Pas fitores së mandatit të katërt, Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ministrat të premten në Gjirokastër.
Në takim pritet të diskutohen prioritetet e qeverisë për muajt në vijim si dhe agjenda politike dhe institucionale pas fitores në zgjedhje.
Ditën e djeshme Rama mblodhi deputetët socialistë të listës së hapur dhe të mbyllur në pallatin e Brigadave në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri.
Kryeministri u shpreh se duhet që të bëjnë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Rama theksoi gjithashtu se duhet një mirëkuptim i plotë mes tyre, sepse do ta përdorin si fuqinë e mandatit të katër.