Profesor Tonin Gjuraj shpallet zyrtarisht rektor i Universitetit të Shkodrës

0

Prof. Dr. Tonin Gjuraj është zyrtarisht rektori i ri i universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Në një mbledhje që u zhvillua të mërkurën pasdite dhe që zgjati për disa orë, Komisioni Institucional i Zgjedhjeve mori vendimin për zgjedhjet në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, që u zhvilluan me 21 qershor 2024. Komisioni rrëzoi edhe ankimimin e kandidates tjetër, prof. dr. Rajmonda Këçira, duke e cilësuar të pabazuar në ligj dhe në rregullore.

Gjuraj fitoi garën për Universitetin e Shkodrës përballë dy rivaleve të tij, prof. dr. Rajmonda Këçira dhe prof. dr. Nertila Ljarja.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu