në vit qarkullim vjetor, do tí njihen shpenzime prej 2.4 milionë lekësh dhe do tatohet 15% për pjesën e mbetur prej 5.6 milionë lekësh, duke paguar në fund të vitit 840 mijë lekë tatim mbi të ardhurat, ose 70 mijë lekë në muaj. Për të ardhurat prej 10 milionë lekësh, tatimi vjetor arrin në 1 milionë lekë në vit, ose 87.5 mijë lekë në muaj.

Deri tani, të vetëpunësuarit paguanin zero tatim fitim dhe kjo nxiti që shumë individë me paga të larta, për të shmangur normën e lartë prej 23% të tatimit të pagës mbi 200 mijë lekë (më parë kufiri ishte 150 mijë lekë) të dilnin nga skema e të punësuarve dhe të regjistroheshin si të vetëpunësuar. Kjo skemë shmangieje nxiti tatimet që të rishikonin ligjin, duke u vendosur atyre tatim mbi të ardhurat nga biznesi, pasi u njeh shpenzime prej 30%.

Por, së bashku me të vetëpunësuarit, të gjithë bizneset e tjera të vogla do të paguajnë tatim 15% mbi të ardhurat. Psh, për bizneset e tregtisë, po me një qarkullim vjetor prej 8 milionë lekë, pasi tú zbriten shpenzimet e njohura prej 60%, do të tatohen me 15% për shumën prej 3.2 milionë lekësh dhe do të duhet të paguajnë 480 mijë lekë në vit. Për qarkullim prej 10 milionë lekësh për këtë kategori, tatimi vjetor arrin në 600 mijë lekë në vit.

Të ardhurat nga investimet, ku përfshihet shitja e pasurive të palujatshme, do të vijojnë të tatohen me 15% në vit, ndërsa të ardhurat nga dividend me 8%:

Të ardhurat nga investimet, nëse nuk konsiderohen si të ardhura nga biznesi, sipas Neni 13[Të ardhurat nga Biznesi] të këtij ligji, përfshijnë të ardhurat në vijim,:a. Të ardhurat nga interesi, dividendët dhe honoraret;b. Fitimet kapitale nga tjetërsimi i letrave me vlerë;c. Fitimet kapitale të realizuara nga skemat e sigurimit të jetës dhe pensionit vullnetar;d. Të ardhurat nga tjetërsimi i pasurisë së paluajtshme.

Të ardhurat nga punësimi do të vijojnë të tatohet me 13% deri në 2.4 milionëlekë në vit dhe 23% mbi 2.4 milionë lekë në vit.

Drafti parashikon dhe zbritje nga baza tatimore për individët që kan ëtë ardhura të ulëta:

a. një shumë kompensimi personal prej 480.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë deri 600.000 lekë;b. një shumë kompensimi personal prej 360.000 lekë nëse të ardhurat vjetore janë mbi 600.000 lekë;c. një shumë kompensimi për cdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç dhe që jeton së bashku me tatimpaguesin në një familje të përbashkët prej 48,000 lekë.2. Tatimpaguesi i tatimit mbi të ardhurat personale me të ardhura vjetore të tatueshme nga punësimi, të ardhura vjetore të tatueshme nga biznesi dhe të ardhura vjetore të tatueshme nga investimi më pak se 2.000.000 lekë mund të zbresë përveç kompensimeve individuale sipas paragrafit 1 më sipër, shpenzimet korrente për:a. shpenzimet për arsimin e fëmijëve në ngarkim të tij, në vlerën maksimale 100,000 lekë;

Drafti parashikon dhe uljen e kufirit vjetor të deklariit të të ardhurave personale në 1.5 milionë lekë, nga 2 milionë lekë në vit, që është sot si dhe më shumë se 50,000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i është nënshtruar tatimit përfundimtar në burim, sipas Kapitullit 5 të këtij ligji.

Ndërsa bizneset e vogla do të paguajnë tatim mbi të ardhurat personale, tatim fitimi për ta do të jetë zero!

a. Për:i. individët tregtarë;ii. të vetpunësuarit, si dhe;

Do të vijojnë të mbeten në fuqi lehtësitë fiskale për kompanitë e zhvillimit të programeve (5% tatim fitimi), ; Për entitetet, të cilët ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive (5%), dhe “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, do të vijojnë të jenë të përjashtuara nga tatimi korporativ.

Federata Panshqiptare “Vatra” shënon sot 110 vjetorin e themelimit të saj

0
Në një ceremoni organizuar për nder të këtij përvjetori kryetari i kësaj organziate, Elmi Berisha numëroi kauzat kryesore për të cilat është angazhuar kjo organizatë e vjetër shqiptare në SHBA, ndërsa u shpreh se angazhimi për çështjet shqiptare në Ballkan nuk do të mungojë edhe në të ardhmen.
Në ceremoninë e mbajtur në qendrën kulturore shqiptare “Illyria” në Bronks të Nju Jorkut, i pranishëm ishte edhe Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta. Ai foli mbi domosdoshmërinë e vazhdimit të misionit të “Vatrës” për të tejkaluar sfidat me të cilat përballen sot shqiptarët në rajon.
Para të pranishmëve foli edhe Ish-anëtari i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, aktivisti shqiptaro-amerikan Mark Gjonaj. Ai bëri thirrje për bashkim të të gjithë shqiptarëve, drejt arritjes së qëllimeve të përbashkëta.
 Me rastin e 110 vjetorit të themelimit, Federata Panshqiptare “Vatra” organizoi edhe një konferencë shkencore ndërkombëtare gjatë së cilës studiues të njohur të botës akademike shqiptare paraqitën kumtesa mbi rolin e organizatës “Vatra”, themelimin e shtetit shqiptar e deri tek pavarësia e Kosovës.
MIRENJOHJE DHE NDERIM NGA VATRA
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, me rastin e 110 vjetorit të themelimit të saj falenderon të gjithe pjesemarresit ne Konferencen Shkencore Nderkombetare me temë:
“VATRA” – 110 VJET NË SHËRBIM TË ATDHEUT DHE KOMBIT SHQIPTAR”.
Nderim, mirenjohje dhe respekt te veçante per kumtuesit:
1. DalipGreca (kumtesa u lexua nga Nazo Veliu)
Marrëdhëniet e “Vatrës” me Mbretin dhe Legalistët, sipërpjekje për të shpëtuar Shqipërinë nga komunizmi
2. Dr. Paulin Marku
Veprimtaria e Komisionit Organizativpër bashkimin e shoqërive shqiptare në SHBA dhe krijimi i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”
3. Prof. asoc. dr. Jonela Spaho (Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan Noli” Korçë)
Roli dhe kontributi i Kristo Floqit si bashkëthemelues i “Vatrës” dhe editor i gazetës “Dielli”
4. Prof. asoc. dr. Ledia Dushku (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)
Nga suazat perandorake te pavarësia: Shpërthimi i Luftës sëParë Ballkanike dhe qëndrimi i “Vatrës”
5. Prof. ass. dr. Fitim Rifati (Instituti i Historisë – Prishtinë)
“Vatra” mbi çështjen e Kosovës gjatë Luftës së Parë Botërore – një përpjekje sensibilizuese për rishikimin e kufijve etnikë shqiptarë
6. Dr. Naim Musliu
“Vatra” në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)
7. Prof. dr. Fatmira Rama( Departamenti i Historisë, Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës)
Kontributi i Thoma Nassit në lëvizjen kulturore e kombëtare të“Vatres”
8. Akademik, prof. dr. Beqir Meta (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)
“Vatra” dhe Ahmet Zogu-një marrëdhënie me lëkundje të mëdha
9. Prof. dr. Muharrem Dezhgiu(Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë) (Kumtesa u lexua nga Kerol Kaskaviqi)
“Vatra” dhe Shqipëria gjatë Luftës II-të Botërore
10. Prof. dr. Hamit Kaba (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)
“Vatra” dhe “Shqipëria e Lirë”- Zëra shqiptarë përtej Adriatikut, 1941-1944
11. Fran Shkreli
“Vatra” dhe festimet kastriotjane me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut
12. Dr. Hasan Bello (Instituti i Historisë, Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë)
Marrëdhëniet e Fan Nolit me Enver Hoxhën dhe regjimin komunist
13. Dr. Erjon Dervishi
“Vatra” dhe Kisha Ortodokse Shqiptare në Amerikë përballë presionit grek (1945-1950)
14. Dr. Sokol Paja
“Vatra” në dosjet e sigurimit të shtetit në vitet 60 -70-të
15. Idriz Lamaj
Petro Kolonja – Veprimtar i shqiptarizmës (1897 – 1991) (Kumtesa u lexua nga PhD Can. Haris Vongli)
16. Prof. dr. Ines Angeli Murzaku (Seton Hall University, New Jersey, USA)
“Vatra”- the hearth and heart of Albaniandom. Vatra’s Role in the Establishment of the Albanian Orthodox Church
17. Zef Ujkaj
Roli i “Vatrës” ndaj demonstratave të vitit 1981 në Kosovë, pasqyruar në gazetën “Dielli”
18. Dr. Sylë Ukshini
Roli i diasporës shqiptare dhe i“Vatrës“në SHBA për kauzën e Kosovës në vitet 90-të
19. Prof. asoc. dr. Besim Muhadri(Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”, Kosovë)
“Arshi Pipa- Lidhjet e tij me “Vatrën” dhe zhvillimi i krijimtarisë letrare e shkencore në Amerikë”
20. Agron Alibali (LL. M. Senior Fellow, Universiteti i Massachusetts-it, Boston)
Veprimtaria lobuese e “Vatrës” së kryesuar nga Agim Karagjozi në kapërcyell të mijëvjeçarit tonë.
VATRA i shpreh mirenjohje te thelle posaçerisht Bordit organizues të Konferencës Shkencore Nderkombetare:
• Dr. Paulin Marku (kryetar)
• Dr. Iris Halili (anëtare)
• Dr. Pashko Camaj (anëtar)
• Dr. Elton Mara (anëtar)
• Dr. Sokol Paja (anëtar)
• Msc. Marjana Zeneli Bulku (anëtare).
Bulku (anëtare).

POSTIMET E FUNDIT