koka

nr. 128 / 9 maj 2009

alukit


DEPUTETET SHESIN VIZA SHENGEN   

Komunist un jam/ Mehmetin mik e kam

Kėto vargje kėndonte rrugėve baltovinė   fshatit Shishtavec  nė Kukės, njė injorant komunist, kur merhumi Enver Hoxha mbretėronte. Tė gjithė e dėgjonin  komunistin, tė gjithė e kishin frikė, tė gjithė e urrenin,por po tė gjithė e respektonin dhe i shtronin  dreka e darka.

Kėndonte per dy arsye:

E para, qė tu thoshte tė tjerėve se ėshtė i pushtetshėm. E dyta, se ėshtė i ditur dhe jo si ata.

Megjithatė, tė gjithė e dinin se ai nuk dinte tė shkruajė as emrin e vet.

Kjo filozofi puro komuniste aso kohe, e adoptuar nė fshatrat mė tė thellė tė Shqipėrisė, funksiononte, ndryshe nga zonat qytetase qė tirrnin barcoleta me arrogancė e injorancė pushteti, paēka se jo rrallė njerėzve u kėputej “peri”,  e prangat u shtrėngonin duart, e jeta u  merrte tjetėr drejtim, nė burgjet Luciferr.

Paēka se politika sot ka ndėrruar kostum, ka ngelė elegante nė tėrėsinė e saj.  Bile injoranca ka ecur nga fshatrat e thellė,ka marrė qytetari , ka ngul rrėnjė nė  kryeqytet e ka ēel” lule” nė Olimp. Ajo ka dalė nga vargjet e fshatarit me opinga gome dhe ėshtė ngjitur tek deputetėt, pushtetarėt, diplomatėt, zyrtarėt, kryekomunasit e deri tek anėtarėt e  kėshillave. Ata, tė urryerit, tė ēkallajisur tashmė, bejnė moral, drejtojnė. Edhe pse kanė vjedhur, abuzuar me besimin, tallur me gjithkėnd, prapė nė kohė fushate shfryhen, bėhen tė “dashur”, betohen pėr “virgjėri”.

Njė zė i ējerrė deputeti, nė njė ekran televiziv, mė tėrhoqi vėmėndjen kur tha se shqiptarėt pasi tė bėjnė kartat e identitetit dhe tė paisen me pasaportat biometrike, mund tė shkojnė kudo nė Europė. Mjafton tė presin biletėn dhe tė nisen. Nė kėmbim tė kasaj “ndere” qė medemek e bėnta ai truthatė me parti, kėrkonte votėn nė zgjedhjet e 28 qershorit! Dhe kujt ia kerkonte votėn. Atij votuesit qė nuk ka as 1200 lekė tė aplikoi pėr kartėn e identitetit.  Pra, ky tip politikani po krijonte sipas tij identitetin e njė “cope” populli qė po sipas tij nuk ka para tė ketė kartė identiteti.

Po ky politikan qė flet si nana e Zeqos majė thane, ē`identitet ka pėr vete?

Ndoshta aksidentalisht, por mandatin e parė e pat fituar si demokrat. Aso kohe krahu tjetėr politik e gjuante me “gurė” dhe mallkonte ata qė u mashtruan pėr njė budalla karierist. Nė zgjedhjet e tjera u divorcua nga PD-ja e shkoi tek Genc Pollo,atė mot  kundėrshtari thekur i PD-sė pėr punė “parimesh” tė njė popsti qeverisės.  Edhe me “Zabitin” Pollo  fitoi. Atėherė filluan ta sulmojnė edhe demokratėt edhe socialistėt, edhe demokristianėt edhe ballistėt. Me pak fjalė, tė gjithė. Por ata qė e shanė dje shumė, sot e duan  shumė.Arsyeja? Ėshtė rikthyer prapė nė PD- fakiri. Tash nuk i kėrkon votat as si antidemokrat as si spiun, as si injorant, megjithėse kur njė gazetar i “Fiks Fare” e pyeti para pak ditėsh sa anėtarė ka NATO, ai tha 16 anėtar. Sot vjen si bos dhe votat i kėrkon po si bos. Ky ėshtė Ferdinand Xhaferi. Po nėjse, pėr anėterėt e Natos tė mos i vėme shumė faj. As deputeti i gjithė partive deri sot Neritan Ceka, nuk dha pėrgjigje tė saktė. Madje kishte asi deputetėsh qė thanė; Nato ka 60 nanėarė!

Kėto monstra pra, pretendojnė tė ēelin portat e Europės, tė vėnė nė lėvizje lėvizjen e lirė tė shqiptarėve.Madje tė atyre shqiptarėve qė shkojnė nė qytetin mė tė afėrt njė herė nė dy-tre vjet, pasi grupet e tjera shoqėrore nuk kanė dhe aq probleme lėvizjeje tė lirė.  Kjo vjen pėr dy arsye:

E para:

Ata e dinė se votuesi mesatar dhe i dobėt beson ēdo gjė. Edhe nė e gėnjesh nėntė herė, prapė e beson gėnjeshtrėn e dhjetė. Bile kjo kategori fatkeqėsisht pėrbėn shumicėn. Fshatari beson  edhe nė zbutjen e ujkut. Pėrpjekjet pėr mbijetesė e kanė detyruar fshatarin tė “zbutė” ujkun e ta pėrdorė nė vėnd tė qenit pėr tė ruajtur bagėtitė po nga ujku. Edhe kur ujku ia ka prerė gjithė vathėn, prapė fshatari ka “zbutur” ujk tjetėr.

E dinė kėta mashtues nivelin e votuesit tė ulėt e tė mesėm, ndaj i kėrkojnė prapė besim.

E dyta:

 Duke qėnė shumica e pretendentėve pėr deputet nga klasa e injorantėve, pėrpiqen tė vėnė nė lėvizje kodin e besės. Pra, “un tė jap vizėn”, ti mė jep votėn. Dhe fshatari mashtrohet. Mendon se nuk do paguajė mė nga katėr mijė euro pėr djalin a vajzėn pėr njė vizė Shengen tė paktėn, si deri mė sot, tek sekserėt. Kjo nuk ka tė bėjė fare me truk gazetaresk, pasi statistikat zyrtare tė Ministrisė sė Brėndshme flasin pėr 78 000 shqiptarė tė riatdhesuar nga BE pėrgjatė vitit tė shkuar, ku tė gjithė kishin kaluar kufirin pėrmes sekserėve tė vizave apo tė kalimit ilegal.

 Ky lloj votuesi nuk kėrkon mė shumė. Nuk din ē`ėshtė integrimi, ē`ėshtė shteti ligjor, ē`ėshtė bota e qytetėruar, ē`janė tė drejtat e liritė njerėzore, ē`ėshtė tirania, ē`ėshtė skllavėria, ē`ėshtė prona e sa vlerė ka jeta. Pėr ta deputetėt, ligjbėrėsit, shtetarėt,diplomatėt, nuk kanė detyra civile e as pėrgjegjėsi civilizuese. Ata janė tė prirur e tė kėnaqur tė qeverisen e shėrbehen nėn pushtetin e lėmoshės.

Liria, ligji, prona, lumturia, jeta, nuk janė produkte industriale qė i  ofron e dhuron pushteti.Pushtetet po, kur nuk kanė substancė njerėzore, ndėrtojnė tirani, me “teknologji” shtypėse. Paradoksi kėtu qėndron nė pse-nė e pranimit si natyrshmėri e pėrditshmėrisė sė pėrplasjeve shtresore tė shoqėrisė, (fatkeqėsisht tė sėmurė nga infeksioni komunist 50 vjeēar), tė tiranisė.

Kėshtu pra, votuesi duket i rrezikuar pikėrish nga vullneti i vet, ngjashmėrisht me Edi Ramėn qė u serviri shqiptarėve 1000 faqe program partie. Edi qė nė nisje rrezikon. Rrezikon seriozisht, pasi shumica e votuesve tė cilėve u ėshtė drejtuar dhe u prėmton, nuk kanė lexuar as 10 faqe nga historia e Shqipėrisė.  Pikėrisht kėsaj kategorie i kėrkohet tė studiojė, kuptojė e besojė  1000 faqe program tė PS-sė. Kryesocialisti duket se ka modifikuar vargjet e atij komunisti nga Shishtaveci i Kukėsit, normalisht nė sens tė kundėrt :

 Sali Berish un nuk jam/ Edhe nėnė Feridenė, nėnė e kam.

 Po sa sukses do ketė njė filozofi e ēmėndur, kur nė kėshtjellėn socialiste hyjnė vetėm miqtė e besnikėt e kryetarit? Filozofia e Ramės qė edhe po i pėlqen ta identifikoi si me atė tė Obamės, duke gabuar gjithnjė, i ngjan njė ligji Afganė, mbi kufizimet e tė drejtave tė grave Shi`ite, ku thotė: “Gratė duhet tė plotėsojnė nevojat seksuale tė burrave dhe ju ndalohet  liria e lėvizjes”.

Pėrdorja e kufizimeve edhe brėnda partisė nga kryetari, pėrfolja se nė lista mund tė ketė edhe emra pretendentėsh pėr ligjprodhues qė kanė tė shkuar tė zezė dhe kanė reflektuar zymtėsi e bajraktarizėm, po rrit rrezikshmėrinė e besimit politik nė njė tė ardhme mė tė mirė pas 28 qershorit.

Sokol Pepushaj

 

KANUNI MPOSHT LIGJIN

Mungesėn e autoritetit tė shtetit ligjor e zėvendėson hakmarrja primitive, Kanuni i Lekė Dukagjinit. Shumė shqiptarė janė bėrė viktima tė kėtij kodi qė ka jetuar afro 600 vjet. Madje mjaft tė pafajshėm kanė shkuar nė varr nga pushka e hakmarrjes, vetėm se kanė patur njė lidhje gjaku me personin qė ka hapur njė sherr. Njė viktimė e tillė ėshtė edhe Besnik Gani Ganija, lindur mė 01. O8. 1956 nė Pukė dhe banues nė Shkodėr. Sipas njė dokumenti zyrtar tė kryetarit tė baskisė Pukė, Rrustem Strugaj, tė cilin redaksia e disponon nė dosje, Besnik Ganija familjarisht ėshtė i ngujuar, megjithėse pa faj dhe pushteti nuk ka pushtet ti siguroi jetėn. Ky ngujim, njėri ndėr mijėrat nė Shqipėri, daton nga 24 gushti 1999. Djali i xhaxhait tė tij, i quajturi Ylli Ganija kish shkaktuar njė aksident me pasojė vdekjen e shtetasit H.T.  nga qyteti Pukė. Qė aso kohe dy fise bien nė gjak. Fisi Ganija ngujohet sipas ligjeve tė kanunit. Perpjekjet pėr pajtim kanė dėshtuar shumė herė dhe sipas shkresės zyrtare lėshuar nga shoqata e Misionarėve tė Paqes dhe Pajtimeve tė Shqipėrisė, Me nr. 22 tė protokollit,datė 29.04.2209, kjo familje rrezikon tė vritet, siē ka ngjarė nė shumė raste tė tjera tė ngjashme.Pas grumbullimit tė kėtyre informacioneve, u interesuam thellė rreth kėtij problemi. Vėrtet kjo familje ėshtė mė afėr vdekjes sesa jetės. Dhjetė vitet e fundit kanė qėnė njė ferr i vėrtetė pėr tė, ku fatmirėsisht gjithė anėtarėt e saj i kanė shpėtuar plumbit deri sot. Gjaksit nė tė vėrtetė janė treguar edhe zemėrgjerė, duke i dhėnė disa herė besė dhe ku Besnik Ganija ka mundur tė ēoi me periudha fėmijėt nė shkollė. Por kohėt e fundit, kur gjakėsorėt mėsojnė se gjithė meshkujt e fisit Ganija kanė mundur tė largohen nga Shqipėria pėr tė shpėtuar jetėn, Besnik Ganija ka marrė ultimatumin. Nuk ka mė besė dhe pėr pajtim as qė bėhet fjalė. E keqja duket se mbėshtetet edhe mbi faktin se ai ka katėr djem, tre nė shkollė dhe njė poshtė moshės pėr tė shkuar nė bankat e dijes. Tashmė kėtyre fėmijėve u ndėrpritet ēdo shpresė pėr tė mėsuar, pėr tė luajtur mė shokė e shoqe dhe janė tė ngujuar bashkė me prindėrit. Gjaksit shfrytėzojnė rastin qė ai ka katėr djem. Katėr fėmijė me ėndrra pėr jetėn dėnohen nga ligjet e egra tė Kanunit, ēka tregon se shteti, ligji, nuk kanė autoritet as mbi kodet mesjetare.

Shqipėria Etnike   

 

Hakmarrje per  shkak tė detyrės

Vitet e fundit ka qėnė njė kohė e pėrshtatshme pėr grupet e terrorit, anarkistėt, kontrabandistėt, pėr gjithė ligjshkelėsit. Viktima shumė herė kanė qėnė pikėrisht ata persona qė kanė punuar mirė, qė kanė zbatuar ligjet e shtetit apo edhe kanė mbrojtur institucionet e shtetit.  Kėshtu ka ngjarė nė pranverėn e vitit 1997, kur shteti ra pas falimentimit tė firmave piramidale, ku gjithė ndėrmarrjet prodhuese e dyqanet u grabitėn, ku gjithė depot e armatimit u shpėrthyen duke marrė municionet dhe armėt, tė cilat edhe sot njė pjesė e madhe e tyre janė nė duar tė njerėzve. Nė repartin ushtarak tė Vaut tė Dejės, rreth 20 kilometėr larg Shkodrės, mė 1997 mijėra vetė sulmuan magazinat e ushtrisė pėr tė grabitur armatimin. Oficeri Gėzim Ejlli u pėrpoq tė ruante armatimin e ushtrisė shqiptare nė repartin ku ai shėrbente. Turma e revoltuar pas disa orė pėrpjekjesh arrin tė thyejė me forcė repartin e tė boshatisė gjithė municionin luftarak, ku merr edhe tanket e del rrugėve duke qėlluar. Policia tėrhiqe e shteti bie. Ata qė mbrojtėn institucionet apo depot e armėve disa u vranė, tė tjerė u plagosėn ose u shėnjestruan nga bandat pėr tu eliminuar. Kėshtu ngjau edhe me oficerin Gėzim Ejlli nga Dajēi. Atij i ēuan fjalė se do e pushkatojnė. Siodoqoftė besonte nė ligjet e shtetit dhe vazhdonte punėn duke u ruajtur. Por hakmarrja do binte mbi tė. Arrijnė ti shkojnė edhe nė shtėpi e ta dhunojnė, duke e rrahur nė prani tė familjes. Ky veprim e vret edhe moralisht oficerin Ejlli. Kėshtu nė vitin 2000, megjithėse kishte rreth 20 vjet vjet karierė ushtarake, duke parė se nuk mund ti shpėtoi hakmarrjes sė bandave, apo inateve qė lidheshin me detyrėn e tij, arrin tė largohet familjarisht nga Shqipėria, pėr tė mos u kthyer kurrmė. Por fatkeqėsisht i biri Amarild Gėzim Ejlli kėtė vit (2009) kthehet nė Shqipėri. Sapo vjen ndeshet me hakmarrjen. Grupe tė paidentifikuara i ēojnė fjalė se nėse nuk tregon vendndodhjen e tė atit, do ta vrasin. Ai, nė vitin 1997 ka qėnė fėmijė dhe duke qėndruar shumė vite  nė shtetin e lirisė e demokracisė njerėzore, zihet ngushtė, por edhe pa pėrkrahje, pasi shteti ende ėshtė i pafuqishėm, pėr tė mos thėnė patericė e krimit tė organizuar. Kėshtu, kėrcėnatat rriten deri sa vjen data 14 prill 2009, kur nė fshatin Mushan, teksa ishte tek daja dhe del pėr tė pirė njė kafe, tre persona pa maska, e godasin egėrsisht me mjete tė forta, duke e shtrirė pėr tokė. Si duket kanė mėnduar se e kanė vrarė dhe janė larguar me shpejtėsi. Fshatarėt i kanė dhėnė ndihmėn e parė dhe e kanė dėrguar urgjent nė spitalin rajonal tė Shkodrės.Sipas kartelės nr.1032, ai ėshtė shtruar nė spitalin e Shkodrės nė reaminacion, mė  14.04.2009 dhe ka dalė mė 16.04.2009, duke marrė kėshillim pėr “Qėndrim nė shtėpi nėn kujdes mjekėsor”. Mėsojmė se Amarild Ejlli nuk mund tė qėndronte nė spital nga frika se mos vinin dhe e vrisnin. Nė fakt nė spitalin e Shkodrės ėshtė arritur deri tė pushkatohen mjekė.Ish mjeku Zamir Shazi ėshtė njė rast. Kėshtu Amarild Ejlli, pasi i shpėtoi mrekullisht vrasjes, jeton nė kushte ilegale.        Rifat Ymeri

 

PRAGPĖRBALLJA

Pas thuajse 2 dekadave, aktoret kryesore te politikes shqiptare kane ndryshuar ne vigjilje te zgjedhjeve politike ne Shqiperi. Lideri historik i Partise Demokratike, njekohesisht edhe nder nismetaret e qendrestaret e levizjeve demokratike ne vendin tone, Sali Berisha nuk do te kete me perballe direkt te pakten, liderin tjeter historik te Partise Socialiste, ikone e politikes se larte shqiptare Fatos Nano. Qe ketu fillon edhe interesi i ri qe ofrojne keto zgjedhje te 28 qershorit 2009.

I njohur si “rebel” qe ne vitet e fundit te ’80-es por edhe si nder nismetaret e ndryshimeve demokratike ne Shqiperine e fillimviteve ’90-te pavaresisht se biri i nje familjeje shume prane regjimit komunist, Edi Rama tashme eshte ne anen tjeter te barrikades, perballe kryeministrit aktual, ish- presidentit Sali Berisha.

Analiza e ketyre dy individeve, duhet te startoje nga zanafilla. Berisha, nje malesor nga Tropoja qe gjithcka ne jete e ka arritur me shume mund e sakrifica, duke u perballur edhe me mentalitetin qe ka ekzistuar dhe fatkeqesisht vazhdon ndaj nje pjese te popullsise qe personifikon kryeministri, ngjiti shkallet nje e nga nje jo vetem karrieren profesionale te mjekut, por edhe ne ate te politikes.

Rama nje nga te rinjte e Tiranes, i rritur ne/ose prane Bllokut te famshem, ne kontakt direkt apo indirekt me “mollet e ndaluara” te regjimit komunist, pse jo edhe nje “i llastuar” nga fati si biri i nje te privilegjuari te komunizmit, jo shume i suksesshem profesionalisht si piktor, por jo pak si politikan dhe menaxhues i te pakten kryeqytetit shqiptar, shfrytezoi konjukturat vit pas viti qe te arrinte ne 2009-en perballe rivalit te tij.

Pavaresisht se antar i Partise se Punes per mese dy dekada, Berisha u vu ne krye te nje levizjeje te iniciuar nga studentet, duke u kthyer ne simbol i ndarjes se Shqiperise nga e kaluara komuniste, nisur nga vete pozicionimi i ashper dhe denimi i hapur ndaj diktatures dhe atyre qe e perfaqesonin apo e perfaqesojne nder vite.

Si per ironi te fatit, ne vigjilje edhe Rama ishte ne te njejtin krah me Berishen, me ndryshimin e vetem se perfaqesonte qendrime radikale ndaj ish- diktatures dhe perfaqesuesve te saj, natyrisht te shprehura publikisht kohe pas kohe. Nuk eshte e qarte nese Rama mori teseren e PD-se ndonjehere, por shume shpejt u kristalizua distancimi i tij nga forca e pare opozitare ne vend.

Berisha ne vitin 1992, do te arrinte ne majen e piramides shteterore te fillimdemokracise shqiptare, teksa Rama ne ate kohe u kthye ne nje nga opozitaret me te medhenj te tij dhe shtetit qe u instalua. Per hir te realitetit, nuk ishte as i pari dhe as i fundit dhe natyrshem as edhe i vetmi. “Letrat nga ferri” te botuara kryesisht ne gazeten “Koha Jone” tregonin pozicionimin e ashper te Rames, edhe gjate kohes se emigrimit ne France.

Mesi i vitit 1997 dhe fillimi i vitit 1998, do te sillte edhe permbysjen e pozicioneve jo vetem ne mes dy subjekteve kryesore PD- PS, por edhe individualiteteve Berisha- Rama. I pari do te linte presidencen me fitoren e zgjedhjeve politike nga e majta, ndersa i dyti, do te niste rrugetimin e pushtetit ne Shqiperi. Ishte viti 1998, i cili ne karrieren politike do te shenjohet ne kujtesen jo vetem te Rames me shprehjen e Fatos Nanos disa vite me pas “e mora me thonj te paprere nga Parisi dhe e bera minister”.

“Gaveta politike” e Rames nuk zgjati shume, ndersa Berisha po perpiqej te mbante pa u shthurur PD-ne, e cila jo vetem doli ne opozite por edhe ishte goditur rende ne imazh por jo vetem, nga ngjarjet e vitit 1997- 1998. Si minister i Kultures ne qeverite socialiste, per kohen, Rama paraqiti nje performance ndryshe, pa dashur te perdorim edhe termin te suksesshme. Nuk ishte shume e veshtire, qofte edhe me idene e bojatisjes se fasadave te ministrive, pasi Shqiperia ngjante si nje vend i sapodale nga lufta civile. Sipas gjasave, kjo performance bindi edhe PS-ne ta kandidonte per kryetar te Bashkise Tirane ne vitin 2000, pa patur teseren roze ne xhep dhe sipas xhasave, pa u interesuar shume nese kishte ate te PD-se se fillimviteve ’90. Pasi mundi ne perballjen e pare te vertete politike rivalin Besnik Mustafaj, Rama filloi te shijonte “flladin” e pushtetit te vertete. Krijimtaria e tij artistike qe mbase nuk ishte e mjaftueshme per te qene nje piktor i spikatur, e ndihmoi per te nisur ndryshimin e Tiranes, duke nisur nga ē’kioskezimi, per te vijuar me lyerjen e fasadave te pallatave, ndertimin e trotuareve, lulishtave dhe parqeve, rrugeve e me tej, gjithnje sipas stilit te tij dhe imazhit qe kishte te stampuar ne tru. Ne pozicionin e kryeopozitarit, Berisha e kishte te pamundur te ndalte fillimin e ngjitjes se Rames ne politike. Koha tregoi se Berisha as qe e kishte menduar se nga kryetar Bashkie, ne vitin 2009 do ta kishte perballe Ramen, te ndare ne mes tashme jo nga fatet e nje qyteti, por fatet e nje kombi, edhe pertej Shqiperise.

