koka

nr. 23 / 14 maj 2002

alukit

numrat

 

Doktor Golletti Baffa... arbėreshi i madh...

Vėllezėrit arbėresh tė Italisė, tė mėrguar para pesė shekujsh, ruajn traditat, zakonet dhe kulturėn nacionale nė mėnyrėn mė shembullore dhe mė tė pėrkryer. Ky faktor ka tė bėjė shumė edhe me kulturėn dhe tolerancėn e popullit Italian, i cili padyshim ėshtė ndėr popujt “monumentalė” tė kulturės botėrore, madhėshtinė e sė cilės e manifestoi me “Rilindjen Europiane” duke i dhuruar kontinentit “plak”, dhe mbarė botės korifej, si: Mikel Anxhelon, Leonardo Davinēin, Rafaelin e tė tjerė, veprat e tė cilėve mbeten monumente tė pavdekshme tė kulturės botėrore, pėr tė gjitha kohėrat.

      Siē e theksuam mė lart, Arbėreshėt (prijėsit dhe bujarėt mė tė spikatur tė Arbėrisė), mbas pushtimit osman, mėrguan nė brigjet perėndimore tė Adriatikut ku u akomoduan kryesisht nė Italinė e Jugut. Ata, me njė intuitė tė admirueshme iu pėrshtatėn kushteve dhe kulturės Italiane, pa u shkėputur asnjėherė nga tabani Elban, duke ruajtur me koshiencė dhe ndėrgjegje tė lartė, gjuhėn amtare dhe zakonet dhe traditat mė tė shkėlqyera tė trashėguara nė shekuj, nga paraardhėsit Ilirė, zotėrues tė Adriatikut lindor pėr tė gjatė gjithė bregdetit Dalmatin, e njė pjesė tė mirė tė Detit Jon. Nga vatrat e zjarrta tė patriotizmit Arbėresh, u lindėn kolosė tė Letėrsisė Italiane, ku mund tė veēojmė Seremben dhe De Radėn e madh e sa e sa intelektualė tė tjerė qė shkėlqyen nė ēdo fushė tė Artit, Kulturės dhe Shkencės.

      Pa asnjė dyshim, vargjet Deradiane janė paraprirėse tė Letėrsisė Shqipe, dhe Historiografia Shqiptare duhet tė ndriēojė mė shumė mbi kėtė figurė, qė nėpėrmjet vargjeve aq tė goditura, ka ditur tė skalitė fytyrėn e vėrtetė tė Arbėrit, dhe nė asnjė mėnyrė nuk mund tė krahasohet vepra madhore e “Millosaut” me betejat arabe tė Hasan Zyko Kamberit... Nė kėtė mjedis tė shėndetshėm, me “mish” e “gjak” Arbėrit, do tė rritej edhe Vinēenco Golletti Baffa, si studiues i thellė nė fushat e filozofisė, historisė, gjuhėsisė dhe kulturės, me shpirtin e paanshėm tė shkencėtarit tė vėrtetė: Bagazhi i pasur i dijeve dhe pėrpjekja kėmbėngulėse e paraqesin atė edhe si njė analist tė shquar. Kėto aftėsi dhe mendime profetike i shfaqi nė mėnyrė tė veēantė gjatė ngjarjeve tragjike tė Kosovės. Duke u mbėshtetur mbi lajmet dhe informatat e ndryshme qė vinin nga vetė vendet ku zhvilloheshin ngarjet si Prishtina, dhe masmediat ndėrkombėtare, Doktor Golletti, me njė vėshtrim tė mprehtė mendor, demaskon me themel planet djallėzore tė Millosheviēit, qė me gjak shqiptari e me plumba e barot serbi, mundohej tė dehte e tė nxiste serbomėdhenjtė me idetė utopike, se Kosova na qenka pjesė e pandarė e “Stara Serbisė”, bile djepi i saj!... Anti – Shqiptarizmi dhe antikultura qėndrojnė nė bazė tė veprimeve sa monstruoze aq edhe kriminale tė kėtij farė Millosheviēi, shprehet Dr. i nderuar Baffa. “Vetėm barbari feudal dhe jo socialisti, shprishė demonstratat me qerre lufte tė armatosura, helikopterė e aeroplanė, dhe vret demonstruesit si mizat”! I revoltuar nga kėto veprime kriminale tė shkallės sė krimeve kundėr njerėzimit qė ushtroheshin kundėr vėllezėrve kosovarė, Dr. Golletti ngriti zėrin nė forumet ndėrkombėtare dhe kancelaritė e Europės dhe pėrtej oqeaneve, tė cilėt nga njėra anė kishin shpallur botėrisht me anėn e “Kartės sė Kombeve tė Bashkuara” se ēdo popull ka tė drejtė tė zgjedhė fatin e vet, kur nga ana tjetėr, qėndronte i palėvizur, dhe i ftohtė ndaj njė genocidi qė i bėhej para syve.

      Me kėtė vrull publicistik, Doktori Arbėresh lėshonte njė paralajmėrim mė tė rreptė: Diktatori Sllobodan po bėhej gati tė ndėrmerrte njė genocid tė pėrmasave mė tė mėdha, njė genocid asgjėsues i tė gjitha tė drejtave materiale e shpirtėrore tė shqiptarėve tė Kosovės.

      Ai i bėnte thirrje opinionit ndėrkombėtar dhe tė gjithė njerėzimit qė tė ndalonte kėtė sulm antinjerėzor, i cili pėrveē synimit pėr tė mos shkatėrruar nacionalitetin shqiptar, synonte pėr tė katandisur si mos mė keq vetė popullin serb, me atė propagandė tė shfrenuar antishqiptare, qė pėrveē synimit pėr tė shkatėrruar nacionalitetin shqiptar, ai arrinte me njė paranoizėm dhe surrealizėm politik e historik nė njė ēmenduri tė vėrtetė! Dr. Golletti, shprehimisht shkruan: “Okupatorin Serb, historia e judikon si tė egėr, tė lig, tė keq, barbar e racist”.

      Ndėrsa koha kalonte, sjelljet barbare nuk ndryshonin nga ato tė mė parshmet, 100. 000 viktimat e Kosovės sė 1999, kėrkonin shpagim.

      Ku u mbėshtet Millosheviēi pėr tė zbatuar tė tilla plane tė kobshme kundėr popullatės sė pambrojtur tė shqiptarėve tė Kosovės! Hordhitė Serbe paramilitare dhe ushtarake prisnin kokat e pleqve e tė fėmijėve. Ndėrsa nga ana tjetėr nė ekranet e TV Millosheviēi krekosej si engjulli mbrojtės e shpėtimtar i Serbėve. Me buzėqeshje satanike ai pėrcillte e nxiste ushtrinė barbare pėr tė djegur, vrarė, therur, mbytur e masakruar burrat e gratė shqiptare, pleqtė e plakat, tė rinjtė e tė rejat, fėmijėt e foshnjat nė djep. Nuk kursehej kjo hordhi kriminelėsh tė pėrdhunonte me forcė brutale e kafshėrore femrat Arbėrore.

      Ē’donin tė thonin ata tre gishta qė ngriheshin lart nė shenjė fitoreje qė simbolizonin fanatizmin mė tė shfrenuar tė ortodoksizmit serb?

      Paradoksi i kalonte pėrmasat e arsyes! Nga njėra anė vrit e prit, nga ana tjetėr lutu e bėj kryq! Pastaj nė kulmin e krimeve tė tyre shtazore, mbasi ishin dahur me gjakun e rrėnkimin, shkonin tė argėtoheshin nė diskoteka! Makabriteti ėshtė i pėrbashkėt pėr tė gjithė ata qė mbajnė emrin famėkeq – diktatorė. Doktor Golletti thekson: “Shumė ndėr nazistėt Gjermanė qė vranė me mijėra e mijėra njerėz tė pafajshėm, dukeshin tė mirė dhe interesoheshin me pasion tė sinqertė pėr muzikėn klasike...” Me rastin e Serbėve, Millosheviēi nuk paraqitej ndėr salla balloje e koncertesh, por qėndronte pranė tryezės presidenciale, ku spikaste njė tufė me lule tė freskėta, ndoshta tė sjellura nga Kosova!

      Profesorit tė shquar Arbėresh nuk i ikin kėto analogji tė ēuditshme, siē ėshtė vetė analogjia e strukturės diktatoriale tė sistemeve totalitare, nazi – fashiste, komuniste, sisteme me njė emėrues tė pėrbashkėt – terrorin.

      Doktor Galletti Baffa, nė ngjarjet nė Kosovė (1981) do tė shkruante: “Bashkimi dhe ēlirimi i Kosovės sot nuk ėshtė i mundur. Ai do tė mund tė bėhet vetėm kur tė pėrmirėsohet situata botėrore, atėhere do tė bėhet edhe ribashkimi i Gjermanisė sė Bonit me Gjermaninė Lindore. Njė gjykim dhe profeci e saktė qė gjeti realizimin konkret nė fazėn e shembjes sė Murit tė Berlinit.

      Si pėrfundim, mund tė shprehemi se Doktor Golletti ėshtė vazhdues konsekuent i Letėrsisė, Artit dhe Kulturės Arbėreshe.

      Mbrojtės dhe “Avokat” ndėr mė tė mėdhenjtė e ēėshtjes Kosovare, dhe asaj mbarė Kombėtare, duke shfaqur vlera tė mėdha dhe tė gjithanshme, dhe kapacitet tė lartė nė tė gjitha sferat dhe analet ndėrkombėtare, me njė vėrtetėsi absolute historike dhe shkencore. Njė punėtor i palodhur qė i pėrkushtohet ēėshtjes tė pėrgjithshme Kombėtare dhe qė pėrpiqet tė ringjalle pathosin patriotik tė arbėreshėve nėpėrmjet kultivimit tė kulturės e sidomos tė Letėrsisė Arbėreshe dhe nė gjuhėn shqipe.

      Ai ėshtė kėmbėngulės nė ruajtjen e veēorive gjuhėsore tė tri formave letrare shqiptare: Gegėrishte, Toskėrishte e Arbėrishte. Ai pėrkrahė dhe ndihmon botime tė ndryshme letrare, historike e kulturore me pėrmbajtje tė shėndoshė shqiptarizmi. Nė suazėn e kėsaj veprimtarie, artikuj me korespodencė nga Kosova na e pėrforcojnė bindjen se Profesori i nderuar Arbėresh, nuk i shmanget debatit politik, ku vlerėsimet dhe parashikimet e tija rezultojnė tė shprehura me frymė analitike tė thelluara dhe objektive, gjė qė lejon qė mendimet qė jep tė gjejnė konformimin e tyre, siē e tregojnė ngjarjet tragjike nė Kosovė, tė cilat i hapėn rrugė realizimit tė aspiratės madhore dhe realizimit tė atij qėllimi tė lartė pėr tė cilin populli shqiptar i Kosovės derdhi lumenj gjaku. Profesor Golletti ėshtė dėshmia mė e gjallė dhe elementi mė i prekshėm i pėrkushtimit tė Arbėreshėve nė mbrojtjen e trojeve tė stėrgjyshėrve. Dėshmi dhe faktor determinant i ruajtjes sė elementeve mė pozitive tė traditės atdhetashėse, mėkuar nga krye Prijėsi Legjendar i pavdekshmi dhe i papėrsėritshmi Heroi ynė Nacional, dhe mbrojtėsi i kulturės dhe Krishtėrimit Europian – Gjergj Kastrioti.

      Prof. Golletti, na shfaqet si nė “Feniks” pėr tė kujtuar tė kaluarėn e lavdishme tė stėrgjyshėrve krenarė, dhe pėr tė mbetur nė pėrjetėsi shėmbėlltyrė e gjallė e tyre, duke pėrballuar me sukses tė gjitha sfidat e kohės, me besim e bindje tė plotė se jemi pjesė e pandarė e kontinentit Europian dhe padyshim ndėr pjesėt mė vitale tė tij.

      Dr. Baffa, siē e thamė mė lart, zotėron njė kulturė tė gjėrė: Ai ėshtė diplomuar nė Romė e nė Perugia, ku ishte specializuar pėr gjuhėt e vjetra (Latinishten e Greqishten), zotėron nė mėnyrė tė shkėlqyer Frėngjishten. Nė Romė ėshtė lauruar nė Fakultetin e Filozofisė, ku thellohet nė lėmin e historisė dhe nė atė tė gjuhės Shqipe.

      Nė atė periudhė njihet me Profesor Ernest Koliqin, qė lė gjurmė tė rėndėsishme nė formimin e tij. Jep mėsim nė disa shkolla Italiane, pastaj transferohet nė Gjermani, ku punon pranė Shkollės sė Lartė Pedagogjike tė Universitetit tė Frankfurtit dhe tė Haidelbergut. Ai afirmohet si njė nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj e mė tė plotė tė Arbėrisė, duke ngritur gjuhėn Arbėreshe nė nivel tė lartė Letrar dhe Artistik. Studimet dhe shkrimet e tij tė shumta janė pėrmbledhė nė njė Antologji qė ka parė dy botime, nė 1991 dhe 1995. prof. Golletti ka botuar disa libra kushtuar gjuhės Arbėreshe: “Alfabeti shqip i programuar” (1977), “Libri im i parė” (1979), “Libėr kėndimi i programuar” (1981), “Antologjia e shkurtuar” dhe “Gjuha jonė me hare” (1982).

      Sot e kėsaj dite ai merret me shkrime, botime, studime dhe vazhdon tė mbajė leksione pranė Universiteteve tė Gjermanisė, ndonėse i ka kaluar tė 78 vjetėt, punon me njė “nxehtėsi” rinore.

      Dr. Golletti Baffa, mbet model i mishėrimit dhe gjakut tė kulluar tė gurrės Arbėreshe, shembull intelektuali patriot.

Nga: Mark Bregu

Muc Koxha dėshmon pėr futbollin e lavdishėm shkodranė

Roli i Mucit tek ekipi shkodranė

Nė ekip Muci ishte lider i padiskutueshėm pėr vite me radhė, mesfushor punėtor dhe inteligjent. Nė ēdo ekip dy, tre apo katėr lojtarė janė bėrthama rreth sė cilės ngrihet dhe funksionon mekanizmi i gjithė skuadrės, prandajMuci vazhdimisht, gjatė gjithė karierės sė tij disa vjeēare tek Vllaznia, nė tė cilėn janė ndėrruar disa breza lojtarėsh ka qenė nė udhėheqjen e ekipit drejt suksesit, nė daljet nga situatat e vėshtira, ishte shembull i lojtarit serioz, tepėr korrekt, i aftė psikologjikisht pėr tė mos rėnė viktimė e pasioneve instinktive nė asnjė situatė tė lojės.

      Kur Muci ishte nė formė tė mirė, Vllaznia luante mirė, kur Muci nuk ishte nė fushė, apo kishte probleme fizike edhe Vllaznia ēalonte, i mungonte elasiciteti dhe frymėmarrja. Muc Koxha ishte model i lojtarit shembullor, shok i mirė nė ekip e nė shoqėri, punėtor i palodhur dhe prind dhe familjar i shkėlqyer.

 

Tirana, kundėrshtarja historike pėr tė cilėn kishte ago dhe nostalgji

Pėr arsye punėsimi nga fundi i viteve 1939 – 1943 Muci gjendet nė Tiranė dhe megjithėse aktivitetet sportive kombėtare pothuaj ishin shėnuar si rezultat i luftės sė pėrbotėshme qė vazhdonte, prapė se prapė Koxhaj krahas punės qė bėnte nuk u shkėput nga futbolli as nė Tiranė, por filloi tė aktivizohet nė skuadrat e lagjeve tė kryeqytetit qė vazhdonin traditėn e sfidave fubollistike me njėra – tjetrėn. Nė Tiranė u aktivizua me skuadrėn Naim Frashėri dhe mė vonė me Bankėn e Napolit, Hasan Balla, Zyber Lisi, Ali Visha, Ndoc Mirdita, Xhavit Demberi, Rakip Myzeqari, Skėnder Shkupi, Nush Qymyri, Fiqiri Tartari, Petrit Kamba, janė disa nga emrat mė tė spikatur tė futbollit tiranas nė ato vite, me njė pjesė tė tė cilėve Muci luajti dy ndeshje nė formacionin mė kualitativ tė SK Tiranės. Nė mesin e vitit 1942 erdhi pėrnjė ndeshje, pėrfaqėsuesja e Kosovės dhe luajti me pėrfaqėsuesen e Tiranės. Kosovarėt e humbėn ndeshjen me rezultatin 2:0, krahas Mucit si portier luajti edhe shkodrani tjetėr Halit Lacaj qė edhe ai punonte nė Bankėn e Tiranės nė atė periudhė. Po atė vit skuadra pėrfaqėsuese e Tiranės zhvilloi njė ndeshje tjetėr miqėsore me qytetin e Strugės dhe pėrsėri Tirana fitoi me rezultatin 6:0. Rexhep Spahiu, Teudor Hanxheri e Muc Koxhja qenė treshja mė e mirė e 22 lojtarėve nė fushė. Muci nuk e fshihte simpatinė qė kishte pėr ekipin e Tiranės dhe dėshirėn dhe egon e madhe pėr ta mundur e pėr t’i kthyer revanshet. Tirana ishte kampjonia e parė e Shqipėrisė dhe qė nga viti 1930 e nė vazhdim rivalja historike e Vllaznisė, aq sa shtypi mė i hershėm sportiv i asaj kohe shkruante nė krye tituj Pionierėt e futbollit (Tirana dhe Shkodra). Tirana vitin qė u shpall kampjone e parė e vendit njohu vetėm nė humbje dhe kėtė ia shkaktoi Bashkimi Shkodran 2:3, e njėjta gjė do tė pėrsėritej edhe njė vit mė pas ku SK Tirana do tė fitonte pėrsėri titullin por do tė mundej brenda nė Tiranė nga shkodranėt me rezultatin 0:1. Madje nė 33-shin pėrsėri Shkodra i rrėmben Tiranės fitoret e tė dy takimeve direkte 0:1 dhe 2:1 dhe kėshtu dukej sikur revizohej njė alternativė pa pėrgjigje.

Kush ėshtė mė mirė kampjonia apo fituesja e pėrhershme e takimeve direkte me tė.

 

Vllaznia e ēvirgjėroi Tiranėn

Ishte kampjonati i vitit 1936, Tirana kryesonte nė mėnyrė spektakolare me rezultate disa herė edhe tenistike, si me Dragojn e Pogradecit 5:0, me Bashkimin e Elbasanit 3:0, me Kavajėn 3:0, me Skėnderbeun e Korēės 5:0, dhe i vinte radha tė ndeshej nė Shkodėr me Vllazninė e qytetit ku lindi futbolli. Gazeta Sporti shkruante nė kryetitullin e saj “Nesėr nė Shkodėr ndeshen titanėt e klasifikimit tė SK Tiranės me Vllazninė”. SK Tirana ngjitet nė Shkodėr pas katėr fitimeve tė bujshme, mbas njė loje gjithė forcė e teknikė, gjithė gjallėri e elegancė, me njė golavarazh fantastik 16:0 dhe me njė portė tė pa prekur, vajzė tė mrekullueshme nga bukuria, zemrėn e sė cilės nuk mundėn ta bėjnė pėr vete as djemtė mė pelivanė deri me tre shute e me tre penallti. Kampjonėt nė Shkodėr sė bashku me titullin do tė pėrpiqen tė ruajnė edhe virgjėrinė e portės sė tyre.

      Po ēka edhe shkodranėt nuk janė mundur deri mė sot kėrkund, pėrkundrazi kanė shkuar duke fituar kudo edhe nė Kavajė, lojtarėt e Vllaznisė mendojnė tė fitojnė e jo tė dalin barabar, se edhe kėta janė duke luajtur e msyer drejtė e nė ballė titullin, e pėr mė tepėr duan t’i tregojnė Zibishtit tė ri se deri mė sot rrotull 6 vjetėve tė kampjonateve s’ka portier qė Shkodėr Locja s’e ka detyruar ta nxjerrė topin nga rrjeta e vet. Sado e fortė qė tė jetė mbrojtja e kampjonėve, prapė se prapė shkodranėt nuk duan tė besojnė se vajza, ajo hyri e sportklubit ka pėr tė mbetur pa u martuar, nė Shkodėr me ndonjė tip trimi syzi e vetullzi tė ndonjė shkodrani. Tani sytė e popullit sportdashės do tė drejtohen kėsaj tė diele nga fusha e Shkodrės, dhe prej andje presim pėrgjigjen e shumė pyetjeve qė na brejnė ndėrgjegjen. Shkodranėt kollaj fort e ngatėrrojnė fillin e pėlhurės epo u has sharra nė gozhdė kapjonėve, e po fillon me kėndue prapė kėnga e vjetėr. Korēartė rrah Shkodrėn, Tirana rrah Korēėn, por Shkodra rrah Tiranėn. Pas kėtij stili tė pėrkryer gazetaresk made in Mazrreku, qė sot nuk figuron te asnjė penė. Muc Koxhja jep pėrgjigjen e saktė tė asaj qė gazeta Sporti i asaj periudhe shtronte si pyetje nė prag tė asaj ndeshjeje tė shumė pritur. Tiranasit nuk humbėn nė Shkodėr, por porta tiranase pėr qime flokut, ishte fat i madh pėr ta qė nuk u mundėn, ndėrsa porta tiranase u ēvirgjėrua jo me njė por me dy gola tė lojtarėve shkodranė.

 

SK 17 Nėntori pėrforcohet me Muc Koxhen, Loro Boriēin e Bimo Fakjen

Nė vitin 1946 SK 17 Nėntori zhvilloi njė turne miqėsore nė Bosnje-Hercegovinė me Zheljezhniēarin dhe Zenicėn, pra siē shkruante shtypi i kohės tri ndeshje njė fitore njė barazim dhe njė humbje ishte bilanci i kėtij turneu tė 17 Nėntorit tė pėrforcuar me Boriēin, Koxhaj e Fakjen e Vllaznisė. Ja dhe formacioni i 17 Nėntorit tė pėrforcuar: Jeremiq, Janku, Llambi, Fakja, Koxhaj, Spahiu, Parapani, Boletini, Boriēi, Bicaku, Bizhuta.

      Ndeshja e parė me Zenicėn pėrfundoi 2:1 pėr tiranasit, sė pari kaluan nė avantazh vendėsit nė fillimin e lojės sė dytė, por pas 10 minutash barazon Bicaku, ndėrsa nė minutėn e 35 Boriēi shėnon golin e fitores pėr miqtė. Gazeta Sporti citon se fitorja e skuadrės sonė duhet tė kishte qenė mė e thellė por u duk kjartazi mungesa e marrėveshjes mes lojtarėve qė shkaktoi humbjen e mjaft rasteve tė sigurtė. Ndeshja e dytė me Zheljezhniēarin pėrfundoi 0:0, me tone kritike Sporti shprehej, ndoshta duhet tė kishim fituar edhe mirė biles, sikur tė mos kishin munguar provat mes lojtarėve dhe sidomos tė dy shtyllave Boriēit e Bicakut qė gjatė gjithė lojės nuk u kuptuan fare dfhe bane qi nji fitim i sigurtė tė na ikte prej duarve. Ndėrsa ndeshja e tretė po me Zheljezhniēarin e Sarjevės, ndeshje qė u zhvillua nėn ndriēimin e dritave elektrike qė pėr atė kohė kujton Muci pėr ne ishte njė mrekulli e pa shijuar kurė mė parė, tiranasit thyhen me rezultatin 3:0.

      Pėrsėri duke iu referuar shtypit tė kohės me largimin e Bicakut i cili i vranė sy, dhe tė Koxhjes qė ishte plagosė rėndė nė njė duel ajror, skuadra jonė e lodhur me dy lojtarė mangut (atėhere nuk lejohej zėvendėsimi i lojtarėve tė dėmtuar), nuk mundi tė zhvillojė dot njė lojė tė bukur, Boriēi i mbetur thjeshtė vetėm nuk mundte tė bėnte gjė, ndėrsa porta e Jeremiqit u bė pelegrinazh i plot tre golave tė hidhur.

 

Motet e mėdha 45 e 46

Titujt e kėtyre viteve thotė Muc Koxha janė sadisfaksioni mė i madh sportiv i jetės sime, krenaria mė e madhe e nostalgjia mė mbresėlėnėse. Emocionet janė tė justifikueshme, tė cilat nuk i fsheh dot as sot pas 57 vitesh, dhe tek shfleton albumin e tij ndėrmend i vijnė tė gjithė shokėt e bashkluftėtarėt e arenės sė gjelbėrt tė cilėve sikur ua ledhaton fotot plot mall duke pėshpėritur e thėnė, rahmet pastė Bimoja, Lutfiu, Muhameti, dritė paēin Loroja, Doda, Preka, Pali, etj., dhe ndoshta e ndjen mė shumė mungesėn e tyre se peshėn e rėndė tė viteve qė mbart mbi supe, dhe shton lus Zotin qė pleqėria nuk mė mundon, por tani qė jam i vetmi qė jetoj nga brezi im mė duket vetja pa ta i vetmuar si Robinson Kruzo nė ishullin e tij.

      Nė dy edicionet 45, 46, Muci ishte njė ndėr protagonistėt e suksesit tė madh, luajti padyshim tė gjitha takimet duke mbajtur nė krah shiritin e kapitenit, pra njė kapiten i vėrtetė i njė ekipi absolutisht kampjon. Vllaznia e atyre viteve ishte njė ekip luftarak me tipare krejtėsisht sulmuese e pa pėrmbajtshme nga asnjė mbrojtje aq sa nė kampjonatin e dytė shėnoi 32 e pėsoi vetėm 3 gola, bile Muci thotė do ta kishim mbyllur kampionatin vetėm me njė gol tė pėsuar sikur tė ishim paraqitur nė Korēė. Nė Korēė nuk u paraqitėm, jo pse e kishim tė siguruar fitimin e titullit, por nuk patėm as mjet udhėtimi nė gjendje pune, kėshtu humbėm dy pikė e pėsuam dy gola aforfajt, por por nė tė vėrtetė Vllaznia, nė kėtė kampjonat nuk njohėm as humbje as barazim, synimi ishte vetėm tė pėsonim sa mė pak gola, kishim mbrojtje shumė tė mirė, Dodėn vigan dhe tė papėrkulur qė shėnoi njė rekord qė do tė mbetet i pathyer gjithmonė nė kampjonatet tona vetėm 3 gola e pėsuar, qė pėrveē Tahirit askush tjetėr nuk mund ta pėrsėrisė mė kėtė mrekulli. Njė kapitull mė vehte janė kujtimet pėr shokėt dhe shoqėrinė, si brenda e jashtė fushės sė gjelbėrt. Kishim shoqėri tė pastėr, kishim unitet, nuk dinim ē’janė hilet, hipokrizia as egozimi nė shoqėri. Nė ndeshjet transfertė shkonim si ansambėl me fizarmonikė sė cilės i binte Adem Smajli e Zyhdi Barbullushi, ndėrsa kėndonin pėr bukuri Xhelal Juka, Ademi e Dodė Tahiri. Ky kėndonte edhe kėngė shkodrane, edhe bėnte bejta, duke u gjuajtur me thumba me Adem Smajlin, kėndonte shumė bukur edhe kėngėt nashke duke thėnė me shaka po kėndoj pėr miqėsinė Shqiptaro – Jugosllave.

      Nė qytetet qė shkonim pėr tė luajtur uleshim nė kafe nė qendėr tė qytetit dhe atynė kafe ia fillonim ehengut pėr disa orė, populli mblidhej grumbull me na pa dhe duke bėrė shaka shtonin. Kėta shkodrajt sonte kėndojnė e bajnė aheng,  kurse nesėr na rrahin e ikun, kėsa or vėlla i thonė rrahje me muzikė, tė njajtėn gja banim gjatė kthimit vinim duke kėnduar, pėr me i diftue popullit tė Shkodrės se po ktheheshim me fitore.

 

Dy punė pėr njė rrugė

Nė 46 shkuam nė Berat, fusha e futbollit ishte afėr Osumit e lagėt si moēalishte. Ne pa vonuar me njė lojė tė spikatur teknike qė na karakterizonte shėnuam 3, 4 gola, por beratasit filluan tė luajnė shumė rėndė, sidomos mbrojtėsi Pipivalle e dėrmoi nė shqelma e nė faulla Boriēin synimi ishte i qartė ta nxirrte jashtė luftimit, atėherė thotė Muci e kėshilloj Loron tė tėrhiqet nė gjysėm mbrojtje apo nė mbrojtje krejt dhe avancuam pėrpara Xhelal Jukėn e Adem Smajlin, epėrsia jonė ishte fatale pėr beratasit, porta e tyre u bė kosh basketbolli duke pėsuar plot 9 gola, por prap beratasit sulmonin me ngulm pėr tė shėnuar tė ashtuquajturin golin e nderit nė njė sulm tė tyre plot rrezik drejt portės sonė topi niset nė thellėsi drejt zonės, sulmuesi beratasnė afėrsi tė 16 metėrshit u gjend vetėm pėr vetėm me Tahirin i cili me hap tė fuqishėm del nga zona e vet kėrcen energjikisht duke e goditur topin me kokė sikur tė ishte qendėr mbrojtės, pėrpara se t’i binte me kokė hoqi kapelen nga koka, ishte nė modė mbajtja e kapelave nga portierėt dhe topi i goditur si me topus nga koka e Dodės me dy pasime fluturimthi arrin tek Xhelal Juka i cili vetėm me portierin beratas e kishte mė lehtė ta fuste kuadrat se sa ta nxirrte jashtė. Doda me shpoti i thotė kuku pėr ty o qyqman, Xhelali i pėrgjigjet nuk e godita topin se ma nuve ti kur i re me kokė. Po u kthye nga Berati i morėm leje Federatės tė shkonim nė Gjirokastėr tė mos bėnim dy rrugė brenda njė jave, federata na lejoi, dizfavori ishte pėr ne qė do tė luanim dy ndeshje brenda 3 ditėve. Edhe nė Gjirokastėr fituam 9:0, kishim rast tė shėnonim edhe golin e dhjetė, por Prekė Gjeloshi ndėrhyri si babush duke na thėnė aman mos shėnoni mė tepėr se do i mbesė hatri Gjirokastrės po i shėnuam mė shumė se Beratit, bile kėta nuk po luajnė as me shqelma. Dy punė pėr njė rrugė shkruante gazeta Sporti, rast unikal 18 gola pa pėsuar asnjė nė dy ndeshje brenda tre ditėsh.

 

Si u njoha me Dodė Tahirin

Nė vitin 1938 Shkodra u ndesh me Kotorrin, nė Shkodėr fituam 2:0, pėr tė bėrė ndeshjen e kthimit shkuam nga Tivari nė Budva dhe pastaj dolėm nė Kotorr ku edhe zhvilluam ndeshjen e kthimit e cila pėrfundoi 1:1 dhe normalisht meritonim fitoren. Gjatė kthimit u ndalėm nė njė lulishte nė Cetine, ishte shumė vapė dhe u ndalėm tė freskoheshim pėr pak ēaste.

      Ishim duke ndejtė kur vjen njė djalosh vigan gjithė hare dhe i qeshur dhe na thotė tungjatjeta juaj o burrat e Shqypnisė, jam shqiptar prej Shkodre, jam portier i Cetinės, mė vjen keq qė barazuat se kishit mundėsi ta fitonit ndeshjen. A mė merrni mua portier se qebesa nuk kam me u turpnue, nė krahasim me Ahmet Nutin qė kishim portier Doda ishte sa dy herė ai. Trajnerėt tonė Brahim Dizdari e Zef Hili i thonė hajde nė Shkodėr e tė provojmė pas disa ditėsh, Doda kthehet nė Shqipėri, testimi i doli me shumė sukses, dhe ishte padyshim portieri mė i shkėlqyer i kohės sė tij. Nė atė kohė nuk kishim autobuz, por udhėtimin e bėnim me dy makina tė vogla, unė, Doda e Adem Smajli shkonim gjithmonė nė njė makinė tė vockėl, shprehet Muc Koxha. Doda e Ademi bėnin shaka gjatė gjithė rrugės dhe na kalonin rrugėn pa e ndier fare. Doda ishte i gjatė e duke ndejtė mbledhur nė atė makinė tė vogėl i mpiheshin kėmbėt, Doda i thoshte Ademit ta shtrij pak kėmbėn nė drejtim tėnd se mbarova, shtrije i thoshte Ademi tė shtifsha nė arkivol, Doda ia kthente mė dhimbset njė fishek se nė vorr tė ēoj unė ty duke i rėnė kllefit tė patllakes qė kishte me leje.

 

Ballkaniada, pengu i madh i shpirtit

Mė 23 gusht 1946 nė prag tė Ballkaniadės u zhvillua njė ndeshje miqėsore me sindikatat e Maqedonisė nė Shkup, nė kėtė ndeshje kontrolli kombėtarja jonė fitoi 3:1 por humbi Muc Koxhėn, i cili ishte piketuar nga Jugosllav i nacionales sonė Bracic nė njėmbėdhjetėshin anti Ballkanas tė 46-ės. Dėmtimi ishte shumė delikat nė gjurin e djathtė dhe shtrimi nė spital ishte i detyruar, ē’ka e nxori jashtė njėmbėdhjetėshit duke u zėvendėsuar nga Besim Fagu, dhe vetėm ndėrhyrja kirurgjikale e doktor Shirokės e solli pėrsėri pranė futbollit, por duke i mbetur peng nė zemėr ėndrra e madhe e Ballkaniadės tė cilėn e ka skicuar me kujdes edhe ditarin e kujtimeve tė tij.

 

Gjithnjė pranė futbollit

Nė fund tė vitit 1950 Muci dėmtohet pėrsėri, ēka e detyroi tė varte kėpucėt nė gozhdė pas njė karriere 15 vjeēare me ekipin e Vllaznisė duke lėnė pas dy trofe kombėtare tė fituara, nė vitin 45, 46, dy herė nėnkampion i Shqipėrisė nė vitet 36, 37 dhe 26 ndeshje ndėrkombėtare tė zhvilluara kryesisht me fanellėn e Vllaznisė, por edhe tė Tiranės e tė Pėrfaqėsueses. Mes tė cilave veēojmė Buduēnostin 2:2, me Tivarin 6:0, me Kotorrin 3:0, e 1:1, me Tivatin e Malit tė Zi 7:0, me Prishtinėn 6:0, me Prizrenin 2:0, me Divizionin 46 Jugosllav 3:0, e 4:1, me Hajdukun e Splitit 2:1, e 0:3, me Llovcėn e Cetines 3:0, e 2:1. Klubet e veriut Spartak i Moskės Shkodėr 0:3, kujtojmė se Spartaku kishte 80% tė lojtarėve tė pėrfaqėsueses Sovjetike.

      Muc Koxha ka njė biografi tė pasur edhe si trajner i futbollit shqiptar, ka drejtuar Punėn e Shkodrės nė vitet 1951 – 1954 duke zėnė edhe vende nderi nė klasifikim. Si trajner i Shkodrės, sė mbetur jetime nga grabitjet qė i bėnė Dinamo e Partizani, i fiksuar nė kujtesė i mbetet hakmarrja e pamėshirshme e 9 korrikut 1952 ndaj Partizanit me disa titullarė shkodranė. Puna zbėrthen totalisht 4:1 Partizanin qė nuk kishte frikė nga askush. Nė vitin 1953 Komiteti shtetėror i sporteve Muc Koxhėn nė moshė 37 vjeēare e emėron zv/trajner tė hungarezit Vadashi, qė iu besua drejtimi i pėrfaqėsueses Shqiptare. Kombėtarja jonė mė 25 nėntor 1953 arrin njė fitore shumė tė rėndėsishme 2:0 ndaj Polonisė. Pėrfaqėsuesja e Tiranės me Varshavėn po 2:0, nė fakt janė po ata lojtarė qė luajtėn me pėrfaqėsueset vetėm se nė kėtė ndeshje thirren Tirana e Varshava. Nė 53 nė Shkodėr Vllaznia Stalinogrudi 1:4, kėto janė tre ndeshjet ndėrkombėtare si trajner tė Mjeshtrit tė Sportit Shqiptar Muc Koxha.

 

Si na shėrben media elektronike

Televizionet shkodrane po vuajnė gjithnjė e mė shumė varfėrinė e programeve tė tyre. Dihet se pėrpara hapjes sė njė kanali televiziv duhet siguruar efikasiteti pėr pėrmbushjen e kėrkesave tė teleshikuesve tė tij. Jo tė kėnaqet me justifikimin “Unė  jam televizion lokal e i pa ndihmuar sa mė nevojitet”. Dihet sa tė vėshtirė e bėjnė mbajtjen hapur tė njė televizioni rrethanat aktuale, por ky fakt nuk duhet tė ndikojė aspak nė nivelin e emisioneve. Pamundėsitė ekonomike ata mund t’i pakėsojnė, por kurrsesi ti dobėsojnė. Vlera e njė radioje apo televizioni nuk qėndron nėse ėshtė i hapur, por nė respektimin e pėrgjegjėsisė ndaj teleshikuesve tė tij. Meqenėse televizioni u shėrben dy shqisave kryesore tė njeriut, shėrbimi i tij lypset tė jetė sa mė i zgjedhur. Ky kusht i domosdoshėm e bėn televizionin motorin mė me shumė kuaj fuqi tė pėrparimit, nė tė kundėrt motorin mė me shumė kuaj tė regresit. Prandaj drejtuesit e radiove e nė mėnyrė tė veēantė ata tė televizionit nuk duhet tė harrojnė pėr asnjė ēast thėnien e moēme: “Gjithēka fluturon nuk hahet”. Ekonomia mund tė detyrojė sakrifica tė lejueshme, por jo tė palejueshme. E pa lejueshmja ėshtė shitja e prestigjit tė institucionit. Transmetimi i kėngėve qė nuk e meritojnė tė quhen as “gjėra”, u jep dorė tė lirė antivlerave, aq sa e pushtojnė televizionin e televizioni degradon shijet nė zhvillimi e sipėr, qė nuk janė tė pakta. Siē shihet ky fenomen nuk ndodh nė televizioniet e Tiranės, ose ndodh nė mėnyrė gati tė pandjeshme. Televizioni duhet tė luajė rolin e njė orkestrine tė dasmės qė plotėson kėrkesat e tė pranishėmve. Pėr atė qė don ta shohė nuk ka gjė mė tė dukshme se dėmin qė po shkakton televizioni nė pėrēudnimin e shijeve edhe deri tek fėmijėt mė tė njomė. Mungesa e njė ushqimi tė pėrshtatshėm muzikor po na i helmatis fėmijėt me masakra tė ēorbave tė tingujve gjoja muzikorė. A ka gjė mė tė shėmtuar se kur nė televizionet tona shihen e dėgjohen fėmijėt sa grima duke kėnduar kėngė tė rriturish qofshin ato kėngė e jo kėngė. Si spjegohet qoftė lejimi e pėr mė keq edhe inkuadrimi i fėmijėve ti lėnė pas dore kėngėt fėminore e tė merren me kėngėt e tė rriturve. Nė cilin vend tė botės shihet kjo tendencė shėmtarake! Televizioni ėshtė edukues i popullit, jo ēedukues i tij, ndaj duhet tė jetė gjithmonė pasqyra e gėzimit e jo e trishtimit pikėllues si nė rastet kur deklamon gjoja vargje elegjiake tė shkruara pa kurrfarė zanate. Si tė ishte televizioni njė vajtore e pa prirje, pėr tė vajtuar. Lind pyetja kėto televizione e u ngritėn pėr qarin e vet apo tė publikut? Nė qofshin ngritur pėr qarin e vet, janė tė parakohėshme, nė qofshin ngritur pėr qarin e publikut duhet tė shėrbejnė si i ka hije kulturės, pėr tė cilėn edhe u shpik televizioni. Kur Shqipėria vuan nga kaq shumė probleme, mediat tona elektronike duhet tė gjejnė mėnyrat sa mė efikase pėr t’i sensibilizuar tė ngarkuarit pėr t’i zgjidhur kėto probleme. Lajmet vetėm evidentojnė. Kėtė lloj evidentimi harresa e fshin si tė ishte i shkruar me shkumės. Radioja e televizioni duhet tė organizojnė tavolina tė rrumbullakėta me spacialistėt e atyre degėve, ku hallet e popullit ngelen tė mvarura. Mungesėn e kėtyre tavolinave drejtuesit e televizioneve e justifikojnė me mospranimin e ftesave nga tė ftuarit. Lind pyetja: A ka si tė refuzohet kjo ftesė nga njė i mandatuar i popullit, mandat tė cilin vetė e kanė pranuar, biles edhe dėshiruar? E pra vetėm kur dhėnia e llogarisė tė bėhet e zakonshme edhe zgjidhja e halleve pėrshpejtohet dukshėm. Tė gjithė e dimė se Presidenti i SHBA, si program pune ka edhe njė fjalim tė pėrjavshėm radiofonik qė transmetohet nė mbarė Amerikėn. E pra kur kėshtu ngjet nė vendin ku problemet zgjidhen mė me efikasitet se kudo, dihet sa mė nevojė kemi ne tė mbajmė sa mė gjallė pėrpjekjet e zgjidhjes sė halleve tona. Hallet janė tė shumta e televizioni duhet tė merret me tė gjitha, si bie fjala: Edukata e kudoshme me gojė e gjeste, droga, prostitucioni, krimi e burimet e tij e sa e sa tė tjera halle tė vjetra e tė reja. Unė dėshiroj e shpresoj qė vėrejtjet konstruktive tė prodhojnė ushqimin mė tė preferuar tė shpresės sonė pėr tė ardhmen.

Nga: Gjokė Vata

Emėrtimet e shesheve, rrugėve, institucioneve etj., 95% tė kohės sė Luftės Nacionalēlirimtare, 5% tė gjitha kohėrave tė tjera

-Gjimnazit “Oso Kuka” i ėshtė vėnė emri i njė ish-analfabeti, ndėrkohė qė kolosi i letrave shqipe, Martin Camaj ėshtė emėrtues i njė shkolle 8-vjeēare!-

Tė nderuar drejtues tė Bashkisė sė Shkodrės! Mbas disa shkrimeve pėr tė njėjtin problem, vendosa t’ju shkruaj drejtazi me shpresėn se edhe ju do tė mė pėrgjigjeni nėpėrmjet medias sė shkruar, apo elektronike, siē u ka hije marrėdhėnieve Bashki – qytetar. Problemi pėr tė cilin po shkruaj tash disa herė ėshtė fare i zgjidhshėm, mbasi kopetenca e emėrtimeve u ėshtė lėnė nė dorė bashkive. Siē e kam thėnė edhe herė tė tjera, Bashkisė sonė do t’i kishte hije t’i paraprinte zgjidhjes sė kėtij problemi nė tė gjithė Shqipėrinė. Mua mė duket jo vetėm e palejueshme, por edhe e pafalshme heshtja e Bashkisė ndaj emėrtimeve politike komuniste tė asaj kohe qė gjithsesi duhej tė quhej e perėnduar. Si mund tė jetė e pranueshme qė nėntėdhjet e pesė pėrqind e emėrtimeve i pėrkasin dėshmorėve tė Luftės Nacionalēlirimtare, luftė kjo 4 vjeēare vetėm pesė pėrqind e emėrtimeve u janė lėnė figurave tė ndryshme tė tė gjitha kohėrave. A egziston ndonjė vend i botės ku njė teatėr tė emėrtohet me emrin e atij qė nuk ka shkruar asnjė rresht skenik? A egziston ndonjė shkollė e mesme e emėrtuar me emrin e njė luftėtari analfabet, apo gjysėm analfabet si ėshtė rasti i shkollės Oso Kuka e me emrin e Martin Camajt, tė denjė pėr emėrtimin e Universiteti mė prestigjioz, tė emėrtohet si pėr ironi ish-shkolla 8-vjeēare “11 Janari”. Si ėshtė e mundur tė mbetet nė heshtjen e neglizhencės tonė figura madhore e Arshi Pipės e tė dhjetėra figurave tė tjera? E si ėshtė e mundur tė mos quhet Shkolla e Gjuhėve tė Huaja Marije Shllaku? Unė jami sigurtė se kėtė drejtėsi pasardhėsit tonė do ta ēojnė nė vend, por a ėshtė e drejtė tė quhemi ne shkaktarėt e kėsaj vonese e tė na ngjiten epitete tė padėshirueshme? Kėtu nuk shtrohet ēėshtja tė ndėrrojmė njė apo dy emėrtime, gjoja pėr t’u larė me njerėzit e kėsaj dėshire. Jo zotėri tė nderuar, ky problem kėrkon shkoqitjen e trajtimin e menjėhershėm siē e meriton. Me njė ritėm kaq tė ngadaltė tė emėrtimeve nuk do tė arrinim ta kryenim kėtė punė as pėr disa qindra vjet. Prandaj duhet ta ndjejmė thellė e mė thellė domosdoshmėrinė e pėrgjegjėsisė e ndryshimit tė vetes tonė nė ata qė duhet tė jemi. Kėtė problem ndokush mund ta quajė edhe tė dorės sė fundit, por nė fakt ėshtė problem i kulturės sė qytetėrimit. Ne nuk duhet t’i lėmė shteg pyetjes: As kaq nuk qenė tė zotėt ta bėjnė?! Ata qė i lexojnė problemet e mprehta nė shtyp e mendojnė se mund t’i flakin edhe kėto ēėshtje siē mund tė flakin gazetėn ku shkruhen, apo i shohin nė ekranin e televizionit e mund t’i mbyllin si televizorin. Lėnė shumė pėr tė dėshiruar nė kryerjen e detyrave qė ata vetė janė pėrpjekur t’i marrin pėrsipėr. Mandati i njė drejtuesi ėshtė libri i pėrshtypjeve tė pashlyeshme pėr shumė e shumė kohė. Zgjidhja e problemeve qė janė brenda mundėsive tregon dėshirėn pėr t’i zgjidhur edhe ato qė janė jashta mundėsive. A nuk ėshtė njė nder i madh tė pėrmendesh pėr pėrpjekje tė lavdėrueshme? Me tė drejtė pyetet: “Ē’tė drejtė kemi ne tė rrahim gjoksin pėr ato figura qė s’u kushtojmė as aq nderim sa emrat e tyre tė shkruhen mbi njė zarf adrese apo nė njė tabelė institucioni a sheshi?” Ky lloj qėndrimi, natyrisht e trondit qytetėrimin. Pothuaj nė ēdo lagje tė Shqipėrisė ndeshemi nė marrėzinė e dhunshme Enveriste e cila mė kot u pėrpoq tė zėvendėsonte emėrtimet e popullit me tė vetat. Mirė se e djeshmja e bėri si e bėri, poe sotmja pse nuk e shlyen atė marrėzi?! Kjo na jep tė kuptojmė se fshirėsen e atyre marrėzive e kanė ende nė dorė komunistėt e nuk e dorėzojnė pa ua rrėmbyer se nuk ua pranon nostalgjia pėr kohėn e tyre mė tė gjithpushtetshme. A nuk ėshtė zėvendėsimi i emėrtimeve tė popullit njėra nga shkeljet mė flagrante tė tė drejtave tė njeriut? Pėrse kjo e drejtė tė lihet gjithnjė e shkelur?! Mosheqja e kėtyre emėrtimeve a nuk ėshtė njė pėrforcim i dhunės sė kuqe?! A nuk duket si njė shenjė ogurzi qė pret rikthimin e tyre nė pozitat e mėparshme?! Nėse kush do tė pyes me tonin e zyrtarit mospėrfillės: “Prapė ky me kėtė kėrkesė?!” Ja pėrgjigja ime: “Unė do tė vazhdoj tė punoj si sufler i sė drejtės deri sa tė hyj nė heshtjen e pėrjetshme.” Unė dua qė emėrtimet e shesheve e tė institucioneve tona tė tregojnė se dimė tė emėrtojmė si tė qytetėruarit. Kėtė borxh ua kemi figurave tona madhore e figurave tė atyre tė huajve qė evidentuan vlerat shqiptare e mbi tė gjitha ia kemi borxh dinjitetit tonė.

Nga: Gjokė Vata

Bebit Nikola, nipit tė mikut tim M.B.

Nga: Gjosho Vasija

Trieste, Itali

 

Nji pupėl i mora zogut tė Qiellit

E njoma tek vala se kishte kaltėrsi

Mlodha dhe rrezet e ngrohta tė Diellit

E bshkė me dashni, mbi “djep” po ti shtri.

      Dhe ti Nikola kur’ tė dalin gjumi

      Jepi nji gaz nga ajo ambelsi

      Se, nga kėto ana kur tė sillet. Pėllumi

      Ma lshon nė prehėn e mė ngrohė nė gji.

Prej syve tė zez e gushės sė njomė

Qė fort ngjason me gushėn e Pėllumit

Mė sjellė prej Shkodret tė kandshmen aromė

Aromėn ma t’kandshme tė ēdo lloj parfumit.

      Si ty, vogėlush, edhe mue, (jo – plakut)

      Na ndanė kaltėroshi Adriatik

      Por kemi t’pėrbashkėta enėt e gjakut

      Se gjyshin tand’ e kam shok dhemik.

...Kujtojmė njeni-tjetrin, jo, veē nė ditė feste

Se ishim, dhe jemi miq pėr mot e jetė

Ndaj, puthjet vogėlush t’i dėrgoj prej Trieste

Nė krahėt e Pėllumit mbi tė kaltėrin Detė.

 

Nėse don tė jesh njeri Kipling

Nėse kokėn n’vend e mban,

Kur ata qė tė rrethojnė

Bosh tė tyret krejt i kanė

E prandej tė pėrgojenė

Nėse n’vehte ke besim

Kur dyshojnė krerėt e gjor,

N’din tė presėsh me durim

E gėnjeshtrėn s’e pėrdor,

Krye lartsi nė mos tregosh

E as mend ti nuk shet kot,

Nėse din tė ėndėrrosh

Pa t’u bėrė ėndrra zot

E qėllimin e mendon

Vetėm si e meriton,

Nėse thua njė fjalė tė drejtė

E pastaj at e dėgjon

Jo si e the, por ndryshe krejtė,

Qė njė i marrė veē e beson,

Dhe e gėlltitė me gjakftohtsi,

Pa i dhėnė aspak rėndėsi

N’se fitore grumbullon

Edhe aq, sa mendt s’i basin

E tė gjitha tė humbasin

E kurr humbjen s’e vajton,

Por e fillon prap pėr sė mbarit

Me at zell qė nise s’parit,

Zemren, nervat din tė dyja

I pėrdor veē nė at ēast

Kur nė dorė t’i ketė arsyeja

E jo kurr nė tjetėr rast,

Kėmbė pėr kėmbė n’se ecė me mretėr,

Pa shndrrue vehten nė tjetėr,

Nėse tjerve din t’u flasėsh

E virtytin t’mos humbasėsh,

N’din t ndjejish shpirtrisht pėr herė,

Qė minuti ka shumė vlerė,

Se sekonda ka gjashtdhetė

E seicili vlenė nė jetė,

Do tė jeshė njeri i vėrtetė.

Nga origjinali

Gjokė Vata

 

Satira politiko-shoqėrore nga Prelė Milani

Kėshillat erotike tė njė plake

Me njė mikun tim ushtarak tė moēėm

njė ditė shiut nė njė udhė tė gjatė

me njė plakė xhevahire u poqėm

u llafosėm me kanu e qitape.

 

Duhanin me tė dredhun rakinė me faqore

gjashtėdhjetė vjeēare pa dal nė pension

si kullė kreshnike e kohrave mizore

tė ngjallte nostalgji sa herė e shikjon.

 

Kjo zonjė plakė por simpatike

si gjyshja pėrralla nis e na difton

profesore e vėrtetė pėr kėshilla erotike

dashuroni djema thotė se koha shkon

 

Burri e mėson kur del nė gazetė tradhėtinė e gruas

Si erėn e gjahut zagari

gruja e nuhatė tradhėtinė e burrit tė vet

ndėrsa burri i mjeri qyqari

e mėson kur tė dalė nė gazetė.

 

Njė grua e zgjuar dashnore e vėrtetė

e magjeps burrin nga pėrkėdhelitė

e puth e ledhaton pėr mall t’jaranit vet

ndėrsa burrit tė dashuruar i bijen bateritė.

 

Nuk ka dopjo dashuri

Nuk mund tė dashurosh dy veta pėr nji heri

kėshillon plaka pastu nana

nė dy fronte s’luftoj dot as Hitleri

si mban dora dy bostana.

 

Ėshtė sevap tė duash nji plakė

Tė duash nji 50 vjeēare ėshtė sevap

vetėm kur s’ju besohet kėrcejnė pėrpjetė

kenkam tėrheqėse gėzohet prap

e po kush s’don tė dashurojė e kush do me dekė.

 

Kuvendi vazhdon

Shtrut kuvend tuj ba me loken

gratė e bukura i mallkova shumė

s’e harronin asnji herė gotėn

pse shkojnė zanat me majmun.

 

Speciet e rralla gjithnjė rrezikohen

ato sulmohen rend pas rendit

vetėm komunistėt nuk dorėzohen

prandaj shpesh petullat janė fati i qenit.

 

Dashurinė e prishi parja

Seks bajnė tė gjith gjitarėt

si ariu edhe arusha

se dashurinė prishen paret

e dinė edhe miu e minusha.

 

Edhe zoti gaboi njė herė

Ti zot qė krijove gjithėsinė

vetėm nji herė nė jetė gabove

femrės i fale gjithė bukurinė

por ama pa mend e harrove.

 

Kėshtu foli kjo plakė e zgjuar

pėr gjininė e llojit tė vet

tė gjitha nė jetė i kish provuar

e kish mirė apo keq, gjykojeni ju vet.

 

Dikur ndodhte edhe kėshtu

Dikur kur ishte burrnia

dhe fjala ishte ma e randė se plumbi

me ndonjė qyqman na zinte dashnia

vetėm e vetėm, tė mos dyshonte katundi.

 

Po i ndoqe tė ikun, po u ike tė vinė

Shumė shpesh gratė pendohen

e me lot janė gati tė bajnė autokritikė

po i ndoqe pas tė largohen

po u ike, do tė vinė tek ti nji ditė.

 

Pėr vete s’ndihem e penduar

ashikun e kam zgjedhė me kokėrr

kam ditė pėr tė dashuruar

i vlerėsoj tė gjithė kush m’erdhi rrotull.

 

Njė grua ėshtė putanė

jo pse disa dashnorė ndėrron

por ajo qė rrin duke thanė

emrin e kujtdo qė i propozon.

 

Tradhėtia e pa takate

Burrat duan tė ndrrojnė sa mė shumė partner

prandaj turren me ushtė e me shpatė

nuk e dinė kėta aventurierė

se janė tre herė mė tė dobėt se gratė.

 

Kush ėshtė dhe i zgjuar arėn e vet s’len djerr

fliste plaka fjal pas fjale me mend

se vjen ndonjė fyēkė derr

aren tande ta lėron me plug e parmend.

 

Hajde bujrėm

S’ka ē’i ban murlani i dhetorit

kofshėve tė strukura nė minifunde

si nė vitrinė gjitė mes krahnorit

s’janė siē tha Migjeni mollė e ndalume.

 

Varė si n’vitrinė gjithė mes krahnorit

hajde bujrėm i thonė djalit

thotė kerthiza nudo kalo nga brezi i ekuatorit

dhe futu nė ngushticėn e gjibraltarit.

 

Ē’faj ka nji 20 vjeēar

tu vėrtitet pas si sqap

atij qė i valon gjaku nė acare

kur mė magjepsin mua tė gjorėn plakė.

 

Alfabeti nė dashuri

Dashuria me nji shikim

tė qėllon si pushka bri mė bri

nga dashuria nuk ka shpėtim

dashuria lexohet nė sy.

 

Kush s’din tė lexojė dashurinė nė sy

ai ėshtė analfabet

kur nji grua tė shef nė sy

tė do po ndoshta s’mund flet.

 

Sikur tė dilte nga orbita toka

qoftė edhe me njė shikim dashurie

Tokėn do ta vinin nė rrota

dashuria ja kalon ēdo magjie.

 

Mė lehtė tė drejtosh nji mbretėri se nji grua

Njė grua e bukur nuk kėnaq veē burrin e saj

por edhe qindra tė tjerė qė e ledhatojnė me sy

kush e ka gruan e bukur i mjer, e mjer ai

m’vėshtirė tė drejtosh nji grua se nji mbretėri.

 

Mos e padit veten kot

Po pive kafe ditė pėr ditė

tek nji kamariere bukuroshe

atė dhe veten ke paditė

s’a besojnė shokė as shoqe.

 

Njė femėr qė s’tė thotė as po as jo

nuk ka shumė mend nė kokė

ose ka frigė ose tė provoko

prandaj nuk rrin as n’qiell as n’tokė.

 

Bota nga femrat rrotullohet

Gruja me burrin ftofet

kur s’ka ledhatime e komplimente tė bukura

si fėmija merzitet e idhnohet

kur mbetet pa lojra e pa kukulla.

 

Dhe vjen lozonjar ashiku

e reciton bukur si ciceron

nga duart zogu burrit i iku

n’krah t’jaranit dallandysha fluturon.

 

Eva ishte e para femėr

qė braktisi rrugėn e tanzot

tradhėtia e ka emrin femėr

qė atėherė e gjer sot.

 

Ēdo mashkull pėrpara nji femre dorzohet

ē’burrėrohen heroizmat e trimėritė

Bota nga femrat rrotullohet

ndėrsa mashkujt janė satelit.

 

Raki pėr jaran

Shoku im si gjithnjė shakaxhi

e pyti plaken me marifet

mos e kishte pėr jaran ket raki

Jes tha plaka me sinqeritet.

 

Plaka ankohet pėr jaran

Na argėtoi kjo plakė me pėrvojėn e vet

pini na thoshte le tu bahet vjamė

ne ankoheshim pėr shtet

plaka ankohej pėr jaran

 

u ndamė nga kjo plakė gazmore simpatike

sy kaltėr dhėmbveshur me flori

me kėshillat e saj erotike

tjerra sa dita kėtė poezi.

 

Filozofia e dashurisė

Shelli

Burimet bashkohen me lumin,

Lumejt me detin gjithnji

Ernat e qiellit pėrgjithmonė,

Bashkohen me ambelsi

As gja s’asht vetėm n’Rruzullim

Nga nji ligj Hyjnor tė gjitha kto,

N’nji shpirt bashkohen padyshim,

Pse unė me tandin jo!

Shihi malet si puthin qiellin

E dallgėt si pėrqafohen.

Jo lulja kurr nuk do t’pėrfalej,

Nėse flladin s’do tė pėrfillte.

Dielli i ambel tokėn e pėrqafon

E hana detin e puthė me ambelsi

Por ē’vlerė do t’kenė pėrmua tė gjitha kto,

Nėse nuk mė puthė ti

pėrkthyer nga origjinali: Gjokė Vata

 

Bisedė me Omar Kajamin

“Ah nesėr Botėn plot shamatė e lashė,

Nga qindra xhevahir, njėzet i dhashė,

Pa folur mė kanė mbetur qindra fjalė,

Se nuk i merrte vesh kjo Botė e trashė.”

 

Ti u ankove o Kajam poet

Se nuk umore vesh prej njerėzisė

Se brezit tėnd qė ishte analfabet,

Ndaj padija e tij ty tė pat therė.

Eja nė fund tė shekullit njėzet

E shihe vetė ktė bum tė ēmendurisė

E t’pyes: Ma mirė tani, apo atėherė

Eja nė Shqipėri ku gjen “dijetar”

Qė mendja asnė gju besa s’u bjen

Me u ra hunda nė tokė sulen me e marrė,

Nga sejcili mbahet si “Diogjen”

E do t’shohėsh se si kėta kokė bosha

Prej tė cilve Shqipria kaq u ēart

Artin e vėrtetė e flakin n’kosha

E i japin vendit ēka nuk quhet art.

Kta tranguj gjallė njė gja e dinė ma s’mirit

Tė mbrojnė me dhėmbė e thoj postet e tyre.

Pėr ktė janė ba si hallka t’njė zingjirit,

Qė tė mos mund tė kputen n’kurrfarė mnyre.

Kėtu erdhe ti Kajam i ndritun

Edhe mė the: Njė gjė ta keshė tė ditur:

Nė qoftė se nuk shpejtoni me i shkrij

Hallkat e atij zingjiri, he daltė fare

Arti i vėrtetė do t’vuaj nė Shqipėri,

Shumica e tij do t’dergjet nė syrtare.

Nga: Gjokė Vata

 

Xhoze Karduēi

Shega

Pema nga e cila shtrihej

Dorėn e njomė fmijnore,

Shega gjelbėrore,

Lule kuqlore rrite.

E heshtun vetmitare,

Ēdo orė po gjelbėron,

Qershori e gjallnon

Me ngrohtėsi e dritė.

O lulja ime e shkretė

E tharė, pėr herė e mjerė,

Nė kėtė jetė pavlerė,

E fundit tash ke mbetė.

Nė tokė tė ftohėt je,

E t’zezės tokė je prej

As dielli ma nuk tė gzon,

As dashuri s’tė zgjon.

Pėrktheu: Gjokė Vata

 

 

Karajfilave t’humorit shkodran

Nuk flet bota pėr Pitkinin

Qi shkėlqen si i madh artist,

A flet Shkodra pėr Pjetėr Gjinin:

Muzikant e humorist.

 

Edhe n’burg Pjetėr artisti

Thurte bejta e melodi...

Sa ēuditej edhe polici...

-S’kam pa n’jet ma shakaxhi!

 

Pjetėr Gjini asht i vdekun

Por artistat s’i kalb toka.

Arti i tij jeton ndėr shekuj,

Si relike e ruen Shkodra.

 

Digjet gjoksi porsi prushi

Bash si voji n’fund t’kandilit;

I mungon Shkodrės Tef Palushi

N’humor – “Zamaku i Prillit”.

 

Do t’kalojn vite e dekada,

Tefa kurr nuk do t’harrohet,

Si Homeri te “Iliada”

Gjithmon shkam qi nuk thermohet.

 

Ah’sa miq na i mori deka,

Vajtojn’ mali, fusha e kodra;

Humorista si Bik Pepa,

Rrall’ ndoj’ herė ka me lind Shkodra.

 

N’daē n’dimen e n’daē n’verė,

Si n’kallnduer, si n’mes t’korrikut;

S’gjen n’Shqypni ndonji minierė,

Me humor si shpirti i Bikut

 

Syt me lot mbushen prej vajit,

Vajtojn’ Zanat e Veleēikut

Kur kujtojn “Lulen e Majit”,

Kangen perl’ t’Pjerin Ashikut.

 

Muzikant e humorist,

Qi e deshti Shkodra mbarė,

Si piktor e si artist,

Shpirt e zemėr qytetar.

 

Dhetna skeēe e parodi

Qi i njef mbar’ Shqypnia,

Nji kang t’njoftun n’Jug-Veri:

“Ty...Ty... Tyyy, bie boria”

 

Porsi ngrica n’prandver’

Qi kput lulet e qershis’

Na preu gazin menjiher’

Deka e Njazi Burgis.

 

Muzikant e humorist,

Bejtaxhi i rrall nder t’tjerė

Ka shkelqye edhe si artist,

“Karajfil” me shumė erė.

 

S’mund tė flasim pėr humorin,

As pėr skenėn, as pėr kulturėn,

Pėr me e ruejtė t’pastėr “colorin”

Do t’kujtojm’ Muharrem Nuron.

 

Bejtaxhi kre prej natyret,

Veē pėr qejf e pėr replikė;

Imitonte ēdo lloj ftyret

Si rrall kush n’Republikė.

 

Koleksion ndėr personazhe,

Dhetna role luejti n’sken’

Plot “color” ngjyrash n’makjazhe

Libretist qi rrall e gjen.

 

Asht nji “AS” qi s’do t’flas shum’

Se flet vepra qika lan’

Pėr Shqypnin do t’mbesė album,

Krenari pėr ēdo shkodran.

 

Bash si vena qi nxjerr rrushi:

Vena e parė, vena e Kallmetit,

Asht n’humor – Tano Banushi

“Pija e mezja” e krejt qytetit.

Nga: Mark Bregu

 

Arti dhe kultura shqiptare “pushton” Firencen

-Sukses i Fadil Krajės me librin “Shqiponjė e plagosur”-

-Filip Guraziu, urėlidhja dinjitoze midis bashkive Shkodėr – Firence-

      Ėshtė e vėrtetė se ka edhe nga ata qė merren me drogė apo prostitucion, por janė vetėm 10% tė shqiptarėve. Pjesa mė e madhe e shqiptarėve janė integruar nė qytet dhe punojnė rregullisht. Shumė prej nesh janė mėsues, pėrkthyes, nėpunės nė zyra shtetėrore apo nė sportele, punojnė nė piceri, restorante, si bebisiter etj. Vetėm mjekė kėtu nė Firenze jemi 15, tė regjistruar nė Urdhėrin e Mjekut”. Kėshtu iu pėrgjigj mjekja shkodrane Ēiljeta Fishta njė gazetari tė gazetės “La Nazione” (botuar mė 13. 4. 2002) kur e pyeti pėr shqiptarėt nė Itali, e sidomos nė Firenze, qytetin e veprave madhėshtore tė gjenisė njerėzore, djepin e Rilindjes italiane, qytetin e Dantes, Mikelangelos, Rafaelit, Giotos... veprat e tė cilėve mahnisin edhe sot botėn. Dhe pikėrisht kėtu, nė Firenze, ku ēdo ditė hyjnė mbi gjysmė milioni turistė nga e gjithė bota dhe ku jeta ėshtė mė e shtrenjta nė gjithė Italinė, Shkodra sfidoi, me njė grup artistėsh dhe studiuesish, duke zhvilluar me sukses javėn e artit dhe tė kulturės shkodrane atje. Themi sukses, sepse kėshtu e paraqiti shtypi dhe media elektronike fiorentine dhe italiane mbresėn qė la kjo javė nė Firenze, pėr fiorentinėt nė pėrgjithėsi dhe pėr shqiptarėt qė punojnė atje nė veēanti. Dhe kjo tė gėzon, kjo e nderon Shkodrėn duke treguar se ajo nuk ka vdekur, ajo ka jo vetėm tė kaluarėn e ndritur pėr t’u krenuar, por edhe artistė, shkrimtarė e studiues me potencė qė pėrpiqen pėr ta ruajtur dhe ēuar mė tej traditėn e kėtij qyteti i cili me tė drejtė quhet djep i kulturės dhe i artit shqiptar. Java u bė e mundur falė bashkėpunimit mes dy bashkive, tė Shkodrės dhe Firenzes, falė pėrpjekjeve tė Filip Guraziut qė drejton kėtu shoqatėn “Shkodėr-Firenze”, dhe falė mjekut kirurg Vat Mirashi, kėtij biri tė denjė tė Dukagjinit qė drejton shoqatėn “Shqipėria nė Toskanė” dhe qė bėn aq shumė pėr shqiptarėt nė Firenze.

 

Ekspozita e dinastisė Maurbi

Ishte ajo, dinastia e fotografėve Marubi qė ēeli javėn e kulturės shqiptare nė Firenze. Nė Palazzo Medici, qė vizitohet ēdo ditė nga mijra turistė, nė njė sallė tė madhe tė kėtij pallati 600 vjeēar u ekspozuan mbi 30 fotografi tė fototekės sė famshme shqiptare qė nis nga gjysma e shekullit 19, dy vjet pasi vėllezėrit Lumiere nė Paris shpikin fotografinė. Fototeka, qė sot numėron afro gjysmė milioni negative, ėshtė vepra e mundi i tre musketierėve shkodranė, Pjetėr, Kel dhe Geg Marubi.

      Ekspozita tėrhoqi menjėherė vėmendjen e shikuesve tė shumtė, italianė dhe turistė tė huaj. Ajo qėndroi e hapur njė javė dhe ēdo ditė u vizitua nga qindra veta. Nė hapjen e saj foli drejtori i muzeut Mexhit Cungu dhe e ngarkuara pėr kulturėn nė Komunėn e Firenzes Marzia Monciatti. Ndėrsa historikun e kėsaj fototeke e paraqiti nė njė temė shumė interesante shkrimtari Fadil Kraja, fjala e tė cilit u duartrokit gjatė dhe ngjalli shumė emocione tek tė pranishmit.

 

Simpozium

Tė nesėrmen, nė Pallatin Kavur, nė sallėn e konferencave njė grup studiuesish shkodranė mbajtėn tema interesante. Simpoziumin e ēeli zonja Monciatti dhe pas saj Villi Kamsi mbajti bisedėn “Dokumente shqiptare tė mesjetės pranė bibliotekės Laurenziana tė Firenzes. Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe”. Filip Guraziu mbajti temėn “Shqipėria veriore nė optikėn e gjeopolitikės bashkėkohore”. Doktor Vat Marashi mbajti bisedėn “Problemet shoqėrore dhe juridike tė emigracionit shqiptar nė Itali. Cilat janė problemet dhe cilat janė pėrgjigjet”. Ndėrsa Dr. Enton Jubani lexoi temėn interesante “Paraqitja e burimeve turistike tė Shqipėrisė”, temė e cila u shoqėrua me njė film dokumentar pėr kėtė problem dhe qė tėrhoqi vėmendjen e tė pranishmėve duke e duartrokitur. Nė kėtė simpozium mori pjesė edhe ambasadori ynė nė Romė, Zhuvi, i cili ndoqi ēdo ditė veprimtaritė e javės kulturore shqiptare nė Firenze. Kishin tema pėr tė mbajtur edhe kryetari ynė i bashkisė Rusi dhe konsulli italian De Leo, por ata munguan nė kėtė veprimtari.

 

Promovime librash

Ditėn e tretė nė njė nga sallat e pallatit tė famshėm Palazzo Vecchio (ishte njė nder qė ky pallat qė vizitohet nga qindra mijėra turistė ēdo ditė u vu nė dispozicion tė shqiptarėve nga Shkodra) u bė promovimi i dy librave tė shkruar nė italisht nga autorė shkodranė. Libri i parė ishte ai i Mikel Prendushit “Kontributi shqiptar nė Rilindjen italiane”. Ky libėr i shkruar e botuar nė shqip do tė botohet sė shpejti i pėrkthyer nė gjuhėn italiane. Nė mungesė tė autorit pėr arsye shėndetėsore, bisedėn pėr kėtė libėr e mbajti Filip Guraziu. Por, interes tė madh ngjalli promovimi i librit tė shkruar drejtpėrsėdrejti nė italisht nga shkrimtari Fadil Kraja “Shqiponja e plagosur”, njė pėrmbledhje tregimesh dhe eseshė me temė Shkodrėn me historinė e saj, me tė kaluarėn dhe tė sotmen. Pati pyetje dhe interesim tė veēantė nga tė pranishmit pėr kėtė libėr nga tė pranishmit qė kėrkonin autografin e autorit. U duartrokit leximi qė i bėri autori legjendės sė Rozafės pėrkthyer nė italisht nga vetė Fadil Kraja.

 

Koncerti

Nė grup bėnte pjesė edhe kori polifonik Prenk Jakova, drejtuar me mjeshtėri nga kompozitori dhe muzikanti i njohur dhe i talentuar Gjon Shllaku. Pas disa koncertesh dhėnė nė qytete tė tjera si nė Pistoia, Kazerta, etj., tė cilat u ndoqėn nga qindra italianė dhe emigrantė shqitparė, koncertin e fundit ky grup e dha nė sallėn e madhe tė Palazzo Vecchio, ku morėn pjesė mbi 600 veta tė cilėt pėrcollėn me ovacione ēdo pjesė tė korit tė mahnitshėm me pjesė shqiptare dhe tė huaja. Me ovacione u prit edhe sopranoja shkodrane Rasha qė elektrizoi sallėn me arie nga Moxart, Bize, etj. Gjithashtu mahniti tė pranishmit pianisti 14 vjeēar Guraziu, fitues i disa ēmimeve ndėrkombėtare.

 

Shqiptarėt nė Firenze

Sipas doktor Vat Marashit, vetėm nė Firenze janė mbi 1500 shqiptarė qė janė ingranuar mirė nė jetėn e pėrditshme tė kėtij qyteti. Tė gėzon fakti qė vetėm mjekė janė 15 tė regjistruar nė urdhėrin e Mjekut dhe qė tani punojnė dhe janė bėrė tė njohur nė gjithė qytetin pėr profesionalizmin e tyre dhe pėrkushtimin nė punė. Mes tyre ka kurirgė, radiologė, ftiziatėr, pediatėr, mjekė tė urgjencės, etj. Ata kanė formuar njė shoqatė qė drejtohet nga doktor Vata dhe qėllimi fisnik i kėsaj shoqate ėshtė tė hapin njė ambulancė pėr tė vizituar falas emigrantėt shqiptarė, pėr tė ndihmuar gratė, studentėt etj. Sepse, sipas statistikave nė Universitetet e Firenzes, ndėr studentėn e huaj nga gjithė bota qė mėsojnė kėtu, 30% e tyre janė shqiptarė.

      Studentėt shqiptarė kanė nė Firenze njė tutor tė madh, njė njeri qė i ndihmon aq shumė kta djem e vajza shqiptare pėr tė mos ndjerė asnjė mungesė ekonomike. Ai ėshtė Don Karlo, “ariu i mirė” siē e quajnė studentėt priftin e shkuar nė moshė, por babaxhan don Karlo. Nė rezidencėn e tij Villa Uiciardini, strehohen me ushqim e fjetje gratis 15 vajza dhe djem shqiptarė, kryesisht nga Shkodra. Me vite ata qėndrojnė kėtu dhe don Karlo i ndihmon qė tė studiojnė dhe tė kryejnė fakultetet pa e patur mendjen tek problemet tjera ekonomike. Ka prej tyre qė jetojnė me vite kėtu. Bile, njė djalė nga Shkodra me mbiemrin Muzhani, ka mbaruar fakultetin pėr Ekonomik dhe vazhdon tė jetojnė nė Villa Uicardini. Por ka edhe tė tjerė shqiptarė, o mė mirė shkodranė nė Firenze qė me punė e me djersė tė ndershme kanė krijuar njė jetė komode nė Firenze. Njė dukagjinas i ri, Nikolin Gjeloshi, i ardhur nė Firenze me gomone dhe qė ka parė tmerret e detit, tani ka njė sipėrmarrje interesante pėr ndėrtim pishinash dhe pajisje pėr ujitje artificiale e bėrė e njohur nė gjithė Italinė. Ka tėrhequr aty edhe gjashtė vėllezėrit e tij. Nikolini ishte njė ndėr ata qė ndihmoi shumė materialisht pėr qėndrimin e grupit shkodran nė javėn e veprimtarive nė Firenze. Ai dhe vėllezėrit e tij shtruan njė darkė lamtumire pėr gjithė grupin dhe shumė tė ftuar intelektualė tė Firenzes, darkė e cila kaloi nė njė atmosferė shumė festive. Dhe darka u shtrua nė njė nga restorantet mė tė njohura tė Firenzes pronar i tė cilit ishte njė shkodran, Tonin Troshani, i cili pėr pak vjet nė Firenze arriti tė bėhet i njohur nė fushėn e hotelerisė dhe qė ka punėsuar dhjetėra tė rinj e tė reja shkodrane nė lokalin e tij.

Nga: Fatime Kulli

Hije dyshimi mbi Komunitetin Musliman Shqiptar

Myftia i Elbasanit, komisar brigade

Nė njė hark kohor tė shkurtėr nė gazetat “Ballkani” dhe “Republika” , u botuan materiale shumė komprometuese pėr punonjės tė Komunitetit Musliman Shqiptar. Fallsifikime dėftesash qė u kanė hapur rrugė mashtruesve tė vazhdojnė shkolla fetare islame. Dokumente noterie ku tė vekurit para disa muajsh firmosin duke qėndruar nė kėmbė sikur tė ishin tė gjallė. Noterė qė bėjnė dokumente noterie, tė cilėve u ėshtė hequr e drejta pėr tė bėrė dokumente tė tilla. Dhe pėr tė ilustruar kėto akuza shtypi nxjerr pėrmes gazetės “Republika” faksimile qė i rrisin vlerėn saktėsisė sė akuzave qė lėshon nė adresė tė atyre qė punojnė nė organin e lartė qė drejton fenė islame nė Shqipėri. Dhe punonjėsi qė ėshtė implikuar nė kėto mashtrime, duke qenė dora vetė, nuk ėshtė punonjės i thjeshtė nė kėtė institucion por ėshtė sekretari i Komunitetit Musliman Shqiptar, Sali Tivari. Nuk ėshtė hera e parė qė kėtij personi i del emri nė shtyp pėr punė tė dyshimta. Nė gazetėn “Albania” ka kohė qė ėshtė dhėnė lajmi ku shoqatat arabe, qė kryejnė aktivitetet nė vendin tonė, kanė kėrkuar tė hapet dosja Tivari. Pra nė qendėr tė institucionit islam nė Shqipėri diēka nuk po shkon mirė. Nuk ka shumė kohė qė me vendim tė kėtij institucioni nė Elbasan u emėrua myfti i qytetit njė komisar brigade duke pasė nė dispozicion teologė tė rinj me shkollė tė lartė fetare. Ēdo besimtar musliman e ndien veten tė shqetėsuar dhe tė fyer kur merr vesh se ata qė i drejtojnė janė tė veshur me petkun e mashtruesit dhe disa prej tyre nuk punojnė pėr “punė tė dinit, por pėr punė tė mullinit”. Ndokush mund tė thotė se nuk ėshtė e drejtė tė bėhen publike shkrime tė tilla sepse ata janė drejtuesit tonė, ose siē thotė njė qytetar, janė gjeneralat tonė dhe duke ndjekur kėtė rrugė i bėhet dėm fesė islame. Mendime tė tilla janė sa tė gabuara aq edhe tė dėmshme sepse ata janė thjeshtė nėpunės sė fesė islame dhe nuk janė feja islame. T’u veshėsh atribute tė tilla Komunitetit Musliman Shqiptar dhe Myftinive nė rrethe do tė thotė tė bėhesh mbulesė dhe mburojė pėr ata qė e shpėrdorojnė detyrėn qė u kanė ngarkuar besimtarėt muslimanė. Imunitet nuk ka askush nė punėn qė kryen. Secili pėrballė Allahut tė madhėrueshėm ėshtė dhe duhet tė jetė besimtar i devotshėm dhe duhet tė ketė frikė Allahun, syrit tė tė cilit askush nuk mund t’i shpėtojė. Duket se atje ku duhet tė punohet pėr fenė islame, Allahun nuk e kanė aspak frikė. Nuk ka si tė spjegohen ndryshe veprimet tė tilla tė rėnda nė zemėr tė Komunitetit Musliman Shqiptar. Qėndrime dhe veprime tė tilla tė dyshimta duhet tė japin pėrgjigje edhe pėr aktivitetin e zbehtė qė kryen ky institucion islam nė drejtim tė propagandimit tė mbrojtjes sė fesė islame nė Shqipėri. Ėshtė rasti tė theksojmė se besimtarėt muslimanė janė tė privuar nga marrja e informacionit islam, se ata pėr fatin e keq tė tyre kanė vetėm njė gazetė kombėtare qė quhet “Drita Islame”. Ajo del njė herė nė tre muaj, kur nė fakt ėshtė mujore duke kushtuar 500 lek tė vjetra. Pra besimtari musliman mund tė marrė maksimumi 5 gazeta nė vit, nė njė kohė kur ajo ka qenė gazetė e rregullt 2 javore, ēdo numėr e merrnin mbi 2000 besimtarė vetėm nė Shkodėr. Kurse sot mė pak se 300 besimtarėt kanė rastin ta gjejnė sepse nuk ka rregullsi nė botim dhe nga 200 lek tė vjetra ėshtė bėrė 500 lek tė vjetra duke sjellė ndėrmend njė ide shqetėsuese, se a janė tė interesuar nė Komunitetin Musliman Shqiptar qė besimtarėt muslimanė nė Shqipėri tė marrin njė informacion tė saktė islam. I shtruam kėto mendime pėr tė vėnė nė dukje se besimtarėt janė tė zbuluar pėrballė njė sulmi tė rėndė dhe tė kombinuar antiislam qė bėjnė gazetat ēdo ditė nė Shqipėri ku flamurin e mban gazeta “55” dhe gazeta “Tema”, pa harruar ato qė “ua heq dera” si gazeta “Koha Jonė”, “Shekulli” etj. Nė kėtė shtyp shpifarak shohim Bin Ladenin qė shetit nė Elbasan, shohim kulla shumėkatėshe nė Tiranė qė duhen rrėzuar sepse i kanė ndėrtuar arabėt muslimanė. Propagandohet se vrasjet bėhen nė emėr tė Allahut dhe botohen ēdo ditė materiale nga shtypi i huaj qė sulmon dhe poshtėron fenė islame. Ėshtė e pabesueshme si merren nėn mbrojtje izraelitėt qė po e kthejnė Palestinėn nė njė varrezė ku po fusin njė popull qė e kanė bėrė pa shtet. Arrihet deri aty sa gazeta “55” sulmon demostratėn e organizuar nė Tiranė nė mbėshtetje tė popullit palestinez. Tė mos harrojmė se e gjithė Europa po proteston kundėr Krimeve qė po kryen armata e Sharonit nė Palestinė. Kisha katolike shqiptare ka mbajtur qėndrim ndaj kėsaj gjakderdhje me tė drejtė. Kurse nuk ka asnjė deklaratė, asnjė prononcim nga Komuniteti Musliman Shqiptar pėr vrasjen e vėllezėrve palestinezė nga armata izraelite qė me zjarr e hekur po rrafshon gjithshka qė i del pėrpara. Asnjė intervistė nė shtypin e pėrditshėm nuk jepet nga pėrfaqėsues tė Komunitetit Musliman pėr t’i thėnė ndal kėtij sulmi qėllimkeq dhe pėr tė demaskuar ata qė shkruajnė dhe ata qė janė mbas tyre nė hije. Askush nuk duket nė ekranet e televizorit pėr t’u thėnė atyre qė sulmojnė fenė islame se e kanė gabim dhe qėndrimi qė po mbajnė ėshtė qėndrim antikombėtar. Asgjė nuk shihet dhe asgjė nuk ndigjohet. Edhe kur Z. Haxhi Sabri Koēi u prononcua pėr 11 Shtatorin, tė nesėrmen gazeta “55” e quajti terrorist dhe antiamerikan. Askush nuk foli dhe askush nuk u ndie i gjallė. Duket se krahasimi qė ka bėrė artikullshkruese para disa kohėsh tek gazeta “Rimėkėmbja” ėshtė i drejtė. Ai thoshte se ata qė drejtojnė Komunitetin Musliman Shqiptar rrijnė nė kėtė situatė tė rėndė, kur islami ėshtė bėrė tabelė qitje, si pula tė lagura. Kėto probleme qė u shtruan nė kėtė shkrim nuk janė “njė thikė pas shpine” qė i ngulet Komunitetit Musliman Shqiptar. Pėr dijeni tė lexuesit, grupe besimtarėsh muslimanė janė takuar disa herė me pėrfaqėsues tė kėtij institucioni duke u shtruar kėto probleme dhe duke u folur nga “Baza”. Por ata e vazhdojnė rrugėn e tyre sepse u duket e drejtė. Le tė arsyetojė vetė lexuesi se cila rrugė ėshtė e drejtė dhe islame. Mendojmė se pėr akuza tė tilla dhe publike duhen bėrė prononcime tė shpejta qė tė dalė e vėrteta dhe tė qetėsohen besimtarėt muslimanė nė Shqipėri sepse akuza tė tilla kaq tė rėnda e vendosin nė pozitė tė vėshtirė Komunitetin Musliman Shqiptar, sepse ai mban pėrgjegjėsi direkte pėr veprimet mashtruese tė njė titullari kryesor siē ėshtė sekretari i kėtij institucioni Sali Tivari. Dhe tė mos harrojmė pėr asnjė ēast se kjo figurė njihet edhe si “dorė e fortė” nė kėtė institucion qė ka firmė e vulė pėr t’u “dhėnė rrugė” problemeve qė pėrballon ky institucion. Duket se ky titullar me rėndėsi u ka dhėnė rrugė tė gabuar probleme tė kėtij institucioni i cili pėr fat tė keq ėshtė fetar dhe kėtu dėmi qė shkaktohet ėshtė shumė i dhimshėm dhe shumė rrezatues kur kemi parsysh se ky dėm godet besimtarėt musliman. Prandaj themi se besimtari musliman ėshtė nė provė para Allahut tė madhėrishėm sa herė qė ai merr frymė. Por edhe Allahu u ka dhėnė besimtarėve tė tij shansin qė kėto prova t’i kalojnė me sukses. Dhe ēelėsi i suksesit ėshtė frika qė duhet tė ketė besimtari musliman nga Allahu i madhėrishėm, frikė tė cilėn ai duhet ta ndjejė nė ēdo veprim qė ai kryen. Dhe po e ndjeu besimtari se do ta shohė veten njė ditė duke dhėnė llogari para Allahut, ai kurrė nuk do tė ecė nė rrugė tė gabuar. Duket se disa prej atyre qė sot drejtojnė Komunitetin Musliman Shqiptar janė bėrė shumė “trima” dhe nuk kanė frikė Allahun. Nuk ka si spjegohet ndryshe fallsifikimi dhe mashtrime tek njė titullar kaq me peshė nė Komunitetin Musliman Shqiptar. Njerėz tė tillė dhe ata qė janė mbėshtetės tė kėtij dhe tė shokėve qė i shkojnė pas, islamin e kanė si stoli pėr t’u dukur tė bukur dhe kurrė pėr ata islami nuk ėshtė rruga ku ata duhet tė ecin. Prandaj publikimi i materjaleve tė tilla qė diskreditojnė hapur dhe publikisht Komunitetin Musliman Shqiptar na bėn tė mendojmė se ky rast ėshtė moment vendimtar qė ky institucion islam tė reflektojė dhe ta gjejė vehten pėr t’i shėrbyer me pėrkushtim sa mė tė lartė fesė islame nė Shqipėri.

Selim Goga

Poetėt edhe nga varret pėrhapin flatra drite

-Mė mirė vonė, se kurrė.

-Me artin s’ka tė humbur, veē tė fituar!

Kėto ditė doli nė qarkullim pėr lexuesin njė vepėr monografi (shumė e vonuar) nga jeta dhe vepra e poetit, prozatorit Gaspėr Pali. Me autor Prof. as. Dok. Alfred Ēapalikun. Ndoshta me dashje, poeti Gaspėr Pali ėshtė lėnė nė harresė, ose dhe ėshtė anashkaluar nga institucionet mė tė rėndėsishme, qė mbajnė mbi shpinė, peshėn e artit dhe kulturės shqiptare, siē janė Lidhja e shkrimtarėve dhe artistėve, apo Ministria e Kulturės, qė siē duket supet i kanė shkėputur nga trungu... Ku ka dhjetė vjetė qė me inisiativė e sponsorizim tė tyre botojnė veprat e Naim Frashėrit, e i ribotojnė disa herė, qė edhe brezat qė ende s’kanė lindur, i kanė mėsuar pėrmendėsh. Megjithatė nuk bėjnė keq. Ato janė vlera qė i kanė qėndruar besnikėrisht vlerave kombėtare pėr kohėn, por si duket nuk njohin vlerat reale estetike kombėtare me shije dhe preferenca tė reja. Ku njė ndėr kėta autorė ėshtė edhe poeti Gaspėr Pali.

      Falėnderojmė profesor Alfredin, pėr punėn plot pėrkushtim, qė na rizbuloi vlerat e pakontestueshme tė poezisė brilante tė poetit me potencial vlerash shumėplanėsh nė lėmin e letrave shqipe. Po pėr interes tė kureshtjes sė lexuesit nė internet, ju them, se ėshtė Shkodra, kjo tokė pjellore gjithė yndyrė, qė ka lindur dhe ka rritur yjet ekzemplare, qėndisur me shkronja tė arta nė letrat shqipe. Por yjet lindin vetėm pėr qiell, dhe s’mund t’i mbajė toka gjatė, se pesha e tyre ėshtė shumė e rėndė. Kėshtu ndodhi edhe me poetin Gaspėr Pali. (ku prof. A. Ēapaliku e quan Yll mbi Greminė)

      Gaspėr Pali u lind mė 14 Gusht 1916 nė qytetin e Shkodrės. Dhe vdiq mė 21 Korrik 1942, nė Shkodėr.

      Gaspri kreu shkėlqyeshėm shkollėn fillore dhe klasat e gjimnazit franēeskan nė Shkodėr. Ku u dashurua pas muzikės, dhe nėn drejtimin e At Martin Gjokės (ngritės i orkestrės frymore “Illyricum”) u bė flautist i talentuar. Ku studioi dhe bashkėpunoi me muzikantėt e talentuar si Prek Jakovėn, Tonin Harapin, Simon Gjonin, Ēesk Zadenė, si dhe me dramaturgun Kolė Jakova. Dhe pikėrisht nė bankat e liceut franēeskan (ku drejtorė ishin Gjergj Fishta e  Frano Kiri), Gaspri nga shtrati i ėmbėl i muzikės ēel petalet e para poetike me vjershėn “Djepi i vorfėn”. Mė 4 Mars 1933, qėndis nė letrat shqipe njė ese 4 faqesh. Nė kėtė kohė ishte vetėm 17 vjeē. Dhe kėshtu filloi “aventura” e letrarit tė ri Gaspėr Pali, portreti i tė cilit filloi tė afirmohej, edhe pse nė kushte tė disfavorshme, pasi 23 prill 1933 shkollat private u mbyllėn nė Shkodėr, dhe gjendja ekonomike e familjes sė tij ishte shumė e varfėr. Por kjo nuk ia mposhti pasionin djaloshit tė talentuar dhe mė 15 Shkurt 1936, nė revistėn “Rilindja” tė Korēės botoi poezinė “Natė shtregullash”. Ky botim i dha autorit njė sukses tė madh nė letrat shqipe. Nė tetor tė 1936-ės regjistrohet nė Fakultetin e Letėrsisė tė Firences nė Itali. Ku vazhdoi aktivitetin letrar edhe nė Itali me revistėn shkodrane “Cirka”, duke pėrdorur pseudonimin, Gimi. Nė janar tė 1937-ės botoi njė novelė folkloristike, “Plaka jonė”, ku prezantohet denjėsisht me profilin e prozatorit. Mė 1938 botoi novelėn “Prangat e arta” nė gazetėn “Java”. Ndėrsa nė 1940 (brenda Firences) botoi poezinė shqipe, nė revistėn “Numero unico degli universitari albanesi”. Nė vitin shkollor 1940-1941 Gapėr Pali u emėrua profesor i shqipes nė Gjimnazin e Shtetit Shkodėr, ku punoi afro dy vite shkollore. Revistat mė nė zė tė asaj kohe, kėrkon firmėn e poetit dhe penėn e kritikut letrar. Gaspėr Pali botoi poezi dhe ese te revista “Shkėndija”, revistė qė drejtohej nga njė emėr tjetėr i madh i letrave shqipe Ernest Koliqi. Edhe pse Gaspri ishte kthyer nė Shkodėr, revista “Cirka” nė nėntor 1941 botoi broshurėn “Cordignano nė gjygj para botės”, ku Gaspri ėshtė bashkautor me njė grup profesorėsh tė Gjimnazit tė Shtetit Shkodėr. Ky botim pati bėrė shumė bujė nė mbarė Shqipėrinė e mė tej. Por ky shkėlqim i kėtij meteori, filloi tė shuhej fizikisht. Dhe mė 21 korrik 1942, zemra e poetit pushoi qė rrahuri pėrgjithnji, por veprat e tij janė tė gjalla. Janė tė kompozuara nė partiturat e pėrjetėsisė, qė do tė kėndohen brez pas brezi. Por kritika shqiptare me ballin e rrudhur tė dehjes delirante vazhdojnė ta pėrkėdhelin ndėr duar mjegullėn e tė privilegjuarve tė tyre, qė tashmė janė bėrė demode. I tundon vlera estetike e mirėfilltė e letėrsisė shqiptare, qė ka zėnė pluhur merimangash. Por ėshtė rezistenca e fuqishme e lirikave brilante tė Gaspėr Palit, qė miopėve i japin dritė tė detyruar, pėr tė parė larg... Kam lexuar studimet e kritikut, tė Prof. Dr. Nehas Sopaj nė revistėn “Stili” tė Shkupit 1999. ku me profesionalizėm tė skalitur na dhuroi – Plurolirikėn – shqiptare. Nė tė cilėn njė vend tė rėndėsishėm e zinin mjeshtrat e penės shqiptare, si Martin Camaj, Ernest Koliqi, etj. Dhe unė e pyeta, pėrse nuk kishte njė analizė pėr poezinė e Gasprit? Ai mė tha, se s’kish botime pėr tė. Ėshtė me tė vėrtetė pėr tė ardhur keq, qė ne dashje, ose pa dashje nuk botohen veprat e plota tė kėtij poeti brilant, qė me zėrin e tij tė ėmbėl, i kėndon pėrvajshėm dhimbjes, dashurisė. Dhe poetėt si Gaspėr Pali, edhe nga varri pėrhapin flatra drite tė letėrsisė bashkohore.

 

Epilog

21 korrik 1942 – 22 korrik 2002

Edhe dy muaj po troket 60-vjetori i vdekjes tė poetit, prozatorit Gaspėr Pali. Shpresoj qė tė rizgjoheni dhe tė tregoheni qytetarė, ju pushtetarė tė Shkodrės. Kujtohuni tė paktėn vetėm njė herė tė respektoni vlerat kombėtare. Dhe me siguri tė vdekurit do tė kėnaqen me pak duke thėnė: -Mė mirė vonė, se kurrė!-

      “Kjo qetėsi zbret nė shpirt tė kangatarit

      e i zbulon nji mall t’ri der tash i ndryem,

      para fjal’s s’tij.”

Ky kolazh nga Kanga e poetit, ju fton qė tė pastroni ndėrgjegjen, ju studjues dhe pėrpilues tė teksteve shkollore, pėr shkollat e mesme, e tė larta, sepse pena e Gasprit ėshtė njė dritare e hapur dije, pėr tė gjithė brezat, qė do ishte njė sfidė e shumė referateve pa vlerė qė botoni ju. Ky poet meriton shumė, jo njė pėrvjetor, por mijra pėrvjetor. Me artin e vėrtetė s’ka tė humbur, veē tė fituar!

Nga: Fatime Kulli

 

 

Kryengritja antikomuniste e vitit 1945, kushtrimi qė u ngrit nė qiell, por qė nuk u ndigjua nė tokė...

Nga fundi i nėntorit 1944, kur ikėn gjermanėt, nė Shqipėri Komunistėt tundnin “Sahanėt”, pėr tė bėrė zhurmėn e “fitores”, si dhe festėn e “korrjeve” tė farės kuqe Sllavo-ortodokse tė mbjellė qė nė vitin 1941 nga “specialistėt” jugosllavė. E kjo farė si pėr koinēidencė quhej Komunizėm duke pasur njė mbarės tė pėrbashkėt me fashizmin e Izmat e tjerė tė cilėve jo pak ju a kishim parė sherrin ndėrmote...

      Gjithsesi suksesi i farės sė kuqe kishte qenė i mahnitshėm nė trevat jugore tė Shqipėrisė, e komunistėt grekė kishin padyshim meritėn e tyre, ku nė pamundėsi pėr tė kultivuar farėn komuniste nė tokėn Greke tashmė po kontribonin nė tokėn shqiptare qė shpesh e konsideronin si tė tyre.

      Nė kėto kushte Shqipėria po “pushtohej” nga njė ideologji e Re, por me prapavijė tė vjetėr dukshėm antishqiptare, ku ēdo vonesė do tė kishte pasojat e pariparueshme pėr fatet e mjeruara e sakatuara tė shqiptarėve. Sidoqoftė Shqipėria “priste” kushtrimin, e ky kushtrim nuk vonoi, madje ai erdhi nga treva simbol e shqiptarisė Malėsia e Madhe e cila nė janar tė vitit 1945 kur fara e kuqe komuniste e mbjellė nga Popoviēėt, Mugoshėt, Titistėt e Stalinistėt sapo kishte filluar tė mbijė (edhe nė Malėsi). Malėsorėt dhanė tė parėt Kushtrimin: Tė rroken armėt e shkatėrrohet kjo farė e huaj qė po rritej pėr tė zezėn e Malėsisė e Shqipėrisė. Natyrisht Malėsorėt e ndigjuan kushtrimin e pėrkohėsisht arritėn ta ēlirojnė Malėsinė, por fatkeqėsisht kushtrimi nuk u ndigjua nga pjesa tjetėr e Shqipėrisė e si rezultat Kryengritja u shua, Malėsia e Shqipėria nga fara e kuqe u pushtua... Por edhe pas kėtij kobi qė mbuloi vendin e shqiponjave Idealet e ndezura nė janarin e vitit 1945 nuk u shuan kurrė edhe pse pėr ato u pagua mjaft shtrenjtė me jetė njerėzish, vite tepėr tė gjata burgosjesh e internimesh si dhe persekucioni tė pashembullt nė luftėn e gjatė civile, herė tė ftohtė e herė tė nxehtė e qė nė gjuhėn marksiste quhet luftė klasash. Padyshim kėto ideale lirie ishin e vetmja dritė nė fundin e “tunelit” tė ftohtė dhe errėsirėn e pashoqe ku komunizmi Sllav e lakejtė e tij E. Hoxha, H. Kapo e tjerė e kishin mbyllur Shqipėrinė... Natyrisht pėr ta kujtuar sadopak kėtė ngjarje tashmė jo vetėm historike e cila ishte padyshim kryengritja e parė antikomuniste, kushtrimi mė antikomunist jo vetėm nė Shqipėri, por nė tė gjithė Europėn e re qė pretendohej tė ndėrtohej, e cila fatkeqėsisht nuk e dėgjoi kushtrimin tonė, i cili na kushtoi si gjithnjė jo vetėm ne, por edhe vetė Europė, nė kapėrcyellet e sė cilės kishim lėnė jo pak ne shqiptarėt... Ishin ditėt e fundit tė vitit 1944, kur burrat e urtė e trima qė Malėsia e mė gjerė i donte e i respektonte kishin bėrė takimin solemn nė Malin e Shkrelit e nė Bajzė tė Kastratit pėr t’u organizuar e dhėnė besėn njėri-tjetrit qė komunizmin ta luftojnė me armė nė dorė siē kishin luftuar ēdo pushtues tjetėr, edhe pse rreziku ishte tepėr i madh e me pasoja pėr kėta burra qė kurrė nuk e kishin bėrė fjalėn dysh kur ishte puna pėr tė mbrojtur trojet tona, zakonet tona, jetėn tonė, nderin tonė, besėn, burrėrinė e fenė e tė parėve kristjanė e muhamedanė, e qė pushtuesit komunistė jo vetėm nuk i njihnin, por kėrkonin ti pėrdhosnin pėrgjithjė. Fjalėt e njėrit nga drejtuesit e kryengritjes antikmuniste mė dt. 24 dhjetor 1944 trimit tė urtė Gjon Martin Lulati nė takimin e zhvilluar nė shtėpinė e Gjok Tom Kokajt me bashkėluftėtarėt e organizatorėt e kryengritjes do tė kumbonin nė veshėt e kryengritėsve mė shumė e plumbat e renegatėve komunistė tė marrė “hua” nga parcelat e jugut tė Shqipėrisė apo nga vendas tė “gėnjyer”, e Gjoni atė natė tė paharruar ndėr tė tjera tha: “Vėllazėn, mirse u bashkuam nė kėtė kuvend burrash malėsorė i cili qė tashti na thėrret qė me guxim e trimni, por edhe me zgjuarsi e besė qė kurrė s’u ka munguar, tė bisedojmė nė mes vedit e tė caktojmė detyra pėr secilin qė pa humbur kohė tė shkojmė, fis nė fis, katund nė katund, shpi pėr shpi pėr tė pėrgatitur ditėn e kryengritjes. Por pėr kėtė ne e dimė se malėsorėt e mė gjerė janė tė gjithė me ne, por pėr ta pėrforcuar kėtė kisha dashtė me me e dijtė tė gjithė se ēfarė ėshtė komunizmi, dhe ēfarė do tė thotė tė sundojė ai, se po ta dini mirė si e di vetė ma parė do tė pranojshin tė gjithė me u mytė nė Vire (njė thellėsi e ftohtėsi e pashoqe tė liqenit tė Shkodrės).

      Pėr kėtė duhet ti sqaroni njerėzit se komunizmi ju grabit, tokė, bagėti, shtėpi e pasuri, ju prish kisha e xhamija, ju ban tė mohoni nanėn, babėn, vėllanė e motrėn, ju ban mos me njoftė kushri, fis as kumari. Ju grumbullon si bagtia nė njė vathė e ju ēon me punue e jetue nė rresht tuj u grahė e rrahė hori i horave qė e vėnė komunizmi nė krye tė huqametit tė vet. E kur t’u teket kėtyre horave komunistė edhe ju vret e pret, ju fut nė burg, e trupin tuej ju a qet qenve, pėr mos me u gjetė as kurrė vorret tuaja. Prandaj duke pasė parasyshė kėto tė kėqija qė s’kanė fund ju baj thirrje qė edhe nėse vdesim sot, tė vdesim me nderė e pėr hatėr tė fėmijėve tanė qė tė jenė pa komunistė nesėr...”

      Nė kėtė kuvend qėndronin edhe trimat luaj malesh Mirot Paloka, Mark Gjok Kokaj, Kol Gjok Kokaj, Tom Lek Daka, Mark Luc Gjoni, Gjok Nikoll Voci, Zef Ded Nika, Pjetėr Gjok Doda, Palok Gjokė Hoti e Pjetėr Gjokė Hoti, Kol Llesh Malaj, Zef Gjon Malaj e Mark Nikoll Malaj, Gjergj Prek Malaj...

      Ndėrsa nė Shkrel pėrgatiste terrenin pėr kryengritje oficeri famėmadh Llesh Marashi i cili padyshim ishte edhe figura kryesore qė do tė drejtonte krejt kryengritjen e Malėsisė nė ditėt e ardhshme tė Janarit 1945. madje kryengritja po pėrgatitej tė fillonte edhe nė Kelmend ku si prijės ksihin legjendarin Prek Cali, por kryengritja po pėrgatitej edhe nė Mirditė, nė Shkodėr, Postribė e mbi tė gjitha nė zonėn e nėnshkodrės qė njihet me emrin si kryengritja e Berdicės, por qė nė fakt pjesėmarrėsit qė pėrgatiteshin pėr kėtė kryengritje ishin nga tė gjitha katundet e zonat e rrethit Shkodėr, nga ku shpresonin se do tė dėgjonin edhe trevat e tjera shqiptare, duke marrė trajtat e njė kryengritjeje mbarėkombėtare. Mjerisht planet e kryengritjes sado sekret qė tė ishin ato shpesh po dekonspiroheshin e raportoheshin tek komunistėt nga vigjilentėt e tyre spiunė tė cilėt po dėmtonin jo pak interesat e kryengritjes, por pa vonuar edhe tė tyre e familjes tyre. Gjithsesi nė kėto kushte po lindte nevoja e fillimit tė kryengritjes jo kur ishte planifikuar nga pjesa mė e madhe e veriut tė Shqipėrisė nė fillim tė pranverės, por menjėherė nė janarin e egėr nga moti i stinės dhe boja e kuqe komuniste qė po invadonte me shpejtėsi Malėsinė e Shqipėrinė. Menjėherė pas kėsaj situate qė nė ditėt e para tė janarit deri me datėn 10 janar 1945 Llesh Marashi e Mirot Paloka kishin grumbulluar disa malėsorė trima tė cilėt i kishin organizuar nė ēeta tė prėqendruara nė Katund e Kastrat tė cilat stėrviteshin e strehoheshin nga familjet bujare tė zonės, ku dallohet pėr bukėdhanė familja e Nikoll Vat Ivanit. Siē thashė mė sipėr as ky organizim nuk i kishte shpėtuar syrit vigjilent tė spiunėve komunisė, fatkeqėsisht edhe Malėsorė, si rezultat me datėn 10 janar te Kisha e Katundit Kastratit u bė pėrpjekja e parė me armė nė mes kryengritėsve e komunistėve, ku pasi zgjati disa orė dhe forcat komuniste u thyen mbeti i plagosur rėndė dhe vdiq pa vonuar Dėshmori i parė i kėsaj kryengritjeje Kol Shotaj i cili luftoi trimėrisht me armė nė dorė kundėr bishave tė kuqe qė si manekin ishin indoktrinuar e importuar nga parcelat e jugut. Me tė dėgjuar kėto krisma qė paralajmėruan stuhinė organizime ēetash antikomuniste pati deri nė Reē e sa pėr Kelmendin ai tashmė ishte pėrfshirė i tėri. Nė kėtė kohė edhe nė zonėn e nėnshkodrės antikomunistėt e njohur Jup Kazazi e Abaz Ermenji ishin tė strehuar nė fshatin Trush nė shtėpinė e Xhurretajve, ku kishin bėrė shumė takime me vendas antikmunistė si me vėllezėrit Xhurretaj ku spikaste Shaqir Xhurreta, por edhe trimat Ded Shabani prej Malit Kolaj, Sadik Mema, Nikoll Zefi, Veli Xhepi e Sait Cani prej Trushit. Tjetėr kuvend ishte zhvilluar po nė Trush nė shtėpinė e Dedė Gjondashit ku kishin marrė pjesė Ded Shabani me trimat e tij, por edhe nga Lezha Xhemal Mlika qė pėrfaqėsonte parinė antikomuniste atje. Nga kėto takime sipas tė mbijetuarve nė qendėr tė vėmendjes ishte lidhja e koordinimi i veprimeve me kryengritėsit Malėsorė Prek Cali e Llesh Marashi, si dhe me Gjonmarkajt e Mirditės. Qėllimi ishte qė kryengritja tė shpėrthente nė njė kohė qė mbasi tė merrej Shkodra me krijue njė zonė e lirė deri nė Portin e Shėngjinit ku shpresonin se do tė zbarkonin forcat aleate antikomuniste tė Europės Perėndimore e Amerikės. Pėr tė arritur kėto qė nė mbrėmjen e 14 janarit tė vitit 1945 te Kisha e Beltojės u mblodhėn qindra burra trima tė betuar kundėr komunizmit, tė cilėt ishin nga katundet Trush, Berdicė, Melgushė, Mali i Kolajve, Ana e Malit, Beltojė e tjerė tė cilėt ishin tė gatshėm me msye “pushtetin” komunist tė instaluar dhunshėm nė kryeqendrėn veriore tė Shqipėrisė, Shkodrėn e pushtuar nė kėto ditė tragjike. Pėr tė realizuar Ēlirimin e Shkodrės nga komunistėt shqiptaro-sllavė po mė 14 janar 1945 si masė paraprake ishte prerė lidhja telefonike me pjesėt e tjera tė Shqipėrisė, si dhe bllokuar rruga kryesore qė lidhte Shkodrėn me Tiranėn me mjetet rrethanore, e tė gjitha kėto do tė bėnin qė kryengritėsit e Shkodrės e nėnshkodrės tė takoheshin nė Shkodrėn e ēliruar, me forcat kryengritėse tė Malėsisė sė Madhe qė do tė ēlironin Malėsinė nga forcat Komuniste, nga ku besohej se Europa e Bota do tė dėgjonte thirrjen e kushtrimit pėr tė shkatėrruar farėn bolshevike qė rrezikonte krejt kontinentin. Gjithsesi nė kėtė organizim ēlirimtarėsh dalloheshin figurat patriotike e antikomuniste Abaz Ermenji, Ded Shabani, Jup Kazazi, Halit Gerbeti, Arif Selimi e mbi tė gjitha trimi legjendar Hasan Isufi e tjerė... Natyrisht gjatė kėsaj kohe nė Malėsi tė Madhe ziente lufta pėr organizimin e pėrgatitjen e kryengritjes qė tashmė po bėhej e pashmangshme e me rreziqe tė sigurta pėr Malėsorėt tė cilėt nuk donin t’ia dinin mėr, por donin vetėm tė luftonin pėr tė dėbuar e dėmtuar komunizmin sllav qė paralajmėronte fundin e “Botės” Shqiptare e Malėsore...

      Me datėn 21 janar Llesh Marashi qė ishte dhe udhėheqėsi kryesor ushtarak i kryengritjes ishte i strehuar nė shtėpinė e Luket Marashit, nga ku komunistėt tė mirinformuar kėrkonin ta kapnin tė gjallė. Por pėrpjekja tjetėr e kryengritėsve ishte lidhja me Prek Calin, e pėr kėtė u nisėn nga qendra e kėsaj kryengritje vetė trimat Gjon Martin Lulati e Mirot Paloka me disa kryengritės. Gjatė rrugės nė Grishaj kėto forca u ndeshėn ballė pėr ballė me forcat komuniste, ku pas luftimesh tė ashpra fituan kryengritėsit e Shkrelit e Kastratit tė cilėt zunė robėr 15 partizanė komunistė tė cilėt vetėm sa i ēarmatosėn e ju falėn jetėn, ndonėse ata kishin plagosur luftėtarin e lirisė Gjokė Hotin (nipin e Gjon Martinit). Pas kėsaj beteje fitimtare, kryengritėsit arritėn nė Bajzė ku takuan priftin e famullisė Pater Ēiril Canin i cili nė shenjė alarmi u ra kumonėve tė kishės, ku brenda njė kohe tepėr tė shkurtėr u grumbulluan te kisha qindra kastratas trima e antikomunistė qė me armė nė dorė zhvilluan njė betejė tė pashoqe kundėr forcave tė ndjekjes e komandės komuniste tė instaluar nė Bajzė. Kėto luftime tė ashpra bėnė qė tė kenė edhe viktima nga tė dyja palėt, ku pėr fat tė keq tė vrarėt ishin tė gjithė Malėsorė, nga kryengritėsit ranė me armė nė dorė trimat Lulash Cuk Curri nga Jerani dhe Zef Toma nga Shkreli, ndėrsa nga forcat komuniste u vranė tė gėnjyerit nga “droga e kuqe” Jonuz Naēi nga Aliajt dhe Myftar Sokoli nga Reēi. Nė kėtė betejė u arrit qė tė merret jo vetėm posta ushtarake e komunistėve, por edhe Komuna si institucion, ku pėr kėtė ndihmoi padyshim sekretari i komunės, intelektuali me banim nė Shkodėr Luigj Gjekė Kastrati, i cili nuk pranoi tė bashkohej me forcat komuniste,p or madje “keqinformoi” pushtetin komunist nė Shkodėr duke mos u treguar situatėn reale nė Malėsi tė komunistėve, natyrisht pėr kėtė e pagoi mė vonė me jetėn e tij, por kėshtu ai mė mirė preferoi njė vdekje me nderė se njė jetė me faqe tė zezė. Pas kėsaj qė u arrit nė Bajzė forcat ēlirimtare tė Malėsisė u rritėn nė mėnyrė tė mahnitshme, duke krijuar kėshtu njė kryengritje tė madhe antikomuniste, ku pjesėmarrėsit u shtuan nga tė gjitha trevat e Malėsisė. Nga kėtu u nisėn kėto forca pėr ēlirimin e Koplikut qė nė atė kohė ishte N/Prefekturė, ku pas disa luftimesh u arrit tė merrej koj qendėr e rėndėsishme, ku nga forcat komuniste u kapėn rreth 20 robėr tė cilėt pasi u ēarmatosėn u mbajtėn nė gjendje arresti nė dyqanin e Lekė Gjeloshit tė Pjetroshanit nė Koplik, por qė as nuk u dhunuan e as nuk u pushkatuan. Kėto ditė janari ishin vėrtetė tė stuhishme pėr Malėsinė e mė gjerė pasi tregonin trimėrinė e guximin e kėsaj treve legjendare ndėr shekuj pėr t’u ndeshur me kėlyshėt e ulkonjave sllave qė kishin lindur nė tokat mjerisht shqiptare. Megjithatė gjatė kėtyre ditėve ishte ēuar nė vend amaneti i tė parėve pėr tė pritur me pushkė ēdo pushtues qoftė ky edhe me emra shqiptarėsh. Data 25 janar 1945 i gjen kryengritėsit nė formacion luftimi tek Ura e Rrjollit pėrballė forcave tė shumta komuniste qė pėr fat tė keq nuk kishin arritur qė “kryengritėsit” e Shkodrės e nėnshkodrės ti ndalonin, pasi kryengritja e Berdicės siē njihet kishte dėshtuar aksidentalisht, ose mė saktė ishte tradhėtuar mizorisht nga kėlyshėt e kuq qė ditėn hanin tek antikomunistėt e natėn lehnin tek komunistėt.

      Forcat antikomuniste Malėsore ishin ndarė nė tre formacione luftimi, nė krahun e djathtė qėndronte Gjon Martini me trimat e tij, nė krahun e majtė qėndronte me trimat Mirot Paloka, ndėrsa nė qendėr tė Urės sė Rrjollit ishte vendosur me “luanėt” e tij Llesh Marashi. Lufta tashmė ishte ndezur me tėrė arsenalin e saj, “luanėt” Malėsorė luftonin pa u trembur kundėr mijėra forcave komuniste pėr shumė orė, deri sa ranė nė krye tė betejės trimat legjendarė Gjon Martin Lulati e Mirot Palok Kokaj, si dhe u plagos luftėtari Gjon Nikė Preēetaj. Pas kėsaj beteje tė pabarabartė ku forcat kryengritėse malėsore mbetėn tė izoluara u detyruan tė tėrhiqen, por pėr tė vazhduar pėrsėri rezistencėn. Pas kėsaj krimineli sadist Mehmet Shehu pėr tė gėnjyer Malėsorėt shpalli amnisti pėr tė gjithė pjesėmarrėsit nė kryengritje, por duke pėrjashtuar, drejtuesit e kryengritjes Llesh Marashin, Rrok Kantin (nipin e Lleshit), Pejtėr Gjokėn (Bajraktarin e Vrishit) si dhe po tė ishin gjallė Gjon Martinin e Mirot Palokėn... Nė fakt pas kėsaj nė Mal mbeti vetė Komandant Llesh Marashi me disa bashkėluftėtarė tė tij, por duke parė fatin tragjik tė shokėve tė tij tė rinj, ai vendosi tė dorėzohet e sakrifikohet vetė pėr tė shpėtuar shokėt. Siē dihet Lleshi u ekzekutua nga komunistėt me varje, por shokėt e tij tė dorėzuar mė parė e tani edhe pse kishte dalė amnistia pėsuan kalvarin e tmerrshėm tė makinės kriminale komuniste qė i preu nė besė, por ku ka besė komunizmi? Konkretisht po citojmė disa nga ata burra qė morėn pjesė nė mbledhjen e 24 dhjetorit 1944 e nė kryengritje, por qė sipas amnistisė ishin falur, por pabesia komuniste u mori jetėn, duke i lėnė shpesh ashtu si i paralajmėronte Komandanti trim i Katratit Gjon Martin Lulati pa varr, e ata janė Gjokė Tom Kokaj, Kol Llesh Malaj, Mark Nikoll Malaj, tė cilėt pushkatohen me datėn 8 shkurt 1945... Por pa vonuar do tė pushkatoheshin edhe trimat kryengritės, Luigj Kastrati, Tom Lek Dakaj, Gjon Nikoll Voci, Ndok Nikė Preēetaj, Mark Lucė Gjoni e sė bashku me ta edhe Prek Cali e trima tė tjerė. Gjithsesi pas kėsaj Malėsia e Madhe pėsoi kalvarin mė kriminal qė  njė regjim gjakatar kishte kryer, pėr kėtė mjafton tė kujtojmė se rreth 167 burra malėsorė u pushkatuan, vetėm se donin lirinė e Shqipėrinė, ndėrsa vetėm periudha pas kryengritjes (1945-1952) shėnon emrat e 47 viktimave qė ndonėse disa po i pėrsėris nuk po mundem pa i shėnuar tė gjithė sė bashku, si dhe u flijuan... ata: 1. Prek Cali, 2. Ded Lulash Smajli, 3. Ded Gjo Deda, 4. Idrize Kadri Delaj, 5. Fran Dash Preka, 6. Mri Dash Preka, 7. Kartina Nikė Bikaj, 8. Dila Luē Dakaj, 9. Gjon Preē Rexhaj, 10. Ujk Mark Qosja, 11. Mark Gjelosh Mirukaj, 12. Gjekė Marash Tinaj, 13. Mare Ilia Vacaj, 14. Gjergj Lul Hysaj, 15. Ndue Fred Rrukaj, 16. Tom Lekė Daka, 17. Gjok Tom Kokaj, 18. Gjok Nikoll voci, 19. Ndok Nik Pretaēaj, 20. Pashko Ded Curraj, 21. Mark Nikoll Malaj, 22. Pjetėr Gjok Koti, 23. Mark Luc Gjoni, 24. Gjok Ded Braci, 25. Luc Gjeto Lakaj, 26. Nikoll Gjon Vneshti, 27. Kel Llesh Malaj, 28. Nosh Llesh Malaj, 29. Luigj Gjeto Kastrati, 30. Gjon Lucė Kaēaj, 31. Nikoll Prek Dedaj, 32. Pjetėr Nikė Nikaj, 33.  Gjokė Nikė Luli, 34. Dyl Bajrami, 35. Maliq Bajrami, 36. Dom Ndre Zadeja (famullitar me influencė nė zonėn e Shkrelit e mė gjerė), 37. Idriz Jaho Ilia (ish Prefekti i Gjirokastrės i pushkatuar sė bashku me malėsorėt), 38. Ded Gjekė Vukēaj, 39. Gjon Lek Xhaj, 40. Gjekė Kol Pėllumbi, 41. Mirash Gjon Sokoli, 42. Prekė Lekė Rushaj, 43. Mark Tom Makaj, 44. Taro Keq Balaj, 45. Lan Sadik Lani, 46. Adem Rrustem Tahiraj, 47. Ibrahim Caf Burgaj. Interesant ėshtė se dy nga emrat e kryengritėsve qė luftonin kundėr komunizmit me Malėsorėt janė kosovarėt vėllezėr Shemsi Feri e Hamdi Feri (nipat e patriotit Jakup Feri) tė cilėt kishin lėnė Kosovėn nga shtypja Serbe, por qė edhe nė Shqipėri kishin gjetur po ideologjinė Serbe qė zbatohej nė mėnyrė tė tmerrshme nga lakejt e komunizmės. Mbasi kryengritja e dėshtuar e Bėrdicės ka lidhje me kryengritjen e Malėsisė ja vlen tė themi disa fjalė edhe pėr trimat qė pėsuan fatin e mjerė tė shokėve malėsorė nėn regjimin komunist qė po instalohej.

      Batalionet kriminale tė komanduara nga krimineli Shefqet Peēi do tė provonin siē thoshte Mit’hat Frashėri “Se komunizma s’ka as mė tė voglin dyshim se e keni kuptuar edhe vetė, se ėshtė sėmundje e tmerruar si tėrbimi i Qenve e Ujqėrve, ėshtė njė kolerė qė nuk shkatėrron vetėm trupin, por e mė tepėr akoma zemrėn dhe shpirtin e njeriut...” E kėshtu tė tėrbuar komunistėt do tė pushkatonin e vrisnin shqiptarė nga mė shqiptarėt, si Hasan Isufin bashkė me tė vėllanė Ahmetin, si dhe pasi ta kapnin tė gjallė do ta pushkatonin pas pak ditėsh edhe Ademin tė cilėt ranė heroikisht duke luftuar nė Malin e Kolajve. Tė akuzuar pėr ngjarjen e Berdicės do t’u pushkatojshin prej katundit Berdicė, Taip Halili e Rexhep Halili (babė e bir), Veli Sala, Lush Paloka, Shaban Dani, Hider Dyli, Martin Rroku, Pjetėr Darragjati, nė prani tė popullsisė do tu pushkatojshin pa gjyq Pjetėr Harapi e Pjetėr Loroja. Pa vonuar u pushkatua edhe lezhjani Xhemal Mlika dhe Arif Selimi i Vukatanės, i cili nuk pranoi kurrė tė tregonte vendin ku ndodheshin Kazazėt qė kėrkoheshin nga komunistėt me siguri si mė vonė ndodhi tė pushkatoheshin. Ndėrsa pjesėmarrėsit e tjerė tė pėrmenda mė lart nė organizimet e mbledhjet pėr kryengritjen e Berdicės kaluan nėpėr vitet e tmerrshme tė Mat’hauzenit shqiptar qė quheshin burgje apo mė lehtė kampe internimesh. Duhet theksuar se nė Lėvizjen e Berdicės spikatė emri i njė femre shqiptare nga Lushnja Neta Fuga e cila kishte “braktisur” ushtrinė komuniste, pėr t’u bashkuar me shqiptarėt e patriotėt qė dhanė kushtrimin pėr tė mbrojtė atdheun nga invazioni i ideologjisė sė kuqe Sllave, edhe pse kjo fatin e saj e parashikonte mirė nė duar tė xhelatėve komunistė qė nuk kursenin as fėmijėt e tė moshuarit pa lėre femrat...

      Tashmė komunizmi pas shtypjes sė kėsaj kryengritjeje antikomuniste tė Malėsisė sė Madhe e deri pėrpjekjet e vėllezėrve tė tyre tė nėnshkodrės e mė gjerė; filloi tė forcohet jo vetėm nė trevat e tjera tė Shqipėrisė, por edhe nė simbolet antikomuniste shqiptare nė Malėsi e Shkodėr, kur padyshim kalvari ēnjerėzor ka qenė mė i tmerrshmi i tė tmerrshmėve qė njeh historia e gjithė diktaturave tė tė gjitha kohėrave, tė paktėn qė nga mesjeta e vonshme e kėtej... Por duke e mbyllur kėtė shkrim disi modest pasi kanė mbetur shumė ngjarje e figura qė kanė lidhje me kėtė kushtrim antikomunist qė u ngrit nė qiell, por qė nuk u dėgjua nė tokė (Shqipėri), pėr arsye vendi pėr njė shkrim tė tillė, situatėn pas “pushtimit” komunist tė Malėsisė (edhe Shqipėrisė) po e pėrshkruaj shkurt duke pėrsėritur fjalėt e vajtores famėmadhe Tone Kuqja e cila nė ato ditė vajtonte:

      Mjera ti more Malėsi

      Shpija e stane shkrum e hi

      Sa nuk ka ma as gjethė as bar

      Ma tė mirėt burra vjerrė nė litarė

Tė tanė Hotnit lidhė me tel

Keq nė Kastrat e ma zi nė Shkrel

E nė Kelmend s’kėndon pulė as gjel...

      Po sot nė shekulin e 21-tė dikush mund tė pyesė si ėshtė Malėsia qė nė demokraci meritonte vendin e parė?! E pėrgjigja ėshtė, si shpėrblim nga pasardhėsit e komunistėve qė qeverisin sot, ajo vazhdon tė paguajė pasojat e kryengritjes antikomuniste tė vitit 1945 qė trazoi jo pak shpirtėrat e baballarėve tė komunistėve tė rinj me mantel tė dalur boje nga tė kuqe nė ngjyrė Rozė...

Nga: Ndue Bacaj

 

Libra nė dorėshkrim tė Jak Zekės

1.                   Java e gjakut – tragjedi (nė tri pjesė), 1864 faqe me 42000 vargje

2.                   Ngushėllimet e vetmisė – vepėr me 1064 faqe me pėrkthime, tregime tė shkurtėra, poezi.

3.                   Ndėr mrize ilire, poezi 212 faqe me 4000 vargje.

4.                   Andrrat e rinisė, poezi 430 faqe me 6450 vargje.

5.                   Varret e zemrės, poezi 502 faqe me 7500 vargje.

6.                   Gjamė disprimi, poezi 718 faqe me 10800 vargje.

7.                   Kapuēat, parodi 120 faqe me 2000 vargje.

8.                   Zogu i Parė – mbret i shqiptarėve, parodi 872 faqe me 17000 vargje.

9.                   Ditar i ēuditshėm, roman psikologjik me 430 faqe.

10.                Ish kapteri Vokrri, roman 352 faqe.

 

Jak Zekaj, njė mister i letrave shqipe

Njeriu qė lindi e u rrit jetim, punoi gjithė jetėn i rrethuar nga priacionet e shumta, e sė fundi vdiq si nė hije, quhet Jak Zekaj. Jak Zekaj nuk bėn pjesė nė turmat shumėmilionėshe tė njerėzve qė janė tė rastėsishėm nė kėtė botė. Pėrkundrazi, ai bėn pjesė nė atė grup njerėzish qė erdhėn nė kėtė botė pėr tė qenė “dikushi”, pėr tė qenė shembėlltyra e sė mirės, e prosperitetit. Nė gjallje gjithkush e ka njohur dom Jakun. Tashmė qė ai prehet nė parajsė opinioni ka filluar ta njohė si shkrimtarin, pėrkthyesin, poetin, piktorin Jak Zekaj. Ndoshta nė njė tė ardhme tash bindet lexuesi se ē’vlera ka mbartur dhe ka lėnė pėr njerėzimin.

      Kush ėshtė Jak Zekaj!

      Jak Zekaj lindi nė fshatin Baqėl tė Zadrimės mė 13 korrik 1906. ishte i dhjeti fėmijė i ēiftit Prend e Dilė Nikolli dhe i vetmi qė jetoi. Nė moshėn 20 muajshe i vdes e ėma, duke ju privuar pėrgjithmonė dora qė do ta pėrkėdhelte, dora e nėnės. Mėson shkrim e kėndim tek Ipeshkėvi nė Nenshat. Nė moshėn 11 vjeēare, pikėrisht nė vitin 1917 futet nė Seminarin Papnuer nė Shkodėr. Tė 5 klasat e para, falė inteligjencės sė lartė, dhuratė prej natyrės, i pėrfundon nė 3 vjet. Mė pas vazhdon gjimnazin, liceun dhe teologjinė. Nė gusht tė vitit 1932 dha meshėn e parė nė Nenshat, nė zemėr tė dioqezit tė Sapės. Nė shugurimin e tij si meshtar, i dėrguar i Selisė sė Shejtė ishte Gjon della Pietra, personalitet i dėgjuar i kohės. Vitet e shkollės dėshmuan, zgjuarsinė, talentin dhe vullnetin e Zekajt pėr tė mėsuar e pėr t’u bėrė njeri i zoti. Libri nuk mungoi asnjėherė kėtij njeriu, ndoshta buka po. Pėr kėtė arsye ndonėse ishte nxėnės, shpeshherė ishte dhe “shok” i profesorėve  gjermanė, austriakė apo italianė qė e mėsonin. Por afėr e mbante edhe mėsuesi shqiptar Gjergj Fishta. Jo thjeshtė se ata, qė tė dy vinin nga Zadrima, por sepse i bashkonte horizonti dhe vėshtrimi me tė cilin rroknin hapėsirat e jetės.

      Jak Zekaj zotėronte nė mėnyrė perfekte italishten, latinishten, greqishte e vjetėr, gjermanishten, frėngjishten, por njihte edhe serbokroatishten, ebraishten, spanjishten, pak njihte edhe rusishten e anglishten.

      Ja ēfarė shkruan dom Jaku: “Jam tepėr i dhanun mbas literaturės, sidomos poetike, e gadi si i marrė entusiazmohem nė leximin e klasikėve greko-romakė, edhe tė poetėve tė tjerė botnorė. Mundohem me krijue vjersha jo vetėm nė shqip, por edhe nė    gjuhė tė tjera. Zotnoj fare mirė literaturėn greke, latine e italiane, por kam njoftuni bukur tė hapėt edhe pėr leteraturė tė kombeve tė tjerė sidomos europianė, aq sa profesorėt dhe shokėt mė thėrrasin letrari enciklopedik, nodshta pėr tallje. (Nga dorėshkrimi, “Ditari i njė tė harruemit”).

      Nė periudhėn gusht-dhjetor 1932 punon nė ambasadėn e Vatikanit. Po nė kėtė vit emėrohet meshtar nė Kryezi tė Pukės, e pas 6 vjetėsh nė Qelėz deri nė vitin 1946. Plot 14 vjet Zekaj i kalon nė malet e Pukės, kohė gjatė sė cilės ai shpėrndan fjalėn e Zotit, lajmėron tė vėrtetat hyjnore, por edhe shkruan libra. Pikėrisht gjatė kėsaj kohe, ka dalė nga mendja, zemra dhe dora e Jak Zekaj, ndoshta dhe kryevepra e tij “Java e gjakut” me 1864 faqe dorėshkrim, me rreth 42000 vargje. Sipas mendimit tonė kjo vepėr pėrbėn dhe “Lahutėn...” e Jak Zekajt.

      Jeta e malėsorėve nė malet e Pukės, madje shumė primitive, por fisnike, peisazhet hollivudiane tė maleve tė kėsaj zone, me siguri kanė frymėzuar priftin shkrimtar pėr tė krijuar vlera e pėrgjithėsime tė dobishme pėr njerėzimin. Krahas kėsaj klima e vėshtirė i dhuroi fizikut tė dom Jakut trupin e drejtė e tė shėndetshėm dhe qė nga ajo kohė ai ēdo mėngjes lante kokėn me ujė tė ftohtė.

      Si pėr tė gjithė klerikėt edhe pėr Zekajn rregjimi komunist i rezervoi heqje tė lirisė. Nė vitin 1946, mė 26 tetor, arrestohet, burgoset dhe dėnohet me dy vjet burg. Akuza: agjitacion dhe propagandė. Pikėpamjet dhe qėndrimet e hapura publike tė Jak Zekės nuk shkonin nė tė njėjtin krah me ato tė udhėheqėsve komunistė. Vetėm burgu shikohej si mundėsi pėr t’i mbyllur gojėn atij dhe mijėra tė tjerėve qė ja vinin veshin fjalės sė urtė tė Zekės. Edhe jeta e burgut nė Kavajė dhe nė Shkodėr i ofroi subjekte pėr poezi e tregime, e mundėsi pėr tė pėrkthyer  kolosė tė letėrsisė botėrore.

      Me daljen nga burgu, ai kthehet si meshtar, si lajmėtar i tė vėrtetave hyjnore, nė Zadrimėn e tij tė dashur qė e kishte lindur. Shėrbeu nė Nenshatė, Hajmel, Baqel, Kodhel, Shelqet, Naraē, Pistull etj., deri mė 19 mars 1967, ditė nė tė cilėn largohet nga famullia e Hajmelit pas mbylljes nga “populli” tė objekteve fetare.

      Ikjen e kujtonte me mjaft dhimbje. Mbi tė gjitha pėr librat e shumtė qė u keqpėrdorėn dhe humbėn gjatė transportit, edhe pėr tė tjerė qė u morėn nga oganet e sigurimit dhe nuk u kthyen mė. Nė “karvanin” qė e shoqėronin kėtė ikje, bėnin pjesė dy qerre vetėm me libra. Njė arkė nusesh zadrimore u “varros” pėr t’u zhvarrosur pas pak muajsh pėr shkak tė rrezikut tė persekutimit komunist. Tė gjitha kėto vetėm me libra, fjalorė, fletore tė shkruara, piktura, pėrkthime, etj.

      “Unė gjamtar i lanun vetėm, fillova gjamėn pėrmbi therrorėt ekėputuna prej duerve tė tiranėve...e kjo gjamė e pėrzieme me lotėt e mi, kullue mbi kufomė tė grumbullueme e mbi gjak tė ngrimė, asht operacioni pėr tė cilin ka nevojė shoqnija njerėzore... tue ndie vajin e fėmive qė tė unshėm lypin bukėn e s’ka kush jua nep, e, tue pa lotėt e tue ndi ofshamat e nanave tė shkreta e dėnesat e gocave tė shtyeme nė poshtėrim prej nevojave tė jetės... qita britmėn e zani em i namėt kje lutė, drejtue Hyjnisė, qė ta sillte shikimin mbi kėto zaje... e tė lėshonte rrfenat e veta mbi dhunuesit e tė drejtave njėzore...”

      Ky pasazh ėshtė mjaftueshėm pėr tė kuptuar qėndrimin e shkrimtarit-prift.

      Nga viti 1967 deri mė 5 dhjetor 1996 kur vdiq, Jak Zekaj, jetoi i “atashuar” pranė nipave, gjatė kėsaj kohe vazhdoi tė kryente ritet fetare dhe tė shkruajė e pėrkthejė. Pėr 28 vjet me radhė Jak Zekaj nuk e kaloi kurrė portėn e oborrit. I zhytur nė vetmi, ai lutej dhe shkruante, madje ai ka shkruar e kėnduar pėr “E lumja vetmi”.

      Midis autorėve tė pėrkthyer mund tė pėrmendim: Eskili, Sofokli, Euripidi, Theokriti, Vitorio Alfieri, Ugo Faskola, Hajne, Shekspir, Herodoti, Rousessau, Plutarku, Virgili, Ciceroni, Tomas Hobs, Charl Monteskje, Xhulio Ubertozzi, Volteri, Seneco, Dante Aligieri, etj., etj. Ja ky ėshtė Jak Zekaj, autori i mbi 90 mijė vargjve qė pret ende tė futet nė botėn e lexuesit, aq tė etur pėr vlera tė mirėfillta, larg tregtisė e boshllėkut, tė vlerave letrare.

      Nė atė ditė tė ftohtė, tė vranėt, tė 5 dhjetor it ’96 kur po pėrcillej pėr nė parajsė, trupi i pajetė i dom Jak Zekės, pak kush e dinte qė po shoqėronte shkrimtarin, pėrkthyesin, njeriun e letrave shqipe. Ai tashmė duhet “zbardhur” falė dorėshkrimeve tė shumta qė ka lėnė si trashėgimi, e qė ruhen me kujdes nga nipi i tij Pal Zeka. Ndoshta pas librit poetik tė Jak Zekės “Vandaku i ferrave” qė tashmė ndodhet nė duart e lexuesve, edhe libra tė tjerė, me zemėrgjerėsinė e sponsorėve do tė shohin dritėn e botimit.

Nga: Fran Palushi, Mark Preēi

 

Paradoksi: Ta pėrmbysim qeverinė pseudodemokratike tė PD-sė dhe tė krijojmė qeverisjen demokratike tė PS-sė

Shoqata Kombėtare e ish tė Dėnuarve Politikė tė Shqipėrisė

Nr. 537 Prot.

 

Lėnda: Propozim pėr emėrim

Kėshillit tė Ministrave

Tiranė

 

Kryesia e Shoqatės Kombėtare tė ish tė Pėrndjekurve Politikė tė Shqipėrisė, e mbledhur sot nė datėn 10/10/1997, pasi mori nė analizė aktmarrveshjen e partneritetit me qeverinė e koalicionit dhe duke u nisur nga kontributi i vyer qė ka dhėnė kryetari i Shoqatės z. Kurt Kola, si nė lidhje me ecurinė progresive tė Shoqatės ashtu edhe me lėvizjen e madhe pėr demokraci, lėvizje kjo qė nga inisiativa e Shoqatės tonė solli pėrmbysjen e qeverisė pseudodemokratike tė PD-sė dhe krijimin e qeverisjes sė re demokratike.

      Pėr kėtė arsye Kryesia propozon:

      Z. Kurt Kola si Drejtor tė Institutit tė Integrimit tė ish tė Pėrndjekurve Politikė.

      Z. Kurt Kola i takon ai post edhe si titullar i Shoqatės ashtu siē kanė vepruar edhe titullarėt e partive politike nė kėtė qeverisje tė re.

      Megjithėse z. Kurt Kola ėshtė emėruar zyrtarisht qė nė ditėn e firmosjes Memorandumit (midis Shoqatės e Qeverisė) me datėn 16 gusht 1997, pėrsėri u pa e nevojshme qė t’i jepej mandati nga kryesia jonė.

Me konsideratė

Pėr kryesinė:

(Mhill Gjinaj)

Sekretari

 

(Eqerem Kavaja)

Kryetari

Tiranė, mė 10. 10. 1997

 

Marrėveshje ndėrmjet Qeverisė sė Republikės sė Shqipėrisė dhe Shoqatės Kombėtare tė Ish tė Pėrndjekurve Politikė

Nisur nga nevoja qė procesi politik e social nė Shqipėri tė shkojė pėrpara, drejt ndėrtimit tė njė demokracie reale e tė vėrtetė, ku ēdo shtresė e shoqėrisė jo vetėm ta gjejė veten tė integruar, por edhe tė jetė nė gjendje tė kontribojė nė kėtė drejtim,

Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrfaqėsuar nga Kryeministri i saj, zoti Fatos Nano dhe Shoqata Kombėtare e Ish tė Pėrndjekurve Politikė, e pėrfaqėsuar nga Kryetari i saj, zoti Kurt Kola, nėnshkruajnė kėtė marrveshje me pėrmbajtje si vijon:

1.                   Shoqata Kombėtare e Ish tė Pėrndjekurve Politikė angazhohet tė bashkėpunojė me Qeverinė e dalė nga zgjedhjet e 29 Qershorit, nė kushtet e partneritetit, tė mbėshtesė Programin e kėsaj Qeverie dhe realizimin e tij.

2.                   Qeveria e Republikės sė Shqipėrisė, nėpėrmjet Institutit tė Integrimit tė tė Pėrndjekurve si dhe duke respektuar tė gjitha dispozitat kushtetuese e ligjore, angazhohet dhe do tė marrė tė gjitha masat pėr integrimin e pėrshpejtuar tė tė pėrndjekurve politikė nė tė gjitha nivelet e shoqėrisė civile nė Shqipėri.

3.                   Synimet dhe objektivat e kėtij Institucioni tė Qeverisė do tė pėrcaktohen pas konsultave me Shoqatėn Kombėtare tė Ish tė Pėrndjekurve dhe tė organizmave e shoqatave tė tjera qė do tė kenė pėr qėllim realizimin me pėrgjegjėsi tė angazhimeve tė mėsipėrme politike dhe institucionale, brenda programit tė Qeverisė.

 

Pėr Qeverinė e Republikės sė Shqipėrisė

Fatos Nano

Kryetar i Kėshillit tė Ministrave

 

Pėr Shoqatėn Kombėtare tė ish tė Pėrndjekurve Politikė

Kurt Kola

Kryetar

Tiranė, mė 16 gusht 1997

Vrasja e shekullit, hakmarrja e shtetit

Kėto ditė pėrfundoi procesi gjyqėsor, zhurmėmadh, mbi dėnimin e vrasėsve tė Heroit tė Pluralizmit dhe njėrit ndėr liderėt kryesorė tė Partisė Demokratike tė ndjerit Azem Hajdari, ku pas rreth tre vjetė e gjysėm qė u krye ku akt makabėr, qė tashmė njihet si vrasja e shekullit (XX-tė) merr fund jo vetėm dėnimi qesharak i banditėve me uniformė shteti, por edhe griset perdja sado e hollė e pamvarėsisė tė gjyqėsorit shqiptar nga politika nė pushtet. Seancat gjyqėsore tė stėrzgjatura pėr mbi njė vit treguan qartė qė niveli i gjyqit dhe gjyqtarėve nuk e kalonte nivelin e gjyqeve qė bėnin organizatat e Partisė sė Punės pėr rreth gjysėm shekulli, madje kėto seanca gjyqėsore shpesh merrnin karakter tė njė mbledhje partie ku njėra palė kritikonte tjetrėn, por ama aq sa jua lejonte statuti i Partisė. E si pėrfundim fundi i gjyqeve nuk ishin asgjė tjetėr veēse konfirmimi i fillimit tė kėtij procesi qė partia (socialiste) ia kishte besuar njė “organizate” tė saj pėr tė nxjerrė motivin e vrasjes sė A. Hajdarit Jo politike, por pėr Motive Hakmarrje. Nė fakt motivi ėshtė vėrtetė pėr Hakmarrje, por jo hakmarrje personale, familjare apo fisnore, pasi Azemi nuk i kishte askujt borxhe, pėrveē shtetit komunist tė cilin njėherė e kishte Ē’Kurorėzuar e Ē’Nderuar, por qė edhe pjellės sė re tė komunistėve P. Socialiste e liderve tė saj po ju ējerrte maskėn “Europiane” qė mbanin nė ballet e salloneve perėndimore, pėr tė mos u dukur lindor e verdhacak Azie siē ishin nė tė vėrtetė.

      Gjithsesi “Borxhi” i Azemit ishte pra ndaj komunistėve, tė cilėt e kishin zor t’ia falnin e pėr kėtė pėrgatitėn hakmarrjen e cila pėrderisa u ekzekutua mė 12 shtator 1998 kishte mbetur nė tentativė tė paktėn edhe katėr herė, ku mė sinjifikativja ishte plagosja nė parlament nė vitin 1997 nga Deputeto-kamikazi komunist nga Hasi i cili pėr kėtė jo vetėm nuk u dėnua siē e meritonte, por mbi tė gjitha u shpėrblye me vakanca pėr tre vjet rresht e qė dikush edhe tani pas lirimit tė tij e quan Burg.  Natyrisht pėr tė qartėsuar disi nga shteti pse u vra Azemi ėshtė e nevojshme tė formulohen disa pyetje qė ndriēojnė mė mirė motivet e vrasjes e rivrasjes tė heroit tė pluralizmit:

1.                   Sė pari pėrse autorėt e vrasjes tė 12 shtatorit nuk u kapėn atė natė nga shteti i cili vetėm pas 27 minutave qė u krye krimi e mori vesh se kush ishin ekzekutorėt (pasi sipas dėshmitarėve okularė PD i bėri publik pikėrisht emrat e vrasėsve qė u dėnuan sot) tė cilėt ishin tė gjithė vėrtetė kriminelė tė njohur, por tė veshur nė krye tė policisė shtetit pas ardhjes nė pushtet tė socialistėve, ku spikatnin emrat e Famir Haklaj, Jaho Salihit (Mulosmani), Feriz Kernajės (shok burgu i Fatos Nanos) e emrave tė vėllezėrve Haxhiaj e tjerė?

2.                   Pėrse u mashtrua shtetēe duke thėnė se Jaho Salihi natėn e 12 shtatorit ishte me shėrbim nė komisariat Tropojė e nė shtėpi, e kėtė konfirmim e bėnė tė besueshėm i plotfuqishmi i qeverisė Taulant Dedja (ish gazetar stazhi tek “Koha Jonė”), e ky shtetar nė vend qė tė dėnohej si mashtrues e bashkėpunėtor nė krime, shpėrblehet duke u bėrė deputet i parlamentit tė Dushkut?

3.                   Pėrse u vranė disa nga ekzekutorėt e A. Hajdarit e pėr tė cilėt nuk u kap njeri (a mos vallė i ka eleminuar vetė shteti)?

4.                   Pėrse u ekzekutua para shtėpisė sė tij ish drejtori i policisė sė Kukėsit Jonuz Hyka i cili pėr kundėr djalit tė Bedri Dedes kishte thėnė se Jaho Salihi mė 12 shtator nuk ka qenė as nė punė e as nė shtėpi?

5.                   Pėrse nuk u hetua kurrė “arratisja” e liderit socialist (ish kryeministrit Fatos Nano) nė Maqedoni, madje interesant mysafir tek shefi i shėrbimeve sekrete Maqedone, qė dihet se janė filial spiunazhi i UDB-sė Jugosllave?

6.                   A mos vallė akuzat qė ka bėrė Opozita vazhdimisht se Fatmir Haklaj e Jaho Salihi janė parė tė shoqėruar nga agjentė tė UDB-sė nė Kosovė kanė lidhje me Vrasjen e vizitėn e Fatosit nė Maqedoni?

7.                   Pėrse nuk u hetua pse iku nė njė bazė tė organizatės terroriste Greke nė jug tė Shqipėrisė shefi i SHIK-ut Fatos Klosi ditėt e vrasjes sė shekullit?

8.                   Pėrse arrestimi i personave tė mbetur nga vrasja e Hajdarit u bė jo vetėm me vonesė, por edhe me ndėrhyrjen e Dikujt nga Lindja, i cili i siguroi pasaporta familjarėve tė kriminelėve?

9.                   Pėrse nuk u morėn kurrė nė pyetje as Fatos Nano, as Fatos Klosi e mbi tė gjitha Skėnder Gjinushi i cili i thoshte A. Hajdarit nė parlament pak para se tė ekzekutohej se shteti kur don nuk tė plagos, ai tė vret?

10.                Pėrse u lirua si i pafajshėm Famir Meta vetėm atėherė kur nėna e tij Shamizeza Nasibe (disa thonė faqezeza) takoi F. Nanon nė njė vend sekret nė Selanik?

11.                Pėrse Vėllezėrit Haxhi u liruan nga shumica e akuzės pėr vrasjen e A. Hajdarit vetėm atėherė kur filluan tė flasin edhe pėr njė vrasje tjetėr tė planifikuar nga shteti (pėr vrasjen e Sali Berishės)?

12.                Pėrse tė gjithė pjesėmarrėsit nė Ekzekutimin e A. Hajdarit ishin me uniformė shteti (policie), si dhe tė veshur pas ardhjes nė pushtet tė kėtij shteti?

13.                Pėrse mercenarėt shtetar vrasės u zgjodhėn fatkeqėsisht nga vendi i heroit, apo pėr ta bėrė mė tė besueshėm motivin e paracaktuar tė Hakmarrjes?

14.                Pėrse gjyqi nuk filloi derisa u miratua dhe filloi nė veprim ligji i heqjes sė dėnimit me vdekje, apo mos vallė, pėr t’u shpėtuar jetėn kriminelėve tė paguar tė shtetit i cili pasi u garanton jetėn, ngadalė u siguron edhe lirimin?

Nė fakt pyetje mund tė bėhen me qindra, por kėto janė mė thelbėsoret tė cilat i japin pėrgjigje vendimit tė gjykatės e cila me tė drejtė motivon vrasjen e Z. A. Hajdari pėr Motive Hakmarrjeje, por me njė korigjim tė vogėl, se Vrasja u krye pėr Hakmarrje tė Shtetit Komunist tė Cilit Azemi ia lėkundi Kėmbėt, por ne duhet t’ja Ngrejmė Kėmbėt, nėse nuk duam tė pėrballemi me hakmarrjen... e shtetit... tė gjithė.

Nga: Ndue Bacaj

 

Fuqia madhore e qytetarėve tė “Republikės sė Letrave”

Pas njė akumulimi jetėsor jetėgjatė, pas njė karriere tė begatė, pas njė sėrė arritjesh dhe konsideracionesh nga kritika letrare, sidomos nė zhanrin e dramės, ku “Ēėshtja e Blertės, “Gjaku i Arbėrit”, “Baca i Gjetajve” dhe “Fisheku nė pajė”, jo thjeshtė esencialisht zotėrojnė vlera aktuale e edukative tė lamueshme, por, bie fjala, tek “Ēėshtja e Blertės” gjejmė edhe tone moderacioni tė pėlqyeshme pėr kohėn, prozatori shkodran F. Kraja pėlqen kėsaj stine tė krijimtarisė letrare tė gjejė veten renda vetvehtes edhe nė “qerren” tepėr serioze tė prozės sė gjatė, me romanin “Britma e njė gruaje”.

      Nė kėtė ndėrmarrje disi tė zorshme, por jo i papėrballueshėm pėr kapacitete artistike tė konsoliduara, si banor permanent i “Republikės sė Letrave”, me njė vėmendje drejt shpirtit popullor, tė cilin e kėrkon dhe e lexon qytetari e malėsori, tek i riu dhe e reja, tek klerikė e bajraktarė, deri tek “etnitė” e veēanta tė integruara historikisht me dinjitet nė zotnillėkun bujar, mikpritės, duardhėnės shkodran nė kufinjtė e kontratės njerėzore tė bashkėjetesės dhe respektit tė ndėrsjelltė nė halle e derte, nė vaje e nė kėngė, nė dasma e nė morte, ruajtės kėmbėngulės tė etnosit t onė, shkėmb vlerash ku do tė thėrmojnė pėrherė vetvehten skarciteti moralmbėshtetje e cilitdo pushtues i jashtėm, apo i “brendshėm”, falė solidaritetit njerėzor dhe bujarisė sonė nė gen, romani “Britma e njė gruaje” vjen njėherėsh si britmė pėr t’iu kthyer secili vetvetes, traditave mė tė mira, lėngut jetėdhėnės tė rrėnjėve tona, falė tė cilave gėzojmė krenarisht identitetin tonė si komb.

      “Britma e njė gruaje” sikur na bėn apel si komb tė mbledhim me kujdesin mė tė madh “miellin” e shkapėrderdhur nga vetvetja jonė jashtė ēdo pragjykimi pėr t’u ricikluar denjėsisht dhe gjithėdimensionalisht nė qytetėrimin euroatlantik tė amės sonė pėrballė rropamės sė dhimbshme e rrokoposjes historike, mjerisht nė emėr tė moderacionit qė po pėrjetojmė.

      “Fluturimi” ynė nė hapėsirat e reja ambicioze, njė e drejtė qė gjithsesi e meritojmė nuk arrihet dot, lė tė nėnkuptohet autori pėrmes vizionit tė tij realist, jashtė mbėshtetjes me kėmbė nė tokė, jashtė atij lėngėzimi rrėnjor jetėdhėnės qė na vjen nga e shkuara jonė vitale me tė cilėn afirmuam qytetėrimin tonė dhe pa tė cilėn tė integruar nė vlerat e tė sotmes kurrėsesi nuk do tė gjejmė vetveten denjėsisht dhe autentikisht sikomb, pjesė e qytetėrimit euroatlantik, pa gurthemelet tona tė traditės sė mirė.

      “Se perandoria jonė i ngjan njė qenie me shumė kokė. Njė prej tė cilave ėshtė edhe ajo e jotja. Ajo mė e skajshmja, pra mė e lehta pėr t’u kėputur. Shiko orlat, dajė, qė i ngjasin konsujve qė janė nė Shkodėr. Sa janė ata? Nė mos gabohem, tetė. Ē’duan kaq shumė? Mirė Anglia, Franca, Gjermania, se janė fuqi tė mėdha dhe ne jemi nė Europė. Po konsulli grek? Pa t’i numėrojmė njėherė orlat: Italiani, rusi, serbi, malazezi, me njė fjalė gjithė ata qė e rrethojnė kėtė copė qė quhet Rumeli”, (Ballkani i pushtuar), - i flet Demirit, njėri nga personazhet e romanit, dajės sė tij, pushtetar perandorak, vali i Shkodrės.

      Ja, ky ėshtė sfondi historik, kėta janė aktorėt kryesorė qė dominojnė teatrin e kobshėm tė realitetit shqiptar pas asaj tragjedie tė pashoqe qė do tė pėsonte ndėrgjegja dhe mbarė lėvizja kombėtare pėr ēlirim nga pushtuesi osman me shpėrndarjen dhe masakrimin e udhėheqjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, udhėheqja historikisht e standartit mė tė lartė kombėtar. Dy dekadat e fundshekullit tė XIX me rropamat, me pėrpjekjet e ndezura pėr liri, me vegjėlinė qytetare, me rrugėt, me rrugicat, me qytetarėt e zakonshėm shkodranė, me perandorakė shqiptarė tė pushtetit tė kalasė, me tregtarė, me bajraktarė e klerikė, me magjypė njerėz si gjithė tė tjerėt dhe malėsorė qė u dhanė emrat e fiseve e familjeve tė tyre lagjeve zhurmėmėdha tė qytetit, i lashtė gati sa Roma, me grindjet e provokuara, sa nga turku pushtues, sa nga orlat shovenė nė pritje tė situatave e zhvillimeve tė reja negative “tė tė sėmurit tė Bosforit” pėr tė rishqyer gjymtyrė tė Shqipėrisė sė vogėl, me tė vetmen armė vetėmbrojtjeje artificiale, si gjithnjė, etnosin e saj, me skarcitetin moral njerėzor nėpėr kėmbė, krymbnajė e ēdo pushtuesi, tė gjitha kėto pėrbėjnė atė qė quhet mbushje e ngrehinės sė romanit shprehur pėrmes njė idioleto, jo tė pasukseshme nė funksion tė ekspresivitetit artistik brenda gjithė atij elementi tejet aktiv tė formės realizuese qė thirret subjekt i romanit.

      Brenda kėtij kuadri nė lėvizjen dhe dinamikėn e tij, sa tė ngathtė, sa provokuese, sa tinzare, sa ēoroditėse, sa tė aēikėt, sa tė mbėrthyer nė misterin e surprizave tė dhimbshme mbi kurrizin e njė populli tė vogėl nė oazin e madh perandorak, nė hapat e tij tė shkėrmoqjes finito ėshtė ai qė quhet ekspozicion i romanit, ku lexuesi do tė mėsojė prezantimin e karaktereve, kush janė ato, prologun e angazhimit nė aksionin e madh romanesk.

      Nė kėtė sfond ekspozicional njihemi me tregtarin-kafexhiun simpatik dhe me aq popullaritet, heroin tonė, strumbullarin e gjithė laitmotivit nė roman, Kupe Danen. Dhe, pasi kemi “pirė” njė kafe nė lokalin e tij aq tė frekuentuar, ku krahas mirėsjelljes qytetare, humorit tė hollė shkodran tradicional, njihemi me bėmat nė qytetin tonė, siē njihemi me gjurmimin e njerėzve nga hafijet e kalasė, qė si hije tejet rėnduese gjallėrojnė pafundėsisht drejt “Sukrullahut” perandorak tė kalasė, prozatori na drejton tek momenti i pikėtakimit linjor (pikėlidhja) nga do tė  marrin jetė gjithė intriga e romanit: kacafytja e Kupe Danes me dy suvarinjtė osmanė qė po pėrdhunojnė njė 16-vjeēare poshtė urės, nė qendėr tė qytetit, Kupe Dania me njė trimėrim moral sublim hidhet tė shpėtojė kėtė qenie duke asgjėsuar pėr vdekje dy suvarinjtė, tė ardhur si pushtues nė kėto troje.

      Pa pyetur pėr asnjė pasojė, pa dashur tė dijė fare e kujt familjeje, fisi apo feje, ai bėhet shpėtimtar i njė vajze nga Lotaj-Dukagjin, duke sakrifikuar tashmė definitivisht normalitetin e vetėqenies. Kėshtu romani rrit ndjeshėm nga faqja nė faqe temperaturėn e zhvillimeve konfliktuale mes pushtuesit tė alarmuar pėr dy turq tė ndrruar me njė vajzė katolike, aq sa edhe nė popull vihet alarmi i fatit tė kėtij heroi qė ka kryer njė mrekulli njerėzore, aspak nuk ka rėndėsi e ē’feje ėshtė dora dinjitoze e shpėtimtarit, por rėndėsi ka qė ai ka kryer njė akt qytetar tė pėrmasave tė mitit si vlerė, kur mėsohet e i vetmi motiv ka qenė, asnjė lidhje tjetėr, veē ndjenjės qytetare tė solidaritetit njerėzor. Kėshtu qyteti gumėzhin, gumėzhin e gjithė piramida perandorake e kalasė, e dukshmja dhe e padukshmja e saj. “Sukrullahu” i kalasė tashmė funksionon nė maksimumin e tij. Hafijet rrahin papushim rrugėt e kalasė. I pari qė kupton se Kupe Dania ka “hyrė” nė “Sukrullah” falė aktit tė ulėt prej hafije tė magjypit Tahir ėshtė Abdyli, njė zezak, ardhur skllav, por i integruar gjithė njerzillėk nė realitetin dinjitoz qytetar shkodran. Si ka gjetur mėnyrėn tė vėrė nė dijeni Kupen se ka nė dorė enigmėn qė preokupon intensivisht atė, ka siguruar largimin e menjėhershėm tė tij nga qyteti me ndihmėn edhe tė Gjyl Begut, duke vazhduar tė mbajė normalisht nė punė kafenė e Kupes. Megjithatė gjithēka ėshtė marrė vesh, ndėrkohė qė osmanllinjtė zjarrmojnė shtėpinė e Kupe Danes, orlat shovenė pėrmes konsujve tė tyre nė qytet si malazezi Iviē kanė bėrė gjithė pėrpjekjet me veglat e tyre si Salo Mushka, tė nxisin konfliktin civil ndėrfetar.

      Njė derr gjendet nė xhaminė e qytetit, ndėrkohė qė dikush tjetėr ndot kishėn nė qendėr tė tij, duke tensionuar jo pak raportet ndėrfetare dhe impenjuar seriozisht rolin e klerikėve nė qytet. Ali Thaēi, njė intelektual nga Kosova, mjeku i Lishjes Shqitpare tė Prizrenit, diskrediton nė sy tė opinionit karakterin e ndotur prej turkofili, turkoshak Karmenin, instrument nė dorėn e pushtuesit.

      Kupe Dania si ka siguruar nė shtėpinė e saj vajzėn dukagjinase, te i jati, Preēi, ka ndrruar xhaketėn me kėtė tė fundit; Zoga i puth dorėn nė prani tė babait tė saj, duke e nderuar e njohur pėrjetėsisht si vėlla, paēka se njėri ėshtė shkodran e tjetri shaljan i rėnė nė Shkodėr, njėri ėshtė musliman e tjhetra katolike.

      Kupe vetė ka kaluar pėrfundimisht nė “ilegalitet”, duke marrė pėrsipėr vrasjen e turēelive tė pacipė nė zotdalje tė nderit tė motrės sė vet anonime deri nė atė moment. Njohja e gjithēkaje tashmė ėshtė bėrė pazar, ndėrkohė qė nė lagjen e magjypėve me njė ceremonial kryqėzimi tė turpshėm, sipas natyrės sė kėsaj “etnie”, ekzekutohet publikisht magjypi Tahir, pasi ka pranuar vetė se ka denoncuar nė “Sukrullah” pėr 1000 mexhide Kupe Danen si vrasės i dy suvarinjve. Ndėrtimi i shtėpisė sė Kupes bashkon nė njė akord qytetarėt e gropės sė Shkodrės pa dallim feje, siē arrin puna qė edhe vetė valiu bashkohet me qytetarėt nė varrimin madhėshtor tė zezakut Abdyl; nė anėn tjetėr Zoga martohet me djalin e bajraktarit tė Kastratit me ndėrmjetėsimin e Kupe Danes.

      Gjithė kėto pėrbėjnė momentet mė interesante dhe mbresėlėnėse qė pėrjeton lexuesi nė kėtė vepėr. Kėshtu i gjithė romani pretendon tė rrjedhė lirshėm nė dy linja kryesore, tė cilat gjithsesi shpalosin dy mentalitete dhe filozofi krejt tė kundėrta nė vetė substancėn e tyre si reflekse tė dy pozicioneve historikisht tė papajtueshme: Pushtuesi osman qė mishėrohet nė gjithė strukturat “qeverisėse” me nė krye valiun e Shkodrės qė zotėron kalanė me sistemin e tij “Sukrullah” dhe pėrherė ballėpėrballė me tė vegjėlia qytetare, tregtare, pasanikė, tė rangjeve heterogjene, klerikė e besimtarė tė feve tė ndryshme, qė sė bashku detyrohen tė mbrohen me tė vetmen forcė, unitetin e brendshėm si komunitet autokton nė kėto troje.

      Nė pritje tė derivateve tė kėtij konflikti qėndrojnė pėrherė gati orlat shovenė dhe ato europianė, duke inkurajuar me tė gjitha mėnyrat denigrimin qytetar, religjiozme mjete financiare nėpėr duar skarcicioni njerėzor e me ēdo formė tjetėr qė mund t’u pjellė mendja e tyre prej orlinjėsh. E nėse nga ndokush tjetėr kemi mėsuar se turqit hapėn rreth 10. 000 dosje qė nė fillim tė pushtimit pėr tė dominuar pikat mė tė ndjeshme e inkandeshente tė shpėrthimit konfliktual civil ndėr shqiptarėt, ku mund tė futej tharmi denigrues, as orlat shovenė nuk mbetėn mė mbrapa nė aventurat e tyre ogurzeza ndaj nesh. Duke realizuar gjithė veprimin nė roman, falė njė kompozicioni me integrim vizionesh, sa montazh, sa pozicionim personazhi, me rritje nė dinamikė tė intensitetit tė veprimit, tė temperaturės sė konfliktit deri rreth faqes 140 (nga 244 faqe gjithsejt), me aksione artistike, kohezion dhe organicitet nė njė formė substanciale artistikisht tė arrirė, romani afirmon doza lakmuehsme serioziteti artistik, qė padyshim sjellin kėnaqėsi estetike pėrmes njė gjuhe individuale tė bukur tė realizuar. Ėshtė pėr t’u theksuar, se krahas mesazhit palcė tė romanit: Solidariteti njerėzor, si kod moral, jashtė ēdo kompleksi, sfida mė e suksesshme e mbijetesės pėrballė sfidave asimiluese pėrballė ēdo perandorie, veēanėrisht pėr popujt e vegjėl si ky yni, Fadil Kraja ka meritėn e madhe tė sjellė e trajtojė i parinė letėrsinė tonė si karaktere letrare magjypėt, njė trajtim do tė thonim me mjaft bonsens, disi me sens qytetar autokritik tė lėnies sė tyre, jo thjesht tė padrejtė, por antihumane, nė kėnvlerėsimin si qytetarė, tė pashoqe e humane tė artit, proritetin kategorik tė dinjitetit tė artistit si krijues nė tėrėsi mbi dinjitetin e manipuluar nga komplekse tė rėndomta tė qytetarit mediokėr primitiv, apo edhe tė atij lloj qytetari jo tė zakonshėm, me tule qė i peshojnė mbi poltrone, apo kolltuqe tė importuara nga tregjet moderne, mė luksozėt tė globit, por i plagosur nėn pushtetin e komplekseve antinjerėzore si pėrbuzja.

      Madhėshtia e hapėsirės humane tė artistit shkodran, jo thjesht i jep vendin nė kėtė hapėsirė disi tė shenjtė atij qė shkodrani zotni e quan qytetari safi i gropės sė Shkodrės, por dėshmon botėrisht se ē’fuqi ka arti dhe ē’pėrgjegjėsi madhore kanė qytetarėt e “Republikės sė Letrave” nė konsolidimin e vlerave humane qytetėruese kontemporane pėrballė komplekseve tė trashėguara, apo atyre qė tentojnė tė harlisin shtatin nė kohėt moderne.

      Njė sens tjetėr mjaft interesant nė roman ėshtė ai qė mund tė quhet sensi i prirjes pėr tė evidentuar ato vlera mjaft funksionale, po tė kihet parasysh nė mėnyrė evidente qė kontribuojnė nė konsolidimin e demokracisė sonė tė brishtė. Kėshtu, duke kujtuar Ditėn e Xhibalit tek Ura e Grebenicės, si inicim i vetė pushtuesit orman (ndoshta pėr tė disipėrpjestuar atė kredibilitet pak tė madh qė kleri, katolik sidomos, pati krijuar nė rrafshin e shuarjes sė konflikteve civile), ku mblidheshin pleqtė tė urtė, bajraktar, trima malesh e vojvodė nėn kryesimin e vetė pėrfaqėsuesit tė “kalasė” sė Shkodrės pėr tė shoshitur dhe amortizuar pėrplasjet mes vedi, nė popull, hakmarrjet-gjakmarrjet, Kraja dėshmon seriozitetin divulgativ tė problemit menaxhues tė atyre vlerave tė qytetėrimit tonė tė lashtė ndaj tė cilave, si ēdo popull nė botė ndaj trashėgimisė sė vet dinjitoze, edhe populli ynė ėshtė mjaft i ndjeshėm. Qė tė qeverisėsh suksesshėm nė kohėt moderne, apelon autori, nuk mjafton vetėm njohja e zbatimi i kodit qeverisės bashkėkohor universal, por duhen vlerėsuar kurdoherė edhe ajo gamė kodesh qė vjen nga tradita e qytetėrimit tėnd tė lashtė. Shqiptari qė nė kodin e tij moral kurdoherė i ka altarizuar obligimet qė buronin nga kuvendet, sofrat, apo bajraqet, jo thjesht nuk mund tė quhet i egėr, primitiv, i papėrballueshėm nė qytetėrimin kontemporan, siē shpifin edhe sot armiqtė tanė me veladon modern, por duke respektuar vendimet e kėtyre lloj “parlamentesh” nė traditėn e tij ka dėshmuar e dėshmon qė i pėlqen dhe i nderon ligjet dhe institucionet, madje ato i njeh si altarin e vetdijes sė tij qytetare. Duke kapur pėr brirė kėtė sens divulgativ tė afishimit qytetėrues tė vlerave tona morale ne nuk do tė neglizhojmė, nėnkupton autori, idiotėrisht dialektikėn e zhvillimit tonė prosperial tė vetvetes si komb nė rrjedhat progresive bashkėkohore. Ne nuk kemi kujt t’i qahemi mė nė kėtė botė, nėse do tė injorojmė “kantonizimin mes vedi” qė na vjen vėrdallė ogurzi nė siparin e milleniumit tė ri, nėse diplomacinė globale tė integrimit tė madh nuk e harmonizojmė me diplomacinė e Anton ēetėve, ndryshe do tė mbetemi nė pėrjetėsi viktima tė kėtij lloj kantonizimi, qė i vjen pėr shtat filozofisė “moderne” nekrofile ballkanike, apo evropiane, mjerisht ende evidente, edhe pse ndihet akoma era e gjakut tė zharitur tė tokės amė, bodrumesh tė vatrave kosovare, apo trenave tė plumbosur drejt portave tė mbyllura tė Bllatės vetėm pak mė shumė se para njė viti. E kėto flasin thekshėm nėn peshėn e heshtjes qė tė ther deri nė shpirt.

      Gjithė kėto qė thamė mė sipėr nuk na pengojnė qė tė pohojmė se nė kėtė roman tė dominuar totalisht nga diskriptiviteti nė pasqyrimin e karaktereve pėr studiuesin letrar ka vetėm nė portė pėr tė hyrė: Pozitivizmi dhe sociologjizmi kritik. Nė kėtė sens analize konstatojmė se pas faqes 140, romani ul ndjeshėm instensitetin bosht dhe tretet pas detajesh qė kurrėsesi nuk motivojnė zgjidhjen artistike pėr tė cilėn tashmė pas kulminacioneve tė zhvillimit presin linjat bosht tė veprės. Madje romani nuk arrin tė kapė nivelet e prozės moderne, duke mbetur nė kufijtė e formės historike tė posedimit konceptual e pėrjetimit artistik tė jetės, prirjes tendencioze, kushtėzimit socialhistorik e relacionit nė zbėrthimin e karaktereve.

      Nėse njė definicion artistik tė tillė autori e kishte tė imponuar nė prozėn e tij tė paraviteve 90-tė, edhe pse te drama “Ēėshtja e Blertės” ka doza tė theksuara moderacioni, krahas deskreptivizmit nė natyrėn e realizmit realist tė orientuar, tek romani “Britma e njė gruaje”, nga autori pritje padyshim njė vizion tjetėr, nė sens modern. Pa mohuar pluralitetin e preferencave tė perceptimit artistik, theksojmė se krijuesi modern ėshtė i prirur drejt ndjenjės ēliruese, drejt shkėputjes nga mėnyra historike e posedimit konceptual duke e pėrjetuar vetdehjen artistike, siē e quante Niēe frymėzimin krijues, si shtysė akute e krijimit artistik, ai arrin tė depėrtojė nė metafizikėn e karakterit, larg semplizmit, ē’ka padyshim vjen funksionalisht nė dobi tė gjetjes artistike bindėse larg ēdo skeme tė kėrkuar. Aq mė keq tė konsumuar.

      Romani nė fjalė nuk arrin tė shpėtojė nga dozat e sensit semplist agjitativ moralizues autorial, “Shkodra kėshtu Shkodra ashtu”, me tharmin e njė entusiazmi disi me tepri, kur dihet qė shpirti bujar ėshtė veti e genit ballkanik nė pėrgjithėsi, tė atij shqiptar nė veēanti. Gjithė kjo mishėruar nė njė proleksitet aq i shumtė parazitar, sa lė nė harresė figurat qendrore nė rrugėn e afirmimit tė tyre motivues, bindės dhe “argumentues” artistik. Pėr rrjedhojė autori dhe redaktori nė 1/3 e romanit duhet tė pėrdornin pa dhimbje parimin e “krasitjes sė fikut”, larg atij “pushteti” tė proleksitetit, pėrmes narratorit, apo tė vetė gojės sė personazheve (pa mohuar edhe “ishuj” mjaft tėrheqės tė strukturave gjuhėsore tė kėndshme sipas gramatikės sė tyre specifike), ēka ka kompromentuar padrejtėsisht finalizimin bindės tė linjave, karaktereve, pra vetė romanit. Kjo ka bėrė tė mbeten episodike nė kėtė pyll proliks karaktere bosht me ngarkesė filozofike e estetike intriguese pėr moralin e njė vepre shpatullgjerė, siē ėshtė romani. Tė tilla mbeten figurat e konsujve, figurat e bajraktarėve, figura si ajo e Ali Thaēit, kosovarit qė ndiqet nga orlat shovenė. Tė njėjtėn gjė duhet thėnė ėshtė edhe pėr evoluimin aspak bindės, u bindka nga i nipi Demiri, valiu i Shkodrės sa tė bashkohet nė solemnitet mitizues, me vegjėlinė qytetare tė njė zezaku qė ka sakrifikuar njė hafije tė “Sukrullahut” tė tmerrshėm tė “kalasė”, bashkuar kjo me trajtimin disi tė tepruar humbjakohės tė zezakut Abdyl e tė kryemagjypit Ramo. Pavarėsisht respektit (si i barabartė nė jetėn shoqėrore qė meriton kjo kategori sociale), nuk na pengon tė pohojmė se autori nuk na bind artistikisht kur vlerėsimin ndaj kėsaj kategorie e ngrė deri nė atė shkallė sa tė krijohet “bindja” se njė magjyp, qofshin edhe ushtri tė tėra magjypėsh e tė bardhėsh bashkė, tė sfidojnė pushtetin e kalasė, ēka derivon fundin e romanit drejt finalizmit grotesk, pavarėsisht faktit qė vepra merr jetė nė suazėn e romanit tradicional shqiptar. Tėrheqja aq e “butė” e “kalasė” pėrballė trysnisė qytetare, sado kompakte, nė atė fundshekulli tė XIX komprometon rėndshėm motivimin historik tė rrjedhės historike tė ngjarjeve. “Kalaja” tėrhiqet para gjithė qytetarėve antikala, tė cilėt definojnė tė lumtur, madje zezaku Abdyl e kryemagjypi Rami disi mitizohen. Kurrsesi nuk mund tė pranohet qė Porta e Lartė e Stambollit, nė cilindo segment tė saj, tė kishte rėnė deri nė atė shkallė morali, sa rrezikshmėria e saj pėr fatet e kombit tonė tė ishte aq i papėrfillshėm. Filozofia popullore “Ulkonja e plagosur egėrsohet maksimalisht” vėrtetohet me masakrat qė kreu pushtuesi osman derisa Lėvizja Popullore nė veri e Malėsisė sė Madhe dhe e Djelmėnisė sė Shalės, me trimat e llojit tė Dedė Gjo Lulit e tė Mehmet Shpendit nė ballė, do tė ishte nė akord tė plotė me kėrkesat e diplomacisė shqiptare tė kohės, sa ta detyronte Evropėn e Portėn e Lartė tė Stambollit tė njihnin Pavarėsinė e Shqipėrisė. Por kur kujtojmė se edhe kjo pavarėsi na kushtoi sakrifikimin e ½  sonė si komb pėr ne shqiptarėt, definimi i lumtur vjen si ironi me vetveten. Apo le t’u kthehemi figurave bosht tė veprės: Tė errėta, aspak tė kompletuara artistikisht jepen zhvillimet qė prijnė faljen e Kupes, fundin e lumtur tė Zogės. Pėr tė njėjtat arsye krejt episodike, tė parealizuara jepen figurat e orlave konsuj si ai malazez Iviē, tė cilin autori nuk arrin ta afishojė si pėrfaqėsues autentik i filozofisė sė ortodoksizmit politik religjioz ballkanik sllav. Fare nė errėsirė, anemike, mbetet figura e Salo Mushkės, prototip i skarcitetit moral njerėzor, pėrfaqėsues i asaj kategorie sociale pėrjetėsisht lėpirėse dhe instrument nė duart e ēdo pushtuesi. Shtoju kėtyre edhe detajet e konsumuara tė “derrit nė xhami” apo “Ndotjes nė kishė”, flasin qartė se nė “peshim” serioz artistik do t’i afronte romanit njė frymėmarrje reale, jashtė prangave tė konsumuara tė realizmit disi tė orientuar nė mjete e detaje jashtė risish jetike.

      Megjithatė, gjithsesi romani ka vlera tė shumėanėshme: artistike, aktuale, njohėse dhe edukative. Ka vlera mbresėlėnėse, tė kėndėshme, gjithsesi tė pakontestueshme, po t’i referohemi edhe atij kodi moral substancial specifik ekzistencial shqiptar sipas devizės sė patjetėrsueshme: Kombi mbi gjithēka, parcelat e ēdo ngjyre, qoftė edhe fetare duhet t’i falen vetėm kėtij tempulli, bashkuar edhe me apelin kundėr turkoshakizmit kėtij fodulleku ideologjik qė, paturpėsisht, po e trash qafėn edhe nė mjedise universitare, derivat i njė trysnie alla aziatike qė na vjen nga jashtė nesh, vepra ka shėndet tė bollshėm. Gjithė ky shqetėsim artistik adekuat qė shqetėson shpirtin e qytetarit artist tė trevės nordike flet njėherėsh edhe pėr aktualitetin mjaft domethėnės tė tė parit roman tė ramaturgut tė njohur shkodran qė pa mohuar mangėsitė e lartpėrmendura, meriton mes nesh, sot edhe nesėr, vėmendje dhe respekt.

Kadri Ujkaj

Kritik letrar

Popull, mirė je?!... Tung!

Popujt kudo nė Botė nė fakt bėjnė kompromis me shtetin. Edhe populli edhe shteti japin kėshilla dhe pranojnė kėshilla. Por ky kompromis tanimė ėshtė nė pozicionin e mohimit tė arsyes. Nė Shqipėri gjithherė, pėrjashto periudhėn 1992-1997, i tillė ka qenė apo jo? Populli ka nė dorė tė japė kėshilla nė votime dhe tė dėgjojė kėshilla mėpastaj nga tė zgjedhurit. Por tė jemi realistė, ta shohim tė vėrtetėn nė sy. Nė votime kanė dhėnė kėshilla tanket, mashtrimet, abuzimet, paratė e pista, premtimet e pambajtura dhe nė vazhdimėsi nuk ėshtė pyetur fare nė ka apo nuk ka popull, bile as nė kishte ndonjėherė popull.

Periudha e pesė viteve tė fundit ėshtė injorancė qė pėr nga krizat politike e ekonomike, morale e shoqėrore, vetėm nga njė popull si yni, mund tė ēmohet simėnēuri. Nėse u vranė shumė e shumė shqiptarė nė kėto vite, nėse braktisėn Shqipėrinė shumė e shumė tė tjerė, nuk ėshtė kurrsesi faji as i opozitės, as i liderit tė saj Sali Berisha, pasi gjithkush e di tė paktėn se mė shumė “ushtarė” vdesin gjaėt tėrheqjes se sa gjatė “luftimit”. E pra, ti popull u tėrhoqe nga “lufta” demokratike, ndaj edhe sot duhet ta pranosh dhe ta kuptosh sa nuk ėshtė shumė vonė qė fuqia e sunduesit, e diktatorit komunist nė prapavijė politike ėshtė pikėrisht forca jote,s e ky shtet nė tė vėrtetė ėshtė nė dėrrasė tė “vorrit”. Edhe gjethja e fikut tė Adamit ka qenė mė e fortė se ky shtet i ēoroditur me kėrbaē nė dorė e thes nė shpinė, duke vjedhur.

      Njė sentencė franceze thotė se “Nėna e tė vrarit edhe fle, por nuk fle nėna e vrasėsit”. Kėshtu po ngjet edhe me shqiptarėt. A nuk e shihni qė parlamentarėt rrinė zgjuar edhe nė tre pas mesnate, qė diplomatėt, ministrat, madje edhe tė dashurat e tyre shėtisin me makina mbi 100 milionėshe dhe nuk pushojnė njė ditė duke dhėnė “predikime” politike, tė cilat nė fakt nuk i besojnė as vetė ata, madje ndonjėrit, kur i preken interesat, kėrcen si rrajza nė prush dhe fajin ua lė shokėve. A njeh ndonjėri qoftė edhe njė qeveritar qė nuk i ėshtė skuqur fytyra, qė nuk ka liruar kollaren nga zori duke shfryrė cinizėm ndaj akuzave qė pėrplasen si top futbolli sa andej-kėndej, nga droga e taksat tek korrupsioni e tenderat, nga nafta e kontrabanda tek jadutllėku e imoraliteti?!

      Meqė e nisėm nė fillim me “kompromisin” popull-shtet, mendojmė se njėsia e matjes sė ecjes pėrpara nuk janė tė pasurit, por tė varfėrit.

      Pra, ti popull, si ndihesh, mirė?! Nė qofsh mirė, tung!

Editorial nga Sokol Pepushaj

 

Teologji iblisike nė kohėn e lirisė...

Ditėt kalojnė njėra pas tjetrės dhe Shqipėria vazhdon rrugėn e saj drejt Europės,me fėmijėt e saj qė hidhen poshtė e pėrpjetė nga gėzimi kur nė emėr tėhipokrizisė dhe intelektualizmit, qė sot ėshtė mall shumė i lirė, qė mund ta gjesh ku tė duash, mjafton tė thuash atė qė i pėlqen komercialistėve tė kėtij malli, pagėzohen forma tė reja tė sundimit mbi esencėn e njeriut, bashkimit tė mendjes me zemrėn, pėr tė krijuar turma qė hidhen pas njė emri a njė marke tė huaj...

      Herė pas here nė emisione dhe ligjėrata tė ndryshme, predikojmė dhe ftojmė besimtarėt pėr tolerancė ndėrfetare dhe respekt tė ndėrsjellėt ndėrmjetr besimtarėve tė besimeve tė ndryshme, aq mė tepėr kur ata janė ibrahimite.

      Mirėpo qė njė veprimtari e tillė tė ketė sukses, duhet tė pajisen tė zotėt e saj me sinqeritetin dhe pastėrtinė e brendėshme, qė suksesi dhe mbarėsia hyjnore tė mbėrrijė menjėherė...

      Shpeshherė kur lexoj organet e ndryshme informative qė botohen nė Shkodrėn tonė dhe gėzohem kur shoh se shkruhet dhe derdhen mendime, por pikėllohem pa masė kur lexoj trakte tė reformuara sebeiste...

      Aq mė tepėr kur vjen fjala pėr tu pėrmendur feja...

      Feja, qė zbret e pastėr, e qė krijesat edhe mund ta ndotin...

Zotėri drejtor i gazetės “Shqipėria etnike”!

Gazetėn tuaj e ndjek vazhdimisht dhe pėr vetė emrin qė mban dhe boshtin qė duhet tė ndjekė, ėshtė shumė e madhe, por kur nė tė botohen shkrime qė nuk i shėrbejnė atij titulli tė madh, kjo ėshtė njė fatkeqėsi qė duhet evidentuar, apo jo?

      Disa herė matem t’ju shkruaj, por koha e ngushtė nuk mė lejon...

      U pėrsėritėn disa shkrime me nuanca antiislame, qė do tė thotė edhe anti”Shqipėria etnike”, qė kur ju botuat nė atė skutė tė faqes sė dytė pėr atė gabim tė njė numri tė mėparshėm, nė hak tė muslimanėve...

      Ėshtė e vėshtirė, pa dyshim, qė tė mos ju rrėshqasė ndonjė gabim, pasi kjo ėshtė natyra e jonė, por jo tė bėhet gabimi, qėllim e mė pas zakon!

      Nė numrin e datės 23 Prill 2002, mė tėrhoqi vėmendjen shkrimi  me titull: “Partia Demokristiane “vegėl” e PS-sė apo e ardhmja Europiane e Shqipėrisė?”

      Ndokush mendon se duke pėrzier politikėn e sotme me fenė e pastėr, mund tė tregojė diēka...

      Aq mė tepėr kur pėrmendet P. Demokristiane, qė dikush e pėrdor emrin e saj edhe si vegėl fetare politike...

      Sigurisht, nė kėtė shkrim nuk do bėj avokaturėn e ndonjė grupi a partie, pasi se kam zakon, por do bėj atė qė e shoh tė nevojshme, si shqiptar, njė musliman shqiptar, pa frikė se dikush do tė thotė nesėr, fanatik!

      Dikush shkruan, duke mbrojtur PDK, qė qenka bėrė mjet loje pėr partitė e sotme:

      “P. Socialiste nuk e bėn kėtė pėr hobi, por mbi tė gjitha pėr ti hapur rrugėn e mbyllur nga Europa perėndimore e Kristiane e cila e shikon PS ashtu siē ėshtė njė parti sllavo-ortodokse tė kryqėzuar me fondamentalizmin islamik qė shpesh do t’ja kishte zili vetė Bin Ladeni...”

      Nė rradhė tė parė, duhet tė tė ngushėlloj zotėri, pasi nuk do hysh kurrė nė kėtė Europė, me njė pasaportė kristiane, pasi ne jemi njė vend me popullsi tė madhe muslimane qė tejkalon shifrat e pranimit tė kėtij vendi nė njė Europė Kristiane...

      Pastaj si mund ta quani Europėn kristiane, kur ajo gjykon me laiēizėm, jo me kristianizmin tuaj, tė paktėn kėshtu propagandohet!

      Pa dashur tė flas pėr konvertimet e panumėrta nė Islam, qė ndodhin pėr ditė nė ēdo skaj tė kėsaj Europe qė ju e quani kristiane...

      Me tė vėrtetė gjynah!

      E pėrsa i pėrket shikimit tė kėsaj Europe dhe opinjonit tė saj pėr PS, qė mua nuk mė intereson fare, dua tė them se ju pėrdorni terma jo tė rregullta, pasi fondamentalizmi islamik, qė ju ėndėrroni, nuk mund tė jetė pjesė e Partisė tuaj, pasi historia e saj e vėrteton kėtė, po ta shikoni me hollėsi...

      Pastaj vjen raundi i dytė i shkrimit, ku autori, na informon me disa tė dhėna tė reja, nė fushėn e nėn rrogozės, sikurse thotė:

      “thuhej se Nano pėrfaqėson klanin kristian tė PS, ndėrsa meta klanin islamik...”.

      Zotėri, mė vjen keq por nuk e njihkeni mirė artin e mashtrimit -politikėn-, qė sot nuk e njeh atė qė thoni ju, tė paktėn Islamin, qė qenka klani i Metės apo i ndokujt tjetėr, tė hyj garant, pasi Islami ėshtė mė i lartė se tė bėhet klan i dikujt...

      Sidoqoftė, vazhdojmė, pikėrisht, ku ju zotėri e tejkaloni, shumė madje, kur thoni:

      “Madje kjo “teknologji” antikatolike e PS vazhdon edhe nė ditėt tona, ku shprehja mė e qartė ishte ajo e thėnė para pak ditėsh nė Bashkinė e Shkodrės nga pėrfaqėsuesi i lartė i komunitetit katolik At Zef Simoni i cili tha se nga 54 ambasadorė qė ka Shqipėria nė Europė vetėm njė ėshtė i komunitetit katolik dhe ai ėshtė nė Vatikan...”.

      Gjatė studimeve tė teologjisė, kam mėsuar se qė nė kohėn e Ēezarit, kisha ėshtė distancuar nga politika, madje njė gjė tė tillė ma konfirmoi nė bisedėn e tij, gjatė njė vizite nė Myftininė e Shkodrės, pėr Bajramin qė kaloi, edhe Z. Masafra, qė ftoi tė pranishmit tė largoheshin nga politika...

      Nuk dua tė mėsoj mė tė mėdhenjtė nė moshė, por a ka ndryshuar ky ligj nė fenė tuaj, menjėherė pas kėtij Bajrami qė festuam, apo ēfarė?

      Nė tė vėrtetė, nuk e di se sa ambasadorė muslimanė paska Shqipėria nė Europė e botė, por laiēizmi i shtetit nė tė cilin jetojmė, mė bėn qė mos ta drejtoj kėtė pyetje, pėr tė mos hyrė nė punė qė s’mė takojnė!

      Por, nėse e marrim nga aspekti fetar, a duhet tė dėrgojmė nė ambasador shqiptar ēifut, nė stallėn e ēifutėve, nė Tel Aviv?

      Apo njė hinduist nė Indi, nėse kemi lidhje diplomatike me Indinė, sigurisht?

      Pastaj mė vjen shumė keq, qė me eufori tė madhe i fryni kėtyre fyejve qė s’tė ngjallin gjė tjetėr vetėm se ndjenja urrejtje dhe pėrēarje, njėkohė qė vendi ynė vuan...

      Nuk duhet ta harroni asnjėherė, qė feja duhet tė shėrbejė pėr afrim e jo pėr largim...

      Pėr harmoni e jo pėr djallėzira...

      Pastaj, ju zotėri, pėrdorni njė term shumė tė rrezikshėm nga fundi i shkrimit tuaj, kur thoni:

      “... e konsiderojmė veten vėllezėr tė njė gjaku me muslimanėt e ortodoksėt shqiptarė, por qė regjimet pushtuese antishqiptare na ndanė me emra dhe besime dhunshėm...”.

      Me tė vėrtetė se vėllazėria e gjakut ekziston, por nė ēfarė besimesh na ndanė pushtuesit dhunshėm dhe cilėt pushtues?...

      Mos e keni fjalėn pėr fenomenin negativ tė islamizimit tė popullsisė, paskrupullsitė qė tregon njė tjetėr koleg i juaji nė njė numėr paraardhės, tė po kėsaj gazete?

      Nė qoftė se po, kėsaj pėrralle i ka ikur koha dhe nuk tregohet mė, pasi fėmijėt u rritėn dhe e kuptuan realitetin...

      Tė gjithė qeshim kur shikojmė Baba Noelin, apo jo!?

      Nė fund tė shkrimit tuaj, htoni:

      “...tė bashkuar siē na do Europa, katolik, ortodoks e musliman pormenjė besim tek Zoti dhe tek Europa e qytetėrimi i saj...”.

      Besimtari nuk duhet tė pėrziejė besimin e tij nė Zotin, me ēėshtje dytėsore qė Madhėria e Zotit, nuk na lejon t’ia ngjeshim emrit tė Tij me njė lidhėz...

      Kur tė punojmė pėr Zotin, jemi robėr tė Tij dhe shėrbejmė veten, shoqėrinė dhe atdheun dhe ky besim do na shpjerė aty ku ėshtė mė mirė dhe mė lart pėr ne!

      E nė tė kundėrtėn, do mbesim robėr tė frazave tė ndryshme qė lakohen lart e poshtė, qė s’bėjnė gjė tjetėr vetėm se na humbasin kohėn tonė tė ēmuar!

      Sė fundi, duke shpresuar se nuk mė keni keqkuptuar, po ju dhuroj kėtė shprehje tė atij njeriu, qė nė “Njė Qind tė Parėt” e Majkell Hartit, renditet i pari, kur thotė:

(Nuk ėshtė prej nesh kush nuk respekton tė madhin dhe nuk mėshiron tė voglin)!

      Ne pėrherė ju kemi mėshiruar, dhe vazhdojmė...

Me dorėn e teologut

Muhamed Sytari

Shkodėr, mė 02. 05. 2002

Mjekja shqiptare bashkėpunoi me kardilogun qė ka bėrė transplantimin e parė tė zemrės nė botė Dr. Christian Bernard

Biografi e Emroda (Beli) Shala

Dr. Emroda lindi nė qytetin e Shkodrės mė 11 dhjetor 1954. Ajo rridhte nga njė familje intelektuale nga qyteti i Korēės me vlera tė pasura njerėzore, tė cilat ajo i pėrcolli dhe nė profesionin e vet.

Babai i saj, Dr. Xhavit Arif Beli i njohur nė Shkodėr si doktori i bagėtive, madje nė shumė raste edhe i njerėzve, lindinė qytetin e Korēės ku pas mbarimit tė liceut vazhdoi dhe pėrfundoi studimet e larta nė universitetin e Touluzės (Francė) ku atje mbrojti edhe doktoratėn nė degėn e veterinarisė.

      Mjaft nga cilėsitė e tij i trashėguan edhe fėmijėt Adnani dhe Emroda.

      Emi mbaroi shkollėn e mesme nė gjimnazin 28 Nėntori tė qytetit tė Shkodrės me rezultate tė shkėlqyera. Dėshira e saj ishte tė vazhdonte pėr arkitekturė por siē duket nuk i takonte asaj, megjithėse e drejta ishte qė tė zgjidhte.

      Nė vitin 1972 filloi studimet e larta nė fakultetin e mjeksisė nė Tiranė tė cilin e pėrfundoi nė 1977, bėri praktikat mėsimore nė spitalin e Shkodrės dhe u diplomua mė 1978. Nė vjeshtėn e vitit 1978 Emi u emėrua mjeke nė zonėn e Dajēit tė bregut tė Bunės.

      Tėrmeti i prillit 1979 ishte pėr Emin nė pasqyrė e vlerave tė saja njerėzore dhe profesionale tė cilat banorėt e zonės i pėrjetonin ēdo ditė. Pėr 6 muaj banesa e saj ishte ēadra (qendra shėndetėsore).

      Pėr punėn e saj tė lavdėrueshme, nė janar 1981 u transferua nė spitalin e fėmijėve nė Shkodėr ku punoi pėr 2 vjet.

      Nė janar tė 1983, ndonėse me fėmijė tė voėgl, Emi shkoi nė specializim nė degėn e kardiologjisė dhe e pėrfundoi atė nė qershor 1984 ku mori vlerėsimin maksimal. Gjatė kėsaj periudhe ajo punoi pranė Prof. Dr. Sali Berishės i cili kishte krijuar konsideratė pėr tė qė kur ajo ishte studente.

      Nė korrikun e 1984 Emi filloi punėn si specialiste zemre nė spitalin e qytetit tė Shkodrės ku punoi pėr 15 vjet deri mė 29. 09. 1998 kur u largua nga Shqipėria me mendimin pėr tė punuar jashtė vendit.

      Ishte viti 1991 kur Emi i shpėtoi jetėn njė norvegjezi nė qytetin e Shkodrės (foto 1) pėr kėtė ajo u ftua nė vitin 1993 nga spitali qendror fredrikstad qė tė vėzhgonte dhe tė shkėmbente eksperiencė (foto2 foto 3).

      Ishte hera e parė qė Emi vizitonte njė spital jashtė Shqipėrisė. Ajo punoi dhe u njoh me mjaft kolegė tė cilėt e respektonin pėr pėrgatitjen e saj profesionale. Gjatė kėsaj kohe ajo mori pjesė nė simpoziumin qė u zhvillua nė Universitet-Rikshospitalet nė Oslo me rastin e 10 vjetorit tė transplantimit tė parė tė zemrės nė Norvegji. Kėtu ajo pati rastin tė njihej dhe tė bashkėpunonte me Dr. Christian Bernard, (doktori qė ka bėrė transplantimin e parė tė zemrės nė botė ku ajo ndoqi nga afėr pėr 6 orė njė transplant tė tillė. Mbresat ishin tė pashlyeshme, (foto 4-5-6-7). Nė pėrfundim tė vizitės 3 mujore nė Norvegji mori vlerėsimin maksimal ku mes tė tjerash do tė shkruhej:

      “Doctor Emroda Shala gave an impression of being extremely competent. Her knowledge and attitude was an inspiration for collegues as well as for nurses and patients. We are very glad to have her with us!”

 

Lars Westlid MD

Head of medical dep.

 

Trond Holm

Head of Cardiac dep.

 

Central hospital of Ųsfold

In Fredrikstad – Norway

 

      Dr. Emroda Shala la pėrshtypjen e tė qenit me nji pergatitje ekstreme nė profesionin e saj. Njohuritė dhe sjellja e saj ishin pėr ne kolegėt infermjerėt dhe pacientėt njė frymėzim. Ne ishim shumė tė kėnaqur qė e patėm midis nesh!

 

      Mė 20. 02. 1995 Emi u ftua pėr 3 muaj nga qendra spitalore Inter Communal ANNE MASS nė Francė nė klinikėn kardiologjike Savoi De Gurvil. Kėsaj radhe komunikimi me kolegėt dhe pacientėt bėhej nė frengjisht, gjuhė tė cilėn e kishte dhuratė nga babai i saj Dr. Xhaviti. Edhe kėtu mori vlerėsimin maksimak nga kolegėt Prof. Dr. Jena Paul Pouzeratte dhe Prof. Dr. Francois Antoine Gay.

      Nė prill 1996 pėr tė tretėn herė mori njė ftesė nga spitali i Linz i Austrisė ku qėndroi pėr 3 muaj.

      Prim Univ – Prof. Dr.  Peter Kuhn pas pėrfundimit tė specializimit nėpėrmjet njė atesti nė mes tė tjerave ai shkruan: Dr. Emroda Shala kishte njė pėrgatitje mjaft tė lartė profesionale nė fushėn e kardiologjisė, ajo nuk e pat as mė tė voglin problem nė integrimin nė linjėn tonė...

      Gjatė qėndrimit nė Norvegji nė vitin 1993 ajo kishte lėnė mbresa tė pashlyeshme tek kolegėt me tė cilėt mbante kontakte tė vazhdueshme. Duke njohur aftėsitė e saja ato i propozuan tė mėsonte norvegjisht dhe tė punėsohej nė Norvegji. Asnjėherė Emi nuk e kishte menduar largimin nga vendlindja. Nė korrik tė vitit 1998 filloi ajo, nė Shqipėri, mėsimin e gjuhės norvegjeze gna anglishtja.

      Mė 25. 10. 1998 Emi e ftuar nga spitali qendror i Fredrikstadit nė njė kohė mjaft tė shkurtėr pėr 5 muaj, deri nė shkurt 1999, mbrojti provimin e nivelit tė lartė tė gjuhės norvegjeze nė fakultetin e gjuhėsisė nė Universitetin e Oslos.

      Nė artikullin e gazetave “Fredrikstad Blad” dhe “Sarpsborg Arbeideblad” tė 7 shtatorit 2001, Irene Lucille Fųlling pedagoge e gjuhės angleze dhe norvegjeze nė kujtim tė Dr. Emroda Shalės nė mes tė tjerash shkruante “Dr. Emi mund tė ketė qenė gruaja mė e pjekur, gruaja mė e vendosur dhe mė e fortė qė unė kam njohur. Tė mėsosh norvegjisht nga anglishtja nė njė kohė tė pabesueshme,  kjo ėshtė njė domethėnie e madhe”

      Ishte e pamundur pėr nė mjeke shqiptare tė punonte nė spital se nuk i njihej diploma. Ishte Dr. Stein Ųyvind Jorstad, pėrfaqėsues i mjekėve tė prefekturės sė Ųstfoldit qė me anė tė nė letre i drejtohet kryetarit tė grupit parlamentar tė shėndetėsisė sė Norvegjisė ku i kėrkon me ngulm dhėnien e liēencės sė ushtrimit tė profesionit pėr deri sa ajo tė pėrfundonte tė gjitha provimet edhe njė herė. Dhe kėshtu u bė. Mė 15. 04. 99 Emi filloi punėn si mjeke nė spitalin qendror tė Fredrikstadit. Mė datė 9. 08. 1999 ajo dha provimin e mjeksisė sė pėrgjithshme nė universitetin e Oslos ku nga 100 pikė tė mundshme ajo u vlerėsua me 87 ndonėse 45 vjeēare, zonjė shtėpie dhe ēdo ditė nė punė.

      Asgjė nuk u njoh nga universiteti i Tiranės dhe iu desh qė tė jepte ēdo gjė nga e para. Bmasi mbaroi provimet teorike vazhdoi stazhin nė repartet kirurgji, psikiatri, indremedicin, gjinekologji etj.

      Mė datėn 26 maj 2000 pranohet anėtare e shoqatės sė mjekėve tė Norvegjisė. Mė 14 janar 2001 Emi punoi mjeke nė qytetin Elverum nė prefekturėn e Lillehamerit pėr 6 muaj ku pėrveē vėshtirėsive tė tjera duhej tė pėrballohej edhe me temperaturat e vendit qė shkonin deri nė –37 gradė celcius.

      Mė 20 maj 2001 shoqata e mjekėve tė Norvegjisė caktoi nė mes tė tjerėve edhe mjeken shqiptare Dr. Emroda Shala qė tė marrė pjesė nė konferencėn e Hagės nė Hollandė, e orgaizuar nga firmat mė tė fuqishme farmaceutike botėrore, pėr propozime dhe sygjerime lidhur me medikamentet kardiologjike qė ato pėrdornin gjatė punės sė pėrditshme.

      Mė 24 qershor 2001 ajo u diplomua mjeke norvegjeze dhe njėkohėsisht mori liēencėn e pėrhershme tė ushtrimit tė profesionit nė Norvegji.

      Nė artikujt e gazetave “Sarpsborg Arbeide Blad” dhe “Fredrikstad Blad” tė datės 5 shtator 2001, Wenche Fongaard, pedagoge nė shkollėn e lartė tė infermierėve nė mes tė tjerash nė kujtim tė Dr. Emit do tė shkruante: “Jeta e Dr. Emit kėto vite qė jetoi nė Norvegji, kaloi me studime dhe punė kėmbėngulėse nė mėnyrė qė tė njihej e drejta si mjeke. Ajo takoi pengesa tė panumėrta dhe tė ēuditshme, pengesa tė sistemit burokratik norvegjez, por ajo nuk u dha kurrė qėndroi dhe e mposhti ēdo pengesė. Ne koleget e saj nė spital shumė shpejt e kuptuam qė ajo kishte njė eksperiencė dhe nivel mjaft tė lartė nė kardiologji dhe sėmundjet e zemrės. Ajo ishte njė mjeke qė gėzonte pėrulje dhe respekt nga kolegėt dhe pacientėt”

      Emi pas diplomimit si mjeke u rikthye nė spitalin qendror tė Fredrikstadit nė pavionin e kardiologjisė dhe vazhdoi studimet pėr tė marrė titullin mjeke primare, qė tani ishte vetm ēėshtje kohe por vdekja e ndau nga kjo rrugė.

      Shumė shpejt Emi u bė e njohur nga pecientėt, dhe tė shumtė ishin ata qė e kėrkonin si mjeke tė familjes.

      Ditėn e enjte mė 30 gusht 2001 ora 14:18 gjatė rrugės pėr nė punė nė stacionin e trenit Sarpsborg, qytet ku banonte me familjen e saj, humbi jetėn aksidentalisht Dr. Emroda Shala. Lajmi mbi tragjedinė e Emit u pėrcoll nga shtypi dhe mediat e prefekturės.

      Pėr 50 mjekėt e spitalit qendror tė Fredrikstadit ishte njė shok i vėrtetė dhe njė ditė zie ku edhe mbledhja e mėngjezit e datės 31 ishte vetėm lajmi tragjik.

      Kjo ngjarje u pasqyrua nė gazetėn “Sarpsborg Arbeideblad” me datėn 31 gusht 2001 dhe mė 5 shtator 2001 dhe nga gazeta “Fredrikstad blad” e datės 7 shtator.

Nga i dėrguari ynė nė Norvegji

Zef Nika

Kardiologia famoze shqiptare Dr. Emi Shala la emėr tė madh nė Norvegji

Njė tragjedi e papritur nė ditėn e enjte mė 30 gusht Emroda Shala, Emi siē e thėrrisnim ne, vdiq e goditur nga njė tren nė stacionin e Sarpsborgut.

      Ajo ishte vetėm 46 vjeēe. Emi mund tė ketė qenė gruaja mė e pjekur, gruaja mė e vendosur dhe mė e fortė qė ne kemi njohur. Ajo studjoi nė fakultetin e mjeksisė nė Shqipėri, ku u specializua cardiologji dhe punoi si mjeke nė repartin e kardiologjisė nė spitalin e qytetit tė Shkodrės. Lajmi pėr humbjen e parakohėshme tė saj ka arritur edhe nė Shqipėri.

      Nė vitin 1991 ajo shpėtoi jetėn e njė norvegjezi nė qytetin e vet. Pėr kėtė ajo u ftua nga spitali qendror Fredrikstad, qė tė vėzhgonte dhe tė shkėmbente eksperiencė.

      Herėn e parė qė ajo ishte nė Norvegji, i la pėrshtypje tė thella standarti dhe kushtet e punės. Ajo e brengosur mendonte dhe e krahasonte me gjendjen nė Shqipėri ku e vetmja zarzavate e stinės ishte qepa dhe shėrbimi mjeksor linte pėr tė dėshiruar gjė tė cilėn ne e kemi parė dhe jetuar vetė nė spitalin e Shkodrės. Nė zemrėn e saj ishte nė vend tė parė, bashkėshorti Kujtimi, djemtė Bujari dhe Elmiri dhe tė gjithė pjestarėt e fisit. Ajo dhe burri i saj e quanin si detyrė shkollimin e fėmive tė tyre nė njė vend ku t’u njihej ai sepse njė gjė e tillė ishte e pamundur nė Shqipėri ku ajo e provoi vetė.

      Atyre ju desh tė largoheshin nga tė afėrmit dhe tė merrnin njė rrugė tė panjohur.

      Emi erdhi nė Norvegji nė shtator 1988. Ajo kishte filluar tė mėsonte norvegjisht me forcat e veta nė Shqipėri. Mbasi erdhi kėtu ajo vazhdoi kursin e norvegjishtes dhe arriti tė japė provimin mbas 3 muajsh. Nė prill 1999 erdhėn burri dhe fėmijėt. U pa qartė qė ato ishin njė familje me njė qėllim tė pėrbashkėt, tė jetonin nė Norvegji, tė mėsonin rregullat, zakonet dhe traditat norvegjeze.

      Jeta e Emit kėto tre vite nė Norvegji, kaloi me studime dhe punė kėmbėngulėse nė mėnyrė qė ti njihej e drejta e diplomės si mjeke kėtu, nė mėnyrė qė ajo tė ndėrtonte njė jetė bazė pėr fėmijėt e vet.

      Ajo takoi pengesa tė panumėrta dhe tė ēuditshme, pengesa tė sistemit burokratik. Por ajo nuk u dha kurrė, qėndroi dhe mposhti ēdo pengesė. Kolegėt e saj nė spital e kuptuan shumė shpejt qė ajo kishte eksperiencė tė gjatė dhe nivel mjaft tė lartė njohurish nė cardiologji dhe sėmundjet e tjera tė zemrės. Ajo ishte njė kolege qė megjithėse pėr nivelin e njohurive tė saja kishte njė pėrulje dhe respekt si pėr kolegėt ashtu dhe pėr pacientėt. Ajo kishte njė zemėr tė madhe ku kishte vend pėr tė gjithė. Ne qė kemi patur fat, dhe na ėshtė lejuar tė kemi vend, kemi mėsuar shumė pėr sinqeritetin e vėrtetė dhe pėrkujdesjen pėr njerėzit e tjerė. Nė kėtė fushė ajo ishte e vetmja. Ne kemi marrė shumė nga mikpritja e saj, pėrveē kėtyre vlerave tė veēanta qė ajo kishte, ishte edhe nji amvisė e pėrkryer dhe krenare pėr traditat shqiptare. Ajo dallohej nė artin e kuzhinės, ishte kureshtare pėr traditat dhe mėnyrėn e tė gatuarit norvegjez. Ajo dinte tė kombinonte nė mėnyrė tė veēantė traditat e vendit tė vet me atė norvegjez.

      Emi la pjestarėt mė tė dashur tė saj qė kishte, burrin dhe dy djemtė e saj. Ne qė e njohėm atė e dimė se ēfarė kanė humbur njeriun mė tė shtrenjtė. Kjo ishte njė humbje shumė e madhe dhe pėr ne por ajo jeton pėrmes tyre.

      Ne mendojmė qė ajo u ka dhėnė forcė qė ato tė jetojnė me kėtė dhe tė mos pėrkulen. Ne shpresojmė qė ato do ta ēojnė ėndrrėn qė ajo kishte pėr fėmijėt e vet, shkollimin e tyre kėtu nė Norvegji.

      E dashura Emi ti ke lėnė gjurmė tė pashlyeshme mbrapa.

      Kujtimi i juaj do tė jetė nė mendjet dhe zemrat tona.

Wenche Fongaard

Irene Lucille Fųlling

Fjalė pėrkujtimore pėr Emin nga reparti mjeksor

Spitali Qendror Fredrikstad

      Nėpėrmes njė ngjarje tragjike ditėn e enjte mė 30 gusht, reparti jonė ka humbur njė nga punonjėsit mė tė dashur.

      Kolegia jonė e aftė dhe besnike Emroda Shala papritur u nda nga ne.

      Mendimi jonė shkon nė fillim tek Kujtimi, i cili ka humbur bashkėshorten e shoqen e jetės, njeriun mė tė shtrenjtė.

      Tek djemtė Bujari dhe Elmiri qė kanė humbur nėnėn e tyre tė dashur. Kėto ishin tė pranishėm nė zemrėn e saj. Ajo ishte gati tė jepte gjithēka, tė sakrifikonte pėr tė ardhmen e fėmijėve tė saj.

      Me njė veēori dalluese ajo vlerėsonte ambjentin ku ajo punonte dhe linte pėrshtypje tė thella tek kolegėt dhe njerėzit qė ajo kishte kontakt.

      Ne kemi humbur njė kolege tė aftė dhe tė njohur, qė dinte tė reflektonte, njė mik dhe njė njeri njerėzor.

      Emi ishte njė njeri me tipare tė veēanta njerėzore, njė kolege e njohur nga ana profesionale, me njė rrezatim dinamik, qė ne, kurrė nuk do ta harrojmė. Ne tė gjithė e ndjejmė bosh vendin e saj. Ne humbėm para kohe njė njeri tė aftė, tė zgjuar, miqėsor dhe njerėzor.

      Ne e falenderojmė Emin, pėr kėtė kohė qė kemi qenė bashkė.ł

      Kujtimi i saj do tė jetojė gjithmonė nė zemrat tona.

 

Nga 50 kolegėt e repartit mjekėsor

Spitali Qendror

Fredrikstad

Dr. Carl Erik Strėmseter

 

Droga e shtetit dekoron zėvendės Ambasadorin e Britanisė sė Madhe Xhorxh Skot

Gjithnjė kam besuar thėnien proverbiale se Historia pėrsėritet, e vėrtetė ajo u pėrsėrit nė trevėn e mrekullueshme tė Shkrelit, ndonėse kjo pėrsėritje historie ka njė hark kohor rreth 90 vjeēar, por protagonistėt janė “Ata”, Treva e Shkrelit, dhe miqtė e nderuar po nga Britania e Madhe. Nėse herėn e parė mikja e Shqiptarėve, Malėsorėve e Shkrelasve ishte zonja e nderuar po nga Britania (Anglia) Edith Durham e cila pasi e vizitoi Shkrelin, jo vetėm shkroi pėr virtytet mė tė mira tė kėsaj treve, por mbi tė gjitha ngriti zėrin nė mbrojtje tė Shkrelasve, Malėsorėve e Shqiptarėve nga lakmitė e shovinistėve fqinjė, e pushtuesve tė tjerė. Natyrisht Shkreli diti ta vlerėsojė e nderojė kėtė engjėllore qė humbi jo pak nga jeta e saj pėr t’u dhėnė jetė shqiptarėve. Ndėrsa sot pėrsėri ėshtė njė Britanik, por edhe diplomat kariere, Zv/Ambasadori i Britanisė nė Tiranė, Zoti Xhorxh Skot, i cili me pėrkushtim e drejtėsi mbrojti nderin e dinjitetin e nėpėrkėmbur tė fermerėve Shkrelas nga pushteti i ri socialist qė pėr ēudi ėshtė pjellė e shovenėve fqinjė qė jo pak nė kėpėrcyejt e shekujve trazuan shpirtrat e shkrelasve e shqiptarėve. Gjithsesi duhet thėnė se gjatė vitit 2001 nė Shkrel erdhi njė shoqatė Britanikė e cila u dhuroi shkrelasve tė mbjellin bimėn industriale me emrin Kerp, sė cilės ia kishin pa hajrin shumė vende tė Europės Lindore nė vitete e tranzicionit, madje kjo shoqatė kishte pėrgatitur edhe infrastrukturėn e kultivimit tė kėsaj bime industriale, si dhe ndihmuar nė organizimin modern tė fermave tė Shkrelit. E tė gjitha kėto ishin bėrė me dijeninė e bekimin e shtetit, tė cilit mė vonė i kishte hyrė inati i dreqit, e pėr kėtė shkrelave iu shkatėrroi bimėsinė e futi nė burg disa fermerė, e ku pėr dreq kjo koinēidoi me raundin e dytė tė zgjedhjeve parlamentare, e qė shkrelasit shquheshin pėr demokratė. Natyrisht nė kėto ēaste tė vėshtira kur ishte cėnuar rėndė ekonomia dhe morali i malėsorėve qė akuzoheshin se po kultivonin bimėn e drogės (Canabis Sativa) e jo kerp, u gjend afėr fermerėve tė ksėaj treve Zv/Ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Tiranė Zoti Xhorxh Skot, i cili duke mbrojtur tė vėrtetėn e tė drejtėn, mbrojti edhe dinjitetin e nderin e shkrelasve. Duke u kthyer fermervėe tė nderuar jo vetėm moralin e kėnduar, por pse jo shpejt edhe dėmin ekonomik tė konsiderueshėm qė shteti socialist e “ngatėrroi” “padashje” Kerpin me Drogėn, apo siē thuhet sot nė gjuhėn “diplomatike” kishte njė keqkuptim. Gjithsesi miku i mirė nė ditė tė vėshtira, e ky mik ėshtė Britaniku diplomat Xhorxh Skot, tė cilin treva jo vetėm nuk e zhgėnjeu pėr ndihmėn e dhėnė, por e nderoi e respektoi ashtu siē di t’i nderojė miqtė e mirė kjo trevė. Nė vijim tė kėsaj, institucioni mė i lartė i shkrelasve, tė zgjedhur me votėn e tyre, Komuna Shkrel kėto ditė e nderoi Zotin Xhorxh Skot me titullin mė tė lartė “Qytetar Nderi” i Komunės Shkrel. Pėr dorėzimin e kėtij titulli drejtuesit e komunės organizuan njė ceremoni tė thjeshtė, por mjaft domethėnėse ku tek ndėrtesa e kėsaj komune ishin mbledhur mjaft shkrelas e mė gjerė tė cilėt donin ta falenderonin kėtė mik tė madh tė Shkrelit. Fjalėn e hapjes e mbajti Kryetari i Komunės njėkohėsisht edhe kryetari i shoqatės sė fermerėve Z. Martin Pėllumbi, i cili pasi i uroi mirėseardhjen Mikut nga Britania, ndėr tė tjera tha: “Se organizojmė kėtė ceremoni pėr t’i dorėzuar mikut tonė tė shtrenjtė titullin e lartė “Qytetar Nderi i Komunės Shkrel” qė i ka akorduar Kėshilli e Komuna Shkrel, ku natyrisht shkrelasit si gjithnjė kanė ditė tė respektojnė mikun, por edhe t’i japin hakun armikut, ku nė kėtė rast miku ėshtė Zv/Ambasadori i Britanisė sė Madhe Xhorxh Skot i cili nė ditėt tona tė vėshtira kur pushteti socialist po shkarkonte tėrė arsenalin policor mbi fermerėt tanė, si rezultat i keqkuptimit apo diēkaje tjetėr, ishte pikėrisht ky mik i madh qė na u gjend pranė duke bėrė tė fitojė e drejta jonė”. Pas Z. Pėllumbi Kryetari i Kėshillit tė Komunės lexoi motivacionin e dhėnies sė titullit “Qytetar Nderi” tė Z. Xhorxh Skot si dhe ia dorėzoi kėtė titull vetė Zotit Zv/Ambasador. Motivacioni i titullit tė mbishkruar nga Kryetari i Kėshillit tė Komunės Z. Ismet Bala dhe Kryetari i Komunės Z. Martin Pėllumbi, ishte mjaft domethėnės nė fjalėt e shkruara tė cilat ishin: “Pėr njė kontribut tė lartė nė mbrojtjen e vlerave morale tė trevės sė Shkrelit e fermerėve tė saj”. Nė kėtė ceremoni e mori fjalėn e dhe vetė Zoti Skot i cili falenderoi Komunėn pėr vlerėsimin e lartė qė i ishte bėrė, si dhe pėr titullin e dhėnė si qytetar nderi i Komunės, gjithashtu tamama me fjalė diplomatike evokoi disa ēaste tė punės sė tij nė ato ditė tė vėshtira pėr fermerėt e vetė Shkrelin, kur shteti e makinėn e tij kėrkonte me ēdo kusht ta bėnte Kerpin industrial drogė (Canabis Sativa), tamam si dikur siē urdhėronte partia, por qė diplomati me gjuhėn e tij siē e thamė mė sipėr e quajti njė keqkuptim qė tashmė ėshtė zgjidhur. Pas kėsaj fjalėn e mori edhe sekretari i shoqatės sė fermerėve dhe njėkohėsisht specialisti Zoti Brahim Maleci, i cili pasi falenderoi Zotin Zv/Ambasador tė Britanisė sė Madhe pėr kontributin e tij nė fitoren e sė drejtės sė fermerėve shkrelas mbi makutėrinė e pushtetarėve socialistė, ndėr tė tjera tha: “Siē e shihni desh vetė Zoti, e drejta dhe zoti Skot qė ne tė jemi nė kėtė ceremoni tė thjeshtė kėtu, e cila na jep kėnaqėsinė tė themi se pasi fituam tė drejtėn morale, tani sė shpejti ju paralajmėrojmė se do tė fitojmė edhe tė drejtėn materiale, pra dėmshpėrblimin qė shteti na e ka borxh. Gjithashtu shkrelasit tani e kanė kuptuar se ēfarė absurdi ishte “drama” qė kėrkonin tė luanin nė Shkrel socialistėt me “parullėn” famėkeqe qė filloi tė pėrhapej se “droga” e sjellė nga Britanikėt ishte rreziku i dytė Anglo-Amerikan pėr Shkrelin...”

      Nė kėtė ceremoni pėrshėndeti nė emėr tė pleqėsisė sė Shkrelit edhe Zoti Ndoc Deda, i cili pasi falenderoi Zotin, Britaninė e Madhe dhe vetė Zotin Skot, qė ndihmuan tė mbrojnė vlerat materiale e mbi tė gjitha ato morale tė shkrelasve, bėri njė rezyme tė mrekullueshme nė mes Zotit Xhorxh Skot dhe mikes sė hershme tė shkrelasve e shqiptarėve Zonjės Edith Durham, nga ku kėta dy miq britanikė, por edhe vetė Mbretėrinė Britanike e cilėsoi si miken e dytė pas vetė Zotit qė na ka falur...

      Pas ceremonisė i erdhi rasti edhe njė koktej tė thjeshtė por tė mrekullueshėm qė shpesh u tha se simbolizon njė ndėr virtytet e cilėsuara nga Znj. Durham, pra Bujarinė... qė pėr miqtė e vėrtetė do tė gjindet nė pėrjetėsi. Zoti e dhashtė qė shqiptarėt tė kenė shumė miq tė tillė si Britanikun Xhorxh Skot...

Ndue Bacaj

Sokol Pepushaj

 

O krisma kallashėsh qė vrisni fėmijėt

Tė shoh tė trishtuem

Qyteti im

Me netė pa hėnė

pa Diell nė agim

Shoh lule tė vyshkura

zemra tė ndrydhuna

Shoh rrugė tė zbrazura

dritare tė mbylluna

S’i shoh ma zamakėt

janė tha tulipanat

Vaditun me lotėt

qė derdhin nanat

Ku janė vallėzimet

ku janė serenatat?

Kanė heshtė kitarat

“kėndojnė” kukuvajkat!

S’ka tinguj muzike

kanė shterrė meloditė

Ndjen krisma kallashėsh

qė vrasin fėmijėt

Zgjohu prej “gjumit”

“tundi” prej vendit

Me krahėt e pėllumbit

freskinė e liqenit

Zgjohu Shkodėrloce

o e bukura e tokės

Bashkoji bijtė e bijat

mjaft rrugėve tė botės

Nga: Mark Bregu

 

T’i themi... Ndal: krimit

Kur shteti na vriste (me “ligje” t’paligjshme)

Bota ēuditej me durimin tonė.

Por se nga ne pak kush ēuditej

Ndaj, diktatura vepronte gjithmonė.

 

Ata qė ngritėn krye, tė gjithė e pėsuan

Sepse ndėshkimin e morėn nga shteti

Por, kur nga dhuna ne u ēliruam

Sot kush na shtynė tė vritemi ndėr veti?

 

Nji dorė e zezė dhe mendje e errėt

Ndėrsen shqiptarėt mes njeni-tjetrit

Dhe ne, kėrkojmė fajin ta gjejmė tek tė tjerėt

Kur s’jemi tė zotėt t’i vėmė “frena” vedit!

 

Tropojė-Dukagjin, mbushun me vorre!

Pranverė e zezė, dhe pemėt lotojnė,

Kush vallė na futi nė kėt rrugė vorre

Tė gjithė rrudhim supet, asgjė nuk kuptojmė!

 

Kush i thanė lotėt e nuseve pa djelm

Po, lotėt rrėke tė motrave tona?

Kush i ngushėllon zemrat me helm

Nji turp qė s’e lanė, Drini as Valbona!

 

Ndigjojeni zanin e grave pa burra

Ndigjojeni klithmėn qė lėshojnė jetimat

Bashkohuni o burra mos rrini nė kulla

Shtrohuni nė kuvende, si dikur nė lėndinat.

 

Kujtoni me kujdes, fjalėn e tė vjetrit

Sot, zani i Kanunit, nga shekujt thėrret

T’i shtrėngojmė vllazėnisht dorėn njeni-tjetrit

“Kush falė njė gjak, ka “vra” nji Mbret”

Nga: Mark BREgu

 

Mirse vjen o Mbreti Zog

Leka Zogu timonier

S’ka ngelė kush me i besu

me drejtu kėt vend siē duhet

Eja ktu, mos rri nguju

Kurrė Shqipėria s’duhet t’shuhet!

 

Ndoshta Zoti po na ndihmon

Qė t’ju sjellė Ju ktu tek ne

Ndjenjat tona po i vlerėson

Kem gjurmė tė thella nė kėtė “Dhe”!

 

Ju ka shkruar Kadareja

Me pasion “n’stilin e tij”

Po ven n’jetė praktika t’reja

Me shkri akullin qė ėshtė ngri

 

Ėshtė kulturė t’jesh tolerant

Sidomos nė politikė

Ju Madhri, t’jeni sfidant

ndaj elementit hipokrit!

 

Kėtij tė fundit, populli i thot:

E ke tė lehtė, se kush s’tė ėshtė vra

E ke tė lehtė, se gjė s’tė ėshtė marrė

E ke tė lehtė, se ke ba pallė.

Bukė ke patur e nė burg s’je tharė!

 

Prandaj Lekė, merrni stafetėn

Nė vend t’errėsirės tė kemi dritė

Nė krye t’ktij populli, sfidoni tė keqen

Tė vijė dita qė kemi pritė.

 

Le tė hypim n’trenin e shpresės

Jo, nė kto shina qė sot udhėton

Timonier Leka tė bėhet

I gjith populli mbrapa i shkon.

 

Shumė na erdhėn horat hakut

Leka Zogu don me ardhė

Nga mėrgimi nė Shqipri

Kush e ndjen vehten shqiptar

T’i dalė para ati zotri

 

Nė se Zoti na zgjatė dorėn

e, s’na len nė gjendje skllavi

Mbase Leka sjell fitoren

Qė kėshilluar i a ka i Ati.

 

N’se n’Shqipėri Ai vjen vėrtetė

Nuk ban tjetėr veē njė punė

Po i afrohet djepit t’vet

Qė dy ditė e ka pėrkund.

 

Mirė se t’vish pra mor Zotni

se na erdhėn horat hakut

s’e meriton pra kjo Shqipėri

50 vite me i shtruar dajakut.

 

Shumė jem mburrur me Skėnderbeun

Jo, mė pak me Mbretin Zog

Tė gjith fiset i bashkoi

Pėr njė Shqipėri mė tė mirė se sot!

 

N’se vjen ktu e sistemohesh

shumė ju mbėshtesin atdhetarėt

Po vjen rasti tė provohesh

Se kėt vend e doni, siē e deshėn t’parėt.

 

Na vjen mirė qė ke njė djalė

Jo t’pa mend e t’gjatė si vedin

Bashkė me Ju zot me na dalė

Me vue n’jetė Ligjin e Shtetin.

 

Si gen Zogu nuk koritet

Jam shqiptar s’e kam pėr turp

Qė tė ju them Ju, mirė se t’vini

Jeni trim dhe jeni i urtė

Qė s’denjoni t’na braktisni.

 

Nė Atdhe, gjeni shqiptarėt

Vėllezėrit tuaj, pra nga prejardhja

Qė s’harrojnė ē’ishin tė parėt

Ndonėse kėtu u bė hataja!

 

50 vjet ē’organizim

Korrupsioni e poshtėrsia

Po t’i shihnim edhe nė film

Do tė thonim: pėrse kėshtu, ē’janė kėto marrina!?

 

Ardhja juaj pas 60 vitesh

Na nderon e na vlerėson

Se, si gen Ti nuk koritesh

Vlerat Tuaja, ka kush i ēmon!

 

Mbreti Zog, ishte fisnik

Me prejardhje kartiotli

Enver Hoxha tjetėr tip

Ē’veshi vendin nga ēdo dhunti!

 

Nuk ėshtė vonė tė korigjohemi

Tė kompensojmė kohėn e humbur

Si nacionalist tė gjithė t’bashkohemi

Mė nė fund tė jemi t’lumtur!

 

N’hotel “Dajti”Ju do qėndroni

Se atje do vijm dhe ne

Pseudopolitikanėve, mund tu thoni

kėshtu veprohet pėr Atdhe.

 

Tė bashkuar e tė mirėkuptuar

Tė sfidojmė kohėn e shkuar

Si qytetar e jo t’dhunuar

Tė bėjmė atė qė kem andėrruar!

 

Eja Lekė he burri i dheut

Eja Lekė he burri i dheut

Eja kėtu nė mes shqiptarėve

Eja pra t’i dalim zot

Vehtes tonė e tokės st’parėve!

 

Jem shqiptar pėr nder ta kemi

Tė mos e harrojmė ne kėtė fakt

T’i themi vehtes, ku po vemi?!

Qė nė vend t’burrave, flasin gratė

 

Je pinjollė i Kastriotit

Pėr ket vend ai shumė luftoi

Jo mė pak i Ahmet Zogut

Qė kėt vend ai e bashkoi.

 

Qė i sinqertė tė jem me Ju

Nė zemrėn time kam M. Frashėrin

Nė vend tė tij sot jeni Ju

T’u priftė mbarė, mos e ndal hapin.

 

Si Ahmetin, si Mit’hatin

Enver Hoxha t’varur i donte

Pėr interesa tė vatanit

Ē’do shqiptar pas do u shkonte!

Nga: Vehbi H. Hoti

Kur shkretohet Shqipėria, e gėzohet qeveria

      Shkodra e Malėsia e Madhe, dy trevat simbol antikomuniste tė Shqipėrisė po braktisen, ato po i braktis Rinia, hovi dhe energjia, e tė sotmes sė zezė qė sollėn komunistėt e rinj qė nga viti 1997, por edhe tė ardhmes tė dhunuar qė po pėrgatisin pushtetarėt e sotėm me qeverisjen e tyre mafiozo-komuniste. Ku ēdo ditė me metodat e keqtrajtimeve fizike e psikologjike, dhunimeve e kėrcėnimeve i ka detyruar demokratėt nė pėrgjithėsi e rininė antikomuniste nė veēanti tė braktisė atdheun e tė marrė rrugėt e botės.

      Por unė nė kėtė shkrim dua tė kujtoj sadopak simbolin e rinisė demokrate e antikomuniste tė paharruarėn Amazona Luigj Frangaj e cila pa dėshirėn e saj kishte kėtė “fat” tė zi qė nė moshėn mė tė bukur, kur thurte ėndrrat e rinisė sė lumtur nė vendin e saj, por ato iu kėputėn nė mes nga shteti socialist i cili e detyroi tė braktisė atdheun qė e deshi aq shumė.

      Amazona Luigj Frangaj ka lindur mė 7 tetor 1982 nė Shkodėr nė njė familje Malėsore tė cilės komunizmi ia kishte mohuar vendin e saj (pasi ishte nga Hoti i Malėsisė buzė kufirit shtetėror), duke e degdisur nė tėrė kalvarin e persekutimit komunist i cili filon qė herėt nė vitin 1945, kur axha i Amazonės, Prelė Frangaj ishte burgosur pėr motive politike, po kėshtu burgoset edhe kushėriri i saj i parė Mark Nikoll Frangaj, si dhe dajat e saj Zef Tol Cuku dhe Gjeto Tol Cuku tė cilėt kishin marrė pjesė nė kryengritjen antikomuniste sė bashku me dajėn e tyre Prek Cali. Nė kėto vite tė vėshtira familja e Amazonės ishte shpronėsuar dhe internuar nė fshatrat e Lushnjes me motivacionin armike e komunizmit.

      Nė vitin 1989 babai i Amazonės, Luigj Frangaj u burgos nga regjimi komunist pėr motive politike, dhe arriti tė lirohet vetėm nė fillimin e pluralizmit e ardhjen e Demokracisė. Natyrisht kjo familje u bashkua me Partinė Demokratike, duke u bėrė kėshtu njė ndėr mė aktivet, si nė pjesėmarrjen e mitingjeve e protestave antikomuniste nė vitet 1990-1992, por edhe mbas rikthimit tė komunistėve nė pushtet mbas vitit 1997. Por tashmė pėrveē babės sė Amazonės, Luigjit e nėnės Mare qė ishin anėtarė tė PD qė nė fillim tė vitit 1991, si dhe anėtarėve tė tjerė tė kėsaj familje kishte filluar tė rritej edhe vajza e tyre Amazona, e cila qė pas 1997 do tė ishte njė nga tė rejat mė tė spikatura qė do tė propagandonte alternativat e Partisė Demokratike, por edhe qė do tė kritikonte ashpėr pushtetarėt komunistė dhe sundimin e tyre. Znj. Amazona nė ato vite do tu pranonte anėtare e Forumit Rinor tė Partisė Demokratike, por mė vonė edhe anėtare e PD. Gjaėt kėtyre viteve (1997-2001) Amazona do tė shquhej si aktiviste e pjesėmarrėse nė tė gjitha mitingjet, protestat e aktivitetet antikomuniste qė do tė zhvillonte P. Demokratike e rrethit Shkodėr e mė gjerė. Madje nė zgjedhjet vendore tė tetorit 2000 ajo ishte me detyrėn vėzhguese nė qendrat e votimit tė qytetit. Pas kėsaj pushtetarėt komunistė filluan hakmarrjen, me metodat e tyre fashiste si dhunime e kaqtrajtime fizike e psikologjike, ku Znj. Amazona e provoi kėtė tmerr me datat 16 deri mė 19 nėntor 2000, kur pėrveē dhunės fizike e psikologjike provoi edhe dhunimin e kriminelėve tė shtetit tė veshur me uniformė tė cilėt pasi e burgosėn nė qelitė e policisė nė datat e mėsipėrme, kur e lėshuan e kėrcėnuan se ky ėshtė vetėm fillimi... si dhe kėtė fat do ta pėsojė edhe babai jot Luigji, tė cilin vėrtetė e burgosėn e keqtrajtoi policia e shtetit me datat 24-25 nėntor 2000. Pas kėsaj Znj. Amazona u detyrua tė ndėrpresė studimet e vitit tė fundit tė shkollės sė mesme ditėn, duke e vazhduar fshehtas qė nga dhjetori 2000 deri nė shkurt 2001 nė ambiente private. Por edhe kėtu “vigjilentėt” komunistė e zbuluan vendodhjen e saj, ku pas kėsaj Znj. Amazona pėr tė shpėtuar jetėn e saj tė re u detyrua tė braktisė vendin e saj, duke u larguar pėr nė njė vend tė huaj...

Nga: Albert Vataj

Shan Sokoli

Ikja pa kthim e Qazim Hasanit nga Prizreni!

Ata jetonin si gjithė tė tjerėt, nė kushte thuajse normale nė rrugėn “Bajram Curri” tė qytetit historik tė Prizrenit. Shyqyri Hasani me tė shoqen Baften me shumė mundime kishin rritur dy fėmijėt e tyre Qazimin e datėlindjes 16 tetor 1976 dhe vajzėn Bukurie, tė cilėt i kishin edukuar me ndjenjat e patriotizmit e atdhedashurisė pėr vendlindjen e tyre – Kosovėn qė prej vitesh lėngonte nėn regjimin gjakatar serb. E bashkė me gėzimin pėr rritjen e fėmijėve, nis tė “gatuhet” edhe tragjedia e mėvonėshme pėr gjithė familjen Hasani... Motra e Qazimit, Bukuria qė ishte vėrtetė e bukur, papritmas bie nė dashuri me njė serb tė familjes Drashkoviq nga Mitrovica. Pas martesės sė Bukuries, nė muajin maj tė vitit 1997, disa shqiptarė tė Prizrenit ndalin nė rrugė Qazimin dhe pasi e quajnė “tradhėtar” tė Kosovės, e fyejnė dhe e rrahin barbarisht, aq sa me shumė zor arrin nė shtėpi, ku babai Shyqyria e kėshillon tė mos denoncojė dhe tė ruhet nga shqiptarėt! Pas njė muaji njė furgon policie lokale keqtrajton gjithė familjen me pretekstin e kontrollit pėr armė. Nė kushtet e kėrcėnimeve pėr eleminim fizik nga grupe ekstremistėsh shqiptarė dhe policė tė armatosur serb, babai i Qazimit bėhet anėtar i LDK-sė. Dhe vetėm njė muaj pas kėtij akti policia lokale pasi nuk gjen tė atin, arreston tė birin Qazimin, tė cilin e mbajnė tri ditė nė dhomat e paraburgimit ku e rrahin dhe e keqtrajtojnė barbarisht, dhe e lėnė tė lirė vetėm pasi ai u premton se do tė vihet nė shėrbim tė tyre. Pasi ka mjekuar plagėt pėr dy muaj, edhe Qazimi bėhet anėtar i LDK-sė dhe nis shpėrndarjen e trakteve nga kjo organizatė drejt UĒK-sė. Nė njė rast, Qazimi dhe njė shoku i tij arrestohen dhe dėrgohen nė stacionin mė tė afėrt policor, ku merren nė hetim nga oficerė tė UDB-sė (shėrbimi sekret serb). Kėtu Qazimit i komunikohen edhe akuzat e fabrikuara pėr tė dhe babain e tij, si persona tė kėrkuar dhe qė paraqitnin rrezikshmėri tė theksuar pėr rendin kushtetues serb! I ndodhur nė kushtet e dhunės fizike dhe presionit psikologjik, Qazimi ka gjetur si tė vetmen mėnyrė shpėtimi bashkėpunimin me shėrbimin sekre, duke dhėnė emra dhe detaje konkrete pėr luftėtarėt e veprimet luftarake tė UĒK-sė. Por duket se kallėzimet e Qazimit ishin diktuar edhe nga pjestarėt e UĒK-sė, tė cilėt gjatė kohės qė ai depononte nė burg, kishin keqtrajtuar nėnėn e Qazimit, Baften qė jetonte nė vetmi, dhe kishin bastisur shtėpinė. Burri nė mal, djali nė burg, vajza tek “serbi” nė Mitrovicė, ndėrsa vetė Baftja shtynte ditėt e vetmuar dhe me frikėn pėr pjestarėt e familjes. Kėtu kishte mbėrritur familja e Shyqyri Hasanit. Tė gjithė tė kėrcėnuar, tė gjithė nė rrezik si nga serbėt ashtu edhe nga shqiptarėt. Por mė i rrezikuari pėr jetėn ishte Qazimi. Dhjetėra shqiptarė, emra tė kallzuar nė kushtet e depresionit psikologjik dhe dėshirės pėr tė jetuar nga Qazimi, ishin ekzekutuar nga shėrbimi sekret serb. Emri i tij tashmė figuronte nė listėn e tradhėtarėve tė Kosovės, e ndėshkimi mė i paktė ishte vrasja me plumbin kokės. Asnjė rrethanė lehtėsuese pėr bshkėpunėtorėt me armikun. Ata janė nė listat e ekzekutimit dhe ndiqen nė ēdo pikė tė globit tokėsor. I gjendur nė kushte tė tilla, kur jeta e tij kėrcėnohej nė ēdo moment, “dezertori” Qazim Shyqyri Hasani nga qyteti i Prizrenit braktis pėrjetėsisht vendlindjen dhe vendoset diku nė njė nga shtetet perėndimore ku funksionon shteti e jeta mbrohet me ligj. Qysh prej atij momenti familja e tij nuk ka kurrfarė informacioni dhe nuk di kurrfarė adrese pėr vendodhjen e Qazimit. Dy prindėrit e tij Shyqyria dhe Baftja qė banojnė nė Prizren dhe motra e pėrmalluar Bukuria, qė ndjehet mė fajtore se tė tjerėt pėr ikjen e vėllait e tragjedinė e familjes Hasani, rrinė me shpresėn se Qazimi do tė bėhet “i gjallė” e ata ndoshta mund tė komunikojnė me njėri-tjetrin. “Veē tė jetė gjallė, ani edhe pse s’do tė mund tė kthehet kurrė mė nė Kosovėn tonė tė dashur. O Zot deri kur kėshtu?” Dy pika loti rrėshqasin nėpėr faqet e rreshkura tė nėnė Baftes... E tragjedia vazhdon... Deri kur?

Nga: Rifat Ymeri

Malėsia e Madhe, treva shqiptare qė po shkretohet

Nėse Bota e qytetėruar e Demokratike kėrkon gjurmė origjinale tė kanibalizmit komunist, qė nė fjalorin e diktaturės bolshevike quhej lufta e klasave, kėto mund t’i gjejnė tė freskėta kudo nė Shqipėri. Pasi bijtė e komunistėve tė rikthyer nė pushtet pas vitit tė zi 1997 jo vetėm e vazhdojnė kėtė gjueti shtrigash ndaj tė gjithė demokratėve, por e kanė perfeksionuar nė atė shkallė, sa ajo kuptohet vetėm atėherė kur tė godet mbi shpinėn tėnde. E kėto goditje vdekjeprurėse po i provon mė shumė se askush treva mė veriore e mė antikomuniste e Shqipėrisė, Malėsia e Madhe, e cila pėrcjell ēdo ditė me dhimbje bijtė e bijat e saj pėr diku larg atdheut, me tė vetmin qėllim shpėtimin e jetės sė rrezikuar nga shteti.

      Emrat e Malėsorėve e shqiptarėve qė kanė pasur kėtė fat tė lig janė me mijėra, por unė dua tė pėrmend demokratin e orėve tė para zotin Gjokė Kol Pėllumbaj i cili kishte lindur nė fshatin Lepush (tė Komunės Kelmend) tė Malėsisė sė Madhe nė vitin 1959, e ku familja e tij e ndiente peshėn e diktaturės komuniste qė nė vitet e para tė instalimit tė diktaturės Komuniste, e cila familjen Pėllumbaj e shpronėsoi, internoi e burgosi, por edhe pushkatoi. Gjithsesi biri i kėsaj familje Gjoka arriti tė shkollohej duke kryer shkollėn e mesme, e ky arsimim pėr kėtė zonė tė thellė malore nuk ishte pak, madje me tepėr vėshtirėsi arrin tė punėsohet pėr disa kohė, por syri vigjilent i Partisė (Komuniste) e zbulon dhe pushon nga puna. Vėshtirėsitė e z. Gjokė Pėllumbaj shtohen pasi ai martohet me njė vajzė, Marije Ndue Lelēaj (mbas martese Pėllumbaj) e cila rridhte nga njė familje antikomuniste e tė persekutuar, ku babai i Marijes, Ndue Lelēaj kishte qenė pėr shumė vite i burgosur politik. Por edhe pse nė fillim tė vitit 1990 vėllai i zotit Gjokė, z. Lekė Kol Maēaj (Pėllumbaj) arratiset nga Shqipėria. Gjithsesi Gjoka nuk u demoralizua nga kėto persekutime, madje ai shtoi nė shpirt urrejtjen ndaj diktaturės komuniste, e qė nė fillimet e proceseve demokratike e antikomuniste ai me bashkėshorten e tij znj. Marije Pėllumbaj u rreshtuan pėrkrah demokratėve tė parė, ku sė bashku u bėnė anėtarė tė Partisė Demokratike qė nė themelimin e saj nė Malėsi tė Madhe. Zoti Gjokė shquhet si pjesėmarrės aktiv nė tė gjitha mitingjet e demonstratat paqėsore pėr rrėzimin e diktaturės komuniste, madje ai ėshtė dalluar edhe pėr mbrojtjen e shtetit demokratik nė vitin 1997 kur banditėt social-komunistė i kishin vėnė flakėn. Zoti Gjokė nėn qeverisjen demokratike (1992-1997) u punėsua si ekonomist nė Komisariatin e Policisė sė Malėsisė sė Madhe, ku nė kėtė kohė erdhi tė banojė nė qendrėn e rrethit Koplik, ku u punėsua edhe bashkėshortja e tij Marija. Por pas vitit 1997 nuk vonoi qė ky demokrat tė pushohet nga puna, duke e kėrcėnuar se antikounizmin e tij do ta paguajnė shumė shtrenjtė, ai dhe bashkėshortja. Zoti Gjokė edhe pas kėsaj nuk ėshtė dekurajuar por ka punuar pėr mbrojtjen e alternativave tė PD e kandidatėve tė djathtė, madje duke qenė nė ballė tė fushatave elektorale, ku nė Malėsi tė Madhe nė pėrgjithėsi kanė fituar alternativat demokratike, por qė kėto kanė trazuar “gjumin” e Qeveritarėve socialistė tė cilėt nė mėnyrė permanente kanė ushtruar dhunė e terror ndaj kėtyre familjeve, “prova” tė cilat i ka hequr mbi shpinė edhe vetė zoti Gjokė me familje, duke e kėrcėnuar e keqtrajtuar, por edhe duke e lėnė nė mes katėr rrugėve pa punė, pa bukė, pa asnjė tė drejtė si dhe tė rrezikuar me jetėn e tij e tė familjes sė tij, pėrballė kėrcėnimeve e keqtrajtimeve tė Policisė e militantėve tė shtetit socialist. Natyrisht pėr tė shpėtuar jetėn e tij e tė bashkėshortes, z. Gjokė ėshtė detyruar tė largohet pėr diku larg nė dhe tė huaj. Deri kur kėshtu?

Nga: Ndue Bacaj, Vasel Gilaj

Nė Skėnderaj tė Kosovės

Kishim kohė pa shkuar nė komunėn e Skėnderajve tė Kosovės, ose nė Strebeq, siē e quajnė vendasit kahmot. Takuam shumė miq qė gjatė kohės sė luftės kishin qenė nė Shqipėri dhe tėrė veē respektit pėr shtetin amė, pėr atė amerikan e anglez na folėn siē dinė kosovarėt mirė edhe pėr politikėn qė po tregon Perėndimi demokratik pėr ta bėrė Kosovėn njė shtet modern dhe me tė drejta si tėrė popujt e tjerė. Por gjithsesi, kosovarėt e kanė shpirtin tė vrarė. Atyre zemra u dhemb ende nga plagėt e luftės, ku edhe forcat paqeruajtėse ende kanė probleme pėr tė mbajtur stabilitetin dhe pėr tė sheshuar gjėrat. Duket se do tė duhet shumė kohė tė gjenden tė vrarėt, tė varrosurit nė varre masive, duhet edhe ca kohė tė lirohen tėrė tė burgosurit, duhet ende kohė sa tė arrestohen tėrė kriminelėt e krimeve kundėr njerėzimit. Ja njė fakt tragjik i njė familjeje nga Skėnderajt. Preng Noka, i datėlindjes 25. 02. 1974, i aktivizuar nė radhėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, qė nė fillim tė luftės kishte humbur tė atin, Nikollėn, varri i tė cilit, sipas dėshmive tė vendalive nuk ėshtė gjetur as sot e kėsaj dite dhe natyrisht edhe ky burrė Kosove do tė jetė nė ndonjė varrezė masive. I vėllai Gjovalini ishte larguar diku udhėve tė perėndimit qė para se tė fillonte lufta. Kėshtu, Preng Noka kishte vendosur tė japė maksimumin me ushtrinė kosovare pėr ēlirimin e Kosovės dhe ndoshta pėr tė marrė hakun pėr vrasjen e babės. Si korrier ai kishte njė detyrė tepėr konspirative dhe tė besueshme, por edhe tė rrezikshme. Para se tė mbaronte lufta kėtu nė Kosovė, disa drejtues tė rėndėsishėm tė UĒK-sė e ngarkuan Preng Noken tė kryejė nė detyrė tė rėndėsishme nė njė kamp ushtarak serb. Lufta kėrkon natyrisht sakrifica, edhe me jetėn, por kur ato merren pėrsipėr nga personat, mund tė fitojnė qenėsinė e njė vepre, nė tė kundėrt, duhen gjetur tė tjerė. Por Preng Noka nuk e kish pranuar njė detyrė tė tillė. Arsyet nuk i di askush. Ndoshta s’ka dashur tė vritet, ndoshta s’ka dashur tė vrasė njerėz tė tjerė, megjithėse ishin serb, pra kundėrshtarė tė tij dhe tė popullit tė Kosovės. Atėherė disa persona tė UĒK-sė e kanė kėrcėnuar me jetė, madje edhe duke i thėnė se ti je katolik njėlloj si serbėt. Vetė shokėt e tij e detyrojnė tė largohet nga radhėt e ushtrisė. Kish vajtur kėshtu pranė shtėpisė ku jetonte me nėnėn e vet Gjela, kur njė natė tė majit tė vitit 2000 njė grup personash prej shtatė a tetė vetash i thyejnė derėn e shtėpisė, e rrahėn, e dhunuan, e kėrcėnuan ta pushkatojnė. Ēdo i kthehet mbrapsht duke i prishur ato pak orendi dhe duke i grisur tėrė dokumentat familjare. I kishin thėnė se nėse nuk largohesh nga Kosova do tė vrasim, pasi disa organizata kriminale ishin gati tė vrisnin me para dhe se funksiononin. Personat flisnin serbisht. E ėma ka komunikuar me ta, por e vėrteta nuk dihet se ē’ishin, pasi nė Kosovė ishin potente shumė organizata kriminale. Nė kushte tė tilla, ky kosovar ka marrė udhėt e perėndimit, pėr tė shpėtuar jetėn e rrezikuar dhe fatkeqėsisht edhe sot emri i tij, sipas burimeve tona tė sigurta ndodhet nė listat e zeza pėr ta pushkatuar. Raste tė tilla gjen shumė nė Kosovė. Nė numrat e ardhshėm tė gazetės “Shqipėria Etnike” do publikojmė edhe raste tė tjera.

Nga: Sokol Pepushaj

Tragjedia e familjes Zyberi nė Kosovė

Sa e sa gjėra mund tė shkruhen nė faqet e gazetave pėr genocidin serb, qė ushtroi ndaj popullit shqiptar tė Kosovės.

      Terrori, vrasjet, pėrdhunimet, shkatėrrimet kanė qenė njė pėrjetim popullsia, autoktone nė trojet e veta, qė kėrkonte liri, gjuhė, shkollim, flamur pavarėsie nga njė pseudo shtet diktatorial.

      E ndėr ato mijėra e mijėra njerėz tė moshave tė ndryshme ka qenė edhe Ēlirim Zyberi, i riu simpatik me plot ėndrra rinore, i lindur nė Preshevė mė 5. 4. 1984. I jati Abdullahi dhe e ėma Zuke u munduan ta rrisin sa mė tė mbarė, sa mė punėtor. Po kėshtu dhe vėllait e motrės pėrkatėsisht Hajrisė e Meritės, qė janė nė moshė mė tė madhe nga Ēlirimi. Nė njė pėrleshje e terror qė ushtruan forcat serbe sė bashku me mjaft banorė tė tjerė nga tė gjitha moshat, nė periferi tė Preshevės u gjendėn tė vrarė e tė masakruar dy prindėrit Abdullahi e Zukja. Hajriu, vėllai i madh nuk dihej ku ishte sepse ai luftonte nė male me ēetat e UĒK-sė, por edhe Ēlirimi qė nga viti 2000 edhe sot nuk dihet se ku ėshtė. Pra si mijėra e mijėra familje tė tjera dhe ajo Zyberi u sakatos, e u gjymtua nga dhuna.

      Si nė heshtje, me gjithė ndėrhyrjet dhe vendosjen e njė qetėsie, stabiliteti, autonomie nga forcat shumėkombėshe, duke i dhėnė dėrmėn represionit serbomadh, pėrsėri janė tė shumta “plagėt” e tė “plagosurit” qė kėrkojnė ndihmėn e duhur, pėr lidhjet me familjet e njerėzit e tyre qė edhe sot akoma s’i dinė nė janė gjallė apo kanė vdekur, apo jetojnė tė humbur me lidhje familjare tė kėputura, etj., etj.

Nga: Bujar Ferhati