Shkruan Zef Ndreka
Kjo pyetje është vërtetë retorike. Por edhe e dhimbshme për të ashtuquajtur demokratë që shohin vetëm bardhë e zi.
Si është e mundur që nuk e shikojnë dhe analizojnë me vetën e tyre, se kapitali i vetëm politik i Ramës në pushtet është SaliBerisha?!
Kemi vite që e themi këtë. Por, foltoristet dhe mbështetësit e non grat-ës, ose janë marrosur nga hipnoza e Berishës, ose vërtetë nuk kuptojnë se më në fund ka ardhur momenti që të thuhen gjërat troç e të pranohen siç janë.
Berisha vazhdon e mbahet me shpresë se kurrizi mbi ujë është bazë e fortë me të cilin do të shkatërroje “imperializmin amerikan”. Foltoristët vërtetë këtë nuk e besojnë në biseda ndërmjet tyre, por per inerci të pa kuptimtë e ndjekin qorrazi ende, krejtësisht të pa shpresë.
Berisha, asnjëherë nuk ka pranuar se ka dhunuar zgjedhjet.
Asnjëherë nuk ka pranuar se è ka dhunuar opozitën si brënda PD-së, ashtu edhe atë socialiste.
Berisha gjithnjë ka luftuar kundër demokracisë dhe vendit, kundër shtetit të Kosovës. Këtë e kanë dekonspiruar edhe shërbimet intiligjente amerikane në lobimet e tij kundër shtetit të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Berisha, i cili theu embargon dhe furnizoi me naftë makinerinë ushtarake të Millosheviçit per te shtypur më tej popullin shqiptarë të Kosovës.
E ka konfirmuar vetë Berisha qëndrimin antikombëtar me ndërhyrjet e tij energjike per te mos firmosur marrëveshjen e Rambujesë nga pala kosovare.
E ka dëshmuar vetë Berisha qëndrimin antikombëtar me firmosjen dhe faljen e territorit detar shtetit grek.
E ka konfirmuar qëndrimin antikombëtare me politikën ekonomike të shkatërrimit të mbi 500 uzinave, fabrikave, duke zhdukur njëherësh produktet shqiptarë dhe duke e kthyer vendin tonë në një vartësi ndaj të huajve dhe thjeshtë treg për to.
Të gjitha këto, Berisha i ka bërë e konfirmuar jo se nuk dinte ndryshe, por për të përmbushur misionin e tij për të cilin diku është falur e rekrutuar.
Berisha vazhdon linjen e tij deri sot. Me kot harxhojnë energjitë e tyre mbështetësit e tij për destabilizim të vendit përmes protestave e revoltave.
Berisha është i mbaruar, që kur nuk hoqi vërtetë dorë nga politika të gezonte pensionin dhe familjen. Ai është i shpallur kufomë politike nga amerikanët dhe të kujton pikërisht shprehjen e popullit: Mirë që ngordhi gomari, por s’të lënë mizat!
Ndjekësit e Berishës që po zvogëlohen dita ditës për hir të këtyre të vërtetave, janë pikërisht si mizat e gomarit që zhdukën bashkë me kufomën. Ata e kanë pëlqyer këtë rol dhe nesër, nuk ju falet të flasin e të ecin nën gjurmët e enveristëve, duke përsëritur ato.
Berishës sot i hiqet imuniteti. Nga sot ai edhe pse nuk do, nuk është më me imunitet dhe domosdo do i nënshtrohet drejtësisë. Nuk kanë çfarë i duhen më paratë më të cilat, përveç SPAK-ut, do ti blente të gjitha institucionet e drejtësisë në këtë vend.
Dje sot, pikërisht sot, ai ju prinë disa mizave të gomarit të ngordhur politikisht dhe ndjekësit foltorist nuk shohin ndryshe vetëm me sytë e Berishës.
Përse?!
A ka më turp?!
Të gjithë sondazhet, tregojnë se rezistenca dhe ekzistenca në politikë e Berishës, është siguria e zgjatimit të pushtetit të Ramës, i cili bie menjëherë pas Berishës.
Ndaj, shikoni përtej Berishës ju foltoristë, nqs deshironi vërtetë të rrëzohet rregjimi i Ramës…