Shkruan Zef Ndreka
Duhet thënë vërteta për PD-në e Lezhës, e cila mbase ndikon për të përmirësuar gjendjen aktuale, e cila nuk i kalon 2%.
Kjo u vërtetua edhe në zgjedhjet e 14-Majit, ku në 80 000 votues, ajo mori rreth 1400 vota!
Mbase kanë ndikuar edhe disa faktorë të tjerë që lidhën me orientimin që morën strukturat gjatë fushatës elektorale. Por duhet theksuar se dëmin më të madh e ka bërë vetë Basha, kryetarë i PD-së ekonomike zyrtare. Si ta kishte çifligun e vet, Basha ka luajtur me strukturat dhe drejtuesit e degës Lezhë duke i trajtuar si Kiu Fiu.
Hiqe sot e vendosë nesër. Pa asnjë zgjidhje per ecurinë e PD-së, por vetëm duke krijuar qejf-mbetje nga njëra anë dhe llastime nga ana tjeter të përsonave konkretë, siç është rasti i Gazmendes psh, e cila e ka mashtruar Bashën plotësisht. Por dobësia është e Bashës në këtë rast, i cili pa e njohur aspak gjendjen e partisë, anëtarësisë dhe aftesitë e përsonave që ju bashkuan dhe rezistuan në Lezhëper dy vjet, u mashtrua nga drejtuesit aktual që i ka komanduar vetë.
Si, tek e qysh , më mirë duhet ta dije Basha, i cili ka qënë disa herë i paralajmëruar për ngërçin që po kaplonte plotësisht këtë parti tashmë të shitur në Lezhë.
Më konkretisht, se çfarë ndodh në atë strukturë të emëruar, nuk mund ta zgjidhë Indrit Sefa i vetëm, edhe pse ka një mandat përfaqësimi nga udheheqja lart, për të kordinuar punët në Qarkun e Lezhës.
Në Lezhë, duhej të binte alarmi. Të shkonte një grup pune më serioz dhe të nxirrte të vërtetën. Grupimet e atë parti, janë përjashtuese për njëri-tjetrin dhe është shumë e vështirë, në mos e pamundur të bashkëpunojnë bashkë.
Mbase, kjo është gjendja në gjithë Shqipërinë.
Nqs është kështu, çfarë pritshmërishë ka Basha nga kjo parti, i cili mendon të bëhet Kryeministër dhe më tej?!
Mbase mjaftohet duke gënjyer vetën?!
Por demokratët jo!
E bëra këtë shënim, për ta vënë në lëvizje, nqs e duan PD-në. Ndryshe ta lëshojnë menjëherë, pa humbur kohë, në të mirë të demokracisë dhe opozitës.
Promoted Content