Shkruan Zef Bushati
Niveli i politikës aktuale shqiptare dhe mungesa e Bashkëpunimit politik Mbarëkombëtar lë për te dëshiruar. Politika shqiptare, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës, shpesh vepron në mënyrë të fragmentuar, pa vizion të përbashkët mbarëkombëtar.
Arsyet janë interesat personale të Kryetarëve të Partive të cilët shpesh vendosin interesat personale mbi interesat kombëtare. Kryetarë “Lider” me mentalitet provincial dhe jo strategjik, që nuk kanë kulturë bashkëpunimi rajonal ose mbarëkombëtar. Mungesa e një platforme të përbashkët shqiptare për çështjet kombëtare, për arsimin, ekonominë, diasporën, identitetin kulturor,etj. si dhe frika e politikanëve nga ndërkombëtarët që shpesh e barazojnë çdo koordinim shqiptar me “rrezikun për destabilizim” në Ballkanin Perëndimor, i frenojne inisiativat politike. Po në fund të fundit: a duhet të përgatiten të gjitha trevat shqiptare për luftë? Pse Shqipëria dhe Kosova kanë mbështetjen më të ulët nga Qytetarët e BE për anëtarësim në BE ? Ky është fakt i vërtetuar nga sondazhe të ndryshme Europiane (Eurobarometer, etj). Kosova 6 muaj pa Parlament për kostituim. Shqipëria 4 muaj për të çertifikuar Zgjedhjet. Shqipëria dhe Kosova perceptohen si vende me nivele të larta korrupsioni dhe me institucione të brishta. Kjo i bën qytetarët e BE-së skeptikë për t’i pranuar ne BE, nga frika se do të sjellin probleme në familjen e Bashkimit Europian. Shqipëria dhe Kosova janë ndër vendet më të varfra në Evropë, me nivel ekonomik dhe standard të ulët të jetesës.
Anëtarësimi në BE nënkupton lëvizje të lirë të fuqisë punëtore, çka ngjall frikë tek disa Lider te BE për një “valë emigracioni” në vendet e Bashkimit Europian njësoj si Rumunet. Lider te BE kanë një perceptim të padrejtë, por të përhapur, që shqiptarët janë “më pak të integrueshëm”, sidomos në shtete si Franca apo Hollanda, për shkak të disa fenomeneve kriminale që janë ekspozuar në mediat e atjeshme. Ky perceptim nuk përfaqëson realitetim, por ai ndikon shumë në opinionin publik. Ndonëse BE nuk është një “klub i krishterë”, ka pasur teori që vendet me shumicë myslimane, si Shqipëria, Bosnja, Kosova etj., përballen me më shumë rezistencë për antarësim ne BE. Ky faktor është dytësor, por nuk mund të injorohet plotësisht nga të dy palët. Ka raste kur përdoret si justifikim nga qarqe të djathta ekstreme në BE për të refuzuar zgjerimin. Por edhe nga paaftesia e Liderve Shqiptare si dhe fuqia politike dhe diplomatike me nivel të ulët. Shqipëria dhe Kosova duhet te kene kujdes në perfaqesimin e ballancuar te te komunisteteve fetare ne Drejtimin e Shtetit, Kabinetin Qeveritar dhe Administraten Publike.
Shqipëria dhe Kosova kanë pak miq të fuqishëm në tryezën e BE-së. Kur s’ke aleatë të fortë, përparon më ngadalë. Por si mund të ndryshojë kjo situatë ? Një Platformë Mbarëkombëtare Shqiptare kunder korrupsionit, kriminalitetit, prostitucionit, ne te gjitha trevat Shqiptare. Nje platforme Kombëtare për arsim, kulturë, ekonomi, identitet, që tejkalon kufijtë shtetërorë, do të ishte hap jetik për një vizion të përbashkët. Te zgjidhen Lider më të përgjegjshëm me tituj shkencore dhe të edukuar politikisht, që mendojnë për 50 vjet përpara dhe jo vetëm për zgjedhjet e radhës dhe per xhepat e tyre. Rritje e ndikimit diplomatik dhe ndërtimi i partneriteteve të sinqerta në BE. Pastrim i imazhit ndërkombëtar, duke promovuar vlerat, kulturën, artin dhe diasporën shqiptare që është shumë e suksesshme. Shqiptarët nuk kanë mungesë talenti apo potenciali. Por për të përparuar si komb, nevojitet ndërgjegjësim kolektiv, koordinim politik mbarëkombëtar, dhe lidership me integritet e vizion.