Ne prag te 28 qershorit 2009, ka mjaft paralelizma. Berisha vazhdon te drejtoje me “dore te hekurt” partine e krijuar dhe te drejtuar nga ai “de facto” qe nga viti 1990. Te njejten linje vijon nga viti 2005 edhe Edi Rama me partine e marre nga Fatos Nano, edhe pse idete e menaxhimit politik para me ato pas marrjes se kreut te PS-se, jane vite drite larg nga njera- tjetra. Nese konceptualisht, Berisha ka te drejte si perfaqesues i te djathtes, e ndertuar gjithmone rreth nje lideri te forte dhe te pakontestueshem, Rama “i rrembeu” modelin edhe ne ndertimin e nje partie te majte, e mesuar gjithmone me hapesira te pamata kundershtimi edhe ndaj “njeshit” ne krye. Berisha ne fakt, ka vijuar rrugen tradicionaliste te ndertimit te nje subjekti te djathte politik, duke marre edhe kosto si largimi i bashkepunetoreve me te ngushte, te cilet tashme jane rikthyer ose ne PD ose ne kolaicion parazgjedhor. Modeli “Rama” i menaxhimit te PS-se eshte reflektim i konstruktit moralo-politik te vete liderit, i cili mbase ne fillim te viteve ’90, ishte nder me radikalet e ndryshimeve ne Shqiperi. Kjo ka sjelle qe PS-ja nga menyra e organizimit, disiplina e tepruar, te mos konsiderohet nje force e majte tradicionaliste, por ti afrohet qendres se spektrit politik, madje edhe te djathtes. Jo rastesisht trinomi i artikuluar nga Rama fillon me liderin ne konceptin e qeverisjes: lider, ekip, program.

Ne nje vend si Shqiperia, me probleme te thella sociale- ekonomike- zhvillimore te trasheguara dhe te bartura nder vite, eshte shume e veshtire qe programet politike te dallohen qartas njeri nga tjetri. Shume pika, madje vertete shume, te programave te zbatuara apo te paraqitura nga PD dhe PS, jane shume te ngjashme duke patur ne sfond elementin social, per te arritur ne shume drejtime deri ne populizem ekstrem. Vetem renditja e prioriteteve apo e “100 diteve te para te pushtetit” mund te dalloje Berishen dhe Ramen.

Korrupsioni! Ky eshte “kali i betejes” qe perdori PD-ja per te ardhur ne pushtet ne vitin 2005 dhe  eshte pikerisht ky “kale beteje” qe Rama po perdor per te larguar nga pushteti Berishen me 28 qershor. Kryesocialisti Rama e di shume mire se ky argument, ishte shume efikas per te larguar Nanon nga qeverisja e para 4 viteve, por edhe Berisha e di shume mire se i njejti argument, i bazuar edhe ne komisione hetimore, rezultoi i deshtuar ne “pritat” qe i ngriten kryebashkiakut te Tiranes per ta larguar nga menaxhimi i Metropolit ne te gjitha takimet elektorale. Ne menyre paradoksale, me shtimin e akuzave, te komisioneve hetimore parlamentare, nga viti 2000 deri ne vitin 2007, Rama thelloi fitoren ne garen per kryetar Bashkie i Tiranes perballe rivaleve demokrate. Ne prag te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, Rama po kapet fort pas korrupsionit te qeverisjes aktuale, edhe pse vete nder premtimet me te bujshme elektorale, nuk ka paraqitur akoma nje platforme se si mendon ta zvogeloje korrupsionin ne qeverisjen e re, nese do ta marre votat e shqiptareve. Rama po perdor nje metode, e cila te pakten ne “kurrizin e tij politik” ka rezultuar e deshtuar nga kundershtaret, te pakten ne garen per bashkine e Tiranes nga viti 2000 e ketej. Berisha eshte kapur vertete fort pas investimeve qe ka realizuar, rritjes se rrogave, NATO-s, Bashkimit Evropian etj.

Nga viti 2005, ka ndryshuar shumeēka edhe ne mentalitetin e shqiptareve. Asokohe “korrupsioni” rrezoi nje qeveri dhe qeverisje, per ta zevendesuar me nje tjeter. A kane te njejtin mentalitet shqiptaret edhe pas 4 viteve? A ka me shume rendesi per ta minimizimi i korrupsionit apo ajo cfare shohin cdo dite duke nisur nga xhepat e tyre dhe pamjet perballe e rruget qe shkelin? Kete do ta mesojme vetem me 28 qershor 2009, bashke edhe me pergjigjen e pyetjes: a kane ndryshuar vertete shqiptaret ne 4 vite? 

Blerti DELIJA

 

Gjakmarrja, plaga mė e rėndė e shoqėrisė

Plaga mė e rėndė e shoqėrisė shqiptare, gjakmarrja, pėrditė e pėrnatė po merr jetė njerėzish. Paradoksi me bazė nė “ligjet”e Kanunit mesjetar tė feudalit Lekė Dukagjini, ėshtė bėrė njė kancer i tmerrshėm pėr shoqėrinė qė paguan edhe me jetė tė pafajshmish kodet e njė rregulli tashmė tė pakuptimtė pėr botėn e qytetėruar. Pushka e gjakmarrjes ka marrė shumė e shumė jetė tė pafajshme, deri nė disa brezni, edhe pėr hakmarrje shekullore. Ky fenomen, sidomos 19 vitet e fundit ka marrė pėrmasa tė frikshme. Pak kohė mė parė, mė 06.04.2009, nė mes tė qytetit verior Shkodėr, u vra me armė zjarri Nadir Quku. Edhe sot pas kaq ditėsh policia nuk ka arritur tė prangosė asnjė person. Burime pranė policisė bėjnė tė ditur se pista e hetimit ėshtė hakmarrja. Por rreth kėsaj vrasjeje duket se ka hije tė tjera qė zor tė zbardhen ndonjė ditė. Burime tė besueshme bėjnė me dije pėr gazetėn se vrasėsit kanė ngatėrruar personin. Duket se objekt i pushkatimit ka qėnė Gjovalin Praēja, ēuditėrisht shumė i ngjashėm me viktimėn. Quku dhe Praēja nė tė vėrtetė ngjasojnė shumė me njėri-tjetrin. Quku mėsojmė se nuk ka patur asnjė konflikt dhe ka qėnė njeri shumė i respektuar, ndėrsa Praēja ka patur probleme pėr shkak tė babait tė tij. Mė 20 nėntor 2004 Ndue Praēja kishte vrarė me armė zjarri shtetasin Isuf Kadria dhe qė aso kohe familjet Praēja dhe Kadria ishin nė hasmėri. Familja Praēja i ėshtė nėnshtruar edhe ligjit kanunor tė ngujimit. Nga vrasja e pashmanshme, Gjovalin Praēja ishte larguar pėr nė Francė. Edhe atje, burime shumė tė besueshme dėshmojnė se Gjovalinit i ishte kėrcėnuar jeta. Pra, edhe pse pa asnjė faj, Gjovalin Praēja ėshtė nė shėnjestėr tė plumbit hakmarrės. Ashtu edhe i ati dhe e ėma. Prindėrit e tij jetojnė nė ilegalitet tė plotė, tė ngujuar.  Ndėrsa gruan dhe dy motrat aktualisht i ka nė Francė, diēka mė tė sigurta nga hakmarrja. Kjo pasiguri pėr jetėn ėshtė nė pėrmasa tmerruese. Pra, shumė shqiptarė, sot janė tė detyruar tė jetojnė nė ilegalitet. Madje as fėmijėt nuk kanė tė “drejtė” ti ēojnė nė shkollė. Paradoksi mė i madh ėshtė se nė mes tė qytetit tė Shkodrės ekziston njė lagje me tė ngujuar. Afėr lagjes Kiras, nė Livadhe, sot janė qindra familje tė tilla qė jetojnė prej afro 19 vjetėsh me frikėn se njė ditė do i marrė plumbi dhe shtohen pėrditė, duke e thelluar plagėn e gjakmarrjes dhe ligjėruar tė “drejtėn” e hakmarrjes.                                     

Ndue Bacaj 

 

Zbulohet telegrami i Ministrit tė Jashtėm Gjerman qė futi nė luftė Amerikėn mė 6 prill 1917

Kur gjermanet dergojne telegrame te largeta teksti i te cilave perbehet nga nje rradhe numrash me nje dukje te pakurrfarqellimte, kij mendjen. Nje telegram i tille, me autor ministin e jashtem gjerman Artur Zimmerman, mberriti ne zyrat e Legates gjermane ne Meksiko ne vitin 1917. Ishte nje mesazh i koduar derguar qeverise meksikane me propozimin per nje alenace ushtarake kunder Amerikes. Kercenimet territoriale kundrejt SHBA-ve te perkufizuara ne kete telegram e perndezen qendrimin e opinionit publik amerikan kunder Gjermanise, cka coi ne vendimin e Kongresit per t’i shpallur lufte asaj ne vitin 1917. Ne vitin 1914 vendet europiane qene futur ne nje konflikt i cili shpejt u pershkallezua per te hyre ne histori si Lufta e Pare Boterore. Ndersa ushtrite europiane vriteshin e priteshin, Shtetet e Bashkuara qendruan asnjanese. Ne vitin 1916 U. Uilson u zgjodh president i vendit per te dyten here me se shumti fale slloganit “Ai na mbajti jashte lufte”. Megjithate gjerat shume shpejt do te ndryshonin. Ne janar 1917, agjentet britanike deshifruan nje telegram te ministrit te jashtem gjerman Zimmerman drejtuar perfaqesuesit te Berlinit ne Meksike, von Ekhardt. Ne kembim te nje aleance ushtarake Gjermania i ofronte Meksikes mbeshtetje per aneksimin e ish-territoreve te saj, tashme pjese e Amerikes. Me 24 shkurt anglezet ia derguan tekstin e teklegramit presidentit Uilson dhe ekzistenca e tij mberriti mediat amerikane me 1 Mars. Me 6 Prill 1917, Kongresi amerikan i shpalli lufte Gjermanise dhe aleateve te saj. Telegrami i Zimmermanit padyshim i dha shtysen e fundit hezitimeve amerikane per t’u futur ne lufte duke ndryshuar keshtu rrjedhen e historise. Balancat e konfliktit ndryshuan pas kesaj duke sjelle disfaten dhe si rrjedhoje kapitullimin e Fuqive te Boshtit. Ky telegram dhe Lufta e Pare Boterore sherbyen ne fakt edhe si shkas i prezantimit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne arenen nderkombetare. Nje domen ne te cilin shteti i madh i pertej Atlantikut vazhdon te jete aktor i dores se pare.

Teksti i deshifruar i telegramit te Zimmermanit

“Me 1 te shkurtit kemi ndermend te fillojme aktivizimin e pakufi te nendetseve. Do te rrekemi, megjithekete, qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes te mbeten asnjanese. Nese ky plan deshton, i ofrojme Meksikes nje propozim ose aleance mbi bazat e meposhtme; te bejme lufte bashke dhe paqe bashke, mbeshtetje financiare te pakursimte dhe nje pranim nga ana jone i ripushtimit te territoreve te humbura ne Teksas, Nju Meksiko dhe Arizona. Me hollesite e ketij aksioni mund te merreni vete. Per sa me lart ju do ta informoni Presidentin ne sekret te plote sapo shperthimi i luftes me Shtetet e Bashkuara te jete i sigurte bashke me sugjerimin se ai duhet qe me nismen e tij te ftoje Japonine per perkrahje te menjehershme dhe ne te njejten kohe te ndermjetesoje mes nesh (Gjermanise - shen. i red.) dhe Japonise. U lutem bejani me dije Presidentit se nderhyrja e pameshirshme e nendetseve tona ofron mundesine qe Anglia te bindet per te bere paqe ne krye te disa muajve.”

(Firmosur ZIMMERMAN)

Marsel Lela

 

Vrasja, si test politik

Nė njė pritė cubash, humbi jetėn pak ditė mė parė deputeti i tri legjislaturave tė Kuvendit tė Shqipėrisė, Fatmir Xhindi. Ngjarja makabre e asaj tė shtune mbrėma ishte tepėr e rėndė, tragjike pėr familjen, shokuese pėr kolegėt, ndėshkuese pėr strukturat e rendit. Familja humbi njeriun e saj mė tė dashur, shoqėria u nda pėrgjithmonė nga miku i tyre i mirė, socilistėt i dhanė lamtumirėn e fundit, atij qė i pėrfaqėsoi ata me formatin e njė politikani, krejt ndryshe ngasa jemi mėsuar t’i pėrcjellim deri mė tash. Banorėt e Roskovecit, Fierit dhe Shqipėrisė cep mė cep, e pėrcollėn me pikėllim kėtė ngjarje.

Lajmi i ekzekutimit nė oborrin e shtėpisė tė njė deputeti tė Partisė Socialiste, vetėm dy muaj nga zgjedhjetn e pėrgjithshme parlamentare tė 28 qershorit, natyrshėm qė pėrshkoi si njė detonator mundėsinė e makthit politik, tė kėsaj vrasje. E dyta e kėtij rangu, pas asaj tė Azem Hajdarit mė 1998, i cili gjeti vdekjen fare pak metra larg selisė sė Partisė Demokratike. Pėr fatin e mirė tė vendit, kėsohere klasa politike dėshmoi, pėr spariherė maturi dhe pjekuri politike, duke mos e komentuar kėtė vrasje dhe duke i’a deleguar gjithēka tė mėpasme strukturave tė specializuara. Sado qė minėvėnėsit mediatik, pinjollėt e atyre tė 1997 apo tė 1998, u pėrpoqėn qė nėpėrmjet njė pyetėsori tejet provokativ, u pėrpoqėn tė peshkonin personalitetet mė tė spikatura tė politikės, kjo vrasje makabėr mund tė mbeste jashtė korrnizave politike.

Ka shumė pikėpyetje qė ngrihen nė lidhje me kėtė mungesė vullneti pėr ta injektuar politikisht kėtė ngjarje. Sikurėse ka shumė arsye pėr tė besuar, se klasa politike nuk ka mė asnjė shans pėr tu kapur pas njė vrasje dhe pėr tė vėnė veten nė kreun e njė anarshie tė mundshme. Kjo e motivuar edhe nga shkasi kalendarik ku ndodhen zgjedhjet dhe nga pozitat jo fort tė shėndosha qė e majta ka nė pragun e kėsaj beteje elektorale.

Paralelisht mė kėtė maturi, le ta quajmė kėshtu, pasi do tė ishte e shėndetshme, edhe pala qė do tė ishte e shėnjuara nė thep-shtjegzėn e kėtij atentati, mazhoranca, tregoi edhe ajo klasin e saj. Qė nga Presidenti i Republikės, Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri, deri tek ministrat dhe deputetėt, tė gjithė pa pėrjashtim, u gjendėn pranė familjes sė deputetit tė vrarė nė kėto momente tė trishta. Tė gjithė u angazhuan pėr njė hetim dhe ndėshkim ekstrem tė kėtij krimi tė rėndė.

Nė kėto kushte krimi nuk mundi tė gjente njė kahje politike dhe mbeti njė motivim i strukturave tė hetimit dhe tė rendit pėr zbardhjen e kėsaj ngjarje.

Politika, pak a shumė mbeti jashtė, dhe mirė bėri. Kostoja do tė ishte e barabartė, sikur edhe kjo vrasje, tė mbarsej politikisht. Humbėsin dhe fitimtarin do ta luante vetė politika. Por jo vetėm ajo. Shanset e derisotme tė vendit do tė viheshin para njė pikėpyetje tė madhe. Momente delikate do pėrballnin politikėn nė kėtė prag zgjedhjesh. Do tė kėrcėnohej nė tėrėsi procesi. Gjithēka e mbėrritur me kaq mund dhe sakrifica do tė shkonte dėm. Imazhi ynė do tė pėsonte njė gėrryerje serioze. Njė nga kolonat mė tė rėndėsishme, besueshmėria ndėrkombėtare, do tė merrte njė krisje serioze. Kjo vrasje do tė na vriste sėrish.

Megjithatė shteti pėrkundėr kėsaj maturie, kėsaj pjekurie politike, duhet tė tregojė se ėshtė e predispozuar deri nė maksimum pėr zbardhjen e kėsaj ēėshtjeje. Sa mė shpejt qė ti bėhet me dije opinionit publik, mbi prangosjen dhe vėnien para drejtėsisė, tė autorit tė vrasjes, aq mė bindės mbeten deklaratat e titullarėve tė shtetit dhe tė rendit pėr angazhim. Qasjet pėr ta zvarritur, do tė ishte njė mundėsi qė opozita ta shfrytėzojė atė politikisht. Ndėrkaq shteti do ta gjente veten, jo “si vrasės”, siē ka ndodhur dhe siē mund, por “si bashkėpunėtor nė krim”. Dhe kjo natyrisht qė do tė ishte me njė ēmim tė shtrenjtė, koston tė cilėn do ta kishte tė vėshtirė ta paguante pushteti, (qė kėrkon tė rimarrė njė tjetėr mandat), dhe pa kurrnji ndėrmendje qė opozita ta falė. Ēdo ditė qė kėtė vrasje e vesh misteri, ėshtė njė mundėsi qė opozita kėtė mjegullnajė ta pėrdor si mantel apostulli nė betejėn elektorale.

Nga Albert Vataj

 

Demokracia e banditėve

Shqipėria dergjet e pėrmbytur nga padrejtėsia. Indikatorėt e lartė tė korrupsionit janė shumė pak pėr tė pasqyruar atė pafundėsi telashesh, shpesh me fund tragjik, qė mungesa e drejtėsisė sjell nė jetėt e njerėzve. Me padrejtėsinė janė tė lidhura flakjet masive nga puna pėr shkaqe politike, dhunimet e pronės sė qytetarėve nga njerėz me pushtet dhe pranė pushteteve politike, tė gjitha pasurimet e paligjshme dhe tė dhunshme. Sepse padrejtėsia nė Shqipėri vazhdon tė ketė njė rrėnjė politike, njė rrėnjė pushteti. Ajo vazhdon tė jetė, si edhe nė gjithė periudhėn komuniste, vartėsim, nėnshtrim apo vėnie e pushtetit tė drejtėsisė nė shėrbim tė pushtetit politik.

Me rėnien e komunizmit, despotizmi oriental nė Shqipėri humbi monopolin politik, por mjerisht nuk humbi sundimin mbi drejtėsinė. Bota e politikės vazhdoi ta sundojė botėn e drejtėsisė. Partitė politike fituan lirinė tė konkurrojnė, por drejtėsia nuk fitoi dot lirinė nga partitė politike. Theksi u vu te liria politike, te liria si demokraci, por jo te liria si drejtėsi. Ky ėshtė njė nga gabimet mė fatale qė i ka dhėnė mundėsi despotizmit politik (pavarėsisht bojės) tė ringrihet dhe, nė aleancė me korrupsionin e krimin, tė orvatet pėr tė rimbytur lirinė e njerėzve. Dhe shpėtimi i vetėm i lirisė ėshtė pavarėsimi i drejtėsisė nga thonjtė e pushteteve politike gjithnjė e mė tė korruptuar, nė mėnyrė qė tė mund tė luftojė korruptimin e kėtyre pushteteve.

Pas thuajse 20 vjet tranzicion postkomunist, refleksionet mundėsohen gjithnjė e mė tė qarta. Eshtė konfirmuar se demokracia dhe liria nuk ecin gjithnjė bashkė. Se e drejta e votės pėr tė gjithė dhe zgjedhjet e lira, mund tė krijojnė shanse pushteti edhe pėr liderė ekstremistė dhe qeverisje tė korruptuara. E atje ku mungon pushteti i pavarur i drejtėsisė, qė mbron tė drejtat dhe liritė e njerėzve nga abuzimet e njerėzve me pushtet, qeverisje dhe mazhoranca legjitime tė dala nga zgjedhje legjitime, shfaqin nė raport me liritė dhe tė drejtat themelore tė njerėzve (atė tė punės, pronės, fjalės, organizmit), njė rrezikshmėri qė tė kujton diktaturat komuniste dhe jo komuniste.

Shkurt, nė tė gjitha ato vende ku traditat liberale kushtetuese, pra edhe tė pavarėsisė sė pushtetit tė drejtėsisė, kanė qenė mė tė forta, pluralizmi dhe rivaliteti politik kanė qenė mė pak konfliktualė, mė shumė konstruktivė dhe pushtetet e dala nga zgjedhjet ishin mė nė harmoni me ligjin dhe tė drejtėn. Zgjedhjet e lira kanė qenė (kėtu ka pėrsėri kontribut edhe drejtėsia e pavarur) edhe tė ndershme dhe pėr rrjedhojė, demokracia i ka shėrbyer fuqizimit tė lirisė dhe drejtėsisė. Demokracia dhe liria kanė ecur krah pėr krah, duke forcuar njėra-tjetrėn. Mjerisht, Shqipėria nuk i pėrket kėtij rasti fatlum.

Gjėrat do tė kishin ecur shumė mė mirė pėr shqiptarėt dhe vendi do kish shmangur shumė trauma e konflikte, sikur qė nė fillim tė tranzicionit tė ishte bėrė njė investim mė i fuqishėm pėr pavarėsimin e drejtėsisė. Ndodhi e kundėrta. Institucionet e drejtėsisė, prokuroria dhe gjyqėsori qė sa po dilnin nga skllavėria e pushtetit komunist, u gjendėn nėn presionin dhe sulmet e pushtetit tė ri berishist. Pas rėnies sė komunizmit, Shqipėria pati nė krye tė qeverisjes njė autoritarist si Sali Berisha, qė u pėrpoq me tė gjitha mėnyrat ta pėrdorte prokurorinė dhe gjyqėsorin kundėr rivalėve politikė, pra ta pėrdorte politikisht.

Sot, drejtėsia nė Shqipėri do tė kishte njė pushtet real baraspeshues e kontrollues mbi politikėn, nėse nė nisje tė tranzicionit do tė kish pasur njė lider, si pėr shembull Kryeministri Nehru, i cili drejtoi Indinė, pasi kjo fitoi pavarėsinė nga Britania. Sikundėr thekson edhe Fareed Zakaria, nė librin e tij “E ardhmja e lirisė”, Nehru ishte rritur dhe edukuar nė shkollėn britanike, me koncepte shpirtėrisht tė rrėnjosura pėr ndarjen e pushteteve dhe pavarėsinė e gjyqėsorit, prandaj ishte i vendosur t‘i mbronte “edhe kur kjo nėnkuptonte se duhej tė pranoje disfata politike nė gjykata”. Krahasojeni pėr njė moment kėtė qėndrim me atė tė Berishės, Nanos dhe politikanėve tė tjerė shqiptarė, qė nuk kanė lėnė asgjė pa bėrė pėr tė ndikuar mbi vendimet e gjykatave kur ato bartin njė ngarkesė politike.

Megjithėse, partia e Kryeministrit Nehru ishte superiore mbi partitė rivale, aq sa India mund tė quhej “njė shtet demokratik njėpartiak”, ajo ishte e vendosur tė krijonte tradita tė forta tė qeverisjes kushtetuese. Gjykatat u bėnė tė pavarura, shtypi vėrtet i lirė dhe toleranca fetare e shenjtė. Kjo strukturė mentalitetesh, politikash dhe institucionesh, bėnė qė liberalizmi tė pėrballojė mė vonė edhe populizmin e rrethuar me servilizėm tė Indira Gandit. Por gjėrat janė pėrkeqėsuar, qėkur sistemi gjyqėsor, nga krenari e dikurshme e “demokracisė mė tė gjerė nė botė” ėshtė shndėrruar nė shėrbėtor i korruptuar i pushtetit politik. Qė nga ky moment, India ėshtė bėrė mė shumė demokratike (pra me mė shumė parti qė konkurrojnė pėr pushtet), por gjithnjė e mė pak liberale (pra, me mė pak liri e tė drejta tė garantuara pėr njerėzit).

Nė ndonjė shtet tė Indisė (si nė Utar Pradesh), gjėrat kanė arritur deri aty sa sistemin politik mund ta pėrcaktojmė si njė “demokraci banditėsh”, ku kutitė e votimit dhe zgjedhjet manipulohen, “ku partia fituese mbush administratėn - ndonjėherė edhe gjykatat - me militantėt e vet dhe u jep ryshfet ligjvėnėseve opozitarė qė tė kalojnė nė anėn e saj”. Na duket sikur Zakaria kėtu ka shkruar ekzaktėsisht pėr Shqipėrinė dhe “demokracinė e saj tė banditėve”. Por ka edhe mė, sepse ngjashmėria ėshtė totale. Zakaria shpjegon se tragjedia e miliona votuesve qėndron nė faktin e hidhur se pėrfaqėsuesit e votuar prej tyre pasurohen dhe fuqizohen jashtėzakonisht, duke vjedhur fondet publike, ndėrsa flasin pėr hallet e popullit. Ky proces degjenerimi arriti kulmin nė nėntor 1977, kur Kryeministri i Utar Padeshit, siguroi shumicėn parlamentare, duke krijuar njė kabinet prej 93 ministrash, nė mėnyrė qė deputetėt qė ndryshonin anėtarėsinė e partisė sė tyre dhe mbėshtesnin atė, tė merrnin poste qeveritare. Ne kemi rastet e “xhuvelizmit” dhe tė tjera variante tė tij, qė me siguri do tė shfaqen edhe nesėr, pas zgjedhjeve tė 28 qershorit.

Mungesa e pavarėsisė sė pushtetit tė drejtėsisė nga politika, korruptimi i tij i brendshėm, qė ėshtė njė hallkė shtesė e zinxhirit qė e mban tė skllavėruar, po e degjeneron sistemin nė njė demokraci banditėsh qė nuk njeh liri dhe tė drejta, por majmet duke i dhunuar ato. Kjo po shikohet nė tė gjitha nivelet e shtetit. Media po raporton gjithnjė e mė shumė raste tė “tė fortėve” nė qarqe, bashki apo komuna, qė duke qenė tė mbėshtetur nga segmente tė pushtetit, dhunojnė pronat e qytetarėve. Gjendja nuk do tė qe kjo, nėse qytetarėt do tė kishin nė mbrojtje tė drejtat e tyre, gjykatat, prokurorinė. Por nė realitet ata dhunohen dhe askush nuk i mbron, flaken nga puna me pretekste tė stisura dhe nuk e gjejnė dot tė drejtėn. Dhe shohin me zhgėnjim demokracinė “pėr atė ēka ajo ėshtė bėrė nė tė vėrtetė: pra njė sistem i hapur dhe i kapshėm nė teori, por faktikisht i sunduar nga pakica fanatike tė organizuara mirė ose tė pasura, tė cilat sakrifikojnė tė ardhmen qė tė mbrojnė interesat e tyre tė tashme”.

Me kėtė degradim tė politikės dhe ambicieve tė saj duhen shpjeguar tė gjitha rrėnimet qė vuan sot Shqipėria, rrėnimin e mjedisit, e drejtėsisė, e bujqėsisė dhe industrisė, rrėnimin e bilanceve tė shtetit nga borxhet gjithnjė e mė tė larta, rrėnimin e tė drejtės publike nga korrupsioni. Tė gjitha janė rrjedhojė e sakrifikimit deri edhe tė sė ardhmes sė shoqėrisė dhe natyrės pėr ambiciet mediokre tė njė grushti politikanėsh dhe lobeve tė lidhur me ta. Po cili ėshtė shpėtimi? Eshtė eliminimi i atij gabimi tė bėrė nė fillesė tė tranzicionit, ėshtė ēlirimi i drejtėsisė nga thonjtė e politikės, ėshtė ri-integrimi i praktikės sė demokracisė me liberalizmin kushtetues, me ringritjen e institucioneve si drejtėsia e pavarur dhe tė atyre tė shoqėrisė civile. Misioni ėshtė shumė i vėshtirė, por jo i pamundur. Dhe sado i vėshtirė, ėshtė e vetmja rrugė pėr t‘u shpėtuar despotizmave qė kėrcėnojnė nga horizonte tashmė shumė tė afėrt. Pa njė rifillesė tė tillė, demokracia do tė mbetet njė lėvozhgė e zbrazėt, por njėherazi maskė “perėndimore” e njė sistemi banditėsh politikė dhe jo politikė, qė ka pėr tipare “gėrryerjen, manipulimin e lirisė dhe degradimin e jetesės sė pėrbashkėt”.

Nga: Andrea STEFANI

 

Ja si funksionojnė Institucionet e Bashkimit Europian KĖSHILLI EUROPIAN

Kėshilli Europian lindi nga Samitet e Kryetarėve te Shteteve dhe te Qeverive te vendeve anėtare. Ne Samitin e Parisit te mbajtur ne dhjetor 1974, u vendos qė kėto takime te mbaheshin tri herė ne vit dhe te merrnin emrin Kėshill Europian. Ne vitin 1987, Akti i Pėrbashkėt Europian e bėri Kėshillin Europian pjesė te strukturės institucionale te Komunitetit. Tashmė ai ėshtė pjesė e Bashkimit Europian.

Kryetarėt e Shteteve dhe te Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen rregullisht te paktėn dy herė ne vit. Ata shoqėrohen nga Ministri i Jashtėm si dhe njė Anėtar i Komisionit.

Funksioni themelor i Kėshillit Europian ėshtė pėrcaktimi i drejtimeve kryesore politike pėr integrimin Europian. Ai e realizon njė gjė te tillė duke marrė vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Kėshillin ose Pėrfaqėsuesit e Shteteve Anėtare. Ne kėtė mėnyrė, Kėshilli Europian ka drejtuar punėn pėr bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpėrdrejte te parlamentit si dhe njė numėr aplikimesh pėr aderim.

PARLAMENTI EUROPIAN

Origjina e Parlamentit Europian fillon ne vitet 50-te me traktatet themeluese.

Parlamenti Europian pėrbėhet nga 730 deputete, te cilėt zgjidhen me votim te drejtpėrdrejte nga qytetarėt e shteteve anėtare. Kjo do te thotė se Parlamenti Europian gėzon legjitimitet demokratik dhe se ėshtė i vetmi organ pėrfaqėsues i qytetarėve te Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen njė herė ne pesė vjet dhe te drejtėn e votės e gėzon ēdo qytetar europian qė ėshtė regjistruar si votues. Pėr sa i pėrket zgjedhjes ne mėnyrė te drejtpėrdrejte, anėtarėt e Parlamentit, sipas traktateve themeluese “janė pėrfaqėsues te popujve te shteteve qė bėjnė pjesė ne Komunitete”. Megjithatė, pėr njė kohė te gjate ata kane qene delegate te shteteve anėtare dhe zgjidheshin sipas procedurave te veēanta nga secili shtet. Njė mėnyrė e tillė zgjedhjeje nuk siguronte pėrfaqėsim te mjaftueshėm te grupeve opozitare te parlamenteve te shteteve anėtare, duke ēuar kėshtu ne njė “deficit demokratik”. Ne vitin 1976, Kėshilli nxori njė vendim lidhur me zgjedhjen e pėrfaqėsuesve ne Parlament me votim te pėrgjithshėm dhe direkt. Zgjedhjet e para te pėrgjithshme dhe te drejtpėrdrejta janė mbajtur ne vitin 1979. Qė prej asaj kohe, Parlamenti ka shprehur vullnetin politik te 374 milionė qytetarėve te Bashkimit dhe ka pėrfaqėsuar interesin e tyre ne marrėdhėnie me institucionet e tjera te BE-sė.

Parlamenti Europian i zhvillon punimet e tij ne Francė, Belgjikė dhe Luksemburg. Sesionet plenare mujore, ne te cilat merr pjese ēdo eurodeputet, zhvillohen ne Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit Europian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe ēdo takim plenar shtesė zhvillohet ne Bruksel, ndėrsa Luksemburgu ėshtė qendra e administratės se Parlamentit (Sekretariati i Pėrgjithshėm).

Parlamenti ushtron tri funksione themelore:

1. Ai ushtron pushtetin legjislativ ne bashkėpunim me Kėshillin. Fakti qė ėshtė njė organ i zgjedhur ne mėnyrė te drejtpėrdrejte bėn qė Parlamenti te jete garanti kryesor i legjitimitetit te se drejtės europiane.

2. Kėshilli i BE-sė dhe Komisioni Europian janė te detyruara te kėrkojnė mendimin e Parlamentit, pėrpara se te adoptojnė njė akt legjislativ, sa herė qė Traktatet e parashikojnė shprehimisht njė gjė te tillė.

Konsultime te tilla mund te jene edhe opsionale.

3. Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi te gjitha institucionet e BE-sė, veēanėrisht mbi Komisionin. Ai gėzon te drejtėn pėr te pranuar ose refuzuar emėrimin e Komisionerėve; mund te paraqesė mocion mosbesimi ndaj Komisionit ne tėrėsi dhe Komisioni ėshtė i detyruar t’u pėrgjigjet pyetjeve te Parlamentit.

Ai ushtron, ne bashkėpunim me Kėshillin, pushtetin mbi buxhetin e BE-sė, duke ndikuar kėshtu mbi shpenzimet e Bashkimit. Parlamenti gėzon te drejtėn te miratojė ose te rrėzojė buxhetin ne tėrėsi.

Veprimtaria e Parlamentit ndahet ne dy faza kryesore:

1. Pėrgatitja e sesioneve plenare. Kjo bėhet nga anėtaret e Parlamentit ne komisionet parlamentare te cilat janė te specializuara ne fusha te veēanta te aktivitetit te Bashkimit. Ēėshtjet pėr debat diskutohen edhe nga grupet politike.

2. Sesionet plenare. Gjate kėtyre sesioneve Parlamenti shqyrton propozimet legjislative si dhe voton dhe propozon amendamente pėrpara se te votoje tekstin ne pėrgjithėsi.

Ne veprimtarinė e Parlamentit Europian bėjnė pjese edhe “komunikimet” me Kėshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e Bashkimit dhe situatėn ne bote.

KĖSHILLI I BASHKIMIT EUROPIAN

Kėshilli ėshtė organi kryesor vendimmarrės i Bashkimit. Sikurse Parlamenti Europian edhe Kėshilli ėshtė krijuar nga dispozitat e traktateve gjate viteve ‘50. Ai pėrfaqėson shtetet anėtare dhe ne takimet e tij merr pjese njė ministėr nga secila prej qeverive te shteteve anėtare te BE-se, me varėsi te natyrės se ēėshtjeve qe do te diskutohen ne atė takim. Marrėdhėniet e Bashkimit Europian me pjesėn tjetėr te botes mbahen nga “Kėshilli i Ēėshtjeve te Pėrgjithshme dhe Marrėdhėnieve me Jashtė”. Por njė konfigurim i tille i Kėshillit ka pėrgjegjėsi te gjera edhe pėr ēėshtje te politikes se pėrgjithshme, prandaj takimet e tij mund te ndiqen nga secili prej ministrave te qeverive te shteteve anėtare, sipas zgjedhjes se vete qeverive.

Gjithsej ekzistojnė nėntė konfigurime te ndryshme te Kėshillit:

1. Ēėshtjet e Pėrgjithshme dhe Marrėdhėniet me Jashtė

2. Ēėshtjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)

3.Drejtėsia dhe Punėt e Brendshme

4.Punėsimi, Politikat Sociale, Shėndeti dhe Ēėshtjet e Konsumatorit

5.Konkurrenca (Tregu i Brendshėm, Industria dhe Kėrkimet)

6.Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia

7.Bujqėsia dhe Peshkimi

8. Mjedisi

9. Edukimi, Rinia dhe Kultura

Gjithsesi, Kėshilli mbetet njė institucion i vetėm.

Secili prej ministrave ne Kėshill gėzon plotfuqishmėri. Kjo do te thotė se, deklarimet dhe veprimet e tij janė plotėsisht te afta pėr te angazhuar qeverinė qe ai pėrfaqėson. Me fjale te tjera, nėnshkrimi i ministrit ėshtė nėnshkrim i qeverise qe ai pėrfaqėson. Gjithashtu, ēdo ministėr i Kėshillit ėshtė pėrgjegjės ndaj parlamentit te vendit te tij si dhe ndaj qytetareve qe ky parlament pėrfaqėson, duke siguruar kėshtu legjitimitetin e vendimeve te Kėshillit.

Kėshilli ushtron gjashte funksione themelore:

1. Miraton normat komunitare. Ne disa fusha te caktuara, kėtė pushtet ai e ushtron ne bashkėpunim me Parlamentin Europian.

2. Koordinon politikat e pėrgjithshme ekonomike te shteteve anėtare.

3. Lidh marrėveshje ndėrkombėtare, ne emėr te Bashkimit Europian, me shtete ose organizata ndėrkombėtare.

4. Aprovon buxhetin e Bashkimit, se bashku me Parlamentin Europian.

5. Zhvillon Politiken e Jashtme dhe te Sigurisė se Pėrbashkėt te Bashkimit, ne baze te direktivave te Kėshillit Europian.

6. Koordinon bashkėpunimin midis gjykatave dhe forcave policore te shteteve anėtare ne ēėshtjet penale.

Shumica e pėrgjegjėsive te Kėshillit kane te bėjnė me fusha te veprimit komunitar, ne te cilat shtetet anėtare kane hequr dore nga sovraniteti i tyre duke ua deleguar pushtetin vendimmarrės organeve te BE-se. Kjo fushe veprimi pėrbėn “shtyllėn e pare” te Bashkimit Europian. Megjithatė, dy funksionet e fundit kane te bėjnė me fusha ne te cilat shtetet anėtare nuk kane hequr dore nga sovraniteti i tyre, por thjesht kane pranuar te punojnė se bashku. Kjo quhet “bashkėpunim ndėrqeveritar” dhe pėrfshin “shtyllėn” e dyte dhe te trete te Bashkimit.

Veprimtaria e Kėshillit te BE-se ėshtė e organizuar si me poshtė:

• COREPER. E gjithė puna e Kėshillit pėrgatitet dhe koordinohet nga Komiteti i Pėrfaqėsuesve te Pėrhershėm (COREPER), i cili pėrbehet nga pėrfaqėsuesit e pėrhershėm ne Bruksel te te gjitha shteteve anėtare si dhe nga ndihmėsit e tyre. Vete puna e COREPER-it pėrgatitet nga 250 komitete dhe grupe pune, te cilat pėrbėhen nga delegate te shteteve anėtare.

• Presidenca e Kėshillit. Secili prej shteteve anėtare kryeson takimet e tij pėr njė periudhe gjashte mujore, duke promovuar vendimet politike dhe legjislative te Bashkimit si dhe duke realizuar kompromisin ndėrmjet shteteve anėtare.

• Sekretariati i Pėrgjithshėm. Ky ėshtė njė organ ndihmės i Presidencės dhe ka pėr detyre te siguroje funksionimin normal te punimeve te Kėshillit ne te gjitha nivelet.

KOMISIONI EUROPIAN

Komisioni ėshtė njė organ i pavarur politikisht i cili pėrfaqėson dhe mbron interesat e Bashkimit Europian ne tėrėsi. Ai pėrbėn mekanizmin drejtues te BE-se. Komisioni Europian pėrbėhet nga 25 anėtarė te cilėt emėrohen njė here ne pese vjet, pa kaluar 6 muaj nga data e zgjedhjeve pėr Parlamentin Europian. Procedura e emėrimit ėshtė e tille:

• Qeveritė e shteteve anėtare bien dakord mbi emrin e personit qe do te drejtoje Komisionin pėr pese vjetet e ardhshėm.

• Presidenti i Komisionit zgjedh, ne bashkėpunim me qeveritė e shteteve anėtare, anėtarėt e tjerė te Komisionit.

• Parlamenti Europian aprovon pėrbėrjen e Komisionit te ri, ne tėrėsi. Ne rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshėm.

Selia e Komisionit Europian ėshtė ne Bruksel, por ai ka njė numėr zyrash ne Luksemburg, pėrfaqėsi ne te gjitha shtetet anėtare te BE-se si dhe delegacione ne disa prej kryeqyteteve te botes.

Komisioni Europian ushtron katėr funksione themelore:

1. Propozon aktet normative ne Parlament dhe ne Kėshill;

2. Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;

3. Ėshtė “gardiani” i Traktateve (se bashku me Gjykatėn e Drejtėsisė);

4. Pėrfaqėson Bashkimin Europian ne arenėn ndėrkombėtare.

Vete Komisioni vendos fushėn e veprimtarisė te secilit komisioner si dhe shpėrndarjen e pėrgjegjėsive ne rast se ėshtė e nevojshme. Stafi i Komisionit ėshtė i organizuar ne departamente, te njohura ndryshe edhe si “Drejtori te Pėrgjithshme”. Secila prej kėtyre drejtorive ėshtė pėrgjegjėse pėr njė fushe te veēante te aktivitetit te BE-se dhe kryesohet prej njė Drejtori te Pėrgjithshėm, i cili ėshtė pėrgjegjės pėrpara njėrit prej komisionarėve.

GJYKATA EUROPIANE E DREJTĖSISĖ

Gjykata e Drejtėsisė ėshtė krijuar ne vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit Europian te Qymyrit dhe Ēelikut. Detyre e saj ėshtė te siguroje qe e drejta e BE-se te interpretohet dhe te zbatohet ne mėnyrė uniforme ne te gjitha shtetet anėtare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes se mosmarrėveshjeve gjyqėsore ndėrmjet shteteve anėtare, institucioneve te Bashkimit, personave fizike dhe juridike.

Gjykata ėshtė e pėrbėrė nga njė gjyqtar prej secilit shtet anėtar, duke siguruar, ne kėtė mėnyrė, pėrfaqėsimin e sistemeve ligjore te te gjithė shteteve anėtare te BE-se. Gjykata ndihmohet nga 8 “avokate te pėrgjithshėm”, te cilėt kane pėr detyre te japin mendimin e tyre pėr ēėshtjet qe shtrohen pėr zgjidhje pėrpara gjykatės. Mendimet e tyre jepen publikisht dhe duhet te jene te paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e pėrgjithshėm emėrohen me marrėveshje te pėrbashkėt te te gjithė shteteve anėtare, pėr njė mandat gjashte-vjeēar, i cili mund te ripėrtėrihet me njė ose dy periudha te mėtejshme tre-vjeēare.

Ēėshtjet kryesore qe shtrohen pėr zgjidhje pėrpara Gjykatės:

1. kėrkesa pėr gjykim paraprak;

2. procedimi pėr shkelje te detyrimeve qe rrjedhin nga traktatet;

3. procedimi pėr anulim te njė vendimi;

4. procedimi pėr mosveprim.

Pėr ta ndihmuar Gjykatėn e Drejtėsisė pėr te zgjidhur numrin e madh te ēėshtjeve qe shtrohen pėrpara saj, si dhe pėr t’u siguruar njė mbrojtje me te mire ligjore qytetareve te Bashkimit, ne vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkalles se Pare”. Kjo gjykate ėshtė pėrgjegjėse pėr zgjidhjen e njė numri te caktuar ēėshtjesh, ne mėnyrė te veēantė te atyre qe paraqiten nga individėt dhe ēėshtjet qe kane te bėjnė me raste te konkurrencės se pandershme midis ndėrmarrjeve.

Gjykata Europiane e Drejtėsisė dhe Gjykata e Shkalles se Pare kane nga njė President, te zgjedhur ndėrmjet gjyqtareve pėr njė mandat tre-vjeēar.

Marion Gajda

Student i shkencave politike dhe institucioneve Europiane-Itali

 

Ambsadori D’Elia zgjedh “rezidence” Veriun e Shqiperise

Ambasadori i Italise ne Tirane, Saba D’ Elia shenon emrin si diplomati i pare perendimor qe zgjedh rajonin e Veriut te Shqiperise si “rezidence” per thuajse nje jave. Nga data 5- 11 maj 2009, ambasadori D’ Elia eshte i pranishem ne territorin qe eshte juridiksion i Konsullates se Italise ne Shkoder dhe konkretisht ne rrethet e Lezhes, Shkodres, M.Madhe, Pukes, Tropojes, Mirdites etj. Ne takimin sensibilizues te organizuar me gazetaret konsulli i Italise ne Shkoder Stefano Marguccio ka thene se vizita eshte nje deshire e ambasadorit D’ Elia per tu njohur nga afer me territorin, me mundesite konkrete te zhvillimit dhe bashkepunimit dypalesh, por edhe me aktivitetin e bashkekombasve ne kete rajon.

Me e vecante behet kjo vizite nisur edhe nga fakti se ambasadori shoqerohet nga familja e tij, nje pjese e stafit te Ambasades por edhe disa personalitete te tjera. Vizita startoi ne oren 10:00 te dites se marte 5 maj 2009 dhe mbyllet me 11 maj ne oren 18:00  ne Lezhe. Fillimisht, ambasadori ka zhvilluar nje takim me autoritetet lokale te Lezhes ne Bashkine e qytetit ku eshte takuar me kryebashkiakun Viktot Tusha, kryetarin e Qarkut Bardh Rica, kreun e Komisionit te Jashtem Parlamentar Prec Zogaj etj. Gjate takimit eshte diskutuar edhe per planin strategjik te zhvillimit te qytetit te lashte. Agjenda e ngjeshur ka vijuar me takime me klerike italiane te kryesuar nga ipeshkvi imzot Vitale, ne ndermarrjen e perbashket italo-shqiptare “EUROFISH” ku ishte i pranishem edhe pronati italian Rizzoli. Nje etape e rendesishme ishte edhe takimi me bleterritesit e Lezhes, ku u prezantua edhe programi i zhvillimit te “Kultures se Bletes” ne kete rajon, kontribut i Ministrise se Jashtme Italiane me nje vlere 480 mije euro.

Ne qytetin e Shkodres vizita e ambasadorit D’ Elia ka nisur ne Fakultetin e Italianistikes se Universitetit “Luigj Gurakuqi” pasdreken e te martes. I shoqeruar nga konsulli Marguccio, ambasadori ka takuar pedagoge dhe studente te kesaj dege ku eshte diskutuar edhe per perfundimin e nje konvente mbi perkthimet organizuar nga Universiteti i Firences.

Shume e vecante ka qene edhe mbremja e organizuar ne brigjet e liqenit te Shkodres, ide- surprize e konsullit Marguccio per ambasadorin, familjen e tij por edhe shume bashkekombas. Tingujt e muzikes se ofruar “Live” jane bashkuar me zerat e liqenit, duke krijuar nje ansambel shume te vecante, i permbyllur edhe me nje “bufe” tradicionale.

E merkura e 6 majit ishte shume e ngjeshur me aktivitete, te cilat startuan ne oren 9:00 me nje vizite ne Shkollen e Mesme Dygjuheshe “Shejnaze Juka”, per te vazhduar me nje vizite ne shkollen e Jezuiteve “Pjeter Meshkalla” dhe ne shkollen “Maria Ndihmetare”. Gjate takimeve ambasadori D’Elia ka marre informacion ne lidhje me aktivitetin e shkollave qofte publike qofte private, eshte informuar gjithashtu edhe per bashkepunimin ne mes Italise dhe Shqiperise, duke patur si pikenisje te forte pikerisht keto shkolla qe vizitoi.

Perurimi i Qendres Profesionale Bardhaj- Bleran, e cila vjen si kontribut i OJF-se “CELIM” me nje vlere 896 mije euro, ishte nje tjeter etape e rendesishme e vizites se ambasadorit diten e merkure. Ne prani te autoriteteve vendore dhe rajonale, ambasadori D’ Elia ka prere shiritin e perurimit te kesaj qendre, e cila tashme eshte kthyer ne pike referimi per te gjithe te rinjte, duke i mundesuar fitimin e nje profesioni- nje mundesi me shume per punesimin e tyre. Ndermarrja “Voice Star” qe ka punesuar deri tani rreth 200 te rinj e te reja ne Shkoder, kompani Call Center ka terhequr interesin e vizites se diplomatit, per te vazhduar me Spitalin Rajonal te Shkodres. Nje projekt me vlere 839 mije euro i implementuar nga OJF-ja “AISPO”, ka sjelle nje forcim te sistemit te Urgjences ne Spitalin Rajonal te Shkodres. Gjate vizites ne zyren e projektit por edhe ne Spitalin Rajonal te Shkodres, ambasadori D’Elia eshte njohur nga afer me projektin, me rezultatet konkrete dhe rezultatet e pritshme duke patur si referues shefin e projektit ne fjale Filip Vila dhe Federico Chiodi-n e  “AISPO”-s.

Ne nje takim te zhvilluar ne mjediset e BIS Banca, ambasadori i Italise eshte takuar me perfaqesues te Shoqates per Zhvillimin e Shqiperise se Veriut dhe njekohesisht edhe me idene e krijimit te Dhomes se Tregetise Italo- Shqiptare. Pasdreken e te merkures ka startuar edhe vizita ne M.Madhe me nje mbikqyrje te Zones Industriale te Koplikut, projekt i “AIIOA”, ku ambasadori eshte njohur nga afer me projektin, eshte takuar me kryebashkiakun Ramadan Lika dhe ka qene pjesemarres ne nje “bufe” te shtruar nga shoqata “AIIOA”. Pas konferences per shtyp te organizuar ne Konsullate me gazetaret, ambasadori ka marre pjese ne nje darke te shtruar per nder te tij nga sipermarresit e Shkodres ne restorantin “Idromeno”. Me 7 maj ambasadori D’Elia iu drejtua komunes ne Kelmendit dhe Shkrelit ne M. Madhe, ku u prezantua edhe projekti per zhvillimin rural te ketyre komunave, me nje vlere rreth 1,6 milion euro te implementuara nga OJF-ja “VIS- COL’OR”. Nje vizite ne Tamare ne zyrat e projektit, takimi me drejtuesit e pushtetit vendor te komunave te interesuara, me drejtorine e Pyjeve, perfaqesuesit e CARITAS-it te zones dhe organizata te ndryshme te perfshira ne projekt, i kane lene vendin nisjes per ne piken turistike te Vermoshit per te kaluar edhe naten ne strukturat e ngritura nga pader Sergio. Mengjesi i te premtes ka nisur me nje vizite ne luginen e Vermoshit, i shoqeruar edhe me nje mengjes te lehte dhe me degustimin e prodhimeve tipike lokale. Ambasadori D’Elia eshte mahnitur nga mrekullite e natyres se kesaj zone, nga ajri i paster por edhe njerezit mjaft bujare te Vermoshit. Pasdreken e te premtes, kreu i diplomacise italiane ne Shqiperi ishte ne qytetin e Rreshenit, kryeqender e rrethit te Mirdites. Pasi eshte pritur dhe takuar me autoritetet vendore dhe klerikale te qytetit, pas vizites ne disa qendra profesionale dhe formimi, ambasadori D’Elia eshte rikthyer ne Shkoder per te marre pjese ne nje darke te shtruar per nder te tij nga autoritetet vendore.

Gjate dites se sotme, e shtune 9 maj, ambasadori dhe shoqeruesit e tij, gjendet ne Tropoje. Ne oret e para te mengjesit te dites se sotme, ata jane nisur drejt Komanit, per te marre tragetin e linjes i cili do ti shpjere deri ne Fierze. Pasi do te zbresin nga trageti, me makina do ti drejtohen lugines se lumit “Valbona” nje nga perlat e natyres shqiptare. Nata eshte parashikuar te kalohet pikerisht ketu ne kushtet e “agriturizmit”. Te dielen ne mengjes eshte parashikuar nje tur turistik- panoramik ne male, per te mberritur ne Theth dhe nje mengjes ne natyre.  Pasdreken e dites se diele, do te behet nje vizite ne nje ferme te Pukes, ngritur dhe menaxhaur nga Don Giovanni Fiochi, e cila prodhon nga proshutat, sallamet, erezat, kerpurdhat, pijet etj. Te henen e 11 majit, eshte parashikuar nje vizite e shkollen agrare te Blinishtit, strukture e realizuar nga don Antonia Sharra, misionar nga Abruco me nje reputacion te padiskutueshem ne zone. Ne Vaun e Dejes ambasadori do te vizitoje shkollen e Formimit Profesional te realizuar nga Alvaro Ricci, nje artizan lacial qe ka hapur ne bashkepunim me Diocezen e Vau- Dejesit nje shkolle te formimit per ndermarrje me te rinjte e zones. Ishulli i Shurdhahut dhe zbulimet arkeologjike atje do te jene nje tjeter terheqje per ambasadorin, i cili do te njihet nga afer me punen e bere nga studente te Poliklinikut te Barit. Ne kete ambjent, te pranishmit do te shijojne edhe nje “piknik” ne natyre. Ne Shengjin delegacioni do te ndalohet ne ndermarrjen per perpunimin e peshkut “Poseidon”, bashkepunim italo- shqiptar, ku ambasadori D’Elia do te takohet me administratorin Scermino dhe me kryebashkiakun e Shengjinit. Turi i takimeve te delegacionit te kryesuar nga ambasadori Saba D’Elia ne Veriun e Shqiperise, do te perfundoje me prezantimin e dy projekteve ne Lezhe. Projekti i pare per njohjen dhe formimin e migranteve te rikthyer ne Veri te Shqiperise te implementuar nga OFJ-ja “IPSIA- CARITAS” me nje vlere rreth 873 mije euro. Projekti i dyte eshte ai i forcimit te sherbimeve sociale- edukative per promovimin shoqeror dhe kulturor dhe pergatitjen per pune te te rinjeve ne Lezhe, i menaxhuar nga OJF-ja “VIDES- LABor MUNDI”, me nje vlere 489 mije euro.

Vizita e ambasadorit D’Elia tregon vijimesine e vemendjes se shtetit dhe qeverise italiane ndaj Veriut te Shqiperise. Nuk ishte rastesi qe vetem nje muaj nga emerimi, ambasadori D’Elia zhvilloi ne Shkoder viziten e pare jashte Tiranes, ndersa tani qendron ne territor bashke me familjen per rreth 1 jave. Vemendje e Italise ne Veriun e vendit eshte perqendruar ne zbutjen e varferise por edhe formimin e te rinjeve drejt tregut te punes. Gjate vizites u konstatua se vemendja eshte perqendruar ne 4 sektore kryesore: social- edukative, social- shendetesor, mjedisin dhe zhvillimin rural e migrimin. Ne brendesi te ketyre 4 sektoreve jane prezente 13 projekte, me nje vlere me shume se 11 milion euro. Per te krijuar nje ide per perkushtimin italian dhe rezultatet e arritura, vlen te permendet se 11 nga 13 projektet e paraqitura, jane miratuar tashme.

Blerti DELIJA

 

Vermoshi,mrekullia e “Virgjer” Klimaterike  e Alpeve Shqiptare

Dje  kreu i diplomaciesė italiane nė Shqipėri Saba D`Elia, konsulli  Stefano Marguccio,  presidenti i  A.I.I.O.A. Giovanni Degennaro, drejtuesi i bankės italiane di Sviluppo Alessandro Limata , ishin nė Tamare, Sot do jenė nė Vermosh ndaj ne po i kushtojmė vėmėndje kėsaj zone me perspektiva zhvillimi me interest ė dyanshėm jo vetėm ekonomik.

Vermoshi  eshte nje nder mrekullit natyrore e klimaterike ,qe Hyji e krijoj ne  trojet Ilire (te Malesise Madhe) qe ne agimin e jetes…Vermoshi i ngjan nje amfiteateri te madh natyrore qe i ka te gjitha resurset per te qene i tille : Ka fushen e saj te veshur me  barin e bimesin natyrale qe te mrekullon syrin,e shpesh quhet “ari i gjelbert” (kjo eshte lugina e Vermoshit qe ndahet permes nga lumi me te njejtin emer). Ka dy “Tribunat “ e medha qe  jane : Ne Veri kurrizi malor i Marlules ,dhe ne Jug  Kurrizi malor i Viles , edhe keto  te veshura me pyje e bimsi te shumllojeshme..Si dhe karakterizohet nga nje klime e fresket  me ajer  te paster ,qe e shijon cdo  njeri qe kerkon te KLIMA ne Vermosh eshte disi me e vecante  se e Kelmendit ne pergjithsi. Kelmendi  perfshihet ne  zonen mesdhetare ,malore-veriore ,ndersa Vermoshi merr  nuanca  kontinentale  malore ,me nje dimer..shume te ftohte dhe vere .. mjafte te fresket,per shkak te te ndikimit te ajrit  kontinental nepermjet grykdaljes  se pellgut  nga lindja ,te lartesise se madhe mbi dete dhe te mbuleses  se dendur me pyje... Mesatarja e janarit si muaji me i ftohte ne Vermosh  eshte rreth – 3 grad celcius ,ndersa temperatura me e larte ne muajt e Veres sillet  rreth 12 – 16 grad celcius...Rreshjet  ne Vermosh (ne lugine) kapin mesataren vjetore rreth 2021.7 mm ,ndersa ne male rreshjet kane nje shifer shume me te larte qe sillet nga  2500 – 3500 mm ne vite  (Kol Progni ,”Kelmendi’ monografi ,fq.30-31).Sic  shihet edhe vete sasia e madhe e rreshjeve  ne male (rreth lugines se Vermoshit)  ne muajt e  Veres influencon qe ne kete zone te kemi nje temperature te fresket  gjate muajve te nxehte , duke krijuar nje mikroklim me vlera  per kete treve (klimaterike) ,ende te “Virgjer”.

TE DHENA  HISTORIKE ..

Vermoshi  sipas shume studiuesve ,ka qene nje vend jo i perhershem  

banimi ,   por vetem bjeshke verimi per banoret e vendbanimeve te Kelmendit , e vecanarisht te atyre te Selces...Madje nje studiues shqiptare (ne dekadat e para te shekullit XX) shkruante se:  Vermoshi ishte me e bukura  Bjeshke..e Selces ...shtrihet ne nje lugine  fushore me ara e livadhe ,nje lum e pershkon per se gjati... Per me i dale ne fund e ne krye  behet nje ore e gjysem..(At Gjon Karma ,NDER MALET TONA ..fq.237.).Por ka edhe nga ata  qe mendojne se Vermoshi ka qene i banuar edhe para pushtimit  turk ,por klima e ftohte  i detyroi banoret te largohen per ne Kosove . Ky mendim gjen mbeshtetje  vetem ne disa varreza te paidentifikuara ne Velipoj (te Vermoshit) .Kurse banoret e sotem kane ardhur nga Selca. Ne vitin 1890  njihet dimerimi i pare i nje familje  , e cila doli ne Vermosh per aresye shendetsore ,dhe nuk u kthye me ,pasi gjendja e saj u permirsua. Ne vitin 1895 fshati kishte 12 shtepi , me 1909  behet kryeqendra e bajrakut te  Selces . Gjate qeverisjes se Ahmet Zogut  Vermoshi arrine ne 35 shtepi..(Kol Progni  , po aty ,fq.92). Per kete Perle klimaterike te  alpeve shqiptare kane shkruar edhe shume studiues te huaj ,ku ne  po shkepusim vetem nje fragment nga studiuesi italian Fulvio Kordinjano , i cili nder te tjera do te shkruante : “..Vermoshi  ka qene vecse nje vend kullotash ,pothuajse 1000 metra mbi nivelin e detit ...Lugina e Vermoshit  eshte nje nga me te bukurat dhe me te shendetshmet  e Shqiperise se Eperme , e rrethuar nga dy faqe mali te medha Alpine ,te cilat mbulohen  nga pyje ahu e bredhi shume te bukura. Lugina te shpie ne Lugun e Gucinjes ,prej se ciles  ndahet nga qafa e Vjedernikut. Mund te thuhet se  Vermoshi eshte  Kurora mbreterore e Shqiperise..   Gjithmon ka qene molle sherri me sllavin qe e ka pasur ne kufi  dhe kerkonte t’ia  vidhte ,gje qe do te thoshte  te lije Shqiperine pa Xhevahirin e saj me te bukur..” (F.Cordignano ,”SHQIPERIA” Permes vepres  dhe shkrimeve te misionarit te madh  At Domenico Pazi  (1847 – 1914 ,pj.II ,fq.88.) Emri i Vermoshit eshte disi i vone ,pasi ai nuk gjindet ne regjistrat  e kadastres  se viteve 1416-1417 (te Venedikut) , e as ne ato te  viteve 1485 ,1582  (te Otomaneve) ,madje  mendohet se emri i  Vermoshit ka lidhje  me fjalen VERIM , pasi keto troje kane qene  vende ku kalohej Vera  e banoreve te Selces e tjer . Gjithashtu duke par se kjo bjeshke  sjellte shendet  per te gjitha moshat  qe  veronin ketu ,fjales VERIM  nder mote ju shtua fjala tjeter MOSHE...gje qe ka sjelle deri ne ditet tona toponimin  Vermosh, me prejardhje te paster shqiptare..

Vermoshi sot  ne fillimet e shekullit XXI eshte fshati  me i banuar i Kelmendit . Sipas zyres se gjendjes civile (janar 2009) Vermoshi ka 1460 banore.

Vlen te kujtohet se  vet  Treva , Mali  apo Bajraku i Kelmendit  eshte nje mrekulli natyrore , e “kombinuar” me  mrekullit  njerzore ,te banoreve  autokton qe  popullojne keto  troje. Ne Kelmend gjen gojdhena e studime per lidhjen e  emrit te treves me Shen Klementin ,me  Keshtjellen Klementiana e tjere qe  duan nje studim te vecant,e deri tek ajo cfare shkruan nje studiues francez qe prejardhjen e emrit te Kelmendit e mendon se vjen nga  nje burre i njohur ne histori si  KOLE  MENDI ,ose Kola i  mencur... (Hyacinthe  Hecquard ,Historia dhe Pershkrimi i Shqiperise  Eperme ose i Gegerise , fq.176.). Kelmendi ka qene nje  Cerdhe e pamposhtur lirie ,ku zogjte e shqipes gjeten strehen e tyre te perhershme ne vitet e luftrave e kryengritjeve qe nuk ju ndane kesaje toke  per  rreth dy-mije vite..Dhe kete e pershkruan mrekullisht  Ipeshkevi famemadh Pjeter Bogdani ne nje relacion qe i dergonte Selise Shenjte (Rome) ne vitin 1685, ku nder te tjera shkruante: “..Kelmendi eshte nje  keshtjelle natyrore ,me nje popullsi monolite nga tre pikpamje : banoret e tij jane te gjithe shqiptare,te gjithe katolike dhe te gjithe luftetare...” Si simbol te kesaje  qendrese heroike mund te kujtojme  Noren e Kelmendit , qe thuhet se  vrau ne cadren e tij Pashain turk. Pastaj vijojme  me trimin legjendare  Mem Smajlin (1790 -1860), i cili ishte  barrikada e e pa kalueshme  e  fqinjeve shoven-sllav  , qe  kerkonin te grabisnin bjeshket e Vermoshit.  Ky  mbrojtes i  trojeve shqiptare jo vetem sa ishte gjall ,por edhe pas vdekjes  ishte tmerri i sllaveve grabitqare (serbo-malazez),aq sa deri vone ne Mal te Zi  i “kendohej” kenga :

“ Lumi ti o zogu i malit  /  Qe nuk  po e dron Memin e Smajlit /

Memi i Smajlit ba me  t’pa   / Fluturim kishte me   t’vra ...”

Varri  i ketij trimi legjendar  gjindet e nderohet edhe sot ne  Bjeshket e Pojanices  (Vermosh) ,pasi ketu ishte varrosur sipas  amanetit te tij ,qe edhe  i vdekur  do te “cohej” nga varri per tu dalur zot  ketyre trojeve...

Ne Vermosh qe nga viti 1993 gjindet e  rindertuar  shtepia - muze e  piramides  “gjalle” te kufijeve shqiptare Prek  Cali .Ky atdhetare i flakte njihej nder mote edhe nga Kralnit e Europes ,pasi ishte pikrisht ,urtesia ,trimeria  dhe guximi i Prek Calit qe bene te mundur mbrojtjen e  Vermoshit,  Kelmendit e me gjere nga grabitja e fqinjeve  Sllav, ne vitet e trishta te  1913- 1926 ,kur mjerisht  “hije” te Europes plake ishin ne krah te  sllaveve jabanxhi , e jo shqiptareve vendali (autokton). Prek Cali ishte nder te paret qe dha edhe kushtrimin se komunizmi ne trojet tona dhe te Europes  po vinte si nje pushtues e shkaterrues i vlerave mijera- vjecare te besimit e qytetrimit perendimore.. Komunizmi i pa Fe dhe Atdhe e pushkatoi Prek Calin (1945), si mijera nacionalist e patriot te tjer shqiptar , qe “rilinden”  ne perjetsi pas  vitit 1991 , kur edhe u rrezua pertok ne perjetsi sistemi Komunist...Duke  kaluar per ne Vermosh (pak pa arritur ne  qender te komunes Tamare ) cdo vizitor mund te  shikojne  nje Ure me nje histori rreth 500 vjecare (Ura e Tamares ). Ne Tamare gjindet memoriali per te gjithe emrat e  heronjeve te demokracise ,qe u ndeshen me kulshedren komuniste ...Ne  Selc (bri rruge) ne vendin e quajtur  Suka e Mkushit gjindet nje memorial i vecant me  emrat e trimave  nacionalist qe rane per binomin Fe dhe Atdhe  ne fushen e betejes kunder pushtuesve shekullore Otoman  me  25 perill 1911..Ne Qender te Vermoshit ( ne Varret familjare) gjinden  te skalitur  varre me emrat e  nacionalisteve  qe dhane jeten ne  lufte e perpjekje me diktaturen komuniste... E tjer.

MREKULLI  NATYRORE...

Lumi i Vermoshit me gjatsi 20.7 km ,me nje shtrirje interesant nga Perendimi ne Lindje , me nje shtrat  te ceket dhe pjerresi 2.3 grad. Mendohet se ky  lum ka “mbire” von ne keto troje dhe perbehet nga shume deg-burime.

Ne peisazhin  natyror te Vermoshit dallohen edhe Lugu i “varur” i Skropatushes ,Lugu pa dalje i Dolit dhe Cirku i Smutiroges ,shkembinjte e rrudhosur gjate rruges per ne  Lepush ,Shpella  Karstike e Jacices ,Lugu i Lerthit , i Viles ,lugu i Niles e tj...(K.Progni ,po aty fq.90.)

Vermoshi ne pergjithsi eshte nje vend ku ka shume burime (gurra apo kroje) te ujit te  pijshem me vlera e cilesi te mrekullueshme qe nuk shterrojne kurre. Shume nga keto burime uji kane ardhur deri ne ditet tona si homonime (me emra  njerzish apo fisesh), e tjer. Te gjitha keto burime uji jane te mrekullushme  ,por ne po dallojme vetem dy ,per vecorit  e paperseristeshme te  “epiteteve” qe trashigojne : Gurra  e Smutiroges qe ka uje  te shendetshem per Femrat dhe  Gurra e  Seferces  me ujin e shendetshem per Burrat...Per keto dy burime uji sot thuhet se jane pije energjike natyrale shume me te  vlefshme se ato industriale ,jane  nje RED – BULL qe  lum kush e shijon...

Te gjitha ata  qe do te kene fatin te verojne ne Vermosh ,kane mundesi te behen “protagonist” per te pare e shijuar  nje eveniment artistik e kulturore   te trashiguar prej shekujsh nga  treva e Kelmendit , i njohur ne histori  me  emrin ”LOGU I BJESHKEVE”.  Ky eveniment me karakter te theksuar festiv zhvillohet ne  vendin e quajtur “Qafa e Perdelecit” (fshati Lepushe ,perla e alpeve shqiptare), jo shume larg Vermoshit. Sot ne Qaf te Perdelecit ka njefare infrastrukture. Dikur  ky vend ka sherbyer edhe per  kuvendet e mbare kelmendasve e me gjere.  Qafa e Perdelecit nder shekuj ka qene edhe vendi i festimit te pervitshem te festes fetare  Shna Prendes,ku me kete rast eshte kenduar , kercyer ,jane zhvilluar lojra popullore e tjere. Mbasi ky eveniment eshte zhvilluar  gjithnje ne gjysmen e dyte te muajit gusht ,kur  afrohej edhe fundi i verimit te pervjetshem  ne bjeshke eshte  quajtur

“Logu i Bjeshkeve”. Veshja e burrave dhe grave ka qene  gjithnje me kostume kombetare.  Gjate manifestime  nder mote filloi edhe konkurimi per kostumet dhe bukurin e femrave e meshkujve qe merrnin pjese ne Logun e Bjeshkeve..Ne ditet e sotme ky manifestim ka fituar shume  elemente te qytetrimit bashkohore perendimore ,ku me i spikaturi eshte  momenti i perzgjedhjes se  bukurise se Logut te Bjeshkeve qe tashma njihet  me “emrin” MIS  BJESHKA....Por pa humbur vlerat e vecanta te antikes..

Per te gjitha ata qe  duan te gjejne edhe prehje shpirterore tek Besimi Kristian ne Vermosh qe nga viti  1996 eshte ndertuar nje kish mjafte e bukur e moderne qe i kushtohet  Shen Gjon Pagezuesit...

Ne Vermosh  cdo vizitor  gjene mikpritjen e bujarin e pa cenuar  nga koherat. Gjene produkte orgjinale - blgtorale si ; mishin e fresket , qumshtin me nenproduktet e tij , kosin ,djadhin ,gjalpin e tjer.Gjene produkte bujqesore te njohura si Pataten e Vermoshit e deri  Rakin e Kumbulles.

Per  turistet apo vizitoret gjuetare ,Vermoshi eshte nje park natyrore gjuetie i pasur me  kafshe e shpend te egra nga me te ndryshmet. Gjithashtu edhe  adhuruesit e bimesis  apo botonistet ,ne Vermosh e me gjer mund te gjejne  bime te shumta per nga llojet , bukuria e vlerat qofshin edhe ato kurative...

Vermoshi si vend klimaterike e turistik eshte i virgjer ,e kete virgjeri  ja  ka “ruajtur”disi edhe infrastruktura rrugore (e pa asfaltuar) ,mungesa e sinjalit te telefonis  (fikse apo celulare)...

Aktualisht  ne Vermosh nuk ka nje rrjet hotelesh apo vilash te ndertuara per turist apo pushues . Por  banoret vendas kane krijuar kushte qe te presin pushues apo turist te ndryshem per periudhen e veres,qe me gjuhen e sotme quhet “Turizem Familjare”. Gjithashtu kujtojme se ne Vermosh e per-rreth ekziston edhe mundesia e  zhvillimit te aktiviteteve te tjera si alpinizem , Ski  (ne dimer) e tjer...

NDUE BACAJ

 

Ambasadori D’Elia viziton RADOFARMA-n

Nuk ishte parashikuar ne agjenden e parapergatitur te turit verior te ambasadorit te Italise ne Tirane Saba D’Elia, por natyrisht nuk do ti shpetonte interesit te tij investimi me i fundit dhe serish shume i suksesshem i bisnesmenit Paulin Radovani- RADOFARMA Veterinare.

I shoqeruar nga konsulli i Italise ne Shkoder, Stefano Marguccio, ambasadori D’Elia dhe delegacioni qe e shoqeronte, jane pritur nga presidenti i RADOFARMA Paulin Radovani. Pas fjaleve te mireseardhjes, Radovani i ka shoqeruar miqte e nderuar ne mjediset e sapoperfunduara te RADOFARMA Veterinare, duke i njohur njekohesisht edhe me teknologjine e instaluar, proceset e ndryshme te punes, per te kulmuar tek produkti perfundimtar. Radovani i ka treguar ambasadorit D’Elia per synimet e tij afatshkurtra por edhe ato afatgjata per te zgjeruar vazhdimisht aktivitetin, duke mundesuar qe te gjitha medikamentet veterinare te sigurohen nga fermeret ne Shqiperi, pa patur nevoje ti presin te vijne nga jashte. Pervec cilesise se garantuar, profesionalizmit te stafit te mbikqyrur nga specialistet me te mire vendas dhe te huaj, RADOFARMA Veterinare ofron edhe cmime shume konkurruese me efekte kurative te medikamenteve ne nivelet me te larta.

Nga ana e tij, ambasadori D’Elia por edhe delegacioni qe e shoqeronte, kane mbetur te impresionuar nga investimi me i ri i bisnesmenit Radovani. Ambasadori ka vleresuar ambicjen perhere ne rritje te presidentit te RADOFARMA, i cili po provon rruge te reja investimi, por qe po rezultojne te suksesshme jo vetem per Radovanin, por edhe kategorite e interesuara direkt apo indirekt nga aktivitetet e tij. Vemendja e shtetit, qeverise por edhe shoqatave te ndryshme, eshte fokusuar fort ne Veriun e Shqiperise, ka thene ambasadori D’Elia dhe natyrshem, shembuj suksesi si RADOFARMA duhet te mbeshteten fuqishem si promotor te zhvillimit te qendrueshem te “vendit te shqiponjave”. Ambasadori italian ka siguruar presidentin Radovani se do te beje te gjitha perpjekjet qe mbeshtetje e investimit tek RADOFARMA te jete e sigurte dhe e shpejte, duke mundesuar ecjen paralel me bisnese te kesaj natyre ne mbare Evropen e me gjere.

Ambasadori dhe delegacioni qe e shoqeronte, ka pare nga afer edhe investimet e tjera te bisnesmenit Radovani, sic eshte kompania e mirenjohur “Berttoni” e cila tashme eshte kthyer ne simbol te bashkepunimit te suksesshem shqiptaro- italian ne Shqiperi e eme gjere.

Sokol PEPUSHAJ

 

URA E TAMARES

Ne  komunen Kelmend  ,apo me sakte ne qendren e sotme  te kesaj komune ne Tamare , gjindet nje Ure me  emertimin Ura e Tamares . Kjo veper qytetrimi e zhvillimi eshte e ndertuar mbi lumin Cem te Vuklit ,ne nje distanc  rreth 75 metra me perpara se te bashkohet me degen tjeter te lumit (Cem ),Cemin e Selces. Gojdhenat qe qarkullojn edhe sot tregojne  per nje ndertim disi te vonshem te kesaje Ure . Keto gojdhena  na cojne  rreth vitit 1775 ,kur Bushatelinjet  drejtonin  Pashallekun e Shkodres,ku bente pjese edhe zona e Kelmendit..Ndertimi   apo rindertimi modern i Ures i kushtohet nje gruaje me emrin Tamara qe thuhet se ishte bashkeshortja  e Pashait te Shkodres (mendohet e Karamahmut Pash Bushatliut). Ne ato kohe thuhet se  ura mbi lumin Cem  ishte shume e dobėt, gje e cila sillte shkaterrimin e her-pas-  hershem te kesaje ure nga  rreshjet dhe ujerat e rrembyeshme te lumit.

Nje rast i till i shkaterrimit te ures kishte ndodhur  kur gruaja e  Bushatliut te sipercituar po kthehej nga gjinia e saj , thuhet nga Mali i Zi ( por ne mendojme se gruaja me emrin Tamara ishte  nga trojet etnike shqiptare te Gucise) . Deri sa  u “rindertua” me mjete rrethanore ura mbi Cemin e Vuklit , gruas te bushatliut ju desht te presin disa dite..Kjo vones kishte merzitur  Tamaren dhe bashkeshortin e saj. Tamara me tu kthyer ne Shkoder nderhyri tek i shoqi (Pashai i Shkodres) i cili siguroi fondet per ndertimin e Ures .Kur perfundoi se ndertuari Ura  ,per nder te gruas qe beri te mundur kete ndertim, ju dha emri “URA E TAMARES “..Ne gojedhene thuhet se kete emer  e mori edhe Vendi ,qe nder shekuj kishte sherbyer me Hanet e tij si “qender” pushimi per rrugetaret qe donin te kalonin nga Shkodra e me gjere per ne trojet e tjera te Shqiperise Etnike si ne Guci ,Plave e  me tej.

Per gojdhenen e me siperme  ka shkruar  edhe gjeografi i njohur Kol Progni  ne librin e tij “KELMENDI”,fq.102-103.   Emri Tamara u trashigua edhe ne fillimet e shekullit  XX ,kur  Tamara u be fshat , dhe ne vitin 1935 me nje vendim te Qeverise se Mbreterise  Shqiptare  ju dha emrtimi administrativ ; qender e komunes Kelmend. Ura e Tamares eshte  e bukur dhe mjaft komode. Ajo ka  dy qemer. Qemeri i madh eshte me 13 metra hapsire drite, ndersa qemeri i vogel ndodhet ne krahun e djathte. Mbi Ure jane hellur shtresa betoni ,qe kane lehtesuar kalimin e mjeteve  te ndryshme.. Duke mos u mjaftuar vetem me gojdhena per historin e Ures se Tamares , ne po i “drejtohemi” studiuesit  nga Bosnja LOVRO MIHACEVIQ , i cili per shume vite ka qene edhe famulltare  ne  trojet e Malesise Madhe e me gjere. Disa nga studimet e tija me karakter historik dhe etnografik jane  te botuara ne librin me titull :“NEPER SHQIPERI “ 1883-1907..Ne faqen 20 te librit nder te tjera shkruan : “..Ura e Tamares ... eshte prej guri e mjaft e ngushte , e gjate eshte  pesedhjet hapa . Me  konstruksionin e vet tregon se vjen nga shekulli  XV ose XVI ,nga koha kur  venedikasit kalonin  me karvanet  tregtare neper kete rruge ,nga Shkodra e Tivari per ne Guci ,Plave ,Pej e Shkup. Rruga prej ne  Ure te Tamares  e deri ne famulline e Vuklit  eshte shkembe  e shkrepa  te gjalle...” Studiuesi Mihaceviq  nuk shkruan gje per  prejardhjen e emrit te  ures... Per emrin “Tamara” studiuesi dhe albanologu bullgare Vladimir  I. Georgiev ,shkruan se shte emer vendi me origjine  ILIRE ,ndonse ne kumtesen e tij lexohet Tomara e jo Tamara...( Iliret dhe Fqinjet e tyre ,Kuvendi i Studimeve Ilire 15- 20 shtatore 1972 ,botim i Institutit  te historise te Akademise shkencave te RPSH ,fq.55.). Natyrisht kjo Ure nder mote ka pesuar ndryshime te koheve ,duke ju pershtatur  nevojave te udhetimit ,jo si dikur me mushq ,kuaj ,qerre ,karroca e tjer ,por me automjete moderne  sic i shohim edhe sot .

Me emrin e kesaj Ure  jane te lidhura shume ngjarje e data te historise se Kelmendasve ,por ne po kujtojme vetem DY :  Betejen  antiotomane te vitit 1911 (qe ne histori  njihet si beteja  te  Ura  e Tamares), dhe  luften mbrojtese apo rezistencen antikomuniste te Kelmendit ,qe e ka fillesen  prane kesaje Ure ne fillim te vitit 1945, qe shpesh ne  histori shkruhet  “Lufta e Tamares” e tjer. Gjithsesi Ura e Tamares si te gjitha veprat ndertimore shumeshekullore u eshte  neneshtruar  rikonstruksioneve te nevojshme nder mote, duke i ndryshuar  disi pamjen per mire ,por keto rikonstruksione nuk i kane ndryshuar trashigimin e vlerave te zhvillimit e qytetrimit ,qe rrezaton ne historine  shumeshekullore te Kelmendit e me gjere.

Ndue  Bacaj

 

Pėrtej karrigeve tė politikanėve rri kriza ekonomike

Pėrtej tė pėrditshmes sė ngarkuar me presionin gjithėplanėsh tė politikės nė vend nė prag tė zgjedhjeve parlamentare, situata ekonomike rreh pulsin real tė qytetarėve. Dyndja e informacioneve nga fusha e financave dhe paqartėsia e tyre shtojnė dilemat nėse do tė pėrmirėsohet situata apo do tė precipitojė nė dhembje tė fortė qė mund tė shkaktojnė rėnie drastike tė nivelit tė jetesės.

Optimizimi i ministrit Bode, i cili parashikoi kėto ditė njė rritje vjetore prej 4-5 % tė ekonomisė nė vend u shoqėrua me raportin e FMN-sė qė e ul nė dhjetė herė mė pak kėtė shifėr, ndėrkohė qė askujt nuk i interesojnė shifrat, por vetėm xhepat. Nė rrėmujėn e lojės statistikore, matricat qytetare koorninojnė raportin se sa fusim dhe sa nxjerrim nga xhepi.

Tė gjithė ankohen nė kėtė periudhė dhe sinjalet kryesore nuk vijnė vetėm nga buxhetorėt, por edhe nga biznesi. Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė i ka kėrkuar qeverisė shqiptare qė tė institucionalizojė njė tryezė tė pėrbashkėt qeveri-biznes pėr tė paraprirė efektet negative tė krizės.

Ėshtė e qartė se hapja e ekonomisė sonė, orientimi i shkėmbimeve tregtare me vendet qė janė nė krizė natyrisht qė ka efekte tė reflektimit tė saj. Biznesi nuk mund tė jetė mė i qetė kur sheh se bankat janė gjithnjė e mė dorėshtrėnguara nė kreditimin e biznesit, kur tregut ka filluar t’i mungojė likuiditeti, apo kur remitancat qė janė burim konsumi dhe investimi kryesisht pėr biznesin e vogėl, po bien. Tė gjitha kėto argumenta kanė njė arsyetim tė justifikuar dhe nuk mund tė konceptohet lėnia mėnjanė e interesit tė biznesit nė kėtė kohė.

Ėshtė pėr tu marrė nė konsideratė dhe shumė seriozisht raporti i fundit i Bankės Botėrore qė e vendos Shqipėrinė nė listėn e vendeve qė do tė varfėrohen veēanėrisht shumė nga rritja e papunėsisė mes emigrantėve. Bashkė me Moldavinė dhe Taxhikistanin, vendi ynė numėron 1.2 milionė tė punėsuar jashtė dhe gati 400 mijė vetė tė punėsuar brenda vendit. Ulja e remitancave me rreth 473 milionė euro janė tė ardhura qė u mungojnė shqiptarėve dhe sipas studimit mė shumė rėndojnė tek tė varfėrit.

Njė nga sugjerimet e ekspertėvė pėr zbutjen e pasojave ėshtė pėrqėndrimi nė ruajtjen e vendeve tė punės, mbrojtjen e njerėzve dhe stabilizimin e sektorit financiar. Sipas tė dhėnave tė fundit, shqiptarėt qė jetojnė nėn minimumin jetik janė pakėsuar nga 1 milion vetė nė vitin 1998 nė 373 mijė nė vitin 2008, sipas tė dhėnave zyrtare. Por njė pjesė e konsiderueshme prej tyre, mund tė kthehen nė statusin e tė varfrit brenda dy viteve tė ardhshme.

Nė kėtė kuadėr, ndėrkombėtarėt vlerėsojnė se brenda vitit 2010, pėr fat tė keq, rreth 35 milionė njerėz do tė rikthehen nė statusin e tė varfrit dhe tė dobėtit. Kjo ėshtė njė krizė njerėzore qė po rritet pa zhurmė, e mbytur nga lajmet pėr krizėn financiare dhe ekonomike botėrore.

Problemi mė i madh ėshtė se, sipas vlerėsimeve tė Bankės Botėrore, kriza ka gjasa qė tė prekė jo vetėm rritjen ekonomike tė dy viteve tė ardhshme, por edhe potencialin e rritjes ekonomike nė terma afatgjatė nė rajon. Mė shumė se njė e treta e njerėzve qė dolėn nga varfėria gjatė dhjetė viteve tė fundit, rrezikon tė kthehet sėrish nėn minimumin jetik, si pasojė e krizės aktuale ekonomike nė rajonin e Evropės Lindore dhe Azisė Qėndrore.

Nė anketėn e fundit tė Zėrit tė Amerikės, u vu re se shqiptarėt e pėrjetojnė krizėn. Pyetjes: “A mendoni se kriza financiare do ndikojė nė vendin tuaj?, 80 % e tė anketuarve iu pėrgjigjėn PO, ndėrsa 20 % iu pėrgjigjėn negativisht. Kriza ekonomike globale natyrisht qė ndikon nė ngjarjet e jashtme botėrore, por mundet tė thuhet me plot gojėn se ka hyrė edhe nė Shqipėri. Kjo vihet re qė nė kursin e kėmbimit valutor, nė ēmimet e banesave dhe madje nė artikujt ushqimorė mė jetikė. Shqipėria po e pėrjeton furtunėn e kėtyre kohėve tė turbullta, ndonėse ka njė inflacion tė ulėt.

Nė kėto rrethana, pyetjes nėse e ndiejmė ose jo krizėn ekonomike, dikush mund t’i pėrgjigjes qė gjatė gjithė kohės ne kemi qenė nė krizė, por kjo e tanishmja ėshtė sfumuar me lezet pėr tė mos frikėsuar shqiptarėt, tė cilėt de-fakto e pranojnė krizėn, ndėrsa institucionet de-jure nuk e kanė shpallur atė. Jemi nė vit elektoral dhe ėshtė e kuptueshme qė qeveria s’mund tė bėjė gabime tė kėsaj natyre, por pėr tė treguar sukseset rrit pagat dhe pensionet. Ēėshtja ėshtė ēfarė do tė ndodhė pas 28 qershorit.                    

I. Koti

 

Si u hapėn dosjet sekrete nė Europėn Lindore?

Shqipėria ka kohė qė debaton pėr hapjen e dosjeve tė diktaturės komuniste. Kėshilli i Europės  ka bėrė kritika tė ashpra pėr ligjin tashmė tė rrėzuar edhe nga GJYKATA KUSHTETUESE . Ligji i kaluar me shumicė tė thjeshtė nga mazhoranca, sipas ndėrkombėtarėve  kishte implikime serioze kushtetuese. Nė tė vėrtetė, prekeshin prokurorėt dhe hetuesit e ngjarjes sė Gėrdecit, por jo ish ministri i mbrojtjes Mediu qė ėshtė nė gjykim pėr tragjedinė qė erdhi si pasojė e aferės sė trafikimit  armėve dhe ku humbėn jetėn 26 persona e u plagosėn mbi 300 tė tjerė.

Gjithsesi, legjislatura e pas 28 qershorit do jetė e detyruar tė hartoi ligjin pėr hapjen e arkivave sekretė. Ish vėndet komuniste i kanė hapur tashmė dosjet. Mė poshtė po pėrmbledhim format se si kanė vepruar ato.

BULLGARIA

Nė dhjetor 2006, parlamenti i Bullgarisė kaloi njė ligj pėr tė hapur arkivat e shėrbimeve tė saj sekrete dhe pėr tė zbardhur tė vėrtetėn mbi shėrbimin tashmė tė shpėrbėrė, Darzhavna Sigurnost, njė prej shėrbimeve mė famėkeqe sekrete tė Luftės sė Ftohtė.

Sipas ligjit, publiku lejohet qė tė shohė dosjet.

Disa dosje mbeten sekrete pėr publikun, pėr “arsye tė sigurisė kombėtare”.

ISH ĒEKOSLLAVAKIA

Nė vitin 2003 Republika Ēeke botoi listėn e personave qė kanė bashkėpnuar me policinė sekrete tė kohės sė komunizmit, StB.

Njė listė me emrat e rreth 160 mijė tė personave tė pretenduar si bashkėpunėtorė, u bėnė publike njė dekadė pėrpara nga ish dezidenti Petr Cibulka, qė tha atėherė si i kishte marrė informacionet prej njė burimi qė kishte mundėsi tė shihte dosjet e StB-sė.

Sllovakia hapi mijėra dosje sekrete tė StB-sė nė nėntor 2004.

Kėto dosje pėrmbanin emrat e mė shumė se 21 mijė vetėve, ku pėrfshihen informatorė dhe dizidentė tė pretenduar, datojnė nė mesin e viteve 1950.

GJERMANIA

Pas ribashkimit, Gjermania kaloi njė ligj nė vitin 1991 pėr hapjen e arkivave tė policisė sekrete tė Gjermanisė Lindore, Stasi.

Ligji pėr Dosjet e Stasi-t, i mbrojti ato nga shkatėrrimi dhe mundėsoi hapjen e tyre graduale.

Ēdo shtetas ka tė drejtėn tė inspektojė dosjet personale dhe tė gjejė se deri nė ēfarė mase Stasi ka ndikuar nė jetėn e tij.

Mė shumė se dymilion njerėz i kanė inspektuar dosjet e tyre.

HUNGARIA

Nė vitin 2003 njė ligj u mundėsoi individėve qė tė shikonin dosjet e tyre tė hartuara nga policia sekrete e kohės sė komunizmit, pėr t’u krijuar mundėsi viktimave qė tė shikonin se kush i kishte spiunuar.

Vetėm informacionet qė vlerėsohet se prekin sigurinė kombėtare mbeten sekrete.

POLONIA

Nė nėntor 2006, presidenti Lech Kaczynski firmosi njė ligj tė ri pėr hapjen e dosjeve tė policisė sekrete qė pėrmbanin informacione pėr diplomatė aktualė, ministra qeverie dhe anėtarė tė parlamentit.

Pėrpara kėtij ligji, vetėm historianėt dhe gazetarėt kishin mundėsi t’i shihin kėto dosje, tė cilat mbahen nė Institutin Kombėtar tė Pėrkujtimit (IPN) tė ngritur nė 1998 pėr tė pėrndjekur krimet naziste dhe komuniste nė Poloni.

Dosjet janė bėrė publike, por personat qė tregohen se kanė bashkėpunuar kanė tė drejtė tė apelojnė nė gjykata pėr tė pastruar emrat e tyre.

RUMANIA

Nė 1999 qeveria ngriti njė komision tė posaēėm, Kėshilli pėr Studimin e Arkivave tė Sigurimit (CNSAS) pėr tė studiuar miliona dokumente tė policisė sekrete.

Nė bazė tė ligjit, CNSAS-s i kėrkohet qė tė kėrkojė mes dokumentave pėr shenja bahkėpunėtorėsh nė mesin e politikanėve dhe figurave tė larta publike.

Nė 2005 tė gjitha arkivat e policisė sekrete (Securitate), u hapėn pėr publikun, me pėrjashtim tė atyre tė kanė tė bėjnė me ēėshtje tė sigurisė kombėtare.

Mijėra vetė kanė mundur tė zbulojnė nėse tė afėrmit apo fqinjėt e tyre kanė qėnė apo jo spiunė.

ISH BASHKIMI SOVJETIK

Nė ish Bashkimin Sovjetik, me pėrjashtim tė republikave balltike, tendenca ka qėnė pėr t’i mbajtur tė mbyllura kėto arkiva tė policisė sekrete sovjetike, KGB.

Ish oficerė tė lartė tė KGB-sė janė nė krye tė politikės apo biznesit nė Rusi.

Nga vendet ballktike, Letonia votoi nė mars 2007, pėr hapjen e arkivave qė mbanin emrat e agjentėve tė ish KGB-sė.

Parlamenti i Lituanisė votoi nė tetor 2006 pėr hapjen e arkivave specialė tė qeverisė ku mbahen dosjet e KGB-sė, qė kėto dosje tė jenė tė hapura pa kufizime pėr publikun.

ISH JUGOSLLAVIA

Nė vitin 2001, shtetasit serbė u lejuan pėr herė tė parė qė tė shikonin dosjet sekrete tė UDBA-s.

Por shoqatat pėr tė drejtat e njeriut kundėrshtuan ndaj faktit se pasuesit e UDBA-s mund tė ruanin kontrollin e dosjeve.

Ata gjithashtu ishin dyshues se shumė dosje mund tė jenė shkatėrruar nė ditėt dhe javėt qė pasuan rrėzimin e Sllobodan Millosheviēit.

Pjesa mė e madhe e publikut nė Serbi dhe Kroaci ėshtė e interesuar lidhur me dosjet e policisė sekrete nė vitet pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė.

Nė nėntor 2001, Kroacia hapi dosjet e policisė sekrete tė mbajtura nga qeveria e presidentit, Franjo Tudjman.

Nė prill tė vitit 2003, njė faqe interneti e pautorizuar afishoi informacione pėr 1.5 milion individė nė Slloveni, tė marrė nga arkivat e UDBA-s. Qeveria u pėrpoq qė tė bllokonte hyrjen nė kėtė faqe.                                                                  

Sokol Pepushaj                                          

 

Pse europianėt e adhurojnė Barack Obamėn?

Pyetje idiote, mund tė thuash. Ai ėshtė i ri, i pashėm, i zgjuar, frymėzues, i arsimuar, kozmopolitan, dhe mbi tė gjitha, ai premton ndryshim rrėnjėsor nga administrata mė jopopullore amerikane nė histori. Krahaso kėtė me rivalin e tij John McCain i cili fliste pėr ndryshim por, pėr shumė europianė, pėrfaqėsonte tė kundėrtėn.

Dhe, megjithatė ka dicka tė cuditshme rreth manisė europiane pėr njė politikan amerikan tė zi edhe pse tė gjithė e dimė se njė president me ngjyrė apo njė kryeministėr (lėre pastaj njė emri i dytė i tė cilit ėshtė Hussein) ėshtė ende i paimagjinueshėm nė Europė. Ose ndoshta pikėrisht kėtu qėndron edhe kyci i cėshtjes.

Europianėt, pėr njė kohė tė gjatė, kanė qenė mikpritės me yjet afro-amerikanė tė pėrtej Atlantikut. Kujto Josephine Baker-in e cila i magjepsi parizianėt dhe berlinezėt nė njė kohė kur zezakėt nuk mund tė votonin-apo dhe tė pėrdornin tė njėjtat banjo si tė bardhėt-nė shumė pjesė tė Shtetve tė Bashkuara. Qytete si Parisi, Kopenhageni dhe Amsterdami u dhanė strehė muzikantėve zezakė tė xhazit qė vinin nga Amerika qė kishin nevojė t’i iknin racizmit tė institucionalizuar. E njėta vlente edhe pėr artistė tė tjerė. James Baldwin-i pėr shembull, e gjeti atdheun tek Franca.

Meqenėse nė Europė kishte shumė pak zezakė, adhurimi i yjeve amerikanė me ngjyrė ishte i lehtė. I bėri europianėt tė ndiheshin epėranė ndaj amerikanėve. Ata mund ta pėrgėzonin veten pėr mungesn e paragjykimeve racore. Kur njerėz nga vendet jo perėndimorė filluan tė vinin nė masė nė Europėn e pas 1960-ės u pa se mosparagjykimi racor ishte thjeshtė njė iluzion. Prapė, iluzioni ishte i ėmbėl pėr sa kohė zgjati dhe Obamania mund tė pėrmbajė njė element nostalgjie, ashtu si dhe shprese.

Arsyeja tjetėr e dashurisė europiane me Obamėn ėshtė se ai shihet si dicka mė shumė se njė amerikan. Ndryshe nga McCain, heroi i luftės, fund-e-krye amerikan, Obama duket si qytetar i botės. Me baba kenian, ai bart shkėlqimin njėherė e njė kohė shoqėruar me lėvizjet clirimtare tė Botės sė Tretė. Nelson Mandela e trashėgoi kėtė shkėlqim; nė fakt ai e personifikonte atė. Ca nga ai shkelqim ka prekur edhe Obamėn.

Kjo nuk e ndihmoi dhe aq nė Amerikė. Nė fakt, fare mirė mund tė ketė ndikuar pėr keq. Populistė republikanė pėr njė kohė tė gjatė janė pėrpjekur pėr t’i pėrshkruar kundėrshtarėt e tyre europianė, shpesh me mjaft sukses, si elitistė “jo-amerikanė”, intelektualė, dhe nga ata lloj njerėzish qė flasin frėngjisht-shkurt si “europianė”.

Kur Obama mbajti fjalimin e tij entuziast nė Berlin qershorin e kaluar, pėrballė 200 mijė gjermanve, popullariteti i tij nė Amerikė ra, vecanėrisht nė rripin industrial nė Ohajo dhe Pensilvani. Ai pėr pak sa nuk rrezikoi dukjen si ‘europian’. Por europianėt e vėrtetė bash pėr kėtė e donin.

Por arsyeja kryesore e Obamamanisė mund tė jetė mė komplekse. Sė voni, ėshtė bėrė e zakonshme mes komentatorėve dhe kritikėve europianė qė ta nėnvlerėsojnė statusin e Amerikės si fuqi e madhe dhe aq mė pak fuqinė e saj frymėzuese. Nė kėtė, pak a shumė, ata kanė ndjekur opinionin publik.

Shumė njerėz me mendėsi liberale shprehen, shpesh me keqardhje, zhgenjimin e tyre tė thellė me Amerikėn gjatė viteve tė errėta tė Bushit. Kombi me adhurimin pėr tė cilin u rritėn-njė vend qė edhe pse me tė meta, prapė fryzmėzonte ėndrrat pėr njė tė ardhme mė tė mirė dhe prodhonte filma madhėshtorė, ndėrtesa kėlthitėse, rock ‘n’ roll-in, JFK dhe Martin Luter Kingun-qe infektuar nga luftra rrėnimtare, (zyrtarisht sanksionoi torturėn), shovinizmi trashaman dhe arrogancė e jashtėzakonshme politike.

Tė tjerė shprehėn tė njėjtin zhgėnjim me schadenfreude*. Mė nė fund kombi i mbipeshė, i madh, arrogant, fatalisht tėrheqės i cili e la nė hije Botėn e Vjetėr pėr kaq kohė, kishte rėnė nė gjunjė. Duke parė rritjen ekonomike tė Kinės, Rusisė dhe Indisė dhe vėshtirėsitė amerikane nė Lindjen e Mesme ishte tėrheqėse tė besoje se fuqia amerikane nė fakt nuk kishte mė dhe aq peshė. Njė botė shumėpolare, menduan shumė, do tė qe gjerėsisht mė e parapalqyer se Pax Americana.

Sidoqoftė projeksione tė tilla nuk munden kurrė tė fshehin njėfarė ankthi grrithės. Sa europianė (apo aziatikė, pėr atė punė) do tė ishin nė fakt mė tė gėzuar si subjekte tė pushteti superior tė Kinės apo Rusisė? Nėn shpėrfilljen medemek konfidente te fuqise amerikane ende ka ca dėshirė pėr tu kthyer tek njė kohė mė e sigurtė, kur bota demokratike mund ta mbėshteste kolektivisht kokėn nė supet e gjera tė Uncle Sam-it.

Kjo, gjithashtu, ėshtė ndoshta njė iluzion. Shumė gjėra kanė ndryshuar qė nga koha e Planit Marshall, Bllokades se Berlinit, dhe Krizes Kubaneze te Raketave. Por, unė nuk besoj se ėndrra amerikane ka vdekur nė Europė. Obamamania duket se e ka ringjallur.

Zgjedhja e Obamės ka demonstruar se gjėrat janė ende tė arritshme nė Amerikė; gjėra tė cilat tjetėrkund mbeten tė paarritshme. Pėr sa kohė qė kjo ėshtė e vėrtetė, Amerika, si primus inter pares, ende mund tė shihet si mbrojtėsja e lirive tona.

Europianėt -e tė tjerėt- mund ta shohin me habi ngritjen e Kinės, dhe tė shpresojnė nė gjetjen e njė modus vivendi me Rusinė, por pa shpresat e frymėzuara nga republika e jashtėzakonshme e cila pėrfaqėson mė tė keqen dhe mė tė mirėn e tė shkalafiturės botės sonė perėndimore, ne tė gjithė do tė ishim shumė mė keq. Thellė nė zemėr, shumė europianė e dinė kėtė. Bash pėr kėtė ata po cmenden nga zgjedhja e Barack Obamės.

Ian Buruma

 

Ēėshtja sekrete Ēernobil. Katastrofa e 1986-ės gjithmonė u fshef

1. Siguria e centraleve atomike nuk ėshtė siguri, por para, lob

2. Ky lob ushtarako-inmdustrial sponsorizohet nga shteti dhe vė nė dispozicion informacion tė rrėmė

3. Nėntė milion njerėz jetojnė sot tė prekur rėndė nga radioaktiviteti

Protokollet e konferencave tė OKB-sė mbi temėn Ēernobil, tė cilat u zhvilluan nė 1995 nė Gjenevė dhe nė 2001 nė Kjev, nuk u publikuan kurrė. Tė kundėrtėn e pohoi qershorin e vitit tė kaluar zėdhėnėsi i WHO Gregory Hartl. Deri dhe kur gazetarėt bėnė presion, u vazhdua me pėrrallėn e gėnjeshtrave. Janė thjesht pėrmbledhjet e fjalimeve tė mbajtura nė Kjev – si dhe dymbedhjetė nga disa qindra manuskripte tė dorėzuara nė Gjenevė – qė u hapėn pėr publikun.

 Rreth njė milion fėmijė tė Ēernobilit janė tė sėmurė nga pasojat e kontaminimit radioaktiv. (1) Njerėzit i organizon iniciativa „For an Independent WHO“. Ajo fajėson WHO pėr komplicitet nė fshehjen e pasojave tė fatkeqėsisė sė reaktorit si dhe ndihmėn e padhėnė pėr popullsinė e prekur.

 Iniciativa kėrkon qė tė revidohet artikulli 1, paragrafi 2 nė marrėveshjen mes WHO dhe Zyrės Ndėrkombėtare pėr Energjinė Bėrthamore (IAEO) (2). Sipas kėtij vendimi duhet qė WHO para se “tė ndėrmarrė njė program kėrkimi shkencor ose njė masė“ nė fushėn bėrthamore, tė konsultohet me Zyrėn Ndėrkombėtare pėr Energjinė Bėrthamore (IAEO), qė ēėshtja nė fjalė „tė zgjidhet me konsensus“.

 Njė ndryshim i kėtij artikulli duhet tė realizohet nė Mbledhjen Botėrore te Shėndetėsisė. Iniciativa argumenton qė WHO duhet tė jetė e pavarur nga IAEO, nėse ajo duhet tė vlerėsojė nė mėnyrė shkencore dhe tė pavarur faktet, nė bazėn e tė cilėve mund tė zhvillohet terapi tė pėrshtatshme pėr viktimat e kontaminimit radioaktiv.

 IAEO sipas statutit tė saj ndjek qėllimin „tė mbėshtesė dhe tė pėrhapė pėr pėrdorimin e energjisė bėrthamore pėr paqen, shėndetin dhe mirėqėnien nė tė gjithė botėn“. Nė tė vėrtetė ajo ėshtė njė organizatė lobiiste (me pėrmasė ushtarake), e cila as nuk duhet tė kishte tė drejtėn tė fliste pėr ēėshtjet shėndetėsore dhe tė politikės shkencore.

 Disa shembuj mund tė tregojnė, se pse. Keshtu IAEO mundi pėrmes vetos tė saj tė pengonte zhvillimin e konferencave tė planifikuara mbi temėn e radioaktivitetit. WHO i ka vulosur statistikat groteske tė vdekshmėrisė dhe morbiditetit, me tė cilat Agjencia Bėrthamore pas Ēernobilit donte tė dėshmonte, qė kishte pasur vetėm 56 tė vdekur dhe 4000 raste kanceri tė gjendrės tiroide.

WHO nėn kontroll nga Agjencia Bėrthamore

Mohimi i sėmundjeve tė rrezatimeve ēon pashmangshmėrisht nė mangėsi nė pėrkujdesje. Nė tė gjithė botėn jetojnė nėntė milionė njerėz nė rajone tė prekur rėndė nga radioaktiviteti. Qė prej 23 vjetėsh ata marrin ushqime tė kontaminuar, me pasoja tė njohura.  Por pėrkrahėsit tė energjisė bėrthamore e shohin ēdo kėrkim mbi pasojat e rrezikshme tė rrezatimit jonizues veē si rrezik ekonomik, i cili duhet penguar me ēdo ēmim.Respektivisht nė studimin, i cili nė vitin 1991 u kėrkua nga Ministritė e Shėndetėsisė sė Ukrainės, Bjellorusisė dhe Federatės Ruse, as nuk u shfaqėn kėrkime mbi

dėmtimet e mundshėm tė materialit gjenetik. Megjithėse kėta vende e kishin bėrė kėrkesėn e tyre pėrkėrkim shkencor tek WHO, drejtimi i projektit nė fund u zhvillua nga Agjencia Bėrthamore. Dhe ajo vendosi prioritete tė tjerė, si psh me njė studim pėr zhvillimin e karies.

 Ky konflikt interesash pati pasoja fatale pėr qindra mijėra njerėz, siē kanė treguar shkencėtarė dhe institucione tė pavarur.  Pasojat mė tė kėqija nuk mund tė shquhen akoma, duke qenė se izotopet radioaktive vetėm pas njėfarė kohe pasurohen nė organet e brendshme dhe dėmet nė gjenomin njerėzor bėhen tė dukshėm mė sė pari nė gjeneratat e mėvonshme.

 Qindra studime epidemiologjike, tė cilat janė zhvilluar nė Ukrainė, Bjellorusi dhe Federatėn Ruse, maten njė rritje domethėnėse tė sėmundjeve tė kancerit tė ēdo lloji (me mijėra raste vdekjesh), njė rritje tė vdekshmėrisė sė fėmijėve dhe perinatale si dhe njė numėr tė madh tė aborteve spontane. Pėr mė tepėr vjen njė numėr nė rritje i deformimeve dhe anomalive gjenetike, shqetėsimi tė zhvillimit mendor, sėmundje neuropsikologjike, raste verbėrie, sėmundje tė rrugėve tė frymėmarrjes, tė sistemit tė qarkullimit tė gjakut, tė traktit tė stomakut-zorrės, tė rrugėve tė urinės si dhe tė metabolizmit.

 Por kush ama do t’i besojė kėtyre studimeve? Katėr muaj pas Ēernobilit drejtuesi pėr sigurinė e reaktorėve pranė IAEO, Morris Rosen: “Edhe sikur ēdo vit tė ndodhte njė incident i tillė, energjia bėrthamore pėr mua edhe nė vazhdim do tė ishte njė burim i leverdisshėm energjie”. Sikur i gjithė publiku tė dinte mbi pasojat e vėrteta tė katastrofės sė 1986, atėherė tė gjithė debatet mbi energjinė bėrthamore do tė mbaronin menjėherė. Pėr kėtė arsye WHO ka frikė nga fėmijėt e Ēernobilit.

 Pėr dekada rresht lobet e industrisė sė duhanit, tė kimisė agrare dhe tė naftės e kanė bllokuar zbatimin e masave mbrojtėse pėr shėndetin dhe mjedisin, qė do tė kishte dėmtuar fitimet e tyre. Por lobi i energjisė bėrthamore ėshtė akoma mė i fuqishėm: Ai ka qeveri tė shteteve bėrthamore pas vetes, sidomos SHBA, Britaninė e Madhe dhe Francėn, sikurse dhe organizata tė fuqishme ndėrshtetėrore. Ky lob ushtarako-industrial i sponsorizuar nga shteti vė nė qarkullim njė numėr shumė tė madh informacionesh tė rrema.

Shkencėtarė tė korruptuar takohen deri dhe nė universitetet dhe organizatat kėrkimore mė tė vlerėsuara. Nė njė artikull nė faqe tė parė tė revistės mjekėsore The Lancet universitetet cilėsohen si „ndėrmarrje tė vėrteta“, „tė cilat i shndėrrojnė zbulimet e tyre nė para tė thata, nė vendė tė ruajnė statusin e tyre si organizata kėrkimore tė pavarura“. Ekspertizat e nėnshkruara nga kapacitete shkencore mbi „sigurinė“ e centraleve atomike jepen pėr zhvillim ose financohen ose tė dyja bashkė nga lobi bėrthamor.

Sikurse dihet edhe efekti serė u mohua nga shkencėtarėt, tė cilėt e lanė veten tė bliheshin nga ndėrmarrjet e mėdha. Por ndėrkohė qė emisionet qė janė pėrgjegjėse pėr ndryshimin e klimės janė akoma (teorikisht) tė kufizueshme, pėr mbeturinat bėrthamore tė energjisė bėrthamore kjo nuk ėshtė mė e mundur. Edhe sikur qė nesėr tė ndaloheshin tė gjithė format e pėrdorimit bėrthamor – trashėgimitė e tyre pėrsėri do ta ndikonin pėr mijėra vjet rresht jetėn nė tokė.

“Shkenca“, e cila jep informacione mbi energjinė atomike nė pėrgjithėsi dhe mbi katastrofėn e Ēernobilit nė veēanti, eshte nė ēėshtjen e rrezikut shėndetėsor njėkohėsisht gjykatės dhe palė. Tė gjitha institucionet qė merren me energjinė bėrthamore duke pėrfshirė organizata si Euratom ose zyra tė veēanta tė OKB-sė funksionojnė si njė „familje incestuale e mbyllur pėr nga jashtė. (11)

Performancat e gabuara tė kėsaj pseudoshkencė dhe metodave tė saj lėvizin qė nga ekzagjerimi i tepėrt deri nė mashtrim subtil. (12) Nė fazėn e parė, menjėherė pas incidentit tė Ēernobilit, u bė fjalė pėr fallsifikimin dhe fshehjen e tė dhėnave. Matjet radioaktive dhe kėrkimet mbi sėmundjet e kancerit thjesht nuk u zhvilluan. Shkencėtarė dhe institucione tė pavarur, tė cilėt i zbuluan pasoja e kontaminimit bėrthamor, u sulmuan dhe studimet e tyre u censuruan.

Mijėra kėrkime, tė cilat lindėn nė tre vendet mė tė prekur nė Ukrainė, Bjellorusi dhe Rusi, nuk u pėrkthyen. Dhe nė konferencat shkencore fusha tė tėra tė shkencės mbeten tė papėrfshira. Kjo ndodhi pėr shembull nė rastin e kėrkimeve mbi dėmtime rrezatimesh kronike tė brendshme nga doza tė vogla, tė cilave iu nėnshtrohej dhe i nėnshtrohet akoma dhe sot e gjithė popullsia rreth e pėrqark Ēernobilit.

Njė pacient kanceri, i cili mbijeton pesė vjet, vlen si i shėruar

Nė sekuencėn e performancave tė gabuara bėjnė pjesė pėrllogaritjet e munguara tė specialistėve, tė cilat llogarisin njė rėndesė mesatare me rreze tė popullsisė dhe aty u lanė pa shqyrtuar dhe ndryshimet gjigande rajonale. Pėr kėtė ka mjaftueshėm shembuj: Studime mbyllen pas dhjetė vjetėsh, nė mėnyrė qė mortaliteti dhe morbiditeti afatgjatė tė mos mund tė pėrfshihet mė. Njė pacient i sėmurė me kancer, i cili ka mbijetuar pesė vjet, vlen si i shėruar. Njė studim kufizohet vetėm nė kancerin se pėrfshin vetėm tė mbijetuarit e Super-GAU-t (katastrofes) ose kufizohet vetėm nė tre shtetet mė tė prekur. Njė tjetėr regjistron pakėsimin e sėmundjeve tė kancerit tek fėmijėt, ndėrkohė kėta fėmijė mund tė jenė sėmurur nga kanceri kur janė rritur.

Midis 1950 dhe 1955 nė SHBA pėrqindja vjetore e sėmundjeve tė reja me kancer tė ēdo lloji u rrit me 55%, sikurse tregoi Instituti Kombėtar i Kancerit. Tendenca tė ngjashme u vėzhguan dhe nė Europė dhe nė gjithė vendet e industrializuar. 75% e kėtyre sėmundjeve tė reja shkojnė nė llogari tė llojeve tė kancerit, tė cilat nuk burojnė nga konsumi i nikotinės. Por thonė se kjo pėrqindje e rritur e kancerit e gjen burimin veē nė diagnostifikimin mė tė mirė apo nė tėrėsi nė jetėgjatėsinė e rritur.

Natyrisht numri i sėmundjeve me kancer ėshtė aq mė i lartė, sa mė i pasur e mė i zhvilluar ėshtė njė vend. Por kjo nuk ėshtė arsye, qė tė injorohet shkaku mė i dukshėm – helme tė natyrės dhe kontaminim kimik radioaktiv – dhe nė vend tė kėsaj, siē e bėjnė tė ashtuquajturit specialistė, tė akuzohen viktimat pėr mėnyrat e tyre jo tė shėndetshme tė jetės.

Sot bėhet fjalė pėr atė, qė tė kėrkohen sqarime serioze shkencore dhe tė kėrkohet parandalim i efektshėm, qė merret me arsyet reale tė sėmundjes. Pėr kėtė shkak grupe tė vetėndihmės thėrrasin pėr bojkot tė organizatave tė fuqishme bamirėse, tė cilat jane tė lidhura ngushtė me industrinė farmaceutike dhe teknikėn mjekėsore. Pacientėt me kancer kėrkojnė qė tė ēojnė para gjyqit shkaktarėt e vėrtetė pėr fshehjen e rreziqeve tė energjisė bėrthamore.  Dhe iniciativat qytetare luftojnė qė tė inicojnė studime pėr shpeshmėrinė e kancerit tė fėmijėve.

WHO do duhej tė kujdesej pėr dy gjėra: pėr sjelljen e gabuar tė shkencėtarėve dhe ndėrthurjen e industrisė, universiteteve dhe institucioneve shkencore. Nė janar 2007 Margaret Chan siguroi gjatė zgjedhjes sė saj si drejtore e pėrgjithshme, se njė nga anėt e forta tė WHO ėshtė kompetenca e saj nė shėndetėsi. „Direktivat tona kanė autoritet maksimal“, sqaroi Chan. Kjo ama nuk vlen pėr tematikėn e radioaktivitetit dhe shėndetėsisė, ku IAEO zotėron autoritet maksimal, pa pasur as edhe njė kompetencė nė ēėshtjet e shėndetėsisė.

A ėshtė pėr t’u llogaritur me atė qė vendet anėtarė tė WHO do tė shfaqin kundėrshtim? The Lancet shprehet: “Qeveritė nė nivel kombėtar dhe rajonal kanė lėnė pas dore gjithmonė nga e para detyrimin e tyre, tė vendosin interesat e popullsisė para fitimit tė tyre”.  Ka ardhur koha qė tė zhvillohen mė sė fundi kėrkime tė pavarura dhe tė besueshme mbi pasojat shėndetėsore tė pėrdorimit civil dhe ushtarak tė energjisė bėrthamore. Dhe rezultatet e kėtyre kėrkimeve nė vazhdim tė publikohen pa kufizime.

Nga Alison Katz

 

Centralet bėrthamore nė Shqipėri dhe gjenerimi gjigand i tyre nė botė

Nė Shqipėri ka rinisur debati rreth idesė sė hedhur nga kryeministri Sali Berisha pėr ndėrtimin nė vend tė njė centrali bėrthamor.

Zoti Berisha mori njė mbėshtetje nė parim edhe nga njė institucion i rėndėsishėm ndėrkombėtar.

Kryetari i Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, Srgjan Kerim tha nė Tiranė se e drejta pėr zhvillimin energjitik ėshtė njė e drejtė e vendeve nė zhvillim siē ėshtė Shqipėria. Mė poshtė i hedhim njė vėshtrim politikave dhe prodhimit tė energjisė bėrthamore nė disa vende tė botės.

SHTETET E BASHKUARA

Shtetet e Bashkuara janė furnizuesit mė tė mėdhenj tė energjisė bėrthamore pėr qėllime komerciale. SHBA-ja ka mė shumė se 100 centrale tė liēensuara bėrthamore. Nė vitin 2006, kėto centrale gjeneronin rreth 20% tė prodhimit energjitik nė vend, duke pėrmbushur 9% tė nevojave tė vendit me energji.

FRANCA

Franca ka mė shumė se 50 centrale bėrthamore qė sigurojnė 79% tė prodhimit energjitik.

Kėto centrale pėrmbushin pak mė pak se gjysma e nevojave tė vendit pėr energji.

Franca ėshtė eksportuese e konsiderueshme e energjisė elektrike nė vendet tė tjera evropiane.

Politikat pėr energjinė nė Francė morėn shkas nga kundėrpėrgjigjja ndaj krizės sė naftės nė vitet 70, kur qeveria vendosi tė zhvillojė fuqinė bėrthamore si njė mjet pėr arritur sigurinė e energjisė.

AUSTRALIA

Australia nuk prodhon energji bėrthamore. Planet pėr tė shqyrtuar nėse vendi ka nevojė pėr tė zhvilluar energji bėrthamore u lanė pas dore kur Kevin Rudd, qė ishte kundėr idesė u zgjodh kryeministėr i vendit nė vitin 2007.

KINA

Kina ka 11 reaktorė bėrthamorė, por nevojat nė vend janė kaq tė mėdha, sa kjo infrastrukturė nė vitin 2005 pėrmbushte vetėm 1% tė nevojave tė vendit pėr energji. Qeveria planifikon tė rrisė kapacitetin bėrthamor. Pesė reaktorė tė rinj por ndėrtohen ndėrkaq qė pritet tė fillojė ndėrtimin e tė tjerėve.

INDIA

Infrastruktura bėrthamore siguronte vetėm 1% tė konsumit kombėtar nė vitin 2005, por parashikimet sugjerojnė se reaktorėt bėrthamorė mund tė pėrmbushin mė shumė nevojat e vendit me energji.

Njė marrėveshje e mbėshtetur nga SHBA-ja qė i jep Indisė mundėsi tė shfrytėzojė teknologjinė dhe karburantet e huaja, ėshtė kundėrshtuar brenda vendit prej atyre qė mendojnė se kompromenton sovranitetin kombėtar.

IRANI

Irani aktualisht nuk prodhon energji bėrthamore, por ėshtė duke ndėrtuar njė reaktor bėrthamor nė Bushehr me ndihmėn e Rusisė.

Pėr herė tė parė Irani e planifikoi ndėrtimin e reaktorit nė vitin 1974. Plani u braktis pas revolucionit islamik nė vitin 1979, por iu rikthye nė vitin 1992.

RUSIA

Rusia hapi uzinėn e parė bėrthamore nė vitin 1954. Zgjerimi i industrisė u ngadalėsua pas katastrofės sė Ēernobilit.

Reaktorėt bėrthamorė prodhonin nė 2005 rreth 6% tė energjisė qė konsumohej.

Industria po rritet pėrsėri dhe qeveria ka si qėllim qė tė prodhojė mė shumė energji pėr eksport.

GJERMANIA

Vlerėsohet se 12% e energjisė sė konsumuar nė vitin 2006 erdhi nga infrastruktura bėrthamore.

Megjithatė Gjermania planifikon t’i mbyllė tė gjithė reaktorėt deri nė vitin 2020.

Qeveria po investon nė njė tjetėr burim energjie atė tė erės, por ka shqetėsime se vendimi mund ta ēojė vendin drejt njė krize nė sektorin e energjisė.

Redaksia

 

Si Globalizimi po krijon nje klase te ulet Europiane

Pjesetari i klases se ulet te kohes moderne nuk eshte i uritur. Ai ka nje strehe mbi koke, nuk eshte i prirur te semuret me shume se sa te tjeret dhe, madje, ka dhe pak leke ne xhep. Ne cdo vend Perendimor te Evropes, ai eshte qytetar dhe perfitues i sherbimeve sociale, edhe pse sherbimet e shtetit nuk jane me aq bujare sa ckane qene me pare. Lukse te tilla, sado pak qe mund te jene, jane relativisht dicka e re per proletariatin perendimor. Strehen me te mire paraardhesi i tij varfanjak, mund te shpresonte ta gjente ne nje fjetine te te pastreheve ose ne ndonje bujtine burrash. Ushqimi per te varferit ishte i paket dhe shpesh jepej vetem pas nje pritje te gjate ne rradhat e bukes apo ne menca. Te semuret nuk ishin as te siguruar nga ana mjekesore dhe as nuk mund te perballonin te paguanin doktoret, dhe nuk behet fjale fare per ilacet. Pleqte, per te mire apo te keq, u ishin lene brezit te ri per tu kujdesur per ta, ose liheshin ne dore te programeve te ndihmes nga kisha. Megjithate, edhe pse proletariati i kohes moderne eshte nga ana materiale me mire, ai ne fakt eshte ne gjendje me te keqe. Punetori i papune i kohes se vjeter kishte dicka qe te varferit e sotem nuk e kane me: ai e dinte se kush ishte armiku; ai kishte identitet klase; ai shpesh kishte dhe nje kulture te zhvilluar mire. Ai kendonte kenge, luftonte lufterat e tij politike, themelonte shoqata dhe idolizonte teoricienet sociale, megjithese nuk i kuptonte plotesisht ata. Gjate diteve te Mbreterise Gjermane, ai akoma mund te zgjidhte midis grupeve politike qe megjithese teknikisht jo-ligjore, kerkonin mbeshtetjen e tij. I varfri i se djeshmes ishte subjekt i historise, i studiuar me nje qartesi te kthjellet. Deri tani, i varferi i te sotmes, ne nje Evrope te bashkuar, eshte pak me shume se nje viktime e rrethanave. Dhe nese paraardhesi i vet ishte ne anet e shoqerise, sot ai eshte jashte saj. Megjithese ata nuk kane nje ze te tyrin, ne dime shume rreth anetareve to sotem te klases se ulet. Megjithese ne shumicen e rasteve jane te mbyllur ne vetvete, sic qendrojne ashtu te terhequr ne blloqet e apartamenteve te tyre, ata jane te analizuar nga dhjetera sociologe – te ekzaminuar ne ate mase sa nje biologjist ka studiuar nje lepur te zakonshem. Dhe nderkohe qe ata mund te jene te huaj ne token e tyre, ne kemi ne duar nje tipologji te qarte te tyre qe na lejon ti njohim me mire.Neglizhimi Intelektual

Ne e dime, per shembull, qe proletariati i sotem eshte me i pasur se punetori i brezave te shkuar. Ne te vertete, me pak aftesi, ai mund te arrije dhe ne ato profesione qe krijojne nje rrjet te sigurt, dhe qe i japin atij mundesine te kete te ardhura te krahasueshme me ato te policeve, magazinierve dhe shoferave te taksive. Prandaj dhe nuk eshte varferia materiale qe e ndan ate nga te tjeret. Ne vend te saj, ajo qe dallohet eshte simptoma e neglizhimit intelektual. Te varferit e sotem shikojne televizor gjysmen e e dites. Tani, edhe producentet e televizionit i referohen asaj qe ata e quajne “TV e klases se ulet”. Proletariati i ri ha shume ushqime jo te shendetshme dhe i pelqen te pije duhan dhe alkol me tepri. Rreth 8 perqind e Gjermaneve konsumojne 40 perqind te te gjithe alkoholit qe shitet ne vend. Ndersa ai mund te jete familjar, familjet e tij jane shpesh te prishura. Ne diten e votimeve, ai jep nje vote proteste per te majten ekstreme ose partine e se djathtes, nganjehere duke i nderruar shpejt sa njeren, tjetren. Por gjeja kryesore qe e dallon te varferin e kohes moderne nga ai i kohes industriale eshte nje mungese interesi per arsimimin. Proletariati i sotem ka pak arsimim dhe asnje interes per ta rritur ate. Ne te kaluaren, ne ditet e para te industrializimit, te varferit anetaresoheshin ne shoqatat e punetoreve qe shpesh ishin edhe shoqata arsimimi. Ne kontrast, anetari modern i klases se ulet, e ka mbyllur veten plotesisht nga permiresimi i vetvetes. Ai gjthashtu ben shume pak perpjekje per t’i hapur deren te ardhmes se femijeve te vet. Aftesite e tyre gjuhesore jane me keq se aftesia e tyre per tu perqendruar. Rritjes se raportit te analfabetizimit i eshte pergjigjur pakesimi i mundesise se klases se ulet per tu integruar. Amerikanet, qe s’jane nga ata qe perziejne fjalet, i quajne kete lloj “white trash”.Kercenimi me i madh per demokracine Evropiane

Proletariati i ri si klase homogjene, filloi te ekzistoje ne 10 vitet e fundit. Dhe ai nuk eshte ne asnje menyre nje fenoment perjashtimisht Gjerman: klasa e ulet po formohet ne cdo vend te madh industrial. Eshte e qarte se ekonomia politike moderne, nuk ka asgje per tu ofruar atyre qe kane njohuri te vogla. Nuk eshte thjesht rastesi qe rritja e numrit te klases se ulet po ndodh ne paralel me shterrimin e puneve industriale. Ne Evrope procesi i deindustrializimit mund te jete me me ndikim se sa monedha Euro, apo perpjekja per te farketuar nje kushtetute te perbashket. Sot, prishja e shoqerise kercenon Perendimin me shume se terrorizmi nderkombetar, megjithese politikanet po perqendrohen ne luften kunder kesaj te fundit. Bombat mund te tundin nje demokraci apo treg ekonomik, megjithate nuk mund ta shkaterrojne ate. Por procesi i erozionit ekonomik, e deprivon Perendimin nga punet, pastaj parate dhe, ne fund legjitimiteti demokratik. Cfare vlere ka shtetesia, nese njerezve u mohohet mundesia per te marre pjese ne boten punonjese? C’duhen lirite civile, nese e drejta per nje jete te pavarur nuk eshte pjese e tyre? A eshte e pranueshme nese te drejtat e shkruara ne kushtetute zbatohen vetem per klasat e arsimuara? Pyetje te nje rendesie themelore detyrimisht po dalin ne pah: a eshte e mundur qe demokracia te toleroje qe vazhdimisht te kete nje pjese te popullsise se saj te perjashtuar nga permiresimi i cilesise se jeteses? Dhe nese kjo gje pranohet, a do te na kthehet ky vendim ndonje dite, duke na shqetesuar per sa kohe jemi gjalle? A do te fillojne kombet perseri te ballafaqojne njeri tjetrin, sepse zemerimi i mbajtur perbrenda, do te gjeje nje vend te shpertheje? Apo ndoshta klasa e ulet do te filloje te revoltohet? Te dyja skenaret jane te mundshme. I vetmi rezultat i veshtire te imagjinohet eshte qe nuk do te ndodhe asgje.

*Termi “white trash” perdoret ne SHBA per te karakterizuar klasen me te ulet te popullsise se bardhe.        

nga Gabor Steingart,

“Der Spiegel”

Perktheu Albana Orgocka

 

Kulti i sė kaluarės sė pastėr, sfida mė serioze ndaj tharjes brenda vehtes

“Vetėm tek pastėrtia e sė kaluarės mund tė ndėrtohet njė e ardhme e merituar pėr shqiptarėt  atė zonė tė botės ku u takon tė jenė”. Ja mesazhi estetiko­filozofik,sipas studiuesit A.Gjekmarkaj, i romanit mė tė ri,”Darka e gabuar”, i vlerėsuar si njė libėr i jashtėzakonshėm, i shkrimtarit tonė tė madh,Ismail Kadare.

Shpesh herė pyesim vehten ku po shkojmė me kėtė distancim pėrjashtues ...?!

Ē’po ngjet me ne, me pėrmasat nė rritje tė tharjes brenda vehtes...?! Tė jesh i majtė apo i djathtė,madje edhe i ekstremit tė majtė apo tė djathtė nuk ėshtė as meritė,as fatkeqėsi,por njė realitet rutinė nė njė shoqėri tė hapur,kur dihet se finalen e vendos vota e lirė.Kurse tė pėrjashtosh tjetrin aq ma keq grupin duke mohuar vetvehten nėn ethet e njė pragmatizmi kultmohues tė vetvehtes kjo ėshtė e frikshme,e paturpshme dhe totalisht primitive.Madje tėrėsisht njė tradhėti e idealeve demokratike, denigrim i dinjitetit njerėzor, kompromentim i thelbit real tė vlerave tė njė shoqėrie tė hapur dhe kthim drejt njė diktature moderne, rreptėsisht tė sofistikuar, sa detyrohemi tė pranojmė atė qė gjymėshekulli mė parė e shprehte me aq dhimbje nobelisti i madh francez,A.Kamy:

”Sa kohė qė intelektuali do tė detyrohet t’ua besojė lirinė e vet kopukėve,tė jesh i lumtur do tė thotė tė jesh fajtor…”(“Rėnia” fq.45).

Njė dhimbje  tashmė rutinė pėr ata qė realisht e pėrjetojnė me dinjitet dhe jo si rezervat gjuetie i kultparcelės sė ēdo ngjyre qoftė ajo,Djathtas apo Majtas, tė tė qenit demokrat. .Dua tė ndalem plot dhimbje dhe respekt nė disa stacione tė asaj Vehteje sė cilės asnjėri nuk mund t’i shmangemi,po aq sa kriminalizojmė kur i kthejmė shpinėn zėrit qė meriton tė dėgjohet mė shumė se kurrė,si zėri i identitetit tonė,  Zėrit  tė sė kaluarės sonė tė pastėr, nė kaosin e madh tė tharjes brenda vehtes, nėn kthetrat e thirrjeve tė Nėnės(­ave) Parti.Mjerisht krejt si deri dje,sa po injorojmė edhe lidhjet tona tė gjakut,tė kodit njerėzor mes nesh duke frymėzuar pėrjashtimin drejt denigrimit total tė thelbit tonė ..

Vlerat e njė komuniteti lexohen nė rrugėtimin qė ka ndjekur shkollimi,kultura dhe humanizmi  nė tėrėsinė e tij, do tė thonin iluministėt francezė, shekuj mė parė. Njė lexim plot domethėnie i kėtij kumti nė kontekstin e njė realiteti sa absurd,sa grotesk, madje nė jetėn e asaj province qė nė tėrė qenien time e ndjej si gjėja mė e shtrenjtė nėn diell:

Cila ėshtė e kaluara e kėsaj province nė kėtė vėshtrim?

Kur bėhet fjalė pėr shkollat qė u ngritėn nė Shqipėri gjatė shekujve 13-15, ato dihet qė ishin nėn vartėsinė e iunstitucioneve kishtare ortodokse dhe katolike,.

Megjithatė   hapja e shkollave  nė vendin tonė ,si institucione tė dijes nė ēdo kohė, ofron interes dhe hapėsira  pėr tė kuptuar dhe njohur nivelin e emancipimit kulturor tė asaj treve qė ka patur rastin t’i gėzojė nė hapėsirėn e saj..Nėn sundimin e Venedikut  u ndjenė gjurmėt e njė okupimi i cili pėr tė shtrirė maksimalisht influencėn e vet mbi trojet tona ndoqi edhe taktikėn e dhėnies tė sipėrfaqeve toke tė tėra  me koncension

Kėshtu Venediku koplikasit, tė shtrirė nė 6 lagje, i detyronte secilėn prej tyre   paguanin ēdo vit obrukun, katėr groshė pėr shtėpi, t’i prashisnin, t’i krasisin, t’i punojnė tė gjitha vreshtat dhe t’i vilnin me shpenzimet e veta. Siē mėsojmė kur i referohemi Regjistrit kadastral tė koncensioneve tė rrethit tė Shkodrės 1416-1417, fq.60.

Kopenikasit detyroheshin ēdo vit pėr taksėn e verės prej 400 barrėsh ,tė cilėn me shpenzimet e veta duhet ta sillnin nė prani tė Thoma Skjavit,kreut tė fshatit

2.

Kopenik,Koplik..Gjithė kjo referencė  do tė ishte jo aq  kurioze pėr ne, nė se nuk do tė pėrballoheshim me njė fakt shumė interesant pėr tė gjithė.

Detyrimeve ndaj bashkisė dhe Sinjorisė sė Shkodrės nuk i shpėtonte as  shkolla e Podgorės,e cila zotėronte ,gjithnjė duke iu referuar tė njėjtit regjistėr kadastral tė koncensioneve ,njė copė vreshtė e quajtur Stanovina prej njė shati pėr ēka detyrohej ndaj Sinjorisė me gjysmėn e prodhinit qė mirrte nga kjo vreshtė

Kur kujtojmė se Venediku e pushtoi Shkodrėn nė vitin 1396, pėr t’u larguar nė vitin e kolerės- 1479-ėn, merr rėndėsi shumė tė madhe  fakti qė kjo shkollė sėpaku i takon tė ketė funksionuar para 600 vjetėsh, Dhe po tė kujtojmė  se shėrbimet bujqėsore nė vreshtė kėrkonin punėtorė tė zotė dhe tė ditur si dhe faktin  qė taksa vjetore ndaj bashkisė dhe Sinjorisė ,ishte e detyrueshme rezulton qė mosha e nxėnėsve tė kėsaj shkolle tė ketė qenė,minimalja, e nivelit tė arsimit tė mesėm tė ulėt.

Nė favor tė kėtij supozimi na vjen nė ndihmė prof..dr. Neritan Ceka kur shprehet se”Ekzistenca e gjimnazeve  nė qytetet ilire ,si nė Nikaja{Klos-Mallakastėr}dhe nė Antigona ėshtė e  provuar nga  gjetja e mbishkrimeve  qė pėrmendin gimnaziarkun,drejtuesin e edukimit tė fėmijeve,krahas strategut,drejtuesit ushtarak dhe prytanit, drejtuesit tė qytetit, si autoritete shtetėrore tė kohės {“Historia e Arsimit dhe e mendimit pedgogjik shqiptar”fq.17-18}.

Ēka dėshmon njė traditė tė hershme gjimnazi nė kėto troje.Edhe nė Amantia ,thekson prof.Ceka,dėshmohen deri gara gjimnastikore qė organizoheshin nga epimeletet,nėpunėsit e ngarkuar enkas..Natyrisht gjuha e pėrdorur ishte  ajo e pushtuesit edhe nė shek.14,si gjuhė e kulturės apo mė saktė e klerit, qoftė greqishtja nėn okupimin grek apo latinishtja nėn pushtimin venedik ku  kisha ishte i vetmi institucion edukativ pėr qytetarėt  e Kopenikut,Koplikut 

Nė njė kontekst mė tė gjėrė nuk ėshtė rastėsor civilizimi dhe qytetaria e fshatrave tė kėsaj treve,(ku bėnte pjesė edhe Kopliku i Sipėrm) qė duke u bashkuar shpesh herė nė “Republikat”  e veta ishin mjaft krerė fisesh,sipas Shuflait nė veprėn e tij ”Serbėt dhe Shqiptarėt”, tė cilėt  duke u ngritur mbi tė tjerėt kishin krijuar dinastitė e veta autonome, dukėt e tė cilave s’ėshtė pėr t’u habitur qė tė kenė kodifikuar  ligjet e shteteve me tė cilat hynin nė lidhje pėr interesat e dinastive tė tyre, aq sa duket qė edhe Kanuni i Lekėve (i malėsorėve) dhe i Dukagjinit tė kenė qenė tė kodifikuar mė parė,ēka vėrtetohet me ngjashmėritė mes tyre dhe “kanuneve” tė Romės,Bizantit apo tė Sllavėve tė Jugut

Tė dhėna kėto qė dėshmojnė   njė shkallė shkollimi patjetėr disi  tė mesėm tė shkollės sė Podgorės, nė tė cilėn supozohet se krahas mėsimeve tė fesė kristiane, merreshin me sa duket edhe njohuri nė fushėn e kulturave bujqėsore .kryesisht pėr pemėtarinė dhe vreshtat, tė pėrshtatshme pėr kėto toka pa lagshtirė.si veēori,ku lagja nė fjalė  dallonte pėr kultivimin e  kėtyre kulturave bujqėsore  edhe brenda atij fshati`qė sot thirret Koplik i Sipėrm.,siē dėshmohet numri tepėr i madh i varieteteve tė rrushit tė kultivuar etj.pikėrisht nė tokat e kėsaj lagjeje deri nė vitet 6O-tė  tė eksperimentit kolektiv.

Madje,jo rastėsisht, por edhe duke iu referuar njė dėshmie publike tė ripėrsėritur nga i ndjeri Hysen Asllan Ujka,ish­emigrant politik, bashkėfshatari ynė,mund tė kujtojmė me shumė krenari dhe dinjitet faktin se Kopliku i Sipėrm,si fshat, gjatė diktaturės tė kujtonte njė komunitet socialdemokrat.           

3.

Ky fshat,jo thjesht, nuk pati asnjė tė burgosur politik gjatė  komunizmit,por madje dy nga njerėzit e nderuar tė tij : Sadik Selman Ujkaj,anėtar partie, sekretar i kėshillit popullor dhe gjyqtar popullor i fshatit si dhe Reshit Bajram Ēokaj, i pa parti,kėshilltar i fshatit, nė orėt e para tė marsit  1956 jo vetėm nuk pranojnė  ta  denoncojnė,por ,pėrkundrazi, e “lejojnė tė  rikalojė”drejt kufirit shtetėror bashkėfshatarin e tyre Hysen Asllan Ujka nga  Podgora,lagjia e tij, kur ky i fundit kėrkohej nga organet e Sigurimit Shqiptar tė arrestohej  si “tradhėtar”, “diversant” dhe ”agjent” i UDB-ės jugosllave.

Kėtė akt altruizmi,si solidaritet shembullor,  sa fisnik, sa tė guximshėm e kam dėgjuar pėr herė tė parė nga vetė ,zoti Hysen Asllani,njė malėsor i nderuar, nė njė ditė morti nė lagjen Zeqirmemaj tė fshatit tim , nė vitet 90­tė , kur sapo ishte kthyer nga Franca , pas afro 40 vitesh,Po ashtu disa herė,duke ia dedikuar jetėn e vet kėtyre dy koplikasve tė sipėrm,kėrkonin ndaj meje ,si gazetar ,ai dhe tė afėrm tė tij, ta bėja publike njė fakt tė tillė si njė realitet qė na nderon tė gjithėve,siē thoshte Hyseni.

Kurse nė korrik 1970 komunistėt e kėtij fshati: Col Dashi,Sadri Lulaj ,Sadik Ujkaj,Sylo Peraj etj.nuk pranuan , jo thjesht ,tė mos dėnohej asnjėri nga anėtarėt e Partisė Agrare,Arif Osja,Riza Peraj etj.,por madje as tė pushohen nga puna  tė afėrmit e tyre,edhe pse diktatura qe nė kulmin e lulėzimit tė saj.

Pikėrisht nė thelbin socialdemokrat tė kėtij komuniteti, unė kam lexuar reagimin aq tolerant dhe me dinjitet ndaj qėndrimit tim ekstrem, janar 1974,gjatė analizės vjetore tė Ndėrmarrjes sė Shitblerjes­M.Madhe nė vatrėn e kulturės(sot xhamia e fshatit) tė mbushur plot e pėrplot,6 muaj pasi kėtė mjedis e kishte vizituar Enver Hoxha.Kudo ndihej atmosfera e vendimeve tė Plenumit IV tė KQ tė PPSH”Mbi luftėn kundėr shfaqjeve tė huaja liberale”, qershor 1973  .Intelektualėt qė aspironin sado pak hapėsirė ishin vėnė nė shenjestėr. Ligjėronte ngado si furi kolere vija e masave.

Me tė drejtė,nė logjikėn e kohės,deklarimi im publik:”Ju jeni byro partie e qelbur,mashtrues rrufjanė dhe revizionistė” u cilėsua si demaskim publik i vijės sė partisė,paēka se akti im nuk ishte me vetėdije tė kthjelltė disidenti.

Pėr njė moment sallėn e pushtoi heshtja…

 Rebelimi im publik kundėr padrejtėsisė ndaj njė njeriu tė thjeshtė  si V.Sykaj,njė njeri i mrekullueshėm,e cila para se tė jepte shpirt, nė vitin 2OO4, do tė mė kėrkonte pėr tė mė rishprehur edhe njėherė mirėnjohjen , i befasoi tė gjithė.Ndėrkohė pati ndonjė aparatiēik,tellall partie,qė tentoi tė pėrsėriste atė qė ngjau me 13.1O.73 nė njė seancė gjyqi nė Koplik Qendėr me njė tjetėr drejtues shkolle,S.Hasa,i cili,me kėrkesė nga salla, do tė  dėnohej  si ” mbrojtės i dashurisė borgjeze”, ndryshe pėr mungesė tė vigjilencės revolucionare: 11 vjet mėsues nė Dukagjin.

Pėr hir tė sė vėrtetės, nė rastin tim salla reagoi krejt ndryshe:Me njė kaos shumė funksional,ajo u hodh me shumė dinjitet pėrkrah meje,njė intelektuali tė paparti,drejtor shkolle. Tentativa ogurzezė u kompromentua keqas qė nė hapat e parė…aq sa nomenklatura,komiteti i partisė nė rreth, u detyrua tė ndėshkojė vetvehten…!

Ndėrkaq respekti ndaj kėtij akti dinjitoz komunitar nė bllok tė fshatit tim  nuk do tė mė ndahej  gjatė gjithė jetės duke inkurajuar brenda meje njė qėndrim kurajoz ,kritik, publik pa marrė parasysh asnjėherė  riskun, koston,apo karrierėn.. .

E kėtij profili fisnik e civil nuk mund tė lihet nė harresė Sofra e shtruar e Bukės, me gjithė zemėr e shtėpisė sė madhe tė Qerim Haxhisė nė lagjen  Lujs nė ēdo kohė tė ditės: “Bujrum , mikut,shokut,apo kalimtarit tė rastit.,buka asht gati!

4.

Vėrtet njė mrekulli e njė shpirti fisnik, E tillė qe edhe gatishmėria e po kėsaj familje pėr tė blerė ēdo pėllėmbė tokė  pa patur nevojė, as plan,tė cilitdo koplikas tė sipėrm ,qė kishte nevojė pėr ta shitur, me tė vetmin qėllim human : Fshati “tė mos pėrzihej”,tė mbetej gjithnjė kompakt brenda vehtes, ai fshat qė “fizikisht” ėshtė edhe sot i tillė,edhe pse ėshtė fshati mė i madh nė tėrė Malėsi tė Madhe.

Ky ishte shpirti demokrat,dinjiteti civil dhe kultura e komunikimit  e  koplikasve tė sipėrm,si fshat, siē ma ka ripohuar nė korrik tė 2006­ės edhe vetė Caf  Nuzi,ish­kryetari i Partisė Agrare opozitare nė vitin 1970, nga fshati Reē i M.Madhe, modeli i njė antikomunisti tė ndershėm, kur po zhvilloja me tė bisedėn pėrgatitore pėr njė intervistė pranė TV­ Koplikut,i impresionuar nga deklarimi i tij dinjitoz 36 vite mė parė,nė Shkodėr, nė gjyqin e dytė si antikomunist:

Zoti gjyqtar mė jepni atė qė mė takon,mos mė vononi.Ju e dini:

“Unė jam dhe mbetem armik i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė!”

Mjerisht kjo shqiponjė e fjalės sė lirė ende banonte nė barakat e ish­ ndėrmarrjes “Muhamet Gjollesha”Shkodėr, nė pritje pėr tė marrė njė hyreje tė re 1+1,nė janar tė 2007­ės, por shumė i qartė nė vizion,shumė dinjitoz dhe objektiv nė vlerėsimin e sė djeshmes e tė sotmes gjatė asaj bisede dyorėshe: Ndanim mjaft qėndrime tė njėjta dhe bisedonim me respekt ndaj njėri tjetrit. Enkas e kisha planifikuar nė intervistat Vip, menjėherė pas Dritėro Agollit, ”Nderi i Kombit”,  intervistė e cila pėr fat tė keq dėshtoi pėr arsye financiare tė Shoqatės tė tė Pėrsekutuarėve Politikė, dega Shkodėr, qė ai drejtonte.

Kalova tangent disa stacione nė rugėtimin e  kaluarės sonė tė pastėr si fshat e mė gjėrė, si model ekuilibri e respekti  mes vedi, nė kushte e rrethana rreptėsisht tė vėshtira, kur mund tė tė priste: Pushkatimi politik, internimi, pėrsekucioni pėrbindėsh brenda llojit, ferri total disa breza.Njė e kaluar,si pjesa jonė e shėndetshme, qė meriton t”i referohemi nė ditėt tona tė entuziasmit modern, tė krizės brenda vehtes.

A po “sakrifikojmė” nė drejtim tė konfirmimit tė kėtyre vlerave dhe resurseve qė i kontribuojnė hapėsirave tė komunikimit,humanizmit dhe integrimit mes nesh,Ndryshe Vetvehtes sonė si identitet, si pjesė e njė treve qė aspak rastėsisht u quajt  Malėsi e Madhe, si njė ambicie e shėndetshme pėrballė tharjes nė rritje?!?

Aspak..! Pėrballė kėsaj tradite tė spikatur,po dimensionohet nė rritje cinizmi mes vedi duke injoruar ndjenjėn e pėrgjegjėsisė pėr tė njohur e respektuar vetėveten : si histori,si kulturė,si identitet real, duke sakrifikuar aq shumė kohė barcoletė me tablotė sinoptike tė persekucionit tė shtirur,militantizmit pervers,apo veteranllėkut komercial ,pas afro  20 vitesh tranzicion,ndryshe postkomunizėm ,aq mė tepėr nė njė hapėsirė province tė dėshmuar dhe tė vlerėsuar gjatė diktaturės komuniste pėrgjithėsisht indiferente gjatė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.

Dėshmitė e njė tė kaluare tė tillė, nė memorien tonė, tė mbėrthyer nga braktisja sa groteske, sa absurde e vetvehtes, vinė si  rebelim ndaj njė shmangieje tė dhimbshme nė ditėt tona nga Vetvetja nėn ethe “frontesh” deri brenda gjakut,familjes apo fshatit tė njė lufte defakto klasore e tė tjera idiotėsi moderne  shqiptare si kėto, sa provinciale,sa kombėtare, qė Konicėn do ta detyronin tė shprehej nė  vitet 30 ­tė:

“Mė parė shes  m... njeriu se tė merrem me budallallėqet e shqiptarėve” {Faik Konica, “Ēėshtė estetika?” fq.3}

5.

Vallė ende tė mos i kemi shpėtuar kurthit tė Besnikėrisė sė Mallkuar ndaj Nėnės Parti,si prerje  bese ndaj kultvlerave tė pastra tė sė kaluarės sonė ,nė epokėn e postfronteve dhe tė postideologjive, nėn ethet e  mitpolitizimit idiot,denigrues,skllavėrues dhe pėrjashtues brenda vehtes?!

E tmerrshme kur po shohim qė arsimlartėsit tanė memecė,qorr­ qorrsumbulla, qė disa media,pjesė e kėtij stani, na i quajnė deri intelektualė,thjesht pse militantisht mund tė mbajnė njė post qeverisės apo partiak, me konformizmin dhe depersonalizimin total po shkelmojnė prosperitetin tonė demokratik, kur kemi aq nevojė,jo pėr principata politike,por pėr parti si instrumente tė gjetjes sė vetvehtes sonė me dinjitet.

Ndryshe pėr njė gjithėpėrfshirje reale,nė diversitet,tė tė gjitha vlerave tona si qytetarė apo si individualitete tė dijes e tė kulturės,larg prangave tė politizimit tė skajshėm, nė emėr tė sė ardhmes sonė tė pėrbashkėt nė kėtė vend qė mund ta prosperojmė vetėm tė bashkuar.

Vėrtet nuk dua ta besoj, por ,fatkeqėsisht, misioni  i Besnikėrisė sė Mallkuar, pėr paradoks, vazhdon : Tharjet e marrėdhėnieve me tė shkuarėn e pastėr  rrezikojnė tė thajnė marrėdhėniet me tė ardhmen e ėndėrruar ndėr breza, ndryshe kulti i sė kaluarės sė pastėr nga politizimi,larg gjellės sė helmuar tė Besnikėrisė sė Mallkuar dekada mė parė, vjen aktualisht si sfida mė serioze ndaj tharjes moderne brenda Vehtes.­

Kadri Ujkaj

kritik dhe publicist

 

Cilėt ishin arbėreshėt?

(Tė njohim historinė e paraardhėsve)

Aleksiada e Anna Komnenės paraqet njė interes tė veēantė pėr neve, mbasi atje pėrmenden shqipėtarėt pėr herė e parė me emnin Albanez, qė pėrdoret edhe sot nė botėn e jashtėme. Ky emen e ka burimin nė kohėt ma tė lashta. Plotolomeu pėrmend nė “Gjeografinė” e tij se Albanezėt ose Arvanėt, ishin njė fis Ilrian qė kishin si kryeqendėr qytetin Albanopolis, pozita gjeografike e tė cilit nuk asht gjetė deri mė sot. Disa historianė mendojnė se ka qenė Kruja e sotme, por kjo teori nuk asht provue akoma. Nė shek. X-tė burimet bizantine quanin - Arvanon, tokat qė ndodheshin nė mes tė Shkodrės dhe Durrėsit, Ohrit dhe Prizrenit. Shqipėtarėt vetė pėrdornin emnin Arbėni dhe Arbėreshė nė kohėn mesjetare. Shqipėtarėt e Italisė e kan ruejt deri mė sot emnin Arbėneshė. Pėr arsye dhe rrethana (ende tė panjohuna) Arbėnisė kan fillue me i thanė Shqipėni. Ndėr bizantologėt modernė, Rusi, - A. Vasiliev shkruan: “Emni Albanez u pėrdor pėr herė tė parė nė shek. XI-tė nga autorėt bizantinė pėr tė dallue popullin e Shqipnisė sė sotme. Ma vonė nė epokėn mesjetare Albanezėt ranė nėn sundimin e Karlit tė dinastisė Angjevine, i cili mori titullin: “me mėshirė tė zotit, Mbret i Siēilisė dhe i Albanisė”. Mbretnija e Siēiljes dhe Napolit, e cila u themelua nga trashigimtarėt normanė tė Robert Guiscardit, u pushtue nė shek. XIII-tė nga Karli Anjou (Auzhu), vėllai i mbretit tė Francės, - Louis i IX-tė. Tue ndjekė gjurmėt e themeluesve tė tjerė t’asaj mbretnie, Karli sulmoi brigjet lindore t’Adriatikut dhe zaptoi Durrėsin dhe disa pika tė fortifikueme t’asaj zone. Despoti i Epirit, i cili sundonte Shqipninė n’atė kohė, u betue si vasal i Mbretit tė Napolit dhe Siēiljes. At’herė, Karli muer titullin Mbret i Shqipnisė. “Kur jetshkrimi dhe veprat e Karlit, - shkruen njė historian Italian, - tė jenė studiue ma mirė, ai do tė dali nė shesh si iniciator i parė i vetėqeverimit politik tė Kombit Shqiptar”. Ref. (Garabellese - “Karlo d’Angia XI”, citue nga Vasilievi, fq. 595).

Gjejmė rastin me folė edhe mbi fatin e Kishės Kristiane nė Shqipni, para dhe mbas ndarjes qėu vertetue nė shekullin e X-tė nė mes tė Romės dhe Bizantit. Mbas rrebeshit tė invazioneve sllave, struktura kishtare u riorganizue atje ku ishte e mundun, dhe u riformue me baza tė reja atje ku ishte shkatėrrue krejtėsisht. Durrėsi vazhdoi me qenė selija e metropolitit tė Epirit tė Ri. (Epirus Nova) dhe Kathedralja kishte shpėtue pa dam mbas dyndjeve tė shek. VII-tė. Kryepeshkopata Katolike e Tivarit u rithemelue nė shek. e IX-tė si Peshkopatė dhe u mvar nga Patriku i Bizantit. Peshkopata e Shkodrės mvarej prej Selisė Arkipeskopale tė Dioklesė. Pėrgjithsisht Kisha Kristiane nė Shqipni ndoqi relatat nė mes tė Kishės sė Romės dhe asaj tė Bizantit. Deri nė mesin e shek. VIII-tė, Dioqezat Kishtare t’Ilirisė mvareshin nga Selija Katolike e Romės. Historiani Francez i Krishtėrimit, L. Duchesne, i cili ka studiue veēanėrisht zhvillimin e Kishės Kristiane nė Iliri qysh prej kohės sė Justinianit, cakton korespondencėn, (citon korespondencėn) e Papės Shėn Grigor i Madh (590-604) si provė se ai vetė ishte shefi spirtual i provincave Iliriane. Nė vitin 597, Papa Shėn Gregor i dėrgon njė letėr qarkore Peshkopėve tė provincave Iliriane mbi dorzimin e ushtarve si priften dhe pranimin e tyne si murgjė nėpėr kuvendet. Kjo letėr iu asht drejtue, mes tė tjerėve, Metropolive tė Selanikut, Durrėsit, Nikopolit, Justiniana Primas dhe Shkodrės. Nė letėr pėrmenden me emna provincat e Perandorisė qė mvaren nga autoriteti Kishtar i Papės. Maqedonia, Epiri i Vjetėr dhe Epiri i Ri pėrbajnė Dioqezin e Jugut, qė pėrfshin Ilirinė Lindore. Shkodra si qendėr Peskopale e Prevalitanės, dhe Justiniana Prima, si Arkipeskopatė e Dardhanisė, bajnė pjesė tė Dioqezės sė Veriut qė pėrfshinė Ilirinė Perėndimore. Duhet theksue se nė atė kohė Metropolitėt ose Peshkopėt nuk dorzoheshin drejtpėrdrejt nga Papa, autoriteti suprem i tė cilit simbolizohej me dėrgimin e emblemės Romake “Pallium”. Ndryshimi i thellė nė mes tė Romės dhe tė Bizantit pėrsa i pėrket veprimtarisė sė Kishės Kristiane mbas ndarjes politike nė fund tė shek. IV-tėrt, asht se nė botėn bizantine kisha ortodokse iu nėnshtrue gjithnjė e ma tepėr pushtetit politik tė Perandorėve dhe ma nė fund u ba vegla e tyne, tue bjerrė gjithnjė pjesėn ma tė madhe tė prestigjit tė sajė moral. Tue fillue nga Justiniani i Madh, Perandorėt e Bizantit pėrdorėn misionarėt pėr tė pėrhapė krishtėrimin nė mes tė Serbėve, Bullgarve dhe popujve barbarė tė tjerė, qė ishin vendosė nė tokat e Perandorisė. Nė fillim, kjo ishte njė masė pėrparimtare mbasi njė fe e pėrbashkėt shėrbeu pėr njė kohė tė gjatė si njė faktor bashkues nė njė shtet qė pėrbahej nga shum popuj qė ishin prej origjine dhe qė flisnin gjuhė tė ndryshme. Me kalimin e kohės sovranėt e mbretnive Serbe, Bullgare dhe Hungareze, qė ishin ba tė krishtenė dhe kishin marrė njė bazė kulture bizantine, formuen ambicjen me u kunorzue vetė si Perandorė nė Katedralen e Shėn - Sofisė. Nga ky shkak Perandorija Bizantine ishte nė luftė gadi tė pėrhershme kundėr njenės apo tjetrės nga kėto mbretni. Fati i Kishės nė tokat shqiptare qė kishin shpėtue nga invaduesit barbar u mvar nė ēdo fazė tė epokės mesjetare nga peripecitė e luftės nė mes tė Bizantit dhe tė popujve qė orvateshin me e zaptue. Prirja, thuajse instiktive e shqiptarve ishte me u bashkue me Kishėn e Romės, kurdoherė qė kishin rastin e volitshėm. Kjo vazhdoi deri nė shekullin XV-tė kur Turqit duelėn nė Ballkan. “Nuk mundė tė mohohet fakti qė Arbėria gjatė shekujve ka pėsue luhatje mes Lindjes  dhe Perėndimit. Gjithashtu nuk mund tė mohohet fakti se, tė dyja kulturat kan qenė dhe mbeten tė disponueshme pavarėsisht prirjeve tė sotme Euro - Perėndimore tė cilat “artikulohen” ma shum nga politika se sa nga realiteti” (M.B.) Ky mendim (personal i imi) asht real dhe mjaft i prekshėm nė pjesėn dėrrmuese tė shtresave tė popullsisė.

Jam i mendimit se, ne shqiptarėt pėrgjithėsisht jemi tė prirun tė duam, apo tė urrejmė me pasion disi tė pakontrolluem, dhe kjo reflektohet edhe nė ditėt tona. Trashigojmė mernenarizmin, madje mercenarėt qė u shėrbyen pushtuesve, shpesh herė i bajnė heroj!

Do ta ilustroj mendimin tim me njė shembull konkret: Dihet prej tė gjithėve se, latifondistėt shqipėtarė, u shpėrblyen nga pushtuesit osmanė, me tokat e Arbėreshėve qė migruan nė Italinė e Jugut, dhe tė atyne qė muarėn malet, pėr tė ruajtur besimin dhe krenarinė nacionale. Janė pikėrisht pinjollėt e bejlerėve dhe pashallarėve shqiptarė, ata tė cilėt i vendosėn kunorėn Mbretnore, Viktor Emanuelit, kur dihet mirėfilli se fashizmi Italian erdhi si pushtues, dhe jo si mik apo si “turist”. Janė kėto kontigjente qė na e sollėn komunizmin dhe internacionalizmin proletar. Globalizmi, me Internacionalizmin ngjasojnė si dy “vllezėrit” Siamez...

Internacionalizmi tek ne, shprehte mbylljen hermetike, dhe njė edukim ideologjik absurd. Ndėrsa sot, brezi i ri, ma shum po humbė se po fiton. Vrejmė me keqardhje prirjet pėr njė ēthurje, dhe kjo nė emen tė Globalizmit “modernist”. Hyrja e Shqipėrisė nė NATO, asht vėrtetė njė fitore, por pompoziteti qė i ban politika shqipėtare, ban efekt tė kundėrt, sepse mė quan tepėr tė privilegjuar, ndėrsa unė mendoj se, ky eveniment duhet parė ma tepėr, si pėrgjegjėsi sesa si privilegj. Ishim nė Traktatin e Varshavės, u larguam qė nė vitin 1968 (zyrtarisht) askush nuk erdhi me na pushtue, pėrkundrazi, sapo u hapėn kufijt, ne “pushtuam” botėn. Qė t’i kthehemi krenarisė sė Arbėrit, dhe Kastriotizmit, duhet t’iu rikthehemi vlerave tė traditės duke i kombinuar me kohėn, por gjithnjė mbrenda moralit Arbėnor.

N’Europė nuk po shkojmė sot, aty jemi qysh se u krijue kjo tokė, por nė kėtė Kontinent, kemi veēoritė tona specifike, tė cilat na dallojnė nga tė tjerėt. Europės do t’i marrim gjithēka qė pėrputhet me ne. Nė tė kundėrt nuk do tė ekzistojmė si NACIONALITET. Atje ku flitet pėr tė drejtat e Njeriut dhe ku neve aspirojmė tė bahemi pjesė integrale e saj, po nė kėtė Europė po shfaqet anti-njeriu. A ka akt ma tė shėmtuem se sa martesa e mashkullit me mashkull? Akti ma banal dhe ma i turpshėm, anti - Zot! “Nudot” janė shfaqja ma banale dhe ma primitive. Pra, Europa shpesh herė duhet t’i referohet moralit tonė dhe ta pėrdorė si njė MODEL mjaft pozitiv.

Mark Bregu