Pas bojkotit të komisioneve, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu.
Në hyrje të mbledhjes, deputeti i PD, Saimir Korreshi ka propozuar që deputetët e opozitës të ngujohen në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, derisa ky i fundit të respektonte parlamentin dhe t’i jepte deputetëve të drejtën e fjalës.
“Unë e kam thënë mendimin shumë mbledhje më parë, që prej seancës së parë të palemantetit që shoku Peleshi nuk na lejoji të mbanim fjalën e parë, ne duhet të kishim të shkuar të zyra e tij dhe të ngujoheshim në parlament derisa të na jepej e drejta e fjalës. Për mua ka disa teori, por në gjykimin tim unë kam qenë që ne të shkonim tek zoti Peleshi dhe të respektonte Kuvendin e Shqipërisë.Kjo nuk ka lidhje me disfatën e opozitës. Ne kemi lozur me një portë. Kjo ishte lojë me një portë”, tha Korreshi.
Nga ana tjetër, pa dhënë shumë detaje, demokratët iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve pas humbjes në zgjedhjet lokale:
Pyetje: Cili është qëndrimi që do të mbani në mbledhjen e Grupit?
Ivi Kaso: Ku i keni dëgjuar këtë bojkot ose Komisione parlamentare. Deri më tani nuk ka asnjë bojkot.
Luçiano Boçi: Prandaj është mbledhja, për të bërë propozime.
Pyetje: A jeni pro bojkotit të PD-së në Komisione?
Jozefina Topalli: Akoma nuk kam shkuar në mbledhje.
Pyetje: Cili është qëndrimi juaj?
Gazment Bardhi: Të shkojmë një herë në mbledhje dhe pastaj. Besoj që ju keni durimin e nevojshëm për qëndrimin e Grupit Parlamentar të PD-së që do të bëhet i ditur pas mbledhjes.
Në mbledhje mungojnë 5 deputetë Bujrar Leskaj, Edi Paloka, Luan Baçi, Gent Strazimiri, Artan Luku.








