koka

nr. 16

alukit

numrat

 

Gjithēka nga udhėtimi nėpėr Shqipėri i motrave tė mbretit Zogu i Parė mė 1937

Nga: Besnik Anxhaku

Vizita e parė, Shkodėr 18 shkurt 1937

      Pėr popullin e Shkodrės do tė konsiderohej si njė ngjarje e pazakontė vizita e princeshave mbretėrore nė qytet. Kėshtu, hoteli ku u vendosėn princeshat pėr pak kohė u rrethua nga turma tė mėdha njerėzish me pankarta ndėr duar, ku ndėr to mund tė lexohej: “Gėzohu o Shkodėr pėrpara fisnikėve tė Kombit. Tė nderojmė princeshat, udhėheqėset e pėrparimit!”, “Princesha! Ne ju pėrshėndesim shpėtimtarin e Atdheut!”, “Tė punojmė krahas shembullit tė princeshave pėr atdhe dhe mbret!”.

       Pritjen e parė princeshat ia rezervuan vizitės sė njė grupi zonjash tė parisė sė vendit dhe zonjave tė zyrtarėve tė lartė. Mė pas ato pritėn kryetarė tė klerit katolik, muhamedanė e ortodoksė. Mbas drekės sė shtruar pėr ardhjen e tyre, lartėsia e tyre, princeshat morėn pjesė nė njė shfaqje teatrore nė ambjentet e murgeshave stigmatine. Kjo shfaqje u pėrgatiti posaēėrisht nga poeti, At Gjergj Fishta. Shfaqja pati sukses dhe princeshat do tė mbeteshin tė kėnaqura.

Shkodėr 19 shkurt 1937

      Tė nesėrmen, lartėsia e tyre, princeshat vizituan prefekturėn, bashkinė, komandėn e qytetit, spitalin civil dhe ushtarak. Ato vizituan jetimoren dhe gjithė shkollat e mesme tė qytetit. Mbėrritja e princeshave nė shkollėn stigmatine do tė shkaktonte brohoritje entuziaste tė profesorėve dhe nxėnėsve qė i shprehnin mirėnjohje sovranit August.

      Poeti, At Gjergj Fishta do tė theksonte nė fjalėn e tij, veprėn e lartė tė Mbretit Zog dhe do t’ju kujtonte nxėnėsve detyrat qė kishin pėr mbret dhe Atdhe. Princeshat tė shoqėruara nga Ministri i Punėve, Musa Juka, komandanti i Mbrojtjes Kombėtare, adjutant Allaman Cupi dhe prefekti Javer Hurshi vizituan nė kėtė ditė disa qendra kryesore tė Malėsisė sė Madhe.

Vizita nė Malėsinė e Madhe

      Mė tej princeshat vizituan Koplikun, Komunėn e Bajzės, Hanit tė Hotit, Shkrelit dhe Postribės. Nė kėto komuna princeshat pritėn delegacione grash dhe folėn me to pėr nevojat e zonave, jetėn familjare etj. Pas kthimit nė Shkodėr, princeshat vizituan qendrėn e Shoqėrisė Vllazėria, ku merrnin pjesė edhe delegacione tė shoqėrive “Rozafat” dhe “Bogdani”. Kryetarėve tė tre shoqėrive nė fjalė princeshat iu bėnė nga njė dhuratė dhe ju kujtuan kujdesin e Sovranit pėr pėrparimin. Nė mbrėmje, nė shtėpinė e oficerave princeshat organizuan njė darkė ku morėn pjesė prefekti, kryetari i Bashkisė dhe oficerėt, tė shoqėruar prej zonjave tė tyre. Tė nesėrmen rreth orės 12 princeshat vizituan Lezhėn. Ato qėndruan nė Lezhė pėr njė kohė tė shkurtėr dhe pastaj u drejtuan pėr nė Tiranė. Udhėtimi i princeshave do tė riniste vetėm pas 7 muajsh.

Pogradec 21/09/1937

      Lartėsia e tyre, princeshat Myzejen, Ruhije dhe Nexhide kaluan Qafėn e Thanės pėr tė zbritur nė gjirin e Pogradecit. Ky qytet do tė ishte qyteti i parė jugor qė vizitonin princeshat. Porsa automobilėt e princeshave arritėn nė bulevardin Zog u rrethuan nga dy vargje tė dendur tė popullsisė. Toga e pėrzgjedhur e xhandarmėrisė u paraqit para princeshave “Me armė nder!”. Ato u drejtuan pėr nga hoteli, i quajtur mbretėror. Princeshave do t’iu duhej tė shfaqeshin shpeshherė nė ballkon pėr t’iu pėrgjigjur mikpritjes sė pėrzemėrt. Kėtu princesha Myzejen mbajti njė fjalim.

Pogradec 22/09/1937

      Tė nesėrmen, nė orėn dhjetė tė mėngjesit, naltmadhėria e tyre mbretėrore priti vizitat e autoriteteve civile dhe ushtarake tė qytetit. Rreth orės 10. 30 ato vizituan shkollat femėrore dhe shkollat mashkullore tė qytetit, ku u pritėn edhe nga delegacioni, “Gruaja Shqiptare”. Kudo qė shkuan princeshat shpėrndanė shuma tė konsiderueshme tė hollash pėr nxėnėsit e vobektė. Nė orėn 11. 30, lartėsia e tyre, sė bashku me suitėn shoqėruese morėn pjesė nė njė shėtitje me barkė tė organizuar nga bashkia. Mbas drekės sė shtruar pėr nder tė tyre ku mori pjesė prefekti, kryetari i bashkisė dhe autoritetet lokale princeshat u drejtuan pėr nė Korēė.

Vizita nė Korēė

      Pasi pranuan urimet e para tė mirėseardhjes pėr vizitėn nė Korēė ato u drejtuan pėr tek “Lėndina e Lotėve”. Pėr tė pritur princeshat, nė kėtė vend u organizua njė tubim ku morėn pjesė rreth 20 mijė vetė. Kryetari i Bashkisė sė Korēės iu drejtua princeshave auguste me kėto fjalė.

      “Lartėsi! Kėto fjalė qė unė them nuk do tė kenė kurrfarė fuqie qė tė shprehė ato ndjenja qė zemra e qytetarėve ushqen pėr Ju. Tubimi i popullit tė Korēės ėshtė njė dėshmi e gjallė e dashurisė qė ka ai ndadj mbretit Zog tė Parė dhe ndaj familjeve mbretėrore”.

      Pasi falenderuan pėr mikpritjen princeshat kaluan nė kėmbė bulevardin e qytetit, i cili ishte stolisur me lule tė ndryshme. Princeshat u drejtuan pėr nga shtėpia e zotit Kristaq Kosturi, e cila ishte bujtėse e lartėsisė sė tyre. Rreth orės 17. 45 vizituan shtėpinė e patriotit tė njohur korēar, Thoma Turtulli, tė shoqėruara prej ministrit, Thoma Juka dhe togerit, Ndoc Kurti. Princeshat qėndruan treēerek ore nė kėtė shtėpi pėr tė mėsuar gjendjen shėndetėsore tė zotit Turtulli, i cili ishte i sėmurė. Pėr nder tė princeshave, nė sallonet luksoze tė bashkisė u dha njė darkė ku ishte ftuar elita e qytetit. Dhe rreth orės 23. 00 princeshat lėnė sallėn e bashkisė, tė duartrokitura pėrzemėrsisht nga tė ftuarit. Tė nesėrmen, rreth orės 9. 00 tė mėngjesit, princeshat vizituan prefekturėn e qytetit. Rreth orės 9. 45 ato bėnė njė vizitė nė komandėn e granizonit tė qytetit. Mė pas ato u drejtuan pėr nė bibliotekėn “Thoma Turtulli”, qė gjendej nė kopshtin e dėshmorit Themistokli Gėrmenji.

      Nė vizitėn qė i bėnė princeshat bibliotekės shpjegimet mbi ndėrtesėn dhe librat iu dhanė nga drejtori i bibliotekės, Anastas Mio. Mė pas princeshat qėndruan nė njė minutė heshtje para monumentit tė dėshmorit Themistokli Gėrmenji. Gjatė vizitės nė Korēė ato vizituan edhe fshatra tė tillė si: Vithkuq, Dardhė... Drekėn princeshat e kaluan nė banketin e shtruar pėr nder tė tyre prej drejtuesve tė fabrikės, Birra Korēa. Pas drekės princeshat u nisėn pėr rrugė.

Vizita nė Kėlcyrė

      Vizita e Princeshave nė Kėlcyrė ishte njė ngjarje e bukur. Mirėseardhjen lartėsisė sė tyre ua paraqiti kryetari i komunės. Princeshat u drejtuan drejt bashkisė ku pritėn delegacione tė ndryshme duke filluar nga ato tė klerit, parisė sė vendit e deri tek pėrfaqėsueset e “Gruas shqiptare”. Nė Kėlcyrė princeshat takuan edhe Baba Kamberin, komandantin e Urdhėrit tė Skėnderbeut.

      Njė fjalim pėr princeshat mbajti edhe Islam Kėlcyra. Mė pas princeshat u nisėn pėr disa vizita tė shkurtra, me destinacion kryesor Vlorėn.

Vizita nė Vlorė

      Mirėseardhjen nė qytetin e Vlorės princeshave ua uroi kryetari i bashkisė zoti Ali Asllani. Nė orėn 10. 30 princeshat vizituan institucionet ushtarake dhe mė pas shkollėn tregtare. Nė orėn 11. 00 nė Sheshin e Lirisė, princeshave iu bė njė pritje shumė e ngrohtė. Njė mallėngjim i thellė i pushtoi zemrat e njerėzve kur njė vajzė e vogėl recitoi vjershėn e kryetarit tė bashkisė Ali Asllani, vargjet kryesore tė sė cilės ishin:

      Nuk fle lumi, nuk fle deti

      Po ashtu nuk fle edhe Mbreti

      Pėr tė mirė tė Shqipėrisė

      Si njė nėnė qė tė jep sisė...

      Si valė deti plot me shkumė

      Kalon netė tė pagjumė...

      Pėr tė kujtuar kėtė ditė tė paharruar, rruga mė e gjatė e qytetit, tre kilometra e asfaltuar mori emrin “Tri princeshat”. Mbrėmja do tė kalonte me njė darkė, pėr nder tė princeshave mbretėrore. Udhėtimi i princeshave do tė vazhdonte mė tej edhe nė Berat dhe Durrės me sloganin e tyre tė deklaruar: Pėr tė pėrhapur kudo Verbin Mbretėror”.

 

Kryetari i Partisė Republikane tė SHBA - sė, Luan Isufi: “Ramiz Alia na ka ndaluar aktivitetin kombėtar me tre dekrete, Sali Berisha me dy dekrete”

      Luan Isufi, mėrgimtar i vjetėr nė shtetin e Nju Xhersit, ėshtė kryetar Partisė Republikane shqiptare nė SHBA dhe veprimtar i palodhshėm i ēėshtjes shqiptare nė Amerikė. Ai nuk pushon qė vepruari, duke manifestuar tėrė energjitė e tij, nė propagandimin e ēėshtjes shqiptare pėrmes formave tėndryshme tė veprimit paqėsor, demostrimit, dėrgimit tė letrave personaliteteve mė tė njohura tė jetės politike dhe kulturore amerikane, pjesėmarrjes sė tij aktive nė simpoziumet e ndryshme tė organizuara nė diasporė, si dhe forma tė tjera. Si i tillė, i rritur dhe edukuar nė Shkodrėn e tij tė dashur dhe antikomuniste, ai ėshtė i njohur nė komunitet dhe si antiortodoks nė pėrgjithėsi, duke fajsuar atė sipėrēues mė tė madh tė ideve sllavo - komuniste nė Shqipėri.

Pyetje: Z. Luan, a mund tė flisni shkurtimisht pėr programin e partisė suaj e veēanėrisht si ėshtė shtruar dhe trajtuar nė kėtė program ēėshtja e Kosovės dhe ajo kombėtare nė pėrgjithėsi?

Luan Isufi: Programi i Partisė Republikane Shqiptare ėshtė tė kontribuojė politikisht hyrjes nė njė demokraci tė vėrtetė antikomuniste, tė bazuar nė frymėn e kristianizmit demokrat perėndimor pėr tė mirėn e racės shqiptare.

      Fatkeqėsisht, nė Shqipėri na ėshtė ndaluar me tre dekrete nga Ramiz Alia dhe me dy dekrete nga Sali Berisha zhvillimi i aktivitetit tonė partiak pėr tė mirėn e popullit shqiptar e jo pėr interesa komunisto - bollshevike me nė krye Rusinė.

      Programi i partisė sonė ėshtė ndėr programet mė tė plota dhe mė pėrparimtare pėr shpėtimin e Shqipėrisė nga rreziku komunist dhe ai ortodoks, i cili ėshtė i njėjtė me tė parin.

      Qė nga fillimi i themelimit tė partisė sonė, nė korrik tė vitit 1990, aktiviteti i ynė ka qenė i pėrqendruar pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga veprimtaria komunisto - staliniste e Ramiz Alisė, pėr bashkimin e tokave shqiptare dhe aplikimin e njė demokracie tė tipit perėndimor nė trojet etnike shqiptare.

      Kapitull tė veēatė tė aktivitetit tonė partiak zėnė puna e jonė nė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, duke shkruar memorandume dhe korrespondenca me personalitetet mė tė njohura botėrore si fjala vjen, Toni Blerit, Klintonit, ish presidentit tė Kroacisė, Tuēmanit, tė Izraelit, Peres dhe Barak, Selisė sė Shenjtė, Kishės Angleze tė Kanterberit, Selisė sė Kishės protestane nė Angli, etj.

      Veprimtaria jonė ėshtė e pėrqendruar edhe nė zbulimin e fytyrės sė vėrtetė tė komunistėve ortodoks nė Shqipėri. Dhe, sot bota perėndimore e ka kuptuar fort mirė se Shqipėria ėshtė sunduar dhe njėkohėsisht edhe sot udhėhiqet nga ata qė nuk janė tė racės shqiptare.

Pyetje: Z: Luan, nė aktivitetin tuaj politiko - shoqėror e theksoni nė mėnyrė tė veēantė rolin negativ tė elementit ortodoks nė pėrgjithėsi dhe kryesisht nė Shqipėri. Ju lutemi, mund tė na flisni konkretisht lidhur me kėtė problem?

      Luan Isufi: Kemi bėrė mirė dhe ėshtė nė nderin e partisė sonė, qė e kemi shtruar para botės shqiptare dhe asaj perėndimore, numrin e atyre ortodoksėve qė kanė ardhur gati si argat nė mėnyrė ilegale nė Shqipėri. Dhe, komunizmi u soll nė Shqipėri me anė tė ortodoksizmit, pėrkatėsisht me revolucionin bollshevik me nė krye Theofan Stilian Nolin.

      Revolucioni bollshevik i qeverisė sė vitit 1924, u financua prej Rusisė bollshevike ortodokse, e cila shpenzoi miliona rubla ari qė Shqipėria tė bėhet vendi i parė komunist nė Gadishullin e Ballkanit. Dhe, ata qė ogranizuan dhe drejtuan komplotin e Qershorit tė vitit 1924 ishin tė gjithė tė palės ortodokse (vllehė dhe grakė), tė cilėt me tėrė qenien ishin nė shėrbim tė Moskės bollshevike.

      Ishte po ajo qeveri qė mori fuqi me anė tė komplotit me nė krye Fan Nolin, i cili e njohu i pari qeverinė bollshevike tė Leninit dhe qė nė Tiranė u hap ambasada e parė sovjetike. Pra, kjo njohje u bė kur krejt bota perėndimore e luftonte bollshevizmin ortodoks rus tė Leninit. Dhe, kjo u bė shkas qė Shqipėria tė ndahej mė dysh nė mes tė Greqisė dhe Serbisė.

      Po kėta komunistė qė morėn fuqinė nė vitin 1924 ishin ata qė nė nėntor tė vitit 1941 fromuan nė Tiranė Partinė Komuniste tė Shqipėrisė. Komunizmi u formua nė Shqipėri nga ortodoksėt serbosllav, Dushan Mugosha, Milladin Popoviē dhe Svetozar Vukmanoviē - Tempo.

      Krijimi i Partisė Komuniste ortodokse sllave, ardhja e ortodoksėve nė pushtet nė Shqipėri kishte si qėllim qė Shqipėria nė atė mėnyrė tė mos i marrė tokat e veta, Kosovėn, Ēamėrinė, nė Maqednoi dh enė Mal tė Zi. Kjo pra, ėshtė arsyeja qė komunizmi nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrpos fe ortodokse. Pra, ortodoksizmi qė jeton sot nė Shqipėri pak a shumė luftoi dhe po lufton qė Shqipėria tė mos bėhet e lirė dhe e bashkuar por njė ditė tė copėtohet nė mes shteteve tė Ballkanit.

      Kėshtu, kėtė politikė po e vazhdon edhe sot qeveria greko - komuniste nė Shqipėri, me nė krye Fatos Nanon dhe Rexhep Meidanin.

      Historia dhjetėvjeēare ka treguar dhe po tregon se shqiptarėt kudo qė janė nė botėn e lirė po nuk u bashkuan pėr tė shpėtuar atdheun e tyre, qė sot ėshtė nė rrezik shumė tė madh qė tė copėtohet prej boshtit ortodoks greko - serb, pėr tė cilėt tė parėt tanė luftuan dhe derdhėn shumė gjak, nuk ka pėr tė ekzistuar po qe se nuk bashkohemi pėr tė shpėtuar si shtet.

Pyetje: Sipas mendimit tuaj si mund tė shpėtohet Shqipėria nga ky ortodoksizėm greko - serb dhe sa ndikon kėtu faktori ndėrkombėtar?

Luan Isufi: Shqipėria shpėtohet vetėm nga shqiptarėt. Dhe, mos tė presim shqiptarėt qė i huaji tė shpėtojė vendin e tyre. Lidhur me kėtė njė fjalė e urtė popullore thotė: “Gomarin nga balta e nxjerr vetėm i zoti”.

      Kėshtuqė, kėrkojmė ndihmėn e ēdo shqiptari qė Partia jonė Republikane brėnda e jashtė atdheut tė pėrkrahet dhe tė bashkrendojmė punėn tėnė nė luftė pėr shpėtimin e atdheut dhe pėr bashkimin kombėtar.

Pyetje: Z. Luan, mė nė fund, ēka mund tė na thoni pėr rolin e faktorit shqipta nė SHBA?

Luan Isufi: Shqiptarėt nė Amerikė, tani janė tė fuqishėm mė shumė se asnjėherė tjetėr. Zėri i tyre dėgjohet kudo nė jetėn kulturore dhe politike. Dhe, ma merr mendja, po tė jemi pak a shumė mė tė bashkuar mėshpejt do t’i ndryshonim disa procese politike nė Shqipėri, Kosovė dhe trojet shqiptare nė pėrgjithėsi.

      E theksoj edhe njė herė, po tė bashkohemi nė njė front, ēdo fitore do tė jetė nė anėn tonė, tė shqiptarėve.

Intervistoi T. Tona

 

 

Filmi kosovar jashtė nėnqiellit shqiptar

      Njėra nga komponentet mė tė rėndėsishme tė artit tė filmit, padyshim ėshtė skenografia, pėrkatėsisht aspekti vizual, pa tė cilin nuk mund tė mendohet ky art.

      Siē dihet filmi ėshtė art audiovizual. Kėshtu mund tė cilsohet qė nga viti 1927, kur nė ekranin e madh u shfaq filmi tonik me Al Xhonsonin, nė rolin kryesor. Ishte hera e parė qė filmofilėt patėn rastin tė shihnin dhe tė dėgjonin nė tė njėjtėn kohė kėngėtarin e bardhė me imazh zezaku duke kėnduar kėngė xhazi. Sinkronizimi i tonit me ngjarjen atėbotė u cilėsua si zbulim epokal i kinematografisė. Sė kėndejmi edhe para kėtij filmi muzikor, tonik e sigurisht edhe antologjik, ekziston kinematografia, madje me nmjė produksion tė lamueshėm. Kjo kohė njihet si kohė e filmit tė shurdhėr, si periudhė e filmit tė cilit i mungonte elementi auditiv. Mu pėr kėtė arsye, vėmendja e kineastėve pėrqendrohej mė tepėr nė aspektin vizual tė filmit, nė komponenten simbolike tė tij. P.sh. filmi paradigmatik i Sergej Ezeinshtainit “Kryqėzorja Potemkin” u bė vepėr e njohur kinematografike, madje edhe model pėr krijime skenike, nė sajė tė imazheve vizuale simbolike, nėpėrmjet tė cilave autori konkretizoi konceptin regjisorial, konkretizoi botėn e tij estetike.

      Sapo u paraqit filmi i zėshėm, pra me shfaqjen e tonit nė shiritin e celuloidit, u mendua se do tė zbehej komponentja vizuale, mirėpo shumė shpejt u pa se sa ėshtė e domosdoshme kjo komponente, sidomos pėr filmat historikė, uestern dhe pėr mjuzikolat e tipit tė filmit “Vallja nėn ujė”me bukuroshen Ester Uilliams nė rolin kryesor. Filmat e tillė por edhe ata revialo - muzikor ku nė mėnyrė obligative paraqiteshin xhaz - orkestrat e udhėhequra nga muzikantėt dhe dirigjentėt e mėdhenj si: Hari Xhejms, Havier Kugat, Kol Porter, Beni Gudman etj. I kushtojnė rėndėsi, madje tė madhe efekteve vizuale,pra skenografisė. Sakaq,  me paraqitjen e kolorit dhe tė teknikės “sinamscope” e tė ngjashme me tė, rėndėsia e skenografisė dhe imazheve pikturale sa vjen e shtohet.

      Sigurisht na kujtohet vepra impozante filmike “Iku Bashkė Me Erėn” dhe aktrimi brilant i ēiftit Klark Gejbėll dhe Vivien Li. Ky film mbahet mend edhe pėr skenat mahnitėse tė pėrflakėta nėpėr tė cilat frekuentojnė kryepersonazhet, por edhe pėr peisazhet e bukura, pėr muzgjet plot kolorit e transparencė, thuajse i ka krijuar dora e piktorit. Duhet tė ketė pasur sens tė shquar estetik, ndjenjė pėr tė bukurėn, ai qė zgjodhi imazhet piktoreske pėr kėtė film, i cili midis tė tjerash edhe nė sajė tė imazheve tėtilla, theu tė gjitha rekordet e deriatėhershme tė shikueshmėrisė dhe ato komerciale. Dhe qoftė pėr nga produksioni apo edhe pėr nga komercializmi, prijnė filmat amerikanė qė e vėrshuan botėn.

      Sė kėndejmi, disi papritmas, midis viteve tė gjashtėdhjeta dhe tė shtatėdhjeta tė shekullit tashmė tė kaluar, del nė sipėrfaqe filmi evropian, qė nė artin e shtatė do tė sjellė risi tė papara deri mė atėherė. Dhe do tė bėjė kthesė rrėnjėsore sė pari nė rrafshin kreativ - estetik e pastaj edhe nė atė tematik. Neorealizmi italian me De Sikėn dhe rrymimet tjera tė pėrfaqėsuara nga Felini, Roselini, pastaj surrealizmi spanjoll me Bunjuelin, liberalizmi francez me Vadimin, Trifonė, Shabrolin etj, si dhe poetika metafizike suedeze me Bergmanin, jo vetėm qė do t’i mėnjanojnė, por do t’i thyejnė klishetė e standardizuara estetike tė filmit tradicional me qasje, kėndvėshtrime dhe vizione tė reja shprehėse dhe regjisoriale. Kėsisoj, koncepteve tė reja do t’i nėnshtrohet ēdo segment i filmit pra edhe skenografia, pėrkatėsisht vizualiteti piktural. Nė kėtė mėnyrė regjisori italian Frederiko Felini nėpėrmjet filmit tė tij “Amakord” do tė befasojė botėn me imazhe fantastike, joreale. Nė anėn tjetėr, Luis Bunjueli krijon skena surreale e somnambule, kurse filmi francez shquhet me sensacione erotike, me tė cilat Brizhit Bardo u bė e njohur jo vetėm nė Francė dhe Evropė por edhe nė mbarė botėn. Afirmim botėror do tė pėsojė edhe filmi suedez. Pra, gati nė ēdo vokacion filmik, gati nė ēdo segment skenografik do tė paraqitet vokacioni pėrkatės piktural, qė nė mėnyrė plastike provon lidhjen organike midis artit tė filmit dhe artit figurativ.

      Ėshtė i madh pėr filmin, pėr artin e shtatė, shekulli i XX, brenda tė cilit u krijuan vlera antologjike dhe u realizuan skenografi tė shkėlqyera. Dhe nė kuadrin e arritjeve tė mėdha filmike tė kėtij shekulli, duhet vėshtruar edhe kinematografinė kosovare, me tė gjitha specifikat e saj, pra edhe me skenografinė. Me keqardhje duhet tė konstatohet se  sa i pėrket skenografisė, filmi kosovar mund tė konsiderohet me ndonjė realizim tė mirėfilltė dhe tė suksesshėm, ngase nė tė shumtėn e rasteve me skenografinė filmike u morėn profilet joprofesioniste. Pastaj pėr kėtė element tė rėndėsishėm tė filmit mungoi edhe interesimi i veėt regjisorėve tė cilėt skenografinė ua besonin piktorėve, skulptorėve apo dizajnerėve, e jo skenografėve profesionistė, tė specializuar pėr kėtė art.

      Ne nė Kosovė kemi imazhe dhe peisazhe, kemi kėnde e vande tė bukura, tė pėrshtatėshme pėr ēdo zhanėr e pėrmbajtje filmike. Por ē’e do, kur nė vend qė t’i shfrytėzonim ne, i keqpėrdornin kineastėt e huaj e konkretisht ata serbė, pėr tė realizuar filma propagandistikė, kryekreje antishqiptar, tė llojit “Eshalloni i Dr. M”, “Kapetan Lleshi” etj. Mirėpo, nėse megjithėatė duhet veēuar ndonjė realizim filmik kosovar, atėherė ėshtė filmi “Proka”, jo pėr skenografi, por pėr fotografi, nė sajė tė sė cilės filmi fitoi njė poetikė tė veēantė, njė atmosferė rembrantiane. Pėrndryshe skenografia e “Prokės” mė tepėr i ngjante ambientit meksikan sesa nėnqiellit shqiptar.

      Nė sajė tė krejt kėsaj mund tė themi nė fund se aspekti vizual, pėrkatėsisht skenografia dhe imazhi piktural njėmend janė mė se tė domosdoshme pėr filmin dhe si tė tilla duhet tė gjejnė trajtim adekuat e tė merituar edhe nė praktikėn tonė filmike.

Nga: Mustafa Ferizi

 

Nė stacionin kozmik “Mir” do tė xhirohen filma

      Stacioni i braktisur kozmik rus “Mir” do tė bėhet lokacioni ku do tė bėhet xhirimi i filmit tė cilin nė ekran do ta sjellė producenti Britanik John Daly i famshėm me filmat The Terminator dhe Platoon. Filmi, i titulluar The Last Journey do tė xhirohet nga regjisori rus Yuri Kara dhe do tė pėrfshijė kozmonautin aktual rus, Vladimir Stelkov, nė rolin kryesor.

      Daly gjithashtu shpreson tė angazhojė aktorėt Gary Oldman, Robert De Niro dhe Catherine Zeta Jones nė filmin i cili sipas disa indikacioneve do tė kushtojė $206 milion ku stacioni “Mir” do tė pėrdoret eventualisht si “destinim pėr miliona turistė”. Eh, ne po kėrkojmė ujė, drita, bukė. Sa bukur kemi hyrė nė Evropė.

 

Me talentet shqiptare nėpėr botė

      Djaloshi nga Klina, i quajtur Avni Idriz (14. 07. 1981), ėshtė njėri nga shumė tė rinjtė tanė tė cilėt pėr shkak tė rrethanave tė rėnda tė luftės nė Kosovė u detyrua tė largohet nga vendlindja duke u strehuar pėrkohėsisht nė Zvicėr, nė kantonin e Vaudit e pikėrisht nė qytetin e Lozanės. Nė Klinė ai kreu shkollėn fillore dhe mė pas kreu dy vite nė shkollėn e mesme tė artit figurativ “Odhise Paskali” nė Pejė, nė degėn e  dizajnit tė veshjeve me sukses tė shkėlqyeshėm.

      Si njė i ri entuziast shijoi frytet e perėndimit tė egėr duke u pėrpjekur qė edhe atje tė mund tė vazhdonte profesionin e tij tė preferuar por organet zvicerane nuk ia mundėsonin njė gjė tė tillė pėr shkak tė statusit. Kėshtu ai u inkuadrua nė shkollėn e pėrgjithshme ku shumėshpejt pėrvetėsoi gjuhėn frėnge.

      Talenti i tij nė pikturė dhe aktrim ra nė sy shumė shpejt dhe u ftua tė marrė pjesė nė spektakle tė ndryshme rinore qė organizonin tė rinjtė lozanas duke interpretuar role tė ndryshme (“Zorro, “E.T” etj).

      Pėr “komedinė muzikore” tė quajtur “From Africa to Hip - Hop” ai pėrgatiti pllakatin, aktroi, vallėzoi nė stilin “capoeira”, madje i flet edhe disa fjalė shqip sipas porosisė sė regjisorit tė shfaqjes.

      Nė kėtė shfaqje tė luajtur nga 17 adoleshentė nga Lozana e qė bėn fjalė pėr origjinėn e lėvizjes Hip - hop, pėrfshihet loja skenike, kėndimi, vallėzimi “Break - dance”, capoeira, vallėzime tė reperėve dhe paraqitje tė grafiqeve tė ndryshme dhe poenta ėshtė qė tė tregohet lindja e lėvizjes muzikore Hip - Hop, si lirimi i energjive negative (dhunės, agresivitetit) nė njė energji pozitive, si bazė e muzikės, vallėzimit dhe pikturės. Kjo “dramė muzikore” u shfaq disa herė dhe nė qytete tė ndryshme tė Zvicrės dhe u prit mirė sidomos nga tė rinjtė.

      Nė realizimin skenik tė dramės sė shkrimtarit anglez Nigel Williams, tė quajtur “Class Enemy”, tė interpretuar nga trupa profesioniste e teatrit tė Lozanės, Avniu interpretoi relin e E.T (I huaji) duke lėnė pėrshtypje impresionuese si te kritika e teatrit ashtu edhe tek pulbiku i gjerė. Drama bėn fjalė pėr gjashtė nxėnės tė njė klase... Kishte qenė mirė qė kėtė dramė ta shfaqnim edhe ne nė Kosovė...

      Ky djalosh 21 - vjeēar ėshtė njė talent qė nuk duhet tė kalojė nė mėnyrė tė heshtur edhe nga opinioni ynė. Talentė tė tillė kemi, por u takon mediave qė t’i bėjnė tė dukshėm pėr dashamirėt e artit dhe autoritetin shqitpar nė Botė.

Fadil Destani

 

Oscar dhe Filmi

      Vetėm tre filma kanė shkelur nė skenėn e Ēmimeve Oscar duke fituar njėherėsh Best Picture, Best Actor, Best Actress, Best Director and Best Screenplay: nderi u takoi filmave: “It happened One Night”, “One Flew Over The cuckoo’s Nest”, dhe “The Silence Of The Lamps”.

      Filmat e Walt Disney - t kanė marrė nė total 32 ēmime tė Akademisė, duke pėrfshirė njė Oscar shumė special pėr “Snow White” me 1938, i cili kishte shtatė versionet nė miniaturė tė vendosura pėrreth bazės sė tij.

      Steven Speilberg njė herė pagoi $ 550 000 nė njė audicion pėr Oscar - in e Clark Gable nga filmi “It Happened One Night”.

      “The Colour Purple” dhe “The Turning Point” mbajnė rekordin epėrbashkėt pėr numrin e nominimeve, nga 11 (njėmbėdhjetė) secili por asnjė fitore! Hilary Swank pėr rolin e seksit tė kundėrt nė filmin “Boy’s Don’t Cry” ėshtė aktorja e dytė qė fiton Oscar. Aktorja e mėparshme qė fitoi ishte Linda Hunt pr filmin e vitit 1983 “The Years Of Living Dangerously”.

      E vetmja pjesė e vazhduese e njė filmi shumė pjesė qė fitoi Best Picture ėshtė “The Godfather Part II”.

      Alfred Hitchcock ishte nominuar pėr Best Director jo mė pak se pesė herė por asnjė herė nuk fitoi.

      Nė pėrkrahje tė pėrpjekjeve qė bėheshin pėr ndalimin e luftės, Akademia punoi statueta tė veēanta gjatė luftės sė dytė botėrore nė mėnyrė qė fituesit tė kenė mundėsinė qė ato t’i shesin kur armiqėsitė tė pushonin.

      I vetmi aktor qė fitoi Oscar pas vdekjes ėshtė Peter Finch i cili ishte votuar si Best Actor pėr filmin e vitit 1976 “Network”.

      Shirly Temple ishte aktorja mė e re fituese e Oscar - it kur ajo mori njė ēmim special pėr tė ri nė moshėn 6 - vjeēare. Tatum O’Neal ishte aktorja mė e re fituese e “rregullt” e ēmimit Oscar duke fituar Best Supporting Actress pėr filmin “Paper Moon” qė nė moshėn 10 - vjeēare.

      George Burns ėshtė aktori mė i vjetėr qė fitoi Oscar pėr kategorinė Best Actor nė moshėn 80 - vjeēare.

      Katherinė Hepburn dhe Meryl Streep mbajnė rekordin e pėrbashkėt pėr nominime tė Oscar - it me nga 12 secila. Jack Nicholson vjen afėr me 11 nominime.

      Hepburn gjithashtu ka fituar mė shumė se ēdokush tjetėr Ēmime tė Akademisė pėr kategorinė Best Actress, duke marrė numrin mahnitės tė 4 fitoreve gjatė karierės sė saj.

      Aktoir i parė zezak qė fitoi nė kategorinė Best Actor ishte Sidney Poitier pėr filmin “Lilies Of The Field” tė vitit 1963.

Nga: Hajzer Idrizi

 

Z. Teodor Ippen mik i shquar i Shqipėrisė

(Me rastin e 140 vjetorit tė lindjes)

      Nė thellėsitė e viteve, Shqipėrisė nuk i kanė munguar miq dhe dashamirės tė huaj, si politikanė, qė kanė dhėnė njė kontribut tė vyer, pėrkrahje tė madhe pėr ēėshtjen tonė kombėtare, nė lėmin e arsimit, pėr pėrgatitjen e kuadrove nė degė tė ndryshme tė zhvillimit. Njė ndėr kėto ėshtė edhe z. Teodor Ippen, konsulli i pėrgjithshėm i Austrisė nė Shkodėr.

      Z. Teodor Ippen ėshtė lindur mė 29 dhjetor 1861. Pasi mbaroi studimet nė Akademinė Orientale, filloi nga puna mė 1844 sė pari nė konsullatėn austriake nė Shkodėr, ku ndenji tre vite. Pastaj shėrbeu si komisar civil nė Plevlje dhe si konsull nė Konstandinopojė (Stamboll) dhe nė Jeruzalem derisa erdhi pėrsėri nė Shkodėr me detyrėn si Konsull i pėrgjithshėm i Austrisė. Kėtė detyrė e ushtroi  7 vjet rresht, po me kėtė detyrė qe dėrguar nė Amsterdam (Holandė) vetėm pėr njė vit. Mė 1905 u emėrua anėtar i komisionit ndėrkombėtar tė financave nė Athinė dhe mė 1909 si kėshilltar i Ambasadorit austriak nė Londėr. Mė vonė mbajti detyra tė ndryshme, si shef seksioni, si i dėrguar me misione tė ndryshme tė veēanta dhe pėr disa kohė si zėvendės i Ministrit tė Punėve tė Jashtme.

      Kur ishte nė Shkodėr si konsull i pėrgjithshėm, tregoi interesim tė madh pėr gjuhėn tonė, tė cilėn e zotėronte shumė mirė dhe bėri vėzhgime tė thella nė historinė e Shqipėrisė, sidomos tė mesjetės duke botuar njė sėrė librash dhe artikujsh mbi kėtė temė. Mbi kishat e vjetra dhe rrėnojat e kishave shkroi veprėn “Alte Kirchen und Kirchenruinen in Albanien” (Mbi kishat dhe rrėnojat e kishave nė Shqipėri) - Wien 1900 - 1901. Bashkautor i Thalloczy, njė tjetėr historian gjerman, me veprėn “Illyrisch - albanische Forschungen - Munik” 1916, (Gjurmime iliro - shqiptare).

      Z. T. Ippen shquhet dhe si arkeolog (Numizmatik). Krahas detyrės sė tij si konsull, si anėtar i Shoqėrisė Numizmatike tė Vjenės merrej me kėrkimin dhe studimin e monedhave dhe konkretisht me ato qė gjendeshin nė rrethin e Shkodrės (Illyricum) siē del nga kumtesa e mbajtur nga Dr. Gius Scholan nė mbledhjen e zakonshme tė Shoqėrisė Numizmatike mbajtur nė Vjenė mė 19 dhjetor 1900. Konsulli i pėrgjithshėm i Austrisė nė Shkodėr, anėtari ynė i nderuar ka sjellė me vehte njė sasi monedhash dh eka kėrkuar pėr t’ia paraqitur shoqėrisė sė nderuar. Ato qenė gjetur nė fshatin Rrenc, afėr Shkodrės dhe kėshtjellės “Rozafat”, dhe pėrcaktimi i tyre jep se i pėrkasin Shkodrės sepse tė gjitha tipet janė tė shtypura kėtu. Mė jepet rasti i dėshiruar pėr t’ia praqitur pėr t’i parė asamblesė sė nderuar kėto monedha mjaft tė rralla pėr tė cilat numizmatikėt nuk e trajtojnė. Kjo ėshtė edhe mė e rėndėsishmja se ato qė jepen ndėr libra pėr shumė monedha, nga u shumė lehtė u japin shkas gabimeve, kurse nė kėtė rast u shmangen atyre, sepse i sheh vetė. Disa copa janė tė njė interesi tė veēantė, sepse parqesin njė emėr tė ri, njė larmi tė re, kėto i pėrkasin monedhave ilire nė shekujt IV - III p. Kr., banuar nga ilirėt. Lajmin e gjetjes sė monedhave nė Shkodėr e gjejnė tek Ekhel Dokt. Nr. V, VII, II, ku paraqitet si dėshmi njė monedhė nga Shkodra, nė VII, IV, fq. 167, paraqitet njė monedhė e Ballaeusit, etj.

      Me zell tė madh dhe pėrkushtim ndihmoi pėr zhvillimin e arsimit dhe tė arsimimit nė shkolla si dhe tė letėrsisė dhe tė gjuhės amtare, jo vetėm duke botuar shumė libra shkollorė, por duke dėrguar nė institucione tė larta gjermane dhe austriake me bursa tė qeverisė austriake. Ndaj tij studentėt shqiptarė kanė shprehu mirėnjohjen e tyre tė thellė.

      Kėshtu i shkruante djalėrisė shqiptare, pėrmes revistės “Djalėria”, organ i shoqėrisė sė studentėve shqiptarė nė Vjenė:

      Asht nji nder kujtimet ma tė gėzueshme tė jetės s’ime, qi kjeshė dishmitar i zgjimit tė ndjenjės kombėtare nė Shqipni e i punės me gjuhėn kombėtare e me literaturėn, si edhe qi mujta nė vitin 1913 me marrė pjesė nė kėtė punė, ashtu qi Aeropagu i Europės i dha Shqipnisė sė pamvarėshme edhe pse kufij jo tė drejtė si i pėrkitshin asaj, por prapė kufij, mbrenda tė cilėvet mujte me jetue. Journalistėt e shkrimtarėt europjanė bijnė shpesh nė gabim tė pashijshėm me folė mbi Shqipni nė nji mėnyrė sikur t’i banojshin ato vende vetum cuba e barij tė padijtun! Por kjo asht farė e shtremtė, tue lanė mas syshė klerin katholik e qytetet katholike nė veri, kje nji numur shumė i madh shqiptarėsh shumė tė xanun qi i shėrbyene shtetit turk si oficjerė e nėnpunės, ashtu kjene edhe nė koloninė shqiptare t’Egyptit e Rumenies njerz me dije e mėsim tė madh.

      Si mik i vjetėr i Shqipnies qi jam nė duel pėr ma tėmadhen kėnaqėsi tė marr vesht, se nė Vjenė e ndėr tjera kryeqytete shumė djelmoēa shqiptarė, ma e shumta e tyre bursistė tė qeveries, janė dhanė mas mėsimit tė degave tė ndryshme tė dituniės. Mbrenda ma pak se dhet vjetėvet ka me pasė prandaj Shqipnia nė dispozitė tė vetėn nji numur tė madh mjekėsh, ingenierėsh, kemistėsh, specialistėsh bujqsijet e pyjesh tė kombsies sė vet. Dija asht fuqi! Ky bataljon poinierėsh tė dituniės ka me kenė i zoti me e ngrehė Shqipnin pa pasė nevojė aspak pėr tė hujt, nė shkallėn e qytetnimit e tė kulturės europjane e me i gatue popullit shqiptar nji vend mes popujve mė tė pėrparuem. Dija e atdhedashnia kanė me dijtė me i gjetė ata mjete, per me mujtė at pengim ma tė madh, si ndalon zhvillimin shqiptar, mungesėn e kapitalit.

Th. Ippen

Delegat i jashtėzakonshėm i Austrisė

e ministėr fuqiplotė n.P.

 

      Zoti Th. Ippen

      Shėrbimin mė tė madh ia ka bėrė ēėshtjes sonė kombėtare nė Konferencėn e Ambasadorėve tė Londrės mė 1913, ku mori pjesė si kėshilltar i ambasadorit austriak. Propozimet e tija tė pėrgatitura nė bazė studimesh tė thella mbi gjendjen etnike dhe gjuhėsore tė Ballkanit pėr tė caktuar kufinjtė e shtetit tė ri shqiptar. Ata propozime qenė themeli mbi tė cilėt ato qė na deshėn tė mirėn mundėn tė na shpėtonin tė paktėn njė pjesė tė madhe tė trashėgimit tokėsor tė prindėrve tanė. Propozimet e z. Ippen edhe pse nuk u pranuan tė tėrė dhe qė ne shqiptarėt lipset t’i vjatojmė ato vende dhe qytete me vlerė tė kombit tonė. Kjo s’do ndryshojė mirėnjohjen tonė tė sinqertė ndaj z. Ippen pėr atė qė ka bėrė qė edhe kufinjtė e sotėm tė Shqipėrisė, mbėshtetur mbi propozimet e tija, pushtojnė tė paktėn thelbin e trashėgimit tonė kombėtar.

Nga: Paulin Kamsi

 

 

 

Forcat e armatosura, pjesė themelore e krizės sė madhe

      I shqetėsuar nga fakti qė njėri nga debatet mė tė mėdha publike nė kėta 10 vjet, qė lidhet mėmirė  me qeverisjen, me ndėrtimin e institucioneve realisht tė pamvarura si garante e vetme e funksionimit tė shtetit demokratik, po lė jashtė trajtimit njėrin prej defromimeve mė tė rėnda institucionale, siē janė raportet e politikės me forcat e armatosura (e cekur nė shtyp nga z. Skėnder Shkupi nė artikullin “Nga duhet ta fillojmė”), do pėrpiqem tė parashtroj domosdoshmėrinė e trajtimit tė kėtij problemi nga...

      Nisur nga keqinterpretimi i konceptit demokratik tė “Kontrollit civil” mbi Frocat e armatosura janė ndėrtuar raporte tė pa pranueshme mes politikės dhe kėtyre forcave. Megjithėse tė padukshme nė kohė “paqeje” ato kanė konfirmuar krizė nė momentet mė tė vėshtira qė ka kaluar vendi, biles me pasoja tė rėnda, duke na bindur tė gjithėve pėr manipulimin e thellė politik e profesional tė strukturave tė armatosura nga njėra anė dhe duke na “ēuditur” me kėmbėnguljen “histeriko - demokratike” pėr t’i mbajtur nėn hyqėm partiak kėto forca, nga ana tjetėr.

      Tė pėrballur nė kėta 10 vjet me kryqėzata tė vazhdueshme pa kritere profesionale, tė ndodhura nėn njė trysni tė pa shoqe politike nė gjithė Europėn, strukturat tona tė armatosura pranuan tė ri identifikojnė veten e tyre me partinė, duke u shndėrruar nė objekte mosbesimi nė sytė e opinionit publik (veēanėrisht policinė dhe SHISH) si struktura institucionale qė manipulojnė votėn, qė jo rrallė bashkėpunojnė me krimin, qė shpesh herė janė tė gatshme tė dhunojnė, sipas situatave tė gatshėm tė braktisin detyrėn, ndonjėherė kur kėrkojnė “shefat” tė pastrojnė edhe plehrat. Kėshtu forcat e armatosura bashkėjetojnė me manipulimin politik, inkriminimin dhe shpėrfilljen, kryesisht nga mungesa e njė pakete ligjore qė nuk do tė lejonte qė “kontrolli civil” tė degjeneronte nė njė dhunim civil, sistematik herė tė kuq e herė blu mbi forcat e armatosura. Mė konkretisht:

 

Trajtimi i ushtarakut

      Pėrderisa as hartuesita nuk i referohen mė atij dokumenti qė quhet “Status” le tė shohim pėrmbledhtas premtimet elektorale nė kėta 10 vjet.

      U premtua se nė komandim do tė jenė mė tė aftėt dhe mė tė ndershmit, nė shumicėn e tyre, ishin dhe janė me “ biografi” tė rėndė korruptive e mediokėr.

      U premtua se pėr studime jashtė shtetit do tė shkonin mė tė mirėt por pėr kėtė pėrzgjedhjen e bėri ankandi.

      U fol pėr shpėrblime por ato jepen vetėm pas vdekjes.

      U fol pėr pagesėn e urdhėr shėrbimeve, ato bėhen nė fund tė vitit vetėm pėr miq e shokė.

      U fol pėr pagesėn e grave por vetėm po fallsifikove mund tė pėrfitosh.

      U premtua shkollim pėr fėmijėt e ushtarakėve por nė listat e kryeministrit nuk kish emra as pėr policė.

      U premtua strehim por vetėm disa morėn ēadra ose barangat e ardhura nga jashtė.

      Iu premtua kredi atyre qė humbėn shtėpitė nė firmat piramidale, por pas zgjedhjeve u matėn bėrrylin.

      U premtua trajtim perėndimor por nė fakt ky nuk ėshtė as lindor.

      U tha e ē’nuk u tha, tė gjitha mbetėn nė udhėkryqin e letėr - mashtrim - korrupsionit.

      Ky ėshtė trajtimi qė u bėhet forcave tė armatosura qė pėrmenden, vlerėsohen, shpėrblehen vetėm pas zgjedhjeve.

 

Depolitizimi dhe departizimi

      Besoj se tė gjithėve na kujtohet festa e policėve mė 26 Maj ‘96 nė qendrat e qyteteve duke qėlluar dhe me armė pėr fitoren nė zgjedhje!? Apo “reforma” e vitit 1997 e drejtuar nga deputetėt socialistė lidhur me emėrim - shkarkimet nė dikastere, njėsi e reparte, nė veshjen e policėve, kapterėve, biles edhe tė portierėve pėr dyert e SHISH.

      Realisht ka njė ligj pėr “Depolitizimin dhe departizimin e forcave tė armatosura” tė vitit ‘92. Ky ligj ėshtė njė pėrmbledhje normash etiko - shoqėrore nė kontekstin se ēfarė u lejohet apo u ndalohet ushtarakėve aktivė nė jetėn e tyre tė pėrditshme (tekstualisht siē thuhet nė rregulloren e jetės sė brendėshme nė ushtri??)

      Nuk ėshtė e domosdoshme tė jesh jurist pėr tė kuptuar qė efektivisht ky nuk ėshtė ligj. Atij i mungojnė mekanizmat institucional qė sigurojnė pamvartėsinė e mjaftueshme apo mbrojtjen e forcave tė armatosura nga ndėrhyrjet arbitrare tė politikės. Kėto mekanizma do tė ishin pėrcaktuese nė ndėrtimin e marrdhėnieve tė qėndrueshme dhe ligjore epror - vartės, si elementi mė i rėndėsishėm mbi tė cilin tė ngrihet gjithė struktura komanduese.

      Natyrisht nuk bėhet fjalė pėr ndonjė zgjatje apo pėr diēka qė politikanėt nuk e dinė.

      Ēfarė kėrkohet? Asgjė mė tepėr se ē’kanė forcat e armatosura perėndimore, biles edhe lindore, veriore apo jugore.

1. Krijimi i komisionit tė karrierės, ku ushtaraku vlerėsohet pėr aftėsinė profesionale, inteligjencėn ndershmėrinė, arritjet, pėrkushtimin ndaj detyrės dhe cilėsitė e tjera qė kėrkohen pėr postin qė duhet tė mbajė.

2. Krijimi i komisionit disiplinor, para tė cilit ushtaraku mbrohet me avokat pėr ndėshkimin disiplinor apo preēedentė penal. Pasi ėshtė ky komision pėrjashtuar flagrancės qė duhet tė propozojė heqjen e titullit, gradės e pse jo tė ofrojė provat (kur i disponon) pėr ndjekje penale dhe shoqatėzat qė aty kėtu pėrpiqen tė kapin ndonjė rast pėr tė justifikuar “bukėn e gojės”.

3. Abrogimi i ligjit qė njeh tė drejtėn e politikės nė emėrtimin e drejtorėve tė kuadrit respektivisht nė ushtri, polici dhe SHISH si elementi mė anti - euro - atllantik i kėtyre raporteve sado - mazokiste qė ekzistojnė sot mes politikės dhe forcave tė armatosura.

4. Sanksionimi dhe interpretimi mė i plotė ligjor i marrdhėnieve institucionale tė forcave tė armatosura me eprorėt politikė (ministėr, kryeministėr, kom. i pėrgjithshėm) pasi tashmė ėshtė bėrė praktikė e “ligjėruar” qė “nomenklatura ime” tė pėrkthehet “e drejta ime” ose mė keq, tė banalizohet “lagjia ime”. Ėshtė normale qė emėrtesa e rangut drejtor tė bėhet nga politika (kryeministri) por ama jo duke i thirrur ata nga rruga me tė vėrshėllyer por duke pranuar “privilegjin” qė duhet tė njohė ligji pėr tė pėrzgjedhur mes kandidaturave (3, 4, apo 5) qė propozohen nga njė komision karriere realisht i pamvarur, i veshur me atribute ligjore. Tė paktėn kėshtu ngjet, me sa dimė andej nga Atlantiku.

      Ndonjė servil apo “gradist i lekut” (F. Lubonja) mund tė thotė se ne i kemi kėto institucione. Po, ndonjė mund tė jetė nė letėr, apo ndokush mund tė firmosė nė emėr tė tij sipas kėrkesave tė eprorėve politikė (partiakė) por ama raportet mbeten private, jo ligjore, me sfond tė dyshimtė tė bashkėpunimit kriminal.

      Prandaj, sipas mendimit tim, kėrkohet qė kėta mekanizma tė thjeshtė, nė dukje tė pa rėndėsishėm, tė ngrihen, organzohen nė nivelin e gjykatės sė lartė, jo nė sensin juridik qė lidhet me vendimet por nė nivelin e njohjes ligjore, pse jo deri edhe kushtetuese (qoftė edhe me njė nen tė vetėm), tė pėrzgjedhjes, tė numrit tė anėtarėve, tė moshės, kohės sė qėndrimit, mėnyrės sė zėvendėsimit, shkaqeve tė largimit, sė fundi atributet dhe detyrimet ligjore, (kėto kritere mund tė formuloheshin nėn nivelin e lartpėrmendur ligjor).

      Pėr ndryshe forcat e armatosura do tė vazhdonin tė viheshin nė punė, tė motivoheshin si nė kohėn e partisė - shtet, me udhėzime e direktiva apo me porosi nga lart tė tipit “kemi udhėzuar”, “kemi dėrguar”, “kam shkarkuar”!?

      Nga ana tjetėr kėto forca kurrė nuk do tė ishin garant tė institucioneve demokratike, pėrkundrazi ato do tė shkėrmoēeshin bashkė me to sa herė qė politika do t’i provokonte ato seriozisht, gjithashtu nuk duhet tė na dalė nga vėmendja, hapėsira e krijuar mund tė shėrbejė qė politikanė tė pa pėgjegjshėm nė situata tė caktuara tė realizojnė lehtėsisht njė grusht shteti. “Garda Pretoriane” e krijuar pranė presidencės nė vitin ‘97 nė kėtė kėndvėshtrim nuk duhet injoruar.

      Tjetėr, duke u nisur nga interesat e aderimit nė institucionet analoge eprore Euro - Atlantike tingėllon cinike pėr ushtarakėt tanė dhe mashtruese pėr partnerėt perėndimorė qė me deformime tė tilla tė kėmbėngulėsh pėr aderim nė kėta institucione nisur nga motive demagogjiko - politike apo mė keq akoma nga bindja naive se ne e meritojmė atė, vetėm e vetėm se disa prej trupave tona speciale hidhen mirė nga “kulla” dhe ca tė tjerė janė bėrė mjeshtra nė zėnien e zogjve me leqe!?

      Sė fundi nga pozitat e interesit shtetėror apo kombėtar kėrkohet qė  forcat e armatosura tė ruajnė pėrparėsinė e detyrave kushtetuese, ligjore nė ēdo kohė, dhe jo tė injorohen ato nė bazė tė vullnetit politik.

       Tipike nė kėtė prizėm janė deformimet e punės nė SHISH. Nė tė shumtėn e kohės, kryeministrat tanė kanė qenė tė pėrballuar me presionin politik apo publik, lidhur me fenomene tė ndryshme antiligjore, korrupsion, kontrabandė etj., nga kėto pozita kanė lėshuar urdhėra, udhėzime, biles kanė vėnė detyra edhe nga fjalimet?? Menjėherė nga SHISH janė ndryshuar programet, angazhimet, forcate dhe mjetet nė kėta sektorė. Pėr pasojė kemi instalimin e shėrbimeve tė huaja gjerėsisht, madje edhe nė sektorėt prodhues tė ekonomisė private, (tė paktėn deri tani kishim gjithashtu strehimin e elementeve terroristė nė vend).

      Nė kėtė kėndvėshtrim, mendoj se “Depolitizimi, Departizimi” dhe tėrėsia e marrdhėnieve tė politikės me segmentet ushtarake tė shtetit duhen rishikuar seriozisht. Po nga kush presim? Dhe si? Nė fakt ky ėshtė problemi kryesor i kėtij shkrimi.

 

Referenca e parė

      Zgjidhja e problemit i besohet politikės dhe politikanėve, nė kuadrin e zgjidhjes sė gjithė tematikės problemore qė mohohen nga disa politikanė “pseudopiktor” qė na shesin kubizėm pa njohur (duke injoruar) rregullat e vizatimit.

      Mendimi im ėshtė realizimi i njė marrveshjeje bashkėqeverisėse pėr njė afat kohor 4 - 6 vjet, pėr tė kaluar 1 - 2 palė zgjedhje bashkėrisht nė pushtet, kjo do tė ishte fillimi i zgjidhjes, duke synuar:

      Ndėrtimin e institucioneve realisht tė pavarura, me individė tė aftė tė pa komprometuar nga e shkuara apo paraja, zhveshjen e politikės nga inkriminimi, hapjen rrugė pėrfundimisht zbatimit tė ligjit, afrimit tė intelektualėve nė pushtet, bashkimin e energjive pėr hartimin e programeve tė zhvillimit, politikave tė punėsimit etj., largimin me kėtė rast tė politikanėve qė s’kanė ēfarė t’i japin politikės, me arritjen finale: Krijimin e klimės demokratike nė vend, krijimin gjithashtu tė njė “minitradite” demokratike (pėr tė cilėn flasim kaq shpesh) qė do tė buronin nga angazhimi dhe pėrgjegjėsia e pėrbashkėt pėr ngritjen e respektimin e institucioneve demokratike.

      Nuk pretendoj autorėsinė e problemeve qė duhen zgjidhur, por mendoj qė kjo rrugė do tė ishte nė tė mirė tė vendit dhe demokracisė, pasi krizė nuk ėshtė vetėm korrupsioni i ministrave por krizė ėshtė “ligji” i mosnjohjes sė zgjedhjeve qė ka si pikėnisje komprometimin e ndėrtimit “fillestar” tė institucioneve ku korrupsioni ėshtė vetėm njėra prej pasojave, nė krizė nuk janė gjithashtu rrogat e ministrave por varfėria jonė, tė cilėn vetėm “byroja politike” nuk e sheh?!

      A ėshtė e mundur kjo marrveshje? Secili mund tė gjykojė vetė, por me sa duket Berisha do tė jetė nė rolin e “play - maker - it” si nė zgjedhjen e partnerit (Nano apo Meta) dhe veēanėrisht nė cilėsinė e “kėrkesave”, nė do tė jenė ato esenciale, parimore, apo me synimin e reduktuar pėr tė realizuar njė rotacion tė thjeshtė pa pėrmbajtje demokratike.

       Nė kontekstin e mėsipėrm do tė ishte normale njė zgjidhje e problemit qė vjen nga linja vertikale. Nė pamundėsi tė saj, mbetet rruga populiste.

 

Referenca e dytė

      Kjo referencė nuk ėshtė pėr ushtarakėt e kolltuqeve tė dhuruara, por pėr masėn e ushtarakėve qė ndjejnė frymėn e trysnisė politike, qė e pranojnė me keqardhje se pavarėsisht nga cilėsitė dhe aftėsitė, lehtėsisht mund tė hidhen nė rrugė, ata qė e shohin qė forcat e armatosura janė vėnė mbi binarėt e privatizimit nga trajtimi i “ligjit” pa ligj, ata qė e kuptojnė se duhet tė jenė faktor i rėndėsishėm pėr realizimin praktik tė lirive dhe tė drejtave tė individit nė njė shtet demokratik, ata qė tashmė janė tė bindur se ligji nuk fillon nga hedhja nė letėr por nga zbatimi i tij, ata profesionistė qė nuk mund tė pranojnė qė tė njėjtėt individė qė bėjnė deputetin, ministrin, gjykatėsin, prokurorin, “komisionin e votimit” tė bėjnė edhe detyrėn e tyre hetimin, akuzėn, biles edhe mbrojtjen e institucioneve, ata qė e kuptojnė qė sa mė shumė tė heshtin aq mė shumė e zgjasin kalvarin e vuajtjeve tona kolektive. Pra kėrkesa ėshtė e thjeshtė “E duam ushtrinė, policinė, SHISH, si gjithė Europa”, kėrkohet organizim, vendosmėri pėr parashtrimin publik tė kėrkesave, pėr tė imponuar me forcė e kėmbėngulje ndryshimet ligjore demokratike.

Lulash Pera

 

Njė nga 100 parashutistėt qė luftuan pėr ēlirimin e Shqipėrisė prej komunizmit

Nga: Klajd Kapinova

Epilogu i njė tragjedie qė pėr 50 vjet mbeti nė harresė

      Miku im, ish i burgosuri politik, z. Viktor Luka duke parė koleksionin e pasur tė fotografive ( njė arkiv pėr martirėt antikomunistė), ndėr tė tjera nis tė flasė edhe pėr fotot, qė ditėt e fundit, pėr herė tė parė, i vėllai i tij me banim nė shtetin Ohio (Cleveland) tė SHBA, ia kishte treguar. Qė prej 50 vjetėsh ai ruante njė foto shumė interesante tė afėrsisht 100 parashutistėve qė erdhėn me detyrė pėr tė pėrmbysur  regjimin e hijenave, pėr tė sjellė lirinė e popullit.

      Pasi u largova nga Viktori, mendimet, si nė sekuencė filmash amerikanė mė silleshin nė kujtesė. E kėshtu nė darkė me kėto mendime nisi tė shfletoj librin - ditar plot kujtime tė mbajtura nga Zef Luka, edhe atėherė kur plumbat nga ēasti nė ēast i rrezikonin jetėn. Por Zoti e kishte ruajtur kėtė martir tė gjallė qė, sė bashku me 100 shqipe tė tjerė, herė pas here vinin me misione nė Shqipėrinė e vuajtur, pėr tė dėshmuar tė djeshmen e egėr tė sistemit komunist.

      Por, si pėr ironi tė fatit, para meje qėndronte dhe gazeta sensacionale pėr komunistėt (sot socialiste) “Gazeta Shqiptare”, qė, nė faqet e para, kishte portretin e zv/diktatorit Mehmet Shehu qė pėr krimet e bėra nė Veri tė Shqipėrisė, sė bashku me partizanėt e Jugut, kėrkonin tė thonin mbi tavolinėn e kompjuterit tim, se “... ne jemi kėtu dhe se bijtė e nipat tanė socialistė do tė na pėrjetojnė pėrmes gazetave dhe pushtetit qė e mbajnė qysh prej vitit tė zi 1997...”

      Ishte njė monolog gazetės me emrin “Gazeta Shqiptare” dhe librit - ditar tė Zef Lukės me titullin sinjifikativ: “Njiqind shqipe qė erdhėn me prue lirinė”. Sa mė shumė futesha nė labirinthet e librit tė shqiptaro - amerikanit nėmėrgim Zef Luka, as mė shumė bindesha se Zef Luka dhe miqtė e tij martirė qė nuk jetojnė mė, sikurse edhe edhe martiri Hamit Toshi (Saiti), ishin tė mbrujtur me ideale tė bukura dhe fisnike pėr Shqipėrinė, duke qenė krenarė pėr detyrėn deri nė flijim qė kishin marrė pėrsipėr. Ngjarje, njerėz, vende, fjalė, rrethana tragjike prakalojnė nė kėto fletė nė mendjen time qė asnjėherė nuk i ka lexuar kėto episode qė pėrshkruhen thjeshtė, por qė ruajnė nė vetvete njė epizėm homerik, ashtu sikurse kanė qenė e mbeten tė thjeshta tė gjitha gjėrat sublime.

 

      Familja bujare Toshi (Fusha, pas viteve ‘60) njė kalvar nė histori

      Prindėrit e Hamitit, Saiti ishte njė baba dheshok pėr tė birin qė e donte aq shumė, sikurse nėna qė qysh nė djep e lėkundi dhe i mėkoi me gjirin e saj dashurinė pėr tokėn ku kishte lindur, miqtė, shokėt dhe tė afėrmit e tjerė.

      Ajo shpesh e pėrkėdhelte edhe kur vogėlushi Hamit, vinte nė shtėpi sė bashku me shokėt e tjerė tė fshatit, sepse ishte shumė i dashur me tė gjithė. E me kėto ndjenja fisnike shqiptare hodhi shtat, duke pasur pėrherė edhe pėrkujdesin e tre motrave, qė sot  jetojnė: njė nė Ulqin (Vladimir, nė Mal tė Zi), njė nė Trush dhe nė nė Dajē tė qarkut tė Shkodrės. Kjo familje me shumė virtyte fisnike tė traditės shqiptare ka qenė njė derė e madhe. Prindėrit e Hamitit kishin 6 fėmijė, 3 djem dhe 3 vajza.

      Kėshtu, sikurse mėsojmė edhe nga tė afėrmit e familjes, Muhameti ka qenė mė i madhi, pastaj finte Isufi dhe nė fund vėllai i vogėl ēamarrok, Hamiti, ndėrsa motrat e tyre qenė Pashe nė Trush, Cace nė Ulqin dhe mė e vogla Gjylana, nė Dajē.

      Qysh herėt, nė fillim tė shekullit tė 20 dhe mė saktė nė vitin 1912 i ati i Hamitit, pra Saiti, ka pasė 3 vėllezėr si pjesmarrės nė luftėn e Taraboshit, nė vitin 1912, kundėr ushtrisė malazeze, ku edhe plagoset me tė shoqen dhe mė pas, si pasojė e pezmatimit (infeksionit) tė plagės, humb edhe jetėn mbas dy vjetėsh. Kėshtu me vdekjen e tė atit ekonomia e brishtė e familjes nis tė vėshtirėsohet deri nė vitet ‘30.

      Gjatė pushtimit fashist tė vendit mė 7 Prill 1939, Muhameti ka luftuar me armė nė dorė okupatorėt e huaj. Gjithnjė ka ruajtur marrėdhėnie tė mira me familjet e vjetra tregtare shkodrane, sikurse ishin asokohe familja tregtare Muzhani, Myftia, Danhasani. Edhe pse nuk ka qenė e njė niveli ekonomik, ai sikurse shumė familje qytetare e fshatare shkodrane, ka majtur tė hapura dyert e mikpritjes, bujari e cila ka qenė dhe mbeti tipike edhe sot nga stėrnipėrit e tyre.

      Pranė shtėpisė sė tyre herė pas here kanė qenė edhe persona publikė tė njohur tė qytetit tė Shkodrės, sikurse kanė qenė Hasan Isufi e Caf Beg Ulqini, tė cilėt kaė qenė eksponentė nė Lėvizjen e Parė Antikomuniste nė Evropėn Lindore siē ishte ajo e fshatit tė njohur Postribė (pak kilometra larg qytetit tė Shkodrės), nė vitin 1946. Duke shfletuar disa dorėshkrime dhe nga kujtimet e pjestarėve tė fisit tė tyre, mėsojmė se pak muaj para se tė kapitullonte Italia fashiste, ėshtė rrethuar shtėpia e tyre pėr tė kapur tė gjallė Hamitin dhe Muhametin.

 

“Ēlirmi” i vendit dhe kalvari i vuajtjes sė familjes...

      Pikėrisht viti 1944 deri fundi i vitit 1990 janė vitet mė tė dyshimta, tė cilat historiografia komuniste, qė ende vegjeton sot nė tė gjitha instancat “kulturore” nė Shqipėri, janė edhe sot defiēitare nė “vėrtetėsinė” qė ata i kanė bėrė jetės sė njerėzve, ku, ata qė kanė qenė antikomunistė, janė denigruar deri mė sot.

      Ndoshta ėshtė njė rast i veēantė pėr tė shprehur shpirtin e tij human, Hamiti, me inisiativėn e vet, shkon vullnetarisht ushtar, pėr tė mos shkuar disa djem tė rinj qė vinin nga familjet mė tė varfėra dhe ishin djem tė vetėm nė familjet e tyre. Kėshtu familja Toshi, tashmė kishte njė djalė ushtar qė vinte nga Villgara, Ana e Malit - Oblikė. Gjatė rekrutimit pėr ushtar, tek shtėpia e Brahim Dulit, kujtojnė tė afėrmit e Hamitit, krimineli komunist Zoi Themeli, qė asokohe isht shefi i Degės sė Punėve tė Brendėshme pėr Shkodrėn (pėr ēudi tė historisė apo koinēidencė rrethet e Shqipėrisė thirreshin Qarqe dhe socialistėt pėsėri e kthyen Shqipėrinė nė Qark, kur bota i quan distrikte (shqip = rreth), Shėnimi im. K.K., u bėri thirrje qė tė dorėzojnė armėt.

      Pasi dorėzuan armėt, iu komunikua pėr tė shkuar nė qytetin jugor tė Gjirokastrės, nė njė kohė qė ata ishin caktuar pėr tė qėndruar si ushtarė nė fshatin Obot nė Oblikė. Mirėpo Hamit Toshi, pa pasur aspak firkė e kundėrshton hapur kėtė vendim tė padrejtė dhe shumė tendencioz qė personalisht i bėri pėrfaqėsuesi i Sigurimit komunist, Zoi Themeli. Ndėr tė tjera Zoi Themeli i thotė Hamitit me pėrēmim dhe tallje: “Po tė ishe burrė i mirė, nuk do i dorėzoje armėt”. Duke ruajtur gjakftohtėsinė, Hamiti menjėherė del nga rreshti, pėrkulet, nxjerr njė pistoletė nga ēorapi dhe ia hedh pėrpara syve Zoi Themelit. Ai ka pasur gjithnjė me vete deri nė tre pistoleta. Me pistoletėn e tretė ai e fton Zoi Themelin qė tė marrė pjesė nė dyluftim, mbasi burri i armatosur nė sy tė burrave tė tjerė nuk fyhet. Me kėtė veprim prej trimi, Hamiti bėn qė tė gjithė ushtarėt tė qėndrojnė nė Obot pėr 6 muaj dhe mė pas i transferojnė nė Delvinė.

 

Zgjedhjet e para “demokratike” tė 2 dhjetorit 1945

      Edhe sot, po t’i hedhėsh njė sy librave tė historisė qė janė nė pėrdorim nė Universitetet politike shqiptare, do tė shohėsh se asgjė nuk ka ndryshuar nga historiografia 50 - vjeēare komuniste dhe se zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945 pėrmenden si votime e zgjedhje tė lira, kur terrori shtetėror ishte njėsoj, sikurse mė 2001, por me ndryshim se atėherė opozita votonte nė njė kuti tė veēantė me kokrra. Kėshtu, mė 2 dhjetor 1945, Isufi ka qenė nė komisionin zonal nė qendrėn e votimit. Njė natė para se tė bėhen votimet arrestohet nga UDB - ja Jugosllave dhe dėrgohet me ndihmėn edhe tė forcave tė Sigurimit Shqiptar pėr nė Ulqin. Me kėrkesėn e Shefqet Hamza Dulit, villogradas (asokohe kryetar kėshilli i fshatit) insistohet dhe sillet nė burgun e madh tė qytetit tė Shkodrės, i kapur prej krahėsh nga dy kolonelė jugosllavė. Arsyeja ende sot ka mbetur enigmė. Gjatė pyetjeve qė i bėn hetuesi Zoi Themeli, nė prezencė tė oficerit gardian dhe dy kolonelėve jugosllavė, nė provokim e sipėr, Isufi nuk duron dhe i drejtohet Zoi Themelit: “Jugosllavėve nuk ua kena pa hajrin denbabaden dhe jo t’ia shohim tashti”. Ndėrsa Zoi Themeli i thotė ta pėrkthejė qė ta marrin vesh edhe jugosllavėt se ēka do tė thotė nė gjuhėn e tyre jugosllave. Nė ēast u thuhet pėrfaqėsuesve tė huaj se Isufi, si bandit, kėrkon tė prishė miqėsinė shqiptaro - jugosllave. Nė ato momente, gardianėt sė bashku me drejtuesin e tyre Elez Mesin e lidhin Isufin, e ulin ratė (poshtė) dhe mė pas dy kolonelėt jugosllavė, me ēizmet me thumba, njėri i hyp nė kokė dhe tjetri nė bark dhe e mbajnė pėr disa minuta nė gjendje torture. Dhe torturat nė forma dhe metoda fashiste kanė vijuar edhe nė sitė tė tjera, por Isufi asnjėherė nuk ėshtė pėrkulur. Ai nė burg si bashkėvuajtės ka pasur persona tė njohur nė Shqipėri, sikurse Mandela i gjinisė femėrore Drita Kosturi, Terezina Pali, Padėr Prenushi, Gulielm Suma, pronari i Kafes sė Madhe, etj.  Duke parė se nga Isufi nuk nxjerrin asgjė tė rėndėsishme pėr Sigurimin komunist, ashtu sikurse kishin vepruar edhe me tė burgosur tė tjerė, nė mėnyrė qė tė mos i lirojnė pėr mungesė provash, dhe se dėnimi ishte i domosdoshėm (porosi e Mehmet Shehut dhe Enver Hoxhės), akuza, nga prishja e miqėsisė shqiptaro - jugosllave, i kthehet si organizator apo ndėrlidhės i Lėvizjes Antikomuniste tė Postribės pėr zonat Postribė, Shkodėr, Ulqin, Krajė dhe Ana e Malit. Pėrsėri tortura tė llojeve tė ndryshme, tė ushtruar me saktėsi nga xhelatėt specialistė dhe tė dhunshėm e tė pashpirt. Biruca, ku ata kanė qėndruar pėr shumė kohė, ishte rreth 1. 5 metra gjėrėsi dhe 2 metra gjatėsi. Tė gjithė tė prangosurit nė burg ishin tė lidhur me njėri – tjetrin, ku i fundit dhe i pari ishin tė lidhur nė mure nė mėnyrė qė tė mos kishin mundėsi tė lėviznin.

      “Njė ditė prej ditėsh, kujton nipi i tij xhevahiri, gradiani Elez Mesi hap sportelin e birucės dhe vėshtron tė burgosurit. Isufi po bisedonte dhe ai dėgjonte. Gardiani merr Isufin sė bashku me Padėr Mati Prenushin dhe i ēon nė gropėn e zezė tė WC – sė ku gishtat e kėmbėve nu ku hasnin nė tokė. U vendos vetė nėn sqetull vezė tė ziera, kunja pishe nė thua, i fusin deri nė bel nė gropėn e zezė pėr t’i gjunjėzuar martirtė e fesė dhe tė lirisė, deri sa tė dy shqiptarėve tė lidhur, herė pas here, u binte tė fikėt nga torturat e njerėzve tė pashpirtė tė Sigurimit komunist.”

      Njė ditė tjetėr, kur kanė ardhur nė vehte, tregtari i nderuar shkodran Gulielm Suma dhe kleriku katolik Padėr Mati Prenushi, nė atė gjendje tė vėshtirė qė ishin, kanė kėrkuar qė mė mirė t’i vrisnin, se sa t’i linin tė gjallė e pėr gazep, nėn torturat ēnjerėzore qė bėnte xhelati i pashpirt Elez Mesi me tė tjerėt. Mė pas, ata janė pushkatuar pa mėshirė nga togat e zeza tė pushkatimit, tė ngritura vetėm pėr tė bėrė vrasjen e shqitparėve martirė. Por Isufi, nė vitin 1947 lirohet nga burgu. Gjatė kohės qė ai ishte nė burg, Hamiti (vėllai i vogėl) arratiset nė Greqi. Mė pas nis kalvari i familjes sė tij, ku menjėherė forcat e ndjekjes komuniste tė Sigurimit arrestojnė Muhametin nė vitin 1949 dhe e dėnojnė me akuza fallco me 9 vjet heqje lirie, sepse “deshti t’i bėnte njė atentat njė punonjėsi tė Sigurimit”. Para se tė burgosej, Muhameti me disa miq tė tij, kanė nxjerrė jashtė shtetit, pėr t’i shpėtuar pėrndjekjeve, qytetarin Zija Myftia. Dy vjet mė pas, gjatė kohės qė axha ishte nė burg, vijon nė kujtimet e tij Xhevahiri, ai vritet nė Dukagjin.

 

Cili ishte aktiviteti antikomunist i Hamit Toshit nė vitin 1951 e vijim?

      Duke iu rikthyer edhe njė herė ditarit tė autorit Zef Luka me titull: “Njėqind shqipe qė erdhėn me prue lirinė” ndėr tė tjera, mbi Hamitin, ai kujton nė faqet e tij se si e kishte marrė vesh ngjarjen e vrasjes sė Hamitit. Aikujton: “Millė. Nė mbramje vėrejmė se rreth orės tetė kalon pėrmbi ne njė aeroplan. Thamė se asht tue hedhė letra. Ne e nesre rinia e Sigurimit dolėn me i mbledhė pėr tė mos ra nė dorė tė popullit, tue na vue edhe ne kėshtu nė rrezik. Ne nesre, sapo zbardhi drita, ndiem pushkė e mitraloza. Unė mendova e asht tue ba manovra ushtria, por ma vonė mora vesh se ishin hedhė parashutista nė Livadhet e Barit, nė Cukal. Ata luftuan e u vranė deri sa arritėn nė Kir. Grupi qė kishte parashutuar ishte i Komitetit “Shqipėria e Lirė”. Personi parashutist qė ndėr ta kishte mbetur i vrarė ishte shoku im mė besnik, i ikun prej Brigadės XV Sulmuese, Divizioni I, Kompania II e Delvinės, Hamit Toshi (Saiti), prej Villgarit, Ana e Malit, Shkodėr. Ai pat dhe njė vėlla qė mė duket e thirrshin me emrin Isuf, si edhe njė motėr tė martueme nė Ulqin. Tokat i kishin nė kufi me Jugosllavinė” (Shih faqen 95).

      Pra Hamiti kishte rėnė me parashutė vetė i katėrti nė njė nga lėndinat e malit Cukal, por edhe kėtu kishte rėnė nė pritė. Me sa duket, Sigurimi komunist ishte nė dijeni mė pėrpara pėr kėtė zbarkim nga ajri tė njerėzve qė kėrkonin lirinė e popullit shqiptar. Komandanti i grupit ka qenė vetė Hamit Toshi, i cili shoqėrohej nė misionin e tij fisnik nga tre persona tė tjerė shqiptarė.  Ata ishin Hazis Rustja nga Bėrdica, Dedė Hili nga Dukagjini dhe Rifat Zyberaj.

 

Tradhėtia e agjentit tė dyfishtė Kim Philby dhe vrasja e Hamitit

      Pėr hir tė realitetit duhet vėnė nė dukje se shpesh edhe disa gazeta tė djathta bien nė pozitat e gazetave tė majta komuniste nė Shqipėri., duke iu referuar autorėve qė kanė qenė nė kupolėn e Sigurimit komunist, saqė shpesh ata e nxjerrin Sigurimin shqiptar si mė i pėrsosuri nė “dėshtimin” e komploteve kundėr tyre.

      Pėr kėtė, gazetarėt komunistė ende sot i bien tė njėjtit fyell dhe nė tė njėjtėn vrimė, kur shpesh tė rinjtė shohin nė TVSH e shumė kanale private filmat e tyre qė nuk janė asgjė tjetėr, veēse sajesa bajate tė ideologjisė komuniste, tė shkruar nga skenarė rusė dhe tė luajtur nga “aktorė”  shqiptarė qė, pėr ēudi, sot presidenti Meidani u jep edhe tituj me lopata, sikurse ėshtė ēorba e fundit “Mjeshtėri i Madh i Punės”, et.

      Shpesh qėndroj pėrpara televizionit dhe, kur shoh kėta filma perversė, them me vete ( sikurse edhe shumė tė rinj tė tjerė): Kaq budallenj paskan qenė trupat aleate anglo –amerikane dhe  shtetet e tjera perėndimore antikomuniste, saqė kanė rėnė nė grackėn e Sigurimit, apo “Mjeshtrave tė Mėdhenj tė Punės” e pėrkthyer me gjuhėn e presidentit Meidani?! Por nė tė vėrtetė, pas viteve ’90 shqiptarėt kanė mundėsi tė ndjekin emisione nė kanalet e huaja, pa pasur nevojė qė t’i “pėrkthejnė” ato sekretarėt e PPSH – sė nė RTVSH, qė pėrkthejnė tė kundėrtėn e deklaratave qė japin personat politikė botėrorė e evropianė.

      Duke shfletuar faqet e librit “La missione tradita” (Come Kim Philby saboto l’invasione dell’Albania) me autor Nichollas Bethel (dėrguar posaēėrisht nga USA gna patrioti antikomunist z. Zef Luka) kushdo e kupton se sa fallco dhe komike kanė qenė dhe mbeten filmat propagandistikė komunistė qė rishfaqen sot si “kryevepra” tė kinematografisė “shqiptare”, kur regjizorėt ishin rusė tė KGB – sė.

      Grupi i kryesuar nga Hamit Toshi ka rėnė nė grackė qysh nė fillim, si pasojė e lojės sė dyfishtė tė agjentit Kim Philby, pėr tė cilin “Gazeta Shqiptare” asnjėherė nuk ka shkruar a thua se nuk ka aq burime e literaturė pėr ta trajtuar se si veproi ai kundėr parashutistėve  shqiptarė dhe shumė vendeve tė tjera tė Evropės Perėndimore.

      Duhet tė keni parasysh, tė dashur lexues, se shumė libra qė flasin pėr Kim Philby – n janė edhe nė gjuhėn, mė tė folur pėr shqiptarėt, nė italisht dhe pėr mė tepėr pėr “Gazetėn Shqiptare”, qė tash njė vit fryhet si gjel kur jep e ējep kriminelėt Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha, pėr tė larguar vėmendjen nga masakrat e tyre, duke u shitur shqiptarėve (klientėve) histori tė luftės sė bėrrylave midis llojit komunist dhe asnjėherė nuk pėrmend malet me eshtra qė ata formuan nė Veri e Jug tė Shqipėrisė. A ėshtė i rastėsishėm nė veprim i tillė?!

      Kur grupi i kryesuar nga Hamit Toshi ka rėnė nė tokė me parashutė, ata kanė qenė tė tradhėtuar qysh nė ajėr dhe jo si pasojė e aftėsisė sė Sigurimit. Parashutisti Rifat Zyberi plagoset rėndė dhe, pėr tė mos rėnė i gjallė nė duart e Sigurimit, vret edhe veten. Ndėrsa tre tė tjerėt kanė qenė tė rrethuar dhe mbasi kanė ēarė rrethimin, kanė marrė rrugėn dretj pjerrėsisė sė malit tė Cukalit dhe mė pas janė nisur pėr nė Dukagjin. Me tė arritur nė Dukagjin, tė lodhur, tė uritur dhe pa gjumė, kanė shkuar pėr tė bujtė nė shtėpinė e mikut tė tyre bashkėluftėtar, dukagjinasit parashutist Dedė Hili, pikėrisht nė fshatin Kir. Ardhja e tyre, merret vesh nga njė spiun vendali qė punonte pėr llogari tė Sigurimit.

      Pas spiunimit, pas disa ēastesh shfaqen nė shkrepat e Dukagjinit mbi 800 forca tė ndjekjes komuniste tė cilat edhe ato, pėr ēudi, kryesoheshin nga njė komandant qė ishte po vendali nga zonat e Dukagjinit. Menjėherė krisi pushka mes parashutistėve tė vendosur pėr misionin e tyre pėr tė shpėtuar popullin nga zgjedha komuniste dhe forcave tė Sigurimit qė luftonin nėn simbolin e Titos dhe tė proletarėve pa fe, atdhe, ide dhe qėllim luftimi. Mbas dy orė luftimi tė pėrgjakshėm, vritet heroikisht trimi i vendosur Azisi dhe, pas 6 orėve tėtjera, mbetet i vrarė Hamit Toshi dhe i fundit, pas 8 orė luftė, i vetėm pėrballė shumė kriminelėve tė Sigurimit, vritet dėshmori i lirisė, dukagjinasi Dedė Hili.

      Edhe nė atė gjendje tė rėndė dhe skene makabre pėrpara bjeshkėve tė Dukagjinit, kunata e Dedės, njė grua trimėreshė dhe fisnike e Kanunit tė Lekė Dukagjinit, pa iu trembur syri pėr pasojat qė mund tė rridhnin nga veprimi i saj, i kėrkon komandantit komunist qė ta lejonte pėr tė marrė trupat pa jetė tė tė tre martirėve, pėr t’i varrosur. Mė pas, pasi janė larguar forcat e komandės dhe tė policisė komuniste, ajo i ka varrosur tė tre. Nė vitin 1991 trupat e tyre janė gjetur pėr t’u rivarrosur nga tė afėrmit e tyre me ceremoni, mbasi Zoja ka shėnuar emrin e secilit prej tyre, duke e mbajtur sekret, deri kur ata janė rivarrosur nga bashkėvuajtėsit.

 

Ngjarje tė tjera tė familjes sė patriotit Hamit Toshi

      Pėr aktivitetin e madh tė Hamitit shkruan edhe miku i tij mė i afėrt, Zef Luka, i cili edhe kur erdhi nė Shqipėri nė vitin 1992, bėri njė vizitė tė shkurtėr tek tė afėrmit e tij, duke u theksuar edhe njė herė se e kishte patur njė mik dhe shok shumė besnik dhe se ai kishte qenė me tė vėrtetė njė antikomunist i vendosur.

      Shqiptaro – amerikani Zef Luka, nė njė nga kapitujt e librit tė tij, pėrmend edhe tradhėtinė e madhe qė i bėri agjenti i KGB – sė Kim Philby, i cili i humbi Shqipėrisė pėr ambicjen e vet personale dhe pėr tė holla, bijtė mė tė mirė dhe trima tė popullit shqiptar dhe pėr mė tepėr qytetit mė antikomunist nė Shqipėri, Shkodrės dhe rrethinave tė tij, bijtė qė sot nderojnė qytetin dhe familjet e tyre pėr aktivitetin e vendosur antikomunist me jetėn qė dhanė pėr ēėshtjen e atdheut.

      Familja Toshi dhe veēanėrisht vėllezėrit e Hamitit ndiqen nga persekutimet e njėpasnjėshme. Kėshtu, nė vitin 1956 Muhamet Toshi, lirohet nga burgu (qė e ka vuajtur nė kampet mė tė kėqia nė Shqipėri duke tharė kėneta), mbasi kishte qėndruar nė kampet e Maliqit, Vlorės dhe Bedenit tė Kavajės. Nė fund ai lirohet nga Rinasi. Ai ėshtė njohur me prof. Arshi Pipėn, Ragip Lohen,Hajdar Rusin, Muharrem Sahitin, Muhamet Fejzon, prof. Sami Repishtin dhe shumė klerikė tė besimeve tė ndryshme tė Shqipėrisė.

      Fill pas daljes nga burgu, ka shoqėruar pėr jashtė “burgut tė madh” tė Shqipėrisė shumė vetė, meqenėse e njihte shumė mirė zonėn kufitare. Njė ditė tė bukur pas ditės sė fundit tė festės sė Bajramit, kalon kufirin dhe shkon pėr Bajram tek motra e tij nė Vladimir tė Ulqinit. Atė e kishte njohur njė person vendas, i cili menjėherė e spiunon tek forcat e Sigurimit Jugosllav dhe ata lidhen me Sigurimin komunist shqiptar. Gjatė kthimit nė vendlindje i bėhet pritė dhe, nė kthim, pa paralajmėrim, shkrehin breshėritė e automatikut kallashnikov mbi trupin e njė fetari islam tė devotshėm.

 

Cila ėshtė gjeografia dhe vitet e burgut tė familjes Toshi?

      Menjėherė pas vrasjes sė Muhamet Toshit, forcat e Sigurimit si tė xhindosur, i vėrsulen shtėpisė sė familjes sė tij dhe e bastisin, duke bėrė rrėmujė ēdo vlerė materiale tė vėnė me mund e sakrifica mbijetese. Pėr familjen fillon menjėherė internimi pėr 3 vjet nė Gradishtė tė Lushnjės. Mė pas ata kthehen nga internimi nė vendlindjen e tyre nė vitin 1956. Po atė vit arratiset jashtė shtetit djali i Muhametit, Xhemali, duke qenė i kėrcėnuar pėr jetėn nga spiunėt e Sigurimit dhe sot ai jeton nė Nju Jork tė SHBA – sė. Familja e tij riinternohet nė fshatin Hajmel gjatė viteve 1950 – 1970. Mė 1970 ata lirohen nga internimi.

       Nė vitin 1973, vėllai i Hamitit, Isufi, dėnohet me burgim me nenin famėkeq “55” pėr Agjitacion e Propagandė, duke i theksuar nė gjyq se ka mbajtur Ramazan se ka thėnė se madhi kinez ėshtė i keq, se ka thėnė se ka shkuar sateliti nė hanė, se nuk i del buka, ka thanė se sa e madhe ėshtė minarja nė Vladimir tė Ulqinit. Nė gjyqin famėkeq kundėr tij i kanė dalė 5 dėshmitarė, qė ishin njerėz tė dėnuar ordinerė, qė, sikur thoshte populli, ishin spiunė me 1200 lek. Burgun Isufi e kalon nė kampin e tmerrshėm tė Spaēit e nė Ballsh sė bashku me Dom Ndrekė Kroqi, njeriun kurajoz dhe trim Fadil Kokomani, Spartak Ngjela (sot njė ndėr avokatėt mė tė njohur tė mbrojtjes sė demokracisė), Dylber Merdani, Kolec Traboini, Pjetėr Loro, Pashuk Loro, Zeqir Ceni etj. Mė 2 Prill tė vitit 1990, Isufi lirohet gna burgu. Kjo familje mė pėrpara ishte internuar edhe nė Lumas tė Beratit, mė 25 Qershor tė vitit 1980, duke qėndruar pėr 5 vjet me motivazion qė “tė mos kishte tė drejtė kthimi nė vendlindje”.

 

Pėrfundimi i dramės Toshi

      Familja Toshi ka tė pushkatuar dy vetė: Muhamet Tusha (Toshi), 29 Maj 1961, Hamit Toshi, vrarė mė 16 Gusht tė vitit 1951; tė burgosur: Muhameti 8 vjet, Isufi 8 vjet; internim: Isufi 5 vjet, Menja Tusha 5 vjet, Xhevahiri, i biri 5 vjet (1980 – 1985); familja Muhameti: Internimi i parė 1960 – 1963, pas vrasjes sė Muhametit: Zadja 3 vjet (1960 – 1963), e bija Nadirja, (1960 – 1963); Xhemali, i biri (1960 – 1963); Melihaja kur ishte 2 vjeē (1960 – 1963). Pas arratisjes, i biri, Xhemal Fusha, shkon nė Njur Jork (ku jeton edhe sot) kur ishte 19 vjeē. I gjithė kalvari i familjes Toshi pėrfshihet nė 42 vjet internim, 16 vjet burg dhe 2 tė vrarė nga Sigurimi komunist. Mbijetesa e kėsaj familjeje, ėshtė madhėshti.

 

Editorial

Ambasada Amerikane do braktisė Shqipėrinė

      Plot 23 vjet mė parė, njė shofer dėrgoi nė hidrocentrain e Fierzės njė turbinė. Megjithėse rruga e vėshtirė dhe me borė, turbina arriti atje. “Vėllezėrit” kinezė e morėn si heroizėm dhe e publikuan edhe nė Zhimin Zhibao.

      Por sot qė Shqipėria e ka nė akull tė madh nė tėrė arteriet e jetės sė vet dhe “turbina” e shtetit nuk ka Sy pėr Qare tė vejė nė destinacion, janė amerikanėt qė po e marrin si heroizėm tė ēmendurisė shqiptare. Tash dhjetė vjet tė tė ashtuquajturės demokraci nuk pati njė koalicion partiak, tash 500 e ca vjet, nuk pati respektim nė rrotacionet qeverisėse, duke prodhuar vetėm okazione, zbritje, ecje mbrapakthehu. Terrorizmi dhe pjella e tij tashmė janė nė objektiv. Vetėm brenda tre muajve, sipas kryeminstrit shqiptar Ilir Meta janė kapur nė Shqipėri 139 terroristė dhe persona tė papėrshtatshėm. Lufta mes Fatos Nanos e Ilir Metės nė vėshtrimin e “vėllezėrve” kinezė ėshtė heroizėm, nė vėshtrimin perėndimor ėshtė sopatė mbi ata qė prodhuan, siē thamė Okazione. Tėrheqja e Sali Berishės nga pretendimi pėr president tė Shqipėrisė, natyrisht ėshtė prej zorit, jo nė vėshtrimin kinez, as arab, por amerikan. Nėse deri sot Shqipėria ka ecur me shpatė nė dorė si Bin Ladeni dhe nga ana tjetėr ka reklamuar demokraci, asociacione tė tilla nuk gėlltit Amerika. Hapi i parė do tė jetė Presidenti i Republikės qė dihet ėshtė piketuar Mandela shqiptar Pjetėr Arbnori. Edhe kėtu rruga ėshtė e vėshtirė, por ama nuk janė “vėllezėrit” kinezė qė hapin hapėsira me Zhimin – Zhibaon. Dallgėt qė kanė marrė para politikėn e nxehtė shqiptare, pikėsėpari  janė zinxhirėt e “kamionit” qė duhet tė ēojė “turbinėn” nė destinacion. Megjithatė, nėse kinezėt mbasi dėrguan turbinat nė hidrocentral, ikėn, amerikanėt mund tė ikin vetėm nėse nuk vete “turbina” atje ku duhet. Pra, burimet tona bėjnė tė ditur pėr gazetėn mė autoritare shqiptare nė diasporė “Shqipėria Etnike” se, tėrė biznesmenėt, bankat, asistenca e tėrė fushave si dhe ambasada amerikane mund tė largohen nga Shqipėria nėse kėtu nuk krijohet dhe funksionon njė shtet pa diferencime politike, etnike, religjioze.

Sokol Pepushaj

 

Presidenti shqiptar: “Gjyqtarėt e Shkodrės nėse lirojnė kriminelėt do tė pėrfundojnė nė burg”

      Burime tė rezervuara por tė besueshme pranė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, bėjnė tė ditur pėr gazetėn “Shqipėria Etnike” se kryetari i kėtij Kėshilli Rexhep Meidani, ka marrė shumė ankesa nga njerėz tė ndershėm tė Shkodrės pėr mėnyrėn e procedimit penal tė kriminelėve tė kapur nga stafi i ri i policisė sė kryeqendrės sė veriut shqiptar dhe kryeqendrės sė kriminalitetit.

      Shkodra, qyteti mė problematik shqiptar pėr pesė vitet e fundit zė rreth 30 % tė krimit, ku kanė qenė tė bardha ato ditė qė nuk kanė regjistruar njė krim tė rėndė, tash afro njė muaj ėshtė ndėr qytetet e qeta dhe pa probleme. Dhjetėra e dhjetėra kriminelė janė kapur, tė tjerė janė nė lista dhe do kapen sipas premtimit tė kolonel Pjerin Ndreut. Gjykata qė tashti po bėn demarshet pėr tė lehtėsuar kriminelėt, karshi parave nė dorė, thonė burimet tona. Nė tė vėrtetė kėto pesė vitet e fundit dėnimet e kriminelėve numėrohen me gishta. Madje kėtu nė kėtė gjykatė vite mė parė arriti tė arratisej nga kati i dytė i kėsaj gjykate njė i pandehur dhe tė hypė lirshėm nė makinė e tė kalojė edhe doganėn e Hanit tė Hotit. Dhe masat nuk janė dukur ende. Por ndryshe duket se do tė ngjasė kėsaj here. Presidenti I Republikės Rexhep Meidani dhe drejtėsia shqiptare duket do tė jenė tė rreptė me gjyqtarėt e Shkodrės, ku, nėse deri tashti nuk ėshtė ēelur ende fleta e parė e kushtetutės shqiptare ku pėrcakton qartė fjala vjen edhe mbajtjen pa leje tė armės nė lokale apo vende publike, ligji do godasė fort gjyqtarėt qė do lehtėsojnė tė akuzuarit, pasi emrat e tyre ka kohė qė janė nė regjistrat e policisė dhe ankesat e qytetarėve janė tė shumta ndaj tyre. Po si do tė vėrtetohet fajėsia e tyre?! Po a do tė ketė forca tė caktuara politike qė do tė mbrojnė kriminelėt? Kėto janė probleme fare tė vockla, pasi gjendja vėrtet e rėnduar duket qė nė komunikatat qė japin mediat, ku asnjėra nuk ėshtė e zonja tė pėrmendė emrin e njė tė ndaluari, thua se personi ka rėnė nė rrjetin e bluve pėr merita e burrėri! Sidoqoftė, policia e Shkodrės fillimisht duhet tė sigurojė mediat qė edhe ato ta ndihmojnė nė pasqyrimin e realitetit dhe tė jenė sa mė pranė vendimeve tė padrejta tė gjykatės.

Megjithėkėto, njė ogur i mirė duket edhe pėr Shkodrėn, pasi nėse njė gjyqtar do provojė prangat nė raste tė abuzimeve apo lehtėsimeve tė tė akuzuarve, normalisht ky institucion do tė zbatojė ligjet, kushtetutėn, pasi kur tė djeg qumėshti i fryhet kosit.

Sokol Pepushaj

 

Pasqyra e fajeve

      Pėrvoja e kohėve tona po na tregon se sa mė e fortė tė jetė diktatura, aq mė tė thella e tė qėndrueshme i ka rrėnjėt e nė sajė tė kėtyre rrėnjėve mbijnė trungu e filizat e saj. Ata qė nuk i japin rėndėsinė kryesore rrėnjės, dashur pa dashur i bėjnė njė shėrbim tė vlefshėm pėrtėritjes sė trungut. Ky realitet e hedh poshtė thėnien: “Kur vdes diktatori, vdes edhe diktatura”. Tirania vdes vetėm atėherė kur bėhet e plotfuqishme liria e vėrtetė. Mė 22 mars tė kėtij viti, demokracia shqiptare do tė duhej tė festonte pėvjetorin e saj tė dhjetė, por a do tė guxojė kush tė gėnjejė se demokracia jonė ėshtė dhjetė vjeēare?! Fjala tranzicion do tė thotė kalim pėrpara, ndėrsa ne po rropatemi nėpėr baltėn qė na la diktatura. Liria e fjalės dhe e shtypit prej atyre qė zhvleftėsojnė tėrėsisht lirinė e fjalės, s’ėshtė veēse njė formė e re diktatoriale. Njė formė qė ndonėse nuk ta mundon trupin si diktatura, shpirtin ta mundon edhe mė shumė, mbasi shpirti ėshtė foleja e idealit. Gjatė diktaturės idealin na e ushqente shpresa e ngadhnjimit, ndėrsa periudha e ashtuquajtur pas komuniste na la edhe pa atė ushqim. Vdekja e shpresės ėshtė mė e dhimbshme se vdekja e trupit. Atij apo atyre qė mund tė ma dėnojnė kėtė pesimizėm u them: “Ngjalljen e shpresės do ta kėmbeja edhe me jetėn time, por kush po pėrpiqet pėr ngjalljen e shpresave, apo pėr shėrimin e ekzistueseve”? Nė kohėn tonė duket sikur heshtja i thotė sensibilizimit: “Unė nuk u jap rast si ti, tė tallen me mua”. Nuk sensibilizohen politikanėt qė Atdhe konsedrojnė xhepat e tyre. Ata janė tė ngjashėm me dy skuadra volejbolli e faji i tyre i shėmbėllen njė topi volejbolli tė cilin ata ia zhysin njėri – tjetrit e kur qeveritė shohin rrezikun e humbjes sė lojės si trajnerėt qė zėvendėsojnė lojtarėt me shpresėn e shtyrjes e kohės sė mbajtjes sė postit. Nuk sensibilizohet juristi qė e nxjerr drejtėsinė nė ankand, nuk sensibilizohet gazetari tė cilit ia drejton penėn paraja, nuk sensibilizohet mjeku qė edhe tė varfėrve tė sėmurė u rrėmben ēfarė kanė mbas shpirtit pėr t’ia shtuar pasurisė sė tij, nuk sensibilizohet tregtari qė rritjen ma tė madhe tė kėnaqėsisė sė tij e sheh nė rritjen e ēmimeve tė mallrave qė shet. Veē kėtyre veseve shkatėrrimtare, tek ne ekziston edhe njė tjetėr tepėr i ēuditshėm. Disa autorė tė veprave tė vlefshme pėr Atdheun, jo vetėm qė nuk dėshirojnė qė dikush tjetėr t’ua kalojė, por edhe u bėhen pengesė rivalėve tė tyre, nė kėtė drejtim. Nėse ky egoizėm kaq i ēuditshėm do tė lejohej tė nxirrte kryenė vendet e zhvilluara, qytetėrimet tona do tė ishin paralele. Pas rėnies sė diktaturės tonė lindi parulla e njohur : “ E duam Shqipėrinė si tė gjithė Europėn”. A nuk do tė ishte parullė mė e arsyeshme: “Ta bėjmė Shqipėrinė si tė gjithė Europėn”? Nė vend sė kėsaj ne i treguam botės aftėsinė e luftės mė shkatėrrimtare ndaj vehtes duke e sprapsur Atdheun tonė qė ėshtė vehtja jonė. Popullit nuk i kushton asgjė mė shtrenjtė se humbja e rolit qė pėrke tė luajė nė dobi tė tij. Kur do ta kuptojmė se shteti nuk e ka nė dorė popullin sa e ka populli nė dorė shtetin. Populli nuk duhet t’i lejojė individėt e interesave tė ndyra t’ia lakojnė emrin e tij. Se sa vendimtar ėshtė veprimi i popullit nga thotė edhe citati i famshėm i Shekspirit: “Zėri i popullit, zėri i Zotit”. Nėse njė popull nuk ka rastin tė zgjedhė nė mes tė sė mirės e sė keqes, ai duhet tė dijė tė zgjedhė nė mes tė dy tė kėqijave tė keqen mė tė vogėl deri sa tė shkojė tek e mira.

      Le tė shndėrrohemi pra nga hallkat e zingjirit qė lidhėm veten, nė hallka tė zingjirit qė lidh tė keqijat tona tė deritashme. Vetėm kėshtu ne do tė ēelnim dryrin e derės sė pėrparimit e do tė hapnim dy kapakėsh. Vonesėn tonė le tė na ngushėllojė proverbi: “Mė mirė vonė se kurrė”.

Gjokė Vata

 

Demokristianėt duhet tė gjejnė veten…

      Partia Demokristiane Shqiptare u aprovua e fundit gjatė periudhės sė pluralizmit shqiptar (dhjetor 1991)!

      Dihet se gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, demokristianėt italianė, duke qenė diametralisht me polaritet tė kundėrt me komunistėt u quajtėn pro fashistė, (ndoshta e quajtėn tė keqen mė tė vogėl). Me sa duket, ky paragjykim i komunistėve shqiptarė (tė konvertuar) nė socialistė dhe demokratė, bėri qė demokristianėt tė hyjnė tė fundit nė arenėn e politikės shqiptare. Kemi shumė argumente tė shkruara dhe gojore qė na tregojnė se Partia Demokristiane mund tė jetė partia mė e vjetėr nė Shqipėri. Liberalėt pretendojnė se partia e tyre ishte krijuar qė nė vitin 1903, nga Luigj Gurakuqi. Meqė nuk kemi ndonjė argument apo arsye pėr t’i kundėrshtuar le ta pranojmė variantin e tyre dhe ju urojmė nga zemra tė bėhen njė segment i fuqishėm nė qendrėn (tepėr tė dobėt) tė politikės shqiptare, aty ku padyshim duhet tė pozicionohet edhe Partia Demokristiane (mbasi tė ketė krijuar struktura tė afta) pėr tė mos u lėkundė si “lavjerrėse” sa majtas – djathtas… . Sipas njė dokumenti (pa numėr arkivi), marrė nga Arkivi i Shtetit dhe Biblioteka Kombėtare, na rezulton: Mė 2 Prill 1840, Pal Uka (Malaj) doganier nė doganėn e Qafė – Prushit, i banė me dijtė Abatit tė Merturit tė Gurit, Iballės sė Pukės dhe atij tė Durrėsit se ka ardhė koha e bashkimit tė katolikėve tė Shqipėrisė nė njė dioqezė tė vetme, bile, shton ai, marr guximin tė paragjykoj se edhe me mbėshtetjen e krushkut tim Ēun Sokoli (Marku) tė Merturit tė Gurit, se jam gati tė jap gjysmėn e shpenzimeve pėr tė ngritur njė famulli katolike nė Tiranė, vend ky qė po popullohet, e ku gati gjysma e popullsisė janė katolikė, pra vend qė i thėrret (piskamė) tė ardhmes… Kisha pėrfundoi sė ndėrtuari nė vjeshtėn e tretė tė vitit 1888 (pranė Hotel Pezės sot)… .

      Jehona e thirrjes sė Pal Ukės, Ēun Sokolit, bajraqeve tė Pukės, Mirditės dhe Dioqezės sė Durrėsit kurorėzuan me sukses, qė nė Gusht tė vitit 1889, nė Iballė tė themelohet i pari Kongregacion qė u pagėzue: “Demokristianėt shqiptarė”… Pas Kongresit tė Lushnjės (1920) mbasi Tirana u ba kryeqytet, themelohet (mbi statusin e Iballės) “Partia Demokristiane Shqiptare”, (emrat e themeluesve ruhen nė Arkivin e Shtetit). Nuk mund tė kuptojmė arsyen e mbajtjes sekret tė kėtyre emrave, dhe qėndrimin kaq indiferent tė kryesisė sė PDK tė Shqipėrisė, pėr tė hedhur “dritė” mbi tė vėrtetėn e vjetėrsisė sė kėsaj Partie?!…

      Dokumenti tė cilin cituam (nėse ėshtė real) duhet kuptuar dhe trajtuar pėr efekt vjetėrsie, pamvarėsisht trajtesės fetare, e cila nė kushtet e pushtimit osman ka specifikėn e saj tė veēantė dhe do tė thoja tepėr tė arsyeshme. Njė parti e krijuar para dhjetė vitesh mban pėrgjegjėsi morale para anėtarėve, simpatizantėve dhe mbarė elektoratit tė saj, kur ajo nuk njeh “rrėnjėt” dhe krijuesit e saj. Sa mė tė thella “rrėnjėt”, aq mė solid dhe i palėkundur do tė jetė “lisi”. Me sa duket drejtuesit e PDK – sė nuk kanė qenė fort tė ineresuar pėr “rrėnjėt” e Partisė, sepse nė ato “rrėnjė” kishte shumė elementė tė papėrshtatshėm pėr moralin e tyre “materialist”.

      Tė pranosh parimet demokristiane dhe tė jesh demokristian koshient duhet tė “gravosh” mė shumė nga ideali se sa nga ana materiale… Ndoshta kjo “sakrificė” i bėn drejtuesit e kėsaj force politike tė jenė tė pa fuqishėm nė pėrballimin e situatave dhe nė dėshtimin e fushatave.

      Nuk mund tė ankohemi nė ēdo fushatė se na i vodhėn votat. Ai qė nuk di tė ruajė “vreshtėn” nuk ka tė drejtė tė ankohet se i vodhėn prodhiminnė ēdo “stinė”…

      Mendoj se ka ardhur koha qė Demokristianėt mos tė merren mė me “pasojat” e humbjes por tė gjejnė shkaqet.

      Koha i thėrret nė skenė Demokristianėt pėr tė udhėheqė Qendrėn e Politikės Shqiptare dhe pėr tė ekuilibruar shtetin shqiptar, duek ndėrtuar institucione tė fuqishme dhe funksionale pėr integrim sa mė tė shpejtė nė shoqėrinė qytetare europiane. Pjesa e “shėndetshme” qė pėrfaqėson realisht idealet demokristiane duhet qė nė mėnyrė urgjente tė kėrkojė thirrjen e Kongresit tė jashtėzakonshėm pėr tė marrė nė analizė defektet tepėr serioze dhe dekadente tė udhėheqjes sė  Partisė dhe ndėrtimin e strukturave reale dhe krejtėsisht tė pavarura tė PDK tė Shqipėrisė.

      Udhėheqja e deritanishme ka treguar se ėshtė e paaftė pėr tė drejtuar Partinė. Shkėputja e lidhjeve me Partinė Demokristiane tė Kosovės, ku drejton Akademiku i shquar Mark Krasniqi, vė nė dyshim ndershmėrinė dhe korrektesėn e udhėheqjes sė PDKSH.

      Askush nuk mund tė mohojė misionin Paqėsor qė sjellin demokristianėt shqiptarė dhe komuniteti katolik si element primar qė duhet t’i paraprijė demokristianizmit. Ėshtė folur shumė gjatė 50 vjetėve, dhe vazhdon edhe sot tė “trumbetohet” periudha pesė vjeēare e pushtimit fashist, dhe ėshtė mėnjanuar pushtimi pesė shekullor osman! Madje segmente tė caktuara nė politikėn shqiptare i kanė quajtur dhe i quajnė turqit “vėllezėr tė njė gjaku”!…

      Kush ėshtė shqiptar me gjak Arbėri, nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė pranojė etiketėn e njė shteti tė huaj, e aq mė keq tė njė pushtuesi barbar, qė desh tė pėrmbysė qytetėrimin europian. Nuk kam dėgjuar deri mė sot ndonjė besimtar katolik tė thotė tė jemi vėllezėr tė njė gjaku me italianėt… E megjithatė nuk duhet harruar se gjatė kohės sė pushtimit Romak, Perandoria Romake u drejtua nga 12 Perandorė Ilirė, ndėrsa asaj Bizantine i “dhuruam” katėr perandorė.

      Talenti i atyre figurave qė kontribuan pėr tė huajt, nuk mund tė pėrdoret si element pėr mburrje. Ne duhet tė mburremi me ata burra tė mėdhenj qė luftuan pėr Arbėrinė.

      Qė tė mos largohemi nga tema e shkrimit, parimet demokristiane u evidentuan dukshėm nė pranverėn e “zezė” tė vitit 1997. ishin vogėlushėt e Kallmetit tė Zadrimės ata qė do tė mblidhnin gėzhojat e “plumbave tė vdekjes” pėr tė ndėrtuar me to Kėmbanėn e Paqes. Dhe kjo padyshim nuk ėshtė rastėsi. Ėshtė Zadrima ajo qė lindi korifejtė e shqiptarizmit dhe kristianizmit. Bardhi, Gazulli, Fishta e sa e sa edukatorė tė tjerė kanė mbjellė nė atė tokė tė begatė – “Pemėn” e Lirisė, Paqes e besimit.

      Mbi kėto figura tė shquara do tė bazohen parimet e Demokristianėve shqiptarė, larg ēdo ekstremi fashist apo komunist.

      Pėrplasja e kėtyre ekstremeve mund tė ndezė vetėm zjarrin e urrejtjes. Sot shqiptarėt, mė shumė se kurrė, kanė nevojė pėr njė forcė politike qė di tė zbusė ekstremet.

      PDK Shqiptare duhet tė bėjė reforma radikale nė tė gjitha strukturat e saj, nga baza deri nė “kupolė”, dhe kėshtu tė bėhet njė qendėr e fuqishme dhe reale pėr tė shuar ēdo mosmarrveshje dhe konflikt nė politikėn shqiptare.

      Demokristianėt do tė jenė “Lokomotiva” qė do tė drejtojė “Trenin” shqiptar drejt botės sė civilizuar e moderne, pra sa mė shpejt ata Duhet tė Gjejnė Vetveten.

Nga: Mark Bregu

 

Privatizimi i burimeve hidroenergjitike

      Rruga e vetme pėr menaxhimin pa abuzime ėshtė bėrė publike tashmė pėr opinionin vendas por edhe atė tė huaj i cili interesohet pėr investime e bashkėpunim me ekonominė shqiptare, privatizimi i sektorėve tė rėndėsishėm strategjik tė vendit e bashkė me tė dhe ai energjitik.

      Strategjia e ME e Privatizimit pėr privatizimin e kėtyre sektorėve nė opinion mė shumė serviret nė mėnyrat e Seminarėve, takimeve me personalitete e investitor tė huaj se sa nė platforma tė qarta, transparente e konkrete nė opinionin shqiptar, dikasteret pėrkatėse qė i mbulojnė kėta sektorė dhe pothuajse aspak nė ndėrmarrje e filiale ku ky problem ėshtė konkret e baza e kėtij operacioni. Tė ndodhur para kėtyre rrethanave, kur nė bazė asnjėherė nuk ėshtė marrė ky mendim as nė rang specialistėsh, sindikate apo drejtorishė, mendojmė ta bėjmė publik opsionin tonė pėr kėtė operacion.

      Konkretisht rruga e privatizimit masiv tashmė e hapur, opsioni i qeverive post komuniste pėrfshin dhe burimet energjitike, pra Hidrocentralet. Po si do tė bėhet ky privatizim. Cila ėshtė strategjia, cilat janė opsionet e mundshme, nė ēfarė fazash do kalojnė etj., prėbėn shqetėsimin e natyrshėm tė drejtuesve tė kėtyre ndėrmarrjeve, sindikatave e ish pronarėve tė trojeve ku aktualisht janė instaluar kėto vepra. Ky shqetėsim shtrihet edhe mė gjerė, nė mbarė popullin shqiptar, i cili ka akumuluar njė pjesė tė madhe tė kontributit tė tij nė vite nė kėto vepra. Ky shqetėsim i drejtė presupozon tė ardhmen e kėtyre veprave nė shėrbim tė tij nė pėrputhje me kushtet social – ekonomike nė vazhdimėsi.

      Pėrballė kėtyre situatave e pikėpyetjeve ėshtė e natyrshme qė prezent tė jetė opsioni i njerėzve qė aktualisht punojnė nė kėta sektorė, qė i administrojnė e mirėmbajnė, pra u shėrbejnė me sa munden qė nė tė shumtėn pėrbėn kontributin e jetės sė tyre.

      Nė Shqipėri pothuajse prodhimin e pėrgjithshėm tė energjisė e mbulojnė Hidrocentralet. Pėr nga rėndėsia ky prodhim ėshtė jetik pėr ekonominė private, familjare e mbarėvajtjen e punės sė institucioneve e ndėrmarrjeve shtetėrore. Kjo linjė ėshtė njė nga  elementet kryesore qė duhet patur parasysh nė strategjinė e privatizimit tė kėtij sektori. Besoj se nė kėtė aspekt strategjia e privatizimit duhet medoemos tė eleminojė forma apo varianet abuzive, tė cilat nė tė ardhmen do tė dėmtonin interesat kombėtare qė mbulon prodhimi i energjisė elektrike.

      Nė Hidrocentralet e vendit tonė tė cilėt tashmė kanė njė jetėgjatėsi tė konsiderueshme ėshtė specializuar njė personel inxhinier e teknik i cili jo vetėm qė i mirėmban e administron kėta vepra, por edhe ka pėrballuar me shumė sukses dhe sfidat mė tė vėshtira tė kohėve qė kaluam me probleme natyrore e sociale. Ky element qė tashmė ėshtė bėrė pjesė organike e kėtyre veprave pėr mendimin tonė ėshtė faktori i parė qė duhet patur parasysh nė strategjinė e privatizimit.

      Pėr vetė format e sistemeve ekonomike tė kaluara ish pronarėt e trojeve nė tė cilat janė vendosur kėto vepra janė faktori i dytė qė duhet pasur parasysh gjatė privatizimit.

      Duhet tė kemi parasysh dhe tė jemi tė bindur se asnjė njeri nuk do tė merrte pėrsipėr rreziqet qė mund tė lindin nga privatizimi i kėtyre veprave pa u zgjidhur problemi i ish pronarėve.

      Njė tjetėr faktor vendimtar nė kėtė strategji ėshtė shteti. Rėndėsia e kėtij prodhimi, problemet sociale tė pashmangshme qė lindin nga politikat e ēmimit tė shitjes sė tij, pėrballimi i situatave tė vėshtira atmosferike qė lindin prej nga ėshtė kushtėzuar ky prodhim, administrimi i komplekseve me drejtim kombėtar qė pėrmban kjo pasuri, futja e strategjive me drejtim ekologjik e bujqėsor e bėjnė tė domosdoshėm prezencėn e shtetit nė strategjinė e privatizimit.

      Gėrshetimi i tre faktorėve tė mėsipėrm do tė bėnte qė tė sihte i kėnaqshėm dhe efekti i privatizimit tė kėtij sektori nė investitorin mė tė madh, mbarė popullatėn tė cilit ky prodhim i duhet dhe nga ku lindin interesat e ndėrsjellta. Duke analizuar me kujdes anėn sociale dhe ekonomike si dhe interesat kombėtare mendoj se rruga mė e drejtė e privatizimit do tė ishte vendosja nė bashkėpronėsi e shtetit, punonjėsve qė i administrojnė kėta vepra dhe ish pronarėve tė trojeve. Nė formėn e bashkėpronarėve me aksione tė kėtyre tre elementeve do tė realizoheshin me shumė sukses efektet pozitive qė lindin nga njė privatizim i tillė.

      Po cilėt do tė ishn argumentet pėr kėtė variant si mė i favorshmi.

      Mendojmė si njerėz qė kemi njė pėrvojė mbi 15 vjet punė nė kėto vepra se shteti duhet tė jetė padiskutim aksioneri kryesor nė privatizimin e centraleve. Prania e shtetit do tė rregullonte nė ēdo kohė ekuilibret e gjendjes teknike, politikave tė ēmimit, politikave tė prodhimit e furnizimit tė popullit tė cilat kurrsesi nuk duhet tė jenė nė dorė tė njė apo disa personave tė brendshėm dhe absolutisht jo tė jashtėm. Nė asnjė mėnyrė nuk duhet pranuar se shteti ėshtė i dobėt pėr politika me shumė shpenzime nė kėta sektorė. Kjo ėshtė pasuri jetike kombėtare e nevojė e domosdoshme pėr popullin e kurrsesi nuk duhet tė jetė nė duar tė pasigurta. Ndryshe shteti ynė do tė kthehej nė njė instrument i varur nė kėtė drejtim nga komercializmi i biznesmenėve tė cilėt edhe mund tė abuzojnė nė momente me qėllime tė caktuara.

      Aksioneri i dytė mė i rėndėsishėm duhet tė jenė punonjėsit e kėtyre veprave. Kjo ide nuk ėshtė pasion pėr privilegje pėr kėta njerėz por nevojė pėr njė kontribut tė ndershėm, administrim korrekt tė shpenzimeve, pra njė element i domosdoshėm qė do tė rregullonte marrėdhėniet e interesave me ato sociale. Jam i bindur se asnjė aksioner nuk do tė ishte i sigurtė nėse punonjėsit nuk do tė kishin interesat e tyre nė kėtė prodhim. Pra dhėnia e njė sasie aksionesh nė sipėrmarrje punonjėsve ėshtė sa e drejtė aq edhe e  nevojshme. Lind pyetja, pse me sipėrmarrje.

      E para punonjėsit nuk kanė mundėsi financiare pėr t’i blerė kėta aksione me para nė dorė.

      Dhe arsyeja e dytė, punonjėsit do tė ishin tepėr tė interesuar pėr mbarėvajtjen e punės, mbajtjen e paisjeve, administrimin sa mė korrekt ekonomik tė shpenzimeve e investimeve tė nevojshme. Kėto interesa do tė ishin promotor tė mbarėvajtjes sė punės e bilanceve me efekte pozitive pėr shtetin e aksionerėt e mundshėm. Krahas deytrimeve tatimore ndaj shtetit punonjėsit nė bazė tė bilanceve do tė shlyenin nė pėrqindje tė caktuara hap pas hapi aksionet e marra me sipėrmarrje.

Aksioneri i tretė pėr nga rėndėsia strategjike por jo besoj financiare, duhet tė jenė ish pronarėt e trojeve. Dhėnia e aksioneve nė kompensim tė pronave tė tyre tė zėna nga kėta vepra do tė ishte njė hap sa i rėndėsishėm, aq edhe i domosdoshėm pėr pavarėsinė e kėtyre veprave nė administrim tė pronave tė tyre tė pakontestueshme.

   Aksioneri i katėrt i kėtyre veprave mendojmė se mund tė jetė cilido person fizik apo juridik i cili mund t’i blejė kėta aksione, por kurrė mendoj njė person i vetėm tė blejė aksione me shumė nga sa mund t’u jipen punonėsve sė bashku me sipėrmarrje. Njė natyrė e tillė realizimi tė strategjisė sė privatizimit tė veprave Hidroenergjitike qė do tė ruante nė thelb kėto ide jemi tė sigurtė se do tė jetė shumė frytdhėnėse nisur dhe nga pėrvoja jonė nė H/C Koman. Natyrisht kjo vepėr me rentabilitetin mė tė lartė nė sistemin hidroenergjitik mund tė gėzojė menjėherė hapa tė tillė. Besojmė se ėshtė pika nga ku duhet nisur njė operacion i tillė dhe qė mund tė bėhet pikė referimi pėr centralet e tjerė sipas specifikave tė tyre. Kėto mendime besoj se do tė ndihmojnė qė strategjia e privatizimit tė jetė transparente, e ndershme e nė shėrbim tė ineresave ekonomike kombėtare.

Aleksandėr Kaēi

 

Errėsira energjitike qė duhet tė na mėsojė tė shohim

Janė ditėt e para tė vitit 2001. Fatkeqėsisht kompania e vetme shtetėrore, KESH po i dhuron popullit shqiptar dhuratėn mė tė keqe, errėsirėn energjitike. Dhe kjo nuk ėshtė rastėsi. Ėshtė fryt i njė kompleksi negativ drejtimi tė paaftėsh, korrupsioni, politizimi deri nė punėtorė tė kompanisė, largimit nga drejtimi tė specialistėve mė tė aftė apo mbajtja e tyre nėn presion politik. Janė injoruar ose anashkaluar mendime e kritika tė herėpashershme qoftė nga specialistėt e profesor me njė jetė nė energjitikė. Ėshtė injoruar mendimi teknik i organizuar nė Sindikatėn e Pavarur i cili qė mė 18 Maj tė vitit 2001 paralajmėroi duke argumentuar: Ja pse do tė mbetemi pa drita nė dimėr (“RD”, d. 19 Maj 2001); KESH, tellall krizash e ēerdhe tė paaftėsh (“Sindikalisti” 18 Maj 2001); Militantizmi ka pushtuar KESH – in (“55” d. 19 Maj 2001). Qoftė nė kėta artikuj si dhe nė shumė shkrime, konferenca, takime me drejtues tė KESH – it vazhdimisht kemi kėrkuar rrugėt tenkike pėr parandalimin e problemit tė errėsirės. Fatkeqėsisht interesat ekonomike dhe politike mė shumė se abuzive nė drejtimin e KESH – it as qė janė kujtuar t’i shohin e jo mė t’i analizojnė propozimet teknike nė shėrbim tė njė funksioni normal nė KESH. Nė 5 vitet e fundit janė ndėrruar 5 drejtorė nė KESH, tė gjithė me detyra politike, ku pasardhėsi kishte pėr detyrė tė mbulonte gabimet e shkeljet e paraardhėsit. Natyrisht nu kmund tė thuhet kjo pėr pr. Faraudin Hoxhėn por mjerisht kopetencat drejtuese tė cialt i kishin lėnė nė dorė e detyrojnė qė pėrballė kėrkesave tona nė tė mirė tė punės tė deklarojė se KESH – in nuk e lė tė punojė politika. Nė drejtimin e KESH – it mund tė vėrejmė gjithēka abuzive por vetėm profesionalizėm e pėrgjėgjėsi jo. Nė filialet e prodhuesit kryesor tė energjisė Vau – Dejės, Koman, Fierzė janė vėnė nė drejtim inxhinierėt mė tė paaftė profesionalisht por qė nuk i kanė lėnė kusur abuzimeve, ndėrtimeve tė administratave partiake, ndėrtimit tė konfederatave pėr tė neglizhuar kritikėn e lėvizjen sindikaliste. Nė qendėr tė punės sė tyre vėren keqdashjen mė dramatike pėr punėn nė sjelljen karshi specialistėve mė tė mirė, tė atyre pa tė cilėt teknika nuk mund tė vihet nė lėvizje. Pėr ne janė shumė tronditėse qėndrimet ndaj specialistėve tė tillė tė energjitikės, nga mė tė mirėt nė Shqipėri, si Tonin Petani, Fatlum Nurja (larguar nga puna), Marketin Shllaku (shkarkuar nga detyra e drejtorit, inxhinier nė filial), Nexhat Maliqi (shkarkuar nga detyra nė KESH, inxhinier nė KESH), Tonin Dodani (pėrgjegjės reparti nė filial), Arben Cani (pėrgjegjės reparti nė filial)etj., etj., inxhinierė pa tė cilėt burimet energjitike po vuajnė dhe mungesa e tyre mund tė bėjė qė ata tė ndalojnė fare. KESH – i ėshtė njė kompani e prodhimit dhe shpėrndarjes sė energjisė, ajo nuk ėshtė azil apo fondacion prė tė strehuar militantė partishė, kushdo qofshin tė majta apo tė djathta. Nė krye tėsaj duhen tenkicienė tė energjitikės (tė cilėt falė punės sė tyre i kemi me bollek) dhe jo specialistė tė turizmit apo minierave. Mė erdhi pėr tė qeshur kur Ministri i Energjitikės, i cili mund tė jetė njė menaxher i mirė, para publikut filloi tė sqarojė kushtet teknike tė linjave apo nėnstacionit tė Elbasanit. Ja mendėsia qė na ēon drejt errėsirės. Ministri menaxhon, organizon, drejton nė kuptimin e gjerė tė fjalės, por nuk mund tė arrijė deri atje sa dhe tė  bėhet teknicien i energjitikės. Kėtė nuk mund ta bėjnė as drejtues tė paaftė qė kanė mbushė isntitucionet drejtuese tė tij qė nga qendra e deri nė filiale. KESH – in nuk mund dhe nuk duhet ta pėrdorė politika. Mjaft pasoja ka vuajtur kjo kompani nga njė drejtim i tillė sa tashmė gjendja e saj nė koma duhet tė na japė mėsime. Ėshtė e ēuditshme qė nė kėtė krizė tė rėndė kėrkohen zgjidhje nė mėnyrėn mė absurde, gna individė tė njohur pak ose aspak, gna organizma tė huaja qė gjithsesi nuk ju mungojnė dritat, nga kushdo tjetėr vetėm jo nga specialistėt tanė. As organizohet asnjė konferencė, tubim apo mbledhje sido qė ta quajmė me personalitetet tona tė energjitikės, tė djeshme e tė sotme pėr tė ballafaquar mendimet e pėr tė pėrzgjedhė zgjidhjet. As qė bėhet fjalė pėr t’u takuar me sindikatat, pėr tė dėgjuar njėri –tjetrin, pėr tė ndėrtuar strategji tė shoqėruara me pakte bashkėpunimi pėr daljen nga gjendja. Ja kėta janė format normale tė daljes nga kriza. Egoizmi i drejtimit tė paaftė njeh vetėm njė mjet. Atė drejt errėsirės sė plotė si dikur kur na mungonte gjithēka e duhej konsumuar edhe bari. Ja tė nderuar ose jo qeveritarė. Ėshtė koha mė kritike. Ēdo minut errėsirė duhet tė na mėsojė tė shohim ditė larg. Dhe tė arrijmė njė gjė tė tillė duhet tė nxjerrim pėrgjegjėsit. Asnjė justifikim nuk i lehtėson rezultatet. Dhe rezultatet e drejtimit tė kompanisė sonė energjitike KESH fatkeqėsisht janė aq tė dobėta sa nė njė shtet minimalisht normal pėrbėjnė faj. Moralisht kėta rezultate janė mė se tė mjaftueshme sa tė pėrligjin dėshtimin tuaj. Abuzimet pastaj janė krimi qė ju po bėni nė njė popull tė cilit i ka humbur me kohė besimi tek ju. Ndaj ėshtė koha qė gjithēka tė ndryshojė duke filluar qė nga ju z. drejtues  qė nga mėnyra e organizimit tė KESH – it, nga pavarėsia e tij. Dnaj ėshtė koha qė errėsira duhet tė na hapė sytė tė shohim sa mė larg.

Nga: Aleksandėr Kaēi

N/kryetar i Sindikatės sė Pavarur Elektroenergjitike Shqiptare

 

Gjergj Kastrioti „Mesia“ qė shpėtoi qytetėrimin kristian

      Rreth njėmbėdhjetė shekuj pasi zhvillimi e qytetėrimi i njerėzimit kishte marrė njė fytyrė krejt tė re, madje mė tė ngjashme se asnjėherė me atė qė predikonte doktrina shpėtimtare e Jezu Krishtit, tashmė e pėrqafuar pa rezerva nga pjesa mė e civilizuar e botės, ku njeriu e ndiente veten ashtu siē e kishte falur Zoti dhe predikuar Biri i Tij hirplotė, i cili ishte i vetmi burim shprese pėr jetėn jo tė lehtė tokėsore, por mbi tė gjitha pėr jetėn e amshuar qiellore. Diku larg nė kontinentin e verdhė nė Azi kishte filluar tė mbinte fara e njė perandorie „krisma“ e sė cilės pa kaluar shumė kohė do tė shkatėrronte jo pak nga qytetėrimi e besimi qė i dedikohej Kristianizmit, si doktrina qė i frymėzonte nė kėtė zhvillim tė pandalshėm. Por pėr ironi tė fatit mėkatar perandoria e qytetėrimit tė “Ri” deklaronte se frymėzohej po nė emėr tė profetėve tė dėrguar nga vetė Zoti, krijuesi i gjithėsisė. Natyrisht Profetėt nuk jetonin mė, e ata qė i predikonin po krijonin njė besim e qytetėrim sa tė vjetėr e aq tė harruar prej shekujsh nga qytetėrimi i ri Kristian. Frymėzimi i “Profetėve” tė kėsaj Perandorie nuk bazohej as nė Islamin e as nė Islamizmin e vėrtetė, por nė qėllimin e vetėm, plotėsimin e epsheve antinjerėzore tė prijėsve grabitqarė e ushtarakė, edhe pse e quanin veten Sulltan e tė dėrguar tė Zotit nė tokė. Gjithsesi kjo Perandori qė po krijohej nga njė fis i madh turk me emrin e parit tė tyre Selēuk (Selēukėt), qė me luftėra tė tmerrshme ku herė pėsonin fitore e herė humbje, arritėn tė pushtojnė mjaft nga popujt e tokat e Lindjes sė Mesme, ku fill pasi kishin pushtuar Bagdadin nė vitin 1055 shpallėn edhe doktrinėn e tyre shkatėrrimtare qė nė themel kishin Luftėn e Shenjtė kundėr Perandorisė Kristiane tė Bizantit. Natyrisht pas kėsaj pati reagime jo tė pakta nga bota kristiane, e cial qė nga Franca e Anglia u mobilizua pėr tė  mbrojtur qytetėrimin kristian, por edhe simbolin e saj Jeruzalemin. Pas kėsaj nga mesi i shekullit 13 – tė, tartarėt e xhinxhix Khanit pushtuan Anadollin, shkatėrruan turqit Selēukė. Por nga fundi i shekullit 13 – tė turqit e Anadollit u shkėputėn nga zgjedha Tatare duke luftuar nėn Emirin e tyre Osman qė u paraqit si trashėgimtar i Selēukėve. Ky themeloi perandorinė e famshme Osmane. I biri i Osmanit sihte Orhani i cili mori titullin e parė tė Sulltanit. Madje ky arriti tė martohej me vajzėn e perandorit tė Bizantit me rezidencė nė Kostandinopol (Stambollė), ku ky miqėsim u bė pėr tė luftuar kundėr Serbėve tė Stefan Dushanit. Pėr ta paraqitur sa mė bukur rritjen e forcimin e kėsaj Perandorie Turke po citoj disa rreshta nga libri i z. Mustafa Kruja me titull “Antologji e Hitorisė” i cili thotė: “Kėshtu u mbjell nė zemėr tė Anadollit kjo menjollė (pemė) e ēuditshme e cila tuj gjetun kushtet ma tė bukura pėr tė zanė rranjė epėr t’u rritun, u bė nė pemė qė njė ditė do tė mbėrrinte me mbulue me hijen e vet gjithė Azinė e Vogėl, Sirinė, Mesopotaminė, Arabinė, Egjyptin, Sudanin, Libinė, Tunizinė, Algjerinė, Krimen, Ukrainėn, Besarabin e tanė gadishullin Ballkanik nė tė dy anėt e Danubit e Hungarinė”. Mjerisht  pas gjithė kėsaj fatkeqėsie qė po gllabėronte qytetėrimin, Biznati sa vinte e dobėsohej e Perandoria Turke forcohej, duke u bėrė rreziku i pashmangshėm i vetė perandorisė sė Bizantit e qytetarėve tė saj kristianė. Pėr t’i dalur zot qytetėrimit kristian nė Ballkan shtetet ballkanike nė vitin1389 u bashkuan e organizuan nė luftėn e shenjtė nė betejėn e tmerrshme tė Fushė –Kosovės, qė fatkeqėsisht u fitua nga Turqit, nga ku filluan pushtimin e trevave tė bekuara tė Ballkanit e mė gjerė.

      Tashmė Botės Kristiane po i kėrcėnohej zhvillimi e qytetėrimi shekullor. Serbia, Greqia, Bullgaria ishin preja e parė e Perandorisė turkoshake, natyrisht edhe trevave shqiptare u sillej kjo re e zezė qė paralajmėronte Stuhinė qė nuk do tė vononte. Shqipėria e asaj kohe e ndarė nė principata, madje herė mike e herė armike me njėra – tjetrėn u mundua tė rezistonte, ku padyshim nė ballė tė kėsaj rezistence do tė ishte dhe familja princore e Kastriotėve, qė ishte edhe mė e fuqishmja e Shqipėrisė sė Mesme, me nė krye Gjon Kastriotin i cili me shumė shqiptarė kishte marrė pjesė edhe nė betejėn e Fushė – Kosovės nė vitin 1389. natyrisht pas kėsaj ishte e vėshtirė qė shqiptarėt t’i bėnin ballė stuhisė turkoshake, ata ndonėse luftuan, humbėn duke rėnė principatat njėra pas tjetrės nė duar tė Osmanllinjėve. Pikėrisht pas kėsaj nė vitin 1423 princit Gjon Kastrioti i merren peng katėr djemtė e tij nga Sulltani, ku njėri ndėr ta ishte Gjergj Kastrioti (mė i vogli) i cili sipas shumė dokumenteve kishte lindur nė vitin 1405, pra ishte plot 18 vjeē kur u shkėput gna gjiri i familjes e atdheut tashmė tė robėruar. Pas kėsaj Sulltan Murati i II i detyroi katėr vėllezėrit Kastrioti tė pranojnė tė bėhen tė fesė Islame. Madje Gjergjit i ndėrroi emrin due e quajtur Iskėnder – bej, qė nė shqip njihet Skėnderbe (kjo ishte nė Kujtim tė Aleksandrit tė Madh, qė do tė thoshte Princi Aleksandėr).

      Duke parė aftėsitė e Skėnderbeut, Sulltani e shkolloi dhe e pėrgatiti si njė komandant tė tij tė fuqishėm. U duke parė shkathtėsinė dhe mprehtėsinė e Skėnderbeut ai shpejt i dha grada nė ushtrinė e tij, duek i “besuar” detyra tepėr tė rėndėsishme ushtarake nė ekspeditat pushtuese e ndėshkimore kundėr ushtrive Kristiane tė kohės, fati i tė cilave ishte si mos mė zi. Ku pėr ta bėrė sa mė “origjinal” tmerrin e kėtyre viteve po citojmė nėj autor bashkėkohės (Ch. Diehl – Le Monde Oriental de 1081 a 1453, shqip Bota Lindore nė vitet 1081 deri nė vitet 1453), i cili shkruan pėr zaptimin e vendlindjes sė Lekės sė Madh nga Turqit : “Si shpendėt e qiellit, Islamikėt u pėrhapėn kudo tuj vra njerėz e tuj marrė rob ata qė mbeteshin tė gjallė. Vendi u shkretua nga njerėzit, kafshėt dhe pemėt e tokės. Nuk kishte ma princė, as prijės, nuk kishte ma kush t’i dilte zot dhe tė shpėtonte popullin nga ky rrebesh. Frika e Islamikėve i bante tė gjithė me marrė arratinė, dhe zemrat e heronjve dridheshin nga tmerri ma keq se tė grave. Kishte arritė puna saqė tė gjallėt me ju a pasė lakmi tė vdekurve”. Nė kėto kushte, megjithė pushtetet e selametet qė i kishte besuar sulltani Gjergj Kastriotit nė shpirtin e zemrėn e tij vlonin idetė e atdhedashurisė e besimit kristian qė ia kishin mohuara dhunshėm. Madje ai kėto ide i ruajti thellė nė shpirtin e tij prej shqiptari e Kristiani tė devotshėm deri n vitin 1443, plot 20 vjet, kur kryeheroi i kohės Janosh Huniadi i Hungarisė u printe ushtrive Kristiane tė Europės nė betejat me ushtritė turke. Ndeshja e dy ushtrive ishte planifikuar nė Zonėn e Nishit shqiptar (Kosovės), ku padyshim edhe vendi qė i pėrkiste racės sė Skėnderbeut duket se e ndihmoi pėr t’i zgjuar pėrfundimisht ndjenjat e Shqiptarisė qė nuk do t’i shuheshin kurrė. Marrėveshja me Huniadin bėri qė kjo betejė e frikshme tė fitohet nga ushtria kristiane, nga ku filloi kthimi i “bujshėm” i Skėnderbeut nė krye tė treqind trimave shqiptarė nė atdheun e tij tė zaptuar keq nga ēallma turke. Tashma Gjergj Kastrioti me trimat e tij pasi detyruan qatipin e Sulltanit pėr t’i dhanė njė ferman pėr guvernatorin e Krujės pėr t’i dorėzuar Kėshtjellėn, u kthyen nė atdheun e bekuar nga Zoti e robtuar nga djalli me fytyrė robi. Porsa ky trim i racės sonė u kthye nė Krujėn e ēliruar u kthye nė fenė e vėrtetė tė tij e tė parėve tė tij pra nė Kristianizėm nga ky edh shpalli luftėn e shenjtė kundėr invaduesve Muhamedan. Tashmė nė Kėshtjellėn e Krujės pėrėsri valonte flamuri kuq e zi i Kastriotėve, por edhe i gjithė shqiptarėve, qė shpejt do tė bėhej edhe i krejt Kristianizmit tė rrezikuar nga tė pa fetė e “fesė Islame”. Gjergj Kastrioti pasi arriti tė marrė shumicėn e pikave qė kontrollonte pushtuesi Osman fitoi tė gjithė shqiptarėt qė ishin detyruar tė ndėrronin fenė Kristiane me atė Muhamedane, tė kthehen menjėherė nė fenė e vėrtetė tė tyre e tė parėve tė tyre, nė atė Kristiane. Madje pėr ta realizuar kėtė “normė” qė kėrkonte gjaku i tė parėve tanė ai urdhėroi qė tė gjithė ata qė nuk pranonin tė pėrshkoheshin nė kalvarin e zhdukjes fizike, pasi ata nuk ishin shqiptarė po turq siē e quanin veten, e natyrisht turqit ishin vetėm pushtues tė atdheut e qytetėrimit, e si tė tillė nuk meritonin tė rėndonin mbi dheun e tė parėve tanė. Pas kėsaj nė truallin tonė u rrit se tepėrmi entuziazmi e besimi i tėrė shqiptarėve tek prijėsi i tyre qė po u sillte lirinė e besimin e munguar prej kaq vitesh. Gjergj Kastrioti pėr tė realizuar veprėn e shenjtė pėr tė cilėn ishte betuar para Zotit, u bėri thirrje tė parėve tė krejt shqiptarisė, qėtė bashkoheshin nė njė komandė tė vetme, realizimin e tė cilės do ta arrinte nė Kuvendin e Lezhės mė 02 mars 1444, ku ndėr prijėsit mė tė shquar tė shqiptarisė nė kėtė kuvend bashkimi e forcimi ishin: Pal Dukagjini, Pjetėr Shpati, Gjergj Balsha, Andera Topia, Teodor Muzaka, deri edhe Stefan Cernojeviēi i Zetės (Malit tė Zi) e tjerė. Gjergj Kastrioti me trimat e tjerė nė kėtė kuvend historik edhe njėherė proklamoi luftėn e shenjtė kundėr Sulltani Muratit, i cili nė atė kohė ende kishte granizonet e tij nė Vlorė, Kaninė, Gjirokastėr, Berat dhe Elbasan, si dhe siē e kemi shkruar mė sipėr qė nė vitin 1389 Serbia ishte bėrė Provincė Otomane me Despot Gjergje Brankoviēin qė i kishte marrė tė bijėn pėr gruamì, dhe dy djemtė peng, ndėrsa Bullgaria qė me 1393 kishte ra nėn kėmbėt e turqve, ndėrsa Perandoria Bizantine po kthehej nė njė fantazėm tė pėshtirė. I vetmi udhėheqės Kristian qė luftonte kundėr turqve sihte Huniadi i Hungarisė, pra pak shumė pak pėr t’i dalė zot botės dhe qytetėrimit Kristian qė rrezikohej tė kthehej atje ku ia kishte nisur dhjetėra shekuj mė parė.

      Bota Kristiane e Perėndimit nė Shqipėri pėrfaqėsohej nga Venediku e cila ksihte edhe njė rol disi okupues nė Skelat e Tivarit, Ulqinit, Lezhės e Durrėsit, ku kjo “fuqi” kristiane ishte e dobėt ushtarakisht pėr t’u pėrballuar me hordhitė Otomane, e si rezultat u tregua mjaft skeptike nė raportet me prijėsin legjendar tė shqiptarėve dhe vetė botės Kristiane. Gjithsesi Shqipėria shpejt largoi edhe mbeturinat e fundit tė ushtrisė Turke qė ende mbanin disa granizone si mė shkruam sipėr. Sulltan Murati e priti lajmin e kthimit tė Skėnderbeut nė origjinėn e shqitparisė si njė ofezė personale qė mendoi ta ndėshkonte me shpejtėsi. Pikėrisht nė qershor tė vitit 1444 dėrgoi njė ushtri turke prej 25 mijė ushtarėsh, ku shumica ishin Kalorės me nė krye njė nga gjeneralėt e tij besnik, Ali Pashėn. Por tashma Skėnderbeu kishte arritur tė organizonte jo pak trimat shqiptarė. Beteja u zhvillua nė luginėn e Dibrės ku armiku la nė kėtė fushė beteje rreth 7000 tė vrarė, ndėrsa nga forcat shqiptare as 2000 tė vrarė. Pėr kėtė betejė Marin Barleti thotė: “U ndeshėn Luanėt me luan”, ku padyshim Luanėt e kryeluanit Skėnderbe fituan, e ku kjo fitore e parė e Skėnderbeut mori jehonė nė mbarė Europėn Kristiane. Papa Eugjeni i IV, Mbreti Ladislav i Hungarisė e Polonisė dhe Duka i Burgonjės Filip le Bon e brohoritėn me njė entuziazėm tė pa parė. Pas kėsaj nė Krujė, kryeqendrėn e trimit filluan tė vijnė tė deleguar tė Europės Kristiane tė cilėt kėrkonin aleanca e bashkėpunim.

      Nė kėtė kontekst dallohet ajo e Mbretit Ladislav i III – tė nė dhjetor 1444. Madje pėr t’u konkretizuar kjo Skėnderbeu u bė gati pėr tė shkuar nė ndihmė Huniadit nė njė betejė qė po zhvillonte me truqit nė Skelėn e Varnas tė Detit tė Zi, ku Despoti i Serbisė Gjergj Brankoviēi ndaloi kalimin e ushtrisė shqiptare nėpėr tokat e Serbisė. Gjithsesi Kristianėt humbėn njė betejė tepėr tė rėndėsishme, madje nė kėtė luftė mbetėn tė vrarė veėt mbreti Ladislav dhe i dėrguari i Papės Kardinali Cesarini. Nė fakt tashma qendra e luftės nė mes dy botėve, asaj Kristiane e asaj “Muhamedane” po ēvendosej nė Shqipėri. Pėr ta mposhtur kėtė rezistencė gati hyjnore Sulltani qė nė vitin 1444 e vazhdim dėrgoi disa ushtri me gjeneralėt tij mė tė shquar, por qė tė gjithė pėsuan disfatė pas disfate, duek bėrė tė qė binte duhia e kėsaj perandorie pėr shkatėrrimin e botės Kristiane. Duke pėsuar kėto disfata vendosi tė provojė “fatin” nė krye tė nė ushtrie vetė Sulltan Murati II nė vitin 1450, ky nė fakt ėshtė edhe rrethimi i parė i Krujės. Nė kėtė luftė luanėt shqiptarėt fituan mbi armatimin modern tė kohės, mbi numrin disa herė mė tė madh tė ushtarėve turq, aq sa pas pesė muajsh luftimi vetė Sulltani u detyrua tė kthehet me turp nė kryeqytetin e tij. Pas kėsaj fama e Skėnderbeut po rritej nė mėnyrė tė paparashikueshme tek bota Kristiane, pasi nė fakt ishte hera e parė qė ushtria turke thyhej nė beteja kur komandohej nga vetė Sulltani. Pas kėsaj periudhe tė vėshtirė Skėnderbeu e pa veten nė vėshtirėsi pasi shumė herė bashkėluftėtarėt e tij e dezertuan apo tradhėtuan, pikėrisht ashtu siē kishin tradhėtuar vetė Jezu Krishtin ndonėherė apostujt e tij, ku shpesh ose sihin penduar ose vetė Jezu Krishti me ndihmėn e Atit ksithe dalė “fitimtar”. Madje Skėnderbeu iu drejtua Mbretit tė Napolit Alfonsit V – tė. Gjithsesi turqit qė nė vitin 1453 kishin marrė nėn sundimin e tyre kryeqytetin e Bizantit Kostandinapulin (Stambollin), pėr tė cilin fatkeqėsisht qė nė vitin 1452 admirali i Bizantit, greku Notares kishte deklaruar se mė parė preferonte qė Kostandinapolin ta pushtonte ēallma turke, se tė shihte aty kapelen e Kardinalit (Katolik) tė Romės. Mjerisht siē thamė kjo u bė realitet vetėm njė vit mė vonė. Tashma Skėnderbeu nė vitin 1451 ishte martuar me princeshėn Andronika qė shpesh thuhet Donika qėshte e bija e Gjergj Aranitit, princit tė Vlorės, martesė e cila influencoi mjaft pėr tė mbyllur “krizėn” e besimit nė mes disa prijėsve shqiptarė. Betejat e Skėnderbeut janė tė shumta, por rreth 22 janė ato tė cilat shpėtuan Shqipėrinė e qytetėrimin kristian nė krejt Europėn, nga tmerri i hordhive Turkoshake, kur pėr  tė shkruar pėr to do tė duhen mijėra faqe historie, por unė dua tė theksoj disa nga mė kryesoret qė shpėtuan Shqipėrinė e Europėn, por edhe e bėnė tė pavdekshėm tashma Mesinė e Ri njerėzor qė mbronte doktrinėn kristiane tė Mesisė Hyjnore pas rreth 15 – shekujsh lulėzim.

      Ishte viti 1457 kur Sulltani dėrgoi njė ushtri prej 80 mijė vetash me qėllim qė t’i jepte goditjen vdekjeprurėse tashmė dishepullit jo vetėm tė shqiptarizmit por tė krejt Kristianizmit Europian. E atėherė kur kjo ushtri e madhe e me mjete tepėr moderne pėr kohėn po kėrkonte tė hynte triumfalisht nė tokat Arbėrore (siē thirreshin atėherė tokat shqiptare), Skėnderbeu me njė ushtri disa herė mė tė vogėl, por me ndihmėn e vetė Zotit u vėrsul vrullshėm duke i shkaktuar ushtrisė armike turke rreth 30 mijė tė vrarė, ndonėse me kėtė ushtri kishte ardhė njė nga “apostujt” e Mesisė Skėnderbe qė e kishte tradhėtuar (si Juda Iskarioti Jezu Krishtin), por qė mbeti nė dorėn e vetė Atletit tė Krishtit siē kishte filluar tė thirrej Gjergj Kastrioti. Kjo fitore e Skėnderbeut mbi turqit mahniti botėn, aq sa Papa Kalikst i III – tė e emėroi Gjergjin “Kapedan tė selisė sė Shenjtė”, madje nė njė letėr qė i dėrgon Perandorit tė Gjermanisė e quan “ushtar tė Krishtit me krahun e palodhur”, por nė njė rast tjetėr Papa Kalisti e quan edhe “birin tonė tė Shenjtė”. Natyrisht Skėnderbeu nė njė rast tė vėshtirė pėr Italinė (pėr mikun e tij Ferdinandin) ai mė 1461 i shkoi nė ndihmė nė krye tė 3000 luftėtarėve, ku lajmi i ardhjes sė tij e mbushi Italinė me famėn e ngadhnjimit e fitores sė Ferdinandit mbi armiqtė aq sa ai e quajti Skėnderbeun “Babė”. Tashma Mehmeti II – tė e kishte zemrėn tė mbushur me urrejtje tė pashoqe, prė Skėnderbeun i cili jo vetėm e kishte mundur nė luftėrat gjakatare, por mbi tė gjitha ishte bėrė heroi i kohės nė mbrojtje tė krejt Europės Kristiane, e cila Skėnderbeun e respektonte e nderonte si njė kryehero e Mesi tė ri qė mbronte krejt kristianizmin. Natyrisht nė kėto kushte pengesa kryesore e Osmanllinjėve pėr tė shkatėrruar qytetėrimin kristian tė Europės  ishte pikėrisht Gjergj Kastrioti, Skėnderbeu. Nė kėtė kohė qė shpesh mbretėritė e Europės e shikonin me admirim mbrojtėsin e tyre Skėnderbeun, shpesh nuk i afronin ndihma, ose ia vononin ato, e pėr kėto “fajin” e kishte ose smira, ose mbi tė gjitha frika e ndėshkimit tė perandorisė turkoshake. Por qytetarė tė botės kristiane shpesh kishin ardhur nė Krujė pėr t’u rreshtuar pėrkrah ushtrisė sė Skėnderbeut, ku vlen tė theksohet se kėta ushtarė tė “Krishtit” vinin edhe deri nga Anglia e largėt pėr kushtet kohore. Rrethimin e tretė tė Krujės, Sulltan Mehmeti II e bėri mė 1466, por pėrsėri dėshtoi para forcės njerėzore e pse jo edhe forcės hyjnore tė Skėnderbeut me ushtrinė e tij, e cila me sa duket ishte e bekuar prej vetė Zotit e Birit tė  Tij Jezu Krishtit qė si mbrojtės tokėsor ksihte dėrguar Princin Shqiptar Gjergj Kastriotin (Skėnderbeun). Natyrisht edhe vetė Engjėjt qė zbresin nė tokė janė tė pėrkohshėm, pasi ata i takojnė mbretėrisė sė Qiellit, e si i tillė Gjegj Kastrioti shkoi me shpirtin e tij pranė frymėzuesit e adhuruesit tė tij Jezu Krishtit mė 17 janar 1468. Duke lėnė nė tokėn Arbėrore, trupin e tij tė shenjtė, i cili u varros nė Katedralen e Shėn Kollit Lezhė. Pas kėsaj lajmi nuk u besua pėr shumė kohė pasi ai njihej si i pavdekshėm, por pikėllimi i Europės ishte jashtėzakonisht i madh, ata dalėngadalė filluan tė kuptojnė se kishin humbur mbrojtėsin e tyre, mbrojtėsin e doktrinės jetėdhėnėse tė Jezu Krishtit. Natyrisht perandoria turkoshake me Sulltanin e saj ishte e vetmja qė u ngazėllye, madje Sulltan Mehmeti II kur mori lajmin bėrtiti: “Mjerė Krishtėrimi qė ka bjerrė shpatėn dhe mburojėn e tij, tash mė nė fund Europa dhe Azia janė pėr mua. Ruajna Zot qė tė kemi njė armik tjetėr Luan si ai”. Dhjetė vjet nga dita qė vdiq Skėnderbeu turqit arritėn ta pushtojnė Krujėn, madje turqit hapėn varrin dhe eshtrat e tij i varnin si hajmali nė qafė pėr tė mos i prerė shpata. Madje nga bota dhe vetė turqit besohej edhe pėr njė ringjallje, aq sa disa vjet pas vdekjes sė Skėnderbeut njė ushtri turke qė po luftonte nė krahinat e Shkodrės, besoi lajmin e pėrhapur se Skėnderbeu ishte ringjallur e po vinte me njė ushtri nė kėto krahina, nga ku kjo ushtri turke u shkatėrrua nga paniku e tmerri.

      Madje Sulltan Mehmeti II pati thėnė: “Mos tė kishte lindur Skėnderbeu unė do kisha martuar gjiun e Adriatikut me Republikėn e Venedikut, i kisha vėnė ēallmėn nė krye Papės e hėnėn drapėrore mbi kupolė tė Shėn Pjetrit”.

      Fatmirėsisht pėr qytetėrimin kjo nuk ndodhi edhe pasi vdiq Skėnderbeu, pasi disa vite mė pas vdiq edhe vetė Sulltan Mehmeti II nė mėnyrė tė papritur, pikėrisht gjatė njė ekspedite qė donte tė pushtonte Selinė e shenjtė nė Itali, me sa duket vetė Zoti e ndaloi kėtė, pasi njerėzimi me kryeheroin tonė Gjergj Kastriotin kishin dhėnė prova tė mjaftueshme para Zotit se e meritojnė mbrojtjen e qytetėrimit Kristian pėr tė cilin ishin sakrifikuar thuajse nė mėnyrė Biblike. Tashmė pas kėsaj Europa e Bota kristiane i thuri lavde e legjenda, u shrkuan miliona faqe librash, u bėnė krahasime me engjėj e apostuj, deri me vetė tė dėrguarin e Jezu Krishtit nė tokė. Madje edhe sot nė Vjenė ėshtė gdhendur nė ar nė pėrkrenaren e tij: “Jezusi i Nazaretit Bekon Gjergj Kastriotin, princin e Matit, Mbretin e Arbėrisė, Tmerrin e Turqve, Mbretin e Epirit”. Ose siē shkruan njė albanolog kroat (Milan Shuflai) Skėnderbeu ėshtė krijesa mė hyjnore e racės shqiptare. Gjithsesi pa kaluar shumė kohė nga vdekja e Skėnderbeut trevat shqiptare u lanė nė mėshirė tė fatit nga Europa Plakė, e si tė tilla ato u pushtuan njė nga njė nga Perandoria Otomane. Fatin e tė cilave e pėrshkruan mjaft bukur Tajar Zavalani nė librin e tij “Historia e Shqipėrisė”, i cili ndėr tė tjera shkruan: “Mbas pushtimit otoman Shqipėria u mbush me gėrmadha dhe ra nė “gjumė”. Vala e shkatėrrimeve qė kishte filluar me invazionet sllave arriti kulmin dhe nuk mbeti gjė e ēmueshme. Qytete tė lashtė dhe tė lulėzuar, me kėshtjellat, tempujt, kishat, kuvendet dhe shumė monumente tė tjerė tė kulturės dhe tė fesė u rrafshuan pėr tokė, ose u lanė tė shemben vetvetiu. Shkurt vendi u kthye nė errėsirėn e Mesjetės”. Ku padyshim kjo errėsirė ende na mundon edhe sot nė kohėra tė tjera moderne, ku pėr ta krahasuar me sa mė origjnalitet, po citoj Papa Pavlin II qė pėrshkruan gjendjen e shqiptarėve, nė njė letėr qė i drejton Dukės sė Burgonjės gjatė pushtimeve turke pas vdekjes sė Skėnderbeut: “Njeriu nuk mund tė vėzhgojė pa iu mbushur sytė me lot anijet qė degdisen nė brigjet e Italisė tė mbushura me njerėz qė vijnė nga Shqipėria. Kėto gra tė veshura si mos mė keq dhe me fytyra tė pikėlluara nga dėshpėrimi ēojnė krahėt nga Qielli duke vajtuar nė njė gjuhė tė pakuptueshme. Armiku i ka detyruar tė lėnė plank e shtėpi dhe kur mbėrrijnė nė Itali mbesin atje ku zbresin gna anijet, mbasi nuk dinė as ku tė shkojnė, e as si tė flasin…”

      O Zot sa tmerre kur kėta rreshta qė pėrshkruajnė kohėn para 530 vjetėve tė duken origjinal sot nė shekulln 21 tė lindjes sė doktrinės shpėtimtare tė qytetėrimit, pėr tė cilėn kemi ndoshta kontributin mė tė madh ndėr tė gjithė popujt… Por fatkeqėsisht “shpėrblimin” mė simbolik tė kontinentit plak…

Ndue Bacaj

 

Prek Cali “lisi” qė sfidoi shtrėngatat komuniste

      Gjithmonė shtėrngatat, rrebeshet e moti i lig godet lisat e jo fijet e barit. E ky mot i lig ka shoqėruar gjatė thuajse tėrė historinė e mbijetesės tė Shqipėrisė nė pėrgjithėsi e Malėsinė e Madhe nė veēanti. Nė pėrgjithėsi motet me shtrėngata e rrebeshe, vinin nga lindja apo nga fqinjėt e ardhur mė vonė nė Ballkan po nga lindja. Ku pėr tė pėrballuar kėtė mot tė lig u pagua njė ēmim tepėr imadh, aq sa nuk ka shkėmb e gur, pėllėmbė toke nė mal, kodėr apo fushė qė po ta “shtrydhėsh” nuk nxjerr gjak, gjak tė pastėr shqiptari e malėsori tė cilėt u flijuan qė tė mbijetojė Malėsia e Shqipėria. Eh po tė vinin gjithnjė motet e ligj nga tė huajt disi do tė ishte mė lehtė, por kur tė vijnė nga ata qė pėr fat tė keq e quanin veten shqiptarė, shtrėngatat e rrebeshet janė disa herė mė tė rėnda, pasi kot nuk thonė ēfarė ta bėn i joti nuk mund ta bėjė kurrė i huaji. E kjo nė trajtat e njė lufte civile, apo genocidi qė dinė ta bėjnė vetėm komunistėt, e pikėrisht ndodhi atėherė kur thuhej se Shqipėria u ēlirua e erdhi dita qė Shqipėrinė ta sundojnė vetė shqiptarėt. Por pėr fat tė keq kjo me sa duket nuk ishte thėnė ende prej Zotit. E themi kėshtu pasi nė muajin tetor 1944 ishte bėrė paralajmėrimi i stuhisė qė s’do vononte shumė, e kėtė paralajmėrim e kishin bėrė miqtė jugosllavė tė komunistėve, por edhe armiqtė e vėrtetė tė malėsorėve e shqiptarėve, pra brigada “ozna Brigada” e cila pasi ishte futur nė Vermosh nė emėr tė “Bashkim –Vėllazėrimit” komunist filloi tė bėnte njė propagandė agresive kundėr prijėsit popullor tė kėsaj treve shqiptare Prek Calit, i cili zinte njė vend tė rėndėsishėm nė qėndresėn popullore e diplomatike pėr tė mbrojtur kufirin verior tė Malėsisė e Shqipėrisė, me dhjetėra vjet pėrpara e komunizmi shqiptar e jugosllav tė vėllazėroheshin, pėr tė mirėn e tyre, por pėr tė zezėn e shqiptarėve. Gjithsesi stuhia  e vėrtetė s’do tė vononte, madje pak mė shumė se njė muaj nga dita e ēlirimit, pra mė 13 janar 1945 nė Kelmendin e ēliruar fillojnė tė sulmojnė partizanėt komunistė tė ardhur nga jugu i Shqipėrisė, por me tru tė turullosura nga helmi i sheqerosur i armiqve sllavė qė ishin padronėt e vėrtetė tė klyshėve tė kuq qė kishin mbirė si kėrpullat pas shiut. Natyrisht kelmendasit me viganin e mendjes e tė pushkės Prek Calin i pritėn siē i kishin pritur gjithė armiqtė, turq, sllav, fashistė e sė fundi komunistė shqiptarė internacionalistė, qė nuk njihnin binomin e shenjtė tė shqiptarėve Fe e Atdhe; siē e donin shqiptarėt e malėsorėt ndėr shekuj, madje pėr komunistėt ky binom ishte mė i largėt se vetė stepat e Rusisė prej nga vinte kjo ideologji sunduese e pushtuese. Natyrisht Prek Cali qė ishte rritur nė njė ambient patriotik ku jeta e tij kishte qenė njė stuhi e vėrtetė nė mbrojtje tė trojeve shqiptare me diplomaci e pushkė nė dorė, tė paktėn qė nga vitet 1908, 1911, 1913, 1915, 1920, 1923, 1926 etj. E nga kjo eksperiencė nuk kishte se si tė mos e kuptonte se komunistėt shqiptarė qė kishin ardhur me pushkė nė dorė ishin vijim i “Ozna Brigada” tė Jugosllavisė. Gjithsesi Prek Cali me burrat malėsorė e dinte se lufta me kėta djaj tė kuq ishte tepėr e vėshtirė, pasi ata kishin edhe mbėshtetjen e atyre qė vetė i prunė nė pushtet, tė Titos, Mugoshės, Popoviēit e viēėve tė tjerė. Por qė gjithsesi malėsorėt qėndruan e luftuan heroikisht edhe atėherė kur nė ndihmė tė brigadės sė parė erdhėn edhe brigadat komuniste me numėr 23 e 24 madje edhe forcat e tjera nga brigada jugosllave famėkeqe “Ozna Brigada”, qė hynė nga territori i “Malit tė Zi”. Kur lufta u ndez si njė luftė e vėrtetė civile Preka shpėrndau burrat dhe vetė me 14 luftėtarė u drejtua nė male pėr tė vazhduar rezistencėn, por edhe pr tė mos dėmtuar as kelmendasit dhe as labėt e jugorėt e tjerė tė gėnjyer. Megjithatė komunistėt kishin vazhduar luftėn e natyrisht kelmendasit kishin vazhduar rezistencėn si ndaj ēdo pushtuesi nė vijim. E kjo luftė solli fatkeqėsisht rreth 52 viktima nga kampi komunist i partizanėve, tė cilėt as sot nuk dihet pėrse e dhanė jetėn, pasi Kelmendi si gjithė Shqipėria ishte i ēliruar… Pas kėsaj pas njė jave rezistencė nė shpellėn e Vuklit qė sot quhet shpella e “Prek Calit”, duke llogaritur edhe premtimet e tradhėtinė komuniste, Preka vendosi tė dorėzohej, me qėllim qė kjo luftė civile tė mos vazhdojė mė. Tashma Kelmendi ishte nė duart e komunistėve, tė cilėt treguan edhe njė herė se ideologjia e tyre nuk njeh kufinj njerėzor, duke e kthyer kėtė trevė shqiptare nė njė gėrmadhė tė zhuritur nga flakėt e shkatėrrimet qė jua kalonin edhe atyre tė shovinistėve Sllavė. Verbėria e “hakmarrjes” primitive tė komunistėve bėri  qė nė muajt shkurt – mars 1945 Kelmendi tė numėronte 150 burra pushkatuar, dhjetėra shtėpi tė djegura e tė shkatėrruara, pa llogaritur pasuritė e djegura e tė grabitura nga kėta mjeranė tė verbuar nga ideologjia kriminale komuniste. Pėr ta bėrė sa mė tė freskėt kėtė masakėr qė dinė ta bėjnė vetėm komunistėt po riprodhoj pjesėn mė kryesore tė vrasjeve e tmerreve njerėzore qė hoqi Kelmendi shqiptar. Gjatė kėtyre masakrave u vranė trimat Zhuk Toma nga Broja, Kolec Uci gna Vishnjeva e Gucisė dhe Luc Gjon Uci nga Vukli. Flaka e shtėpive tė djegura shkrumboi tė gjallė Luk Tomėn gna Vishnjeva dhe Ded Gjon Bajraktarin nga Vukli. Me bajonetė ia nxorėn sytė dhe e varrosėn tė gjallė Fran Zef Ucin, nga shkėmbi hollėn Rrok Zefin dhe e varrosė nė njė varr tė pėrbashkėt nė kodrėn e Kuklit (Kozhnje) me dy djem tė ri Ujk Nikėn e Fran Alin, dhe po tė gjallė varrosėn Luc Gjon Bajraktarin e Luc Gjon Rapukėn. Masakruan mizorisht Gjergj Qosen nga Broja, Losh Fran Bracajn nga Vukli. Pushkatuan gjatė rrugės pėr nė Shkodėr Ded Gjon Dedėn, Gjek Selcėn, Gjergj Lul Tomėn dhe tre djemtė e Mar Bikut (Ujkėn, Nduen e Marashin). Mė pas nė njė ditė tė zezė marsi edhe vetė prijėsin e Kelmendit e shpėtimtarin e kufijve veriorė tė Malėsisė e Shqipėrisė Prek Calin, sė bashku me Ded Lulash Smajlin nga Nikēi dhe 12 burra tė tjerė nga rrethi i Shkodrės tė cilėt e kishin dashur Shqipėrinė tė lirė e demokratike. Pas kėsaj kuēedra komuniste ishte mėsuar me gjak e mizori pa tė cilat nuk mund tė jetonte as njė minutė, pėr kėtė u dėnuan dhjetėra kelmendas me burgime tepėr tė gjata e misterioze, e themi misterioze pasi gjatė kryerjes sė burgimit janė varur nė burgje Mark Gjeloshi nga Broja, Gjelosh Fran Zefi nga Nikēi dhe Ded Gjeloshi nga Vukli. E si me “magji” tė vetė dorės sė Zotit kanė mbijetuar nga dėnimet e rėnda nė burgjet komuniste Maē Luca dhe Prel Tom Smajli tė cilėt arritėn tė vijnė deri nė ditėt e demokracisė e lirisė qė ėndėrruar pėr t’u treguar brezave kėto tmerre qė nuk duhen harruar kurrė.

      Masakra e atyre viteve kishte shumė autorė e aktorė, por mė tė zgjedhurit janė genocidistėt komunistė Shefqet Peēi e Zoj Themeli i cili nė atė kohė kėndonte kėngėn “raciste”: Luajma, luajma Toskė kėmbėn, tė ja Q. Gegės nėnėn. Ndėrsa Mehmet Shehu pasi ishte dorėzuar Prek Cali i tha me dredhi: “T’u thafshin krahėt Prek qė nuk bashkėpunove me ne, si e kishe mbyllė historinė tėnde me shkronja ari”. Por Preka qė nuk ishte gėnjyer me grumbuj ari nga kralėt e Malit tė Zi e Serbisė ia ktheu me fjalėt lapidarė: “S’ka ēfa mė duhet jeta nėn hijen e Trobojnicės (Flamuri Malazez), ma mirė me u kalbė nė dhe, e historia njė ditė ka me na nderue, por ti atėherė Mehmet ke me qenė turpi i saj, ndėrsa Malėsorėt ndera e saj”. Ku mbase do tė mbesin pėr shekuj, fjalėt e fundit para pushkatimit tė Prek Calit qė ndonėse 73 vjeēar komunistėt nuk ia kursyen ato pak vite qė i kishin mbetur, i cili tha: “Rroftė Shqipėria nanė edhe pa ne, poshtė komunizmi…” E vėrtetė ashtu ndodhi, por teprė vonė, madje kur menduan se kjo bishė e kuqe komuniste kishte “vdekur” u rizgjua vrullshėm duke pėrsėritur disi historinė e baballarėve e zagarėve “Sllavė”, ndonėse me metoda diēka mė moderne pėr kohėn. Gjithsesi sot pėr malėsorėt e shqiptarėt fjalėt kumbuese tė Prek Calit i cili ka njė shtatore nė Shkodėr (por qė duhet ta kishte edhe nė Malėsi tė Madhe) na duket se sa herė kalojmė me nderim pranė saj na thotė gjithnjė e mė fuqishėm si 57 vjet mė parė para pushkatimit, Rroftė Shqipnia, Poshtė Komunizmi”… Ashtu qoftė sa tė jetė jeta…

Ndue Bacaj

 

Rruga pa kthim e familjes Zeneli nga Gjakova

      Rastėsisht kėto ditė jam njohur me njė banor nga qyteti i Gjakovės, Kosovė, me tė cilin pasi u prezantuam dhe pasi folėm pak pėr hallet e shqiptarėve nė pėrgjithėsi dhe tė kosovarėve nė veēanti, gjakovari pasi mori vesh se unė jam gazetar, m’u lut qė tė shkruaja pėr tragjedinė e familjes Zeneli, e cila pas vrasjes sė tė zotit tė shtėpisė ėshtė degdisur si mos mė keq udhėve tė botės pėr tė siguruar mbijetesėn. Zonja Sabrie Zeneli ka lindur nė Gjakovė tė Kosovės mė 9 Gusht tė vitit 1960, tė cilės i ėshtė dashur qė tė largohet nga Kosova kėto ditė sė bashku me djalin e saj Nardin, dhe Mondin pėr shkak tė origjinės etnike dhe pikėpamjeve politike. Sabrie Zeneli mė parė kishte jetuar me burrin e saj Islamin dhe me dy fėmijėt e saj nė njė apartament me dy dhoma nė qendėr tė Gjakovės. Qė nė vitin 1990 burrė e grua filluan tė pėrkrahin lėvizjet demokratike, sepse ėndrra e tyre ishte qė Kosova tė jetė e lirė dhe nė vitin 1993 Islami bėhet pjestar aktiv i kėsaj lėvizjeje duke organizuar demonstrata dhe mitingje. Nė vitin 1994 Islami bėhet zėdhėnės i Lidhjes Demokratike tė Kosovės nė zonėn  ku banonte duke qenė njė ndėr aktivistėt mė tė dalluar tė LDK. Nė dhjetor tė vitit 1997 Islami merr pjesė nė njė demonstratė tė zhvilluar nė Prishtinė pėr tė drejtat e shqiptarėve qė jetojnė nė Kosovė. Nė kėtė demonstratė policia serbe arrin qė ta arrestojė bashkėshortin e zonjės Sabrie Zeneli, Islamin dhe ta dėrgojė nė rajonin e policisė duke e torturuar pėr tre javė me radhė. Pas tre javėve policia dėrgon njė letėr nė shtėpinė e Islamit nė tė cilėn thuhej se pasi kishin mėsuar pėr veprimtarin e tij do ta mbanin pėr tre muaj. Nė kėtė letėr thuhej se edhe Sabrien si bashkėpunėtore tė Islamit do ta dėnonin nėse ajo do tė merrte pjesė nė demonstrata. Mirėpo Sabrie Zeneli pas kėtij incidenti e irrituar sė tepėrmi e intensifikon veprimtarinė e saj duke zėnė vendin e burrit tė saj nėpėr tė gjitha demonstratat edhe pas lirimit ga burgu. Pėrsėri Islami nuk e pushon veprimtarinė e tij dhe ėshtė pikėrisht dhjetori i vitit 1998, kohė kur bashkėshorti i Sabrie Zenelit gjen vdekjen gjatė njė demonstrate nė Prishtinė ku policia serbe nė mes shumė tė vrarėve vrau edhe Islam Zenelin (familje dėshmori). Mbas pak ditėsh nė shtėpinė e tė vrarit Islam Zenelit shkon policia serbe duke shkatėrruar ēdo gjė qė kishte tė bėnte me UĒK – nė, pėrkrah  sė cilės ishte edhe kjo familje e kalvari i kėsaj familjeje nuk ka tė sosur, kur vetėm pak ditė pas vrasjes sė Islam Zenelit, babait tė dy djemve Nardit dhe Mondit, policia serbe arreston gruan e Islamit, Sabrien dhe djalin e vogėl Nardin duke i dėrguar nė Rajonin e policisė, ku dhe ju bėnė shumė tortura me qėllim qė tė jepnin informacion pėr UĒK dhe LDK. Nė kėto kushte tepėr tė vėshtira Sabrie Zeneli nga frika se do t’ia vrisnin edhe djalin mbasi i kishte parė me sytė e saj policėt duke e qėlluar Nardin me qytė automatiku duke i thyer edhe shpatullėn, tregon se UĒK ndodhet nė vendin e quajtur Shpella e Ujkut. Sabrie Zeneli pas kėsaj historie vėrtetė tė dhimbshme sė bashku me dy djemtė e saj detyrohet tė largohet nga Kosova nga frika e hakmarrjes sepse nga dėshmia e saj ishin vrarė shumė djem tė ri kosovarė. Ajo edhe pse deklaroi se jam shumė e penduar pėr ēfarė kam bėrė qėndrimin nė Kosovė sė bashku me djemtė e saj Nard Zeneli dhe Mondi Zeneli e kishte tė pamundur. Kjo pra ėshtė tragjedia e familjes Zeneli nga Gjakova e Kosovės qė kėrkon mbijetesėn diku larg nė dhe tė huaj.

Vasel Gilaj

 

Meditim para bustit tė Fishtės

Mblidhet qyteti para bashkisė

Pėrurohet busti i At Gjergj Fishtės

Mileti shpėrndahet, flet me gishta

Jo, jo, jo. Ky nuk ėshtė Fishta!

 

Kėtu s’shoh art as shoh skulpturė

Mė shumė mė ngjason me njė copė murė

Kėtu s’shoh prift as shoh shkrimtar

Mė shumė mė ngjason me ēimento tė gjallė.

 

Ndoshta UFO – tė nga tjetėr planet

Po ta shohin, mund tė ndjejnė lezet

Ky mur i bardhė para bashkisė

Ėshtė tregues i urtisė apo marrisė?!

 

Kumt profetik i shprehur nė vargje aspak tė stisura

Pėrcjellje e vėllimit me vjersha e poema “Balada e reve” tė autores Bardha Bordulla (Adrio) qė aktualisht punon nė Perėndim.

      Pėrnjimend tė vė nė mendime vėllimi poetik mė i fundit qė ėshtė disponibėl pėr lexuesim, nga autorja shkodrane Bardha Bordulla (Adrio), e cila eventualisht banon e krijon nė hapėsirėn gjermanike. Nė boshin gri tė hapėsirės fluide midis dy mijėvjeēarėve tė fundmė, padyshim ėshtė lėnė gjurmė nga gra tė guximshme qė i hipėn e i rrinė hijshėm Dedalit tė poezisė. Pa anunēuar emrat tė shumtė do tė shėnoja kėtu Enrieta Sinėn, Mimoza Ahmetin, Luljeta Danajn, Flutura Aēkėn, Luljeta Lleshanakun e krej pėrbri do tė rendisja pa ngurrim Bardha Bordullėn (Adrio) pėr potencėn shprehėse tė vargut e rezonancėn qė ngėrthen mushti i poezive e poemave mė tė mira, tė vrojtuara nė prizmin e njė editori tė vėmendshėm e tejet mirėdashės.

      Ėshtė libri i tretė prė nga rradha qė del pa fije zori gna syndyku i krijimeve tė Bardhės, sot pėr sot mė i ploti e mė pėrfaqėsuesi. Paēka se poetesha gjindet majė njė kodrine tė rrumbullt, majėn qė e pret e ka bukur larg. Po a do ta mbėrrijė? Ne jemi pro. E pėr kėtė na bind edhe kjo sprovė e fundme e saj ku vihen nė radhė 50 poezi e 3 poema, si njėra – tjetra e kalibrit tė admirueshėm. Autorja pėrejton mushtin e moshės sė vet. E pėrmendim kėtu kėtė fakt, pėr tė dhėnė atė kumt tė njohjes e depėrtimit deri nė inde tė pėrditshmėrisė qė lėviz me vrullin e magmės, nga ana e krijueses sfidante tė njė numri jo tė papėrfillshėm vajzash e grash potesha me 3 e mė shumė tituj librash. Kėtij kumti njohjeje i rri pranė edhe vullneti i Adrio – s pėr ta shpaluar ēurgimin e fjalėve tė pathėna pėr njėmijė e njė arsye. Teevona, autorja s’ėshtė pėrballuar ende me kritikėn, e kjo jo pėr mungesė tė saj. E po tė lypej mendimi im, do tė thoja se kritikėt i druhen vezullimit tė vargut tė Adrio – s, e kanė tė drejtė t’i rrinė bukur larg. Arti i madh i shėrben qėllimeve tė mėdha, ėshtė njė proverb i kadokohshėm gjerman. Kėtė sentencė e pėrpin, mbase pahiri apo pavetėdije Bardha. E rėndėsishme ėshtė se e vė nė hipotekėn e saj poetike pėr t’u martuar sot e pėr tė nusėruar nesėr.      

      Motivet qė parkohen nė buzė tė ēdo krijimi, janė tė ngjyrimeve nga mė tė ndryshmet. Domosdo pikėlojnė mė shpesh, ato tė dashurisė. Por e njė dashurie gjithė brenga, e cila aty vdes e po aq ngutshėm ringrihet nga qivuri. Te ky cak Adrio mbėrrin kollaj, sa kohė mban nė duar njė zdrukth ku pėrfaqen konturet e ēdo poezie e poeme qė ka nevojė pėr latim qoftė edhe sa pėr rekuizitė. Holandezėt kanė tė drejtė kur thonė se, zdrukthi i mirė bėn pak ashkla. Kjo i shkon pėr shtat njė krijueseje tė formatit tė madh qė do kėllqe tė arrihet, nė rastin tonė tė Bardha Bordullės. Krijimet e kėsaj balade tė ngarkuar sipėrspondave me re meditative tė poeteshės, shėnojnė njė mesazh gjithkund tė prekshėm, atė tė dritėsirėt ani pse ende e zbehtė, atje nė fundin e tunelit tė jetės shqiptare tė sakatuar nė dekadėn qė po mbyllim, nga sundimtarė eunukė qė dijnė vetėm t’u bien tupanėve tė pikėllimit e tė numėrojnė tė rrahurat mbi kurrizin e njė komuniteti tė hallakatur deri nė delir.

      E lėmė penėn pėr tė mos i bėrė tė mėrzitshme pėr lexuesit kėto pėrsiatje, tė cilat as – se – si nuk rrahin gjoksin pėr anunēim vlerash, se ėshtė detyrė e kritikėve e studiuesve tė merren me to, por pa harruar tė shpalojmė edhe kindet e njė lajmi tė mirė. Juria e Ēmimit Vjetor Kombėtar tė Pėrvitshėm “Helena Kadare” qė jepet pėr poezi e prozė, kėtė vit seleksionoi gati 100 tituj e pėrzgjodhi “Balada e reve”, pėr ta nderuar me fituesin e vitit 2001. Bashkė me ēmimin le tė trokasė nė memorien e poeteshės edhe urimi ynė i bardhė pėr mos ndėrprerje tė hovit pėr kah vjeshtat e arta qė e presin Bardha Bordullėn (Adrio).

Dashamir Cacaj

 

Balada e reve

(Poemė)

1.

Retė

Koloviten nė shilarėsin

E hamendjeve pėr duelin

E skajshėm,

Mandej thundrat e erėrave

I shprishin fjollat e argjėnda

Pėr tė depėrtuar Balada Ime

E reve tė pėrgjakura

Nė honin  e netėve tė mia

Mitike e tė virgjėra,

E pėr ta shqyer pritjen

Qė ėshtė e errėt nė ngjyrė

E nazike si tela kitarre.

 

2.

Retė

Mbėshtillen e ē’mbėshtillen

Nė herezinė e moshės

Sime gjithė ritme andaluziane.

Nė kupat e gjunjėve

Kanė rrjetat e netėve

Qė mbarsen sinusoide

Tė brishta e tė bardha

 As se si apatide.

 

3.

Ecja e reve

Drejt mėngjeseve tė murrme

I ngjan udhėtimit tė Eneut,

Me konfigurime

Gjithė viska si hulli zemėrimi

E gaverna karstike,

Me nofullat si moluskė

Tė gatshme pėr tė sqepur

Lukuninė e ajzbergėve

Qė rrahin brigjet

Me konop tė lagėt,

Kur kasollja e mėrgatės

Mėrgon nėpėr jerm.

 

4.

Flamurimi

I reve qė pėr pika vese kanė

Lotėt e vajzėrisė sime,

Fshihet nėn mantelin

E delirit tė shpresave

Tė vakėta nga fėrgėllimi

I moshės qė ik vrullshėm

Me fugim tė nxitimtė. E mrrol

Peisazhin e ėndrrės

Qė djerėsin me gogla

Gjaku tė shplarė

A kamatė.

 

5.

Retė rrebele

Harbohen me shkėmbin

Po aq rrebel

Qė mė lindi mua

Nga sqetulla vigane,

E flokėt e artė

M’i krehin me cfurqe,

Ndryshe gjumi

Nuk zbohet nga izbat

E ngujimit tė flashkėt,

Ku zgjimi

Ėshtė kapoja e absurdit

Tė kėrleshur si kėrriēi.

 

6.

Dikur shkapeten

Me brinjėt e njė pllaje

Retė e shthurura

Nga rrokopuja inerte

E theqafjeve tė ėmbla

Me pirgje dėbore

Tė arnuar dhimbshėm,

Me galopin e pėrrenjėve

E direkun e kaskadave,

Qė angullijnė

Kėtė mesnatė tė frikshme

Sulmimi taleban.

 

7.

Profili im

I gozhduar nė kryqin

E reve tė pajeta,

Ngujohet i statujtė

Si Mumja e Kleopatrės

Nė pritje tė mbėrritjes

Sė vetėtimtė

Tė Mark Antonit,

Qė ėshtė bujtės nė Shqipėri

E kurrė nuk qesh

Nga balta e halleve

Qė mbi supe i ka rėnė

Por pa i errur shikimin

E platintė.

 

8.

Retė

E dehura nga eteri

I ditėve noprane. Tė

Stisura  me fosile tė oksiduara

Tė gjuhėve tė zemėruara

Me kupolat e qiejve

E zgafellat e vdekjeve,

U prijnė rrokopujave

Tė sotme e tė nesėrme

Me vena tė shterruara

Nga limfa e etheve,

E gjymtyrė mpirė

Nga makthet e verbėra.

 

9.

Rrokaqiejve

Endin vetėtima tė shurdhėta

Retė e pėrhimta me magmė

Vullkanesh qė shuajnė etjen

E gjenive.

Konturet e ēmeritura

Tė dheut amė, tashmė tė braktisur

E me hejbet e halleve mbi shpinė

Jargojnė me pezm

E plastikė zorile

I japin puthje

Amorfe deri nė delir

E vrasėse pa cak.

 

10.

Nėpėr troje lufte

Tė pėrzhitura nga djersa

E fushave qė zukasin

Me klithma skeletesh,

Retė hukasin

Panxhat e metalta

Gjer nė amshim

E druhem se koraca

E tyre e zmeraldtė,

Prek ikonėn e plogėt

Tė fundjetės sime

Me diagramė drite.

 

11.

Nė shtegtim

Retė dhe unė. Pėrfund tė tyre

Ylli i fatit tim

I vonuar te kroi i shpresave

Pėr tė mė harruar sado vonė,

I sulmuar nga skamja

E padrejtėsive

Na kėqyr. E krahėt

I zgjat pėrkrah  mungullimi

I frymės sime qė borėron

E shkrin sfinksa.

Ylli i fatit

Dikur e gris perden e vonesės

E niset pėr askund.

 

12.

Balada e reve

Ėshtė ajo varka

Qė hepohet e s’qorrohet

Nga vakumet e largėsive,

Tė pranishme si gropat

E shpirtėrave qė dergjen

Nė agoni tė ndonjė briri

Tė shpresės pėr tė rilindur

Shpresėn e vrarė

Me tupan tė zhdjergur,

E agimeve tė lindur

Nga shtėrzimet e Deas,

A nga brinjėt e njėmendėta

Tė Adam Krushkaparit.

 

13.

Retė

Marrin nė dorė njė kompas

Mė pak se dy – metrosh

Sa ėshtė i gjatė

Miku im qė mė njohu

Qyshkur kordelet

I pata hajmali

Pėr t’i zbuluar lanetet

Ditėt e mbrapshta

Kur Erosi e mplakte,

E masin universin e helmimit tim

Tė parakohshėm

Nė atė vegim stine tė ēalė.

 

14.

Jam vėnė nė kėrkim

Tė njė strehine

Pa re tė pėrflakura

Me cifla gjaku tė pafajshėm,

Nga emocionet e shurdhėta

Tė bollave qė pshurrin

Themelive tė dala bojė.

Jam vėnė nė udhė

Ku karvani i reve

Mė del nė pritė

Si cub me mjekėrr si tė skjapit,

E stepet

Kur kėqyr ngulmimin tim prej xhindi

Pėr ta kapėrcyer ylberin

E pėrgimit tė pėrdhunshėm,

Nga stepat ku liria

Stepet e privuar

Tė bėhet lehonė

Pa ia ēarė barkun

Si nėnės sė Makdafit.

 

15.

Re tė murrme,

Tė pėrflakura ose jo,

Kur t’ju pyes pėr njė mikun tim :

A ka vdekur ?

Mos thoni : Po !

Mos guxoni tė m’a jipni kėtė man

Nė mos doni t’ju rrjep

Me sopatė !

Por as mos mė gėnjeni

Pėr njeriun qė dua.

Thomėni : Mund tė ketė ikur

Nga kjo botė lanete

Nė kėrkim tė njė ishulli

Qė ka bash tiparet e mia

Prej engjėlli Lė Keil,

Ta bėnte pėr vehte.

 

16.

Re puplore

Baladėn e reve

Merreni pėr prikė,

E dėrgojani mikut tim

Ku dihasin gjer nė jeremi

Bjeshkėt e Namuna,

Ku frika e blasfemisė

Nxjerr kryet si struci,

E mandej fundoset

Nė Saharėn e Vetmisė

Ku Ajkuna qan Omerin

Jo pėr faj tė saj,

E ku podin e plistė ka

Balada ime e reve.

 

 

Shan Sokoli nuk votoi pėr Enver Hoxhėn mė 1968

      Po, pati burra antikomunistė edhe nė kohėn e diktaturės sė kuqe qė u qėndruan mendimeve tė veta. Ja, ky burrė qė shihni nė fotografi nė votimet e vitit 1968 kundėrshtoi tė votojė pėr komunizmin. Ja, ky burrė i qėndroi besnik amanetit tė babės, tė gjyshit, u qėndroi besnik  amaneteve tė axhave qė kishin luftuar kundėr komunizmit, qė ishin vrarė e sakatosur, qė kishin braktisur Shqipėrinė pėr tė kėrkuar liri e qytetėrim. E, megjithatė ky burrė nuk mban inate. Lufta e klasave vėrtet e pėrplasi “shkėmb mė shkėmb”, “dallgė mė dallgė”, nė punėt mė tė rėndomta. Jeta e kėtij burri, e kėtij demokrati ėshtė njė libėr i trashė, njė tragjedi mė vete. Megjithėse punėt nė hidrocentralin e Fierzės ishin skllavėruese, tė papaguara, nė kushte shumė tė rėnda dhe pa siguri jetese, Shan Sokoli provoi shumė e shumė herė pesekucion brenda tė persekutuarve. Nė atė hidrocentral ai punoi shumė dhe po nga ky hidrocentral qė shet energjinė elektrike jashtė Shqipėrisė me ēmime afro dyfish mė tė lira se ajo e energjisė qė Shqipėria importon, Shan Sokoli dhe mijėra e mijėra shkodranė rrinė nėn dritėn e qiriut e tė bishtukut. Gjithsesi, le tė mos largohemi nga tema.

      Kujtoj njė rast tė para shumė viteve. Kishin lėvizur ca punėtorė me biografi tė “keqe” nga njė kantier nė tjetrin. I kishin sjellė me makinė si materiale inerte. Njėra nga ata dallonte, qėndronte edhe mė i vėrenjtur se hapėsira plot mjergull e Gropave tė Fierzės. Ishte Shani. Si dy policė pranė tij ishin shefi i kuadrit tė Fierzės kryeinxhinieri i aitj kantieri qė do tė merrte Shanin dhe disa tė tjerė. Ata dy komunistė diēka bisedonin, punėtorėt qėndronin si hije, si skllevėr, por tė papėrkulur dhe diēka mė burrėrorė se ata. Dhe vėrtetė edhe mė vonė shumė gjėra ngjanė. Ishte shefi i kuadrit Zef Dema qė po e “transferonte” kėtė atikomunist pėr tė pestėn ose tė gjashtėn herė, me qėllim qė mė vonė ta rraste nė burg. Por Shan Sokoli me punė e burrėri i bėnte vend vetes. Edhe letrat qė ēonte organizata bazė e partisė nga fshati Arst - Miliska kundėr tij u “lagėn”. Shani ua kishte marrė dorėn provokimeve. Ai i kaloi edhe kur nuk pranoi tė votojė mė 1968.

S. P.

 

Bishat komuniste nė “gjuetinė e radhės”

      Vala e arrestimeve dhe e kėrcėnimeve nė fshatin demokrat Mjedė ėshtė bėrė pjesė e jetės sė pėrditėshme. Kjo filloi nė shkallė tė gjerė qė me rastin e zgjedhjeve lokale tė raundit tė dytė tė dt. 15 tetor 2000, zgjedhje kėto tė dhunuara nga bishat komuniste nė pushtet e qė vazhdoi me protestat e demokratėve tė kėsaj zone, ku njė ditė mė pas nė kėto protesta u plagos njė banor i kėsaj zone dhe  u arrestuan dhe u torturuan: Gegė Jakini, Fran Jakini, Astrit Simeqi dhe Dodė Mardoda. Njė prej tyre, Astrit Simeqi u detyrua tė lėrė shtėpinė njė herė e pėrgjithmonė pėr tė mbijetuar diku nė dhe tė huaj. Dhe tragjedia vazhdon:

      Tani e ka radhėn i ati i tij, mjeku demokrat Ndue Simeqi. Para pak ditėsh nė orėn 23. 00, dy makina policie hynė nė banesėn e Ndojės dhe e kontrolluan dhe kthyen ēdo gjė pėrmbys me siguri nė kėrkim tė gjurmėve tė tė birit Astritit. Mė pas policia ndaloi pėr gjithė natėn Ndojėn nė birucat e tmerrshme tė policisė duke e kėrcėnuar tė heqė dorė nga organizimi dhe pjesmarrja nė protestat e demokratėve sindikalistė kundėr korrupsionit qeveritar gjė e cila shkaktoi njė mungesė rreth 90 % tė elektricitetit nė tė gjithė Shqipėrinė. Tė rinjtė u detyruan tė arratisen, po tė vjetrit ēfarė i pret?

Nga: Xhemal Berisha

 

Nga diktatura nė dikaturė

      Demokrati Admir Cufaj nga qyteti verior i Shkodrės nuk pa qoftė edhe njė ditė tė mirė. Qė kur ka lindur mė 11. 06. 1972 ishte i dėnuar. Madje edhe para lindjes. Kjo, sepes diktatura e Enver Hoxhės kish shkallur “armiq” tė Pushtetit Popullor tė parėt e tij. Kėtė djalosh proceset demokratike tė fillim viteve ‘90 e gjetėn tė ri, rreth 18 vjeē. Ishte e natyrshme qė ai tė pėrfshihej nė lėvizjen mbarėshqiptare pėr pėrmbysjen e diktaturės komuniste. Anėtar i Shoqatės Antikomuniste “13 Dhjetori 1990”, pjesmarrės nė rrėzimet e busteve tė diktatorėve Stalin e Enver, pjesmarrės pėrgjatė protestave antikomuniste tash mė se 10 vjet dhe i rrahur, i dhunuar, i kėrcėnuar me eleminim fizik, arriti tė pėrballojė shumė veprime antiligjore e antinjerėzore. Veēmas, pas vjedhjes sė votės sė lirė tė zgjedhjeve parlamentare tė 24 qershorit 2001 nga socialistėt, presioni mbi kėtė demokrat ėshtė rritur. Ai, tregon se sė shpejti edhemund tė detyrohet ta braktisė Shqipėrinė pėr tė shpėtuar jeėtn, megjithėse ėshtė baba dhe e don Shqipėrinė.

Nga: Zog Hysenaj

 

Hije qė ndjekin demokratin Pashkė Marku

      Nė Shqipėrinė postkomuniste nuk mjafton tė jesh njeri, nuk mjafton tė aspirosh pėr liri e tė drejta njerėzore. Pra, duhet tė jesh komunsit ta kesh jetėn tė qetė. Kėshtu, tash pesė vjet, si rrjedhojė e menazhimit tė mbrapshtė tė politikės dhe konflikteve, janė vrarė afro katėr mijė shqiptarė tė pafajshėm. Njė ndėr rastet apeluese tė diktaturės sė kuqe ėshtė edhe demokrati Pashkė Marku, lindur mė 01. 04. 1972. Hijet e hakmarrjes politike, hafijet e sigurimit tė shtetit e kishin ndjekur tradicionalisht. Tė parėt e tij kanė vuajtur. Ka vuajtur edhe ky. Duke qenė se demokrati Pashkė Marku kish marrė pjesė nė protestat antikomunsite rregullisht, duke qenė se mė 14 shtator 1998 kish qenė nė varrimin e deputetit Azem Hajdari, ėshtė rrahur disa herė nga segemente tė errėta tė sigurimit. Vetėm ditėn e varrimit tė Hajdarit u dhunuar rreth 700 shqiptarė, thua se jetohet mes xhunglave dhe njeriu nuk paska tė drejtė as tė varrosė njėbashkidealas!

      Nė kushte vėrtetė antinjerėzore, pėrballė kėrcėnimeve tė vazhdueshme, demokrati Pashkė Marku qė nga viti 1998 e kėtej ka jetuar nė ilegalitet. Burimet tona bėjnė me dije se ka qenė i strehuar nė Mal tė Zi. Por kohėt e fundit familja i ka humbur lidhjet. Dhėntė perėndia e ky njeri tė mos jetė pushkatuar si shumė e shumė demokratė tė tjerė.

Sokol Pepushaj

 

Si ka mbijetuar Mark Koci?!

      Rastet e mbijetesės sė demokratėve shqiptarė janė tė pashoqe. Ja, antikomunisti Mark Koci, megjithėse i moshuar, pra i datėlindjes 14. 03. 1949 ėshtė bėrė pre e bandave tė maskuara shumė herė pėr arsye tė bindjeve politike. Jeta e kėtij njeriu tė mirė ėshtė njė ferr i vėrtetė. Dy dajat e tij, atdhetarėt Nikollė Prekaliaj dhe Kolė Prekaliaj janė ndėr tė shumtėt qė u pushkatuan pa gjyq dhe sot nuk dihet se ku i kanė varret, ku i kanė eshtrat. Edhe gruaja e Markut, Pranvera ka provuar dhunė. Atė, mė 12. 02. 2000, banda me maska pasi e kanė keqtrajtuar, e kanė terrorizuar me shkrehje armėsh mbi kokė. Fati ka qenė me tė dhe ėshtė marrė nė mbrojtje nga kalimtarėt. Edhe kėsaj gruaje shqiptare komunistėt i kanė pushkatuar gjyshin Gjokė Broqi dhe axhėn Pjetėr Broqi si dhe pėrndjekur si mos o zot mė zi politikisht. Demokratit Mark Koci i ka shkuar e keqja deir nė kockė, deri nė palcėn e shpirtit. ka qenė njė prift qė i ka shpėtuar jetėn mė 18. 12. 2001, pasi banda me maska dhe tė armatosura tentuan ta pushkatojnė. Ja, pra nė kushte tė tilla ka jetuar ky njeri.

Vasel Gilaj

 

Mjeku kėrcėnohet

      Mjeku Lulash Gjoni i datėlindjes 12. 01. 1951 ėshtė anėtar i partisė demokratike qė nė fillim tė proceseve si dhe veprimtar dhe pjesėmarrės nė demostratat antikomuniste tė 14 janarit e 13 dhjetorit 1990, 2 prillit 1991 etj. Ky mjek i njohur dhe i respektuar pėrveē shėrbimit tė pandėrprerė qė u bėnte tė sėmurėve ditė e natė nė rajonet e Vaut tė Dejės, Hajmelit, Shllakut e Komanit, mjekoi pėr disa ditė zotin Ludovik Dega dhe zotin Aleksandėr Kaēi, bashkėpunėtor i gazetės sonė. Mjeku, pra siē kish vepruar tėrė jetėn edhe kėsaj here shėroi dy njerėz, dy veprimtarė dhe drejtues tė partisė demokratike dhe Ministria e Shėndetėsisė u tėrbua. Mjekimi u bė mė 10, 11 dhe 12 prill 2001. Nga kontrolli i ushtruar nė qendrėn sanitare tė Vaut tė Dejės u grabitėn kartelat e kėtyre pacientėve dhe u zhdukėn, por edhe u kėrcėnua mjeku pse ka shpėtuar jetėn e dy njerėzve demokratė. Ky kontroll mban datėn 11. 04. 2001. Eh, mjekut Lulash Gjoni segmente tė sigurimit i janė vėnė si hije pas. Mė 12. 04. 2001 nė orėn 15. 00 duke u kthyer nga puna pėr nė shtėpi, sapo ka kaluar fshatin Stajkė, persona tė panjohur i kanė zėnė pritė duke hapur zjarr mbi tė. E kanė zėnė dhe goditur me mejte tė forta, e kanė lėnė pa ndjenja nėmes tė rrugės. Por ca udhėtarė e kanė ndihmuar, duke e dėrguar mjekun nė spitalin e Shkodrėsnė orėn 17. 00 ku mjekėt, kolegėt e tij i pėrcaktojnė diagnozėn “Komocion Celebral”. Mjeku Lulash Gjoni qėndron nė spitalin e Shkodrės nga data 12 deri mė 19 prill 2001. Por kėrcėnimet kanė vazhduar nė vazhdimėsi me telefonata anonime nė familjen e tij. Hakmarrje politike ėshtė pėrdorė edhe mbi njerėzit e shtėpisė. E tillė ka qenė ajo e natės sė 27 dhjetorit 2001, ku persona tė panjohur i kanė kėrcėnuar gruan dhe fėmijėt duke u bėrė presion psikologjik, se po erdhi doktor Lulashi nė shtėpi, atė demokrat tė fėlliqur do ta zhdukim pėrfundimisht. Nė rrethana tė tilla edhe mjeku e ka jetėn nė rrezik nga bandat, nga maskat.

Nga: Zef Nika

 

Tragjedia e familjes Cubaj nga Morina e Kosovės

      Disa kilometra pėrtej kufirit qė lidh Shqipėrinė me Kosovėn gjindet fshati i Morinės. Deri para pesė vitesh aty jetonte e patrazuar dhe qetėsisht familja e fshatarit Qazim Cubaj, nė njė shtėpi tė thjeshtė prmbi rrugėn qė tė ēonte nė qendėr tė fshatit. Dy bashkėshortet dhe dy djemtė e tyre tė famlijes Cubaj, as e parandjenin tragjedinė tė cilėn fati i keq duket se e kishte gatuar enkas pėr ta! Gjithshka nisi nė pranverėn e vitit 1999, kohė kur lufta shqiptaro - serbe kishte marrė pėrmasa tė frikėshme. Sikur ta prandjente gjėmėn qė do tė vinte, djali i Qazimit, Petrit Cubaj, nė atė kohė vetėm 17 vjeē arratiset papritmas nga Kosova dhe qysh prej atėherė askush nuk din diēka pėr vendndodhjen e tij.

       E bashkė me ikjen e Petritit duket se nisi edhe fati i mbrapshtė pėr pjestarėt e tjerė tė familjes. Mė 7 mars 1999 babai i dy djemve Qazim Cubaj, asokohe pjesėtar i formacioneve tė UĒK - sė vritet nė pėrpjekje me paramilitarėt serbė, teksa po luftonte krah tė birit Arifit. Pas varrosjes sė tė jatit, Arifi tėrhiqet nga radhėt e ushtrisė ēlirimtare, moment qė nga pjesėtarėt e UĒK - sė vlerėsohet si dezertim e shmangie nga lufta pėr ēlirimin e Kosovės, akt qė ofroi edhe mė tej rrjedhėn tragjike nė pjesėtarėt e mbetur gjallė tė familjes Cubaj. I shpallur dezertor dhe i kėrcėnuar nga grupet radikale tė ushtrisė ēlirimtare kosovare, Arifi nuk bėhet i gjallė dhe zhdukja e tij ėshtė tepėr enigmatike. Dikush foli pėr rrėmbim nga grupet ekstremiste tė shqiptarėve, tė tjerė e bėnė tė vrarė e tė varrosur diku nė kodrat pėrreth, ndėrkohė qė disa besuan nė arratisjen pa kthim diku drejt shteteve tė Evropės, tė gjitha hipoteza qė kurrė s’u vėrtetuan. Qazimi i vrarė, Petriti i arratisur, Arifi i zhdukur, ndėrkohė qė Shkurta e lodhur prej fatit tė keq shtynte me dhimbje ditėt e mbetura. Dhimbja pėr burrin e vrarė dhe malli pėr dy djemtė e zhdukur pa shenjė e nishan ia afruan shumė afėr ditėn e fundit tė jetės. Ajo mbylli sytė e vetmuar dhe zemėrplasur me mallin e pashuar pėr dy djemtė, Petritin e Arifin, nė fundvitin e 99 - ės dhe u varros nga fshatarėt e Morinės, pranė tė shoqit  nė vendlindjen e saj.

      Ka dy vjet qė nė Kosovė ka pėrfunduar lufta, e pėrsėri grupe radikale shqiptarėsh, ish - pjestarė tė ushtrisė ēlirimtare tė Kosovės duken shpesh nėpėr zonėn e Gjakovės e Rrafshit tė Dukagjinit nė kėrkim tė gjithė atyre qė iu shmangėn luftės ose qė dezertuan nga radhėt e ushtrisė ēlirimtare. Nė shėnjestėr tė tyre vazhdojnė tė jenė edhe dy djemtė e zhdukur tė Qazim Cubajt, Petriti dhe Arifi, pėr tė cilėt nuk dihet nėse janė gjallė apo tė vdekur. Gjetja dhe ndėshkimi i tyre sipas ligjit tė luftės do tė shėnonte edhe fundin tragjik tė njė familjeje shqiptare, qė s’mundi ta gėzonte jetėn nė vendlindjen e saj. Shqiptarėt nuk kuptohen. Nė shumė raste, mė tė egėr se kundėr armikut gjakatar serb, tregohen kundėr njėri - tjetrit! Ky ėshtė fati tragjik i shqiptarėve dhe jo vetėm nė krahinėn e Kosovės!

Nga: Rifat Ymeri

 

Fati tragjik i familjes kosovare tė Isa Deliut

      Si shumė familje kosovare qė u detyruan tė lėnė vendin e tyre dhe emigruan nė kohėn e masakrave millosheviējane nė Kosovė, ishte edhe familja e Isa Deliut nga fshati Razoll i Komunės Skėnderaj. Kjo familje kishte arritur t’i shpėtonte tmerrit tė luftės nė Kosovė duke ardhur e strehuar nė Shqipėri. Ku unė arrita ta njihja nė atė kohė kėtė familje fisnike dhe bujare, e cila pėr rreth njė vit jetoi nė shtėpinė e thjeshtė po bujare tė zotit Halit Duli. Gjatė bisedave ne u njohėm edhe me vėshtirėsitė e tmerret, troturat e masakrat e pashoqe qė kjo famlije kishte hequr e pėrjetuar gjatė periudhės makabėr qė shkaktoi lufta e ēmendur e shtetit Serb nė Kosovėn Martire. Por kėtu mėsova se kjo familje fisnike shqiptare ishte e “dėnuar” qė tė mos kthehej ndoshta kurrė mė nė Kosovėn e tyre, e kjo pėr arsyen se djali i madh i tyre Bujar Deliu nuk i ishte bashkangjitur UĒK, edhe pse ata i kishin bėrė thirrje pėr disa herė. Por edhe pse mė vonė ishte burgosur nga forcat serbe nė njė kamp tė tyre pėr rreth 12 orė, ku pėr ta liruar u kishte premtuar serbėve bashkėpunim fallso (e themi fallso sepse ai sapo u lirua kurrė mė nuk u takua me ta). Por pas lirimit nga kampi serb, pėrsėri UĒK e kėrkonte, por tashmė si “tradhėtarė” ku edhe i bėnin tė ditur se ishte i dėnuar me vdekje, pra do ta vrisnin djalin e madh tė kėsaj familjeje zoti Bujar Deliu, por kėsaj radhe jo armiqtė serbė, por vėllezėrit shqiptarė tė UĒK. Gjithsesi edhe nė kėto kushte dėshira e kėsaj familjeje ishte e madhe pėr t’u kthyer nė Kosovėn mėmė, ku mendonin se shpejt edhe drejtuesit mė ekstremistė tė UĒK do ta kuptonin se Bujari nuk i kishte tradhėtuar kurrė shqiptarėt, veēse kishte masahtruar serbėt me tė vetmin qėllim pėr tė shpėtuar jetėn nga kėto duar tė pėrgjakur tė kriminelėve serbė. Natyrisht edhe nė kėto kushte kėrcėnuese pėr jetėn e djalit tė tyre kjo familje vendosi tė kthehej nė Kosovė, pasi atje filloi tė fryjė flladi i lirisė e nė kėto kushte do tė merreshin vesh mė mirė shqiptari me shqiptarėt. Pasi kjo familje u kthye nė vendin e  saj ne shokėt qė jetuam njė vit, por mbi tė gjitha fmailja qė i strehoi donin tė dinin pėr fatin e saj, ku pėr njė kohė tė gjatė nuk muarėn asgjė vesh duke u shqetėsuar seriozisht se ēfarė u ndodhi nė vendin e tyre Kosovėn e lirė, tashmė pa serbė. E ajo qė nuk e mendonin kurrė u paraqit para nesh nga mesi i muajit korrik 2001, kur nė shtėpinė bujare tė Halitit erdhi pėrsėri familja e Isa Deliut, por kėsaj radhe mungonin jo vetėm Bujari qė nga frika se do ta vriste UĒK ishte larguar nga Shqipėria jo pėr nė Kosovė, por pėr nė njė vend demokratik, por edhe djali i tyre i vogėl Besniku 17 vjeēar qė ishte marrė penga nga forcat ekstremiste tė UĒK, tė cilat pasi kishin torturuar mizorisht krejt kėtė familje, pasi u thonin o Bujarin tė gjallė pėr ta dėnuar si tradhėtar ose ju nuk keni vend nė Kosovė. Pėrsėri kjo familje u strehua ten ne miqtė e vejtėr, por kėsaj radhe vetėm pėr tre muaj, sepse nė shtėpinė e Halitit ku banonin erdhi njė letėr e cila kėrcėnonte nė emėr tė UĒK se do tė shkatėrrohej edhe krejt familja strehuese shqiptare e Halit Dulit. Pas kėsaj vetė Isa Deliu me tė shoqen si dy mjerana u larguan nga Shqipėria pa asnjė adresė, ku edhe sot e kėsaj dite ne nuk e dimė fatin ndoshta tragjik tė kėsaj familje tė mirė kosovare qė fati i zi e degdisi, pėr s’di se ku...

Gėzim Zeka

 

Plagėt e pambyllura tė Kosovės

Njė reportazh shkurtimisht i dhimbshėm

      Pas ēlirimit tė Kosovės kisha besuar se njerėzit do tė mund tė ktheheshin tė lirė nė vatrat e tyre qėani pse tė shkrumbuara, ishin pėr kosovarėt mė tė mirat, mė tė lumturat e botės qoftė edhe pėr arsyen e thjeshtė, por madhore se ishin mė nė fund tė lira. Por fatkeqėsisht kjo nuk qenka e mundur pėr tė gjithė. Sabrije Zeneli nė Kosovė ka lėnė varrin e bashkėshortit tė saj Isal Zeneli, i cili nė dhjetorin e vitit ‘98 do tė vritej nga serbėt nė Prishtinė gjatė njė demostrate. Dy djemtė e Sabrijes, Nardi e Mondi, nuk kthehen dot nė Kosovė pėr tė vendosur njė lule mbi varrin e babės qė u bė fli pėr tė ardhmen e djemve tė tij, qė s’mundėn ta shijojnė ende flladin e lirisė nė Kosovėn e tyre...! Kėto i mėsova gjatė njė qėndrimi njė javor nė qytetin e vetėm nė botė qė mban emrin e gjakut, nė Gjakovė pra! Pas vrasjes sė babait Nardi e Mondi Zeneli do tė ishin aktorėt - spektatorė tė njė drame makabėr tė cilėn Hajrija, njė komshie e Sabrijes nė njė pallat tė vjetėr afėr qendrės sė Gjakovės na e tregon pa mundur t’i mbajė lotėt, ndonėse kanė kaluar tre vjet e ca qė nga arratisja e Sabrijes, Nardit e Mondit prej Gjakovės sė tyre qė aq fort e deshėn...! Islami - vazhdon mė tej plaka gjakovare, - ishte zėdhėnės i LDK - sė e kish rėnė fort nė sy tė serbit, e kur e arrestuan atė nė ‘97 vendin e tij nėpėr mitingje e demostrata e zuri Sabrija me djemtė... E pasi ka marrė vesh se unė jam gazetar, burrnesha gjakovare mė tregon arsyen e ikjes sė Sabrijes, Mondit e Nardi Zenelit...

      - Pak ditė pas vrasjes sė Islamit, serbėt pasi bastisėn shtėpinė morėn nė pranga Sabrijen e Nardin dhe i ēuan nė njė rajon policie kėtu afėr. Dhe kur Nardit i kishin thyer edhe shpatullėn, duke parė pra se ata po ia mbysnin djalin nė sytė e saj, por sidomos kur Nardit tė njomė i vunė grykėn e pistoletės nė ballė, zemra e nėnės nuk mundi tė durojė mė, por kallėzoi gjithēka dinte pėr UĒK - nė e LDK - nė. Unė e di se Sabrijen e vret ndėrgjegja, po si mund tė durojė njė nėnė, kur djalin, loēkėn e zemrės po ia mbysin ndėr sy? Ajo ėshtė penduar, po edhe unė, edhe gjithsecila nėnė, njėlloj si ajo do tė kisha vepruar...! Dhe e keqja mė e madhe ėshtė se ata nuk vijnė dot mė nė Gjakovė! Ėshtė e vėrtetė se prej kallėzimit tė Sabrijes janė vrarė shumė djem tė Kosovės qė punonin nė ilegalitet. Edhe pse s’ka faj, disa njerėz kėtu nė Gjakovė e kanė kėrcėnuar se po u kthye do ia vrasim djemtė, Nardin e Mondin... Po ta tregoj ty mor bir - pėrfundon e pėrlotur fqinja e Sabrije Zenelit, - qė ta marrin vesh tė gjithė se ēka na ka gjetur ne kosovarėve, qė as tash nė liri s’po e shijojmė Kosovėn tonė...

      Dhe unė po e botoj, jo thjesht si ngjarje, por pėr tė thėnė se plagėt e Kosovės ende rrjedhin gjak... Sabrije Zeneli bashkė me djemtė e saj jetojnė diku nė Europė, por jam i bindur se do tė falnin gjithė luksin e perėndimit pėr tė jetuar tė lirė nė apartamentin e tyre me dy dhoma nė njė pallat tė vjetėr diku afėr qendrės sė Gjakovės, qytetit aq tė bukur me emėr gjaku, nė Kosovė.

Artan Zekaj

Gjakovė 25 janar 2002

 

Demokratėt e Malėsisė sė Madhe nėn rrebeshin e tmerrit socialist

      Pas vitit 1997, kur komunistėt e rinj shqiptarė u rikthyen nė pushtet, demokratėt nė pėrgjithėsi, e ata tė trevės sė Malėsisė sė Madhe nė veēanti filluan tė pėrballen me njė luftė tė re klasash, e cila i vendos para alternativės, ose qėndro nė Shqipėri e duro persekutime, dhunimet, burgosjet e deri vrasjet tragjike, ose nė dėshiron tė shpėtosh jetėn largohu nga vendi yt, pėr nė dhe tė huaj. Janė me qindra tė rinjtė e tė rejat qė e kanė pasė kėtė “fat” tė zi, por unė nė kėtė shkrim tė shkurtėr dua tė kujtoj demokratin e antikomunistin e orėve tė para zotin Sokol Gjergj Vecaj nga fshati Vrith i rrethit Malėsi e Madhe i cili kishte lindur nė vitin 1971 nė njė familje tė lindur antikomuniste. Sė pari axha i tij ishte shkolluar pėr prift katolik dhe quhej Dom Zef Vecaj (Gilaj) i cili me tė ardhur pushteti komunist pas vitit 1945 atė e kishin burgosur nė emėr tė komunizmit e kundėr besimeve nė pėrgjithėsi e besimit kristian nė veēanti. Pas kėsaj siē e kishte zakon komunizmi fillon persekutimin e krejt familjes Vecaj, ku mė vonė burgosin edhe babain e Sokolit, Gjergj Prenash Vecajpėr motive thellėsisht politike. Sokoli, ky demokrat ishte ndėr nismėtarėt e parė pėr krijimin e PD nė Vrith e mė gjerė, por edhe ishte nga ata demokratė qė pa frikė kishte marrė pjesė nė tė gjitha mitingjet e protestat e para 1990 - 1992 kundėr komunistėve, por kėto protesta i vazhdoi edhe pas vitit 1997 kur komunistėt e rinj rierdhėn nė pushtet. Zoti Sokol aktivitetin vėrtetė tė vėshtirė e kishte gjatė viteve 1997 - 2001 kur shquhej si njė ndėr pjesėmarrėsit mė aktivė nė mitingje e protesta kundėr shtetit e qeverisė socialiste, por mbi tė gjitha spikat propaganda e mbėshtetja e alternativave e kandidatėve tė Partisė Demokratike, ku falė aftėsisė e qėndresės sė Sokolit me shokė nė trevėn e Malėsisė sė Madhe vazhdimisht kanė fituar kandidatėt e PD si nė pushtetin lokal e Deputetė, por pėr fat tė keq nė trevat e tjera kishin fituar socialistėt.

      E pas kėsaj zotin Sokol disa herė e kanė arrestuar e mbajtur nė komisariatet e policisė nga 24 orė ku e kanė rrahur e torturuar, duke i kėrkuar tė heqė dorė nga bindjet antikomuniste ose do ta pėsonte mė keq se axha Zef e baba Gjergj. Gjithsesi zoti Sokol edhe pas kėtyre presioneve nuk u tėrhoq nga rruga e demokracisė  ku nė zgjedhjet e fundit parlementare zotin Sokol komunistėt e kanė rrezikuar e kėrcėnuar me jetėn, ku pėr ta shpėtuar ėshtė detyruar tė largohet nga Shqipėria qė e deshi aq shumė. E pikėrisht nė ditėt e fundit kur PD e rrethit kishte njė aktiv tė saj e kujtoi punėn e tij duke shprehur keqardhje qė shteti i ri komunist ia kishte mohuar jetėn nė Shqipėri.

Gėzim Zekaj