Presidenti italian dekoron me titullin më të lartë armikun e betuar të Berishës, Arben Kraja

0

Kryeprokurori i parë i SPAK Arben Kraja është nderuar me titullin “Cavaliere dell Ordine al Merito della Repubblica Italiana” (Kalorës i Urdhrit të Meritës i Republikës italiane).

Ky titull iu dha prokurorit Kraja nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci, në emër të presidentit italian Sergio Mattarella, në prani të presidentit shqiptar Bajram Begaj dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Maja, kryetarit të SPAK-ut Altin Dumani dhe krerëve të institucioneve të drejtësisë shqiptare.

Ky është titulli më i lartë që jepet nga presidenti Italian Sergio Mattarella. Ky titull iu dha zotit Kraja, për të vlerësuar bashkëpunimin e SPAK me Prokurorinë e antimafias italiane gjatë kohës që Kraja drejtonte Prokurorinë e Posaçme.

Në motivacion thuhet se zoti Kraja ka kontribuuar në mënyrë vendimtare në për arritjen e objektivave të përbashkëta mes dy vendeve, Italisë dhe Shqipërisë. Roli i prokurorit Kraja cilësohet si kyç, për rezultatet e arritura nga drejtësia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare.

“Zoti Kraja ka kontribuar në mënyrë vendimtare në forcimin e marrëdhënieve me autoritetet gjyqësore italiane dhe në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Arrestimin e kriminelëve të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga autoritetet gjyqësore italiane.

Organizmin dhe ekzekutimin e operacioneve të përbashkëta, kontributin e rëndësishëm në krijimin dhe pjesëmarrjen e skuadrave të ndryshme hetimore të përbashkëta, ekzekutimin e letër-porosive të ndryshme, si dhe shkëmbimin e të dhënave që realizohet çdo ditë në fushën e drejtësisë.

Në sajë të këtyre rezultateve të arritura, edhe falë rolit kyç të zotit Kraja, imazhi dhe prestigji i Italisë dhe gjithë vendit, tek autoritetet shqiptare, tek opinioni publik, dhe tek aktorët ndërkombëtarë të akredituar në Shqipëri, janë konsoliduar dhe forcuar më tej”, thuhet në motivacion.

Kujtojmë që krokurori i SPAK, Arben Kraja po heton dosjen e privatizimit të kompleksit Partizani, ku akuzohen për korrupsion ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Arben Kraja ka drejtuar SPAK për tre vite ndërsa në dorë ka dhe dosjen e ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me masakrën e Gërdecit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu