koka

nr. 109 / 29 shtator 2007

alukit

 

Proamerikanizmi - Vetėpranim dhe ... mohim

Asnjėherė nuk kam menduar se njė komb i bėn nder vetes, apo edhe entuziazmon ndokėnd, kur deklarohet haptas kundėr kėtij apo pro atij.

Asnjėherė nuk kam dėgjuar se dikush qė shkoi nė njė takim elitar me pantollona tė shkurtėra, siē pat deklaruar dikur nė njė takim me Josif Brox Titon, Enver Hoxha shkoi me ēorape tė arnuar, pėr tė “kursyer” nga ekonomia e shtetit, ta ketė ndjerė veten mirė.

Asnjėherė nuk e kam ndjerė veten keq se jam shqiptar, edhe kur mė kanė ofenduar Gjergj Kastriotin, imunitetin e kombit tim, Nanė Terezėn, pasaportėn e kombit tim, Gjergj Fishten apo Ismail Kadarenė, dy “shkėmbenjtė” e mureve tė kalasė sė fjalės sė menēur e tė lirė shqipe. Gjithherė ka mė shumė se njė rrugė, gjithherė ka mė shumė se njė zgjidhje, gjithherė ka mė shumė se njė sukses. Jo gjithherė e keqja ėshtė e keqe. Edhe pse politika e populli im pėrgjatė 95 viteve tė shtetformimit, nuk kanė bėrė shumė rrugė bashkė, interferencat kanė emancipuar disi shtetasin dhe kanė nxe, ftohtė, fry e shfry mjedisin politik.

Kur nė fillimpranverėn e 2002-shit, nė frontin antiterrorist, Shqipėria iu bashkua njerėzve qė duan jetėn, kundėr atyre qė duan po kaq shumė vdekjen, nė Afganistan, panorama shqiptare kishte dy mesazhe. Jashtė u prezantuam si aleatė tė sė mirės, tė paqes; kėtu, pak nė Tiranė e shumė nė qytete problemore, ku edhe sot konsiderohen tė frikshme pėr qytetarėt amerikanė, mjedisi, pėrveē befasisė e pėruljes sė sojllekut, u ftoh me ish kryeministrin, e sapo vetėpranuar... Fatos Nano. Megjithatė, dėshira ua donte pėrgjithėsisht shqiptarėve qė bota tė na respektojė si properėndimorė!

Pardje kryeministri ynė u kthye nga Amerika. Tryeza e rrumbullakėt “Demokracia dhe shoqėria civile”, mbajtur nė Nju Jork dėgjoi edhe fjalėn shqiptare. I ftuar nga presidenti Bush, njeri ndėr kryetarėt e 20 shteteve pjeslėmarrės, mes tė cilėve edhe presidentėt e Turqisė dhe Ēekisė, Sali Berisha foli si mik e partner i lirisė, demokracisė. Po ne kryetar shteti kemi Bamir Topin, mund tė mendojnė njė pjesė jo e vogėl e shqiptarėve. Nejse, ndoshta kjo ėshtė temė tjetėr. Bush e ftoi me emėr Berishėn, ėshtė thėnė nė komunikatėn pėr shtyp tė kryeministrisė.

Po kryeministri ynė pėrveē deklarimeve ka edhe ca detyra, detyrime, vullnete. Lufta korrupsionit dhe kufizim imuniteteve tė deputetėve, ndoshta. Po vetėpranimi kėtu ndesh edhe mohimin. Ēahen kėshtu lidhjet monolite tė mafies me politikėn, tė politikės me krimin ekonomik.

Shtresave shoqėrore nėn tutelė, nė tė vėrtetė pak iu intereson se vetėpranimi i politikės nė sy tė perėndimit ndesh mohimin e zbatimit tė ca parametrave tė domosdoshėm pėr integrimin nė strukturat Euro – Atlantike. Ėshtė kjo pėrpjekja e anonimeve qė janė mėsuar tė krenohen se nuk janė shtatzėnė, por krejt pak shtatzėnė. Mė shkoqur duam tė themi se pas kuintave imazhet e milionerėve tė tenderave, kanė ngritur mure tė trasha tempujsh dhe nėse qeveria Berisha nuk i ndėshkon pa frikė, dallgėt e zemėrimit edhe mund tė dalin nga shtrati. Skajshmėria Ciklopike edhe ekuacioni i forcave tė “faturave” qė vijnė nga ata qė e njohin pak, krejt pak... veten. E aspak politikan.

Se, njė hajdut qė i bėn karshillek jo vetėm votuesit, por edhe ligjit nuk kushton dhe aq shumė. Kushton pak mend. Pėrballje me ligjin.

Sokol Pepushaj

 

Presidenti siē nuk e prisnim

Njė punė e mirė e bėrė nga njerėz tė ligj" - tha Neritan Ceka kur doli nga seanca e zgjedhjes sė presidentit tė ri tė Republikės, Bamir Topi. "Turp qė e bėtė, por faleminderit qė e bėtė!" shkuante analisti Mark Marku lidhur me 6 deputėt socialistė, tė cilėt me votat e tyre mundėsuan zgjedhjen e Bamir Topit presidenti. Ajo qė ndodhi nė 20 korrik, mėnyra se si u zgjodh Presidenti i ri i Republikės, u komentua dhe u prit gjerėsisht si njė rrezik i madh pėr demokracinė nė Shqipėri, si njė njė lloj "fundi i politikės".

Logjika ėshtė e thjeshtė: shumica demokrate nė pushtet ka sot nė tre prej posteve mė tė larta tė shtetit 3 drejtuesit e saj mė tė lartė politikė. Me zgjedhjen e presidentit tė ri tė republikės, shumica i ka tė gjitha shanset qė kapė dhe ato institucione tė pavaruara, tė cilat deri mė tani nuk i ka vėnė nėn kontroll. Ndaj, nė ēastin qė ka vėnė kėmbėn nė Pallatin e Brigadave, Presidenti i ri Bamir Topi ka ndėrmarrė nė tė njejtin ēast njė sfidė tė dyfishtė: nga njėra anė ai ka sfidėn e realizimit tė detyrės sė tij tė lartė, nė pėrputhje me ligjin dhe kushtetutėn dhe nga ana tjetėr, duke dalė nga rradhėt mazhorancės, atij i takon tanimė misioni historik pėr tė qenė nė njė farė mėnyrė "kundėr partisė sė tij" E gjitha kjo pėr tė realizuar misionin e tij prej presidenti i tė gjithėve, prej presidenti, i cili ekuilibron institucionet dhe nuk i ēon ato tė gjitha nė tė njėjtėn anė, nė anėn e qeverisė. Dy presidentėt, me origjinė politike, para tij, Sali Berisha dhe Rexhep Meidani dėshtuan nė misionin pėr t'u bėrė "president tė tė gjithėve". Eshte e qartė, qė kur ėshtė betuar mbi kushtetutė presidenti Topi ka qenė "politikisht i kompleksuar" lidhur mė mėnyrėn se si ai zgjodh nė atė kombinatorikė parlamentare aq tė ngatėrruar, me ca dritėhije dhe tė paprecedent. Afro dy muaj apo tetė javė janė pak pėr tė krijuar profilin e njė presidenti tė republikės, por dalin dhe teprojnė pėr tė dhėnė shenjat. Dhe shenjat pozitive presidenti Bamir Topi duket se i ka dhėnė. Kėshtu nė vend tė atyre sirenave tė shumicės parlamentare qė prisnin qė firmėn e parė nė tavolinė ai tė hidhte pėr heqjen kryeprokurorit Sollaku, presidenti Topi ka arritur tė bėjė gjithnjė e mė tė natyrshme pėr tė gjithė aktorėt politike idenė e njė reforme tėrėsore nė drejtėsi dhe nė organin e prokurorisė. Nė vend tė atyre qė prisnin njė president qė do tė vendoste nė vendet e mbetura bosh nė institucionet e pavarura njerėz tė shumicės po kemi njė president tė matur nė veprime dhe kalkulimin e stafeve apo tė zgjedhjen e personave. Nė vend tė njė presidenti qė tė shigjetonte opozitėn, sikurse kanė bėrė parardhėsit e tij partiakė ai, e ka bėrė takimin me opozitėn apo pjesėmarrjen e anėtarėve tė opozitės dhe drejtuesve tė saj pjesė tė takimeve, aktiviteteve etj. Njė normė qė sot duket e natyrshme. Nga ana tjetėr nė javėt e para tė punės sė tij si president Bamir Topi ėshtė treguar i ekuilibruar edhe nė njė tjetėr drejtim: nė atė pėr pėrfaqėsimit tė gjitha grupeve tė shoqėrisė shqiptare dhe tė gjeografisė sė vendit, ku tė gjithė shohin tek Presidenti Topi njė njeri tė tyrin. Kėshtu, qė nga festa e Ēlirimit tė Skraparit e deri tek vizita nė familjen mbretėrore, qė nga vizita nė Sarandė e deri tek interesimit pėr zjarret nė pyje nė Pėrmet apo takimi pėr planin rregullues tė Tiranės, qė nga takimet me partitė politike, e deri tek takimet mė universitarėt, po shohim njė president qė mund t'i referohen tė gjithė. Ėshtė e qartė qė njė variabėl i tillė politik ka dhe handikapet e veta. Kėshtu Presidenti Topi lipset tė pėrforcojė mesazhin e tij politik, i cili herė pas here rrumbullakoset mė shumė sesa duhet nė pėrpjekje pėr tė gjetur njė mesazh gjithėpėrfshirės. Por sigurisht janė vetėm fillimet dhe kėto janė vetėm shenja. Ajo qė ėshtė e qartė se presidenti Topi ka ardhur "politikisht i kompleksuar" nė krye tė shtetit. Sot ai duket se ėshtė "pozitivisht i kompleksuar". Kjo duket premtuese pėr njė presidencė tė mirė "TOPI".

Henri CILI

 

“Gjueti shtrigash” nė oborrin e pasėm

Arrestimi i nje zevendesministri ne detyre, ky eshte Lajm! As edhe ne kohen e diktatures komuniste, nje zyrtar i larte i kėtij rangu, nuk arrestohej ne krye te detyres. Fillimisht, ne mbledhje dhe plenume, pas “nje analize”, viheshin prangat. Edhe ne ate kohe, politika e mbrojtjes se imazhit publik te zyrtarit te qeverise, respektohej.

17 vite pas renies “de jure” te komunizmit ne Shqiperi, ndodh qe te arrestohet nje minister ne detyre, madje ekzakt sikur te ishte terroristi me i kėrkuar ne bote, sigurisht pas Osama Bin Ladenit, i cili kėrkohet “dead or alive” (gjalle ose vdekur). Lufta kunre korrupsionit dhe te korruptuarve, ishte dhe mbetet lajtmotiv i qeverise Berisha. Ky “kale troje”, sipas shume analisteve, i solli edhe fitoren politike te 3 korrikut 2005. Por kjo qeveri, po jep prova te shumta se mund te “gelltise” bijte e saj pa pike meshire. Pas nje kryetari komune te denoncuara nga mediat, tashme i hidhen prangat nje zevendesministri dhe nje drejtori shume te rendesishem ne Ministrine e Transporteve.

Askush nuk eshte kunder ketyre arrestimeve, edhe pse menyra sic eshte normale, mund te kishte qene me pak publike, por jo me pak efikase. Arresti ne flagrance dhe me pas masa e sigurise “arrest me burg”, nuk kane ndonje ndryshim shume te madh me statusin e “te pandehurit” te cilin e gezon nje ish- zevendesminister tjeter i PD-se, por edhe ish- Drejtoresha e Pergjithshme e Rrugeve, Lejla Saraci, e cila si per ironi te fatit eshte rikthyer “e komanduar” nga ministri Olldashi, per te zevendesuar te arrestuarin Ilir Berzani.

Nga kjo pike, jo vetem ne por cdo qytetari te thjeshte, i lindin pyetje dhe dyshime ne lidhje me “spektaklin” me te cilin u publikua arrestimi i 9 personave, mes te cileve dy zyrtare te larte te propozuar nga PDK-ja. Me marrjen e lajmit, drejtues te larte te kėsaj partie, duket se u gjenden te papėrgatitur natyrshem nga nje goditje nga brenda llojit. Edhe reagimet e para te Ndokes apo edhe Lesit, ishin ne kete linje. Me pervojen shume te gjate politike, kryetari Ndoka e kapi shume shpejt situaten. Ne politike por jo vetem mbrojtja me e mire eshte sulmi, sidomos kur ka edhe argumenta. Dy emrat e pėrfolur, zv.ministri Jaku dhe drejtori Berzani, natyrshem mund te jene propozime te PDK-se, por ne mes kandidaturave alternative te prezantuara ne tryezen e kryeministrit Berisha. Nje fakt te tille e deklaroi edhe kryetari Ndoka, dhe asnjehere nuk u pergenjeshtrua nga kancelarite e qeverise shqiptare.

Segmente te caktuara te politikes, edhe nga brenda mazhorances kerkojne te sulmojne Partine Demokristiane. Deklarata e forte ka ardhur nga kreret demokristiane, te cilet nuk kane ngurruar te pėrmendin edhe emra, sic eshte ai i kryeparlamentares Jozefina Topalli. Nuk eshte e qarte arsye qe Ndoka sulmon ashper Topallin, por tonet shume te ashpra tregojne se dicka nuk funksionon ne mes dy personaliteteve.

Nje deklarate tjeter e ashper, ishte edhe ajo per sulme te qarqeve fundamentaliste islamike ndaj PDK-se. Kjo eshte nje akuze e ashper e kryedemokristianit Nard Ndoka, e cila duhet analizuar me mjaft pergjegjesi jo vetem nga artikuluesi, por edhe nga klasa politike, institucione qe merren me sigurine kombetare. Per nje vend ne mes te Evropes, me aspirata te qarta integruese Euro- Atlantike, vetem pėrmendja e nje togfjalėshi te tille, duhet te ngjalle reagime.

Demokristiani Nard Ndoka, tashme ka mbi supe nje karriere mese 15 vjecare ne politike. Me pak fjale, eshte nje njohes mjaft i mire i tavolines se shahut politik shqiptar. Ne kete linje, jane edhe deklarimet e tija, pozicionimet ne emer te partise qe kryeson dhe grupit te saj kuvendor. Ndryshimi i Nikolle Lesit me Pashk Ujken, qe per shume kend konsiderohet si fillimi i percarjes se PDK-se, mund te shihet edhe si nje lėvizje e zgjuar ne sherbim te imazhit te demokristianeve. Me shume se strukturat partiake, ne pėrcaktimin e kandidateve per ministra, zv.ministra apo drejtore drejtorishe, peshen e vendimmarrjes e ka patur grupi parlamentar i PDK-se. Rrjedhimisht, shkarkimi i kryetarit te tij, merre me vete nje peshe te madhe te gabimeve ne propozime, e perserisim ne propozime, pasi emėrimet behen nga kryeministri Berisha.

Skandali i pėrgjimeve te selise se PDK-se, por edhe i telefonale te zyrtareve dhe deputeteve te saj ne menyre te paautorizuar, eshte pjese e kundėrsulmit te kėsaj force politike me vokacion kristian ne filozofine e funksionimit. Nese eshte pėrgjuar telefoni i nje zyrtari te larte te PDK-se, por pa imunitet, ne kuadėr te masave kunder terrorit, mbase gjithēka mund te legjitimohet. Por nese kane qene pre edhe deputetet, njerėz me imunitet te njohur nga Kushtetuta, pergjegjesia e institucioneve eshte shume e madhe.

Komisionet hetimore, jane edhe arma me e fundit e PDK-se, per te marre revansh ndaj te gjithe atyre qe kerkojne “ti fusin shkopinje ne rrota”. Pergjimet qe jane bere gjate hetimit per tenderin e rruges Durres- Kukes, ku jane ne shenjester ministri i jashtem Lulzim Basha, ish- zevendesministri Teliti, drejtorja e Rrugeve Saraci e shume te tjere, jane objekt i nje hetimi te kėrkuar nga PDK. Pervec kėsaj, ata kerkojne te kthejne ne skene edhe hetimin e ngjarjes se Shkallnuerit, ku mendohet se nje ish- kryeminister socialist, pasi ka aksidentuar nje qytetar duke e lene te vdekur, eshte pėrpjekur te fshehe edhe gjurmet.

PDk eshte e vendosur ne rrugen e saj te bashkėqeverisjes. Kryetari Ndoka thote se grupi parlamentar do te jete shume shpejt me dy shifra, qe do te thote te pakten 10 deputete ne Kuvend, pra nuk do te kete tkurrje. Deri ne keto momente, premtimet jane mbajtur dhe PDK eshte forcuar edhe me numra deputetesh. Demokristianet nuk heqin dore as edhe nga postet qe u takojne. Pasi eshte pranuar dorėheqja e zv.ministrit te Transporteve Jaku, i arrestuar, PDk ka bere propozimin nominal, kete here pa kandidature alternative, qe sipas gjasave do ta miratoje edhe kryeministri Berisha. Ish- kryetari i PDK-se dhe ish- ambasadori i Shqiperise ne Vatikan, Zef Bushati, do te jete zv.ministri i ri i Transporteve. Nje zgjedhje e pėrkryer edhe pse duhet thene se kapacitetet e gjithanshme  dhe te sprovuara tashme te Bushatit, kerkojne nje angazhim te nje niveli shume me te larte perfaqesimi.

Pak kush ka dyshime qe “lufta e shtrigave” ka nisur ne oborrin e pasem te mazhorances aktuale. Shenjat e para te nje “lufte brenda llojit” qe sipas Darvinit eshte me e rrezikshmja duke rrezikuar edhe vete ekzistencen e “llojit”, duken qartas. Ne biologji, jane genet superiore ato qe mbijetojne. Gjithcka filloi nga nje arrestim i bujshem i 9 personave per tenderat e rrugeve te Shqiperise. Pertej bujes se arrestimeve, fjala e fundit eshte e drejtesise shqiptare e cila le shume per te deshiruar. Sipas gjasave, kjo ka qene edhe nje nga temat e bisedes qe kreu i ri i Grupit te PDK-se ne Kuvend, Pashko Ujka ka trajtuar ne takimin e pare me presidentin Bamir Topi.

Gjykatat shqiptare do te japin nje vendim edhe per zyrtaret e larte te Transporteve: shpallje fajtor dhe denim ose pafajėsi! Nese do te ndodhe kjo e fundit, kush do ta mbaje pergjegjesine per demin moral te shkaktuar jo vetem individėve, por edhe Partise Demokristiane?

Blerti Delija

 

Niset pėrnga amshimi At Zef Pllumi

At Zef Pllumi u nda pėrgjithherė nga tė afėrmit, nga Shkodra, nga admiruesit, nga gjithsekush e njohu, ndigjoi pėr tė dhe lexoj prej tij. At Zef Pllumi, i fundmi i brezit tė artė tė franēeskanėve shqiptarė, atyne qė kulmuen nė pjedestal tiparet me tė spikatuna tė kulturės dhe qytetarisė, lirisė dhe devotshmėrisė, pėrkushtimit dhe dashnisė. Zemra e tij pushoi sė trokituri nė Romė nė moshėn 83-vjeēari. Jeta e tij, si e ēdo kleriku tjetėr shqiptar, e ēdo predikuesi tė fjalės sė Zotit, tė tė vėrtetės kishte ecur nėpėr njė jetė plot ulje dhe ngritje, duhet tė ketė qenė nė momentet e fundit, sė paku i qetė pėr diēka: nė jetėn e tij tė trazueme, ai arriti tė pėrmbushė amanetin qė i lanė sivėllezėrit e tij tė besimit. Ai arriti tė dilte tej kufijve tė njėrės prej diktaturave mė tė ashpra tė botės, tė triumfonte mbi vuajtjet, vrasjet, zhdukjet, pėr t’i dėshmuar brezave qė vijnė njė ndėr krimet mė tė qarta dhe mė ngjethėse tė Evropės: zhdukjen e klerit katolik pėr arsyen e vetme se nuk pranonte komunizmin.

Ithtar dhe trashėgimtar i Fishtės, Arapit, Palajt dhe njė grupi tė jashtėzakonshėm klerikėsh, qė po aq sa tė tillė qenė edhe figura tė rėndėsishme tė kulturės dhe shkencės shqiptar, i formuar nė shkollėn mė serioze qė Shqipėria kishte nė atė kohė, atė franēeskane, At Zef Pllumi pati fare pak mundėsi ta ushtrojė besimin e tij. Fare i ri u arrestua nga komunistėt qė erdhėn nė fuqi nė Shqipėri. U torturua dhe u dėnua me disa vjet burg. Dalja nga burgu, nė fund tė viteve ’40-tė qe e pėrkohshme. Pas disa kohėsh liri, ai u arrestua sėrish, pėr tė vuajtur nė burgjet komuniste plot 26 vjet tė tjerė. Duke pasur nė qeli, pėr shumė vite dhe nė shumė rrethana, padyshim elitėn e intelektualėve shqiptarė.

Jeta e tij, ėshtė po kaq e pabesueshme. Refuzues pėr t’ju nėnshtruar regjimit; i aftė pėr t’ju pėrshtatur dhe pėr tė mbijetuar nė kushtet e burgut; i bindur nė drejtėsinė e bindjeve tė tij dhe i paepur nė qėndresė, me njė qėllim tė vetėm: mbijetesa pėr tė dėshmuar atė qė kishte goditur familjen e tij tė besimit. Ai besoi deri nė fund. Besoi te Zoti dhe drejtėsia, besoi se e vėrteta vonon, por nuk harron dhe realisht kjo ndodhi. Njė ditė, ai u kthye sėrish aty ku e kishte lėnė karrierėn dhe besimin e tij, 46 vjet mė parė. Mė dhimbje, i trishtuar, por edhe i lodhur, ai nuk u ankua, por vijoi tutje nė kohėn tjetėr. Kur 67-vjeēar ai arriti tė dalė nė brigjet e njė Shqipėrie tė lirė, si pak tė tjerė, ai mendoi se duhej tė fitonte kohėn e humbur. Nė 17 vjet, ati i nderuar iu fut rimėkėmbjes sė traditės franēeskane, ringjalljes sė bibliotekės sė saj, trashėgimisė sė mrekullueshme, ribotimit tė veprave dhe monografive dhe, mbi tė gjitha, shkrimit tė kujtimeve tė tij. Kujtime qė u botuan nėn titullin: “Rrno vetėm pėr me rrėfye”! Njė libėr i jashtėzakonshėm, ngjethės, por edhe reflektues. Njė libėr, qė pėrbėn padyshim korpusin qendror tė momuaristikės sė burgut e mė gjerė nė vitet e komunizmit, por qė pėrbėn njė monument tė rėndėsishėm pėr gjithė vuajtjen e klerit nė Evropėn Lindore komuniste.

At Zef Pllumi u shua pardje, vonė, nė mbrėmje. Ai iku, duke lėnė pas njė kujtim tė mrekullueshėm. Kujtimin e njė njeriu, qė besimi dhe kuraja e ngjitėn nga ferri ku e kishte hedhur koha, nė Parajsėn ku me siguri duhet tė prehet tashmė. Ai iku, pasi kishte arritur nė njė jetė tė trazuar, tė pėrmbushte amanetin qė iu kishte dhėnė mėsuesve dhe ithtarėve tė tij: rrėfimin. Ai iku, me atė qetėsi qė shkon gjithkush qė beson se nė jetė ka bėrė ashtu siē duhet tė bėjė dhe qė nuk pėrse tė pendohet pėr asgjė. Ai iku pa pendesa, duke na lėnė pas njė bibliotekė tė mrekullueshme, njė shembull nė jetė dhe fjalėn e tij monumentale: gjithkush merr nė jetė atė qė meriton… Lamtumirė At!

Kėto ditė tė mbushuna plot me pėrkushtim, punė, angazhim duket se rrojti vetėm pėr me tregue, e tregoi aq sa mujti pėr njė nga periudhat mė satanike tė historisė sė kombit shqiptar. Ai solli edhe Shqipėrinė e tij tė trazueme, lėnguese, tė dhunueme, tė shkelun, tė nėpėrkėmbun dhe kėtė e bėri ma mirė sbahet, nėpėrmjet njė vepre tepėr voluminoze, “Histori, kurr e shkrueme” At Zef Pllumi, Ati i vuajtjeve e i qėndresės, u shua larg strehėzės sė tij, larg godinės sė Kuvendit Franēeskan nė Shkodėr, larg kishės sė meshave tė tij, larg oborrit tė kuvendit, larg Shqipėrisė. Sa kohė rrnojti e mori frymė, pati njė qėllim tė madh, e tani misionin do e kryejė vepra e tij, pėrpjekja titanike pėr tė dėshmu, pėr tė tregu, pėr tė rrfy. qė ėshtė njė pasuri e ēmuar e memories sonė kombėtare, e historisė sonė tė molepsur nga ideologjizmat bolshevike. Dhe tanė kėtė e bani pėr tė mos lejuar nė kėtė mėnyrė rikthimin e diktaturave, nė tė gjitha format e tyre, gja e cila asht njė kėrcėnim serioz, njė rrezik qė kaplon gjithēkatejėrgja nė rrugėn e logjikės sė pranimit tė gjanave. 

S’ka reshtur asnjėherė, edhe atėherė kur nuk lejohej tė pėrcillte kalvarin e gjatė tė vuajtjeve, qė nuk ishin vetėm tė tijat, nėn njė gjuhė tė pasur, me njė forcė vėrtetėsie qė vetėm vullneti i njė njeriu tė devotshėm, njė njeriu tė pėrkushtuar tė Krishtit mundi, diti dhe e bėri. Tanēka qė ai tregoi janė fakte tė pamohueshme dhe rrjedhshmėri, qė ngjall kureshtje pėr vijuar leximin e rrėfimit tė atit tė pėrvuajtur. Ai jo vetėm rrnoi pėr me tregu, por guxoi pėr me dėshmu pėr gjithēka qė vujti vetė dhe gjithė ajo pjesė shqiptarie qė lėngoi nėn thundrėn e diktaturės Hoxhiste.Jeta e tij s’qe aspak e lehtė, plot dhembje, vuajtje dhe sakrifica, qė i kapėrcyen kufijtė e njerėzores. E jo mė kot mbi zhgunin e tij qėndroi edhe medalja, qė Presidenti, Alfred Moisiu, nderoi At Zef Pllumin me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Madje nė fjalėn e tij, mėse njė vit tė shkuar, Presidenti Moisiu theksoi: “Rasti e solli qė katėr vjet mė parė tė jap dekoratėn mė tė lartė pėr shkrimtarin, patriotin, politikanin dhe intelektualin e shquar Gjergj Fishta, ndėrsa tani pata fatin tė nderoj nxėnėsin e Fishtės, shkrimtarin, historianin dhe publicistin, At Zef Pllumi”. E fundvitin qė shkoi, u nderua edhe me ēmimin “Penda e Artė”, si njė prej legjendave tė vetme, tė mbetura gjallė prej asaj vuajtje tė madhe e qė na la si pasuri veprėn e tij, dėshmi e madhe e sė shkuarės.

E megjithatė kurrkush ma fort nuk gjuejti mbi murin komunist qė s’bzajti se sa vetė At Zef Pllumi. Ai dėshmoi kjart duke ndriēu njė nga natat mė tė errta tė historisė sė pasluftės, e pse jo edhe ma t’pusten qė ka njoft ku popull, lėngatės komuniste. Tash ai nuk asht ma mes nesh, por pėrjetėsi ka thirr shpirtin e tij tė dlirė pėr me i’a rrok pėrmasat e amshimit.

Krishti e pastė nė Parajsė, Amin

Albert Vataj

 

Berisha e Basha pėrballė BB-sė dhe “Bechtel”

Nė njė pėrpjekje pėr tė eliminuar nxehtėsinė e aferės “Bechtel” nga shpatullat e tij, ministri i Jashtėm, Lulzim Basha, tani po provon ta drejtojė gishtin pėr nga Banka Botėrore. Nuk ėshtė njė manovėr qė habit po tė kemi parasysh qė BB-ja ėshtė zhytur aktualisht nė njė skandal korrupsioni brenda vetes. Sigurisht qė mund tė gjesh ndonjė lidhje midis “Bechtel” dhe BB-sė, por pjesėmarrja e kėsaj tė fundit ėshtė e limituar nė rolin e “usual input” nė zhvillimet ekonomike dhe infrastrukturore tė Shqipėrisė.

Pra qartazi Basha ėshtė duke provuar tė shfrytėzojė ambientin dhe rrethanat aktuale tė ngjarjeve nė BB-ė si kamerdare pėr tė shpėtuar lėkurėn e vet. Tė mos harrojmė se Sali Berisha, qė tėrheq fijet mbi kokėn e Bashės, ka njė histori dėgjimesh selektive tė rekomandimeve tė Bankės Botėrore. Pėrshembull: ishte dakord me Bankėn Botėrore kur kjo kėrkoi ngritjen e njė centrali elektrik nė Vlorė, pavarėsisht kundėrshtimeve tė shumta tė qytetarėve vendės, por po ky Berishė e ka injoruar tėrėsisht Bankėn Botėrore kur ajo e paralajmėronte nė mėnyrė tė pėrsėritur pėr rrezikun e firmave piramidale. Nėse Berisha beson se BB-ja e paska tashmė nė dorė fatin e Bashės, ai mund tė flasė rreth kėsaj me presidentin e BB-sė, Robert Zoellnick, gjatė vizitės sė pritshme nė Nju Jork, apo jo? Ėshtė e vėshtirė tė besohet se Banka Botėrore mund t’i rekomandojė njė qeverie tė procedojė me njė kontratė tė kėtyre pėrmasave, pa njohur ende projektin qė financohet. Kush njeh tregun e kapitaleve, mund ta marrė lehtė me mend kėtė. Ėshtė akoma edhe mė e pamundur qė Banka Botėrore t’i ketė komunikuar Bashės njė gjė tė tillė pa njė memorandum tė shkruar, apo shkėmbim korrespodence gjithashtu me shkrim. Njė institucion si BB-ja nuk do tė kishte dhėnė apo kėrkuar kurrė njė aprovim tė kėtij tipi me ndonjė telefonatė tė thjeshtė gojore. Kėshtu qė Basha mund tė na i provojė lehtė deklarimet, duke vėnė nė dispozicion tė publikut korrespodencėn e shkruar me Bankėn Botėrore. Pra, zoti Basha, nxirr dokumentet ose qepe! Unė i kam dėrguar njė letėr Ambasadės Amerikane nė Tiranė, ku kėrkoj disa pėrgjigje lidhur me kėtė ēėshtje. “Bechtel” njihet si njė shoqėri e rėndėsishme nė Shtetet e Bashkuara dhe zbaton projekte tė infrastrukturės nė bazė globale. Ėshtė njė nga ndėrmarrjet e ndėrtim/inxhinierisė mė tė mėdha nė botė dhe ka kontakte politike nė nivele tė larta nė Uashington, dhe kryeqytete tė tjerė. Para se tė bėnin pjesė nė ekipin e Reganit, ish-sekretari i Mbrojtjes, Caspar Weinberger dhe ish-sekretari i Shtetit, George Schultz, ishin tė dy funksionarė tė “Bechtel”. Kėshtu qė nuk ėshtė ndonjė habi qė “Bechtel” ka pėrfituar nga influenca e vet politike pėr tė fituar kontratėn shqiptare. Por asgjė nga kėto nuk ndryshon thelbin e ēėshtjes: qė pėrgjegjėsit kryesorė pėr problemet qė lidhen sot me kėtė aferė janė Sali Berisha dhe Lulzim Basha. I njėjti Berishė qė ka pėrgjegjėsinė pėr lulėzimin e skemave piramidale qė u pasuan me djegien e Shqipėrisė nė 1997-ėn. Berisha dhe Basha duhet tė gjykohen para organeve tė drejtėsisė pėr shkelje tė rėnda ligjore nė kėtė aferė. Shumė vite mė parė ka pasur marrėdhėnie biznesi me “Bechtel” lidhur me veprimtari tregtare nė Lindjen e Mesme dhe Kinė, ndaj kam njė farė familjariteti me kėtė kompani. Pėrsėris se ėshtė padyshim njė nga shoqėritė inxhinierike mė tė mira nė botė. Ėshtė gjithashtu njė kompani qė merr pjesė nė projekteku kėrkohen teknologji tė rezervuara tė cilat pakkush i posedon, ndaj ėshtė e kuptueshme qė njė angazhim i saj mund tė provokojė kosto tė larta. Edhe nėse diēka shtrėngonte qė “Bechtel” tė futej nė njė listė ofruesish si realizues tė njė projekti rruge nė terrenin malor tė Shqipėrisė, qeveria i ka pasur tė gjitha mundėsitė qė nė kėtė listė tė klasifikonte alternativa nga vende tė njohura, tashmė pėr oferta agresive nė projekte ndėrkombėtare tė inxhinierisė civile si Kina apo Koreja. Por pas skandalit me “Albtelekom”, nuk di nėse ka ende njerėz qė kuptojnė nga tregjet qė tė vazhdojnė tė habiten me Sali Berishėn. Njė kontratė fillestare prej 300 milionė dollarė (dhe njė kosto qė nga disa llogaritje dhe vlerėsime duke pasur parasysh kohėn dhe lėvizjen e ēmimeve mund tė arrijė deri nė 1 miliard dollarė) – pėrfaqėson njė pėrqindje tė lartė disproporcioni nė GDP-nė e njė vendi tė vogėl si Shqipėria. Kėshtu qė mė e pakta, Berisha dhe Basha nuk “kanė marrė nė konsideratė” njė “hollėsi tė vogėl”: si do tė mund ta paguajė Shqipėria kėtė projekt? Dhe si ėshtė e mundur qė njė kontratė e kėtyre pėrmasave tė mund t’i jepet “Bechtel-it” pa njė ofertė kompetitive? Dhe pa njė projekt (??!) Berisha dhe Basha duhet urgjentisht t’u pėrgjigjen kėtyre pyetjeve nė publik. Dredhimet dhe bishtnimi i drejtėsisė nuk janė njė mėnyrė e panjohur veprimi pėr ministrin Basha. Kujtojmė qė ky person kanēeloi skedulime tė tėra nė kohėn e Komisionit Parlamentar qė tentoi tė hetonte sektorin e telefonisė mobile nė Shqipėri. Kėshtu qė askush nuk duhet tė habitet me shkopinjtė qė ai po fut nė rrotat e Prokurorisė nė kėtė hetim tė aferės sė rrugės Durrės-Kukės. Kjo sjellje e kėtij zyrtari tė lartė ėshtė njė mungesė e thellė respekti pėr normat ligjore dhe njė shuplakė nė fytyrėn e qytetarėve shqiptarė. Zoti Basha, ndaloni fshehjen pas imunitetit parlamentar. Nėse nuk keni asgjė pėr tė fshehur, atėherė nuk keni pse tė trembeni!

Geri Q. KOKALARI

 

“Vegimet e njė dite me shi” i Meritan Spahija-jt  - Njė roman fin, i gatshėm pėr tė penetruar nė “Eurozonė”, ku bėjnė mėnjėanė Kafka e Xhojsi

Parafjalė

Pasi pata lexuar me kulm e me themel Camajn e Pashkun, i pėrvesha mėngėt e njė aventure tė re. Vendosa tė lexoj njė autor pabesueshmėrisht krejt pak tė njohur nė universin e letrave tė pas viteve nėntėdhjetė. Meritan Spahija i ka dhėnė lexuesit tė vet gjermėtash tre romane pasionantė e me nėntekst vėshtirėsisht tė kuptueshėm pėr lexuesin qė harxhon kohė pėr tė jetuar. Them vėshtėrsisht tė kuptueshėm pasi dėshėroj tė parathem se ėshtė njė vistėr autorėsh tė fismė, befasues e sfidantė, qė nuk tė grishin t’i lexosh pėrpara se ti tė shkosh nė palestrėn e formimit tėnd mendor, pėr tė lexuar kuptueshėm autorė tė rėndėsishėm.

Le tė mos ua zgjidhim yzengjitė pėrsiatjeve. As pėrshkit nuk ka pėrse ta analizojmė vandakun e krijimtarisė nė prozė tė gjatė tė Meritan Spahija-jt. Nėse mbėrrijmė tek ai cak ku kemi thėnė sadopak fjalė pėr romanin mė tė ri “Vegimet e njė dite me shi”, me tė cilin pėrballet sė fundmi me lexuesin ky autor pretendues pėr t’u ngjitur nė lartėsinė e majes sė lisit tė letrave shqipe, kemi bėrė detyrėn e shpalimit tė njė versioni tė hulumtimit letrar, pa i lodhur fort nofullat pėr pėrtypjen.

Profil pėr ta ingranuar nė kohė reale kėtė roman impozant nė kalvarin e mesazhit qė pėrcjell

Ngasja pėr tė shkruar njė roman, mund tė jetė dhe ekstrakti i njė epoke tė pėrjetuar nga narratori. Nė se Meritan Spahija ka zgjedhur kapėrcyellin e dy mijėvjeēarėve pėr tė endur pėlhurėn e “Vegimet e njė dite me shi”, ėshtė zgjedhje e tij dhe ne e pėrshėndesim kėtė zgjedhje. Dhe nė se ka gjasa tė mos ngutemi pėr tė sigluar vendndodhjen e endjes nėpėr jerm tė substraktit tė kėsaj proze tė kalibrit sipėran, gjakojmė tė themi se ngjarjet prushėrojnė nė njė metropol ballkanik a europian, nuk ka kurrfarė rėndėsie. E sa pėr personazhet, fatlumturisht janė tė dukshėm e tė padukshėm, realė e surrealė, silurues tė njė realiteti me uljengritje tė frikshme, bohemė qė tė kujtojnė eskimezėt e tė zhurmshėm sa kohė tė sjellin nėpėrmėnd gjallėrimin e beftė tė mjediseve ku bota urbane djersin e pezmatohet pambarimisht. Nuk ngutemi por tė mos shtojmė, se heronjtė letrarė tė romanit nė fjalė edhe kur janė tė zhgarravitur, janė tė prekshėm, tė ndijshėm, perceptohen pa fije zori edhe kur irrealja shetit lirshėm nė bashtinat e kompleksit tė veprimeve tė tyre tė pėrditshme. Autori, te e mbramja dhe si bashkėkohės i ndodhive tė mbarsura me sharm vezullues deri nė verbim hyjnor, beson se e ka aty dhe lexuesin e vet, tė kualifikuar e tė pėrgatitur shpirtėrisht pėr tė pėrcjellė nė subkoshiencė rrėshirėn e njė krijimi me shije tė hollė.

Gjuha e pėrdorur, diafragma e pėrsosur e komunikimit

Hajt tė besojmė se e para ishte fjala, pėr tė thėnė se gjuha e pėrdorur nga shkrimtari nė “Vegimet e njė dite me shi”, ėshtė skajshmėrisht e moderuar. Njė rregjiment fjalėsh gjithė kolorit pulsojnė nė indet e tejdukshme tė kėsaj proze qė tė pėrfshin nė shtjellat e veta pėrgjatė shpalimeve, me njė dozė skrupoloziteti qė tė mahnit. As gegė as toskė, por njė shqipe e pastėr, e situr aq mirė nė shoshėn e krijuesit sa tė bėn ta kesh lakmi. Leksiku ėshtė larg standartit ku uniformiteti tregon muskujt. Kjo risi ėshtė shenjė e mirė e braktisjes sė mishmashit tė sajuar nė dekadat e fundit tė ekzistencės sonė rreth kolorit pa bukė tė njė gjuhe me hibridizim idhnak e nekrofil. Neologjizmat e sajesat e gjuhtarėve tonė me dije tė pėrftuara nga kalku i mėrzitshėm i njė lėngate tė gjatė, nuk ndeshen nė faqet e librit. Dukuria impozante i bėn nder krijuesit e lexuesit.

Po pėrkah anon gjuha e kthjellėt e Spahija-jt? Le ta pranojmė se anon nga gegėrishtja e mbrujtur nė magjen e Ndre Mjedės e Eqerem Ēabejt. Dhe ky syzim radhitet kėtu pėr tė thėnė se autori pozon si njė gegė me kulturė e dije universale, qė me dinjitet ėshtė vėnė nė rolin e semaforit, drita e gjelbėr e tė cilit tė detyron tė dorėzohesh pėrpara alternativės se cili dialekt i shqipes ėshtė primo inter pares.

Le tė jetė nė rolin e shtojcės, fjalėformimi e pasuron leksikun duke e bėrė mė tė zhdėrvjellėt komunikimin e romancierit me lexuesin e kualifikuar. Edhe njė plus i madh mė tepėr pėr veēimin e Meritan Spahija-jt nga narratorė qė legalizojnė marrėzitė e veta, duke publikuar flamėn e letrave shqipe nė emėr tė traditės apo tė novatorizmit kallp tė ndonjė pararendėsi tė pompuar me pa tė drejtė.

Njeriu nė rolin e aksit qė vais gjymtyrėt e ndodhive tė hedhura me guxim nė telajon e pėrditshmėrisė

Njė prozė e gjatė, qė bulėzon nga njė ėndėrr e mbarsur me ankth, tė merr pėrpara furishėm duke parathėnė se stomi i matanėbregut ėshtė njė bashtinė ku mirėsia pėrkundet nė djepin e ėndėrrimeve. Nis me njė ėndėrr e me njė pėrkėdheli romani mė i ri i Spahija-jt. Ėndrra pėrpėlitet nė gjumin e llahtarshėm tė heroit gati mitik tė “Vegimet e njė dite me shi”. Nuk ka njė emėr cilėsor personazhi kryesor i romanit. Ani, thotė lexuesi. Ka botė, ka tension elektrizues pėr tė gjitha hapat qė hedh nė jetėn e pėrditshme. Kjo jetė ėshtė mjaft e veēantė, ndėrkohė kur pėrshkohet nė zikzake tė panumėrta e kacaviret nė brinjat e mosbesimit shpesh. Heroi i prozės vezulluese ėshtė ai kryetipi i njeriut tė mirė qė ndeshet rrallė nė shoqėritė e vendeve nė zhvillim, por edhe ndėr ato ku ekzistenca varet nė fije tė perit. Ky personazh pėr mendimin tim nuk ka gjak nė deje, por silic tė lėngėt. E grryen ēdo ditė mendėsinė e mbrapshtė tė jetės njerėzore, sa kohė kjo e fundit turret furishėm drejt hiēit e asgjėsė. Nuk i ka me bollek kėta tipa me profile tė skicuara me hijeshi e skrupulozitet, as bota e letrave metropolitane ndėrplanetare. Sa kohė e gėrric lėkurėn e sė keqes, sinonimi i Hamletit apo Otellos, alias heroi i “Vegimet....”, ėshtė ndėrkohė prijės i “majasė” sė shoqėrisė njerėzore me gjasė tė qytetėruar mjaftueshėm. Nuk bėn ēudira heroi i romanit qė analizojmė. Lėviz paprashėm. Por nė rrethoren e njė mjedisi ku ndėrthuret ėndrra e realiteti, nė ngjizje e shprishje ndėrvedi. Bash aty ku kryeneēėsia bėn festė. Dhe ėshtė detaj i pranueshėm revoltimi sa herė diēka merr pamjen e ngėrēit. Njė barrė me epikė e hedh pėrmbi shpinė ky tip i kėndshėm letrar. Dhe e shkarkon kur i shtendosen muskujt. Pėr tė mbėrritur tek njė prag i ri. Ku brishtėsia mbjell arėn e vet me frymėn e besimit. Rend pas ėndrrės shumėkushi i “Vegimet...”. E kap pėr krahu ndonjėherė. Ėndrra e shpėrfill. Por ftesėn pėr ta ndjekur ia pėrsėrit. Dikur e mbėrrin lakun ku hidhet e pėrdridhet ėndrra. E bėn sus. Si dirigjenti me sharm kur bėn tė heshtė orkestrėn e harqeve nė njė tubim tė gėzueshėm. Si pėr tė na bėrė me dije ne lexuesve tė vėmėndshėm se, rutina ka brirė dhe se krijesat e brirėzuara duhen shmangur nga rrugėtimi i njeriut tė mirė. Njė kryetip letrar si ky haset rrallė nė letėrsi. I plotė e sklerotik. I verbėr kinse, por dhe si Argusi. Mohues e pohues. Ndėrtues e shkatrrues. Ngrirės e pėrndezės. Me lėkurė ku tatuazhet sfilojnė me maskat e marrėzive njerzore, aq tė shumta nė numėr e me mė shumė ngjyra sa ēka ylberi nė qiellin pranveror kur retė shfryjnė inatet mesvedi. Ky tip i stilizuar me merak narratori, i nevojitet lexuesit e magmės letrare qė pėrcillet nga letrarė tė fisėm ballkanikė e europianė. Nuk ėshtė tepri t’i afrohemi kėtij tipi me shije tė hollė ta joshim e t’i besojmė udhėrrėfimin. Dhe tė mos harrojmė ta ndėrmendim nė kah tė mirė brilantin e kėsaj brilantine letrare qė na jepet rasti fatlum ta analizojmė.

Nė mbyllje tė kėtyre pak hulumtimeve modeste ku shtegu mbetet fatlumturisht i hapur pėr kolegė e miq

Romani “Vegimet e njė dite me shi” i pėrngjan njė tabloidi, tė cilin ngado ta vėrtitėsh, pėrshfaq njė pamje tė re. Ėshtė rasti pėr tė thėnė se njė kundrim ndryshe hedh po aq dritė e nė mos mė tepėr, nė shpalimin e pėrsiatjeve tė pėrftuara nga leximi, gjakoj jo i njėfishtė, i kėsaj proze specifike nė llojin e vet e me synime pėr tė qėndruar nė syprinėn e simotrave mė tė fisme tė saj. Autori i kėtyre shėnimeve tė hedhura nė letėr, pa droje se njė dytės ka mendim tjetėrsoj, anipse nė sens tė mirė pėr narrativėn me nerv e narratorin e nginjur me sharm letrar, mendoj se bėri mirė kur iu shmang me vetėdije inskenimit tė fabulės romaneske e dukurive rezatuese tė saj. Kjo prirje shkon nė dobi tė lexuesit, e thėntė Zoti tė jetė sqimtar kur lexon libra tė kėtij kalibri. Pėr autorin e kėtyre radhėve e jo vetėm pėr atė, lexuesi ėshtė partner i shkrimtarit. Dhe nuk ėshtė faji i kėtij tė fundit kur luksin pėr tė ndėrtuar njė partneritet dinjitoz e has rrallė. Por ani, se ndėrkohė Diogjeni – shkrimtar e gjen lexuesin. Proza e pastėr nga skizmat e mbrapshtive tė kamufluara, ėshtė si ajo vera e vjetėruar qė tė bėn me dije se gota nuk duhet lėnė bosh. Muza e shkrimtarit tė pėrgjegjshėm pėr maturimin e formimit tė lexuesit, nuk lodhet sė lotuari pėr tė nderuar njė dhembje, e pėr tė krijuar njė ekstazė tė virgjėr pas sė cilės rend duke e shkundur pėrherė e mė trembshėm hirin e lodhjes.

Nė rastin konkret patėm luksin pėr tė anunēuar njė prozė delikate por tė maturuar, e njė romancier pėr tė cilin fjala e pathėnė ėshtė modul i mungesės sė gjallė.

dash CACAJ , shkrimtar e botues

 

Braktisėn frontin. Tani nė rrezik pėr jetėn

Zhvillimet e fundit flasin nė gjuhėn e terrorit nė Kosovė. Shpėrthimi i fuqishėm nė njė lokal tė Prishtinės, katėr ditė mė parė, ku humbėn jetėn dy  persona dhe  u plagosėn 11 tė tjerė, e ka acaruar situatėn shumė. Ne ishim nisur drejt fshatit Bratush tė Gjakovės pėr tė mėsuar rreth fatit tė Sabri Kuēit, Ku familja e tij, sipas hetimeve tona, ka humbur nė kohėn e luftės. Atje, komshinjtė na tregojnė se Sabri Kuēi, me gruan Belkize dhe djalin Arjan, kishin udhėtuar drejt Shqipėrisė nė kohėn e luftės dhe nuk janė kthyer mė. Madje nuk dinė nėse janė gjallė apo tė vdekur.

Sipas hetimeve, njė djalė i Sabrisė, Alban Kuēi, gjatė luftės nė Kosovė, kish qenė ushtar dhe kish braktisur shėrbimin duke u larguar diku drejt Perėndimit. Njė bashkėfshatar qė nuk prononcohet pėr gazetėn, pasi ka frikė pėr jetėn e tij, na jep kėtė fotografi tė Alban Kuēit. Mėsojmė se i ati asokohe kish qenė pjesėtar i UĒK-sė, por i biri ikėn nga frika se vetė UĒK-ja do e vriste. Pas ikjes sė tė birit, UĒK-ja tenton ta vrasė edhe Sabrinė, i cili ka lėnė trojet bosh. Raste tė tilla ku vetė UĒK-ja ka pushkatuar edhe pjesėtarėt e vet janė tė shumtė.

Ėshtė kjo njė nga familjet e shumta tė shkatėrruara nė Kosovė. Shifrat qė mėsojmė atje janė rrėqethėse. Janė reth 4000 kosovarė tė humbur. Varret masive zbulohen dita me ditė. Pra, nė Kosovė edhe sot terrori ėshtė potent, si nė mesditė, ashtu edhe nė mesnatė.

 

 

Kosova, rruge pa krye

Ka patur raste ne historine ruse kur ngjarjet ne nje vend te larget, apo fati i nje populli te huaj eshte bere subjekt i volitshem per propagande te brendshme. Diplomatet ruse, shpesh, e japin ndihmesen e tyre duke i perfshire koleget e fuqive te huaja ne debate te cilat ndonjehere shnderrohen ne kriza poltike dhe diplomatike ne shkalle te gjere.

Pavaresia e Kosoves nga Serbia eshte bere nje ceshtje e tille per politiken bashkekohore ruse me zyrtaret ruse qe kane marre anen e aleateve te tyre sllave. Historia e marrdhenieve ndermjet shqipatareve qe banojne Kosoven dhe serbeve (ne Kosove dhe ne Serbi) eshte kaq dramatike dhe e dhunshme sa nuk eshte krejtesisht e qarte se si keta dy popuj arriten, deri jo para shume kohesh, te bashkekzistonin brenda kufijve te te njejtit shtet.

Ne njeren ane, historianet serbe parashtrojne nje varg dokumentesh per te demonstruar se "Kosova historikisht i perket Serbise". Ishte aty ku filloi shteti serb. Ne shekujt 13-te dhe 14-te Kosova ishte gjithashtu qender shpirterore e Serbise me kisha dhe manastire ortodokse te shumta te ndertuara ne ate zone. Ne fushen e Kosoves ne vitin 1389 ushtria serbe e udhehequr nga princi Llazar u derrmua nga turqit te cilet ia mohuan serbeve pavaresine per 500 vjet. Megjithate, beteja u be nje celes historik i identitetit kombetar serb dhe, edhe sot e kesaj dite, ata nuk besojne ta kene humbur betejen. M'ane tjeter, historianet shqiptare ngulmojne se shqiptaret jane pasardhes te trakeve dhe ilireve te cilet i banuan keto zona kohe perpara mberrtijes se sllaveve.

Eksperimenti i bashkejeteses serbo-shqiptare brenda nje shteti te pavarur ka zgjatur vetem nje shekull ne periudhen moderne. Ai shekull u shenjua nga konflikte te panumerta, nderhyrje nderkombetare dhe spastrim etnik kryer nga te dyja palet. Gjerat veshtiresohen edhe nga fakti se serbet jane te krishtere dhe shqiptaret muhamedane. Ne fakt, sot ne bote, ka pak shtete ku nje shumice muslimane jeton ne paqe te plote, harmoni dhe, c'eshte me e rendesishme, ne barazi politike dhe qytetare me pakicen e krishtere.

Ne vitin 1918, mbreti Aleksander Karagjorgjevic, diktatori manarkist i Jugosllavise, nisi nje program riatdhesimi te mijra familjeve serbe te cilat me pare qene larguar forcerisht nga Kosova prej shqiptareve. Sidoqofte, procesi i i rigjallerimit te balances etnike u pre gjate L2B. "Shqiperia e madhe" krijuar me ndihmen e Gjermanise dhe Italise kapi shumicen e zones duke perzene 100 mije serbe dhe duke vrare 10 mije. Ne vitin 1943, ne nje takim ne Prizren u krijua Lidhja e Dyte Shqiptare me qellim spastrimin e popullsise serbe. I sapoformuari "Divizioni SS" u be forca kryesore ne zbatimin e kesaj fushate gjenocidi. Per te qene te balancuar duhet te shenohet se qene shume shqiptare qe luftuan perkrah serbeve kunder forcave te Hitlerit.

Pas mbarimit te L2B, Josif Broz Tito-ja, nje kroat, u vu ne krye te regjimit qe erdhi ne fuqi ne Jugosllavi. Ai ua ndaloi kthimin ne Kosove serbeve te debuar prej andej ne emer te marrdhenieve te mira me shqiptaret (dhe duke ia patur friken zgjmit kombetar te serbeve). Ne fakt Tito-ja kishte ne plan formimin e nje federate ballkanike nen udheheqjen e tij, gje e cila e terboi Stalinin i cili nuk mund ta duronte konkurencen ne eksportimin e komunizmit.

Cuditerisht pasi u prish me Tito-n ne fund te viteve '40-te Stalini mbeshteti me zell krijimin e nje Kosove shqiptare te pavarur me qellimin e shkrirjes se afert me Shqiperine nje shtet me te cilin ai kishte marrdhenie te mira asokohe. Keshtu, Stalini kishte ndermend te shkonte edhe me tej se "plani i Ahtisaarit" e cili parashikon vetem "pavaresi te pjesshme" per Kosoven.

Pas Stalinit vete politikanet jugosllave bene shume per t'i shkaterruar marrdheniet mes serbeve dhe shqiptareve. Nga fillimi i viteve '90-te ata me efektshmeri i shnderrun ne te pashpresa mundesite per lidhje te ardhshme. Ne kushtetuten e 1974-es Tito-ja, ne thelb, i dha Kosoves autonomi te gjere dhe, me pas, derdhi para dhe ndihma ne province. E gjitha pa frute; Kosova mbeti pjesa me e prapambetur e Jugosllavise. Me pas Slobodan Milosevic-i filloi t'i kufizonte te drejtat e autonomise dhe me vone ndermori operacione spastrimi etnik ne Kosove dhe ne pjese te tjera te Jugosllavise. Lufta qe shpertheu hoqi nje vije vendimtare mbi shpresen serbe per permbysjen e raporteve etnike ne Kosove; ata jane tani nje pakice e vogel qe jetojne nen rojen e armatosur te forcave nderkombetare.

Sidoqofte, Rusia eshte shprehur se eshte kategorikisht kunder pavaresise se Kosoves duke e kthyer kete ne nje ceshtje parimore ne nje perballje diplomatike me Perendimin. Megjithate, nese perpiqemi tu paraprijme ngjarjeve ne perballemi me pyetjen e meposhtme; a ka Moska nje as nen menge ne rrugen e pakrye te Kosoves nese krahines i jepet pavaresia? Ne skenarin me te keq te mundshem per Rusine, Beogradi mund te arrije nje marrveshje me Bashkimin Europian i cili ne kthim per leshimin e Kosoves mund te lehetesoje regjimin e vizave apo shpejtoje hyrjen e Serbise ne BE.

Shekujt e historise ne Ballkan kane treguar se asnje fuqi e huaj ne perpjekje per te perfituar nga konfliktet ne kete zone nuk ka mundur te triumfoje. Ndoshta rruga me e mire eshte te qendruarit larg?

Georgy Bovt

 

Tė gjithė nga pak me barrė

Pothuaj 555 vjet mė parė, mbas njė rrethimi qė zgjati pothuaj 55 ditė, turqit osmanė pushtuan Kostandinopojėn. Vaniteti heroik shqiptar, do tė besojė e tė kėnaqė krenarinė kombėtare, edhe se pėr herė tė parė nė mure u ngjit njė shqiptar. Nė pritje tė pushtuesit osman, pjesa groteske e historisė dėshmon se atėherė, murgjit ortodoksė debatonin pėr ēėshtje dogme, e mbi tė gjitha, rrekeshin tė gjenin seksin e ėngjėjve.

Pushtimi i qytetit shėnoi dhe rrėnimin e perandorisė njė mijė vjeēare bizantine dhe fillimin e triumfit tė njė perandorie tjetėr, tė ndryshme nė formė, por me tė njėjtėn pėrmbajtje, qė njihet mirė dhe nė Shqipėri. Kryeministri Sali Berisha, i konsideruar nga kundėrshtarėt e tij pėr frymėzimin e njė politike gjithėherė bizantine nė Tiranė, sipas kuptimit tė vjetėr tė kėtij termi, ėshtė sot mė i rrethuar se kurrė. Si Kostandinopoja dikur. Pėr hir tė sė vėrtetės, Berisha ka tentuar dhe jo pa sukses, qė defektet e tij, arrogancėn, demogogjinė, e ndoshta deri dhe paaftėsinė e sotme pėr t“i garantuar vendit njė qeverisje normale, t“i mbulojė me njė bindje qė kishte mbėrritur nė kulmin e saj nė verėn e 2005. Bindjen se tė paktėn ishte nga tė vetmet “kėshtjella” tė antikorrupsionit dhe njė vlerė e rrallė e ndershmėrisė nė trajtimin e pushtetit pėr interesa private tė xhepit. Ndikoi nė kėtė steriotip, edhe ballafaqimi me paraardhėsit e tij, qė gjithashtu me shfajėsimin se kishin pėrballė vetėm Berishėn, u bėnė rikrijues dhe mbartės tė njė korrupsioni kapilar qė zbriste nga maja e piramidės deri nė hallkėn e fundit tė zinxhirit hierarkik administrativ tė vendit. Nė kėtė moment dhe pėr kėtė ēėshtje, nuk merr rėndėsi tė dorės sė parė fakti nėse Berisha - pėrmbajtje ėshtė komplementar me Berishėn - imazh. Sot e rėndėsishme ėshtė pranimi i faktit se “kėshtjella” antikorrupsion nė zyrėn e katit tė dytė tė Kėshillit tė Ministrave ėshtė krejtėsisht e rrethuar nga turma e osmanėve shqiptarė. Shumė nga ta janė identifikuar nga opozita nė sulm mbi bedena, ca pak tė tjerėve u janė prerė duart po nga Berisha kur i kaluan kėto bedena. Kėshtu ndodhi me zyrtarė tė lartė tė Ministrisė sė Punėve Publike, ndėrsa lajme qė filtrohen herė pas here nė shtyp, dėshmojnė se nė shėnjestėr janė dhe emra tė tjerė, shumė tė njohur tė politikės shqiptare. Duke nisur qė nga njė ministėr i ri i qeverisė sė sotme qė ka pasur njohje tė vjetėr me njė nga pronarėt e firmės sė ndėrtimit qė ndodhet nė arrest e duke vazhduar me deputetė tė tjerė tė sė djathtės. Njė tjetėr ministėr, mė i pėrfoluri nga tė gjithė, Lulėzim Basha, ėshtė nėn akuzė dhe deri mė tani ka mundur tė sigurojė vetėm njė linjė dyfishe mbrojtjeje; kantilenat me patriotizėm dhe vetė kryeministrin. Tė gjitha kėto fakte e tė tjerė tė panjohur pėr publikun, ndodhen nė zyrėn e Berishės. Qė tashmė duket se po jeton dilemėn mė tė madhe tė qeverisjes sė tij. Qė tashmė duket se ėshtė i detyruar tė bėjė zgjedhjen e jetės mes imazhit tė tij qė e ka sendėrtuar me shumė mund nė politikėn shqiptare apo tė pėrcaktojė ndryshe fatin e nesėrm tė bashkėpunėtorėve tė tij dhe tė marrė mbi vete diēka nga ai lloj fati. Nė njė vend normal, kjo dilemė duhet tė ishte anormale dhe mbi tė gjitha nuk duhej tė ishte dilemė e kryeministrit, por detyrim ligjor i organit tė akuzės publike. Por nė Shqipėri, vullneti i kryeministrit pėr tė bėrė gjithēka, ėshtė ndoshta elementi mė i rėndėsishėm nė zgjidhjen e kėtij rebusi tė paqartė. Ka njė detaj qė ja vlen tė nėnvizohet. Pėrgjimi i zyrtarėve tė arrestuar tė ministrisė sė punėve publike, ka nisur vetėm njė javė mbas zgjedhjes sė Presidentit tė ri tė Republikės, moment mbas tė cilit, vijimėsia e qeverisjes mund tė realizohet pėrgjithėsisht edhe me shumicėn e thjeshtė tė Kuvendit. Mė mirė se kushdo, kėtė gjė e di vetė kryeministri, e dinė dhe nė PDK-nė e Ndokės qė u ngut tė kujtojė pikėrisht rolin e partisė sė tij nė procesin qė e bėri nėnkryetarin e PD-sė President tė Republikės. E krijuar nė bazė tė trilleve tė forcave centripete nė politikė, PDK arriti pikun e saj numerik dhe mundi tė imponohet me “shantazhin” e shifrave, pėr tė ardhur nė fillim tė kėsaj vjeshte nė startin e njė cikli tė ri. Por kėsaj here krejt tė pėrkundėrt e centrifugal. Drama e demokristianėve ėshtė se ata, edhe nėse nuk janė tėrėsisht tė panevojshėm nė tryezėn e madhe tė llogarive tė numrave nė Kuvend, janė jo tė domosdoshėm. Shifrat, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me filozofinė e e realizimit tė reformave tė pėrbashkėta elektorale apo nė drejtėsi, mund tė sigurohen lehtėsisht dhe nga vetė opozita, qė madje edhe i ka afruar ato. Por opozita qė ka fiksuar si target kryesor nė planet e saj strategjike Bashėn e nėpėrmjet tij vetė Berishėn, ndoshta nuk kuptoi nė momentin e parė tė hutimit qė pasoi arrestet e demokristianėve, se kishte ardhur momenti qė tė priste taktikisht qė uji tė rridhte vetvetiu nė mullirin e saj. Nuk kuptoi se duke i dhėnė njė ēast armėpushimi kryeministrit nė orėn e hakmarrjes sė tij mbi shantazhin e dikurshėm tė shifrave, fitonte mė shumė duke pritur sesa duke e sulmuar atė. Qoftė dhe duke duartrokitur dhe inkurajuar Berishėn nė zgjedhjen e dilemės sė tij. Qoftė dhe duke e trajtuar pėrkohėsisht kryeministrin, ashtu siē atij vetė i pėlqen, si Kostandinopojėn e Tiranės. Ndryshe, hordhitė e osmanėve shqiptarė qė bėjnė plaēkė me pushtet sipas zakonit, do ta kenė edhe ata vetė mbi shpinė nesėr. Ashtu siē po detyrohen tė mbajnė sot mbi shpinė peshėn e trishtuar tė trashėgimisė sė tyre qeverisėse dhe po tėrhiqen me ngulm nė kurthin e debatit tė brendshėm pėr seksin e ėngjėjve. Nė Tiranė ka shumė djaj, nė politikėn e Tiranės janė tė gjithė nga pak me barrė. Sot janė krijuar rrethana tė mira pėr aborte masive. Edhe pėr hir tė mėnyrės bizantine qė ėshtė e udhės tė pranohet si normale nė Shqipėri, edhe sepse faturėn e ēeqeve privatė nga fonde publike nė fund tė fundit e paguajmė tė gjithė e nė vėshtrim tė fundit vetė kryeministri, edhe sepse njė drejtėsi e bėrė pėrgjysėm, jo ēdo herė ėshtė mė keq se njė drejtėsi e munguar krejtėsisht. Historia pėrsėritet. Edhe kur shembulli vjen nga pothuaj 555 vjet mė parė nga Kostandinopoja bizantine, nė tė cilėn, kur njė shqiptar ngrinte flamurin e perandorisė sė re, murgjit ortodoksė debatonin pėr seksin e ėngjėjve. Pa e ditur, njėlloj si sot, se kjo ėshtė koha mė e mirė pėr ushqimin e djajve tė uritur, djajve osmanė nga Tirana.

Lorenc VANGJELI

 

Ballkanasit, sa te ngjashem

Njerezit ne mbare Ballkanin kane shume te perbashketa, harroji konfliktet e se shkuares se aferme, apo te larget dhe perpjekjet e politikaneve per t'i bindur ata se sa "te ndryshem" apo "te vecante" jane.

Nje serbi i duhen vetem pak dite per te mesuar se si femijet shkojne ne "shkolla", krejt sic femijet serbe shkojne ne "skola". Prinderit e tyre mund te punojne ne "kancellari" ne Tirane, apo "kancelarija" ne Beograd.

Ne shtepi ata kullufisin ate djathin e verdhe te fermentuar "kackavalli" ne Tirane, ose "kackavalj" ne Beograd ndersa shohin "reklame". Pas kesaj, ne te dy vendet ata mund te hane "supa" apo "pite".

Dhe ne secilin vend ti mund te shkosh per te blere nje "bluze" and "pantallona". Pas qindra viteve te kaluara nen sundimin turk gjuha dhe zakonet s'kishin si te mos gjenin te perbashketa.

Por, ngjashmerite shtrihen pertej gjuhes. Ato jane ne gjerat e vogla te perditshme.

Ne qytetin shqiptar te Shkodres, 150 km ne veri te kryeqytetit, pensioniste te veshur me shije ulen ne stolat e lulishteve, pavaresisht vapes, dhe luajne shah. Pamje te tilla mund t'i gjesh ne kryeqytetin serb, Beograd, apo ate boshnjak, Sarajeve.

Ne mbremje nje shetitje permes qytetit apo "xhiro" eshte nje ritual ne Shkoder. E tille eshte edhe nje "korzo" ne , le te themi, Mostar ne Bosnje-Hercegovine, apo ne qytete te Serbise.

Por, ngjashmerite shquhen per me shume shenja se sa nje shetitje, a dy. Kombet ne rajon vijne nga nje e kaluar e ngjashme dhe i drejtohen nje te ardhmeje te ngjashme.

Shqiptaret po perpiqen te lene pas nje te kaluar staliniste. E kaluara ngrihet si fabrikat e vdekura prane Shkodres dhe ne Berat, 120 km ne jug. Keto fabrika dikur prodhonin tekstile, plehra kimike e te tjera.

Komplekse te ngjashme ("kombinati" si ne shqip apo dhe gjuhe te tjera te Ballkanit) jane ne anerruget e Serbise dhe Bosnjes. Pasi kapitalizmi hyri ne rajon ne vitet '90-te pak qene te interesuar per t'i blere dhe investuar ne to.

Kudo, shume prej ketyre "elefanteve te bardhe" te eres komuniste jane ne shitje per nje Euro te vetme me shpresen se ndonje biznesmen mund t'i modernizoje mjediset dhe t'i vere ne pune.

Ne Serbi disa uzina sheqeri u kthyen ne fabrika perfituese bash me kete menyre. Nuk mund te thuhet e njejta gje per, njehere e nje kohe i sukseshem, kombinatin e tekstileve ne Bosnje- Hercegovine i cili u shit 10 vjet me pare per nje marke gjermane. Per te mos u hapur kurre. Shqiperia eshte hapur ndaj praktikave te tilla, gjithashtu. "Ne kemi paraqitur nje program te qujatur 'Shqiperia nje Euro", tha zevendesministrja e jashtme, Edit Harxhi. "Shpresojme qe kjo te terheqe investore".

Dhe, ashtu si vendet e tjera ne rajon, Shqiperia po kerkon rruge te pasurimit me ane te turizmit. Kjo ka sjelle konkurence te shendetshme, por, gjithashtu, bashkepunim me shume vende ne kerkim te nje pjese turistesh qe lene nje vend per tjetrin.

Nderkohe, ashtu si shume njerez ne rajon, shume shqiptare jetojne nga te parate e derguara nga anetare te familjes te ikur jashte. Keto dergesa perbejne rreth 13 per qind te te ardhurave kombetare bruto.

"Kjo i ben njerezit pertace", tha aktivisti i gjelber, Arian Gace. "Por nuk mund te ndalohet; ne na mungon kultura e prindit strikt me femijen. Keta te fundit jane te lire te bejne c'te duan, a thua se duan te rifitojne kohen e humbur ne te shkuren kur ne nuk kishim asgje".

"Ne kemi kaq shume te perbashketa, te gjithe vendet rreth e rrotull", tha Ajet Nallbani, menaxher i Institutit te Monumenteve te Kultures ne Berat. Shqiptaret, boshnjaket, kosovaret, malazezet jane te gjithe "ne te njeten rruge", tha ai. "Ajo eshte rruga per ne Europe, e vetmja per ne".

Dhe kjo, me se fundi, duhet te zgjidhe disa prej diferencave te sotme politike. "Kur te jemi afer me Europen do na duhet t'i leme pas gjithe ato gjerat e pakuptimta qe bartim me vete, si luftrat dhe tensionet etnike. Ky eshte i vetmi shans i vertet per ne dhe, njerezit ketu jane gati per te", tha Nallbani.

Vesna Peric Zimonjic

 

TE GJITHE NE DITELINDJEN E GRETES

Ne mjediset e Buda Bar te Tiranes, nje nga lokalet me ne mode ne kryeqytet, u festua 16 vjetori i lindjes se Greta Kocit, kengetare e re ne moshe, por me nje karriere te shpejte, te suksesshme dhe mbi te gjitha, me shume cmime e vleresime.

Mbremja festive ka startuar rreth 20 te dites se merkure, per te perfunduar ne oren 3 te mengjesit te se ejtes. Ditelindja e Gretes, ka mbledhur mbi 250 te ftuar nga fusha e artit, ku perfshiheshin te gjithe brezat, te gjitha zhanret e muzikes shqiptare. Duke filluar me te mallin Sherif Merdani, me te pavdekshmet Irma Libohova dhe Alberia Hadergjonaj, per te vijuar me legjendat Luan Zhegu dhe Liljana Kondakci, me Aleksander Gjoken dhe Sinan Hoxhen, me Ingrid Gjonin dhe Ciljeten, me grupin SHBLSH dhe Gjinin e Portokallise, Ramadanin, Salsano Rrapin e shume e shume te tjere emra te njohur, te cilet eshte e pamundur ti permendesh te gjithe. Surprize e vecante ishte edhe pjesmarrja e vajzave te Miss Globe te udhehequra nga Petri Bozo, qe i dhane nje tjeter dimension festes.

E shoqeruar ne cdo hap nga babai i saj, Fatmir Koci por edhe nena Aferdita, Greta ka kaluar sa ne nje tavoline tek tjetra, duke marre urimet e te pranishmeve. Nje dhurate e vecante ne 16- vjetor, Gretes i ka ardhur nga koleget e saj, te cilet si rradhe here e kane pershendetur LIVE me kenget e tyre.

Sic thane edhe vete kengetaret e pranishem, per here te pare, ndodh qe te mblidhen kaq shume artiste ne nje ambjent te perbashket. Merita eshte e 16 vjetorit te Gretes, e cila i dha edhe nje tjeter shembull artisteve shqiptare, edhe pse mjaft e re. Duhet thene se evenimenti ka terhequr interesin e shume mediave, te cilat nuk kane rreshtur se intervistuari te pranishmit, por edhe duke i fotografuar per ti nxjerre ne gazeta e revista.

Me kete rast, edhe redaksia e gazetes SHQIPERIA ETNIKE uron Greten me rastin e 16- vjetorit te lindjes, duke i uruar sa me shume suksese ne karrieren e saponisur.

Redaksia SHE

 

Puka afer Perėndisė e larg qeverisė

Nje udhetim drejt Pukes, fsheh ne vetvete nje itinerar te stolisuar nga natyra, por edhe veshtiresine e udhetimit ne nje rruge qe pervec kthesave te shumta, i mungon edhe cilesia. Eshte nje aks mjaft i rendesishem, teksa frekuentohet mjaft edhe nga shqiptaret e te huajt qe levizin nga Shqiperia ne Kosove dhe anasjelltas. Makina te shumta me targa Kosove, por edhe motocikliste te huaj qe preferojne kete lloj turizmi, vihen re gjate rruges per ne Puke.

Natyra dhe Zoti eshte treguar mjaft bujare me kete treve. Freskia te ndjek gjate gjithe udhetimit,e dhe pse eshte akoma ngrohte. Masivet me pisha, por edhe ato me dushk krijojne idene se edhe zjarret e kesaj vere, nuk kane shkaktuar shume deme. Ne disa pjese, aksi rrugor eshte riparuar, madje me nje cilesi mjaft te mire. Ne shume segmente, konstatohet lehtesisht se nuk eshte vene dore qe kohen e komunizmit. Krijohet natyrshem ideje se edhe nderhyrjet e ndryshme, mbase jane bere ne kohe fushatash nga kandidate per deputete apo kryetare, te cilet nuk eshte e qarte nese jane zgjedhur apo jo. Distanca jo shume e larget nga Shkodra, rreth 45 km, pershkohet ne nje kohe mjaft te gjate, aq me teper kur nuk njihet mire rruga. Na u deshen plot 120 minuta per te mberritur ne qender te Pukes, teksa “gabimisht” per te vajtur ne Vau- Dejes (prej nga duhet te kalosh drejt Pukes), i rame nga rruga e vjeter permes Gurit te Zi- Mjede. Ne kthim, te njejten distance do te pershkonim ne 1 ore e 15 minuta.

Puka eshet nje qytet i vogel. Ka vetem nje aks kryesor dhe nje qender qe mund te konsiderohet bashkia e qytetit. Gjate 17 viteve te demokracise, ka patur levizje te jashezakonshme demografike. Ne fillim te viteve ’90, numeroheshin rreth 54 mije banore ne rang rrethi, ndersa aktualisht nuk ka me shume se 35 mije banore. Qyteti i Pukes, ka nje numer banoresh qe varion nga 5.500- 7.000 banore, kjo sipas interesave te ndryshme qe kane ne fushata zgjedhore. Per vete pozicionin gjeografik, por edhe natyren e banoreve, Puka e ka patur shume te veshtire, thuajse te pamundur emigrimin. Ata qe kane lene Puken, kane zgjedhur kryesisht Tiranen por edhe disa qytete kryesore per te filluar jeten. Edhe zhvillimi ekonomik i kesaj zone, edhe ne nivele shume te ulta. Bisneset vendase nuk jane te fuqishme per te garantuar shume te punesuar, ndersa te huajat nuk ekzistojne fare.

Nje rreze shprese duket se eshte ndezur me ardhjen e kompanise se prodhimit te kepuceve, te bisnesmenit te mirenjohur Paulin Radovani. Natyrshem, kemi folur edhe here te tjera edhe per investimin e Radovanit ne Puke, por ky reportazh ka nje tjeter qellim. Ne fabriken e cila puneson aktualisht 140 persona, kane ardhur per vizite konsulli i Italise ne Shkoder, Stefano Marguccio, Zv. Prefekti i Pukes Ded Peshpali, kryebashkiaku Rustem Struga dhe drejtori i Zyres se Punes Bashkim Asllanaj. Mysafiret jane pritur nga drejtori i fabrikes Pjeter Gjokaj dhe pronari Radovani. Fillimisht, nje vizite me mjediset e punes se fabrikes, ku te gjithe mbesin te habitur nga kushtet shume optimale qe iu ofrohen punonjesve. Ka mundesi te shumta edhe per te shtuar vende pune, thote Radovani, i cili tregon se ka plane per rritjen e numrit te proceseve qe kryhen brenda kesaj fabrike. Jane rreth 2000 m2 siperfaqe e ndertuar dhe e mbuluar e cila mund ti jape pune te pakten edhe po kaq punetoreve, jo vetem femra por edhe meshkuj. Per nje qytet si Puka, punesimi i 300 personave, do te kishte nje ndikim mjaft te madh ne ekonomite familjare.

Ne nje takim pune dhe pritje te dhene nga Radovani per miqte edhe autoritetet, diskutohet me gjeresisht per problemet e Pukes por edhe te thithjes se investimeve. Fillimisht, konsulli italian Marguccio, shpreh kenaqesine e tij per investimin e Radovanit. Jane kushte pune te njejta me ato te fabrikave te tjera edhe ne qytetin e Shkodres, mbase edhe me te mira. Eshte nje ambjent i rregullt dhe qe te imponohet ne gjithcka, vijon diplomati italian. Une do te jap kontributin tim maksimal per te stimuluar investimet e huaja, ato italiane ketu ne Puke, por edhe ju si autoritete vendore duhet te provoni te trokisni edhe ne shume dyer e zyra projektesh ne Tirane. Marguccio ka thene se eshte shume  e rendesishme te paraqitet nje imazh real per Puken e Veriun ne pergjithesi. Jo vetem tek te huajt, por edhe ne Tirane, ka nje imazh qe ne fakt nuk paraqet realitetin. Ne ket drejtim, duhet ti kushtoni shume rendesi raporteve nderpersonale, te cilat koha ka treguar se jane shume me frytedhenese se edhe ato institucionale. Shume shpejt ambasadori i ri i Italise ne Shqiperi, Elio D’Elia do te jete ne Shkoder, ka thene Marguccio dhe une do ju ftoj te gjithe juve qe te bashkebisedojme per te gjetur mundesi me te medha per stimulimin e bisnesit ne Veriun e Shqiperise. Diplomati D’Elia ka thene konsulli Marguccio, do te vizitoje edhe fabrikat e Paulin Radovanit, si nje shembull i spikatur i suksesit ne biznes.

Duke marre fjalen, Radovani ka shprehur falenderimet per bashkepunimin qe ka gjetur edhe i eshte ofruar nga autoritetet vendore ne Pukes. Duke folur per investimin e bere, ai ka thene se gjithcka eshte ne sherbim te komunitetit, pasi deri me tani, punonjesit akoma nuk kane arritur te nxjerrin as edhe rrogat e tyre. Megjithate, duhet pare ne perspektive edhe per shtimin e proceseve te tjera, te cilat nuk eshte nevoja te raelizohen ne Shkoder dhe te sillen me pas per tu perfunduar ne Puke. Si probleme kryesore, Radovani pa permendur mungesen e furnizimit me energji elektrike dhe rikonstruksionin e rruges. Duhet thene se edhe gjate kohes qe ne ishim ne Puke, energjia elektrike iku nga ora 12.00- 17.00. Eshte nje orar, i cili duhet te shfrytezohet maksimalisht nga punetoret, te cilet pikerisht ne kete hapesire, mbesin pa pune.

Ne lidhje me energjine elektrike, Radovani ka kerkuar te njejtin trajtim sic edhe ne Shkoder, ku fale dashamiresise se KESH-it dhe drejtuesve te tij, energjia elektrike eshte non stop. Edhe per ceshtjen e rruges, eshte gjetur mirekuptiom i plote dhe palet ne takim kane rene dakort qe te gjithe se bashku, ti drejtojne nje kerkese kryeministrit Berisha, per te mundesuar furnizimin me energji elektrike te fabrikes, e cila eshte e vetmja e qe puneson nje numer kaq te madh punonjesish jo vetem per Puken, por edhe me gjere. Pervec zgjerimit te aktivitetit ne Puke, Radovani ka thene se tashme po mendoj edhe per hapjen e fabrikave te reja ne Bushat ose ne Kukes per te dhene shembullin e pare. Kryebashkiaku Struga por edhe zv.prefekti Peshpali, kane shprehur vleresime maksimale per inciativen e Radovanit dhe e kane garantuar se do ta mbeshtesin si deri me tani. Ne lidhje me problemet e ngritura nga Radovani, si energjia elektrike apo edhe rikonstruksioni i rruges, autoritetet vendore kane qene ne nje mendje me idene e sensibilizimit te kryeministrit Berisha permes nje letre, duke qene se Radovani eshte edhe president i Unionit per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise. Por Struga ka bere me dije se brenda pak diteve, presidenti Bamir Topi do te vizitoje Puken dhe ne kete kuader, mbase mund te diskutohen edhe keto probleme. Drejtori i Zyres se unes Puke, Bashkim Asllanaj e ka cilesuar nje shembull te shkelqyer te korrekteses dhe zbatimit te ligjeve fabriken e celur nga Paulin Radovani. Qe te gjithe punonjesit jane te siguruar sipas ligjeve dhe punojne te kushte mese bashkekohore dhe me nje trajtim te jashtezakonshem.

Duke rimarre fjalen, radovani ka njohur te pranishmit edhe me udhetimin qe do te ndermarre me 27- 29 shtator ne Faenza te Italise, me ftese te Reggione Emilia- Romagna. Se bashku me kryebashkiakun e Shkodres Lorenc Luka, me ambasadorin e Shqiperise ne Rome, Zef Lleshi tre profesoresha te Universitetit te Shkodres: Sadije Bushati, Aurora Dibra dhe Arjeta Troshani, une si president i Unionit per Zhvillimin e Veriut te Shqiperise, do te zhvillojme takime me bisnesmene te ketij rajoni shume te rendesishem te Italise, ka sqaruar Radovani. Ne takimet qe une do te zhvilloj, do te perpiqem jo vetem te sensibilizoj, por edhe te ngjall interesin e investitoreve italiane per te ardhur ne Puke. Njekohesisht, ai ka njoftuar edhe per perurimin zyrtar te fabrikes ne lagjen “Kiras” te Shkodres, ku eshte krijuar nje mundesi reale punesimi per familje, te cilat jetojne ne kushte specifike izolimi. Ne ceremonite e perurimit, pritet te jene mjaft autoritete te larta shteterore, sic edhe kryeministri Berisha por edhe presidenti Bamir Topi, qe e ka konfirmuar kenaqesine e pjesmarrjes ne kete perurim.

Ne mbyllje te fjales se tij, bisnesmeni Radovani ka njohur te pranishmit edhe me viziten qe presidenti i Shqiperise, Bamir Topi ka zhvilluar te fabriken e tij te kepuceve ne Shkoder por edhe ne mjediset e “Radofarma”-s. Gjate vizites qe ka zgjatur rreth nje ore ne keto mjedise, kreu i shtetit eshte njohur nga afer me investimin e bere ne vite nga Radovani, me kushtet e punes dhe proceset qe kryhen ne fabrikat e kepuceve. Nga ana tjeter, presidenti Topi ka shprehur konsiderate edhe per “Radofarmen”, te cilen e ka vleresuar edhe per teknologjine e larte ne perdorim. Radovani ka thene se presidenti ka premtuar nje mbeshtetje te gjere te bisnesit ne Veriun e Shqiperise, edhe ne kuader te Unionit per Zhvillimin e Veriut. Duhet thene se bisnesi i Radovanit, ka qene i vetmi qe kreu i shtetit ka vizituar.

Gjate ketij bashkebisedimi qe ka zgjatur me shume se 90 minuta, nuk kane munguar as edhe batutat dhe humori, duke treguar se tashme mes te pranishmeve ka lindur jo vetem nje bashkepunim, por edhe miqesi e sinqerte. Te gjithe se bashku, kane vizituar edhe mjediset e punishtes se prodhimit te maskave “Arlekino” ne Puke me pronar Edmond Angonin. Ne te gjitha bisedat e zhvilluara, eshte vene theksi ne nje vemendje me te madhe te strukturave te shtetit, jo vetem ne mbeshtetje por edhe stimulim te bisneseve qe investojne ne nje zone te evshtire si Puka.

Ndertuar prane stadiumit, ne mes te pishave, fabrika e kepuceve ne Puke, i ngjet nje selie diplomatike te mirefillte, zbukuruar edhe nga 4 flamuj ne hyrje te saj. Ne hyrje, te vret syrin nje kase e madhe, ku ne menyre te cuditshme ka vendosur matesin e energjise filiali i KESH-it atje. Ai eshte jashte rrethimit, pra i pambrojtur dhe me fillimin e stines se ftohte dhe rreshjeve te debores, mund te pesoje demtime nga me te ndryshme. Te gjithe ne Puke tashme, dine te te tregojne per fabriken e shpreses, por edhe per Paulin Radovanin. E njohin te gjithe, i madh e i vogel, qytetar apo edhe nga rrethinat. Jane te gjithe mirenjohes, te gjithe e respektojne pasi ai ka ditur t’ua fitoje zemrat brenda nje kohe te shkurter.

Duke u larguar nga fabrika, duke lene pas edhe Puken, i drejtohesh serish nje aksi rrugor shume te lodhshem, ne shume vende shume te amortizuar, por qe eshte zbukuruar fuqishem nga natyra. Te duket se edhe “Legjenda e Misrit” por edhe “Luli i Vocerr”, i perkasin tashme te shkuares, madje na kujtojne vetem Migjenin e madh, emrin e te cilit e ka edhe shkolla 9- vjecare. Ka lindur nje rreze shprese, ka mberritur nje dallendyshe e pare, e cila sigurisht do te ndiqet edhe nga te tjera. Te gjithe kane te drejte te jetojne, te gjithe kane te drejte te ndertojne jeten e tyre ne vendlindje. Kur kete nuk ua garanton shteti i tyre, atehere hyjne ne loje bisnesmene humane, sic eshte edhe Paulin Radovani....

Blerti Delija, Sokol Pepushaj

 

HAPJA E DOSJEVE TE BASHKEPUNTOREVE TE SIGURIMIT PER POLITIKANET DHE ZYRTARET E LARTE NE QEVERI ESHTE KERKESE EDHE E KESHILLIT TE EUROPES

Intervistė me ish-ambasadorin tonė nė Vatokan, Zef Bushati

Pyetje: zoti Bushati para disa ditesh Kryetari i PDK-se z. Ndoka gjate nje interviste per “Gazeta Shqiptare”deklaroi se PDK kerkon hapjen e dosjeve te bashkepuntoreve te diktatures,ju si ish lider i kesaj partie cfare mendimi keni ?

Pergjigje: z.Ndoka eshte ne krye te nje partie politike e cila nuk mbart asnje mekat nga e kaluara komuniste si dhe nuk mbart asnje mekat ne keto 17 vitet e fundit te proceseve demokratike. Z.Ndoka eshte ne krye te nje partie politike e cila e ndalonte me statut  antaresimin ne PDK te ish antareve te Partise se Punes si dhe ish bashkpuntoreve te sigurimit te shtetit. Keshtu qe ne kete ceshtje Kryetari i PDK-se zoti Ndoka po zbaton me rigorozitet dhe perpikmeri programin dhe parimet baze te partise. Ai gezon perkrahjen dhe mbeshtetjen e plote jo vetem timen si nje nga themeluesit dhe drejtuesit e kesaj partie por te te gjithe drejtuesve dhe antareve te partise.

Ceshtjen e ish bashkepuntoreve te sigurimit te cilet kane infiltruar ne politike apo ne postet e larta drejtuese e kemi diskutuar shpesh here me z. Ndoka. Ne ne PDK, vertete e ndalojme me nje nga pikat e statutit te PDK-se dhe shpesh here e kemi deklaruar edhe ne shtyp qe jemi kunder pjesmarrjes ne politike te ish bashkepuntoreve te sigurimit por, me te drejte ndonje mik i yni me humor na thoshte: “ More ju te PDK-se a do te na e jepni edhe ne borxh ate “instrumentin” tuaj qe dallon kush ka qene dhe kush nuk ka qene bashkepuntor i sigurimit te shtetit qe te pastrojme edhe ne partine tone”

Keshtu qe ne besojme se “instrumenti” eshte Projektligji “Per Kontrollin e Figures se Personit Zyrtar te Zgjedhur apo te Emeruar ne Organe te Rendesishme te Shtetit” te cilin e ka depozituar Kryetari i PDK-se z.Ndoka qe me daten 25 Tetor 2006 ne Kryesine e Kuvendit te Shqiperise. Projekt Ligji i demokristianeve po mbush nje vit qe “fle” ne sirtaret e parlamentit. Megjithate ne kemi besim se ky projekt ligj do te gjeje rrugen per tu diskutuar dhe per tu shendrruar ne ligj. Askujt prej forcave kryesore politike nuk i takon para PDK-se qe diskutoje me force rreth kesaj ceshtjeje.

Pyetje: Ku e bazoni ju besimin tuaj kur kjo ceshtje eshte diskutuar me dhjetra here dhe nuk ka gjetur zgjidhje.

Pergjigje: Po keni te drejte qe shprehni mosbesim.Por mendoj se kesaj here kane ndryshuar rrethanat. Ne Maj te ketij viti Keshilli i Europes ka miratuar nje Rezolute nepermjet se ciles kerkon denimin e krimeve te komunizmit ne shtetet e Europes Lindore,pra aty ku ndodhej blloku komunist. Mjaft prej shteteve ish komuniste e kane ratifikuar kete rezolute dhe nepermjet ligjeve kane denuar krimet komuniste dhe kane pastruar politiken dhe administraten nga ish komunistet. Ka ndonje prej ketyre shteteve qe spastrimin ne administrate nga ish komunistet e ka cuar deri tek nivelet e drejtoreve te drejtorive neper ministri dhe institucione te administrates shteterore.

Le te kthehemi ne vendin tone: Ish sigurimi i Shtetit ishte pjesa me e rendesishme e sistemit komunist keshtu qe nuk mund te denosh krimet e sistemit komunist pa denuar dhe pastruar politiken nga ish bashkpuntoret e sigurimit. Ne politike ne nuk kemi ndonje ish antar apo kandidat te byrose politike,ndonje ish sekretar te pare te partise se x rrethi apo qyteti qe populli te thote se ja ku e keni pse nuk e hiqni. Keta qe permenda me lart nuk jane naive. Ata jane ne politike dhe pushtet nepermjet veglave te tyre te ish sigurimit te shtetit.

Pyetje : A dihet konkretisht emri i ndonjerit prej tyre.

Pergjigje : Pse a mos mendoni ju se keta ish bashkpuntore te sigurimit ne politike e pushtet nuk njihen nga persona te tjere ish funksionare ne Ministrine e Brendeshme? Sigurisht qe po. Ata i njohin e i dine mire se cilet jane dhe me nje pjese te tyre madje kane edhe lidhje te ngushta. Here pas here ka qarkulluar ne forme presioni edhe nje liste me pseudonime per personazhe te politikes.

Si une,edhe z.Ndoka, por edhe mjaft te tjere politikane edhe duke qene personazhe publike kemi kerkuar qe kjo pjese e nomeklatures komuniste te largohet nga politika dhe postet drejtuese natyrisht nepermjet ligjit. Une flas keshtu edhe nga fakti se nuk kam qene kurre bashkpuntor i sigurimit dhe kam hyre ne politike me vullnetin tim dhe jo i ngarkuar me detyren per te hyre ne politike.

Gjate ketyre 17 viteve ne politike kam pare dhe degjuar shume dhe sa me shume qe ka kaluar koha aq me shume me eshte forcuar bindja qe ish bashkpuntoret e sigurimit duhet te dalin jashte politikes dhe qeverise. Ndryshe ky vend nuk do te kete te ardhme.Une e di qe kjo pune eshte shume e veshtire mbasi ky kontigjent ish sigurimsash eshte shume i forte dhe madje ata kane aq pushtet sa qe nuk e kane te veshtire te me flakin edhe mua dhe te tjere si une jashte politikes. Por perkohesisht mbasi beteja mbetet e hapur dhe jam i sigurte qe ata nuk do te kene me te ardhme. Shqiperia si dhe shtetet e tjera te Europes Lindore po pergatitet te antaresohet ne BE dhe NATO, te cilet se bashku me SHBA nuk ndajne konsiderata pozitive per ish komunistet e lindjes.

Pyetje: Cfare do te beje PDK-ja nese ky ligj nuk kalon ne parlament.

Pergjigje: Kesaj rradhe besojme se do te kaloje dhe nje ligj do te miratohet. Hapja e dosjeve per ish komunistet eshte kerkese edhe e Keshillit te Europes.Deputetet tane do te luftojne qe varianti i demokristianeve te mos diskutohet formalisht por te miratohet si varianti me i mire qe garanton nje distancim real nga e kaluara komuniste. Kane paraqitur edhe PD e PS nga nje projekt ligj. Por mendoj se te dy keto forca politike do te perpiqen te miratojne nje ligj formal qe nuk do te denoje sic duhet te kaluaren komuniste e qe do te marre ne mbrojtje mjaft kategori te ish nomeklatures komuniste e te ish sigurimit te shtetit. Ndersa PDK-ja garanton ndershmeri, paanshmeri dhe transparence.

Intervistoi Sokol Pepushaj

 

Zef BUSHATI emerohet Zevendesminister i Transporteve

Mbledhja e fundit e Kryesise se PDK-se, pasi ka pranuar doreheqjen e zv.ministrit te Transporteve Nikolin Jaku, ka propozuar per kete post Zef Bushatin, ish- kryetar i PDK-se deri ne vitin 2003. Vendimi eshte marre ne menyre unanime nga Kryesia demokristiane, duke vleresuar personalitetin e padiskutueshem te Bushatit, por edhe kontributet e shquara ne politiken shqiptare dhe ne diplomacine tone.

Gjate drejtimit te PDK-se nga Bushati, kjo force politike krijoi nje fizionomi te qarte, duke arritur perfaqesim dinjitoz me te zgjedhur ne pushtetin vendor, por pas vitit 1997 edhe ne Kuvendin e Shqiperise. Njekohesisht, ne qeverine e Pajtimit Kombetar, PDK e drejtuar nga Bushati mori postin e ministrit te Kultures me Engjell Ndocaj.

Nje kontribut te madh ka dhene Zef ushati edhe si ambasador i Shqiperise ne Vatikan. Gjate qendrimit te tij ne Seline e Shenjte, pati nje intensifikim te madh te marredhenieve ne mes dy vendeve dhe vizita te ndersjellta te hierarkeve me te larte respektivisht.

Me kthimin ne atdhe, pas perfundimit te misionit diplomatik, Bushati iu bashkua partise per te cilen kontribuoi shume ne vite, PDK-se. Menjehere u perfshi ne kryesine kombetare demokristiane dhe iu besua drejtimi i Sektorit te Marredhenieve me Jashte ne PDK. Tashme, Zef Bushati eshte emeruar Zevendesminister i Transporteve, si kandidature unike e demokristianeve shqiptare. Faktikisht, statura dhe personaliteti i krijuar me mese nje dekade nga Bushati  ne politiken shqiptare, padyshim meriton nje pozicion tjeter shume me te larte. Megjithate, eksperienca e akumuluar ne vite nga ai, jemi te sigurte se do ti jape nje imazh te ri ketij dikasteri.

Ne fund, gazeta “Shqiperia Etnike” shpreh kenaqesine qe nje mik i saj, i cili per shume vite ka qene bashkepunetor nga jashte dhe brenda Shqiperise, me intervistat dhe materialet e tija, arrin ne nje pozicion te tille. Me kete rast, drejtuesit por edhe redaksia e gazetes “Shqiperia Etnike” i percjellin z. Zef Bushati urimet me te mira per suksese ne detyren e re, si deri me tani ne te gjitha pozicionet e rendesishme qe ka patur.

Redaksia e “SHE” 

 

Gjyqi, fjala e ndaluar e Albin Kurtit

Seanca e parė gjyqėsore nė Prishtinė, kundėr liderit tė “Vetėvendosjes”, Albin Kurti, u ndėrpre gjatė javės qė shkoi me urdhėr tė gjyqtarit ndėrkombėtar tė ēėshtjes. Kurti, duke publikuar dje fjalėn e plotė, qė kishte planifikuar tė mbante nė seancėn gjyqėsore, pohoi se gjyqtari Maurizio Salustro nuk e lejoi tė flasė. “Unė e kisha pėrgatitur fjalimin tim nė shqip dhe anglisht. Pra, qė unė ta lexoja nė shqip, kurse pėrkthyesja nė anglisht. Gjyqtari Salustro ia rrėmbeu letrėn prej dorės pėrkthyeses, ma ndali fjalėn dhe e zbrazi sallėn. Rifillimi i seancės u bė vetėm sa pėr ta shpallur atė tė pėrfunduar”, sqaron Kurti.

Albin Kurti, 28 vjeē, akuzohet nga prokurori ndėrkombėtar pėr tri vepra penale: pjesėmarrje nė turmė, pjesėmarrje nė pengimin e personave zyrtarė, si dhe thirrje pėr rezistencė, tė sanksionuara sipas paragrafėve tė Kodit tė Pėrkohshėm Penal tė Kosovės. Albin Kurti ėshtė arrestuar mė 10 shkurt tė kėtij viti, pas njė proteste tė organizuar nga lėvizja “Vetėvendosje”, nė tė cilėn nga policėt ndėrkombėtarė u vranė dy persona dhe u plagosėn shumė tė tjerė. Prej dy muajsh, i riu ndodhet nėn arrest shtėpiak, pasi pėr disa muaj u mbajt nė paraburgim nėn akuzėn e mėsipėrme. Kurtit nuk i lejohet aktualisht tė marrė pjesė nė tubime qė zhvillohen nė Kosovė.
Unė s’e pranoj kėtė trup gjyqtarėsh sepse:

Ju nuk jeni tė paanshėm, siē do ta shpjegoj, procedimi i rastit tregon qė ju e favorizoni prokurorinė dhe tashmė presupozoni qė jam fajtor.

Ju po e mbėshtetni diskriminimin dhe parregullsitė procedurale, tė cilat m’i shkelin tė drejtat dhe liritė e mia fondamentale.

Ju nuk jeni tė pavarur - ju jeni caktuar dhe ia keni dhėnė betimin PSSP-sė dhe UNMIK-ut, tė dy kėta tė konsideruar tė jenė edhe palėt e dėmtuara, e edhe ndjekėsit nė rastin tim.

Mė konkretisht, refuzimi im bazohet nė faktet e mėposhtme:

Para sė gjithash, unė nuk e pranoj kėtė panel, duke iu referuar parimit tė paanshmėrisė tė pėrcaktuar nė Konventėn Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, neni 6.1; tė drejtės pėr gjykim tė paanshėm neni 6 i sė njėjtės, dhe neni 10 i Deklaratės Universale tė tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut (Dhjetor 1948); si dhe parimi i mbrojtjes sė pafajėsisė, pėrderisa nuk provohet e kundėrta, e pėrcaktuar sipas nenit 11 tė sė njėjtės deklaratė.

Federata Ndėrkombėtare e Helsinkit (FNH) ka deklaruar se procedurat ligjore nė kėtė rast duket ta favorizojnė prokurorinė. Animi i gjyqit u bė evident menjėherė nė fazėn fillestare, kur gjykatėsi iu afrua prokurorit pa prezencėn time dhe e pyeti: “Ēka dėshiron qė unė tė bėj nė vijim”. Amnesty International (AI) ka ripohuar qė gjykatėsit ndėrkombėtar nė Kosovė kanė prirje tė favorizojnė prokurorinė dhe se paanėsia dhe se paanshmėria as qė tentohet.

Duke qenė kėtu, secili prej juve gjykatėsve ka shfaqur pėlqimin pėr padinė dhe aprovimin e njė numri premisash dhe deklaratash false, duke treguar se tashmė e ka ndarė mendjen pėr mua. Duket se gjykimi tashmė ka ngjarė dhe se ju tashmė e keni marrė vendimin – fajtor ėshtė:

Pėr shembull, pėrderisa padia thotė qartė qė “Z. Kurti nuk ėshtė penalisht pėrgjegjės pėr vdekjet e shkaktuara nga veprimet e policisė” mė 10 shkurt, prokuroria ashtu edhe gjykatėsit nė kėtė rast, nė mėnyrė konsistente dhe qė prej fillimit kanė lėnė tė nėnkuptohet qė unė jam pėrgjegjės pėr kėto. Mė 17 prill, raporti i pėrkohshėm i Prokurorit tė Veēantė, Robert Deanit, ka qartėsuar se pėrgjegjės pėr vrasjet e 10 shkurtit kanė qenė policėt rumunė. Raporti pėrfundimtar i Deanit i datės 2 korrik, ka identifikuar njė shkėputje nė zinxhirin komandues, si dhe pėrgjegjėsitė e paqarta operacionale si shkaktarė shtesė. Pėrkundėr kėsaj, mė 13 shkurt, prokuroria i referohet rrezikut qė paraqes unė pėr “organizimin e njė tjetėr demonstrate tė dhunshme, e cila do tė ēonte nė humbjen e jetėve tė njerėzve”. Ēuditėrisht, katėr muaj pas, mė 13 qershor – dy muaj pas raportit tė pėrkohshėm tė Deanit dhe nėntė ditė pasi qė padia thotė se unė nuk jam pėrgjegjės pėr vdekjet – gjykatėsi Peralta vazhdon t’i ndėrlidhė kinse krimet e mia me vdekjet. 

Mė 13 shkurt prokuroria ma mvesh, dhe gjykatėsi e pranon se pėrfaqėsoj njė “model aktivitetesh” qė do tė “shkaktojnė rrezikim dhe dėmtim tė pronės dhe jetės”, dhe se ky model ėshtė duke u “pėrkeqėsuar”. Ky pėrfundim ofendues bėhet pa e shpjeguar se nė ēka konsistoka ky “model” i shpikur – kurrė nė jetėn time nuk kam lėnduar njėri e as qė jam akuzuar pėr lėndimin e ndokujt. Ashtu siē kurrė nė jetėn time nuk kam shkaktuar rrezik tė pėrgjithshėm apo dėmtuar pronėn nė masė tė madhe. Duke i bėrė kėto supozime qesharake, prokuroria po i portretizon mashtrueshėm aktivitetet e mia tė mėparshme dhe po pėrdor kėtė pėrfytyrim tė pavėrtetė pėr tė paragjykuar karakterin tim dhe pėr tė parashikuar veprimet e mia tė ardhshme.

Njė premisė kryekėput e pavėrtetė e padisė ėshtė parashikimi i veprimeve tė mia, madje edhe faji, bazuar nė fajin tim tė presupozuar nga demonstrata e 28 nėntorit 2006. Kjo lidhje nga prokuroria ndonjėherė ėshtė bėrė drejtpėrdrejt, e ndonjėherė tėrthorazi. Nuk jam gjykuar, sigurisht as dėnuar apo shpallur i fajshėm pėr ndonjė gjė qė ka tė bėjė me demonstratėn e nėntorit. Edhe sipas standardeve tė sistemit tuaj, kjo ngjarje nuk mund tė shfrytėzohet si “provė” nė kėtė rast.

Arsyeja e dytė e refuzimit tė kėtij paneli gjyqtarėsh ėshtė qė, duke qenė kėtu, ju keni aprovuar diskriminimin dhe njė numėr parregullsish nė procedimet e rastit kundėr meje. Procedimet kanė shkelur tė drejtėn e barazisė para ligjit, tė pėrcaktuar nė nenin 7 tė Deklaratės Universale tė tė Drejtave tė Njeriut; liria prej arrestit dhe burgosjes arbitrare, neni 9 i po tė njėjtės deklaratė; parimi i ruajtjes sė pafajėsisė pėrderisa tė provohet fajėsia, neni 11; dhe nenet 9 e 14 tė Paktit Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike, lidhur me tė drejtėn e burgosjes sė drejtė dhe gjyqit tė paanshėm.   

Unė nuk pėrfaqėsohem kėtu nga askush pėrveē vetes sime. Avokati Ahmet Hasolli, i ashtuquajturi avokati im mbrojtės, ėshtė emėruar nga ju, dhe unė nuk e njoh atė. Materialet pėr rastin sugjerojnė se kjo mosnjohje ėshtė reciproke, dhe se pėrkushtimi i Hasollit ndaj meje dhe rastit tim ėshtė i dobėt: ai kishte munguar gjatė marrjes nė pyetje tė njė numri dėshmitarėsh, nė rastet tjera tė marrjes nė pyetje ai kishte ikur nė gjysmė tė procesit, dhe nė ato pak raste qė kishte qenė i pranishėm, kishte shtruar pyetje tė pakėta dhe tė brishta. Kjo edhe mė tepėr e shkel parimin e barazisė sė palėve.

Qė mė 15 shkurt, Amnesty International (AI) vazhdimisht ka shfaqur shqetėsimin pse dėgjimet e rastit tim nuk kanė qenė tė hapura pėr publikun, kanė filluar para se tė deklarohen akuzat kundėr meje, dhe pėr faktin se nuk jam lejuar tė marrė pjesė nė to. Gjatė kohės sa isha nė paraburgim, FNH-sė iu ndalua qasja pėr tė mė vizituar nė burg, kurse KMDLNJ-sė iu lejua qė tė mė vizitonte por vetėm njė herė nė muaj. Njerėz tjerė, sikur Uilliam Valker menjėherė u lejuan tė mė vizitojnė vetėm pėr tė bėrė trysni qė tė mos organizojmė demonstrata tjera.

FNH ka shprehur shqetėsimin edhe pėr bazėn ligjore tė paraburgimit tim para gjykimit. Pėr mė tepėr, nuk ka kurrfarė justifikimi pėr kufizimet rigoroze gjatė arrestit shtėpiak. Unė jam personi i parė gjatė tetė viteve tė fundit, i cili ėshtė duke u mbajtur nė arrest shtėpiak me roje 24-orėshe policore te dera. Gjatė arrestit tė parė shtėpiak, jo vetėm qė nuk mė ėshtė lejuar dalja nga shtėpia, por edhe kontakti me mediat, aktivistėt e VETĖVENDOSJE!-s dhe me tė gjithė personat e tjerė, pėrveē tre prej katėr anėtarėve tė familjes sime. Kėto kufizime ma kanė shkelur tė drejtėn nė paraburgim tė drejtė (Neni 9.3. KNDCP), si dhe lirinė e tė shprehurit dhe shoqėrimit. Siē ka theksuar AI, paraburgimi nėn kushte tė tilla rigoroze, posaēėrisht para ngritjes sė akuzės, ėshtė privim flagrant nga liria.

Siē ėshtė cekur nga FNH, nuk ėshtė e qartė pse jam kategorizuar si i burgosur “A”. Edhe mė serioz ėshtė fakti se as unė (as i ashtuquajturi avokat imi) nuk jemi informuar pėr kėtė kategorizim dhe implikimet qė ai ka. Kjo e shkel parimin e palėve tė barabarta. Nuk mė ėshtė lejuar tė apeloj kundėr kėtij vendimi, siē nuk mė lejohet tė apeloj kundėr vendimit final nė kėtė rast, madje as nė Gjykatėn Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut.

Ēka ėshtė mė e rėndėsishmja, do tė duhej tė isha gjykuar prej vendasve tė mi. Ju jeni gjyqtarė ndėrkombėtar me pak ose aspak njohuri pėr politikėn dhe kulturėn e Kosovės, historinė e demonstratave kėtu dhe efekteve tė tyre politike, apo shoqėrinė tonė tė pasluftės. Njėkohėsisht nuk keni fare njohuri pėr luftėn time tė pa dhunshme dhjetėvjeēare pėr ēlirim nga Serbia dhe me platformėn time koherente politike. Ju jeni tė huaj edhe ndaj historisė sime dhe historisė sė popullit tim – pushteti juaj ju mundėson suspendimin e asaj historie.    

Arsyeja e tretė dhe mė e rėndėsishmja pse ju refuzoj, trup i gjyqtarėve, ėshtė se ju nuk jeni tė pavarur. Ky rast ėshtė njollosur prej konflikteve serioze tė interesit dhe shkel shumė prej tė drejtave tė mia fundamentale: tė drejtėn e barazisė para ligjit, tė pėrcaktuar me nenin 7 tė Deklaratės Universale tė tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut; tė drejtėn pėr gjykim tė paanshėm dhe parimin e ruajtjes sė pafajėsisė deri nė shpalljen i fajshėm, nenet 9 dhe 14 tė Paktit Ndėrkombėtar tė tė Drejtave Civile dhe Politike lidhur me arrestimin, burgimin dhe gjykimin e paanshėm. Gjyqi vazhdimisht ėshtė ankuar pėr qėndrimin tim shpėrfillės ndaj UNMIK-ut dhe gjyqeve. Por, nė tė vėrtetė, janė zyrtarėt e “drejtėsisė” nė kėtė rast qė kanė treguar pėrbuzje ndaj meje duke m’i shkelur tė drejtat fundamentale.

Secili prej jush si gjyqtar ndėrkombėtar ia ka bėrė betimin PSSP-sė, i cili po ashtu renditet si palė e dėmtuar nė kėtė rast. PSSP ėshtė ai qė ju emėroi, ashtu siē i emėroi tė gjithė gjyqtarėt ndėrkombėtar nė Kosovė. Prandaj ky rast ėshtė njollosur nga anime tė pėshtira dhe konflikte interesi, pėrderisa UNMIK-u gjendet si palė e dėmtuar, palė akuzuese dhe gjykuese. Sistemi gjyqėsor nė Kosovė ėshtė pjesė e Shtyllės sė Parė tė UNMIK-ut prandaj ėshtė i gėrshetuar me ekzekutivin. Nuk ka ndarje tė pushtetit, gjė qė paraqet njė prej parimeve themelore demokratike. Siē ėshtė bėrė e ditur prej FNH-sė dhe Human Rights Ėatch, gjyqėsori nė Kosovė nuk ėshtė mjaft i pavarur, i pėrgjegjshėm dhe transparent. Asnjėri prej jush, gjyqtarė (as ju prokurorė) nuk jeni tė pėrgjegjshėm ndaj popullit tim. Tė gjithė jeni imun ndaj ligjit tė cilin po e zbatoni mbi mua. S’ka kurrfarė mekanizmi llogaridhėnieje qė tė mbikėqyrė veprimet tuaja. Njė pushtet i tillė arbitrar s’mund tė jetė legjitim.

Pėrqendrimi i punės time ka tė bėjė me kundėrshtimin e UNMIK-ut dhe PSSP-sė si shprehja mė e e lartė e rendit antidemokratik. Unė e konsideroj pėrgjegjėsi timen ta sfidoj sistemin e imponuar nga UNMIK-u, tė tregoj mospajtueshmėri ndaj tij, ta kundėrshtoj paqėsisht dhe t’i konfrontoj organet e tij shtypėse dhe autoritetet jopėrfaqėsuese. Kjo e bėn paanshmėrinė nė gjykimin tim pėrbrenda kėtij sistemi absolutisht tė pamundshme.

Qė prej demonstratės sė 10 shkurtit, njė numėr pėrfaqėsuesish tė autoriteteve vendore dhe ndėrkombėtare kanė dhėnė deklarata publike diskredituese pėr mua dhe VETĖVENDOSJE!-n, duke i portretizuar aksionet tona si tė dėmshme pėr procesin e statusit tė Kosovės. Nė deklaratėn e parė tė Ekipit tė Unitetit pas demonstratės sė 10 shkurtit thuhet se “protestat e dhunshme tė nxitura nga Albin Kurti dhe Lėvizja VETĖVENDOSJE!, me ē'rast humbėn jetėn dy persona dhe u plagosėn dhjetėra tė tjerė (…) krijuan tensione tė veēanta, tė cilat shkojnė kundėr stabilitetit dhe interesave tė pėrgjithshme tė Kosovės. Shefi i Zyrės Britanike nė Prishtinė, David Blunt, u deklaroi mediave se Grupi i Kontaktit ishte i shqetėsuar qė protesta e VETĖVENDOSJE!-s e ka rrezikuar sigurinė personale tė policisė dhe ndėrtesės sė Kuvendit, gjersa Naim Maloku nga Komisioni i Kuvendit pėr Siguri ka gėnjyer nė TV dhe ka thėnė se demonstruesit kanė pėrdorur kokteil Molotovi. Nė muajin gusht, pra shumė mė vonė, zėdhėnėsi i SHPK-sė, Veton Elshani, ka thėnė se unė e “kam udhėhequr njė protestė tė dhunshme” dhe ka nėnkuptuar se unė isha pėrgjegjės pėr dy vdekjet. Ajo ēka mendojnė kėta zyrtarė ėshtė qė veprimet e mia tė kundėrshtimit tė pa dhunshėm demokratik po i dėmtojnė vetė ata, autoritetet qė po lėshojnė deklarata tė tilla. Gjatė kėsaj periudhe tė negociatave pėr statusin, tė cilat i kundėrshtoj fuqishėm, ėshtė nė interes tė kėtyre autoriteteve, duke pėrfshirė kėtu UNMIK-un, qė ta heshtin zėrin tim dhe tė mė izolojnė prej popullatės e cila potencialisht mund tė mė bashkohet pėr t’i kundėrshtuar ata. Siē ka vlerėsuar Instituti Gjerman i Politikave Evropiane, UNMIK-u ka krijuar njė “kulturė tė shtypjes sistematike” tė kriticizmit nė mėnyrė qė ta paraqesė Kosovėn si tregim tė suksesshėm.   

Ju, gjyqtarė dhe prokurori jeni pjesė e UNMIK-ut. Ju, jo vetėm qė keni pranuar shpifjet e bėra nė shtyp, por ju edhe i keni pėrfshirė ato nė qasjen tuaj pėr rastin tim. Pėr shembull, mė 7 maj 2007, prokuroria nė mėnyrė eksplicite pėrdori angazhimin tim politik si njė argument pėr vazhdimin e paraburgimit. Gjatė qėndrimit tim pesėmujor nė burg, prokurori mė mori nė pyetje vetėm njė herė (mė 1 mars 2007) pėr gjysmė ore, qė tregon se izolimi ka qenė prioritet mė i madh sesa hetimi. Raporti i Deanit pėr ngjarjen e 10 shkurtit, i cili e pėrkufizoi reagimin e policisė si joproporcional, tė evitueshėm dhe tė panevojshėm, d.m.th., ilegal, nuk ėshtė konsideruar nė rastin tim. Pėrkundėr pėrfundimeve tė raportit tė Deanit pėr reagimin e pakontrolluar policor dhe dhunėn policore, jam unė dhe jo policėt, ata qė akuzohen pėr shkaktimin e rrezikut tė pėrgjithshėm dhe thirrjes pėr dhunė. Krejt kjo e ndriēon njėanshmėrinė dhe mungesėn e pavarėsisė sė gjyqit.    

Mungesa e pavarėsisė nė anėn e gjyqtarėve dhe prokurorėve ėshtė po ashtu evidente nė portretizimin e VETĖVENDOSJE!-s nė kėtė rast. Sistematikisht dhe qė nga fillimi VETĖVENDOSJE!-n e kanė paraqitur si kriminale, vandale dhe tė rrezikshme, e cila nuk synoka asgjė tjetėr pėrveē shkatėrrimit dhe destabilizimit. Ky keqpasqyrim ka pėr intencė tė mė kriminalizojė mua dhe ta margjinalizojė lėvizjen duke e paraqitur atė si tė skajshme. Nė tė vėrtetė, Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė lėvizje politike e pa dhunshme dhe vullnetare. Askush nuk paguhet ose detyrohet qė tė jetė nė VETĖVENDOSJE!. Qėllimi ynė konkret ėshtė mbajtja e referendumit pėr popullin e Kosovės, duke e bėrė statusin e Kosovės vendim tė popullit, dhe jo vendim tė burokratėve tė papėrgjegjshėm. Fokusi ynė ėshtė qė tė problematizojmė sistemin politik (duke kundėrshtuar UNMIK-un si administratė neokoloniale) dhe jo dallimet etnike. Posaēėrisht gjatė kėsaj kohe politikisht tė ndjeshme, ne besojmė qė ėshtė me rėndėsi orientimi demokratik i pakėnaqėsisė politike e shoqėrore tė popullit kundėr regjimit dhe jo kundėr grupeve etnike.

Qėllimi i demonstratės sonė tė 10 shkurtit ishte veēanėrisht shprehja e pakėnaqėsisė sonė politike ndaj negociatave pėr statusin me Serbinė dhe kundėr rezultatit tė tyre (pakos sė Ahtisarit), e cila besojmė qė Kosovės nuk do t’i sjellė asgjė pėrveē konflikteve tė pėrtėrirė dhe krimeve tė gjera. Deri para 10 shkurtit, askush bile nuk u lėndua nė demonstratat e VETĖVENDOSJE!-s, kurse atė ditė ishte policia qė shkaktoi rrezik tė pėrgjithshėm, dėmtim, lėndime dhe vdekje, e jo ne. Tė gjithė pjesėmarrėsit nė aksionet tona kanė respektuar parimet e lėvizjes sonė, pėrfshirė kėtu edhe thirrjen pėr sjellje tė pa dhunshme. Kėto parime janė pėrfshirė edhe nė materialet e prokurorit pėr rastin tim.

E drejta e tubimit, liria e shprehjes dhe ajo e lėvizjes na janė akorduar sipas Deklaratės Universale tė tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut, nė nenin 20 dhe nė Paktin Ndėrkombėtar tė tė Drejtave Politike dhe Civile, neni 21. Shkelja e kėtyre, dhe e tė drejtave tjera, pėr hatėr tė interesave apo leverdisė politike ėshtė e papranueshme. Nė demonstratėn e 10 shkurtit kėto tė drejta na janė mohuar kolektivisht. Kurse nė rastin tim mė janė mohuar individualisht tė drejta universale njerėzore. 

Unė nuk ju pranoj juve, gjyqtarė tė kėtij trupi. Nuk e pranoj prokurorinė dhe avokatin qė ma keni caktuar. Unė nuk e pranoj kėtė gjyq. Ju nuk jeni tė paanshėm dhe as tė pavarur. Duke e pranuar rastin tim, ju jeni bashkėpjesėmarrės tė kėtij procesi diskriminues kundėr meje, duke m’i shkelur tė drejtat dhe liritė e mia fondamentale. Mbi kėtė arsye, kėrkoj qė ky rast tė shfuqizohet.

Albert Vataj

 

I pari libėr nė llojin e vet

Tashmė publicisti dhe studiusi Gjovalin Gjeloshi, shtetar dhe pedagog-asistent i Universitetit UFO tė Tiranės, ėshtė i mirėnjohur edhe pėr qarqet intelektuale shqiptare, gazetareske dhe historiane tė qytetit tuaj dhe mė tej nė Malin e Zi. Pėr sė pari, kolegu im Gjovalin u paraqit para jush me ciklin e librave tė tė ndjerit Padėr Kolė Berishaj.

E sot, nė vazhdė tė gjurmimit tė historisė, tė traditave shqiptare nė malėsitė tona, vjen me librin “Brezni tė Kelmendit”, i pari libėr nė llojin e vet nė trevat tona veriore. Nuk ėshtė e rastit qė Gjovalin Gjeloshi promovimin e librit tė tij e fillon nga Tuzi pėr tė vijuar nė Lezhė e Shkodėr. Gjithēka ėshtė shkruar nė librin qė kemi nė dorė ėshtė i lidhur ngusht me historinė e Malėsisė sė Madhe nė tė dy anėt e kufirit shtetėror. Prandaj sot kėtu nė kėtė shesh tė ceremonive fetare, nė kishėn e Tuzit, po i jepet bekimi kėtij libri, por edhe Gjovalinit, pinjollit tė denjė kelmendas, qė me krenari e pėrkushtim po pėrjetėson historinė dhe botėn e madhe tė malėsorėve dhe tė Malėsisė sė Madhe.

Promovimi nė kėtė mjedis, pas meshės sė shenjėtėruar dhe nė jehonėn e lutjeve e tė shėrbesave fetare, ėshtė dėshmi e qartė e vlerėsimit qė kisha e Tuzit u bėn vlerave historike, morale e shoqėrore shqiptare e shqiptarizmit.. Me kėtė rast, unė shpreh edhe njėherė falenderime e respekte tė mėdha pėr padėr Pashko Gojēaj, qė, duke qenė edhe vet poet, publicist e studius, ka organizuar dhe organizon, dritėsuar e dritėson veprimtari tė shumta kulturore, letrare e morale me brezni dhe pėr breznitė shqiptare.

Pa marrė pėrsipėr analizėn e librit “Brezni tė Kelmendit” –Hasanajt e Selcės, Vėllimi i parė, dėshiroj tė nėnvizoj tri nga vlerat e shumta qė pėrmban dhe pėrcjellė:

E para; kjo vepėr ka karakter objektiv. Autori ka hulumtuar me ndjenjė tė lartė pėrgjegjėsie, duke u mbėshtetur nė dokumente dhe nė dėshmitarė okularė, duke iu ruajtur grackave tė subjektivizmit, qė nė kėso rasash trysnojnė ēdo historian, sidomos euforisė dhe glorifikimit fisnor.

E dyta; prejardhja, ecuria dhe zhvillimi i fisit tė Hasanajve ėshtė parė e pasqyruar, si njė nga falangat e shoqėrisė kelmendase, por edhe i malėsisė shqiptare, qė ka mbart e pėrēuar nė breza dhe nė kohėra virtytet, tiparet mė tė shėnuara tė shqiptarėve dhe tė shqiptarizmės.

E treta; nė tėrė qėnien e kėsaj vepre ndjehet motivi qė ka frymėzuar autorin: Secili apo secila, bir e bijė e kėtyre trevave, duhet tė dijė se prej nga vjen, ēfarė historie ka fisi  a shoqėria tė cilės i pėrket. Njė njohje e tillė ka vlera tė paēmuara morale, shoqėrore e kulturore, se bijtė e bijat e maleve tona, kudo qė janė e jetojnė e ndjejnė veten se janė dikushi dhe pėr kėtė kanė tė drejtė tė krenohen, njėheri edhe tė ndėrgjegjėsohen pėr tė ēuar mė tej traditat e tė parėve.

Gjovalin Gjeloshi na e ka lėnė shtegun hapur, tė gjithė ne, lexuesve, por mė sė shumti atyre qė dijnė, kanė dokumente apo tė dhėna pėr fiset e tyre nė veēanti apo pėr Kelmendin nė pėrgjithėsi. Tė gjitha kėto t’ia pėrcjellin autorit qė t’i shėrbejnė atij pėr vijimėsinė e kėsaj kolane.Kjo ia rritė mė shumė vlerėn veprės dhe nderin autorit tė saj, Master Gjovalin Gjeloshit.

Prof. Dr. Hamit Boriēi

 

Rishkrimi i historisė dhe kacekėt e kuq tė Shqipėrisė

Qė nga rėnia e komunizmit nė vitin 1991, duhej tė fillonte rishikimi dhe rishkrimi i historisė sė deformuar nga sistemi komunist, i cili historinė tonė nė pėrgjithėsi, dhe atė tė shekullit XX nė veēanti e kishte shkruar e rishkruar sipas parimit stalinisto – hitlerian, se historinė e bėn fituesi, sipas interesave tė tij dhe jo e vėrteta. Mjerisht nė Shqipėri kishin qenė fitues kopilėt e kuq tė Stalinit, por edhe spiunėt e hitlerit, tė cilėt ishin bashkuar nė bandėn kriminale sllavo komuniste me emrin Partia Komuniste e mė vonė Partia e Punės, tė udhėhequr nga produkti kopil qė solli nė jetė dashuria nė mes bimbashit turk me origjinė sllavo – malazeze dhe “sojllellesh” gjirokastrite tek rrapi nė Mashkullorė. Gjithsesi Rishkrimi i historisė nga historianė tė vėrtetė e me vizione realiste ka kohė qė ka qenė njė nevojė imperative e krejt shqiptarėve, tė cilėt kėrkojnė tė shkojnė nė Europėn e Bashkuar, e cila padyshim na pranon nė sofrėn e saj vetėm me identitetin tonė real, pra atė perėndimor, e jo me atė lindore siē na kanė qorodhepsur historucėt e kuq komunistė. Teza e hedhur nga Kryeministri i Shqipėrisė, Prof. Dr. Sali Berisha pėr rishkrimin e historisė sė Shqipėrisė (ndonėse ėshtė e vonuar) ėshtė me vend. Pėr tė mos pasur keqkuptime vetė Kryeministri disa herė e ka pėrsėritur qė rishkrimi i historisė tė bėhet nga historianė tė njohur dhe tė pamvarur nga politika, por tė mvarur nga dokumentat, arshivat, arkeologjia, historia e shkruar e gjithshka i pėrket realitetit tė historisė sonė mijėra vjeēare nė kėto troje tė Europės plakė, e deri nė ditėt e sotme.

Edhe pse kryeministri e ka bėrė tė qartė se rishkrimi i historisė nuk ka tė bėjnė me politikėn e tij apo tė Partisė sė tij, por me ndreqjen e historisė sė deformuar, nga ai sistem qė dėshtoi me turp para historisė e Botės, qė nga ajo ditė e sot mediat e majta (tė shkruara e vizive) dhe politikanė pranė nuk kanė pushuar sė sulmuari vetė kryeministrin, dhe tė gjithė ata qė kėrkojnė tė kenė njė histori tė vėrtetė tė Shqipėrisė politike (1913) dhe asaj Etnike... Njėkohėsisht me kėto sulme tė paprincipta shkarravitėsit dhe lehsit sollakė kėrkojnė tė mbrojnė historinė e deformuar nga komunizmi qė i nxorri nga llumi i kuq dhe i kishte bėrė “historianė”, “publicistė”, “studiues” apo u kishte dhėnė edhe profesione tė tjera qė i bėnin tellall tė Partisė sė Punės, madje nė kėtė lehje me komandė e porosi u kishte shpėrndarė edhe tituj, si Profesor, Doktor, Akademik etj. Duke i “vlerėsuar” pėr kėtė aksion me goditje tė pėrqėndruar, si dikur ku i komandonte Partia e Punės (ndėrsa sot tė bijat Partia Socialiste dhe ajo Socialdemokrate e tjerė), ne i pėrgėzojmė se ndonėse kanė ndėrruar kostumin dhe janė tė qethur mė kinezēe, nuk kanė harruar zakonin tė lehin kundėr gjithshkaje shqiptare e veēanėrisht kur ajo ėshtė edhe Europerėndimore. Natyrisht dikur nė kohėn e tyre kur kėta “intelektualė” tė Partisė (punės) flisnin apo mė saktė lehnin, edhe tė kafshonin, duke tė pushkatuar, burgosur apo internuar, pasi ishin Legalėt e vigjilentėt propogandues tė partisė, ndėrsa sot kėta flasin apo mė saktė lehin si kaēakė, por tė mirė nga kaēakėt e dikurshėm, pasi kėta janė kaēakė tė kuq...

Gjithsesi duke i lėnė nė histerinė e tyre tė lehjes, ne menduam tė kujtojmė vetėm disa sekuenca tė historisė sonė tė munguar (pa u shkruar), apo tė deformuara, gjėra qė na kanė larguar nga identiteti jonė Europerėndimor, nė zhvillim e qytetėrim.

Sė pari, historia jonė e shkruar nė vitet e diktaturės asnjėherė nuk i ka kushtuar vėmendje historisė sė pėrhapjes sė Kristianizmit nė trojet tona Ilire. Madje nė historinė tonė tė shkruar deri tani shqiptarėt ende nuk e dinė se nga raca jonė janė dy martirėt dhe njėkohėsisht dy Shenjtorėt e parė tė Kristianizmit jo vetėm nė Ballkan, por nė tėrė Europėn e kohės. Madje dy shenjtorėt, Flori e Lauri janė nga zemra e Ilirisė sė moēme, Dardanisė (Kosovės sė sotme) dhe dhanė jetėn pėr besimin kristian nė fundin e shekullit tė parė dhe fillimit tė atij tė dytė. Kėta dy shenjtorė Vatikani i ka pėrjetėsuar edhe me datat kushtuar kėtyre dy shenjtorėve nė vetė kalendarin Katolik. Gjithashtu nga raca jonė sot nderohen nė botėn kristiane rreth 600 martirė e shenjtorė me origjinė tė palėkundur shqiptare, ku kėta shenjtorė kanė edhe kontributin e tyre jo vetėm nė pėrhapjen e mbrojtjen e doktrinės kristiane, por edhe nė zhvillimin e saj tė mėtejshėm nė tėrė Europėn perėndimore. Mjafton tė kujtojmė se Iliri, Niket Dardani ėshtė autori i kryehymnit botėror tė Krishtėrimit TE DEUM LAUDAMUS = Ty o Zot tė lavdėrojmė apo, Ty o Zot tė qofshim falė, e tjerė e tjerė. Kostandini i Madh, (sot edhe Shėn Kostandini) ėshtė ai perandor ilir qė me ediktet e tij tė vitit 313 dhe 321, ndaloi persekutimin pagan tė perandorisė romake ndaj tė krishterėve, dhe bėri ditėn e diel ditė pushimi e festė pėr tė gjithė perandorinė, qė nė atė kohė thuajse ishte e shtrirė nė tė gjithė Botėn e konsiderueshme. Nėna e Kostandinit, Helena (edhe kjo bijė e Shenjtė e Ilirisė) ishte ajo qė zbuloi Kryqin e vėrtetė ku ishte kryqėzuar Mesia Jezu Krishti... Shenjtėria dhe martirizimi i racės sonė kaloi tė paktėn tre periudha persekutimi dhe sprove: Sė pari nėn perandorinė pagane Romake (deri nė vitin (313), sė dyti nėn pushtimin e gjatė Turko – Otoman, dhe sė treti nėn sundimin kriminal tė diktaturės komuniste... Tė gjitha kėto i shkruam sepse kėto janė themelet e identitetit tonė Europerėndimore, qė historiografia komuniste ose i ka deformuar, ose nuk i ka shkruar fare. Pėr fat nė tė tre periudhat e persekutimit e martirizimit vetė Zoti bėri emėr tė kemi simbolet tona tė identitetit e Shenjtėrimit, pra qė nga periudha romake, otomane (Gjergj Kastriotin), dhe gjatė sundimit komunist kishim ambasadoren dhe shenjtoren tonė tė pėrbotshme Nėnė Terezėn... Duke qenė se Shqipėria “Komuniste” nga viti 1944 – 1991 e sundonin komunistė analfabetė toskė, shumė simbole, data, vite dhe pjesė tė historisė, qytetėrimit e zhvillimit tonė ndėr shekuj u vendosėn dhunshėm vetėm nga zona e parė operative e ēetave komuniste. Simbol i kėsaj maskarada ėshtė njohja e datės 7 mars tė vitit 1887, si dita e parė e hapjes sė shkollės sė parė shqipe (vendosur me njė vendim tė qeverisė nė vitin 1960). Mjerisht sipas kėsaj logjike ne paskemi qenė gjithnjė analfabet e pse jo njerėz endacakė qė nuk na zinte vendi vend, pra si Gabelėt qė njohim edhe sot. Pikėrisht kjo histori u shkon pėr shtat fqinjėve sllavė tė zbritur vonė nga Uralet nė trojet e Ballkan Ilire... Ne duhet urgjent qė tė korigjojmė datėn e hapjes sė shkollės sė parė shqipe. Shkolla shqipe gjendet nė dokumenta historike, por edhe nė gėrmime arkeologjike, veēanėrisht nė trojet e Ilirisė sė Veriut, apo mė saktė nė Gegni. Ne pėr tė qenė sa mė tė saktė po kujtojmė se nė Velje tė Mirditės ka dokumenta pėr njė shkollė shqipe qė nė vitin 1632, po kėshtu nė fshatin Pllane (afėr lumit Mat) nė vitin 1638, nė Kurbin, nė Troshan nė vitin 1639, nė Shkodėr nė vitin 1698 e tjerė. Ndėrsa nė Malėsi tė Madhe gjenden me bollek dokumenta dhe rrėnojat e shkollave shqipe nė qytetin e lashtė tė Ballezes (Rrjoll), ku imzot Pjetėr Bogdani i njofton nė letrat e tij nė vitet 1671, 1675 e tjerė, madje nga kėto letra mėsojmė edhe pėr shkolla tė tjera nė Kastratin e Moēem, Hot e deri nė Grudė... Ėshtė interesant se kėto shkolla kishin dhjetra nxėnės, dhe shpesh mė shumė se shkolla fillore e vonuar e Korēės (1887), e cila ishte dy gjuhėshme, turqisht dhe shqip, ndėrsa ato qė ishin shekuj mė pėrpara kishin si gjuhė tė parė shqipen dhe rrallė tė dytė latinishten.. apo italishten e kohės. Dokumenta tė sakta ka pėr shkolla shqipe edhe vonė nė vitet 1836 – 1840 nė Shkodėr, Prizren, Gjakovė e tjerė... Kėto shkolla shpesh kishin edhe nivelin e shkollave tė mesme apo mė lart... Fallsifikime ka edhe pėr kryengritjet antiotomane, si pėr kryengritjen e vitit 1911, kur me 6 prill u ngrit pėr herė tė parė nė Malėsi tė Madhe (nė Deēiq tė Grudės) flamuri shqiptar i Gjergj Kastriotit pas 433 viteve robėri otomane, dhe pėr ēudi ngritja e flamurit shkruhet se ėshtė bėrė pėr herė tė parė vetėm me 28 nėndor 1912, kur nė fakt kjo ėshtė data e shpalljes sė mvehtėsisė... Fallsifikime ka nė pjesėmarrjen e kėtij evenimenti historik, si dhe tė evenimenteve tė tjera, qofshin kėto diplomatike apo luftarake. Simbol i fallsifikimit mbetet edhe Kongresi i Manastirit, i cili veē tė tjerave na dhuroi kėtė Alfabet qė kemi sot, por ende emri i kryetarit tė komisionit tė alfabetit, patriotit, poetit dhe klerikut famėmadh tė binomit Fe e Atdhe Pater Gjergj Fishtes qėndron i anatemuar... Kulmi i fallsifikimit qėndron te lufta antifashiste, e cila ėshtė vjedhur e deformuar nga kaēakėt e kuq komunistė, tė cilėt pėr shėrbimet qė i bėnė sllavizmit duke falur troje shqiptare u vendosėn nė krye tė Shqipėrisė politike. Fallsifikime ka pėr pjesėmarrjen nė kėtė luftė, pėr dėshmorėt, pėr numrin e luftėtarėve, si dhe nuk ka asgjė tė shkruar se si kjo luftė patriotike e gjithė shqiptarėve nacionalistė (se komunistė ishin fare pak) degjeneroi nė luftė civile nga komunistėt, luftė qė e vazhduan herė tė nxehtė e herė tė ftohtė, gjatė sundimit tė tyre. Periudha komuniste ėshtė ajo pjesė e historisė qė ėshtė mė e deformuara, dhe qė vazhdon tė serviret e tillė edhe sot 17 vite pasi ka rėnė nga pushteti ky sistem antishqiptar e antinjerėzor. Pėr kėtė mjafton tė shihen librat e historisė, por edhe filmat dhe emėrtimet e lagjeve tė qyteteve, e rrugėve, shesheve, shkollave dhe institucioneve tė ndryshme tė mediave tė shkruara me kėso mashtrimesh e deri pėrsėritja nė mediat vizive e filmave tė periudhės sė komunizmit qė deformojnė realitet, dhe grorifikojnė regjimin diktatorial komunist... Natyrisht kaēakėt e kuq sot e kanė tė vėshtirė tė orientohen nė dekumentet, faktet, arkivat dhe historinė e vėrtetė tė Shqiptarėve, pasi pikėrisht me kėto deformime, mashtrime e krime kanė mbijetuar dhe janė bėrė nga askushi nė DIKUSHI, ndaj mbrojnė historinė e deformuar tė baballarėve tė tyre dhe vetė historia do tė rishkruhet, dhe ata kaēakė tė kuq do tė mbeten nė histori si Don Kishotėt e shekullit XXI... Nė kėtė opinion paraqitme vetėm disa pika ku historia jonė ėshtė mė e deformuar dhe mė e ndieshme, pasi ka tė bėjnė me identitetin tonė Europerėndimor, tė cilin na e mohuan dhunshėm. Vlen tė theksohet se nė kėto ditė tė hedhjes sė tezės sė rishkrimit tė historisė, kanė filluar tė rindezen edhe “motorėt” e kaēakėve tė tjerė, kundėr shkrimtarit tonė tė madh, ambasadorit tė kulturės e identitetit tonė Ismail Kadaresė, gjė qė tregon se rishkrimi i historisė nuk do tė jetė i lehtė, por me angazhimin e tė gjithė intelektualėve, historianėve dhe e tė gjithė atyre qė e ndiejnė veten shqiptare-krenarė, kjo betejė e Identitetit Europerėndimor do tė fitohet, jo vetėm nga Shqipėria politike e 1913, por edhe nga Kosova martire qė ėshtė nė prag tė Pamvarėsisė, si dhe tė drejtat e shqiptarėve nė trojet e tjera tė Shqipėrisė Etnike, apo mė butė tė Shqipėrisė natyrale qė e fali vetė Krijuesi nė kėto troje tė bekuara tė Europės qė nė agimin e jetės... E natyrisht historia e vėrtetė ėshtė garancia dhe “pasaporta” mė e madhe e kėtij shekulli, qė i takon tė punojnė pėr NE, pasi ne punuam mjaft shekuj pėr kėto kohė dhe Europen qė i pėrkasim.

Ndue Bacaj

 

BREGU: “RETORIKAT E PRAPAMBETJES S’DUHET TRUMBETUAR”

Majlinda BREGU, Ministre pėr Integrime Evropiane e Shqipėrisė

RADIO EVROPA E LIRĖ

Zonja ministre, ēfarė do tė thotė pėr shqiptarėt nėnshkrimi i marrėveshjes pėr lehtėsimin e vizave? A do tė ketė nė tė vėrtetė lehtėsim nė marrjen e tyre?

MAJLINDA BREGU

Marrėveshja e lehtėsimit tė vizave, e cila tashmė ėshtė nėnshkruar pėrfundimisht dhe hyn nė fuqi nė janar tė vitit 2008, krijon sigurisht premisa pėr njė lėvizje tė lirė dhe pėr tė ndihmuar, le tė themi, ato grupe, individė, kategori, tė cilat pėrfitojnė pikėsėpari nga kjo marrėveshje. Ajo qė ėshtė pozitive nė marrėveshjen e lehtėsimit tė vizave, ose kėndvėshtrimi im nė rolin e ministres sė Integrimit, ka tė bėjė me faktin qė pėr ne marrėveshja e lehtėsimit tė vizave do tė thotė njė vlerėsim i reformave tė ndėrmarra nga Qeveria, njė besueshmėri mė e lartė nė menaxhimin e kufijve nė luftėn kundėr krimit tė organizuar, tė cilat janė elementet kryesore qė kanė fasilituar dhe bėnė tė mundshėm nėnshkrimin e marrėveshjes pėr lehtėsimin e vizave. Njė nga kriteret kryesore sigurisht qė ėshtė menaxhimi i kufijve, pra menaxhimi i integruar i kufijve. Por, nga ana tjetėr, tashmė Shqipėria shihet si njė rast pozitiv apo si njė eksperiencė pozitive edhe pėr vendet tjera. Vetėm para pak ditėsh ka pasur njė deklaratė tė ministrit tė Jashtėm italian, D’Alema, i cili vlerėsonte kėtė ndryshim tė kėtij imazhi qė ka pasur deri diku Shqipėria, tė njė vendi qė transportonte klandestinė, tė njė vendi, kufijtė e tė cilit ishin krejtėsisht tė pasigurt pėr njė shtet tjetėr perėndimor, si njė shembull dhe histori pozitive, e cila ia vlen tė implementohet nė vendet tjera, me tė cilat njė shtet perėndimor, sikurse Italia, mund tė ketė problematika, pėr shembull, kohėt e fundit me vendet tjera, sikurse ishte Libia. Fakti qė Shqipėria tashmė pėrmendet si rast pozitiv, ne na bėn tė ndjehemi shumė mirė. Kategoritė qė pėrfitojnė nga kjo marrėveshje janė kategori qė janė tė lidhura drejtpėrsėdrejti me proceset integruese tė Shqipėrisė, janė studentėt qė pėrfitojnė nga marrėveshja e lehtėsimit tė vizave, janė gazetarėt qė do tė pėrfitojnė nga kjo marrėveshje, janė biznesmenėt, janė qytetarėt e thjeshtė, tė cilėt kanė njerėzit e tyre familjarė qė duan t’i vizitojnė nė vendet evropiane. Ajo qė ėshtė pozitive dhe qė ia vlen tė theksohet ėshtė fakti qė nė momentin kur nė janar tė vitit 2008 do tė hyjė nė fuqi marrėveshja e lehtėsimit tė vizave, Komisioni Evropian do tė shqyrtojė mundėsinė pėr hapjen e njė dialogu me shtetet anėtare pėr tė liberalizuar krejtėsisht regjimin e vizave me Shqipėrinė, pra pėr njė ‘Visa Free Entry Regime’, qė do tė thotė qė shqiptarėt tė kenė mundėsi tė lėvizin lirisht, pa barrierat e vizave, nė shtetet evropiane dhe nė shtetet e vendeve anėtare tė BE-sė. Sigurisht se kjo nuk ėshtė njė gjė qė do tė ndodhė mė 1 janar tė 2008-ės. Mė 1 janar fillon lehtėsimi, por paralelisht do tė punohet edhe pėr kėtė aspekt tjetėr tė rėndėsishėm, qė ėshtė liberalizimi i vizave. Dhe, unė do tė thosha se pėr aq kohė sa tė dėshmohet seriozitet nė ndėrmarrjen e reformave qė kanė tė bėjnė me mbarėvajtjen e vendit, pėr aq kohė sa tė ketė njė stabilitet politik, njė stabilitet makroekonomik, tashmė tė dukshėm dhe tė pranuar nga vlerėsuesit, nga tė gjitha strukturat ndėrkombėtare qė monitorojnė progresin e Shqipėrisė, pėr ne sigurisht se ky ėshtė njė vlerėsim dhe njė hap shumė pozitiv.

RADIO EVROPA E LIRĖ

Pėrtej nėnshkrimit tė marrėveshjes sė stabilizim asociimit, cilat janė gjasat tjera reale pėr afrimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė nė Bashkimin Evropian?

MAJLINDA BREGU

Marrėveshja e stabilizim asociimit ėshtė njė nga hapat apo njė nga hallkat e kėtij procesi integrues, nėpėr tė cilin duhet tė kalojė normalisht njė vend qė aspiron pėr tė qenė pjesė e Unionit Evropian. Por, njėkohėsisht, kemi marrėveshjen e ndėrmjetme, e cila ka hyrė nė fuqi nė dhjetor tė vitit 2006, pra nuk ėshtė mbushur njė vit nga hyrja nė fuqi e marrėveshjes sė ndėrmjetme, qėllimi kryesor i tė cilės ishte qė deri nė momentin qė do tė hynte nė fuqi marrėveshja e stabilizim asociimit, procesi qė do tė ndodhė pas ratifikimit tė kėsaj marrėveshjeje nga parlamentet e vendeve anėtare, marrėveshja e ndėrmjetme do tė shėrbejė si urė pėr tė lehtėsuar komunikimin dhe pėr tė lehtėsuar marrėdhėniet e Shqipėrisė me tregun evropian. Sigurisht qė nė kėtė proces ngjarjet janė tė parashikuara; nė momentin qė zhvillohet apo plotėsohet dhe kalohet njė hallkė e zinxhirit, ka njė hallkė tjetėr pėrpara, derisa tė mbėrrihet nė finish. Normalisht, nė njė procedurė normale do tė duheshin 2 deri nė 3 vjet pėr ratifikimin e marrėveshjes sė stabilizim asociimit. Duke llogaritur se ka hyrė nė fuqi nė vitin 2006, ne pretendojmė, shpresojmė dhe urojmė qė tė mbyllet procesi i ratifikimit brenda vitit 2008, gjė qė do tė na jepte mundėsinė qė nė bashkėpunim me Komisionin Evropian, nė bazė tė dialogut me ta, tė vendosim pėr momentin pėr kėrkimin e statusit tė vendit kandidat, i cili ėshtė hapi tjetėr para-final, nėse do ta quaja kėshtu, para marrjes sė konsensusit pėr hapjen e negociatave pėr aderimin e plotė, pra pėr pranimin nė BE. Ratifikimi ėshtė thjesht njė proces plotėsimi i njė procedure. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė kontinuiteti, vazhdimėsia, serioziteti dhe dėshmia ose dėshmimi i vullnetit pėr tė ndėrmarrė reforma, qė pėr hir tė sė vėrtetės janė jo gjithmonė tė mirėpritura nga njė faktor i brendshėm, ose jo gjithmonė tė mirėkuptuara nga faktori i brendshėm. Shpjegimi i reformave qė bėhen pėr hir tė integrimit brenda njė shteti, njė vendi qė aderon tė jetė pjesė e BE-sė, ėshtė njė eksperiencė e vėshtirė pėr tė gjitha shtetet qė janė anėtare tė reja tė BE-sė, pra pėr tė gjitha ato shtete qė kanė kaluar nė kėtė fazė dhe nė kėtė ecuri deri nė momentin e anėtarėsimit tė plotė ne BE. Momenti i qasjes sė standardeve kombėtare me standardet e BE-sė sigurisht qė ėshtė njė moment i vėshtirė, nganjėherė me shkopinj nėn rrota. Dhe, pėr hir tė mosmarrėveshjeve apo duke qenė se ėshtė njė ēėshtje dhe njė aspiratė kaq madhore, fatkeqėsisht nganjėherė edhe bėhet peng i debateve politike, qė i keqpėrdorin reformat dhe debatin pėr integrim pėr hir tė interesave tė ngushta partiake. Por, ndonjėherė edhe ndoshta jo i mirėpritur nga grupet e interesit, sepse vendosja e disa rregullave, tė cilat qasin ekonominė, pėr shembull, nė njė rast, pra plotėsimin e kriterit ekonomik me standardet e BE-sė, nganjėherė sigurisht qė nuk ėshtė e mirėpritur nga grupet e interesit.

RADIO EVROPA E LIRĖ

Aktualisht, Kosova po gjendet nė fazėn mė kritike pėr ēėshtjen e pėrcaktimit tė statusit. Ju, si ministre e Integrimit, a mendoni se njė integrim ndoshta mė i mirė i shqiptarėve nė rajon do tė sillte njė integrim mė dinjitoz tė tyre nė Bashkimin Evropian?

MAJLINDA BREGU

Sot, nė Evropė diskutohet pėr njė perspektivė tė zgjerimit tė Ballkanit perėndimor. Dhe, nė qasjen pozitive qė kanė pėr tė qenė pjesė e BE-sė, duhet tė dėshmojnė njė vullnet dhe seriozitet, sė pari pėr tė respektuar njėri-tjetrin nė rajon. Fakti qė tashmė ne ndodhemi jo vetėm si shqiptarė, pra nė bashkėkombėsi, por edhe si njė shtet i Ballkanit, para njė vendimi i cili duhet marrė dhe qė ėshtė vonuar shumė, pra pavarėsia e Kosovės, pėrcaktimi final i statusit tė saj, sigurisht qė njė vlerėsim pozitiv i reformave tė Shqipėrisė do tė sillte mundėsinė qė kjo perspektivė pozitiviste tė transmetohej, tė pėrdorej edhe si eksperiencė pėr shtetet tjera, qoftė edhe pėr shtetet, tė cilat pritet qė shumė shpejt ta fitojnė pavarėsinė e tyre, sikurse ėshtė rasti i Kosovės. Absolutisht qė ndėrmjet nesh dhe Kosovės ka njė lidhje tjetėr qė ėshtė shumė e fuqishme, sa qė shkėmbimi i eksperiencės midis dy vendeve fqinje. Ne kemi filluar dhe kemi projektuar ide dhe iniciativa, se si kjo eksperiencė e jona mund t’u vijė nė ndihmė pėr tė mos pasur rrugė tė ndėrmjetme dhe boshllėk nė procesin e integrimit tė nesėrm tė Kosovės nė BE. Pėrfaqėsues tė Qeverisė sė Kosovės dhe tė vendeve tė tjera tė rajonit kanė ardhur disa herė nė Shqipėri, ku ėshtė diskutuar pėr iniciativa tė pėrbashkėta, pėr programe tė fqinjėsisė qė ne kemi nė kuadėr tė asistencės sė IPA-s [Instrumenti pėr para-anėtarėsim], pra programet e fqinjėsisė me vendet e rajonit. Kosova sigurisht qė ėshtė njė nga ato vendet qė do tė pėrfitojnė nga kėto programet e fqinjėsisė me Shqipėrinė dhe qė janė pėrfshirė nė listėn e projekteve, pėr tė cilat ne paraqesim pranė Komisionit Evropian kėrkesėn pėr miratim pėr fondet e IPA-s. Pėr shembull, nė programin e IPA-s 2008, njė nga komponentėt nė programet e fqinjėsisė dhe bashkėpunimit rajonal ėshtė edhe hartimi i projekteve jo vetėm ndėrmjet njerėzve, pra njerėzit pėr njerėzit, por edhe i projekteve tė rėndėsishme infrastrukturore ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės. Retorikat, shpeshherė tė prapambetjes, tė konflikteve, tė tezave diversioniste, tė ndarjeve, tė rindarjeve, tė kthimit tė teorive tė vjetra tė braktisura nacionaliste, tė braktisura prej kohėsh tashmė nga qasjet evropiane dhe perėndimore, nuk janė rasti pėr t’u diskutuar apo trumbetuar me forcė nga ēdo politikan qė ka kuptuar se ku ėshtė e ardhmja e njė vendi tė Ballkanit perėndimor.

Suela Musta