Presidenti Trump nuk ka asgjë të përbashkët politikisht, ideologjikisht dhe ‘mendësi’ demokratike’ me Sali Berishën!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Tranzicioni i gjatë 34 vjeçar në Shqipëri, ‘karma politike’ ose Trekëndëshi i Bermudës ka ndikuar shumë negativisht për të ardhmen, ekonominë, stabilitetin, sigurinë, drejtësinë dhe integrimin e vendit në B.E. Falë ‘konjukturës politike pro-perëndimore’ me mbështetjen e veçantë të SH.B.A.-ve jemi antarsuar në N.A.T.O., se për klasën tonë politike 34 vjeçare do të ktheheshim vendi që mbështet ‘kundërshtarët e aleatëve tonë politik perëndimor’, siç është Rusia, Serbia etj. Ish-komunisti i fundit në ish-lindje i ‘larguar’ në opozitë në 1998 mbas shkatërrimit të shtetit nga firmat piramidale dhe në 2013 me 1 milion vota, ‘gënjen’ demokratët dhe shqiptarët se do të rikthehet në pushtet në 2025, kur është i dizejnuar Non-grata nga SH.B.A. dhe i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv.

Mbas marrëveshjes për listat me Edi Ramën në Korrik 2024, Berisha kërkon ta përdori P.D.-në, ta mbajë ‘peng’ për interesa personale, mbasi qëndrimin në opozitë e ka të sigurtë me mbështetësit e tij që i’u intereson një ‘karrige’ në parlament për të siguruar një ‘lloj imuniteti’ në marëdhënie me S.P.A.K. Në konferencën për shtyp të datës 4. Janar. 2025 Berisha deklaroi: ‘Ashtu si Trump që u akuzua gjatë fushatës edhe unë do i fitoj zgjedhjet’. Berisha tenton të gjejë ngajshmëri me rrugën politike dhe akuzat e gjygjsorit në SH.B.A. të ngritura kundër Presidentit Trump. Berisha i pyetur nga gazetarët e pranishëm se a do ta pengojë masa e detyrimit të paraqitjes në GJ.K.K.O., dy herë në muaj edhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, e kishte një përgjigje të qartë.

Ai solli shembullin e presidentit të zgjedhur të SHBA-së Donald Trump, i cili u përball me disa procese gjyqësore njëherë gjatë fushatës së tij, procese që në fakt synonin ta pengonin atë, por përkundrazi pati efekt pozitiv tek qytetarët të cilët e votuan atë pasivisht. Po e shkruaj që fillim Berishën do ta votojnë kundër shqiptarët, dhe duhet ta refuzojnë aktivisht e masivisht më 11. Maj. 2025 duke i dhënë fund tranzicionit 34 vjeçar. Sali Berisha është dizejnuar person non-grata nga SH.B.A. dhe akuzohet për korrupsion domethënës, kurse Trump ka çeshtje gjygjsore në Gjykatën e New-York të përpiluara nga ‘estabilishmenti’ me të cilat përballen zakonisht politikanët në SH.B.A në të gjthë historinë politike të këtij vendi. Sistemi i drejtësisë në Amerikë është i pavarur dhe të akuzuarit kanë të drejtën e mbrojtes. Kurse Berisha në 34 vite ka sunduar gjykatat dhe prokuroritë dhe sot akuzon dhe shan sistemin e ri të drejtësisë dhe S.P.A.K.

Dje, mbas vendimit të gjykatës së New-York nuk kam dëgjuar Z. Trump të ‘anatemojë’ drejtësinë e pavarur në SH.B.A. Që në fillim të vitit 2025, viti që do të shënojë edhe fundin e tij politik, Berisha fillon me deklaratat e tija të pa vërteta në stilin 34 vjeçar, duke krahasuar vehten me Z. Trump. Shkruajta për stilin e tij të gënjeshtërt, që në fillim e kemi besuar, por sot në 2025, shumë pak militant të tij e besojnë këtë mënyrë komunikimi, e aq më pak unë, që nuk kam besuar tek projekti, programi politik i Berishës që në vitin 1994. Së pari, Z. Donald Trump dhe Sali Berisha ndryshojnë shumë me mënyrën se si e kanë krijuar pasurinë personale dhe familjare.

Z. Trump, biznesmen i suksesshëm ka krijuar pasurinë e tij nëpërmet konkurrencës së lirë në shtetin më demokratik e kapitalist në botë, SH.B.A. Kurse Berisha ka krijuar pasuri me anë të korrupsionit pasiv, shpërdorimit të fondeve publike në Shqipëri ku në 34 vite nuk ka rregulla loje, dhe njerëzit po varfërohen çdo ditë nga modeli kapitalist 1991 që promovoi Berisha, Meta dhe po e çon më tej Rama. Z. Trump ka mbaruar Universitetin të Pensilvanisë, duke u diplomuar në maj 1968 me një Bachelor të Shkencave në ekonomi, kurse Berisha për mjeksi që nuk ka asnjë lidhje me ekonominë, tregun dhe me inovacionin aktual të Elon Mask, kujtoj reformat ekonomike në fillim të viteve 90-të që e shkatërruan pasurinë kombetare.

