Pse Japonia nuk ka ushtri?

0

Duket se Japonia gjithnjë do ta gjejë një mënyrë për të bërë diferencën duke u  veçuar nga pjesa tjetër e botës.

Shteti i njohur për kulturën avangardë por edhe traditat ndërshekullore, toka e geishave dhe e samuraive –  është çuditërisht edhe një nga shtetet e vetme në botë që nuk ka ushtri.

Pse ky vendim?

Dikur, forcat perandorake japoneze kanë arritur të mposhtin Rusinë në vitin 1905, dhe në kulmin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo përbëhej nga mbi 5 milionë trupa ushtarake.

Në ditët e sotme, “ushtria” japoneze, e kufizuar në përmasa dhe përgjegjësi, nuk përbën kërcënim për asnjë shtet tjetër.

Shteti ka vendosur të adoptojë një model pacifist të ‘epokës së pasluftës’ që i mbështet vendet në zhvillim por nuk shërben për t’i frikësuar apo terrorizuar ato.

Pasojat e Luftës së Dytë Botërore tek Japonia

Thuhet se sulmi famëkeq i Japonisë në Pearl Harbor i vitit 1941, i shtyu Shtetet e Bashkuara të merrnin pjesë në Luftën e Dytë Botërore për t’u hakmarrë.

Kushtetuta e Japonisë e vitit 1946, e shkruar nga SHBA pasi Japonia u mund prej tyre pas hedhjes së 2 bombave bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki, përfshin nenin 9 – që e ndalon ligjërisht Japoninë të zotërojë potencial luftarak dhe të bëjë luftë.

Pas Luftës së Dytë Botërore, SHBA e solli Japoninë nën mbrojtjen e saj, sepse Japonia e gjeti veten të bombarduar dhe të goditur nga varfëria. Pastaj regjimi i vjetër i Japonisë u zëvendësua me një qeveri demokratike dhe Ushtria dhe Marina e saj Perandorake u shpërbënë.

Megjithëse Japonia nuk lejohet të ketë ushtri, ajo investon në mënyrë të kufizuar në Forcat e saj paqeruajtëse vetëmbrojtëse (SDF).

SDF

Forcat Vetëmbrojtëse të Japonisë u themeluan në vitin 1954, pavarësisht nenit 9.

Qeveria japoneze argumenton se qëllimi i vetëm i SDF-së është mbrojtja dhe se ato nuk posedojnë armë të përshtatshme për sulm, si bomba, raketa balistike me rreze të gjatë apo aeroplanmbajtëset.

Foto e marinsave japonez me flamurin e vjeter tradicional

Ndihma ndaj fatkeqësive natyrore dhe disa përpjekje paqeruajtëse të OKB-së janë pjesë e pak aktiviteteve të lejuara të SDF-së.

Nëse sulmohet nga forca më të mëdha armike, SDF duhet të ketë SHBA-në që t’i vijë në ndihmë. Në thelb, fuqia ushtarake e SDF-së është thjesht mbrojtëse dhe e varur nga SHBA.

Një aspekt tjetër interesant i SDF-së është se ata nuk mbrohen nga një ligj për sekretet ushtarake dhe shkeljet e kryera nga personeli ushtarak trajtohen nga gjykatat civile në juridiksionet përkatëse.

Epoka e re e Japonisë

Në prill 2019, perandori Akihito dha dorëheqjen për shkak të moshës. Froni i është kaluar djalit të tij Princit Naruhito, i cili ka deklaruar se do të fillojë një epokë e re.

Në Japoni, çdo perandor ka epokën e tij me emrin e tij unik.

Për Naruhiton, epoka e re “Reiwa” përafërsisht do të thotë “harmoni e bukur” – një emër që rrjedh nga poezia e lashtë japoneze.

Epoka Reiwa përfaqëson një thyerje të traditës dhe premton se do të ketë një ndikim të fortë tek Forcat Japoneze të Vetëmbrojtjes.

Kjo, së bashku me vendosmërinë e kryeministrit Fumio Kishida për të ndryshuar nenin 9, mund të sugjerojë një fillim të ri, pasi Japonia tashmë po kërkon të jetë më e pranishme në arenën e sigurisë globale, duke ndërtuar një prani ushtarake që duket se kërkon të jetë e bazuar tek historia e lavdishme e shtetit japonez.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu