Kreu Blog Faqe 904

“Stajanica” Yuri Kim, pastroja mirë “luspat” peshkut dhe skuqe derisa t’i nxihen sytë!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Gjithandej, vjen era “peshk”. E kanë qelbur Shqipërinë milionerët e pushtetit.
Gjithkush i sheh me sy “peshqit”, i numëron, i njeh një për një. Edhe peshqit, e kanë kuptuar se janë peshq. Sali Berisha për shëmbull, Ilir Meta, Arben Ahmetaj, Fatmir Mediu, Damian Gjiknuri, Ilir Beqaj, e shumë tjerë, aq të mëdhenj janë, sa trupi u ka dalë përmbi ujë dhe populli po i gjuan me “gurë”, aq të rrezikshëm janë, sa “peshkatarëve” shqiptarë, u kanë kall datën.

Peshku ka luspa, ka pare, lekë domethënë.

Luspat, në Malësi quhen pare. Andej, është e njohur porosia e vjehrrave, sidomos për nuset e reja.
-O nuse, pastroja mirë “paret” peshkut. Edhe sytë fërgoja derisa t’i nxihen.

Jo më kot, në Kelmënd luspat janë pare.

Ato përmbajnë fibra kolagjeni me veti piezo-elektrike. Pra, nëse ushtrohet një forcë mekanike mbi to, mund të prodhohet energji elektrike.
Ndaj peshqit tanë janë kaq energjikë, ndaj peshkatarët e SPAK-ut as kapin peshk, as nuk munden t’ua pastrojnë paret.

E ka një shpjegim logjik kjo punë.

Këta SPAKAS-at shqiptarë, si me thënë “stajanicat” e drejtësisë dhe ekonomisë tonë, nuk po arrijnë të pastrojnë paratë e veta, pra gjysëm milion dollarshat e deri dy-tre milionshat, jo më të pastrojnë paratë miliarda dollarëshe.
Gjithsesi, një “Stajanicë”, që duket nikoqire për drejtësi dhe ekononi, po u jep zemër e shpresë shqiptarëve. Ambasadorja Yuri Kim, përditë artikulon drejtpërdrejtë, se peshku i vogël do ta hajë peshkun e madh këtë herë, bile këtë verë.

Për “peshk”, ka patur ca beteja në fakt.

Berisha për shëmbull, një peshkaqen i terbuar, po edhe “peshq” më të vegjël, si me thënë deri karasa kinezë si Ilir Beqaj a Fatmir Mediu, ja kanë këputur “grepin” drejtësisë disa herë, dhe me grep në gojë, vazhdojnë të jetojnë ujrave të qelbura të pasurive korruptive.

Po kush guxon t’i prekë këta?!

Peshkatarët Spakas, nuk numërojnë dot paret e veta, jo të peshqve, “Stajanicat” tona, e kanë harruar prej kohësh peshkun e mishin.

E ka një logjikë edhe kjo.

Ose ka fukarallek të madh, ndryshe prej dikur, ose nuset, nuk i dëgjojnë hiç vjehrrat, prapë ndryshe prej dikur.

Pra, qënkemi të pakënun?!

Jo, kemi lajm shumë të mirë. Jemi edhe të pasur edhe të kenun.
Në Kelmënd, “Stajanica” e konakut, është ndera dhe ekonomia e asaj dere.
Meqë kemi trokitur në një derë, në derën e mbyllur të Europës, është kohë e mirë, që në emër të kësaj ndere e të kësaj dere, të shpërthejë deri në “qiell” kërkesa njerëzore për Ambasadoren Yuri Kim:
Bëju njëherë “stajanicë” kelmendase, pastroja mirë paret peshkut e skuqe derisa t’i nxihen sytë!

Yuri Kim ngre tonin me Qeverinë: S’ka më fallcitete, duhet të vendosni se në ç’ rrugë do shkoni, Shqipëria të drejtohet nga krimi i organizuar, apo.

0

Në një takim sekret që ka zhvilluar Nuredin Dumani me Arjan Spahinë, i cili u ekzekutua më pas në Belgjikë në nëntor 2020, tregon për një kontratë vdekjesh, të lidhur mes Erjon Alibej, Arjan Spahisë dhe Nuredin Dumanit.

Sipas rrëfimit të Dumanit, ky takim është ndërmjetësuar nga Eljo Bitri, njeri ky i afërt i klanit “Çapja” në Elbasan, ndërsa vendi i takimit ka qenë natën dhe pikërisht në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, në zonën e Fushë-Mbretit.

Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin.

Elton Qyno bën me dije se Dumani shprehet se një periudhe prej 1 e gjysmë, e ka sqaruar Arjan Spahinë, se ai nuk kishte lidhje, dhe se nuk ishte i përfshirë në këto vrasje.

Spahiu, është bindur në këtë takim në sinqeritetit e Dumanit, dhe në fund i ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim, për eliminimin e personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen, ndaj Enea Alibejt ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Tarzani”.

Sipas Spahisë, personat si Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit, Hajdar Çopja, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, duhet të eleminoheshin kundrejt pagesës nga grupi i Nuredin Dumanit.

“…unë në takim i thashë Arjanit se kush e kishte bërë porosinë dhe kush e kishte kryer ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh, vrasjen e vëllezërve Baho në Peqin dhe vrasjen e Andi Zylyfit…” – shprehet Dumani.

Arjan Spahiu, në këtë takim i ka kërkuar Dumanit, që po atë mbrëmje të takohej me Erjon Alibej në shtëpinë e tij. Bashkë me në ka ardhur dhe Eljo Bitri, ku Arjani na ka çuar në një apartament që ndodhet në një pallat në Elbasan.

Aty ka takuar për herë të parë Erjon Alibej. Ky i fundit dhe Arjan Spahiu, siç tregon Dumani i kanë kërkuar bashkëpunim dhe të bëheshin bashkë në një krah, pasi kishin kundërshtarë të përbashkët, Talo Çelën. Arjani dhe Erjoni, në këtë marrëveshje do siguronin investimin dhe i ofruan Dumanit që ti binte vëllezërve Çopja që jetojnë në Dubai dhe secilit që ka marë pjesë në vrasjen e njerëzve të tyre. “…në s’pastrimin e emrave të kësaj liste që Dumani ra dakord me Arjan Spahinë dhe Erjon Alibej, hynin në lojë Eljo Bitri, Klevis Alla, Henrik Hoxha dhe Asllan Plaku…” – thotë Dumani.

Ndër të tjera ky i fundit shton se po atë natë të takimit, Erjoni i ka dhënë 50 mijë euro, të gjitha prerje 50-she.

“Kam marrë kontakt me Erjonin për të folur në aplikacionin “Sky” me një telefon të dhuruar nga ai, duke qëndruar në kontakt me të dhe Arjan Spahiun përgjatë gjithë kohës.”

Në dëshmi tregohet se pasi ka bërë bashkë të gjithë grupin e djemve, Dumani, ka pasur si synim të vriste të parin Altin Ndocin, por këtë gjë s’duhet ta bënte tek lagjja e vetë në Durrës.

Për vrasjen e Altin Ndocit, Klevis Alla, i është vetëofruar, pasi Ndoci disa kohë më parë e kishte rrahur për një borxh 3 mijë euro.

“…unë doja që Klevisi ta takonte vazhdimisht Altin Ndocin, pasi kjo më interesonte që ta mbaja në mbikqyrje, duke ja dhënë borxhin avash-avash. Dhe Klevisi për këtë gjë, ra dakord që të më vinte në dijeni për lëvizjet e Ndocit…” – tregon Dumani.

Në të njëjtën kohë, Dumani ka organizuar vrasjen e Dorjan Shkozës në Durrës, duke përdorur Eljo Bitrin, Henrik Hoxhën dhe Klevis Allën.

Në këtë ngjarje mbeti i vrarë dhe një person i pafajshëm Anxhelo Avdia.

Vrasjet me pagesë/ Nuredin Dumani: Arjan Spahia e Erjon Alibej më dorëzuan listën me emrat që duhet të vrisja në Elbasan

0

Në një takim sekret që ka zhvilluar Nuredin Dumani me Arjan Spahinë, i cili u ekzekutua më pas në Belgjikë në nëntor 2020, tregon për një kontratë vdekjesh, të lidhur mes Erjon Alibej, Arjan Spahisë dhe Nuredin Dumanit.

Sipas rrëfimit të Dumanit, ky takim është ndërmjetësuar nga Eljo Bitri, njeri ky i afërt i klanit “Çapja” në Elbasan, ndërsa vendi i takimit ka qenë natën dhe pikërisht në një sipërfaqe të mbjellë me ullinj, në zonën e Fushë-Mbretit.

Përpara hetuesve të BKH-së, Dumani ka treguar se Arjani i kishte kërkuar Dumanit, llogari se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh të Elbasanit, si dhe tek vrasja e Andi Zylyfit në Peqin.

Elton Qyno bën me dije se Dumani shprehet se një periudhe prej 1 e gjysmë, e ka sqaruar Arjan Spahinë, se ai nuk kishte lidhje, dhe se nuk ishte i përfshirë në këto vrasje.

Spahiu, është bindur në këtë takim në sinqeritetit e Dumanit, dhe në fund i ka kërkuar ndihmë dhe bashkëpunim, për eliminimin e personave që kishin marrë pjesë në ngjarjen, ndaj Enea Alibejt ose siç thirrej ndryshe me nofkën “Tarzani”.

Sipas Spahisë, personat si Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza, Kel Kamami ose “Keli i Kiçit” dhe vëllezërit, Hajdar Çopja, Franc Bako alias Çopja dhe Ervin Bako alias Çopja, duhet të eleminoheshin kundrejt pagesës nga grupi i Nuredin Dumanit.

“…unë në takim i thashë Arjanit se kush e kishte bërë porosinë dhe kush e kishte kryer ekzekutimin e trefishtë në Bradashesh, vrasjen e vëllezërve Baho në Peqin dhe vrasjen e Andi Zylyfit…” – shprehet Dumani.

Arjan Spahiu, në këtë takim i ka kërkuar Dumanit, që po atë mbrëmje të takohej me Erjon Alibej në shtëpinë e tij. Bashkë me në ka ardhur dhe Eljo Bitri, ku Arjani na ka çuar në një apartament që ndodhet në një pallat në Elbasan.

Aty ka takuar për herë të parë Erjon Alibej. Ky i fundit dhe Arjan Spahiu, siç tregon Dumani i kanë kërkuar bashkëpunim dhe të bëheshin bashkë në një krah, pasi kishin kundërshtarë të përbashkët, Talo Çelën. Arjani dhe Erjoni, në këtë marrëveshje do siguronin investimin dhe i ofruan Dumanit që ti binte vëllezërve Çopja që jetojnë në Dubai dhe secilit që ka marë pjesë në vrasjen e njerëzve të tyre. “…në s’pastrimin e emrave të kësaj liste që Dumani ra dakord me Arjan Spahinë dhe Erjon Alibej, hynin në lojë Eljo Bitri, Klevis Alla, Henrik Hoxha dhe Asllan Plaku…” – thotë Dumani.

Ndër të tjera ky i fundit shton se po atë natë të takimit, Erjoni i ka dhënë 50 mijë euro, të gjitha prerje 50-she.

“Kam marrë kontakt me Erjonin për të folur në aplikacionin “Sky” me një telefon të dhuruar nga ai, duke qëndruar në kontakt me të dhe Arjan Spahiun përgjatë gjithë kohës.”

Në dëshmi tregohet se pasi ka bërë bashkë të gjithë grupin e djemve, Dumani, ka pasur si synim të vriste të parin Altin Ndocin, por këtë gjë s’duhet ta bënte tek lagjja e vetë në Durrës.

Për vrasjen e Altin Ndocit, Klevis Alla, i është vetëofruar, pasi Ndoci disa kohë më parë e kishte rrahur për një borxh 3 mijë euro.

“…unë doja që Klevisi ta takonte vazhdimisht Altin Ndocin, pasi kjo më interesonte që ta mbaja në mbikqyrje, duke ja dhënë borxhin avash-avash. Dhe Klevisi për këtë gjë, ra dakord që të më vinte në dijeni për lëvizjet e Ndocit…” – tregon Dumani.

Në të njëjtën kohë, Dumani ka organizuar vrasjen e Dorjan Shkozës në Durrës, duke përdorur Eljo Bitrin, Henrik Hoxhën dhe Klevis Allën.

Në këtë ngjarje mbeti i vrarë dhe një person i pafajshëm Anxhelo Avdia

Edi Rama: Kujt ia priste mendja vite në parë se ne vjedhim e na pret vetëm burgu

0

Kryeministri Edi Rama duke folur në “Konferencën Antikorrupsion” tha se sot Shqipëria ka nisur të marrë frymë, falë reformave që janë bërë në vend.

Ai tha se askujt më parë nuk ia priste mendja që për një kohë të shkurtër pas reformimit të sistemit të drejtësisë, do kishte pas hekurave, ministra, deputetë apo kryebashkiakë.

“E pamë të udhës të shoqëronin nxjerrjen e raportit antikorrupsion me këtë konferencë sepse besojmë se është shumë e rëndësishme të ndajë me publikun dhe vështirësitë si dhe të vendosim në një perspektive këtë sfidë të vazhdueshme, e cila asnjëherë nuk mbaron, sepse në asnjë shtet të botës që nga shtete më të zhvilluara, çështja e korrupsionit nuk është zgjidhur përfundimisht.

Por ndërkohë për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë nga një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt.

Nuk ka qenë përpara 30 vjetësh, por ka qenë deri para pak vitesh kur të gjitha shërbimet për qytetarët jepeshin me kontakt fizik, dhe kur dhe për shërbimet më bazike dhe të përmuajshme, siç ishte pagesa e dritave qytetarët duhet të qëndronin në radhë shumë të gjata, që t’iu jepej mundësia të paguanin kontributet e tyre.

300 mijë kontakte fizik kishte në muaj mes qytetarëve dhe shtetit, ku kishte arbitraritet të vazhdueshëm, mungesë të plotë cilësie në shërbim, mungesë transparence dhe shumë para nën dorë.

Nga ana tjetër për të kaluar në zemrën e sistemit ai ishte i kapur nga kanceri i një drejtësie të korruptuar, gjerësisht të kalbur dhe faktikisht të transformuar në një Pazar ku e drejta shitej ose blihej.

Pavarësisht se brenda sistemit kishte si kudo njerëz të zotë e të ndershëm, tërësia e sistemit e bënte të pamundur të promovoheshin, por dhe për njerëzit e thjeshtë të garantoheshin nga sistemin i drejtësisë.

Ne u fokusuam në të dyja drejtimet, reformimi i drejtësisë dhe ai i shërbimeve. Për reformimin e sistemit të drejtësisë do të ketë një panel të veçantë. Do doja të thosha vetëm diçka që biem dakord të gjithë pavarësisht bindjeve apo rezervave që mund të kemi, madje pavarësisht simpative që mund të kemi në aspektin politik.

Kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë, kush e mendonte se do të vinte dita vetëm pak vite më pas nga fillimi i reformës në drejtësi ku askush më nuk do ndihej i paprekshëm, që anëtarë qeverie, përfaqësues të zgjedhur, deputetë do të merreshin në hetim dhe do të akuzoheshin nga një prokurori tërësisht e ndarë nga politika, dhe e fokusuar tek misioni i saj për drejtësi”.

Pamjet misterioze të vajzës duke përdorur celularë në vitet 1993 në Shqipëri, nga italiani Nilo Ratti

0

Nostalgji për Shqipërinë e vitit 1993? Pamje të rralla janë filmuar nga fotografi Nilo Ratti shumë vite më parë dhe të sjellin në vëmendje filmat e kinematografisë shqiptare.Tirana ngjan krejtësisht ndryshe nga sot. Jetesa në fshatra duke e vështirë, por në fytyrat e fëmijëve që rrezaton një gëzim.

Por nga të gjithë kujtimet që ju kujtohen juve por edhe neve si portal vlenë të theksohet paraqitja e gocës në video incizim duke folur me celular që në atë kohë dhe pikërisht sot e tutje kjo skenë mbetet misterë i gjallë se si ishte e mundur që në shqipëri të egzistonte një paisje e tillë. Por nga disa thasheshëme që fliten supozohet se në atë kohë shërbimi sek.ret shqiptarë kishte paisje satelitore që i përdornin për shërbimet e vete.

Për më tepër ndiqeni videon:

Dhe një video tjetër poashtu:

Mbi 26 miliardë USD vjedhje me një dorë/ Ja dokumetet si Ilir Meta e Anastas Angjeli shitën BKT 1 miliard USD kur vetem asete kshte 27 Miliardë Usd

0

Dokument zyrtar, që provon një nga 10 super vjedhjet e pasurive të mëdha shtetërore, që kanë bërë së bashku ish-kryeministri dhe ish- ministri i Financave dhe Ekonomisë në vitet 1999-2002; të cilët sot kanë miliona Euro depozita bankare, universitete, hotele, dyqane, apartamente, pallate e vila në Shqipëri e deri në Greqi, Maqedoni, Angli, SHBA, të siguruar përmes korrupsionit gjatë pushtetit.

Një prej 10 kri.meve të rënda, ose më saktë vjedhjeve ekonomiko-financiare, që kanë bërë Ilir Meta e Anastas Angjeli gjatë viteve 1999-2002, kur ishin njëri kryeministër e tjetri ministër i Financave, është privatizimi i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT)

Proçedura është bërë aq fiktive e absurde si radhë veprimesh, sa më 8 qershor 2000 u nënshkrua kontrata e shitjes, më 6 korrik 2000 u miratua ligji, ndërsa më 21 shtator 2000 u bë vendimi i qeverisë; kur duhej të ishte e kundërta: ligji i pari, vendimi i dyti, kontrata e

Por kr.imi, qëndron në vlerën e shitjes së kësaj banke me çmim 1 (një) USD; vërtetuar nga vendimi i firmosur prej Ilir Metës kryeministër dhe nga kontrata e firmosur prej Anastas Angjelit, ministër i Financave.

Është vjedhje e hapur, kur po në kontratë-marrëveshjen e datës 8 qershor 2000, citohet se kapitali financar gjendje i BKT-së në momentin e shitjes, ishte 2 miliardë e 700 milionë lekë të reja, të cilat nuk përfshiheshin në çmimin e shitjes.

Përveç dokumentit të shitjes me 1 USD të krejt BKT, në dosjet e privatizimit të saj, Ilir Meta e Anastas Angjeli nuk kanë lënë asnjë dokument, që të tregojë se ku përfunduan 27 miliardë lekë që ishin gjendje si kapital shtetëror.

Është çmenduri të mendosh, që kjo bankë është shitur me çmim 1 USD, kur përveç llogarisë financiare gjendje, kishte edhe godinën e zyrave qwndrore e 22 objekte në rrethet kryesore të vendit; me vlerë të përllogaritur 11 milionë USD në vitin 2000.

Për t’ia dhënë një grupi klientelist turk, dyshja Meta-Angjeli bënë marifetin e shitjes te kompania “Kent Bank”, te IFC e BERZH, dhënë në masën 60% aksione dhe nga 20% aksione, me vlerën totale 1 USD , kur vetëm brava e 1 dere të bankës, në atë kohë kushtonte 10 USD.

Në muajin janar 2006, doli në skenë blerësi i vërtetë i 100% aksioneve të bankës, kompania turke “Çalik-Seker Konsorsiyum Yatirim A.S.” që u fsheh pas pazarit të shitjes fiktive, të inskenuar nga krye-xhambazi Ilir Meta dhe firmosur nga “mumuthi” i korrupsionit Anastas Angjeli.

Ndërsa më 30 qershor 2009, në favor të filialit turk “Çalik Financial Services”, u kaluan 100% e aksioneve të BKT, kësaj pasurie shteti që u shit për 1 USD; paçka se ishte me afro 38 milionë USD kapital fizik e llogari financiare gjendje./Pamfleti

Aɾtɑn Hoxhɑ ka fɑkte: Vílɑt e VÍP-ɑve në Tíɾɑnë janë shtëpi bɑɾi poɾ policiɑ nʋk í pɾek

0

Gɑzetɑɾí Aɾtɑn Hoxhɑ kɑ deklɑɾʋɑɾ se në zonɑ ɾezídencíɑle në Tíɾɑnë po kʋltívohet kɑnɑbís. Në stʋdíon e Rɑdɑɾ Ínfoɾmɑtív, Hoxhɑ thɑ se vílɑ të shtɾenjtɑ jɑnë kthyeɾ në “shtëpí” bɑɾí.

“Pse ʋ shʋmëfíshʋɑn tɑ í shtëpítë e bɑɾít. Sepse shʋmë shqíptɑɾë që ʋ moɾën me kʋltívímín kɑnɑbísít në ɑnglí e mësʋɑn ɑtje dhe e sollëm këtʋ. Ne nʋk dímín tɑ bëním. ɑtɑ eɾdhën që ɑndej kɑnë sjellë tekníkën, pɑjísjet. Kɑm pɑɾë ɾɑste në 2013, 2014 poɾ tɑní e kɑnë sofístíkʋɑɾ. Kɑnë ínfɾɑstɾʋktʋɾën dhe mjetet dʋhʋɾɑ.

Nëse OSHEE nʋk bɑshkëpʋnon me polícínë, se këɾkon shʋmë eneɾgjí…kɑ ínfoɾmɑcíon që në zonɑ ɾezídencíɑle kʋ edhe ʋnë nʋk hyj dot, komplekse kʋ ɾɾínë VÍP-ɑ, kʋ kɑ vílɑ ngɑ 500 míjë eʋɾo, jɑnë mɑɾɾë vílɑ dhe është mbjellë ɑty sepse polícíɑ ɑty nʋk hyn dot. Nʋk të shkon mendjɑ se ɑí mʋnd të mɑɾɾë një bɑnesë me qíɾɑ me 200 eʋɾo në mʋɑj dhe tɑ kthejë në shtëpí kɑnɑbísí.

Aktʋɑlísht në Tíɾɑnë në zonɑ ɾezídencíɑle po kʋltívohet kɑnɑbís në zonɑ të mbyllʋɾɑ. ɑty í shpëton kontɾollít. Ʋ bëj thíɾɾje bɑnoɾëve të këtyɾe zonɑve nëse ndjejnë vɑpë dʋhet të gjejnë vígjílentë se ɑty dʋhet të jetë ndonjë shtëpí bɑɾí me llɑmpɑ. Në këto zonɑ kʋ jetojnë, polítíkɑnë, Víp-ɑ po pëɾdoɾen bɑnesɑ ngɑ gɾʋpet kɾímínɑle pëɾ të kʋltívʋɑɾ kɑnɑbís. Dʋhet të ketë një plɑn kombëtɑɾ pëɾ tɑ godítʋɾ”, ʋ shpɾeh ɑí.

Rama ironizon dhe “fal” Leonardo Di Caprio-n, se e ka shok ministrja

0

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar aktorin Leonardo Di Caprio gjatë aktivitetit për nënshkrimin e memorandumit që i hap rrugë shpalljes Park Kombëtar të lumit Vjosa. Kujtojmë që Di Caprio ka qenë një nga më të zëshmit për mbrojtjen e lumit të egër të Europës.

Rama deklaroi se aktori amerikan u bë i gjallë vetëm për të goditur qeverinë, ndërkohë që nuk reagon tani që qeveria merr një vendim në përputhje me kauzën e tij. Më pas ai vazhdoi me ironi, duke thënë se duke e sharë, aktori do të reagojë.

“Më kanë shënuar diçka këtu për Leonardo Di Caprion pasi u bë i gjallë për të goditur qeverinë, por nuk u bë i gjallë për ta mbrojtur qeverinë.

Tani që qeveria po bën atë që atij i kishin thënë që nuk kishim ndërmend ta bënim, por që ndërkohë po e bëjmë.

E ka shok të mirë ministrja e Turizmit, prandaj nuk po i bie më shumë.

Mbase këto goditje do t’i shkojnë në vesh, pasi mund ta kishim lajmëruar dhe nuk do t’i vente në vesh fare. Mbase duke e sharë pak do t’ia kapi veshi”, tha Rama.

Ankohet Bes Kallaku: Nuk hamë dot bukë, janë rritur shumë çmimet

0
Rritja e çmimeve në plazhet shqiptare ka prekur edhe aktorin Bes Kallaku, që njihet nga të gjithë si miku i ngushtë i Ilir Metës.
Aktori thotë se të gjithë shqiptarët nuk hanë dot bukë në mëngjes pasi janë rritur çmimet e restoranteve dhe hoteleve, ku thekson se një omletë kushton 20 mijë lekë.
“Jemi të vetmit që sa herë shkojmë te restoranti dhe hamë mëngjesin, pyesim kamarierin sa është omëleta sot. Sepse ndryshon çmimi sa herë ikën dhe vjen. Dhe kamarieri të shikon se si je veshur dhe të këput 20 mijë lekë. Pronarët e hoteleve nuk duhet t’i vendosin çmimet e dhomave sikur po i lajnë çarçafët me një ilaç që kushton 200 euro. Të mos e shesin ujin 7 mijë lekë sikur e kanë mbushur me ujë të shenjtë. Meqë tokat i keni zaptuar për parking, të paktën mbajini çmimet normal”, ankohet Kallaku…..!!!!

Gentjan Sula dhe Hamz Islamaj vjedhin paratë e ndërtimit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë, mashtruan me zërat e punimeve. Ende asnjë hetim nga SPAK

0

Oligarku i ‘Kodrës së Diellit’ Gentjan Sula që ka bërë pallatin e Monika Kryemadhit në Laprakë dhe Hamz Islamaj, në bashkëpunim me kupolën e korruptuar të Ministrisë Shëndetësisë, kanë vjedhur paratë publike me ndërtimin e Maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.

Abuzimi është skandaloz, i faktuar dhe i hapur, por deri më sot nuk ka një hetim nga SPAK.

Në 3 gusht 2020, Ministria e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliun ka shpallur tenderin me objekt “Rikonstruksion i godinave të Maternitetit Mbretëresha Geraldinë dhe ndërtim i ri 3 kat Tiranë”, me fond limit rreth 7 miliardë lekë.

Tenderi është paracaktuar për kompanitë BE-IS shpk të Hamz Islamajt si dhe për Agi Kons shpk të Gentjan Sulës, një kompani e lakuar për pastrim parash te Kodra e Diellit, pastrimin e parave të Ilir Metës dhe Erjon Veliajt, për tendera korruptivë dhe lidhje me pushtetarë dhe ish pushtetarë të korruptuar.

Islamaj dhe Sula, pasi dyshohet se kanë bërë një pazar me kupolën e korrupsionit në shëndetësi, kanë paraqitur një ofertë 466 395 123 lekë.

Oferta është anomalish e ulët sipas ligjit dhe si e tillë duhej të skualifikohej

Por, kjo ofertë jo vetëm nuk është përjashtuar si anomalish e ulët, por me 27 tetor 2021, sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Gelardina Prodani, ka shpallur fituese të tenderit kompanitë e Hamz Islamajt dhe Gentjan Sulës. Kjo është shkelja e parë penale që duhet të jetë objekt i SPAK-ut.

Po a mund të ndodhë që Hamz Islamaj dhe Gentjan Sula që të futen në një tender, me ofertë anomalish të ulët dhe të dalin me humbje?

Në fakt ka ndodhur një gjë tjetër edhe më e rëndë.

Sipas një dosje të KLSH-së që ka parë Prapaskena, Ministria e Shëndetësisë ka fryrë në mënyrë fiktive fondin limit të tenderit, me qëllim për të futur në kurth kompanitë e tjera, dhe për t’i dhënë tenderin dy oligarkëve sipas pazarit paraprak.

Afera ka nisur që nga shmangia e garës dhe mungesa e transparencës për realizimin e hartimit të projektit teknik për ndërtimin e spitalit të ri.

Në aktekspertizë, anëtarët e grupit nuk janë shprehur si ka qenë gjendja e godinave para dhe pas tërmetit, për rrjedhojë ndryshimet në preventivin teknik janë të paligjshme.

Nga ana tjetër, anëtarët e grupit që kanë hartuar aktekspertizën ishin në konflikt të interesi, pasi kanë qenë në të njëjtën kohë edhe anëtarë të grupit të hartimit të projektimit teknik.

Më tej, është shmangur përllogaritja e kostove për punimet ndërtimore sipas çmimeve të tregut, me qëllim për të vjedhur paratë.

Më tej, vjedhja ka vijuar me zërat kryesorë të punës.

Termo dhe hidroizolimi i pllakës së themelit dhe katit nëntokë, termoizolimi me polesterol, hidroizolimi me dy shtresa, gjeotekstil, shtresë mbrojtëse”, janë shënuar me çmimin 30,000 lekë/m2, kur në fakt çmimi real është 12,309 lekë/m2.

Me këtë lëvizje, janë vjedhur 140 milionë lekë. Vetëm ky fakt do të mjaftonte që SPAK të lëshojë urdhër-arrestet, pasi vjedhja është flagrante

Vjedhjet kanë vijuar me zërat e tjerë, në bashkëpunim me kupolën e korruptuar të Ministrisë së Shëndetësisë.

Korrupsion në Kosovë

Gentjan Sula dyshohet se është pjesë e një afere korruptive me përmasa të mëdha në Kosovë, në bashkëpunim me
publicistin dhe shkrimtarin Veton Surroi.

Prokuroria dyshon se janë dhënë mbi 400 mijë euro ryshfet, për të korruptuar zyrtarë të Kosovës, për ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një hoteli në Brezovicë

Hoteli po ndërtohej nga kompania “Stella Consulting”, ku aksioner kryesor është pikërisht Gentjan Sula me 70 %, ndërsa Veton Surroi ka 30 % të aksioneve. Dosja konsiderohet si një nga aferat më të bujshme në Kosovë.

Gentjan Sula gati betonizimin e Farkës

Pas shkatërrimit të Kodrës së Diellit, ku ka korruptuar me vila pushtetarë tê tê gjitha krahëve, Gentjan Sula i ka vënë syrin Liqenit të Farkës, për ta pushtuar me ndërtime.

Prapaskena mëson se Sula e lejen e ka marrë ndërkohë nga Erion Veliaj, me të cilin ka lidhje të forta dhe të hershme, që kur gruaja e Gentjan Sulës, Gentjana Sula, ishte zëvëndësministre e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në 2014, kur Veliaj ishte ministër.

Zonjës Sula politika i ka besuar drejtimin e Autoritetit të Moshapjes së Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Tendera abuzivë

Gentjan Sula ka marrë tendera me vlerë dhjetëra milionë euro, të dyshuar si korruptivë dhe në këmbim të ndarjes së 20-30 përqind të vlerës, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Drejtori i Spitalit të Kukësit, Bashkia e Tiranës, Bashkia e Krujës, Bashkia e Kolonjëd dhe Konispolit.

Gentjan Sula është klienti kryesor i Erion Veliajt.

Burime për Prapaskenën pohojnë se sekseri dhe njeriu që kalon pataratë e korrupsionit nga Gentjan Sula drejt kupolës së Bashkisë së Tiranës, është një drejtor i rëndësishëm dhe i besuar i Erion Veliajt.

Është e pabesueshme se si SPAK nuk e ka prerë ende këtë nyje korrupsioni.

POSTIMET E FUNDIT