Së dyti, Z. Trump nuk ka asgjë të përbashkët me Sali Berishën, politikisht, ideologjikisht dhe ‘mendësi’ demokratike’. Sot ideologjitë nuk kanë rëndësi të madhe, por si mund të krahasohet ideologjikisht Z. Trump një ‘kundërkomunist’ me një ish-sekretar partie si Berisha, ish- komunist i ‘vijës së ashpër’, ish-mjek i Bllokut famëkeq para viteve 90-të? Në vitin 2018 në edicionin e II-të të Ditës Kombëtare për Viktimat e Komunizmit, Z. Trump deklaronte: “Komunizmi shkatërron shpirtin dhe prosperitetin njerëzor. Nderojmë kujtimin e mbi 100 milionë njerëzve që janë vrarë dhe përndjekur nga regjimet komuniste totalitare’.

Së treti Z. Trump, konservator nuk ka të bëjë një ish-sekretar i P.P.SH,-së i fundit në ish- lindjen komuniste. Politika e Trump çoi në lëvizjen trumpizëm. Trumpizmi është një lëvizje politike në Shtetet e Bashkuara që përfshin ideologjitë politike të lidhura me Donald Trump dhe bazën e tij politike. Ai përfshin ideologji të tilla si populizmi i krahut të djathtë, antiglobalizmi i krahut të djathtë, konservatorizmi kombëtar dhe neo-nacionalizmi dhe përmban besime të rëndësishme joliberale dhe autoritare. Trumpistët dhe Trumpistët janë terma. që u referohen individëve që shfaqin karakteristikat e tij. Berisha tenton të gënjejë shqiptarët me gjoja ‘pseudokonservatorizmin’ e tij. Znj. Kokalari, republikane amerikane, mbështetëse e Z. Trump deklaron publikisht se P.D. e Berishës nuk ka të bëjë me konservatorizmin dhe programin trumpian.

Në këtë kontekst po sjelli një shembull konkret se a mund të krahasohen sekretarët e shtetit të Presidentit Trump të emëruar në 2025, si Z. Marco Rubio, Znj. Tulsi Gabbard, Z. Pete Hegseth me Flamur Nokën, Albana Vokshin, Tritan Shehun, Belind Këlliçin i akuzuar nga SPAK, Edmond Spahon etj.!? Së katërti, kurse berishizmi është një ideologji që i ka bërë dëm të madh zhvillimit ekonomik në Shqipëri, të djathtës reale, dhe si pasojë e kësaj politike është dizejnuar Non-grata në SH.B.A, nga adminisrata e I-rë Trump. Duke kërkuar në internet gjeta disa përcaktime për ideologjinë berishiste që jam dakord: ‘Berishizmi nuk është ideologji, as filozofi. Nuk është ide as teori, por thjesht mënyrë të kuptuari e të vepruari jo demokratikisht, por me mendësinë dhe logjikën e një individi demagog. Shkurt berishizmi është teoria dhe gjuha e mashtrimit të opinionit, e shpifjes dhe denigrimit të kundërshtarit politik (dhe brenda llojit), e nxitjes të urrejtjes dhe e trazirave sociale për interesa të ngushta të familjes’. Së fundi, prandaj Berisha nuk ka asgjë të përbashkët me rrugën politike të z. Trump dhe mendësisë së drejtimit të një shteti dhe një vendi që kërkon integrimin në B.E. dhe aleancë të përjetshme me SH.B.A.

Amerikanët i kanë besuar në 1991 dhe në 2005 Berishës, por i ka ‘zhgënjyer’ totalisht me qeverisjet e tija të akuzuara për korrupsion, minim të demokracisë, korrupsion pasiv dhe mbështetje e aleatëve të tij në përfitime e tendera. Berisha është akuzuar gjithashtu nga deklarata e D.A.SH. edhe ‘rrezik’ për sigurinë kombëtare amerikane. Berishës i kujtohet se ‘përpilimi’ i non-gratës ka filluar kur ka qenë sekretar shteti Z. Mike Pompeo, ish-shefi i C.I.A., që ‘kontrollonte’ edhe Z. Trump, e po i ‘shpëton’ Berisha, me politikat e tija të dyshimta në rajon në raport me SH.B.A.? Z. Trump dhe Berisha përfaqësojnë ‘dy botë’ të ndryshme politike, ideologji dhe janë të kundërt politikisht, në një botë që kërkon një mendësi të re drejtimi e që Z. Trump e përfaqëson me programin për të ndryshuar SH.B.A. dhe botën dhe stabilizuar rajonin e Ballkanit. Vetëm drejtuesit me formim perëndimor, euroatlantik, të pa korruptuar në Shqipëri mund të bashkëpunojnë me Z. Trump dhe me administratën amerikane 2025-2029.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu