
nr. 125 / 21 dhjetor 2008
|
Tė gjitha detajet pėr
ruajtjen e Barack Obamės, njeriut mė tė rėndėsishėm dhe mė tė vėshtirė nė
botė Pėr shefin e ri tė Shtėpisė sė Bardhė
organizohet njė mbrojtje njerėzore nė formė diamanti me gjashtė truproje, tė
shoqėruar nė distancė nga snajperė dhe vėzhgues me dylbi. Makina
presidenciale Cadillac do tė jetė e veshur me titan. Frikė nga grupet
raciste, terroristėt dhe individėt e veēuar. Vetėm nė fushatė u bėnė 500
kėrcėnime me vdekje Renegati ėshtė njė pre e synuar nga shumė njerėz.
Pėr kėtė, ai ka nevojė pėr njė mbrojtje tė jashtėzakonshme dhe qė mund tė mos
jetė e mjaftueshme. Renegati ėshtė Barak Obama. Ishte ky emri i koduar qė
ka pėrdorur disa herė gjatė fushatės Shėrbimi Sekret, njė departament i
ngarkuar me ruajtjen e kandidatėve pėr Presidentė dhe Presidentit amerikan
kur ai zgjidhet. Obama ėshtė njė klient i vėshtirė pėr tu mbrojtur, sepse
shpesh ai ka kontakt me mbėshtetėsit dhe ėshtė magnet pėr shumė njerėz. Prej ditėve tė para tė garės elektorale, efektivi i
sigurisė sė garantuar pėr Obamėn ishte i tipit presidencial. Pra ishte i
njėjtė me atė tė Xhorxh Bushit. Hillari Klinton dhe Xhon Mekein, dy kandidatė
tė tjerė nė garė, janė shoqėruar nga njė numėr i kufizuar ėngjėjsh
mbrojtės. Vetėm nė pak muaj fushatė, ruajtja e kandidatėve pėr President ka
kushtuar 110 milionė dollarė. Si masė tė parė pėr Barak Obamėn, Shėrbimi
Sekret ka pėrforcuar unazėn me disa rrathė mbrojtės. Rrethi i parė ėshtė ai
i mbrojtjes sė afėrt. Nėse Presidenti i Obama i afrohet turmės apo njė grupi
njerėzish, gjashtė agjentė formojnė njė diamant qė e rrethon. Dy agjentė
qėndrojnė pėrpara pėr tė kontrolluar duart qė zgjaten drejt Obamės, dy rrinė
nė anė dhe dy tė tjerė e mbulojnė nga pas. Tė tjerė agjentė, tė cilėt ndodhen
mė larg, vėzhgojnė fushėn dhe qėndrojnė nė kontakt me snajperėt apo
vėzhgues tė armatosur me dylbi shumė tė fuqishme. Nėse Obama zhvendoset me
makinė, autokolonės i hapet rruga nga mjetet e policisė dhe ndiqet nga disa
makina gjigande SUV. Nė kėto automjete ka njerėz tė armatosur rėndė dhe ata
shpesh lėnė tė hapur derėn e pasme pėr tė reaguar sa mė shpejtė. Kur Obama do tė marrė detyrėn mė 20 janar 2009,
bashkė me Presidentin e Shteteve tė Bashkuara do tė lėviz njė makinė e
posaēme pėr komunikimin dhe njė tjetėr qė ėshtė nė gjendje tė pėrballojė njė
sulm me armė jokonvencionale. Makinat do tė formojnė realisht njė unazė nė
lėvizje, pėr tė mbrojtur automjetin Cadillac One, tė tipit Dts 2006, ku vendoset Presidenti amerikan. Veshja e kėsaj makine me titan, hekur, alumin dhe
qeramikė e bėn atė qė tu rezistojė edhe granatahedhėsve. Pėr tė mashtruar
atentatorė tė mundshėm, Shėrbimi Sekret mund tė pėrdorė mė tepėr se njė
makinė presidenciale brenda tė njėjtit karvan. Kur ėshtė e mundur, makina e
Obamės futet nė garazhdin e ndėrtesės ku ai do tė qėndrojė nė mėnyrė qė tė
shmanget mundėsia pėr ta goditur me snajper. Ėshtė e padukshme, por
vlerėsohet shumė e rėndėsishme nė kėtė periudhė, puna e shėrbimeve
inteligjente me punėn kėrkimore dhe analizat. Autoritetet federale vlerėsojnė
frikėn se Presidenti i zgjedhur mund tė qėllohet nga terroristėt e
Al-Kaeda-s, por ndoshta nė realitet u druhen mė tepėr neonazistėve,
ekstremistėve tė bardhė apo mė keq akoma, njerėzve tė veēuar. Njė ujk i
vetmuar, i cili vendoset nė luftė me shtetin dhe mendon se do ta dobėsojė
duke eliminuar komandantin e pėrgjithshėm tė ushtrisė. Fushata, 500 kėrcėnime me
vdekje Gjatė fushatės elektorale, FBI ka ekzaminuar mė
tepėr se 500 kėrcėnime me vdekje pėr Obamėn dhe nga kėto, mbi 100 raste kishin
motivim racial. Nė dy raste janė arrestuar disa tė dyshuar, shumė ambiciozė,
por pėr fat me pak mjete nė dispozicion. Ata ėndėrronin tė vrisnin Obamėn.
Kėto komplote janė gjykuar joseriozė nga autoritetet, por ato pėrbėjnė njė
konfirmim pėr atė qė mund tė ndodhė. Pėr kėtė qėllim, forcat e sigurisė kanė
nisur prej kohėsh njė aktivitet infiltrues nė brendėsi tė grupeve
ultra-nazistė me shpresėn pėr tė siguruar informacione mbi plane tė mundshme.
Nėn mbikqyrje mbahen edhe disa grupime ekstremiste me pasione pėr armėt.
Kohėt e fundit, nė SHBA ka shpėrthyer njė garė pėr blerjen e armėve, sepse
kanė lindur dyshime qė Presidenti i ri do ta kufizojė shitjen e tyre. Nė njė
vend ku qarkullojnė 200 milionė gryka zjarri tė ligjshme dhe tė ēdo lloji
(nga revolveri te kallashnikovi) ka pak vend pėr tė bėrė shaka. Vetėm postieri i afrohet
shtėpisė Kur Obama tė marrė ēelėsat e Shtėpisė sė Bardhė,
agjentėt 007 do ta kenė mė tė lehtė ta mbrojnė. Por tani ata duhet tė
pėrshtaten. Agjentėt duhet tė bėjnė mė tepėr punė kur Obama del nga shtėpia.
Kontrolle mė tė rreptė dhe bonifikim i palestrės nga fusha deri te dushet
nėse ai dėshiron tė luajė ndonjė ndeshje basketbolli me miqtė e tij.
Megjithatė vėmendja mė e madhe ėshtė pėrqėndruar nė rezidencėn e tij nė
Bulevardin Hyde Park tė Ēikagos. Ajo ėshtė njė vilė e rrethuar nga shtėpi
dhe pallate tė vegjėl, vetėm pak metėr larg sinagogės mė antike tė qytetit,
nė njė zonė me shumė trafik. Prej ditės sė zgjedhjeve janė mbyllur disa pjesė
tė rrugės, janė krijuar blloqe, janė instaluar barriera anti-kamikaz dhe
telekamera.Shėrbimi Sekret dhe policia kanė ngritur filtrin, njė rrjet qė
duhet tė pakėsojė nė minimum praninė e njerėzve pėrpara vilės dhe tė
verifikojė banorėt e zonės. Pėr momentin, njeriu i vetėm qė mund tė afrohet te
kangjellat e vilės sė Obamės ėshtė postieri. Cadillac One pėr
Presidentin Makina presidenciale e pėrdorur aktualisht ėshtė
Cadillac DTS, e vėnė nė funksionim pėr herė tė parė nė ceremoninė e
inaugurimit nė mandatin e dytė tė Presidentit Bush mė 20 janar 2005. Makina u
ndėrtua nga General Motors dhe Shėrbimi Sekret i referohet asaj si kafsha
pėr shkak tė veshjes sė rėndė qė ka. Limuzina ėshtė e pajisur pėr pėrdorim tė
brendshėm dhe ndėrkombėtar, ndaj ajo mund tė transportohet nga avionėt C-17
Globemaster. Nė udhėtimet e brendshme, Cadillac One mban standardet
amerikane dhe presidenciale, duke pėrfshirė edhe mėnyrėn e ndriēimit dhe
vendosjes sė tij. Drita emergjence tė kuqe dhe blu vendosen nė makinė. Kur
Presidenti amerikan ndodhet nė njė vizitė shtetėrore jashtė vendit, standardi
presidencial zėvendėsohet me flamurin e vendit pritės. Autokolona me 35 mjete Prej vitit 2001, kur Presidenti amerikan udhėton
jashtė qytetit, autokolona e tij pėrbėhet nga rreth 35 makina. Pothuajse
gjysma e parė e autokolonės quhet paketa e sigurisė, qė duhet tė shkėputet
nga pjesa tjetėr e grupit nė rast tė njė sulmi. Pjesa tjetėr e autokolonės
pėrbėhet nga stafi dhe gazetarėt, njė ambulancė dhe disa makina policie nė
fund. Vetė limuzina e presidentit mirėmbahet nga Shėrbimi Sekret, ndėrsa pėr
pjesėn tjetėr tė autokolonės ėshtė pėrgjegjėse Zyra Ushtarake e Shtėpisė sė
Bardhė. Limuzina presidenciale merret nė udhėtimet jashtė vendit kur kėrkohet
transport i sigurtė. Ndonjėherė Presidenti pėrdor automjete tė vendit qė viziton,
si dhe tė ushtrisė apo tė ambasadave amerikane. Kur Presidenti udhėton nė
zonat periferike, ai pėrdor njė nga dy Chevrolet-ėt qė zotėron. Makina qė paralizon
celularėt Njė nga makinat qė qėndrojnė nė fillim dhe nė fund
tė autokolonės presidenciale ėshtė e pajisur pėr njė betejė elektronike. Kjo
makinė zotėron mjetet pėr tė dalluar njė sulm tė drejtuar kundėr varganit me
disa lloje raketash. Pajisjet elektronike punojnė duke shpėrndarė nė njė
rreze tė gjerė frekuencat nė mėnyrė qė tė pėrplasen dhe tė dallojnė rreziqet
e mundshme. Ky automjet mund tė konfigurohet me disa antena qė pengojnė
pėrdorimin e celularėve apo telefonėve satelitorė, telekomandave pėr
garazhdet, ēelėsat e alarmit pėr makinat dhe pajisje tė tjera elektronike.
Kjo bėhet me qėllim qė kėto pajisje tė mos pėrdoren pėr tė detonuar lėndė tė
ndryshme shpėrthyese. Nė tė njėjtėn kohė, pajisjet qė ndodhen me autokolonėn
presidenciale pėrdorin kamera me rreze tė gjatė pėr tė identifikuar objekte
nė qiell dhe japin tė dhėna nė kohė reale pėr vendndodhjen dhe trajektoren qė
mund tė kenė. Sistemi integron tė dhėna nga disa burime pėr tė patur pamje
grafike tė kėrcėnimeve nga qielli nė zonat ku pritet tė kalojė autokolona. Makina e ndjekjes dhe gjuajtėsi Njė element tjetėr i autokolonės ėshtė makina e
ndjekjes. Ajo ėshtė njė Chevrolet Suburban tipike, qė vendoset menjėherė
pas limuzinės presidenciale. Nė bordin e saj ndodhet Grupi i Kundėr-Sulmit tė
Shėrbimit Sekret, skuadra qė garanton mbrojtjen e afėrt tė Presidentit.
Makina ėshtė e pajisur me mjete tė palosėsshme pėr shpejtėsi tė larta, nė
mėnyrė qė agjentėt tė largohen nė rast sulmi ose tė pėrdoren nė rastet kur
agjentėt janė jashtė makinės dhe duhet tė largohen shpejt. Ēdo makinė mban
zakonisht pesė apo gjashtė agjentė: njė shofer, njė pasagjer, dy apo tre
agjentė nė ndenjėsen e pasme dhe njė gjuajtės nė fund. Gjuajtėsi ulet pas
sediljes sė pasme dhe ruan pjesėn e mbrapme tė autokolonės. Nė varėsi tė
mėnyrės se si formohet autokolona dhe vlerėsimit qė bėhet mbi ambjentin
kėrcėnues, dritarja e pasme mund tė mbyllet apo tė lihet e hapur. Zakonisht
gjuajtėsi nė makinė mban njė mitraloz tė tipit MP5A3. Numri i makinave qė e
ndjekin kėtė automjet varet nga misioni i kėrkuar. Makinat e Presidentėve Si ka ndryshuar sjellja e drejtuesve tė Shtėpisė sė
Bardhė dhe avancimi teknologjik i automjeteve qė i kanė transportuar? Njė
ditė pas sulmit japonez nė Pearl Harbor, u pėrdor limuzina e blinduar e
gangsterit Al Kapone, pėr tė dėrguar Presidentin Amerikan nė Kongres, ndėrsa
mungesa e kabinės e ndihmoi jo pak vrasėsin e Kenedit mė 1963 Presidenti Uilliam Mekinlej ishte i pari qė pėrdori
njė automobil, por vetėm nė presidencėn e Teodor Rusveltit qeveria zotėroi
njė automobil Stanley Steamer me ngjyrė tė bardhė. Pasuesi i Ruzveltit,
Uilliam Hauard Taft ishte Presidenti i parė, i cili pėrdori njė automobil
presidencial, qė u vendos pėrgjithmonė nė garazhdin e Shtėpisė sė Bardhė.
Presidenti Udrou Uillson pėlqente mė tepėr makinat se kabinat e tėrhequra nga
kuajt dhe ishte i pari i drejtuesve ekzekutivė qė shėtiti me njė Cadillac
gjatė paradės pėr fitoren e Luftės sė Parė Botėrore nė rrugėt e Bostonit. Nė
vitin 1921, Presidenti Uarren Harding ishte i pari qė shėtiti gjatė
ceremonisė sė inaugurimit me njė makinė. Ajo ishte e llojit Packard
Twin-Six, ndėrsa paraardhėsi i tij, Kelvin Kulixh pėrdori njė Cadillac. Nė vitin 1938, dy makina Cadillac, tė quajtura
Mbretėresha Mary dhe Mbretėresha Elizabeth iu dhanė qeverisė amerikane.
Automjetet kishin njė gjatė prej 6,5 metėr dhe u
pėrshtatėn, duke u pajisur me arsenal luftarak, radio dhe disa gjeneratorė.
Tė forta dhe tė pėrshtatura mirė, dy Mbretėreshat u pėrdorėn nga
Presidentėt Franklin D. Ruzvelt, Harri S. Truman dhe Duajt D. Ajzenhauer.
Gjithashtu Shėrbimi Sekret perfeksionoi makinat qė pėrdorte. Mė 8 dhjetor 1941, njė ditė pas sulmit japonez nė
Pearl Harbor, Shėrbimi Sekret pėrdori njė limuzinė tė blinduar, qė mė parė i
pėrkiste gangsterit Al Kapone, pėr tė transportuar Presidentin amerikan nė
Kongres pėr tė mbajtur fjalimin e tij tė famshėm. Makina u konfiskua nga
Departamenti i Thesarit pas dėnimit tė Al kapones pėr mospagim tė taksave dhe
u ruajt e mbyllur nė Uashington deri nė pėrdorimin e saj ironik pėr
Presidentin. Makina e parė e ndėrtuar specifikisht pėr njė
President ishte njė Lincoln V12 nė vitin 1939, e quajtur Shkėlqimi
special dhe e pėrdorur nga Franklin D. Ruzvelt. Ajo mbeti nė pėrdorim deri
nė vitin 1950. Mė pas ajo u dhurua pėr Muzeun Henri Ford nė Miēigan, ku
ndodhet dhe sot. Nė vitin 1950 u prodhua njė Lincoln Cosmopolitan i quajtur
Bubble Top (Top Flluska) dhe u pėrdor nga Presidentėt Truman, Ajzenhauer,
Kenedi dhe Xhonson. Kjo makinė u tėrhoq nga pėrdorimi nė vitin 1965 dhe tani
ndodhet Muzeun Henri Ford tė Miēiganit. Limuzina e Xhon Kenedit u prodhua nė vitin 1961 dhe
ishte njė Lincoln Continental e pėrshtatur. Makina u prodhua nga Hess dhe
Eisenhart nga Cincinati dhe u njoh si SS-100-X. Automjeti ishte i njohur
pėr mungesėn e rehatisė pėr pasagjerėt nė kabinė dhe pėr tė shmangur
temperaturat e lartė dhe bezdinė e Presidentit, mbulesa hiqej pėrpara
paradave, si nė rastin e 22 nėntorit 1963 nė Dallas. Pas vrasjes sė Kenedit,
makinės iu vendosėn sisteme elektronike komunikimi, ajėr i kondicionuar,
xhama anti-plumb dhe mbrojtėse, ndėrsa iu bėnė rregullime estetike brenda dhe
jashtė, nė mėnyrė qė tė hiqeshin shenjat e ekzekutimit. Edhe kjo makinė
ndodhet nė Muzeun Henri Ford. Administrata e Presidentit Xhonson pėrdori
gjithashtu tre limuzina Lincoln Continental Executive. Dy limuzina ishin
pėr Presidentin dhe njėra pėr Sekretarin e Mbrojtjes, Robert MekNamara,
ndėrsa njė Lincoln tjetėr pėrdorej nė Uashington dhe Austin (Teksas). Kjo
makinė ėshtė e ekspozuar nė Muzeu Lindon Xhonson. Modeli X-100 u modifikua
sėrish nė vitin 1967. Mė vonė, nėn presidencėn e Riēard Niksonit, makinės iu
pakėsuan sipėrfaqet qė kishte me xham pėr tu zėvendėsuar me pjesė mė tė
mbrojtura. Ajo mbeti nė shėrbim deri nė vitin 1977 dhe iu drejtua mė pas
Muzeut Henri Ford. Presidenti Nikson urdhėroi nė vitin 1969 njė model
limuzine nė Ēikago. Edhe kjo makinė kishte njė kabinė tė lartė me xham, ndaj
Presidenti mund tė qėndronte nė kėmbė brenda saj, nėse dėshironte gjatė
paradave tė ndryshme. Makinės iu vendosėn edhe opsione tė tjerė dhe tashmė
ajo ndodhet nė Librarinė Nikson nė Yorba Linda tė Kalifornisė. Nė vitin 1974, Ford e zėvendėsoi modelin e vitit
1972 me njė makinė 7 metėr tė gjatė dhe tė korracuar, nė mėnyrė qė tu
rezistonte plumbave, ndėrsa kishte njė transmision automatik. Kjo limuzinė u
pėrdor nga Presidentėt Xherald Ford, Xhimi Karter dhe Ronald Reagan, pėr tė
pėrfunduar mė pas nė Muzeun Henri Ford. Kėtij modeli i ishin bėrė pėrshtatje
dhe ėshtė e njėjta makinė ku Regani po hynte gjatė tentativės pėr ta vrarė
atė nė vitin 1981. Nė vitin 1983, administrata e Reganit mori njė limuzinė Cadillac
Fleetwood, qė ėshtė vendosur nė Muzeun dhe Librarinė Ronald Regan nė Simi
Valley tė Kalifornisė. Sė pari, limuzina u pėrdor nė shkurt 1985 gjatė
paradės pėr ditėlindjen e Ronald Reganit nė Dikson tė Ilinoisit. Kjo ishte
makina e fundit e General Motors e pajisur me sistemin turbo dhe
transmision automatik. Xhorxh H. W. Bush pėrdori nė vitin 1989 njė Lincoln
Town Car tė modifikuar. Njė model i saj ndodhet nė Librarinė Presidenciale
Xhorxh Bush nė College Station tė Teksasit. Njė Cadillac Fleetwood Brougham presidencial iu
dha edhe administratės sė Klintonit nė vitin 1993. Ky Cadillac u konceptua,
u zhvillua dhe u prodhua te General Motors. Nuk iu instalua kabina e xhamtė
pėr tė minimizuar rreziqet nga jashtė. Edhe kjo makinė ndodhet nė njė muze
presidencial, nė Qendrėn Presidenciale Klinton nė Litėll Rrok tė Arkansasit.
Kjo ėshtė njėkohėsisht makina e fundit presidenciale deri mė tani qė vendoset
nė njė vend publik. Nė vitin 2001, njė limuzinė Cadillac DeVille iu dha
Presidentit Bush dhe u zėvendėsua nga prodhimi i vitit 2005 Cadillac DTS,
qė mban edhe aktualisht shefi nė largim i Shtėpisė sė Bardhė. Pergatitur nga Redaksia Alarmi i rritjes sė
ēmimeve dhe kėrcėnimi nga kriza Tregjet nė Shqipėri dhe konkurenca shpesh bien prej
e abuzimeve pėr llogari tė rritjes momentale tė kėrkesės. Ky abuzim shihet mė
sė shumti, krahas problemeve tė cilėsisė dhe sasisė, nė rritjen e
menjėhershme tė ēmimeve, sidomos nė ēdo prag feste. Akoma pa ardhur Krishtlindjet
dhe i Vitit tė Ri nė treg po ndjehet era e rritjes sė ēmimeve tė prodhimeve
tė konsumit tė gjerė. Ka filluar rritja e ēmimeve tė fruta- perimeve, e
mishit dhe e mallrave tė tjerė tė konsumit tė pėrgjithshėm. Situata tregon se
nė ekonominė tonė nuk veprojnė ligjet e njė tregu klasik kapitalist
perėndimor nė tė cilin sa herė vijnė momente tė tilla bėhen ulje tė mėdha
ēmimesh dhe falje tė gjera por vepron ligji i abuzimit qė nė emėr tė kėrkesės
sė rritur rriten edhe ēmimet. Kėshtu nė situatėn qė jemi nuk ka asnjė arsye
teorike tė rritjes sė tyre as nga krahu i kėrkesės dhe as nga krahu i
ofertės. Nuk kemi rritje tė kostos sė prodhimit tė brendshėm dhe tė prodhimit
tė huaj. Nė krahun tjetėr nuk kemi rritje tė kėrkesės pėr llogari tė rritjes
sė ndonjė elementi tė tij. Pėrkundrazi edhe shpėrblimet e buxhetorve fillojnė
tė materializohen nė 5 apo 10 ditėshin e fundit tė muajt. Kėshtu mbetet qė
arsyeja e vetme e rritjes sė ēmimeve ėshtė abuzimi me momentin e festave dhe
ky fenomen nuk ėshtė spontan por ėshtė i ripėrsėritur. Nė kėtė situatė ėshtė
detyrė e Qeverisė tė ndėrhyjė jo me masa ndaj rritjes sė tyre por me masa
kontrolli nė mėnyrė qė rritja tė jetė e pandjeshme sepse fitimi i synuar nuk
rritet vetėm me rritje tė ēmimit por edhe me rritje tė vėllimit tė shitjeve.
Ėshtė kjo arsyeja e fundit e cila pėrdoret prej tregtarve tė vendeve tė
tjera, bile siē e theksova, ata e stimulojnė vetė rėnien e ēmimeve me synimin
e rritjes sė shitjeve. Nė kėtė shkrim nuk dua tė ndalen thjesht nė
problemin e ēmimit tė mallrave tė konsumit tė gjerė, tė natyrės qė pėrmenda
por dua tė vazhdoj problemin e nisur nė dy shkrimet e mėparėshme ku kam
analizuar problemin e karburantėve. Sė fundi nė njė gazetė pretendohej qė
ēmimi i karburanteve tė ulet nė 90 lekė/litri. Nė kėtė situatė shteti bėn tė
paditurin dhe thotė se ne nuk ndėrhyjmė nė treg por mbledhim vetėm taksa.
Qytetarėt nuk duan tė dinė pėr strukturėn e ēmimit por kėrkojnė ēmim tė
azhornuar me ēmimet e shumicės nė bursa dhe pėr kėtė akuzojnė direct biznesin
si fajtor. Opozita
qė ka specialist nė fushėn e ekonomisėm i drejtohet Qeverisė
dhe fenomenti Kartel. Unė nga ana ime analizova me fakte dhe teorikisht sa
duhej tė ishte ēmimi ku pėrcaktova edhe rolin e shtetit nė rėnien e tij
nėpėrmjet uljes sė akcizės duke mos i konsideruar karburantet si mall i
rrėndė por duke i konsideruar ato si mall i konsumit tė gjerė i domosdoshėm
nė rritjen ekonomike dhe me kurbė kėrkese inelastike. Nė kėtė pikė ēmimet e
tyre do bien por me ritme tė ulta sepse ėshtė frika e parashikimit tė rritjes
ndėrkombėtare tė tyre prej OPEK-ut. Kėshtu debatet pėr to dhe pėr Kartelet
janė pa efektivitet por vetėm pėr tė mbushur faqet e gazetave dhe pėr tė bėrė
lojė politike midis partive. Pėrse e them kėtė? E them sepse sot nė Shqipėri
ka shumė mallra tė konsumit tė gjerė qė kanė megjithėmend abuzime tė dukėshme
prej gjithkujt. Janė pikėrisht ato mallra qė kanė kurbė kėrkese inelastike.
Ta shpjegoj edhe njėherė se ēfarė janė kėto mallra dhe a ka sot nė treg
mallrat ė tilla dhe sip o reagojnė Konsumatorėt, Biznesi dhe vetė Qeveria.
Mallra me kurbė kėrkese inelastike janė mallrat e domosdoshėm pėr jetesė.
Janė 5 mallrat qė dikur nė fillesat e kapitalizmit qeveria ēmimet e tyre i
vuri nė mbrojtje. Kėshtu ndėr ta kemi bukėn, vajin, orizin, sheqerin, lėndėn
djegėse familjare etj. Kėrkesa pėr
kėto mallra nuk ndryshon shumė kur ndryshojnė ēmimet. Kėshtu nėse do rritet
ēmimi i bukės apo do ulet ai sasia qė do konsumojnė qytetarėt do ndryshojė
fare pak sepse buka nuk ka mall tjetėr zėvendėsues. Rritja e ēmimit tė kėtij
malli pėrballohet pak ose aspak prej prodhuesit dhe shitėsit tė tij dhe nė
pėrgjithėsi pėrballohet prej qytetarit. Kėshtu janė pikėrisht kėto mallra me
tė cilat abuzohet mė shumė nė treg dhe ku fitimet janė shumė mė tė mėdha sesa
prodhimet e stinės. Prodhimet e stinės si presh e lakra, mollė apo portokale
kanė mallra zėvėndėsues dhe kanė kufijė rritje ndėrsa kėto qė unė theksova
nuk kanė fare ose kanė shumė pak. Kėshtu vajin nuk e zėvendėson kush apo
sheqerin apo bukėn pa haruar kėtu transportin. Kur them them transportin bėj
fjalė pėr atė pjesė tė popullatės qė e kanė shpenzim ditor dhe pėr popullatėn
e bensave apo tė tojotave. Konsumatorėt nė
pėrgjithėsi nuk janė tė shqetėsuar shumė pėr ēmimin e karburantėve por mė
shumė tė shqetėsuar janė pėr ēmimin e biletave tė transportit duke haruar
mallrat e tjera qė ne thamė. Piketimi i karburantit dhe goditja e tij ėshtė
njė heqje e vėmėndjes prej kėtyre mallrave tė tjerė tė domosdoshėm. Kėshtu
nėse sot po diskuteohet nė ēdo gazetė pėr karburantet askush nuk po thotė njė
fjalė pėr ēmimin stratosferik tė bukės. Kur ēmimi i miellit dhe drithrave nė
botė u rrit me 30-40% ēmimi nė tregun shqiptar menjėherė kaloi nga 60 lekė nė
80-100 lekė, pra u rrit menjėherė 50%. Njė rritj enė bursė bėn qė tregtarėt
qė tė nesėrmen tė rrisin ēmimet. Mirė bėjnė kur kanė tė drejtė por sot pse
nuk bėjnė tė kundėrtėn e tyre? Pikėrisht kėtu duhet ndėrhyrje decisive e
Qeverisė. Qeveria nėse dikur ndėrhyri me ēmime tavan nė mallrat e shportės
duhet edhe sot tė ndėrhyjė nė funksion tė ndryshimit tė ēmimeve nė tregun e
huaj. Pėr se ėshtė e nevojėshme kjo ndėrhyrje? Ėshtė e domosdoshme sepse
kostoja e miellit apo drithit nuk ngarkohet me taksėn e akcizės siē ngarkohet
karburanti. Konkretisht me njė ēmim burse 45 lekė kg sa duhet tė jetė njė
bukė 1kilogramshe? Me dy kilogram miell prodhohen 3 bukė. Pra 90 lekė + 6
lekė shpenzime tė tjera 96 lekė + 20%TVSH = 115.2 + 10% fitim = 126.7 lekė.
127.3:3 = 42.4 lekė duhet tė kushtojė njė bukė nė treg. Po i injoroj tė
gjitha llogaritjet duke e bėrė normėn e fitimit 30%. Do kemi 34.5 + 115.2 = 149.7 :3= 50 lekė njė bukė. Me kėtė llogjikė me ēmimin e
sotėm sa ėshtė fitimi pėr njė bukė? 80:38???= 200%. Edhe nėse do vazhdoja ta rrisja koston e
miellit akoma edhe 20% pėrsėri ēmimi i njė buke nuk do ta kalonte 50 lekė pėr
bukė. Ēmimi i bukės ėshtė ēmimi mė abuziv sot nė tregun shqiptar. Pėr kėtė
ēmim nuk po ndihet askush as opozita dhe as pozita. Pse/ Nuk paragjykoj asnjė
por ndoshta mendoj se elementė tė caktuar nga tė dy krahėt janė tė lidhur me
tregun e drithit, me tregun e miellit dhe me industrinė e prodhimit tė bukės.
Nuk po futem mė tej te pasha e bukės sepse nuk ka bukė nė asnjė treg tė
Tiranės tė peshojė 1000 gram, e shumta ato peshojnė 900 gram duke zėbritur
deri nė 700 gram. Kjo fushė pėr mua ėshtė shqetėsuese dhe kėtu duhet
ndėrhyrja e shtetit dhe e OJF- ve nė mbrojtje tė konsumatorit. Albert Vataj Konsulli Marguccio
antaresohet ne UGPV Albania Zv.presidenti i UGPV Albania i dorezon kreut te
diplomacise italiane ne Veriun e Shqiperise titullin Antar Nderi
akorduar nga Unioni i Gazetareve Profesioniste te Veriut. Qe nga viti 2000 kur hapi dyert per here te pare,
Konsullata e Italise ne Shkoder ka qene nje pike referimi per qytetaret.
Natyrshem, edhe gazetaret e kane pare seline diplomatike te vetme ne Veriun e
Shqiperise, si nje partner me peshe per njohjen e rajonit tone ne vendin
fqinj, por edhe si katalizator per zhvillimin e gjithanshem. Njekohesisht,
Konsullata e Italise ka qene edhe ure levizjeje ne te dy anet e Adriatikut
per ato mijera familje qe kane te afermit si emigrante ne Itali. Vetem duke bere nje perllogaritje te
thjeshte dhe jo shume te sakte: thuajse 9 vite aktivitete, me nje mesatare
prej 7 mije vizash te leshuara ne nje vit, i bie qe Konsullata te kete
mundesuar levizjen ne Shengen te te pakten 63 mije banoreve te rajonit te
Veriut te Shqiperise. Sigurisht, kjo shifer eshte mjaft me e larte, por edhe
nese do te ishte kaq, eshte mjaft e larte. Nisur nga sa thame, jane vleresuar nga Keshilli
Bashkiak i qytetit te Shkodres te gjithe konsujt qe kane drejtuar Konsullaten
nga rihapja e saj. Stefano Deleo, i cili do te mbahet mend edhe si konsulli i
pare ne momentin e rihapjes se Konsullates, eshte nderuar me titullin
Qytetar Nderi i Shkodres, sic edhe pasuesi i tij Roberto Orlando ne muajt e
fundit te qendrimit te tij ne kete detyre. Edhe konsulli Stefano Marguccio
eshte nderuar me titullin Qytetar Nderi i Shkodres, madje duke vendosur nje
rekord pasi ka marre titullin e larte pa mbushur dy vite ne kete detyre. Natyrshem, edhe Unioni i Gazetareve Profesioniste te
Veriut (UGVP Albania), nuk do te qendronte larg ketij sensibiliteti, qe nga
momenti i krijimit te tij ne vitin 2002. Konsulli Roberto Orlando do te merrte diplomen Mirenjohje te akorduar nga UGPV
Albania. Nderkohe, konsullin aktual Stefano Marguccio, Unioni ka dashur ta
fuse ne rradhet e tij, duke i akorduar titullin Antar Nderi. Me deshiren e vete konsullit, i cili kerkoi te prese
nje perfaqesi te UGPV Albania ne zyren e tij ne Konsullate, Marguccio i
rezervoi nje pritje te ngrohte presidentit dhe zv.presidentit te UGPV
Albania, perkatesisht Blerti Delija dhe Sokol Pepushaj si dhe antarit Besi
Bekteshi. Fillimisht, eshte biseduar ne lidhje me zhvillimet me te fundit
politike, sociale dhe ekonomike ne Shqiperi per te kaluar ne dhenien e
titullit nga zv.presidenti Sokol Pepushaj. Ne nje fjale te shkurter Pepushaj
ka shprehur vleresimin per shtetin italian, diplomacine e saj ne vendin tone
e vecanarisht per Konsullaten e Shkodres. Numri 2 i UGPV Albania ka thene se vleresimi
per Konsullin Marguccio deshiron te jete nje vleresim per kontributin e dhene
ne vite nga shteti italian ne mbeshtetje dhe mikpritje te emigranteve tane
atje, por edhe per Konsullaten e Italise e cila prej rreth 9 vitesh
konsiderohet nje ure qe bashkon familjet shqiptare ne te dy anet e
Adriatikut. Pasi ka marre titullin nga zv.presidenti Pepushaj,
konsulli Marguccio nuk ka dashur te fshehe kenaqesine per vleresimin qe i
behet nga UGPV Albania. Ai ka falenderuar drejtuesit e Shoqates, te gjithe
antaret por edhe komunitetin e gazetareve pėr mbeshtetjen qe i ka dhene
Konsullates dhe te gjithe konsujve gjate viteve te rihapjes se selise
diplomatike italiane ne Veriun e vendit tone. Njekohesisht, Marguccio ka
premtuar se do te perpiqet me te gjitha menyrat per te ndihmuar per levizjen
e lire te gazetareve por edhe shqiptareve ne hapesiren Shengen, meqenese
Konsullata Italiane eshte e vetmja seli perendimore ne Veriun e Shqiperise.
Jane lehtesuar procedurat per disa kategori, ka thene Marguccio, por shpresojme
qe shume shpejt, edhe me hapat e hedhur nga shteti dhe qeveria shqiptare, do
te mundesohet levizja e plote e lire e shqiptareve ne Bashkimin Evropian. Me pas, gjithcka ka vijuar ne nje bashkebisedim te
lire, ku per rreth 60 minuta gazetaret Delija, Pepushaj dhe Bekteshi kane
shkembyer ide dhe mandime ne lidhje me temat me interesante te marredhenieve
ne mes dy vendeve, por edhe per zhvillimet aktuale. Ne fund te ketij raportimi, duhet vleresuar puna e
Konsullates ne vite per mundesite e krijuara per levizje ne BE per gazetaret
dhe punonjesit e medias ne pergjithesi. Pavaresisht rasteve te vecuara qe
mund te kene ndodhur duke krijuar veshtiresi, probleme por edhe refuzime te
vizave per gazetaret, me shume nga punonjes te rendomte te Konsullates se
Italise per te krijuar nje fryme konfliktuale ne mes gazetareve dhe
perfaqesise diplomatike, mund te pranojme jo pa kenaqesi qe gjate ketyre
rreth 9 viteve jete, Konsullata dhe konsujt italiane, kane merituar te gjitha
vleresimet e dhena nder vite. Me modesti, mund te vecojme edhe titujt e dhene
nga UGPV Albania, te cilet kane nje rendesi te posacme per vete ate cfare
personifikon kjo shoqate. E ne mbyllje, nuk mund te mos e permendim nje
postulat te lashte sa edhe vete jeta njerezore, qe vlen jo vetem per
diplomatet e gazetaret, por mbare njerezimin: kush punon- gabon! Edhe pse ne
kete rast, duket se nuk eshte shprehje shume domethenese pasi nuk evidentohen
gabime apo edhe ata qe kane vepruar gabim. Megjithate, postulatet jane te
perjetshme dhe nuk kane nevoje te vertetohen pasi i ka vertetuar vete pervoja
njerezore! Besi Bekteshi NE SHKODREN KU JETA
TKURRET E KRIMI FRYN PLANCIN Edhe Pushteti muroset si ROZAFA, por lė dy gjinj
jashtė Sheh Shkkodrėn sot dhe Legjenden e Kalasė Rozafa e
kthen nė kujtesė. Muri, ditėn ndėrtohej e natėn shkatėrrohej. Nuk mbante as
se si. Lypte murosjen pėr sė gjalli tė njėrės prej tre kunatave qė u ēonin
ēdo mesditė ushqim tre vėllezerve qė punonin kot. Rozafa, mbi trupin e sė
cilės u ngrit Kalaja, edhe Shkodra, la njė amanet; t`ja lėnė njėrin gji
jashtė, per ti dhėnė ushqim fėmijės... Kjo ka ngjarė 400 vjet para Krishtit.
Sheh Shkodrėn sot dhe kujton post shėmbjen e Murit tė Berlinit, (9 nėntor
1989), ku veēmas Europės Jug Lindore, nė Shqipėri, muri qė ndėrtohej
natėn (me takime tė fshehta) pėr ndertimin e demokracisė, shkatėrrohej ditėn.
Rėnia e murit tė komunizmit, ngulte themele domosdo, natyrshėm, nė murin e
demokracisė, kudo nė Lindje. Veē nė Shqipėri jo. Kėtu, tė gjithė duan tė kenė
merita, tė kontribuojnė nė formatin mė tė ēuditshėm. Kėtu, duam a s`duam, kėshtu ėshtė. Kur dikush shėmb, tė gjithė turren
tė shėmbin, kur dikush ndėrton, tė gjithė janė tė aftė tė ndėrtojnė, kur
dikush ka pushkė, tė gjithė duan pushkė, kur dikush vritet, tė gjithė
grumbullohen pėr ta parė, (veē policisė qė shkon tepėr vonė), kur dikush zė
banesė tė huaj, tė gjithė okupojnė godina tė tjetėrkuj, kur dikush bllokon
tokėn publike, tė gjithė marrin kanaēet e bojės dhe shkruajnė asht e xan,
kur njė ēoban bėhet kryekomunar, njė injorant deputet a njė mitingash
ministėr, edhe fshisatarėt, shitėsit e qofteve e trgtarucėt e xheleve duan tė
bėhen tė tillė,kur njė lavire kėrthizjashtė ka tė dashur njė deputet, tė
gjitha rrugaēet ashtu i duan bandillėt, Vip-a, pareli, gangsterė, kur dikush
vret, edhe tė tjerėt duan tė vrasin. Rrėmujė hesapi. Mungon ligji, mungon
morali. Muri i demokracisė pra nuk mban. Kėsi here jo nga misteri, prandaj
edhe nuk kishte efekt murosja e njė femre, si nė Kala. Se po tė ishte puna
pėr femra, kishte boll qė hynin pėrmes Malit tė Zi. Nė daē moldave, kineze,
ruse, bullgare, kosovare, rumune... Dikush mėndoi se mė e mira ėshtė mė e
lashta. Vijmė nga murosja e duhet tė murosim. Atėherė,Shkodra
murosi njė djalė tė ri, Pėllumb Pėllumbin, atė 16 qershor tė 1990-ės, tė
pushkatuar me gjakftohtėsi, pasi u kap duke ikur nė kufi, nga njė oficer
kafshė qė edhe sot bėn karrierė. Por sėrish muri s` po mbante. U deshėn
edhe murosje tė tjera. Kėto kanė ngjarė 19 vjet mė parė. Arsyeja e dashurisė
sė Rozafės pėr pasaardhėsit qė shkruan epoka e nderuan epoka, respektohet sot
e gjithė ditėn aty, nė Kala.Nuk e zhbėnė as luftrat, as ideologjitė, paēka se
pas 2400 vjetėsh u llafosėn paksa njė prift me njė hoxhė. Prifti betohet se
Rozafa ka qėnė katolike. Prifti thotė se duhet restauruar njė kishė aty, ku
pėrgjatė shekujve flisnin uratė mbrojtėsit e Shkodrės. Hoxha betohet se ca
stėrnipėr tė Rozafės zgjodhėn me dėshirė fe tjetėr dhe pasardhėsit e tyre
luftuan aty, bashkė e pa zėnka, si tre vėllezėrit qė patėn hedh konturet e
Kalasė. Mbrojtėn me heroizėm tė pashoq Shkodrėn. Aty luftonin dhe aty
luteshin, ndaj dhe duhet ngritur njė xhami. Por debati nuk ka zgjatur.Eshtė
sheshuar mė shpejt se hedh shtat njė pallat 9 katėsh mu nė qėndėr tė
Shkodrės, dhe ti thua: ėshtė fat qė nuk u zunė partitė, se Rozafėn do e
kishin ēuar nė varrezat tek Ura e Thive dhe Kalanė do e kishin bėrė para,
pastaj beton e hekur, pastaj prapė para, siē kanė vepruar me ish Pazarin e
Vjetėr, unikal nė gjithė Europėn, ku njė dry i vetėm mbyllte nė aksham 3000
dyqane e ēelte tė sabah 3000 biznese, vetėm me njė roje. Arsyeja e
dashurisėsė sė tė murosurve pėr liri e demokraci nė kėto pak vite pa luftra,
pa mistere, erdhi e mumjefikoi shumė e shumė, bėri hekur e beton figura jo tė
vdekura, por tė gjalla. Bėri monumente pushtetarėsh qė i nderojnė veē
pushtetarėt.Nė kėtė pikė fokusohet mėndimi, kur thua se ē`do u flasin brezave
qė vijnė, Mumjet qė nuk dinė tė flasin dy fjalė, pėrveēse tė vjedhin e tė
tallen me ata qė u kanė besuar verbėrisht votėn, qeverisjen, jetėn. Maskarai
bėn heroin kur del e shan tjetrin qė ka vjedhur pak mė shumė se ai. Maskarai
bėn tė moralshmin kur i rreh shpatullat tjetrit, ku sipas njė shprehjeje
amerikane, tregon mungesė serioziteti, duke zbehur dinjitetin. Rozafa
sakrifikoi pėr tė mbajtur Muri i Kalasė dhe shkoi nė jetėn tjetėr ashtu si
shkoi, se edhe tre vėllezėrit i rrahnin shpatullat njėri-tjetrit, por dy prej
tyre ia hollėn tė voglit brother. Kėta matrapazė trimosha punuan qė tė
mbajė ledhi i demokracisė dhe shijojnė pasuritė e popullit pa pasuri.
Respekt askund nuk kundrojnė. Figurativisht, janė murosur kudo ku ka para tė
madhe. Kaq lehtė e bėnė murosjen kėta pushtetarė, kėta burra gra, sa legjenda
tė duket prej hiēi. S`ia vlente qė ajo heroinė tė kish sot pas 2400 vjetėsh
pasardhės qelbėsira qė edhe me aparencėn nėpėr TV a fletushka gazetash, (ku
lavde u thurin veē ca gazetarucė qė herė bėjnė lajm e herė shesin qebap),
ta shpifin me injorancėn, sa thua, pse dreqin janė bashkėshtetas tanėt.
Rozafa do i jepte gji fėmijės, kishte ideal, 2400 vjet mė parė. Kėta u japin
para klaneve mafioze, me dy cicat jashtė. Gjinjtė e tyre janė kudo, nė
tenderat qė abuzohen me paratė e popullit; pallateve, hoteleve, karburanteve,
ndermarrjeve, bankave, nė toka plot llucė, nė ish ndermarrje shtetėrore e ish
objekte ushtarake, pse jo edhe nė ujė e nėn ujė, nė trafikun e drogės e
mishit tė bardhė, shpatina malesh, rrugica qytetesh e fshatrash, poshtė e
lart rrugėve nacionale, pse jo edhe nė Had, pasi vrasjet e bujshme nė Shkodėr
nuk janė zbuluar e dosjet e pronave e grabitjeve janė dyllosur nga
(ē)drejtėsia. Njerėzit
kanė frikė tė flasin Teksa udhėton nga Tirana nė Shkodėr dhe ndalon tek
njė pikė karburanti nė Krye Bushat, kujton ligjin qė thotė: Nė rrugė
nacionale largėsia mes pikave tė karburantit ėshtė jo mė e vogėl se pesė
kilometra, kurse nė qytet jo mė e vogėl se njė kilometėr. Atėher ti mat
kilometrazhin dhe numėron pikat gjigande tė furnizimit, me qėllim tė mirė tė
shkruash edhe ca fjalė tė mira. Por e ke tė pamundur. As nė supėrstradė, ku
kalojnė tė huajt qė monitorojnė dhe njerėzit e thjeshtė qė nuk kuptojnė se
ē`po djalloset, shtetarėt dhe mashtuesit, deputetėt dhe hajdutėt e
kriminelėt, nuk qėnka e thėnė tė mos jetė shkelur ligji, nga gishti i kėmbės
deri nė qime tė flokut. Nė 8 kilometėr e 900 metėr, numėron 11 pika
karburanti. Kush tė mos besojė, le ti numėrojė. Atėherė thua, po kanė tė
drejtė grosistėt e arit tė zi qė ēmimin e mbajnė mė tė lartin nė Botė, pasi
sa kohė tė mos u imponohet konkurenca nga shoqėria civile, kanė pėr tė
vjedhur sa tė duan, pasi shteti ėshtė mirė me qitape. Ndėrkombėtarėt lexojnė
ligjin. Ai ėshtė ok. Edhe ata janė mirė tė na asistojnė, bile sa mė gjatė. Po
po, figurativisht mund ta quash murosje.Mund tė thuash se, ndryshe nuk mban
Muri i Krimit. Ani pse fabula rrjedh nga legjenda, ėshtė aktuale kudo. Le
ti referohemi tashti njėrit nga gjyqet e famshme shqiptare, nė Shkodėr. Njė
italian humb njė qyq ku ka investuar 1 500 000 euro, dhe, ajo qė i fiton
paratė e tij, me qitapė, ėshte njė shqiptare qė kish punuar si emigrante nė
shtėpinė e tij, me rrogė, nja dy vjet. Dhe gjyqin e fiton vetėm se deklaron
se ka qėnė e dashura e tij, atje nė Itali. Jashtė mesazhit tė kėtij shkrimi,
dikush mund tė thotė se ē` fat do kishin laviret po tu ecte biznesi kėshtu? A
ka njė rast tjetėr tė ngjashėm nė Botė, etj. etj.?
Por nuk ėshtė ky objektivi, se do sillnim shėmbuj sheikėsh tė tredhur nė
tru qė kanė paguar pėr yje skenash deri nė 2 kg. flori, jo mė tepėr, se as
pėr sheikėt nuk kanė vlerė mė shumė djallushkat qetėsuese tė momenteve ē`ekulibruese
tė natyrės njerėzore. Tė paktėn KY ITALIAN, ose GJYKATESI I SHKODRES, tė
hynte nė librin e rekordeve GUINNESS. Njė avokat i mirė, qė pas lavazhit
gjyqėsor duhet tė jetė shtypi, mund t`u kujtojė gjyqtarėve, nėse vėndosin
kėshtu edhe shkallėt e tjera, se nė Romėn e Lashtė, kur ligjet shkeleshin nga
tė gjithė, atėherė Perandori, antiligjin e bėnte ligj. Se ē ėshtė ligji mė
tepėr se mbikqyrės i marėdhėnieve shoqėrore? Asgjė. Ndaj ndryshon, sipas
vėndeve, kulturave, zhvillimeve. Nė Amerikė sot janė tė ligjshme, tė shitura
nga dyqanet, pra nė duart e popullit, 200 000 000 armė zjarri. Pra, sido
qoftė ligji, kur respektohet, ie shoqėri e mirė, ke drejtim tė mirė e ligj tė
mirė. Por, nė Shqipėrinė qė pėrditė po ecėn me hapa garipi drejt BE-sė, mund ta
ngushėllosh veten kur mėndon se nė legjenden e Rozafės nuk funksiononte as
ligji i natyrės, as i njeriut, thjesht barbarizmi, si kudo nė Botė, ndėrsa
sot ende intelektualėt e vėrtetė nuk kanė gjetur veglat pėr tė hyrė nė
kėshtjellėn politike. Pra, sot qė themi atė qė shohim dhe ua themi atyre qė
synojnė integrim e u vret shpirtin 170 metėr rrugė nė mes tė Shkodrės dhe qė
nė dokumentat e tenderimit hidhet e zeza mbi tė bardhė sikur janė mbi 500
metėr rrugė, e paradoksalisht harxhohen rreth njė gjysėm miliardi para, i
sigurojmė se fabula nuk ėshtė legjendė, por fakt i gjallė. Janė taksat e tyre
dhe borxhet qė do paguajnė pasardhėsit. Nė qoftė se themi se pas njė shkrimi
nė kėtė gazetė ėshtė hequr tabela e parė, ku afati i pėrfundimit ishte 5
tetori dhe, ėshtė vėndosur njė stendė e bukur, me nja 150 000 000 lekė me pak
investime, nuk ke nevojė ta shtrydhėsh mėndjen pėr art. Art ėshtė krimi sot e
gjithė ditėn. Thjesht tabela mashtron kalimtarėt, siē tė gjithė mashtrojnė
njėri-tjetrin dhe u pėlqen. Ti pyet kush ėshtė biznesi mė i madh nė
Shkodėr. Tė gjithė biznesmenėt tė thonė se ėshtė Cotonella, gjigandi i
prodhimit tė veshjeve intime, (brekėve), nė Europė, (me qėndėr nė Shkodėr).
Ok. Nuk mund tė thuash se nuk troket nė dyert e Europės, duke veshur me brekė
europianėt qė lexojnė aty vėndin e origjinės. Po pėrtej kėtij shansi, ka zėra
se i blejnė mė shume rusėt, turqit, kinezėt, ata qė e njohin mirė Shqipėrinė.
Tė pėrmėndin edhe ndėrmarrje tė tjera prodhuese. Bukur, fort bukur. Ngrohesh
pak, sa njė kalimtar qė e zė nata jashtė dhe gjen njė zjarr bubulak tė
ēngathė duart, tė kėnaqet njė mbrėmje e tė ikė, pa merak as pėr ta kthyer
kokėn pas. Po ti qė Shqipėrinė e ke shtėpinė e tėnde, qė don ngohtėsi pėr
gjithherė, qė nuk do flakė pėr tu ēngathur, por dru qė bėjnė prush, ē`
fjalė do thuash? Pra, fjala ėshtė, sa tė integrojnė bizneset, sa tė ardhura
pėrfiton shteti, sa njerėz punėsohen e sa para qarkullohen, sa paguhen
punonjėsit, si mbahen kompanitė, a kanė tė kaluar kriminale e ekonomi
informale, sa janė tė besueshme? Nė Shqipėri gjen biznese qė nuk u dihet as
fillimi, qė nuk dihet si kanė blerė teritoret, qė edhe kanė shpallur
falimentin e pas ca kohėsh rihapur sėrish aktivitetin, duke vjedhur arkėn e
shtetit. Shumė herė edhe kryeministri Berisha ėshtė ndalur nė kėto pika. Ja,
si flitet se ka hedhur shtat njė biznes.Nja nėntė vjet mė parė, njė shqiptar
duke shetitur rrugėve tė italisė, zė shok njė barbon. Meqė punėt kėtij i
kishin ecur mė mirė, barbonit i bleu ca rroba, i dha ushqim tė ngopė plėncin
dhe mė pas i propozoi: Hajde nė Shqipėri, tė punėsoj si kuxhinir, do hash, do
fleshė dhe do vishesh. Ai barboni thonė se erdhi. Ua mori dorėn makaronave,
mezeve e gjellėrave italiane. Tė gjithė hanin e pinin aty, vėē italianė jo.
Biznesi aty nisi, barboni arriti edhe tė presė ministra, deri njė ditė qė ky
buri nuk mundi t`i paguante as hotelin. Barboni shkoi prapė barbon nė Itali.
Ky burri u bė i pasur, u lidh me italianė prej vėrteti. Gjen gjithfarė
historishė kėndej. Por, historia na ka mėsuar se tregtarėt e drogės, tė
njerėzve, tė mallrave, tė tokės publike, tė fshehjes sė huadhėnieve e
huamarrjeve jashtė sportivitetit tė bursave edhe duke luajtur bixhoz nė
treg tė zi, kriminelėt e njerėzimit, kanė ecur me mashtrime, kanė ngritur
pėrgjatė shekujve Botėn, por paratė u janė marrė njė ditė... Thjeshtė,
pasuria ka shkuar tek i zoti, tek populli, por kėtu askush nuk flet. -Maskarenjtė , mafiozėt, mund tė pushkatojnė nė Livadhe ose
tė hedhin kė tė duan nė Bunė, -shprehet njė zė qė flet me kusht pėr tė mos i
publikuar emrin. PS-ja e Shkodrės punon nėn udhėheqjen e PD-sė Ka njė pikė fillimi gjithēka. Njė pikė fillimi dhe
njė mbarimi ka edhe jeta e njeriut. Tek mbarimi mbaron. Por e keqja ėshtė kur
mbarimi vjen sė gjalli, kur palaēoja qė ėshtė veēse kufomė, prapė nuk i kthen
paratė. Nė kėtė rast ka edhe pėrpjekje ekzistenciale pėr jetesė, edhe bark
derra, edhe vrasje. Sidomos vrasje shprese. Kur vdes shpresa, tė gjallėt
marrin vetėm frymė pa lejen e bosėve. Nuk i pyet kush, nuk janė tė zotėt
pėr asgjė. Mė e shumta qė mund tė bėjnė, ėshtė tė kėrkojnė mėshirė sa tek
Zoti, sa tek krimineli. I fundit shpeshherė u fal lėmoshė, si bamirės,
veēmas nė kohė fushatash elektorale. Fakt ėshtė se sipas publikimeve tė
ndėrkombėtareve, 90 pėr qind e shqiptarėve jetojnė nė kushte mbijetese dhe
pasuria ėshtė nė duart e 10 pėr qindėshit. Fakt ėshtė se nė 11 muaj janė
riatdhesuar 78 100 shqiptarė qė kėrkonin rrugėve pa rrugė tė perėndimit jetė
mė tė mirė. Dhe tė gjithė janė tė trafikuar. Themi kėshtu, pasi kanė paguar
para me borxhe pėr tė gjetur njė mundėsi kalimi kufiri. Nė kėtė rast jeta
kushton sa njė vizė, sa njė copė tokė, mė pak se njė skaf, mė pak se biznesi
kriminal i njė halabaku. Po opozita ku ėshtė? Nė Shkodėr nuk ka aspak PS. Ajo
nuk ekziston. Pak se ka vetėm shterpėsi intelektuale dhe shumė se ecėn nėn
drejtimin e PD-sė. Drejtuesit e PS-sė sot edhe nė daēin, as dinė, as mund tė
flasin, as kanė kuj i flasin. Shtresave qė shohin prej tyre kurrsesi, se ka
vajtur puna e opozitės si nė pėrrallė, ku Djalli vete e pjek misra me Pėrbindėshin,
e pasi fryjnė xhabėn bashkė, fillojnė tė prezantohen. -Si e kishe emrin mik,
pyet Pėrbindėshi. Dreq... Po ti si quhesh? -Emri im ėshtė Un, dhe, nė ēast
kur i pa edhe kėmbet mrapsht, e qėllon me kėrcu zjarri. Mbarova, u dogja,
bėrtiste djalli duke vrapuar. E dėgjuan djajtė e tjerė dhe u nisėn nė ndihmė
duke e pyetur nga larg. Kush tė dogji? -Unė, unė. Kaq e pat. Nuk e ndihmuan
shokėt. Kėshtu edhe PS-ja e Shkodrės ka ngrėnė, ka fryrė plėncin, e pasi i
rrahin prijėsin, i marrin edhe makinėn, bėrtet, nxjerr kushtrimin. Kush ma
qorroi partinė, klithi Rama?. Prokuroria bėri
arrestime dhe kur e pyetėn, tha: Unė, unė. Dhe vėrtet ishin tė vetėt,
socialistėt. Tashmė le tė thonė ē`farė tė duan. Nuk u beson askush. Jo vetėm
se PS-ja nuk ka asnjė personalitet, jo vetėm se qė nė kohėn qė drejtonte Ndue
Doda kanė ecur prapakthehu, por edhe se PD-ja i ka futur nė trastėn e vet
dhe belbėzojnė vetėm kur i urdhėron ajo. Socialistėt bėjnė sikur kanė ide e
programe, por e vėrteta nuk ėshtė ashtu. Ditėt e fundit nė panelin e
kryesocialistit Edi Rama nė Shkodėr, ku dha receta si ndėrtohet shteti, si
njerėzit do jenė tė barabartė para ligjit, si do prodhojmė e ndėrtojmė kur
ata tė vijnė nė pushtet, a e patė kė kishte nė krah? Kishte tre figura tė
njohura tė PS-sė. Njė Namik, njė Mimozė, njė Meri. Nė aparencė bukur fort. Po
edhe sipėrfaqėsisht, mashtrimi del nė sipėrfaqe. I pari, ky Namiku, ish
kandidat pėr kryebashkiak pėrballė Lorenc Lukės nė zgjedhjet e pushtetit
vėndor tė 18 shkurtit 2007, duket se humbi dhe nuk humbi. Thua nuk humbi, kur
mėndon se paratė e qeverisjes sė djathtė, mund tė pėrfitohen me pak marifet
edhe majtas. Na duket se tenderin e rrugės Nazmi Kryeziu, njė objekt qė
ėshtė bėrė dhjetėra herė objekt debatesh edhe nė parlament tė qytetit, e ka dikush
afėr tij, thjesht i vėllai! Eshtė apo jo e vėrtetė? Po e dyta nė krah tė
Ramės kush ėshtė? Ne na ngjan se pikėrisht e shoqja e atij burrit qė po
zbaton projektin, tenderin mė tė madh nė tėrė historinė e qytetit, atė tė
ndertimit tė unazės dhe qė ka vite qė i ka kaluar afati i pėrfundimit! Eshtė
apo jo e vėrtetė? Mirė e dyta, po e treta? Kjo, thjesht punon afėr PD-sė. Aty
nė Parlamentin shqiptar ka nje post shumė tė rėndėsishėm dhe merr rrogėn. Nė
anėn tjetėr bėn opozitė, krah pėr krah me Edin! Eshtė kėshtu apo jo? Pra,
mirė me zotin e mirė me djallin. Kjo ėshtė KALAJA e jetės politike e
ekonomike nė Shkodėr. Jo vetėm nuk ka pishtar nė dorė opozita, por as rrugė
tė ecė. E pra, ashtu siē punonin bashkė tre vėllezėrit pėr ndėrtimin e
Kaslasė sė Shkodrės 2400 vjet mė parė, edhe kėta monstra punojnė bashkė pėr
ndertimin e Kaslasė sė Krimit. Sokol Pepushaj Bota ka nevojė tė
mbrojė integritetin dhe jetueshmėrinė e Planetit Nga AL GORE Zgjedhja frymėzuese dhe transformuese e popullit
amerikan pėr tė zgjedhur Barak Obamėn si Presidentin tonė tė 44-t vė bazėn
pėr njė tjetėr zgjedhje tė vėshtirė qė ai dhe ne duhet tė bėjmė kėtė
janar pėr tė filluar njė shpėtim urgjent tė civilizimit njerėzor nga rreziku
i afėrt dhe gjithnjė e mė i madh qė paraqet kriza e klimės. Ripohimi
elektrizues i deklaratės revolucionare tė Amerikės, se tė gjithė qėniet
njerėzore kanė lindur tė barabartė, vendos platformėn pėr rilindjen e
lidershipit amerikan nė njė botė qė ka nevojė tė dėshpėruar pėr tė mbrojtur
dhuratėn kryesore tė saj: integritetin dhe jetueshmėrinė e planetit. Autoriteti botėror mbi krizėn e klimės, Paneli
Ndėrqeveritar pėr Ndryshimet Klimaterike, pas njė studimi tė detajuar 20
vjeēar dhe katėr raporteve unanime, tani thotė se prova ėshtė e qartė.
Atyre tė cilėt akoma pėrpiqen tė largojnė alarmet gjithnjė e mė shumė
urgjente nga shkenctarėt nė tė gjithė botėn, tė injorojnė shkrirjen e
mbulesės sė akullt tė Polit tė Veriut dhe tė gjitha paralajmėrimet e tjera
apokaliptike nga vetė planeti, dhe qė tė kthejnė mė shumė sytė pėr tiu
referuar kėtij kėrcėnimi vėrtet ekzistencial pėr tė ardhmen e races
njerėzore, ju lutem zgjohuni. Fėmijėt dhe nipėrit tanė kanė nevojė qė ju tė
pranoni tė vėrtetėn, pėrpara se tė jetė shumė vonė. Kėtu ka lajme tė mira: Hapat e guximshme qė janė tė
nevojshėm pėr tė zgjidhur krizėn klimaterike janė pikėrisht tė njėjtat hapa
qė duhet tė merren pėr tė zgjidhur krizėn ekonomike dhe krizėn e sigurimit tė
energjisė. Ekonomistėt e tė gjithė spektrit janė nė njė mėndje
se investimet e shpejta nė njė iniciativė pune intensive nė infrastructure
ėshtė mėnyra mė e mire pėr tė rigjallėruar ekonominė amerikane nė njė mėnyrė
tė shpejtė dhe tė qėndrueshme. Shumė prej tyre janė gjithashtu dakort se
ekonomia jonė do tė bjerė akoma mė poshtė nėse ne do tė vazhdojmė tė
shpenzojmė miliarda USD pėr naftėn e huaj. Pėr mė tepėr, ekspertėt e sigurisė
kombėtare nė tė dyja partite bien dakort se ne pėrballemi me njė dobėsi tė
rrezikshme strategjike nėse bota do tė humbasė papritmas aksesin nė naftėn e
Lindjes sė Mesme. Tridhjetė e pesė vjet mė pare si java qė shkoi,
Presidenti Riēard Nikson krijoi Projektin e Pavarėsisė, i cili vendoste njė
objektiv kombėtar qė, brėnda shtatė viteve, SHBA duhej tė zhvillonin
potencialin pėr tė plotėsuar nevojat e tyre energjitike pa u varur nga
ndonjė burim energjitik i huaj. Deklarata e tij erdhi tre javė pasi
embargoja arabe tė naftės i kishte ngritur nė qiell ēmimet dhe i kishte hapur
sytė Amerikės ndaj rreziqeve tė vartėsisė nga nafta e huaj. Dhe kjo erdhi
vetėm tre vjet pasi prodhimi i brendshėm amerikan i naftės kishte arritur
kulmin. Nė atė kohė, SHBA importonin mė pak se 1/3 e naftės
sė tyre nga vendet e huaja. Akoma sot, pasi tė gjashtė presidentėt qė pasuan
Niksonin pėrsėritėn disa versione tė objektivit tė tij, vartėsia jonė ėshtė
dyfishuar nga 1/3 nė afėr 2/3 dhe shumė njerėz janė tė mendimit se prodhimi
botėror i naftės ėshtė nė pikun mė tė lartė ose afėr tij. Disa akoma e shikojnė kėtė si njė problem tė
prodhimit tė brendshėm. Nėse ne mund tė rrisim vetėm prodhimin e naftės dhe
qymyrit nė vendin tone, argumentojnė ata, ne nuk do tė kishim qenė tė varur
nga importet. Disa kanė dale me mėnyra akoma edhe mė tė pista dhe mė tė
shtrenjta pėr tė nxjerrė tė njėjtin karburant tė vjetėr, si qymyr i
lėngėzuar, naftė argjilore dhe teknologjinė e qymyrit tė pastėr. Por nė ēdo rast, burimet pėr tė cilat fliten janė
shumė mė tė shtrenjta ose mė ndotėse, ose, nė rastin e qymyrit tė pastėr,
shumė imagjinare pėr tė bėrė njė ndryshim si nė mbrojtjen e sigurisė tone
kombėtare ashtu edhe nė klimėn globale. Nėse industria e qymyrit mund tė
provojė mbi kėtė premtim, atėherė unė jam i gjithi pėr kėtė. Por derisa tė
vijė ajo ditė, ne thjesht nuk kemi asnjė strategji mė tė madhe bazė pėr
mbijetesėn njerėzore mbi njė iluzion cinik dhe egoist. Kjo ėshtė ajo qė ne mund tė bėjmė tani: Ne mund tė
bėjmė njė investim tė menjėhershėm dhe tė madh pėr ti vėnė njerėzit nė punė
duke zėvendėsuar teknologjitė e energjisė tė shekullit 19-tė, tė cilat varen
nga karburantet e rrezikshme dhe tė shtrenjta me bazė karboni me teknologjitė
e shekullit 21-tė qė pėrdorin karburant i cili ėshtė i lire pėrgjithmonė:
diellin, erėn dhe nxehtėsinė natyrore tė tokės. Ajo qė vjen pas ėshtė njė plan prej pesė pjesėsh pėr
tė riforcuar Amerikėn me njė angazhim pėr tė prodhuar 100% tė elektricitetit
tone nga burimet pa-karbon brėnda 10 vjetėve. Sė pari, presidenti i ri dhe Kongresi i ri duhet tė
ofrojnė stimuj nė shkallė tė gjerė pėr investime pėr ndėrtimin e impianteve
termike diellorė tė pėrqėndruar nė shkretėrirat e jugperėndimit, impianteve
pėr prodhimin e energjisė nga era nė korridorin qė shtrihet nga Teksasi nė
Dakotat dhe impiante tė pėrparuara nė pikat mė tė nxehta gjeotermike tė cilėn
mund tė prodhojnė sasi tė madhe energjie. Sė dyti, ne duhet tė fillojmė planifikimin dhe
ndėrtimin e njė rrjeti tė fortė dhe tė unifikuar kombėtar energjetik pėr
transportimin e energjisė elektrike tė rinovueshme nga vendet rurale ku ajo
prodhohet nė pjesėn mė tė madhe drejt qyteteve ku ajo konsumohet mė shumė.
Kostoja e kėtij rrjeti modern 400 miliard USD nė 10 vjet zbehet po tė
krahasohet me humbjet vjetore tp biznesit amerikan prej 120 miliard USD pėr
shkak tė avarive tė njėpasnjėshme tė cilat janė tipike pėr linjat tona
aktuale energjitike tė ballkanizuara dhe tė vjetėruara. Sė treti, ne duhet tė ndihmojmė industrinė e
automobilave tė Amerikės (jovetėm Tre tė Mėdhenjtė, por kompanitė e
sapolindura inovative) pėr tu shndėrruar me shpejtėsi hibridet qė vihen nė
prize tė cilat mund tė funksionojnė mbi energjinė e rinovueshme e cila do tė
jetė e disponueshme ashtu si pjesa tjetėr e kėtij plani tė menduar mire. Nė
ndėrthurje me rrjetin e unifikuar, njė flotė kombėtare e hibrideve qė vihen
nė prize do tė ndihmonte pėr tė zgjidhur problemin e magazinimit tė energjisė
elektrike. Me kėtė lloj rrjeti, makinat mund tė jenė karrikuar
larg orėve tė pikut tė energjisė duke u pėrdorur gjatė orėve tė pikut, kur
mė pak makina janė nė rrugė, ato mund tė kontribuojnė me elektricitetin e
tyre duke e kthyer sėrisht nė rrjetin energjitik kombėtar. Sė katėrti, ne duhet tė ndėrmarrim njė pėrpjekje
kombėtare pėr tė adoptuar ndėrtesat me izolim mė tė mire dhe dritare efiēente
ndaj energjisė dhe dritės. Kjo iniciativė duhet tė jetė shoqėruar me
propozimin nė Kongres pėr tė ndihmuar amerikanėt tė cilės janė ngarkuar nga
hipotekat qė tejkalojnė vlerėn e shtėpive tė tyre. Sė pesti, SHBA duhet tė udhėheqin nė rrugėn pėr tė
vendosur njė ēmim mbi qymyrin kėtu nė shtėpi, dhe duke drejtuar pėrpjekjet
botėrore pėr tė zėvendėsuar Traktatin e Kiotos vitin e ardhshėm nė Kopenhagė
me njė Traktat shumė mė efektiv qė mbulon emetimet globale tė gazit karbonik
dhe inkurajon vendet tė investojnė sė bashku nė mėnyra efekase pėr tė
reduktuar me shpejtėsi ngrohjen globale nga ndotja, duke pėrfshirė reduktimin
e menjėhershėm tė shpyllėzimit. Sigurisht, mėnyra mė e mirė pėr tė siguruar njė
marrėveshje globale pėr tė ruajtur tė ardhmen tone ėshtė duke rivendosur SHBA
si vendin me autoritetin moral dhe politik pėr tė drejtuar botėn drejt njė
zgjidhjeje. Duke pare pėrpara, unė kam njė shpresė tė madhe se
ne do tė kemi kurajon pėr tė pėrqafuar ndryshimet e nevojshme pėr tė shpėtuar
ekonominė tone, planetin tone dhe nė fund tė fundit veten tone. Nė njė epokė transformuese mė tė hershme,
Presidentin Xhon F. Kenedi sfidoi vendin tone pėr tė zbarkuar njė njeri nė
hėnė brėnda dhjetė vjetėve. Tetė vjet e dy muaj mė vonė, Neil Armstrong
vendosi kėmbėn mbi sipėrfaqen e hėnės. Mosha mesatare e inxhinierėve tė
sistemeve qė brohoritėn pėr Apollo 11 nga qėndra e kontrollit tė Hjustonit
atė ditė ishte 26 vjeē. Ēka do tė thotė se mosha e tyre mesatare kur Kenedi
njoftoi sfidėn ishte 18 vjeē. Ky vit ka parė
nė mėnyrė tė ngjashme rilindjen e tė rinjve amerikanė, entuziazmi i tė cilėve
elektrizoi fushatėn elektorale tė Barak Obamės. Nuk ka asnjė dyshim se i
njėjti grup energjik rinor do tė luaj njė rol esencial nė kėtė project pėr tė
siguruar tė ardhmen e vendit tonė, duke kthyer edhe njėherė objektivat nė
dukej tė pamundura nė njė sukses frymėzues. Rruga Shkodėr Hani i
Hotit nė vitet 1916 1918 u ndėrtua nga pushtuesit Austrohungarezė Ndue Baca Shumė pak njerėzve nga Malėsia e Madhe e mė gjėrė
mund tu shkojė nė mendje se rruga nacionale qė pėrshkon tėrė gjatėsinė e
Malėsisė (fushore), dhe e lidh me pjesėn tjetėr tė Europės nė rrugė tokėsore,
me emrin e njohur RRUGA SHKODĖR HANI I HOTIT ka njė moshė relativisht tė re
qė ende nuk e ka mbushur njė shekull nga ndėrtimi i saj. Kjo rrugė filloi tė
ndėrtohet nė aksin rrugor qė ėshtė sot vetėm nė ditėt e fundit tė nėndorit tė
vitit 1916 dhe pėrfundoi nė fillim tė vitit 1918 nga ushtria Austrohungareze.
Pėrpara se tė fillojmė me njė histori tė shkurtėr tė ndėrtimit tė kėsaj rruge
menduam tė sqarojmė se Shkodra me Malėsinė e Madhe lidhej me troje tė tjera
shqiptare, malazeze dhe pėr mė tej Europėn
me dy Rrugė tė vjetra, (ndoshta mijėra vjeēare), ku kėto rrugė
kalonin, e para nė afėrsi tė Liqenit tė Shkodrės (nėn Koplikun e sotėm),
Kalldrun, nėpėr fshatrat e Buzės sė Ujit, Kosan e nė Han tė Hotit, gjithashtu
rruga e dytė kalonte nė afėrsi tė Maleve dhe Kodrave tė Malsisė Madhe (nėpėr
Grizhėn e sotme) nėn Koplik tė Sipėrm (te Pusat e Mollės) e vazhdonte rrėzė
qytezės mijėra vjeēare tė Marshenjit, nėpėr Jeran, Goraj, Budish, Kastrat e
pėrfundonte Rapsh. Por kjo rrugė kishte njė degė nė Vukpalaj qė lidhej me
Hanin e Hotit, dhe ky degėzim bashkohej me atė qė vinte nė afėrsi tė Liqenit
tė Shkodrės. Shenjat konkrete tė kėtyre dy rrugėve, madje edhe
udhėtime primitive (me kėmbė, mushq e qerre) kanė vazhduar deri vonė, rreth
vitit 1966, ku pėr arsye tė sistemimit tė tokave nga Kooperativat bujqėsore u
punuan kėto dy rrugė, (edhe pse qė nė vitin 1918 ishte ndėrtuar rruga
kryesore Shkodėr Hani i Hotit). Historia e ndėrtimit tė rrugės sė sotme
Shkodėr Hani i Hotit, siē shkruam mė sipėr filloi nė ditėt e fundit tė
nėndorit tė vitit 1916 me njė urdhėr tė Komandės Ushtarake tė Ushtrisė
Austrohungareze tė instaluar nė Shkodėr (sigurisht urdhėri ishte marrė nga
Vjena). Sipas njė shkrimi interesant tė ushtarakut tė lartė shqiptar, Ramiz
Ficorri, ish drejtor i xhenjos nė Ministrinė e Mbrojtjes, botuar nė gazetat
Shekulli tė datave 16 dhe 17 maj 2007, me titull HISTORIA E RRUGĖVE
SHQIPTARE, ndėr tė tjera lexojmė: Nė urdhėrin e lėshuar sipas dekumenteve
arkivore tė kohės, rrugėt do tė ndėrtohen nga forca ushtarake, robėr dhe
puntorė vendas me pagesė. Nė kėtė kohė niėn dhe u ndėrtuan rrugėt ... nė mes
tė tjerave (shėnim N.B.) edhe rrugėt Shkodėr Bushat dhe SHKODĖR HANI I
HOTIT. Ne pėr ndėrtimin e kėsaj rruge (Shkodėr Hani i
Hotit) pėrveē dekumentave qė disponojmė, menduam tė citojmė edhe ushtarakun e
lartė nė fjalė, pasi ka pasur mundėsi tė zotėrojė e lexojė dekumentet qė
trashėgonte arshiva e Ministrisė sė Mbrojtjes, dhe arshiva tjetėr e shtetit
shqiptar qė kishte tė bėnte me problemet ushtarake, pasi ishte ushtria
Austrohungareze ajo qė i ndėrtoi rrugėt. Gjithashtu nga tė parėt tanė kemi
shumė dėshmi gojore tė marrura direkt dhe trashėguara nga ata burra malsorė
qė kanė punuar nė ndėrtimin e rrugės nacionale Shkodėr Hani i Hotit, nėn urdhėrat
e komandantėve ushtarakė austrohungarezė, ku tė gjithė ata burra qė kishin
punuar nė hapjen e rrugės ishin paguar me njė sasi parash tė konsiderueshme
pėr kohėn. Ėshtė interesant se pėrveē punės me pagesė tė dekumentuar, nga tė
parėt tanė mėsojmė se nė ditė tė veēanta ėshtė punuar edhe falė, pra pa
pagesė, pasi kėshtu mendonin tė parėt tanė se i kontribuonin njė vepre qė u
shėrbente atyre dhe jo investuesve pushtues austrohungarezė, tė cilėt njė
ditė do tė iknin, dhe rruga do tė mbeste nė interes tė malsorėve, shkodranėve
e mė gjėrė. Rruga fillimisht u ndėrtua me kalldrėm nė gjėrėsinė
6 metra, pra me pėrmasat e nevojshme pėr tė udhėtuar me mjetet e kohės.
Gjatėsia e rrugės Shkodėr Hani i Hotit kur pėrfundoi u tha se ishte 35 km
dhe 473 m e gjatė. Nė gjatėsinė e kėsaj rruge u ndėrtuan shumė vepra arti, ku
ndėr mė tė rėndėsishmet ishin: 1. Ura e Vrakės, sot kjo urė ėshtė shkatėrruar, por
pranė saj ėshtė ndėrtuar njė tjetėr. 2. Ura e Rrjollit (nė fshatin Grizhė), ėshtė njė
ndėr Urat mė moderne pėr kohėn dhe e rikonstruktuar nė vitin 2004. 3. Ura e Banushit (nė fshatin Palvar). Kjo urė
ekziston edhe sot dhe ėshtė mjaft funksionale, ku ndonjė rikonstruksion i
vogėl nuk i ka ndryshuar shumė nga origjinali i ndėrtimit. 4. Ura e Prronit tė Thatė (nė afėrsi tė fshatit
Pjetroshan), ėshtė njė urė interesante pėr nga mėnyra e ndėrtimit dhe
funksionit. Ndėr vite ka pasur nevojė pėr disa rikonstruksione tė vogla, tė
cilat nuk i kanė prishur origjinalitetin. 5. Ura e Vukpalajve, ėshtė njė ndėr urat mė tė bukura
dhe me vlera pėr krejt rrugėn Shkodėr Hani i Hotit. Edhe kjo urė ndėr vite
ka pasur nevoja pėr rikonstruksione, por pa i humbur asgjė nga vlerat e saj
si Monument kulture tė shpallur prej shumė vitesh. Duke pasur
parasysh gjithė rėndėsinė ekonomike, strategjike, politike e mbi tė gjitha
civilizuese e kulturore tė rrugės nacionale Shkodėr Hani i Hotit, si
arteria apo mė saktė rruga kryesore qė lidh nė rrugė tokėsore Malėsinė e
Madhe, Shkodrėn e mė gjėrė me pjesėn tjetėr tė Europės, si dhe duke e vlerėsuar
si njė ndėr rrugėt moderne pėr kohėn nė gjithė Shqipėrinė, me perspektivė
rikonstruksionin e plotė pėr ta ēuar nė parametrat qė kėrkon koha, sė bashku
me veprat e saj tė artit (urat) vlen tė shpallet si Monument Kulture. Duke u
bazuar tek autori i sipėrcituar nė gazetėn Shekulli (Ramiz Fiēorri) ne nuk
mund tė harrojmė se deri nė vitin 1912, qė ishim tė pushtuar nga perandoria
Otomane (prej shekujsh) kishim nė tė gjithė Shqipėrinė vetėm 160 km rrugė tė
hapura pėr qerre siē thuhej atėherė, ndėrsa pushtuesit austrohungarez pėr
rreth tre vite ndėrtuan jo pak, por rreth 1100 km rrugė (dhe rrugė dekovili)
gjithsej, ku njė ndėr kėto rrugė ishte edhe ajo qė sot ne e njohim me emrin
rruga nacionale SHKODĖR HANI I HOTIT, apo ARTERIA KRYESORE QĖ LIDH Shkodrėn,
Malėsinė e Madhe e mė gjėrė me Europėn. Minoritetet
diskriminohen Mora shkak pėr kėtė artikull mbi harmoninė qė
ekziston nė Shkodėr, midis komuniteteve tė ndryshme qė jetojnė tek ne. Nė
vazhdėn e tolerancės fetare, harmonisė mes pakicave jo shqiptare dhe
shqiptare qė po trumbetohet me tė madhe nga mediat si vizive ashtu edhe ato
tė shkruara gjoja tė pavarura nga shteti Shqiptar, po edhe nga politika si e
majtė, ashtu edhe e djathtė. Po flitet me tė madhe edhe pėr tė drejtat e
jashtėzakonshme qė gėzojnė nė Shqipėri etnitė dhe minoritetet. Kjo kartė kaq
e pėrfolur dhe kaq e ndjeshme qė tė gjitha qeveritė e mbajnė nė dorė dhe e
pėrdorin sa herė u nevojitet kudo nėpėr zyrat e vendeve tė Europės. Por
realiteti qėndron krejt ndryshe, duke ju pėrshtatur si qeverive si tė majta,
ashtu edhe tė djathta, sa herė janė nė pushtet politikanėt detyrohen tė
mbyllin sytė para padrejtėsive qė ju bėhen kėtyre komuniteteve nė kėmbim tė
interesave personale. Kjo gjėndje bėhet edhe mė e padurueshme, sidomos nė
rast konfliktesh partiake, apo nė raste zgjedhjesh ku kėta individė, persona
qė i pėrkasin kėtyre komuniteteve pėrbuzen, keqtrajtohen ose hidhen nė rrugė
nga elementė tė partive nė pushtet qė pėrdorin gjitha format pėr tė detyruar
tė punojnė pėr to, paguajnė pėr to, e sidomos kur nuk i pėrgjigjen ato
ballafaqohen me forma nga mė tė ndryshmet presione, ato shkojnė deri nė
gjobvėnie, kėrcėnime pėr mbyllje aktiviteti, prishje tė qėllimshme tė
biznesit, dhe kur nuk e arrijnė qėllimin me kėto forma ato shkojnė edhe me
kėrcėnim deri pėr vrasje apo rrėmbim personi. Kėto komunitete duke qenė edhe
me kėrcėnim deri pėr vrasje ose rrėmbim personi. Kėto komunitete duke qenė
edhe nė minorancė siē ėshtė ai i serbo-malazez e boshnjakė qė jetojnė nė
Shkodėr janė munduar tė integrohen nė jetėn e tyre qė kanė dhėnė shembuj tė
bashkėpunimit, tė tolerancės duke u munduar qė tė ruajnė identitetin e tyre
tė cilin realisht janė duke ja nėpėrkėmbur sidomos pas situatave tė
pakėndshme qė u krijuan gjatė luftės nė Kosovė dhe rritjes sė influencės kosovare
nė Shqipėri. Ky komunitet e ndjeu mė shumė se kushdo tjetėr kėtė realitet.
Ato megjithėse u integruan nė njė shoqatė e cila u quajt Rozafa Moraca
(1944). Keqtrajtimet ishin nga mė tė ndryshmet, qė sigurisht vinin nga
politika e dy kampeve, si asaj socialiste, po ashtu edhe asaj demokratike me
aktivistėt e tyre ekstremistė sa herė qė vinin partitė e tyre nė pushtet si,
largimi nga puna, shkelja e tė drejtave njerzore, keqtrajtimi me fyerje, si
(ik shkja), (serb) maxhyp, ik nė Serbi, ik nė vend tan, ēa don kėtu, kėto
ishin si tė thuash argumentet qė ky komunitet tė ishte sa mė i pėrbuzur. Kanė
arritur deri aty saqė edhe vizitat mjekėsore filluan ti bėnin nė Malin e Zi,
se kėtu nuk i pėrfillnin. Shumė familje tė njohura (podgoriēane) siē njihen nė
Shkodėr, si Halluni (Hallunoviē), Pepa (Pepiē), Ceraj (Ceric), Hebovija
(Heboviē), Gogovi (Gogoviē), Buljaj (Buljiē), Leka (Lekiē), Bebeziē Tuzi
Mandija (Mandiē), Ademovi (Ademoviē), Hadjagiē Mustagrudiē, Salagiē, Piraniē,
Bashli (Beshliē) etj. Pėrjetuan nė mėnyra tė ndryshme
persekutimin demokratik, Nipit tė Hallunoviēve, Bajramit nuk ju dha e drejta
pėr tė punuar nė arsim megjithėse kishte mjaft eksperiencė nė punė, djalit tė
vetėm tė Bajram Gogovit (Gogoviē), Mirsadit ju hoq e drejta e studimit tek ne
dhe u detyrua tė shkojė tė vazhdojė ato nė Malin e Zi, nga strukturat
politike dhe nga drejtimi i njė ndėrmarrjeje ujėsjellėsi nė fshat u largua me
kėrcėnim Hamdi Salagiēi (Salagiēi), detyruan tė largohej nga vendi edhe
familjen e profesorit Remzi Mandisė (Mandiē), inxhinierit tė talentuar Ali
Mustagrudiē. Po ashtu dėmtime tė mėdha pati edhe familja e Agim Hebovisė
(Heboviē) jo vetėm qė i mbyllėn biznesin si guzhinė Fast Food, po pėr arsye
se nuk ndihmoj nė manipulimin e votave, strukturat partiake tė PDK e cila
ishte aleate me pushtetin, nė zgjedhjet e 2005 ai u kėrcėnua vazhdimisht
seriozisht, me forma nga mė tė ndryshme, deri qė nė maj 2008 atij ia rrėnuan
edhe biznesin e tij privat nė Velipojė me njė argument absurd. Atė e
lajmėruan nė mėnyrė anonime qė tė hiqte dorė nga ankimimi nė organet
kompetente se pėrndryshe do e pėsonte. Fyerjet mė tė ndyra i ka pėrjetuar e
gjithė familja, sa arriti nė njė konflikt fizik me njė oficer policie qė
kishte marrė pjesė nė dėmtimin e biznesit tė tij nė Velipojė. I veshur civil
dhe me emrin Erzen Lika, me origjinė tropojane e kosovare, i cili edhe e
kėrcėnoi se do ta zhdukte me gjithė familjen nėse nuk mbyllte gojėn, ai
arriti deri aty sa edhe i dėrgoi fjalė se kemi me ra edhe ngjak. Z. Agim ka
tentuar tė bėjė denoncim nė organet kompetente, por ndodhi ajo qė nuk pritej,
njė ngjarje e turpshme pėr gjithė ne. Me datėn 16.12.2008 rreth orės 12, 12 e
gjysmė, ėshtė tentuar ti marrin djalin e vogėl 5 vjeē gjatė rrugės nga
kopshti pėr nė shtėpi, i cili ishte i shoqėruar nga djali i madh, nė
tentativė pėr ta rrėmbyer. Djalin e madh e kanė goditur nė mėnyrė tė
befasishme dhe e kanė nė tokė pa ndjenja. Ai nuk e ka besuar se ēpo ndodh
dhe kur ėshtė pėrmendur nuk e ka ditur se ēka ndodh, por njė kalimtar i
rastit qė ka parė gjithė skenėn ka ndihmuar qė tragjedia tė mos ndodhė. Tė
traumatizuar familja edhe nga telefonatat anonime kėrcėnuese, z. Hebovija
ėshtė detyruar tė shmanget. Si gjithmonė organet kompetente morėn tė gjitha
masat pėr arrestimin e personave tė ciėt u shpallėn si persona tė
paidentifikuar dhe tė ikur nė drejtim tė paditur. Ngjarja pati njė jehonė tė
frikshme, por shumė shpejt u harrua nė jetėn e pėrditshme. Por ajo qė mbeti
ishte mėse e qartė, qė jeta nė kėtė vend po pėrkeqėsohet dhe po kėshtu dhe
niveli i krimit po rritet me shpejtėsi, megjithėse shteti zyrtarisht po
tregon arritjet nė luftėn e korrupsionit, njė tjetėr gjė po ndodh nė
realitet. Pėrditė nė lajme e gazeta, zyra e avokatit tė popullit, po tregon
pėr shkeljen e tė drejtave njerzore, si nė Burgje, rajone policie,
keqtrajtime publike, diskriminime ndaj minoriteteve pėr krime ordinere dhe
pėr ēudi pėrgjithėsisht me sfond politik. Vazhdimisht ngrihet me tė madhe dhe
adresohet nga komuniteti ndėrkombėtar, trupi diplomatik i akredituar nė
vendin tonė, Komiteti i Helsinkit kritika tė ashpra ndaj politikave qė ndjek
qeveria pėr pa aftėsinė qė ka ajo nė parandalimin dhe zbulimin e kėtyre
krimeve qė po rriten dukshėm dhe frikshėm, nė radhė tė parė, nė respektimin e
tė drejtave tė njeriut, tė minoriteteve, i tė drejtave tė tyre nė fushėn e
arsimit, tė barazisė, kulturės, integrimit pa tė cilat ne nuk do tė kishim
njė pasaportė tė Shqipėrisė pėr nė botėn e lirė ku ne dėshirojmė tė shkojmė
aty ku nuk ka dallime etnike, racore, sociale nė atė botė e cila ėshtė me tė
vėrtetė e lirė, tė cilės ne i takojmė. Fatime
Kulli Sintezė e evenimentit
tė Ditės sė Flamurit tė 28 nėntorit 1912 Intervistė, me studiuesin Agron Luka, e gazetarit,
Blerti Delia SHE: Z. Agron
Luka, ju me kohė keni shkruar disa herė mbi kėtė temė, nė organin tonė edhe
nė disa organe tė tjera. Njė studim mė tė kompletuar ju e keni botuar te Koha
Jonė, 28 nėntor 2007, nė rubrikėn Speciale, me njė shėnim tė posaēėm nga
komentatori dhe opinionisti Blendi Fevziu. (Ēėshtje tė pa ndriēuara tė
pamvarėsisė) Me datėn 28 nėntor 2008, ju keni folur pėr tre 28
nėntoret. Mendoni se kohėt e fundit janė zbuluar burime dokumentare tė reja
dhe rrjedhimisht, ka nevojė edhe pėr njė rishikim krejtėsisht tė ri? Keni
ndonjė mendim se data 28 nėntor 1912, mund tė jetė e koiēiduar me atė tė 28
nėntorit 1443 e pastaj edhe te 28 nėntori 1944?! -Po ėshtė e vėrtetė se, kam shkruar nė vite disa
herė, njė pjesė nga kėto shkrime janė edhe nė internet, siē edhe shkrimi qė
ju e veēuat dhe kam ende mjaft pėr tė thėnė. Dhe natyrisht rishikimet, rivlerėsimet etj, vijnė
edhe duke u rritur njohja dhe duke dalė nė dritė dokumentacione tė reja dhe
sigurisht kėto kėrkojnė edhe trajtime e interpretime tė reja. Me kohė,
pėrgjatė shek XX, edhe pse historiografitė e ndryshme kishin probleme e difiēite
tė mėdha, ishin vėnė re mjaft mangėsi serioze si: mos hapja e arkivave sekrete e diplomatike
tė huaja e vendase; moskonsultimi i burimeve tė huaja; ēensura tė
historiografive pan vataniste-pan osmaniste, zogiste, nacionaliste, fashiste,
enveriste, gjithfarė pikpamjesh dogmatike e subjektiviste, vija
kėndvėshtrimesh tė imponuara etj. Kėshtu psh, teksti Historia e Shqipėrisė,
Vėll. II, bot. 1964, ka pėrmendur disa nga kėto, por, dhe kjo vetėkuptohet,
pėr vehte mbante njė heshtje tė plotė kur ishte fjala pėr njė histori me
diskutime, me interpretime alternative e relative dhe aq mė tepėr as qė mund
tė bėhej fjalė pėr imponimet dhe ēensurimet e vijės enverhoxhiste. Por, dhe kjo duhet nėnvizuar, jo ēdo gjė duhet
justifikuar 100% me kėto. Unė mendoj se mjaft fakte e dokumente madhore kanė
ekzistuar dhe minusi mė i madh nė vendin tonė ka qenė shtypja nga lart e
shprehjes sė lirė tė mendimit tė shkruar, pėr tė paraqitur me pėrdhunim njė
histori tė ētjetėsuar, tė sajuar, njė histori me letėrsi, me folklor, me
kinematografi romantike, me improvizime dokumentare e gėnjeshtra, me
falsifikime e retushime fotografishė, me heshtje e deri edhe me denigrime e
zhdukje totale nga historia, me mėnyra nga mė banalet, flagrantet e
skandalozet. Njė fond jo i papėrfillshėm nga kjo traditė, fatkeqsisht po
vazhdon tė imponojė edhe nė kėto 18 vjetėt e Demokracisė Pluraliste. Kėshtu pra, dashje pa dashje, realisht nė
historiografinė tonė janė krijuar disa tabu si tė shenjta, madje edhe njė
lloj konspiracioni si i paprekshėm! Pėr fatin jashtzakonisht tė keq, megjith
pėrparimet, kjo praktikė e kjo inerci po vazhdojnė edhe sot. Shiko, jemi ende shumė larg nga parametrat e demokracisė perendimore e
evropiane! Ju pėrmendėt
mos ritransmetimin?! Po, megjithse vetė mė kishin thirrur me ftesė dhe unė i falenderova pėr
kėtė, dhe u mundova tė jem sa mė korrekt dhe i pėrmbledhur. Mė duket se nė
tėrė historinė e EUREKA-s, vetėm mua mė privuan nga ritransmetimi. Njė fije e
dyshoj se ndoshta ka qenė ndonjė celular tinėzar, sepse duket si mosbesuese
se i qenka prishur/ēartrafiluar memoria e kompjeterit TV1 Chanell! Dokumente mjaft tė rėndėsishme pėr 1912, qė kėrkojnė
edhe njė rishqyrtim tė hollėsishėm, njė analizim tė autentiticitetit, tė
interpretimeve, njė trajtim me situatėn kohore e me dokumentacionin sekret e
diplomatik etj, kanė qenė botuar qysh mė 1937, me rastin e 25 vjetorit, tė 28
nėntorit 1912. Mė 1947, me rastin e 35 vjetorit, edhe njė pėrpjekje modeste,
nga prindi im Gjovalin Luka, u mbyt me dhunė... Kėtė trashigimi unė e kam
shfrytėzuar dhe dora-dorės, jam munduar ta publikoj dhe tė gjithė kėtė temė
do ta pėrmbledh nė njė libėr. Pėr, thelbin e sintetizuar, qė ju kėrkoni, duhet
nėnvizuar se, I. Qemali, ka qenė nė rradhė tė parė njė diplomat i karrierės
dhe profesionist nė shėrbim tė shtetit turko-osmanlli, ka qenė njė deputet i
kazasė sė Beratit, si pjesmarrės i njė partie osmaniste me orjentim
pansulltanist e antixhonturk, se ai luftonte pėr njė autonomi kulturore e pėr
mosshkėputjen teritoriale nga shteti turk. Ka edhe Deklarata, se ai kishte si
pikėsynim njė protektorat turk, brenda Kushtetutės sė Hyrrietit 1908, tė
cilin po ai e kishte shpallur nė Vlorė etj. Mė konkretisht pėr 1912, ai ishte i
ngarkuar pėr evenimentin e nėntorit
1912, me njė mision dipllomatik dhe natyrisht kishte edhe njė pjesė
patriotike, e cila pėr tė vėrtetėn historike deri aso kohe kushtėzohej edhe
me orjentimet e urdhėrat qė merrte nga qendra e Stambollit. Mjaft nga
hollėsitė e detajet e imta specifike unė i kam pėrmendur nė shkrimet e mija,
dhe nuk do tė na dilte vendi kėtu, ti hynim gjerė e gjatė. Njė rishikim i
ri, detyrimisht duhet, pavarėsisht se kush e ka propozuar, mė herėt apo mė
vonė, e majta apo e djathta aktuale. Dhe tė rishikosh nuk do tė thotė ti
vėsh njė vulė absolute. Realisht ne i kemi tre data evenimente, 28 nėntor
1443, 28 nėntor 1912, 28 nėntor 1944. Por, kėto, nuk janė identike dhe as
ashtu si romantike, nuk janė as si koinēedenca qiellore tė diktuara apo si
tokėsore tė manipuluara. Tre 28 nėntorėt tonė, kanė specifikat e veta dalluese
natyrisht dhe nuk kemi pse tė biem nė hullinė e fantazi-koinēedencave a
parashikimeve biblike apo tė misterioziteteve tė Nostradamit. Le tia lėmė
analizat shkencės sė probabiliteteve moderne. Por, tre 28-tat kanė edhe mjaft
ndryshime. Kėshtu pėrshembull te burimi i parė dhe mė i rėndėsishmi, te
Historia e Skėnderbeut e Marin Barletit, ka probleme me saktėsimin e datės
28 nėntor 1443, sepse mund tė ishte edhe sipas kalendarit venecjan, siē ishte
korigjuar edhe data e vdekjes e janarit 1467, e cila i binte si e 1468. Te
Barleti, shkruhet se kur u erdhi Skėnderbeu nė Krujė, u ul flamuri turk i
sulltanit dhe shėnjat e tjera, por nuk thuhet shprehimisht nėse po nė kėtė
datė u ngrit flamuri i fisit tė Kastriotėve, flamuri i fisit epirot,
shqiponja e zezė dykrenore e qėndisur mbi fushė tė kuqe. Nuk kemi njė formė
shtampė tė shqiponjės etj. Dita e 28
nėntorit 1443, shėnoi njė pikėnisje pėr luftėn nacional-ēlirimtare
alban-epirote, kundra okupacionit tė dhunshėm e regresiv turko-osmanlli,
kundra islamizatės sė dhunshme e tė pa dhunshme, shėnoi njė pikėnisje tė
luftės pėr mbrojtjen e qytetėrimit autokton alban, pėr mbrojtjen e
qytetėrimit progresist rilindas evropian, luftės pėr rikthimin e sistemit
ekonomik mė tė pėrparuar se sistemi i timareve etj. -Njė ndėrhyrje nė parantesė, Z. Luka, ju keni kėrkuar disa herė,
qė nė flamurin tonė mbarėnacional tė vendoset njė formė shqiponje sa mė e
justifikuar dhe pėrfaqėsuese e kohės sė Gj. K. Skėnderbeut? -Po, ta kthej pėrgjigjen dhe po mundohem ta rilidh
nė rrjedhė pa shkėputje. Kjo ka qenė njė ide e shprehur me kohė, ndėr tė
tjerė e ka shprehur edhe F. Konica, pastaj pak a shumė me kėtė ide ishte
shprehur edhe vetė I. Qemali dhe L. Gurakuqi. Ndėr shumė tė tjerė edhe babai
im Gj. Luka e ka shprehur dhe ai e theksonte se edhe vetė Gj. K.
Skėnderbeun, autori Frang Bardhi e ashtu edhe mė hershėm M. Barleti e kishin
quajtur plot gojėn heroi nacional. Unė e kam ngritur kėtė ēeshtje, ndėr tė
parėt, qysh kur u hodh nė treg ai Pajtimi Mbarėkombėtar, aty nga mesviti
1991. -Po, po e besoj, se ti je pak me surpriza! -Mos u ēudit e mos u surprizo hiē fare Blerti, e
pata dėrguar edhe si njė artikull tė shkruar te gazeta RD dhe as ma botuan e
dreqi e di se nga e kishin degdisur. Doktor profesor Demokratėt, e
katapultuar me uniforma pardesyha gri ishin nė eufori, e ku begenisnin tia
vinin veshin njė punėtori si unė... Sidoqoftė te RD e datės 16 tetor 1991, ke edhe njė
Relacion e njė Projekt-Ligj, Mbi Flamurin dhe mbi Stemėn e Republikės,
madje edhe njė propozim pėr formėn e flamurit mbarėnacional, i cili as mė pak
e as mė shumė ishte po ky qė kryeministri S. Berisha, ka ca kohė qė e ka
vendosur dhe po e mban aktualisht mbi krye te salla e konferencave tė
kryeministrisė. Pėr delegacionin, qė zbarkoi me dy vaporre austriakė,
pėr 28-tėn e Ismail Qemalit, ka njė dėshmi tė shkruar nė shtypin e kohės qysh
mė 1912 dhe tė ribotuar te revista Leka e 1937. Aty pohohet se Ismail Qemali
kishte tentuar tė ngrinte nė Durrės njė flamur me njė shqiponjė tė zezė
dykrenare tė pregatitur sipas formės sė gazetės Albania tė F. Konicės. Aty
shkruhet se ngritjen e tij e kundėrshtuan disa elementė panturkomanė, tė
cilėt pastaj sajuan njė flamur me njė shqiponjė njėkokėshe si sorrė dhe atė e
ngriti I. Qemali. Duke e rianalizuar kėtė ngjarje, mendoj se aty ka pasur, me
sa duket edhe njė dorė ngatėrrestare grekofone e kuco-vllaho-llaciface... Dhe
ja edhe njė lloj fakti tjetėr, qė unė e kam ditur pjesėrisht me kohė dhe e
kam botuar qysh vjet. I. Qemali ka
ngritur pėrsėri edhe nė Vlorė njė flamur me njė shqiponjė njė kokėshe! Dhe
ajo mėvehtėsia e vetqeverimi ishin interpretuar e shpallur edhe si njė
autonomi nėn suzeranitetin e sovranitetin e Sulltanit e Turqisė, tė cilėn e
anulloi dhe e hoqi diplomacia evropiane! Pastaj, ka edhe mjaft inkonsekuenca
e fakte tė rėnda, si psh, ai Proēes-Verbali i zė-vendimit tė datės 28
nėntor 1912, ishte kėnduar e pėlqyer, nė Mbledhjen e Dytė, se nuk
ekzistojnė tė ruajtura asnjė nga Proēes-Verbalet origjinale tė tė shtatė
mbledhjeve tė Kuvendit tė Vlorės, se nuk ekziston fare as njė Proēes-Verbal
i Pėrgjithshėm, pėr tė gjitha kazatė dhe me firmat edelegatėve pėrfaqėsues tė
tyre, pėr tė cilin ishte marrė njė Vendim Kuvendi etj. Shihet qartė se
kazatė/ngastrat e Ēamėrisė, Maqedonisė e Kosovės, ngelėn jashtė pa firma.
Aktualisht nuk njihen tė botuara as kopje Proēes-Verbalet, sipas gazetės
Pėrlindja e Shqipėrisė qė u botuan nė Vlorė, por njihen ato tė revistės
Leka tė 1937 etj. Ēvlerė historike kanė pastaj thėniet e dialogjet e I. Qemalit te filmi Nėntori
i Dytė: -E kujt je ti moj bijė?... - Marigo Pozio mė quajnė... -Sa herė tė vijė kjo datė ty do tė pėrkujtojnė, pėr
kėtė flamurė... -Nai ruani mirė kėto Dokumente, o bijtė e mij, se
do na mallkojė historia pastaj... Pse nuk i ruajti vetė plaku mjekėrbardhė, sėpaku pse rrėshqiti si
ngjalė edhe nė ato Kujtimet?! Kėshtu pastaj mbetet ajo ironia e Agron
Llakajt, te Portokallia: Ismail Qemalit, ditėn e parė i humbi
Proēes-Verbali, tė dytėn flamuri dhe tė tretėn edhe shkopi i flamurit dhe
ēėshtė mė e bukura kėtė akuzė dikush ma ngjeshi mua edhe nė internet dhe nuk
e heq akoma sepse i
ka humbur Kodi i fshirjes, siē i ka humbur edhe atij gazetarit tė Shqip-it me atė Deklaratėn me
foto-sixhaden...! Ka pra njė
dyzinė problemesh e ēeshtjesh qė kėrkojnė edhe fjalėn e tė drejtės internacionale juridike
tė kohės, tė sė drejtės sė sotme evropiane etj. Por, si mė kryesoria kėtu,
pak a shumė ėshtė se pavarėsia e Shqiperisė e trumpetuar pėr rreth njė
shekull, aq me tė madhe si kryengritje
e armatosur nacionale antiturke, pėr pavarėsi etj, etj, nė fakt ishte pak a
shumė njė zgjidhje e diplomacive evropiane, duke na konsideruar madje edhe si
njė vend i mundur dhe si aleat i Turqisė. Kėsisoj mendoj se do tė duhej njė
Simpozium i posaēėm nė rrang nacional, pse jo edhe njė nė rrang rrethi, sepse
ka plot e plot pėr tė diskutuar. Dhe mė duhet tė theksoj se duhet tė thirren
edhe studiuesit e persekutuar si puna ime, ku po tė deklaroj haptazi se
pėrsėri po mė persekutojnė e kėrcėnojnė, por edhe po mė vjedhin kontributet e
mija! Po, ju e dini edhe vetė, se keni shkruar pėr kėto. Ja pėrshembull,
pėrse nuk u dashka zyrtarizuar qė si Dita e Flamurit tė quhet edhe dita kur
flamuri i kryengritėsve tė Malėsisė sė Madhe dhe tė shkodranėve patriotė, u
ngrit me gjak nė Deēiē mė 1911, kundra okupatorit e kundra krahut sulltanist
turk?! Hė, hė... Z. Blerti,
mendoj ta mbyll se,
nuk do mbaronim me kėto labirinthe as deri pasnesėr. Mendoj tia lėmė paksa
vend edhe disa ilustrimeve fotografike shoqėruar me disa komentime pėr lexuesit.
Ju falemiderit pėr intervistėn. NJĖ VIT PA TOMĖ ZEFIN Mendimtari i sė drejtės zakonore, pajtimtari
zemerbardhė i maleve tė Leknisė dhe Bajraktari honorifik i fisit tė Shoshit Nga Prelė
Milani Me 5 tetor tė njė moti mė parė, u fik nga jeta Tomė Zefi i Shoshit.
Mendimtari i shquar i sė drejtės zakonore, pajtimtari zemėrbardhė i maleve tė
Leknisė dhe bajraktari honorifik i fisit sa tė lashtė, e emėrmadh tė Shoshit.
Rrallė burra nė breznitė e sotme, paraqiten nder malet tona si Tomė Zefi, njė
specje e shartuar me tharmet mė dalluese tė brumit tonė etnik. Duke ndejtė nė shoqeri
me Tomėn e vėzhguar portretin e tij, duke bisedue e nigjue kuvendin e tij, tė krijohej
pėrshtypja dhe pėrcepsioni se gjendeshe pėrpara njė prototipi tė racės sonė
tė vjetėr, shpėtuar pėr mrekulli nga evolucioni i kohės. Edhe dje tė gjallė,
origjinal, edhe sot i fiksuar nė foto kushdo qė e sheh, qysh nė veshtrimin e
parė tė imponon njė mbresė, aq sa nuk tė shlyhet prej mendje. Njė
meso burrė i veshur me petka tė bukura malsore. Kėsulėn e bardhė si bora e
kreshtave alpine e ka shty pak mbas krejet gjė e cila difton modesti, urti
dhe gjakftoftėsi. Ballin e gjerė tė lakuar nė mes me pak rrudha si hiroglife kuiniformė
e njė jete intesive, tė njė burri malesh, fisik e, bujarė. .Nėn vetullat e trasha tė kėcuna
pak nga thinjat, xixėllon si eshka dy sy pėrshkues qė nėnkuptonin botėn e tij
tė brendeshme plot zgjuarsi dhe
njerzi. Fytyra e qeshur me njė purpuritet tė kadiftė, po tė mos ishin
mustaqet shtullngė tė ndarė nė dy dega e flokėt e thinjur, do tė kujtoje se
ėshtė njė djalė i ri. Tomė Zefi ka qėnė njė burrė i thjeshtė nė sjellje, i
matur nė fjalė, i ngulur nė besim, qė buronte nga vlera e pėrvojės sė tij
stėrgjyshore. Toma lindi me 13
prill 1942 nė kullėn e zjarrtė tė
dinastisė sė bajraktarve tė Shoshit. Ai qe djali i dytė nė radhė nga 3 djemtė qė pati Zef
Deli Marashi, ky burrė i dėgjuar i Shoshit, i urtė punėtor e zemėrtrim Pėr
Tomėn nderi, burrnia dhe shėndeti ishin
trinomi i jetės plot drama, peripeci e vuajtje tė shkallės sipėrore, qė i
shkaktoi diktatura, fisit tė kėtij martiri antikomunist tė betuar qė vdiq nė burgun e Beratit. Tomė Zefi ishte djalė i derės sė parė tė Shoshit dhe
nip i derės sė parė tė Shalės e maleve tė Dukagjinit Mark Lulės e Lush Prelės
sė Pecajve. Shoshi i pagzuar tradicionalisht si njė nga bajrakėt
mė fisnik tė maleve tė veriut, pati njė dinasti klsaike bjraktarėsh, produkt
i njė geni tė veēantė gjenetik atdhetarie, zgjuarsie dhe drejtimi tė kthyer
nė traditė zakonore drejtimi. Nga kjo kullė kanė lindė veē prijėsa Burra tė dijshėm e krenar Mburret Shoshi pėr kėta mriza Nėpėr shekuj flamurtar. Gjatė rrebesheve tė historisė Nė beslidhje e nė kuvend I kanė dalė zot Shqiprisė Herė me gisht e herė me mėnd. Tu kėndosh trimave tė kėsaj dere 5000 vargjesh duhet kanga Duhet me kėnė
bilbil pranvere Me pushu nė nji mriz me zana Vitet rrjedhin nji nga nji Si kala qėndron dhe kulla Ēdo prijsė, ka
nji histori Shoshi qe nji ashtė me burra. Marash Kola dhe Gjelosh Kola; kanė qėnė njė binom i pėrkryer vellezrish tė
njerzishėm tė cilėt
drejtuan fisin e Shoshit me urtėsi, drejtėsi dhe sakrifica tė
pa shoqe. Jetuan nė kohė tė mira e tė mėnxyrshme tė lidhur ngusht si dy degė
tė nė lisi me njė harmoni tė pėrkryer vllazėrore qė ēuditrisht nuk figuron mė
nė epokėn tonė moderne. Marash Kola ka qėnė delegat i Lidhjes shqiptare tė
Prizrenit, me tė drejtė vote ekzekutive, sė bashku me Mark Lulėm Dhe Gjekė
Gegėn e Shllakut. Luftoi me pushkė nė dorė pėr mbrojtjen e
trojeve shqiptare nga coptimi i huaj nė Torobosh-Hot-Grudė-Plavė e Guci.
Burrė pleqtarė, dijetari i devotshėm i kanunit, me kondarė nė dorė mahallė mė
mahallė e bajrak mė bajrak maleve tė Dukagjiit. Gjelosh Kola vėllaj i vogėl i
Marashit do ta vazhdonte drejtimin e fisit tė Shoshit po mė tė njetin autoritet me tė
njetin princip dhe sukses si vėllau i
madh. Me 1872,
Marash Kola pėr anti-osmanizmin e tij u interrnua me nė Arabi sė bashku me 20 krerė tė
tjerė dhe prijsa tė parisė Shoshit. Kjo ngjaje eshtė fukusuar besnikrisht nė krimtarinė poetike tė autorve dukagjinas : Lamtumirė malsi se Shkova Ja thotė vajt elegjia Na rrejti mbreti, na shiti Shkodra Deshmitare, ėshtė historia Tė ngujuar nė kafas Lkundet varka si gjethe vjeshte Deti i gjanė tallas, tallas Qofsh mallkue ti djemt na i trete Marash Kola bajraktar Me 20 krenė qė pat mas vetit Tuj mallku turkun barbar Pash mė pash po i bjen detit. Kush u mbyt qe fatlum Tė tjert vdiqėn prej urisė Pėrvėlu e djegur shkrumb Nė shkretirėn e Arabisė. Gjyshi i Tomė Zefit, Deli Marashi, ėshtė pa dyshim mė popullori i bajraktarve tė
kėsaj dere. Ai ishte njė orator gojembel, besnik qė as orteku nuk e lėvizte
nga kodi i burrnisė nderit dhe mikpritjes. Urtėsia, ēiltėrsia, thjeshtėsia, ishin tiparet qė e
karakterizonin. Pushka dhe parmenda ishin profesionet qė ushtroj njė jetė tė
terė buuri i konakur Deli Marashi. Nė ballė tė shoshjanėve trima e atdhetarė, zuri i
pari Qafėn e Agrit, duke mposhtur Fatihin( e pa
thyshėm) tė Portės sė Larė Shefqet Turgut Pashėn nė vitin 1910. Nė tė vetmėn qafė ku Turguti gjakatarė theu qafėn. Turgut pasha po na vjen Me na vra me na plaēkitė Me na ndrru kanue e fe Malet tona mej koritė Shqurku i Shoshit kish qellue Kur vetoi e u hap kushtrimi Lanė ferligjet e sofrat shtrue Deli Marashi, Shoshit i prini Deli Marashi ish sybishė Mbush e qit nė krye tė taborrit Digjej flakė, por si pishė Dhe me vdekė ēohej prej vorrit Pushkėn nė dorė qirat nė gji Nė ball tė, mejdanit, i pri bajrakut Lusin festėn pėr shefi Tuj dhanė plumb anadollakut Topat shprazėn bubullojnė Dridhet toka pėlcet shkambi Plumbat rrjedhin fluturojnė Si shtėrngatė sulmon nizami. 9 Bajrakė
lufta i bashkoi Ēka ashtė vdekja nuk e dinė Llogorin hapin me thonj Bien si shqipet fluturim Gjenerali po ēuditet Po mjerohet pe kapė frikė Mirė e din se po koritet O me vdekė, o me ikė. Turgut Pasha hypė nė thep Spret tė vramit mej varrosė Ban shyqyr qė pshtova vetė Vari bishtin dhe u marros. Tė njėtėn kėngė do tė kėndonte Deli Marashi edhe nė
Qafėn e Boshit me 1915 kunder Krajl Nikollės sė Malit tė Zi. I paligshtuar nga pleqeria do tė vishte opingat e
koēakut zemer trim, kunder komunizmit, duke dergjur tragjedinė e vrasjes sė
13 mashkujve tė kullės sė tij. Lulash Gjeloshi, mė karizmatiku i kėsaj dinastije bajraktarėsh.
Burrė me inteligjencė tė lartė dhe emocione tė fuqishme tė cilat dinte ti
fshihte me njė qetėsi tė admirushme. Jetėn e pėrfytyronte sipas frymės sė kanunit. Ai
besonte nė fisnikėrinė e atyre ligjeve toksore, prandaj jetoi deri nė vdekje
si rojtari i Kanunit. Qe nder pėrfaqsuesit mė tipik tė breznisė sė fundme
e tė pa fat tė bajraktarve tė maleve tona. Njeri praktik i shkolluar me
librin e jetės qė jeta e kishte mėsuar, se kyēi i suksesit nė jetė ishte
kombinimi i forcės me inteligjencėn. Lulash Gjeloshi ka qėnė protagonist nė skenėn plitike
shoqėrore tė Dukagjinit nga viti 1915-1945. Deli Marashi dhe Lulash Gjeloshi
mė tepėr se djem axhash, qenė shokė, mė tepėr se shokė qenė burra qė i dhanė
nderė vendit qė i lindi dhe krahinės qė i pat. Nė duelin e pa kompromis me rregjimin
komunist Lulash Gjeloshit ju flijau djali i tij i madh Gjelosh Bajraktari, njė nga luftarėt mė tė
kahershėm tė rezistences anti-kumuniste nė Qarkun e Shkodrės, aktivist i
flakėt i Bashkimit Demokristjan Shqiptar, Martiri i parė i Demokracisė nė
zonėn e Dukagjinit. Nė duelin mes dy regjimeve tė papajtueshmė, antagoniste
gjer nė vdekje, nė luftėn e pazakontė tė njė shtėpije mė njė shtet, Deli
Marashi ja dorzoi stafetėn Bekė Delsė, antikomunistit mė tė guximshėm
e mė spektakolarė tė maleve tona Bekė Delija, u bė tmerri dhe paniku i forcave tė
ndjekjes, mjeshti i pritave dhe i zhbllokimit tė rrethimeve, i fortė si divi
i zhdervilltė si shqarthi . Ai shfaqej e zhdukej si era, ku e errte nata nuk e
zbardhte dita, Me bėmat e tij tė pėrgjakshme u bė legjenė nė popull dhe shumė
i kerkuar misterjoz i qeverisė. I betuar se nuk do tė dorzohej kurrė Bekė Delia u
vra nė pėrpjekje me ish forcat e ndjekjės, ndersa vellezrit dhe gjithė
meshkujt e tjerė qė i shpėtuan plumbit
Ēun Delia, Marash Delia, Mark Delia, Zef Delia, Pal Kokrri, Lulash
Gjeloshi etj u burgosėn, ose vdiqen nė burg. Nga ky trung i dermuar prej sopata
komuniste, nga ky truall i rrenuar i kėsaj kulle tė vjetėr atdhetare mbinė
filizat e ri tė vazhdimit tė jetės, duke u ringjallė si feliksi prej hirit tė vet. Ndonėse ne vujatje tė mėdha dhe kujtime
idhnakė, Tomė Zefi do tė rritej, hijeshohej e burrėrohej duke ripėrtėri nė
mėnyrėn mė tė mirė traditat e vyera tė tė parve tė vet. Nxėnėsi inteligjent e
shembullorė nė vitet e shkollimit tė detyruar, pati njė rini tė mbushur me mundime,
sakrifica pėr mbijetesė qė poqi dhe burrėroi pėrpara kohe. Genin dhe
dashurinė pėr punė e trashigoi nga prindrit. Toma u rrit veprave tė mėdha,
punės kurrė nuk i bėri bisht, shoqerisė kurrė nuk i beri hilė, vesin e lig
dhe njeriun e keq kurrė nuk e bėri mik. Biografia e zezė politike e divorcoi
nga shkolla, por jo nga shkolla e madhe e jetės, nga etja pėr lexim dhe
deshira pėr tė mėsuar nė mėnyrė autodidakte. Kalorsi i prozės modernė, me
gjak dukagjinsi Ernest Koliqi ka shkruar: Ka nder male burra me mend qė
sdinė as me kėndue as me shkrue, tė cilėt, tė pajisė me kthjellti mendimi e
me hollsi depėrtuse, pleqnojnė brėnda rrethit tė sė drejtės doksore tė
shpirtit gajllnuer tė trahiguem me nji urti, qi len pa mend juristin mė tė
pregatitun dhe dijetarin mė tė rrahun nė spekulimet filozofike. Tomė Zefi
ka qėnė nxėnės shembullorė i homerikėve tė tillė qė i pati nė oxhakun e tij
tė pėrmendur. Tomė Zefi qe nxėnės i
nje plejade burrash gjerdanartė tė fisit tė Shoshit si Kolė Vata,
Vuksan Leka, Nikė Vuksani, Kolė Nika, Mark Luca, Pjetrush Ndoja, Vuksan
Vata, Ukė Staka, Grimc Ndou, Mark
Deda, Gjon Marshi, Sokol Marshi, Lulash Pjetra, Mark Marshi, Lush Prela,
Lulsh Bala, Kolė Delia, Mėhill Kokrri, Ndre Preka, Nikė Gjoni, Lekė Cama,
Lulash Gjoni, Nikė Gjeloshi, Prekė Gjeloshi, Mirsh Zefi, Nikė Vuksan Vata,
Bal Marku, Sokol Delija, Marash Babuni, Mark Lulashi, Mirash Zefi, Gjelosh
Lushi, Kolė Vuka, Mirash Nndou, Kolė Micani, Dedė Mėhilli etj. Ai pati si miq
shtėpije e buke burrat me tė zėshem tė 9 maleve, tė Dukagjinit, Malsisė e
Madhe, Malsisė se Gjakovės, Mirditės, Berishes e mė gjerė dhe me tharmin e burrėrisė sė tyre
u fekondu qė nė rini. Demokracinė e priti me gezim si i verbeti dritėn. Luftoi dhe kontriboi
pėr tė me gjithė energjitė, se ja donte shpirti i tij demokrat dhe shendoshja
plagėve tė pathara tė diktaturės: Pėr Tomė Zefin, demokracia ishte fjalė dhe votė e
lirė, zbatimi korrekt i ligjit, qeverisje shumicės, rrespektim i pakicės,
rrotacon i pushteti, pjesmaje e gjerė e popullit nė vendim marrje, pushtete
te ndara larg diktatit partjak. Ndonėse as kush nė qarkun e Shkodrės, nuk ishte mė i
presekutura se familja e tij. Tomė Zefi, kurrė nuk rrahu gjoksin duke thėnė
unė e ska tė tjeter si unė. Tomė Zefi nuk ishte nga ata qė rrufjand qė
demokracinė e konceptonte si lopė pėrsonale qė duhej mjel deri nė pikėn e
fundit. Tomė Zefi nuk ishte nga tė uritur aventurjer qe thanė o burra u bė
deti kos dhe u turrėn
dhe turrėn me lugė nė
brez. Tomė Zefi nuk ishte nga ata hakmarrės primitiv qė nxjerrin dhembet sa
po marrin njė post politik. Ai ishte kampjon dhe etaloni mė i mirė i njeriut
tolerant, prandaj edhe perifrazonte: Po nuk u semure vetė nuk ja din
hallin tė semurit. Po nuk tė vdiq kush nė shtėpi nuk e dinė se ēfarė ėshė
vdekja.Po nuk e humbe lirinė nuk ja din vlerėn vertetė lirisė. Pėr Tomė Zefi njerzit
nuk duhet tė ndaheshin as nė demokrat e socialista, as tė kuq e bluh, as
mysliman e tė krishterė, as malėsorė e qytetarė. Njerzit duhet ndarė nė tė
mirė e nė tė liq. Midis
rrufjanizmit fitimprurės politik dhe njezillekut shoqeror Tomė
Zefi zgjolli me njet e zemer rrugėn e mundimshme si avokat i se drejtės nė
njė xhungėl ku e drejta ėshtė vetėm me tė fortin. Tomė Zefi, ishtė njė nga
nismėtarėt e parė tė krijimit tė Shoqatės sė Pajtimit Kombtarė tė Gjaqeve
me kryetarė Zotin Ndoc Ashta dhe Sekertar Zotin Emin Spahija. Toma ka qėnė
promotori kryesorė i gjithė suksesve pėr tė cilat kjo shoqatė ėshtė lavdruiar
nė opinjonin publik Nė kushtet e anarkisė sė thellė, shkermoqjes dhe mos
funksionimit tė shteti Tomė Zefi i Shoshit dhe homologet e tij Zef Sokoli,
Pjeter Ndoshi, Sokol Delia, Gjin Marku ,Ymer Myrtja, Voc Deda, Avdi Rexha,
Adem Isufi, Kolė Toma e Gjon Gjeka u vunė nė krye tė burrave mė perfaqsues tė
fiseve tė tyre, nė parandalimin e kaosit,
zbutjen e dhimbjeve tė tmerrshme tė gjakmarrjes dhe mbylljen e plagė tė vjetra. Tomė Zefi
nuk u turr me
vrap tė kapte kreun e shoqatave apo partive tė ndryshme, qė askujt nuk i
takonte mė parė se atij. Tomė Zefi nuk u thirr tė zinte vėnd nė presidjume,
as tė merrte mikrofonin nė podjume. Tomė Zefi nuk u turr tė dilte pėrpara
kamerave, as ti nxinte faqen vendit tė vet me statistika fallso pėr qellime
perfitimi. Tomė Zefi u turr nė kėmbė errr e terr, duke grisur opingat
shtigjeve tė malsisė. Tomė Zefi nė vatren e ngatrresave nuk shkoj as nė benx
as nė kalė shale.
Ky misjoner shembullor, argat i djersitur i kanunit, la bashtinėn e vet pas
dore, duke humbė kohėn, vrarė mėndjen, lodhė shtatin e hyrė nė polimizime tė vėshtira pas
problemeve tė njerzve nė nevojė. Tomė
Zefi pėr 15 vjet nuk mundi tė festojė Shenkollė, Pashkė, as Krishtlindje
pranė familjes sė vet, pasi nė emėr tė ketyre ditve tė mėdha kėrkoi paqe e pajtim
nga Shoshi nė Shalė, Nikaj Mėrturė,
Pult , Shllak, Malsi tė Madhe, Pukė, Kurbin, Shkoder e nėn Shkoder. Gjithkund
ku kishte ngatrresa, atje ku pushka rrezonte pėr dhe djemėt e ri. Atje ku
verberia dhe urrejtja primitive mbidhin gjak e lėndonin plagė tė vjetra Atje
ku virusi i urrejtes kishte hyrė nė gjirin e familjs. Atje ku lakmia pėr
fitim e prona edhe vellezrit i bente ujq pėr njeri tjetrin. (vijon nė numrin
ardhshėm) Blood-feud, the phenomenon that
continues taking human lives in Shkrel of Malėsi e Madhe Unfortunately, although we live in 2007,
in Albania, especially in its north, the phenomenon of bood-feud and enmity
continues taking human lives, mainly for property questions and old enmities.
One of the most sad cases is that on January 2007 in
the village Bzhetė of Malėsi e Madhe, in the municipality of Shkrel. All
because of an old enmity, of over 20 years ago, as the family Shkreli,
resident in Bzhetė of Malėsi e Madhe and the family Malota resident in the
same village, had a conflict and then in blood-feud for property questions
between Gjergj Pal Shkreli and Luk Tom Malota. 20 years ago (this is a known
story for the area of Shkrel), Gjergj Shkreli had built his house on the land
that the government of the time gave to him, what was the property of Luk
Malota, according to the documents of before the war, what is proved for our
journal Malėsia by the elders of the village, who declare and proclaim that
often theyve tried to stop this conflict turning in blood-feud. The family
Shkreli tried to avoid contradictions with the family Malota, although the
family Malota has continuously menaced them. Unfortunately on January 21,
2007, Gjergj Shkreli killes Luk Tom Malota. Since that dark day of January
21, 2007, for the family Shkreli, Gjergj Shkreli disappeared leaving
threatened and in serious danger his brother Fran Shkreli and his kids. In
the meantime the family of Luk Malota has declared to be in blood-feud with
the family Shkreli, as a consequence all the male members of this family are
in serious danger. We, as a journal of Malėsi e Madhe, have contacted the
representatives of the Missionaries of Peace to learn about the further
destiny of the family Shkreli, and they explained us that because of the
danger that threats them theyve advised them to live shut in, although the
efforts for reconciliation didnt cease, but the sons of Luk Tom Malota do
not accept reconciliation declaring to be determined to revenge their father.
This is why we decided to publish this sad story that might cause other
innocent victims at any
time.
Vasel
Gilaj Gjakmarrja, fenomeni qė vazhdon tė
marrė jetė njerėzish nė Shkrel tė Malėsisė sė Madhe Fatkeqėsisht, edhe pse jetojmė nė vitin 2007,
nė Shqipėri dhe veēanėrisht nė veriun e saj, fenomeni i gjakmarrjes dhe i
hasmėrisė vazhdon qė tė marrė jetė njerėzish dhe kryesisht pėr ēėshtje
pronėsie dhe hasmėri tė vjetra. Njė ndėr rastet mė tė dhimbshme ėshtė ai qė
ka ndodhur nė janar tė vitit 2007 nė fshatin Bzhetė tė Malėsisė sė Madhe,
komuna Shkrel, pėr shkak tė njė hasmėrie mbi 20 vjeēare, pasi familja Shkreli
banuese nė fshatin Bzhetė tė M.Madhe si dhe familja Malota, banuese nė po
kėtė fshat kanė hyrė nė konflikt dhe mė pas edhe nė gjak pėr ēėshtje
pronėsie, tokė arė, midis personave Gjergj Pal Shkreli dhe Luk Tom Malota.
Para 20 vjetėsh, ngjarje qė dihet dhe qė ėshtė shumė e njohur nė zonėn e
Shkrelit, Gjergj Shkreli ka pas ndėrtuar shtėpinė nė njė tokė qė ia dha
qeveria e asaj kohe, tokė qė nė pronėsi i pėrkiste Luk Malotės, sipas tapive
tė paraluftės, gjė qė pėr gazetarin e gazetės Malėsia e vėrteton edhe
pleqėsia e fshatit, tė cilėt kanė deklaruar dhe vėrtetuar se shpesh herė ata
janė pėrpjekur qė ky konflikt tė mos kthehej nė gjakmarrje. Gjithashtu edhe
familja Shkreli ėshtė pėrpjekur qė tė mos ketė kontradikta me familjen
Malota. Edhe pse familja Malota i ka kėrcėnuar vazhdimisht dhe fatkeqėsisht
mė datėn 21 janar tė vitit 2007, Gjergj Shkreli vret Luk Tom Malotėn. Qė nga ajo ditė e zezė e 21 janarit
2007, pėr familjen Shkreli, Gjergj Shkreli ėshtė zhdukur duke lėnė nė rrezik
tė plotė dhe tė kėrcėnuar nga hakmarrja vėllain e tij Fran Shkreli si dhe
fėmijėt e tij. ndėrkohė qė fisi i Luk Tom Malotės i
ka shpallur gjakmarrjen fisit Shkreli dhe pėr pasojė tė gjithė meshkujt e
kėtij fisi ndodhen nė rrezik pėr tu vrarė. Ne, si gazetė e Malėsisė sė
Madhe, kemi kontaktuar edhe me pėrfaqėsuesit e Misionarėve tė Paqes pėr tė
mėsuar rreth fatit tė mėtejshėm tė fisit Shkreli dhe ata kanė sqaruar se pėr
shkak tė rrezikut qė u kanoset, i kanė kėshilluar qė tė qėndrojnė tė ngujuar,
edhe pse pėrpjekjet pėr pajtim nuk kanė munguar, por djemtė e Luk Tom Malotės nuk e pranojnė pajtimin duke u shprehur tė
vendosur prė tė marrė hakun e babait tė tyre. Prandaj, edhe ne vendosėm qė ta
publikojmė kėtė ngjarje mjaft tė dhimbshme, nga e cila nė ēdo kohė dhe moment
mund tė merren jetė tė tjera njerėzish tė pafajshėm. Vasel Gilaj Vrasja qė tronditi Malėsinė Viti i Ri 2007, pa u bėrė ende muaji nga
villimi i tij, ka nisur shumė i frikshėm dhe terrorizues nė komunėn e
Shkrelit tė Malėsisė sė Madhe. Pikėrisht nė fshatin Bzhetė tė kėsaj komune,
ku ka ndodhur njė ngjarje shumė e rėndė nga e cila, pėr pasojė, ka mbetur i
vrarė, pasi ėshtė goditur me armė zjarri (ēifte), banori i kėtij fshati, Lukė
Tomė Malota, i cili ėshtė vrarė pėr motive pronėsie nga bashkėfshatari i tij,
Gjergj Shkreli. Kjo ngjarje ka ndodhur me 21 Janar 2007, gjatė paradites sė
asaj dite. Kėto janė njoftimet e para qė vijnė pėr kėtė ngjarje. Ndėrkohė,
ngjarje tė tjera tė kėtij lloji mund tė precipitojnė pėr shkak tė ligjit
primitiv mesjetar kanunor, qė fatkeqėsisht funksionon ende nė Shqipėri dhe
veēanėrisht nė Shqipėrinė e Veriut. Vasel Gilaj |