Kreu Blog Faqe 905

Kancelari gjerman vizitë në të gjithë Ballkanin, refuzon brutalisht Edi Ramën

0

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përfunduar turin e tij në Ballkanin Perëndimor ku ai mori pjesë gjithashtu në Samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Selanik. Ajo që u vu re që nga publikimi i axhendës së kancelarit gjerman përpara se të vizitonte Ballkanin Perëndimor, ishte anash-kalimi i Shqipërisë edhe pse gjatë vizitës së Edi Ramës në Berlin rreth dy muaj më parë Scholz la të kuptonte se do të vinte. Vizita e kancelarit gjerman në rajon, për më tepër në një moment kritik ku lufta në Ukrainë ka ndezur alarmin për destabilizim të Ballkanit, por pyetja e madhe në këtë mes është se çfarë ka ndikuar në marrëdhënien e kryeministrit Rama me kancelarin gjerman Olaf Scholz? Vizita e tij në Ballkanin Perëndimor u komentua si shumë e rëndësishme, e cila në politikë të jashtme re?ekton shumë mesazhe të forta. Përzgjedhja e Kosovës, shtetit më të ri të Evropës, si ndalesa e parë e vizitës në rajon e kancelarit Scholz, në kontekstin e luftës që po zhvillohet në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus, është para së gjithash një mesazh për regjimin rus se, s’mund të ketë asnjë pa ralele mes Kosovës dhe Krimesë apo Ukrainës Lindore. Gjithashtu, injorimi i vizitës në Shqipëri, tregoi që kancelari gjerman i dha një “shuplakë” Edi Ramës. Scholz e vizitoi Prishtinën para Beogradit dhe nuk ia ktheu sytë Tiranës. Ndryshe nga ish-kancelarja Angela Merkel, e cila shihte kryeministrin dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç si dy beniaminët e Ballkanit, mesa duket me ardhjen në pushtet të Scholz kanë ndry-shuar politikat gjermane, duke i përjashtuar të dy nga ndryshimi  i madh i reformave që do të sjellë Berlini për rajonin, nga integrimi në Bashkimin Evropian, deri tek paqja afatgjatë dhe siguria e plotë.

Kancelari gjerman nxjerr jashtë loje Ballkanin e Hapur

Gjermania gjithashtu nxori jashtë lojë Ballkanin e Hapur të dyshes Rama-Vuçiç duke para-lajmëruar riaktivizimin e Procesit të Berlinit. Berlini i jep përparësi procesit të integrimit në Bashkimin Europian të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet nismës Procesi i Berlinit. Këtë ai e theksoi edhe më shumë në reagimin e fundit pasi përfundoi vizitën e tij. “Në shumë diskutime, kam bërë përpjekje shumë speci?ke për të siguruar që të gjithë të bashkohen, në mënyrë që së shpejti të marrim një vendim që hap rrugën drejt Evropës për vendet e Ballkanit Perëndimor. Me Procesin e Berlinit, Gjermania është përpjekur ta avancojë këtë zhvillim për shumë vite. Do ta ringjallim. Të gjithë më kanë kërkuar që ta bëj këtë, dhe ne do ta përmbushim këtë kërkesë”, ka shkruar Scholz duke i dhënë goditjen e fundit nismës ruse të Ramës dhe Vuçiçit. Gjithashtu, teksa kancelari gjerman publikoi në rrjetet sociale  një përmbledhje të turit të tij ballkanik ku u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrin maqedonas Dimitar Kovacevski, atë Bullgar Kiril Petkov si dhe atë grek Kyria-kos, në asnjë nga fotot e publikua-ra nuk u shfaq kryeministri ynë edhe pse pati mundësinë që ta ta-konte në Samitin e Selanikut por pa zhvilluar një takim të veçantë. Përveç kësaj “krisjeje” të krye-ministrit Rama me kancelarin gjerman, përmendim këtu edhe marrëdhëniet jo të mira të kreut të qeverisë me amerikanët. She? i qeverisë shqiptare po manifeston një lloj ngërçi me politikën zyrtare amerikane në Shqipëri, ku herë pas here shihet qartë teksa ai ka shigjetuar ambasadën amerikane dhe kreun e saj në Tiranë për politika ndërhyrëse, duke e quajtur sekretare partia parie dhe i kërkuar hapur që të mos përzihet në punët e brendshme të Shqipërisë.

Miqtë e Edi Ramës/ Agim Kajmaku trafikonte kokainë në Itali, gruaja e tij fitonte tendera në Tiranë

0

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku u arrestua në Itali me 20 kilogramë kokainë. Ishte ky lajmi i bujshëm që pushtoi mediat këtë fundjavë. Kajmaku u arrestua në korrik të 2020-ës pasi ishte shpallur në kërkim për falsifikim dokumentesh për shkak të urdhrave që kishte firmosur pasi u shkarkuar nga detyra me vendim të KQZ-së.

Pas ndalimit në një spital privat në Tiranë ai u la i lirë për shkak të gjendjes shëndetësore, por që mesa duket nuk e ka penguar të merrej me një aktivitet akoma më të rëndë në vendin fqinj. Por teksa Kajmaku merrej me aktivitetin trafikut të drogës, një kompani e tij vijonte të merrte tendera nga qeveria.

Shoqëria “A.M.E 2020” është zyrtarisht në pronësi Merita Kajmakut, bashkëshorte e Agim Kajmakut. Kompania është krijuar në vitin 2008, me emrin “Kajmaku” shpk, në pronësi të ish-kryebashkiakut të Vorës. Pasi ai fitoi zgjedhjet pa kandidatë rivalë në qershor 2019,

Kajmaku ia dhuroi të gjithë aksionet e kompanisë bashkëshortes së tij. Pasi Agim Kajmaku u shpall në kërkim për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, shoqëria ndryshoi emrin, duke u quajtur “A.M.E. 2020”. Ky ndryshim emërtimi e ndihmoi familjen

Kajmaku që të vijonte të fitonte tendera publikë megjithëse pronari i saj real ishte i kërkuar nga drejtësia shqiptare.
Në 30 dhjetor të vitit 2019, ndërkohë që Agim Kajmaku i fshihej policisë, kompania private e familjes së tij fitoi me vlerë 50 milionë lekë të vjetra për lulishtet e Qendrës Spitalore Universitare Tiranë, të zhvilluar nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, në varësi të Ministrisë së Brendshme.

Po ashtu, në maj të vitit 2020, kur Kajmaku ishte ende në kërkim, shoqëria ‘AME 2020’ fitoi rreth 70 milionë lekë të tjera nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranës.

Një tjetër tender e ka marrë nga OSHEE sh.a me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe taracës për OSHEE Group sh.a dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë/OSSH sh.a”, me vlerë 61,136 euro. Oferta më e lartë.

Dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro. Edhe ky tender me ofertën më të lartë.

Lajm i mirë për shqiptarët jashtë/ BE bën kompromis për rritjen e pagave minimale

0

Pas një debati të gjatë dhe kontradiktor, është arritur kompromisi: në të ardhmen do të ketë standarde në mbarë BE-në për pagat minimale. Gjermania duhet të bëjë përmirësime.

Shtetet e BE-së dhe Parlamenti Evropian kanë rënë dakord për standarde të përbashkëta për pagat minimale në Bashkimin Evropian. Sipas kryenegociatorit të Parlamentit Evropian, Dennis Radtke, kompromisi përfshin standarde se si do të vendosen, përditësohen dhe zbatohen pagat minimale. Përveç kësaj, ligji i propozuar parashikon që vendet e BE-së duhet të përcaktojnë plane veprimi për të rritur mbulimin e marrëveshjeve kolektive me 80 përqind të saj, konfirmoi politikani i CDU për Agjencinë Gjermane të Shtypit (DPA). Jeta e miliona punëtorëve do të përmirësohet ndjeshëm.

Vendet e BE-së njoftuan se pagat minimale duhet të përditësohen të paktën çdo dy vjet në të ardhmen. Ekziston një përjashtim për vendet që përdorin një mekanizëm indeksimi automatik. Kjo vlen për një periudhë katërvjeçare. Partnerët socialë si sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve duhet të përfshihen në procedurat për përcaktimin dhe përditësimin e pagave minimale.

Komisioni Evropian e përshëndeti marrëveshjen. Sipas Komisionit, direktiva e re nuk i detyron vendet anëtare të vendosin pagat minimale me ligj. Ai gjithashtu nuk përcakton as nivelin e përbashkët të pagës minimale në BE.

Komisioni i BE-së kishte propozuar një projektligj në tetor 2020. Me marrëveshjen që tani është arritur, ekzistonte sfida që traktatet e BE-së vendosin kufij tepër të ngushtë – sepse Bashkimit Evropian nuk i lejohet të vendosë nivele specifike pagash, por vetëm të nxjerrë udhëzime.

Ministri Federal i Punës Hubertus Heil (SPD) ishte i kënaqur me marrëveshjen. Kjo do të vendosë standarde të reja për një Evropë sociale. “Kushdo që punon duhet të jetë në gjendje të bëjë një jetesë të arsyeshme nga rroga e vet – kjo vlen në Stokholm dhe Lisbonë, sikur edhe në Berlin dhe Bukuresht,” shpjegoi Heil.

E majta kërkon më shumë tempo

Parlamenti i BE-së dhe shtetet anëtare tani duhet ta miratojnë zyrtarisht marrëveshjen. Më pas, shtetet anëtare kanë dy vjet kohë për të përfshirë këto rregulla në ligjet kombëtare. “Rregullorja e re e BE-së tani duhet të vendoset shpejt dhe më pas të zbatohet menjëherë edhe në Gjermani,” kërkoi Pascal Meiser, zëdhënës i të majtëve i politikës së sindikatave në Bundestag. Megjithatë, planet e tanishme të koalicionit qeveritar nuk shkojnë kaq “larg” dhe nuk parashikojnë ndryshime të mjaftueshme për të arritur marrëveshjen kolektive në Gjermani. Prandaj nevojitet një paketë gjithëpërfshirëse masash kundër dumpingut të pagave dhe për të forcuar sistemin e negociatave për tarifat kolektive.

Por Suedia dhe Danimarka janë shprehur kundër rregullores së miratuar ditën e martë. Ato e shohin këtë dokument si ndërhyrje politike në përcaktimin e pagave në vendet e tyre. Megjithatë, rregullorja paraqet sukses, sepse më shumë se 15 nga 27 shtetet anëtare i kanë mbështetur standardet e përbashkëta të pagës minimale.

Pagesat minimale prej 12 euro në Gjermani

Në Gjermani është vendosur javën e shkuar që paga minimale të rritet në dymbëdhjetë euro për një orë punë. Vendimi do të futet në fuqi në tetor. Gjermania tashmë ka një nga pagat minimale më të larta në BE. Vetëm në Luksemburg paguhet më shumë, sipas informacioneve nga Enti Federal i Statistikave dhe Ministria Federale e Punës. Megjithatë, shkalla e mbulimit të marrëveshjeve kolektive në Republikën Federale është shumë më pak se 80 përqind sa synohet tani me rregulloren e miratuar në Bruksel./DW

Drogë, korrupsion, krim/ Ja kryebashkiakët, deputetët dhe ministrat e Ramës të arrestuar

0

Qeveria “Rama”, do të mbahet mend për ministrat, kryebashkiakët dhe deputetët të lidhur me krimin.

Nuk mbahet që prokuroria të ketë prangosur aq shumë zyrtarë të lartë nga një parti politike se sa në Partinë Socialistë.

Për drogë, për korrupsion, për shpërdorim detyre dhe një sërë të tjerë veprash penale, kanë dërguar në burg, ministra socialistë, kryebashkiakë dhe deputetë.

Në një vend me demokraci normale, Qeveria do të kishte rënë, por nga sknadali në skandal, kryeministri Edi Rama, thotë se nuk mban përgjegjësi.

Nuk mban përgjegjësi për njerëzit që ai ka zgjedhur vetë. Gjithçka në Partinë Socialiste shkon me të një kërcitur të gishtave të Ramës.

Por, kur vjen puna tek mbajtja e përgjegjësisë, Edi Rama, tërhiqet, thotë përgjegjësia është personale, ndërkohë krimet janë kryer nën logon e PS-së, nën strehën e Partisë Socialiste, me postin e firmosur nga Edi Rama.

Para ditësh në Itali është arrestuar ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku pasi është kapur me 20 kg drogë.

Më poshtë po sjellim emrat e socialistëve të arrestuar për krime të ndryshme.

Të arrestuarit nën strehën e PS:

Lefter Koka, ish-ministëri Mjedisit. I arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash!

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm. I akuzuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge

Rovena Voda, ish-zv/ministre e Brendshme. E arrestuar për korrupsion!

Fatos Tushe, ish- kryetar i Bashkisë së Lushnjes. I arrestuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Ervis Roshi, ish-kryetar i Bashkisë Kavajë. I larguar nga procesi i dekriminalizimit.

Tom Doshi, ish-deputet socialist. I përjashtuar nga grupi parlamentar socialist pas akuzave që i bëri Ilir Metës se donte ta vriste. I shpallur non grata nga SHBA.

Mark Frroku, ish-deputet. I arrestuar për vrasje të kryer në Belgjikë.

Armando Prenga, ish deputet i Partisë Socialiste. I arrestuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur ne vitin 2015 në Laç ku mbetën të plagosur 7 persona.

Burri 93 vjeç ndahet nga gruaja 86 vjeçe

0
Ai është 93 vjeç dhe ajo 86 vjeçe. Por pavarësisht moshës nuk është asnjëherë vonë për të filluar nga e para. Kështu duhet të ketë menduar një pensionist nga Arezzo i Italisë, i cili vendosi që të ndahej nga bashkëshortja e tij, 7 vite më e re se ai.Sikur ndodh në shumë martesa, edhe në këtë rast ka hyrë në skenë një person i tretë, një zonjë pak a shumë e moshës së çiftit. Sipas mediave italiane, 93-vjeçari e ka njohur atë në një klub nate dhe është dashuruar marrëzisht me të.Ndërkohë bashkëshortja e tij nuk e ka marrë aspak mirë. Në fillim 86-vjeçarja nuk ka pranuar që të ndahet nga i shoqi në mënyrë konsensuale. Por më pas i është nënshtruar presionit të ish-partnerit dhe ka pranuar të divorcohet.

Të enjten e kaluar, në gjyk atën civile Aretine, u mor vendimi i përbashkët që t’i jepnin fund martesës së tyre të gjatë. Që në fillim 93-vjeçari ka qenë i vendosur për ndarjen nga ish-gruaja e tij. “Dua lirinë time, dua të rindërtoj jetën time”, i ka thënë pensionisti avokatit, Marco Acquisti, kur ka shkuar në studionin e tij për të nisur procedurat për di vorc.

I papuni Fatos Nano fotografohet në Tiranë, duke blerë libra të përdorur

0
Fatos Nano është ndër politikanët më të lakuar në mediat tona. Ndonëse prej shumë vitesh nuk është pjesë aktive e politikës, emri i ish-Kryeministrit rikthehet herë pas herë në fokus të publikut. Ashtu ka ndodhur edhe muajt e fundit, teksa në vend diskutohej për emrin e Presidentit.

Prej shumë vitesh, emri i Nanos është lakuar si një kandidat potencial. Edhe në zgjedhjen e fundit të Presidentit, emri i tij u lakua sërish si një ndër kandidatët e mundshëm për këtë post. Por as këtë herë emrin i tij nuk u propozua nga partia që drejtoi për shumë vite.

Që pas largimit tij nga politika aktive, daljet kanë qenë të pakta, duke zgjedhur të jetojë jetën i qetë larg fokusit mediatik. Ndaj fotot e shkrepura nga “Panorama Plus”, janë ndër të rrallat që vijnë nga Nano në vitet e fundit. Ish-Kryeministri i Shqipërisë është fotografuar këto ditë, te “Shallvaret”, ku është shfaqur i veshur thjesht.

Nano jetonte në kohën që ishte Kryeministër. Pas tërheqjes nga jeta politike, familja Nano u zhvendos në periferi të Tiranës. Por, duket se kjo lagje mban ende Nanon, si një nga banorët më të spikatur. Ai është fotografuar në orët e paradites, ku së bashku me një tjetër person që e shoqëronte ka ndaluar te një shitës libra të përdorur në rrugë. Ashtu si shihet edhe nga shkrepjet, ai ka qëndruar disa momente duke parë titujt, i vëmendshëm në kërkimin e tij.

Edi Ram i shkruan Monika Kryemadhit se e pret në zyrë por civile, pa çizme

0

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë vendosur të bëjnë ‘paqe’ dhe të festojnë së bashku 31-vjetorin e maxhorancës nesër në selinë rozë.

Në selinë e LSI-së të drejtuar nga Monika Kryemadhi ka mbërritur ftesa për tiu bashkuar ditëlindjes së 31-të të selisë Rozë.

Burime bëjnë me dije se në festë është ftuar edhe zonja Kryemadhi. Me humor gjithandej thuhet se Babloku i ka thënë që të mos vijë me çizme, se nuk i është shëruar ende gunga nga goditja që ka ngrënë një herë.

Të dielën në orën 19:00 socialistët do të organizojnë një pritje në oborrin e kësaj force politike.

Presidenti i ri Bajram, merr urim, nga krimineli Vladimir Putin

0

 

Presidentit i sapozgjedhur i Shqipërisë ka marrë urimin e rëndësishëm për zgjedhjen e tij në krye të shtetit shqiptar. Urimi ka ardhur pikërisht nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. 

 “Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, i ka përcjellë urime z.Bajram Begaj për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe i uroi shëndet dhe suksese në detyrën e tij më të lartë shtetërore”, thuhet në postimin e ambasadës ruse në Tiranë.

Skandal/ Del në rrjet teza e provimit të Gjuhës dhe Letërsisë, bashkë me përgjigjet e sakta

0

Siç është bërë e zakonshme në çdo provim të maturës shtetërore, edhe këtë të shtunë ku rreth 33 mijë nxënës janë ulur në banka për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë, teza ka qarkulluar në rrjet.

Në ndryshim nga herët e tjera, me mesazhe po shpërndahen dhe fletët me përgjigjet e sakta.

Denoncim për publikimin e fletëve të provimi, ka bërë dhe deputeti demokrat Lucciano Boçi, i cili shkruan:

Teza e maturës së Letërsisë përsëri del nga klasat, për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit njëkohësisht, të atyre që janë përgjegjës.

Për të mos u bërë pjesë e kësaj katrahure mature, vetëm për fakt, po postoj një fletë të provimit.

Pavarësisht fenomenit që është bërë i përsëritshëm çdo Qershor, Ministria e Arsimit ende nuk ka gjetur një mekanizëm sesi kopjimi të shmanget. Kjo sjell në jo pak raste zhdukjen e meritokracisë, dhe në sajë të kopjimit shumë maturantë kapin degë preferenciale në Universitet.

Pse u zbyth Ilir Meta nga sulmet ndaj Yuri Kim?

0

Shkruan Nikoll Lesi

Të gjithë e dijmë se raportet mes presidentit Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim ishin të tensionuara, bile praglufte.

Edhe kur kishte takime zyrtare protokollare, të dy ose nuk takoheshin ose mezi jepnin dorën njëri tjetrit.

Por ka disa ditë që të dy kanë ndryshuar, janë bërë miqësor, buzagaz dhe sikur nuk ka patur asnjë sherr apo qejfmbetje me njeri- tjetrin.

Në fakt ambasadorja amerikane nuk bën asnjë veprim pa leje të Departamentit Amerikan të Shtetit. Shumë e akuzojnë se luan lojë personale në Tiranë, por kjo nuk besohet dhe nuk pranohet, sepse një ambasador zbaton porositë dhe direktivat e ministrit të saj të Jashtëm, ose edhe më saktë të linjës zyrtare të shtetit të saj.

Takimet e fundit Meta-Kim, ndonëse në mjedise zyrtare, prapë duket se ka një “pranverë” mes tyre.

Se çfarë ka ndodhur duket e vështirë të thuhet, pra nëse ka ndryshuar ambasadorja apo presidenti, por e verteta duket se Ilir Meta nuk është më ai i muajit prill 2021, kur lëshonte “raketa” ndaj ambasadores Yuri Kim.

Ose “raketat” e Metës janë shpuar në ajër nga amerikanët, ose diçka ka ndodhur me vajtjet e shpeshta të njërëzve të presidentit Meta në Uashington!

POSTIMET E FUNDIT