Pak kozmogoni nga Giacomo Leopardi

0
Shkruan Zija Vukaj
Duke e vënë veten në vendin e një bariu endacak të rrafshnaltave aziatike, Giacomo Leopardi nis në “Këngë nate e një bariu shëtitës të Azisë” (1829) një dialog të gjatë e përvëlues me Hënën. Satelitit tonë poeti i shfaq pyetjet më të thella mbi kuptimin e ekzistencës, me thjeshtësi dramatike. Rizbulojmë një nga përbërësit më të bukur në historinë e letërsisë italiane.
Thirrje Hënës
Nisur me pyetjen, “Ç’bën, ti Hënë, në qiell?”, Leopardi bën një ballafaqim mes gjendjes njerëzore, rrethuar prej dhimbjesh pa fund, vuajtjesh, mërzish- për të arritur çfarë? Humnerën e tmerrshme të vdekjes, që harron gjithçka- me atë të Hënës e veçanta e përjetshme e epërme ndaj vuajtjeve vdekatare.
Në fund edhe Hëna, arsyeton Leopardi, bëhet pjesë e së njëjtës brengosje të poetit: edhe bredhja e saj duket e pakuptimtë, si ajo e yjeve të kupës qiellore dhe e të gjitha qenieve të gjalla. “Në çfarë dritëzash? Ç’bën hapësira e pafund; dhe ai i thelli/ Pambarim i pasosur? Ç’do të thotë kjo? Vetmi e paanë? Po unë ç’jam?”
Një poezi që depërton thellë në kuptimin e jetës, mbi domethënien e mospërputhjes së të gjitha “gjërave të vdekshme” në raport me atë që dëshirojmë. Kështu që Leopardi duhet lexuar e rilexuar.
-fragment-
“Këngë nate e një bariu shëtitës të Azisë”
Ç’bën ti, Hënë, në qiell, më thuaj, ç’bën?
E heshtur Hënë?
Ngrihesh në darkë, e shkon,
Duke soditur shkretëtirat; mandej ulesh.
Prapë s’je e kënaqur
Të përshkosh veçantësinë?
Akoma nuk i shmangesh, prapë dëshirohesh
Të soditësh ato ledhe?
I ngjan jeta jote
Jetës së bariut.
Ngrihesh lart në ag
Nxjerr grigjën në fushë e sheh
Grigja, burime dhe bar;
Mandej pushon natën atje lart:
Gjë tjetër kurrë nuk shpreson.
Më thuaj, Hënë:
Ç’i duhet jeta bariut.
Po juve jeta juaj? Më thuaj: aty ku endet
Kjo bredhja ime e shkurtër,
Qenka rruga jote e pavdekshme?
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu