Presidenti Vuçiç zgjedh mjekun Duro Matsut për formimin e qeverisë

0

Një mjek endokrinolog, Duro Matsut është i zgjedhuri i Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç me mandat për të formuar qeverinë e re të Serbisë.

Macut zgjidhet si kryeministri i ri i Serbisë pa dakordësinë e opozitës me mandat për të formuar një qeveri kalimtare brenda 18 prillit.

Ai deklaroi se do t’i propozonte presidentit të Serbisë dy kandidatë për mandatar.

Gjatë konferencës në Beograd ku njoftoi për mandatarin e Qeverisë së re serbe, njoftoi po ashtu se do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në SHBA, me gjasë në fillim të majit.

Sipas mediave serbe, Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend miratuan dorëheqjen e Vuçeviçit nga posti i kryeministrit, me ç’rast ka filluar afati prej 30 ditësh për zgjedhjen e ekzekutivit të ri.

Vuçeviç e kishte dhënë dorëheqjen një muaj e gjysmë më herët, pas rrahjes së një grupi studentësh nga aktivistët e Partisë Progresive Serbe, të cilët po bllokonin punën e fakulteteve në Novi Sad.

Rënia e Qeverisë së Serbisë, e udhëhequr nga Millosh Vuçeviç, ndodhi në kulmin e protestave kundër pushtetit, të udhëhequra nga studentët.

Studentët protestues që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në mbarë Serbinë.

Në fokus të kërkesave të tyre, të adresuara institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë juridike dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor të vitit të kaluar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu